Kreu Blog Faqe 197

Qeveria e re gjermane gris Sloganin e fushatën së Edi Ramës: Asnjë anëtar i ri në BE, derisa të reformohet vetë unioni

0

Për integrimin në BE janë 33 kapituj që duhen hapur, dhe Shqipëria me Edi Ramën për 12 vite rradhazi nuk ka bërë ndonjë progres të madh.

Kryeministri Edi Rama e ka vënë anëtarësimin në BE në qendër të premtimeve në fushatën e tij për zgjedhjet e 11 majit. Në çdo dalje të tij kërkon votën e shqiptarëve duke premtuar pasaportën e europiane.

Por ky premtim duket se ka marrë një goditje të fortë nga Berlini.

Qeveria e re gjermane e krijuar nga një koalicion tripartiak mes CDU, CSU dhe SPD ka përcaktuar qartë bllokimin e zgjerimit me vende të reja deri në një reformim të vetë BE-së.

Sipas asaj që raporton BILD, në marrëveshjen e koalicionit thuhet: “Zgjerimi i BE-së dhe kapaciteti i saj për të thithur anëtarë të rinj duhet të ecin paralelisht. Prandaj, mos vononi me zgjerimin e radhës, duhet një konsolidim i brendshëm dhe reformë e BE-së që e forcon atë institucionalisht”.

BILD shkruan se kjo do të shkaktojë pakënaqësi, veçanërisht në Ballkan.

“Qeveria e re po ndalon në thelb zgjerimin e BE-së. Ajo kërkon një reformë thelbësore të BE-së dhe mekanizmave të saj vendimmarrëse si kusht për pranimin e shteteve të reja anëtare si Kosova, Serbia apo Shqipëria, të cilat janë në listën e pritjes” – shkruan tabloidi gjerman.

Qeveria e re gjermane rrëzon fushatën e Ramës: Asnjë

Rama ndërkohë u kërkon zgjedhësve në Shqipëri mandatin e katërt me premtimin e anëtarësimit të vendit në Union brenda 2030-ës.

Nga ana tjetër mesazhi që Bashkimi Europian për që i dha Shqipërisë këtë javë është i qartë. Mbyllja e negociatave deri në vitin 2027 është një objektiv realist, u shpreh kryediplomatja e BE, Kaja Kallas nga Tirana theksoi se nuk ka rrugë të shkurtër drejt integrimit veçse zbatimi i reformave.

Për integrimin në BE janë 33 kapituj që duhen hapur, dhe Shqipëria me Edi Ramën për 12 vite rradhazi nuk ka bërë ndonjë progres të madh. Pra Rama po u premton shqiptarëve gjëra që edhe po të ketë vullnet të mirë për ti bërë, teknikisht nuk janë të realizueshme për 2030.

Edhe sipas ekspertëve, Shqipëria i ka shanset zero për anëtarësim në këto hapsira kohore që Edi Rama propagandon para 11 Majit.

Vetë ish ministri i Edi Ramës, Ditmir Bushati, në një analizë për vizitën zyrtare të Kaja Kallas në Tiranë, thotë se Rama po pretendon të (pa) mundurën.

Ministri i Edi Ramës tallet me sloganin dhe fushatën e PS-së: ‘vetëm me Edin në BE’

0

Pas kryediplomates së BE, Kaja Kallas, e cila rrëzoi propagandën e Edi Ramës për integrimin, edhe ish-ministri i tij, Ditmir Bushati ka rrëzuar fushatën e socialistëve.

Kryeministri Edi Rama e ka bazuar të gjithë fushatën e tij në premtimin se do e integrojë vendin në BE dhe do i pajisë shqiptarët me pasaportën evropiane.
Ai ka shkuar edhe më larg, duke deklaruar se vetëm ai mund të integrojë vendin.

Por në një koment të publikuar në gazetën Panorama, Bushati, që dikur shërbente si ministër i Jashtëm i Ramës, shkruan se anëtarësimi në BE është një objektiv që shtrihet përtej partive politike.

