Kreu Blog Faqe 199

BBC: Ja kush janë biznesmenët shqiptarë që kontrollojnë trafikun e kokainës në Ekuador

0

“Mafia shqiptare më merrte në telefon dhe më thoshte: ‘duam të dërgojmë 500 kg drogë’. Nëse nuk pranon, të vrasim”, kështu ka deklaruar Cesar, një anëtar i “King Latin”, një bandë kriminale droge në Ekuador.

Për Cesar, emri i vërtetë i të cilit ende nuk dihet, BBC ka bërë një artikull se si ai u rekrutua nga një oficer i korruptuar i policisë kundër narkotikëve për të punuar për mafian shqiptare, një nga rrjetet më të frytshme të trafikut të kokainës në Europë.

Cesar, 36 vjeç, fillimisht filloi të punonte me kartele kur ishte 14 vjeç, ai thotë se ishte njeriu “perfekt” që shqiptarëve iu duhej, pasi ai di çdo shteg dhe nyjë se si funksionojnë bandat dhe trafiku i të “bardhës”.

“Shqiptarët kishin nevojë për dikë që t’ua zgjidhte problemet. I njihja rojet e portit, shoferët e transportit, mbikëqyrësit e kamerave”, ka thënë ai.

Duke sqaruar më tej dhe rolin e tij. Sipas asaj që Cesar ka thënë, me kërkesë të shqiptarëve, ai u jepte për të ndihmuar në kontrabandën e drogës në portet e Ekuadorit ose për të bërë një “sy qorr”.

Edhe Cezar fitonte shuma të “kripura” në kontrabandistët shqiptarë.

Ai merrte rreth 3 mië dollarë, për një punë, por edhe nëse paratë do të mungonin, ai sërish do të duhej që të “kopsiste” punët e tyre.

“Nëse nuk bën një punë që kërkojnë shqiptarët, ata do të të vrasin”, ka thënë ai.

Më tej ai tha se ndjen keqardhje që i është futur kësaj “valle”, pra tregtisë së drogës. Por sërish ka “justifikuar” veten duke thënë se fajin e kanë vendet konsumatore.

“Nëse konsumi vazhdon të rritet, kështu do të rritet edhe trafikimi. Do të jetë i pandalshëm”, ka thënë ai duke theksuar se ata që e pësojnë në fund të fundit janë punëtorët e zakonshëm.

Në këtë artikull është shpjeguar edhe rrugëtimin që kokaina bën për porosi të shqiptarëve. Mësohet se pasi kokaina arrin në Ekuador nga Kolumbia ose Peruja, ajo ruhet në magazina derisa punëdhënësit e tij shqiptarë marrin dijeni për një kontejner transporti që do të niset nga një nga portet për në Evropë.

Bandat përdorin tre metoda kryesore për të kontrabanduar kokainën në ngarkesa: fshehjen e drogës në ngarkesë para se të arrijë në port, thyerjen e kontejnerëve në port ose bashkimin e drogës me anijet në det.

Përfaqësuesi i industrisë së bananeve, Jose Antopnio Hidalgo (Jo emri i tij i vërtetë) ka shpjeguar se mënyra e transportit të kokainës e cila ndiqet gjerësisht është ajo përmes kontejnerëve me banane.

“Eksportet e bananeve përbëjnë 66% të kontejnerëve që largohen nga Ekuadori, 29,81% shkojnë në Bashkimin Europian, ku konsumi i drogës po rritet”, shpjegon ai.

Disa banda madje kanë krijuar kompani të rreme të importit ose eksportit të frutave në Evropë dhe Ekuador si një front për aktivitete të paligjshme.

“Këta trafikantë evropianë paraqiten si biznesmenë,” ka shtuar ai.

Një shembull famëkeq është Dritan Gjika, i akuzuar si një nga drejtuesit më të fuqishëm të mafias shqiptare në Ekuador.

Prokurorët thonë se ai kishte aksione në kompanitë e eksportit të frutave në Ekuador dhe kompanitë e importit në Evropë, të cilat i përdorte për trafikimin e kokainës.

