Kreu Blog Faqe 29

Taulant Balla pranë arrestimit/ Del në përgjime të ndërkombëtarëve, ka porositur vrasje

0

Një skandal politik me përmasa shpërthyese u denoncua dje në Kuvend, ku kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi nga foltorja kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se jo vetëm ka rënë në përgjime me banda kriminale, por ka porositur edhe vrasje. Sipas Berishës, dokumentet dhe mesazhet e zbardhura tregojnë se Balla ka vepruar si pjesë e një skeme kriminale të mirëorganizuar. Ai deklaroi se krimi i organizuar kërkonte futjen e njerëzve të vet në listat e deputetëve, duke marrë garanci direkte për votat në Kuvend. Berisha tha se Taulant Balla, në rolin e kreut të grupit parlamentar, u dha dritën jeshile bandave për të futur emra të diktuar nga burgu.

Në sallë u përmendën përgjime ku flitet për marrëveshje të mbyllura dhe afate konkrete për realizimin e tyre. Sipas Berishës, Mario Çela, i njohur si “Target”, fliste për vrasje të porositura dhe pazare politike të mbuluara me vota. Ai theksoi se këto nuk ishin thjesht favore apo tendera, por krime të rënda të porositura me mbrojtje politike. Berisha akuzoi Ballën se garantonte personalisht votat nëse kërkesat e bandave plotësoheshin. “Në datën 20.02.2020, Target, ose Mario Çela, me të cilin, parafolësi që duhet të ishte sot i dënuar të paktën 40 vite për vrasjet që ka porositur me dokumenta, informon PIN-in. Se kishin rënë dakord mes tyre që të mos kërkonin Taos, këtij këtu… të mos i kërkonin… dëgjojeni… bandës. Asnjë tender publik, se ky merret me tendera… asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkonin. Ky mesazh iu përcoll Taos. Dhe i dhanë afat gjer në dhjetor. Dëgjojeni! Është krahu i kartelit të Çelës. Tao iu përgjigj kësaj. E garanton… a garantoni që të gjitha ata njerëz që do të votojnë për ne nëse vendosim në listë ata që donin nga burgu? Dëgjojeni! Dëgjoni çfarë krimineli është. Ja ku e ka vendin ky. Prisni. Përgjigja ishte: Po! Ne e garantojmë këtë”, deklaroi dje Berisha.
Por kjo nuk është hera e parë që kreu i PD, Sali Berisha hedh akuza të forta ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Disa muaj më parë kryedemokrati Berisha, gjatë prononcimit për gazetarët jashtë godinës së SPAK, ka denoncuar se si ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla del në bisedat e aplikacionit të enkriptuar “SKY ECC” të grupeve kriminale në Elbasan. Sipas bisedave të denoncuara nga Berisha, një grup kriminal i ka kërkuar Taulant Ballës burgosjen e kundërshtarëve të tyre, dhe ky i fundit iu ka kërkuar në këmbim sigurimin e votave për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Më konkretisht, sipas Berishës, grupi i Suel Çelës i ka kërkuar arrestimin e Çapjave dhe se kjo gjë ka ndodhur vërtet, pasi u arrestua Ardjan Çapja dhe Balla doli “kampion” me vota. Gjithsesi, Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama është numri “1” për biseda në aplikacionet “Sky Ecc” dhe “Encro Chat”. “Tani me datën 10.2.2020, target është njëri nga banditët e bandës së Elbasanit, informon me PIN, me telefonin e tij AM5P80, se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord që t’i kërkonin Taos.

Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor. Taos i kishin kërkuar arrestimin e kundërshtarëve të tyre. Tao iu përgjigj kësaj: A garantoni që të gjithë ata njerëz do votojnë për ne nëse vendosim në listë ata që doni në burg? Pra, do na i siguroni ju votat nëse ne me listë i burgosim ata që kërkoni ju? Përgjigjia ishte: Po, ne e garantojmë këtë. Më pas Tao tha: Ata do shkojnë në burg këtë vit. Tani, komenti tjetër. Tao është fiks Taulant Balla, është një kriminel që është vetëm njëri nga të shumtat të dhëna që ka në dosjen e vet. Përgjigja është se ne garantojmë votat në qoftë se ti arreston listën që të kemi dhënë për të arrestuar. Sipas këtij premtimi u arrestuan Çapjat me kërkesë të Çelëve. Kjo është e vërteta. Ata shkuan në burg në mars të vitit 2021, para zgjedhjeve, në mënyrë që Tao të dilte kampion i votave në Elbasan. Çfarë del nga kjo? Që Tao përcakton tendera, që Tao përcakton vendimet e gjykatave, që Tao merr përsipër me listë arrestimet dhe në kundërpërgjigje, Tao merr garanci për votat. Ky është vetëm një aspekt i dokumenteve të pafundme që kam unë për organizatën kriminale që unë e quaj Skrapi i partisë. Tao shëtit nga një vend në një vend tjetër dhe këto janë vetëm njëri aspekt sepse janë të tjera, konkrete për të, po kaq të rënda dhe më të rënda. Avash-avash do keni me radhë, unë jam zotuar se do u faktoj pse e cilësoj Altin Dumanin kreun e një organizate kriminale.

Sepse Altin Dumani i ka këto prej kohësh, por vepron njëlloj si Lubi Balluku dhe Edi Rama, Rama jepte për një hyrje një leje ndërtimi, Lubia që është e pashembullt në Ballkan dhe Europë, ndau 13 kilometra rrugë në 14 kontrata. Këto nuk janë nga Skrapi, janë një burim tjetër. Këto janë nga një qendër e huaj. Irena me 5 mbiemra dhe Irenat me 5 mbiemra gjykatë i çuan ti?! Urdhëro pra, ka marrë përsipër arrestimin dhe i ka arrestuar. Shko, shih kronologjinë. Pra, ky vendos edhe për gjykatën, edhe për prokurorët. Sepse këtu nuk thuhet prokurorët, thuhet Taulanti garantoi. Dhe ata u arrestuan. Tani, kush i arrestoi ata? Gjykatës të pavarur i arrestuan apo Taulanti? Kjo është shumë evidente. Ajo që kanë deklaruar rezolutat ndërkombëtare, se kemi të bëjmë me një sipërmarrje kriminale shtetërore në Shqipëri, shteti dhe krimi së bashku, kjo është e vërteta. Tjetër punë se akoma nuk është arritur të realizohet nga mediat për arsye të ndryshme, por kjo është një narkodiktaturë, në të cilën ky shtet funksionon me një organizatë të përbashkët me krimin. Ja, urdhëro ku e keni. Të mos kërkohen më tendera publike, pra janë kërkuar tendera, përcaktonte tendera ky për banadat.

As favore të tjera, pra u shpërndante favore këtyre, por tani vetëm burgosjen e kundërshtarëve tanë. Dhe kjo u garanton votat… Në qoftë se një prokuror merr dosjet e krimit dhe bën gjithçka që ta mbyllë atë dhe nuk e heton, ai bashkëpunon me krimin. Çfarë ndodhi dje me dosjen Toyota Yaris? Ishte akti më i shëmtuar. Në këtë dosje është Zarka me atë avokatin dhe dy të tjerë, por janë tre prokurorë kryesorë këtu, të cilët sikur të ishin ushtarë të asaj Eriona Daupajt, e cila bënte ndërmjetësin mes bandave dhe prokurorit. Taulanti është zë i veçantë në këtë dosje, jo për atë që i ka thënë Lulzim Basha, por për ndërhyrjet që bënte në polici për të zgjidhur akuzat ndaj tyre. Taulanti është veças, por janë tre prokurorë që marrin shuma të mëdha, që kërkojnë 100 mijë, 70 mijë euro, janë të gjitha të regjistruara këto…”, është shprehur Berisha.

