Kreu Blog Faqe 921

Nr. 107 i gazetës në print

0
SHQIPTARËT NGIHEN ME SHPRESË, ME HIPNOZË!

Tendenca e një tipizimi të shpresës, kësaj hipnoze të lashtë sa njeriu, çuditërisht po i ushqen shqiptarët me atë që do e quanim, përmbushje të aspiratave. Po turravrapi i marrë disa herë në 17 vitet e fundit është ndaluar po aq herë nga eksponentët politikë. Pra, nga të zgjedhurit. Pa vetëdije, pa punë, pa prodhim, pa energji elektrike, pa rrugë të asfaltuara e me sinjalistikë, la liri lëvizjeje, pa një analizë të thellë të paaftësisë si metamorfoza më e sofistikuar e mendimit politik, ekonomik, shoqëror, s’mund të pretendohet më shumë se shpresë, hipnozë.

Para se të shkruajmë këta rreshta, komunikuam me telefon me dhjetëra politikanë të rëndësishëm, deputetë, etj. Shumica ishin plazheve të Europës, madje edhe Azisë e Afrikës. Familjarisht. Kjo formë jetese tanimë është një ndjenjë detyrimi e tyre për të afërmit e farefisin, është një trampolin shkëputjeje nga pretendimet që thonë në kohë fushatash elektorale, është një cinizëm i programuar që fuar në grykë milionat e shqiptarëve që shkojnë nga podi i shpresës, në atë të hipnozës, pa menduar njëherë që në pod të drejtimit kanë modele turpi. Pyet në Shkodër, bie fjala kush është kryetar i PS-së? Mbi 80 për qind nuk e dinë. Të thonë: N. Doda. Atëherë si duket u desh vjedhja e një benzi të kryesocialistit, sa për t’i mësuar emrin. Edhe tek PD-ja po ashtu. Njerëzit nuk e dinë se kryetar është një deputet që normalisht angazhimet nuk i lejojnë sakrifica partiake në shërbim të miletit. Aq sa duhet dhe aq sa në këtë stinë kaq të gjatë shprese për Shkodrën, detyrohet të shfaqet si shpëtimtar kryeministri vetë.

Po të vazhdosh me listën më të gjatë të emrave që drejtojnë institucione të rëndësishme, do flisnim thjesht për rrokopujë besimesh, të një elite të kontrolluar, ku paaftësia e përfaqësimit arrin e kap të tërë cepat e kulturës, shoqërisë, ku koefiçenti i tyre do ishte vetëm besnikëria ndaj klaneve… Në shifra normalisht.

Nëse në Veri nuk ka as pozitë as opozitë, këtu në Tiranë, duket se Edvin Rama nuk është i zoti të çelë shkarkitë e veta, si e vetmja rrugë për t’u thënë shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme se shpresat nukdo jenë më hipnoza ideologjike.

Po ta bëjë këtë, botëkuptimi politik e ekonomik do dilte pis, sa që do i veniste edhe… shpresat.

Sokol Pepushaj

 

HOTELI PRIVAT “QETESIA” NË VELIPOJË

Bisedojmë me pronarin e ri shkodran, 32-vjeçarin zotin Vildan Dani (me ekipin punues prej 10 anëtarësh nga familja e vet e gjerë dhe nga farefisi): Hoteli ynë ka 800 metra katror, siç po e quani ju, kjo bukuroshe dykatëshe, me traditë 4-vjeçare, ka 28 dhoma: 15 dhoma dyshe, 9 dhoma katërshe, 2 dhoma treshe dhe 2 njëshe.

Pushuesit vijnë kryeisht nga Prishtina dhe Ferizaj, pensionistë me çmime nga 130 euro për person, por ne i kemi nivelizuar çmimet edhe për të tjerët!

Disa emra nga stafi drejtues i hotelit, të cilët i mburr zotni Vildani: Zydija, Ifaketi, Besari, Elsa, Eva, Evaldi, Fatmirja… ama do të ishim të padrejtë, po të mos e përmendnim këtu të riun, kanakarin e familjes, Indritin 9-vjeçar, klasa IV, në Shkollën “Hasan Riza Pasha”, Kolegji turk në Shkodër: ezmer, inteligjent dhe fort i dashur dhe i shoqërueshëm me mysafirë përgjithesisht, ama shok të ngushtë e ka Fatlumin nga Ferizaj, me të cilin këmbejnë letra me postën elektronike!

Oborri i madh, i rrethuar me gardhe të gjelbërta, me bar e beronja (pisha), dhe vende-vende me tavolina e karrige, mbi të cilat bëjnë hije çadrat e reja, rrethuar me lule anash!

Fjetat e pajisura me krevate të rinj, frigoriferë, flutura-flladitëse, banjo… Poashtu salla e madhe e ngrenjes…

Kuzhina tradicionale shqiptare: bamje, fasule, tavë kosi (elbasani), gullash, borani, makarona, pilaf, torator, mollë, pjeshkë, ëmbelsira, nga dy kokrra vezë per çdo person etj.

Këto janë shënimet tona- thotë zotni Vildani- por ju, o gazetar, duhet të bisedoni me pushues, apojo?

Dhe të parin që takojmë, është avokati i mirënjohur nga Prishtina, zotni Isuf Dumani:

“Unë nuk vi këtu vetëm për hir të çmimit tejet të lirë, sepse sa për pushime kam mjaft mara, por nga të gjitha pushmoret që kam parë, kemi zgjedhur këtë tok me familjen  time- unanimisht dhe pakrahasimisht nga të tjerat!!”

Kurse nga të tjerët dëgjuam urime dhe mendimet e tyre po i shpallim solemnisht:

Pushues të vendit e të botës, ejani në Velipojë, pushoni dhe vdisni!

Pushues të vendit dhe të botës, ejani në Velipojë, shërohuni dhe jetoni!

Puishues të vendit dhe të botës, ejani në Velipojë, pushoni dhe shkruani memoaret tuaja për bukuritë e bregdetit shqiptar!

Për pushimoret e Velipojës, private e shoqërore, është kujdesur edhe komuna e Velipojës: sot me 30.7.2007, në orën 20, Komuna organizoi një koncert për pushuesit e plazhit: SHOW VETËM PËR JU! Kryetari i ri i Komunës, zotni Nikolle Marku, me stafin e vet, kanë meritën e pastrimit të plazhit, të ndërtimit të dusheve dhe të nevojtoreve publike…

Pushues të vendit e të botës, shkoni kah të shkoni, mos e harroni Velipojën- parajsën e kësaj bote!

Kadri Mani

 

KRIMI DO TË REALIZOJË SKENARIN E TIJ ME ÇDO KUSHT

Historia e biznesmenit lushnjar Kadri Myrtaj, është e njohur për lexuesit e shumtë të gazetës “Shqipëria Etnike” anë e kënd globit, përmes jehonës së saj, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Biznesmeni fisnik, është kërcënuar me jetë edhe më herët nga krimi i organizuar dhe me prapavijë të qartë politike, veçanërisht pas zgjedhjeve të 3 korrikut 2005, kur në pushtet erdhi Partia Demokratike. Por ne s’po i rikthehemi çështjes, pasi është shumë e dhimbshme dhe tragjike. Një histori që nuk njeh mbyllje. Situata është përkeqësuar ndjeshëm, kur të gjitha pushtetet janë përqëndruar në duart e PD-së dhe njerëzve të saj, në çdo qelizë të shoqërisë shqiptarë. Tashmë, pas kryeministrit, kryetares së Kuvendit Popullor, edhe institucioni i Presidentit, drejtohet nga një ish-hierark i lartë demokrat, siç është Bamir Topi. Me ardhjen e tij në pushtet, edhe gjyqësori, do të fillojë të ngjyroset “blu”, ndërsa largimi i prokurorit Sollaku, është çështje kohe. E gjithë kjo, stimulon elemente kriminale të organizuar, por që përdorin si mburojë klasën politike që po drejton vendin. Ata tashmë veprojnë pa frikë, duke e konsideruar të natyrshëm realizimin e skemave të tyre kriminale dhe shembull i qartë është biznesmeni Kadri Myrtaj nga Lushnja.

Që pas 3 korrikut 2005, presionet nuk iu ndanë për asnjë çast. “Gabimi” i tij i vetëm, ishte se nuk lejoi manipulimin e zgjedhjeve në zonën e tij zgjedhore, si komisioner i propozuar nga Partia Socialiste. Madej, ai nuk ngurroi të dëshmojë dhe të denoncojë manipulimet monstruoze të bëra nga Partia Demokratike. Për grupet kriminale, hakmarrja e vetme e verbër, është eleminimi fizik, jo vetëm i Kadriut por i tërë familjes Myrtaj. Tre ditë më parë, më 22 gusht, në orën 01.30, shtëpia e tij u trondit nga një shpërthim i fuqishëm tritoli, afërsisht 100 gr. Atë natë të tmerrshme, fatmirësisht, familja e Kadri Myrtaj nuk ndodhej në banesën e tyre. Ndërtesa është dëmtuar rëndë. Qëllimi i kriminelëve ka qenë i qartë: eleminimi fizik i Kadriut dhe i gjithë familjes së tij! Pas kërcënimit të vazhdueshëm të jetës, vendosjes së tritolit në banesë, Kadri Myrtaj është i detyruar të jetojë diku në ilegalitet, ndërsa kriminelët i bëjnë presion nënës plakë të Kadriut. Ata i kërkojnë me ngulm adresën e tij, duke e kërcënuar se do të masakrojnë jo vetëm atë, por edhe nipat.

Në Lushnjë, grupet anarshiste me sfond politik dhe ekonomik janë të fuqishëm. Nuk janë të pakta rastet e eleminimeve fizike të shumë njerëzve. Shteti nëse nuk është i implikuar direkt me strukturat e tij për eleminimin e kundërshtarëve politikë dhe mbrojtësve të votës së lirë, pavarësisht ngjyrës politike, bën “të paditurin”, duke stimuluar situata të tilla dramatike si ajo e Kadri Myrtaj.

Jetmir Delaj

 

PER HAPJEN E DOSJEVE

Askush ne Shqiperi, perjashto ish- Sigurimsat dhe bashkepunetoret e tij, para dhe pas viteve ’90, nuk jane kunder hedhjes drite mbi dosjet e kuqe. Praktika e vendeve te tjera, na ka dhene shembuj te ndryshem te afatit se kur keto dosje, duhet te celen dhe te kete akses i tere publiku. 16- 17 vite nga fillimi i demokracise postkomuniste ne Shqiperi, duket se jane te pamjaftueshme qe te emancipojne shqiptaret per pranimin e fajtoreve ne gjirin e vet, pa pasoje individuale por edhe per shoqerine ne pergjithesi. Reagimit te papritur per fshirjen e nje familjeje te tere nga faqja e dheut, veshtire qe ne ditet e sotme, mund t’ua fale nje i aferm i tyre, madje deri ne brezin e 7-te te lidhjes farefisnore! Pa harruar ketu, karakterin me shume se ballkanas, sanguin- hakmarres shqiptare, te tejkaluar nga shekujt! Por a eshte kjo nje arsye e mjaftueshme per te justifikuar mosceljen e dosjeve te ish- Sigurimit te Shtetit?

Qe ne krye te heres, e kam rreshtuar veten nder perkrahesit e idese se “nje revolucioni” te bardhe ne shoqerine shqiptare, duke konsideruar si domosdoshmeri hapjen e dosjeve te diktatures komuniste ne Shqiperi. Tashme, edhe pse eshte zvogeluar maksimalisht, hija e Komunizmit eshte e pranishme akona ne vendin tone dhe sipas ministrit te shendetesise, kryetar i PDK-se, Nard NDOKA, edhe brenda qeverise aktuale. Ne qender te vemendjes, nuk eshte ne plan te gjere “armata e kuqe” disa qindramijeshe e ish- Komunisteve, antareve te thjeshte te PPSH-se. Nje pjese e konsiderueshme, e kane marre “denimin” qofte ne rangun moral, por edhe ate material, ne menyre te vecante te ndershmit ne kuptimin e plote te fjales, qe mbase edhe sot e kesaj dite nuk e pranojne Ekonomine e Tregut dhe Kapitalizmin. Por, eshte e patolerueshme qe edhe sot, te diskutohet per perfshirjen ne qeverisjen e vendit te ish- Sigurimsave apo bashkepunetoreve te ish- Sigurimit. Ne fakt, nuk ka ndonje “mekat” te madh ne kete drejtim, perjashto rastet kur ata kane lare direkt duart me gjak, apo nga veprimet dhe mosveprimet e tyre kane vdekur, jane gjymtuar, plagosur, lenduar apo edhe persekutuar individe te pafajshem. Edhe ne kete rast, nuk duhet te mendojme per nje penalizim ekstrem, pasi do te ktheheshim ne rolin e krimineleve te para viteve ’90, por edhe pes 17 viteve, nese eshte e nevojshme, drejtesia duhet te thote fjalen e saj: pse jo, edhe te burgosen!

Ne nje vend, qe ish- komunistet qe brenda nje kongresi, u konvertuan ne socialiste evropiane, por qe asnjehere nuk kerkuan falje publike per gabimet e PPSH-se- Parti Shtet per 45 vjet, nuk eshte asnjehere vone per te vepruar drejtesia. Aktualisht, ne krye apo edhe ne struktura te PS-se pse jo edhe te partive te tjera te majta dhe te djathta, nuk jane me eterit, ndoshta as edhe bijte, por nipat e ish- Sigurimsave, te cilet e kane siguruar ate vend pikerisht fale paraardhesve te tyre te PPSH-se. Se pari, porosia me e rendesishme e dhene nga Ramiz Alia ne grahmat e fundit te pushtetit te kuq politik, ishte fuqizimi ekonomik i dinastive te rena. Procesi nuk ishte i veshtire sidomos pas mijera toneve te nisur me avion apo me rruge te tjera jashte Shqiperise nga emisare te kuq, qe ne kthim u kthyen edhe ne “instrumenta” te suksesshem te ekomise se tregut apo “milioneret” e pare shqiptare! Per pushtetin politik, qe ishte edhe synimi i dyte mbase me i rendesishem se i pari, nuk u perdoren bijte, te cilet kishin detyren e forcimit ekonomik te kastes se vjeter “te permbysur”. Nje mik i imi, nje dite po me thoshte se nipat jane shume te te keqinj se baballaret e tyre. Ata mbase nuk e kane perjetuar realisht periudhen e Komunizmit te eger shqiptar, nuk kane lexuar apo mbase jane bindur te mos besojne. Nje tregim naiv “per partizanet qe mbysin ne pus nje ballist apo zogist”, ka krijuar tek ata mbase, superioritetin idiot por te rrezikshem te races se kuqe, mbi racat e tjera, sidmos ate blu! E pra, jane keto niper, nga ana e babait apo e nenes, te cilet po lundrojne te qete, nen heshtjen e disa ish- Sigurimsave ne qeverisje dhe presin vetem rritjen e tyre fiziologjike, per te rimarre edhe pushtetin politik, pas atij ekonomik qe tashme e kane prej dekadash! E cfare eshte me e llahtarshme, keta niper apo mbesa, “perparojne” edhe me mbeshtetjen e ish- te denuarve dhe te persekutuarve politike, perfaqesuesit e te cileve, me apo pa dashje, pranojne te ndajne pushtetin me ta. Pas disa viteve, mbase edhe dekadave, ne pushtet do te rikthehen serish fuqishem, niperit e ish- Sigurimsave, mbase edhe nen flamuj te tjere, jo vetem te kuq, por edhe blu, jeshil, te verdhe, portokalli, mbase edhe te bardhe. Ky eshte rreziku i vertete i demokracise shqiptare. Por a ka nje zgjidhje?

Mendojme se po! Fatmiresisht apo fatkeqesisht, eshte pikerisht hapja e dosjeve te diktatures, me guxim, me pergjegjesi, por jo per tu perdorur si mjet shantazhi ndaj disave, sic edhe ka ndodhur ne shume raste. Hapja masive e dosjeve, pa asnje dallim, do te shenonte nje kaos social, ne kuptimin e plote te fjales. Kete funkdion, nuk mund ta kryeje as edhe nje komision i tipit “Bezhani”. Vetem partite politike, permes mekanizmave te tyre perzgjedhes dhe penalizues, mund te frenojne ngjitjen e frikshme dhe te shpejte ne pushtetin politik te niperve e mbesave. Perjashtimi nga zgjedhja ne forume te larta partiake, por edhe nga pjesmarrja ne qeverisje dhe funksione te tjera publike, do te ishte nje zgjidhje optimale ne kushtet e Shqiperise. Gjithcka do te mbetej brenda mureve te nje shtepie politike, sic eshte partia. Mjafton qe thjeshte, ne dosje te kene akses drejtuesit kryesore te partive me te rendesishme shqiptare, ato qe kane potencial te arrijne qeverisjen.

Krimi, kriminelet por edhe ata qe i kane sherbyer me apo pa dashje, heret apo vone, duhet te dalin menjane. Bashke me ta, edhe niperit! Le ta gezojne ate pushtet ekonomik dhe nese gjejne njerez te dobet, le ti perdorin edhe si marioneta politike ne pushtet. Por kurresi, nuk duhet te kene akses ne pushtetin e drejteperdrejte, vetem per arsyen e thjeshte se askush nuk ua cenon gjysherit, eterit apo qe ne nje menyre apo tjeter, “kane lare duart si Ponc Pilati”. 50 vite pas Nurembergut te famshem, sot e kesaj dite, kerkohen, gjenden dhe denohen nazistet, ata qe i shpetuan drejtesise pas Luftes se Dyte Boterore. Ne jemi nisur tashme drejt Evropes se Bashkuar! Bashke me ne, edhe ata ISH-et, por edhe niperit e tyre. Jane bashkudhetare drejt nje fati te perbashket, por kurresi nuk mund dhe nuk duhet te konsiderohemi “bashkevuajtes, bashkefajtore”. Te hapen dosjet!

Blerti DELIJA

 

SHQIPËRIA, NGA 24.178 LUFTËTARË – 28.000 DËSHMORË

Fjala është për dy pasoja të luftës së viteve 1939-1944 dhe sot kjo përgjigje është krejt e ndryshme nga ajo që është propaganduar. Nuk duam të akuzojmë asnjë individ, por, përkundrazi, të vëmë në pah meritën që kanë pasur disa studiues shqiptarë për të thënë të vërtetën e madhe, e cila sot na tregon mashtrimin që përdorën komunistët për të gënjyer popullin tonë.

“Ajo lindi dhe u rrit gjatë viteve të Luftës ANÇ (1941-1944), si ushtri popullore revolucionare…e aftë për të kryer misionin historik që i kishte ngarkuar PKSh, të çlironte atdheun nga pushtuesit e huaj dhe të siguronte vendosjen e pushtetit popullor” (Fjalori Enciklopedik Shqiptar-1985).

Ky deduksion ireal ka qënë baza e propogandës 45 vjeçare në Shqipëri dhe vazhdon të jetë edhe pse çdo gjë është vënë në pikëpyetje të plotë nga njerëzit. Në një artikull tjetër patëm rast të tregojmë se cili ka qënë roli dhe masa hapsinore e Enver Hoxhës në këtë luftë, por tani kemi rastin tjetër për t’i treguar popullit shqiptar se sa kanë qënë partizanët e udhëhequr nga PKSh dhe sa dëshmorë ranë për lirinë e atdheut, përpara të cilëve ne jemi të detyruar të përulemi me respekt edhe pse ata nuk ranë aspak për idealet e komunizmit, por vetëm për këtë taban, duke vazhduar traditën që e kishin harruar prej afro një shekulli e gjysëm.

Është pranuar dhe theksuar disa herë se ushtria nac-çli. kishte në gjirin e sajë rreth 70 mijë luftëtarë. Këtë shifër e gjejmë të publikuar më saktësisht në Historinë e PPSh (bot I) sipas së cilës në mbledhjen e Beratit (Pleniumi i II i KQ të PKSh, nëndor 1944) ushtria kishte pikërisht kaq luftëtarë të organizuar në brigada, divizione dhe korparmata (f.176). Ne sot nuk e kuptojmë aspak arësyen përse është publikuar kjo shifër më 1968 kur më 1985 ajo është përgënjeshtruar krejtësisht. Sipas “Historia e Luftës antifashiste nacional-çlirimtare të popullit shqiptar”, vëll I, në fund të vitit 1942 kanë qënë 2000 luftëtarë në mbi 30 çeta partizane (f.148) të cilin numër Historia e PPSh, bot I (f.97) e zgjeron edhe në njësite guerile. Por e dhëna e historisë së luftës përgënjeshtrohet, në një farë mase, nga Fjalori Enciklopedik Shqiptar sipas të cilit kemi pasur 62 çeta nga të cilat 23 para 31 dhjetorit 1942 dhe 39 gjatë muajve janar-shtator 1943 (shih çetat partizane, f.157). E dhëna e historisë së PPSh-së ka brënda një njoftim të vlefshëm pasi na krijon mundësinë për të vërtetuar këtë shifër e cila falë punës së autorëve të fjalorit të sipërm rezulton se është më pak se gjysma e asaj të propaganduar. Fakti që ushtria gjatë luftës ishte e organizuar në brigada, divizione dhe korparmata na jep mundësinë të vërtetojmë numurin e saktë të ushtrisë në tre mënyra.

Sipas brigadave numuri është, duke përfshirë edhe datat e krijimit, të cilat tregojnë tendencën përse u krijuan këto brgada:

Brig. I 15.08.1943 fillon me 556 dhe më vonë plus 157 italianë

Brig. II 28.11.1943 fillon me 450 dhe u plotësua në prill 1944, pas shpartallimit, me efektiv tjetër.

Brig. III 09.10.1943 fillon me 379 dhe në fund të luftës arriti në 500 luftëtarë

Brig. IV 28.12.1943 kishte 550 luftëtarë.

Brig. V 20.01.1944 fillon me 960 dhe në fund arriti në 2000 luftëtarë

Brig. VI 26.01.1944 fillon me 912 dhe në fund arriti në 1700 luftëtarë.

Brig. VII 17.03.1944 fillon me 420 dhe në fund arriti në 1200 luftëtarë.

Brig. VIII 25.04.1944 fillon me 850 dhe në fund arriti në 1860 luftëtarë.

Brig. IX 16.10.1944 kishte 1498 luftëtarë.

Brig. X 06.11.1944 kishte 1225 luftëtarë.

Brig. XI 01.11.1944 kishte 1200 luftëtarë

Brig. XII 20.05.1944 filloi me 650 dhe në fund arriti në 1200 luftëtarë.

Brig. XIV 17.08.1944 kishte 559 luftëtarë

Brig. XV 29.06.1944 filloi me 750 dhe në fund arriti në 1200 luftëtarë.

Brig. XVI 20.08.1944 filloi me 465 dhe shumë shpejt u dyfishua, dmth 930 luiftëtarë.

Brig. XVII 29.09.1944 kishte 700 luftëtarë.

Brig. XVIII 18.08.1944 nuk dihet.

XIX 30.08.1944 kishte 800 luftëtarë.

Brig. XX 09.09.1944 kishte 800 luftëtarë.

Brig. XXII 18.09.1944 kishte 1100 luftëtarë.

Brig. XXIII 21.09.1944 kishte 700 luftëtarë.

Brig. XXIV 04.10.1944 filloi me 560 dhe shumë shpejt arriti në 1000 luftëtarë.

Brig. XXV 06.10.1944 filloi me 700 duke u shtuar më vonë me 1250 luftëtarë nga Kosova

Brig. XXVII 29.11.1944 kishte 1200 luftëtarë.

Sipas të dhënave të Fjalorit Enciklopedik rezulton se kanë qënë 24.178 luftëtarë, dhe duke i shtuar me hamëndje 812 të Brigadës XVIII, që nuk i dihet efektivi, bëhen plot 25.000 luftëtarë (që është më pak se 28.000 dëshmorët e propaganduar).

Sipas divizioneve numuri i luftëtarëve është si më poshtë vijon:

Divizioni I kishte 3000 luftëtarë

Divizioni II kishte 3100 luftëtarë

Divizioni V kishte 6500 luftëtarë

Divizioni VI kishte 4000 luftëtarë, ndërsa të katër

divizioneve të tjera numuri i efektivit nuk dihet.

Duke realizuar një aritmetizim të thjeshtë rezulton se sipas divizioneve numuri i luftëtarëve të ushtrisë të komanduar nga neokomunistët të ketë qënë rreth 33.000 luftëtarë.

Ndërsa sipas korparmatave numuri del me vështirësi, sepse nga të tre të tilla vetëm njëra e ka numurin dhe pikërisht e Korparmata e I me efektiv 9500 luftëtarë. Duke e shumëzuar me tre dhe duke i shtuar numurin e divizioneve V dhe VI, që nuk janë futur në përbërje të tyre, rezulton një shifër prej 40 000 luftëtarësh, që gjithsesi është larg shifrës së propaganduar dhe të shpallur me aq bujë për 45 vjet.

Në qoftë se do të bënim një ballafaqim të shifrave sipas tre mënyrave analitike (25.000, 33.000, 40.000) do të arrinim në përfundimin se ato janë dhënë pa asnjë përgjegjësi dhe nuk kanë asnjë përputhje me realitetin, i cili me sa duket nuk do të merret vesh kurrë.

I njëjti defekt kostatohet kur vjen puna për të përcaktuar sukseset e kësaj ushtrie në asgjësimin e armikut. Të dhënat për numurin e pushtuesit dhe të të vrarëve nga radhët e tij në të vërtetë përputhen midis librave ku është propaganduar. Sipas historisë së luftës tokën shqiptare e shkelën afro 700.000 armiq, prej të cilëve rreth 70.000 u nxuarën jashtë luftimit (f.7, po kaq e jep dhe historia e PPSh, f. 184, bot.I). Ky numër për herë të parë është dhënë nga Enver Hoxha në Kongresin e I të PKSh sipas të cilit u vranë nga forcat tona 26.594, u plagosën 21.245 dhe u zunë rob 20.800 (bot. 1950, f. 110), që bëjnë gjithsejt 68.639 armiq. Në qoftë se do të nxirrnim suksesin e luftëtarëve të ushtrisë së komanduar nga komunistët për një partisan do të kishim këtë panoramë: për rastin e brigadave 2,75 armiq të vrarë, për rastin e divizioneve 2.08 dhe për atë të korparmatave 1,71 armiq të vrarë.

Në fjalor enciklopedik kemi edhe një të dhënë tjetër mbi numurin e ushtrisë gjermane (57.000) i cili na çon në konkluzione të reja mbi përfundimin e luftës me Italinë fashiste në shtator 1943. Sipas numurit të dhënë rezulton se ushtria shqiptare e përbërë nga 62 çeta e një brigadë detyroi të kapitullojë një ushtri prej 643.000 ushtarësh fashistë, që duhet të përbëjë suksesin më të madh ushtarak në historinë 3000 vjeçare të njerëzimit, të cilin qoftë Aleksandri i Madh i Maqedonisë, qoftë Jul Çezari i Romës, qoftë Skëndërbeu i Arbërisë e qoftë gjeniu ushtarak i Francës, Napoleon Bonoparti do ta kishin pasur për nder. Historianët shqiptarë duhet të jenë më të kujdeshëm kur japin konkluzione për luftën nac-çli. Kapitullimi i Italisë fashiste në Shqipëri nuk erdhi aspak si rezultat i luftës partizane të udhëhequr nga PKSh (mund të krenohen pezakët e udhëhequr nga Babë Myslimi, dibranët e udhëhequr nga Haxhi Lleshi, lebërit e udhëhequr nga Hysni Lepenica, por kurrsesi komunistët e rinj të udhëhequr nga Enver Hoxha), por ajo erdhi si një rrjedhim i kapitullimit të rregjimit musolinian në verën e vitit 1943 me anë të një puçi pallati, i cili, nga ana e vet, nuk qe i aftë të mbante në këmbë politikën pushtuese të rregjimit fashist. Së fundi, vimë në problemin e dëshmorëve të luftës që duhet të jetë një problem mjaft i dhimbëshëm pasi është luajtur me gjakun e të rënëve të luftës kaq shumë sa janë barazuar vdekjet me të vërtetë heroike të guerrilasve dhe të atyre që u përleshën me armikun, me vdekjet rastësore të masave njerëzore që ju nënshtruan bombardimit të aviacionit anglez, apo hakmarrjes masakruese të partizanëve, siç qe rasti në Martanesh nga ana e Mehmet Shehut, në Buzëmadhe të Kukësit nga ana e Shefqet Peçit. Në historinë e luftës, vëll I, f.7 jepet shifra prej 7,3 % të vrarë dhe të gjymtuar nga okupatori; e cila për një popullatë prej një milionshe jep shumën prej 73.000 të vrarë dhe të gjymtuar. Kjo bën që shifra prej 28.000 dëshmorësh të jetë e lidhur vetëm me të rënët e luftës. Në të vërtetë të dy adresimet e këtyre shifrave janë të gabuara dhe të përcaktuara arbitrarisht pa asnjë përgjegjësi. Ka qënë vetë Enver Hoxha ai që ka dhënë vlera të saktësuara në drejtim të specifikës së vdekjes. Po e citojmë të plotë këtë të dhënë. Sipas tij: “Populli ynë i vogël i dha luftës 28.000 dëshmorë ushtarakë dhe civilë, 4.000 individë qint për qint dhe 8.600 të tjerë 50%” (Kongresi i I, bot 1950, f. 109).

Totalisht të gjitha këto bëjnë plotë 40.600 dhe është tepër larg shifrës prej 7,3% të dhënë nga autorët e historisë së luftës, vetëm në qoftë se popullata e Shqipërisë gjatë luftës ka qënë 383.561 shqiptarë. Nga ana tjetër shifra prej 28.000 nuk është e lidhur vetëm me të rënët e luftës (sipas Enver Hoxhës), por me të gjithë popullin shqiptar gjatë periudhës 1939-1944 dhe nuk mund të dihet sa e saktë është. Kurse për problemin e të rënëve gjatë luftimeve ushtarake problemi është tepër i qartë dhe i publikuar, por sharlatanët e historisë së luftës nuk duan t’i thonë të vërtetën popullit shqiptar duke i qëndruar besnik një mashtrimi të sajuar nga vetë ata. Sipas fjalorit enciklopedik dëshmorët e rënë gjatë luftimeve të brigadave janë:

Brig. I pati 370 dëshmorë shqiptarë dhe 15 italianë

Brig. II pati 41 dëshmorë

Brig. III pati 185 dëshmorë

Brig. IV pati 239 dëshmorë

Brig. V pati 350 dëshmorë

Brig. VI pati 203 dëshmorë

Brig. VII pati 232 dëshmorë

Brig. VIII pati 140 dëshmorë

Brig. IX pati 6 dëshmorë

Brig. X pati 6 dëshmorë

Brig. XI nuk i dihet ose nuk pati

Brig. XII pati 70 dëshmorë

Brig. XIV pati 12 dëshmorë

Brig. XV pati 50 dëshmorë

Brig. XVI pati 55 dëshmorë

Brig. XVII nuk dihet ose nuk ka pasur dëshmorë

Brig. XIX pati 53 dëshmorë

Brig. XX pati 26 dëshmorë

Brig. XXII pati 112 dëshmorë

Brig. XXIII dhe XXIV nuk dihet ose nuk ka pasur dëshmorë

Brig. XXV pati 40 dëshmorë

Brig. XXVII nuk i dihet ose nuk ka pasur dëshmorë.

Të gjithë së bashku këta dëshmorë bëjnë plot 2.190 të rënë gjatë periudhës 15 gusht 1943 deri në dhjetor 1945. Këtij numuri duhet t’i shtojmë të gjithë të rënët e çetave partizane gjatë periudhës 21.08.1941 deri në shtator 1943 si dhe heronjtë e njësiteve guerile e të qarkorëve të rretheve si Qemal Stafa, tre heronjtë e Shkodrës, tre herojtë e Kodrës së Kuqe, pesë herojtë e Vigut, Reshit Çollaku, qarkorin e rrethi të Durrësit të tradhëtuar dhe të masakruar në Mathauzen dhe që nuk figurojnë në fjalorin enciklopedik shqiptar e shumë e shumë të tjerë të cilët së bashku nuk e besojmë kurrë se e çojnë numurin e të vrarëve në përleshje me armikun në më shumë se 2.500 dëshmorë. Kjo dhe vetëm kjo është sasia reale e dëshmorëve të luftës të rënë në përleshje me armikun okupator gjatë periudhës 1939-1945 (data e fundit është e lidhur me luftën që zhvilluan Div. V dhe VI në tokat shqiptare përtej kufijve shtetërorë). Por këtu do të na lejohet të bëjmë një saktësim historik: dëshmorët e rënë nëpër qytete apo prita në fakt janë të tradhëtuar nga komunistët e rinj ku këta të fundit eleminuan komunistët e vjetër për t’i hapur rrugë formimit të partisë së tyre komuniste dinamika krijuese e së cilës nuk është aspak ashtu siç është publikuar për 45 vjet. Por ne do të na lejohet të bëjmë një intepretim matematikor. Në qoftë se pranojmë se numuri i të  rënëve në luftë është 28.000 dëshmorë, do të ishte e ndershme që të përcaktonim numurin e të rënëve nga ana e forcave nacionaliste dhe, sipas llogjikës elementare të matematikës, po të zbresim 2.500 rezulton se ky numër të jetë 25.500 dëshmorë. Atëhere përpara kujt duhet të përulen dafinat e fitoreve për luftën nacional-çlirimtare? Pikërisht në këtë pikë historia duhet ta thotë fjalën e sajë pasi çfarë është thënë për 45 vjet paska qënë vetëm gënjeshtër.

Genc Hoti

 

MAFIA DHE TOTALITARIZMI, NJË REALITET

Është vërtet një kohë e frikshme për shumë persona që aspirojnë për një shtet demokratik. Thuaj se presioni i grupeve të lidhura me krimin e organizuar është ligj, pasi përditë vriten njerëz të pafajshëm, saqë edhe vendimi i qeverisë për hapjen e dosjeve të vitit 1997, kur u shpërthyen depot e armatimit dhe u pais me armë popullata, ka ndedhur në rezistenca të forta, edhe të shumë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Është pra realitet tejet i frikshëm. Viktima e planeve të grupeve anarshiste, sipas investigimeve tona me prapavijë politike, për eleminimin fizik, është edhe ky minoran që shihni në fotografi. Quhet Marçel Tom Gjergji, nga fshati Beltojë, tetë kilometër larg qytetit verior, Shkodër. Është vetëm 17 vjeç dhe siç duket rininë e tij e kërcënon plumbi, për të vetmin “faj” se i ati, Tom Mark Gjergji njihet si besimtar i devotshëm katolik, njihet si aktivist për kontribute në çeljen e kishave në fillim të vitit 1990, kur feja ndalohej me ligj. Ky djalosh sot braktisi vendin e të parëve, pasi shumë moshatarë të tij janë vrarë, pasi hakmarrja më e preferuar në Shqipëri është të të vrasin djalin. I ati i tij duket ka për ta paguar shtrenjtë, pasi njihet edhe si aktivist i lëvizjeve demokratike për rrëzimin e pushtetit komunist, pushtet i cili i kisht dënuar politikisht gjithë të afërmit, gjyshin, vëllain, xhaxhain. Ka qenë data 20.05.2005, kur minoreni Marçel Gjergji, meqë i ati fshihej, ose më qartë i ish nënshtruar ngujimit, ndalohet nga dy persoan të panjohur dhe merr kërcënim me jetë, megjithëse fëmijë. Mësohet se një ndër kërkesat e banditëve ka qenë që i ati të mos merret më me aktivitete politike fetare. Por del dikush nga dajot që e fsheh edhe djaloshin, derisa i japin rrugët pa rrugë për t’ia siguruar të paktën jetën, diku në perëndim. Projektet e fshehta politike mbahen të forta nga krimi i organizuar dhe familja e Tom Gjergjit, me datën 15.01.2007 rrezikohet. Persona të paidentifikuar gjuajnë me pushkë banesën e tij. edhe para tre ditëve mësojmë se është bërë një atentat, teksa Tom Gjergji, megjithëse kish lëvizur sipas tij në ilegalitet të plotë drejt Tiranës, kur po kthehej, qëllimisht vonë, makinën me të cilën udhëtonte, një golf, në qytetin e Vorës, rreth orës 23.00 e qëllojnë me plumba. Shoferi ka shtuar shpejtësinë dhe kanë shpëtuar mrekullisht. Por një shanc ka patur ky njeri, që djalin të paktën nuk e ka këtu.

