Kreu Blog Faqe 174

Heshtja e një shpirti aristokrat…

0

Shkruan Defrim Cani

Së fundmi, për shkakun e refuzimit që unë kam pasur ndaj Sali Berishës, veçmas që pas vitit 2013, jo se kam besuar në atë që quhet “burrë shteti” që në 1992, se një burrë-shtetas ka të tjera të dhëna në personalitet dhe trashëgimi, por pas vitit 2021, kur PD kërkohej të bëhej prej ti mburojë përballë SHBA- ve dhe perëndimit, personalisht në këtë komunikimin publik, por dhe postën e padukshme të fb, jam kërcënuar, fyer katundarisht dhe në stilin berishist, narrativën e njohur të tij prej bolsheviku dhe enveristi.
Njerëz ferrash, spiunë, hajdutë, zagarë, të pisët e të ndotur, njerëz gjirizesh, që shkruajnë hipur mbi gomarë, apo në pushimin kur janë duke prerë drutë në pyll, gjëja më normale e tyre është t’i turren kundërshtarit të bajraktarit të tyre apo thënë ndryshe ilakes, kushëririt krahinorë, por dhe ish atij që një pjesë e atyre i ka bërë deputetë, ministra, policë, shefa, gardistë, brigadierë gjelbërimi apo portierë, pasi Saliu nuk harron, ta kërkon nderin. Nëse nuk të ka çuar në gjykatë kur ka kuptuar se ke vjedhur, ta kujton vjedhjen dhe të kërkon ushtarin e tij.
Më së shumti, 2021 ishte thirrje për rekrutim të kësaj kategorie njerëzish, në mbrojtje të Saliut nga SHBA- të dhe Anglia për shkakun e NonGratës.
8 janari ishte preludi i një lufte, veçmas për ata që ende nuk ishin në llogoren e Saliut. Me çdo kusht PD duhej të ishte e tij, dhe këtë luftë e kuptonte cilido që e shihte dhe nga larg “teatrin” shkatërrimtarë të PD. Prehat vazhduan radhë pas radhe t’i shkojnë tek oborri, ndërsa ai i numëronte me gisht, si numërohet bagëtia, a janë të gjitha në mbrëmje!
PD më të shkatërruar nuk mund të gjendej së brendshme, armiqësia e saj ishte vertikale dhe horizontale, ndërsa “praktika e prehës” dukej se i mbante në një sofër llapaqenët, frikacakët, servilët dhe gardën e Saliut.
Rama, me instinktin e hollë të njohjes së mjedisit politik, natyrisht ai kishte spiunët e tij dhe korrierët me Saliun (aleancë publike që në 2008, kur me ligjin zgjedhorë Saliu i projektoi piedestalin e përjetshëm Ramës), dhënia e vulës, logos dhe selinë Saliut ishte fitorja në tavolinë e Ramës jo vetëm në 2025, por dhe 2029, Rama nuk është kaq idiot që e ka lançuar “Shqipëria 2030″. Këtë pakt mos e dyshoni aspak. Të vetmen gjë, ndoshta dhe se në PS, Rama din gjendjen e brendshme në PD, madje para ca ditësh, ai tha, se po të jem në drejtimin e PD, unë e sjell në pushtet.
Saliu, që nga viti 1992 është ndoshta politikani dhe drejtuesi i një partie politike që ka shpikur dhe sajuar armiq, por ajo më banale dhe më absurde është me Lulzim Bashën.
Praktika, qorollepsja shkoi deri aty, sa tha se NonGrata më ka bërë Lulzim Basha, ndërkohë kur McGanigall bashkë me Ramën po i bënin varrin, një varr në përgatitjen e të cilit kanë marrë pjesë dhe jo pak njerëz që sot janë rreth Berishës. Berisha shpalli luftën më të verbër lidhur me këtë fakt, sa njoftoi se Lulzim Basha, sapo të shkelë në Amerikë do të ndalohej. Asgjë nuk ndodhi, përveçse u kuptua se kjo tentativë ishte e egër, arrogante dhe e qepur keq si nga Rama dhe nga Berisha, por që SHBA-të thanë, se nuk është e vërtetë.
