Në raportin e saj, OSBE-ja kishte kritika ndaj Policisë, pasi, edhe pse u evidentua prania e krimit dhe bandave në zgjedhje, nuk pati ndërhyrje, dhe për këtë duhen sqarime. Ndërkohë, përfaqësuesi i Parlamentit Europian në këtë mision vëzhgimi ishte i prerë, duke deklaruar se me këto zgjedhje dhe në këto kushte ku ndodhet vendi, nuk mund të ketë integrim në Bashkimin Europian.
Raporti/ OSBE- ODIHR
Akuza për votues që nuk merrnin pjesë në ngjarjet e partisë opozitare nga frika e hakmarrjes u bënë në të gjithë vendin, dhe me rrëfime veçanërisht konkrete dhe të hollësishme në Durres, Elbasan, Gjirokastër, Lezhë, Korçë, Kukës dhe Tiranë. Për më tepër, akuza për votues që u frikësuan nga policia u raportuan në Fier.
Në blerjen e votave, sipas raportit të OSBE-ODIHR janë angazhuar edhe grupet kriminale, që janë denoncuar për blerje votash për llogari të kandidatëve të Partisë Socialiste.
Raporti/ OSBE-ODIHR
Akuza specifike për blerje votash u bënë në Elbasan, Korçë, Mirditë, Shkodër dhe Tiranë. Akuza të tilla iu bënë Misionit të ODIHR-it në Durres, Elbasan, Tiranë dhe Vorë, ku autori i dyshuar u raportua se ishte i lidhur me një grup të organizuar kriminal. Gjatë fushatës u vunë re disa akuza për blerje votash dhe u nisën hetime në 37 raste. Një numër bashkëbiseduesish të Misionit të ODIHR-it bënë akuza për lidhje midis partive politike dhe krimit të organizuar në disa zona, me grupe të krimit të organizuar që frikësojnë dhe kërcënojnë votuesit dhe, ndonjëherë, kandidatët. Çështje të tjera shqetësuese përfshijnë raportet e blerjes së votave, përpjekjet për të ndikuar padrejtësisht te votuesit e margjinalizuar dhe ndikimin e dyshuar të elementëve kriminalë në disa parti politike.
Presionet nga pushteti depërtuan edhe në Komisionet e Votimit, ç’ka solli shpesh deformim të hapur të vullnetit të votuesve.
OSBE-ODIHR ka fundosur procesin zgjedhor të 11 majit
Numërimi i votave në Shkodër / Kryeson PD-ASHM, ndjekur nga PS ndërsa PSD forcë e tretë
Që prej mesanatës po vijon numërimi në qarkun e Shkodrës.
Procesi po vijon pa problemenë 8 Komisionet e Administrimit Zonal Zgjedhor, nën mbikëqyrje të autoriteteve përkatëse dhe në prani të komisionerëve, vëzhguesve dhe përfaqësuesve të subjekteve politike.
Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, në Shkodër, nga kutitë e numëruara deri tani, nga 405 në total kryeson PD -Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ndjekur nga PS, ndërsa PSD është forcë e tretë në qark.
Në zgjedhjet Parlamentare të 11 majit 2025 në Qarkun Shkodër patën të drejtë vote 261 579 qytetarë.
Në votime morën pjesë një përqindje më e ulët e qytetarëve me të drejtë vote, krahasuar me zgjedhjet e 25 prillit 2021.Shkoder, qytetarë, drejtë, vote, drejtë,
Disfatë e PD në votat e numëruara deri tani, Berisha njofton konferencë për mediat
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar një konferencë për mediat në orën 13:30 në sallën “Azem Hajdari” ku ai personalisht ndodhet brenda selisë blu.
Konferenca vjen pasi PS aktualisht tregon epërsi të dukshme dhe shkon drejt triumfit për mandatin e katërt qeverisës me plot 83 mandate deputetësh.
Ky është rezultat negativ i demokratëve edhe më i thellë se ai në zgjedhjet e 2021-it, kur PD kryesohej nga Lulzim Basha. Momentalisht vetëm në zonat e veriut të vendit, PD ka dalë shumicë
Numërohen 253 nga 1282 kuti në Tiranë/ Kush udhëheq? Ja si renditen forcat e reja
Në qarkun e Tiranës, janë numëruar 253 kuti nga 1282 që janë në total, ku sipas të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 36511 vota ose 47.80 %.
I dyti në radhë është Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka siguruar ka siguruar 26839 vota, që përbëjnë 35.14 %, ndërsa forcë e tretë renditet Partia Mundësia, e cila ka grumbulluar deri më tani 3756 vota, që përfaqësojnë 4.92 % të totalit të votave.

Përditësimi i fundit/ Rezultatet deri në orën 8:00, ja si ndahen mandatet deri tani
Teksa rezultatet që vijnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ndryshojnë nga minuta në minutë ju sjellim rezultatet në të gjitha qarqet e vendit deri në orën 08:00.
Në shumicën e qarqeve kyreson PS.