Vasel Gilaj

 

BAZA E P. S. KUNDËR PËRJASHTIMIT TË DEPUTETIT STERKAJ

Si kudo në vendin tonë dhe posaçërisht në Malësinë e Madhe nga ku edhe është zgjedhur deputet, veprimi që z. Paulin Sterkaj ka kryer në parlament duke votuar për një president të së djathtës shqiptare, ka zgjuar një interesim shumë të madh dhe të diskutime që vazhdojnë ende. Dhe jo vetëm në radhët e socialistëve malësorë, të cilët Paulin Sterkaj dhe vetëm ai i bëri për herë të parë pas vitit 1990 me deputet në parlament, por edhe tek një pjesë e konsiderueshme e elektoratit të djathtë malësor, të cilët me votat e tyre ndikuan që Paulin Sterkaj të zgjidhej deputet i Malësisë së Madhe, pasi pa votat e tyre kurrsesi socialistët e M. Madhe nuk do ta kishin Paulin Sterken përfaqësues të tyre. Mendimet, gjykimet, paragjykimet, pyetjet dhe komentet e ndryshme për përjashtimin e Paulin Sterkës nga grupi parlamentar socialist ditët e fundit më interesante i ka bërë një letër solidarizimi që kreu i socialistëve të Shqipërisë, zoti Edi Rama, ua ka dërguar kryetarëve të organizatave socialiste edhe në M. Madhe për të mbledhur firmat e anëtarëve të Partisë Socialiste në shenjë solidarizimi për të përjashtuar nga grupi deputetin e zonës elektorale nr. 1, “mëkatarin” Paulin Sterkaj, se paska votuar për Nënkryetarin e Partisë Demokratike, që ai të bëhet president, zgjedhja e të cilit thotë soliadarizimi i zgjat jetën Berishës në pushtet, pushtet që Sali Berisha dhe e djathta e kanë fituar edhe pa Paulin Sterken deputet të tyre, pavarësisht se në momentin aktual zoti Sterkaj ka ndikuar që në Shqipëri që mos bëhen zgjedhje të parakohshme, që kurrsesi nuk do të bëheshin edhe nëse Sterkaj nuk do të votonte për Bamir Topin, mbasi do të gjindej një tjetër Paulin socialist, që të mos ketë zgjedhje, sepse ky ka qenë edhe vendimi unanim i faktorit ndërkombëtar, me qëllim që të ruhej stabiliteti i vendit dhe edukimi i shqiptarëve me përfundimin e mandatit nga ai që ka fituar. Mirëpo kot nuk kanë thënë se “më kes i mësuari, se i dëshiruari”, ndaj edhe disa socialistë malësorë, nuk e patën durimin e duhur duke vrapuar në rrugë të zënë me shpresën se në këtë vjeshtë do të bëheshin sërish drejtorë apo diçka tjetër, duke e quajtuar votën e zotit Sterkaj tradhti deri edhe kombëtare. Në gjithë këtë zallamahi socialiste e pakënaqur dhe të djathtët e kënaqur nga veprimi i zotit Sterkaj, sllogani i të cilit edhe në fushatë ka qenë “Vetëm për Malësinë”, pyetja më evidente dhe që sociliastët malësorë nuk po munden që t’i japin përgjigje është se: A’ ka patur apo jo të drejtë zoti Sterkaj?! Këtë do ta vërtetojë koha, por për momentin ne themi se po. Kur zoti Sterkaj është bërë deputet socialist në Malësinë e Madhe, Partia Socialiste qeveriste Bashkinë e Koplikut, Komunën Qendër dhe Kastratin, ndonëse me PBDNJ punët qëndrojnë ndryshe. Mirëpo çfarë ndodh?!

Këta socialistë qënë 2005-ën betoheshin para Paulin Sterkes, tani qajnë për votën që Paulin Sterkaj ka dhënë për Bamir Topin, duke  e quajtur si pronë të tyre, në një kohë që vetëm pak muaj më parë në zgjedhjet lokale pothuajse në asnjë komunë si dhe në Bashkinë e Koplikut nuk kanë votuar, kuptohet një pjesë e Bimbashëve, në favor të kandidatëve socialistë, me argumentin se i ka vendosur Paulin Sterkaj dhe për pasojë socialistët në M. Madhe humbën të gjitha njësitë administrative, humbje që socialistët malësorë i ka kompromentuar maksimalisht. Dhe me të drejtë mund të thuhet se socialistët në M. Madhe humbën nga fitorja e 3 korrikut të vitit 2005, fitore të cilën ata nuk arritën ta menaxhonin në krah të interesave dhe deputetit të tyre, deputet i cili tani është i të gjithë malësorëve, ashtu siç edhe pati premtuar. Dhe dëshmi për këtë janë disa investime që kohët e fundit janë duke ardhur në Malësinë e Madhe. Ndaj edhe socialistët malësorë nuk kanë edhe aq të drejtë sa thonë. Tjetër dëshmi për këtë është edhe kjo letër solidarizimi, të cilën ne kemi të dhëna se shumë pak sociliastë e kanë firmosur dhe kemi të drejtë të themi kështu, derisa të publikohen të dhëna, dhe kjo është e natyrshme që të ndodhë, pasi nëse në Partinë Socialiste legalizohen fraksionet Paulin Sterkaj mund të jetë sërish socialist, por edhe nëse do të shkojë tek ndonjë parti e djathtë dhe nëse do të kandidojë sërish në Malësinë e Madhe, duke ju lënë PD-ja zonë të lirë, atëherë zoti Sterkaj, sërish do të jetë deputet i M. Madhe. Prandaj socialistët e Malësisë e kanë të vështirë që të firmosin solidarizimin ose rixhanë e mikut të zotit Sterkaj, kreut të socialistëve Edi Rama, i cili thuhet se ka kërkuar 3000 firma socialistësh malësorë, kur dihet se me shtesat e vitit të fundit në Malësinë e Madhe socialistët kanë 1600 anëtarë partie. Gjithsesi duke qenë pa komplekse në këtë shkrim si zoti Sterkaj në votimin e tij, na mbetet të themi se: Deputeti i cilës forcë politike, do të jetë Paulin Sterkaj në dy vitet e ardhshme dhe me dashamirësi do t’i kërkoja që të vijë më shumë në Malësi, pasi ne mendojmë se e kemi deputet.

Vasel Gilaj

 

120 DITËSHI I KOSOVËS; NË MES “HESHTJES” SHQIPTARE DHE ZHURMËS SLLAVE

Në këto ditë të “nxehta” të ribisedimeve 120 ditore, për përcaktimin e statusit të Kosovës, mediat dhe institucionet shkencore shqiptare në vend që të ishin në ballë të argumentimit historik se pavarësisë së panegociushme të kësaj pjese të Europës, mjerisht ato janë ose në bisht të mediave ndërkombëtare, ose janë thjesht shtojcë e keqe e shkrimeve dhe fjalëve të mediave dhe autoriteteve ndërkombëtare, ku në disa media shqiptare preferohen fjalët e shkrimet e millosheviçëve të rinj të Beogradit, apo ivanëve të tmerrshëm të Rusisë. Ne mendojmë se kjo nuk është as rastësi, as paaftësi e mungesë profesionalizmit të mediave tona, qofshin ato të shkruara apo vizive, por është një “linjë” e kuqe e triumviriatit të hershëm sllavo – komunist Moskë – Beograd dhe sot mbeturinave komuniste në Tiranë që gëlojnë me shumicë në mediat e majta shqiptare. Sidoqoftë kjo është një njollë e zezë e këtyre mediave që historia nuk do t’i lënë pa ndëshkuar, por ne na çudit fakti se si një institucion shkencor, që paguhet mjaft shtrenjtë nga shteti, me taksat tona, pra AKADEMIA E SHKENCAVE, e cila duket se prodhon vetëm heshtje, në një kohë që jo vetëm akademia serbe, por edhe ajo ruse “prodhon” zhurmë shurdhuese e cila jo pak ka shurdhuar veshët e asaj pjese të Europës plakë që sot po vonon e ngatërron pavarësinë e Kosovës.

Akademia e Shkencave është institucioni i cili duhej të ishte në ballë të “klimës” të vërtetës historike të Kosovës martire, e cila nuk ka qenë dhe as nuk do të jenë kurrë pjesë e Serbisë së instaluar vonë në territore të grabitura të të parëve tanë Ilirë. Fjala e Akademikëve tanë nuk ka nevojë të kenë asgjë tjetër vetëm të vërtetat shkencore, të dokumentuara e zbuluara, të cilat hedhin poshtë pretendimet fallso të pushtuesve serbë, të cilët u larguan nga Kosova në vitin 1999, pasi Europa dhe Bota demokratike nuk mund të toleronte me krimet masive të të çmendurv që udhëhiqeshin nga hibridi komuno – fashist Millosheviç. Për Kosovën mjafton të kujtohet se ajo ka ekzistuar si truall e si popull Ilir që në agimin e jetës në trojet e Europës, ku fisi Dardan njihet të paktën që tre mijë vite më parë, ose më saktë shumë më herët se sa të zbrisnin nga Uralet “bijtë” e uritur të arinjve rus para 1100 viteve, që poeti kombëtar At Gjergj Fishta në Lahutën e Malësisë, i vargëzon me realizëm: “Atje larg po kah Urali, Nëpër ato Breshta të larta, Sillej shkjau si shkerbe mali, Tuj kërkua për molla të tharbëta, Kur në këto vise të Ballkanit, Te parët tonë Pellazgët e motit, Gjane e gjallë kulloteshin planit, Qetë i ngiteshin në fushë të Zotit, Kishin frone e ligje të mbara, E gjatë shtegut të qytetnimit, Ishin shty ata large përpara…” Nuk ka asnjë arsye që akademikët tanë të stepen para mashtrimeve të shkjeve të Ballkanit, se Kosova është “Djepi i Serbisë”, apo është Serbia e “vjetër”, pasi historia e Shqiptarëve të Kosovës ka vijuar me qytetrim, zhvillim e besim shumë më herët se të duken në këto troje Stefan Nemajet, Stefan Dushanët apo Karagjorgjeviçët e deri Koshtunicët (si prodhimi më i ri millosheviçjane). Madje në trojet e Kosovës, gjinden martirët e parë të besimit Kristian në të Europën, martirë që gjinden edhe sot në kalendarin katolik të njohur nga Vatikani, gjithashtu kishat apo manastiret (e Deçanit e tjerë) që pretendohet se janë Sllavo – ortodokse, së pari kanë qenë Katolike, që pas pushtimeve sllave u tjetërsua, dhe kjo vertetohet jo vetëm nga dokumentet që ruhen, por edhe nga vetë studimet e themeleve të këtyre objekteve të kultit kristiano – perëndimore e jo lindore. Beteja e Fush Kosovës e vitit 1389, është një betejë ndërballkanike, dhe ka mbuluar me lavdi shqiptarët që vranë vetë sulltan Muratin, e jo Serbët që dhanë bijat e tyre për të kënaqur epshet e hamshorëve turq, e ku sulltan pasardhës ishin nipa serbish të nënshtruar. Ne u japim të drejtë shqiptarëve të Kosovës që më mirë pranuan të kthehen në besimin musliman, se në atë Ortodoks që kush e pranoi këtë humbi gjithçka. Shqiptarët muslimanë të Kosovës (si të gjithë Shqipërisë) më shumë ndërruan emrin se gjithçka tjetër, por kurrë nuk tjetërsuan përkatësinë dhe kulturën Europerëndimore. Shqiptarët janë autoktonë e jo kolonë turq, pasi po të ishin të tillë ata të paktën do të flisnin si gjuhë të tyre Turqishten e jo shqipen. Rrokopujat historike të pushtimit gati pesë shekullore ottoman do ta kishin mbrojtur e forcuar gjuhën turke, nëse bëhej fjalë për popullsi vërtetë turke në Kosovë, por mbasi kjo nuk ekzistonte vetëm në ëndrrat serbe, nuk kishte çfarë të mbronte pushtuesi e për rrjedhojë as çfarë të trashëgonte deri sot. Pushtimi i Kosovës nga viti 1912 e deri më 1999 nuk është argument në favor të Serbëve, por të shqiptarëve, të cilët kanë të drejtë të çlirohen e pamvarësohen si gjithë popujt e tjerë të Europës e më gjërë. Europa ka gabuar që pamvarësinë e Kosovës nuk ja ka dhënë që në çlirimin e saj (1999), por e vonoi kaq shumë, duke u dhanë zemër serbve, dhe miqve të tyre Rus. Sidoqoftë ndarja e Kosovës që ka filluar të proklamohet sot dhe jo vetëm nuk i përgjigjet realitetit historik, por as atij folklorik, ndaj as Serbia e as Rusia nuk do të mundin kurrë të ndalojnë pamvarësinë e Kosovës, ndonëse po mundohen ta vonojnë të paktën 120 ditët e ribisedimeve të panevojshme, pasi vetë Europa ka pranuar pamvarësim të shteteve të vogla e me referandum të fituar vetëm 55%, e jo më të një shteti si Kosova ku referandumi do të fitohej në favor të pamvarësisë mbi 90%, ndaj këtu bazohen shtetet e Bashkuara të Amerikës së deklarojnë se pas bisedimeve do të njohin pamvarësinë e Kosovës edhe në mënyrë të njëanshme… Analogjitë me vende të tjera ku ka konflikte etnike apo territoriale nuk kanë asnjë lidhje me Kosovën, ndaj e themi edhe njëherë se gjithë potencialet intelektuale e mediatike shqiptare në këto ditë vendimtare duhet të jenë në krye të çdo lajmi, analize apo opinioni të mediave tona të cilat i thonë vehtes shqiptare, dhe kërkojnë të ardhmen po si shqiptarë… sepse kështu i shërbejmë kombit e atdheut të cilit ja kemi me borxhe…

Ndue Bacaj

 

U PREZANTOVA ME ROMAN, POR DASHUROJ POEZINË

–   Intervistë me krijuesen e re Helena Ndoci –

–   Meqë është hera e parë që paraqiteni para lexuesit a mund të më thoni me pak fjalë kush është Helena?

–   Po. Kam lindur në Bushat me 9.2.1982, banoj në Bisht të Jugës, të komunës së Bushatit. Gjithnjë kam pasur dëshirë të studioj Gjuhë – Letërsi dhe mendoj të vazhdoj këtë vit universitetin.

–   Kur keni filluar të krijoni për herë të parë?

–   Që e vogël, e kujtoj veten time duke krijuar copëza poezish. Biles mbaj mend që kur isha në klasën e gjashtë ndër gjashtëdhjetë nxënës që ishin konkurentë, unë fitova çmimin e parë në konkursin e shkollës sime, me një poezi kushtuar nënës.

–   Realisht ishit ju ajo që morët guximin të krijoni, apo ishte dikush tjetër që ju shtyu?

–   Fillimisht isha unë ajo që këmbëngulja, isha shumë e bindur me veten time se unë doja të bëhesha një shkrimtare. Më pas kanë qenë të tjerët ata që i kanë lexuar krijimet e mia, kryesisht shoqëria ime, që më kanë nxitur të vazhdoj edhe më tej.

–   Më thatë se gjithmonë keni shkruar poezi. Pse pikërisht tani paraqiteni tek lexuesit me një roman?

–   Të them të drejtën kam dashur të provoj aftësitë e mia. Por mund të them edhe sepse unë asnjëherë nuk e kam ndarë prozën nga poezia, edhe pse nuk e mohoj faktin që poezinë e dashuroj marrëzisht.

–   Nga çfarë u frymëzuat për këtë roman? Flet për një ngjarje reale apo thjeshtë trillim i fantazisë tuaj?

–   Romani është më shumë fantazi e imja. Por patjetër që ka diçka të vërtetë brenda. Kam cekur dy tema: fenomenin që ka egzistuar dikur që dy të rinjtë janë fejuar nga prindërit e tyre që në djep ose pa lindur fare, gjë që sot nuk ekziston dhe të rinjtë e sotëm nuk e njohin ose mund ta quajnë absurde, dhe fenomenin e Sidas, sëmundjen e shekullit që po merr shumë jetë njerëzish. Kryesisht mbi këto dy tema rrjedhin edhe ngjarjet e romanit tim dhe historia e jetës së personazheve.

–   Cila është domethënia e titullit të romanit “U dashurova me vdekjen”?

–   Mesazhi është shumë i qartë. Jeta godet dhe fati shpesh tregohet i ashpër dhe ironik, por ajo që është e rëndësishme është fakti që njeriu duhet ta pranojë fatin e tij sado i hidhur qoftë, por pa hequr dorë asnjëherë nga lufta për një ditë më të mirë. Personazhja e librit tim, Esmeralda, dashurohet me Dritanin (profesorin e saj), i cili është me SIDA. E ndërkohë, nga ana tjetër, prindërit e kanë fejuar që pa lindur me Bertin.

–   Si është pritur romani sipas jush?

–   Në përgjithësi mendoj se është pritur mirë. Më e bukura është se nuk kam marrë asnjë kritikë… vetëm lëvdata.

–   Mirë, nuk po zbulojmë më shumë nga romani, e lëmë që pjesa tjetër të zbulohet nga ata që do ta lexojnë dhe të kalojmë tek krijimtaria juaj në përgjithësi. Nga se frymëzoheni kryesisht?

–   Nga gjithçka. Më ngacmon gjithçka. Por kryesisht më tërheq nata, qetësia e saj, misteri, errësira… kur krijoj ndihem shumë mirë pasi një pjesë e shpirtit dhe ndjenjës sime derdhet në letrën e bardhë.

–   Çfarë gjejmë kryesisht në poezitë e tua?

–   Çdo lloj ndjenje, dashurinë, dhimbjen, tradhëtinë… natyrën, fatin, njeriun. Më pëlqen që në poezitë e mia të shkrij gjithçka.

–   Planet për të ardhmen?

–   Do të vazhdoj të shkruaj pa fund. Dhe së shpejti pres që të botoj edhe librin e dytë. Këtë radhë një vëllim poetik.

–   Pse këtë radhë me poezi?

–   Dua që të tjerët të më njohin edhe si poete, meqë edhe unë vetveten më shumë e ndjej poete.

–   Dhe në fund cili është mesazhi juaj?

–   Të krijosh është diçka fantastike. Unë do të doja t’i thoja të gjithë ata që e duan librin dhe shkrimtarin të lexojnë sa më shumë. Kjo është edhe një mbështetje shumë e madhe edhe për ne krijuesit.

Intervistoi: Emiranda Lukaj

 

RREZE SHPRESE DHE NJË ZGJIM PËR EKONOMINË E PUKËS

Puka eshte nder te paktat zone te Shqiperise, ku udhetimi nuk te merzit. Bukurite natyrore, te nderthurura mjeshterisht me bujarine e njerezve, te japin imazhin e fillimparajses tokesore. E ne fakt, nuk eshte krejt ashtu. Ne vitet ’30, nje nga poetet me te medhenj mbase te shqiptareve, Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni), jo rastesisht mori frymezim nga Puka per te na krijuar perla te letersise, por edhe himne te varferise se tejskajshme njerezore. “Legjenda e mistrit” por edhe “Luli i vocerr”, jane personazhe te kesaj treve.

Qyteti i vogel, duket se akoma nuk eshte zgjuar plotesisht nga letargjia e te kaluares migjeniane. Ne fakt, arsyet jane te shumta, por mbi te gjitha lidhen me pozicionin gjeografik dhe mentalitetin. Te mendosh se per t’iu gezuar “lemoshes se shtetit”, ndihmes ekonomike, banoret refuzojne nje vend pune qe u sjell 5-6 fishin e te ardhurave. Gjate 15 viteve te demokracise, Puka nuk e njohu emigracionin si treva te tjera te Shqiperise. Numri i atyre qe kane mundur te sigurojne jetesen permes emigrimit, ne kerkim te nje vendi pune jashte atdheut, eshte mjaft i ulet. Per vete mundesite ekonomike shume te ulta, pukjanet nuk kane munduar te sigurojne nje vize pune, qofte edhe duke e blere, ndersa edhe perfaqesite diplomatike jane shume larg gjeografikisht. Mundesite e punesimit jane shume te vogla, ku llogaritet vetem administrata lokale dhe institucionet e varesise qendrore. Edhe turizmi, te pakten ai malor, qe ka mundesi te gjeje strehez, nuk po shfrytezohet. Ne gjithe kete panorame grihe, por qe eshte mjaft realiste, edhe vemendja e investimeve shteterore, ka qene e paperfillshme. Megjithate, edhe ne Puke tashme ka nje rreze shprese qe vjen nga nje qytet thuajse vetem 30 km larg, Shkodra.

Duke e pare nga larg, nje ndertese disi e vecuar, por jo me shume se 300 m nga rruga qytetase me e afert e asfaltuar, dallon mes te tjerave. Ne pamje te pare, te jep idene e nje selie diplomatike ne mes te gjelberimit. Ajo eshte fabrika e rradhes, qe bisnesmeni i mirenjohur shkodren, Paulin Radovani, ka celur prej disa kohesh dhe ne perurimin e te ciles, permes shume politikaneve, pushtetareve vendore, deputeteve ishte i pranishem edhe kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha. Fabrika e kepuceve, per vete realitetin qe cekem edhe me siper, por edhe per numrin e banoreve aktive per pune ne Puke, eshte investimi me serioz dhe me i mirepritur nga pukjanet. Per te vertetuar sa me siper, mjafton thjeshte te permendim disa shifra, te cilat mund te verifikohen ne cdo moment. Siperfaqja e ndertimeve te realizuara nga bisnesmeni Radovani ne Puke, eshte rreth 5300 m2. nga keto, 3000 m2 jane siperfaqe prodhuese, me kushte optimale per pune. Investitori nuk eshte mjaftuar vetem me krijimin e kushteve shume te mira te punes. Brenda te njejtit territor, eshte ngritur edhe Shkolla e Formimit Profesional, me nje siperfaqe ndertimi te shfrytezueshme 300m2. Ajo nuk do ti sherbeje vetem Pukes, por te gjithe veriut. Permes kesaj shkolle, u jepet mundesia e kualifikimit te gjithe atyre, qe kerkojne te paraqiten ne pune me formimin e duhur profesional, per te qene qe ne hapat e pare te efektshem per punedhenesin por edhe familjen e tyre, duke siguruar paga te kenaqshme. Aktualisht, jane 150 punetore te punesuar ne kete fabrike. Krahasuar me numrin e forcave te afta per pune, pesha e fabrikes eshte shume e madhe ne realitetin pukjan. Kapaciteti maksimal i fabrikes eshte 200 punonjese, por cuditerisht, ai nuk plotesohet. Sic e permendem edhe me pare, njerezit e kane te veshtire te shkeputen nga “lemosha e shtetit”- ndihma ekonomike, edhe pse rroga tek fabrika e Radovanit, mund te ishte 5-6 here me e larte! Eshte ky edhe mentaliteti i krijuar gjate 17 viteve, ku njerezit mbase kane deshire te jetojne nje nje nivel aspak te mire, vetem per te marre ndihmen ekonomike pa u lodhur fare!

Ne mjediset e fabrikes, e cila perhere e me shume po kthehet ne nje ambasade per integrimin e rajonit te Pukes, ka edhe kushte te mira jetese. Nje specialist italian por edhe dy specialiste te fabrikes se Shkodres, jetojne aty, per tu kthyer ne qytetin me te madh verior vetem ne fundjave.

Fabrika e ngritur ne Puke, ofron kushte optimale, duke u konsideruar fabrike e mesme per prodhimin e kepuceve. Eshte e vetmja qe puneson kaq shume femra ne kete zone, jo vetem duke i larguar nga izolimi shtepiak, por edhe duke rritur peshen e tyre ne familje si kontribuese ekonomike per mireqenien social- financiare. Fluksi i femrave qe dalin nga dera e fabrikes, te kujton ate te nje xhimnazi.

Te gjitha rruget e rrugicat e fabrikes, jane te shtruara me asfalt. Nderkohe, pushteti vendor kishte premtuar shtrimin me asfalt te rruges qe lidh fabriken me qytetin. Dikush mund te mendoje se eshte ndonje investim kolosal! Faktikisht nuk eshte keshtu. Jane vetem 300 m rruge dhe nderkohe qe pushteti vendor nuk eshte impenjuar ne mbajtjen e premtimit, vete fabrika e ks shtruar me cakull. Mbetet vetem hedhja e nje shtrese asfalti nga ana e ndermarrjeve ne varesi te pushtetit vendor dhe drejtuesit e fabrikes, kane besim se kjo do te ndodhe.

Fabrika e kepuceve eshte padyshim nje objekt i cili duhet te trajtohet me perparesi ne te gjithe drejtimet. Kete nuk e pohojne drejtues te saj, por qytetare te thjeshte dhe banore te Pukes. Ngritja e saj, ka patur dhe ka nje jehone te madhe ne te tere zonen. Emri i Paulin Radovanit ka hyre ne cdo familje, diskutohet nga i madh e i vogel. Megjithate, jo te gjitha insitucionet apo ndermarrjet po ia kthejne bashkepunimin e deritanishem me te njejten monedhe fabrikes se kepuceve. KESH ka perfshire ne zonat prioritare te furnizimit me energji elektrike, pervec spitalit te Pukes, edhe nje miniere, e cila nuk i jep pune as 10 personave. Ndersa, eshte lene jashte kesaj skeme fabrika e kepuceve, e cila jo vetem puneson 150 femra, ne pritje edhe 50 te tjerave, por eshte edhe dallendyshja e pare dhe e vetme e investimeve serioze ne Puke.

Teksa largohesh nga kjo fabrike, por edhe nga Puka, merr me vete jehonen e aktivitetit te Paulin Radovanit ne Puke, por edhe ne zona te tjera te qarkut te Shkodres. I madh e i vogel, jane te mendimit se me shume se nje mundesi punesimi, fabrika e kepuceve eshte nje ambasade per integrimin e rajonit te Pukes.

Albert VATAJ

 

NË KELMEND, ATJE KU “MIS-I” ËSHTË TRADITË SHUMËSHEKULLORE

Në Malësi të Madhe prej shekujsh janë zhvilluar Logje këngësh, vallesh, qitjesh, konkurimi, bukurie etj, por Logjet e zhvilluara në Kelmend kanë qenë më të veçanta se askund tjetër në Malësi të Madhe e më gjërë. Pikërisht këtu në Qafë të Predelecit, prej shumë vitesh apo shekujsh ishte bërë traditë të zhvillohej siç njihej atëherë, Dita e Logut, traditë e rrudhur apo ndaluar pas ardhjes në pushtet të komunizmit në vitin 1945, ku si çdo simbol të vërtetë shqiptarie e kishte ndaluar traditën e LOGUT, dhe bashkë me këtë traditë ishte munduar të shuante kujtesën e kuvendeve të Kelmendasve e më gjërë, të cilët edhe këtu në Qafë të Predelecit ndër shekuj e kishin bërë traditë  të merrnin vendime historike në mbrojtje të trojeve të Kelmendit, Malësisë e Shqipërisë nga pushtuesit shekullorë otomanë dhe fqinjët sllav të zbritur vonë në trojet e Ballkanit. Ndalimin e ditës së Logut dhe festave fetare sunduesit e kuq u munduan ta zëvendësojnë me organizime aktivitetesh ku në përgjithësi i këndohej Partisë, komunizmit e dishepujve të tij… Madje në këtë periudhë të ndaluar për gjithçka shqiptare e Malsore nëpër dhëmbë këndoheshin disa vargje popullore që qarkullonin në Kelmend prej shekujsh si: “Në male të nalta të Haramisë, Njatje rrinë Ora e Malsisë, Rrin tuj këqyrë bjeshket me sy, Çka u ka ndodhë malsorve tëmij, që nuk vijnë në bjeshkë me hi, Thua u kanë ndodhur shumë ndodhi të këqija, ka shkrep luftë, ka shkel ushtria…” Mjerisht që të dyja i pruni sistemi diktatorial i cili u deshte të bien nga froni pas vitit 1991 që edhe festa e Logut të rikthehet vrullshëm, por tashma me emrin Logu i Bjeshkëve… Dikur kjo ditë logu gjithnjë kishte karakter festiv, madje ajo organizohej si festë e Bajrakut shpesh në ditën e Shna Prendes…

Ky Log fillonte me një këngë majakrahu dhe nga një këngëtar i Lëpushës (pra i vendit organizator), më pas këndonte këngëtari më i njohur i zonës dhe urohej me fjalët të këndoftë Zemra,  pastaj Logu vazhdonte me këngë me lahutë, këngë të tjera, me valle, me konkurime bukurie e deri me gjuajtje shenji nga burrat e tjerë, lojra me shpata e bajrake. Logu i Bjeshkëve tashma në demokraci është një eveniment festiv i cili tërheq jo vetëm banorët e Kelmendit e Malësisë së Madhe, por edhe më gjërë, pasi Kelmendasit siç kanë qenë trima për t’i dalë zot Atdheut, dinë edhe të këndojnë, kërcejnë, të hedhin valle, e mbi të gjitha të demostrojnë folklorin e tyre të mrekullueshëm të trashëguar brez pas brezi, si dhe të zgjedhin Bukurinë e hijeshinë e banorëve të këtyre maleve që Zoti ju a ka dhurua pa kursim. E natyrisht këto kanë vlera të veçanta, kur demonstrohen në Kelmendin e burrërisë, trimërisë, bujarisë, besës e bukurisë, ku në këtë Log këto virtyte duken edhe më të hijshme se kurrë. Natyrisht ky manifest gëzimi e festimi i ka kaluar kufijtë e Kelmendit e Malësisë së Madhe, duke zgjuar interesin e banorëve nga mbarë trevat e Veriut të Shqipërisë dhe autoriteteve shtetërore. Logu i Bjeshkëve gjatë këtyre viteve të fundit ka fituar elementë modernë në zgjedhjen e bukurisë së këtyre trevave, e që njihet me emrin domethënës MIS BJESHKA, që është kulmi dhe njëkohësisht fundi i këtij manifestimi popullore tashma të përvitshëm. Vlen të thuhet se LOGU I BJESHKËVE pas ardhjes së demokracisë, ende nuk ka një datë të fiksuar organizimi, por kjo ditë përcaktohet nga autoritetet lokale, sipas mundësive, me sa duket kohore e mbi të gjitha financiare, gjë që ndodhi edhe këtë vit, ku Logu i Bjeshkëve u zhvillua me datën 12 gusht, datë që ra në sy jo vetëm nga mungesa e një organizimi perfekt, por edhe një pjesëmarrje jo aq e gjërë sa vitet e mëparshme. Gjithsesi edhe këto mungesa nuk ia ulën vlerat dhe zbehen bukurinë e madhështinë festive të Logut të Bjeshkëve, dhe ku bukuroshja Eljona Volaj u shpall bukuria e Bjeshkëve të Kelmendit, që në gjuhën e këtij logu tashma thirret MIS BJESHKA 2007.

Ndue Bacaj

 

NËPËR DOKUMENTET E KOSTANDINOPOJËS, ROMËS E ANADOLLIT

Shkeputur nga “The Albanian” Edwin E. Jacques Kur Shqiperia fitoi pavaresine nga Perandoria Osmane, kjo toke historikisht kristiane pati populline me te madhe myslimane, rreth 70%. Kurse shtetet e tjera ballkanike si Greqia kishte vetem 2.1%, Serbia 13%, Rumania 1.5 % dhe Bullgaria kishte vetem 15.8 % muslimane. Pushtimi nga perandoria Otomane zgjati pothuajse njelloj ne Ballkan, dhe te bie ne sy fakti qe shqiparet ishin te fundit qe u nenshtruan dhe po ashtu Shqiperia ishte e fundit qe fitoi pavaresine.

Para pushtimit nga osmanet, te gjithe vendet ballkanike kishin nje besim fetar te unifikuar, Greqia, Romania, Serbia dhe Bullgaria ishin kristiane orthodokse kurse Kroacia dhe Dalmatia ishin te krishtere katolike. Krahinat shqiptare pothuajse qene te ndara ne te krishtere katolike dhe orthodokse. Kjo ishte pasoje e ndarjes se Perandorise Romake ne ate te lindjes me qender ne Kostaninopoj dhe te perendimit me qender ne Rome.

Historikisht eshte provuar qe Perandoret Romake me origjine ilire ishin pergjegjes si per persekutimin e besimtareve krishtere po ashtu dhe per legalizimin dhe perhapjen e ketij besimi. Decius (A.D 249-251), me origjine nga Bubalia, zone e Panonias ne Ilirine e Veriut filloi nje persekutim te krishtereve, duke ndaluar ritet fetare dhe torturuar, terrorizuar dhe burgosur prifterinjte. I madhi Konstandine (Constandine the Great) (306-337), i biri i Konstantin Klorus (Constatius Clorus), perandorit ilir i cili udhehoqi perandorine romake se bashku me Decius, legalizoi fene kristiane dhe njekohesisht ndikoi ne ndarjen ne te krishter katolike dhe orthodoks. Ne udhetim e siper per ne fushe te betejes, Konstandinit te Madh iu shfaq vizioni i nje kryqi te shndritshem ne qiell me fjalet “By this conquer”. Qe nga kjo dite ai e konsideroi veten te krishtere, dhe me vone e zhvendosi fronin perandorak nga Roma ne qytetin e Bizantit, te cilin e quajti Konstaninopole (emrin e vete).

Shqiptaret ne shekuj jane dalluar si luftetare, njerez te fjales (beses), trima qe adhuronin lirine dhe armet, por me shume ata jane dalluar si materialiste. Besimin mysliman fillimisht u pranua nga kryetaret e klaneve dhe lidered e krahinave dhe si shperblim nga Sulltani ata ruajten pasurite dhe influencen e tyre, si dhe moren pozicione te ndryshme administrative ne perandorine turke. Per pjesen tjeter te popullsise jo myslimane, pervecse diskriminit ekonomik, nepermjet haraceve dhe tributeve, nje aspekt tjeter ka qene edhe presioni i forte social. A mundet qe keta njerez te lire, rritur midis lufterave, te nenshtroheshin kushteve e te qenit jo mysliman ne perandorine osmane..? Kushtet e shpallur nga Kalif Omar per banoret e Jerusalemit ne 638 (Kuduri 1829,11-12,38- 40), mendohet qe te jene perdorur edhe tek shqiptaret te cilet per me shume se cerek shekulli ishin shkaktaret per disfatat e njepasnjeshme te kesaj perandorie te pathyeshme.

1.    Kurre nuk mund te ndertohen kisha dhe sinagoga ne territoret myslimane

2.    Nuk lejohet rindertimi i atyre te prishura

3.    Lere deren hapur per udhetaret myslimane

4.    Eshte detyrim te mirepresesh nje mysliman te pakten per tre dite.

5.    Nuk ke te drejte qe te nderhysh ne punet administarative te shtetit dhe tu japesh te dhena jo-myslimaneve

6.    Kurre mos kundershto deshiren e nje myslimani

7.    Ke respect per myslimanet

8.    Dorezo cdo gje tek myslimanet kur ata jane prezente.

9.    Kurre mos vesh rroba ose ornamen te ngjashme me myslimanet

10.  Nuk lejohet te perdoresh emer myslimani

11. Nuk lejohet qe te perdoresh kale me shale dhe fre

12. Nuk lejohet te mbash, harqe, shigjeta, shpata dhe arme te tjera

13. Kurre mos vendos ne gisht unaze te zbukuruar me gure

14. Kurre mos shit vere dhe ta pish ate ne publik

15. Kurre mos u vesh si predikuesit tuaj

16. Kurre mos mer zakonet e predikuesit tuaj

17. Kurre mos ble shtepi ose te banosh ne fqinjesi me myslimanet

18. Kurre mos varros te vdekurit prane varrezave myslimane

19. Kurre mos vajto ne fatkeqsi apo te derdhesh lote ne publik ne raste vdekje te te aferme

20.  Kurre mos ble skllave tek myslimanet

Ne perfundim te ketyre kushteve Kalif Omar vendosi qe, n.q.s krishteret nuk plotesojne nje nga keto kushte, athere jeta e tyre nuk shkembehet me me asnje lloj sasie floriri dhe cdo mysliman duhet ti vrase pa i gjykuar.

Ne dokumentat turke ne fillim te shekullit XVI (Kantemir 1734, 92), gjenden urdheri i Amurat II “Te gjithe Epiriotet ose te behen synet (te kthehen ne myslimane) ose te paguajne tradhetine e tij (Skenderbeut) me vdekje” Mbas renies se qytetit te Kostadinopojes, Sulltani mori ne administrim edhe fene orthodokse. Peshkopet e kesaj kishe duhet te jepnin bakshishe te medha tek ai me qellim qe te zinin pozicione te rendesishme ne hierarkine e fese orthodokse si edhe te plotesonin kerkesat dhe interesat e administrates osmane vendase. Islamizmi u perhap me kryesisht tek besimtaret orthodokse sepse pjesa me e madhe e besimtareve katolike ishin nen juridiksionin e mbreterise se Venedikut, me te cilen Sulltani beri shume traktate me karákter fetar dhe tregtar. Bile fitimet me te medha Venediku i pati gjate fushatave luftarake te Sulltanit kunder Skenderbeut. Pjesa tjeter katolike u shperngul maleve te veriut per ti shpetuar taksidareve te administrates turke dhe diskriminimit fetar.

 

DRITË PËRMES DOKUMENTET E ARKIVAVE TË VATIKANIT DHE SHQIPËRISË

Tragjedia e Kishës Katolike Shqipiptare

(Udha e Kryqit Shqiptar, Nga Kryqi tek Ringjallja, Profile Martirësh)

Lexuesi, ka të drejtë të befasohet, që autor i këtij libri të jetë një njeri, që në detyrën e tij, nuk është klerik, historian as shkrimtar. Këtë përshtypje e ka pasur nga fillimi e deri në fund edhe vetë autori…, por që më në fund, ka arritë në përfundimin, se ishte thjeshtë e premtuar prej Zotit, një detyrë e ngarkuar dhe e zgjidhur vetëm prej Tij.

Autori, i përket një familjeje të krishterë, të dokumentuar sëpaku, që nga koha e Kuvendit të Arbërit (1703). Në një dokument, gjetur kohëve të fundit, të famullitarit të Tophanës don Pal Kamsit (18.VI.1737), në listen e familjeve të vjetra katolike shkodrane (lagjen Arra e Madhe). Asokohe pjesa më e madhe e të krishterëve, ishin këthyer në islam, një pjesë në “laramanë” (në shpirt të krishterë). Të paktat ishin ato familje qytetare, të mbetura dhe deklaruar hapur si të krishterë. Më 1858, kur vihej guri i themelit i Katedrales së Shkodrës, në atë foton historike të pjesmarrësve, gjendet edhe stërgjyshi, Jak Pepa.

Edhe mbas afro 50 vjetësh tjera, është këtë rradhë gjyshi, Pjetër Jaku, të cilit, autori i trashëgon edhe emrin, (“Pranë dhe Larg” f.13), qe gjëndet pranë Misionarëve Shetitës, si: atë Ded Passi, atë Frano Genovizzi etj., duke i shoqëruar ata, që me rrezik jete, shkonin për të përhapur dritën e dijes dhe fesë, në skajet më të largëta e më të thella të malësive shqiptare.

Në Arkivin Qendror të Shtetit në Shqipëri (Tiranë), gjendet një dokument, ku, provohet se dy klerikët e mëdhenj, atë Anton Harapi O.F.M. (1886-1946) e atë Mark Harapi O.F.M. (1886-1974), u zbuluan pikerisht nga keta misionare ne Obot, e qe, si pranuan deshiren e tyre për xhakoj, duke qenë ende të vegjël në moshë, i strehuan në shtepinë e qytetarit shkodran Pjeter Jaku (asokohe katekist), pranë Misionareve Shetitës dhe kafaz pranë Konsullatës Italiane.

