Kreu Blog Faqe 176

Persekutimi ndaj të krishterëve në Korenë e Veriut

0

Shkruan Kostantin Luçi

Persekutimi ndaj të krishterëve në Korenë e Veriut është një nga çështjet më shqetësuese dhe tragjike të kohës sonë. Ky shtet shpesh renditet si vendi më i rrezikshëm në botë për besimtarët e krishterë. Organizata të njohura për të drejtat e njeriut, si Open Doors dhe Human Rights Watch, kanë dokumentuar dhjetëra raste abuzimesh dhe ndëshkimesh të rënda për shkak të besimit fetar.
Pas përfundimit të Luftës Koreane (1950–1953), Koreja e Veriut u drejtua nga një regjim totalitar nën udhëheqjen e Kim Il-sung, i cili promovoi një ideologji strikt ateiste dhe ndërtoi një kult të personalitetit. Pasardhësit e tij, Kim Jong-il dhe Kim Jong-un, e kanë vazhduar këtë linjë politike, duke demonstruar një armiqësi të thellë ndaj çdo forme të besimit fetar që nuk përputhet me dogmat shtetërore.
Si ndodh persekutimi ndaj të Krishterëve
1. Kufizime të Rënda në Ushtrimin e Besimit
Të krishterët në Korenë e Veriut detyrohen ta ushtrojnë besimin në fshehtësi të plotë. Çdo formë grumbullimi fetar është e ndaluar me ligj, dhe posedimi i një Bibël mund të çojë në arrestim, dënim të rëndë, madje edhe ekzekutim.
2. Kampe Pune
Shumë të krishterë përfundojnë në kampet famëkeqe të punës së detyruar, ku përballen me tortura, urisë, dhunë fizike dhe kushte çnjerëzore. Besimi i tyre shpesh shihet si një akt tradhtie ndaj shtetit.
3. Ndëshkim Kolektiv i Familjeve
Në shumë raste, persekutimi nuk ndalet te individi – edhe anëtarët e familjes ndëshkohen, arrestohen apo internohen, pavarësisht nëse kanë ushtruar apo jo ndonjë aktivitet fetar.
Koreja e Veriut ka një popullsi prej rreth 25 milionë banorësh. Vlerësimet jozyrtare sugjerojnë se në vend mund të ketë mes 300,000 dhe 400,000 të krishterë që e praktikojnë besimin e tyre fshehurazi.
Bibla është një nga librat më të ndaluar në vend. Ka raportime që disa besimtarë arrijnë ta kontrabandojnë përmes kufirit me Kinën.
Organizata ndërkombëtare si Voice of the Martyrs dhe Open Doors angazhohen vazhdimisht për të sjellë në dritë vuajtjet e të krishterëve në këtë regjim të izoluar.
Për shkak të mbylljes së skajshme të vendit dhe kontrollit të rreptë shtetëror mbi informacionin, është tepër e vështirë të verifikohen të gjitha raportimet. Megjithatë, dëshmitë e atyre që kanë arritur të arratisen janë të shumta dhe tregojnë për një realitet të zymtë e shtypës për të krishterët në Korenë e Veriut.

Ekzistenciale

0

Hasan Muzli Selimi

Ekzistenciale

Ju them të drejtën
Një natë fjeta në stanisht breg detit
Kujtoja të vdekurit, të gjallët i harrova
Në heshtje ngjit me Butrintin, çati me vrima, numëroja yjet
Të nëndheut shëtisnin mbi ne, llafosnin për bëmat
Deti irritueshëm u ngjit në strehën e fjetores time
Të përtej dheut u treten, kapërcyen pragun e galaktikës
U largua ujë, të vdekurit n`dukje pa gjurmë, udhë boshe

Mëngjesi erdhi si zakonisht, kullonte çatia, tavani i zhdukur
Të gjallët heshtje, s`shikonin, as nuk dëgjoheshin
Më fytyrë prej qiellit, retë parakalonin, shtypnin mbulojën time
Ëndërroja të jem re, të ec qiellit, të kthehem i gjallë
Një gumëzhitje mbi mua, mendova erdhën të më marrin ato
Vdektinat e panjohura as në të gjallë
Prej lart një pëllumb, mbi jargan shkundi pendët
Nën krah ngjit me brinjë mbante një kartë