“Në vizitën e parë në Shqipëri, në kuadër të një udhëtimi rajonal, Kaja Kallas na kujtoi me mirësjellje dy prej aspekteve më elementare të procesit të zgjerimit. E para, ky proces ka tre aktorë: vendet anëtare të BE-së (vendimmarrësit); Komisioni Europian (forca shtytëse e procesit të integrimit europian dhe në të njëjtën kohë miku më i afërt i vendit kandidat); vendi kandidat që synon anëtarësimin (Shqipëria). E dyta, reformat mund të përmbushen vetëm duke krijuar një klimë politike gjithëpërfshirëse. Është rasti të kujtoj se, në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, krahas rrethanave gjeopolitike, mirëkuptimi politik për miratimin dhe zbatimin e reformave në fushën e sigurisë dhe shtetit të së drejtës ishin vendimtare. Në kuadër të anëtarësimit në BE, kjo merr një vlerë edhe më të madhe, pasi në dallim prej anëtarësimit në NATO, ky proces ka një ndikim të drejtpërdrejtë thuajse në të gjitha fushat e jetës. Anëtarësimi në BE është një objektiv kombëtar që shtrihet përtej partive politike,” shkruan Bushati.

Po ashtu, Bushati rrëzon edhe pretendimet e Edi Ramës mund të integrohet në BE më shpejt për shkaqe gjeopolitike.

“Megjithatë, materializimi i këtij procesi nuk është një çështje e mbyllur, pasi BE-ja gjithashtu përballet me vështirësi të panumërta në administrimin e punëve të brendshme. Ndaj, me të drejtë, Kaja Kallas iu referua hapave që duhen ndërmarrë në këtë proces, duke nënkuptuar së pari vendet anëtare të BE-së. Nga ana tjetër, duhet të kuptojmë se vendet anëtare nuk do të pranojnë anëtarësime të reja vetëm për arsye gjeopolitike, duke shpërfillur përmbushjen e reformave të shtetit të së drejtës dhe qeverisjes së mirë,” thekson Bushati.

Ish-ministri i Jashtëm shkruan se edhe vendet e BE kanë probleme dhe motori i zgjerimit është i fikur.

“Pavarësisht kontekstit të ri gjeopolitik që jetojmë dhe propozimeve të mësipërme, duhet pranuar se “motori i zgjerimit” me efekte motivuese te vendet kandidate vijon të jetë i fikur. Vendet anëtare të BE-së kanë në dorë çelësin e ndezjes së “motorit të zgjerimit”, sikundër vendet kandidate kanë në dorë që të përdorin “kushtëzimet” në këtë proces, si mundësi për të ndryshuar e reformuar cilësinë e qeverisjes dhe jetës,” shkruan Bushati.

Ish-ministri pranon dështimin e Ramës, duke theksuar se u deshën 13 vjet për të nisur bisedimet me BE.

“Ne humbëm një shans në rrugën tonë drejt BE-së, që dukej e vrullshme në fillim të viteve ‘90 dhe disa të tilla në fillimin e viteve 2000. Ne qëndruam për më shumë se tre vjet në tryezë për nënshkrimin e MSA-së, na u deshën pesë vjet për të marrë statusin kandidat dhe trembëdhjetë vjet për të filluar bisedimet për anëtarësim në BE. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për përthithjen e fondeve të BE-së në formën e granteve, ku Shqipëria renditet e parafundit, duke lënë pas vetëm Bosnje-Hercegovinën. Apo të investimeve europiane në trajtën e kredive dhe granteve, ku jemi në të njëjtin nivel me Maqedoninë e Veriut dhe lëmë pas Malin e Zi e Kosovën. Kemi humbur shumë kohë rrugës,” thekson Bushati.

SPAK i nxorri Erion Veliajt dashnorin e gruas

0

Analisti Andi Bushati ka debatuar me gazetaren Klodiana Lala, lidhur me futjen e një bisede private mes Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij në dosje, duke ekspozuar gjëra intime.
Bushati i quajti prokurorët “pisa”, ndërkohë që dënoi këtë qasje për përdorimin e çështjeve intimite që kanë dalë nga përgjimet. Ndërsa Klodiana Lala tha se e ka parë ndryshe këtë çështje.

Klodiana Lala: Te ajo që konsiderohet çështje intime e kam parë në kontekst tjetër. Bëhet fjalë për një dëshmi nga shoferi i Ajola Xoxës dhe për një vilë që dyshohet të ketë përfituar cifti Veliaj-Xoxa në Qerret.

Në atë kohë, shoferi u pyet nga prokurorët, ku e shoqëronin zonjën Xoxa. Ai thotë në vendin e punës, në shtëpi dhe në vilën në Qerret. Pyetja pasuese, a keni shoqëruar si shofer ndonjëherë të ndjerin Arben Xoxa dhe shoferi thotë jo, nuk kam shoqëruar dhe nuk e kam parë.