Berat
PS 5 mandate
PD-ASHM 2 mandate
Dibra
PS 3 mandate
PD-ASHM 2 mandate
Durresi
PS 8 Mandate
PD-ASHM 6 mandate
Elbasani
PS 10 mandate
PD-ASHM 4 mandate
Fieri
PS 12 Mandate
PD-ASHM 4 mandate
Gjirokaster
PS 3 mandate
PD-ASHM 1 mandat
Korça
PS 6 mandate
PD-ASHM 4 mandate
Kukësi
PD-ASHM 2 mandate
PS 1 mandat
Lezhë
PS 4 mandate
PD-ASHM 3 mandate
Shkodër
PD-ASHM 5 mandate
PS 4 mandate
PSD 2 mandate
Tiranë
PS 19 mandate
PD-ASHM 14 mandate
Mundesia 1 mandat
PSD 1 mandat
Nisma-SHB 1 mandat
Levizja Bashke 1 mandat
Vlorë
PS 8 mandate
PD-ASHM 4 mandate
Dalin shifrat e para te PS, Rama i tronditur nga humbja e thellë, bën veprimin urgjent
Pasi ushtroi të drejtën e votës në Surrel mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, është zhvendosur në selinë qendrore të PS-së në Tiranë, ku po ndjek nga afër procesin zgjedhor.
Nga “komanda e përgjithshme”, siç e quajti ai, Rama ka shpërndarë një video-mesazh në rrjetet sociale, ku u bën thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votime.
“Ja ku jemi live nga komanda e përgjithshme, këtu ku mblidhen të gjitha të dhënat e ecurisë së procesit. Përfitoj nga rasti t’u them të gjithëve që nuk kanë shkuar ende të votojnë, të shkojnë të votojnë,” u shpreh Rama.
Por pse ai ben thirrje per here te dyte dhe pikerisht nga selia e PS. Kete e shpjegojne burime nga PS, ku sipas te dhenave te mbledhura deri tani ne terren nga patronazhistet dhe nga strukturat e PS, rezulton se votuesit e njohur te majte kane hezituar te dalin ne votime.
Si shenje zhgenjyese, apo e kane lene per me vone, kjo ende nuk dihet, ndonese strukturat e PS jane per momentin ne panik. Ne keto kushte, Rama ka dale duke dhene mesazhin per te dale ne votime, jo per votuesit e thjeshte, por per ata qe votojne Partine Socialiste.
Madje, kjo kuptohet edhe nen rreshta kur ai thote “Është e domosdoshme që vota të hidhet, të mblidhet, të numërohet dhe që ti që mund të votosh, të mos mungosh. Është një detyrë qytetare, shoqërore, patriotike. Kështu që votoni, votoni, votoni, me qetësi, me pak durim dhe me bindjet tuaja, votoni,” tha Rama.
Thirrja e kryesocialistit vjen në një moment ku pjesëmarrja deri në orën 13:00 është 27%, me e larte se ne vitin 2023, por me e ulet se ne vitin 2021.
Pas arrestimit të dhjetëra patronazhistëve, rritet pjesëmarrja në zgjedhje: Kryesojnë Tirana dhe Dibra, Vlora mbetet e fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit për pjesëmarrjen në votimet e 11 majit. Deri nëorën 14:00, në nivel kombëtar kanë votuar 550,066 zgjedhës, duke përfaqësuar 29.74% të elektoratit.
Në orët e para të mëngjesit pjesmarrja ishte e dobët, por pas dhjetera arrestimeve te patronazhistëve që terrorizonin qytetaret ne qendratb e votimit, pjesmarrja u shtua.
Sipas të dhënave të KQZ-së, Tirana mban vendin e parë për nga numri i votuesve dhe përqindja më e lartë të pjesëmarrjes, me 163,292 zgjedhës që kanë ushtruar të drejtën e votës, që përbën 33.93% të votuesve të regjistruar në këtë qark. Pas Tiranës, renditet Dibra me një pjesëmarrje 33.85%, ndonëse me një numër më të vogël votuesish 17,489.
Në krahun tjetër, Vlora mbetet qarku me pjesëmarrjen më të ulët në vend, ku vetëm 31,512 zgjedhës kanë votuar, duke përfaqësuar 21.10% të trupës elektorale të këtij qarku.
Pjesëmarrja në qarqet e tjera është si më poshtë:
BERAT: 22,012 votues ose 28.34%
DURRËS: 71,770 votues ose 27.37%
ELBASAN: 47,099 votues ose 30.81%
FIER: 57,240 votues ose 31.10%
GJIROKASTËR: 17,144 votues ose 28.53%
KORÇË: 53,154 votues ose 29.29%
KUKËS: 10,530 votues ose 31.82%
LEZHË: 19,609 votues ose 30.31%
SHKODËR: 39,215 votues ose 25.94%
Pjesëmarrja totale në rang vendi deri tani është 29.74%, me një rritje të ndjeshme krahasuar me përqindjen e mëhershme prej 22.37% të regjistruar në mesditë.
Arrestohen edhe 2 patronazhistë të tjerë në Tiranë
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 shtetas të tjerë të cilët fotografuan fletët e tyre të votimit.
Konkretisht në pranga u vunë H. D., 57 vjeç dhe R. L., 28 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, se shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 3 dhe Nr. 4 kishin shoqëruar në ambientet e Policisë, 2 shtetas që sipas njoftimeve të kryetarëve të komisioneve të qendrave ku kishin votuar, kishin fotografuan fletët e tyre të votimit, informojmë se:
Në vijim të veprimeve procedurale në lidhje me këto raste, është bërë arrestimi në flagrancë i këtyre 2 shtetasve, konkretisht H. D., 57 vjeç dhe R. L., 28 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.”- njofton policia.

















