Kreu Blog Faqe 203

SPAK po justifikohet për dështimet?

0

Shkruan Zef Bushati

SPAK ka deklaruar se ka përballë presione dhe kërcënime nga politika dhe grupet kriminale. Kjo deklaratë mos do të thotë se është një justifikim për vonesat apo dështimet e mundshme të SPAK në hetime?

Për SPAK kjo është një situatë e zakonshme si për të gjitha institucionet që luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, sidomos në shtetet ku ka një histori të gjatë ndërhyrjesh politike në drejtësi. Nëse SPAK vërtet po përballet me kërcënime serioze, atëherë është përgjegjësi e Qeverisë dhe Institucioneve të tjera që ta mbështesin dhe ta mbrojnë nga ndërhyrjet.

Nëse kjo është një strategji për të justifikuar ritmin e ngadaltë të disa hetimeve që kanë fakte plot dhe të njohura gjërësisht, atëherë duhet të ketë më shumë transparencë nga SPAK për qytetarët, për të kuptuar arsyen pse këto çështje nuk ecin përpara. Në fund të fundit, qytetarët Shqiptarë presin akoma rezultate konkrete nga SPAK, pavarësisht sfidave me të cilat përballet SPAK-u.

C’farë është tarifa e “Sherifit të Ri” Donald Trump?!

0

Pergatiti: Kujtim Gjuzi, ekonomist

Historik.
Mse. Donald TRUMP studioi për Ekonomi dhe trashegoi biznes familjar në lmobilare. Biznes të cilin e rriti në miliarda $ me operacione inteligjente në tregun investime jo vetëm në ndërtime.

Suksesi Trump arrin kulmin në moshen 44 vjecare kur filloi investimin në karierë nëpër spektaklet televizive, fitimet në këtë rast u rriten pa kosto të larta. Sinusoida arristike Donald Trump kulmon më 1994
Në këtë vit Donald Trump prezantohet për herë të parë me publikun Shqiptar në një konkurs bukurie, Moderatori përshëndeti direkt përmes Vidio Liwe lMB elektronik kompiuter në sallën e Kongreseve.
Realizëm politik.
Amerikani me origjinë gjermanike Donald TRUMP realizoi ëndrrën e tij amerikane duke thyer tabu, dy herë president, do të mbahet mend si i plagosuri që nuk dorëzohet. Ekonomist me psikologji fituese, zotria rriskoi jetën për politikën antiestabilshment, po rrezikon, po sfidon, moshën e lartë, Donald i ka shpallur luftë stanjacionit fiskal jo vetëm amerikan. Ndërhyrje të forta dinamikë diplomaci financiare spektakolare si ekspert trondit në tregun amerikan dhe atë ndërkombëtar financiar, duke sfiduar të korruptuarit dhe hajdutët me kravata që grabisin votën dhe financat e taksapaguesve amerikanë duke rrezikuar sigurinë e demokracisë në perandorinë $ USA nga €urokorrupt Europian “Atlantik”
Diplomaci Ekonomike.

Nëse i referohemi Ekonomistit majtist Karl Marks.
Kemi çmënduri psikotrope. I biri kundër atit dhe trashëgimisë familjare.
Donald Trump është e kunderta :
Kapitali i subdiaritetit Social me kontroll të Shtetit totalitar thënë ndryshe revolucion dhe gjak kundër kapitalistëve nuk duket askund tek Trump Dinasty.
(Karl Marks ishte djali dembel i një kapitalisti të madh Gjerman ose sikur gjëndja e Gjermanisë post Ekonomistit gjigand Helmut Khool 30 vjet më parë zgjidhi finaciarisht krizën 44 vjeçare me Europën Lindore bashkimi finaciar i dy gjernsnive prelud për një Europë dinsmike jo Buroktatike. Le të shpresojme se # Tarifës Donald Trump nuk do të mbetet një çështje si soldim financiar vetëm për USA Sherifi i Ri në rendin 1/4 së mijëvjeçarit pro të drejtës për relevance tarifore midis kombeve po # ( Borxhi duhet rikthyer në sistemin rregullator Bankar. Diplomacia ekonomike # Trump prelud tarifor që prin paqen midis gjeneratave kombësi borxhlinje dhe huadhënësit të borxhit)
Monedha Britanike £
Wiston Charchill ka shkarkuar ministrin e finacave vetëm pse kërkoi rritjen e tarifave ndaj bizneseve.

