Kreu Blog Faqe 207

Këshilltarët në Bashkinë Tiranë letër KE: Edi Rama nuk njeh autonominë vendore, ka uzurpuar Bashkinë

0

Grupi i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë Tiranë kundërshton metodat autoritariste dhe të paligjshme të të Edi Ramës, siç ishte rasti i zëvendësimit të kryetarit të arrestuar të Bashkisë, Erjon Veliaj, me nënkryetaren, Anuela Ristani.

Me anë të një letre drejtuar Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, këshilltarët e Opozitës bëjnë të ditur se është cënuar autonomia e pushtetit vendor, si dhe u margjinalizua roli i Këshillit Bashkiak, duke u shmangur nga vendimarrja. Në letrën e tyre Këshilltarët e Opozitës bëjnë me dije se përpos kësaj, ka shenja të qarta se administrata e Bashkisë Tiranë po manipulohet dhe kërcënohet për t’u përdorur në zgjedhjet e datës 11 maj.
Duke dënuar fuqimisht ndërhyrjet e paligjshme të Ramës në këtë proçes, Grupi i Këshilltarëve të Opozitës në Bashkinë Tiranë i bën thirrje institucioneve ligjzbatuese të vijojnë hetimet për çdo rast korrupsioni dhe intimidimi të administratës. Gjithashtu, ata kërkojnë nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Evropës të marrë në shqyrtim situatën e krijuar dhe të ndërhyjë për të mbrojtur standardet demokratike në pushtetin vendor në Shqipëri.

Drejtuar Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

Në dijeni të Sekretarit të Përgjithshëm, z. Mathieu Mori

Të nderuar anëtarë të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës,

Ne, grupi i këshilltarëve bashkiakë të opozitës në Bashkinë Tiranë, dëshirojmë t’ju informojmë mbi një situatë tejet shqetësuese që po ndodh në qeverisjen vendore në Tiranë dhe që bie në kundërshtim me parimet themelore të Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore.

Pas vendimit të gjykatës për arrestimin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, kemi vërejtur një ndërhyrje të paprecedentë dhe të paligjshme nga ana e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, në punët administrative dhe vendimmarrjen e Bashkisë Tiranë. Në vend që Këshilli Bashkiak dhe institucionet e qeverisjes vendore të ushtrojnë funksionet e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, bashkia është vënë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të ekzekutivit qendror.

Në këtë kontekst, vërejmë:

1. Cenimin e autonomisë vendore – Neni 3 i Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore përcakton qartë se autoritetet vendore duhet të jenë të lira nga ndërhyrjet e paligjshme të qeverisë qendrore. Megjithatë, veprimet e Kryeministrit tregojnë një kapje politike të institucioneve vendore.

2. Margjinalizimin e Këshillit Bashkiak – Pavarësisht se Këshilli Bashkiak është organi më i lartë përfaqësues në nivel vendor, ai është anashkaluar dhe nuk po ushtrohet roli i tij kushtetues dhe ligjor.

3. Manipulimin politik të administratës dhe burimeve publike – Ka shenja të qarta se ky kontroll i paligjshëm mbi Bashkinë Tiranë po përdoret për përfitime politike dhe ekonomike, duke përfshirë dhënien e lejeve të ndërtimit në mënyrë të dyshimtë dhe instrumentalizimin e administratës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2024.

Për këto arsye, ne:

Dënojmë fuqimisht ndërhyrjet e Kryeministrit në administrimin e Bashkisë Tiranë, të cilat janë në kundërshtim me standardet demokratike dhe parimet e qeverisjes së mirë.

Inkurajojmë institucionet e drejtësisë që të vijojnë hetimet mbi çdo rast të korrupsionit dhe shkeljes ligjore të lidhur me administratën e bashkisë.

Kërkojmë një distancim të menjëhershëm të qeverisë qendrore nga vendimmarrja në Bashkinë Tiranë dhe kthimin e autonomisë së saj tek organet legjitime të qeverisjes vendore.

Bëjmë thirrje këshilltarëve bashkiakë të të gjitha forcave politike të mbajnë qëndrime të pavarura dhe të ushtrojnë funksionet e tyre në interes të qytetarëve të Tiranës.

Autonomia vendore dhe sundimi i ligjit janë themeli i një demokracie funksionale. Ndaj, kërkojmë nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Evropës që të shqyrtojë këtë situatë dhe të ndërmarrë hapa për mbrojtjen e standardeve demokratike në nivel vendor në Shqipëri.

Me respekt,

Grupi i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë Tiranë

Adriana Kalaja do të jetë ministre, nëse PD vjen në pushtet

0

Sali Berisha përmendi disa prej emrave që mund të ishin pjesë e qeverisë, nëse PD do të fitonte zgjedhjet e 11 majit.

I pyetur nga drejtori i Informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari se cili do të ishte ministri i Financës në ekipin e Berishës, ai nuk tha fillimisht një emër konkret.

Më pas Berisha përmendi Athem Agën apo Adriana Kalanë si emra potencialë të kabinetit të tij.

Berisha: Parlamenti i anonimëve të Ramës kishte gjithësej 4 diskutantë.

Rakipllari: Cili do të ishte ministri i Financave?

Berisha: Mund të mos jetë fare në këtë listë, Kushtetuta ka përcaktimet e veta, në 2005 ministri i Financave ishte sekretar, në 2005 ishte sistem krejt tjetër, ky është sistem rajonal dhe jo kombëtar, çdo qark është një shtet më vete në këtë sistem. Po qe se flet për ministra këtu ke të shkëlqyer. Merre Athem Agën. Secili prej tyre në fitore meriton.

Rakipllari: Partitë konservatore dalin me ekip.

Berisha: E vetmja parti e bën është partia britanike. A ka njeri më luftarak se Adriana Kalaja?

