Kreu Blog Faqe 198

Arrestohet ministerja e arsimit

0

Policia konfirmon arrestimin e ministres Adna Mesihoviq dhe ndihmësit të saj nën dyshimin për punësim të paligjshëm

Është arrestuar ministrja boshnjake e Shkencës, Arsimit të Lartë dhe Rinisë, Adna Mesihovic dhe ndihmësja e sa Dženita Viteškić.
Si pjesë e operacionit të koduar “Zarf”, me urdhër të ushtruesit të detyrës së prokurorit të Prokurorisë të Sarajevës, hetuesit e Ministrisë së Brendshme arresetuan atë nën dyshimin për veprën penale të shpërdorimit të detyrës apo autoritetit.

Më saktësisht, ajo dyshohet për punësim të paligjshëm në Ministri.

Herët në mëngjes sot janë kontrolluar banesat e të dyshuarve dhe zyrat e Ministrisë së Shkencës, Arsimit të Lartë dhe Rinisë. U gjetën dokumente dhe sende të tjera që mund të përdoren në procedurë të mëtejshme penale, shkruan Klix.ba.

Ndihma është ofruar edhe nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ndryshe, pas procedimit penal nga Drejtoria e Policisë Kantonale, të dyshuarit do t’i dorëzohen Prokurorisë për hetime të mëtutjeshme

Rrugë “me porosi” për pallatin e Ajola Xoxës

0

Mes zhvillimit të vrullshëm dhe shpesh të pamëshirshëm, Tirana po humb shtresat e fundit të identitetit. Por jo të gjithë heshtin. Në një cep të vjetër të qytetit, aty ku kryqëzohen rrugët Qemal Stafa, Hoxha Tahsin dhe Faik Tërnova, një familje vendosi të mos dorëzohet.

Familja Çoku, e vendosur të ruajë shtëpitë tiranase të trashëguara brez pas brezi, u përball me një plan të Bashkisë së Tiranës që do të sillte shembjen e banesave të tyre për të hapur një rrugë të re. Një rrugë që, sipas dokumenteve, do t’i shërbente drejtpërdrejt zhvillimit të pronave të familjes Xoxa, bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj.

Lindita Çoku, sot banon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku punon si mjeke. Ajo udhëheq një shoqatë që punon për promovimin e vlerave identitare të kryeqytetit “Shoqnia Tirona Autoktone”.

Përmes një bisede telefonike, Lindita na rrëfen historinë e familjes së saj dhe pronave të tyre në zonën e rrugës Qemal Stafa që nga periudha e Mbretit Zog, përndjekja gjatë diktaturës dhe rimarja e pronave pas rënies së regjimit.

“Babai im është i vetmi nga familja Çoku që është lindur dhe rritur aty (në rrugën Qemal Stafa) në pronat tona, sepse pjesa tjetër u përndoqën nga sistemi komunist, mendo se sa e shenjtë dhe sublime është për të që të mbyllë sytë në shtëpinë e vet”, rrëfen Lindita.

Por Bashkia Tiranë kishte plane të tjera.

Duke punuar nën rogoz, Veliaj po përgatiste ndryshimet e nevojshme që do t’i hapnin rrugë krijimit të një rrugë në favor të familjes së bashkëshortes Ajola Xoxa dhe ndërtimit të një pllati në tokën e saj. Projekti përfshinte edhe shembjen e banesave të vjetra.

Ajola ishte zotëruese e një shtëpie me truall në afërsi me pronat e familjes Çoku, të trashëguara nga babai i saj, Arben Xoxa, të cilën pas vitit 2019, familja Xoxa vendos ta zhvillojë me ndërtimin e dy pallateve 8-11 kate.