Ai mbetet në arrati, por shumë nga bashkëpunëtorët e tij u arrestuan pas një megaoperacioni ndërkombëtar, shkruan BBC.

Avokatja Monica Luzárraga mbrojti një nga bashkëpunëtorët e tij dhe tani ka dhënë më tepër detaje se si kanë funksionuar apo dhe vazhdojnë të funksionojnë këto rrjete.

“Në ato vite, eksportet e bananeve në Shqipëri lulëzuan”, thotë ajo.

Kush është Dritan Gjika:

Mbreti shqiptar i kokainës, Dritan Gjika 48 vjeç është personi, i cili akuzohet për drejtimin e një bande kriminale që trafikonte drogë midis Ekuadorit dhe Evropës.

Emri i Gjikës u zbulua nga policia ekuadoriane, e cila zhvilloi një meagoperacion antidrogë në 57 vende te ndryshme ne bashkëpunim me autoritetet spanjolle.

Në kuadër të aksionit policor u arrestuan në total 30 persona.

Autoritetet thanë se operacioni kriminal synonte të importonte të paktën 3.2 ton në portet e Spanjës të fshehur mes bananeve, duke përfituar nga pozicioni i Ekuadorit si eksportuesi numër një në botë i frutave.

“Koka” që drejtonte grupin e trafikimit të drogës, Dritan Gjika, prej vitesh jeton në Ekuador dhe njihet për lidhjet që ka pasur me Ruben Cherres, mik i kunatit të ish-presidentit të Ekuadorit, Guillermo Lasso.

Dritan Gjika, njihet edhe me nofkën “shkodrani”, edhe pse nuk rezulton të jetë me origjinë nga Shkodra.

Siç dhe u bë me dije më herët Gjika kishte ngritur një biznes me frutat ekzotike dhe nga ai moment ishte vendosur në Ekuador.

Në portet e Ekuadorit, policia dhe forcat e armatosura përpiqen të kontrollojnë situatën. Policia skanon çdo kuti banane, madje edhe zhytësit e policisë kontrollojnë nën anije mos ndoshta trafikantët kanë fshehur drogën.

Të gjithë janë të armatosur, madje edhe ata që thjesht ruajnë kutitë e bananeve përpara se ato të ngarkohen në kontejnerë transporti.

Kjo sepse nëse droga gjendet gjatë një kontrolli, ka të ngjarë të përfshihet një punonjës i korruptuar i portit dhe mund të shkaktojë një incident të dhunshëm.

Pavarësisht këtyre përpjekjeve, policia thotë se sasia e kokainës që po kontrabandohej me sukses nga Ekuadori ka arritur një rekord të lartë.

Gati 300 ton drogë u kapën vitin e kaluar, një rekord i ri vjetor, sipas ministrisë së brendshme të Ekuadorit.

Nga Roshi te Doshi, pasojat e “aleancave lokale” të Berishës

0

Shkruan Ylli Pata

Para pak ditësh, ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi, ka përkrahur hapur kandidatin e PD-së, Elton Rroshi. Situata nuk duket thjesht një solidaritet familjar, sesa një lëvizje politike. Pasi dalja publike e Rroshit në mbështetje të Eltonit është një qëndrim i qartë, që jo vetëm mbështet kandidatin e opozitës, por edhe trego qëndrimin e tij në fushatën e 11 majit.

Ndërkaq, sot në këshillin bashkiak të Shkodrës pati një bashkim qëndrimesh ndërmjet PSD-së së Tom Doshit dhe PD-së së Sali Berishës për një axhendë të ardhur në rendin e ditës për miratim.
Në Elbasan, siç tha Alesia Balliu, një nga fitueset e primareve të PD-së atje, Berisha ka kandiduar një personazh të lidhur me klanin e Çapjave, një nga më të rëndësishëm në telenovelën kriminale të zonës.