Rakipllari: Të jesh luftarak s’do të thotë të jesh i votuar.

Berisha: A duhet t’u paraqesim qytetarëve si forcë politike kandidatë dinjitozë, s’e kam bërë unë këtë sistem.

Dudushi: Për këtë sistem u morët vesh me Ramën.

Berisha: Jo, jo, u hoq herësi. Hyn kush merr vota më shumë.

Rakipllari: PS thotë që e kërkuat ju (listën e mbyllur).

SPAK heton kompanitë e Arbër Veliajt, milionat që përfitoi nga vëllai kryebashkiak

0

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për kompaninë e vëllait të Erion Veliajt, Arbër Veliaj, e cila është duke u verifikuar dhe hetuar nga SPAK.
Xama shpjegoi rritjen e menjëhershme të kompanisë, e cila ka realizuar rreth 30 milionë euro xhiro dhe 4.5 milionë euro fitim, ndërkohë që një prej klientëve të saj kryesor është kompania ONE.

“Kompania ONE është nga klientët kryesorë të Gogel, në pronësi të Arbër Veliajt.

SPAK në dosjen hetimore që ka ndaj Erion Veliajt, po heton edhe konfliktin e interesit që mund të ketë mes ONE dhe Gogel dhe dy kontratave publike që ka marrë ONE nga Bashkia e Tiranës, njëra për monitorimin online të trafikut dhe tjetra për fibrat optike. ONE është kompani e regjistruar në Bullgari me pronarë përfitues hungarezë.

Na bën përshtypje gjithmonë që historitë e suksesit janë ato të njerëzve që lidhen me politikanët dhe rrethin e tyre të afërt.

Gogel në vitin 2011 kishte xhiro modeste vjetore 100 mijë euro me fitim 10 mijë euro. Më pas, shitet te vëllai i Veliaj, Arbër Veliaj dhe në 2014 shohim rritje të menjëhershme, xhiro mesatare 3 milionë euro. Në vitin e fundit, 2023, xhiro ka shkuar 8 milionë euro.

Në vitin 2022 Arbër Veliaj ka themeluar tjetër kompani Gogel Holding që ofron shërbime për Gogel shpk. Nëse llogarisim xhiron vjetore, arrijnë të ardhura 30 milionë euro dhe fitim 4.5 milionë euro”, tha ndër të tjera Xama.

Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala, deklaroi se kompania e Arbër Veliajt është nën hetim nga SPAK dhe po vijojnë të kryhen verifikime.

“Kompania ONE ka fituar disa tendera në Bashkinë e Tiranës. Janë dy procedura tenderuese, që janë duke u parë për shkak të lidhjes së dyshuar klienteliste. Pra një ka të bëjë me monitorimin e trafikut dhe tjetra me fibrat optike. Është marrëdhënie direkte me Bashkinë e Tiranës.
Kompanitë e Arbër Veliajt janë të gjitha nën hetim. Është dhënë urdhri për marrjen e celularit. Po shihen të gjitha transaksionet që ka patur me të gjithë kompanitë, jo vetëm me ONE, përfshirë me kompanitë e kunatës së tij, Ajola Xoxa, sepse ka patur transaksione dhe marrëdhënie financiare. Po zhvillohet ky hetim dhe duhet parë ecuria. Arbër Veliaj u është nënshtruar të gjithë procedurave ligjore, kontrolli, sekuestrimi e me rradhë, lë të kuptohet se po kontrollohet aktiviteti financiar i tij”, tha ndër të tjera Lala.

105 vjet Shqipni me Kuvend

0
Shkruan Kujtim Gjuzi
Pak dritë historike mbi Kuvëndin e Shqipërisë.
Shikoni e vlerësoni Parlamentarët e parë me këta të sotmit.
105 vite përpjekje e zhvillim dhe ne jemi hapa indietro.
Por le të kujtojme e respektojmë ata të parët.
Deputeti më i moshuar Mytesim KËLLIÇI çeli seancën.
Sekretar u zgjodh me i riu në moshë Kostaq KOTA
Parlameti u mblodh në Sarajet Zija TOPTANI
Kryeministër u zgjodh Sulejman DELVINA

Plas sherri në PS, deputeti që u la jashtë listave reagon i zhgënjyer: Pata oferta nga kundërshtarët politikë

0

Deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu ka reaguar pas përjashtimit të tij nga listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare.

Deliu pranoi se për shkak të punës dhe kontributit të tij, kishte pritur të ishte në listën e hapur, ndërsa për listën e mbyllur vendimi ishte qartësuar më parë nga kryeministri Rama.

Pavarësisht ofertave nga kundërshtarë politikë, Deliu tha se nuk e sheh veten në asnjë parti tjetër.

“Me thënë të drejtën nuk është se e prisja 100%, por nisur nga sfondi im si ushtarak jam i përgatitur për të gjitha. Listat janë pjesë e një vizioni që nuk bëhet gjithnjë ashtu si ti mendon. Për punën dhe kontributin tim prisja të isha në listën e hapur, sepse në listën e mbyllur u qartësua nga kryeministri që nuk do të ishim. Mendoj se kryeministri dhe kryesia kanë menduar një gjë më të mirë. Kam patur oferta nga kundërshtarë politikë, por nuk mund ta imagjinoj të kaloj në një parti tjetër. Unë besoj te PS dhe vlerat e saj”, tha Deliu.

Edhe pse Edi Rama e mbylli, TikTok punon

0

yrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’ sy”.