Presidentja e Kosovës pritet në takim nga Sekretari i Shtetit të SHBA-ve Marco Rubio

0

Me SHBA-të jemi të bashkuar në vendosmërinë për të mbrojtur paqen dhe për të garantuar një të ardhme më të sigurt për brezat e rinj! 🇽🇰🇺🇸
Në 18-vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, ishte nder i veçantë që sot u prita në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.
Diskutuam mundësitë për forcimin e aleancës sonë, si dhe hapat konkretë në këtë drejtim që kanë rëndësi jetike për popullin tonë. Në veçanti, e falenderova për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, për mbështetjen vendimtare amerikane për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për prezencën ushtarake amerikane në Kosovë si prezencë kyqe për paqen e stabilitetin në rajon. Diskutuam për rëndësinë e madhe të anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit në ekonomi e mbrojtje, si pjesë e partneritetit tonë strategjik.
Krah për krah me Shtetet e Bashkuara, mbetemi të përkushtuar ndaj forcimit të paqes dhe sigurisë, adresimit të sfidave të përbashkëta globale dhe avancimit drejt integrimit euroatlantik të Kosovës.

Sekretet shtetërore i shiti tek grupet kriminale, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja

0

Është liruar nga burgu ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.

Çyrbja ka përfunduar vuajtjen e dënimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe është lënë i lirë. Ai ka shlyer dënimin e tij me dy vite burg.

Kujtojmë se një ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një kërkesë për liri të tij, në limite të shlyerjes së dënimit.

Çyrbja iu drejtua shkallës së dytë, aty ku ndodhet edhe dosja, pasi kishte ankimuar dënimin për të shuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Por treshja e gjyqtarëve konstatoi se dy vitet, duke përllogaritur paraburgimin, mbusheshin sot. Për këtë arsye, në pritje të plotësimit të afatit, kërkesa iu rrëzua.

Ish-deputeti socialist u shpall fajtor në nëntor të 2025 nga Gjykata e Posaçme për akuzat e korrupsionit në zgjedhje, tregimit të sekretit shtetëror dhe përkrahjes së autorit të krimit.

SPAK nisi hetimet pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin Sky, ku u gjetën biseda të ish-deputetit me persona të tjerë të skeduar nga policia, për të cilët hetuesit thonë se informoheshin nga ai për operacionet policore, e nga ana tjetër, i ofronin mbështetje dhe vota në zgjedhjet parlamentare. Çyrbja ka mohuar akuzat dhe kërkon pafajësi në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Çyrbja u dënua nga GJKKO me 3 vite burgim, ndërsa pas përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i tij u reduktua në 2 vite burg.

Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, u arrestua me urdhër të SPAK mbrëmjen e 20 tetorit 2024. Bashkë me të u arrestua edhe kunati i tij, Ahmet Masha.

SPAK përfundoi hetimet më 15 korrik 2025 dhe dërgoi për gjykim Jurgis Çyrbjan, Ahmet Mashën dhe Altin Hajrin. Altin Hajri u dënua me 3 vjet burg, ndërsa Ahmet Masha u dënua me 2.6 vjet burg.

Tre të pandehurit akuzohen për rrjedhje informacioni sekret dhe korrupsion në zgjedhje. Ish-deputeti sipas hetimit ka strehuar Altin Hajrin dhe e ka ndihmuar me informacione për goditjet e Policisë. Hajri rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas hetimit, ka rezultuar e provuar se Jurgis Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha kanë koordinuar aktivitete të ndryshme kriminale përmes komunikimeve në “Sky ECC” dhe “Matrix”.

Janë faktuar 8 episode gjatë periudhës 1 Maj 2020 deri më 8 Mars 2021. Të akuzuarit janë vënë në dijeni të të dhënave në sistemin “TIMS”, mbi një person të shpallur në kërkim, si edhe të disa informacioneve sekrete të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Protesta rutinë, pa efekt real