Përkëdhela shpendin si një foshnje mjerane
Qava për të, sikur të ishte …, në gjirin tim e thava, lëvizi
Dilem e radhës, të lexoj letrën a ta tres, nuk ishte porosi,
Hereoglife të zakonshme, histori
Pulëbardha shikonte, lëvizte kokën, sytë
Donte të tregonte sa herë është përplas në brigje, sa herë është gdhi

Lotët e mia derdhen, thajnë detin
S’kam një varkë, ta ndërtoj nuk di
Në fund të botës, të shënoj këtë kartë
Njerëzia të shoh sa kam udhëtuar,
Cilat ishin brigjet, shpend si ky, ku kam takuar
Dielli ngjitej drej diellit, lexoja letrën, përsërisja veten.
Datë 17.05.2025

4 mandate dhe gëzohesh?! Kancalari gjerman habitet me fitoren e Ramës

0

Kancelari gjerman Friedrich Merz duket se është habitur me fitoren e katërt rresht të Edi Ramës.

Atij ngjan t’i bjë përshtypje gëzimi i fitores së katër dhe me rezultat të paparë në histori.

Gjuha e komunikimit lexohet qartë.Mbase kancelari e pyet kryeministrin Rama nëse ky është mandati i katërt teksa shefi i qeverisë e pohon me kokë.

KQZ “ushtar” i Edi Ramës, pas vendimit për hapjen e kutive, ndërpritet numërimi i votave të diasporës

0

Pak minuta pasi kreu i KQZ vendosi numërimin e votave të bllokuara të Greqisë, është vendosur ndërprerja e procesit të numërimit të zarfeve nga diaspora. Hapja e kutive dhe numërimi i votave do të vijojë nesër në orën 8:30 të mëngjesit.

Më herët, KQZ vendosi që votat e mbërritura nga Greqia, të cilat janë lënë pezull, do të numërohen pasi sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, nuk është gjetur asnjë parregullsi në këto kuti.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi vazhdimin dhe përfundimin e numërimit e vlerësimit të çdo dokumentacioni zgjedhor të mbërritura jashtë territorit të Shqipërisë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si edhe tabulimin e rezultateve përkatëse për subjektet zgjedhore, kandidatët që i janë nënshtruar votimit preferencial për çdo qark.

Ky urdhërim i Komisionerit përfshin edhe zarfet (e mbërritura nga Greqia) të cilat nuk janë shqyrtuar dhe janë administruar sipas vendimit të KSHZ nr. 1121, datë 12.05.2025”, njofton kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërkohë ka përfunduar numërimi për të gjitha votat e tjera të ardhura nga diaspora.

Në prag të protestës, Berisha mesazh Ramës

0

Në prag të protestës së thirrur nga Partia Demokratike, e cila nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, kreu demokrat Sali Berisha i ka dërguar një mesazh Edi Ramës përmes rrjeteve sociale.

E ndërsa Kryeministri ndodhet me liderë europianë në kuadër të Samitit të Komitetit Politik që zhvilloi punimet në Tiranë, Berisha shkruan se në Europë nuk shkon kurrë me vota të vjedhura, zgjedhje farsë dhe narko-shtet.

Pas rezultatit të 11 majit ku Edi Rama në parlamentin e ri do të ketë së paku 83 deputetë, ndërsa koalicioni ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ i drejtuar nga Sali Berisha vetëm 50 ligjvënës, PD ka deklaruar mosnjohjen e rezultatit. Berisha ka udhëtuar drejt Brukselit ditën e enjte ku ka marrë pjesë në një prej Samiteve të partive të qendrës së djathtë, IDU, nga ku kërkoi mbështetjen për atë që e konsideron si farsa zgjedhore e 11 majit e dirigjuar nga Edi Rama.

Fitorja e Ramës në 11 maj është përshëndetur nga disa prej liderëve europianë, ndërkohë ende nuk ka një reagim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me zgjedhjet.