Kreu i qeverisë tha se çdo formë tjetër që lejon përdorimin e kësaj platforme është e rrezikshme, pasi të dhënat e përdoruesve mund të përdoren nga keqbërësit, në këtë rast hakerat.
“Procedura për mbylljen e TikTok-ut ka përfunduar për telefonat smart. Dhe mënyra për t’iu shmangur bllokimit duke përdorur VPN është shumë e rrezikshme, pasi dihet botërisht se përmes VPN-ve falas hakerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit”, tha Rama.
Por, për ekspertët e IT-së, Erion Demiri, ekspert IT, qeveria nuk zgjodhi mënyrën më të mirë për të bllokuar një platformë gjigante si TikTok.
“Metoda më normale me të cilën mund të mbyllet një platformë është duke dhënë një sasi të madhe adresash për ISP-të e ndryshme, të cilat kanë për detyrë që të bllokojnë këto adresa. Për momentin, ofruesit e shërbimit të internetit dhe kompanitë telefonike po i bllokojnë manualisht këto adresa”, tha ai.

Sipas Erion Demirit, TikTok-u do të jetë sërish në telefonat e shqiptarëve edhe pa qenë nevoja e një VPN-je
“Nuk është kjo mënyra që duhet të ishte zgjedhur. Kjo është mënyra më e vështirë dhe njëkohësisht më pak efikase, sepse platformat e mëdha si TikTok-u i ndryshojnë vazhdimisht adresat e tyre. Nëse ne arrijmë një rezultat, ato do ta ndryshojnë shumë shpejt adresën dhe do të kthehet në një lojë si macja me miun.”, shtoi eksperti.

Ashtu siç tha kreu i qeverisë, ka forma të tjera për të bllokuar TikTok-un. Por, ne kemi naviguar në TikTok. VPN është një sasi protokollesh dhe teknikash ku një pajisje, qoftë telefon apo kompjuter, lidhet me një server jashtë Shqipërisë.

“Shkarkojmë një VPN falas, ku me anë të një adrese emaili mund të krijojmë një llogari dhe, pasi ta krijojmë këtë, do të na kërkohet të instalojmë aplikacionin përkatës. Na jepet mundësia që të zgjedhim nga cili vend të dukemi sikur jemi, në këtë rast, Amsterdam. Dhe normalisht, nuk kemi më këto kufizime që na janë vendosur nga ISP-të shqiptare”, tha eksperti

Pjetër Gaci (27 Mars, 1931-27 Mars, 1995), 30 vjetori i vdekjes

0

Faleminderit Profesor Stefan Capaliku për botimin serioz.
Faleminderit Akademia e shkencave e Shqipërisë për mbështetjen e botimit. Këtë botim e përgatiti Stefan Capaliku, Mars 2021.
Në këtë botim Akademik Vasil S. Tole shkruan: ‘Kompozitorët e mëdhenj shkodran, pionierë të krijimit të gjinive të mëdha muzikore: ‘Simfonia’-Zadeja, ‘Opera’-Jakova, ‘Baleti’-Daija, ‘Koncerti instrumental’-Pjeter Gaci.

Pjetër Gaci (Shtiraj, 27 mars, 1931 – Shkodër, 27 mars, 1995) ka qenë kompozitor violinist dhe pedagog i muzikës klasike. Ishte pedagog në Liceun Artistik dhe më pas në Institutin e Lartë të Arteve. Rrugën e artit e filloi si violinist dhe u bë themeluesi i muzikës violinistike shqiptare. Arriti maja me kompozimin e këngës, si te “Për ty atdhe” dhe “Gryka e Kaçanikut”.
Kompozitori Pjetër Gaci deklaronte: ‘Kemi Muzikën, që të mos vdesim’
Kam një ide, që muzika e Pjeter Gacit dhe e kompozitorëve të tjerë shkodranë, duhet të luhet më shpesh, për të mos ‘vdekur’. Muzika fiton kuptime të reja vetëm duke u luajtur.
Në këtë kontekst propozoj që në konkursin Pjetër Gaci, pjesmarrësit duhet të lozin një pjesë të detyruar nga ky kompozitor i madh. Mbas kësaj ideje më dërguan një sms: ‘Më ke kujtu me sugjerimin tënd se si zhvilloheshin konkurset për ‘PIETER CAJKOVSKIJ’.
Ne sallat e Konservatorit në Moskë, cdo pjesmarrës detyrimisht kishte ndo nji pjesë nga ky kompozitor, duhej te luante Cajkovski. Të përshëndes dhe të falenderoj për vemendjen’. TG,
Duke shikuar një poster të viteve para 90-të, Propozoj gjithashtu një koncert me këngët e kompozitorit Pjetër Gaci në Teatrin Migjeni, me pjesmarrjen e orkestrës dhe këngëtarëve të rinj. Në concert mund të prezantohen edhe këngët e një kompozitori tjetër shkodran.
Duhet falenderuar Profesor Stefan Capaliku për botimin shumë serioz, por studjuesit e muzikologjisë në shkodër dhe në Tiranë duhet të hulumtojnë më shumë për këtë muzikant të madh kombëtar.
Si përfundim po citoj thënien: Vita brevis, ars longa, Jeta e shkurtër, Arti mbetet përgjithnjë,

Iku edhe një hajdut milioner, shkarkohet prokurori Arben Sharra

0

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA shpalli mbrëmjen e të mërkurës vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Durrësit, Arben Sharra. Vendimi u mor më 26 mars në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtarë Mimoza Tasi, Razarta Schuetz e Sokol Çomo anëtarë, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Sharrës.

Prokurori i Durrësit, Arben Sharra u shkarkua nga detyra më 30 qershor 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia me veprimet e tij, për dyshimet e ngritura për fshehje të disa pasurive si dhe pamundësinë financiare për krijimin e tyre – konkluzione që u kundërshtuan nga subjekti. Ndërkohë, Sharra u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe nuk u gjetën problem penalizuese në aspektin profesional.