Sali Berisha si një recidivist i pandreqshëm nuk foli kurrë për këtë nonsens banal dhe i paburrëri.
Mekanizmi i njohur, i linçimit publik, një përvojë nga koha kur ai ishte komunist, e për më tepër sekretar partie, është një mjet për të mundur dikë tjetër. 55 milion mesazhe denigruese, që nga 2017, veçmas pas 2021, kur Sali Berisha lëshoi ushtrinë e mercenarëve të tij, u derdhën më gjitha format, si një murtajë mbi personin, figurën dhe aktivitetin politik të Lulzim Bashës.
Zgjedhjet 2025 ishin krejt të qarta. Ligji zgjedhorë, kandidaturat, lista e mbyllur, sondazhet, performaca mediatike, butaforia, rrena publike për heqje të NonGratës etj, e parathonin humbjen, por kjo s’ka rëndësi fare për Saliun, gardën prej 44 ushtarësh e ka në parlament. Armiku i tij dhe Edi Ramës, Lulzim Basha nuk do të jetë në parlament.
Dhe Lulzim Basha po hesht, natyrisht duke kuptuar armiqësinë që rreth 133 deputetë të kryetarëve kanë me të për llogari të Sali Berishës dhe Edi Ramës.
Në personin e Lulzim Bashës prevalon kultura, etika, integriteti, luajaliteti dhe stofi i politikanit dhe diplomatit.
Dukshëm, qartë dhe si dëshmi që nuk mund ta zhbëjë jo Saliu e Rama, por askush tjetër, Lulzim Basha ka një epërsi të rëndësishme në historinë politike dhe institucioneve të këtij vendi përballë njërit dhe tjetrit, pasi është ministri i vizave (vizat janë hapi i parë në integrimin evropian), është ministri i infrastrukturës rrugore, një projekt i guximshëm dhe largpamës, është ministri i NATO- s, një nga hapat e qartë afër sigurisë kombëtare e atë euro- atlantike në një kohë të vështirë, ndërsa si shtetarë vendorë, është kryebashkiaku më qytetarë dhe më strategu për zhvillimin e Tiranës.
Pas zgjedhjeve 2025, Lulzim Basha, njëri nga më të votuarit në historinë elektorale- politike të PD nuk do të jetë deputet.
Kush politikë e ka luksin të lejë jashtë parlamentit një politikan si Lulzim Basha, veç profili i Enver Hoxhës që vriste shokët e tij, për të krijuar vitalitetin e vet politik e bënte këtë.
Dhe pas zgjedhjeve, unë si shumë si unë, përballemi me pyetjet e fshatarëve, berishistëve e ndonjë partiçke tjetër; sa mirë, Lulzim Basha e mbylli karrierën politike etj, etj- ku është Luli?.
Ahmet Zogu, në njërën nga rastet, kur politika arsimore kritikohej ashpër nga një kundërshtar i tij publik, Ivanaj i famshëm, ai (mbreti) e thirri, madje e priti pas orarit zyrtar dhe i tha, – meqë ti mendon se unë nuk po bëj mirë në arsim, ju kam vendosur të iu bëj ministër arsimi, bëjeni atë që mendoni!”, dhe kështu ndodhi.
Lulzim Basha ka një shpirt fisnik, një qytetari prej qytetari dhe një raport shtetari me punën e tij.
Dukshëm ai e ka mundur Saliun, jo vetëm duke qenë një shtetar brilant, por katër vite më parë (katër vite më parë, kur Edi Rama nuk kishte kaq njerëz të tij në burg dhe qeli), dhe pa paterica LSI (sot PL) mori vota më shumë se çdo herë tjetër në historinë e PD, por ligji i Saliut e Ramës (made inMarrëveshja e mesnatës 2008), natyrisht nuk do ta bënte fitues.
Lulzim Basha ka pse të jetë krenar, dhe mbështetësit e tij.
Koha nuk kursen askënd, i nxjerr të vërtetat nga varri.