Pellumbat e lirisë

0

Shkruan Azgan Haklaj

Një komb- një shtet!
Me dt 16-të maj të vitit 1999-të ranë në fushën e nderit dy personalitete të shquara të Kosovës dhe të Kombit Shqiptar, dy veprimtarë të shquar të çeshtjes kombëtare, që luftuan njëri me penë për bashkimin e trojeve etnike dhe tjetri me pushkë për shembien e kufijëve ndërshqiptarë, vendosur padrejtësisht mes tyre, Ukshin Hoti dhe Abaz Thaçi (Komandant Bjeshka).
Jetëshkrimi i Ukshin Hotit deshmon një veprimtari të dendur politike, patriotikike, kombëtare, akademike, diplomatike.
Për tre dekada denoncoj dhunën barbare të makinës shtetërore të sllavëve mbi popullin e Kosovës, mbrojti vlerat demokratike, formësoj mendimin politik, frymëzoi luftën për liri, kryengritjet për çlirimin kombëtar, bashkimin e trojeve etnike dhe krijimin e shtetit komb të shqiptarëve.

Profesori i filozofisë dhe i Drejtës Ndërkombëtare, disidenti, veprimtari i shquar i çeshtjes kombëtare, autori i veprave “Lufta e ftohtë”, “Bisedë mes hekurave të burgut”,”Filozofia politike e çeshtjes shqiptare,”ishte i pari që shkroi për demokracinë autentike.
Qysh në vitet 70-të Ukshin Hoti ka kundërshtuar fort regjimin jugosllav në Kosovë.
Në protestat e studentëve të vitit 1981 mbështeti kerkesat e tyre për shpalljen e Kosovës Republikë.
Për këtë përkrahje u arrestua dhe u denua 9 vite burg, të cilin e zbriti gjykata supreme në 3.5 vite në vitin 1984.
Patrioti i pathyeshëm i Kombit Shqiptar, filloi kështu kalvarin e gjatë ku u farkëtua për qëndresën epike, në burgjet e Prishtinës, Zagrebit, Lubjanës, Gjilanit.
Kështu nisi saga e profesorit, filozofit, që kishte më të shtrenjtë se gjithçka lirinë e Kosovës, iluministit që endërronte bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet.
Për më shumë se tre dekada deviza e tij ishte “Një Komb – një Shtet”.
Pas lirimit nga burgu në vitin 1985 vazhdoj papushim veprimtarë e tij kombëtare.
Në vitin 1992, në fshatin Brestovec, në Rahovec organizoj një homazh për viktimat e vrara nga policia serbe 2 vite më parë, ku pati përplasje të dhunshme mes qytetarëve dhe trupave policore kriminale të Jugosllavisë, e ku u plagosën shumë qytetarë.
Në vitin 1993 iu bashkua Partisë së Unitetit Kombëtar, UNKB-së, e cila kishte në program bashkimin kombëtar të shqiptarëve.
Kur pa se dhuna dhe represioni sllavë ndaj shqiptarëve po rritej Ukshin Hoti në një homazh për deshmorët e renë në demostrata, në vitin 1994 doli haptasi me idenë e krijimit të forcave të armatosura të Republikës së Kosovës.
Përsëri u arrestua dhe u denua me 55 ditë burg.
Po në ketë vit u denua 5 vjet burg të cilat i kaloi në burgjet e Nishit dhe Dubravës.
Parlamenti Europian kërkoi lirimin e tij në vitin 1998-të, por autoritetet jugosllave refuzuan kategorikisht.
Kësaj kërkese barbarët sllavë iu përgjigjen duke bombarduar fshatin e tij të lindjes Krushë e madhe, në vitin 1999-të.
Pas bombardimit forcat serbe hyjnë në shtepinë e tij, e bastisën dhe shkatërruan gjithçka.
Vellai i tij Ragipi u gjend i vdekur, rreth dy muaj me vonë, në një fshat tjetër, aty afër.
Edhe babai i tij u plagos në krah gjatë granatimeve serbe, në një fshat ku ishte strehuar.
Me 16-të maj të vitit 1999-të, kur i kishte ardhur dita e lirisë, autoritetet e burgut e nxorën në oborr gjoja per ta liruar, por gardianet e këtij burgu e rrëmbyen dhe e zhdukën pa gjurmë, në ditën e tij të lirisë dhe në agun e lirisë së Kosovës, që kishte sakrifikuar dhe endërruar tri dekada.
Keshtu u shua Volteri shqiptar në burgun e Dubravës ku tre ditë më vonë u masakruan qindra të burgosur nga makineria vrasëse e Millosheviçit.
Në të njëjtën ditë, me 16-të maj të vitit 1999-të ra në betejat e Koshares, Komandant “Bjeshka”, Abaz Thaçi.
Ai ra për të mbetur në pavdeksi, simbol i lirisë dhe shkuljes së piramidave e heqjes së kufijëve ndërshqiptarë.
Ra në Mekën dhe Jeruzalemin shqiptar, në rrasat e të cilës u nënshkra, me gjakun e deshmorëve, liria dardane.
I kam trajtuar hollësisht në një cikël shkrimesh kushtuar UÇK-së, betejave të saj në Koshare aktet heroike, luftën spartane, qëndresën homerike të dragojëve të lirisë që sakrifikuan jetën për çlirimin e Kosovës.
Cfardo që të them nuk mund ta përshkruaj më bukur veprën e Komandant “Bjeshkës”, Abaz Thaçit se vargjet e këngës interpretuar nga bilbili i Kosovës, Shkurte Fejza.
“Më mori në krah’ zogu i lirisë
Bashkë me frymën e pranverës
S’po di këngën si ta nis’
Si t’ja hap kujtimit derën”, apo vargjet lapidare të këngës së interpretuar me mjeshtëri nga kollosi Ilir Shaqiri :
“Si lahutë me këng’ kreshnike
Pushka maleve ushtonte
N’qiell t’Kosovës heroike
Si një pllumb shpirti flutronte
Jam Drenica zemrën sa bjeshka
Për Kosovë s’më dhimbet jeta
Abaz Thaçi emrin ma thonë
Jam vet’ balli me shqiponjë”.
O ju shqipe kah’ flutroni
Në Drenic’ kur të shkoni
Thujni nënës mos maj zi
Theva kufirin Shqipri- Shqipri”
Abaz Thaçi është dalluar në beteja si një ushtarak me profesionalizëm të lartë e heroizëm të rrallë.
Në çdo përvjetor të Luftës së Koshares, Qabes’ së lirisë dardane, simotër e betejave të termopileve dhe qerbelasë, në cdo përvjetor të çlirimit të Kosovës e pavarësisë së saj kujtohet dhe vepra sublime e Abaz Thaçit.
Kujtohet me pietet Ukshin Hoti që shkriu gjithçka të shtrenjtë për Atdheun.
Ai e dha lirinë e tij, jetën e vet dhe familjen.
Lavdi dallëndysheve të lirisë.
Lavdi deshmorëve të Kombit, shpirtërat e të cilëve fluturojnë si pëllumba mbi qiellin e Kosovës.
Lavdi.