Lindita Çoku, mëson në fillim të vitit 2022 se me vendim të kryetarit të Bashkisë ishte hartuar një Plan i Detajuar Vendor (PDV), i cili i hapte rrugë shembjes së shtëpisë së saj të vjetër dhe ndërtimit mbi truallin e saj të një rruge që do t’i shërbente pallatit që do të ndërtohej.
“Që të ndërtohej kompleksi kishte nevojë për tre rrugë, ndërsa toka që kishte Ajola kishte vetëm dy,” shprehet Lindita Çoku duke përmendur rrugët “Faik Tërnova” dhe “Qemal Stafa”. Më tej Lindita shton se u detyrua të bëjë punë hulumtuese për të zbuluar “hilet që po përdoreshin”.

“Duke gënjyer në letër sikur përgjatë shtëpive tona ishte një rrugë, dolën me atë planin që ‘Ne do t’ua shëmbim shtëpitë, se do zgjerohet rruga’…” thotë Lindita.

Në letër, bashkia kishte krijuar një rrugë me emrin “Hajdar Kërçiku”, që sipas dokumenteve lidhte rrugën “Hoxha Tasin” me rrugën “Qemal Stafa”, por në fakt bëhej fjalë për një rrugicë pa krye. Në realitet dy anët e rrugëve kryesore kanë qenë të lidhura vetëm me rrugën “Faik Tërnova”.

“Edhe sot e kësaj dite nuk ka rrugë aty, shtëpitë tona hyrjen e kanë nga Qemal Stafa dhe kemi dhe një rrugicë qorre që është rrugica Çoku”, thotë Lindita për Citizens.

Bashkia e miratoi PDV-në për ndërtimin e rrugës “Hajdar Kërçiku” në vitin 2022, pjesë e njësisë strukturore TR/7. Ajo e prezantoi ndërtimin e rrugës së re si nevojë për zhvillimin e infrastrukturës dhe lidhjes së zonave.

Por Lindita shprehet se në fakt vendimi ishte favorizim i Veliajt ndaj bashkëshrotes dhe familjarëve të saj.

“Përpjekjet e Ajolës dhe Veliajt kanë qenë që në mandatin e parë [2015-2019], sapo mori mandatin e dytë [2019-2023] filloi lëvizja [e interesimeve] me arkitektë, ne ja premë shkurt që s’kemi ndërmend të shembim shtëpiat tona”, kujton Lindita.

Ajo shprehet se familja e saj do të mirëmbajë dhe ruaj traditën duke synuar të lërë trashëgimi për qytetin.

“Ata duke parë rezistencën tonë filluan planet për të na asgjësuar dhe për të ndërtuar në interes të tyre”, shton Lindita.

Në vitet 2022-2023 bashkia dha tre leje ndërtimi në lagjen e Linditës, e cila konstatoi se kryetari i bashkisë Veliaj kishte vepruar në shkelje të kompetencave për t’i hapur rrugë projekteve.

Pas këtyre konstatime ajo iu drejtua qendrës “Res Publica” për të ngritur padi në gjykatën Administrative me argumentin se miratimi i PDV-së nuk kishte respektuar procedurat ligjore, pasi nuk ka pasur bazë të qartë urbanistike.

Ajo dhe “Res Publica” këmbëngulën se miratimi i PDV-së qe bërë pa konsultim të duhur publik dhe pa pasur analizë të plotë të ndikimit të tij në pronat dhe jetën e qytetarëve të zonës.

Më 3 prill, familja Çoku arriti ta fitojë çështjen, duke rrëzuar vendimin e kryebashkiakut Veliaj për ndërtimin e rrugës “Hajdar Kërçiku” për të lidhur rrugën “Hoxha Tahsin” me “Qemal Stafën”.

Gjykata argumentoi se PDV-ja e miratuar nga bashkia, e cila parashikonte ndërtimin e kësaj rruge, është e pavlefshme. Sipas saj hapja e saj nuk ishte e justifikuar duke qenë se dy rrugët kryesore lidheshin prej rrugës “Faik Tërnova” rreth 40 metra më tutje.