52 urdhër-arreste nga Italia! në pranga avokatë, policë, zyrtarë, Altin Dumani lajmëron konferencë

0

Një operacion me shkallë të gjerë po zhvillohet nga forcat e rendit në disa qytete të vendit.

Raporton se aksioni po zhvillohet në Tiranë, Durrës, Fier e Vlorë, ndërsa mësohet se lidhet me krimin e organizuar.

Janë kryer kontrolle, ndërsa ka dhe urdhër-arreste por detajet pritet të mësohen në vijim.

Mesohet se Operacioni antidrogë po zhvillohet në Shqipëri e Itali, dhe sipas mediave italiane janë sekuestruar miliona euro pasuri

Operacion në Shqipëri e Itali, 52 urdhërarreste për trafik droge, shpërdorim detyre e pastrim parash”, raportojnë mediat italiane.

Ndërkaq në orën 10:30 pritet që kreu i Prokurorisë së Posaçme të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme së bashku me kolegët e tij italianë ku do të zbardhen dhe detaje të tjera nga ky megao-operacion.

OPERACIONI “URA”

Që në orët e para të mëngjesit është në zhvillim një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës, i udhëhequr nga Drejtoria Hetimore Antimafia e Barit dhe autoritetet shqiptare, me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertit për Sigurinë në Tiranë dhe Policisë Shqiptare, me urdhër të Drejtorisë së Distriktit Antimafia të Barit dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, nën koordinimin e Eurojust-it (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.

Janë lëshuar 52 urdhër-arrreste. Në operacion po marrin pjesë agjentë të BKH-së, policisë dhe antimafias italiane.

Sipas disa burimeve janë përfshirë avokatë, biznesmenë, policë, zyrtarë si dhe personazhe të botës së krimit.

Operacioni “Ura” parashikon ekzekutimin e vendimeve për sekuestrimin e pasurive në Shqipëri dhe në Itali, që përfshijnë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, me një vlerë prej disa miliona eurosh, si dhe urdhra për arrest me burg, të lëshuara nga gjyqtari hetues i Barit dhe nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ndaj 52 personave të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Aktiviteti hetimor – thuhet në një njoftim të DIA-s – është pjesë e një projekti më të gjerë hetimor të DDA-së së Barit dhe SPAK-ut të Tiranës, me qëllim luftimin e trafikut të pandërprerë ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, të kontrolluar nga organizatat kriminale shqiptare, të cilat transportojnë sasi të mëdha të këtyre drogave midis Ballkanit, Europës Veriore dhe Puglias.

Aktiviteti hetimor – thuhet në një njoftim të DIA-s – është pjesë e një operacioni më të gjerë hetimor të DDA-së së Barit dhe SPAK-ut të Tiranës, me qëllim luftimin e trafikut të pandërprerë ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, të kontrolluar nga organizatat kriminale shqiptare, të cilat transportojnë sasi të mëdha të këtyre drogave midis Ballkanit, Europës Veriore dhe Puglias.

Amerika i kerkoi Berishës të pranonte një kryeministër shqiptaro-amerikan

0
Susie Wiles, co-manager of the Trump 2024 campaign, second left, is acknowledged by Chris LaCivita, senior advisor to former US President Donald Trump's 2024 presidential campaign, second right, during an election night watch party with former US President Donald Trump, right, at the Palm Beach Convention Center in West Palm Beach, Florida, US, on Wednesday, Nov. 6, 2024. Donald Trump was elected the 47th president of the United States, pulling off a stunning political comeback in one of the most polarized contests for the White House in US history. Photographer: Eva Marie Uzcategui/Bloomberg via Getty Images

Në gusht 2024, Shtetet e Bashkuara i bënë Sali Berishës një ofertë që s’kishte ndodhur ndonjëherë më parë në politikën shqiptare: Ti mbaj partinë, ne sjellim kryeministrin, një shqiptaro-amerikan të përzgjedhur nga Uashingtoni. Me këtë formulë, Partia Demokratike do të vinte në pushtet, dhe marrëdhëniet me Perëndimin do të normalizoheshin menjëherë.

Por doktori e refuzoi. Refuzoi kompromisin që do të rrëzonte Ramën dhe do të kthente opozitën në lojë. Sot, Rama ka 83 mandate, PD është jashtë loje dhe zgjedhjet janë denoncuar si të manipuluara – por Departamenti i Shtetit ende nuk ka folur.

Pse?-Sepse plani amerikan nuk ka rënë. Uashingtoni është i qartë: “Qeveria është e jona, partia të jetë e juaja – përndryshe, harrojeni pushtetin”. Pa pranuar këtë realitet, PD nuk fiton dot asnjë betejë. Uashingtoni nuk mbështet më as iluzionin e rikthimit me receta të vjetra, as luftën e pafund me SHBA-në. Opozita ka një shans të fundit për të zgjedhur: të qëndrojë në hije ose të ecë përpara nën një marrëveshje strategjike.

Koha nuk pret. Dhe as Amerika.