Ndoshta, për këtë ndihmes modeste, në ditën e vdekjes së tij (nëntor 1929), në revistën “Kumbona e së Dielës”, është shkruar: “Më një mënyrë të veçantë, po jau porosisim lexuesave shpirtin e Pjetrit Jakë Pepës, i cilli në djelmni të vet, për shumë vjet, kje shok shumë besnik i Misionarëve t’ onë*, tuj u ndihmue me vepren e vet si katekistë, edhe kje ndimtàr i madh i Rektorve n’Uratore të Zemres së Krishtit.-Zemra e hyjnueshme e Jezu Krishtit i dhashtë shperblimin per ato vepra aq shejte!” (“Pranë dhe Larg”, v.2000, f.269)

Tradita vazhdon. I jati i tij Ndoc Pepa, gjithë jetën e tij mbeti mik e ndihmëtar i ngushtë i etërve françeskanë e jezuitë, jo vetëm në ditët e lulëzimit, por edhe të rrezikimit e të ndeshkimit të rëndë te tyre. Kjo ndikoi edhe tek vetë autori i librit, i cili, duke u gjetur, që në fëmijërinë e tij të herëshme, gjithnjë pranë institucioneve fetare dhe sherbyesve të saj, njohu shumicën e tyre. Ai mbeti i lidhur gjatë gjithë kohës me jetën, veprimtarinë dhe vdekjen e tyre. (“Dosja e Diktaturës”, 1995 f.600; “Pranë dhe Larg” 2000, f.15).

Një fotografi e thjeshtë dhe e vogël, por me domethënie të madhe, është ajo e vitit 1953, kur autori tashmë njëmbëdhjetë vjeç, gjendet në Merçijë të Lezhës, ku, festohet, edhe në kushtet e mbaskomunizmit, 250-vjetori i Kuvendit të Arbërit; (ndërsa 50 vjet më vone, Nunci Apostolik Giovanni Bulaitis i dhuron nje nder te paktat kopje), të Kuvendit të Arberit, botuar nga Selia e Shenjte, në 300-vjetorin e mbajtjes dhe botimit të tij (1703-2003).

Pesë vite më vonë, në 1958, edhe ai, si gjyshat e tij shekuj më parë, gjëndet ndër protagonistët e Festës së madhe të 100-vjetorit të Katedrales, në korin e punimet e shumta, që kryhen me këte rast, e një goditje në koke, një rrjedhje gjaku mbi themelet e elterit të ri, që ndërtohet, mbetën dëshmi e lidhjes së tij të pandashme me Kishën dhe klerikët e Saj. (“Pranë dhe Larg”, f.19).

Në përiudhën e bukur e të vështirë të ndryshimeve demokratike, shtyrë nga vullneti i Zotit ai , është në krah me një tjetër qytetar shkodran, z.Mark Morana, që thërret don Simon Jubanin, për Meshën e Parë (4 nëntor 1990), çka do të thotë, se pati fatin e madh të shohë, mbas sa dekadash, në Fushën e Rrëmajit. Disa jave mbas, ndihmon në hapjen e Kishës “Zoja Rruzare”, tek lagja e tij, ku kishte ndihmuar meshë, që në fëmijërinë e tij (“Pranë dhe Larg”, f.73)

Pas kësaj, të thuash fare rastësisht, ai lë bluzën e bardhë dhe e sheh veten në Parlamentin shqiptar, si përfaqësues i forcave demokratike, posaçërisht i pjesës së krishterë. Një kujtim i fëmijërisë, një thirrje gjithë dëshpërim e babait: “Po këta kanë vra kot patër Faustin me shokë … po ai ka kenë shejt”, bëhet shkak për gjurmimet në arkivat deri atëhere tabu të Sigurimit famëkeq të shtetit diktatorial komunist, që e çojnë në tubime të shumta e në dekorimin e tyre si “Martirë të Demokracisë” e më pas në botimin e librit “Dosja e Diktaturës”, 1995, për të cilin, Kardinal Mikel Koliqi (1902-1997), do të shprehej: “Një meritim i madh, për të mbetë në histori…”

Gjatë punës afro gjashtë vjeçare ne Parlament, duke mos e harruar asnjëherë detyrën e vet si katolik e duke mbajtur qëndrim të hapët në mbrojtje të Klerit dhe Fesë së krishterë, një ditë, ai përballet me një incident të bukur. Juristi Fehmi Abdiu, gjatë një seance parlamentare, që përmes televizorit, përcillej në gjithë Shqipërinë, në zemrim e sipër, duke dashur t’a fyej e shanë “katolik” dhe merr një përgjigje, prej një faqeje gazete, ku, ai i tregon, se cili, ka qenë kontributi i krishtërimit në botë e në Shqipëri dhe pse diktatura komuniste, ishte kaq e tërbuar me Klerin e krishtërimin shqiptar… Kjo gazetë, që shitet ne Shkodër, mbrenda disa orëve e me kaq jehonë, bën që imzot Frano Illia (1908-2001) t’a emërojë atë, si përfaqësues të Klerit katolik në Parlamentin shqiptar (“Pranë dhe Larg” f.117)

Dhe ndoshta, si shpërblim i punës së deri atëhershme, në vitin 1997, shkon ambasador pranë Selisë së Shejtë dhe Shejtit Atë Papë Gjon Pali II (Karol Wojtyla 1920-2006). Ndodhi si pakuptuar, që edhe vetë ai, në mbylljen e jetës, e sheh veten si një qytetar, që për 50 vjet mbeti i pandarë ndarë nga Kisha, Institucionet dhe sherbëtorët e Saj, me lidhje miqësore, të hapta dhe të fshehta, sipas përiudhave të ndryshme, që Ajo kaloi, duke njohur personalisht afro 100 klerikë nga të gjithe ata, që u ndodhën përballë “furtunës së tërbuar komuniste”.

Kishte afro 10 vite punë, kërkime e botime, mbi sakrificën dhe martirizimin e tyre, dhjetra libra me autografe, dhuruar nga personalitetet e kësaj kishe si Koliqi e Ilia; Masafra e Sinishta, Mirdita e Simoni, Pllumbi e Nogaj, Jubani e Gjolaj, Luli, Gardini e Sinishta, e sa e sa emra, kujtime e dhurata klerikësh e martirësh, nga Shqipëria në Itali e  Amerikë. Pra, njohje personale, që shkonin nga më i vogli e deri tek më i madhi, deri te Papa Gjon Pali II e Nënë Tereza, në pragun e vdekjes por edhe të Shenjtërimit të Saj…

Frut e ketyre njohjeve dhe kujtimeve, behet libri tjetër: “Pranë dhe Larg”. E, kur në 60-vjetorin e ditëlindjes dhe në promovimin e disa botimeve modeste, mendoi se tashmë i ishte afruar fundit, çka do të thoshte të pushonte pak. E përfundimisht…, ja ku vjen edhe detyra më e madhe e më e vështira…

Imz.Masafra, në emër të Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare e ngarkon me detyrën e re, atë të Komisionit Historik për Kanonizimin e martirëve katolikë shqiptar, çka do të thoshte të fillonte sërish një pune sa delikate e të rëndë. Sërish me kujtimet e deshmitë, me dokumentat e arkivat, Qendrore apo të Sigurimit të Shtetit, me shkrimet e botimet, të dikurshme dhe të tashmet.. Ndoshta, nuk ishte me koha për një detyrë të tillë, por… pikërisht kjo, e bën më bindës faktin, se ishte e premtuar prej Zotit. Ai duhej t’a pranonte atë për shumë arësye.

Falë gjithë asaj, që u parashtrua më lart, falë përvojës e mundësisë, se tashmë bëheshin së paku dhjetë vjetë, që nuk i ndahej atyre temave, falë mundësisë, për t’ iu futur sërisht atyre arkivave, ku, tjetërkush nuk ishte futur e nuk mund t’i futej pa lejet e posaçme.

Ja pra, se pse ai medoemos duhej ta pranonte këte detyrë e këte ndèr! Ndèr i madh, sepse mjerisht në Shqipëri, martirët dhe dëshmitarët e Fesë, ishin më të shumtë se kudo tjetër.Vuajtja dhe qëndresa, kishte qenë më e fortë se kudo, mbasi edhe vetë diktatura kishte, qenë më e egër dhe kishte jetuar më gjatë…

Përgjegjësi e madhe, sepse ata ishin martirë të vërtetë, por të torturuar e të baltosur nga një djall i vertete. E kishin fituar me vdekjen e tyre të lavdishme martirizimin, por diktatura, kishte zhdukur gjithçka duhej ditur mbi jetën e veprën e tyre.. e madje, edhe kishte përbaltur gjithçka.

Dhimbje e madhe, sepse do të jetonte me vuajtjen e sakrificat e tyre e të familjeve, me nënën, që mbeste pa djalin e vetëm, me motrat e vëllezërit, që fillonin kalvarin sapo humbisnin me të afërmin e më të dashurin e tyre, me misionarët, që kishin lënë atdheun e familjen e tyre, italiane e gjermane, që vinin për t’i sjellë dritë e kulturë, besim e shprese, këtij populli, kaq të prapambetur e të humbur. Ata lanë eshtrat, në vendet e panjohura, në një zall lumi apo një hendek rruge. Ndërsa, në anën tjetër, do të ndeshej me torturat, që nuk mund të përshkruhen, që nuk gjenden as në shekujt e mesjetës e për të cilat, flitet aq shumë, duke lënë në heshtje e harresë ato të shekullit të XX, që i pranonin e i tregonin vetë kriminelët, me deshmitë dhe dokumentat e tyre.

Ju vu punës, i bindur si gjithmonë, se Ai, që e premtoi, do t’a ndihmoj, ta kryej edhe këte detyrë të vështirë. E, mbas disa viteve pune, më në fund, paraqet sot këtë punë modeste, që padyshim, ka për të pasë mangësitë e dobësitë e veta, por që lexuesi zemër gjërë ka për t’ia falur, i bindur se e bëri për të vetmin qëllim fisnik, për nxjerrjen në pah të sakrificës së pashembullt të Kishës dhe Klerit katolik shqiptar, e cila, meriton shumë më shume dhe do ta marrë atë në shumë vepra tjera më të përkryera në të ardhmen.

Ajo qe mund te them, me kete rast, është fakti, se nga bukuria, dhembja dhe vlera e këtij libri, nuk i përket asgjë autorit, por vetëm jetës, veprës e vdekjes se atyre, që lumturisht vuajten dhe ranë për binomin me të shtrejtë të të gjitha kohërave Fe–Atdhe. Le të jetë kjo vetëm një pikë uji, në oqeanin e mirënjohjes, ndaj sakrificës së tyre të pashembullt.

Klajd KAPINOVA, New York

 

PJETËR GJOKA  APOLONI I SKENËS SHQIPTARE

Memoristikë me rastin e 95 vjetorit të lindjes

Themelues i teatrit kombëtar dhe i filmit artistik shqiptar.

Themelues i Kombtarës së Futbollit , shkodrani i parë kuq e zi, që  një nderhyrje brutale e largoi përfundimisht nga futbolli.

Kampion absolut i atletikës në vitet tridhjetë, alpinist, notar dhe muzikant i bandës së qytetit.

Mjekët pas një peumanie të rëndë në vitet dyzet i patën thënë të mos luante kurrë në skenë!

Kur të më varrosin do të doja duartrokitje, ashtu sikur pas përfundimit të një drame!

 

Është folur e shkruar rreth jetës së Pjetër Gjokës, por megjithatë portreti i tij i jashzakonshëm përseri mbetet i paplotësuar ashtu siç duhet, sepse ai nuk ishte thjeshtë vetëm një aktor e regjizor i mrekullushëm, por edhe një kampion  rrekordmen    absolut i atletikës sonë, energjik si futbollist dhe themelues i ekipti tonë kombëtar. Shkodrani i parë që veshi fanellën kuq e zi, ishte  alpinist i pasionuar, notar i shkathët, virtuoz si instrumentist, dashnor shëmbullor i muzikës, i gatuar gjenetikisht në çdo ind si artist me talent të madh, prind, edukator, petagog dhe njeri i shkëlqyer. Artisti ynë i famshëm kishte  një pamje fisnike, buzë të dlira nga të cilat gurgudhonte një zë i  ëmbël  me një artikulacion për t’ia pasur zili vetë Apoloni. Pjetër Gjoka ka qënë mjeshtër  i fjalës, së cilës i ka dhënë  nga shpirti i vet  kolorin dhe inkadeshencën më të shkëlqyer të intërpretimit aktoresk. Një trup sportiv i përkryer prej atleti, sytë e kthjellët, balli i lartë, flokët e prerë hijshëm dhe të krehur përpjetë, stili elegant i  të ecurit, fytyra e shëndritshme gjithë plascicitet ku shëmbëllenin, buzëqeshja, serioziteti, dashuria, urrejtja, si mishërim i tiparevet të njeriut artist përpara të cilit do të befasohej çdo demushë e Hollivudit. Gjokë Pjetri (babaj i Pjetër Gjokës) ka lindur dhe është rritur në Malaxhi të Dushmanit në Dukagjin dhe për arsye hasmërie  në vitin 1850 qe larguar familjarisht nga vëndlindja  në drejtim të Bullgarisë, prej andej u  kthyen në Shestan, aty nuk qëndrojnë  gjatë dhe vendosën  në Ulqin. Në vitin 1938 Simokovski Profesor i gjuhës shqipe  dhe indevropjane në Poloni  ka qënë në Shqipëri për studimin e gjuhës shqipe. Në vitin 1951 ka botuar një libër “Mbi të folurit, leksikun  dhe toponimet e Dushmanit”.

Porofesor Simokovski librin e pati botuar në frëngjisht, ky libër është botuar edhe  në Kosovë. Autori shkruan se ka punuar intesivisht së bashku  Gjokë Pjetrin nga tetë orë në ditë. Në qytetin e Ulqinit 95-vjet më parë, vitin e shpalljes së pavarsisë, nëna Dilë  solli në jetë Pjetër Gjokën i cili u pagëzua në kishën e Shën Jozefit. Pjetrit në bisedë e sipër, shkruan  Leon Qafzezi, i pëlqente të thoshte kur fliste për fëmijërinë: “Unë e prita shpalljen e pavarsisë në pelna. Dhe nuk mund të di, nëse qaja apo qeshja ato ditë. Por tani më duket se patjetër do të kem qeshur më shumë se sa qarë…”

Gjokë Pjertri  ky i shtegtar i mundimëshëm, për të ushqyer Pjetrin e vogël dhe pjestarët e familjes së tij, ushtroi tre profesione të mundimshme, qymyrxhi, mjeshtër furrash dhe i hapjes së puseve. Shkrimtari Leon Qafzezi na sjell në kujtës ecejakën e largimit nga Ulqini në Shkodër të familjes Gjoka: “Vjeshtë e vitit 1916. Mbi rrugën që të sjell nga Ulqini në Shkodër ca re të zeza stuhie zbresin përherë e më poshtë. Horizonti i errët mbyllte shikimin.Vetëm ndonjë vezullim i dobët i Bunës shquhej përmes errësirës. Nëpër këtë muzg të zymtë ecte Gjokë Pjetri vetë i katërti, duke lënë pas vetës gjurmë balte. Ishin larguar nga fshati i lindjes (Dushmani i Dukagjinit për shkak  të gjakmarrjes). Tek po bëheshin gati të kalonin Bunën me një trap të gjetur rastësisht nga disa ciganë  i’a nisi një shi i rëndë si plumb”. Artisti ynë i shquar atë udhtim mbreslënës do ta kutonte gjithmonë me shumë dhimbje: ”Edhe sot sikur i ndiej ato currila të ftohtë që si gishtërinj të ngrirë më kalonin nëpër fytyrë, duke dashur të mbytin të qarën time për bukë…(Leon Qafzzri Skena dhe ekrani Nr 1/ 1982, fq 20). Pjetër Gjoka është rritur me mundime si  bir  i një familje  me mundësi ekonomike të kufizuara, pa një tjegull mbi krye gjithnjë në lëvizje për të gjetur një strehë të vetën, pasi ardhja në Shkodër nuk ia përmirsoi gjendjen ekonomike. “Prindrit s’ kishin mundësi të më jepnin shkollë, mbasi me zor më ngopnin me bukë. Por ata më dhanë ato cilësi e virtyte për të cilat sot u jam shumë mirnjohës, veçanarisht nënës, të cilën kur e shikjoja ashtu të ngarkuar(me dru nga Toroboshi në Shkodër nënvizimi im P.M) më dhimbsej e ndonëse tepër i vogël, një lëmsh i madh më mblidhej në fyt dhe pyesja vetën në e  do të mundja t’ia shpërbleja dikur atë mund e ato vuajtje, thoshte në kujtimet e tija Pjetër Gjoka.(Skena dhe ekrani Nr 2/1982, fq 21). Falë dashamirsisë së etërve françeskan regjistrohet në kolegj, bashkohësit e kujtonin Pjetrin si djalë të shkathët, shumë lozonjar i guximshëm dhe inteligjent. Ka  qënë nxënës i Fishtës, nga i cili madje, pati ngrënë një shputë të fortë pasi qe larguar pa dijeninë e mësuesve dhe të prindërve duke kryer zhytje aventureske  në puset e rrezikëshëm të Kirit.

Që në vitet e shkollës shfaqi prirje në fushën e artit, ka qënë vazhdimisht  inspirues  i veprimtarive teatrale e muzikore. Është aktivizuar  qysh i njomë  në korin e kishës,  aty ka pasur solist Mikel Koliqin. Notat e para muzikore i mësoi nga Prengë Jakova, ka qënë për 12 vjet pjestar i bandës së qytetit duke luajtur në disa instrumente të ndryshme.

(vijon në numrin e ardhshëm)

Prelë Milani

Nr. 106 i gazetës në print

0
O(H)POZITA

Kaosi që ka përfshirë aktualisht opozitën shqiptare, veçmas pas krizës politike që shoqëroi gjithë procesin për zgjedhjen e Presidentit të vendit, është një nga shërbimet më të këqija dhe më të papërgjegjshme që po iu bëhet qytetarëve, publikut shqiptar në tërësi. Fryma e përçarjes, mungesa e alternativave të qarta, e orientimit politik, rrëfen për epërsi të padiskutueshme dhe për një fitore të qartë të interesave sporadike, individuale, a të grupeve, mbi detyrimet reale demokratike. Çdo ditë, çdo çast, ofron as më shumë e as më pak, një panoramë eklektike pantomimash dhe sjelljesh banale, panoramë në të cilën fjalive të bukura iu shkrihet sakaq kallaji.

Këto ditë, një pjesë e kësaj opozite të përçarë është hedhur në veprime konkrete, për të sensibilizuar qytetarët dhe institucionet në lidhje me krizën energjetike dhe atë të ujit. LSI, pas Kombinatit, u përpoq të organizonte një tjetër protestë, gjithë po në temën e dritave dhe të ujit, edhe në qytetin e Elbasanit. Është paralajmëruar se do të vazhdohet me të tilla protesta edhe në qytete të tjera. “Vetmia” e LSI-së e vizaton më së bukuri gjendjen e pakuptimtë dhe të turbullt në të cilën ndodhet krejt e majta shqiptare. Nga ana e socialdemokratëve, partnerëve të tyre të koalicionit opozitar, këto lëvizje të Lëvizjes Socialiste për Integrim u cilësuan të parëndësishme, të pavend, njëlloj përpëlitjeje për të rënë në sy dhe për të tërhequr vëmendjen e elektoratit. Nuk vonoi ndërkaq edhe përgjigjja flakë për flakë nga drejtuesit kryesorë të LSI-së. Kryetari i saj, Ilir Meta, e sulmoi ashpër PSD-në dhe kryetarin e saj, Gjinushin, duke përdorur termat dëshpërim dhe dështim; kurse drejtuesi i PDS-së, partisë tjetër opozitare, Paskal Milo, shkoi edhe më tej kur foli për ekstremizëm dhe frymë përçarëse. Është interesante të vërehet se si drejtuesit e së majtës gjejnë tek njëri-tjetri “mbështetësin e Berishës”, atë që po i zgjat jetën shumicës. Edhe në këtë temë, ka njëlloj “risie”. Nga kampi i PAD-së, pavarësisht kujdesit për të vlerësuar protestat e LSI-së, nuk kanë munguar deklaratat në mbështetje të shumicës, si dhe flirtet (njëherë për njëherë “pindarike”) me PD-në; zoti Ceka ka lënë të nënkuptohet se “në pritje të ndryshimeve në këtë parti dhe në emër të reformave”, PAD dhe ai mund të rishikonin pozitat e veta opozitare. Ndërkaq PS, më e madhja parti opozitare, pas mbledhjes së Asamblesë, ka premtuar një rifillim të dialogut me qytetarët… në shtator. Në të njëjtën kohë, flitet për vazhdimin e ndryshimeve dhe për mënyrën se si do të ngrihen asambletë në rrethe, në komuna. Një rrugë – për hir të së vërtetës – mjaft e gjatë, ndërkohë që publiku ka pritur prej forcës më të madhe opozitare, të bëjë detyrën e vet kryesore; këtu nuk është fjala për zhurmë dhe për formalitete, por për t’i qëndruar pushtetit aktual me (po themi) idetë socialiste dhe alternativat në emër të integrimit të vendit. Pa shumë mundim mund të konstatohet se PS nuk ka mundur dot të zgjedhë siç duhet midis reformimit dhe opozitës. Përveçse ka marrë shumë kohë nga ajo që do të duhej t’iu kushtohej problematikave qytetare, reformimi i PS-së ka ngjallur edhe reagime të herëpashershme të kundërshtarëve brenda saj; në fakt, “kundërshtime” është një fjalë tepër e butë. Edhe pse nga drejtuesit aktualë karakterizohet si një proces demokratik dhe që “iu paraprin fitoreve” të PS-së dhe opozitës në tërësi, reformimi në fjalë ka inkurajuar pothuaj njëlloj opozite brenda opozitës. Janë të njohura tashmë përplasjet, debatet, deklaratat, por edhe veprimet konkrete të përkrahësve të ish-kryetarit Fatos Nano; ato kulmuan në votimin kundër vendimit politik të opozitës dhe që në fakt siguruan zgjedhjen e zotit Bamir Topi në postin e Presidentit të vendit. Ndërkohë, në muajin shtator, është paralajmëruar një lëvizje e re nga ana e ish-Kryetarit socialist, Fatos Nano dhe mbështetësve të tij. Sido që ta vërtisësh argumentin, opozita shqiptare gjendet në njëlloj qorrsokaku. Dhe kriza e saj nuk është ndonjë gjë e re, e papritur, e pakonstatuar. Kjo krizë ka filluar qëkurse PS dhe aleatët e saj ishin në qeverisje; ajo u thellua më 3 korrik, por nuk iu shpëtoi goditjeve edhe në 18 shkurt, kur në zgjedhjet vendore të majtët humbën një sërë komunash dhe bashkish, të cilësuara si domene të tyre. Nuk mund të anashkalohet edhe fakti që në të dyja rastet e tjera zgjedhore, (zgjedhjet e pjesshme parlamentare, më të fundit në Pogradec) opozita ka humbur dhe jo në çdo rast për shkak të “represionit të shtetit”. Këto ditë, Kryeministri Berisha formuloi disa kritika në lidhje me ngadalësinë e reformave dhe rrugën e përshkuar drejt BE-së. Si gjithnjë, ai nuk gjen të meta serioze në qeverisjen e koalicionit që drejton; me gjithë krizën energjetike dhe atë të mungesë së ujit, me gjithë dendësinë e zjarreve dhe dëmet që i janë shkaktuar biznesit e vendit në përgjithësi nga rrethana të tilla. Më tej, me gjithë këmbënguljen e partnerëve të BE-së, kjo shumicë nuk gjen asnjë problem edhe në sjelljen e saj me pronarët dhe kaosin e mbivendosjen e pronave e anashkalon. Ajo s’ka qenë në gjendje këtë herë të ndajë as ato 5 milionë dollarët që janë bërë tashmë legjendë. E megjithatë, opozita e përçarë dhe pa predispozicion, hesht. Heshtja e institucionit të opozitës, për këto dhe shumë probleme të tjera, është një nga arsyet pse zoti Kryeministër dhe shumica që qeveris vendin nuk janë të prirur për të verifikuar hapat e deritanishëm dhe (krahas disa arritjeve) hallet e mëdha që po përjeton ekonomia shqiptare, qytetarët shqiptarë. Dikur flitej në Shqipëri për “qeveri-hije”; ky institucion demokratik, opozitar, si rregull ka treguar me shifra dhe me fakte se çfarë nuk është bërë mirë, çfarë nuk është bërë fare, e kështu me radhë. Tani opozita merret vetëm me vetveten. Ajo “reformohet”, (ka nja dy vjet që bën këtë punë dhe s’ka përfunduar ende); ajo ndjek me përparësi vetëm proceset pastërtish politike, të tjerat nuk i interesojnë; ajo ngrihet të mbrojë institucionet, por i ngatërron ato me (vetëm) një emër, atë të Kryeprokurorit. Opozita ka rënë në gjunjë dhe këtu nuk është fjala për disa kryetarë partish, për disa drejtues politikë që punët e tyre vetjake i kanë mbroth. Opozita ka rënë në gjunjë si institucion, si një nga institucionet kryesore të demokracisë. Kriza e saj është pjesë e krizës politike dhe e kaosit që ka karakterizuar herë pas here zhvillimet në këtë vend. Është e trishtueshme të konstatosh se si një qeverisje vuan nga megalomania dhe ka harruar një sërë premtimesh, të bëra në ditë po kaq të nxehta sa këto të sotmet. Por është ca më e trishtuar se kaq, të kesh një opozitë që nuk del dot nga qerthulli i inateve dhe që proceset e brendshme (tejet) burokratike kërkon t’i shesë si shpikje. Kjo ndodh në një kohë që qytetarët, publiku në tërësi, presin reagime të vërteta, alternativa, zgjidhje.

Nga: VANGJUSH SARO

 

CAF JONUZ CULAJ – MANDELA I MALËSISË

Me 17 korrik të këtij viti (2007) Malësia e Madhe, Shkodra e më gjërë përcolli me nderime e respekt për ne banesën e fundit njerin ndër nacionalistët, patriotët e antikomunistët më të mëdhenjë që ka njohur historia e saj e gjysmës së dytë të shekullit XX, përcolli Caj Jonuz Culajn, i cili për qëndresën e tij në mbrojtje të lirisë e demokracisë, thirrej nga treva që e lindi e rriti (Malësia e Madhe) si Krushku i Lirisë apo Mandela i Malësisë. Caf Jonuzi vdiq më 16 korrik në fshatin Reç, pra aty ku kishte lindur plot 81 vite më parë (1926). Caf Jonuzi si çdo njeri kur lind, kishte ardhur në këtë botë duke qarë, por e qara për lirinë, demokracinë, Malësinë e Shqipërinë që e kishte pushtuar lëngata e kuqe, komunizmi, nuk kishte pushuar thuajse për rreth gjysëm shekulli diktature, ku ky patriot e antikomunist i klasit të parë e kishte kryer detyrën duke luftuar ideologjikisht me sistemin sllavo – komunist pa ju dridhur zemra e shpirti, dhe për këtë siç dihet u arrestua e dënua me burgime të gjata e të rënda, madje rreth gjysmën e jetës nën komunizëm Caf Jonuzi e kaloi në burgjet e tmerrshme të këtij dreq sistemi.

Por megjithë dënimet e rënda e burgimet e gjata ky burrë i madh nga idealet dhe nga fiziku vigan i malsorit të vërtetë, nuk u lëkund kurrë, por qëndroi si simbol i luftës e sakrificave që kërkon liria e demokracia, pa të cilat njeriu nuk është njeri i vërtetë. Caf Jonuz Culaj kishte lindur në fshatin patriotik të Reçit të Malësisë së Madhe, në një familje nacionaliste e të njohur të trevës sonë, ku edhe përfitoi edukatën e parë, si një trim malësor që në çdo kohë e rrethanë duhej t’i dilte për – zot vendit të vet. Caf Jonuzi në vitet e adoleshencës së tij kishte patur fatin e mirë që në fshatin Reç kishte ardhur për të shërbyer Fetari dhe Atdhetari i klasit të parë Dom Luigj Pici, i cili si klerik kishte një shkollim e kulturë Shqiptare perëndimore, të cilën si patriot i vërtetë donte që këtë kulturë e dije tu’a jepte fëmijëve dhe banorëve të Reçit e Malësisë. Një ndër këta fatlum që mësuan shkrim e këndim, por edhe kulturë e dije me thagme nacionaliste nga Dom Luigji kishte qenë edhe Caf Jonuz Culaj. Është me vlera të thuhet se Dom Luigj Pici ndonse ishte klerik i besimit Katolik, dijen dhe kulturen e tij e kishte vënë në shërbim të të gjithë banorëve të Reçit e më gjërë, si tek ata katolikë dhe tek ata muslimanë, pasi ai i konsideronte të gjithë vëllezër të një gjaku e kombi, si dhe bijë të një Zoti të vetëm që na kishte falur. Caf Jonuzi këto vlera të Atdhetarit klerik i ka vënë vazhdimisht në dukje, madje me pushkatimin e Dom Luigj Picit dhe nacionalistëve të tjerë nga komunistët e pa fe dhe Atdhe, Caf Jonuzi krijoi bindjen e plotë se “nacional – çlirimtare” komunist nuk ishin asgjë tjetër veçse pushtues e shkatërrues të vlerave të kombit tonë. Gjithsesi Caf Jonuzi që në moshë të re u rreshtua në krahë të luftrave antifashiste, ku në betejën kundër pushtuesve italianë në fund-gushtin e vitit 1943 në Reç ai ishte luftëtar aktiv, mision që e vazhdoi deri në çlirimin e Shqipërisë, me besim se kështu po i shërbente Atdheut e Kombit. Madje deri në vitin 1946 Caf Jonuzi kishte qenë edhe drejtues i rinisë antifashiste të Malësisë së Madhe, detyrë që e kishte kryer me trimëri e mençuri të pashoqe. Në shumë aksione antifashiste Caf Jonuzi kishte si udhëheqës moral e material vet Priftin Patriot e antifashist Dom Luigj Picin, të cilin për disa kohë e kishin zgjedhur edhe si kryetar të (nacioanal – çlirimtares) Qarkut Shkodër…

Siç thamë më sipër, mbas pushkatimit të Dom Luigjit dhe nacionalistëve të tjerë, Caf Jonuzi pësoi një zhgënjim të madh ndaj shtetit që po instalohej e si rezultat vigjilentët komunistë filluan ta ndiqnin e survejonin gjatë deri sa në vitin 1954 arrestohet e dënohet me 20 vjet heqje lirie me akuzen e tmerrshme “Tradhti ndaj Atdheut”, dhe propogandë e agjitacion kundër pushtetit komunist. Në burgjet e vdekjes Caf Jonuzi kaloi plot 13 vite, por mbijetoi. Mbas lirimit, përsëri ky patriot e antikomunist nuk ishte i lirë, ai survejohej vazhdimisht nga vigjilentët e Partisë së Punës, të cilët edhe në një punë të rëndë që e kishin dërguar (puntor në ndërtim) arritën që në vitin 1970 ta fajësonin e arrestojnë për të dytën herë. Tashma akuza që i bëhej Caf Jonuzit ishte diçka interesante, sepse në opinion thuhej se Cafi kishte krijuar Partinë Agrare, e cila do t’i merrte pushtetin Enverit e Partisë. Në fakt Caf Jonuzi me disa shokë të tij antikomunistë kishte përgatitur thjeshtë një program liberal që do të largonte disi fshatarët nga skllavëria dërrmuese e kooperativizmit e kolektivizimit. Ky patriot përsëri u dënua me akuzen standarte që dënoheshin të gjithë antikomunistët: “Propagandë e Agjitacion kundër pushtetit komunist, me pasoja të rrezikshme për përmbysjen e tij”. Kësaj here bëri plot 9 vite burg për këtë akuzë, duke e çuar në 22 vite gjithsej vuajtjet e tij në këto burgje që siç thoshte Katerinë Fon Kol në fundvitet 1990, ishin më të tmerrshme se ato të Aushvicit, Mat’hauzenit e kampe të tjera naziste. Caf Jonuzi në të gjitha hetuesitë e gjygjet komuniste u tregua qëndrestar i pashoq, madje edhe duke pohuar me stoicizëm se kishte qenë dhe ishte një antikomunist i palëkundur deri në vdekje. Falë besimit tek Zoti e Liria Caf Jonuzi mbijetoi dhe shijoi shumë vite të pluralizmit, demokracisë (fund-viti 1990 e fillim – viti 1991) e vazhdimisht Caf Jonuzi ka qenë ndër të parët mbështetës të proçeseve demokratike, duke dhënë një kontribut të vyer edhe në fushën e publicistikës (nëpër organe të ndryshme shtypi), ku shkrimet e tij kishin në themel të vërtetën, tolerancën dhe interesat demokratike të të ardhmes Europiane. Caf Jonuzi ka shkruar me mjeshtri edhe një libër me titullin domethënës “Krushqit e Lirisë”, në të cilin portretizon patriotë e nacionalistë bashkëvuajtës të sistemit diktatorial, të cilët shkuan drejt vdekjes apo vuajtjeve pa u ligshtuar, pasi siç thoshte ai ishin Krushq që shkonin të merrnin nusen Liri. Që nga viti 2001 e deri sa vdiq shoqata e ish të Persekutuarve Politik, Dega Shkodër (pasi ai atje jetonte) e kishte zgjedhur kryetar të saj, detyrë të cilën deri sa mbylli sytë e kreu me nder e përkushtim, shoqatë e cila numëron 2100 anëtarë, me 601 të pushkatuar, 2820 të burgosur, 3000 familje të internuara.

Caf Jonuzi u nderua e respektua sa ishte gjallë, por edhe në ditën e varrimit, ku muarën pjesë jo vetëm autoritete lokale të Malësisë së Madhe, por edhe më gjërë si Prefekti i Qarkut Shkodër Z. Maxhid Cungu, kryetari i Bashkisë Shkodër Lorenc Luka, Kryetari i Shoqatës të persekutuarve politik të Vlorës dhe deri përfaqësuesi më i lartë i Shoqatës antikomuniste të ish persekutuarve politik të Shqipërisë zoti Adem Allci e tjerë. Pushteti vendor, dhe konkretisht komuna Shkrel ka premtuar se së shpejti këtij Krushku të Lirisë, Mandelës së Malësisë, Caf Jonuzit t’i jepet titulli i lartë “Qytetar Nderi i Komunës”. Vlerësim që e meriton plotësisht, por edhe nderon vetë komunën, bir i së cilës ishte. Faleminderit Caf Jonuzi!

Vasel Gilaj

 

CAF JONUZI MERITON TË PËRJETËSOHET NË MONUMENT

Qysh në vitet e para të lëvizjes demokratike në Shkodër, në mitingjet kundër diktaturës komuniste, në mbledhjet e shoqatës të ish-të përndjekurve politikë, më bjen në sy një figurë burri kreshnik malesh. Thuajse gjithmonë ka ndejt në bjeshkët e malësisë. Ashtu siç ishte figura e tij e pastër dhe shumë tërheqëse, shumë më e ndritur e plot burrni ishte zemra e vullneti i tij për mbarë shoqërinë. Këto fjalë i meriton miku im Caf Jonuzi.

Në shumë takime me të përndjekurit politikë, fjala e tij zinte vend, kishte peshë. Gjithmonë i qetë dhe i matur, duke dhënë vazhdimisht mesazhin e bashkimit. Goja e tij nuk dinte të nxirrte fjalë të pamatura mirë, ishte shumë korrekt në punë, shumë i pritur dhe mirënjohës për shoqërinë, dinte të respektonte qoftë zyrtarin e çdo rangu, por gjithashtu shumë i pritur dhe për hallexhiun. Megjithëse vitet e burgut dhe mosha e madhe kishin bërë punën e tyre, nuk u përkul kurrë, njëlloj si lisat e alpeve tona përballë suferinave. Gjithmonë i gatshëm për të shërbyer për të mirën e shoqërisë. Merrte pjesë në çdo miting të organizuar nga shoqata, në çdo ceremoni, qoftë gëzimi apo hidhërimi me bashkëvuajtësit , më shumë me kë njihte. Përveç kësaj ka marrë pjesë në shumë takime dhe mbledhje të misionit të pajtimit mbarëkombëtar, ku ishte edhe anëtar i kësaj kryesie. Është shquar në disa pajtime gjaqesh e konfliktesh, ku fjala e tij ka zënë vend. Më bisedonte disa herë për vuajtjet e tij në burgjet e komunizmit duke më folur me urtësi e pa mllefe, më bisedonte për burrat e Dukagjinit me të cilët kishte kaluar një pjesë të jetës nëpër burgje, si p.sh. për Kol Nduen e Pecajve të Shalës, për Zef Balen e Pjollit, për Gjelosh Noshin e Mërturit e shumë burra të tjerë. Ishte fjalëëmbël. Dinte ta latonte mendimin me daltën e mençurisë.

Qysh në vitet e para të çlirimit ishte njohur me Gjelosh Bajraktarin e Shoshit, me profesor Kol Preln dhe më tregonte shumë gjëra për idetë dhe parashikimet e tyre, më bisedonte për shumë priftërinj e hoxhallarë me të cilët kishte kaluar të gjithë rininë e tij nëpër burgjet famëkeqe të komunizmit. Pra ky ishte Caf Jonuzi që sa më shumë na mungon, më shumë na bën të mendojmë, ta respektojmë, pse jo edhe ta propozojmë ta ngrejmë këtë figurë në një monument në këtë qytet ku diktatura ka pushkatuar vetëm klerikë, 62.