Arben Sharra e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në vitin 2004 dhe fillimisht e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Tiranës. Në vijim Sharra u transferua për në Dibër, ndërsa prej vitit 2010 dhe deri në shkarkimin e tij nga detyra, punoi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Arben Ahmetaj rrefehet nga arratia: Balluku ka thënë, sa të kem Altin Dumanin s’e çaj kokën

0

Në intervistën e tretë ekskluzive në Çim Peka Live, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ka nxjerrë fakte dhe ka folur për aferat skandaloze të korrupsionit të bëra nga qeveria e Edi Ramës përgjatë 12 viteve të tij si kryeministër.

Duke u ndalur te projekti Thumanë-Kashar, ku ky koncesion u ka ngarkuar shqiptarëve 1.3 miliardë euro, tuneli i Llogarasë, i cili ka kushtuar 190 milionë euro, si dhe afera e AKSHI-t, sipas Ahmetaj i kalon dyfish dëmin e tërmetit.

Ahmetaj: Po projekti Thumanë – Kashar? Në vendim final është shfuqizuar urdhëri i anulimit, pra, është rrëzuar ndërpreja e procesit të koncensionit. Vendimet e gjykatës nuk i kanë dhënë të drejtë plaçkitëses që të bënte një format të ri koncencioni. Me vullnetin e saj ka bërë koncensionin dhe u ka ngarkuar shqiptarëve 1.3 miliarde lek, duke bërë një proces pa tender me vullnet të saj. Po pse mo ça janë qytetarët shqiptar që duhet të paguajnë më shumë se europianët për rrugët. Merrni unazën e Tiranës, 14 vjet. T’i bëjnë analizë inxhinierët investigativë, gazetarët investigativë…sepse siç thonë kompanitë, na ka shkatërruar, 40% na kërkon, thotë.

Pse nuk shkon SPAK-u të marrë inxhinierë të huaj dhe të nxjerrë koston. Bëje Altin, ti je heroi i fëmijëve të shqiptarëve, pse nuk e bën? Bëje. Se shkon merresh me pllakat e banjove të Erjolës.

Në respekt të popullit, Altin Dumani, shko bëj një inspektim të kostove të rrugëve, shko bëj një inspektim te AKSHI, shko bëje.

E dyta, si ka mundësi që qytetarët shqiptarë paguajnë 12 euro cent për tollet e rrugëve, dhe qytetarët europianë me tvsh të përfshirë paguajnë 7 euro cent?euro, opozita,

Po pse mo, vajti Bashkim Ulaj i vuri pistoletën kreut të organizatës, më jep këtë se të griva??? Jo. Bashkim Ulaj është në biznes. Aaa nuk e denoncon PD-ja këtëëë.

Peka: Thuaje. PD ka bërë interpelancë për Thumanë-Kashar.

Ahmetaj: Aaa në ata interpelancë ka bërë një provokim plaçkitësja. Mbaj mend këtë që po të thëm. Pa-dituaria, e ftuar në tryezën ku dituria dhe profesionalizmi është kusht i panegociueshëm, e kompenson mungesën e diturisë me ligësi dhe me intrigë.

Dhe i bën provokim Tabakut, nuk e di ishte një zonjë nga opozita, Hoti, më duket…si pranohet ky lloj diskutimi atje, se plaçkitësja, para se të jetë plaçkitëse është edhe zëvendëskryeministre, por zonja Hoti i paraqiti dokumentat.

Ah, se mos harroj, plaçkitësja ka thënë se brenda vitit do t’i shpik kancerin, për mua.

Peka: Ka kaluar viti? Çfarë ka këtu për të mos u kuptuar, të gjitha i ke ditur edhe më herët, çfarë ka për t’u habitur tani. Qysh për kanabisin e ke kuptuar.

Ahmetaj: Nuk mund të më thotë njeri mua që nuk jam përballur. Kam kërkuar gjithmonë, edhe për AKSHI kam kërkuar plan 3-vjeçar.

Ja ia kam thënë plaçkitëses që nuk bëhet kjo për Thumanë-Kashar. Ajo thotë që sa të kem Altin Dumanin atje s’çaj kokën. Altin Dumani paska bërë hetime për shkollën e plaçkitëse, e s’paska gjet numër amzës, po nuk bën hetime për këto. Se bën këtë së kjo është 1-miliardë e ca dollar, as te tuneli 50-milionë dollar, te AKSHI nuk hyn ky. Vetëm këto dëmi shkon dyfishi i tërmetit, mos harroni, te tërmeti ka qënë 1.2 miliardë dollar. Dyfish plaçkitësja

Denoncimi i Plug: “5 B” e Ballukut përfituesit e lejeve e kontratave të sektorit të energjisë

0

Emisioni Plug në Syri TV ka zbuluar një tjetër skemë favorizimi në sektorin e energjisë. Këtë herë, vëmendja është përqendruar tek ndërtimi i parqeve fotovoltaike, një fushë ku qeveria e Edi Ramës dhe ministrja Belinda Balluku kanë vendosur prioritetin e tyre kryesor. Të dhënat e siguruara nga ky investigim tregojnë se edhe në këtë sektor, përfituesit kryesorë të kontratave dhe lejeve mbeten drejtorët e besuar të Belinda Ballukut.

‘5 B’ e Parqeve fotovoltaike, si drejtori i Ballukut u bë biznesmen i paneleve diellore

Mimëbrëma! Do të ndalemi sërish tek aferat që i kemi pagëzuar me emrin “5B-të” e Belinda Ballukut. Në emisionet e shkuara, ju kemi treguar se si miliona euro të investuara në infrastrukturë, energjetike, e kudo kanë patur një destinacion, xhepat e drejtorëve të Belinda Ballukut. Sot do t’ju tregojmë për një tjetër linjë abuzimi të ‘Drejtorëve të Belës’. Këtë herë oreksi është shtrirë në ndërtimin e Parqeve Fotovoltaike një prej sektorëve, ku qeveria e Edi Ramës dhe vetë Belinda Balluku i kanë dhënë fokusin kryesor. Por të dhënat e përftuara nga investigimi ynë, na fakton që edhe në këtë sektor përfituesit kontratave dhe lejeve, janë sërish “5 B”, drejtorët e Belinda Ballukut.