Si në rastin e Rroshit, ashtu edhe të Doshit, apo edhe të Çapjave,, kemi lëvizje lokale ku PD nuk nguron të gjejë aleanca politike, natyrisht për tju kundërvënë mazhorancs. Një lëvizje që është por edhe do të ishte normale për çdo forcë politike, apo edhe opozitë në kushtet e një situate për të rritur konsensusin politik. Mikrokozmosi lokal është shpesh më i rëndësishëm sesa konfiguracioni politik i partive politike. Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera. Donald Trump arriti të fitojë zgjedhjet në nëntor, pasi siguroi aleanca me komunitetet lokale në Ëisconsini dhe Pensilvania, të cilët katër vjet më parë kishin votuar për Joe Biden. La Civita që sot është i pajtuar nga Berisha, u bë i njohur sepse arriti të marrë shumë vota latinësh, përkatësish emigrantësh nga vendet latinoamerikane.

Por në rastin e PD-së dhe posaçërisht Sali Berishës, kemi të bëjmë më shumë me një konflikt interesi. Pasi opozita kundër Edi Ramës, apo kauza që ka ngritur kjo opozitë, ka qenë pikërisht një platformë kundër ketyre personazheve.

Thelbi i platformës së kësaj opozite është që Edi Rama e ka marrë pushtetin dhe e mban si pasojë e bashkëveprimit me këta personazhe, që sipas PD-së janë të lidhur me krimin.

Madje PD i kërkoi ambasadorit të SHBA-së Donald Lu, që të bindte mazhorancën e Edi Rams qqë të përkrahte një ligj të ashtuquajtur për “dekriminalizimin”, i ili në thelb ishte antikushtetues dhe shkelës i të drejtave të njeriut.

Aleanca e Berishës me subjektet e dekriminalizimit nuk është thjesht një hipokrizi, por është një shkelje e kauzës që ka mbajtur opozitën për 12 vjet. Belind Këlliçi deklaroi se nuk jemi në luftën e klasave, gjë që është e vërtetë, por këtu kemi të bëjmë me rrëzimin e thelbit të kauzës opozitare. Natyrisht Berisha apo pasuesit e tij, mund të përsërisin qëndrimin e famshëm të thënë pas një takimi me Fatos Nanon në 2007-n, se gjithçka ka qenë pjesë e fushatës, por në këtë rast do të rrëzohen të gjitha ato panele ku kanë ngritur akuza e montuar afera si ajo e Babales.

Paralizohet Greqia! Grevë mbarëkombëtare 24 orëshe, anulohen fluturimet dhe udhëtimet me anije

0

Greqia është paralizuar sot prej një greve të përgjithshme mbarëkombëtare 24 orëshe që kanë thirrur Konfederata e Përgjithshme e Sektorit privat (GSEE) dhe ajo e administratës shtetërore (ADEDY).

Kërkesat kryesore të sindikatave janë kundër shtrenjtësisë, inflacionit, krizës së strehimit, duke kërkuar ndër të tjera rritjen e pagave , rikthimin e pagës së 13 dhe 14 dhe të kontratës kolektive të punës .

Në Athinë, Selanik dhe qytetet e mëdha të vendit fillojnë pas pak mitingjet e marshimet e protestave.

Në veçanti, Sindikata e Sektorit Privat, GSEE, që ka bërë thirrje masive për pjesëmarrje në grevë pretendon se paga minimale nuk duhet të përcaktohet me vendime të qeverisë, por me marrëveshje kolektive të lira. Kërkon gjithashtu Marrëveshjen Kolektive të Punës dhe politika energjetike për të luftuar shtrenjtësinë dhe krizën e strehimit.

Ndërsa në kërkesat kryesore e Federatës së Administratës shtetërore, ADEDY, përveç krizës së çmimeve dhe shtrenjtësisë së qirave të banesave, theksohet se është tashmë më se e nevojshme rritja reale e pagave në Sektorin Publik dhe se qeveria duhet të rikthejë pagën e 13 dhe 14.
Në deklaratën për shtyp sindikatat kërkojnë masa shëndetësore dhe sigurie në punë, regjistrimi dhe publikimin e të dhënave për aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale, masa ndaj ngacmimeve dhe dhunës seksuale në punë, sistem të drejtë të taksave dhe lehtësime për punonjësit dhe pensionistët.

