Kreu Blog Faqe 175

Ditirambot e Berishës

0

Shkruan Zef Ndreka

U lodhën demokratët, por më tepër salikratët apo më saktë berishistët duke thurur ditirambo Berishës prej 35 vitësh.
U lodhën edhe shqiptarët për këtë arsye.
Por, si është e mundur që nuk iu bëjnë aspak përshtypje dëmet dhe shkatërrimet që i ka sjellë legjenda e tyre shpirtërore, pra Berisha, PD-së së shkretë dhe vendit?!
Si nuk iu bëjnë përshtypje krimet e tij, vjedhjet e vrasjet, damkosjet që ka marrë nga SHBA-të, Anglia dhe BE-ja, madje edhe famijare,
Si nuk iu bëjnë përshtypje dhe gëlltisin lehtësisht të gjitha mashtrimet dhe gënjeshtrat sy nder sy të kësaj monstre?!
Si është e mundut që edhe pas humbjes më madhështore të 11-Majit, të bëjnë “harakiri”, madje me mbrojtje publike ndaj komunistit më të pandreqshëm që Ramiz Aliaj dhe Sigurimi i Shtetit e futën si kalë Troje në Lëvizjen Studentore dhe në PD?!
Të shkuara dhe të harruara “shokë dhe motra” të partisë private e familjare te legjendës tuaj shpirtërore që iu detyron të hani çfarëdo që u servir në tabaka!
A mundeni, a do gjeni forcë të rebeloheni një herë të vetme, krah të vertetave uluritëse ?!
Provojeni një herë o demokratë!
Vetëm një herë që t’ja ndjeni shijën e të qënurit të lirë dhe të jeni vetvetja, të pavarur dhe me të vërtetën busull!
Jo me busull mashtrimesh, fyerjesh dhe intimidimesh, mbasi e provuat që nuk nxorrët dot gjë në dritë me to !
Guxoni ti refuzoni cënuesit!
Në kishë dhe tek Zoti shkohet me besim dhe zemër!
Kurse në parti shkohet me ideologji, me logjikë dhe me ndërgjegje!
Mos lejoni ti jepni askujt, asnjë shans më tepër, nga jeta juaj!
Çdo ditë është e vleshme në jetën tuaj, mos lejoni të ta shpërdorojnë arpagonët politikë!
Me Bashën, kishte shkarë një këmbë, por këtë rradhë kanë shkitur të dyja!
Jo me kot thone që :
Një herë fal njeriu!
Të dytën sikteris!
Shpresoj që me këtë humbje madhështore të dalë narkoza e dytë që iu ka zënë nga rikthimi i Doktorit dhe Latif Çivës që kushedi ku është zhdukur këto ditë…

𝐕𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐛𝐮𝐳𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞̈𝐝𝐡𝐚 𝐤𝐚𝐧𝐞 𝐧𝐝𝐨𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐩𝐚𝐬 𝐊𝐫𝐢𝐣𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞 𝐒𝐏𝐀𝐊.