Në këtë kontekst duke marrë planimetrinë, dëshminë e administratorit të resortit që thotë se shpenzimet i bënte zonja Xoxa. Në një moment shoferi thotë kam shoqëruar arkitektin. Veliaj pyet Xoxën. Më duket argument për provën. Këtu e mbyll diskutimin dhe distancohem nga aludime të tjera.

Andi Bushati: Ai i kërkon llogari bashkëshortes, ç’deshe ti me atë? Na tregon marrëdhëniet bashkëshortore se si burri i kërkon llogari gruas? Dhe ju thoni është normale. Këta janë pisa!

Një institucion shtetëror, që i kemi dhënë me ligj të drejtën për të na përgjuar, a mund të na denigrojë në këtë mënyrë? Këtë po them unë. Deri ku mund të arrijë perversiteti i heronjve të fëmijëve tanë?

Klodiana Lala: Po bie në kontraditkë. Pavarësisht kontekstit, bie dakord që ajo pjesë mund të shmangej.

Andi Bushati: Pse është vënë?

Klodiana Lala: Po e bëni ju kryefjalë. E ke thënë dhe në emision më herët. Të kam thënë miqësisht, s’kemi pse shkojmë në këtë pikë se kemi edhe etikën. Pse është vënë thërrisni prokurorin dhe kërkoni llogari.

Nuk jam me këtë gjë. Ndaj thashë nuk ke pse flet për këtë, i jep zë asaj duke cënuar një familje. Nuk jemi këtu për këtë.

Andi Bushati: Nuk më intereson fati i një familje, por atyre që përgjohen nga SPAK.

Ola Xama: E dënojmë këtë por duhet të dënojmë edhe atë që ben Veliaj që cënon familje të tjera.

Ergys Mërtiri: Gjykatat kanë nxjerr video artistësh porno. Mund të ketë, nuk i hyj detajeve, por kanë përgjime pafund. Deri tani nuk kemi parë gjëra të tilla me video apo prova.

Andi Bushati: Është bërë në çdo dosje të bujshme. Mbani mend vibratorët e dosjes së Ahmetajt?

Klodiana Lala: Nuk i ka nxjerrë SPAK, por mediat. Nuk ka asgjë në dosje për atë gjë. Ai është një fake news.

Në SPAK për herë të dytë kreu i ARRSH Gentian Gjyli, bashkëhajdut i Belinda Ballukut

0

Është paraqitur për herë të dytë në SPAK, kreu i ARRSH, Gentian Gjyli.

Kjo është hera e dytë që ai paraqitet në ambientet e SPAK brenda katër muajve, pasi në janar dha shpjegime për rreth 2 orë.

Gjyli zëvendësoi Evis Berberin në krye të ARRSH-së, i cili përfundoi në pranga me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit e pastrimit të parave.

LaCivita tmerron Edi Ramën: Bufi e ha miun

0

Drejtuesi amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka shpërndarë mëngjesin e kësaj të premteje një video në platformën X, ku shfaqet një buf që ha një mi. “Kush është bufi dhe kush është miu”, shkruan LaCivita me ironi.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama prej kohësh e quan kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, buf kënete.

Ai madje edhe në zyrën e tij, ka vendosur një dekor bufi i cili duket në çdo video të kryeministrit në rubrikën “Sy m’sy”.

Vetë Sali Berisha është shprehur më herët se bufi në fakt është simbol i mençurisë, ndaj nuk ndihet i ofenduar nga krahasimi që kryeministri i bën atij me këtë shpend.

Partia Demokratike nis sot në orën 19:00 në sheshin ‘Nënë Tereza’ fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, do të jetë një nga folësit politikë, ndërsa tjetri që pritet të ketë një komunikim do të jetë edhe strategu i fushatës së Donald Trump, Chris LaCivita.

Patronazhisti milioner Mero Baze, poezi për Enver Hoxhën

0

Shkruan Beqir Sina

“Ç’është ky lajm që tokën drodhi? Nxin dhe diellin këtë herë. Po si vallë ne ta besojmë, që na la shoku Enver?”.

Për Mero Bazen, vdekja e Enver Hoxhës, diktatorit komunist që sundoi me dorë të hekurt për mbi 40 vjet në Shqipëri, ishte diçka e tmerrshme, e pabesueshme.