“Në saj të një studioje ligjore tepër profesionale, ne arritëm të fitojëm gjyqin me një rezultat spektakolar ku 5 gjakëts ngritën kartonin jeshil në favorin e familejs Çoku dhe hodhën poshtë githë planin korruptiv të Xoxës dhe Veliajt”, shprehet Lindita.

Ajo shton më tej se në shtator të 2024 e ka paditur kryebashkiakun edhe ne SPAK, dhe se ka edhe procese të tjera gjyqësore që lidhen me Xoxën dhe Veliajn.

Vendimi i gjykatës në favor të familjes Çoku, provoi po ashtu se ndërtimi i rrugës “Hajdar Kërciku” është marrë në kushte te konfliktit të interesit, si pasojë e lidhjeve familjare të Veliajt me zotëruesit e pronës.

“Rasti jonë ka haspur një kaptiull të ri për komunitetin dhe kryeqytetin, nëse ne humbim rrënjët e identitetit si individ e si komunitet do humbasim Shqipërinë, ne shohim në pikturën e madhe, jo vetëm tullën llaçin dhe qerpiçin”, shprehet Lindita.

Zona mes rrugëve “Hoxha Tahsin”, “Faik Tërnova” dhe “Qemal Stafa” u dend me tre leje ndërtimi mes viteve 2022-2023. Ato u dhanë brenda 6 muajve nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj.

Më 19 tetor 2022, bashkia miratoi lejen për pallatin 10-katësh me dy kate parkimi nëntokë për kompaninë “A&G Construction” të Gentian Bruzjës dhe Florjan Sulës. Projekti qe konceptuar nga studio Atelier 4 e Altin Premtit dhe vëllezërve Olsi, Andi dhe Alban Efthimi.

Më 27 dhjetor 2022, bashkia miratoi lejen e ndërtimit për një pallat tjetër 10-katësh, por me tre kate parkimi nëntokë për kompaninë “Tirana-1 Konstruksion” të sipërmarrësve Arben Dibra dhe Luigj Paloka. Projekti qe hartuar nga Studioarch4 e Lorin Çekrezit dhe Rezart Strugës.

Të dyja lejet ishin për objekte banimi dhe shërbimesh me orientim dhe lidhje me rrugën “Qemal Stafa”. Rreth katër muaj më vonë, më 25 prill 2023, bashkia miratoi lejen e tretë në të njëjtën zonë.

Kësaj here për një pallat 8-katësh me një kat parkimi nëntokë për sipërmarrësin Artan Dumi dhe kompaninë “Gramozi Ndërtim Projektim” të Idajet Alushit dhe Genci Hadajt. Edhe ky projekt u konceptua nga studio Atelier 4 e Premtit dhe vëllezërve Efthimi, por kishte dalje nga rruga “Faik Tërnova”.

Hetimet e SPAK zbuluan se përpara miratimit të këtyre lejeve pati transaksione të dyshimta mes bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj dhe një të afërmi të saj.

Në vitin 2019, Ajola Xoxa rezulton se trashëgoi nga i ati, Agron Xoxa, pjesë nga dy shtëpi 147 m2 dhe 130 m2 dhe një sipërfaqe totale trualli prej 915 m2 (Pronat 3/173; 3/197 ZK 8150). Këto prona kanë qenë pas pallatit ekzistues ku ka aktualisht zyrat shoqata “Shoqnia Tirona Autoktone” e Lindita Çokut.

Në vitin 2020 Ajola ia shiti këto prona kushëririt të saj Valmir Xoxa, muzikant në bandën frymore të Bashkisë së Tiranës, për një vlerë prej rreth 140 mijë euro.

Prokuroria dyshon se ky transaksion ka qenë fiktiv pasi Valmir Xoxa, nuk ka pasur të ardhura të mjaftueshme për krimjimin e një shume të tillë kursimesh, ndërsa figuron edhe përfitues i një kredie të butë nga bashkia Tiranë.