Me vdekjen e tij shoqata e të ish-përndjekurve politikë Shkodër, humbi kryetarin e saj të nderuar, ne shokun e mikun e pazëvendësueshëm. Misioni i pajtimit mbarëkombëtar humbi misionarin e palodhur, anëtarin e nderuar të kësaj kryesie. Reçi humbi birin e tij, qëndrestarin trim, përballuesin e çdo diktature, burrin e urtë dhe zemërgjanë. Shkodra e Shqipëria humbi Anteun e vërtetë që merrte gjithmonë forcë, kur këmbët i kishte në tokë, pasi hekurat e egra të Luciferrit komunist ia privuan për dekada edhe këtë. Një figurë si Caf Jonuzi meriton çdo nderim. E ndjej obligim të jem i pari unë t’i bëj thirrje ndërgjegjes së Këshillit Bashkiak për ta përjetësuar në monument.

Lin Dedë Guri

 

NËPËR ZEMRA JETON N’SHEKUJ

Në bjeshkët e Reçit ka vetue

Flakë e shkendija ka lëshue

Caf Jonuzi ka nrrue

Gjikujt zemra iu idhnue

 

Djal vigan të rriti Reçi,

S’e pat fat me të mbajt për veti,

Në moshë shum t’re tu u shkollue

Sigurimi mbas tu lshue

E në burgje të ka ngujue

Kurr nji herë s’mund t’ka poshtnue

Shumë vjet kan kalue

Nusja e nana pa të takue

 

Njizet vjet me pas ken dasëm

Tu shetit në Reç e Razem

Jo n’Burrel, Spaç e Reps

Sot të pushon trupi në Reç

Ku ke lan burrni e besë.

 

Sado koha që të kalojë

Reçi kurr s’do të harrojë

Nëpër zemra jeton n’shekuj

Zoti t’thirri, por s’ke vdekur.

Lind Dedë Guri

 

FLUKSI I EMIGRANTËVE RRIT AKSIDENTET RRUGORE

Rrugët e këqija pa sinjalistikë, mungesa e energjisë elektrike, fluksi i madh i automjeteve gjatë kësaj vere si rezultat i ardhjes me pushime të emigrantëve, kanë bërëqë aksidentet e rënda rrugore të jenë të shumta. Ka rreth një muaj që mesatarisht vdesin dy persona, plagosen rreth shtatë njerëz në ditë dhe shumë konflikte të tjera banale hapin zënka që përfundojnë në pasoja të rrezikshme të jetës. Kështu, një karrambol i dy automjeteve në aksin rrugor më problematik në Shqipëri, Fushë Krujë – Lezhë, me datën 12 qershor, ka bërë që një i ri 20 vjeçar, nga fshati Kalivaç i qytetit të Lezhës, të humbë pa shenjë pa nishan. Është fjala për shtetasin Petrit M. Zefi, lindur me 01 mars 1987. Konflikti banal që bëri të jetojë i fshehur apo edhe të jetë larguar jashtë Shqipërisë ky i ri që shihni në fotografi, ka ardhur si rezultat i përplasjes së automjetit të tij me një automjet tjetër. Sipas dy dëshmitarëve okular në vendngjarje, të cilët s’pranuan të prezantohen me emra nga frika e hakmarrjes, më 12 qershor, në të errur të ditës, në aksin rrugor Fushë Krujë – Lezhë, veturën tip Golf që drejtonte Petrit M. Zefi, e parakalon në mënyrë të gabuar një automjet tip Benz me targa të Tiranës, për të cilin dy dëshmitarët e ngjarjes shprehen për gazetën se në targat e tij dukeshin vrima të zeza që flisnin se ishte targë fallco. Si rrjedhojë e atij parakalimi të gabuar, dy automjetet përplasen dhe dëmtohen në llamarinat e jashtme. Drejtuesi i Benz-it, megjithëse fajtor, ka dalë nga makina dhe ka qëlluar me një levë hekuri drejtuesin e Golf-it, duke i kërkuar edhe 30.000 euro. Pas dhunës fizike, drejtuesit të automjetit Golf, i është thënë se do t’i vriten edhe pjesëtarët e familjes, nëse ai nuk përgjigjet për shumën e parave. Policia nuk ka ndodhur në vendngjarje dhe dy personat janë ndarë privatisht me dhunë e sharje nga më banalet. Por ky rast ka qenë i keq për 20 vjeçarin Petrit Zefi, i cili nga frika e hakmarrjes ka braktisur automjetin, ka bërë një telefon në familje duke thënë se ka bërë një aksident automobilistik, i cili i ka qëlluar me një njeri të keq që i rrezikon jetën, prandaj nuk mund të kthehet në shtëpi. Kështu, që nga ajo ditë, djaloshi ka mbyllur telefonin dhe fati i tij nuk dihet.

Zog Hysanaj

 

BIE “MURI KINEZ” I EDWIN RAMËS

Shteti shqiptar për herë të parë drejtohet vetëm nga sojli shqiptare –

Me zgjedhjen e zotit Bamir Topi President i Shqipërisë, tre kolonat themel të Shtetit kanë në krye

të tyre, jo vetëm tre shqiptarë, por tre përfaqësues të fiseve më sojli që njeh historia shq iptare ndër shekuj.

Së pari:

Presidenti i sapo zgjedhur i Shqipërisë, Profesor Doktor Bamir Topi, është jo vetëm një shqiptar autokton i kryeqytetit, por është edhe një pinjoll i njërës ndër Familjet më të njohura e më famëmëdhaja të shqiptarisë, i asaj të Topiajve, e cila të paktën që nga viti 1938 e vazhdim ka bërë emër për të mirën e trojeve shqiptare dhe njëkohësisht Europerëndimore, me të cilat kjo familje ishte e lidhur. Karl Topia, Tanush Topia, Gjergj Aranit Komnen Topia e tjerë janë disa nga ato simbole që historia jonë nuk i harron kurrë. Kjo familje patriotike e me influencë jo vetëm luftoi përkrah Gjergj Kastriotit Skënderbeut, kundër invazioneve Otomane, kur Araniti i kësaj dere u bë hero kombëtar, por edhe miku i heroit tonë kombëtar, pasi gruaja e Skënderbeut Andronika (Donika) ishte vajza e tij. gjithsesi historia e zotrimeve të familjes së Topiajve fillon që nga Kruja, Durrësi, Tirana, Elbasani, Berati e deri në Vlorë. Natyrisht pas pushtimit Otoman edhe kjo familje famëmadhe, si shumë të tjera u vendos përballë kushteve të mbijetesës, duke ju cunguar pronat e fuqia, dhe rreth tre shekuj më parë, një pjesë e kësaj familjeje (ajo që banonte në zonat fushore) u detyrua të ndërrojë edhe besimin (nga katolike në muslimane), si dhe për t’ju përshtatur besimit të ri iu deformua disi edhe mbiemri nga Topiajt në Topaj e deri Topi, mbiemër që e mban pinjolli i “fundit” i kësaj familje themel të Shqiptarisë që ne kemi nderin ta kemi President të Republikës. Se kush është Bamir Topi sot këtë e sheh kushdo që e ndien vehten shqiptar të vërtetë, pasi ai zotëron intiligjencën, urtësinë, guximin, tolerancën, vizionin, si dhe bukurinë, madhështinë e hijeshinë tipike të racës sonë Ilire, që e fali Zoti të parën mbi këto troje të bekuara të Europës, që në agimin e jetës. Natyrisht triumfi i këtij shqiptari sojli nuk ishte i lehtë, pasi pushtime, sundime e adhurime të Huaja kanë lënë farën e tyre të keqe edhe në trojet tona, që fatësisht Shqiptarët këtë herë i mposhtën si asnjëherë tjetër.

E ndërsa Europa e Bota demokratike do të kenë tek Bamir Topi përfaqësuesin tipik të Shqiptarisë dhe Europës autoktone, kjo është bërë e mundur edhe nga dy drejtues të rëndësishëm të Shtetit shqiptar, që pastërtia dhe fisnikëria e racës së tyre Ilire i ndihmoi që Presidenti të mos zgjidhej një anonim, hibritizim apo dreqnim, po një pinjoll i fisëm i racës sonë. E para është kryetarja e Parlamentit, zonja e parë e demokracisë Shqiptare, e fismja Jozefina Topalli. Kjo bijë e denjë e Shkodërloces, e kryeqytetit të Ilirisë e Gegnisë, kjo bijë e mrekullueshme e familjes apo fisit famëmadh të Çobajve, e kësaj familjeje që ndër shekuj kishte bërë emër të mirë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në kancelaritë e Kralnive të Europës e më gjërë. Fatësisht zonja Jozefina u lidh dhe martua me një familje tjetër të nderuar e të njohur të Shkodrës e Shqipërisë, me atë të Topallajve, duke mos i dhënë asnjë mundësi “natyrës” që t’u prish gjakun “BLU”. Edhe  kjo zonjë e nderuar nuk është e hijshme vetëm me punën e saj, por edhe me fizikun e saj, tipik të një gruaje të mrekullueshme, pasardhëse e mbretëreshës Teuta…

E ndërsa për nga renditja institucionale Kryeministri vjen i treti, për nga roli Profesor doktor Sali Berisha në këto vite të pluralizmit e demokracisë ka qenë i pari. Ai është jo vetëm lideri historik i Partisë Demokratike, por edhe “Uragani” që nuk mundën ta ndalojnë as pengesat socialiste e komuniste, me emra të rinj, madje as “MURI KINEZ”, që u munduan të ndërtojnë për 8 vite qeverisje të majtët shqiptarë të rikthyer në pushtet me një revolucion tipik bolshevik. Pa dyshim Sali Berisha kishte rolin kryesor për ta bërë vendin tonë me President, madje me një president tipik shqiptar autokton, duke shmangur rrugën pa krye ku kërkonte ta çonte Shqipërinë ajo pjesë e të majtës që drejtohet prej kamikazëve të kuq, Gjinushi, Rama e Kompani të cilët dëshirojnë një Shqipëri larg NATO-s e larg Bashkimit Europian.

Sali Berisha, edhe ky një pinjoll tipik shqiptar, që rrjedh nga njëri prej fiseve më të mëdha e të njohura në tërë Shqipërinë e Veriut, pra nga Fisi Berisha, i cili që në shekullin e XIII, zënë një vend të rëndësishëm në historinë fatlume të trojeve tona. Është pikërisht gjaku i pa-prishur i fisit të njohur BERISHA, ai që rrjedh në venat e Kryeministrit tonë Profesor Doktor Sali Berisha, të cilit vetë krijuesi i ka dhënë jo vetëm madhështinë e mendimit e fjalës, por edhe atë Fizik, gjë që e bën edhe këtë drejtues të Shqipërisë një pinjoll të denjë të racës sonë Ilire, themel të Europës së sotme. Natyrisht në një opinion të tillë të shkurtër ne nuk kemi mundësi të zgjatemi me referenca të shumta nga historia e servirur nga abanologë, studiues, historianë e shkencëtarë të huaj e vendas, por duhet t’i besojmë historisë e cila fatësisht për herë të parë na ka ndihmuar që në krye të tre Kolonave të Republikës së Shqipërisë (dhe Shqiptarisë…), të kemi tre shqiptarë autokton, përfaqësues të tri familjeve apo fiseve nga më fisnike të mbarë kombit tonë… Gjë e cila do të na hapë më mirë ato dyer që Europa apo Bota demokratike ende i mban disi të mbyllura…

Ndue Bacaj

 

KAVAJË: VIKTIMË E TRAFIKUT

Profesioni më i lashtë dhe më fitimprurës në botë, prostitucioni, ka marrë hapa galopante vitet e fundit në Shqipëri. Policia shqiptare ka zbuluar e kapur dhjetëra e dhjetëra baza në dy vitet e fundit. Por problematik është mashtrimi i femrave nga trafikantët, të cilët duke shfrytëzuar varfërinë dhe mosnjohjen sa duhet të jetës nga ana e femrave, pasu u premtojnë martesë, i marrin dhe i trafikojnë rrugëve të Perëndimit. Kështu ka ngjarë edhe me Mimoza Minaj, një vajzë e urtë nga Golemi i Kavajës. Një trafikant, P. Kostreni, sapo kanë shkuar në Itali, e ka nxjerrë në rrugë. Të prostituojë. Tutori ka patur edhe femra të tjera atje, por bukuria e shqiptares Mimoza Minaj, që e kish mashtruar për ta marrë si bashkëshorte, do t’i nxirrte fitime të majme. Përballë kësaj të papriture, vajza nga Kavaja është shokuar. Ka kundërshtuar me forcë. Por me forcë, me dhunë fizike e psikologjike, duke i thënë se do të vras gjithë njerëzit atje në Shqipëri, Kostreni është “tërbuar” përballë reagimit të saj. Falë shansit, vajza ka arritur të ikë nga kthetrat e tij prej kafshe dhe sot nuk dihet adresa e saj. Të kthehet në Shqipëri, sigurisht ajo ka frikë se e gjen, ta denoncojë në Itali, po ashtu, pasi personi në fjalë, sipas burimeve të rezervuara të policisë shqiptare është autor i shumë trafikimeve të tilla. Mësojmë se ka trafikuar femrat S. Idrizi, L. Kallami, P. Dekavelli. Normalisht edhe shumë të tjerë që policija shqiptare nuk ka arritur të investigojë.

Angjela Limani

 

ITALIA I HAP DYERT E INTEGRIMIT EVROPIAN SHQIPERISE

Historikisht, Italia ka qene nje nga vendet tradicionale me te cilat Shqiperia ka ndertuar raporte te gjithanshme. Vecanerisht pas vitit 1912 dhe 1920, kur mund te thuhet se “situata e mosbashkepunimit” u zbut krejtesisht, jane me mijera shqiptaret dhe italianet qe lidhen ura bashkepunimi ne shume sfera ne mes tyre dhe rrjedhimisht, edhe ne mes dy vendeve qe i ndan nje det por i bashkojne shume gjera. Historia tregon se nje klase e mirefillte e intelektualeve te asaj kohe, por edhe te atyre qe kontribuan per ndertimin e shtetit shqiptar ne dekada, u shkolluan dhe u specializuan ne universitetet e mirenjohura italiane. Njekohesisht, jo vetem per afersine gjeografike por edhe per vokacionin reciprok, tregtia ne te dy anet e Adriatikut, edhe sot e kesaj dite mund te merret si etalon. Lufta e dyte boterore dhe ambicjet e cmendura te Fashizmit, te cilat me shume se askush i denoncuan dhe i luftuan vete italianet, te cilet nuk ngurruan te ekzekutonin as edhe vete Musolinin, nuk i prishi keto raporte. Madje as edhe diktatura thuajse mese 45 vjecare komuniste. Dore me dore, shqiptare dhe italiane, u pushkatuan, u plagosen, u masakruan, u torturuan nga diktatura komuniste shqiptare e Enver Hoxhes. Nje ganxhe e forte e ruajtjes dhe forcimit te marredhenieve te gjithanshme, ishin edhe lidhjet martesore shqiptaro- italiane, te cilat i rezistuan kohes, madje deri ne agimet e demokracise se re shqiptare pas viteve 90.

Ne kete shtrat te ruajtur ngrohte dhe me fanatizem, nuk ishte rastesi qe gjeten strehe, ushqim, mbeshtetje dhe integrim mijera shqiptare qe serish, jo rastesisht, iu drejtuan ne mase Italise, e cila i mikpriti. Greqia ishte me prane, por edhe sot e kesaj dite, emigracioni shqiptar atje nuk mund te krahasohet ne asnje drejtim me ate italian, vecanerisht ne lidhje me dinjitetin njerezor. Nuk eshte rastesi qe ne Shqiperi, e ne menyre te vecante ne Shkoder, gjuha italiane mund te fitoje edhe zyrtarisht te drejten e gjuhes se dyte zyrtare pas asaj shqiptare.

E keshtu, jemi ne vitin 2007. Dy vjet me pare, ne 12 maj 2005 Shqiperia nenshkroi Marreveshjen e Stabilizim- Asociimit me Bashkimin Evropian.  Pas asaj date, duhet qe 27 vende ta ratifikojne ate ne qeverite dhe ne vendet respektive qe ajo te hyje ne fuqi. Deri me 3 gusht 2007, marreveshja eshte nenshkruar nga 10 vende. Pikerisht ne kete date, edhe Italia vendi natyral mik i Shqiperise, ratifikoi dhe ekzekutoi Marreveshjen e Stabilizim- Asociimit me mes Komunitetit Evropian dhe Republikes se Shqiperise. Ne fakt, eshte qeveria italiane e kryesuar nga Romano Prodi qe ratifikoi dhe ekzekutoi MSA-ne. Me pas duhet qe edhe parlamenti italian ti jape perfundimisht viston ketij vendimi te rendesishem dhe historik per vendin tone. Megjithate, ky eshte thjeshte nje formalitet, pas miratimit unanim nga qeveria italiane. Nje fakt i vecante, eshte edhe vemendja qe kabineti Prodi i ka kushtuar ketij momenti. Edhe pse ka patur 14 pika te rendit te dites, projekt- ligji qe lidhej me Shqiperine, eshte renditur i treti ne rradhe, duke treguar edhe rendesine qe i eshte dhene atij. Per Shqiperine dhe shqiptaret, mbledhja e 62- te e qeverise italiane, do te shenohet ne historine e datave vertete te rendesishme ne rrugen tone drejt perafrimit me Bashkimin Evropian, ku Italia padyshim, eshte nje nga vendet me peshen specifike me te madhe.

Duket mbase e pabasueshme, por nje jave pas ketij vendimi te qeverise italiane, eshte rritur ndjeshem edhe numri i shtetasve italiane qe po vizitojne vendin tone dhe Shkodren ne vecanti. Per hir te realitetit, duhet pranuar se deri para pak vitesh, vetem italiane te interesuar per bisnes apo edhe aktivitet humanitar, vizitonin me e shumti vendin tone. Tashme realiteti ka ndryshuar dhe jane me qindra, mbase mijera italianet qe se bashku me emigrantet shqiptare, kerkojne te vizitojne Shqiperine. Pertej faktit se imazhi i vendit tone eshte permiresuar ndjeshem, pertej faktit se Shqiperia ka bere dhe po ben progres ne shume fusha qe e afrojne me vendet e BE-se, nje ndikim jo te vogel ka patur edhe ratifikimi e ekzekutimi i MSA-se nga qeveria italiane e Romano Prodit. E sigurisht, nuk duhet harruar edhe nje faktor shume, shume i rendesishem, i cili per nga rendesia edhe e ketij momenti, duhet rreshtuar ne krye: Konsullata e Italise ne Shkoder! Selia diplomatika ka patur dhe ka nje ndikim te madh ne percjelljen e nje imazhi real per Shqiperine, Veriun e vendit dhe Shkodren ne vecanti edhe pertej Adriatikut. Konsullata e Italise ne Shkoder, sigurisht nuk ka, nuk mund dhe nuk duhet te kete si funksion te saj edhe primar, thjeshte leshimin e vizave te ndryshme per te mundesuar levizjen e shqiptareve drejt Italise. Faktikisht, edhe kete selia diplomatike italiane e Shkodres, e ka realizuar ne menyre te perkryer, duke i paraprire ne menyre perfekte edhe vendimit te rendesishem te dates 3 gusht 2007 nga qeveria Prodi. Konsullata e Shkodres ka qene dhe eshte, dhe besojme se do te vijoje te njejten rruge, duke qene nje ambasador shume i mire i Shqiperise dhe shqiptareve, Shkodres e shkodraneve pertej Adriatikut e me gjere.  Nuk eshte rastesi qe konsujt italian ne Shkoder, Deleo dhe Orlando jane larguar si “Qytetare Nderi”, rruge qe mesa duket do ta vazhdoje edhe konsulli shume serioz dhe simpatik Stefano Marguccio. Edhe pse i ri ne moshe, por me nje eksperience te admirueshme diplomatike, Marguccio ka ndertuar tashme ura mjaft te mira bashkepunimi dhe frytet e punes do te duken shume shpejt. Gjithsesi, nje prove te rendesishme, ate te studenteve shqiptare qe duan te studiojne ne Itali, administrata Marguccio e ka kaluar me shume profesionalizem, perkushtim dhe transparence maksimale.

Cdo lajm i mire, nxit emocione dhe refleksione te gjata. Edhe vendimi i qeverise italiane ne mbledhjen nr. 62, na nxiti te hedhim keto rreshta ne letren e bardhe. Shkodranet jane ndjere dhe do te ndjehen gjithmone prane Italise dhe italianeve, por tashme duket se edhe ato pak distanca po zhduken dhe mesa duket edhe Adriatiku “po thahet” duke mundesuar kalimin pa me te voglin problem. Nga vjeshta e ketij viti, shqiptaret e shkodranet, do te ndjehen me shume evropiane, ne kuptimin e plote te fjales, pas levizjes se lire te disa kategorive te caktuara, me vone edhe e te gjithe banoreve qe me krenari quhen Bijte e Shqipes. Nje merite reale dhe me madhe, ka serish nje italian. Ai quhet Franko Fratini, Komisioneri Evropian per Ceshtjet e Drejtesise.

Blerti DELIJA

 

“COTONELLA” PUNESON NE SHKODER 2000 KINEZE

Shqiperia, me nenshkrimin e MSA-se me BE-ne dhe fillimin e ratifikimit te saj nga 27 vendet antare, ka filluar te ndjehet dhe njekohesisht te jete Evrope. Tashme te gjitha standartet aktuale, do te fillojne ti pershtaten jo vetem legjislacionit te BE-se, por edhe qytetareve te tij. Qeveria shqiptare ne kete kuader ka ndermarre edhe mjaft reforma ekonomike, mes te cilave ridimensionimin e pages minimale ne te gjithe sektoret. Nje hap i tille i natyrshem dhe normal i qeverise Berisha, nuk eshte mirepritur nga Shoqata e Fasonisteve Shqiptare. Rreth 400 bisnese, te cilat kane deklaruar si te punesuar 100.000 punetore, kane kercenuar mbylljen e bisneseve te tyre ne Shqiperi, apo edhe transferimin ne parajsa fiskale apo edhe me nivel shume te ulet te pageses, te pakontrolluar nga shteti. Nje deklarim i tille, eshet disi i cuditshem, jo per nga numri i te punesuarve, por nga kontributi qe ata duhet te japin vetem per kontributet shoqerore. Nese ne muaj per cdo punonjes (punedhenes+ punemarres) derdhin shifren minimale 5.000 leke te reja, shifra do te ishte vertete marramendese: 500.000.000 leke te reja, apo rreth 5,5 milion dollare!

Realiteti eshte krejt ndryshe: Fasonistet publikojne shifra shume te larta te te punesuarve ne 400 laboratoret e tyre thjeshte per presion ndaj shteti, por nuk sigurojne te punesuarit duke minimizuar kontributin e tyre ne sigurimet shoqerore.

Megjithate, te pakten nje nga firmat e njohura ne Shqiperi, “Cotonella”, ka vendosur te gjeje nje tjeter zgjidhje. Nuk do te largohen nga vendi yne laboratoret, pasi kostoja do te ishte shume  e larte, e aq me teper, edhe ne vende te tjera, do te duhej “te lyenin” rrota, sic kane bere dhe po bejne edhe ne Shqiperi. Ne keto kushte, zgjidhja eshte me e thjeshte dhe me me pak shpenzime. 2000 kineze, pritet te punesohen ne laboratoret “Cotonella” ne te gjithe vendin, sapo kjo firme te transferohet me qender ne Shqiperi, e me specifikisht ne Shkoder. Llogarite jane shume te qarta. Nenshkruhet nje marreveshje fiktive punesimi ne autoritetet kineze ne Kine, te cilat jane te interesuara te eksportojne krahe pune, vecanerisht ne Evrope. Nje pjese te udhetimit, punonjesve potenciale te “Cotonella”- s ia paguajne autoritetet kineze, ndersa pjesen tjeter e perballojne vete: po punesohen dhe madje ne mes te Evropes! Persa i takon kushteve qe kerkojne 2000 punonjes kinez qe do te vijne ne Shkoder apo gjetke, jane mese minimale dhe shteti i tyre nuk eshte shume i interesuar ti mbroje: ne 1,5 miliarde banore, te heqesh nga lista e ushqyerjes 2000 vete dhe vetem ne Shqiperi, nuk eshet gje e vogel. Pa harruar edhe miqesine tradicionale shume vjecare ne kohen e komunizmit, ku edhe aktualisht shume i konsiderojne kinezet vellezer. E me mberritjen ne Shkoder, 2000 punonjes kineze jane mjaft te kenaqur nese: u garantohet ushqim 1-2 ne dite, mundesisht oriz i zier jo me yndyre; u garantohet uje i pijshem dhe ne raste te vecante pija e tyre tradicionale e nxjerre nga orizi (pervec cajit) si dhe u sajohet nje kapanon derrase per te kaluar naten, pasi per pushim nuk behet fjale- punojne pa shkeputje deri ne 16 ore ne 24! Sipas parashikimeve, kostoja e nje punonjesi te kesaj kategorie, me te gjitha shpenzimet e parashikuara, arrin 1,5 deri ne 2 euro ne dite! Atehere, pse nevojiten punetore shqiptare, te cilet minimalisht kerkojne 120- 130 euro ne dite, duan 8 – oresh, dite pushimi, 15- ditesh, sigurime shoqerore, shperblime e dhurata ne raste festash?!

Pas pak javesh, mos u habisni kur ne rruget e Shkodres te shtohen shume “fytyrat e verdha”. Merita eshte e “Cotonella”- s, e cila eshte e interesuar me se shumti me rritjen e normes se fitimit. Shkodraneve u mbetet te emigrojne, sigurisht jo drejt Kines, por vendeve te tjera te zhvilluara, si Italia, prej nga ku per ironi te faktit eshte zhvendosur drejt Shqiperise edhe “Cotonella”.

F.Kulli

 

PAULIN RADOVANI, MUNDESI INTEGRIMI DHE PUNESIMI NE KIRAS

Pas viteve ’90, qyteti i Shkodres eshte zgjeruar ndjeshem, jo vetem duke krijuar lagje te tera te reja, por edhe duke rritur shume densitetin e popullsise ne lagjet ekzistuese. Nga rreth 70 mije banore qe numeronte ne agimet e demokracise, aktualisht qyteti thuajse ka dyfishuar popullsine, ku te rregjistruar rezultojne mbi 127 mije banore. Per hir te realitetit, kjo levizje e pakontrolluar demografike, ka sjelle mjaft probleme, sic jane mundesite e pakta qe ofron Bashkia e Shkodres per integrimin e tyre ne te gjitha drejtimet, por mbi te gjitha, per mundesite e pakta te punesimit te tere kesaj armate njerezish.

Roli i individit, vecanerisht atij qe ka materializuar pervec koncepteve te ekonomise se tregut, edhe ndjenjen e humanizmit dhe te perkushtimit per komunitetin, ne keto kushte qe kalon qyteti i Shkodres, eshte jetik. Kemi shkruar shume here per bisnesmenin- pioner te ekonomise se tregut ne Shqiperi, Paulin Radovani, pa arritur te themi asnjehere sa dhe si duhet, ate qe bart ne vetvete nje figure shumeplaneshe me kontribute te gjithnashme per qytetin e rajonin. Humazmi i tij, eshte i njohur tashme nga mijera familje te rajonit te Shkodres, te cilat kane gjetur jo thjeshte nje mundesi per te siguruar standartet e jeteses, por nje shprese!

Ky eshte edhe rasti i investimit me te ri te Paulin Radovanit, i cili ne nje fare menyre, ka marre persiper shume sfida, ka marre persiper te realizoje ate, qe per dekada me rradhe, askush, as edhe vete shteti, nuk ka mundur. Ne Kiras, nje nga zonat me mikpritese te qytetareve te rinj te Shkodres, eshte krijuar nje komunitet fisnik, por edhe me mjaft probleme, sic eshte edhe gjakmarrja. Madje, tashme ka filluar te njihet edhe nje “Lagje e Gjakut”, ku njerezit thjeshte mbijetojne, ku mungojne thuajse te gjitha kushtet me elementare te infrastruktures, ku jetesa veshtiresohet ndjeshem nga pamundesia e daljes nga ngujimi i mijera burra dhe dhe te rinjeve, te etshem per te dhene kontribut per mbajtjen e familjes. Ka disa dite dhe jave, qe shpresa e tyre jo vetem eshte ngjallur, por tashme te gjithe po e shohin me sy realitetin, i cili mban emrin e Paulin Radovanit. Por perpara se te arrijme ne kete pike, duhet te kujtojme nje fakt tjeter, nje premtim te dhene me shume buje dhe te pambajtur ne kete lagje. Ndertimi i nje fabrike per te puensaur njerez, ishte premtuar para disa viteve gjate qeverisjes socialiste, nga nje ish- pushtetar i larte lokal, kandidat per kryetar bashkie dhe deputet, madje ne prani te bashkeshortes se ish- kryeministrit te asaj kohe, Xhoana Nano. Ishte thjeshte nje flluske sapuni, apo demagogji e rradhes per qellime thjeshte elektorale, madje duke u tallur haptas edhe me mijera familje te asaj zone….

Ne Shkoder eshte edhe nje bisnesmen, Paulin Radovani. Duke i njohur nga afer problemet e kesaj zone, vendos te jape me shume se nje kontribut qytetar, humanitar dhe njerezor. Kontributi i tij nuk mund te konsiderohet modest: behet fjale per celjen e nje fabrike, e cila do te punesoje rreth 150 punetore, pra do te siguroje jetesen e po kaq familjeve. Jane me shume se nje arsyet qe e kane shtyre Radovanin te ndermarre kete sfide te re, por qe sigurisht do te jete ne vazhden e sukseseve te deritanishme te arrituta me mund dhe djerse, por edhe shume perkushtim e humanizem. Ata pak banore qe me shume peripeci, kane mundur te sigurojne nje vend pune, duhet te levizin cdo dite, ne diell e ne shi, dimer e vere, nga lagja e tyre, deri tek zona Industriale, me shume se 2 km larg. Tashme, ata do ta kene vendin e punes prane shtepise, aq me shume, se do te kene nje fabrike qe do te jete e gjitha e tyre. Nga ana tjeter, radovani po perpiqet qe te kete edhe procese pune te qepjes me dore. Kjo do te mundesoje qe personat qe nuk mund te dalin nga shtepite e tyre per arsyet qe thame me lart, te kene mundesi te sigurojne jetesen e familjeve te tyre duke punuar brenda banesave. Fjala “intergim” eshte nje fjale e madhe, me te cilen nuk duhet abuzuar. Por Radovani po e kthen ne realitet. Pervec fabrikes, ne kete zone do te nderhyhet edhe ne infrastrukture, ku ne bashkepunim me Bashkine, eshte menduar asfaltimi i rruges deri ne hyrje te fabrikes. Fabrika e re, do te kete nje lidhje te vecante dhe direkte me nje firme ne Vareze te Italise, duke qene thuajse autonome nga pjesa tjeter e firmes se Radovanit. Specialistet italian, do te jene te perhershem ne kete fabrike, duke dhene kontributin e tyre te gjithanshem. Bisnesmeni human, ka menduar qe edhe stafi drejtues i fabrikes, te jene banore te kesaj lagjeje. Suksesi i kesaj ndermarrjeje, eshte i garantuar dhe shume shpejt, fabrika e pare do te pasohet nga nje tjeter ne mjediset e ish- Zooteknikes.

Radovani ka ndertuar partneritete reciproke te shkelqyera me te gjithe faktoret. Forca e tij qendron ne respektimin e ligjit. Ai eshte nder te vetmit bisnesmene ne Shkoder, qe siguron te gjithe punonjesit e tij dhe kjo eshte vertetuar dhe vertetohet nga raportet e organizmave te specializuar, madje edhe ditet e fundit. Ai eshte nje nga klientet me potenciale dhe me te rregullt te KESH-it dhe per kete arsye, drejtuesit e filialit te Shkodres i kane ofruar nje bashkepunim te shkelqyer edhe per te vene ne eficence fabriken e re te Kirasit. Ne perurimin e fabrikes se re, e cila i jep figures se Radovanit nje dimension me te thelle njerezor, do te jete i pranishem edhe presidenti i Republikes, Bamir Topi, si shenje e vleresimit per individin por edhe nismat e tija. Ne ditet e para te shtatorit, fabrika do te filloje nga puna, duke ngjallur shpresat e nje komuniteti te tere.

Ne fakt, tashme per gazeten “Shqiperia Etnike”, eshte nje detyrim qytetar per te evidentuar ndermarrje te tilla, te cilat deri tani kane vetem emrin e Radovanit. Eshte nje shembull qe duhet te ndiqet edhe nga te tjere, por qe fatkeqesisht e kane me shume mendjen tek fitimi i lehte dhe i shpejte se sa tek hapja e mundesive te reja per njerez me probleme specifike, sic jane nje pjese ne lagjen Kiras. Edhe strukturat e shtetit, te cilat monitorojne dhe duhet te monitorojne aktivitete te tilla, duhet te bejne jo favorizime ndaj bisneseve me sfond social, por te mos i pengojne apo te fusin “shkopinj te rrota”. Radovani ka tashme disa ndermarrje, te cilat punojne edhe me nje risk social, me materiale te porositesit, ku numri i punetoreve eshte shume i larte, por edhe fitimi shume i ulet. Pavaresisht nga kontratat apo edhe sezonet e ndryshme te porosive, punonjesit duhet te paguhen, tu paguhen sigurime shoqerore etj. Ndryshe eshte me firma te tjera, te cilat kane fare pak punonjes, shume pak prej te cileve te siguruar, por fitimet jane kolosale. Per te gjitha keto, vemendja e shtetit, fytyra e tij sociale, duhet te perqendrohet, duhet te fokusohet ne mbeshtetjen dhe perkrahjen e bisneseve te tilla. Jane keto bisnese fytyra qe duhet te kene te gjitha ndermarrjet ne ekonomine e tregut dhe shembulli ne Shkoder e ne Shqiperi, ekziston. Ai quhet Paulin Radovani!

 

STRASBURG, ZHVILLOHET UNIVERSITETI I DEMOKRACISE

Në seancën e lançimit të këtij univerisiteti, ishte i pranishëm edhe delegacioni shqiptar i brezit të parë të Shkollës së Studimeve Politike të Tiranës.Vlen të përmendet puna e mirë organizative e drejtuesve të bordit të kësaj shkolle me drejtor Olsi Dekovin si dhe ajo e stafit pedagogjik të shkencave politike të cilët referuan në modulin e parë të kësaj shkolle para dy muajsh në Tiranë

STRASBURG Para pak ditësh zhvilloi punimet në selinë e Këshillit të Evropës në Strasburg java e Universitetit të Verës për Demokraci në të cilin u trainuan rreth 600 pjesmarrësve të vendeve të Evropës Lindore të Shkollave të Studimeve Politike.

Fjalën e mirëseardhjes e mbajti Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës Terry Davis, i cili, ndërmjet të tjerash theksoi

“Universiteti i verës ka mbledhur sivjet 15 shkolla politike në Evropë dhe formon njerëzit e politikës së ardhëshme.Këshilli i Evropës përqëndrohet kryesisht në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të demokracisë.Ne jemi këtu për t”ju ndihmuar.”

Gjithashtu kanë përshëndetur në vijim të pranishmit edhe Përfaqësuesja e Përhershme e Komisionit Evropian në Këshillin e Evropës, Luisella Pavan-Ëoolfe si dhe Komisioneri për të drejtat e njeriut pranë këtij institucioni, Thomas Hammarberg.

Ndërsa, në kuadër të marrjes së drejtimit të rradhës nga ana e Serbisë të Këshillit të Evropës, përshëndeti edhe Presidenti serb Boris Tadiç.Ky i fundit, ashtu siç pritej, mbrojti tezën e njohur, atë të një zgjidhjeje kompromisi për çështjen e statusit të Kosovës me arsyetimin e përsëritur, atë të ruajtjes së sovranitetit territorial të vendit të tij, duke u justifikuar me thënien se “kështu do të vepronte presidenti i çdo vendi evropian”.

Dita e parë do të mbyllej me foton tradicionale të përbashkët të të gjithë pjesmarrësve me drejtuesit e Këshillit të Evropës në hyrjen kryesore të godinës së këtij institucioni.

Gjatë javës në vijim, të pranishmit patën rastin të ndiqnin referimet e mjaft autoriteteve të njohur evropianë të fushave të ndryshme si Drejtorin e Institutit Francez të Marrdhënieve Ndërkombëtare Christophe Bertossi, Presidenten e Konferencës së OJF-ve pranë Këshillit të Evropës, Annelise Oeschger, Presidentin e Qendrës së Trainimit të Gazetarëve në Paris, Henri Pigeat, lektorët e Qendrës së Studimeve Ndërkombëtare, Françoise Bafoil dhe Catherine Perron, nga Universiteti Panteon-Sorbonë, Laure Neymayer, lektorët shqiptarë Pirro Misha dhe Gjergj Sinani si dhe mjaft personalitete të tjerë të fushave nga më të ndryshmet nga kontinenti evropian.

Delegacionit shqiptar iu rezervua një pritje e veçantë edhe përfaqësuesi shqiptar në Pallatin e Drejtësisë, juristi Kristaq Traja si dhe nga Ambasadorja e Shqipërisë e atashuar pranë Këshillit të Evropës, Margarita Gega.

Gjatë ditëve të këtij aktiviteti kanë përshëndetur në sallën kryesore plenare të Këshillit të evropës edhe figura të tjera të rëndësishme të arenës ndërkombëtare si Presidenti i Fondacionit “Soros”, George Soros, Presidenti i Fondacionit “Robert Schuman”, Jean-Dominique Giuliani si dhe fituesi i Çmimit “Saharov” për të drejtat e njeriut në vitin 2006, Aleksandër Milinkeviç.

Gjatë javës së Universitetit të Verës për Demokraci të zhvilluar në Strasburg vlen të theksohet edhe puna voluminoze e përballuar me sukses nga Koordinatori i Projektit pranë Drejtorisë Politike dhe Shkollave të Studimeve Politike në Këshillin e Evropës, François Friederich, i cili ishte i pranishëm edhe në Tiranë gjatë procesit të përzgjedhjes së 28 kandidatëve shqiptarë të brezit të parë të kësaj shkolle në muajin prill të këtij viti.