Mero ishte student kur vdiq Enveri me 11 prill të vitit 1985, dhe lajmi për humbjen e diktatorit, u kthye në ngjarjen më të tmerrshme të jetës së tij. Kishte humbur “simboli i lirisë” dhe kjo gjë nuk mund të besohej.

“Vunë kujën malet, shpatet, ku ka shkelur këmb’e tij. Kujën vuri Shqipëria, po qan djalin e saj trim”.

Mero është megjithatë i sigurt se Enveri vdiq fizikisht, por jo në mendjen dhe në zemrën e tij dhe siç thekson, ai nuk vdes kurrë sepse është “simbol i lirisë” dhe “shkëlqim i historisë”.

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë.

Poezia e Mero Bazes për diktatorin: "Po si vallë ne ta

Mero Baze

Këta rreshta nuk janë hamendësime apo një ironi, janë thjesht vargje të hedhura në letër, pikërisht nga Mero Baze, analisti “i pavarur” që sot “shitet” ngado si penë e së vërtetës dhe jo e shtirjes.

Por a mund të besohet kjo?

Lexoni të plotë këtë poezi që Mero Baze e shkroi pas vdekjes së Enverit, madje e botoi në një libër të posaçëm:

BREZAT RRADHË-RRADHË BETOHEN

Ç’është ky lajm që tokën drodhi?

Nxin dhe diellin këtë herë.

Po si vallë ne ta besojmë

Qe na la shoku Enver?

Vunë kujën malet, shpatet,

Ku ka shkelur këmb’ e tij.

Kujën vuri Shqipëria,

Po qan djalin e saj trim.

Por jo s’vdes, Ai do rrojë

Si simboli i lirisë.

Kohërave u prive ndër beteja

O shkëlqim i historisë!

Pas lotëve të hidhërimit

Duart më fort shtrëngohen.

Për rrugën e Enver trimit

Rradhë-rradhë brezat betohen.

Mero Baze student, fakulteti Gjeologji-Miniera

Dhe ashtu siç Mero shkruan në poezinë e tij, për Enverin, “Rradhë-rradhë brezat betohen”. Betimi këtu i përket Meros, që premton botërisht se “Enveri” nuk vdes, ai do rrojë si simboli i lirisë”.

RRETH LIBRIT

Mero me shokë, “Dhimbje dhe betim”

“Dhimbje dhe betim”, është libri i botuar në prill të vitit 1985, me poezitë e 34 studentëve që në atë kohë përjetuan plot dhimbje vdekjen e diktatorit komunist, Enver Hoxha.

Në fakt, vdekja e Enver Hoxhës, u përjetua keq nga shumë njerëz atëherë, pjesa më e madhe e të cilëve, të “hipnotizuar” nga terrori psikologjik i kohës dhe frika e ndëshkimit diktatorial.

Por mes tyre, kishte dhe njerëz si Mero, që nuk u mjaftoi të bënin “detyrën” duke shkuar në homazhet për Enver Hoxhën, siç dallohet dhe Merua në këtë foto, por edhe të shkruajë poezi për të dhe ta botojë në një libër të posaçëm, bashkë me 33 persona të tjerë, intelektualët e ardhshëm të Shqipërisë.

Ja çfarë thuhet në parathënien e librit:

“Dhimbja e madhe për humbjen e udhëheqësit të shtrenjtë të partisë e të popullit, mësuesit tonë të lavdishëm, shokut Enver Hoxha, preku thellë edhe zemrat e armatës së studentëve, pedagogëve e punonjësve të Universitetit që sot mban krenar emrin e tij.

Me dhjetëra poezi janë shkruar këto ditë. Ato janë të thjeshta, por të dala nga zemra. Një pjesë e këtyre poezive i kemi përmbledhur në këtë vëllim. Në çdo strofë, në çdo varg, krahas dhimbjes së jashtëzakonshme ndihet edhe betimi: Në jetë të jetëve do të mbajmë lart emrin dhe veprën e shokut Enver Hoxha”.

“Dhimbje dhe betim”, libër i daktilografuar, me poezi, dhuruar Ramiz Alisë me rastin e ceremonisë së zhvilluar më 28 prill 1985, me rastin e vënies së emrit të Enver Hoxhës, Universitetit të Tiranës.

Erion Braçe, akuza të rënda Erion Veliajt për transportin publik në Tiranë

0

Pak minuta më parë një autobus i linjës së Unazës është përfshirë nga flakët.

