Kreu Blog Faqe 188

Mediat amerikane/ Zgjedhjet në Shqipëri, ndeshje mes strategjisë Trump-Soros

0

Dy media ndërkombëtare, Fox News dhe Politico, kanë hedhur vështrimin mbi arenën politike shqiptare në prag të zgjedhjeve parlamentare, duke e interpretuar përplasjen Rama-Berisha si reflektim të tensioneve gjeopolitike që tejkalojnë kufijtë kombëtarë. Fox News paraqet përballjen si një luftë me tone ideologjike mes ish-Presidentit amerikan Donald Trump dhe filantropit George Soros, ndërsa Politico e sheh situatën si një pasqyrim të fërkimeve strategjike mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, me ndikim të mundshëm në rrugën europiane të Shqipërisë.

Por ekspertët, të intervistuar nga Faktoje, e konsiderojnë këtë krahasim të nxitur më shumë nga taktikat elektorale sesa nga realitetet politike, dhe vlerësojnë se ai nuk përbën kërcënim real për integrimin europian të vendit.

Një Përballje “Trump vs Soros” në versionin shqiptar?

Fox News njihet për një linjë editoriale konservatore, duke mbështetur shpesh politikanë dhe politika të Partisë Republikane. Kjo media ka qenë veçanërisht mbështetëse ndaj Donald Trump gjatë presidencës së tij dhe kritike ndaj Partisë Demokratike dhe mediave liberale.

Në analizën e Fox News për zgjedhjet në Shqipëri, autorja Beth Bailey sugjeron se gara politike në Shqipëri është kthyer në një përfaqësim indirekt të përplasjes mes Donald Trump dhe George Soros. Ajo thekson praninë e Chris LaCivitas, strategut të fushatës së Trump, në ekipin e Sali Berishës, ndërsa rikujton lidhjet e njohura mes kryeministrit Edi Rama dhe familjes Soros.

LaCivitas e përforcoi këtë narrativë, duke deklaruar për Fox News se Berisha është “një mik i vërtetë i Shteteve të Bashkuara dhe… do të bashkëpunonte me sukses me Presidentin Trump dhe Shtetet e Bashkuara”, duke e cilësuar Ramën si “kukull të George Soros”.

Marrëdhënia e Ramës me Soros është e dokumentuar dhe publike. Kryeministri e ka theksuar shpesh afërsinë e tij me George Soros dhe veçanërisht me të birin, Alex Soros, me të cilin është fotografuar në mënyrë të përsëritur gjatë viteve të fundit.

Megjithatë, për analistët politikë shqiptarë, ky paralelizëm është artificial. Sipas Adrian Shtunit, ekspert i politikës ndërkombëtare dhe botues, qëllimi i Berishës për t’u pozicionuar në të njëjtën linjë me Trump është i qartë dhe i qëllimshëm: “Ai huazon slogane dhe mesazhe politike pothuajse identike,” thotë Shtuni, duke nënvizuar tri arsye kyçe pas kësaj strategjie.

Së pari, sipas tij, është dëshira për të replikuar në Shqipëri fitoren e Trump në SHBA: “Nëse ka funksionuar për republikanët në SHBA, duhet të funksionojë edhe në Shqipëri për të djathtën.” Në fakt, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA, Trump arriti të mposhtë Kamala Harris me mbi 2 milionë vota diferencë.

Edhe pse në Shqipëri sondazhet nuk pasqyrojnë të njëjtën prirje, të dhënat nga Barometri i Euronews Albania tregojnë se Berisha ka shënuar rritje të   pëlqyeshmërisë së figurës së tij nga janari në prill.

Së dyti, sipas Shtunit, është përpjekja për të paraqitur konfliktin lokal si pjesë të një përplasjeje ideologjike më të gjerë midis së djathtës anti-globaliste dhe së majtës globaliste.

“Qëllimi është për ta projektuar përballjen Rama-Berisha si pjesë e përplasjes ideologjike mes të djathtës së fortë antiglobaliste apo Trumpizmit në një anë, dhe të majtës globaliste në SHBA dhe Evropë që shpesh përfaqësohet nga Soros” – Adrian Shtuni, studiues.

Kjo, sipas tij, çon edhe një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj elektoratit: “partneri jonë ideologjik fitoi në SHBA; ne jemi me fituesin; votoni ata që janë me fituesin”, shpjegon Shtuni.

Së treti, dhe më personalja: “Kjo është një përpjekje e Berishës për të sinjalizuar afërsi ideologjike me Trump dhe për të kërkuar rishikimin e shpalljes non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit,” sipas Shtunit.