0

Shkruan Zef Ndreka

Molotovët flasin, programi hesht.
Edhe protesta e djeshme e opozitës nuk kishte asnjë ndryshim nga protestat e mëparëshme, të cilat dukshëm bëhen më shumë për të mbajtur të ngrirë debatin mbi lidershipin sesa për të ofruar zgjidhje edhe pse ka probleme serioze.
Vetëm fishekzjarre të shoqëruar me bomba molotovë, djegie e shkatërrim!
Një opozitë në pikë të hallit, pa strategji, pa vizion qeverisës, pa mbështetje të gjerë qytetare.
Thjesht një parti e ozurpuar nga krizat e brendshme.
Kështu, protestat e përsëritura të opozitës po duken gjithnjë e më shumë si ritual politik pa ndikim konkret.
Retorika e ashpër dhe aktet e dhunshme nuk e zëvendësojnë mungesën e një alternative bindëse qeverisëse.
Pa strategji të qartë dhe pa energji mobilizuese, opozita po rrezikon të mbetet e mbyllur në konfliktet e veta, larg pritshmërive të qytetarëve. Ndaj nuk ka mbështetje.
Ndërkohë, Berishës, Nokës, Bardhit, Gjekmarkajt, Palokës, Topallit, ,Vokshit dhe disa paloqave të tjerë, do ju pëlqente të thonim:
Sa frymëzuese këto protestat rutinë të opozitës…
Për ta, këto lloj protestash janë vizion i jashtëzakonshëm me fishekzjarre, molotovë dhe pak tym për atmosferë demokratike.
Për ta, është një strategji e admirueshme, është perspektivë qeverisëse mbresëlënëse, është mbështetje popullore “e dukshme”.
Për ta, është vërtet një model i ri i politikës moderne!
Por më tej, këtyre paloqave, po iu duket se
opozita po shkëlqen gjithnjë me protestat e saj “vendimtare”. Në çdo proteste kanë rrëzuar Ramën!
Për ta, programi i protestës është i qartë, sa më shumë zhurmë, sa më shumë zjarr dhe sa më shumë shkatërrim. Ndërsa pjesa e ideve mbetet për një sezon tjetër.
Për ta, kjo është strategjia brilante për të bindur qytetarët se e ardhmja është e sigurt… diku, ndoshta.
Në fakt, e gjitha kjo është një performancë e denjë për skenë, por aspak për qeverisje.
Programi i opozitës tani po lexohet qartë e thjeshtë nga qytetarët:
Protestë pas proteste, vizion pas vizioni…
Kështu, molotovët po flasin vetë, ndërsa programi hesht.
Ndërkohë, zhurma nga opozita po rritet, kurse besimi po bie. E gjitha kjo është ironi që opozita e quan strategji.

Interesi gjeostrategjik i SHBA për Shqipërinë dhe Kosovën

0
Shkruan Zef Bushati
Presidenti Trump dhe Interesi gjeostrategjik i SHBA për Shqipërinë dhe Kosovën. E fillojmë me Pozicionin Strategjik në Ballkan. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shohin Ballkanin si zonë kalimtare mes Europës Qëndrore, Lindjes së Mesme dhe Mesdheut. Shqipëria ka dalje në Adriatik dhe Jon që është korridor natyror drejt Mesdheut. Kosova ndodhet në zemër të Ballkanit dhe është pikë balancimi në mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Për SHBA, kjo do të thotë frenim i ndikimit Rus. Kontroll i influencës Turke dhe Kineze. Stabilitet në një rajon historikisht konfliktual.
E dyta është interesi ushtarak dhe i sigurisë, NATO dhe baza strategjike, Shqipëria është anëtare e NATO-s që prej vitit 2009. Ndërkohë Kosova ka KFOR-in forcë paqeruajtëse e drejtuar nga NATO dhe Bazën Amerikane Camp Bondsteel. Camp Bondsteel është një nga bazat më të mëdha amerikane në Europën Juglindore. Kjo i jep SHBA prani direkte ushtarake në Ballkan. Kontroll të shpejtë operacional në rast tensioni.
Pikë survejimi strategjik ndaj Serbisë dhe ndikimit Rus. E treta është Interesi politik. SHBA synon konsolidimin e shtetit të Kosovës si fakt i pakthyeshëm. Stabilitet institucional në Shqipëri. Model “pro-perëndimor” në Ballkan. Kosova është një investim politik i drejtpërdrejtë amerikan (1999). Stabiliteti i saj është edhe çështje kredibiliteti për SHBA në arenën ndërkombëtare. E katërta është Interesi ekonomik. Ekonomia nuk është arsyeja kryesore, por ka elementë të rëndësishëm. Burime minerare në Kosovë (linjiti, Trepça). Portet shqiptare, burimet e naftës dhe korridoret energjetike.
Projekte infrastrukturore dhe energjetike rajonale. SHBA nuk ka investim gjigant ekonomik si në Gjermani apo Francë, por ka interes strategjik afatgjatë për siguri energjetike dhe stabilitet tregtar në Adriatik. E pesta është Interesi ideologjik dhe simbolik. Shqipëria dhe Kosova janë ndër popujt më pro-amerikanë në botë. SHBA ka krijuar një histori “çlirimi” në Kosovë. Një rajon pro-amerikan në një zonë me ndikim Rus është fitore. Ok. Këto janë interesa të Trump dhe SHBA. Po Shqipëria çfarë interesi dhe çfarë përfitimesh ka nga marrëdhëniet me SHBA ?? Pa SHBA, Shqipëria do të ishte thjesht një vend periferik ballkanik. Me SHBA, ajo bëhet një “partner strategjik”.