Kjo ngjarje ka ndezur reagime dhe një ndër personat që ka reaguar është deputeti i PS-së, Erion Braçe.

Teksa publikon videon e autobusit të përfshirë nga flakët, Braçe ka hedhur akuza ndaj Erion Veliajt duke thënë që transporti publik në Tiranë duhet të ndryshojë totalisht.

Braçe thotë se kompanitë që kanë marrë me kontratë këtë shërbim nuk përmbushin kushtet dhe autobusët janë për në koshin e plehrave.

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, nënvizon se transporti publik në Tiranë duhet të ndryshojë rrënjësisht dhe këto kompani duhet të mbajnë përgjegjësi një herë të vetme.

“TRANSPORTI PUBLIK NE TIRANE DUHET TE NDRYSHOJE TOTALISHT;

KOMPANITE E TRANSPORTIT QE KANE MARRE ME KONTRATE KETE SHERBIM, NUK PERMBUSHIN NE MENYRE TE NDJESHME KUSHTET, VECANERISHT CILESINE E SHERBIMIT;

AUTOBUSE PER NE KOSHIN E PLEHRAVE-aq te vjeter jane;

Totalisht te papershtatshem per trafikun e Tiranes;

Pis e zhul, NDOTIN po aq e ne fund edhe TE RREZIKSHEM sa kohe qe ju ndodh te marrin edhe zjarr, per me teper kur eshte ftohte;

SHIHENI:

Isha ne terren dhe pashe se si mori zjarr!

DUHET TE NDRYSHOJE RRENJESISHT DHE KETO KOMPANI DUHET TE MBAJNE PERGJEGJESI NJE HERE TE VETME!”, shkruan Braçe./ CNA

Opozita çel sot fushatën, Chris LaCivita krah Berishës në sheshin Nënë Tereza, detaje nga organizimi

0

Këtë të premte, Partia Demokratike në orën 19:00, nis në sheshin Nënë Tereza zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit.

Kryetari i PD Sali Berisha, do të jetë një nga folësit politikë, ndërsa tjetri që pritet të ketë një komunikim do të jetë edhe strategu i fushatës së Donald Trump, Chris LaCivita, i cili pritet të mbërrijë në Shqipëri mbrëmjen e sotme.

Ndërkohë që në podium pritet të ngjiten edhe qytetarët të cilët do të rrëfejnë historitë e tyre, qytetarë të cilët vijnë nga shtresa të ndryshme.

Më 12 prill do të prezantohet programi ku kandidatët sipas një udhëzimi, do të takojnë qytetarët për t’ua bërë të ditur programin.

Nërkohë ditën e djehsme ,Berisha është pyetur në lidhje me aktivitetin, por ka preferuar të mos japë detaje duke u shprehur se surprizat do të zbulohen sot.

“Rama është i tmerruar nga vota e lirë. Unë s’jap përqindje dhe numra se nuk jam profet. PD ka një mbështetje madhore kombëtare të qytetarëve shqiptarë për fitoren më 11 maj. Ju shikoni entuziazmin që ekziston sot në Shqipëri. Ndërkombëtarët mbështesin votën e lirë të shqiptarëve”, shprehet ai.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1211528893860196%2F&show_text=false&width=267&t=0

Ndërsa pyetjes së gazetarëve se cilat ishin pritshmëritë për numrin e mandateve që Aleanca për Shqipërinë Madhështore do presin nga 11 maji, Berisha preferoi të mos flasë me numra.

“Unë nuk jap kurrë përqindje dhe numra, sepse unë nuk jam profet. Ajo që bëj unë është të siguroj një mbështetje madhore kombëtare dhe ndërkombëtare në fitoren e 11 majit dhe besoj se këto janë evidente. Shihni entuziazmin që ekziston dhe optimizmin e ligjshëm që ekziston sot në Shqipëri”, tha ai.

Profesori i njohur, mesazh Erion Veliajt/ Bëhu i penduar, do vuash më pak

0

Profesori Sadik Bejko i ka përcjellë një mesazh kryebashkiakut të arrestuar për akuza të rënda Erion Veliaj në burgun e Durrësit.

Profesori e këshillon Veliajt të bëhet i penduar i drejtësisë dhe të pranojë që është në burg që të vuajë më pak.

