Kreu Blog Faqe 204

Nis faturimi i energjisë për 15% më shtrenjtë

0

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka njoftuar se një rritje prej rreth 15% të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, pritet të hyjë në fuqi sot me 1 prill 2025.

Ky ndryshim i faturës vjen pas ndryshimit të akrepave veror. Dhe kjo faturë do të jetë e vlefshme deri në muajin shtator.

Përkundër thirrjeve dhe pakënaqësive, rritja e energjisë ka hyrë sot në fuqi.

Ndryshe, këtë vendim e ka kundërshtuar edhe nga Presidenca e Kosovës e cila ka bërë të ditur të premten se kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke konsideruar se ai është nuk është në përputhje me kornizën ligjore që obligon Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që të përkujdeset për mbrojtjen e konsumatorit dhe injoron situatën ekonomike në vend.

Këtë vendim e ka kundërshtuar edhe nga Presidenca e Kosovës e cila ka bërë të ditur të premten se kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke konsideruar se ai është nuk është në përputhje me kornizën ligjore që obligon Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që të përkujdeset për mbrojtjen e konsumatorit dhe injoron situatën ekonomike në vend.

Reagimi i Presidencës ka ardhur pas paralajmërimeve të ZRRE-së për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind muajin e ardhshëm.

Kjo kërkon një analizë të mirëfilltë të rrethanave duke u fokusuar po ashtu në mbrojtjen e konsumatorëve dhe situatën ekonomike aktuale”, është thënë në komunikatën e Presidencës së Kosovës.

Të shtunën më 5 prill, qytetarët nga mbarë vendi kanë paralajmëruar një protestë, para selisë së qeverisë. Kryeministri Kurti nuk është deklarua lidhure me këtë vendim.

Brenda SPAK-ut ka edhe llumhane. Duhet ta ndihmojmë me denoncime për zgjedhjet

0

Kandidati për deputet i PD në listën e hapur, Myslim Murrizi tha në MCN Live se SPAK-u duhet ndihmuar me denoncime për zgjedhjet nga qytetarët dhe kandidatët.

Sipas Murrizit SPAK-u është një ndërmarrje, brenda të cilës ka edhe “llumhane”, të cilët tha se i ka denoncuar publikisht.

“Që në 2020 kam adresuar rezerva me emër konkret. SPAK ku 100 e ca veta brenda, dhe siç do ndërmarrje, si Kuvendi, ka llumhane sa të duash brenda. Por duhen etiketuar me emra. I kam thënë komunist Ben Krajës në sallën e Kuvendit. Ka qenë kandidat i Bashkimit të Punës dhe Rinisë, që s’e ka deklaruar. Si ky ka 3-4 flliqësira që kanë kaluar Vetingun me lobing. Nuk thotë nga e ka gjetur vilën 1 milion euro në Lalëz. Dvorani ka harruar 110 milionë lekë pa deklaruar. Duhet ta ndihmojnë të gjithë SPAK-ut. Nëse ata 20 prokurorë do mbikqyrin 5 mijë 200 kuti votimi…duhet ta ndihmojnë qytetarë dhe politikanë. Janë 2 mijë kandidatë. Çdo qytetar që vëren duhet ta denoncojë në SPAK. S’besoj se kanë kapacitet për të vëzhguar 5200 qendra votimi, sepse duhen 5200 prokurorë, por duhet t’i ndihmojmë. Është rritur dënimi, kushdo që ka mend në kokë s’duhet të bëjë jo burg, por as një orë debat. Nëse ka të këtij lloji do ta ndihmoj të shkojë në kokërr të burgut duke kërkuar rinumërim”.

Zgjedhjet e 11 majit/ Kreu i misionit të OSBE mbërrin në Tiranë, pritet takim me kreun e KQZ Celibashi

0

Kreu i misionit vëzhgues së OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, Lamberto Zannier ka mbërritur në Tiranë ku ka zhvilluar një takim me ministrin Igli Hasani në Ministrinë e Jashtme.

Në orën 14:00 ai pritet të zhvillojë një takim, edhe me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.

Misioni i vëzhguesve ka një vëmendje të veçantë ndaj zgjedhjeve nisur edhe nga profili i lartë i Zannier.

Në 12 maj në mesditë pritet raporti paraprak i misionit për zgjedhjet, që do të pasohet pak muaj më pas me raportin përfundimtar.

Zannier ka shërbyer më herë në Kosovë si shef i misionit të UNMIK nga viti 2008 deri në vitin 2011, post që e la pas emërimit si Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së.

Ai shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së nga viti 2011 deri në vitin 2017.