0

Shkruan Gezim S. Seferi 
 
Nderkohe Ju jeni idiotët që besonit se SPAK do ndalte vjedhjet .
E vazhduat te besonit se do ndalonte vjedhjen e zgjedhjeve.
Se do ndëshkonte ata që blenë votat tuaja me thes mielli, kontratë pune dhe 50, 100, 200, 300 mijë lekëshin në derë.
Se do ndalte PPP-të dhe do kthente pas miliardat e vjedhura.
Harruat se çfarë kishte ndodhur realisht nder vite.
T’jua rrjeshtoj pak?
Dosja 184 – Dibra
U degdis në Peshkopi, sikur aty nuk flitej për zgjedhje kombëtare, por për ndonjë sherr mbi kufirin e pronës.
Dosja 339 – Durrësi
Krimi, zgjedhjet, bandat – të gjitha u bënë “copëza” pa përgjegjësi.
Krerët politikë?
Nëpër fushata.
Dosja e Bajrave.
U transferua në Shkodër që të marrë frymë drejtësia, ndoshta në ajër më të pastër.
Inceneratorët.
Më shumë se 100 milionë euro për të djegur tym.
Të arrestuarit?. Zëvendësit.
Të pasurit?
Në Dubai, ose në TV.
Sterilizimi & Check-up-i
Me para publike u sterilizuan kontrata, jo instrumentat. SPAK kontrolloi disa letra dhe ndoshta tensionin e hajnave.
Kontratat koncesionare
Rrugë me kosto tripluar, porte për klientët, energji për oligarkët.
Populli paguan.
Drejtësia?
Në “pritje të rezultateve”.
Zgjedhjet 2021 dhe 2023
Patronazhistë, blerje votash, presion.
SPAK-u: “Nuk kemi prova të mjaftueshme”.
Kujto prokurorin qe manipuloi provat I cili u shperblye duke u bere pjese e SPAK-ut.
Prona në bregdet.
Tapitë fluturojnë nga bregu në Dubai, ndërsa trashëgimtarët enden nëpër gjykata.
Unaza e Madhe & Bashkia e Tiranës
Asfalt, fasada, palma, miliona. SPAK bën ndonjë hetim teknik, për ndonjë gabim në logon e tenderit.
…dhe pastaj erdhi 5D-ja.
Një projekt imagjinar me kosto reale.
Pa garë. Pa transparencë.
Me një firmë që ndërtoi më shumë iluzione sesa shkolla.
SPAK?
E pa nga dritarja dhe vendosi të mos shqetësojë.
Në vend që SPAK të ndalonte vjedhjen, vuri firmën.
Një strukturë që më shumë se drejtësinë, mbron sistemin.

Anëtarët e kabinetit të presidentit dhe kryeministrit të Serbisë përleshën fizikisht në autostradë (Video)

0

Një incident i pazakontë ka ndodhur në një segment të autostradës serbe drejt Nishit, ku raportohet për një konflikt të ashpër verbal dhe fizik mes dy automjeteve zyrtare të sigurisë te kabinetit te Aleksander Vuçiq.

Videoja është postuar në rrjetet sociale nga kryetari i Partisë Demokratike, Sërgjan Milivojeviq.

Në incizim, siç raportojnë mediat serbe, dëgjohet një zë që supozohet se i përket këshilltares së presidentit serb, Suzana Vasiljeviq, duke dalë nga automjeti dhe duke bërtitur: “Tash po shkoj t’ia shkë***j nënën atij”, ndërsa njërin nga personeli i sigurisë së kryeministrit Macut e quan “idiot”.

Në pjesën tjetër të videos dëgjohet një zë gruaje që pretendon se bëhet fjalë për një eskortë nga zyra e presidentit Vuçiq, pas së cilës ndodh një sherr fizik mes dy pjesëtarëve të sigurisë.

Për momentin nuk dihen të gjitha rrethanat e këtij incidenti, as identiteti i të gjithë pjesëmarrësve, ndërsa në ditët në vijim mund të mësohen më shumë informacione rreth historisë së mundshme të konfliktit.

Kur fle SPAK, e rri zgjuar lepuri

0

Shkruan Basir Çollaku

SPAK ka vepruar së paku nga njoftimet publike, ndaj PSD të Tomë Doshit kur ky shfaqi shenja anti-Ramë.

Bashkiakut të Vau Dejës të cilin Rama e lajmëroi hapur mos luante me dy porta, Elvis Roshit ish-bashkiak ramist tashmë në një mbështetje ndryshe.

Natyrisht mirë ka bërë dhe duhej edhe për rastet e përmendura. Por mirë do kishte bërë të hetonte kampionët e supervotave socialiste.

Emra në hetim për çështje të tjera dhe emra anonimë shpërthyes në mbështetje me 11 maj. Sepse animi nuk pjell optimizëm.

Nëse struktura heton pafundësi kallëzimesh ka elementë veprës penale konsumuar nga bashkiakë e qeveritarë me shumicë. Rrugë e investime jashtë miratimeve ligjore punësime elektorale, duke çuar në faliment jo pak njësi vendore.

Vendime qeverie, leje ndërtimesh, favore financiare. Të shohin këmbimet e valutë në qindra milionë euro. Të shohin gjithë administratën në terren duke braktisur çdo zyrë. Të marrë telefona të kandidatëve e të stafeve me histori hetimesh në regjistrin penal.

Gjithnjë kjo mund të ketë ndodhur, por gjasat se sjellin këtë lajm. Këto zgjedhje nuk mund të certifikohen nga Struktura, sepse kjo do e njëhsonte atë me Rilindjen.