Si investimin më të suksesshëm por edhe më të kushtueshmin qeveria e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut si ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, mbeten ‘Tigrat’, të cilat siç ju faktuam në emisionet e shkuara janë fund e krye, një aferë e pastër me miliona euro. Duket se ‘Tigrat’, nuk janë e vetmja aferë në sektorin energjetikë, pasi ato që kryeministri Edi Rama përpiqet t’i shesë si sukses, Parqet Fotovoltaike, janë një nga sektorët e reja, hambar milionash për drejtorët e Belinda Ballukut. Fal bashkëpunimit të fortë me Ballukun, zemërgjerësisë së institucioneve të drejtuara nga rilindja dhe me firmë të Edi Ramës, këta drejtorë janë sot pronarët ‘defakto’ të këtij sektori energjetik.

Maksim Et’hemaj, një personazh jo shumë i njohur për publikun, por një nga personazhet kyç të Belinda Ballukut, sa i përketë mbarimit të punëve, kryesisht në fushën e Aviacionit Civil, ku edhe vetë Balluku gëzon një eksperiencë të gjatë. Maksim Et’hemaj aktualisht është Drejtor Ekzekutiv i Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar, dhe me një përvojë 22 vjeçare në menaxhimin e trafikut ajror. Por përvoja e Et’hemajt, fal lidhjeve të forta me Belinda Ballukun, apo familjarëve të tij, është po ashtu e suksesshme edhe në kontrata me qeverinë. Sipas standartit rilindas, bashkëpunëtorët e afërt të ‘Shefe Belës’ shpërblehen me licensa po me firmë të saj.

Në tetor të vitit 2020 themelohet kompania GREEN PLUS ENERGY me aksionere shtetasen Eva Kjaer dhe administrator shtetasin Gjergj Pano. Objekt i aktivitetit: Implementimi dhe menaxhimi i projekteve gjeneruese te energjise – elektrike, fotovoltaike, dhe gjithe llojeve të tjera të prodhimit të energjisë dhe veprave ndihmese në gjithë territorin e Shqipërisë.

Pra aktiviteti që ka zgjedhur zonja që jeton jashtë Shqipërie e me profesion shef kuzhinë është prodhimi i energjisë nëpërmjet impianteve fotovoltaike. Eva Kjaer, kuzhinierja, me ambicie për investime në energjetikë, rezulton të jetë motra e Drejtorit të Aviacionit Civil Maksim Et’hemaj, kurse shtetasi Gjergj Pano është vëllai i gruas së Maksim Et’hemaj. Të dhëna të mjaftueshme këto, që në datë 28 prill të vitit 2023, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë t’i hapë rrugë firmosjes së kontratës “Për ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 2 MW, dhe veprave ndihmëse, në Njësinë Administrative Topojë, Bashkia Fier, Qarku Fier”, ku aktualisht Belinda Balluku drejton Fushatën Elektorale.

Në një kohë rekord, vetëm një muaj më pas, leja e firmosur nga Balluku, merr edhe vulën e KKT, që i miraton lejen zhvillimore. Pra gjithë kjo urgjencë për të miratuar këtë kontratë të majmë për motrën e Drejtorit Et’hemaj, për një kompani që nuk ka asnjë të ardhur dhe 0 m2 tokë në pronësi.

Dy muaj pasi është miratuar leja zhvillimore nga KKT në korrik të vitit 2023, Eva Kjaer vendos të shes 40% të aksioneve kompanisë 4 A-M në vlerën 40.000 lekë. Deri këtu kushdo do të mendojë që është një marrëdhënie normale biznesi por bilancet e kompanisë flasin ndryshe. Në bilancin e vitit 2020 pasqyrohet se kompania ka në llogari vlerën 34.500.000 lekë e cila sipas sqarimeve pasqyrohet si garanci paraprake për kryerjen e punimeve. Kjo vlerë e konsiderueshme nuk është kontribut i ortakut të kompanisë dhe nuk identifikohet se kush i ka parapaguar. Për vitet 2021,2022 kjo vlerë qëndron në llogari bankare e pandryshuar. Në bilancet e vitit 2021 dhe 2022 pasqyrohet dhe një tjetër pagesë, ajo për Bashkisë Fier për marrjen me qëra të tokës. Specifikisht për vitin 2021 është paguar 221.000 lekë qera toke dhe në vitin 2022 është paguar 121.000 lekë. Një vlerë qesharake qeraje 120 euro në muaj për 30.000 m2 tokë sipas përcaktimeve në studimin e paraqitur pranë KKT. Në bilancin e vitit 2023 identifikohet më në fund se kush ishte bamirësi që i dha rreth 340.000 euro pa interes për 3 vite kompanisë së motrës së Drejtorit të Aviacionit Civil i cili më parë ka mbajtur dhe detyrën e rëndësishme në ANTA, atë të Drejtorit të Përgjithshëm Teknik. Sipas të dhënave rezulton se tashmë vlera 34.500.000 nuk paraqitet më si parapagim por si hua e dhënë nga ortaku 4 A-M shpk.

Pra, e thënë më thjeshtë, motrës së drejtorit i lind dëshira t’i futet biznesit energjitik në Shqipëri dhe pse dekada në emigracion dhe me profesion kuzhuniere. Për të realizuar këtë dëshirë sepse duhen disa para e garanci në ndihmë i vjen kompania bujare 4 A-M dhe Bashkia Fier. Njëra bamirëse me para dhe tjetra bamirëse me toka shtet.