“Në fund të fundit imitimi është forma më e lartë e komplimentit dhe mendoj se z.Berisha dhe poli i tij politik po mundohen të pozicionohen strategjikisht sa më sipër, duke shfrytëzuar edhe këshillat, përvojën dhe lidhjet që ofron z.LaCivitas”, argumenton ai.

Edhe Ledion Krisafi, njohës i politikës ndërkombëtare, bie dakord me këtë vlerësim, duke vënë në dukje se Berisha në të kaluarën ka pasur lidhje me rrjetin e Soros dhe se distancimi i tij i tanishëm është strategjik: “Berisha është bërë anti-sorosian i kohëve të fundit vetëm me qëllim për t’i bërë përshtypje Trumpit që t’i heqë non gratën,” thekson Krisafi.

Për Krisafin, huazimi i ideve të Trump-it nga Berisha është thjesht një kalkulim personal: “Shumica e këtyre ideve nuk kanë asnjë lidhje me realitetin politik dhe social në Shqipëri. Është vetëm për të bërë përshtypje” Megjithatë, ai e konsideron fakt pozitiv për Berishën që një media si Fox News i ka dhënë vëmendje këtij krahasimi.

“Gjithsesi, nuk mendoj se kjo do të ndikojë realisht në zgjedhjet shqiptare. Kjo është një betejë personale e Berishës për të hequr non-gratën dhe nuk ndryshon faktin që shumica e shqiptarëve nuk e shohin atë si kryeministër të ardhshëm.” – Ledion Krisafi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Politico dhe tensionet BE–SHBA: Një Shqipëri në mes

Politico në anën tjetër një burim profesional dhe relativisht i balancuar, shpesh mund të perceptohet si më afër qëndrimeve liberale apo të qendrës së majtë në spektrin politik amerikan.

Artikulli i Politico ofron një tjetër interpretim të dinamikës elektorale në Shqipëri. Gara mes Ramës dhe Berishës shihet si pasqyrë e mundshme mes tensioneve mes BE-së dhe SHBA-së në kuadër të “luftës tregtare” transatlantike, duke sugjeruar se rreshtimi i Shqipërisë me politikat ekonomike të Brukselit mund të sjellë sfida në marrëdhëniet me Uashingtonin.

Geron Kamberi, studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare shpjegon se edhe pse “krisja” e marrëdhënieve mes SHBA dhe BE është aty, ajo nuk sjell ndonjë pasojë për Shqipërinë pasi kjo e fundit nuk ka rol në rikonfigurimin e ri të marrëdhënieve transatlantike.

Nëse këto dallime do të thellohen në të ardhmen e që mund të shkojnë vecanërisht drejt asaj që mund të quhet një ‘Nato europiane’, atëherë Shqipëria si vend kandidat apo vend anëtar i mundshëm i BE do të duhet të bëjë përllogaritjet e saj të interesit strategjik e diplomatik”  – Geron Kamberi, studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Sipas Adrian Shtunit situata nuk përbën një kërcënim real: “Unë nuk parashoh që përplasja mbi tarifat mes BE-së dhe SHBA-së do të ketë ndikim negativ në marrëdhëniet SHBA–Shqipëri. Edhe vetë vendet e BE-së nuk kanë një qëndrim të unifikuar mbi këtë çështje, prandaj nuk mendoj se do të kërkonin me ngulm një pozicion të caktuar nga Shqipëria

Sipas tij, palët do të arrijnë një marrëveshje pragmatiste që do të rikthejë ekuilibrin tregtar. Këtë pikëpamje e ndan edhe Krisafi: “Lufta tregtare nuk do zgjasë shumë. Efektet e saj tashmë janë të dukshme në bursa dhe tregti. SHBA nuk po përfiton realisht, ndaj mendoj se një marrëveshje do të arrihet shpejt, pa e vendosur Shqipërinë në pozitën e zgjedhjes mes dy aleatëve

Një tjetër garant, sipas Geron Kamberit, është edhe “objektivi strategjik i Shqipërisë për anëtarësim në BE, që ka qenë i palëkundur në të gjitha partitë politike në vend ndërkohë që dy partitë kryesore (PS dhe PD) shpesh i kanë shndërruar fushatat elektorale në “pista të Formula Uno” se kush kishte “makinën më të shpejtë të premtimeve” për ta anëtarësuar Shqipërinë me BE

Fushata anti-amerikane e Edi Ramës

0

Shkruan Alfred Lela

Nuk ka nevojë për të rreshtuar pandehmat apo prapaskenat me Ramën sa i takon raporteve të tij jo-likuide me administratën e re amerikane, dhe përpjeket për të rinovuar aksesin pas humbjes së demokratëve dhe, rrjedhimisht, rënies së peshës së Soros në Uashington.