Pasi thjeshtësisht është e dukshme se zgjedhjet i fitojnë dosjet e tyre. Të pandehurit e tyre. Të hetuarit e tyre. Të burgosurit e tyre. Ose i fitojnë ata për llogari të tyre. Nëse SPAK fle, atëherë ka mbaruar punë lepuri zgjuar.

E lëre pastaj ujku çakalli e kopeja e kafshëve të egra të pushtetit e krimit të organizuar në një ortakëri të thekur.

Ndërsa vota e diasporës kërkon një prokurori më vete, sepse kjo që kemi nuk mjafton.

Promemorie! Drejtuar Trupit Diplomatik akredituar ne Republikën e Shqipërisë.

0

Shkruan Azgan Haklaj

Shkëlqësi të nderuar!
Ju drejtoj këtë kujtesë të rëdësishme lidhur me skandalin elektoral të ndodhur në vendim tim në zgjedhjet e 11-të majit 2025.
Jam i vetëdijshëm për principet diplomatike që ju shoqërojnë në aktivitetin tuaj dhe limitet e interveninimit në punët e brendshme të një shteti por rasti nuk është vetëm lokal.
Fenomeni skandaloz i vjedhjes e manipulimit të zgjedhjeve tejkalon e shplrfill gjithë konventat e ligjet demokratike ndërkombëtare duke shkelur rëndl tl drejtat themeltare të lirive të njeriut.
Kjo është gjëja më e rëndë që i bëhet një populli të një vendi sovran pas agresionit të armatosur.
Shteti autokratik aktual shqiptar tashmë i deshmuar si narko shtet e korruptiv ndërkombëtarisht drejtuar nga Edi Rama në bashkëpunim me një tjetër figurë politike të opzitls po aq te errët në periudhën post-komuniste si Sali Berisha në unison manipuluan e shkatërruan dhe sistemin zgjedhor duke kaluar të gjithe votat e shqiptarëve abuzivisht në anën e tyre.
-Me forcën e kartonit e pse jo dhe me bekim parcial ndërkombltar përmes trupit diplomatik ata sajuan një kod zgjedhor jodemokratik e përfitues duke minimizuar deri në eliminim shanset demokratike të konkurimit të lirë.
-U përdor mekanizmi i shantazhit e patronazhimit, administrata e burimet financiare shtetërore në shërbim të tjetërsimit të votës.
-Vota e emigracionit u manipulua plotësisht duke injoruar verdiktin real te bashkëatdhetarëve tanë rezident në shumë vende demokratike si në Greqi, Italii,vFrancë, Angli, SHBA etj duke përdorur shërbime postare të dyshimta të lidhura me milionat e dhëna nga tendere abuzive.
-U plrdorën segmente të korruptuara të gjykatave shqiptare për rrëmbimin e legjitimitetit juridik e financiar të partive politike brutalisht e në kundërshtim flagrant me ligjin.
Këto argumente shoqlruar me deshmi e fakte të pakundërshtueshme që prishin e deformojnë ç’do normalitet demokratik e njerëzor elektoral do sjellin pasoja të rënda jo vetëm për funksionimin e shtetit ligjor por në vijimësi do mbartin konflikte të thella sociale deri në përshkallëzim të një destabiliteti në vend.
Ky konkluzion logjik e juridik besoj që e bën jo vetëm të nevojshëm por jetik intervenimin tuaj diplomatik pranë qeverive tuaja për rishikimin e përseritjen e zgjedhjeve nën një mbikqyrje të rreptë të faktorit ndërkombëtar me një qeveri kujdestare.
Këtij fakti të pamohueshëm i bashkëngjitet dhe raporti paraprak alarmues i vezhguesve të OSBE-ODIR-it.
Do të mjaftonte një fakt alarmues ku kandidatëve opozitar në zgjedhje të mos i figurojë asnjë votë e familjarëve të vetë që të bëjë sa qesharake dhe tragjike situatën elektorale që perjetoi vendi ynë.
Ne me të gjithe fuqinë tonë, me dokumente të pa kontest do ju drejtohemi organeve tona aktuale ligjzbatuese por besoj se është e drejtë sa aq dhe logjike sugjerimi juaj pranë organeve të drejtësisë së re për të cilat shtetet dhe qeverite tuaja janë investuar ndër vite.
Shkëlqësi ambasador!
Rama dhe Berisha grabitën pushtetin për të asgjesuar drejtësinë e re për të cilën ju keni investuar!
Duke mbetur me shpresë dhe besim në serozitetin me të cilin do të konsideroni këtë rast të rëndë të minimit te demokracisë ju përcjell përshendetjet e mia.
Me respekt Azgan Haklaj, ish -deputet i Kuvendit të Shqiplrisë, kandidat i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit.