Kryeministri britanik thotë:
Qeveria ka hipur në karrocën që e tërheq biznesi, ne duhet të kuptojmë mardhënien Qytetar – Biznes – Qeverisje.
“Mardhënia ekonomikse me paratë, është personal mardhënie me portofolin familjar për shtetruajtje. E majta liberale është abuzuse në taksmbledhje sepse nuk din ta administrojë paranë, nuk din destinacionin final të parasë sepse, paraja lindi për investime afatgjata dhe në fund përfundon në logjikën e diplomacisë financiare. Idetë e së Majtës kryesisht përfundojnë me korrupsion qeverisës”
Programi Marshall.
Gjermani ministër finance 1948 – 1968 Prof. Dr. Lytwic ERHARD thotë :
Lexo: Demokracia ekonomi krisrtiane subdiariteti social financiar dhe konservatorizmi, post lufta e dytë Botërore.
Ai pyet…
( Sa para ke gjëndje në portofolin personal, të them sa i aftë je të bësh Guvernatorin e Gjermanisë dhe të mbarë Europës )
Ekonomi dhe ekspertizë Albane.
Prof. Dr. Adrian CIVICI në leksionet për sistemin finaciar bankar Ndërkombëtar ligjeronte në UBT
Personalisht unë jam vlersuar nga profesor Civici me notën 6 më 1999 megjithëse isha vetmi në UBT student Biznesmen që kisha kundërshtuar publikisht sitemin kleptokratik të fajdes piramidale.
Civici leksionon :
Diplomacia financiare në tregun ndërkombëtar :
(Bankat ndërkombëtare nëse nuk invesojnë kapital në tregun global janë të destinuara të falimentojnë. Ne mund të krahësojmë bankën me një magazinë parashë fizike Cash ku për çdo moment korent Valuta në USD dhe monedha të tjera gjëndje të cilat nuk dalin në zinxhirin finaciar Global rriskojnë zhvleftësimin dhe detyrimisht vjen falimenti sikur gjëndja e shokut finaciar )
I’u referova dy prej profesorëve që i kam për zemër dhe dy ministrave, kryeministra që ne Albanëve na kanë jo vetëm detyrim financiar pra na kanë borxh.
Le të spjegojmë çfarë është politika si diplomaci ekonomike tarifore nga 10 deri 47 % e aplikuar sot zyrtarisht në sistemin finaciar Global nga autori # Mse. Donald TRUMP
0 – Rinisja drejt sigurisë me sistem $ Amerika One.
1 – Reduktim i borxhit të brëndëshëm hapsira për vënde pune në deklarim ligjor Sos sistemit sigurimi listpagesës brënda sistemit zyrtar financiar, vjen si ideologji çlirimi $ USA
2 – Reduktim i borxhit të jashtëm të USA me Tarifa reciprokre me qeveri jo korruptive në planet si luftë anti estabilshmet për qeveritë korruptive.
3 – Evolucion i kriptomonedhës ( Kontrolli lT stopim korrupsionit qeveritar dhe ndalimi emergjent duke i thënë mjaft rënies së lirë drejtë reçensionit finaciar sikur USA u gjet në krizën bankare 2008 – 2016
4 – Kontroll i gjëndjes faktike USD $ – Lingot AR në Departamentin e Thesarit USA 2025 – 2029
5 – Siguria për ringritje si garanci për $ USA One.
A – Borxhi i brëndëshëm në thesar rrezikoi dhe gati falimentoi sistemin bankar USA duke kolapsuar prej korrupsionit me mashtrim administrativ banka Morgan &Co në qeverisje të keqe Barac Obama 2008-2016
( U desh pranvera Arabe që e majta Amerikane të mbahej me thonj abuzivisht tetë vite në pushtet )
B – Fitore presidenciale Shtz. Mse. Donald TRUMP 2016 – 2020 Ndaloi dhe rriti me galop vlerën $ dhe krijoj stabilitet finaciar të qytetarëve Amerikanë.