Ndërsa në mbyllje të këtij aktiviteti, organizatorët shpërndanë edhe çertifikatat e pjesmarrësve të Universitetit të Verës për Demokraci nga Evropa Lindore.

ARBEN LAGRETA

DASEM SHQIPTARO- AMERIKANE NE SHKODER

Irida me Paulon edhe pse me banim ne SHBA, kane zgjedhur vendlindjen per te nisur udhetimin e tyre drejt lumturise se perbashket

Perpos elementeve, ciletdo qofshin ata, qe shpirtezohen ne krejt jeten e ciftit, pikerisht diten e dasmes, ne konfiguracionin e shpirtit, ritet, doket zakonet “e veshin” diten e marteses me nje dritez hyjnore.

Dasmat gjithehere jane shfaqur, shfaqen e do te shfaqen ne harmoni te kultures, gjendjes, kohes. Por dasma, objekt i ketij reportazhi, kishte brenda gjithcka, edhe shushurimen e ujvares (shatervanit), edhe traditat shqiptare, edhe pak adrenaline amerikane, pse jo edhe perjetime te brishta, njelloj si ne lirika e balada. Para momentit te kurores ne altarin e kishes, as natyra s’ bezan. Gjithcka eshte e ciftit te cilin e pret nje rrugice e gjate jete. Ne perjetimet mitike edhe Zanat e Malit e Shtojzovallet, ndalin hapin, nuk kalojne as pragun e deres.

Dasma per te cilen po flasim, motivoi nje fizionomi me vacenti jo vetem autentike.

Nen peshen e mallit….

Per Tonin Kimcen qe prej vitesh jeton ne SHBA, nuk kish si te ndodhte ndryshe. Dasmen e vajzes se vet Irida me mire se ne Amerike, e beri aty ku lindi, shqiptoi fjalen “nane”, u edukua, madje edhe shkroi ne shume organe shtypi artikuj te shumte. Eshte pra kolegu yne qe kapercen Atlantikun me ate cka nuk i mungon askurre, peshen e mallit e ku permes dasmes se vajzes Irida me Paulo Duhanin, hedh ne token e bekuar shqiptare nje “melodi” te mocme, shume te mocme, por njekohesisht edhe te re, te kohes, lidhjen e kurores se shenjte te vajzes ne token ku i linden edhe katragjysherit.

Me emocione te shumta dhe krejt normale, ne Shkodren e ngritur mbi trupin e sakrificen e nje nuseje, te Rozafes qe u muros per ti dhene jete kalase qe ndertohej diten e shembej naten, te ciles  do ti dhuronte edhe emrin. Sot vertete eshte gjysem e pasur, por kurrsesi gjysem e varfer, Tonin Kimca erdhi per te trokitur gotat, jo vetem te nje dasme, por te shumeckaje me teper. Se gezimi ka permasa qe nuk i perfshin ne rreshtat e nje shkrimi. Aq me teper ne Shkodren qe eshte me e bukura!

S’ ka drita, por nuk ka as terr…

Keto dite, dielli I nxehte pjek buken, por ama ne spitale nuk shtrohen shkodranet. Qytetit ne keto kohe krize, i mungojne dritat, por ama terr nuk ka. Nuk ankohen shume njerezit kendej! Edhe pamundesite kthehen ne mundesi, gezimi ka gjithehere konak, optimizmi dhe fati ne rrethana te reja, jane pjese e verioreve. Aq me teper, Irida dhe Paulo perbejne nje fotomotiv jo vetem me pamjen e tyre, por edhe me ate cfare kane arritur.

Irida ka shkuar ne SHBA ne vitin 1995, ne moshe shume te re, permes nje lotarie bashke me familjen e saj. Atje ka vazhduar shkollen katolike private “St Rephael” e me pas ate te mesme “Amety” ne CT. Aktualisht eshte studente e shkelqyer per mesuesi ne shkollen e larte “Sorthen CT”. Nje njohje qe ne femijeri me bashkeshortin e saj, i cili edhe ai shkoi ne vendin e lirise dhe demokracise njerezore me ane te lotarise. Paulo, me ambicjet  e nje djali te vendosur, ku Amerika te jep cdo gje qe ti mund te marresh, por ama s’ te fal nje cent, ne 5 vjet arrin te bleje edhe shtepi private. Bisnes personal dhe pune te dyte, nje fejese te mire me nje vajze shqiptare nga nje familje pigment i traditave e kultures, nje deshire per te kurorezuar martesen ne Shqiperi, ka lene pas ne keto pak vite Paulo Duhani.

Dasma….

Gjithcka eshte perzgjedhur me kujdes dhe vemendje te vecante, deri ne detaje. Shija e Irides por edhe sugjerimet e Paulos, vemendja e Tonin, bashkshortes se tij dhe vellezerve Kimca, kane krijuar nje mjedis unikal. Lokali eshte luksoz. Emri eshte shume domethenes “Dy luanet”: Shqiperia dhe Amerika ne Shkoder ne themel te nje dasme! Menyja eshte e pasur. Kuzhinieret kane punuar me shume profesionalizem dhe cdo gje eshte me bollek. Vellezerit Tonini, Ceku, Ardi e Ndreka kane meriten e merakut per gjithcka. Nje dasem si motit! 400 dasmore gezojne e defrejne nen tingujt e muzikes se interpretuar nga motrat e mirenjohura Irma dhe Eranda Libohova, dy nga me te medhate e artit shqiptar. Krijohet nje atmosfere e ngrohte qe duhet permendur, nuk e ke shijuar askerkund deri me sot. Te gjithe duan qe kjo dasem te zgjase pambarimisht, pafundesisht!

Nje kolegu yne, Pellumb Sulo, gazetar kete po e thote ne nje forme tjeter: “Shume njerez ne Shkoder kane para me shumice, por si kjo dasem nuk kam pare ne jete. As kamerat besoj se kane rregjistruar. Jo vetem kamera ime…”.

Muzika eshte vertete e bukur. Kenge dasme, te tradites, por edhe tinguj amerikane, ndoshta per te nderuar edhe ate shtet me zemren me te madhe, me demokracine me te kulluar nen shembullin e te cilit kane ecur dhe duhet te ecin shume kombe, edhe ai shqiptar. Veshjet e te pranishmeve, jane shume serioze dhe te miremenduara. Vlera historike, kulturore, burimore dhe tradicionale, misherohen te gjalla ne kostumet e te gjithe cifteve qe shoqerojne Iriden dhe Paulon. Femrat jane veshur me fustan te kuq, te kombinuara me veshje te tjera me ngjyre te zeze, duke krijuar imazhin mitik te Zanave te Malit! Meshkujt, i qendrojne besnike ngjyrave kombetare shqiptare: kostume me ngjyre te zeze, kravata te kuqe ne sfondin e bardhe te kemishave. Edhe rregjisore te famshem nuk do te kishin tubuar kaq shume adrenaline kombetare shqiptare brenda nje hapesire te shkurter kohore. Askund! Jane ngjyrat e flamurit tone kombetar, shqiponjes se zeze dykrenore ne shqytin e kuq, ato qe i paraprijne si gjithmone karvaneve te dasmoreve, betejave dhe gezimeve, por qe sot e sheh me tipare te misheruara magjishem ne veshje dasmoresh.

Endrra e “princeshes” Irida dhe “princit” te saj te kalter Paulo, vishet nga nje tis i bardhe bore, I nje dite te paharruar jo vetem ne jeten e tyre, por edhe te pranishmeve ne kete dasem kombetare! Fustani i bardhe i nuserise, eshte nje nga te vecantat e kesaj dasme. Eshte nje prodhim unikal, te cilin e veshe per here te pare Irida dhe askush tjeter nuk mund ta  kete, qofte edhe per nje here te vetme! Tashme, fustani i nuserise, i porositur vetem per Iriden ne Amerike nga firma prestixhoze “Ann Bacha”, eshte zbukuruar dhe me gure te cmuar, duke i rritur vezullimin. Edhe torta eshte ne lartesine e duhur te dasmes, ne kuptimin e plote te fjales: 75 centimeter e larte!

Kjo dasem, ky gezim qe kalon kufinjte e dy familjeve, dy fiseve qe lidhin ne kurore femijet e tyre, te ben te meditosh, te shkosh larg ne rrjedhen e mendimeve, deri ne shpirtin e tradites. Dasmoret kendojne te gjithe, por per cudi zhurma nuk ndjehet. Vallet i japin hijeshi dasmes, por edhe vallezimi i ciftit nen tingujt e pershtatshem na tregon se edhe Shkodra eshte dhe duhet te jete pjese e natyrshme e kultures perendimore. Gjithcka shkrihet natyrshem me ambjentin, me harene, lirshmerine dhe familjaritetin e krijuar nga dasmoret. Duket se njihen te gjithe jo prej vitesh, por prej shekujsh. Cifti sigurisht, eshte epiqendra e nje amfiteatri, i ngritur nga njerez mbi supe njerezore qe ngrejne ne lartesite e qiellit te lumturise Iriden dhe Paulon. Nje dite e paharruar dhe jo vetem per ciftin!

Traditat gershetohen bukur me te rene, por ruhet gjithcka. Katedralja e Shen Shtjefnit ne Shkoder, kisha katolike me e madhja ne Ballkan, ishte planifikuar te deshmonte para Zotit lidhjen ne mes Irides dhe Paulos. Eshte nje nga simbolet me te spikatura te shqiptarizmit dhe Irida, edhe pse e rritur ne SHBA, deshiron qe ne albumin e saj te kete edhe nje foto ne afersi te tempullit hyjnor. Themelimi i Katedrales madheshtore i perket vitit 1858. Guri i themelit u vendos nga nje qytetar i besimit islam, Daut Borici, ndersa edhe besimtaret muslimane kontribuan financiarisht per ta ndertuar. Keto dite, qe i paraprine edhe dasmes, Katedralja ishte ne restaurim dhe cifti zgjodhi kishen e ngrohte familjare te Don Boskos, per tu betuar para Zotit se do te jene sebashku ne kete udhetim “deri sa vdekja ti ndaje”. Edhe ketu, eshte treguar nje vemendje e vecante. Gjithcka eshte stolisur me shume kujdes, aroma e luleve origjinale, shijohet me endje nga te gjithe te pranishmit. Irida i dorezohet ne altar Paulos, sipas tradites me te mire katolike, nga babai i vajzes Tonini. Rrugetimi i ciftit drejt jetes se perbashket bashkeshortore, perpara njerezve por edhe Hyjit, ka filluar….

Flamuri shqiptar dhe ai amerikan krah per krah…

Nje varg i gjate makinash sterpike me gezim dasme rruget e qytetit 2400 vjecar. Ato shoqerojne makinen luksoze te nuses dhe dhenderrit. Flamuri shqiptar dhe ai amerikan, i paraprijne varganit. Sa bukur rrine prane e prane, njelloj si ne afganistan, si en Irak, si kudo tashme edhe ne kete dasem shqiptare por edhe me ngjyrime amerikane. Nese keto flamuj kerkojne te valeviten lirshem ne Shqiperi, ne kete dasem jane me shume se krenare. Ne kohen e Balshajve, Shkodra ka qene kryeqytet, nje lloj si Nju Jorku para Filadelfias e Filadelfia para Uashingtonit, i cili u shpall kryeqytet me 1790 per nder te presidentit te pare amerikan Xhorxh Uashington, sipas planit te arkitektit francez Pierre L’ nfant.

Ne celuloid fiksohen me kujdes te gjitha momentet. Kujtim Dracini dhe Cesk Shllaku kujdesen per filmimet ne kamera, ndersa Nenshati i njohur kujdeset per fotografite. Por nuk jane vetem ata qe fiksojne gjithcka! Jane me qindra dasmore qe kerkojne te rreshtojne ne kujtimet e tyre me te bukura, foto te kesaj dasme, te kesaj feste te madhe kombetare qe traditen e ka perforcuar edhe me  traditen e re amerikane.

E pas kesaj shetitjeje vertete te bukur, cifti dhe dasmoret i drejtohen Kishes se Zojes se Shkodres. Gjithcka ketu eshte e natyrshme, gjithcka origjinale qe nga stolite dhe gjendja emocionale e dasmoreve.

Ne mjediset e kesaj kishe, eshte nje riprodhim i afreskut mistik dhe te magjishem, historia e te cilit eshte percjelle gjate shekujve goje me goje. Është ajo figure që sot ndodhet në Gjenacan të Italisë. Historia e saj, është vetë historia e katolicizmit ndër shqiptarë, katoliçizëm i cili, me vdekjen e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, më 1468, nisi udhën e vet të kryqit. Në sa një pjesë e madhe e banorëve, gjatë pesë shekujve të robërisë, do të shtrëngohej të ndërronte fe e një pjesë tjetër do të merrte rrugët e mërgimit, vetëm një pakicë do të mbetej besnike, duke vuajtur porsi gjarpëri nën gur për shekuj e shekuj. E pikërisht në këtë kohë, me 25 prill të vitit 1467, kur një ushtri e re e madhe e sulltanit u dynd mbi Shkodër, sipas gojëdhënës, figurja e Zojës u shkëput nga muri i Shenjtërores rrëzë Kështjellës së Rozafës, për të mos u dhunuar nga hordhitë anadollake. E mbartur nga ëngjëjt, mbështjellë prej një reje – vijon gojëdhëna- u ndalua në Gjenacan, afër Romës. Gojëdhëna tregon edhe se Figuren e mrekullueshme e përcollën dy shkodranë, rojtarë të shenjtërores, e ndërsa ecnin me sytë lart, pa u kujtuar as ata vetë, e kaluan në këmbë detin Adriatik. Si arritën në Romë, figurja u zhduk nga sytë e tyre. Por nuk vonoi e në të gjithë Italinë u hap zëri se një figure e mrekullueshme kishte zënë vend në muret e Shenjtërores së Gjenacanit, ku me ndërmjetësinë e saj po kryheshin mrekulli të panumërta. Që asokohe nisën shtegtimet e besimtarëve drejt Gjenacanit, e Zoja jonë e Këshillit të Mirë, Pajtorja e shqiptarëve, nisi të nderohej edhe në Itali, Gjermani, Austri e më vonë edhe në kontinente të tjera, me të njëjtën figure, që vijon të nderohet në Gjenacan.

Pas meshes ne Kishen e Zojes se Shkodres, sipas tradites por edhe kultures se re te fituar ne vendin e lirise absolute, nusja ndahet nga njerezit e saj. Cifti hipen ne makinen luksoze ku dy flamuj shqiptar dhe amerikan, valeviten dhe marrin rrugen. Rrugen drejt lumturise qe i pret…. Iriden dhe Paulon.

PSE SULMOHET PROF. DR. GJOVALIN KOLOMBI

Menjëherë sapo i nderuari dhe përfaqësuesi tipik i qytetarisë Shkodrane, ish Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, ish Prefekti dhe Profesor Doktor Gjovalin Kolombi u zgjodh kryetar i Këshillit Qarkut Shkodrës, një zgjedhje mjaft dinjitoze, jo vetëm nga vendimi politik i marrë nga kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë, por edhe se ka marrë 95% të votave të Këshilltarëve. Çuditërisht ndonjë gazetaruc, nëse është shkodran, kuptohet me porosi të dikujt, pasi së paku në mediat vizive të Shkodrës duhet pranuar fakti se vetëm gazetar shkodran dhe qytetari shkodran nuk ka, sulmuan zotin Kolombi gjoja për pa aftësi dhe mos kontribute, vërtet për të ardhur keq mbasi është tërësisht një tjetër e vërtetë, se Kolombi nuk u sulmua për këto shpifje, pasi askush nuk ka folur keq për Profesorin, as si pedagog, as si Profesor, as si Rektor, as si Prefekt dhe mbi të gjitha as si njeri, biles as kur Gjovalin Kolombi u propozua për president të republikës. Sulmi dashakeq, përçarës dhe i qëllimshëm ka për bazë ndasitë fetare… Po po ta themi hapur ndaj edhe Kolombi u sulmua shpejt e shpejt, dhe me aksion si dikur, që dikush ta merrte këtë flamur të turpshëm, dhe kur menjëherë pas zgjedhjes së Kolombit në krye të Këshillit të Qarkut të Shkodrës që nuk e luan as Topi President, për të cilin askush nuk tha përse u zgjodh musliman, madje askush nuk pyeti edhe atëherë kur Kolombi u zëvendësua si Prefekt nga i respektuari Maxhid Cungu, dhe që ka qenë lëvizje e pastër fetare për të ruajtur raportet, dhe shumë mirë u bë, prandaj të nderuar “gazetarë”, edhe pse pa një “pasaportë” të tillë miqësisht po ju këshillojmë të hiqni dorë nga këto mentalitete, mbasi këto raporte në Shkodër janë ruajtur e ruhen mjaft mirë. Njerzit vlersohen nga puna e jo nga përkatësitë fetare.

Vasel Gilaj

KUJTESE: DREJTESIA VONON POR NUK HARRON!

Nje nga synimet qe qeveria Berisha i ka vene vetes me ardhjen ne pushtet pas 3 korrikut 2005, ishte lufta pa kompromis ndaj krimit te cfaredo lloji qofte. Nje nga premtimet qe i dha elektoratit dhe qe ndikoi per fitoren e te djathtes ne zgjedhjet parlamentare, ishte pikerisht lufta e hapur ndaj ketij fenomeni- gangrene e shoqerise shqiptare ne vite. E ne fakt, te gjithe jemi deshmitare te rezultateve konkrete ne kete iniciative ambicioze, por edhe te veshtire per tu realizuar, ne nje vend ku segmente te caktuara politike, te lidhura me krimin, i japin eksponenteve te vecante suport. Jo vetem kaq! Edhe segmente te caktuara te sistemit te drejtesise, madje edhe hierarke te larte te tij, kane qene dhe fatkqesisht do te jene per disa kohe, tutore dhe mbrojtes te grupeve me famekeqe kriminale. Megjithate, shtatori ngjall shpresa per nje reforme reale dhe te thelle ne kete sistem, i cili faktikisht nuk duhet ndertuar me emra te pervecem, por qe drejtuesve u duhen caktuar mandate kohore te kufizuara, per ti hequr nga duart monopolin e te qenit te perjetshem. Me ardhjen ne krye te shtetit te presidentit Bamir Topi, por edhe me angazhimin publik te shprehur nga te gjithe drejtuesit e larte te politikes shqiptare, drejtesia shqiptare, mbase ka mundesite reale te drejtohet ne kuptimin e plote te fjales.

Nje nga plaget me te thella te hapura ne trupin e Shqiperise, eshte masakra e Cerrikut e 22 majit 1997, por edhe sulmi ndaj nderteses se SHIK-ut me 28 shkurt 1997. Sigurisht, edhe pas 10 viteve, dhimbja me e madhe eshte per humbjen e jeteve njerezore: 6 gardiste te vdekur dhe 8 te plagosur ne Cerrik, 2 shikas te vdekur dhe 5 te plagosur ne Vlore. Por shume e rendesishme eshte se u godit ashper shteti, strukturat e tija, te cilat arriten ti mbijetojne sulmit te kombinuar dhe te mireorganizuar gjate nje revolucioni komunist te armatosur! Drejtesia vonon per nje arsye apo tjeter, por nuk harron! Aq me shume, kur nje nga te plagosurit, eshte edhe inendrejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Agron Koliqi, nje nga specialistet me te mire te zbulimit te krimeve te vjetra. Koliqi ne emer te ndertimit te nje shteti te ngritur jo mbi urrejtjen apo hakmarrjen e drejtperdrejte apo te verber, mund “te mbylle” nje sy per gjakun qe i derdhen ate dite. Por kurre ai nuk mund te shkele mbi gjakun e shokeve te tij, te cilet u flijuan ne krye te detyres se shenjte: bllokimin e nje revolucioni antikushtetues, apo te nje grushti shteti qe u ligjerua me ardhjen ne pushtet te te majteve me 1997!

Tashme, drejtesia dhe strukturat e specializuara te shtetit, kane filluar aktivitetin e tyre profesional per zbardhjen e ketyre ngjarjeve. Nuk eshte e rendesishme nese do te denohen njerez, aq me teper kur denimi me vdekje eshte hequr apo edhe nese do te ishte ne fuqi, nuk do te kthente ne jete heronjte e masakruar. E rendesishme eshte te vihet ne vend dinjiteti i shtetit, koncepti i te cilit nuk njeh kohe por as edhe limite ne zbatimin  e ligjit dhe ndeshkimin e fajtoreve.

Kane kaluar 10 vite, jo edeh aq shume qe jane konsumuar keto masakra, por gazeta “Shqiperia Etnike” i rikthene edhe njehere, shkurtimisht, per te treguar se nuk duhet harruar, aq me pak gjaku i deshmoreve te rene ne mbrojtje te shtetit, demokracise dhe vlerave me te mira njerezore!|

 

MASAKRA E CERRIKUT

Ne daten 22 maj 1997, trupat e blinduara te Gardes u urdheruan per t’u nisur drejt qytetit te Elbasanit ne ndihme te forcave te policise per te vendosur rendin dhe qetesine ne kete qytet. Sipas burimeve te Gardes, nje dite me pas keto trupa levizen drejt qytetit te vogel te Cerrikut, per shkak se komisariati i policise se ketij qyteti ishte sulmuar nga persona te armatosur. Ne oren 8.30 te mengjesit, kur autoblindi i pare i autokolones se forcave te Gardes ka hyre ne qytet, ai eshte gjendur nen bresherine e armeve. Autoblindi eshte qelluar edhe me predha kundertank, duke marre flake. Nga kjo tragjedi gjeten vdekjen 6 gardiste dhe u plagosen 8 te tjere. Dy nga gardistet e vrare gjeten vdekjen, pasi u dogjen ne autoblindin qe kishte marre flake.

Vrasja e dy punonjesve te SHIK-ut ne Vlore

Ngjarja makabre ku gjetën vdekjen dy ish-punonjësit e Shërbimit Informativ Shtetëror, Leke Qoku dhe Besnik Hidri u shënua më 28 shkurt 1997, kur dhjetëra makina mbërritën përpara ndërtesës ku ishte Shërbimi Informativ Kombëtar dhe filluan sulmin. Në popull ishte hapur fjalë se civilë të Shërbimit Sekret SHIK do të sulmonin dhe nxirrnin me forcë studentët nga greva e urisë. Më tej ishin hapur fjalë se SHIK-u kishte vrarë disa njerëz të pafajshëm. Loja bëhej e tillë që turma të sulmonte pikërisht ngrehinën e fundit të shtetit në këtë qytet, që ishte godina e Shërbimit Informativ. Qëllimi, duket se arrihet. Turma e armatosur me mjete rrethanore, mbase edhe me armë, sulmon godinën dhe pas një rezistence të dobët arrin ta pushtojë. Nga sulmi i demonstruesve mbetën të plagosur pesë punonjës të SHIK-ut, të cilët ndodheshin në katin e dytë të godinës. Të mbijetuarit mundën të largoheshin duke u hedhur nga pjesa e prapme e ndërtesës, ku për fat të mirë do të pësonin vetëm ndonjë gërvishtje të lehtë. Ndërsa dy prej punonjësve të SHIK-ut, Lekë Qoku dhe Besnik Hidri, nuk do të mund të dilnin të gjallë. Tragjik do të ishte fundi për Qokun, i cili ndodhej në katin e parë të institucionit ku punonte. Pasi e plagosën, demostruesit e morën peng dhe pasi e masakruan, e dërguan para studentëve grevistë. Viktimë do të mbetej dhe Hidri, i cili edhe pse i masakruar nga goditje të ndryshme në trup, arrin të shkojë deri tek baza detare, rreth 20-30 metra larg godinës, ku i ndihmuar nga ushtarakët e kësaj baze, u vendos në Pashaliman. Prej andej u transportua me helikopter për në Spitalin Ushtarak, por nuk mundi të mbijetojë. Si pasojë e plagëve të marra, Hidri gjeti vdekjen gjashtë orë pas plagosjes, ku sapo kishte mbërritur në derën e spitalit.

Blerti DELIJA

SHKODËR: NË PODIUME PUSHTETESH PAAFTËSIA BËN EPOKË

Me zgjedhjen në krye të Qarkut të Shkodrës të Gjovalin Kolombit, epoka munstruoze e paaftësisë institucionale arriti kulmin. Thuhet kjo mbi bazën e gjykimit jo vetëm të rreth pesë muajve vakancë të këtij posti shumë të rëndësishëm për kryeqendrën e Veriut shqiptar dhe, ku gjithherë në tavolina kafenesh, emri i tij ka qenë engletisja, por ma fort të peshores së parlamentit të Shkodrës, pra këshillit bashkiak që në fund të muajit shkurt votoi pesë këshilltarët për në Këshillin e Qarkut, nga të cilët do dilte kryetari i tij.

Sa për kujtesë e aparencë, Qashif Hoxha pat arritur të marrë 34 vota. Po kështu edhe Mustafë Lici. Edhe Sabri Bushati e pat kaluar kuorumin, duke marrë 26 vota. Namik Kamberi, mgjithse një figurë shumë e njohur në Shkodër, duke qenë se nuk arriti të marrë kryesimin e Këshillit Bashkiak të qytetit, normalisht pas qëllimeve të programuara që ndoqën njëra – tjetrën, tentoi Këshillin e Qarkut, ku edhe mori votat e kolegëve.

Gjovalin Kolombi, kryetari tashmë i Qarkut të Shkodrës, siç duket nga vlerësimi i mangësive të prekshme, në pozicionin e prefektit, nga i cili mbartej, të realizuar me ndjenjë detyre që pakkush di ta gjykojë, nëse nuk është mosha ajo që fsheh misterin, nuk pat arritur as të kalojë kuorumin e nevojshëm. Ligji pa interpretim, se ky i fundit nuk diskutohet, thotë se duhen të paktën 23 vota nga 45 këshilltarë për të kaluar në këshillin e qarkut. Folëm edhe ne me gjuhën e interpretimit, me sintaksën e tij, pasi në të vërtetë kërkon 50 plus një të votave.

Nëse nacionalizmi s’do të ishte kaq i tejskajshëm, kaq thelbësor, kaq origjinal sa e sheh edhe i verbëri, Qashif Hoxha si një personalitet tashmë i njohur jo vetëm politik, por edhe sistematik, në figurë, ndjenjë e detyrë, i votuar nga parlamenti i qytetit, do ishte në krye të Këshillit të Qarkut.

Paradoksi tjetër është se nga Tirana kanë ardhur katër emra për t’u votuar në Këshillin e Qarkut. Qashif Hoxha, Namik Kamberi, Gjovalin Kolombi dhe Sabri Bushati. Por, çuditërisht, pak minuta para votimit, Kolombi ka konkuruar i vetëm dhe normalisht është votuar nga kryekomunarët me 53 vota pro dhe 4 kundër, ndërkohë që tetë copë kanë munguar.

Kryekomunarët nuk pyetën shumë siç pyet botërisht kolegu ynë Ylli Rakipi: Kush do të jetë ky Gjovalin Kolombi që e njoh veç nga mbiemri i Kristoforit, por e votuan!

Megjithatë nuk është hera e parë që Shkodra ka në podiume drejtues jo vetëm emra që nuk gëzojnë zemra, por edhe përçmues ndaj shoqërisë.

Thembra e Akilit janë lejet e ndërtimit dhe duket se është normale që në krye të qarkut të jenë persona që dinë të marrin urdhëra, persona me substancë steoritipike të përcaktimit në kundërshti me imazhin zhvillimor sidomos në qendrat e plazhit të Velipojës apo lejeve të tjera.

Gjithsesi, pa gjykuar askërkënd, duam të themi se konstrukti i djathtë i Shkodrës, s’është mirë të përdoret si laborator për përfshirje monotone në poste modele të personave që qysh në nisje, ndajnë komunitetin me veten, me progresin dhe nyjen Gordiani ka kapërthejnë.

S’mjafton të kesh emër sa për engletisje tavolinash, por energji që alternativat ekonomike e politike ta gjejnë rrugën për në Shkodër.

Albert Vataj

PËRKUJTOJMË MIKUN E GAZETËS SONË PJETËR ARBNORI

Me 8 korrik 2007 u mbush plot një vit që pushoi së rrahuri zemra e madhe e pishtarit drit-pashuar të demokracisë shqiptare, zotit Pjetër Arbnori. Pushoi së rrahuri ajo zemër fisnike që për dekada nuk mundën ta ndalojnë dënimet e burgimet e gjata dhe as persekutimet më mizore të diktaturës komuniste, me të cilat luftoi 28 vite rresht, duke u ndeshur si dragoi me kulçedrën e kuqe, e cila nuk mundi as ta mposhtnin e as ta hanë, përkundrazi kulçedra u rrëzua dhe dragoi Pjetër Arbnori mbijetoi, duke realizuar ëndrrat e lirisë e demokracisë për të cilat u sakrifikua gjatë. Përvjetori i parë i ndarjes nga kjo jetë i demokratit, shkrimtarit e veprimtarit të shquar Pjetër Arbnori është disi i veçantë, sepse ai u nda nga kjo jetë atëherë kur duhej të jetonte dhe duhej të merrte atë që i takonte nga kjo jetë të cilës i kishte dhënë më shumë se asnjë shqiptar tjetër në fund-vitet e shekullit XX dhe fillimet e atij të XXI, dhe i ksihte marrë fare pak. Pjetër Arbnori kishte lindur në qytetin e Durrësit nga prindërit Shkodran Gjystina e Filip Toma në vitin 1935. Pjetër Arbnori në moshë të re, por ideale të mëdha në zemër e mendje arrin të mbarojë shkëlqyeshëm (me medalje) shkollën e mesme, por pa ju dhënë e drejta për momentin të vazhdojë të lartën. Gjithsesi vitet kaluan dhe Pjetër Arbnori arrin të përfundojë në kohë rekord (me korespondencë) dhe shkëlqyeshëm fakultetin e Filologjisë në Tiranë. Në vitin 1960 emrohet mësues letërsie, por zemra dhe shpirti i këtij mësuesi ishin të lënduara nga diktatura komuniste që çdo ditë dënonte, persekutonte, pushkatonte e burgoste shqiptarë nga më fisnikët e patriotët. Pjetër Arbnori me shokë të tij antikomunistë krijuan në ilegalitet një organizatë social – demokrate, programin e së cilës e kishte përgatitur ky vetë, si dhe ndihmonte shokët e tij në shpërndarjen e trakteve antikomuniste. Në pranverën e vitit 1961 arrestohet dhe pas dy vite hetuesi dhe gjygje e dënojnë me vdekje, dënim që ia kthejnë në 25 vite burg, por që edhe në atë ferr dënohet edhe me 10 vite të tjera, pasi edhe në burgje propogandonte lirinë e demokracinë. Megjithse në kushte të vështira në burgje filloi të shkruajë e përgadisë ato libra që i realizoi në demokraci, dhe që janë një pasuri e madhe, letrare, historike e mbi të gjitha humane, pasi tregojnë vlerat e një shpirti që ndonëse vuan vetë, nuk dëshiron të vuajnë të tjerët, madje librat nuk japin mesazhin e urrejtjes as për ata aktor e regjizorë që bënë të vuajnë Pjetër Arbnori e mijëra shqiptarë të tjerë, por përkundrazi japin mesazhin e paqes, tolerancës e mëshirës…

Disa nga 14 librat e tij të shkruara (novela, romane, studime e intervista e tjerë) nga viti 1992 e deri kur ndërroi jetë janë: “Kur dynden Vikingët”, “Mugujt e Mesjetës”, “Bukuroshja me Hijen”, “E Bardha dhe e Zeza”, “E panjohura – Vdekja e Gebelsit”, “Shtëpia e mbetur përgjysëm”, “Vorbulla”, “Letër nga Burgu”, “Nga jeta në burgjet komuniste”, “Brajtoni një vetëtimë e largët”, “Lufta për të mbetur njeri” etj…

Në vitin 1989 Pjetër Arbnori pasi ishte liruar nga burgu, si armik i regjimit dërgohet të punojë në punë të rëndomta, por nuk përkulet përsëri. Pa kaluar veçse një vit nga burgu i vogël i vogël i Burrelit në atë të madhin Shqipëri socialiste, si një ylber shumë ngjyrësh lart në qiell, por që pa vonuar do të uleshin në tokë, për t’i prekur e shijuar vet zoti Arbnori dhe Shqiptarët. Natyrisht ndër të parët që e kuptuan këtë ishte ky Pishtar drit – shumë i lirisë e demokracisë. Me 14 janar 1990 mori pjesë në demonstratën antikomuniste për rrëzimin e bustit të Stalinit. Me 12 dhjetor 1990 në Tiranë në emër të Shkodrës, Pjetër Arbnori, në tribunën themeluese të PDSH u dorzon zotërinjve Sali Berishës dhe Azem Hajdarit mesazhin e Shkodrës demokratike, të nesërmen me 13 dhjetor hidhet në erë busti i diktatorit Enver Hoxha në Shkodër. Me 3 janar 1991 në mitingun e Shkodrës Pjetër Arbnori shpall krijimin e Partisë Demokratike të Shkodrës, por këtë fat e kishte edhe Malësia e Madhe me 21 janar në mitingun e Bajzës… Nga viti 1991 e vazhdimisht ishte antar i kryesisë së PDSH. 5 herë rresht ishte deputet e Kuvendit Popullor i zgjedhur direkt nga populli (1991-2005). Në vitet 1991-1996 është zgjedhur Kryetar i Parlamentit Shqiptar, ku do të mbahet mend gjatë për drejtimin e tij ligjor, edhe mbi të gjitha për tolerancën dhe shpirtmadhësinë e treguar ndaj komunistëve apo bijve të tyre deputetë, të cilët kishin qenë aktorët dhe autorët e tragjedisë të vetë Arbnorit dhe Shqiptarëve. Nga viti 2000 ka qenë kryetar i forumit të Drejtave të Njeriut kundër dhunës policore, si dhe që nga viti 2004 është zgjedhur edhe President i Institutit të kërkimeve politike “De Gasperi”. Veprimtaria e Demokratit të orëve të para Pjetër Arbnori u vlerësua kombëtarisht e ndërkombëtarisht, sa ishte gjallë dhe pas vdekjes. U dekorua me titullin Adademik, nga Akademia Ndërkombëtare e Nju Jorkut, nga Instituti Biografik Amerikan, nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me titullin “Pishtar i Demokracisë”, nga Asambleja parlamentare e vendeve frëngjishtfolëse ju dha titulli “Oficer i madh i urdhërit të Plejadës”. Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova i ka dhënë medalionin e argjendtë “Nënë Tereza”, dhe prerjen e artë Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Papa Gjonpali II i jep Medaljen e Argjendë të Familjes. Bashkia Vau Dejës titullin “Qytetar Nderi”, Bashkia e Shkodrës “Krenaria e Shkodrës”, Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës i jepet emri i Pjetër Arbnorit. Përsëri Shkodra me datën 7 korrik me rastin e përvjetorit të parë të vdekjes i jep Titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Shkodrës etj. Pjetër Arbnori është shquar jo vetëm si shkrimtar, demokrat e politikan, por edhe si përkthyes i shumë librave nga Anglishtja, Frangjishtja e tjerë. Gjithashtu emri dhe vepra e Pjetër Arbnorit i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe Europës, duke u quajtur “Mandela” i Shqipërisë; Ballkanit e më gjërë, dhe si rezultat është takuar me shumë personalitete të Botës si me Papa Gjonpalin e II, Presidentin Amerikan Bill Klinton, Nënë Terezën, Presidentin dhe desidentin çek antikomunistin Vaclav Havel, me Kryeministrin e Turqisë Demirel, me kryeministrin e Greqisë Micotaqis, me Presidentin e Senatit Francez Rene Monri, me Mbretin e Spanjës Huan Karlos, me Presidentin e Gjermanisë Herzog, me politikanin e famshëm Izraelit Shimon Perez, me Kryetarin e Autoritetit Palestinez Jaser Arafat, me Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, e tjera personalitete politike, shtetërore si dhe nga fusha të tjera të artit e kulturës e tjerë. Përmasat e këtij burri të mençur e patriot sa vinin e rriteshin. Në vitin e zi 1997 Pjetër Arbnori ishte ndër të paktit Demokrat apo politikan të djathtë që e kishte rrugën të hapur në të gjitha skajet e Shqipërisë. Në gusht të këtij viti, Pjetër Arbnori vendosi të vesakrifikohet, duke hyrë në një grevë urie vetëm për të mbrojtur të drejtat e Opozitës të atëhershme (PD dhe aleatëve të djathtë) me akses fjalën e lirë në masmediat televizive të kontrolluara dhunshëm nga shteti socialist. Një personalitet si Pjetër Arbnori alarmoi botën demokratike e cila detyroi komunistët e rinj të bëjnë lëshime.

