Kreu Blog Faqe 178

Votat preferenciale në Tiranë, kryesojnë Gonxhja, Xhafaj e Alimehmeti. Mbeten jashtë Kuvendit Majko, Meta, Idrizi dhe Qori

0

Në Tiranë ka nisur numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani janë numëruar 75 nga 1282 kuti votimi.

PS-ja ka marrë 19 mandate, çka do të thotë se do të fusë edhe shtatë deputetë nga lista e hapur, përveç 12 deputetëve të listës së mbyllur.

Në listën e hapur deri tani më shumë vota ka marrë Blendi Gonxhja, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe. Një vend në shtatëshen e parë është edhe për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, Orlando Rakipin dhe Anila Denajn.

Ajo që bie në sy është fakti që jashtë listës fituese deri tani janë emra si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj.

Partia Demokratike humbi një mandat dhe zbriti në listën e hapur, pasi ia mori Mundësia. Më i votuar deri tani mbetet Ilir Alimehmeti, ndërkohë mbeten jashtë Parlamentit Jorida Tabaku, Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani.

Sa i përket partive të vogla, Mundësia do të fusë në Kuvend të parin e listës së mbyllur, Agron Shehajn dhe po ashtu nga lista e Mbyllur Erald Kaprin, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet do të çojë në Kuvend Adriatik Lapajn, i cili ka marrë më shumë vota se Endri Shabani.

Jashtë Kuvendit mbetet edhe Arlind Qori, pasi i pari i Lëvizjes Bashkë është Redi Muçi, ndërsa PSD-ja do të çojë në Kuvend të parën e listës së mbyllur Albana Pëllumbi.

“Presim reagim nga Uashingtoni” – Gjin Gjoni: Amerika do të japë verdiktin në lidhje me këto zgjedhje të inkriminuara

0

Gjin Gjoni, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, në një intervistë për A2, deklaroi se PD-ja “do të bëjë të gjitha përpjekjet që këto zgjedhje të mos njihen”.

“Po presim që të përfundojë certifikimi i procesit dhe pas kësaj, në bashkëpunim edhe me institucionet ndërkombëtare dhe miqtë tanë amerikanë e europianë, do të bëjmë çmos dhe besojmë që Uashingtoni do të japë verdiktin e tyre në lidhje me këto zgjedhje që nuk janë të lira, të ndershme, dhe janë të inkriminuara”, tha Gjin Gjoni.

Më herët, Gjin Gjoni theksoi se zgjedhjet “probleme kanë pasur, siç edhe raportet ndërkombëtare tregojnë, që administrata shtetërore është përfshirë në zgjedhje, ka shitblerje të votës në mënyrë masive dhe angazhim të grupeve kriminale në procesin e votimit”.

“Do të bëjmë të gjitha përpjekjet tona që këto zgjedhje të mos njihen. Arsyeja është e thjeshtë: po të shihni vullnetin e njerëzve të thjeshtë, janë kundër kësaj qeverie. Megjithëse niveli i varfërisë është i madh dhe skandalet janë të panumërta, rezulton që populli shqiptar voton në mënyrë masive për Partinë Socialiste. Kjo është e paimagjinueshme, qesharake dhe diçka që nuk i përgjigjet realitetit”, tha Gjoni.

Socialistët përmbysin rezultatin e 2021 në qarkun Dibër, PS 3 mandate, PD 2

0

Në qarkun e Dibrës, ka ngelur edhe një kuti për tu numëruar, nga 222 kuti votimi dhe rezultati eshte tashme i percaktuar.

Nga të dhënat e përditësuara, të publikuara në faqen e internetit të KQZ, PS renditet e para me 32033 vota, ose 56.18 %. PD-ASHM numëron 21725 vota ose 38.10 %. Me këto shifra, ndonëse paraprake, socialistët marrin mandatin e tretë, ndërsa PD zbret në 2.

Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

0

Shkruan Ola Xama

Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, me përqindjen e votave të numëruara deri tani, rezultati do të ishte ky:

Partia Socialiste:

74 mandate (52.5%)

Aleanca për Shqipërinë Madhështore:

48 mandate (34.12%)

Partia Socialdemokrate:

5 mandate (3.7%)

Nisma Shqipëria Bëhet:

5 mandate (3.5%)

Mundësia:

4 mandate (2.82%)

Lëvizja Bashkë:

2 mandate (1.32%)

Koalicioni Euroatlantik:

2 mandate (1.21%)

Por rezultati me sistemin zgjedhor të sotëm është dukshëm në favor të partive të mëdha duke mos i dhënë shansin të rinjve që të sjellin ide dhe standarde të reja- apo të bëjnë presion mbi partitë tradicionale që të korrigjojnë veten dhe të ndërtojnë brenda tyre demokraci dhe sistem vlerash.