20 milion vënde të reja pune për katër vjet premtim i mbajtur.
Katër vitet e TRUMP u vështirësuan nga gërvishtjet majtiste prej kongresit amerikan të cilin nuk mundi ta kontrollonte Donald Trump më shumë se masën 50 +1 për pasojë kontradiktore, botkuptimore edhe brënda konservatorëve për të diktu fort politikat financiare me rikthim të industrisë mekanike dhe elektronike në teritorin USA
C – Bllokimi i novacionit finaciar Trump arriti deri në rrëmbim të mandatit politik prej të majtës abuzive, korruptive e ndihmuar edhe nga politikanë zuzarë e cila rrezikoi jo vetëm votën në demokracinë USA
D – Pretendimi Donald Trump 6 Janar 2020 me gjakimin e Shtëpisë Bardhë s’ishte parë kurrë për 234 vjet USA ama koha i dha të drejtë Ekonomistit.
– Amerika e Para $ One do të triumfojë 100 %
– Sot Amerika ka një borxh të brëndëshëm rreth 47 triliardë $ USD
– Borxhi i jashtëm me afërsi është i barabartë me 33 triliardë $ USD
Shumatore korente GDP vit finaciar është mbi 55 %
Atëherë pse ka ardhur borxh i lartë në ekonominë USA ?
I – Tarifa e ulët amerikane për importet me Europën në masë 1.5 – 1.7 %
ll – Ndërkohë tarifë e lartë Europiane eksporti USA 10 %
Ill – Pabarazi totale në treg këmbim financiar Euro – $ USA
IV – USA është suvensionuesi më i madh si agjendë sigurie e bllokut Euro Atlantik, ndërkohë që kemi emigracionin Euro – Usa pra $ USA sillet dekadë pas dekade të rindërtojnë Europën ! Pse edhe pas programit Marshall i cili funksionoi deri në ditën e djeshme si dembeli financiar “Qejf o qerata merr $ hua”
V -Thjeshtojmë ekuacionin USA në kosto afatgjatë. Europa fiton 6.3 % të totalit ndërkohe USA me bilanc zero fitim 50 vjet ?!
Vl – Vendosja Tarif ekonomi Shkalle # Trump është evolucion financiar global dhe siguri Euro Atlantike jo vetëm në € $
Realiteti Ekonomik Alban me USA
Ne Shqiptarët, prekemi nga ekonomiksi diplomaci tarifa # Trump si ekonomi shkalle në masën 10%
Shqipëria, Republika e Kosovës dhe shqiptarët në Mal të Zi janë konsideruar miq strategjikë të USA në administratën Donald Trump, për ne është ruajt tarifa 2025 vjet kalendar kristian vetëm 1/10 Dmth: Vetëm 10 % ndërkohë Europa ka tashmë tarifë 20%
– Shqipëria eksporton Sherebelë? bimë të tjera medicinale e të tjera produkte deri në 100 milion $ dhe importon nga USA afërsisht 20 milion $ për cdo vit kalendarik finaciar.
Dmth:
05 Prilli – 31 Dhjetor 2025 na pret të jemi në :
Një bilanc pozitiv me partnerin strategjik USA
Pra kosto e tarifës 10% të vendosur nga presidenti Donald Trump është me ndikim thuaj balancues në zero ponderik risk, jo vetëm sepse në 30 vite administrata me prirje majtiste USAID ka finacuar $ ‘korrupsioni’ majtist në Shqipëri. Çdo vit i ka dhuru faktikisht OJQ RSH deri 10 milion $ Amerikanë.
Emigracioni jonë i ri dhe i vjetër ka sjellë pothuaj cdo vit rreth 100 milionë $ për Shqipërinë.
Ne shqiptarët duhet me falenderu Presidentin Donald Trump që ruajti një tarifë kristiane 10 % Tarifë miqësore për ne Albanët më pro Amerikanët Europianë ndryshe Sërbinë e tarifoi  # = 37 %