Si SPAK do përmbysë listën e PD në Tiranë! Kush jane deputetet qe i pret burgu dhe kush do u zere vendet

0

Në zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha siguroi në listën e mbyllur veten dhe besnikët e tij, duke nxjerrë në ‘det të hapur’ fituesit e primareve të PD, ku sfidoi dhe injoroi vullnetin e bazës së partisë. Të paktën në Tiranë, plani i Sali Berishës për të veshur me imunitet deputeti dhe privilegjet e mandatit besnikët e tij, pritet të prishet nga SPAK dhe GJKKO, duke i përmbysur listën e deputetëve.

Sali Berisha dhe Fatmir Mediu, pjesë e listës së mbyllur të Tiranës, janë në proces gjykimi në GJKKO, pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion në bashkëpunim. Nëse Berisha dhe Mediu do të dënohen me vendim të formës së prerë, humbasin automatikisht mandatin e deputetit.

Mandatin e tyre e përfitojnë Ilir Alimehmeti, më i votuari në listën e hapur pas Jorida Tabakut, me mbi 16 mijë vota, si dhe Loranca Hoxha, e cila ka marrë mbi 5 mijë vota. Më të votuar se sa Loranca Hoxha janë Ilir Meta, Asllan Dogjani dhe Myslim Murri, por për shkak të kriterit të kuotës gjinore, mandati do t’i takonte Loranca Hoxhës.

Ndërkaq, një llogari të hapur me SPAK-un e ka edhe Flamur Noka, pjesë e listës së mbyllur të PD-së. Noka po hetohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Nëse SPAK dhe GJKKO do të godasin Nokën, në listë pritje për t’i marrë mandatin janë Ilir Meta dhe Asllan Dogjani.

Por, Ilir Meta është në burg për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa Asllan Dogjani është në proces gjykimi, pasi akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie. Që të dy mund të dënohen. Në këto rrethana, mandatin do t’a merrte Myslim Murrizi. Llogari të hapura në SPAK kanë edhe Belind Këlliçi, Xhelal Mziu, Luan Baçi etj., pjesë e listës së mbyllur.

Hakmarrje politike nga Benet Beci

0

Shkruan Eliona Kodra Shkreli

Benet Beci ka filluar hakmarrjen politike duke shkarkuar nga puna demokratët të cilët nuk iu bindën dhe nuk pranuan të bëhen servilë të Tij dhe të Rilindjes!
Në fakt, kërcënimi ndaj demokratëve ka filluar që në fushatën zgjedhore ku stafi i ngushtë i kryebashkiakut nën hetim, kërcënonte punonjësit e djathtë se do pushoheshin nga puna nëse nuk do merrnin pjesë në mitingjet e Ramës apo nëse nuk do votonin Partinë Socialiste.

Akuzon një demokrat se “paska braktisur vëndin e punës e si rrjedhojë paska pasur pasoja të rënda në mospërmbushjen e detyrave funksionale”, por ndërkohë harron bashkiaku Beci se, jo shumë larg nga sot, e gjithë administrata e Bashkisë braktiste detyrën dhe shërbimin ndaj qytetarëve për t’u vënë nën shërbim të ardhjeve të kryeministrit në Shkodër, për të qënë prezent e për të mbushur sallat, anipse’ orari zyrtar i punës nuk kishte mbaruar!
Me urdhër të Benet Becit, disa herë Bashkia Shkodër ka “mbyllur dyert” e shërbimit brënda orarit zyrtar, për të mbushur mitingjet e Ramës, madje edhe nën kërcënimin e heqjes nga puna për ata punonjës që hezitonin të bëheshin pjesë e farsës propagandistike të sallave e shesheve, gjoja të stërmbushura me qytetarë të kënaqur nga qeverisja Rama-Beci!
Largime të tilla ishin paralajmëruar, dhe vetëm pak ditë pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve, Beci nën hetim fillon hakmarrjen politike të menjëhershme, pa pritur shumë gjatë.
Një rast i paprecedent, që privon lirinë e individit për të besuar në një krah të kundërt politik. Ky është fakti se administrata e Bashkisë Shkodër po “pastrohet” nga demokratë ndershëm për t’u zëvendësuar me patronazhistë, servilë dhe shërbëtorë e ushtarë të bindur të Rilindjes Benetiane!
Pikërisht këto lëvizje të turpshme po e kthejnë Shkodrën pas, në kohën e komunistëve të cilët internonin, torturonin dhe pushkatonin idealistët e lirisë vetëm për faktin se refuzonin të besonin dhe t’i bashkangjiteshin idealeve komuniste të ‘diktatorëve’ në pushtet! Si në atë kohë, ashtu po veprohet edhe sot nga një kryebashkiak i cili i ka ditët e numëruara në krye të Bashkisë Shkodër. Sot, Beci nuk internon por lë’ pa punë këdo që nuk i ngjizet partisë së Tij!
Inkurajoj çdo demokrat/e të denoncojë pranë Partisë Demokratike presionet apo largimet nga puna në secilin institucion publik që drejtohet nga shefa e drejtorë rilindas. Terrori komunist nuk duhet të zëjë vënd më në Shkodrën e lirë, sepse shkodranët s’janë mësuar kurrë të përkulen ndaj padrejtësive apo mohuesve të lirisë.
Këto janë lëvizje të turpshme ku pas humbjes së Shkodrës, rilindasit riaktivizojnë mentalitetin komunist. Shkodra nuk fitohet kurrë me dhunë e presion sepse e ka treguar në historinë e saj se ka mbrojtur me “gjak” lirinë dhe demokracinë!
Ky është një akt i turpshëm dhe i paprecedent i cili kërkon reagim qytetar për të mos rënë në përsëritje të rasteve dhe historisë!