SPAK “ndihmon mafian”, i kthen pronarit makinën e përdorur në rrëmbimin e Gerond Meçes

0

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka vendosur t’i kthejë pronarit automjetin që dyshohej se ishte përdorur në rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe.

Mjeti me targë “AC 121 JJ”, i sekuestruar me urdhër të SPAK në dhjetor 2025, i është kthyer shtetasit Endrit Merkaj, pasi nga verifikimet proceduriale dhe këqyrja e kryer nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit nuk janë konstatuar të dhëna me interes për vijimin e hetimeve.

Sipas SPAK, automjeti dyshohej se ishte përdorur më 12 gusht 2025 nga disa persona për rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe. Ky i fundit ka pretenduar se është dërguar në fshatin Gracen, ku është vënë nën presion psikologjik për të tërhequr ankesa që kishte depozituar në Komisionin e Prokurimeve Publike lidhur me disa tendera.

Makina ishte sekuestruar në kuadër të hetimeve për veprën penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë”, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.

Arratiset Engjëll Agaçi, zhduket Belinda Balluku

0

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se protesta e paralajmëruar do të jetë paqësore, ndërsa akuzoi Policinë e Shtetit për provokime dhe tentativë për të frikësuar qytetarët përpara tubimit.

Në konferencën për mediat, Berisha tha se, narkopolicia të ruajë zyrtarët që po arratisen. Agaçi ia ka mbathur

I pyetur nëse do të ketë ngujim në shesh apo elementë të dhunshëm gjatë tubimit, Berisha u shpreh se skenari do të bëhet i qartë gjatë zhvillimit të protestës, duke theksuar se risitë do të shihen nga qytetarët dhe mediat në terren.

Elda Menga: Z. Berisha, pak orë para tubimit, Policia e Shtetit ka njoftuar se nuk e merr përsipër zhvillimin e tubimit për shkak se mund të ketë akte dhune. A keni ndonjë koment? Dhe a mund të na zbuloni në këtë ditë simbolike të fortë për PD, a do ketë ngujim në shesh?