Anëtarët e ekipit të ekspertëve të Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR, që do të drejtohet nga Ambasadori Lamberto Zannier:

Mark Jonathan Stevens (MB), Zëvendës Shefi i Misionit

Júlia Manchin (Hungari), Analist Politik

Rishi Datta (Kanada), Analist Zgjedhor

Smaranda Ileana Săndulescu (Rumani), Analist Ligjor

Elma Sehalic (Gjermani), Analist i Medias

Poline Maria Lemos (Mbretëria e Bashkuar), Koordinator i Vëzhguesve afatgjatë

Lisa Past (Estoni), Analist i Teknologjive të Reja të Votimit

Ruslan Ovezdurdyyev (Turkmenistan), Ekspert për Operacione

Michal Antoni Ostankowicz, Oficer për Prokurime dhe Kontrata në ODIHR

Firuza Garibshoeva, Oficer Financiar në ODIHR

Davor Corluka (Bosnjë dhe Hercegovinë), Ekspert për Sigurinë

Kamila Joanna Kolinska, Asistente e Burimeve Njerëzore në ODIHR

Kakha Inaishvili, Këshilltar për Zgjedhje në ODIHR

Anuela Ristani “pastron” Bashkinë Tiranë, largon të besuarit e kryebashkiakut Erion Veliaj

0

Anuela Ristani, kryetare në detyrë në Bashkisë së Tiranës, ka filluar “pastrimin” në institucion, duke larguar të besuarit e Erion Veliajt dhe duke emeruar të parapëlqyerit e Edi Ramës aty.

Drejtor i Pergjithshëm i UKT, u emërua Skerdi Drenova. Ai ka qenë në krye të OST-së. Zëvendës drejtor i përgjithshëm i UKT Kujtim Nanaj, i besuari i Elton Kacidhes dhe bashkëshortit të Anuela Ristanit.

Nanaj pretendoi të merrte drejtimin e UKT-së për shkak se mbështetej nga Ristani, por në momentin e fundit hyn në lojë Rama dhe dërgon Drenovën.

Drejtor i përgjithshëm i drejtorisë së koordinimit dhe bashkërendimit Eldi Hoxha, aktualisht në hetim nga SPAK. Hoxha ka punuar në doganë.

Me këto emërime, kryeministri merr kontroll të plotë mbi Bashkinë Tiranë, në kohën kur Erion Veliaj mbahet në paraburgim për korrupsion e pastrim parash.

Shpërthim te zyrat e reja të postës në Zveçan, s’ka të lënduar

0

Një shpërthim ka ndodhur te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, në minutat e parë të së martës, ka konfirmuar Policia e Kosovës. Siç bëhet e ditur, nga detonimi nuk ka pasur të lënduar, ndërsa ka dëme materiale.

“Kemi informacion për një detonim që është dëgjuar te ndërtesa e postës në Zveçan rreth orës 00:30”, ka njoftuar zëvendëskomandanti i Policisë në veri, Veton Elshani, pas mesnatës.
Ai ka thënë se nuk është raportuar për të lënduar.

Ndërkaq, siç ka shkruar mediumi lokal në gjuhën serbe, “kossev.info” objektit i janë thyer xhamat. Ky medium ka raportuar se dhjetëra policë kanë qëndruar në vend të ngjarjes, bashkë me ekipet e deminimit. Mediat kanë mësuar se këto ekipe kanë kryer shpërthim të kontrolluar të një pajisjeje tjetër eksploduese, të hedhur brenda objektit.

Në këtë ndërtesë ishte vendosur shenja e Postës së Kosovës vetëm pak ditë më parë.

Deri në mbylljen nga autoritetet e Kosovës vitin e kaluar, aty operonte Banka e Kursimeve Postare serbe.

Kodi Zgjedhor-i vdekuri i pakallur!