Votat e emigrantëve, ndryshon lista e deputetëve të PS; çfarë ndodhi mes Xhaçkës dhe Gjylametit

0

Ka vijuar gjatë orëve të vona të natës, numërimi te Parku Olimpik i Tiranës për votat e diasporës së Greqisë.

Sipas tabelave zyrtare të KQZ-së, janë numëruar dhe referuar 192 155 zarfe me vota të emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit, nga 195 141 që ka qenë numri total.

Deri tani, Partia Socialiste ka fituar 114 126 vota, ose 60,06% dhe Partia Demokratike 46 009 vota, ose 24,21%.

Diferenca e votave mes dy partive të mëdha ka kaluar mbi 68 mijë vota në favor të PS-së.

Në shkallë vendi (duke llogaritur diasporë dhe qarqe) PS gjithashtu ka një diferencë shumë të thellë me mbi 312 mijë vota nga demokratët. Aktualisht socialistët kanë një total me mbi 840 mijë vota, kurse demokratët 528 mijë vota.

Nisma Shqipëria Bëhet, ka siguruar 14 353 vota nga diaspora ose 7,55%, 5864 vota Mundësia, ose 3,09%, 2,25% Lëvizja Bashkë dhe 1,19% Partia Socialdemokrate. Të tjerat janë nën pragun e 1%-shit.

Deri tani PS ka siguruar 83 mandate, pasi arriti ta ruante mandatin e 12-të të Fierit pas numërimit të zarfeve të emigrantëve të Greqisë për këtë qark për partitë, teksa Nisma Shqipëria Bashkë tentonte që t’ia hiqte.

PD ka mbetur në kuotën e 50 mandateve, pasi ruajti mandatin e katërt të Lezhës dje me deputetin Kastriot Piroli, PSD me 2 mandate, Mundësia po 2 mandate dhe nga 1 mandat Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë.

Aktualisht vijon numërimi edhe për votat preferenciale, ku gara më e fortë mbetet ajo e Tiranës brenda PS.

Deputetja Olta Xhaçka ka arritur që t’i ‘rrëmbejë’ mandatin koleges së saj brenda partisë, Blerina Gjylameti me vetëm 2 vota diferencë, teksa u numëruan gati 43 mijë vota të diasporës së Greqisë.

Gjylameti ndodhej vetëm 19 vota para Xhaçkës në numërimin e qarkut dhe të diasporës së shteteve të tjera, teksa ajo e Greqisë dha verdiktin final duke ia kaluar mandatin Xhaçkës. Nga numërimi rezultoi se Xhaçka mori 74 vota te zarfet e Greqisë dhe Gjylameti 53.

Votat e emigrantëve, ndryshon lista e deputetëve të PS;

Deputetja tjetër nga kuotat gjinore që hyri prej listës së hapur të PS ishte ministrja Anila Denaj.

Për një vend luftohet aktualisht mes deputetëve Ornaldo Rakipi dhe Xhemal Qefalia. Rakipi ka krijuar një shkëputje me të paktën 200 vota.

Në PD gara konsiderohet e mbyllur, pasi Jorida Tabaku ndodhet gati 3 mijë vota para Ilir Alimehmetit dhe vota e diasporës nuk pritet të ndryshojë gjë për mandatin e vetëm të listës së hapur në Tiranë.

Garë për preferencialet ka edhe në Lezhë vetëm brenda kandidatëve të PD-së dhe PS-së për t’i zënë vendin njëri-tjetrit në një mandat, vetëm brenda partisë dhe jo mes tyre. Te PD Kastriot Piroli duket shumë i shkëputur nga ndjekësi Aleksandër Lala te lista e hapur dhe në PS lufta më e fortë bëhet mes Admir Kadelit dhe Marjeta Nelit, me këtë të dytën që ndodhet qindra vota para kolegut të partisë.