Sali Berisha: Komenti im është ky, narkopolicia të kryejë detyrat sepse zyrtarët po arratisen, po ia mbathin si minjtë.
Çfarë mendoni, se është arratisur vetëm Agaçi? Janë arratisur dhjetëra të tjerë. Një komshi e Lubisë më thotë ka tre ditë nuk vjen në shtëpi, nuk them se është arratisur, por komshia shpreh shqetësim, ku është, thotë.
Po, po, absolutisht.
Pra, ky është preokupimi.
Sidoqoftë, i bëj thirrje organit të akuzës të bllokojë provizorisht të gjithë pasaportat e zyrtarëve që kanë dosje në SKAP, pa përjashtim, se largimi, absolutisht kudo që të shkojnë, do i gjejmë. Por është një akt shumë, shumë i turpshëm.
Ia mbathi Agaçi, ia mbathi Agasi, drejtorët që nuk ua di emrat.
Ka një fugë masive nga administrata.
Për sa i përket asaj që thonë ata, rendin, protesta është paqësore.
Ne organizojmë vetëm protesta paqësore. Dhe ne e kemi platformë këtë, se po të mos donim ne, nuk thoshim ne protestë paqësore.
E keni dëgjuar në takime, më thonë pse thua paqësore. E them se e kemi platformë atë, e kam bindje, ne jemi opozitë demokratike.
Opozita nuk ka banditë, siç ka të tipit Proda dhe Sokol Bizhga.
Nuk ka në gjirin e saj kriminelë si ata, trafikantë, vrasës, ndaj dhe ky është një akt provokacioni i rëndë i tyre që nuk ka asnjë impresion.
Opozita do të vazhdojë gjer në fitore të plotë dhe këta minj që po ikin, do kapen kudo që të jenë.
Ua them unë.
Se të vjedhësh 13 vite qytetarët shqiptarë dhe momentin kur merr vesh se është lëshuar urdhërarresti, ia mbath dhe ikën, absolutisht së pari korrupsioni do shpallet krimi i rëndë.
Së dyti, largimi do të shpallet një krim që dyfishon dënimin, në mos trefishon dënimin. Çka do të thotë se do kalben në fyt.

-Nuk mora përgjigjem, do ngujoheni sot në shesh?

Sali Berisha: Skenari është atje, do jeni aty dhe do ta ndiqni me shumë vëmendje.

-Ju paralajmëruat protestë paqësore, do të thotë që nuk do keni molotovë për të hedhur sot në protestë?

Sali Berisha: Tani, këto që thoni ju, nuk i organizon PD. Pse shihni ju ato inskenimet e Ilirjan Prodës, që i përgatisin në zyrat e policisë dhe i japin si foto, nuk i ha kush ato.

Protestën e fundit ishte policia që hidhte mjete piroteknike kundër opozitës. U kap me filma ajo.

-Kishte edhe eksponentë të PD bashkë me disa persona…

Sali Berisha: Jo, nuk kishte asnjë eksponent.

-Nuk keni hedhur molotov?

Sali Berisha: Kishte ndonjë njeri të zemëruar që hidhnin ndonjë shashkë apo ndonjë fishekzjarr.

-Pra ju distancoheni nga ata që hedhin molotov?

Sali Berisha: Ne kemi protesë paqësore. Kjo është.

Marsi Korreshi: Çfarë do të ketë ndryshe kjo protestë z. Berisha?

Sali Berisha: Do jeni aty dhe do i ndiqni vetë risitë e saj. E kanë në dorë qytetarët.