Por a është kjo rastësi? Në kohën kur 4 A-M tregohej bamirëse me kompaninë e të motrës, ANTA i jep asaj 3 tendera në vlerën 500 mijë euro. Konkretisht në vitin 2018, mes ANTA-s dhe 4 A-M lidhet kontrata për “Blerje AC specifik sipas nevojave te Teknikes” me vlerë 2. 5 milionë lekë. Në prill të vitit 2019, në një tendera pa garë dhe flamur të kuq, 4 A-M merr 29. 3 milionë lekë për “Shpenzime mirëmbajtje dhe blerje pjesë ndërrimi e sistemeve të instaluara në Administratë”. Dhe në fund të vitit 2021 merr tenderin tjetër me vlerë 20.5 milionë lekë pa garë e me flamur të kuq. Të gjitha këto procedura të përfituara nga 4 A-M pranë ANTA (ALBCONTROLL) në vlerën 500.000 euro janë në periudhën kur Drejtori Drejtorisë Teknike është pikërisht vëllai I Eva Kjaer shtetasi Maksim Et’hemaj. Nuk duam të akuzojmë askënd por këto veprime ngrenë dyshime të arsyeshme që SPAK të hetojë.

Një tjetër problem i konstatuar në këtë projekt është kategoria e tokës, e cila nuk e lejon miratimin e ndërtimit të nje Impianti Fotovoltaik, pasi sipas projektit është thjesht “ranishte” por pa përcaktuar kategorinë. Ky fakt penal gjendet gjerësisht në kontratat e firmosura nga Balluku për Shqipërinë.

Spartak Kovaçi drejtor i ujësjellësit në Durrës, miliona euro tendera kompanisë së babait

Deri tani folëm për lidhjet, punësimet dhe bizneset familjare të kushërinjve Ceno Klosi dhe Spartak Kovaçi, dhe disa përfitime të dyshimta të familjarëve të Ceno Klosit, të cilat i takon SPAK të hetojë të gjithë paqartësitë, apo mënyrën se si nga hiçi u krijuan biznese me vlerë miliona euro. Por në vijim do të ndalemi te kompania Adriatik shpk, kompani e cila ka përfituar 32 milionë euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë.

Kompania Adriatik SHPK u themelua në nëntor të vitit 1993 me ortakë themelues shtetasin Ardjan Mustafaraj. Në vitin 1998 Mustafaraj i dhuron 50% të aksioneve shtetasit Petrit Kovaçit. Në vitin 2007 shoqëria kryen një rritje kapitali në vlerën 79 milionë lekë si pasojë e fitimeve të realizuara që nga themelimi. Deri në vitin 2013, kjo kompani ka një aktivitet normal, por gjithçka ndryshon këtë vit, kohë kur Spartak Kovaçi emërohet Drejtor i UKD. Në dhjetor të vitit 2013 Ardjan Mustafaraj dhe Petrit Kovaçi vendosin për herë të parë që nga themelimi të shpërndajnë dividend në vlerën 290 milionë lekë. Nga ky divident Petrit Kovaçi vendos t’i dhurojë të birit Drejtor Ujësjellës Kanalizime Durrës në dhjetor të vitit 2014, 100 mijë euro të cilat ky i fundit i deklaron në ILDKPI.

Spartak Kovaçi menjëherë pas emërimit të tij kujdeset që të sistemojë në detyrën e Drejtorit të Trajtimit të Ujërave kunatin e ortakut të babait Olsi Graceni, dhe kjo duket se nuk ndodh aq rastësisht, por do e detajomë në vijim të investigimit tonë.

Në QKB nuk jepen të dhëna të plota për kompaninë Adriatik shpk por sipas të dhënave analitike të OPENDATA Albania kompania që nga themelimi ka patur një fitim 10-20-40 milion lekë në vit. Por viti 2013 do të sillte një fitim marramëndës për këtë kompani në vlerën e 155 milion lekëve ose thënë më thjeshtë 4 herë më të lartë se vitet e tjera. Plug investigoi dhe më tej dhe gjeti dokumentacion që të ardhurat e kompanisë Adriatik për vitin 2013 të çojnë të një tjetër investim publik po në qytetin e Durrësit.

Ky investim është marrë në dorëzim nga UKD, ku Spartak Kovaçi është drejtor. Sipas këtij dokumenti Adriatik shpk ka qënë nënkontraktor dhe sidomos punonjësi tashmë drejtor Olsi Graceni ka kryer punime në këtë objekt.

Në vitin 2019 kompania Giovanni Putignano and Figli SRL, e regjistruar në QKB, firmos një tjetër kontratë për ndërtimin e Ujësjellës Kanalizme Lushnje dhe sipas të dhënave nënkontraktor kompaninë HIDRO MENTORI shpk.

Në bilancet e kompanisë Giovanni Putignano and Figli SRL të vitit 2020 rezulton se nënkontraktori kryesor për këtë investim është Adriatik shpk. Pra dhe në këtë rast fondet e dhëna për Ujësjellës Kanalizime Lushnje përfundojnë te familjarët e Ceno Klosit dhe Spartak Kovaçit. Sipas të dhënave në Opendata Albania rezulton se Adriatik sh.p.k ka fituar disa prodecura tenderuese, prej të cilave edhe në shkelje flagrante të ligjit, ku kompania e babait fiton tender drejtëpërsëdrejti nga institucioni i drejtuar nga i biri. Bëhet fjalë për tenderin e shtatorit të vitit 2022, ku autoritet kontraktues është Bashkia Durrës, por projekti është përgatitur nga UKD, për Sistemimin KUB në rrugën Taulantia. Vlera e projektit është mbi 40 milionë lekë të reja dhe sipas Open Data, nuk ka patur garë. Pra e thënë më qartë Spartak Kovaçi përgatit specifikimet dhe kushtet e tenderit, dhe kriteret për tu shpallur fitues i plotëson vetëm kompania e babait.