Në grevën e sotme marrin pjesë edhe punonjësit e transportit publik. Anijet do të qëndrojnë të ankoruar në porte, janë anuluar thuajse të gjitha fluturimet nga aeroportet e vendit për shkak të grevës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror,përveç atyre të nevojave të jashtëzakonshme.

Gjithashtu në grevë përveç mësuesve dhe pedagogëve, marrin pjesë studentët duke protestuar ndër të tjera për nivelin e arsimit, pasigurinë e tarifave të shkollave dhe duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj universiteteve private. Pa dyshim që në qendër të mitingjeve të sotme është edhe kërkesa për drejtësi sa i përket aksidentit të trenave në luginën e Tempit dy vjet më parë.

Ambasadori amerikan në KS të OKB-së: UNMIK duhet të mbyllet, njohja e ndërsjelltë qëllimi i dialogut

0

Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, John Kelley, si dhe ministrja Gërvalla, kërkuan shpërbërjen e misionit të UNMIK-ut, duke theksuar se mandati i tij ka mbaruar dhe nuk ka më rol në administratën e Kosovës.
Ambasadori amerikan theksoi se qëllimi përfundimtar mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja e ndërsjellë. Ai theksoi se është koha për të mbyllur misionin e UNMIK-ut, duke rekomanduar që ai të fillojë të transferojë funksionet e tij te agjencitë e tjera të OKB-së që janë më të përshtatshme për këtë detyrë.

SHBA kërkoi gjithashtu zvogëlimin e shpenzimeve të panevojshme, duke vënë në dukje se një pjesë e madhe e buxhetit të UNMIK-ut shkon për paga, edhe pse misioni ka kaluar shumë kohë që kur e ka tejkaluar mandatin e tij. Për këtë arsye, SHBA kërkon që shtetet anëtare të rishikojnë këtë mandat dhe të fillojnë një përmbyllje të qartë dhe gradual.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke u fokusuar në njohjen e ndërsjellë dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve si një hap të domosdoshëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Ai theksoi se normalizimi i marrëdhënieve është i rëndësishëm për të siguruar një të ardhme më prosperuese dhe për të krijuar një klimë të përshtatshme për investime ndërkombëtare.
Në fjalimin e tij, përfaqësuesi i Sllovenisë, Samuel Zbogar, theksoi se situata e sigurisë në Kosovë mbetet e qetë, megjithëse janë raportuar disa incidente të rënda.

Ai përshëndeti mbajtjen e zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë, duke i cilësuar ato si paqësore dhe gjithëpërfshirëse, dhe theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zbogar theksoi se viti 2025 duhet të shënojë një fillim të ri për këtë dialog dhe bëri thirrje për angazhim të udhëheqësve për të krijuar besim të ndërsjellë dhe për të zbatuar marrëveshjet e arritura.
Sllovenia gjithashtu kërkoi që të shmangen veprimet e njëanshme dhe të respektohet barazia për të gjitha komunitetet, veçanërisht për serbët e Kosovës. Ajo dënoi ashpër sulmet në kanalin Ibër-Lepenc dhe në Banjskë në vitin 2023, duke kërkuar që autorët të mbajnë përgjegjësi për këto akte dhune.

Gjermani, CDU/CSU dhe SPD në prag të marrëveshjes

0

Pritet marrëveshja e koalicionit: CDU/CSU dhe SPD mund të bien dakord sot për krijimin e qeverisë. Doganat e reja nga SHBA dhe luhatjet e forta në bursë e rritën presionin ndaj negociatorëve.

CDU, CSU dhe SPD, sipas informacioneve të studios së ARD-së në Berlin janë në prag të marrëveshjes së koalicionit. Më parë agjencia e lajmeve Reuters dhe gazeta Bild duke iu referuar qarqeve të negociatorëve njoftuan, se të mërkurën pritet dakordësimi për marrëveshjen e koalicionit. Që mëngjesin e së martës së 8 Prillit, politikanët e unionit konservator dhe ata socialdemokratë u shprehën optimistë, se ndodhen në prag të suksesit. Jemi në “metrat e fundit drejt finishit”, tha kryeministrja e Saarlandit, Anke Rehlinger, nga radhët e SPD, përpara se të fillonin bisedimet në selinë qendrore të CDU-së.

