Kandidati për deputet i PD në listën e hapur, Myslim Murrizi tha në MCN Live se SPAK-u duhet ndihmuar me denoncime për zgjedhjet nga qytetarët dhe kandidatët.
Sipas Murrizit SPAK-u është një ndërmarrje, brenda të cilës ka edhe “llumhane”, të cilët tha se i ka denoncuar publikisht.
“Që në 2020 kam adresuar rezerva me emër konkret. SPAK ku 100 e ca veta brenda, dhe siç do ndërmarrje, si Kuvendi, ka llumhane sa të duash brenda. Por duhen etiketuar me emra. I kam thënë komunist Ben Krajës në sallën e Kuvendit. Ka qenë kandidat i Bashkimit të Punës dhe Rinisë, që s’e ka deklaruar. Si ky ka 3-4 flliqësira që kanë kaluar Vetingun me lobing. Nuk thotë nga e ka gjetur vilën 1 milion euro në Lalëz. Dvorani ka harruar 110 milionë lekë pa deklaruar. Duhet ta ndihmojnë të gjithë SPAK-ut. Nëse ata 20 prokurorë do mbikqyrin 5 mijë 200 kuti votimi…duhet ta ndihmojnë qytetarë dhe politikanë. Janë 2 mijë kandidatë. Çdo qytetar që vëren duhet ta denoncojë në SPAK. S’besoj se kanë kapacitet për të vëzhguar 5200 qendra votimi, sepse duhen 5200 prokurorë, por duhet t’i ndihmojmë. Është rritur dënimi, kushdo që ka mend në kokë s’duhet të bëjë jo burg, por as një orë debat. Nëse ka të këtij lloji do ta ndihmoj të shkojë në kokërr të burgut duke kërkuar rinumërim”.