Vjedhja e çditshme e totave në Shqipëri, 49 kandidatëve për deputetë nuk u del në numërim as vota e tyre …dalin me 0 vota!

0

Ëndrra e të gjithë kandidatëve në listën shumëemërore të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit është padyshim që të bëhen deputetë! Por në Shqipëri ka ndodhur çudia! Nga vëzhgimi i kryer, numrat e publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, e diçka bie në sy nga votat preferenciale.

Diçka e pamendueshme. Në garë janë futur dhjetra kandidatë që nuk kanë votuar as veten e tyre. Këta persona, jo vetëm që nuk janë mbështetur nga familja e tyre, por rrjedhimisht për faktin se kanë 0 vota, nuk kanë votuar as për veten e tyre. Ky fenomen përsëritet në të 12 qarqet e vendit dhe bie në sy vetëm tek partitë e vogla: Lëvizja Atdheu; Partia Aleanca Demokracia e Re; Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare dhe Koalicioni Djathtas për Zhvillim.

Se përse ka ndodhur ende nuk dihet, por ky fenomen ngre dyshime se këto vota edhe mund të jenë tjetërsuar gjatë numërimit.

Megjithatë, prova nuk ka!

Deri më tani asnjë prej tyre nuk është ankuar, kështu versioni më i besueshëm është që kanë zgjedhur të votojnë persona të tjerë në listë, ndoshta edhe kolegët që sipas tyre mund të kenë pasur më shumë shanse për t’u futur dhe për t’i përfaqësuar në sallën e Kuvendit për 4 vitet e ardhshme. Por të ketë mbizotëruar vallë kjo frymë altruiste në zgjedhjet e 11 majit?