Nën presion kohe
Një impuls të ri shtyse iu dhanë bisedimeve të koalicionit grindja për doganat në SHBA si dhe humbjet e ndjeshme të kurseve në bursë.

“Ka një vullnet të lartë për marrëveshje”. “Këto bisedime koalicioni zhvillohen tani krejt ndryshe nga sa ndodhi me bisedimet e koalicionit katër vjet më parë. Ne jemi nën presion kohor”, tha kryeministrja socialdemokrate e Meklenburg-Pomeranisë, Manuela Schwesig.

Në sfondin e gjendjes ndërkombëtare popullsia pret krijimin e shpejtë të qeverisë. “Në përgjithësi ka një vullnet të lartë për marrëveshje, kjo është evidente”, tha edhe drejtuesi i grupit parlamentar të unionit konservator, Thorsten Frei. Ai tha, se “është shumë optimist, që mund të arrijmë shpejt në marrëveshje”.

Temat e vështira
Temat më të vështira të marrëveshjes së koalicionit deri tani kanë qenë kryesisht çështjet financiare si reforma fiskale dhe kursimet në buxhet. Lidhur me këto tema nuk ka depërtuar asnjë detaj në publik.

Mbetet të shihet nëse arritja e marrëveshjes së koalicionit do të përfshijë edhe ndarjen e ministrive dhe përcaktimin e personelit përkatës, apo nëse kjo do të bëhet në një hap të dytë pasi të shpallet marrëveshja e koalicionit./DW/

VENDIMI/ Apeli i Posaçëm: Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule vepruan si grup i strukturuar kriminal

0

Në vendimin 114 faqesh të Apelit të GJKKO-së dhe gjyqtarit Engert Pëllumbi të datës 13 mars, nënvizohet se, bashkëpunimi i personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule ka tiparet e një bashkëpunimi të posaçëm, atij të grupit të strukturuar kriminal, i normuar nga neni 2874 i Kodit Penal.

Sipas Apelit të GJKKO-së përmbushen kriteret e pluralitetit të personave, kryerjes së veprimtarisë kriminale për qëllime përfitimi material si dhe moskrijimit të grupit rastësisht (kryerja e veprimtarisë kriminale në mënyrë të përsëritur e për një kohë të gjatë).

Në vendimin e Apelit të GJKKO-së theksohet se “pavarësisht se një formë e tillë bashkëpunimi nuk i është atribuuar ende këtyre personave në hetim dhe, për rrjedhojë, nuk do të merret në konsideratë në këtë moment nga gjykata në caktimin e llojit të masës së sigurimit pasi në të kundërt do të cenohej parimi i mosrëndimit të pozitës së të pandehurit non reformatio in peius”.

Kështu gjykata i kalon “topin” prokurorëve të SPAK-ut, të cilët kanë kërkuar vetëm përgjimet, ku në bazë të fakteve dhe provave të grumbulluara për kryebashkiakun Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe biznesmenin Elman Abule vëren se bashkëpunimi mes këtyre personave nën hetim ka tiparet e një bashkëpunimi të posaçëm, atij të grupit të strukturuar kriminal.

“Në këtë kontekst, gjykata vëren se bashkëpunimi i personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule ka tiparet e një bashkëpunimi të posaçëm, atij të grupit të strukturuar kriminal, i normuar nga neni 2874 i Kodit Penal, duke qenë se përmbushen kriterete pluralitetit të personave(tre persona),kryerjes së veprimtarisë kriminale për qëllime përfitimi material(pastrimi i produkteve të veprës penale të korrupsionit) si dhe moskrijimit të grupit rastësisht (kryerja e veprimtarisë kriminale në mënyrë të përsëritur e për një kohë të gjatë), pavarësisht se një formë e tillë bashkëpunimi nuk i është atribuuar ende këtyre personave në hetim dhe, për rrjedhojë, nuk do të merret në konsideratë në këtë moment nga gjykata në caktimin e llojit të masës së sigurimit pasi në të kundërt do të cenohej parimi i mosrëndimit të pozitës së të pandehurit non reformatio in peius”, thuhet në vendimin e Apelit të Posaçëm.