Gara mes partive për të rrëmbyer mandat përfundoi dje (17 maj), ku PD e ruajti mandatin e katërt vetëm për disa dhjetëra vota. Në Kukës gara brenda PD-së për mandatin e listës së hapur përfundoi me përmbysje në favor të deputetit Isuf Çela, që tejkaloi Shkëlqim Shehun.

Ndërsa, Besa Spaho në Korçë përpiqet ta ruajë mandatin nga socialistja tjetër Eslemvera Zake.

Një komb që po boshatiset në heshtje nga Edi Rama

0

Shkruan Artan Cena

Kjo është Shqipëria e cila pritet që të përjetojë valën e tretë të madhe të emigracionit në historinë e saj moderne që prej ardhjes së Edi Ramës në pushtet.

Pas largimeve masive të vitit 2014, kur qeveria e Edi Ramës futi në burgje njerëzit edhe për 10 mijë lekë të vjetra, erdhën largimet masive të viteve 2018-2019, kur Shqipëria u kthyer në një narkoshtet dhe hapësirë gjetën vetëm trafikantët dhe të korruptuarit.

Por nën qeverisjen e Edi Ramës, mijëra shqiptarë po largohen çdo vit, duke lënë pas një vend që duket gjithnjë e më i shkretë.

Kjo nuk është thjesht statistikë. Është drama e përditshme e qindra familjeve që lënë gjithçka pas, shtëpitë, pasuritë, njerëzit e dashur dhe marrin rrugët e emigracionit për të kërkuar një jetë më të mirë jashtë Shqipërisë.

E kjo ndodh në një kohë kur Edi Rama promovon imazhin e një Shqipërie që ‘rilind’, por realiteti në terren është krejt ndryshe. Në vend të shohim investime që hapin vende pune dhe rrisin cilësinë e jetesës, shohim largime masive, varfëri të përhapur dhe mungesë të thellë perspektive për të rinjtë.

Në vend që të pranojë dështimin, Rama vazhdon retorikën boshe të ‘shtetit që po ecën përpara’, ndërkohë që vendi po boshatiset nën sytë e të gjithëve.

E shumë pyesin se, pse po ikin shqiptarët?

Arsyet janë të qarta dhe nuk i fsheh dot as propaganda më e sofistikuar:

Varfëria dhe papunësia kronike: Shqiptarët po largohen sepse këtu nuk arrijnë të sigurojnë jetesën bazë. Të rinjtë nuk gjejnë punë, ndërsa ata që punojnë, paguhen në kufijtë e mjerimit.

Korrupsioni si mënyrë jetese: Qeveria e ka kthyer korrupsionin në normë. Pa njohje, pa ryshfet, pa servilizëm ndaj pushtetit, asgjë nuk ecën.

Mungesë shprese dhe besimi: Shqiptarët kanë humbur besimin se gjërat do të ndryshojnë. Sot, ikja është forma më e fortë e protestës që ata kanë në dispozicion.

Një prej pasqyrave më të trishta të kësaj situate është emigracioni i paligjshëm drejt Britanisë së Madhe. Pamjet e shqiptarëve që rrezikojnë jetën nëpër varka të vogla për të kaluar Kanalin e La Manshit janë një aktakuzë e rëndë ndaj qeverisë Rama. Nuk ikin për luks, por për mbijetesë.

Edi Rama mundohet ta relativizojë këtë ikje masive, duke e justifikuar me ‘dëshirën për të lëvizur si gjithë europianët’. Por ky është një mashtrim i ulët. E vërteta është se shqiptarët nuk po lëvizin për kureshtje apo aventura, por po largohen sepse Shqipëria e Ramës nuk u ofron asnjë të ardhme.

Nëse ky trend vazhdon, Shqipëria po kthehet në një ‘territor të boshatisur’, ku mbeten vetëm oligarkët, pushtetarët dhe propaganda e tyre e zbrazët.

Eksodi i e tretë e shqiptarëve është realiteti më brutal që tregon dështimin e modelit të Edi Ramës. Është një referendum i heshtur kundër një qeverisjeje që ka preferuar të zbukurojë fasadat dhe të boshatisë përmbajtjen.

Nëse nuk ndalet kjo hemorragji njerëzore, shumë shpejt Shqipëria do të jetë thjesht një hapësirë gjeografike, por pa shqiptarë.