U mjafton të shihni fushatën apo rrëfenjën (narrativën) e saj për të kuptuar se Rama po rifreskohet si pro-europeist dhe po thartohet si amerikano-skeptik. Ai po përpiqet që të kapë valën europiane të amerikano-skepticizmit pas fitores së Trump, dhe prej saj të nxjerrë përfitime elektorale të brendshme. Të kuptohemi, Edi Rama nuk është as anti-amerikan dhe anti-europian, nuk ka forcë për asnjërën, por ka nevojë për të dyja, dhe çdo spikamë e tij si i tillë apo i atillë bëhet si nevojtar politik.

Rama nuk ka më te Ambasada Amerikane një aleate, e gatshme të hidhet në zjarrin e çdo qëndrimi dhe kundravajtjeje etike apo politike të tij dhe, për më shumë, nuk ka në Uashington ombrellën mbrojtëse të familjes Soros.

Për këtë Rama i ka zhdukur 50 yjet e flamurit të Konfederatës amerikane nga e folmja e fushatës duke i zëvendësuar me 12 verdhushkat e flamurit europian. Ai po bën një operacion plastik propagandistik, të tillë sa të mos e shfytyrojë shumë para amerikanëve dhe të shihet nga europianët si një partner i besueshëm në Ballkanin e një ish-Lindjeje gjithnjë e më të paparashikueshme. Jo një fanatik i Amerikës, sidomos asaj të Trump, por një euroatlanticist, ku Europa ka vendin, zërin dhe peshën e vet.

Nuk është vetëm ndryshimi makro që e ka detyruar Ramën të marrë një kthesë, që nuk e ka dashur, gjithsesi.Fakti se bashkëshortja e tij kishte vënë emrin poshtë parathënies së librit të Kamala Harris, dhe socialistët ishin gati, me fishekzjarre e shampanjë, për të festuar fitoren e kandidates demokrate, tregonin se Rama po përgatitej për një mandat të katërt të sigurt.

Nëse Haris do të kishte fituar, fushata e Edi Ramës do të kishte qenë krejt tjetër. Në Tiranë ndërkohë kanë mbërritur ata që mundën Kamala Harris dhe familjen Soros. Një prej tyre, Chris Lacivita e bëri të qartë që ditën e pare, se nuk mund të jesh kukull e Sorosit në Tiranë dhe mik i Amerikës. Edhe pse e shpërfill si ‘Latifi’, fakti që Rama nuk e ndan asnjë ditë nga fjalitë e tij të gjata, dhe jo rrallë të përçartura, dëshmon se më shumë se ‘sheriff’ apo ‘latif’ ai është ‘siklet’ për të.

Kjo u dallua edhe te kori prej brancaleone-sh i mbështetësve të tij mediatikë pas kontratës së PD me avokatin e Trump, Carlos Trujillo. Më shumë se kontrata vetë, duket se i shqetëson fakti se nuk është bërë pas shpine, pra është e deklaruar, me emra të përveçëm që ekzistojnë në legalitet.

Rama nuk e përmend Trumpin, sigurisht-është një gabim që ka bërë vetëm njëherë, kur ai ishte ende kandidat-por nuk është i lumtur me administratën e tij. Me sa duket, përpjekjet për të gjetur një Charlie edhe mes Republikanëve i kanë dështuar.

Kjo e tërbon me Lacivitën dhe njerëzit e Trump në marrdhënie me PD. Është mësuar, për një kohë të gjatë, të jetë negociatori dhe pagatori i vetëm i ndërkombëtarëve. Është kjo dijeni e pafuqisë që e bën të flasë si i pafuqishëm. A thua se Chris Lacivita ka ardhur, jo te “SHQUP”-i, por te poçeria e tij në bunkerin e Surrelit.

Edi Rama paguan 6 milionë euro nga taksat tona… për biçikletat italiane!

0

Shkruan Amarildo Stoica

Në një Shqipëri ku hipokrizia është kthyer në standard qeverisës, Edi Rama sapo na dha një tjetër provë se si manipulohet realiteti, deformohen perceptimet dhe, mbi të gjitha, përdoren fondet publike si plaçkë personale.
Ditët e fundit, Rama i bënte thirrje publike hetuesve të imagjinonin se ku i kishte gjetur Sali Berisha 6 milionë euro për lobim në SHBA. Një “bombë” imagjinare që Rama përpiqet ta shesë si skandal të madh politik. Por ja ku propaganda i bie për tokë:

Sali Berisha është në opozitë, nuk ka qasje në fondet publike, dhe ka deklaruar hapur burimin e fondeve të lobimit – mbështetje private, pa lidhje me taksat e shqiptarëve.