Share

Pritshmëri të mëdha, përgjegjësi historike

0

Shkruan Zef Ndreka

Plani i Paqes, akt që sfidon historinë.
Sa herë që në skenën ndërkombëtare artikulohet fjala paqe, bota ndalet për një çast. Jo sepse njerëzimi nuk e ka dëgjuar më parë, por sepse çdo brez vazhdon të shpresojë se ndoshta këtë herë ajo do të jetë reale, e qëndrueshme, e prekshme.
Planet e paqes nuk janë vetëm dokumente diplomatike, por ato mbartin mbi vete ankthin, lodhjen dhe aspiratat e miliona njerëzve që jetojnë nën hijen e konflikteve.
Pritshmëritë janë gjithmonë të mëdha. Janë të mëdha sepse paqja në vetlvete përfaqëson më shumë se një marrëveshje politike. Paqja është rikthim i besimit, rikthim i sigurisë dhe i normalitetit.
Por bashkë me shpresën vjen edhe pesha e përgjegjësisë historike. Vendimet e marra në tryeza të tilla nuk i përkasin vetëm të tashmes, por ato formësojnë kujtesën kolektive dhe fatin e shoqërive për vite, ndoshta për dekada të tëra.
Historia ka treguar se paqja është e lehtë për tu shpallur, por e vështirë për tu ndërtuar. Ajo kërkon më shumë se nënshkrime dhe deklarata. Së pari kërkon vullnet, kërkon guxim politik dhe mbi të gjitha kërkon sinqeritet. Sepse paqja e vërtetë nuk matet në fjalë, por në jetën e përditshme të njerëzve, matet në stabilitet, matet në drejtësi, matet në mungesë frike.
Prandaj, përballë çdo plani të ri, lind natyrshëm pyetja që shoqëron gjithmonë diplomacinë:
A do të arrihet paqja e premtuar?
Kjo është një pyetje që nuk shpreh vetëm skepticizëm, por edhe ndërgjegje historike. Sepse njerëzimi ka mësuar të shpresojë, por edhe të dyshojë.
Gjithsesi, paqja mbetet një ideal i madh, ndoshta më i vështiri për tu realizuar. Por është pikërisht kjo vështirësi që e bën atë të domosdoshme. Ndaj çdo përpjekje për ta arritur paqen, pavarësisht rezultatit, mbetet një akt që sfidon historinë.

Si Edi Rama “harroi” McGonigal e jo Smith para Trump?!

0

Shkruan Basir Çollaku

Smith me dosjen e McGonigal e vartësve të tij, gatoi çështjen ruse për Trump. Edi Rama i kujtoi Trump se akuzat ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së u fabrikuan kryesisht nga prokurori amerikan Jack Smith, i cili drejtoi 2 çështje penale kundër Trump, para se ky i fundit të fitonte mandatin e dytë presidencial..KM si aktor servil për të lënë gjurmë pas daljes nga protokolli, duke shitur aksione krokodili patriotizmi, kërkoi ndërhyrje në Hagë për mosdënim të krerëve të UÇK. Sigurisht ata janë luftëtarë lirie. Rama sulmoi dhe OKB duke ditur përpjekjen e Presidentit që Bordi të shërbehej si një organizatë altermative me të. Ndonëse Trump përmendi bashkëpunim me Kombet e Bashkuara e lustra e Ramës u shkërmoq në pak minuta.

Po Charles?!

Si harroi Rama të përmendë zv/drejtorin e kundërzbulimit të FBI të korruptuar prej tij?! Atë agjent të angazhuar intensivisht në sajimin e dosjes së Trump për lidhje me Rusinë?!

Në vitin 2023, pas arrestimit dhe shpalljes së akuzave për Charles McGonigal, Presidenti Trump deklaronte:

“Ky djali i FBI-së që mu vu pas për atë rrengun e Rusisë, Rusisë, Rusisë… që shumë kohë përpara zgjedhjes sime si President, sapo u arrestua për marrjen e parave nga Rusia, Rusia, Rusia. Le të kalbet në ferr!”

Pra këtë të korruptuarin e tjetër të cilin Trump uroi të shkojë në ferr, përse buk e kujtoi Rama dje?! Apo vëlla Leksin?!

Mendon se Trump mban mend vetëm Smith dhe jo Charles apo Soros?! Këtë Charles që nisi hetimet për PD në USA, që bëri biznes me lejen e Ramës në Tiranë, ku krehën gjoba bizneseve, e emrave të drejtësisë, ku merrnin në pyetje dëshmitarë shqiptarë në Austri, pa kokërr autorizimi..! Pra Trump i kishte uruar vajtjen në ferr mikut bashkëpunëtor të Ramës..!! Apo “Soros” shpallur klan terrorist. Në Bord ishte Shqipëria dhe mirë që ishte. Nuk u ftua piktori Rama, por KM i Shqipërisë. Pa harruar lobingjet marramendëse për të mos lënë Begajn atje ku ishin homologët e tij në shumicë. Pa harruar miqësitë izraelite, arabe e Tony Blair, ku Rama ka dhënë tendera e kontrata milionëshe, e i ka përfshirë në qokëbërje. Askush mos e shohë si amnisti të dosjeve penale të SPAK ku Rama do të përballet. Pa vonesë. Tani do të shkojë para Bordit të Prokurorëve të Posaçëm, të luftojë me to, e jo të bëjë paqe. Që të fiket edhe deliri i patronazhistëve të çdo niveli.