Për më tepër përballë prokurorëve Valmir Xoxa ka ndryshuar disa herë versionet e dëshmisë. Ai nuk ka treguar dijeni të saktë se kush ishin ndërtuesit e pallatit, marrëveshja me to dhe përfitimi konkret që ai do të kishte nga investimi: një apartament, një dyqan dhe një post parkimi.

Pas vitit 2020 bashkia me në kyre bashkëshortin e Ajolës, Erion Veliajn, ka vepruar duke nisur hartimin e PDV-së së zonës (TR/7) dhe më pas në vitin 2021 e ka miratuar. Në shkurt 2022 PDV-ja është saktësuar dhe botuar me hartën përkatëse. PDV-ja ka pasur të shtuar rrugën “Hajdar Kërçiku”.

Sipas vendimit të gjykatës Administrative, rruga që i jep akses ish-pronës së Xoxës, i shton vlerë investimit për pallatet dhe është dhënë nga Veliaj, përveçse në konflikt interesi, edhe në shkelje të kompetencave pasi miratimi i ndërtimit të rrugëve të reja bie nën juridiksionin e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe jo të Bashkisë.

SPAK akuzon Veliajn dhe bashkëshorten për korrupsion, pastrim parash dhe deklarim të rremë pasurie. Prokuroria dyshon se ata përfituan qindra mijëra euro nga një skemë korruptive qarkullimi parash publike përmes OJF-ve të Xoxës.

Veliaj i ka mohuar akuzat, duke i quajtur sulm politik nga kundërshtarët e tij./ Citizens.al

BILD: Gjermania shkatërron Edi Ramën, bllokon zgjerimin e BE, qeveria gjermane, ‘nuk ka zgjerim pa reformim’

0

Qeveria e re gjermane, e forcuar në bazë të një koalicioni të gjerë qeverisës, duket se do i japi një goditje të fortë rrugëtimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera për integrimin në Bashkimin Europian. Ndërsa në Shqipëri kryeministri Edi Rama po përdor si të vetmen kartë të fushatës integrimin, sinjalet nga gjermania duket se janë negative.

Në marrëveshjen e firmosur mes forcave qeverisëse specifikohet edhe qëndrimi i Gjermanisë në raport me Bashkimin Europian, duke bllokuar zgjerimin deri në reformimin e Unionit. Lajmi është publikuar nga prestigjozja Bild, që ka zbardhur edhe pjesë të kësaj marrëveshje.
“Nuk ka zgjerim të BE-së pa ristrukturim të BE-së”- shkruan Bild që thekson se kjo do të ketë pasoja për vendet e Ballkanit.

“Kjo do të shkaktojë pakënaqësi, veçanërisht në Ballkan: Qeveria e re në thelb po e ndalon zgjerimin e BE-së. Kjo e bën një reformë themelore të BE-së dhe mekanizmave të saj të vendimmarrjes një kusht për pranimin e shteteve të reja anëtare si Kosova, Serbia ose Shqipëria, të cilat janë në listën e pritjes.” shkruan Bild.

Më tej Bild zbardh edhe pjesë të kësaj marrëveshje, ku pika kryesore është reformimi dhe forcimi institucional i Unionit.

“Zgjerimi i BE-së dhe aftësia e saj për të thithur anëtarë të rinj duhet të shkojnë dorë për dore. Prandaj, jo më vonë se zgjerimi i ardhshëm, na duhet një konsolidim dhe reformë e brendshme e BE-së që e forcon atë institucionalisht.” shkruan Bild.

Ndërsa edhe vetë Bashkimi Europian kërkon që vendet aspirante duhet të jenë gati përpara se të anëtarësohen, kryeministri Edi Rama në prag të zgjedhjeve, e cilëson këtë si një dhuratë.

Ndërkohë në institucionet më të larta të Bashkimit Europian është ngritur alarmi për situatën e demokracisë, ekonomike por edhe të kriminalitetit të lartë në të cilën ndodhet Shqipëria.