Zgjedhjet e 11 majit, nis prodhimi i fletëve të votimit për zgjedhësit jashtë vendit

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur prodhimin e fletëve të votimit për zgjedhësit që jetojnë jashtë vendit.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se procesi po vijon sipas planit dhe se janë marrë masa për të garantuar mbarëvajtjen e votimit nga diaspora.

“Kemi filluar me printimin e fletëve të votimit për jashtë vendit dhe besoj që midis datave 7 dhe 8 prill do t’i kemi këtu fletët e votimit për votimin nga jashtë,” deklaroi z. Celibashi.

Mesi i prillit pritet të jetë afati kur KQZ-ja do të nisë drejt diasporës materialet zgjedhore.

“Midis datës 8, 9 dhe 10 do të fillojmë përgatitjen e zarfeve dhe të gjithë dokumentacionit tjetër, që do u dërgohet votuesve jashtë vendit, duke shpresuar që i gjithë ky proces të realizohet brenda datës 15 prill,” u shpreh kryekomisioneri i KQZ-së.

Fletët e votimit do të shpërndahen përmes shërbimit postar DHL, që do t’i dorëzojë personalisht zarfet votuesve jashtë Shqipërisë.

“Do të duhet që operatori i shërbimit postar, dhe kjo është e panegociueshme, t’ia dorëzojë individit në dorë fletën e votimit. Janë tre tentativa, të cilat operatori do t’i bëjë në orë të ndryshme,” sqaroi z. Celibashi.

KQZ-ja ka ngritur një sistem këshillimi për të gjithë votuesit që hasin vështirësi.

Ndërkohë, sipas KQZ-së, 245,935 votues nga diaspora janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit.

Ata do të mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës përpara kësaj date, ndërsa numërimi i votave do të bëhet në të njëjtën kohë me votat e zgjedhësve brenda Shqipërisë.

Kjo është hera e parë që shqiptarët jashtë vendit votojnë në një proces zgjedhor, një hap i rëndësishëm për përfshirjen e diasporës në vendimmarrjen politike të Shqipërisë.

PD kërkesë SPAK-ut mbi hetimin e krimeve zgjedhore

0

PD i ka kërkuar SPAK-ut informacion mbi hetimet e krimit zgjedhor.

Kreu i Departamentit të Drejtësisë në selinë blu Franci Nuri i është drejtuar me shkrim prokurorisë speciale lidhur me ecurinë e hetimeve për krimet zgjedhore nga Task Forca e ngritur në janar të këtij viti.

“Sa hetime ka nisur SPAK për krime zgjedhore nga janari i vitit 2025 deri në ditën e përgjigjes tuaj? Aa nga këto hetime i keni nisur me iniciativën tuaj (kryesisht) dhe sa kanë ardhur si rrjedhojë e denoncimeve/ kallëzimeve.”, thuhet në kërkesën e PD.

Task Forca u njoftua si strukturë nga kreu i SPAK-ut Altin Dumani ndërsa do funksionojë për tre muaj deri në zgjedhjet e majit 2025. Në krye të saj është Dumani.

Ç’punë ka Britania me zgjedhjet në Shqipëri? Po Ambasadën ruse kur do ta informojmë?

0

Shkruan Ylli Manjani

E ç’a pastaj?! Ç’lajm është ky?!

Pastaj ç’punë ka Ambasada britanike që dashka të dijë si po përgatiten zgjedhjet këtu?!

Britania nuk është as OSBE/ODIHR, as Këshilli i Europës e as Bashkimi Europian. Pse u dashka raportuar se si po ecin zgjedhjet këtu?!

Dua të them se Britania nuk ka asnjë mision monitorues në shtetin shqiptar. Ambasada e Britanisë funksionon vetëm mbi bazën e një agreement-i dypalësh për interes reciprok, si të gjitha Ambasadat e tjera të huaja këtu.

S’kemi pyet ndonjëherë ne se si po përgatiten zgjedhjet në Britani!!! Ambasada e shteti jonë as e ka idenë se kush është prokurori i madh i Anglisë apo komandanti i zgjedhjeve atje..