Ndërsa lidhjet dhe marrëdhëniet mes drejtorëve të rilindjes faktohen të forta, të tilla janë edhe pazaret mes tyre, e këtu na del në skenë dhe lidhjet edhe me ‘5D’ e Erion Veliajt, ku dy skemat korruptive, gërshetohen mes tyre. Ndërsa ‘5D’ e drejtorëve të Erion Veliajt fitonin tendera nga OSHEE në Durrës, po në të njëjtën periudhë drejtorët e Belinda Ballukut fitonin tendera në Tiranë, pikërisht nga institucionet e drejtuara nga 5D, madje në një prej rasteve si koperim mes dy kompanive Adriatik shpk dhe 5D. Nga verifikimet rezultoi, se Adriatik SHPK në bashkëpunim me 5D, në dhjetor të vitit 2020 kanë fituar nga Ujësjellës Kanalizimet Tiranë tenderin për ‘Ndërtim tubacioni transmetimi, depo Daias’. Vlera e projektit ishte 771 milionë lekë, apo 7. 7 milionë euro. Një tjetër tender i fituar nga Adriatik shpk tek UKT është edhe ai për “Ndërtim linje transmetimi nga puseta Yzberisht deri në Depo Kombinat”, vlera e të cilit është 760 mijë euro. Në korrik të 2016, Adriatik shpk fitoi edhe tenderin “furnizimi me ujë në rrugën ”Thoma Koxhaj”” me vlerë 400 mijë euro. Të gjithë tenderat e fituar nga Adriatik shpk në UKT janë me flamur të kuq, çka nënkupton shkelje dhe pa garë. Por jo vetëm kaq, tendera të tjerë të fituar nga Adriatik shpk janë edhe “Mirëmbajtja e objekteve ndërtimore në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë” nga Operatori i Blerjeve të përqëndruara me vlerë 4. 4 milionë lekë.

Ky tender është fituar në bashkëpunim me kompaninë ERIL B&B e cila është pjesë e këtij investigimi. Ndërsa i biri drejtonte Ujësjellës Kanalizimet në Durrës, kompania e babait rezultonte e suksesshme në të gjitha Drejtoritë e Ujësjellsave të vendit, që gjithashtu janë në varësi të Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit. Në vitin 2021, Adriatik shpk ka fituar një tender të majmë nga Bashkia Pogradec. Projekti me vlerë 264 milionë lekë, apo 2. 6 milionë euro parashikonte ndërtimin e Ujësjellësit të Mokrës, Faza 2. Edhe ky tender është me flamur të kuq e pa garë.

Një nga tenderat më flagrantë që ka përfituar kompania Adriatik shpk, është ai i për sistemimin e rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit, faza e parë, projekt i financuar nga Programi i rindërtimit. Vlera e këtij tenderi të fituar në tetor të vitit 2021, është 19 milionë euro. Për të kuptuar më qartë qytetarët e Durrësit, abuzimi me këtë tender është pikërisht arsyeja, se pse sa herë bie shi, rrugët e Durrësit përmbyten.

Ky projekt parashikonte edhe ndërtimin e një hidrovori të ri shumë larg atij të vjetrit, çka duket se e ka bërë atë jo funksional dhe ende vijojnë testimet me të në kurriz të qytetarëve, që përmbyten çdo dimër, apo periudhë me rreshje. E ndodhur përballë akuzave të mediave, kryebashkiakja e Durrësi Emirjona Sako është përpjekur ta jutifikojë dështimin e projektit 19 milionë euro me problemet e shpronësimeve, por kjo nuk ka penguar lëvrimin e milionave për kompaninë e Petrit kovaçit, që gjatë periudhës 2022-2023 ka marrë 3. 3 milionë euro.

Shkurtimisht, që prej emërimit të Spartak Kovaçit si drejtor të Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës, kompania e babait të tij ka njohur një rritje të menjëhershme me një xhiro prej 32 milionë euro, të përfituara drejtëpërdrejtë apo si nënkontraktor, para të cilat do duhet të hetohen nga SPAK. Ndërkohë që faturimi i kësaj kompanie për periudhën kohore 2014-2023 është mbi 37 milion euro.

‘ERIL B&B’, kompania e ‘fshehtë’ e Kovaçit, qindra mijëra euro tendera nga Bashkia e Durrësit

32 milionë euro nga vetëm një kompani. Duket se shifra mbi 30 milionë euro është standard i çdo skeme korruptive të drejtorëve të Belinda Ballukut, që sot janë edhe krahu i saj i djahthë në zgjedhje. Por nga analizimi i të dhënave për secilën kompani, krijohet një zinxhir kompanishë, që gjithashti rezultojnë përfituese, apo janë përdorur për të qarkulluar mes tyre milionat e tenderave. Në vijim do të ndalemi edhe tek disa kompani që gjithashtu rezultojnë të themeluara nga të afërm e të punsuar të Kovaçit e Klosit.

Gjatë investigimit të PLUG në një nga tenderat e shpallur fitues kompania ADRIATIK ka bashkëpunuar me kompaninë ERIL B&B. Kjo kompani u themelua në vitin 2018 me aksioner shtetasit Ilir Shabani dhe Ergert Deliallisi. Në gusht të vitit 2018 administrator i kësaj kompanie emërohet Tedi Spahi. Në vitin 2021 dhe pse nje kompani e cila fiton tendera publik dhe fitimprurëse, ortaku Ilir Shabani shet aksionet në vlerën 500 euro ortakut tjetër Erger Deliallisi… Këto ishin disa indicie për të cilat PLUG investigoi dhe më tej…

Rezulton se kompania Eril B&B është themeluar nga dy punonjës të kompanisë ADRIATIK shpk. Madje siç në çdo skemë korruptive në të shkuarën, edhe në këtë rast, të dyja kompanitë kanë të njëjtit punonjës, çka nënkupton edhe fiktivitetin e tyre, e të krijuara enkas për fshehje gjurmësh apo kryerje transaksionesh për efekte justifikuese të projekteve. Nëse do të analizojmë listën e të punësuarve për vitin 2021 për të dyja kompanitë rezulton se:

Ergert Deliallisi punonjës i Adriatik është bashkpronar i ERIL B&B

Ilir Shabani punonjës i Adriatik dhe bashkpronar ERIL B&B

Hazret Mulgeci punonjës i Adriatik njëkohësisht është edhe punonjës ERIL B&B

Elona Dollaku punjës finance i Adriatik gjithashtu mban financat e ERIL B&B

Enli Kaculi punonjës i Adriatik dhe punonjës ERIL B&B

Ruzhdi Shahini punonjës i Adriatik dhe punonjës ERIL B&B

Ilir Merja punonjës i Adriatik dhe punonjës ERIL B&B

Këta janë vetëm disa nga punonjësit pasi lista është dhe pak më e gjatë, por që faktohet qartë se kjo është një kompani e krijuar nga ADRIATIK shpk. Ky nuk është rasti i parë që kemi bërë publik që kompanitë e familjarëve të pushtetarëve që jo vetëm që fitonin tendera drejtëpërdrejtë por krijonin dhe kompani të tjera për të fshehur gjurmët. ERIL B&B e cila sot ka ndryshuar emër në ERIL CO ka përfituar pagesa na thesari për vitet 2019-2024 në vlerën 820.000 euro. Të gjitha janë pagesa të degës së thesarit Durrës pra janë institucione të qytetit bregdetar si Bashkia Durrës, Hekurudha Durrës, Ndërmarrja Komunale Durrës, Spitali Psiqiatrik Vlorë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave etj.

TENDERAT QE KA FITUAR ERIL B&B

BASHKIA DURRES

Blerje Materiale Ndertimi per Sektorin Funeral 4,592,500.00

Rikonstruksion rruga Shekspiri 2,441,900.00

Blerje Materiale Ndertimi 3,279,100.00

Blerje Materiale Ndertimi 2,480,500.00

Rikonstruksion i Rrugës Integrimi 5,859,200.00

Rikonstruksion rruga Papa Klementi II 10,495,350.00

Mirembajtje e banesave sociale 1,755,840.00

Rikonstruksion rruga Kastrioti 8,945,733.00

Rikonstruksion rruga Syri i detit 4,466,180.00

Blerje Materiale Ndertimi 3,279,100

TENDERA NGA ENTITETE TE TJERA

Mirembajtja e objekteve ne Spitalin “Ali Mihali” Vlore 4,380,000.00

Blerje traversa Druri 30,038,112

Rikonstruksion i Linjes Milot-Lezhe 7,398,713.00

Blerje materiale ndihmese per sektorin e varrezave 551,090

Më sipër ju shpjeguam se si Olsi Graceni, kunati i ortakut të babait, ishte emërimi i parë i Spartak Kovaçit në Drejtorinë e ujësjellësit. Edhe për Gracenin, skema e përdorur me çdo familjar të kovaçit e Klosit do të rezultonte e suksesshme. Veç punës si drejtues i UKD, Graceni njëkohësisht rezulton edhe biznesmen i suksesshëm. Në maj të vitit 2021 themelohet kompania OLPUMPS ose thënë shqip POMPAT E OLSIT. Ortakë themelues Plarent Gjinari dhe Olsi Graceni. Objekti I aktivitetit ishte Instalime dhe mirëmbajtje të impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura dhe të pijshëm. Asistencë dhe konsulencë teknike. Pra Olsi e kishte detyrë funksionale këtë për qytetarët e Durrësit, por e ushtronte edhe privatisht. Në qershor të vitit 2022 largohet nga kompania ortaku Gjinari dhe tashmë OLPUMPS zotërohet 100% nga OLSI GRACENI. Në korrik të vitit 2022 adresa zyrtare e kompanisë bëhet DURRES; Lagjja 14, rruga Bajram Tusha, e cila është e njëhjtë me adresën e kompanisë ADRIATIK. Në shtator të vitit 2022 kompania pezullon aktivitetin, dhe në nëntor 2022 e aktivizon sërisht për ta pezulluar në shkur të vitit 2023. Pas largimit nga UKD, Graceni tashmë i dedikohet me kohë të plotë kompanisë së tij, duke e riaktivizuat. Me gjithë pezullimet dhe riaktivizimet e vazhdueshme, Olsi Graceni rezulton një magjistar biznesi. Për 10 muaj punë në vitin 2022 ai ka një xhiro 129.000 euro. Por magjia e vërtetë ndodh në vitin 2023 ku kjo kompani sipas të dhënave të QKB ka punuar vetëm 2 muaj dhe ka faturuar rreth 140.000 euro me një fitim neto 120.000 euro. Shifra këto të pajutfikueshme me asnjë llojë metode financiare, por për SPAK janë gjurmë të mjaftueshme për të hetuar transaksionet fiktive me qëllim justifikimin e milionave në kurrit të qytetarëve durrsakë dhe jo vetëm.

Ajo që është emërtuar si 5B, duket se mund te jëtë 10 apo 15B. Pas çdo drejtori të Belinda Ballukut del edhe një skemë korruptive. Ndërsa SPAK ka kohë të mendohet për këtë faturë të përllogaritur në 40 milionë euro, vetëm në emisionin e sotëm, ne do të ndahemi këtu. Por nuk mbaron me kaq, pasi Spartak Kovaçi nuk është drejtori i vetëm që i jep tendera vetes apo familjarëve, të mërkurrën e ardhshme një tjetër drejtor i UKD do të jetë nën fokusin e investigimeve tona. Deri atëherë, le të shpresojmë që këto miliona të mos jenë injektuar për blerjen e votave. NATËN E MIRË. Emisioni Plug në Syri TV

POSTIMET E FUNDIT