Dy muaj në burg, Veliaj: Jam ende pa akuzë, s’ka dalë askush që të kem korruptuar

0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një mesazh nga qelia e paraburgimit në Durrës, në ditën që shënon dy muaj nga ndalimi i tij. Përmes një postimi në rrjete sociale Veliaj thekson se ndodhet ende i burgosur pa një akuzë konkrete dhe pa një përballje gjyqësore.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, sot mbushen 2 muaj nga burgimi im pa gjyq – larg familjes, gruas, djalit të vogël dhe nënës. Por, edhe larg punës në bashki e fushatës, dy pasioneve të jetës sime.

Doja vetëm t’ju falënderoja për mirësinë e mbështetjen ndaj Kait dhe Ajolës, si dhe dy nënave tona – 3 gra pa burrat e tyre, por me kurajo e dinjitet falë jush që u jeni gjendur pranë!

Jam ende pa akuzë prej një anonimi që nuk ekziston. S’ka dalë askush që të kem korruptuar. Ende askush që të më ketë korruptuar. Kush më njeh e di që në çdo ditë të punës time kam ndihmuar këdo, kudo e kurdo me ndershmëri.

Ndaj, meqë më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk, atyre që i janë gjendur familjes sime, iu them nga zemra “Faleminderit”! Nuk do t’ua harroj kurrë! Bekime dhe mall për ju të gjithë.

Marrëveshja Rama-Meloni prapë me probleme/ Aanulohet ardhja e 40 emigrantëve në Shëngjin

0

Qeveria Meloni po vë në jetë dekretin e miratuar më 28 mars dhe tashmë kampi i Gjadrit do të përdoret edhe për ndalimin e emigrantëve që presin dëbimin dhe që nuk kanë më të drejtë për azil.

Në bazë të këtij dekreti, nesër në Portin e Shëngjinit priten të mbërrijnë dy anije me total 40 emigrantë që kanë urdhër dëbimi. Anijet priteshin të mbërrinin në vendin tonë pasdite, por për arsye ende të paqarta u anulua ardhja e tyre sot.

Anija e parë pritet të mbërrijë në orën 15:00 me 15 emigrantë dhe e dyta rreth orës 19:00 me 25 emigrantë si pjesë e marrëveshjes Shqipëri-Itali. Ata do të akomodohen përkohësisht në qendrën e pritjes në Gjadër. Ky fluks pritet të rritet, por konfirmohet se në vazhdim do të operohet me linjat ajrore për të sjellë emigrantët.

Afati maksimal i qëndrimit në qendrën e Gjadrit do të jetë 18 muaj. Ministri i Brendshëm Italian, Matteo Piantedosi, ka theksuar se politikat e reja kanë ulur ndjeshëm fluksin e emigrantëve në Itali dhe se qendrat në Shqipëri janë një model efektiv menaxhimi.

Pas një pauze të funksionimit të qendrave pritëse në Shëngjin dhe Gjadër, drejtuesit e qendrave kanë rikontaktuar punonjësit që ishin pjesë e bashkëpunimit të parë për të rifilluar punën në këto kampe duke filluar nga enjtja.

Me këtë dekret qeveria italiane nuk ka ndryshuar destinacionin e qendrës, por synon ta përdorë edhe për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm në pritje të dëbimit. Fillimisht, kjo qendër ishte menduar për mbajtjen deri në 28 ditë të azilkërkuesve të shpëtuar në det nga anijet ushtarake italiane, të ardhur nga vendet e konsideruara të sigurta, për t’iu nënshtruar procedurave të përshpejtuara kufitare.

Tani, emigrantët e dëbuar do të mbahen në Gjadër deri në 18 muaj, derisa vendet e tyre të origjinës të pranojnë kthimin e tyre. Qeveria Italiane është në pritje të vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së mbi dekretin për “Vendet e sigurta”.