Ambasadat informohen si gjithë të tjerët nga lajmet ose zyrat e marrëdhënieve me publikun, por jo nga drejtuesit e Institucioneve në takim zyrtar dhe me tam-tam mediadik.

Mund t’i informohen madje, sipas kohës, interesit reciprok dhe gatishmërisë edhe nga Ministria jonë e Jashtëme.

Ç’punë kanë dy drejtuesit më të lartë të Prokurorisë dhe i KQZ të informojnë një Ambasadë?!

Po Ambasadën ruse kur do e informojnë?!

Kot, po kot fare edhe takimet edhe lajmi mbi to. Madje është turp zyrtar, që tregon se sa pa dinjitet shtetëror jemi”, thotë Manjani.

Shqipëria të çlirohet nga pengu!

0

Shkruan Zef Ndreka

Të gjithë shqiptarët kuptojnë një gjë shumë të thjeshtë:
Ka 35 vite që Shqipëria mbahet peng nga politika.
Si ta sqarojmë këtë definicion?
Në vitet ’90, për shumë rrethana që dihen, sistemi komunist i lindjes ardhur me dhunë nga Rusia, nisi të lëkundej apo të shëmbej me ardhjen e pluralizmit politik në Shqipëri.
Por 50-vitët e diktaturës ekstreme të aplikuar në vendin tonë, shkatërruan besimin në Zot, shkatërruan kisha e xhamia, pronën private, dhe forcuan ashpër luftën e klasave duke përçarë popullin për të sunduar.
Të gjitha këto, edhe pse në formatin ideologjik të komunizmit, në Shqipëri u aplikuan si në asnjë vend tjetër të lindjes, ku nuk u prek prona private, ku u lejua besimi në Zot, ku u la inisiativa e lirë për të punuar e për të patur një standard tjetër jetese.
Në vitet ’90, u aplikua demokracia e kontrolluar kinse me krijimin e disa partive të emëruara nga Ramiz Aliaj dhe ish Sigurimi i Shtetit, në krye të të cilave, me ndonjë përjashtim u vendosen komunistë ekstremist dhe agjent të shteteve të huaja, për të vazhduar misionin për të cilat ishin rekrutuar shumë vite më parë, shkolluar brënda dhe jashtë vendit për ti përdorur kur t’iu paraqitej nevoja.
Kështu, u kontrolluan forca të ndryshme politike, kryesisht ato opozitare.
Shqiptarët i kujtojnë bëmat e tyre, që me ligjin për Tokën, trajtimin tallës të ish pronarëve, të ish të përndjekurve dhe të atyre të përsekutuar nga sistemi. Kujtojnë shkatërrimin e uzinave, fabrikave për të dobësuar shtetin, kujtojnë privatizimet pa kriter dhe klientelist të pronave shtetërore, kryesisht te telekomunikacionit, hidrocentraleve dhe kryesisht të minierave të kromit, të bakrit dhe pasurive të tjera natyrore etj.
Në rrafshin politik, shqiptarët kujtojnë dhe kanë të freskët qëndrimet antishqiptare, antikombëtare që lidhen me Kosovën, me furnizimin me naftë të makinerisë ushtarake serbe duke thyer embargon, qëndrimet në Rambuje dhe luftës së përçarjeve të lidërve të Kosovës.
Shqiptarët kujtojnë vjedhjet në kohën e krijimit dhe funksionimit të piramidave financiare, shkatërrimin e ushtrise dhe shpërndarjen e armëve të të gjitha llojeve, që krijoji gjithë mundësitë e luftës civile jug-veri.
Për të gjitha këto, ka një emër përgjegjës, i cili quhet Sali Berisha. Asgjë të re nuk ka këtu, në këto që theksuam më lart.
Megjithatë, shqiptarët e rivotuan Berishën apo më saktë, Fatos Nano ia dhuroi pushtetin edhe pse kishte rreth 300 mijë vota më shumë, duke e bërë Berishën të nusërojë për herë të dytë në Shqipëri. Por nusërimi i dytë, përveç korrupsionit galopant, solli edhe shumë vdekje si ai i Gërdecit dhe vrasjes së katër qytetarëve të pafajshëm protestues në bulevardin e Tiranës, përpara kryeministrisë.
Lindin pyetjet:
Përse shqiptarët kërkojnë nusërimin e tretë të Berishës?!
Çfarë bëmash të tjera presin të bëjë ai plak 80 vjeçar e kusur?!
A e mendojnë vetëm një çast se Berisha është non grat-a dhe se nuk ka as një shanc, asnjë mundësi as praktike të ulët në tryezë me lidër të Europës, të Amerikës e të Britanisë së Madhe, me lidët të Nato-s?!
Kjo është një nga arësyet më të thjeshta, përse Berisha jo vetëm nuk do fitojë, por as duhet të mendohet të fitoje zgjedhjet me 11 maj.
Zgjatimet pa fund të stabilitetit të Shqipërisë, tranzicioni i stërzgjatur, e kanë pikërisht pikënisjen tek pengu për ta mbajtur politikën dhe vendin të pa çliruar.
Shqipëria ka plot njerëz të rinj e të aftë, edhe me dinjitet të nevojshëm e të mjaftueshëm por edhe me integritet.
Por pjesa më e madhe e tyre, ose nuk kanë bashkëpunuar me legjendën, ose janë në forca të reja politike, ose kanë zgjedhur ti krehin bishtin Berishës thjeshtë për pragmatizëm e për të qënë në Kuvend.
Sidoqoftë, Shqipëria meriton në këto zgjedhje të 11-Majit të çlirohet nga pengmarrja. Për këtë, Berisha e meriton jo një tjetër shuplakë një milionëshe si në 2013-tën, por një grusht përfundimtarë që politika veçanërisht e opozitës të futet në shinat euroatlantike siç e meriton.
Për këtë shërben “çlirimi”…