Konservatorët shqiptar reagojnë për resortin turistik në Ishullin e Sazanit

0
Republika e Shqipërisë.
“Partia Kombëtare Konservatore Albania”
Akademia e Doktrinës Konservatore Albania
Notë:
Jared KUCHNER bëtë shumë mirë që nuk erdhe të kapesh për thonjsh në duart e mafias Edvin Rama.

Larg duart nga ishulli Strategjik Sazan Albania.

Faleminderit dhondër Jored Kushner që nuk erdhe të korruptohesh dhe të “çertefikosh” vjedhjen e zgjedhjeve politike në Shqipër datë 11/05/2025
Vetëm përshëndetja e thatë në Skype me forumin agjentëve bastardë të Aleksandër George Sores, na mjafton ne shqiptarëve t’u konsiderojnë Ju, si bashkëpunues në korrupsion madhor qeveritar me Mafian Aleksandë George Rama Soros Albaneze.
Shqiptarë, Jored CUCHNER është dhëndrri i presidentit Donald TRUMP i cili u përfol të vinte personalisht në Tiranë për të diskutuar në :
Forumin Ekonomik, Këshilli Politik Europian ! Duke elaburu për investim në lshullin Strategjik Sazan dhe në Lagunën e Nartë VLORË Albania a, çne, pse nuk erdhi ? Ne punojmë jemi konservatorë Albanë.
Ju Shqiptaro – Amerikanë nuk duhet harroni se :
Aferat korruptive të djalit të familjes Joe Biden e degjeneruan presidencën Amerikane 2020 – 2024
Ishulli i Sazanit s’është pronë për shitje apo qira ishulli i’u kthye Republikës së Shqipërisë më 1949 pas 144 vjetësh që e kanë mbajtur, pushtusit Italia, Greqia, Franca, Venecianët. Ishullin e ktheu Ali Pasha Becisht Janin Tepelena nën vilajetin Janina me zotrim vetëm Alban.
Theksojmë lshulli i Sazanit është rikocionuar disa herë edhe nga Marina Mbretërore Britanike.
Ishull Sazani lulëzimin e tij e ka patur nga viti 1949 deri me 1997 pas kësaj kohe politikanë sabotatorë, zuzarë antikombëtarë si Fatos Nano e Edvin Rama e kanë nxjerrë plaçkë në shitje, por nuk do t’arrijnë.
Konservatorët do të njoftojnë bordin e këshilltarëve të presidentit Amerikan Donald J Trump se :
Dhëndrri i tij po dëmton imazhin jo korruptiv të Dinastisë Donald J Trump duke u pleksur me afera të mafias ndërkombëtare “Betonizimi Albania”
Ne shqiptarët konservatorë nuk i quajmë hajdutët, kusarët, drogmenët të korruptuarit grabitësit njerëz të ZOTË por i konsiderojmë ata antikombtarë Pirat.
Konservatorët Luten.
Zotni Jared KUCHNER
Larg duart dhe bashkëpunimin me thonjtë Rama, larg durt nga ishull simbol Strategjik Sazan Albani.
“PKKA” & “AKDKA”
Tiranë – Shqipëri.
Datë 17 Maj 2025

Kush i humbi zgjedhjet? Askush, si gjithmonë

0

Shkruan Enton Spahiu

Pas çdo zgjedhjeje, njëra palë feston, tjetra reflekton. Në teori. Sepse në praktikën shqiptare, veçanërisht atë të Partisë Demokratike, reflektimi është një sport që as nuk luhet, as nuk ndiqet.

Pas humbjes së radhës në zgjedhjet parlamentare 2025, opinioni publik priste ndoshta ndonjë përgjegjësi, një dorëheqje, një “më falni, dështova” – qoftë edhe për statistikë. Por jo. Prapë nuk gaboi njeri. Prapë faji ishte “sistemi”, “pjesëmarrja e ulët”, “blerja e votës”, “patatet e lira në treg” – gjithçka, përveç vetes.

Kjo është një mjeshtëri që PD e ka perfeksionuar me kohë: ta humbasë ndeshjen, të fajësojë gjyqtarin, të mos njohë rezultatin dhe të ngrejë duart lart me krenari. Një stil që, po të ishte sport olimpik, do sillte medalje ari.