LISTA E PLOTË E KANDIDATËVE QË NUK VOTUAN AS VETEN:

KUKËS

Partia Aleanca Demokracia e Re

Ylvie Qinami

Anisa Zuna

Lëvizja Atdheu

Mirsie Rrugëja

Hana Tafa

DIBËR

Aleanca Demokracia e Re

Isa Goleci

Koalicioni Djathtas për Zhvillim

Marcela Demo

DURRËS

Partia Aleanca Demokracia e Re

Gëzim Bylyku

Edmond Çiba

Flavio Ymeri

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare

Lindita Toromani

BERAT

Partia Aleanca Demokracia e Re

Arjana Xamo

ELBASAN

Partia Aleanca Demokracia e Re

Roland Gjika

Bajram Hida

Enes Hida

Gentijan Lila

Leandro Muja

Armando Toprra

Indira Toska

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare

Feriz Onuzi

FIER

Lëvizja Atdheu

Emanuela Herrington

Margo Loli

Partia Aleanca Demokracia e Re

Rebi Korkuti

Natalia Ndreu

Ergys Rrapi

Artur Ymeraj

Koalicioni Djathtas për Zhvillim

Saimir Pasho

GJIROKASTËR

Lëvizja Atdheu

Ibrahim Xhepmetaj

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare

Rustem Skëndaj

KORÇË

Lëvizja Atdheu

Baftjar Lila

Partia Aleanca Demokracia e Re

Altana Pisku

Kristjana Shuli

Koalicioni Djathtas për Zhvillim

Festim Qazimi

LEZHË

Lëvizja Atdheu

Ambra Lino

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare

Gëzim Rexho

Bardhyl Seitaj

Partia Aleanca Demokracia e Re

Meghi Bisholla

Dorjan Kotorri

Koalicioni Djathtas për Zhvillim

Hersa Muda

Gridi Oseku

SHKODËR

Lëvizja Atdheu

Vigan Karkini

Spartak Laçka

Redi Mustaj

Mirdan Sala

Eris Uka

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare

Albert Hibroj

Kasiani Kazheli

Armandi Narta

Ermal Noka

Partia Aleanca Demokracia e Re

Argjend Kurti

Jona Lekaj

Gazmir Mancila

Minir Najtellari

Sonila Topi

Laert Vlashi

Koalicioni Djathtas për Zhvillim

Ezmir Durrësi

Evisa Myftari

TIRANË

Lëvizja Atdheu

Manuel Karaboja

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare

Ensi Skëndaj

Partia Aleanca Demokracia e Re

Defrim Kuka

Drita Xhengo

Koalicioni Djathtas për Zhvillim

Elton Halimi

Aisel Oseku

VLORË

Lëvizja Atdheu

Rozolina Lushi

Bledar Shefki

Partia Koalicioni Euroatlantik

Alketa Karafilaj

Koalicioni Djathtas për Zhvillim/ Zëri

’10 mije euro ne cante…’ Trondit gazetari Sulo: Ja pse e rrahen sekretarin e KZAZ

0

Duke folur për incidentin kur kryetari i KZAZ-së u godit nga një vëzhgues i kandidatit të PS-së, Orlando Rakipi, në KZAZ-në e Kasharit, gazetari Arion Sulo tha në emisionin “NOW” me Erla Mehillin se, sipas burimeve të konfirmuara, është sekuestruar një çantë me 10 deri në 20 mijë euro pranë kësaj KZAZ-je.

“Nga lajmet e konfirmuara, është sekuestruar një çantë me 10 deri në 20 mijë euro. Nuk bëhet e ditur ende identiteti i personit që ka makinën ku u gjet çanta, është ende i pazbuluar. Kjo ndodh, pasi ka një garë dhe tentohet që të joshen komisionerët”, tha Sulo.

Kujtojmë se në orët e mesditës të së enjtes, një nga vëzhguesit e kandidatit socialist Orlando Rakipi ka goditur kryetarin e KZAZ-së në Kashar për shkak të një debati lidhur me kontestimin e një vote të Partisë Socialiste.
Gjatë emisionit “NOW me Erla Mëhillin”, u publikuan të dhënat më të fundit lidhur me mandatet e deputetëve nga lista e hapur. Moderatorja Erla Mëhilli njoftoi lajmin e fundit, duke thënë se Xhemal Qefalia ka siguruar mandatin, duke qenë përpara Orlando Rakipit me rreth 500 vota.