GJKKO urdhëron SPAK: Regjistroni kallëzimin penal ndaj Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit

0

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

“Gjykata çmon se kallëzimi i shtetasit Alfred Beleri për shtetasit Artan Gaçi, për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’ kryer në bashkëpunim të parashikuar nga nenet 186 dhe 287 të Kodit Penal dhe Olta Xhaçka, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme, deputete, për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ i parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, nuk ka një vendimmarrje, dhe se ankimi i paraqitur nga shtetasi Dhionisis Alfred Beleri, për këtë pjesë të kallëzimit, është i bazuar në ligj.

Në rastin konkret, Prokuroria e Posaçme duhet të regjistrojë procedim penal dhe të vazhdojë hetimet, mbi parashtrimet në kallëzimin e regjistruar me nr. 81/2023 se ish-Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, Këshilli i Qarkut Vlorë dhe ish-punonjësit e ZVRPP Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime në lidhje me falsifikimin e dokumenteve zyrtarë, të cilat janë përdorur për regjistrimin e një pasurie të paluajtshme në pronësi të subjektit Foto Mëhilli, dhe kjo pasuri është tjetërsuar në favor të të tretëve, konkretisht të familjarëve të të kallëzuarës Olta Xhaçka, e cila në kohën e marrjes së këtyre vendimeve nga Këshilli i Ministrave, ka ushtruar detyrën shtetërore të Ministres së Mbrojtjes në atë kohë, dhe funksionin politik të deputetes.

Shtetasja Olta Xhaçka, me mosveprimet e saj, duke mos deklaruar konfliktin e interesit, ka përfituar nëpërmjet regjimit martesor, të drejta pasurore dhe përfitime të paligjshme, që sipas ligjit për investitorët strategjikë si dhe ligjin për konfliktin e interesit, nuk i takojnë. Kjo shtetase, nëpërmjet investimit strategjik në një pronë të falsifikuar, ka përfituar të drejtën e përdorimit falas të pasurive shtetërore për të cilën shtetas të zakonshëm paguajnë detyrimet tatimore, etj”, thuhet në vendim.

Më herët, prokurori i SPAK, Olsi Dade ksihte favorizuar Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin duke mos i maarrë në përgjegjësi penale.