Edi Rama hap dyert e mortit në funeralin e vet

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Pas triumfit autokratik të Edi Ramës, ku “vrau” një të vdekur me 83 “plumba”, fshihet vetërasja e tij.

Sulltani i Surrelit, i mallkuar nga fati dhe ambicia, arriti një “fitore” të pa dokumentuar deri sot në librat e rendit shoqëror dhe hiperbolizmit hyjnor të sistemit ku vota e sovranit vendos.

Para se të ndodhë kjo tragjedi shqiptare, ku opozitën e vranë dështimet dhe qeverinë sukseset, të dy bashkë, kishin vrarë demokracinë, lirinë, barazinë para ligjit, dhe kishin krijuar një boshllëk plot kaos e “kufoma”.

Më të afërmit e Sali Berishës, ose janë vrarë, ose janë zverdhur si gjethe vjeshte, më besnikët e Edi Ramës kanë patur fat më të mirë, ose në burg ose në qeverisje.

Këtej, ka dekada që është përmbysur rendi njerëzor.

Diplomacia ndërkombëtare, që ende nuk i njeh zakonet tona, vazhdon lavdëron çdo dështim që paketohet si sukses, por edhe çdo katastrofë ligjore që stolis me alegori të botanikës së vlerave etike çdo skutë makthi e aparence në 4 shtyllat e sistemit të sotëm mafioz.

Drejtësia, Mafia, Media dhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, i kanë sytë katër e veshët pipëz, si po sillen me gjëndjen të mëdhenjtë e kësaj Bote.

Samiti i BE-së ka zbritur në Tiranë.

Në kullën e Sali Berishës, ka filluar gjëma e vdekjes burrërore, në Sarajet e Edi Ramës, ceremonia e fitores është po kaq e dhimbshme.

E drejta romake, mbështetur këtë herë mbi trupin e demokracisë që nuk merr frymë, mbështillet me mantel gruaje.

Kur një grua hyn mes burrave, ata duhet t’i ulun shpatat.

Georgia Meloni e zgjidhi disi konfliktin. Kurorën e fitores e vendosi mbi një kafkë.

Gjithë burrat e gratë e BE-së e duartrojitën. Një anglez trim, e vuri gishtin në këmbëz të sanksioneve kundër Vladimir Putinit, pastaj të gjithë shtrënguan duar dhe u larguan, për t’u takuar kur dhe ku t’i thërrasë një nevojë tjetër.

Nuk mund të ndodhte më mirë se kështu, në këtë mort të demokravisë sonë.

Babloku priti në funeralin e vet miq e armiq, sipas normave, ku respekti për të vdekurin, është shenjë kulture edhe në altar të errësirës.

Gazment Bardhi ishte pjesë e një loje politike të fshehtë, e ka shitur bukur fasadën

0

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka folur për marrëdhënien e saj të dikurshme me Gazment Bardhin, për të cilin dikur kishte shprehur publikisht respekt dhe besim, madje duke e cilësuar heroin e saj gjatë fushatës së zgjedhjeve të vitit 2021.

Açka kujtoi një nga momentet më dramatike të karrierës së saj politike, natën e 21 prillit 2021, kur ndodhi vrasja në Elbasan gjatë fushatës zgjedhore. Ajo tha se e përjetoi thellë emocionalisht atë mbrëmje dhe kishte vendosur të mos largohej.