Image

Nga tuneli në dritë, disa sekonta të verben sytë

0

Shkruan Kujtim Gjuzi

Albania e Madhe, e magjishme deklarata Donald J Trump.
Politikanë Soristë ju majtistë ikni nga e djathta.

Deputete dhe kandidatë të infiltruarit George Aleksandër SOROS në listat e partive të vjetra dhe të reja jepni dorëheqjen sot, ndryshe nesër do të jetë aq vonë sa :
Erjon Veliajn do ta keni zili pse është prapa hekurave 005 dhe jo në rregjimin 41 Biz….
Ju administratorë të OJQ mbështetur nga Fondacioni George Soros që keni abuzuar me fondet USAID dhe jeni në lista për deputetë për në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, zgjedhje 2025 është në mirën tuaj, të familjeve tuaja, të largoheni me dorëheqje duke e paraqitur në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Mjaft e mbajtët Shqipërinë peng të qarqeve Anti Kombëtare anti Shqiptare mjat në këtë vend.
Shqipëria 81vjet rresht kërkon t’u largohet politikës komunare të partisë Sllavo Komuniste, partisë së burgjeve, vrasjes dhe krimit. Mjaft notuat në pellgje Gjaku për të ruajtur ju bij kriminelësh pushtetin e mbajtur me pushkatim.
Shqipëria mundohet të dalë nga tyneli marksist i së Majtës vrastare i mashtruesve politikë, kusarë e kriminelë, grabitës gjakpirës të djersës, të popullit fisnik Alban. Mjaft më.

Historiku dramatik 81 vjet nga 28 Nëntor 1944 deri 2025 na mëson se:
Zullumqarë, kusarë kriminelë, politikanë bandit dhe mashtrues me cuba kriptokomunare vijoni duke mbajtur sy e veshë për kthim e rikthim politikanësh antikombëtare.
A nuk ishte antikombëtare tentativa e diktatorit si Republikë e shtatë e Ygoslavisë ?
A nuk ishte antikombëtare që mijra dardanë u vrarë nga komunarët prej diktatorëve gjakatarë që kanë pohuar me gojën e tyre me zë dhe figurë që janë vrasës ashtu pohoi E, Hoxha dhe R. Alia pohuan se kanë vrarë shqiptarë të pafaj 44 vjet jo vetëm në masakrën e Tivarit ?
A nuk ishte antikombëtare bashkimi me politikat e Bashkimit Sovjetik Rusia Komuniste ?
A nuk ishin antikombëtare politikat vëllavrasëse post kuvëndit Mukja 1943 – 1991
A nuk ishte kriminale “futja në tregun Europian” me Flamur Shqiptar të mallit Made in Chaina 1961 – 1979 – 1991 e deri Sot.
A nuk është kriminale shkatërrimi i industrisë 500 fabrika e Uzina Civile dhe Ushtarake të Shqipërisë ndërtuar nga shqiptarët me bukë e kripë në trastë, fabrika që i shiten si SKRAP fëmijët e çobanëve kriminelë PS & Co.
A nuk është kriminale shkatërrimi i bazës luftarake të Ushtrisë Shqiptare me 134 miliardë $ 1997-2025
A nuk është kriminale dhënia Oligarkëve e bazave Detare Ushtarake ?
A nuk është kriminale që parlamenti Shqiptar ka sot dhe do të ketë sërish nesër pas datës 11 Maj 2025 mbi 110 Deputetë politikanë të mbështetur nga Fondacioni Anti pluralizëm, anti Shqiptari të supermarksistit George Aleksandër Soros me bazë Beograd Serbi, si vijim i proçesit Cubrilloviç Ballkan i shqyer Shqipëri e boshatisur ?
Konservatorët nuk do të heshtin kurrë.
Ne do të bëjmë prezent për publikun shqiptar dhe diplomacinë Amerikane të gjithë ata emra deputetësh me trashëgimi superliberale, majtistë, ekstremistë krimi, Soristë që kanë vjedhur Fondet USAID $ të taksapaguesve Amerikanë.
Ti deputet Sorist që do të zësh karrige opozitare, ata që kanë kap në grykë të djathtën konservatore ju shqipfolës që mbani shqiptarët peng nga viti 1944
Ju themi :
largohuni Sot Nesër është shumë vonë për ju.
Shqipëria një ditë do të dalë nga errësira e tynelit kriminal, majtist 81 vjeçar dhe ne do ta rikthejmë konservatorizmin e marrë peng 81 vjet më parë.