Ministri Ulsi Manja lë të kuptohet se e ka takuar Erion Veliajn në burg: Nuk jap dot përgjigjie për çështje që janë në hetim

0

Përgjimet e bëra në qelinë e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliajn, shokuan opinionin publik për shkak edhe të kërcënimeve dhe fyerjeve që ai kishte bërë për ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, të cilin e fajësonte për kontrollet në qelinë e tij.
Gjatë një interviste për faqen “Lolita”, i pyetur për çështjen e Veliajt, Manja refuzoi të komentonte detajet duke u shprehur se nuk flet për çështje nën hetim. Ndërsa sa i takon pyetjes nëse ka qenë ai që ka dhënë urdhrin për të përgjuar kryebashkiakun në qeli, Manja tha se e ka lënë prej kohësh punën e prokurorit.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Si e shikon arrestimin e Erion Veliajt, një petale e thatë që duhej t’i hiqej trëndafilit të PS apo lule e këputur padrejtësisht nga prokurori Ols Dado?

Manja: Edhe për shkak të formimit tim edhe për shkak të punës si prokuror në të shkuarën, nuk bëj komente për çështje të tilla. Por një gjë është e qartë, ne e kemi mbështetur Reformën në Drejtësi dhe do të vazhdojmë të mbështesim në të mirë të vendit dhe drejtësisë.

Pyetje: A e ke vizituar Erion Veliajn në burg?

Manja: Më vjen keq që nuk të jap dot përgjigjie për çështje që janë në hetim.

Pyetje: A e keni përgjuar në burg Erion Veliajn?

Manja: Ka kohë që e kam lënë këtë zanat, që në maj të 2009-ës kur vendosa ta lë prokurorinë dhe të merrem me politikë.

Në përgjimet e publikuara nga dosja e Veliajt, kryebashkiaku shprehej ashpër ndaj Manjës duke thënë se “do ta mbysë me thonj” dhe duke iu drejtuar me fjalët “ndyrësirë dhe katunar” në bisedën me Ajola Xoxën dhe Arbër Veliajn.

Pas sulmit brutal të patronazhistit Ilir Demaliaj, Kujtim Gjuzi u kërkon miqve qetësi dhe akuzon direkt Edi Ramën

0

Shkruan Kujtim Gjuzi

Reagim me falenderimi!

Të gjithë nipat, miqtë dhe shokët që u interesuan për sulmin brutal mbetur në tentative të një psikotropi lBDH Patronaxhisti ishte i yshtur nga kryerilindasi ndaj meje.

Ju bëj me dijeni se Unë Kujtim Gjuzi jam politikan dhe nuk bëj boksierin, andaj si një boksier e shmanga sulmin. “Shqelmi i Qorrit” dhe Rilindja e Krimit edhe kësaj here doli huq dështoi. I lutem nipave dhe vllazërisë të mos sulmojnë fizikisht Anal Kanalistin llir Binak Demali Haxhiraj me dy mbiemra.

Ai është si një personazh Jago Gore Rilindja e Spiunëve. I dhunuar në fëmini dhe rini nga babai i tij sigurimsi kriminel e rrihte me rrip pantallonash. Patronazhisti Ilir Demaliaj Haxhiraj ky lëpirës i familjes kryeministrore kishte dy mbiemra, ka kohë që mori mbiemrin e katërt. Ilir Patronazhist Rilindja, sot tregoi që është i biri një Sigurimsi kriminel dhe nuk pritet dicka tjetër prej tij.

Kujtim Gjuzi nuk ka marrë asnjë goditje fizike falë levizjes mbrojtëse pasi eleminova sulmin me kundërsulm në tryezë, por edhe mbrojtjes së sekretares për siguri Znj. Sanie lsuf Hajdarmetaj dhe stafit nëHotel Tirana.

AfD-ja del e para në sondazhin në Gjermani

0

Partia e krahut të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka kryesuar për herë të parë një sondazh të madh të mbështetjes publike mbarëkombëtare, duke kaluar aleancën e kancelarit në pritje Friedrich Merz.