Pjetër Arbnori edhe pas kësaj punoi natë e ditë për alternativat e Partisë demokratike, të elektoratit që i besoi votat, si dhe në krijimin e imazhit të mirë në kancelaritë e Europës së Bashkuar, Amerikës e më gjërë. Mjerisht politika shqiptare kishte fare pak Pjetër Arbnorë. Në zgjedhjet e tre korrikut të vitit 2005 Pishtari i pashuar i Demokracisë Shqiptare, vjen kandidat për deputet në zonën nr. 1 të Malësisë së Madhe. Këtu mendohej një fitore e padiskutueshme, pasi Malësia e Madhe dhe Pjetër Arbnori ishin dy simbole lirie e demokracie, që historia e persekutimit të diktaturës komuniste nuk i kishte mposhtur ndër dekada lufte e përpjekjesh e jo më do t’i thyente në pluralizëm e demokraci… Mjerisht nuk ndodhi kështu, Malësia e Madhe pasi kishte qëndruar 60 viteve në luftë (me komunizmin), dorëzohet në paqe, madje duke tradhtuar vehten dhe bashkësimbolin e saj Pjetër Arbnori. Kjo humbje është borxhi më i madh që Malësia e ka Demokracisë e simbolit të saj zotit Arbnori, i cili natyrisht këtë humbje (jo të tij si deputet), por të bastionit të Demokracisë Malësisë Madhe e kishte peng në zemër dhe e mori me vete edhe kur ndërroi jetë me 8 korrik 2006. Malësia e Madhe me 18 shkurt 2007 në zgjedhjet lokale amanetin e lënë përgjysëm të Pjetër Arbnorit e çoi në vend disi, duke e mundur Partinë socialiste me rezultatin e thellë 6 me 0… dhe duke u treguar forcave të majta se 3 korriku 2005 ishte humbje e një beteje, por jo e luftës. Për Pjetër Arbnorin do të shkruhet, do të organizohen tubime përkujtimore, do të jepen dekorata dhe vlersime, siç ndodhi me datën 7 korrik 2007, kur Bashkia Shkodër e nderon birin e saj me titullin e lartë “Qytetar Nderi”. Këto nderime e dekorime vërtet ja kemi borxh Pishtarit të pashuar të Lirisë e Demokracisë, por këto nderojnë jo vetëm Pjetër Arbnorin e veprën e tij, por nderojnë edhe ne, pasi një pishtar i vërtetë drit-pashuar sa më shumë që të përkujtohet, vlersohet e nderohet aq më shumë na ndriçon rrugën tonë për në Europën e Bashkuar së cilës i përkasim dhe ëndërronte prej dekadash demokrati Pjetër Arbnori.

Arbnori ishte edhe një mik i afërt i gazetës “Shqipëria etnike”. Ka ndihmuar me përvojën e tij letrare e politike. Nëse një gazetar kishte një problem sado të vogël, ai hapte në sekonda telefonin, dëgjonte me vëmendje dhe në moment ndërhynte me autoritetin e vëndosmërinë e tij. Gazeta jonë e ka dekoruar me diplomën “Mik i Gazetarëve”.

Ndue Bacaj

SHKODRES IU SHUA NJE METEOR!

Artisti i Popullit Lec Shllaku i cili te dielen e kaluar (5 gusht 2007) u përcoll për në banesëne fundit , është padyshim një nga figurat kryesore të teatrit shqiptar e veçanarisht atij shkodran. Regjizor i talentuar, aktor i spikatur. Lec Shllaku pati si të përbashkët të gjithë aktivitetit të tij pasionin për artin e kulturën, punën e palodhur. Kjo  vërtetohet me faktin se  as në vitet e pleqërisë ai nuk rreshti së punuari. Me një përkushtim e passion të madhe. Lec Shllaku u muar me shkrimin e historisë së teatrit shkodran, është autor imonografive kushtuar figurave të tilla të kulturës e skenës si Zef Jubani, Loro Kovaçi, Palokë Kurti etj., ndërsa ka lënë prapa dhe një trashëgimni me vlera në fushën e krijimtarisë artistike si autor i disa vëllmeve me proezi e prozë, madje duke lëvruar dhe lloje të gjata të këtyre gjinive si poema “Norja e Nika” apo romani i fundit “Historia e një plage”. I njohur jo vetem ne fushen e teatrit dhe te kinematografise, por edhe ne ate te letrave, “Artisti i Popullit”, Lec Shllaku, ka shkuar shume para ne kohe, ne Shqiperine e pas luftes, per ta bere ate subjekt te librit te tij me te fundit, “Historia e nje plage”. Lec  Shllaku lindi në Shkodër më 3 nëntor 1921 . Pa mbushur 4 vjeç atij i vdes babai dhe së bashku me nënën dhe dy vëllezërit e tij rriten në shtëpinë e dajës. Këtu ai edukohet me dashurinë për skenën, bejtet, karnavalet, ndërsa frekuneton teartin e kohës në Shkodër. Arsimohet në shkollën e fretënve e më pas në gjimnazin klasik “Illirikum”, ndërsa vitin e fundit në gjimnazin “28 nentori” për të vazhduar studimet e larta në Institutin Pedagogjik të Shkodrës e më pas në universitetin e Tiranës për Gjuhë- letësi. Debutimin e tij të parë në skene e ka në moshën 12 vjeçare, si aktor këngëtar, në vitin 1933. Para vitit 1944, Lec Shllaku aktivizohet në shfaqje të ndryshme të shoqërive kulturore në Shkodër. Me mbarimin e luftës aktivizohet në shtëpinë e kulturës si aktor, ndërsa shkruan e vë në skenë vetë dramën “Djersë e gjak”. Shkruan e vë në skenë disa drama, kurse prej 1949-’50 punon në Teatrin qendror të ushtrisë. Prej vitit 1951 deri në 1960 punon pranë teatrit të Shkodrës, ku bashkëpunon me aktorët e mirënjohur Zef Jubani, Tinka Kurti, Antonjeta Fishta, Lec Bushati,Vitore Nino, Preng Lëkunda, Adem Kastrati. Fryt i këtij bashkëpunimi gjenial është edhe vënia në skenë e “Kopracit” me aktorin Zef Jubani në rolin kryesor, në vitin 1952. Në vitin 1962 ai dërgohet në Elbasan ku krijon teatrin “Skampa” dhe ushtron një aktivitet të dendur si regjizor për 10 vjet. Lec Shllaku është aktivizuar dhe në disa filma si tek “Skenderbeu” në rolin e Gjon  Kastriotit , tek filmi “Plumba perandorit” në rolin e gjykatësit, tek filmi “Yjet e netëve të Gjata” në rolin e oficierit gjerman , tek “Qortimet e vjeshtës” në rolin e priftit etj. Në vitet ’90ai ka marrë pjesë edhe te filmi “Larg barbarëve”, ku ka interpretuar   në gjuhën frënge ,rolin e përkthyesit Jusuf Vrioni. Pas vitit 1990  ai vazhdon aktivitetin e tij duke shkruar letërsi e monografi si dramën operistike “Hajria”, monografinë për artistët e popullit Zef Jubani e Loro Kovaçi, poemen “Norja e Nika” (25 mijë vargje), dhe studimin “Maska shkodrane”, ku ka hulumtuar lindjen e rrugëtimin e komedisë shkodrane etj. Lec Shllaku, është cilësuar nje personalitet i skenes dhe letrave shqipe, i cili ka dhene nje kontribut te shquar ne themelimin e teatrit profesionist te Shkodres, te asaj te Ushtrise, Teatrit “Skampa” ne Elbasan. Lec Shllaku eshte vleresuar me titullin e larte “Artist i Popullit”.Humbja e Lec Shllakut, nje prej meteoreve me te spikatur te Shkodres  e Shqiperise, eshte nje humbje e madhe per familjen, te afermit, dinastine Shllaku, por edhe komunitetin e artisteve dhe te gjithe njerezit vullnetmire. Me kete rast, redaksia e gazetes “Shqiperia Etnike”, i percjell ngushellimet me te sinqerta te gjithe te afermeve, familjareve, miqve dhe te njohurve te Shllakut te madh. Vecanerisht, djemve te tij, Primos dhe Brunos, vazhdues te denje te dimensionit te krijuar nga Ati i tyre i madh, per te cilin jo vetem ata, por edhe Shkodra e Shqiperia duhet te krenohen.Pushofsh ne paqe o Lec Shllaku! Amen!

Nga Anila DUSHI

GJAKMARRJA DHE HAKMARRJA DY “PLAGË” QË DUAN SHËRUAR

Dy fenomenet e lartpërmendura nuk janë “shfaqje” e re pr shoqërinë shqipëtare por, (për fatin tonë të keq) ato vijnë si një element i trashëguar që nga thellësitë e shekujve, dhe që po “udhëtojnë” edhe në ditët tona, pothuaj me të njëjtin hap dhe me të njëjtin intensitet! Më parë se të flasim për punën e palodhur dhe fisnike të veprimtarisë së Misionit të Pajtimit mbarë kombëtar “Nënë Tereza” (të cilin ka vite që e drejtoj), mendova të kalojmë në retrospektivë, për të parë se si u zhvillua ky fenomen gjatë rrjedhjes së shekujve. Vlen të theksojmë në këtë trajtesë se , këtu përveç gjakmarrjes kemi dhe hakmarrjen, dhe që janë trajtuar nga autorë të ndryshëm, qoftë shqipëtarë, por dhe të huaj, natyrisht edhe në mënyra të ndryshme, për arsye të vetë përmbajtjes që ato paraqesin apo mënyrës së aplikimit të tyre. Njëri prej shkrimtarëve tanë më të shquar Ismail Kadare këtë fenomen e quan, jo vetëm shqipëtar por një dukuri universale: “një pjellë e njerëzve me ndërgjegje tragjike, e cila shfaqet që në (Eposin homerik), dhe si e tillë ajo ka qëndruar më gjatë tek disa popuj (të ashtuquajtur) të “vonuar”, në mes të cilëve, ai përfshin edhe shqiptarët”. Ky, pa dyshim, është një pohim i saktë, por që nuk ka asnjë gjasim me “gjakmarrjen” hamletiane, me të cilën bën analogji shkrimtari ynë i shquar. Këtë “tezë”, historiani (Akademik) – Kristo Frashëri e quan të diskutueshme, dhe në të njëjtën kohë konstaton: – Dy arsye kokëforta, që përjashtojnë lidhjen midis “gjak marrjes, dhe hakmarrjes”, hamletiane dhe gjakmarrjes shqiptare, qoftë në parim, qoftë në praktikë, janë si vijon: Para së gjithash, në të “Drejtën Zakonore Shqiptare”, gjakmarrja nuk funksiononte mbrenda përmbrenda familjes, më saktë, mbrenda anëtarëve të një gjaku, (siç ndodh me Hamletin). Xhaxhai është vëllai i babait, pra është i një gjaku me të. Prandaj, si pjesëtarë të një gjaku, kur vrasja ndodhte në mes tyre, nuk kishte kush të merrte shpagimj. Në këtë rast, vrasja mbrenda familjes sillte vetëm shpagim ose dënim, por, jo gjakmarrje. Sipas Kanunit Shqipëtar, në të tilla raste, shpagimin ose dënimin e kryente duke vrarë “vrasësin”, kolektivisht, fisi ose katundi. Si vepër kolektive fshatare ose fisnore, ajo vishej me cilësinë e Pushtetit Ligjor të autoritetit shtetëror, dënimet e të cilit nuk shkaktojnë as hakmarrje, as gjakmarrje. Për fat të keq, këto dy “nocione” shpeshherë, keq interpretohen. Hakmarrja mbështetet mbi parimin: më “fyeve”, të “fyeva”, ose “më vrave”, të “vrava”, në këtë mënyrë fenomeni mbyllet, mbasi të dyja palët janë barabar. Përkundrazi, gjakmarrja, përcaktohet si, “zakon” i të drejtës zakonore shqiptare, sipas të cilit, për të marrë hakun e një të vrarit, duhet vrarë një prej anëtarëve të fisit të vrasësit”. Por, edhe ky përcaktim nuk është plotësisht i saktë. Para së gjithash, gjakmarrja shqipëtare nuk mbyllet si hakmarrja me shpagim – një për një. “Gjakmarrja shqiptare”, hap ciklin e vrasjeve, mbasi çdo vrasje nuk konsiderohet vetëm si shpagim, por në të njëjtën kohë, edhe si akt që kërkon përsëri shpagim. Si rrjedhim, “gjakmarrja shqipëtare”, në të kaluarën, aty ku mungonte autoriteti i ligjit shtetëror, ka vazhduar për disa breza. Në kujtesën e malësorëve të veriut, janë rregjistruar raste ku gjakmarrja ka vazhduar deri në dymbëdhjetë breza. Cikli i gjakmarrjeve ndërpritej përkohësisht vetëm kur paraqitej ndonjë rrezik i jashtëm apo ndonjë eveniment madhor që rrezikonte të dyja palët. Një shembull mjaft sinjifikativ, kemi “Lidhjen e Prizrenit” (1878-1881), kur gjakmarrja u ndërpre për aq kohë sa mori fund veprimtaria e saj. Cikli mbyllej vetëm me të ashtuquajturin “Pajtim gjaku”, një “institucion” ky, të cilin, kushtet aktuale na imponojnë ta aplikojmë edhe sot, (në kushtet aktuale), kur shteti shqipëtar, akoma nuk i ka konsoliduar institucionet e tij…

Nga kjo pikëpamje, dy kanë qenë parimet që përcaktonin shtrirjen e gjakmarrjes, njëri i shprehur me “formulën”, “gjaku shkon për gisht”, dhe tjetri “gjaku shkon për fis”. Me variantin e parë, ngushtohej dhe mbyllej cikli i vrasjeve, me vrasjen e dorasit që kishte kryer vrasjen. Ndërsa me variantin e dytë – “gjaku shkon për fis”, zgjerohej “poligoni” i vrasjeve. Varianti – “gjaku shkon për gisht”, u aplikua me shumë sukses nga – Gjergj Kastrioti (Skënderbeu). Ndërsa, si variant, të “gjaku shkon për fis”, kemi Lekë Dukagjinin. “Në takimin që u bë, sipas traditës në “Kuvendin e Dheut” në Lurë, Leka, mbrojti Kanunin e Lashtë, se, gjaku shkon për fis. Kurse Gjergj Kastrioti mbrojti variantin e tij të (sipërpërmendur), duke theksuar se, hakmarrja duhet të rëndonte vetëm mbi vrasësin”. Kjo retrospektivë që vjen nga thellësitë e shekujve, është aplikuar me shumë sukses (para disa dekadash), tek shqipëtarët e Malit të Zi, nga fisi i Hotit, dhe në zonën e Malësisë së Madhe, para disa vitesh, duke dhënë rezultate të kënaqshme.

Flamurtari absolut në Pajtimin e gjaqeve, në mbarë Kombin tonë, mbetet i pavdekshmi, – Profesor, Anton Çeta, duke dhënë shembullin më të lartë të dashurisë dhe humanizmit. Ai, si asnjë tjetër, dijti t’i pajtojë shqipëtarët, duke përdorë me shumë efiçencë dhe efikasitet, drejtuesit e religjioneve të të dyja besimeve, priftërinjtë dhe hoxhallarët, ku, përveç pajtimit të gjaqeve, “farkëtohej” dhe harmonia ndërfetare. Mbi “shinat” e këtij “kollosi” i cili arriti të pajtojë qindra gjaqe e konflikte, ecën me guxim dhe Misioni i Pajtimit mbarë Kombëtar – “Nënë Tereza”.

Siç theksuam më lart, t’ju referohemi këtyre fenomeneve, sot në shekullin XXI, është vërtetë një paradoks, i cili duhet të bëhet një problem “emblematik” për organet përkatëse dhe për të gjitha hallkat e Qeverisë dhe të shtetit shqiptar, për të aplikuar dhe zbatuar ligje të rrepta ndaj këtij fenomeni anakronik, i cili përveç marrjes së dhjetëra dhe qindra jetëve, po mbyll në “karentinë” me qindra familje pa kursyer as fëmijët, duke ju privuar dhe të drejtën për t’u arsimuar. Ky fenomen e ka obliguar dhe e obligon “Misionin e Pajtimit mbarë Kombëtar – Nënë Tereza” në “udhëtimin” e tij, sa fisnik aq dhe human, rezultatet e të cilit do t’i rendisim më poshtë, (që nga themelimi i tij e në vazhdim”, duke shpresuar për një mbështetje më të fuqishme, nga të gjitha organizmat shtetërore, qeveritare dhe deri tek shoqatat dhe donacionet vendase apo të huaja, kryesisht për të ndihmuar materialisht të ngujuarit, dhe për të mundësuar nxjerrjen e fëmijëve nga ngujimi. “Misioni i Pajtimit mbarë Kombëtar – Nënë Tereza”, i krijuar mbi bazën e shëndoshë të “Besës Shqiptare dhe humanizmit Kristian” e ka shtrirë veprimtarinë e tij, jo vetëm brenda territorit shqiptar, por në mbarë hapësirën ku banojnë shqiptarët, madje duke kaluar dhe Atlantikun, në SHBA e gjetkë, duke shuar konflikte dhe pajtuar gjaqe.

Misionarët tanë të përkushtuar, shpeshherë dhe në kushte tepër të vështira, u janë ngjitur maleve, mes borës dhe tufanit duke udhëtuar në këmbë, me orë dhe ditë të tëra, për të pajtuar gjaqe ose për të zgjidhur konflikte, si masë parandaluese, për të shpëtuar jetë njerëzish, nga gryka vrastare e pushkës, gjithnjë në emër të Besës dhe humanizmit, dhe rezultatet kanë qenë mjaft të kënaqshme, dhe kjo për vetë faktin, se, në shpirtin e madh të malësorit, përveç urrejtjes (ndaj atij që e quan armik), është kultivuar dhe mëshira dhe falja. Portreti i shejtë i NËNË TEREZËS, i ka bërë të gjunjëzohen shumë burra (nga të gjitha besimet), dhe të japin verdiktin e faljes, duke krijuar skena mjaft emocionale, dhe duke na e lehtësuar detyrën në misionin tonë, dhe shembuj të tillë kemi mjaft. Fakti, që gjatë viteve të demokracisë janë pajtuar (2820) familje në Shqipëri, dhe (72) familje në diasporë, qoftë në Europë apo në Amerikë, është një faktor mjaft pozitiv. Ajo që është vërtetë e “dhimbëshme”, është ngujimi i (722) familjeve, i (46) para ushtarakëve, duke ju bërë të pamundur kryerjen e shërbimit ushtarak. Ngujimi i (1380) familjeve, përbën një faktor mjaft negativ, dhe pa precendent në këtë fillim shekulli, kur shoqëria shqipëtare aspiron fuqishëm për t’u integruar në të gjitha organizmat Euro – Atllantike.

Është vërtetë një dhimbje mbarë kombëtare kur konstatojmë se, gjatë një harku kohor – 16 vjeçar, gjakmarrja dhe hakmarrja kanë marrë rreth 1800 jetë njerëzish. Një faktor mjaft negativ në çështjen e gjakmarrjes dhe hakmarrjes, është dhe disekuilibri i politikës shqipëtare, i cili manifestohet në çdo seancë të Parlamentit Shqipëtar, duke krijuar artificialisht, konflikte mes simpatizantëve të partive të ndryshme, dhe kryesisht mes militantëve të pa formuar politikisht. Mendojmë gjithashtu se, Qeveria duhet të jetë më aktive dhe më pranë Misionit tonë, në parandalimin e këtij fenomeni. Vlen të theksojmë se Misioni ynë, në plan të parë, ka parandalimin e këtij fenomeni dhe që, qëndron përkrah formave më bindëse, dhe se, asnjëherë nuk ka tentuar as nuk ka tentuar dhe as nuk tenton të spekullojë në emër të “Kanunit”, dhe që, Kanunin e quan “arkaik” dhe jashtë kohe. Ai, duhet të mbetet si një “relike”, që i shërben me shumë efikasitet kohës kur u aplikua, (në kushtet kur ne ishim të pushtuar nga osmanët, për afro pesë shekuj). Jam i mendimit se, pajtimi duhet të fillojë (siç e thamë më lart), te klasa politike shqipëtare e cila duhet të gjejë “formulën” e bashkëpunimit mes partive, dhe të mos e kthejë Parlamentin në një Kuvend “grindavecësh”, ku fyerjet arrijnë deri në përleshje mes njëri-tjetrit duke krijuar skena të pahijshme. Partitë politike duhet të japin një shembull të mirë duke vënë mbi të gjitha ideologjitë, interesin Kombëtar.

Jemi të mendimit se, më parë se të pretendojmë për t’u integruar në strukturat Euro-Atlantike, duhet të vetëintegrohemi.

Misioni i Pajtimit mbarë kombëtar – “NËNË TEREZA”, do të jetë pararendës në shuarjen e konflikteve dhe në parandalimin e tyre duke lehtësuar kështu mundësinë dhe politikanëve që të jenë më paqësorë dhe më tolerantë ndaja njeri – tjetrit.

Shpresojmë se, Qeveria dhe të gjitha strukturat e shtetit dhe institucionet do të na gjenden pranë në realizimin me sukses të misionit tonë sa fisnik aq dhe human.

Gjin Mekshi: Kryetar i “Misionit të Pajtimit mbarë Kombëtar” – “Nënë Tereza”

VALENTIN PERVIZI THYEN REKORDIN E ULIKSIT E PENELOPËS

Valentin Pervizi u lind në Skuraj të Kurbinit në një familje me tradita të shquara patriotike (në familjen e Pervizit) e permendun që në kohën e Gjergj Kastriot (Skënderbeut), që nxori Gjin Pjetër Pervizin, udhëheqës i Lëvizjes kryengritëse të Kurbinit kundër Perandorisë turke, (1897 – 1912), e ngritës i Flamurit Kombëtar në Milot, me 28 Nandor (1912). Bir i Gjeneralit Prenk Pervizi, njerit ndër ushtarakët më kapacitivë dhe më të përkushtuar të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare që i shërbeu Atdheut që nga viti 1918 – 1939, kur Atdheu u pushtua nga Italia fashiste.

Valentin Pervizi, kreu shkollën fillore dhe Gjimnazin në Torino (Lanzo Porinese), gjatë viteve 1926-1936. Gjatë viteve (1936-1939) – kryen shkollën ushtarake të Romës. Në Muajt Prill – Maj (1939), asht pjesëmarrës në kundërshtimin ndaj pushtimit fashist të nxënësve shqipëtarë. (Studentëve të shkollës ushtarake). Mbahen të mbyllun dhe të çveshun nga uniformat e armët konvencionale. Bën pjesë në Komitetin Drejtues bashkë me Asim Zenelin (Hero i Popullit), Lekë Vojvoden, Abdyl Këllezin, Hamit Tagen, Abdi Matin, Xhevat Hysen, që nuk pranojnë të bëjnë betimin, dhe varrin vendim me short të fshehun për eleminimin e atyne personave qëi kishin dërgue telegrame mirëseardhje e përgëzuese “Mbretit Duçes dhe Qeverisë fashiste italiane të kohës.

Në vitet  (1939-1941) kryen Akademinë e Kalorësisë në Modena dhe gradohet N/Toger. Në vitin 1941-1942, kryen kursin për mjetet blinduese në një divizion të blinduem që vendoset në rrethinat e Romës, për mbrojtjen e kryeqytetit. Nga muaji shtator (1943) deri në Maj (1944), kur kapitullon Italia fashiste, (pra, mbas kapitullimit fashist), ushtria italiane i u kundërvihet forcave gjermane. Zhvillohet beteja e Tivolit afër Romës, Valentini gjendet në zonën Montorsi, ku në pozicionin e tij arrin të “gozhdojë” me sukses sulmin e gjermanëve duke u shkaktue dëme të mëdha në mjete e një njerëz. Beteja zgjati afër 20 ditë. Badaglio pëson kapitullimin e dytë. Divizioni italian dorëzohet në nderin e armëve. Oficerët mbahen në një kamp gjerman, për t’u transferue në kampet e Gjermanisë. Valentini arratiset bashkë me dy oficera italianë dhe fshihet në Bolonga te familja e gruas, klandestin e dezertor. I shpëton arrestimit të milicisë fashiste dhe një bombardimi të randë që godet banesën e tyne. Vendos të kthehet në Atdhe. Bashkë me një shok shkolle, pas tre muajsh udhëtimi, Vjenë, Budapest, Beograd, Prizren, ma në fund arrin në Shkodër në fillim të shtatorit 1944 me dokumenta të fallsifikuara. Baba i tij gjindej në mal me misionin anglez. Familja e fshehur. Shtëpija në Laç e bombarduar prej gjermanëve, dhe djegur prej partizanëve. Në këto kushte, Valentini strehohet për pak kohë te shoku i vet – Lekë Vojvoda në Shalë. Në Dhetor detyrohet të zbresë në Shkodër me gjith gruan e tij italiane, e cila e shoqëroi kudo hap mbas hapi.

Po në këtë muaj arrestohet për emnin, si bir i Prenk Pervizit. Mehmet Shehu kishte vendosur shtetrrethimin në Shkodër pas trazinave të Koplikut dhe të Postribës. E shoqja e Valentinit paraqitet tek Mehmet Shehu për t’i kërkue lirimin e burrit krejtësisht të pafajshëm. Por, Mehmeti, kur e merr vesh se për cilin ishte fjala, i përgjigjet me arrogancë cinike: “Zonjë, në vend që t’na falnderoni që e kemi lanë gjallë, na kërkoni lirimin e tij!” Me pllakosjen e Valentinit në burgun e Shkodrës, e shoqja detyrohet të riatdhesohet me grupet italiane sepse e gjithë familja gjindej në internim në Berat, me shpresë se një ditë gjendja do të normalizohej.

Nga Dhjetori i vitit 1944, Valentin Pervizi përjeton një kalvar dënimesh, burgjesh e kampesh që zgjati plot 45 vjet! Shkodër, Berat, Kuçovë, Porto Palermo, Tepelenë, Radohimë (Fier), Kuç i Vlorë e Gradishtë e Lushnjës, që arrin deri në vitin 1989, kur Qeveria komuniste bani lirimin e të internuarve. Gjatë këtyre viteve, e shoqja kishte ba disa ndërhyrje pranë Ambasadës italiane në Tiranë për të patur lajme nga i shoqi, sepse letërkëmbimi nuk ekzistonte fare. Në Tetor të vitit 1967 Ambasadori, Nombert Lehmon shkruan: “….me vazhdimin e rregjimit komunist në Shqipëri, mendohet se do të jetë shum e vështirë, që Valentin pervizi i konsideruar “armik i popullit” të mundë të fitojë lirinë!” Ditën që rrëzohet monumenti i diktatorit, Valentini arrin të kalojë në Itali ku mundi të bashkohet me të shoqen pas 47 vjetëve, (Stërthyen rekordin e Penelopës dhe Uliksit) sa që nuk mund të njihnin njeni – tjetrin në Aeroport!

Këto janë fragmente rrënqethëse të tragjedisë që solli sistemi komunist në Shqipëri, pasojat e të cilit do të duhen edhe disa dekada, që të shuhen, por që nuk do të harrohen në shekuj, si periudha ma e vështirë, ma barbare dhe ma shnjerëzore që kalue Populli ynë fatkeq gjatë gjithë historisë së tij. As një pushtues nuk mundë të krahasohet, me vetëpushtimin komunist, me ideologjinë ma të përbindshme, që nuk njihte as rregullat ma elementare të etikës qytetare, që mohonte të drejtat e njeriut në mënyrën ma flagrante.

Me datën 15 Maj 1999 në orën gjashtë të mëngjesit pushon ajo zemër e madhe në spitalin Malpinghi të Bolonjës në Itali. U varros në vorrezat e këtij qyteti, duke lanë amanetin që eshtënat e tij të rikthehen në Atdhe, për të gjetur prehjen e fundit në trojet e vjetra të të parëve, atje në Skuraj, pranë atyne (15) viktimave të diktaturës, Gjyshes, nanës, vllait, kushurinjve dhe mbesave (në qoftë se do t’u gjenden varret) sepse të gjithë vdiqën ndër burgjet dhe kampet e diktaturës. Familja Pervizi, si shumë familje të tjera, pësoi një persekutim nga ma mizorët. Iu dogjën katër shtëpi, (dy të tyre dhe dy të kushurinjve). Ndër 15 viktima, shtatë prej tyre burra, u vranë në përpjekje, gjatë viteve (1944 – 1952).

Gjyshja e Valentinit, Mrika, vdiq në Tepelenë në moshen 90 vjeçare, një grue burrneshë që kishte marrë pjesë aktive në luftë kundër pushtuesit turk, me Gjin Pjetër Pervizin, (shok dhe mik) i Luigj Gurakuqit, Bajram Currit dhe Dom Nikoll Kaçorrit (1900-1912).

Kalvari i vuajtjeve të fisit të madh të Pervizëve të Kurbinit, duhet të bjer si një ndeshkim mbi “arkitektët) e krimit që me aq zellë e përkushtim projektuan luftën famëkeqe të klasave.

Familja e madhe e Pervizëve me një trashigimi të thellë patriotizmi dhe Atdhedashurie, duhet të vlejë si një shembull për çdo Shqiptar me gjak Arbënori, dhe si një njollë turpi për atë sistem i cili asgjësoi pa mëshirë, ajken e kulturës dhe të qëndrestorëve që cilët i kishin shpalosur vlerat gjatë gjithë rrjedhës së historisë që në periudhën e artë Kastriotiane.

Shqiptari i Madh – Valentin Pervizi, nuk asht vetëm “sfidant” i Uliksit të lashtë të Greqisë, por, ndër sfidantët më të mëdhenj të asaj diktature që martirizoi pjesën më të madhe të shqipëtarëve, duke iu privue çdo të drejtë njerëzore, dhe mbi të gjitha, atë që është gjëja më e shtrenjtë – LIRINË.

Le të mbesë vepra e Valentin Pervizit, si një “mesazh” i heroizmit dhe Atdhedashurisë për të gjithë brezat që do të vijnë, dhe, si një ndëshkim, për sistemin totalitar që kurrë ma të mos përsëritet, në tokën e shejtë të Gjergj Kastriotit e Nënë Terezës.

Asnjë “frymë” hakmarrjeje nuk e përshkon “ODISENË” e familjes famë madhe të Pervizëve. Ky, dhe shumë episode të tjera tragjike që pësoi ky Fis, na bëjnë thirrje për ndërtimin e një shoqërie qytetare të vërtetë pa mëri e urrejtje, me vështrim nga e ardhmja, dhe pa dyshim dhe ky shkrim mbetet pjesë e këtij Mesazhi me frymë kristiane, ku, falja është “Lajtmotivi”.

Duhet sqarue se këtë “Mesazh” nuk e jap në emnin tim, sepse unë nuk e kam përjetue, as burgun dhe as internimin. Këtë mesazh e jap në emën të vllait të (të ndjerit Valentin), të shkrimtarit dhe atdhetarit të Madh zotit – Lekë Pervizi, i cili sot ndodhet në Bruksel të Belgjikës, dhe që drejton me shum kompetencë – Revistën “Kuq e Zi”. Zoti Lekë Pervizi ndonëse edhe Ai, përjetoi të njëjtin kalvar si vllezërit e tij, Ganci dhe Valentini, asnjëherë nuk e shpreh “dufin” e hakmarrjes, por me shpirtin e tij të Madh – Kristian, jep mesazhe paqësore, dhe këshilla që tragjedia 45 vjeçare të mos përsëritet më kurrë në tokën e bekuar arbënore.

Së fundi: tragjedia e Valentin Pervizit dhe e Pervizëve në përgjithësi, duhet të bjerë si akuzë e fuqishme mbi sistemin diktatorial që kaluam me qëllim që ajo “tragjedi” të mos përsëritet më kurrë, mbi tokën e Kastriotit dhe të Nënë Terezës, dy përfaqësuesve më të denjë të racës arbënore.

ODISEJA e Uliksit, dhe kthimit të tijnë Itakë pas njëzet vjetësh, asht “pikë” ujit në oqean, para OSISESË së (të ndjerit) Valentin Pervizi dhe “Penelopës” italiane, besnike deri në momentin e fundit të jetës së bashkëshortit të saj, “Super” Uliksit – Valentin Pervizi.

P. S.: “Evidentimi i figurave nacionaliste dhe pasqyrimi i aktivitetit të tyre nën dritën e fakteve ka qenë kurdoherë Prioritar për Gazetën, (vërtetë precioze dhe të pa anëshme) “SHQIPËRIA ETNIKE”, për Drejtorin, K/Redaktorin, dhe të gjithë stafin e saj, të cilët kanë përcjellë me profesionalizëm dhe me pa anësi, ngjarjet dhe evenimentet e kohës”.

Mark Bregu

 

Nr. 105 i gazetës në print

0
LIGJI I RI: FEMRAT ME MINIFUNDE DO DËNOHEN

Ç’moralizimi i shtetit, më së pari vjen pikërisht nga zyrat e shtetit. Sekretare me minifunde, me bark jashtë, me gjinj provokues, nuk do të ketë më as në Shqipëri. Është një projektligj i qeverisë shqiptare që shumë shpejt do kalojë për votim në Parlament. Kjo nuk do të thotë se zyrtarët janë “idhnuar” me hiret, por është një nga kërkesat e BE-së, serioziteti në zyrat e shtetit.

Është autoritet, moral, figura e gjithë femrave që punojnë në zyra apo institucione shtetërore, madje edhe publike, në gjithë botën e zhvilluar perëndimore.

Fundet më të shkurtëra se tetë centimetra poshtë gjurit, takat e larta apo të pagomuara, kostumet me ngjyra të çelëta apo këmishat e bluzat që nxjerrin hiret provokuese në pamje, do e shohin veten në kryelisten e mëkateve. Mbartësit do largohen nga puna.

Edhe meshkujt në gjithë administratën shtetërore apo në varësi të tyre, do jenë të veshur serioz. Pra, me kostume ose rroba autoritare. Pa varëse e vathë në vesh, pa ekzagjerime. Kushdo që do shkelë këto rregulla njerëzore, do e shohë veten të larguar nga puna.

Në këtë fushë spastrimi nga amoraliteti, të diktuar nga BE, hiret femërore të zhveshura dhe apatilleku i meshkujve, nuk do të jenë të vetmet vese që do perëndojnë. Normalisht Shqipëria do ketë njerëz më të aftë, pasi “konkurset” mënjanojnë disi, parjen poshtë gjurit, duke e zhvendosur atë nëse jo në kokërr të syrit, të paktën në fytyrë.

Ky është akti i parë i komedisë së sakrificës në këtë “stinë” të gjatë teatral që zanafillen e ka të kahershme dhe shumë zyrtarë, madje edhe deputetë e marrin si një triumf që nuk do triumfojë, pavarësisht një kostoje të vockël që zyrat e shtetit do u kthejnë familjeve.

Sidoqoftë, shteti nga një shpellinë, del në lëndinë, pasi më shumë punë efektive do materializohet zyrave të sherbimit dhe më shumë adrenalinë e kulturë do reflektohet përballë të huajve. Mozaiku i të qënit përmbushës, përballë përgjegjësive që ka njeriu si qënie, nuk do ketë format të tillë që pasues i modelit nga pozita nominale, të jetë zyrtari apo zyrtarja e pamoralshme.

Por një aromë jo shumë e mirë është ky ligj moralizues për partitë politike, të cilat janë jashtë tij. i pari i socialistëve Edi Rama nuk shihet më me vath në vesh, megjithëse ligji nuk e detyron. Gjithsesi, të bësh hapa të sigurtë drejt pushtetit, duhet seriozitet. Jo nga këto të fundit, ku kryesocialisti i Shkodrës Edip Shiroka, sheh ëndrra me sy hapur si dikur E. Hoxha, kur thotë: “Gazetarët (një grup që përcakton ai) nuk do kenë të drejtë të shkruajnë për PS-në!”

Figurativisht mund të themi se i duket se e ka veshur partinë në mbathje hekuri, për të mbajtur të ndershme: Dhe kë, PS-në, të cilën që me Enverin e kanë drejtuar njerëz me mbartje të akuzuar për vese.

Sidoqoftë, morali nuk do jetë me tabu as në Shqipëri. Tani e mbrapa ligji është për administratën, jo për partitë.