SPAK dërgoi për gjykim të shkurtuar vetëm ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro.

Ndërkohë Partisë Socialiste i shtohet edhe një kandidate për deputete me procesim të regjistruar në SPAK për vepra të rënda penale.

Kujtojmë se Beleri ishte zotuar gjatë fushatës për kryebashkiak të Himarës se nuk do të lejonte grabitjen e pronave të vendasve.

Rasti i Xhaçkës dhe Gaçit ishte një nga rastet flagrante.

Kjo ishte edhe një nga arsyet se pse Beleri u burgos dhe iu grabit mandati.

ImageImageImage

Dodik takohet me Putinin në Moskë

0

Presidenti i entitetit të Republikës Sërpska në Bosnje, Millorad Dodik, është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë më 1 prill, përcjell Radio Evropa e Lirë.

Pas takimit, Dodik shkroi në X se Putini i tha që Rusia do të avokojë për ndalimin e punës së institucioneve ndërkombëtare në Bosnje e Hercegovinë, përfshirë edhe punën e Përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt.

“Rusia është garantuese e marrëveshjes së paqes dhe Putin e tha këtë në takim. Ai shtoi se, në këtë kuadër, Rusia do të avokojë për përfundimin dhe ndalimin e punës së institucioneve ndërkombëtare, veçmas të Përfaqësuesit të rremë të Lartë, ose, siç i referohet ai, Përfaqësuesit jolegjitim”, tha Dodik.

Sipas Dodikut, ky ishte takimi i tij i 26-të me Putinin.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, TASS, paraprakisht kishte raportuar se një zëdhënës i Kremlinit ka thënë se presidenti rus ishte takuar me Dodikun.

Një ditë më herët, Dodik, politikan prorus, njoftoi se kishte arritur në Moskë, pasi Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka kërkuar lëshimin e një fletarrestimi ndërkombëtar për të.

Ai nuk tregoi se cili ishte qëllimi i vizitës së tij në Moskë, por shtoi se do të qëndronte në Rusi edhe më 9 maj, kur shënohet Dita e Fitores kundër fashizmit – ditë kur në Moskë pritet të mbahet një paradë e madhe ushtarake.

Më 27 mars, Gjykata e Bosnjës i kërkoi INTERPOL-it të lëshojë një “njoftim të kuq” për Dodikun dhe kryetarin e Parlamentit të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues të Bosnje e Hercegovinës”.

Ky vendim u mor pasi Dodik dhe Stevandiq u larguan nga Bosnja, duke shmangur procedurat e përcaktuara me ligj të kontrollit kufitar, në kohën kur ndaj tyre ishte lëshuar një fletarrestim qendror, që nënkupton se çdo agjenci policore duhet t’i dërgojë pranë gjykatës në Bosnje.

Rikthimi i amerikanëve në SPAK, reagimi i Ambasadës amerikane: Disa programe, thelbësore për interesat kombëtare të SHBA

0

Rikthimi i ekspertëve të OPDAT në SPAK dhe të FBI-së në BKH konsiderohet si një interes kombëtar nga administrata e presidentit Trump.

Këtë e tregon komenti i një zyrtari të Ambasadës amerikane në Tiranë pasi u pyet nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, se me çfarë lidhet rikthimi i këtyre ekspertëve javën e shkuar.

Në përgjigjen dërguar përmes postës elektronike për Top Channel thuhet:

“Në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të presidentit Trump të datës 20 janar për rivlerësimin dhe riorganizimin e ndihmës së jashtme të Shteteve të Bashkuara, sekretari Rubio nisi një rishikim të të gjithë ndihmës së huaj të SHBA për t’u siguruar që programet të jenë efikase dhe në përputhje me politikën e jashtme të SHBA nën agjendën ‘Amerika e Para’. Disa programe që konsiderohen thelbësore për interesat kombëtare të SHBA kanë rifilluar, ndërkohë që rishikimi i ndihmës së huaj është ende duke u zhvilluar.”

Ky reagim dërguar Top Channel është reagimi i parë zyrtar i Ambasadës amerikane në Tiranë pas ardhjes së Trump si president.