“Thosha me vete: edhe sikur të kthehen me armë në dorë, le të më marrin mua. E ndjeja si përgjegjësi time. Kam qenë idealiste, hyra në politikë me qëllime të pastra, por u përballa me mjeshtra të fasadave,” – u shpreh Açka.

Ajo e pranoi se në atë kohë e kishte besuar Bardhin si një përfaqësues të frymës reformiste brenda PD-së, përkrah me Enkelejd Alibeajn, Jorida Tabakun dhe Grida Dumën. Por sipas saj, më vonë zbuloi se Bardhi kishte qenë pjesë e një loje politike të fshehtë dhe jo i sinqertë në qëllimet e tij.

“Unë kam besuar në fasadë. Kam besuar se Bardhi do të qëndronte deri në zgjedhjet vendore të vitit 2023. Por e kuptova shumë shpejt që ai ishte brenda lojës. Ata dinë ta shesin bukur fasadën,” – shtoi Açka.

Deputetja kritikoi ashpër klimën e brendshme në PD, për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga Sali Berisha . Ajo theksoi se partia nuk arriti të krijojë një frymë të re dhe unifikuese për demokratët.

“Unë nuk kam hyrë në politikë për të bërë betejë kundër Berishës, por për të ndërtuar diçka të re. PD-ja nuk ishte më ajo që besoja,” – u shpreh ajo.

Açka sqaroi gjithashtu se ajo ka vepruar gjithmonë në përputhje me Kushtetutën, dhe se nuk ishte pjesë e asnjë projekti të fshehtë apo plan politik.

Unë nuk isha pjesë e projektit të tyre. Kam qenë për të zbatuar Kushtetutën, siç kam dhënë betimin. Kur më ndëshkuan, nuk e kam falur dhe as Zotit nuk i fal që të më ndëshkojë pa faj,” – tha me ton të prerë.

Ajo përmendi edhe incidentin me Flamur Nokën dhe Gazment Bardhin ku theksoi se mënyra si u sollën me të ishte fyese dhe e padrejtë.

Në fund, Açka hodhi poshtë akuzat se bashkpunon me socialistët, duke theksuar se ka vepruar me parim dhe ndershmëri.

A duhet lënë PD-ja në rënje të lirë?!

0

Shkruan Zef Ndreka

Kjo është një pyetje që mundon shumë demokratë që nuk mbështesin Berishën, për njëmijë e një arësye që tashmë i kemi shtjelluar e analizuar pothuaj çdo ditë.
Pyetja, më së shumti iu drejtohet intelektualëve, analistëve të politikës, gazetarëve e opinionistëve, deputetëve që punuan e mblodhën vota për të mbushur bidonët e mbyllur të Berishës. I drejtohet politikanëve që nuk arritën të fitojnë një vend në parlament, njerëzve të thjeshtë që jetojnë me politikën dhe që e ndjekin atë.
Pyetja, sigurisht nuk është për pengmarresit e PD-së dhe të opozitës në përgjithësi. Nuk është për Bashën dhe Berishën që e përçanë PD-në dhe luajtën së bashku e të ndarë në fshehtësi për të faktorizuar Berishën në sy të ndërkombëtarëve dhe për të shuar mundësisht apo për të mbajtur nën kontroll demokratët anti-Berishë.
Politika, hiletë dhe sjelljet e Bashës më në fund u panë se sa suport kishin ne elektoratin demokrat dhe në atë gri. Mjafton vetëm të shihet tabela e KQZ-së.
Për një politikan që e vetëquante vetën lidër dhe që 4-herë radhazi manipuloi garën në PD duke u zgjedhur kryetar i saj pas çdo humje, përherë me bekimin e Berishës, arriti fatkeqësisht të shkatërronte PD-në duke minosur idealet e Dhjetorit ’90, idealet demokratike të studentëve. Dhe jo vetëm kaq. Por së bashku me Berishën shkatërruan idealet e ish të përndjekurve e përsekutuarve, të pronarëve që i shpronësuan me vjedhje e grabitje pronash.
Më tej, tradhtuan idealet e intelektualëve që besuan tek PD dhe që u zhgënjyen sistematikisht ndër vite.
Por Basha, nga kjo histori humbjesh e dështimësh, doli edhe i fituar, edhe financiarisht, sepse babai i tij shpirtëror i dhuroi përveç drejtimin e PD-së edhe poste të pa merituara në ekzekutiv, legjislativ dhe bashkinë e Tiranës.
Në grahmat e fundit të tij, shpiku pseudo Koalicionin Atlantik, dështimin e fundit të tij.
Po ashtu, edhe Berisha në anën tjetër. Ia arriti të merrte 50 deputetë, pra të ndërtonte çadrën politike dhe të mbetëj “lidër i opozitës”, në pamundësi të përherëshme për tu bërë alternativë pushteti.
Po demokratët?!
Do vazhdojnë ti krehin ende bishtin Berishës, non grat-ës apo legjendës së dështuar?!
A do të mund dikush të marrë inisiativë e të filloj sensibelizimi nga brënda demokratëve apo opinionbërësve për të artikuluar hapur një qëndrim të prerë për largimin përfundimisht të
Berishës nga pengmarrja e PD-së e të krijohën kushtet për një alternativë?
Ky mbetët problemi.
Ose të shpëtohet PD-ja, ose të heshtet w të lihet në rënje të lirë, siç e ka marrë udhën…