Sipas një sondazhi të ri të Ipsos të publikuar të mërkurën, AfD ka 25% të mbështetjes publike, ndërsa blloku i qendrës së djathtë, Unioni Kristian Demokrat (CDU) dhe Unioni Kristian Social (CSU) pasojnë me 24%.

Krahasuar me sondazhin e mëparshëm në fillim të marsit, AfD fitoi tre pikë, ndërsa konservatorët ranë me pesë. Mbështetja për socialdemokratët (SPD) të kancelarit në largim Olaf Scholz mbeti e pandryshuar në 15%, ndërsa të Gjelbërit ranë në 11%, dhe tani janë të barabartë me Partinë e Majtë, e cila fitoi dy pikë për të arritur nivelin e saj më të lartë që nga dhjetori 2016, shkruan Rt.

Sondazhi anketoi 1,000 votues me të drejtë vote në datat 4-5 prill.

Udhëheqësja e AfD Alice Weidel festoi sondazhin në një postim në X: “Për herë të parë në historinë e shkurtër të AfD-së, ne jemi partia më e fortë në Gjermani…Qytetarët duan ndryshim politik – jo një koalicion ‘bizneis si zakonisht’ midis CDU/CSU dhe SPD!”

Në zgjedhjet federale të shkurtit, CDU/CSU fitoi me 28.5% të votave. Kreu i CDU Merz, kancelari i supozuar i ardhshëm, tani po negocion një koalicion me SPD-në e qendrës së majtë, e cila pësoi një disfatë historike, duke fituar vetëm 16.4%.

Sipas raporteve të mediave gjermane, të dy palët po punojnë për të pwrmbyllur marrëveshjet për çështje kyçe si emigrimi, klima dhe marrëdhëniet me BE-në. Një nga qëllimet thuhet se përfshin mbajtjen e AfD-së jashtë pushtetit. Merz tha muajin e kaluar se ai synon të formojë qeverinë e re përpara Pashkëve më 20 prill. Një marrëveshje do t’i jepte koalicionit 328 vende në Bundestag, lehtësisht mbi 316 që nevojiten për një shumicë.

Vjedhja e TIMS dhe ‘Xibraka’, Ferdinand Dervishi kallëzon në SPAK Bledi Çuçin, Taulant Ballën dhe 10 të tjerë

0

Gazetari Ferdinand Dervishi ka depozituar ditën e sotme në SPAK një kallëzim penal për përgjegjësit e ndërhyrjes në sistemin TIMS, në datat 2 dhe 3 gusht 2023.

Dervishi bën të ditur se kallëzimi në SPAK nis me emrin e ish-ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ministrit pasardhës Taulant Balla, një numri drejtuesish të lartë të policisë dhe përfundon me emrat e ekzekutorëve në terren të vjedhjes së databazës së TIMS. Gjithsej 12 persona.

Ai tregon më tej se akuzat janë 13 dhe nisin me “falsifikim i dokumenteve” dhe përfundojnë me “kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gazetari shprehet se “ky grup është përgjegjës jo vetëm për ndërhyrjen në sistemin TIMS por edhe në emërimet flagrante në majën e kupolës së Policisë, si rasti i Ervin Muçës, me të kaluar kriminale në Itali, me probleme me ligjet në Shqipëri, të cilin e morën nga rruga dhe e emëruan Drejtor Departamenti në Polici duke i dhënë edhe gradën Drejtues i Lartë”.

Dervishi deklaron se ka dyshuar që në fillim që ndërhyrja kishte lidhje me pastrimin e të dhënave që TIMS ruante për ‘Xibrakën’.

“Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë e të tjerë zyrtarë heshtën dhe për 20 orë nuk vepruan, duke rrëzuar praktikisht shtetin, njëlloj si në rastin e mosekzekutimit nga Policia te urdhër-ndalimeve të Prokurorisë per vrasjet e 21 janarit 2011.