0

Shkruan Azgan Haklaj

Sistemi zgjedhor në vendin tonë të paktën që nga marrveshja famëkeqe Berisha-Rama e vitit 2008 është bërë preja e herëpasherëshme e politikës së pandershme.
Asokohe Berisha i bleu Ramës heshtjen për masakren e Gerdecit me ledhatimin prej tij në kulmin e zisë.
Kjo e fundit që mbyll përfundimisht listat dhe herësin ishte prape një qokë për Ramën që me dinakëri ndikoi në rrëmbimin nga Berisha të simboleve dhe emrit të Partisë Demokratike.
Pseudo ekspertiza Gjiknuri-Bylykbashi në fakt ishte vetëm fasadë formale pasi marrveshësit e vertetë të ujdisë janë Rama-Berisha!
Sipas informacioneve të besueshme kjo marrveshje ka dhe një aneks konspirativ që përkthehet në një tjetër ujdi mes tyre post-zgjedhore për dokonstituimin dhe shkrirjen e prokurorisë dhe gjykatave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Opozita e vertetë e këtij vendi e rreshtuar kundër veprimeve arbitrare të këtij establishmenti jo vetëm e ka kontestuar këtë amalgamë elektorale e cila limiton mendimin dhe rreshtimin politik divers dhe atrofizon principet demokratike por po adapton mënyra paralele për t’u paraqitur në zgjedhje me lista të hapura.
Mjafton ky fakt i papajtueshmërisë dhe revoltës së këtij spektri të konsiderueshëm politik për të konstatuar renien e vetë sistemit zgjedhor.
Dyshja autokrate Rama -Berisha me arrogancë e ujdi kartonash tashmë mendojnë të ruajnë edhe me tutje sundimin në duet pa korin e madh të forcave të reja politike të cilat aspirojnë të bëhen pjesë e jetës parlamentare shqiptare.
Eshte paradoks i madh dhe i padëgjuar në asnjë një vend qoftë dhe demokraci të re apo hibride që forca politike me të njëjtin status juridik të konkurojnë në zgjedhje në dy mënyra diametralisht të kundërta.
Autokracia politike PS-PD me lista të mbyllura ndërsa forca të tjera opozitare me lista të hapura..!Ky nuk është vetëm një sistem i vdekur që me lindjen e tij por dhe qesharak që shkel e injoron ç”do normë elementare të konkurimit të ndershëm e demokratik.
Halli i madh i listave të mbyllura dhe i pazarit PS-PD nuk është veç limitimi i mundësive të forcave të reja politike për tu përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë por krijimi në kampet e tyre të bunkerëve të cilët mendojnë ti japin edhe më tutje imunitet krimit e korrupsionit.
Por me gjithë veshtirësitë që në aparencë duken të pakalueshme jam i sigurt se 11 maji do të jetë surpriza me e pakëndëshme për ta në 34 vite.
Popujt e lirë e me kurajo kanë përmbysur perandori e mbretëri despotike e jo me një kastë të diskretituar të pa moral dhe të korruptuar.

Tik Toku, pasi e “mbylli” Edi Rama, përdoret 3 herë më shumë

0

Vendimi i qeverisë për mbylljen e TikTok-ut ka shtuar dëshirën e shqiptarëve të harxhojnë më tepër kohë në këtë platformë.

Brenda pesë ditëve, numri i përdoruesve në TikTok është trefishuar. Sipas ekspertëve të IT, tashmë dëshira për të pasur këtë rrjet social ka përfshirë edhe ata që nuk e kishin më parë një të tillë, dhe kjo bëhet duke shkarkuar aplikacionin falas VPN.

Eksperti i IT, Tomi Kallaxha thotë: “Duke qenë se është folur kaq shumë për këto VPN dhe njerëzit i ka kapur dëshira për të aksesuar TikTok-un, që është bllokuar nga kompanitë telefonike, dhe në top dhjetë aplikacionet më të shkarkuara, gjashtë prej tyre janë VPN. Ndërsa në vendin e dhjetë është TikTok-u. Përderisa është në listën e top njëzetëshes, numri i përdoruesve vetëm në muajin mars është rritur me 60-80 mijë.”

Por telefoni nuk përdoret vetëm për qëndruar në TikTok. Shqiptarët kanë shfaqur interes edhe për edukimin, sportin, bastet e palejuara dhe filmat serialë.

“Një fjalë kyçe shumë specifike që është tepër interesante është se vajzat po kërkojnë profesionet më të mira në teknologji informacioni. Kemi dhe shkarkim të madh të serialit ‘Adoleshenca’, dhe në fund, shqiptarët janë të pushtuar nga futbolli dhe bastet online”, shton Kallaxha.

Edhe pse ekspertët e IT bëjnë thirrje që përdorimi i VPN është i rrezikshëm dhe të dhënat e përdoruesve mund të hakerohen e më pas të keqpërdoren, kjo thirrje ra në veshë shurdhët, pasi para të dhënave ata preferojnë të argëtohen në TikTok.

Dënimi i Le Pen, reagon ashpër Elon Musk

0

Miliarderi dhe ministri i administratës Trump në DOGE, Elon Musk, ka reaguar ashpër mbi vendimin e gjykatës franceze që Marine Le Pen nuk mund të kandidojë për presidente në vitin 2027, pasi ajo u shpall fajtore për përvetësim të fondeve të BE.

“Kur e majta radikale nuk mund të fitojë përmes votës demokratike, ata abuzojnë me sistemin ligjor për të burgosur kundërshtarët e tyre”, tha Musk në llogarinë e tij në Platformën X.