Sokol PEPUSHAJ

 

PËR KRISTIAN DEMOKRATËT, PUNA E MADHE SJELL REZULTATE, POR KJO DO TË THOTË SHQETËSIME PËR BERISHËN

Nuk është një e fshehtë që marrëdhënia ndërmjet Partisë Demokratike dhe Partisë Kristian Demokrate ka qenë gjithnjë e fortë. Gjatë gjashtëmbëdhjetë vjetëve që shkuan kemi parë se Partia Demokratike i ka konsideruar gjithnjë të sajët Kristian Demokratët, duke mos u kushtuar vëmendje. Sali Berisha, Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Demokratike i ka tradhëtuar dhe thyer herë pas here premtimet për mbështetje të bëra Kristian Demokratëve. Por këtë herë gjërat janë ndryshe. Kristian Demokratët janë riorganizuar. Ata e hoqën Nikollë Lesin, pasi ishte shumë i lidhur me Berishën dhe Nanon dhe vuri Nard Ndokën në krye të partisë, i cili deri tani duket më i efektshëm se Lesi në drejtimin, udhëheqjen dhe zgjerimin e anëtarësisë së partisë. Zoti Ndoka buzëqeshi kur e pyetën për suksesin e tij në 2007-ën dhe tha: “Ka ardhur koha që PD dhe PS ta kuptojnë se shqiptarët nuk janë të kënaqur me asnjërën prej tyre. Ata duan ndryshim dhe ne përfaqësojmë këtë ndryshim. Megjithatë kemi shumë punë për të bërë përpara se të ndjehemi të qetë. Në fakt ne nuk duhet të ndjehemi asnjëherë të qetë duke e ditur se si PD dhe PS i bëjnë punët. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë shumë dhe të sjellim rezultate për popullin shqiptar që të fitojmë mbështetjen e tij”. Sapo zëvendësoi Lesin, Z. Ndoka u kthye nga baza. Ai mori aktivistë të rinj, rekrutues, bashkërendues, drejtues, sigurues fondesh etj., dhe ndryshoi mënyrën e sjelljes së anëtarëve të rinj në parti. Ai i përqendroi veprimtaritë e tij në tre fronte: 1. Anëtarësimet e reja nga Shqipëria e Veriut, ku gjenden mbështetësit e tij më të mëdhenj, që janë katolikët e përndjekur politikisht; 2. Duke u bërë i pranishëm në universitete dhe institucione të tjera të edukimit ku po përgatitet inteligjenca e re; 3. Duke marrë një pozicion të patundur ndaj Partisë Demokratike, sidomos ndaj Berishës, duke i bërë të kuptojë se partia e tij nuk duhej konsideruar më si një aleate e sigurt. “Z. Ndoka hyri dhe më tha se të dua çdo ditë përballë universitetit, pavarësisht nëse është shi apo diell. Unë dua që ta kesh tavolinën aty, pikërisht përballë hyrjes kryesore të universitetit me materialet tona mbi të, edhe nëse fiton vetëm një person”, thotë Arben Mitaj, një rekrutues në këtë parti. “Ka ditë kur fitoj një person, por ditën e nesërme kthehem sërish dhe vazhdoj të bëj atë që më është thënë të bëj”, vazhdon ai. “Dhe vendosmëria jonë e shqetëson PD”, thotë ai. “Dhe kanë arsye për t’u shqetësuar”. Deri tani Kristian Demokratët kanë mundur të formojnë një Grup Parlamentar, duke tërhequr demokratë dhe socialistë në partinë e tyre; ata kanë të paktën një ministër dhe Berisha mund të jetë i detyruar t’u japë edhe një atyre; ata morën rreth 5.5% të votave në shkallë kombëtare gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2007, duke u dhënë të drejtën të kenë vëzhguesit dhe komisionerët e tyre në zgjedhjet e ardhshme; ata do të thonë fjalën e tyre në zgjedhjen e ardhshme presidenciale, për të cilën qarkullojnë emra nga partia e tyre për këtë post; katolikët, si demokratë ashtu dhe socialistë po i lënë partitë e tyre për t’u bashkuar me Partinë Kristian Demokrate; edhe LZHK i ka lejuar Kristian Demokratët të udhëheqin koalicionin. “Megjithëse shumica e anëtarëve të kësaj partie janë katolikë, kjo parti ka vlerat dhe platformën e duhur, si dhe ka formuar zonën e saj zgjedhore, katolikë dhe të përndjekur politikë. Ata janë të organizuar mirë dhe të disiplinuar. Për mënyrën se si po punojnë, është e pamundur që partitë e mëdha të mos e vënë re se Kristian Demokratët janë bërë një forcë që duhet ta marrin parasysh. Ata janë një forcë e vërtetë politike tani. Sa më shumë që largohen nga Berisha, aq më shumë shihen si një forcë që Berisha duhet ta pranojë përndryshe ata mund të formojnë kurdoherë një koalicion me Partinë Socialiste duke bërë Partinë Demokratike të jetë pakicë në Parlament, duke rrezikuar kështu pozicionin e Berishës si Kryeminstër”, thotë Kimete Kastrati, analiste politike. “Ne e fituam Komunën e Kastratit për shkak të punës së madhe dhe vendosmërisë për t’u sjellë votuesve diçka të vërtetë, diçka që nuk ka të bëjë shumë me Demokratët. Votuesit e kanë humbur besimin në Partinë Demokratike. Ata kanë etje për një parti të re që të përfaqësojë vlerat dhe nevojat e tyre” thotë Gjok Mitaj, që udhëhoqi fushatën e vitit 2007 për Ndue Lelçajn, një Kristian Demokrat. “Ne kemi vënë re se disa nga anëtarët tanë, që janë katolikë, kanë lënë partinë tonë dhe janë bashkuar me Kristian Demokratët, dhe kjo na shqetëson”, thotë zëdhënësi për zyrën e Paulin Sterkajt, Deputet Socialist. “LZHK është e gëzuar që sheh suksesin e arritur nga Kristian Demokratët”, thotë Armando Ruco, Nënkryetar i LZHK. “Z. Ndoka mundi ta riorganizojë këtë parti shumë mirë dhe jam krenar që jam pjesë e këtij koalicioni”, thotë ai. “Berisha nuk duhet t’i konsiderojë më si aleatë të sigurt”, thotë Z. Pisha, një veprimtar politik në Shkodër.

Megjithatë sukseset e partisë nuk u arritën me lehtësi. Z. Mitaj, i cili për shkak të detyrës së tij si rekrutues pretendon se është sulmuar nga kundërshtarët e tyre dhe burgosur dy herë nga forcat e sigurimit, thotë se gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2007, ai vuri re se Partia Demokratike ishte e shqetësuar për punën që po bënin. “Shqetësimet e tyre u bënë të dukshme gjatë marrjes në pyetje që m’u bë kur isha i burgosur në Shkodër”, vazhdon ai. “Megjithëse Berisha përdori SHIK-un për të na arrestuar, rrahur dhe frikësuar, ne mundëm të korrnim një fitore të thellë. Ai nuk mund të na mbajë më si të parëndësishëm”, thotë Gjon Zefi, kreu i fisit Zefi, fisit më të madh në Bushat. Deklaratat se SHIK-u u përdor nga Berisha kundër Kristian Demokratëve gjatë zgjedhjeve të 2007-s dhe se shumë ankesa u paraqitën në Zyrën e Avokatit të Popullit kundër SHIK-ut, nuk u mohuan nga Avokati i Popullit në Tiranë, por ai nuk pranoi të bashkëpunojë më. Gjithsesi, zëdhënësi i Berishës pranoi se Avokati i Popullit ka shprehur shqetësimin e tij për numrin e ankesave politike që kishte marrë kohët e fundit kundër SHIK-ut. Sidoqoftë, analistët dhe votuesit bien dakord me faktin se Kristian Demokratët ia kanë bërë jetën më të vështirë Berishës tani që ai duhet ta pranojë faktin se ata janë forca politike e tretë më e madhe në Shqipëri dhe që nuk është dakord me të pothuaj në çdo gjë.

STAFI I GAZETËS

 

Vizita e presidentit të SHBA në Shqipëri

PRESIDENTI XHORXH BUSH VIZITOI TROJET E SHENJTA TË ZOTIT NË QIELL, NË EMËR TË “ZOTIT” NË TOKË (AMERIKËS)

Xhorxh Bush është i pari president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që viziton jo thjeshtë Shqipërinë, por më saktë viziton trojet themel të Europës plakë, viziton ato troje që ndër shekuj linden e rriten Shenjëtor, Martirë e Burra shteti, ku pa gjakun, sakrificat, mendjen dhe guximin e tyre Europa nuk do të ishte kurrë kështu, ta themi hapur Kristiane e për rrjellojë pa këtë qytetërim e zhvillim në hapsirat e të cilit jetojnë edhe ata që për ditë e natë flasin e punojnë kundër tij. Xhorxh Bush është presidenti i shtetit më të fuqishëm të Botës, që jo më kot njerzimi e quan Amerikën si “Zotin” e tokës, të bekuar nga Zoti në Qiell. Është pikrisht ky “Zot” i Tokës që është garancia dhe simboli më i mirë për të gjithë ata popuj e shtete që duan lirinë, demokracinë e shpresën tek e ardhmja. Mjerisht ne shqiptarëve përdhunue për rreth gjysëm shekulli na “ndanë” jo vetëm nga “Zoti” i tokës, por edhe nga Zoti në Qiell, ku pas kësajë na u dha aq mbrapsht se ende jemi në rrugë duke kërkuar të gjejmë fillin e komunikimit me këta “dy” Zota. Mjerisht në këto kohë tek ne shqiptarët ende gjinden njerz që në vend që t’i falen Zotit vazhdojnë t’i falen Djallit, që herë shfaqet si shenjëtor e herë si njeri. Fatkeqsisht një grup i tillë njerzish u shfaq edhe ditën e vizitës së Presidentit Amerikan me 10 qershor, por ata me gjithë trukimin që i bënë mediat afër tyre, ata humbën në mes maleve të Mirditës, ashtu siç kishin humbur djajtë e verdhë e të kuq ndër shekuj e vite. Xhorxh Bush erdhi në Tiranë e Shqipëri, jo thjesht si një president i një shteti që viziton një shtet tjetër, por si një “ndërmjetës” i Zotit të tokës me Zotin në Qiell. Mbeturinat e zotave të rremë që ende vegjetojnë në trojet tona kërkuan të nulifikojnë vizitën, duke përdorë si argument përgjegjen e detyruar të pyetjes së bërë nga një gazetare e një media (Vizion Plus), ku Xhorxh Bush për të treguar se e njeh vendin që do ta vizitojnë tha se unë e di se Shqipëria është me shumicën e besimit Musliman. Por me këtë Presidenti i SH.B.A. tregoi se njeh jo vetëm historinë e sotme, por edhe atë të shkuar, pasi Shqiptarët me të vërtetë sot janë me shumicë të besimit Musliman, por me qytetrim e mendësi Europerëndimore, në themelet e të cilës kanë investimin më të madh të një populli të vetë Europës që në agimin e jetës mbi këto troje. Ne për të vërtetuar këtë po mjaftohemi të cilsojmë vetëm një pjesë të vogël të tyre. Fillimisht dy martirët dhe Shenjëtorët e parë të këtij besimi në tërë Europën, janë Flori dhe Lauri nga Kosova martire (martirizua në fundin e shekullit të parë e fillimin e shekullit të dytë). Katër Papët që drejtuan selinë e Shenjtë (Shën Eluteri, Shën Gaji, Shën Gjoni dhe Papa Klementi XI). Niket Dardani i cili që në shekullin e katërt shkroi Hymnin e Kishës Kristiane (Të Deum Laudamus = Ty Hyj të Lavdrojmë) dhe ky Hymn i Shenjtë vazhon të jenë në themel të Kishës Kristiane Europerëndimore. Kostandini i Madh, i cili ishte jo vetëm Perandori më i suksesshëm i Perandorisë Romake që vuri bazat e qytetrimit që ka Sot Europa, por mbi të gjitha ishte ky perandor qëme Ediktin e Milanit të vitit 313, lejojë që besimi Kristian të përqafohej e përhapej pa asnjëlloj persekucioni pagan, si dhe zyrtarizoi në vitin 321 ditën e diel si ditë pushimi e ushtrimi të riteve kristiane të besimtarëve të Perandorisë, që në atë kohë përfshinte shumicën e Europës dhe Botës së konsiderueshme. Madje edhe Nëna e Kostandinit të Madh, Helena ka hyrë në histori si zbuluesja e Kryqit të vërtetë që kishin kryqëzuar Jezu Krishtin… (Kostandini ishte nga Nishi i Kosovës). Vargu i shenjëtorëve dhe martirëve është shumë i madh sa vetë historia e Kristianizmit, dhe ka në themelet e veta rreth 600 të tillë nga raca jonë Shqiptare, ku të fundit janë 40 martirët e martirizuar nga paganizmi i dytë Komunizmi, e deri tek Shenjtorja jonë Nënë Tereza. Por mbi të gjitha duhet të kujtojmë Shpaten mbrojtëse të qytetrimit e besimit Kristian, Gjergj Kastriotinm Skënderbeu, i cili në vitet më të vështira të shekullit XV ishte e vetmja mburojë që shpëtoi jo vetëm vendin e shqipeve, por krejt Europen që dridhej para duhisë së perandorisë Otomane. Natyrisht duke i ditur të gjitha këto Amerikanët nuk e “zbuluan” sot Shqipërinë, por u interesuan shumë më herët për këto troje e këtë popull Europian. Në vitin 1873 për herë të parë vijnë në Manastirin shqiptar (sot nën shtetin Maqedon) dy misionare amerikane të cilat takohen me patriotin Korçar, Gjerasim Qiriazin me të motrën Sevastin. Pikrisht këta dy amerikane ndihmojnë në hapjen e shkollës shqipe për Vajza në Korçë në vitin 1891, kur për ta mbrojtur nga pushtuesit turq e emërtojnë si shkollë anglishtje… Në vitin 1908 një kontribut të madh jep humanisti Amerikan Carls Erikson, i cili mbas kongresit të Manastirit ushtron një veprimtari aq të madhe në favor të shqiptarëve sa ministri i jashtëm Otoman Rifat Pasha deklaronte se Erikson nuk është amerikan por Shqiptar.

Në vitin 1914 Kryqi i Kuq Amerikan hap në Tiranë spitalin e parë me 30 shtretër, të cilin ja dorzon shtetit shqiptar pas kongresit të Lushnjës të vitit 1920. Eriksoni së bashku me misionarin Kenedi dhe të njohurin Harri Fultz hapin Shkollen teknike në Tiranë e më vonë atë bujqësore në Kavajë. Humanisti Erikson ishte edhe këshilltar pranë Delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, ku siç dihet ishte vetoja e presidentit amerikan të atëhershëm Vilson ajo që shpëtoi këtë Shqipëri që kemi sot nga coptimi në favor të fqinjëve kryesisht sllav. Eriksoni ishte ai i pari që hodhi idenë e një Universiteti shqiptar… Mbreti Zog me 4 gusht të vitit 1931 e dekoron me Urdhërin “Kumandar i Urdhërit Skënderbeu”. Ne në Malësi të Madhe e kujotjmë edhe sot ndihmën e dhënë nga Amerikani Carls Krajli në vitin 1911, i cili erdhi pranë kryengritësve antiotoman në zjarrin e luftës për liri e flamur. Shteti shqiptar, veçanërisht nën drejtimin e Mbretit Zog I kishte marrdhënie tëmira me tre presidentët Amerikanë, Calvin Coolidge (viti 1925), Herbert Hoover (1930) dhe Franklin Ruzvelt (1935). Në vitin 1930 ndërtohet në Tiranë e para përfaqësi diplomatike e SH.B.A., ndërsa marrdhëniet ishin vendosur që në vitin 1922 me “ambasadorin” e parë Maksuell Bllejk (shef misioni). Amerika ishte ai shtet që nuk e njohu pushtimin fashist të 7 prillit 1939, ndërsa ishte ndër të parat që njohu autoritetin e nacional – çlirimtares, edhe pse i vinte era komunizëm. Kushtet për njohjen e mëtejshme të qeverisë e shtetit shqiptar kishin qenë Zgjedhjet e lira dhe njohja e traktateve të lidhura në mes Shqipërisë e Amerikës para 7 prillit të vitit 1939. Megjithëse vasalitetin e Enver Hoxhës ndaj botës komuniste lindore, Shqipërinë e ftuan të përfitojë nga Plani Marshall i vitit 1947, por Enver Hoxha i urdhëruar nga Titoja nuk e pranoi këtë ndihmë që e përvetësoi totalisht ish Jugosllavia komuniste. Në vijim të marrëzirave udhëheqja komuniste ndërpret edhe marrdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje pas kësaj duke u bërë megafoni shpifës i “Botës” komuniste ndaj tempullit të Lirisë e Demokracisë. Gjithsesi prishja me Amerikën ishte vetëm e shtetit diktatorial, pasi për shqiptarët Amerika ishte Shpresa dhe Ëndrra që i mbajti gjallë për rreth gjysëm shekulli komunizëm. Kur djepi i komunizmit u hodh në lumin Vollga nga Gorbaçovi me ndihmën e Presidentit të atëhershëm të SH.B.A., babait të presidentit të sotëm Xhorxh Bush, pasardhësi i Enverit, Ramiz Alia me 30 maj të vitit 1990 u takua me kongresmenin amerikan Tom Lantosh dhe ish kongresmenin Joseph Dioguardi, por ky takim ishte vetëm formal për të ardhur tek vizita e takimi uragan (22 qershor 1991) i Sekretarit Amerikan të shtetit Xhejms Bejker me kryetarin e atëhershëm të opozitës dhe sot Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. (Këtu ne nuk po cilësojmë vizita e takime të tjera të personaliteteve amerikane, duke përfshirë edhe ish President Amerikan). Vizita e Xhorxh Bushit e datës 10 qershor (2007) është pa dyshim më e rëndësishmja, pasi vjen në një moment, kur Shqipëria politike është nisur në rrugën e mbarë të integrimit në NATO dhe Bashkimit Europian, si dhe kur fatet e Shqipërisë Etnike janë vënë në tavolinën e zgjedhjes, siç është konkretisht pamvarësia e Kosovës të çliruar kryesisht me ndihmën e Amerikës Madhe dhe aletëve të saj. E ndërsa forcat kriminale të Millosheviçit i largoi nga Kosova ish Presidenti Klinton, hijet millosheviçjane të Koshtunicës e kompani që kërkojnë të pengojnë pamvarësinë e Kosovës është duke i shkatërruar përfundimisht Presidenti i Sotëm Xhorxh Bush, ku një gjë të tillë e rikonfirmoi edhe gjatë vizitës së tij…

Sigurisht për ne shqiptarët kjo vizitë është jo vetëm historike, por mbi të gjitha shpresëdhënëse pasi një fjalë e urtë popullore thotë se kur ke Zotin me Vehte të tjerët (qofshin edhe Shenjter) nuk kan çfarë të bëjnë… Gjithsesi ne shqiptarëve pas kësaj na del për detyrë që të mos ngatërrojmë kurr ma Mikun e vërtetë me atë të rremë.

Ndue Bacaj

 

KALVAR VUAJTJESH

Ashtu si dhe mjaft familje të tjera shqiptare që po përballohet me problemin e gjakmarrjes është edhe familja e Gjergj Ndoc Guri nga fshati Qarret. Në vitin 1992, një kushëri i tij Rrok Pjetër Guri para lokalit të vllezërve Guri në Kolatën e Digës Koman ka vrarë për vetëmbrojtje shtetasin B. G. nga Komani. Gjykata shqiptare e ka nxjerrë të pafajshëm, por largimi i tij në drejtim të paditur ka shtuar hakmarrjen ndaj Gjergjit, e cila vazhdon me kërcënimin e jetës së tij e të familjes. Familja e viktimës e rëndon dy herë në gjak, njëherë si kushëri i tij dhe së dyti ngjarja ka ndodhur në oborrin e lokalit të tij ku në atë moment shërbente në ambientet e lokalit. Ndonëse disa herë misionarët e pajtimit kanë shkuar për t’i pajtuar ato nuk kanë pranuar asnjë falje. Kështu Gjergji detyrohet të lëjë lokalin e biznesin e të largohet në vende të tjera. Kalvari i vuajtjeve nuk ka të sosur, ka patur disa raste tentativ për eleminim fizik të tij, por ka arritur të mbijetojë. Në vitin 1997 është vendosur eksploziv në banesën e tij, por për fatin e mirë kanë shpëtuar. Me gjithë kujdesin e vazhdueshëm gruaja e tij ka ra në kurthën e personave të maskuar duke e dhunuar fizikisht e përdhunuar duke humbur dhe një fëmijë 2 muajsh. Ndërsa Gjergjin e kanë kërcënuar disa herë për të mos denoncuar në polici se do të vrasin gruan e dy fëmijët. Në këto rrethana Gjergji detyrohet të strehohet në vende të ndryshme ku policia e shteti shqiptar nuk mund të sigurojë banesën e familjen. Çdo ditë jeta e tij është e kërcënuar prandaj kthimi i tij në vendlindje do të shkaktojë humbjen e jetës.

Situata në Shqipëri është e rëndë nga fenomeni i hakmarrjes. Janë 1650 familje shqiptare të ngujuara sot. Duket se Shqipëria e ka të largët ditën e integrimitnë strukturat Euro Atlantike.

I.Delaj

 

PRESIDENTËT E SHQIPËRISË

Per rreth 45 vite, Sekretari i Pare (apo i pergjithshem) i Partise Komuniste (me pas i Partise se Punes), ka qene edhe President “de facto” i Shqiperise. Pak kush e kujton se “de jure”, per nje kohe te gjate Haxhi Lleshi ka qene kryetar i Presidiumit te Kuvendit Popullor, ose me pak fjale, President i vendit. Te gjithe kujtojne ose mbajne mend deri ne vitin 1985 Enver Hoxhen, Sekretar i Pare, Komandat i Forcave te Armatosura, Kryetar Shteti e shume funksione te tjera, te cilat ne fakt e kthenin “de facto” ne president pervecse Diktator te njohur boterisht e per shqiptaret, publikisht, vetem pas vitit 1990. Nga ky vit e me pas, mund te thuhet se Shqiperi filloi nje epoke normale te organizimit te shtetit dhe hapat e pare ne kete drejtim, filloi ti hedhe Ramiz Alia, pasardhes i Enver Hoxhes, por me deshiren e madhe te te qenit president. Edhe pse Kushtetuta komuniste nuk e njihte nje pozicion te tille, Alia nuk hezitoi te krijoje edhe nje Keshill Presidencial, te kryesuar nga ai, dhe rrjedhimisht duke marre emertimin “de facto” President i Shqiperise. Po cilet kane qene modelet e presidenteve shqiptare te pas vitit ’90?

Ramiz ALIA: Zgjidhet president i Shqiperise me 30 prill 1991 dhe qendron ne kete post me pak se nje vit. Faktikisht, rregjistrohet ne historine e vendit tone si i pari president, me emertimin qe ruhet edhe sot. Ne aparence eshte zgjedhur nga nje parlament pluralist i dale nga zgjedhjet e 31 marsit 1991, por ne fakt vetem me votat e deputeteve te Partise se Punes. Nuk arriti asnjehere ti jape ngjyre institucionit te presidences shqiptare edhe pse tentoi te krijoje staturen e nje burri shteti ne demokraci.

Sali BERISHA: Eshte zgjedhur president i vendit me 9 prill 1992, menjehere pas fitores se zgjedhjeve te 22 marsit nga Partia Demokratike, kryetar i te ciles ishte. Mund te konsiderohet si presidenti i pare real i Shqiperise, duke qene ne menyre paradoksale nje kryetar shteti me kompetenca dhe tagra shume te medha per nje republike presidenciale si vendi yne. Mund te konsiderohet modeli i nje presidenti shume te forte. Edhe pse “de jure” ka doreheqje nga posti i Kryetarit te PD-se, ai vazhdoi te ishte “de facto” ne kete pozicion, edhe pse u pasua nga Eduart Selami dhe Tritan Shehu. Eshte zgjedhur per here te dyte president i Shqiperise me 3 mars 1997, ndersa vendi i ishte ne mes te nje lufte civile dhe ku thuajse te gjitha institucionet e shtetit nuk funksiononin, me perjashtim te Presidences. Mandati i dyte zgjati dicka me shume se nje vit dhe u nderpre me ardhjen e PS-se ne pushtet. Eshte zgjedhur vetem me votat e PD-se.

Rexhep MEIDANI: Zgjidhet president me 24 korrik 1997. Erdhi ne kete post duke lene ate te Sekretarit te Pergjithshem te PS-se. Ne fakt, dha doreheqje nga te gjitha funksionet, edhe si antar i thjeshte i Partise Socialiste. Ne te gjithe kuptimin e fjales, ka qene nje president i dobet, me kompetenca me shume se honorifike dhe pa nje peshe te madhe ne fatet e vendit. Mund te pranohet se e ka luajtur vertete funksionin e nje kryetari socialist te shtetit. Eshte zgjedhur si kryetar shteti vetem me votat e PS-se dhe nuk eshte rikandiduar.

Alfred MOISIU: Eshte zgjedhur president me 24 korrik 2002. Regjistrohet ne historine e Shqiperise si i pari president konsensual. Ishte “pjelle” e dashurise se shkurter Nano- Berisha, por ne qendrimet e tija ne postin e presidentit, duket se nuk i ka mbajtur shume krahun asnjerit. Ka kthyer mjaft ligje te ardhura nga mazhoranca e majte deri ne 3 korrik 2005, por me shume ka qene pengese ne kete drejtim per mazhorancen e djathte te ardhur ne pushtet pas dates se mesiperme. Gjithsesi, ka qene me aktiv se pararadhesi ne jeten politike shqiptare, por ka toleruar edhe drejtimin e disa dikastereve, per shume muaj, nga zv.ministra, teksa kryeministri Nano nuk kishte numrat e nevojshem ne Kuvend per te emeruar ministra. Mes te tjerave, do te mbahet mend edhe si presidenti qe ka deklaruar publikisht se ka menduar me shume se nje here, te vrase veten. Eshte ne loje si nje nga kandidaturat per president te vendit, por shanset per tu rizgjedhur i ka mese minimale.

Deri tani, keto jane modelet e krijuara nga presidentet e Shqiperise. Tashme kane dale ne treg”, emrat e kandidateve te cilet duhet te zevendesojne Alfred Moisiun. Sipas gjasave, klasa aktuale politike ka percaktuar se presidenti i ri, duhet te jete nga rradhet e politikes. Jane thuajse 24 kandidatura te mundshme, te shpallura apo te veteshpallura, por ne fakt, 4 jane me te lakuarit. Nuk perjashtohet edhe fakti se mund te kemi nje kryetar shteti, krejt te panjohur, sic ndodhi edhe me Alfred Moisiun.

Fatos NANO: Eshte personi me CV-ne me te pasur politike, nder te gjithe emrat e permendur deri tani. Ne pjesen me te madhe te aktivitetit te tij politik, eshte paraqitur si kundershtari me konfliktual i Sali Berishes, me te cilin kane shkembyer akuzat nder me te rendat. Gjate viteve te karrieres, ka provuar mese shumti postin e Kryeministrit dhe Kryetarit te PS-se. Mund te quhet si krijuesi i institucionit te doreheqjes ne politiken shqiptare. Ka dhene doreheqje per tu rikthyer serish ne krye te institucioneve. Shquhet per frymen liberale dhe te decentralizimit gjate qeverisjes se tij. Ne menyre te cuditshme, thuajse prej 2 viteve, paraqitet si nje njeri jokonfliktual, duke kerkuar instalimin e frymes se dialogut dhe te mirekuptimit ne mes kraheve te politikes. Nuk eshte kandidat zyrtar i asnje force politike deri tani, por ne baze te kushtetutes, ka mundesi te mbledhe 20 firma deputetesh per ta kandiduar. Kembengul ne faktin se mund te jete nje kandidature konsensuale per president.

Bamir TOPI: Nje figure e nderuar e Partise Demokratike, por te qenit aktualisht nenkryetar i saj, e kompromenton disi konsensualitetin politik ne zgjedhjen si kryetar shteti. Gjate gjithe karrieres se tij, eshte mesuar te jete nr. 2 dhe kjo mund ta penalizoje edhe ne  te qenit president integral dhe i pavarur nga strukturat e PD-se e vecanerisht nga kryeministri dhe kryetari Berisha. Jo vetem nga opozita, me shume se president, shihet me syrin e nje kryeministri, pasues i kryeministrit aktual. Eshte publikisht kandidat i PD-se, ndersa nuk ka marre mbeshtjetje zyrtare e te hapur nga partite e tjera qe formojne mazhorancen. Nuk e ka problem te mbledhe 20 firmat e nevojshme per tu kandiduar.

Sabri GODO: eshte kandidat i shpallur nga PR-ja, por konsiderohet rezerve. Mosha e thyer, e cila paraqitet si problem per Alfred Moisiun, nuk permendet nga ata qe e propozojne. Ka nje karriere te gjate politike, por ne disa qarqe i eshte permendur se nuk ka arsimin e larte, kusht mesa duket i pashkruar, per presidentin e ardhshem te vendit. Pas largimit nga drejtimi aktiv i republikaneve shqiptare, duke i lene vendin Fatmir Mediut, paraqitet me shume ne pozicionin e analistit politik. Ne historine e re te Shqiperise, njihet edhe si bashkekryetari i Komisionit per Hartimin e Kushtetutes aktuale. Konsiderohet si person me integritet, edhe pse historikisht, ne te gjitha rastet e rrethanat, eshte paraqitur dashamires i te djathtes, edhe ne analizat e ndryshme qe ka bere. Mund te futet ne loje, por vetem nese deshton tryeza e partive per konsensus.

Jozefina TOPALLI: Nuk rezulton deri ne keto momente si emer kandidati per postin e presidentit. Mund te futet ne loje mbase, si nje propozim i minutave te fundit per shume arsye. Ka nje eksperience relativisht te gjate ne politike, ka patur poste te rendesishme gjate karrieres se saj, gezon reputacion shume te mire edhe jashte vendit, eshte grua dhe mbi te gjitha i perket besimit katolik. Ky faktor mund te kete ndikimin e vet, nisur nga fakti se tentohet balancimi i postit te presidentit, duke vene ne krye nje individ te nje besimi tjeter nga ata qe e kane patur gjate viteve te demokracise. Ka nje integritet te jashtezakonshme, staturen e nje lidereje dhe politikaneje te zgjuar. Nese emri i saj futet ne garen per kandidim, do te bashkoje jo vetem votat e te djathtes, por edhe nga rradhet e te majtes.

Lista e kandidateve te mundshem per president, vazhdon edhe me shume te tjere. Megjithate, mendojme se me te mundshmit jane 4 personat e sipercituar, teksa realisht, me shume se asnjehere, politika shqiptare po behet e palexueshme nga qytetaret dhe analistet e ndryshem.

Blerti DELIJA

 

EDUART SUFAJ I KËRCËNUAR DETYROHET TË LARGOHET NGA SHQIPËRIA

Shtetasi Adriatik Islami në pamundësi për të gjetur dorvrasësin e tij Afrim Sufaj ka marrë

vendimin ekstrem për të vrarë e vëllain e dorëvrasësit Eduart Sufaj, edhe pse ai nuk ka kurrfarë faji apo përgjegjësie për çfarë ka ndodhur, dhe për pasojë fatkeqësisht Eduart Sufaj eshtë detyruar të largohet në drejtim të paditur, nga frika se mos e vrasin. Edhe pse jetojmë në vitin 2007 në Shqipëri jeta e njeriut vazhdon të jetë maksimalisht e rrezikuar qoftë edhe kur duhet të mbrojë vehten apo të afërmit e tij nga persona problematik dhe të inkriminuar.

Dëshmi për këtë është ngjarja e ndodhur me datën 01 qershor 2007 në qytetin verior të Shkodrës, dhe pikrisht në lagjen “Partizani”. Incidenti ka ndodhur në mes dy shtetasve, Adriatik Islami dhe Afrim Sufaj, ku kjo ngjarje ka si shkaktare Adriatik Islamin, i cili ka sharë, ofenduar dhe kërcënuar motrën e Afrimit në prani të tij. Por çuditrisht menjëherë pas këtij momenti, pa kaluar asnjë gjysmë ore në mes tyre ka shpërthyer konflikti që ka shkuar deri në incident, pasi janë rrahur në një moment Afrimi e ka goditur shumë rëndë Adriatikun me armën e ftohtë që mbante (thiken).

Sipas dëshmive dhe deklarimeve të pjesëmarrësve në këtë ngjarje shumë të hidhur Afrimi e ka kryer këtë akt të dhunshëm sepse në prani të vëllait i ka propozuar, kërcënuar, sharë dhe ofenduar motrën. Kur dihet se motra e Afrimit nuk e ka dashur kurrë këtë djalë, të cilin vetëm e ka urryer gjithnjë, por Adriatiku gjithmonë i ka folur me fjalë banale kërcënuese. Si pasojë aktualisht Eduart Sufaj, lindur me 18 prill të vitit 1979 me banim në fshatin Hysaj të M. Madhe, Qarku Shkodër, totalisht i pafajshëm në këtë ngjarje është detyruar ta braktisë vendin e tij, dhe të largohet në drejtim të paditur, për arsye sepse është në kërkim të gjaksorit të tij.

Gjithashtu edhe nëna e Eduartit ka bërë thirrje nëpër mediat e Shkodrës që dikush ta ndihmojë djalin e saj aq sa të jetë e mundur, mbasi është momenti më i rrezikshëm për jetën e tij. Ajo thotë se është detyruar të largohet nga shtëpia duke shkuar tek babai i saj në Komunën Velipojë nga frika që ka për të jetuar e vetme në shtëpi, pasi burri i ka vdekur para katër vitesh nga infrakti, duke mos menduar kurrë atë që i ka ndodhur djalit të tij. Gjaksori Adriatik Islami banues në Shkodër mësohet se është dënuar edhe dy herë të tjera si shkak i konsumimit të tepërt të alkoolit, gjër që e kishin çuar edhe në ngatërresa e konflikte të tjera me qytetarë të ndryshëm.

VASEL GILAJ

 

PER ZEF PRELEN NUK KA KTHIM

Plage ,dhimbje,hemorogji qe nuk ka te ndalur.Jane keto fenomenet qe shoqerojne vendin tone tash shtatembdhjete vjet. Tash shtatembdhjete vite pluralizem te brishte qe ka mbushe me plage qe rrjedhin gjak cdo cep te shqiperise.

Jane shtat vjet qe Zef Prelaj eshte detyruar te largohet nga atdheu.

Me shume dhimbje ka lene mbrapa vendin ne te cilin eshte lindur dhe rritur dhe ka formuar personalitetin e tij,ka lene mbrapa vuajtjet dhe sakrificat,shoket ,miqet dhe te afermit ka mbydhe ne harrese te gjithe ato vite jete.

Dhe te mos shohin me sy fushat dhe malet me te cilat ka qene bashkudhetar ne kete vend e ne kete jete. Varret e prinderve dhe te fisit do ti kete mbuluar bari dhe harresa mbasi ska kush u shkon tek kryet.

Shtepite me dyer te mbydhura nuk tymnojne me. S’ka kush u hape dyer dhe dritare. Nje braktisje dhe harrese qe te dhembe deri ne shpirte.

Kurre s’do ta kishte menduar Zefi se nje dite do ti behej i paduerueshem qendrimi ne ate vend per te cilin kishte endrruar nje gjysem shekulli.

Jeta eshte me shtrenjte se sa endrrat. Dhe keshtu me nje pale rroba ne trup, e vetmja pasuri qe muar me vete Zef Prelaj u detyrua forcerisht te lene shtepine dhe vendin, e te ike ne nje bote te re,ne nje vend te ri,ne nje vend te panjohur por qe varte shpresat e shpetimit te jetes se tij dhe families.

Shume vite me pare njerez si Zefi do te linin eshtrat ne kufi nga plumbat e pashpirte te rojeve te kufirit vetem se donin te iknin nga ferri komunist.

Ndersa Zefi ne vitet te mevonshme ,kure vetem se thuhej se ishim te lire,prape vdekja ishte me afer se kemisha qe kishte veshur dhe kjo vdekje i vinte nga shqiptaret e tij qe flisnin te njejten gjuhe dhe kishin lind ne te njejten toke por vetem se mendonin ndryshe nga ai dhe se donin ti privonin lirine tij.

Lirine per te menduar i lire dhe ndryshe.

Zefi e donte lirine,per vete dhe te tjere dhe per kete ai e kishte pesuar ne kurrize te vete nga falangat e errta te nje sistemi te vjeter por qe eshte akoma me i rrezikshem ne ditet tona.Ai eshte i veshur me kemisha te tjera,ai te vret ne erresire e te qan ne drite.

Ai (regjimi i vjeter me kemishe te re)nuk e kurrsen vdekjen per kundershtarin. Mjafton qe ata te vazhdojne te jetojne ne pushtet te gjithmonshem dhe te pakufi deri aty sa tu njihet e drejta per ti marre lirine dhe jeten kundershtarit te mendimit.

Jane shtat vite qe Zefi i mungon vendit dhe shokeve.

I mungon shokeve te idealeve per liri dhe demokraci,u mungon shesheve te mitingjeve dhe protestave per drejtesi dhe barazi njerzore.

U mungon te afermve qe ndoshta s’do ta shohin me,sepse kthimi per te eshte pothuajse i pamundur.

Ai e di mire se ku do te kthehet dhe cfare e pret. E ka provuar disa here dhe nuk mund te beje perseri prova me jeten ne ate moshe.

Me mire large rrezikut dhe te mbaj nje mal me dhimbje e plage ne shpirte se sa te provoj rrezikun e kthimit.

Kjo eshte nje vdekje per se gjalli qe po merr djalerine shqiptare.

GAZETA „SHQIPERIAETNIKE“

 

PADI PENALE PËR ISH-KRYEMINISTRIN NANO

NË pamundësi për të qenë për momentin në republikën e Shqipërisë;

NË mungesë të njohjes se ligjeve përkatëse të republikës se Shqipërisë;

Duke u mbështetur në konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e ratifikuar nga Republika e Shqipërisë;

bëj kallëzim penal kundër z. Fatos Nano, ish kryeministër i republikës se Shqipërisë, për shkelje të konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe për shpërdorim të përgjegjësisë se kryeministrit të republikës se Shqipërisë, për shkak se në mars të vitit 1998 urdhëroi Drejtorin e përgjithshëm të policisë se republikës se Shqipërisë, z. Sokol Bare, që të privoj përdhunshëm nga e drejta elementare  për tu ushqyer (për të ngrënë bukë) rreth 1.400 burra të arratisur nga Republika e Kosovës në republikën e Shqipërisë.

Arsyetim:

NË gjysmën e dytë të marsit 1998, kur forcat policore dhe ushtarake serbe sulmuan krahinën e Dukagjinit në republikën e Kosovës dhe ndërmorën krime të përmasave të mëdha ndaj popullsisë se atjeshme civile, rreth 1.400 burra të Kosovës brenda një nate u arratisen në Rrethin e Tropojë në republikën e Shqipërisë. Të gjithë këta u vendosen në një kullë të zbrazët dhe në livadhet rreth kësaj kulle, ndoshta në Fshatin Vucidol të Rrethit të Tropojë. këta burra të tmerruar, të lodhur nga udhëtimi i gjatë në këmbë dhe të uritur, sapo arritën ilegalisht në atë vend, u rrethuan nga policia e Bajram Currit. Kur rrjeti i logjistikës i UÇK-së u përpoq ti furnizonte me bukë këta të arratisur, të lodhur e të uritur, policia ua ndaloi dhënien e bukës, me shpjegim se ishte dhënë urdhri që me dënim urie të detyroheshin të regjistroheshin si refugjatë lufte dhe të shpërndaheshin nga ai vendstrehim. meqë gjendja ishte alarmante, nga rrjeti i logjistikës se UÇK-së në Tropojë (konkretisht nga Ilir Konushevci / Mërgimi), u informova përmes telefonit satelitor që të shkoj nga Tirana, ku gjendesha për momentin, për të ndërmjetësuar te policia e Bajram Currit që të lejonin tu jepej bukë të arratisurve. Rreth orës 22,00 luta z. Perlat Gojaci (shtetas shqiptar, me banim në tiranë), që të na voziste mua dhe z. Gafurr Elshani (atëherë anëtar i kryesisë se LPK-së, tani avokat në Prishtinë) deri në Bajram Curri. Z. Perlat Gojci na voziti me xhipin e tij (nëpër qafë të Malit) deri në Bajram Curri dhe atje arritëm rreth orës pesë të mëngjesit. Nga Ilir Konushevci dhe të tjerë veprimtarë të rrjetit të logjistikës se UÇK-së u informuam për gjendjen e llahtarshme të të arratisurve. Gjithashtu na informuan për rrethimin e të arratisurve nga policia dhe për bllokimin (konfiskimin) nga policia e dy xhipave (foriostradave) të UÇK-së, të ngarkuar përplot me bukë dhe djathë. kështu rreth 1.400 burrave të arratisur nga Kosova u privuan nga e drejta elementare për tu ushqyer dhe tani po vuani nga uria.