Sipas saj, është e vështirë që Rakipi të rikuperojë këtë diferencë, duke lënë të kuptohet se ai do të mbetet jashtë parlamentit.

Mehilli theksoi se Rakipi nuk arriti të sigurojë mandat për shkak të kuotës gjinore, pasi Anila Denaj dhe Blerina Gjylameti, të cilat futen para tij, përfitojnë për shkak të kësaj kuote.

“Mandatin e merr Xhemal Qefalia, i cili është përpara Orlando Rakipit me rreth 500 vota, dhe është e vështirë që Rakipi të rikuperojë këtë diferencë, duke lënë të kuptohet se ai do të mbetet jashtë parlamentit. Rakipi nuk arrin të sigurojë mandat për shkak të kuotës gjinore, pasi Anila Denaj dhe Blerina Gjylameti futen para tij falë kësaj kuote”, tha Erla Mëhilli.

Ngjela dhe Bushati kërkojnë shkrirjen e PD-së si parti politike pas 12 vite humbje radhazi

0

Avokati Spartak Ngjela mendon se Partia Demokratike nuk duhet të jetë më fare një parti politike në Shqipëri pas humbjes së radhës dhe me kryetarin non grata në SHBA si i korruptuar.

“Partia Demokratike e thelloi edhe më tepër krizën e saj në votimet elektorale të këtij viti.
Nongrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo mjafton për të mos qenë fare parti politike në Shqipëri. Pa mbrojtjen e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ne shqiptarët kurrë nuk do të kishim fituar shtetin e dytë në Gadishullin Ilirik – Kosovën.
Por ne nuk kemi politikë qeveritare me kualitet të lartë profesional, sepse, si territore të Arbërisë shqiptare ne kemi ende dhe 3 Kosova të tjera për të marrë“, shkruan Ngjela.

Ndërkaq, edhe analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se PD duhet të shpërbëhet pas humbjes për herë të tretë, por shtoi se kjo nuk do të ndryshojë gjë në Shqipëri, pasi Edi Rama ka ndërtuar një regjim autokratik, që gjithmonë do t’i kundërvihet me mjete jo demokratike kundërshtarëve të tij, cilëtdo qofshin ata, përfshirë partive të reja.

“Dorëheqja e Berishës? Kjo s’ka për të ndodhur, por po tê më pyete, padiskutim duhet të ikë. Shkoj më tej, PD duhet të shpallë shpërbërjen. Nuk ekzistojnë më, dështuan tre herë”, tha Bushati.

Konservatorët shqiptar i japin një mesazh të fortë kryeministrit britanik

0
Republika e Shqipërisë.
“Partia Kombëtare Konservatore Albania”
Shoku Laburist ( i majtë ) Kryeministër Keir STRAMER nuk je i MIRËPRITUR nga konservatorët Shqiptarë.
Zoti Kryeministër Britanik.
Ju po bashkëpunoni me krimin post zgjedhor të Qeverisë ilegjitime në Republikën e Shqipërisë.
Shqipëria nuk mund të kthehet në GUANTANAMO
Mjaft na latë nga 1944 deri me 1991 nën KRIM
Zoti Kryeministër britanik ju jeni katolik sepse luftoi GJERGJ GJON KATOLIK KASTRIOTI Skandërbeg.
Shqipëria nuk mund të bëhet bazë e terrorizmit Europian.
Zoti STRAMER lutemi bojkoto samitin Porno Soros.
Lutemi me konsideratë pranoni këshillën tonë të sinqertë, bëhu i ndjeshëm kryeministër STRAMER të paktën ki mëshirë për ne brezin që u rritëm pa gjyshër sepse na i vrau, diktatura me shpurën e babait kriminel të kryeministrit të cilin ju po e legjitimoni në Krim, Drogë dhe shpopullim të një vëndi aleat në NATO
“PKKA”
EÇ Sekretar për mardhenie Ndërkombëtare.
Tiranë – SHQIPËRI
Datë 15 Maj 2025

POSTIMET E FUNDIT