Shkodra Elektronike, “Zjerm” & “Shndrit”, një ‘zë’ që lind nga thellësia e shpirtit

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Grupi “Shkodra Elektronike” përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision 2025” me këngën “Zjerm” dhe u rendit mes dhjetë këngëve më të mira të festivalit. “Shkodra Elektronike” u rendit në vendin e tetë. Këtë vit gara më e rëndësishme e këngës evropiane, “Eurovision 2025” u fitua nga Austria me 436 pikë pas votimit të jurisë profesionale dhe asaj popullore. “Shkodra Elektronike” përfaqësuar nga Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca me këngën “Zjerm” solli në skenë një përzierje të fuqishme mes modernes dhe traditës shqiptare. Grupi “Shkodra Elektronike” performoi e fundit (e 26-ta) në natën finale në Bazel të Zvicrës, ku në këtë garë mori 218 pikë dhe u rendit në vendin e tetë.

Të larta ishin pritshmëritë për këngën shqiptare “Zjerm” që u soll në skenë nga Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, duke qenë se pati vlerësime si on-line ashtu edhe nga media të ndryshme të huaja. Në këtë aktivitet të rëndësishëm të këngës europiane, artistët shkodranë shkëlqyen me performancën e tyre. Shkodra Elektronike është një ‘duo muzikore’ e përbërë nga producenti Kolë Laca dhe këngëtarja Beatriçe Gjergji. Ata janë shqiptarë të rritur në Itali, të cilët kanë krijuar një stil unik të quajtur “Post Immigrant Pop”, që përzien muzikën elektronike me elemente të folklorit shqiptar, veçanërisht nga Shkodra. Grupi fitoi edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës në RTSH me 143 pikë. Pas fitores në Festivalin e Këngës, “Zjerm” u bë një hit i menjëhershëm, duke u renditur ndër këngët më të dëgjuara të Eurovision 2025 në You-Tube. Kënga “Zjerm” (që do të thotë “zjarr”) është një këngë që përfaqëson pasionin, transformimin dhe forcën shpirtërore. Ajo përshkruhet si një “rave folklorike”, duke përzier ‘ritme elektronike retro’ me motive tradicionale shqiptare . Teksti i këngës trajton tema si shpresa, pastërtia, konflikti dhe kërkimi për dritë në errësirë.