Ky koment i selisë së Washingtonit në Tiranë i jep fund debateve dhe fërkimit të duarve nga disa politikanë shqiptarë, të cilët e trumpetuan me të madhe largimin e këtyre ekspertëve amerikanë.

Ndërkohë, çdo program tjetër i ndihmës amerikane për Shqipërinë vazhdon të jetë i bllokuar, përveç programeve të SPAK dhe BKH.

Plas në PS/ Kandidatët e listave të hapura “luftë” me njëri-tjetrin, Rama ultimatum: Mos bëni fushatë jashtë zonës së caktuar!

0

Ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor i kanë vështirësuar punët për kandidatët që ndodhen në listat e hapura, pasi e vetmja mundësi për të marrë një mandat deputeti është nëse del më i votuari në listat e hapura. Kjo mesa duket ka bërë që brenda Partisë Socialiste në Tiranë të nisë një “luftë” brenda llojit, ku të gjithë kanë të njëjtin synim; fitoren e një mandati deputeti.

Kjo ‘luftë’ duket se po e shqetëson kryeministrin Edi Rama, pasi gara në terren për të kapur çdo votë nominale ka filluar të bëhet e ashpër, duke ndikuar edhe strukturat e partisë.

Kufizimi i zonave ku mund të bësh fushatë, e vështirëson punën e kandidatëve për të maksimalizuar votat e tyre, kjo ka bërë që shumë prej tyre të dalin edhe në zonat elektorale të kolegëve për të mbledhur vota për emrin e tyre. Ndodhur në këto kushte “përplasjesh” mes të tijve, Rama është detyruar tu tregojë vijat e kuqe kandidatëve. Ai mësohet se u ka dërguar porosi socialistëve që asnjë kandidat, qoftë edhe deputet aktual, nuk duhet të përdorë strukturat e PS të një zonë tjetër për të mbledhur vota personale.

“Asnjë deputet s’duhet të hapë zyra te veta jashtë zonës së caktuar nga drejtuesi politik. Deputeti është i lirë të bëjë takime ku të dojë, por në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorë për takimet e tij strukturën. Struktura është në funksion të qëllimit të përbashkët, jo për t’u bërë tabelë qitje e çdo deputeti”, mësohet të ketë thënë Rama, sipas burimeve të “A2CNN”.

Për Edi Ramën Partia Socialiste është më e rëndësishme se çdo deputet, për këtë arsye ua ka ndaluar të majtëve që miqësitë ndërmjet tyre të përkthehen në vota preferenciale për kolegët që kryetari i ka hedhur në betejë të hapur.

“Deputetët në listë të mbyllur nuk duhet kategorikisht të kërkojnë vota për asnjë deputet në listën e hapur, po vetëm për numrin 5. Të gjithëve duhet t‘u thonë tek vota preferenciale jeni të lirë! Po ashtu deputetët në listën e hapur nuk është mirë t’u kërkojnë kolegëve në listën e mbyllur vota në zonën përkatëse, pasi e para i vënë në pozitë të vështirë, e dyta i shtyjnë drejt prishjes së barazisë së garës dhe e treta i bëjnë të çorodisin strukturën”, mësohet të ketë thënë kreu i PS-së.

Me këtë direktivë, një kandidat i PS, të cilit i është caktuar njësia 3 si zonë elektorale, nuk mund të kërkojë ndihëm e degës së PS në njësinë 5 për ta mbështetur me votë në 11 maji. Por dëshira për tu bërë deputet është shumë e madhe për disa në listat e hapura dhe mund të ndodhë që ndonjëri të mos i bindet “ligjeve” të “Bablokut” dhe të shkaktojë zemërim mes socialistëve, duke i prishur shumë punë PS-së në Tiranë. Me afrimin e datës së zgjedhjeve situata mund të nxehet pasi dikujt mund të mos i dalin llogaritë, duke e bërë kështu PS-së deri më datë 11 maj si “bombë me sahat”, sa i aftë do të jetë Rama t’i mbajë të nënshtruar deri datën e zgjedhjeve mbetet për t’u parë.

POSTIMET E FUNDIT