Atje lartë ku je ngjitur

0

Shkruan Leo Nika

Atje lartë ku je ngjitur

Atje lartë ku je ngjitur
Yjet ishin duke të pritur
Atje lartë në qiellin plot re
U bëre më e bukur seç je

Ne të pamë me arkivol mbuluar
Por ti ishe akoma duke aktruar
Duke bërë gjasme sikur ke vdekur
Edhe neve për të na prekur

Edhe ne nuk nxorrëm lot
E kuptuam aktrimin s’na e hodhe dot
Pse nuk e di perendia
Sa të do ty shqipëria

Përveç bukurisë pa limit
Që natyra të kish dhuruar
Ishe dhe aktore kaq e madhe
Që një jetë na ke mrekulluar

Artin tënd ta kemi vlerësuar
Kurrë për jetë s’kemi për t’ju harruar
Një jetë në skenë interpretove
Dhe zotin nga gjumi ti zgjove

Ca vargje po shkruaj për ty
Natyrshëm loti më vjen në sy
Jo veç unë por e gjithë shqipëria
Për këtë është deshmitare perendia

Kjo është poezia që krijova
Me vështirësi vargjet i rreshtova
Nuk doja të shkruaj në këtë mynyrë
Por kjo jetë qënka shumë e ndyrë

Moj e bukura Margaritë
Me filmat tuaj jemi rritë
Jeni brezi i paharruar
Që natë e ditë duheni nderuar

Poezi dedikuar aktores së madhe (Margarita Xhepa)
Që la gjurmë në kinematografinë shqipëtare

 (Datë 8 prill 2025)

Madhështisë i dridhen gjunjt’ para modestisë!

0

Shkruan Azgan Haklaj

Ceremoni modeste por vlerësim i madh për mua!

Vlerësim nga tre shkronja të arta të Alfabetit Shqip!

UÇK!

Faleminderit Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kryetarit Hysni Gucati për vlerësimin!
Pas dorëzimit të mirënjohjes në zyrat e organizatës një pritje e ngrohtë e vëllazërore tek lokali De Rada në Prishtinë nga pronari miku im i çmuar Fatos Ahmeti!
Në këtë eveniment modest pata të ftuar nderi dy miqt’ e mi të veçantë dr Bashkim Murati nga Shqipëria dhe deputetin nga Maqedonia e Veriut dr Ilir Hasani!
Ju përshëndes miq!
Ju uroj një ditë të mbarë!

Edi Ramës iu anulua darka zyrtare në Këshillin e Europës

0

Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë për mediat ku ka folur për vizitën e tij në Këshillin e Europës në Strasburg. Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se ishte “zëri i shqiptarëve” në këtë forum ndërkombëtar, duke denoncuar situatën në Shqipëri si një narko-shtet dhe narko-diktaturë.

Berisha deklaroi se është anuluar një darke zyrtare që ishte planifikuar për kryeministrin Edi Rama në Këshillin e Europës. Berisha e cilësoi këtë si një “turp të madh” dhe një “skandal ndërkombëtar,” duke shtuar se Rama nuk ishte i denjë për të marrë pjesë në këtë ngjarje.

“Unë dje në KiE isha zëri i shqiptarëve. Në Strasburg fola për narko-shtetin dhe narko-diktaturën në Shqipëri. Ramës iu anulua një darkë zyrtare në Këshillin e Europës. Anulimi i darkës zyrtare për Ramën, është një turp i madh dhe skandal ndërkombëtar. Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk ishte i denjë për këtë darkë”, tha Berisha.

POSTIMET E FUNDIT