Musk ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e tij për partitë e ekstremit të djathtë, si Alternativa për Gjermaninë (AfD) përpara zgjedhjeve kombëtare të shkurtit.
Kujtojmë se liderja e partisë franceze të ekstremit të djathtë, Rally National (RN) u shpall fajtore sot, të hënën më 31 mars, për përvetësim të fondeve publike dhe gjykata njoftoi se Marine Le Pen nuk do të mund të kandidojë për poste publike për pesë vjet, pasi i janë hequr të drejtat politike me efekt të menjëhershëm.

Prandaj, ajo humbet të drejtën për të qenë kandidate në zgjedhjet e ardhshme. Ajo është dënuar edhe me katër vite burg, dy prej të cilave me kusht dhe dy të tjerat me arrest shtëpie, si dhe me gjobë prej 100 mijë euro.

Së bashku me Le Pen, gjykata shpalli fajtorë 8 eurodeputetë nga partia e saj për përvetësim të 474,000 eurove. Në të njëjtën kohë, dymbëdhjetë ndihmës të eurodeputetëve u shpallën fajtorë për pranimin e mallrave të paligjshme. Të gjithë të zgjedhurit e përfshirë në këtë rast dënohen edhe me heqje të së drejtës për t’u zgjedhur.

Kryebashkiakja në SHBA u arrestua e dehur në timon

0

Pamjet e publikuara së fundmi të marra nga kamerat e trupit të efektivëve të policisë tregojnë një kryebashkiake demokrate në Nju Xhersi duke iu marrë këmbët dhe duke qarë gjatë arrestimit. Ajo akuzohet se kishte çuar djalin e saj nga çerdhja në shtëpi në gjendje të dehur.

Kryetarja e bashkisë Lumberton, një qytet i vogël 25 milje në lindje të Filadelfias, Gina LaPlaca, 45 vjeç, u arrestua dhe u akuzua për rrezikim dhe neglizhencë të fëmijëve, drejtim të makinës me patentë të skaduar dhe shkelje të tjera. Policia iu afrua asaj jashtë shtëpisë rreth orës 17:40 më 17 mars, pasi një banore e raportoi pasi po drejtonte makinën në gjendje të çrregullt.

Teksa LaPlaca nxjerr djalin e saj 2-vjeçar nga sedilja e makinës BMW Sedan, një oficer e pyet: “A je mirë?”.

“Po, jam,” u përgjigj LaPlaca, përpara se të humbiste ekuilibrin. Kur u pyet për pasqyrën e saj të dëmtuar të pamjes anësore, LaPlaca tha se kishte goditur diçka, por tha në mënyrë të paqartë: “Nuk e di”.
Asaj iu morën këmbët përsëri kur iu kërkua të qëndronte në njërën këmbë si pjesë e testeve përpara se të qante teksa oficerët e prangosnin.

“Më vjen keq”, – u tha LaPlaca oficerëve, të cilët dyshohet se gjetën një shishe të vogël pijesh alkoolike dhe një shishe uji të mbushur me alkool në makinën e saj.

Kryebashkiakja pranoi më vonë në polici se kishte pirë para se të shkonte për të marrë djalin e saj nga çerdhja.

Në një deklaratë të postuar në mediat sociale, bashkëshorti i saj Jason Carty, i cili është një zjarrfikës dhe aktivist politik, pretendoi se gruaja e tij ishte përballur me varësinë nga alkooli dhe tani po merr trajtimin që i nevojitet.

Ajo u zgjodh për herë të parë në vitin 2020 dhe u rizgjodh në vitin 2023. LaPlaca u lirua menjëherë pas arrestimit dhe është planifikuar të dalë në gjykatë më 28 prill. LAPSI.al

Pastori dhe gënjeshtra!

0

Shkruan Belind Këlliçi

Një pastor kandidat për deputet vizitoi fshatin Arbanë dhe si në një rikrijim të filmit Zonja nga Qyteti, na prezantoi dhe me baletin e tij në gurët e fshatit.

Ajo që pastori fsheh është e vërteta e fshatit Arbanë.
Rrugët ku ai kolovitet janë të braktisura prej 12 vitesh. I vetmi investim që kanë parë me sy janë lopatat me çakull që vetë banorët hedhin për të çuar fëmijët në shkollë, pasi çizmet nuk mjaftojnë për të kaluar pellgjet me ujë.
Eshte tejet e pandershme dhe madje kriminale t’u premtohen certifikata pronësie dhe legalizime banesash këtyre banorëve, si strategjia e vetme për të marrë votat në një zonë të braktisur.
Për më tepër kur ky mashtrim vjen nga një pastor, kjo është fyese edhe për vetë komunitetin e besimtarëve ku ai pretendon se predikon apo ka predikuar dikur!

POSTIMET E FUNDIT