Strofa e këngës fillon me vargjet:
‘Në këtë minutë, në këtë çast
No paranoja
Pas shiut, e ylbertë të duket bota
S’ka përreth asnjë ambulancë
S’ka kush flet me arrogancë
Edhe sot na thanë
Kurse refreni që vazhdon mendimin e e strofës duke e rritur emocionalisht tekstin e këngës është:
‘Në zemrën time
N’zemër teme
Ky minutë do të vazhdojë
Njerëzit e mirë
Njerëzit pa emër
Kërcejnë valle në shpirt’, etj. etj
Dhe përfundon me fjalët thirrje, kërkimi për dritë në errësirë me: ‘Shndrit, Shndrit, Shndrit’.
Introduksioni i këngës fillon me ‘imitimin’ e çiftelisë, strofa shoqerohet nga çiftelia, refreni, pastja solo orkestra, me ritëm shumë modern dhe recitativi i këngëtarit. Muzika dhe teksti janë në një bashkëpunim profesional dhe të sinqertë dhe ndikojnë tek transmetimi i mesazhit të këngës. Performanca e këngëtares është shumë e mirë, që plotësohen nga lëvizje, veshje me stil të mrekullueshëm, biles duke simbolizuar flamurin ‘Kuq e zi’ dhe simbolet e ‘Rozafës’, me gjuhë trupore.
Dy këngëtarët Kola dhe Betariçia deklaruan me emocion dhe sinqeritet për këngën: ‘Kjo këngë ka ngjit. Kënga ka një element etnik, tribal, po edhe ritmika është e bërë me tarabuk elektronik që ndikon tek ritmika’. Beatriçia vazhdon e emocionuar. ‘Unë i ndij ata fjalë i kam zgjedhë, për ça i kam ndi në shpirt tem kur i kam shkru. Eshtë e pabesueshme për mu, me ba njerëz që nuk janë shqiptarë tuj këndu ata vargje. Njerëzve iu pëlqen kjo këngë, na i banen komplimentet teknikët dhe stafet, ndikoi edhe sinqeriteti artsitik, fati, momenti dhe Zoti’.
Për këngën ‘Zjerm’ kanë shkruar media e shkruar në Shqipëri dhe Europë. Po citoj Akademikun Profesor Vasil Sofokli Tole që shkruan në statusin e tij në F.B.: ‘Prej vitesh, publiku por edhe ne, profesionistët e fushës, kemi kërkuar që kënga shqiptare në festivalet e R.T.SH. ti rikthehej origjinalitetit, i cili padyshim që lidhet me fije të dukshme e të padukshme me trashëgiminë tonë muzikore popullore, me gjetjet e veçanta krijuese, si në tekst ashtu edhe në melodi. Për fat të mirë, kënga “Zjerm” (e cila sjell aromën e malësisë dhe të Shkodrës, qytetit historik nga ku mori rrugë muzika profesioniste shqiptare në fund të shek. XIX), u shpall fituese e festivalit duke shenjuar një model mbresëlënës të këngës shqipe në ditët tona, që i përshfaq qartë këto tipare, sa origjinale e bashkëkohore. Prandaj, një këngë që na përfaqëson brenda vendit, shqip në gjuhë e shqip në melodi, nga veriu në jug e nga lindja në perëndim, e bën dhe do ta bëjë natyrshëm përfaqësimin edhe në skenat europiane e më gjerë’. Kurse gazetari Albert Vataj shkruan tek KultPlus.com: “Zjerm” nuk erdhi thjeshtë si një këngë, si një produksion muzikor, me protagonistët, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca dhe ndihmesën e vargëzimit të Lekë Gjeloshit, por si një zë që lind nga thellësia e shpirtit për të trokitur në ndërgjegjen tonë kolektive. “Zjerm” erdhi t’i qaset të sotmes së nevojave të ngutshme për origjinalitet dhe kreativitet, si një risi e guximshme, që kërkon jo vetëm të dëgjohet, por të ndjehet me fuqinë e një përjetimi shndrrues, të kuptohet në thelbin e fjalës dhe ritmit, metaforës dhe kushtrimit, të jetë vërshuese si një përrua që zbret për të shuar etjen e lumendjve të përfshirjes dhe ndijimit’.
Komentet për këngën në You-tube janë shumë interesante dhe profesionale dhe shprehin vlerësim maksimal për këngën ‘Zjerm’: @poutchos: ‘Si francez, jam krenar që u dhamë 22 pikë (12 juria, 10 publike)’. @waiting4smth: ‘Është shumë e çuditshme të shohësh se ata kanë marrë kaq pak pikë nga juritë. Është një art i pastër’. @norcor9052: ‘Shume kenge e bukur, plot fuqi dhe energji. Dashuri dhe respekt nga Greqia’. Dhe po e përfundoj me komentin e @Keri Vibe: ‘Ndoshta Austria fitoi konkurrencën, por Shqipëria fitoi zemrat tona’.
Si përfundim, pranimi dhe ndikimi i ‘Shkodra Elektronike’ jo vetëm që arriti sukses në skenën e Eurovisionit, por edhe fitoi sondazhin global të Eurovision 2025 të organizuar nga Wiwibloggs, duke marrë 11.1% të votave . Ky sukses tregon se Shqipëria është gati për një epokë të re në muzikën moderne, duke ruajtur njëkohësisht identitetin e saj kulturor.

GJKKO kalon për gjykim dosjen për Sali Berishën

0

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen e ish kompleksit sportiv Partizani.

Pra, me pak fjalë, është gjyqi që do të dënojë Sali Berishën.

POSTIMET E FUNDIT