Vodhën 80 milion euro nga fondet e IPARD, SPAK gati arrestimin e Samir Manes dhe Frida Krifcës

0

Shkruan Almer Toska

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka thelluar ndjeshëm hetimet lidhur me dyshimet për abuzime me fondet e programit IPARD II, ndërsa burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se gjatë verifikimeve paraprake janë konstatuar shkelje masive.
Sipas burimeve ekskluzive të Timoni.al.al nga SPAK, hetimet kanë evidentuar dyshime të forta për shpërdorim detyre, shkelje të procedurave ligjore dhe vjedhje fondesh, në kuadër të menaxhimit dhe përfitimit të granteve nga programi IPARD II. Bëhet fjalë për skema të dyshuara abuzive në aplikime, miratime projektesh dhe disbursim fondesh.
SPAK ka konfirmuar zyrtarisht se ka regjistruar procedim penal për oligarkun Samir Mane, ish-ministren e bujqësisë Frida Krifca dje dhe një dyzinë drejtorësh në disa qytete të vendit. Aktualisht cështja ndodhet në fazën e hetimeve paraprake, por pa dhënë detaje për emra konkretë apo datën e regjistrimit, për shkak të sekretit hetimor.
Sipas informacionit të SPAK, këta kanë ndikuar drejtpërdrejt mbi shpërndarjen e mbi 80 milion eurove fonde europiane, duke i drejtuar sipas interesave të tyre personale.
Samir Mane është akuzuar se ka përdorur rrjetin e Frida Krifcës për të kontrolluar fondet IPARD dhe për t’i shpërndarë aty ku dëshironte ai, duke përjashtuar fermerët që kishin nevojë reale. Frida Krifca, në rolin e saj institucional, nuk ka bërë asgjë për të parandaluar këtë keqpërdorim, duke u kthyer kështu në pjesë aktive të një skeme që ka dëmtuar rëndë sektorin bujqësor.
Burimet shtojnë se po verifikohet dokumentacion i gjerë financiar dhe administrativ, ndërsa nuk përjashtohet zgjerimi i hetimeve dhe përfshirja e personave të tjerë përgjegjës në nivele të ndryshme vendimmarrëse.
Programi IPARD II, i financuar nga Bashkimi Europian për zhvillimin rural, ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të dyshimeve për abuzim me fondet publike, ndërsa thellimi i hetimeve nga SPAK pritet të hedhë më shumë dritë mbi përgjegjësitë konkrete.
Komisioni Evropian pezulloi fondet e programit IPARD II për bujqësinë shqiptare në gusht 2023, pas hetimeve nga zyra kundër mashtrimit (OLAF) që zbuluan keqpërdorime, korrupsion dhe ndërhyrje politike. Ky bllokim ndikoi në vonesat për fillimin e programit të ri IPARD III, i cili parashikon 112 milionë euro mbështetje.
Arsyeja e Pezullimit: Hetimet e OLAF pas denoncimeve zbuluan korrupsion dhe favorizime në menaxhimin e fondeve të IPARD II nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR).
Statusi: Ndërsa fondet ishin të pezulluara, në qershor 2025 pati rikthim të delegacionit të BE-së për të analizuar raportet e monitorimit dhe masat e marra nga institucionet shqiptare.
Pasojat: Fermerët kanë pritur zhbllokimin e fondeve të IPARD III për të financuar infrastrukturën rurale, agro-përpunimin dhe agro-turizmin.
Autoritetet shqiptare (Ministria e Bujqësisë) janë angazhuar për menaxhimin dhe monitorimin e duhur për të zhbllokuar fondet.
Dhjetëra milionë euro kanë përfunduar në xhepat e një grupi njerëzish, kryesisht të lidhur me pushtetin por edhe me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.

POSTIMET E FUNDIT