PS me gjasa merr 83 mandate, 9 më shumë se i takon me votë kombëtare, PD merr 3 mandate më shumë me këtë formulë, ndërsa partitë e reja 6 ose maksimumi 8 vende në Kuvend nga 19 që do të dilnin me sistemin mazhoritar propocional.

Nëse partitë më lart, duke hequr PSD, do të ishin në një listë bashkë dhe me këtë sistem që është sot, do të arrinin të merrnin në rang kombëtar 9.22% të votave, të cilat do të prodhonin minimalisht 10 deri në 14 mandate sipas rezultatit dhe afërsisë që janë deri tani në disa qarqe, kryesisht Tiranë, Fier dhe Vlorë.

SPAK u krijua për mandatin e katërt të Ramës” Ja plani i Erret i Altin Dumanit dhe Edi Rames

0

Shkruan Çim Peka

Pyesni veten: Sa është rritur korrupsioni pas krijimit të SPAK-ut?

A e dini se që kur Dumanî është drejtues, në portet e Europës janë kapur tonelata drogë që shkojnë nga porti i Durrësit, dhe në Durrës nuk është kapur asnjë kg?

Një vit që Berisha ishte në arrest pa akuzë, Rama-Dumani-Krimi me listë në dorë ndërtuan trupën e re elektorale për 80 e kusur mandatësh që i duheshin Ramës.

Akoma e besoni se Veliaj u arrestua pa leje të Ramës? Nuk i interesonte Ramës se i prish punë për zgjedhje, thoshin mercenarët e Ramës në media! Po kur i ka bërë llogaritë Rama me votat? Ato i mbyllte me listë sa i duheshin, me SPAK-un e me krimin.

I duhej të shkrinte tërësisht nga harta LSI-në, arrestoi Metën si bandit dhe e shkriu!

Krijoi partitë e reja si rezervë nëse opozita e sulmuar nga Rama-Dumani-krimi nuk do hynin në një garë të pabarabartë.

Mjafton të shikosh dje se sa herë kapeshin zyrtarë, deputetë, patronazhistë socialistë me presh në duar, SPAK-u e policia jo vetëm që nuk vepronin, por ju jepnin kohë të zhduknin prova në sy të mediave dhe procedonin opozitën që i kapte!

Tani Dumani dhe Rama do na japin kocka sa të doni: Taulanta, Belinda, bosët e krimit në Elbasan, Durrës e Vorë. Çfarë t’i kërkojmë, ne do na japë — që të na e mbyllë gojën, që të mos flasim për masakrën zgjedhore, Ramën ta pastrojë nga hallet me ata që i dhanë mandatin e katërt.

Sot jemi në regjimin Rama-Dumani.

Nuk ka rëndësi nëse Altin Dumani e bën me dëshirë apo nuk ka gjë në dorë. Rëndësi ka që Rama ia lëviz fijet si t’i dojë. Ia përkëdhel sedrën duke i dhënë listë me njerëz të fortë të politikës që i duhet të fusë në burg, e shantazhon kur i duhet, e komplementon kur ka nevojë. Shkurt, e ka kthyer në lodër të tij, ia luan fijet si t’i dojë.

Pa Altin Dumanin, Edi Rama kurrë nuk mbijetonte, jo më të merrte mandat të katërt.

Ta gëzoni regjimin, unë do vazhdoj.

Nga sot, duke i trajtuar si pjesë të bandave kriminale me emër e mbiemër dhe mercenarët e Ramës në media që u përdorën për të legjitimuar masakrën elektorale.

PS: Ju do më kujtoni Batonin, por unë do ju them:

Më duhej një mercenar i Ramës në studio çdo javë, në mungesë të Ramës, që ta ballafaqoja me krimet e vjedhjet që bënte. Batoni e pranoi këtë rol: të masakrohej çdo javë në studio duke marrë në mbrojtje Lindën, Xhillarin, Bashën, Ramën, duke dalë garant për trafikun e drogës së Olsit, duke përgojuar çdo pjesëtar familjeje të Sali Berishës, Ilir Metës, madje duke bilbiluar në SPAK edhe për çdo shok — kur u divorcua e si u divorcua. Por në fund u shpërblye: bëri atë që as mediat e inceneratorëve nuk e morën përsipër. E në fund të fundit, aq sa ka duruar Batoni këto dy vjet, e meritonte të shpërblehej nga Rama.

Zgjedhjet e 11 majit, ‘Washington Post’: PS në epërsi, për herë të parë votoi edhe diaspora! Fushata e Berishës e njëjtë me të Trump

0

Sipas artikullit, Partia Socialiste e Ramës thotë se mund të sigurojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda pesë vjetësh.

Shifrat deri tani, sipas Washington Post parashikojnë që socialistët të sigurojnë jo vetëm 71 mandatet e nevojshme për të qeverisur të vetëm, por edhe një shumicë më të madhe krahasuar me mandatin e kaluar.

Po ashtu, artikulli ndalet edhe tek fushata elektorale e Berishës duke e cilësuar të ngjashme me atë të presidentit amerikan Donald Trump.