Mesazhi i profesorit Sadik Bejko

Erion Veliaj…

Vër mend dhe dëgjo. Pranoje veten aty ku je. Pranoje se je i burgosur. Pranoje se nuk je i pafajshëm.

Nga kjo platformë (je i burgosur, je i fajshëm) ndërto taktikat se si t’ia dalësh me sa më pak dhëmbje. Je një i prangosur… që do të dënohesh. Nuk do të shpëtosh nga prangosja. Për të gjitha këto… bisedo me avokatët e tu. Paguaji mirë. Ata, në janë profesionistë, në janë të ndershëm në profesion, të mësojnë ç’të bësh dhe si ta bësh.

E thëna, fati i keq, për ty nuk kthehet mbrapsht. Ke humbur, Erion. Nuk kthehesh më në politikë. Je i mbaruar.

Më vjen keq që je aty ku je.

Dy muaj dhe “Jam pa akuzë”, thua. Vërtet. Por opinioni i rrugës thotë… na thuaj, more Erion, si, me çfarë kjo gruaja jote vetëm për breçkat luksi harxhonte miliona…

… miliona euro për breçka luksi dhe një burrë si ti nuk e di. Qënke i pafajshëm, i painformuar. Mjerë ti që nuk e dije se pas shpinës sate, gruaja jote hante dardhë e kumbulla,… miliona fustane, breçka, sutjena me sumbulla.

Ti je burrë i ndershëm, more Erion, por gjyshet e lashta pyesnin: një grua nuk ble breçka luksi për burrin, atëherë për kë i blinte breçkat e bukura gruaja jote? Jo për ty, thonë gjyshet. Ty gruaja me kohë t’i kish vënë breçkat në sy. Ti nuk e shihje seç bëhej nga ajo.

Kur nuk sheh ç’të punon gruaja jote, si mund të shohësh ç’të bëjnë, si ta fusin Rama e bashkëpunëtorët e tu 5D e të tjerë burra e gra në Bashki? ?

Të gjithë ta kanë futur. Ose ke mbyllur sytë se të ka pëlqyer të ta fusnin…

por jo deri në burg!?! Jo deri në burg…

Saimir Tahiri sot është me terapi, me kimio. Që të mos jesh nesër si ai, dili përpara së keqes.

Bëhu bashkëpunëtor i drejtësisë. Kjo që të them, nuk të pëlqen.

Pentito(???)

Pyet avokatët e tu. Nëse i paguan mirë, nëse të duan, ata duhet të t’i shkurtojnë vuajtjet.

Kjo botë punon për ty, nëse e paguan. Por kanceri po të hyri në trup, nuk del sado që të paguash.

Mëso të vuash sa më pak.

Ti e paguan “ushtrinë” e mbrojtësve të tu mediatikë me paratë e incerenatorit të Tiranës, incerenator që nuk ekziston?

Pra ti po na mashtron.

Kështu nuk del nga burgu. Do katandisesh si Sajmir Tahiri. … që sot është me kancer. Kujdes, nesër mund të jesh dhe ti.

Bjeri shkurt: rrëfehu para drejtësisë

Rrëfehu së paku për shëndetin tënd fizik, për shëndetin tënd mendor rrëfehu.

Burgu është i pamëshirshëm. I thyen, i copëton egot e superegot që synonin majat e pushteteve të larta.

Ti e humbe lojën për të qenë në pushtet.

Pranoje humbjen. Menaxhoje humbjen. Je një burgaxhi…

… mëso të vuash sa më pak. Kjo nuk është përulje, është urtësi: prano vuajtjen, që të vuash sa më pak.

Të martën Albin Kurtit mund t’i kërkohet dorëheqja si kryeministër

0

Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë në “Frontal” të T7, të enjten se më 15 prill në seancën e Kuvendit Albin Kurtit dhe ministrave që janë zgjedhur deputetë mund të ju kërkohet dorëheqje.

Kjo pasi ai thotë se sipas Ligjit për Qeverinë s’mund të jenë edhe deputetë edhe ministra njëkohësisht.

“Unë pres që partitë opozitare ta sfidojnë çështjen e ligjshmërisë së mandatit të kryeministrit Kurti dhe anëtarëve tjerë të kabinetit qeveritar që nuk kanë dhënë dorëheqje, kjo në pajtim me Ligjin për Qeverinë, sepse nuk mund të ketë mandat edhe si deputet, edhe si ministër”, ka thënë ai.

POSTIMET E FUNDIT