Ku është krimi këtu? Askund. Është një praktikë normale në demokracitë perëndimore.

Por ndërkohë, çfarë bën Edi Rama?

Me firmën e tij dhe dorën në arkën publike, firmos një shumë po prej 6 milionë eurosh, për të organizuar në Shqipëri garat ndërkombëtare të çiklizmit – një shfaqje luksoze, për të kënaqur veten dhe për të mbushur xhepat e klientelës së oborrit rilindas.

Dua ta bëj shumë të qartë: askush nuk është kundër sportit.

Por kur spitalet kanë mungesë ilaçesh, shkollat mungesë librash, fermerët presin subvencione që nuk vijnë dhe pensionistët mbijetojnë me ndihma qesharake, si mundet që prioritet i shtetit të jetë shfaqja me biçikleta?

Ku është transparenca? Kush do të përfitojë tenderat dhe miliona eurot nga ky event?

Përgjigja dihet: të njëjtët njerëz, të njëjtat duar që kontrollojnë ekonominë e pushtetit.

Ironia është therëse: ndërsa Berisha, në opozitë dhe i izoluar, përpiqet me fondet e tij të luftojë një vendim të padrejtë ndërkombëtar, Rama përdor qindra mijëra euro nga paratë tona për të blerë imazh, për të zbukuruar propagandën e tij dhe për të zgjatur jetën e një regjimi të korruptuar.

Pyetja e madhe që del nga kjo histori është:

A ka filluar Rama të ketë frikë?

Frikë se mos Berisha ia del të rrëzojë “non gratën”?

Frikë se mos bie justifikimi kryesor i propagandës së tij?

Frikë se shqiptarët mund të çlirohen nga pengmarrja dhe frika?

Sepse e vërteta është kjo:

Nuk është Berisha që e tremb Ramën.

Është rikthimi i lirisë.

Është mundësia që shqiptarët të zgjedhin pa shantazh, pa presion dhe pa mashtrime.

Kjo nuk është vetëm hipokrizi.

Kjo është një tallje e madhe me popullin.

Një arrogancë brutale me djersën dhe taksat e shqiptarëve.

Ndaj, herën tjetër që Edi Rama të ngrejë gishtin e akuzës dhe të pyesë:

“Ku i gjeti Berisha 6 milionë euro?”

Ne kemi përgjigjen më të thjeshtë dhe më therëse:

“Jo nga xhepat tanë, zoti Kryeministër.

Xhepat tanë i ke boshatisur ti, për biçikletat!”

Kontrata e PD për lobim, Celibashi: Nuk kemi asnjë detyrim për t’ia kërkuar demokratëve

0

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi është pyetur gjatë një konference me gazetarët sot në lidhje me një kontratë të Partisë Demokratike të publikuar së fundmi për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Celibashi u shpreh se KQZ nuk e disponon këtë kontratë dhe nuk ka asnjë detyrim që t’ia kërkojë PD-së këtë dokument në këtë moment.

Ai shtoi se PD ka një afat prej 60 ditësh pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve për dorëzimin e saj. Sakaq, ai theksoi se në momentin që KQZ do të ketë kontratën do të japë gjykimin dhe vlerësimin për të.

“Partitë kanë për detyrim të depozitojnë raportin e të ardhurave më 31 mars të vitit pasardhës, subjektet kanë detyrimin të depozitojnë jo më vonë se 60 ditë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, detyrimi për subjektet zgjedhore për të depozituar çdo dokument përfundon 60 ditë pas shpalljes së rezultatit s’ka asnjë detyrim të depozitojë dokumente që tregojnë mbi të ardhurat dhe shpenzimet e tyre, nuk e kemi këtë kontratë dhe për t’ja kërkuar PD në këtë moment, 60 ditë pas shpalljes përfundimtare të zgjedhjeve, në momentin që do ta kemi do japim vlerësimin tonë, nuk kemi çfarë të themi më shumë,” tha Celibashi.