Në artikull thuhet se socialistët kanë premtuar se do të rrisin vizitorët e huaj nga 10 milionë mbërritje në vitin 2024 në 30 milionë deri në vitin 2030.

Numërohen 67.7% e kutive të votimit në vend/ PS kryeson me 82 mandate, PD 52. Socialistët humbin një mandat në Lezhë

0

Deri në orën 20: 30 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 3538 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.

Kështu socialistët kanë deri tani 82 mandate, pasi një ia mori PD në Lezhë, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.

Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike ka 52 mandate, duke iu shtuar ai i Lezhës, pasi ia mori Partisë Mundësia mandatin e dytë.

Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë që Partia Mundësia ka 2 mandate dhe Lëvizja Bashkë një mandat.

OSBE-ODIHR ka fundosur procesin zgjedhor të 11 majit

0

Në raportin e saj, OSBE-ja kishte kritika ndaj Policisë, pasi, edhe pse u evidentua prania e krimit dhe bandave në zgjedhje, nuk pati ndërhyrje, dhe për këtë duhen sqarime. Ndërkohë, përfaqësuesi i Parlamentit Europian në këtë mision vëzhgimi ishte i prerë, duke deklaruar se me këto zgjedhje dhe në këto kushte ku ndodhet vendi, nuk mund të ketë integrim në Bashkimin Europian.
Raporti/ OSBE- ODIHR
Akuza për votues që nuk merrnin pjesë në ngjarjet e partisë opozitare nga frika e hakmarrjes u bënë në të gjithë vendin, dhe me rrëfime veçanërisht konkrete dhe të hollësishme në Durres, Elbasan, Gjirokastër, Lezhë, Korçë, Kukës dhe Tiranë. Për më tepër, akuza për votues që u frikësuan nga policia u raportuan në Fier.
Në blerjen e votave, sipas raportit të OSBE-ODIHR janë angazhuar edhe grupet kriminale, që janë denoncuar për blerje votash për llogari të kandidatëve të Partisë Socialiste.
Raporti/ OSBE-ODIHR
Akuza specifike për blerje votash u bënë në Elbasan, Korçë, Mirditë, Shkodër dhe Tiranë. Akuza të tilla iu bënë Misionit të ODIHR-it në Durres, Elbasan, Tiranë dhe Vorë, ku autori i dyshuar u raportua se ishte i lidhur me një grup të organizuar kriminal. Gjatë fushatës u vunë re disa akuza për blerje votash dhe u nisën hetime në 37 raste. Një numër bashkëbiseduesish të Misionit të ODIHR-it bënë akuza për lidhje midis partive politike dhe krimit të organizuar në disa zona, me grupe të krimit të organizuar që frikësojnë dhe kërcënojnë votuesit dhe, ndonjëherë, kandidatët. Çështje të tjera shqetësuese përfshijnë raportet e blerjes së votave, përpjekjet për të ndikuar padrejtësisht te votuesit e margjinalizuar dhe ndikimin e dyshuar të elementëve kriminalë në disa parti politike.
Presionet nga pushteti depërtuan edhe në Komisionet e Votimit, ç’ka solli shpesh deformim të hapur të vullnetit të votuesve.

Numërimi i votave në Shkodër / Kryeson PD-ASHM, ndjekur nga PS ndërsa PSD forcë e tretë

0

Që prej mesanatës po vijon numërimi në qarkun e Shkodrës.

Procesi po vijon pa problemenë  8 Komisionet e Administrimit Zonal Zgjedhor, nën mbikëqyrje të autoriteteve përkatëse dhe në prani të komisionerëve, vëzhguesve dhe përfaqësuesve të subjekteve politike.

Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, në Shkodër, nga kutitë e numëruara deri tani, nga 405 në total kryeson PD -Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ndjekur nga PS, ndërsa PSD është forcë e tretë në qark.

Në zgjedhjet Parlamentare të 11 majit 2025 në Qarkun Shkodër patën të drejtë vote 261 579 qytetarë.

Në votime morën pjesë një përqindje më e ulët e qytetarëve me të drejtë vote, krahasuar me zgjedhjet e 25 prillit 2021.Shkoder, qytetarë, drejtë, vote, drejtë,

Disfatë e PD në votat e numëruara deri tani, Berisha njofton konferencë për mediat

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar një konferencë për mediat në orën 13:30 në sallën “Azem Hajdari” ku ai personalisht ndodhet brenda selisë blu.

Konferenca vjen pasi PS aktualisht tregon epërsi të dukshme dhe shkon drejt triumfit për mandatin e katërt qeverisës me plot 83 mandate deputetësh.

Ky është rezultat negativ i demokratëve edhe më i thellë se ai në zgjedhjet e 2021-it, kur PD kryesohej nga Lulzim Basha. Momentalisht vetëm në zonat e veriut të vendit, PD ka dalë shumicë

POSTIMET E FUNDIT