Kryetari? E kuptoni që ai nuk ka faj. Ai nuk i caktoi listat (në fakt po, por nuk do ta pranojë). Nuk udhëhoqi fushatën (në fakt po, por sërish jo). Nuk foli për program (se programi, për të qenë realistë, ishte një broshurë me katër premtime dhe një fjali me fjalën “ndryshim” të përmendur 14 herë).

Të tjerët? As ata. Ata “kanë bërë më të mirën e tyre”. Dhe më e bukura: e njëjta “më e mira e tyre” që i çoi në rezultatin më të keq ndonjëherë.

Në vend të analizës së shifrave, kemi analizën e alibive. Në vend të autokritikës, kemi intervista të lodhshme ku thuhet: “nuk është faji ynë, është realiteti shqiptar”. Kjo sigurisht nuk i pengon që një javë më pas të shpallin veten alternativë qeverisëse. Ironike, por edhe pak tragjike.

Në një moment kur shqiptarët kërkojnë përgjegjësi, ide të qarta dhe fytyra të besueshme, opozita më e madhe në vend jep spektakël viktimizimi dhe përgjumje politike. E ndërsa shumica feston fitoren, opozita bën çmos të mos festojë humbjen – por vetëm ta harrojë. Fatkeqësisht për ta, qytetarët nuk harrojnë lehtë.

Mbase, për zgjedhjet e ardhshme, PD duhet të bëjë diçka vërtet revolucionare: të mbajë përgjegjësi. Kush e di, ndoshta kjo do ishte një fillim i mirë për të rikthyer besimin. Deri atëherë, le të kënaqemi me të njëjtën pyetje që ndjek çdo humbje blu:

“Po mirë, kush i humbi këto zgjedhje?”

Përgjigjja: Askush. Si gjithmonë.

Sinjal për vrasjen e Trump? Ish-drejtori i FBI, Comey. Merret në pyetje pas mesazhit të koduar “8647”

0

Shkruan Perparim Beqiri

Ish drejtori i FBI-së James Comey u mor në pyetje nga Shërbimi Sekret Amerikan pasditen e të premtes pasi publikoi një foto në rrjetet sociale që republikanët e konsideruar një simbol të nxitjes së dhunës dhe thirrje për vrasjen e Donald Trump. Comey o mor në pyetje për më shumë se një orë në Selinë e Shërbimit Sekret në Washington, por nuk u mbajt në paraburgim.

Të enjten ish kreu i FBI-së kishte postuar në instagram një foto me ku guacka shkruheshin në rërë numrat “8647”, të cilën vetëm disa orë më pas e kishte fshirë. Numri 86 është një term zhargon, përkufizimi I të cilit përfshin të refuzosh ose të heqësh qafe dikënd duke iu referuar kështu në mënyrë të nënkuptuar vrasjes së dikujt. Krahas numrin 86 shkruhej edhe numri 47 që I referohej presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara që është Donald Trump.

Në një intervistë për Fox News përpara se James Comey të merrej në pyetje, Kreu I Shtëpisë së Bardhë u shpreh se ish kreu I FBI-së e dinte shumë mire mesazhin që po jepte nëpërmjet asaj fotoje.

“Ai e dinte mjaft mire se çfarë nënkuptonte e gjitha kjo. Edhe një fëmijë e di se çfarë nënkupton ajo që ai postoi. Nëse ju jeni një drejtor FBI-je dhe nuk dini kuptimin e asaj gjëje më lejoni t’iua them unë ajo është një thirrje për vrasje. Dhe u tha qartësisht dhe me zë të lartë. Ai është mjaft i logjikshëm ta di cfarë thirrje ka bërë. Ai e bëri për një arsye, sepse ai e di që njerëzit më pëlqejnë mua dhe iu pëlqen se cfarë po ndodh me vendin tone. Vendi ynë po respektohet sërish dhe ai bën thirrje për vrasjen e presidentit.”, tha Trump.

Donald Trump u shpreh përgjatë intervistës së tij në Fox News se I takonte Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi që të vepronte më tej mbi këtë rast.

Ish drejtori I FBI-së James Comey u shkarkua nga Detyra në vitin 2017 pasi Trump mori mandatin e tij të parë presidencial.

POSTIMET E FUNDIT