SPAK nis hetime për takimet e paautorizuara me të paraburgosurin Roven Zeka, sekuestron kamera sigurie

0

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për disa zyrtarë policorë, duke përfshirë marrjen në pyetje të dy shefave të komisariateve në Tiranë, lidhur me takimet e paautorizuara me të paraburgosurin për korrupsion, Roven Zeka. SPAK ka sekuestruar një telefon dhe ka marrë deklarata nga disa persona përgjegjës në Bllokun e Sigurisë në “Mine Peza” për të hetuar më tej këto takime.
Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për disa zyrtarë policorë, duke përfshirë marrjen në pyetje të dy shefave të komisariateve në Tiranë, lidhur me takimet e paautorizuara me të paraburgosurin për korrupsion, Roven Zeka. SPAK ka sekuestruar një telefon dhe ka marrë deklarata nga disa persona përgjegjës në Bllokun e Sigurisë në “Mine Peza” për të hetuar më tej këto takime.

Pjesë e hetimeve është bërë gjithashtu një biznesmen, i cili dyshohet të ketë pasur lidhje me veprimtaritë e zyrtarëve të përfshirë. Hetimi ka përfshirë edhe kamerat e sigurisë, për të zbardhur qëllimin e takimeve me të paraburgosurin.

Roven Zeka, ish-shef i Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës, dhe dy oficerë të tjerë, Sokol Novaku dhe Edison Tabaku, u arrestuan disa ditë më parë nën akuzën e marrjes së ryshfetit dhe manipulimit të provave për një aksident rrugor, i shkaktuar nga bashkëshortja e një biznesmeni.

Fushata/ Pse i kërcënon Rama qytetarët që ankohen për korrupsionin

0
Screenshot

Ka një moment në takimet e fushatës së Edi Ramës, kur ai nuk e mban dot më rolin me të cilin del nga shtëpia çdo politikan; atë të shërbëtorit të popullit, të njeriut që ka ardhur për të dëgjuar hallet e qytetarëve dhe që herë pas here i hedh ndonjë romuz apo akuzë rivalëve politikë. Ky është momenti kur ndonjë qytetar i ankohet se ka paguar ryshfet, se ka qenë i detyruar të bëjë pagesa nën dorë për të marrë shërbimet që normalisht i takojnë falas dhe me shansin që i jepet për të pasur kryeministrin përballë, shpreson t’i përmirojë gjërat duke e vënë në dijeni për zyrtarët e korruptuar që sillen pandershmërisht dhe i kërkojnë qytetarëve t’i dorovisin me para.

Ndodh në atë moment që buzëqeshja e Ramës kthehet në skërmitje, premtimet për rivitalizimin ndalen dhe ekranet me projeksionet 3D, fiken. Qytetarit të gjorë që ka guxuar të hapë temën e korrupsionit, të thyejë këtë tabu të takimeve elektorale dhe të ngrejë zërin për t’u ankuar, i del përballë fytyra tjetër e kryeministrit, ajo e arrogancës, e intimidimit dhe gjuhës së shantazhit.

Skena u përsërit këtë të hënë në Shkozë, gjatë një takimi që synonte t’i siguronte banorët e zonës për garancitë dhe standartet e fabrikës së armëve që pritet të ndërtohet pranë shtëpive të tyre. Teatri i dëgjesës së halleve me popullin nisi më së miri, me fjalimet e ministrave të rinj që recituan fjalimet dhe i siguruan qytetarët se nuk ishte rasti për t’u panikosur, përkundrazi fabrika e re sjell edhe punësim, edhe investime. Pati edhe qytetarë që kërkuan ndërtimin e rrugëve, ndonjë kërkoi legalizime dhe një tjetër falenderoi qeverinë për punët e mëdha që kishte bërë në Shkozë. Por takimi mori rrjedhë tjetër, gati u prish pikërisht kur një prej qytetarëve u ngrit dhe pa iu dridhur qerpiku i përmendi Edi Ramës korrupsionin e inspektorëve të IMT dhe të policisë, që sapo tenton të ngresh ndonjë kotec bie fjala, paraqiten njëri pas tjetrit në radhë dhe nuk ikin pa u dorovitur mirë me të holla.

“Një moment që do të bësh një kotec pulash, po e zej, të vjen IMT, IKMT, policia bashkiake, policia e rendit. Edhe nuk vijnë në zbatim të ligjit, por vijnë thonë 5 mijë njëri, 5 mijë tjetri, 20 mijë euro. Shikoje vet këtë punë” u shpreh qytetari.

Kaq u desh dhe Rama e la rolin e shtetarit që ka ardhur aty për të dëgjuar dhe për t’u qarë hallet bashkëqytetarëve të tij. Njësoj si të ishte vetë ndonjë nga inspektorët e akuzuar, a thua se e kishin kapur në flagrancë, kryeministri u ndez dhe nisi t’i flasë me ton tjetër qytetarit, duke e fajësuar edhe atë me fjalët:

“Nuk mund të flasësh në hava” “Zotnia jote ka ndërtu pa leje ktu? Apo jo? Ëëë?” “Është edhe turp i madh që e thua kështu”, “Ti do ta denoncosh sepse nuk mund të ma bësh mua kështu e të qeshësh, më kupton?”, “Në bazë të ligjit shqiptar, ti je po aq fajtor sa dhe kushdo qoftë që ka bërë këtë gjë”.