Më pas ustallarët e Rilindjes e sabotuan edhe komisionin hetimor parlamentar, edhe dërgimin në SPAK të çështjes.“- deklaron Dervishi në një postim në Facebook.

 

Postimi i plotë:

VJEDHJA E TIMS, XIBRAKA DHE KALLËZIMI NË SPAK!

Sot, depozitova në SPAK, me funksionet e një gazetari, një kallëzim penal për përgjegjësit e ndërhyrjes në sistemin TIMS, në datat 2 dhe 3 gusht 2023.

Dyshoja qysh në fillim që ndërhyrja kishte lidhje me pastrimin e të dhënave që TIMS ruante për XIBRAKEN.

Por nuk kisha prova.

Bindje dhe të dhëna kisha për vjedhjen në serverat e TIMS – një ngjarje që u lajmërua menjëherë nga punonjësit, por që, për habi, eproret e tyre nuk u ndien

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë e të tjerë zyrtarë heshtën dhe për 20 orë nuk vepruan, duke rrëzuar praktikisht shtetin, njëlloj si në rastin e mosekzekutimit nga Policia te urdhër-ndalimeve të Prokurorisë per vrasjet e 21 janarit 2011.

Më pas ustallarët e Rilindjes e sabotuan edhe komisionin hetimor parlamentar, edhe dërgimin në SPAK të çështjes.

Aq të zellshëm u treguan, saqë detyruan dhe nje deputet me profesion të parë klerik i Zotit, të bënte, në të gjitha hapat, rolin e djallit.

Para pak ditësh Prokuroria e Tiranës mori të pandehur një person të vetëm për ngjarjen. Pra, si të gjitha historitë ku ka pasur mëkate politika edhe ajo po shkonte kokoshi – një thelë.

Ky lajm dhe fakti që çështjen e TIMS e kisha denoncuar dhe ndjekur si gazetar, më detyroi që të bëj një premtim dhe këtë premtim ta mbaj.

Kallëzimi nis me emrin e ish-ministrit te Brendshëm Bledi Çuçi, ministrit pasardhës Taulant Balla, një numri drejtuesish të lartë të policisë dhe përfundon me emrat e ekzekutorëve në terren të vjedhjes së databazës së TIMS. Gjithsej 12 persona.

Akuzat jane 13. Nisin me “falsifikim i dokumenteve” dhe përfundojnë me “kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ky grup është përgjegjës jo vetëm për ndërhyrjen në sistemin TIMS por edhe në emërimet flagrante në majën e kupolës së Policisë, si rasti i Ervin Muçës, me të kaluar kriminale në Itali, me probleme me ligjet në Shqipëri, të cilin e morën nga rruga dhe e emëruan Drejtor Departamenti në Polici duke i dhënë edhe gradën Drejtues i Lartë.

Veprime që u nisën e përfunduan në pak ditë kalendarike, si të kishte dhënë urdhër Zoti.

E premtova dhe e bëra kallëzimin me bindje absolute dhe me qëllim për të respektuar veten dhe karrierën time.

E bëra kallëzimin edhe për ti dhënë një shembull kurajoje shoqërisē sonë të marrë peng nga një grusht politikanësh të korruptuar dhe njëkohësisht kriminelësh ordinerë.

Donald Trump: Zhvendosni kompanitë në SHBA, zero detyrime

0

Kjo është një kohë e shkëlqyer për të zhvendosur bizneset tuaja në SHBA, siç po bëjnë Apple dhe shumë të tjerë. Zero detyrime. Mos prit, bëje tani.

Është ky mesazhi i Presidentit amerikan Donald Trump, në rrjetin social Truth.

Javën e kaluar, presidenti amerikan vendosi tarifa gjithëpërfshirëse që varionin nga 10% në 49% për importet nga të gjitha vendet.

Thirrja e Trump duket se vjen pas vendosjes së tarifave ndaj shteteve të tjera dhe fuqizimit të ekonomisë amerikane.

POSTIMET E FUNDIT