Video e ankesës së qytetarit për korrupsionin e inspektorëve dhe përgjigjen e Ramës e shihni më poshtë:

I bindur se qytetari do të kishte frikë të shkonte më tej me denoncimin përderisa e shpalli njësoj fajtor për korrupsion, Rama e ka ftuar të shkojë në polici, ose të heshtë, gjithnjë duke i kërkuar përgjegjësi për fjalët e thëna publikisht.

Nga mënyra se si reagoi, kuptohet se kryeministri nuk e sheh si viktimë qytetarin që ankohet për korrupsion.

Përkundrazi, në sytë e kryeministrit ky është fajtor, sepse guxoi ta bëjë denoncimin para kamerave, të mos heshtë për një të vërtetë që e njohin të gjithë, në një takim elektoral ku duhet respektuar rregulli i pashkruar i heshtjes dhe aktrimi sikur çdo gjë po shkon më së miri. Edhe kur mbaroi takimi, (VIDEO Më LART), shihet se si ministri i brendshëm, Ervin Hoxha i kërkon qytetarit të heshtë dhe i thotë se ka gabuar, duke i tërhequr vërejtjen për akuzën që bëri për korrupsion, edhe pse ky këmbëngul se kjo është një e vërtetë që e dintë të gjithë, sepse të gjithë kishin paguar para për legalizimet.

E vërteta për korrupsionin nuk janë disa inspektorë dhe policë, që rastisën “djem të këqinj” në një rrugicë në periferi të Tiranës. Ata janë pjesë e një mekanizmi më të gjerë, të projektuar që të vjelë ryshfet dhe më pas t’i kalojë paratë dorë më dorë, deri lart në administratën shtetërore. Kjo është dhe mënyra se si furnizohet dhe mbahet në këmbë makineria e madhe e fushatave elektorale.

Ndaj kushdo që ngre zërin për këtë padrejtësi, s’ka si të marrë zgjidhje, por kërcënime dhe intimidim nga lideri,  i cili vetë qëndron ulur, këmbëkryq në majë të sistemit. Nga ky pozicion, ai gati është gjithmonë ta dëgjojë popullin, por jo kur populli i thotë të vërtetën.Lapsi.al

Klodian Çani dhe Fation Shehu nën hetim nga SPAK, ja zullumet dhe pse Edi Rama e la jashtë kandidimit për deputetë

0

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet për dy figura të njohura të doganave shqiptare, Klodian Çani dhe Fatjon Shehu, pas dyshimeve të forta për përfshirjen e tyre në aktivitete të paligjshme. Klodian Çani, aktualisht drejtor në Drejtorinë e Informacionit në Dogana, është akuzuar për koordinimin e kontrabandës dhe falsifikimin e dokumenteve për kalimin e mallrave, përfshirë lëndë të dyshuara toksike të importuara nga Shqipëria. Nga ana tjetër, Fatjon Shehu, i cili mban postin e drejtorit të përgjithshëm të Anti-Kontrabandës, është nipi i trafikantit të njohur të drogës Behar Sofia.

Mësohet se Z. Shehu ishte një nga emrat që përflitej për t’u kandiduar për deputet nën siglën e Partisë Socialiste në Qarkun e Beratait sa i takon zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, por ai u refuzua nga kryeministri Edi Rama, për shkak të lidhjeve të dyshimta me botën e krimit. Hetimet kanë nxjerrë në pah se Shehu, dyshohet se ka kontakte të ngushta me persona të përfshirë në trafik droge, duke ngritur dyshime për mundësinë e shfrytëzimit të ndikimit të tij në favor të grupeve kriminale. Fatjon Shehu është gjithashtu i lidhur me një politikan të shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa dyshohet se ai po përfiton nga lidhjet e tij për të minuar bizneset e ndershme, sidomos ato që kanë lidhje me tregtinë me Turqinë.

Ndërkohë, Klodian Çani ka një histori të gjatë skandalesh, përfshirë hetime për kontrabandë dhe shmangie të taksave. Pas një hetimi të nisur në 2015-n, ai u pezullua nga detyra për lehtësimin e kalimit të mallrave pa kontrolle doganore, por më pas u rikthye dhe vazhdoi veprimtaritë e tij të dyshimta. Megjithatë hetimet e mëtejshme do të shqyrtojnë rolin e Çanit dhe Shehut në këto aktivitete dhe lidhjet e tyre me grupe të tjera kriminale.

Emigranti nga Suedia akuzon KQZ-në për shkeljen e fshehtësisë së votës së tij

0

Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur shqetësime serioze mbi procesin e votimit në Shqipëri, duke e akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për shkeljen e fshehtësisë së votës së tij.

Në një denoncim të bërë në emisionin “Fiks Fare”, emigranti ka thënë se zarfi i verdhë në të cilin ka dërguar fletën e votimit përmban një barkod që mendohet të përmbajë të dhënat e tij personale.

“Ku është fshehtësia e votës, kur me të dhënat mbi zarf mund të identifikohet vota ime?” pyet emigranti, duke shtuar se kjo përbën një shkelje të hapur të ligjit dhe parimit kushtetues të votës së fshehtë.

Procesi votimit të diasporës shqiptare për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 ka përfshirë një investim të konsiderueshëm financiar, me shpenzime që tejkalojnë 13 milionë euro. Këto fonde janë përdorur për ndërtimin e infrastrukturës teknologjike, shërbimet postare dhe mbështetjen administrative të nevojshme për të mundësuar pjesëmarrjen e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit në procesin zgjedhor. Por sërish emigrantët janë të paqartë.

Emisioni Fiks Fare kërkoi edhe një përgjigje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me shqetësimin që ngriti emigranti. KQZ sqaron se zarfi në të cilin ndodhet fleta e votimit është një zarf i bardhë. Ky futet në një zarf tjetër që përmban të dhënat e votuesit. Kur mbërrin, zarfi që përmban adresën, griset dhe mbahet zarfi i bardhë.

Çfarë është kontrata e lobimit PD – Fondacioni USA?

0

Shkruan Kujtim Gjuzi

1 – Në USA lejohet lobimi transparent për politika ekstra teritorit Amerikan. ( Varianti paguaj të ndihmohesh për mbrojtje dhe politika e liderve me ide nacionale dmth. Mbështetje e poltikanëve të djathtëf Konservatorë )
2 – Cdo kontratë dhe shumat e paguara raportohen menjëherë në departamentin e drejtësisë në SHBA
3 – PD ka realizuar një kontratë të ligjëshme, me garantor një Fondacion Amerikan që do të çlirojë me këste 250 000 $ në muaj finacimi 6 000 000 $ për 24 Muaj në favor të një kompanie lobuse në USA e afërt me drejtues të Dash dhe kongresmenë Konservatorë.
4 – PD është e detyruar që të spjegojë duke dhënë informacion detajues, për përbëjen e grupit të saj politik parlamentar post zgjedhje 11 Maj 2025 Një rezume e drejtuesve të lartë demokratë, për cdo lidhje apo lobime të tjera të dyshuara mbështetja si ai me partinë Demokratike Amerikane ( Lulzim Basha dhe Albin Kurti pjesmarrës në kongresin demokrat dhe abandonimii kondresit Republikan politika të dyshuara si grupe fraksioni majtiste brënda PD të kontrolluara nga Edvin Rama (E thënë troç, sa kohë brënda PD vendimarrëse ka ato politikanë duhet të largohen me dorëheqje si elemetë të suportuar nga Fondacioni GEORGE ALEKS SOROS sikurse ish deputetët thrksoj Lulzim Basha & Co2 të suportuarit nga Henri Naim Ç e mbushën PD me Soristë nga 2005 – 2025 )
5 – “Non Grata” nuk ka paraqitur fakte e prova pra, vizita në USA e Prof. Dr. Sali Berishës do të hiqet dhe realizohet në momentin kur PD do të jetë e pastruar nga elemetë të Majtë Soristë që vëriteshin me Ambasadoren Anti Berisha zonjusha Yuri Kim ambasadore pro politikës anti konservatore ish sekretari USA Antoni Blinken sanksionusi Berishës.
6 – Konservatorët Shqiptarë kanë marrë dhe japin këshilla të vyera me këshilltarë të presidentit amerikan Shtz. Donald Trump. Ne jemi këshilluar të qëndrojnë në krah e të kujdesemi për kryetarin e Aleancës për Shqipërinë Madhështore zotin Sali Berisha.
7 – Konservatorët janë këshilluar që Strukturën e Posatëshme Anti Korrupsion SPAK ta mbajnë me mbështetje deri në masën 77% por…. Ne jemi këshilluar të japim opsionet tona për SPAK që të mos bjerë nën presionet e qeverisë, ata duhet të ruajnë balanca me baraslargësi ligjore e morale, midis pozitës së kapur me kacavjerrjen e saj përtej qeverimit 12 vjecar. Kryeqeverisësi mese një herë tentoi opozitën ta shuajë. SPAK duhet të venë përpara interesit personal, vetëm ligjishmërinë në RSH Drejtuesit e SPAK duhet të distancohen nga këkesat e konfliktit të interesit për mandat, theksoj personal shtesë, prokurorët duhet të mos jenë emotivë ti sigurojnë mandat të katërt shtesë Rilindjes Kusare, Drogës dhe Krimit, me veprime e mosveprime nostalgjike në mbrojtje të ideve majtiste Marksiste Soriste apo të dëmtojnë rotacionin politik dhe juridik të pushtetit rotativ për hir të interesit personal dhe atij qeverisës majtist të post datës 11 Maj 2025 sepse :
Doktrina konservatore Donald Trump është anti pushtetit Soros, duke njohur një trend konservator si asnjëherë për ndryshime thelbësore në tarifa e pagesa për mbrojtje pra PD është transparente në rregull me respektimin e ligjit në Amerikë.
Reforma në Drejtësi e votuar nga Konservatorët duhet të krijojë kushte barazie në garë për :
Zgjedhje të Lira të Barabarta me Standart për të sendërtuar ( Shtetin e së Drejtës me Votë të Lirë )
Shteti nacional që duam nuk mundet të jetë shtet prokurorësh, andaj edhe në SPAK duhet rotacion, e thënë ndryshe, duhet të vijnë të tjerë prokurorë me integritet me mandat 9 vjecar të cilët të zëvëndësojnë afërmendshat, sepse reformën nuk e bëmë e nuk mundet ta kontrollojnë prokurorë të cilët presionojnë dorë, për dorë, prokurorë me origjinë sigurimi që trysnojnë në shkelje të ligjit kushtëtues, politikanë opozitarë, gjyqtarë apo zyrtarë të pa faj. Fajsinë ose jo në shtetin e drejtë e vendos vetëm një gjykatë finale e shkallës së lartë.

Të martën tentimi i tetë për konstituimin e Kuvendit

0

Një tentim tjetër do të jetë të martën brenda sallës plenare të Kuvendit drejt konstituimit të këtij institucioni që është më i larti ligjvënës në vend.

Deputetët të cilët arritën të betoheshin si ligjvënës së legjislaturës së nëntë do të kenë një tjetër tentim për të zgjedhur drejtuesin e këtij institucioni, që për të pestën herë dështoi zgjedhja të dielën.

Albulena Haxhiu, që për Vetëvendosjen mbetet emri i vetëm i propozuar nga ta, nuk ka arritur as të dielën të merrte votat e mjaftueshme si kryekuvendare, ngaqë si deri tash arriti t’i mblidhte vetëm 57 vota deputetësh, por të pamjaftueshme për të qenë në krye të këtij institucioni.

Derisa Vetëvendosje insiston në emrin e Haxhiut për kryeparlamentare, partitë opozitare thonë se zhbllokimi i situatës mund të bëhet vetëm nëse partia e cila e ka të drejtën e propozimit të emrit, Vetëvendosje si fituese e shumicës në zgjedhje të ndërrojë atë me emra që sipas tyre do të ishin të pranueshëm.

Të dielën e 27 marsin u bë një muaj nga certifikimi i zgjedhjeve nga KQZ-ja, proces që Kosova iu nënshtrua të dielën e 9 shkurtit.

Më 15 prill ishte seanca e parë konstituive e cila ishte ndërprerë meqë nuk u votua raporti i Komisionit për Verifikimin e Mandateve, situatë kjo që bëri që kryesuesi, Avni Dehari, i cili në karrigen e kryesuesit është si deputeti më i vjetër i kësaj legjislature, t’i drejtohej presidentes për hapat që duhej ndërmerreshin.

Po të njëjtën ditë, me 16 prill, presidentja e shtetit iu kishte përgjigjur Deharit, duke i thënë se fryma kushtetuese i obligon të mblidhen çdo 48 orë, dhe se Kushtetuta i obligon të jetësojnë dhe jo të bllokojnë themelimin dhe ushtrimin efektiv të funksioneve përkatëse. Kishte shprehur edhe gatishmëri që në rolin e saj si presidente, nëse paraqitej nevoja, t’i mblidhte në zyrë krerët e partive politike.

Kuvendi edhe zyrtarisht ka njoftuar se të martën nga ora 10:00 do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.Kosova.info

POSTIMET E FUNDIT