Nga Bajram Curri shkuam të vendstrehimi i rreth 1.400 burrave të arratisur nga Kosova. Atje policia na lejojë të kapërcenim rrethimin policor për tu takuar të arratisurit, me kusht që me vete të mos kishim bukë për t’ ju dhënë të arratisurve, meqë kishin urdhrin për të ndaluar këdo që do përpiqej tu jepte bukë të arratisurve.

Kur iu afruam vendstrehimit të te arratisurve pamë gjendje të llahtarshme. meqë ishte mëngjes i hershëm (rreth orës gjashtë), pamë mbi një mijë veta të shtrirë në livadh, rreth kullës se atyshme, meqë vetëm rreth katërqind veta kishin mundur të strehoheshin brenda në kullë. Bënte ftohtë. TË arratisurit, të shtrirë përtokë nga lodhja, uria e pagjumësia, vetëm se kolliteshin nga ftohja që kishin marrë nga toka dhe nga të ftohtit. për të përballuar udhëtimin e gjatë e të rrezikshëm, ata nuk ishin të veshur trashë. Ajo pamje ishte vërtetë llahtariste…

Prej aty u kthyem në Bajram Curri dhe rreth orës tetë të mëngjesit takuam Shefin e policisë, z. Januz Hyka (me sa mbaj mend). Ia përshkruam gjendjen që pamë dhe e lutem që të lironte dy xhipat e konfiskuar, që t’ua dërgonim të arratisurve të uritur e të plevitosur. Ai refuzoi lutjen tonë, me arsyetim se e kishte urdhëruar Drejtori i përgjithshëm i policisë, z. Sokol Bare, që të mos lejonte furnizimin me bukë, në mënyrë që të arratisurit të detyroheshin nga uria që të regjistroheshin si refugjatë. Nga zyra e shefit të policisë në Bajram Curri, përmes telefonit satelitor që dispononte rrjeti i logjistikës i UÇK-së, u lidha me z. Fatos Klosi, atëherë shef i SHIK-ut. Ia paraqita gjendjen dhe e luta për ndihmë. Ai shfaqi habi dhe keqardhje dhe u lidh me z. Hyka për ta lutur që të lejonte tu shpihej të arratisurve buka e konfiskuar. Por z. Hyka u arsyetua se nuk mund të shkelte urdhrin e eprorit të tij, z. Sokol Bare. TË njëjtën lutje ia bëri disa herë edhe shefi i degës se SHIK-ut në Tropojë, me arsyetim se ai nuk ishte në dijeni të një urdhri të tillë.

sërish shkuam në vendstrehimin e të arratisurve. Luta që të tuboheshin dhe të zgjidhnin tre veta që do të përfaqësonin të arratisurit në komunikim me organet shtetërore të republikës se Shqipërisë. NË atë moment, me gjithë fuqinë e zërit, mbajta një fjalë rasti, për tu dhënë shpresë dhe forcë morale për të përballuar urinë dhe të ftohtit.

Nga mesi i atyre të arratisurve u afrua një burrë trupmadh dhe mu lut që t’ ia mundësoja lidhjen përmes telefonit satelitor me zyrën (ambasadën) e qeverisë se republikës se Kosovës në tiranë. Ai u prezantua me emër e mbiemër (që fatkeqësisht ia paskam harruar), me profesion mësues anglishte, nga Fshati Junik, Kryetar i LDK-së për Junikun. Ia mundësova lidhjen me Shefin e zyrës, z. Ramajli, dhe meqë aparati satelitor kishte parlofon, mundëm të dëgjonin shumë veta bashkëbisedimin e tyre. Personi në fjalë ia paraqiti gjendjen e llahtarshëm z. Ramajli dhe e luti për ndihmë. Ai u përgjigj tepër brutalisht, se nuk ishte kompetent për t’ i ndihmuar…

U zgjodhën tre veta që t’ i përfaqësonin ata të arratisur. Policia lejoj që t’i merrnim me vete në Bajram Curri, për të lutur z. Hyka që të lejonte të arratisurit e uritur të ushqeheshin me bukë.

gjithë dita na kaloi duke lutur z. Hyka dhe duke komunikuar me Tiranën, por kot. NË mbrëmje, rreth orës 19.00, një polic trupmadh, për të cilin gjonin se ishte komandant, duke ndjerë keqardhje për gjendjen e krijuar, më ndau anash dhe më sugjeroi që të merrja z. Hyka dhe të niseshim me te për në tiranë, me mendim se do provonte të dërgonte natën xipat me bukë të arratisurve, tashme skajshmërisht të uritur e të plevitosur. Ishte mbrëmja e ditës se tretë të urisë se përdhunshme.

E luta z. Hyka të udhëtonim për në Tiranë që të shihnim mundësitë nëse do hiqej bllokada e urisë. U arsyetua se nuk kishte me se të udhëtonte. Iu luta që të gjente ndonjërin në Bajram Curri, që kishte xhip dhe që pranonte të na voziste me pagesë për Tiranë. Gjeti njërin që kishte xhip të mirë, me gjasë me emrin Fatmir Arifi.  Ai kërkoi, me sa mbaj mend, 300 USD. U nisem, por z. Hyka nuk harroi t’ i merrte me vete çelësat e xhipave të UÇK-së, të ngarkuar me bukë e djathë dhe të bllokuar në oborr të ndërtesës së policisë. Kjo e hidhëroi komandantin e policë, që kishte ndërmend të shpinte bukën natën, kur do udhëtonim z. Hyka dhe unë. për këtë nisje me telefon satelitor informova z. Fatos Klosi dhe e luta të na priste nga mesnata, bashkë me z. Sokol Bare dhe mundësisht të kontaktonte edhe Kryeministrin Nano për hallin e shkuarjes tonë.

NË Tiranë arritëm pas orës 12.00 të mesnatës. Z. Klosi na priti në zyrën e tij në selinë qendrore të SHIK-ut në Tiranë. Informoi edhe z. Sokol Bare, i cili pas pak erdhi. Z. Hyka paraqiti gjendjen e rënduar të rreth 1.400 të arratisurve nga Kosova. Z. Klosi dhe z. Bare ishin përpjekur të kontaktonin Kryeministrin Nëno, por nuk po ua hapte celularin (siç informuan ata). Biseduam rreth një orë dhe z. Bare arsyetohej se nuk guxonte të shkelte vendimin e eprorit të tij, Kryeministrit Nëno. Edhe z. Klosi e luste z. Bare, me shpjegim se ai nuk ishte i informuar për një vendim të tillë. gjatë bisedave u rrit tensioni dhe z. Bare më bëri me dije se do më arrestonte që aty. Z. Klosi u fjalos, duke i thënë se miku nuk mund të arrestohej në zyrë të tij, pasi do delte besëprerë…

Nga zyra e z. Kosi, z. Hyka unë dhe shoferi, u nisëm për Bajram Curri. Pronari dhe shoferi i xhipit, kur mësoi hallin dhe gjendjen, nuk pranoi të merrte dollarë as për karburant, me shpjegim se edhe ai do jepte kontribut patriotik për luftën çlirimtare të Kosovës. Po udhëtonim të mërzitur e të mllefosur, meqë nuk kishim mundur të zgjidhnim asgjë.

Rreth orës 10.00 të ditës se katërt të urisë, z. Hyka urdhëroi policinë të mblidheshin në oborr të ndërtesës se policisë në Bajram Curri. Ai urdhëroi policët të forconin rrethimin e të arratisurve, me shpjegim se ashtu e kishte urdhëruar z. Bare. Me atë rast mora fjalën unë dhe ju drejtova rreth 100 policëve të pranishëm, duke u thirr me patetikë e romantizëm në traditën bujare të malësorëve të malësisë se Gjakovës (Tropojës) dhe policët reaguan me dorëzim të shërbimit policor (dezertuan). Pas rreth dy orëve, me gjasë i informuar për gjendjen e krijuar, z. Bare dërgoi me helikopter njësitin policor “brisku” (siç e quanin atëherë një polici speciale). NË zyrën e z. Hyka hyri komandanti i atij njësiti dhe pas prezantimit pyeti shefin Hyka se ku mund të gjendej z. Ibrahim Kelmendi. U paraqita, meqë gjendesha në zyrë. Ma komunikoi vendimin për arrestim. Ia ktheva gjithë emocione, se po të ishte shqiptar nuk do më arrestonte. Ai ma ktheu se ishte shqiptar Labërie dhe krenar. Kur u informua se për çfarë behej fjalë, urdhëroi z. Hyka të ia jepte çelësat e xhipava të bllokuar dhe e shpuri bukën tek të arratisurit e uritur për vdekje, duke thyer urdhrin që kishte dhënë Kryeministri Nëno, përmes Drejtor Sokol Bare…

Gjykoi se me këtë rast z. Nëno, nëse vërtetë e ka urdhëruar z. Bare, ka shkel konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe ligjet përkatëse, pasi edhe robi i luftës dhe krimineli i arrestuar, nuk mund të dënohen me uri, gjegjësisht nuk mund të privohet nga e drejta për t’ u ushqyer.

 (Dëshmitarë: Rreth 1.400 të arratisurit e atëhershëm nga Kosova, z. Fatos Klosi / Shef i SHIK-ut në Tiranë, Shefi i degës se SHIK-ut në Tropojë, të gjithë policët e atëhershëm të degës se policisë në Bajram Curri, Qerim Kelmendi, Fanol Bardhi dhe dhjetëra të tjerë të sektorit të logjistikës se UÇK-së në Tropojë, z. Sokol Bare / drejtor i përgjithshëm dhe z. Ilir Cano, zv.drejtor i policisë se republikës se Shqipërisë, pronari dhe shoferi i xhipit, z. Fatmir Arifi, që na voziti nga Bajram Curri në Tiranë dhe anasjelltas, z. Perlat Gojaci, e të tjerë.).

NË fillim të gushtit 1998 Kryesia e LPK-së (Bedri Islami / Kryetar, Bardhyl Mahmuti / nënkryetar, Ali Ahmeti / anëtar, Jashar Salihu / anëtar, Agush Buja / anëtar dhe unë, Ibrahim Kelmendi, anëtar) u prit nga Presidenti Rexhep Mejdani. (…) Pasditen e të njëjtës ditë kishim të caktuar pritje edhe nga Kryeministri Nëno. Mua në mesditë m’ u desh të fluturoj për në Cyrih të Zvicrës. Kryesia kishte marrë vendim të shkarkonte z. Xhavit Haliti / Zekën, të cilin e kishte emëruar me herët se përfaqësues të LPK-së dhe të UÇK-së në republikën e Shqipërisë, dhe në vend të tij kishte emëruar Ramiz Lladrovcin dhe Halil Selimin. për këtë vendim Kryesia kishte ndërmend të njoftonte Kryeministrin Nëno. meqë nuk munda të merrja pjesë në takim, Kryetari Bedri Islami dhe anëtarë të tjerë të kryesisë se LPK-së më informuan, se z. Nëno nuk e kishte pranuar shkarkimin e Xhavit Halitit dhe se kishte shfaqur kërcënimin, se po provuam të shkarkonim Xhavit Halitin, do merrte vendim që të bllokonte gjithë sektorin e logjistikës se UÇK-së në Shqipëri. këtë kërcënim kushtetues të z. Nëno dhe mosdëgjimin e Xhavit Halitit për të respektuar vendimin e kryesisë i pata kuptuar si lidhje “miqësore” e dy profiterve kryesorë të luftës (z. Nanon dhe z. Haliti). Ky qëndrim mund të kualifikohet si shpërdorim i detyrës nga z. Nëno, për përfitime financiare të tij dhe të Xhavit Halitit, meqë ky i fundit “menaxhonte” pjesën më të madhe të financave të UÇK-së…

(Dëshmitarë: anëtarët e kryesisë se LPK-së se atëhershme.)

Lus kryesinë e Kuvendit të republikës se Shqipërisë të formoj komision hetimor, për të shqyrtuar përse janë bllokuar hetimet lidhur me atentatin ndaj Ilir Konushevcit-Mërgimi (më 09.05.1998), në rrugën Fushe- Arrëz -Bajram Curri, i cili ishte përgjegjës i logjistikës së UÇK-së në republikën e Shqipërisë. Është përfolur se Prokuroria ka mbyllur dosjen me urdhër nga “lart”…

Si shtetas shqiptar po i jap vetës të drejtë të denoncoi z. Nëno edhe për dezertim nga detyra e Kryeministrit dhe për arratisje të panevojshme nga Republika e Shqipërisë me 14 shator 1998…

(Dëshmitarë të gjithë ata që dinë e duan të dëshmojnë dhe ata janë me mijëra.)

Po si shqiptar po i jap vetes të drejtë të denoncoj Kryeministrin Nëno për martesë me një të dyshuar për spiune të një shërbimi të huaj, me dëshirë që të kontribuoj tani, që kjo zonjë e dyshuar për spiune, të mos ketë mundësi të behet “Zonje e pare” e republikës se Shqipërisë, meqë z. Nëno po pretendon të na bëhet president…

 (Dëshmitarë: Z. Fatos Klosi dhe të tjerë të punësuar atëherë në SHIK dhe që duhet ti dinë provat përkatëse për bashkëshorten e z. Nëno.).

Lus prokurorinë e përgjithshme dhe institucionet Kompetente të hetuesisë dhe të drejtësisë të republikës se Shqipërisë që të marrin në shqyrtim këtë kallëzimit penal dhe denoncim kundër z. Fatos Nëno. Shpreh gatishmëri të vi në Tiranë, nëse organet kompetente parashohin se jam i nevojshëm për të bërë personalisht kallëzim penal e denoncim kundër z. Fatos Nëno.

Me respekt,

IBRAHIM KELMENDI

ibrahim_kelmendi@yahoo.de

(Tel.: 00377 44 151959)

MË 22 qershor 2007

 

PAULIN RADOVANI, FYTYRA NJEREZORE E BISNESIT SHQIPTAR

Kemi folur shume here per kete person, i cili mund ta themi se i ka kaluar kufinjte gjeografike te Veriut por edhe te Shqiperise. Ka energji te pashtershme, ide dhe realizime ne cdo cep te Qarkut te Shkodres, Shqiperise por edhe me gjere. Eshte nje nga bisnesmenet me me pervoje, por njekohesisht edhe krejt ndryshe nga koleget e tij. Sigurisht, mendon per krijimin e kushteve optimale per aktivitetin e tij, per fitimin nga biznesi i tij i paster, por edhe per punonjësit. Madje, nuk perton edhe te angazhohet direkt, nga instancat vendore deri ne qeveri edhe per probleme qe i demtojne interesat e punonjësve te tij.

Paulin Radovani, nje figure publike me nje angazhim te larte qytetar, vazhdon te persose profilin e tij te nje biznesmeni njerëzor, te veçante ne kategorine qe perfaqeson. Shume nga koleget e tij, por edhe shume te tjere te rreshtuar politikisht, kane mbetur te habitur teksa Radovani publikisht, ka kërkuar qe taksa e sheshte 10%, te mos preke pagat nen nivelin 15.000 leke. Arsyetimi i tij eshte shume i thjeshte, por edhe shume bindes. Paga 15.000 leke, eshte caktuar tashme si niveli minimal i rrogave ne qarkun e Shkodres. Eshte njesoj si pensioni apo edhe ndihma sociale. Nuk ka asnjë logjike te tatohet ne masen 10%. Realisht, Radovani nuk ka pse te shqetësohet, ashtu sic nuk e kane vrare shume mendjen koleget e tij: ato para duhet ti paguajne vete punetoret, pa patur asnjë humbje ai si biznes. Por prandaj ai eshte ndryshe nga te tjeret. Forca e tij qendron tek lidhja me punonjësit. Ne logjiken e tij, tek pagat 15.000 lekeshe, Radovani nuk harron edhe sigurimet shoqerore, nje pjese te te cilave duhet ti paguaje serish punëtori. Pra, cdo muaj, vetem ne keto dy raste, punëtori duhet te heqe nga paga minimale mbi 3.000 leke, qe dikujt nuk i duken shume, por ndikojne direkt edhe ne rendimentin e punes. Me te drejte para mediave te shkruara dhe audiovizive, biznesmeni ka kujtuar se me demtimin financiar te punonjësve te tij, demtohet edhe aktiviteti i tij. Punonjesit nuk do te kene rendiment, do te punojne pa cilesine e duhur, shkurt do te punojne pa qejf, sic thuhet ne Shkoder. E theme edhe me siper, eshte nje arsyetim i thjeshte, por qe nuk i hiqet as edhe nje presje!

Pak kush e di se Paulin Radovani ka patur nje ndikim shume te madh edhe ne qeverine shqiptare, per përcaktimin e nivelit minimal te pagave ne rajone te ndryshme te Shqiperise. Fale imazhit, besimit qe ka krijuar, por edhe ndershmerise ne menaxhimin e biznesit te tij, fjale Radovanit ka vertete peshe edhe ne ministrine  e Financave, te Ekonomise edhe tek vete kryeministri Berisha. Pagat minimale marramendëse qe u propozuan fillimisht, deri ne nivelin 25.000 apo 30.000 lekeve, perfshi edhe sigurimet shoqerore, nuk do te demtonin me shume biznesin, se sa familjet shkodrane e shqiptare. Shume biznese do te shkurtonin personel, ndoshta te tjera do te largoheshin fare nga Shqiperia. Serish Radovani ka zgjedhur logjiken e thjeshte dhe faktet konkrete. Me dokumenta ne dore, jo me dopjo-bordero sic bejne shume bisnesmene aktualisht, ai ka bindur se rroga minimale ne Shkoder duhet te jete 15.000 leke, aq sa eshte realisht, sic edhe ne Tirane- 17.000 leke e keshtu me rradhe!

Kontributet qytetare dhe profesionale te Paulin Radovanit jane te shumta dhe ai cdo here propozon ide te reja. Edhe ne takimin e fundit te Unionit per Zhvillimin e Veriut, ku eshte zgjedhur edhe president, Radovani hodhi idene e krijimit te nje fondi per stimulimin e artit, kultures, shkences, mediave, Shkodres e Veriut ne pergjithesi, vlerave te vërteta njerezore. Ai u beri thirrje te gjithe kolegeve te tij, qe te kontribuojne per realizimin e kësaj nisme, e cila do te krijoje nje imazh te ri dhe te nevojshem. Ne prani te konsullit te Italise ne Shkoder, Stefano Marguccio, te drejtorit te BIA-s Alessandro Limata, te bisnesmeneve italaliane por edhe styre shqiptare, Radovani i ftoi te gjithe ti bashkohen idese se tij per taksen e sheshte 10% vetem per pagat mbi 15.000 leke. Kjo eshte pergjegjesi qytetare, eshte mirënjohje edhe respekt per punetoret shkodrane dhe familjet e tyre, por edhe nje thirrje e mesazh per nje shtet me fytyre me sociale dhe ne sherbim te shtetasve te tij.

Bisnesmeni Radovani, arriti te unifikoje edhe qëndrimet e dy sindikateve kryesore ne vend. BSPSH dhe KSSH, permes kryetareve respektive Tukaj dhe Smajli, mbeshteten idene e tij per mostatimin 10% te pagave nen nivelin 15.000 leke. Drejtepersedrejti, eshte nje mbështetje qe i vjen idese se Radovanit nga te gjithe punonjësit e Shkodres dhe Qarkut tone, te cilet 100% aderojne ne keto dy sindikata kryesore. Kjo eshte jo vetem nje arritje, por edhe nje siguri per te vijuar ne kete drejtim, te ofrimit te kushteve sa me optimale te punes dhe te jetes per punonjësit shkodrane.

E kemi thene edhe me heret dhe publikisht nga faqet e “Shqiperise Etnike”, Paulin Radovani i ka kaluar kufinjte e Qarkut me shtrirjen e biznesit te tij. Prej vitesh eshte koha, kur aftesite e këtij bisnesmeni- qytetar, duhet te vihen edhe ne sherbim te drejtperdrejte te komunitetit, duke i besuar menaxhimin e pushtetit vendor. Por ai nuk ka qene dhe nuk mund te jete pjese e kulimave, skemave te ndryshme te percudnuara per interesa te ngushta meskine. Asnjehere, askush nuk ka mundur ti mbylle gojen, ta beje te heshte, te gjunjëzohet. Per here e me shume, ne Keshillin Bashkiak por edhe ne tryeza dhe pozicione te tjera, ai ka folur, ka ngritur zerin me dinjitet, pasi i tille eshte Paulin Radovani. Per kete e vleresojne dhe e mbështesin jo vetem punetoret e tij, sindikatat dhe opinioni i gjere publik.

SOKOL PEPUSHAJ

 

JO VETËM… SEMAFOR!

“Sot nuk mund të jesh njeri i mirë. Nuk mundesh dot t’i rezistosh këtij realiteti arrogant deri në palcë, e veshur me poshtërsi dhe simbol i së keqes. Sillet e sillet rreth teje duke qëndruar vigjilente për të kapur momentin e duhur që të të sulet gjithë egërsi. As nuk ia vlen që të marrësh mundimin të bëhesh një njeri i mirë. Sikur… sikur bota të ishte pak më ndryshe, ose… të ishte ndryshe ose… më mirë të themi të vërtetën, kjo botë e ndryrë të ishte krejtësisht ndryshe. Sikur të mundesha do t’ia shqyeja botës ato lecka të shqyera të mbuluara nga dhumi q e kishte mbuluar. Sa do të më pëlqente kjo botë lakuriq dhe sa do të kënaqesha qoftë edhe për një çast ashtu të zhveshur dhe ta godisja pa pushim, me kamxhik. Çfarë lehtësimi do të ishte sikur ta nxirrja përjashta gjithë mllefin dhe mërinë që kam përbrenda. Sa fantastike do të ishte, ja po e imagjinoj vetveten me një kamxhik të stërmadh në dorë duke goditur me të gjitha forcat e mia këtë botë të stërlashtë. Por kjo nuk do të jetë e mundur kurrë. Thjeshtë më është caktuar një detyrë shumë e ndryshme sesa të jem xhelat i botës. Fundja gjithësecili nga ne duhet të luajë rolin që i takon e më pas të ik, ndoshta duke mallkuar fatin e tij edhe në çastet kur mbyll sytë. Ashtu do ta mallkoj fatin tim. Më ka marrë malli të qesh. Të qesh prej vërteti dhe jo të bëj atë “zgërdhimje” karakteristike që më duhet ta kem si vulë përpara të tjerëve. Aha, të tjerët, i urrej kaq shumë. Më vjen ndot kur ndjej një frymë njeriu. Urrej çdo kontakt me njerëzit. Urrej mënyrën se si flasin, qeshin, shkojnë, veprojnë, lendojnë. Urrej intrigat, pashpirtësitë, hipokrizitë. Çdo buzëqeshje e tyre simbolizon dhembje për mua. Çdo jetë është një shpat që pret e dhemb e unë nuk kam fuqi as të vetmbrohem e mbi të gjitha çdo prekje e tyre, çdo kontakt me ta është një mallkim i fortë ndaj fatit për praninë time. Sikur të zhdukesha dikund. Jam e sigurt se çdo vend tjetër kudo që të ndodhej do të ishte shumë më i mirë, do të kishte më shumë jetë njeriu… e unë do të isha tjetër. Por e di që kurrë këmba ime nuk do të shkelë një vend tjetër, ky është ferri im që më duhet të kaloj pjesën tjetër të kohës së pakuptimtë që më ka mbetur. Më vjen keq që nuk e njoha kurrë as aromën e parajsës. Mbrëmë pashë një ëndërr. As vetë nuk e kam të qartë për domethënien e saj, por më ka bërë të mendoj. Ëndërrova një sfond të zymtë ngjyrë gri dhe unë ndihesha sikur ajri do të më merrte frymën. Më dukej sikur po mbytesha. Doja të arratisesha, përpëlitesha me atë pak fuqi që më kishte mbetur që të ikja asaj zymtësie, por nuk mundesha. Dukej gjithçka e mbyllur dhe dukej sikur koha kishte ndaluar – vetëm dhimbja vraponte drejt meje. E për çudi nuk arrija do të qaja. Edhe pse e ndjeja të domosdoshme që të qaja nuk arrita dot të nxirrja asnjë pikë loti. Për çudi edhe lotët më ishin mbaruar. Në përpjekje për të nxjerrë një pikë loti, diku në hapësirën e ngurtë të asaj zymtësie, papritur m’u shfaq një dritë jeshile. E kisha fare pranë. Ndoshta dy hapa… ndoshta edhe tre, nuk arrita dot t’i numëroja hapat. Ajo dritë sikur më tërhiqte drejt vetes si magnet. Më ftonte jo ta ndiqja, por ta kapja. Dukej sikur vetëm të zgjatja dorën e prekja me gishtat e mi. Harrova për një moment atë nevojën e zjarrtë për në kërkim të lotëve dhe u përqëndrova tek ajo dritë jeshile. Teksa e vështroja m’u kujtua që ngjyra e jeshile donte të thoshte “Shpresë”. Pra më në fund një dritë shprese edhe për mua. Për mua që shpresës i kisha harruar edhe emrin. Ç’pret – i thashë vetes – vrapo ta kapësh, moj e çmendur. Kape mundësinë e vetme të jetës tënde. U nisa për tek ajo, por…. Sa bëra hapin e parë dhe zgjata dorën ta kapja, duheshin edhe ndoshta jo më shumë se tre centimetra që ta arrija. Edhe një hap më shumë… por… nuk munda të hidhja hapin e dytë. Nuk arrija të lëvizja sepse… sepse një zinxhir gjigand kishte lidhur këmbët e mia. Edhe në ëndërr isha e lidhur. Sa ironike, edhe tre centimetra ta arrija, të pakten ta prekja shpresën time dhe nuk mundesha dot. Atëherë teksa përpiqesha edhe një herë duke u munduar të lirohesha nga ata zinxhirë një zë i frikshëm qeshte e tallej me mua, e ndërkohë, “Shpresa ime” largohej larg e më larg dersa zymtësia e përpiu. Tani mendoj se të gjithë njerëzit në ëndërr janë të lirë, ndërsa unë jo. Ah unë nuk jam njeri, prandaj…. Jam thjeshtë një send, një dru i kalbur. Por nganjëherë, për çudinë time, më vjen mirë që nuk jam njeri, sepse unë i urrej njerëzit në çdo qelizë. Prandaj më mirë të jem një copë dru se sa një krijesë si njeriu. Them nuk jam më, sepse dikur isha njeri. Jam e sigurt që po. Dikur isha e lirë në ëndërr, jetoja me shpresën se nesër do të jetë më mirë se sot. Arrija të jetoja, të buzëqeshja, të ndaja sensin e kohës… madje arrija edhe të doja njerëzit, arrija të doja ato që sot më duken qeniet më të neveritshme. Madje dikur arrija të imagjinoja edhe gjëra të bukura. Dikur, imagjinoja veten veshur me të bardha. Dikur imagjinoja një shtëpizë të bukur me dy-tre të vegjël që sillen e sillen nëpër shtëpi. Ende i kam në veshët e mi pasthirrmat e tyre të gëzueshme sa tek njëri cep tek tjetri nëpër shtëpi duke bërë punët e shtëpisë. Imagjinoja sikur dera do të trokiste lehtë, dhe unë do ta ndjeja se do të ishte “ai”. Po kthehej nga puna, si çdo natë. Duhej të ishte i lodhur, dhe hidhja sytë nga darka e ngrohtë që e priste. E ndërkohë fëmijët rropateshin kush të arrinte më përpara që t’i hapte derën dhe…

Të gjitha këto dikur bënin pjesë në ëndrrat e mia. Tani nuk kam më ëndrra, as nuk do të kem më kurrë. Nuk ka për të ekzistuar kurrë as “ai” e as “fëmijët”. Tani nuk ekzistoj as “unë”.

Hapi sytë dhe pa rreth vetes. Sa shumë kishte qëndruar ashtu, me sy mbyllur, duke menduar gjithë ato gjëra. Hodhi vështrimin nga dritarja. Ishte errur dhe ajo duhej të shpejtonte që të bëhej gati. E priste një natë tmerrësisht e lodhshme. “Ata” do të vinin pas pak dhe po nuk e gjetën në punë e dinte se çfarë e priste. U vesh me të shpejtë dhe për një çast vështroi veten para pasqyrës. Nuk ndjeu asgjë. Thjesht çdo ditë që kalonte e njihte vetveten më pak…

EMIRANDA LUKAJ

 

ZEF BUSHATI: PDK NUK MUND TE DREJTOHET NGA GRUPI I DEPUTETEVE

– Kandidatura me e goditur per president me eshte dukur Jozefina Topalli.

– Kam patur fatin te jem ambasador i dy papeve; Papa Gjon Palit si dhe Papa Benediktit XVI, e rralle kjo per nje Ambasador prane Selise se Shenjte ne Vatikan.

Interviste dhene gazetarit Blerti DELIJA

Pas aktivitetit disa vjecar diplomatik ne Seline e Shenjte, cilat jane impenjimet aktuale te Z. Zef Bushati?

Pergjigje: E kam perfunduar mandatin kater vjecar te Ambasadorit me 15 Shtator 2006 pra mbas 4 vite e gjysem.Ish Ministri i Jashtem Mustafaj kur u ktheva ne Shqiperi me priti ne nje takim dhe me tha se nuk e kishte ai kompetencen per te vendosur ne lidhje me detyren e re  qe do te me ngarkohej.“ Per ju zoti Bushati – me theksoi Mustafaj – vendos direkt kryeministri Berisha ! ” Qe nga ajo dite kane kaluar  9 muaj dhe une jam duke pritur detyren qe do te me ngarkoje Kryeministri

Berisha.

Natyrisht qe kam edhe impenjime te tjera ku me i rendesishmi eshte ai ne fushen e politikes.

Menjehere, sapo jeni kthyer ne atdhe, i jeni afruar Partise Demokristiane, ku mund te konsideroheni lideri historik i saj. Cilat kane qene arritjet dhe te metat pas nje kohe te gjate mungese ne rradhet e saj?

Pergjigje: E zgjodha vete detyren e Sekretarit te Mardhenieve me Jashte ne bashkebisedim me z.Ndoka. Shume demokristiane me kerkuan  qe une  te  rikthehem  ne postin e Kryetarit,disa te tjere me kerkuan qe te merrja detyren e Sekretarit te Pergjithshem,etj. Po une gjykova qe PDK-se pavaresisht nga arritjet dhe te metat nuk i vlejne konfliktet e brendeshme mbasi jo rralle here ato e kane lodhur dhe demtuar partine.E rendesishme eshte te japesh kontributin tend. Pastaj gjykova qe edhe Nard Ndoka duhet te provohet ne detyren e kryetarit ashtu sic u provova une apo Nikolle Lesi.Kur z.Ndoka ishte deputet i PD-se une i pata kerkuar qe te vinte me PDK.Ai atehere e hodhi hapin e pare duke ardhur ne grupin parlamentar “E Djathta e Qendres” ku une isha kryetar.Keshtu qe ne njefare menyre bashkpunimi yne eshte i kahershem. E gjykoj pozitiv faktin qe PDK ka nje grup parlamentar me 8 deputete,por nga ana tjeter nuk me vjen mire qe ne Statutin e PDK se eshte hequr neni i cili ndalonte te antaresoheshin ne PDK ish antaret e PPSH dhe ish bashkpuntoret e sigurimit te shtetit. Kjo ka qene e vecanta jone antikomuniste e per kete shkak ne u deklaruam si  forca e bardhe e politikes shqiptare qe nuk mbartnim asnje mekat nga e kaluara komuniste madje dhe nga e sotmja. Tani nga te bardhe jemi bere portokalli. Zoti per hajer.

Si rradhe here, Partia Demokristiane duket e fuqishme: me 8 deputete, nje minister, disa zevendesministra dhe drejtore drejtorishe, prefekte etj. A mendoni se eshte rritur faktori demokristian ne Shqiperi, apo numrat e krijuar “me zgjuarsi” e kane kthyer ne faktor qeverisjeje?

Pergjigje: Per here te pare e kam deklaruar ne Shkoder ne nje takim te organizuar nga kryetari i PKD avokat Fran Dashi,qe situata e krijuar ne PDK eshte  nje dhurate e zotit dhe jo si rezultat i punes dhe i votave te elektoratit demokristian.Pati edhe deputet qe u bashkuan me PDK jo per  ideale por per interesa. Ne teori kjo eshte e pranueshme mbasi nje parti politike eshte grupim  interesash i nje grupi njerezish qe kane ideale te perbashketa te cilat shprehen ne programin e partise si dhe rregulla te vendosura ne statutin e saj.E keqja qendron ne faktin se disa prej ketyre deputeteve sic thashe nuk u bashkuan rreth programit e ne perputhje me statutin,madje ndonje prej tyre deklaron qe nuk eshte as antar i PDK-se,por thjeshte eshte bashkuar per interesa personale Dy deputete synonin qe te beheshin ministra bujqesie,ndonje tjeter minister transporti,me pas kerkonin qe te ishin ata propozuesit e emrit te prefektit apo te drejtoreve duke bere presion se nuk do te votonin e nuk do ti bindeshin grupit parlamentar etj.Keshtu si rezultat i presioneve qe ju bene kryetarit te PDK se z. Ndoka, u emrua nje prefekt ne Elbasan qe nuk ka qene asnjehere demokristian,e po keshtu nje numer drejtoresh ne qytete te ndryshme pa qene kurre ne PDK. Pa dashur ti bej avokatin z.Ndoka e them me bindje se ai eshte ne pozicionin me te veshtire. Probleme ne detyren e ministrit,probleme ne drejtim te PDK-se te cilave u shtohen perdite presionet qe i vine nga deputete te vecante apo edhe nga drejtues dege per te emruar njerezit e tyre ne detyra. Funksionimi i strukturave si kryesia apo keshilli kombetar ndoshta mund ta zbuste kete presion duke shperndare pergjegjesine dhe duke rritur kerkesen e llogarise ne PDK.

Pra qe te rikthehem: zoti na e dha kete dhurate por individe te vecante nuk lejuan qe te menaxhohet per interesat e PDK –se por per ato personale.Ketu vecoj deputet Tom Doshi,Jak Ndoka,etj.te cilet e kane treguar me qendrimet e tyre se ne PDK i kane sjelle idealet e aspak interesat.

Te kthehem edhe nje here tek pyetja: tete deputete  sollem nje rritje 1%, ministri po emron sa te mundet drejtore demokristian dhe jo demokristian, dy zevendes ministrat, prefekti dhe drejtoret po bejne punen e shtetit e nuk e di se cfare ndikimi do te sjellin ne PDK apo ne elektoratin demokristian. Faktorin demokristian do ta ndihmonin nese ata do te dine te punojne me te. E sa per faktor ne qeverisje mendoj se e kane te veshtire per ta arritur. Megjithate nje dite ata duhet te japin llogari para partise ne forumet e saj ne kryesi apo keshill kombetar apo qofte edhe ne kongres mbasi ato poste i kane marre ne emer te PDK dhe elektoratit te saj.

Ne zgjedhjet e 18 shkurtit per pushtetin vendor, PDK arriti nje rezultat te mire elektoral, pa qene ne qeveri dhe pushtetin lokal realisht. Pra, vetem permes “frymes” demokristiane nese mund te shprehemi keshtu. Per ju, kane me interes numrat ne parlament e ne qeveri apo kjo “fryme” demokristiane?

Pergjigje: Rezultati i 18 Shkurtit ishte vertete pozitiv por jo ai qe pritej. Rezultati i zgjedhjeve lokale 2007 e renditi PDK ne vendin e gjashte me 4.44%. Ne krahasim me rezultatin e zgjedhjeve te fundit parlamentare te vitit 2005 ku ne PDK  ishte vetem nje deputet, z.N.Lesi dhe ku u fitua  3.34%,  rritja erdhi  vetem me 1%, pra sic shihet qarte tete deputete i sollen PDK-se nje rritje prej 1% ose 0,1%  secili. Po ta krahasosh  me zgjedhjet lokale 2000 ku PDK shenoi rezultatin e mire duke fituar 2,34%  ka vend per diskutime. Duhet te kuptojme nje gje mjaft te rendesishme dhe thelbesore. PDK u themelua ne vitin 1991. Deri ne vitin 2002 pati nje rritje e cila vijoi deri ne 2006 e natyrisht po rritet cdo dite. Partia Demokristiane ka marre pjese ne koalicion me PD me postin e zvministrit te transporteve Nikolin Kurti,u rendit e shtata ne dhjete partite kryesore ne vend dhe mori pjese ne kabinetin qeveritar ne qeverine e stabilitetit me postin e ministrit te kultures Engjell Ndocaj,ne vitin 97 u be parti parlamentare me dy deputet,PDK kishte fituar 147 keshilltare dhe dy komuna duke u renditur forca e dyte,apo e trete ne 26 bashki,etj.etj.Besoj se ju kujtohet qe ne kemi marre rreth 8000 vota ne Shkoder kur kryetar i deges ishte Fran Dashi,ne bastionin e PDK-se. PDK u be antare i Internacionales Demokristiane,etj. Pra PDK hyri ne zgjedhjet e 2007 –tes jo nga pika zero sic deklaroi dikush por si nje parti me nje histori dhe me plot arritje e rezultate. Pozitiv ishte edhe fakti qe PDK u perfaqesua me antare ne te gjitha nivelet e komisioneve.Kjo solli dyfishim te numrit te keshilltareve dhe te komunave ne krahasim me zgjedhjet e fundit lokale. Se sa demokristian jane keta kryetare komunash ate do ta tregoje koha. Disa i njoh dhe me bindje them qe do ta mbyllin karieren ne PDK si Ndue Lelcaj ne komunen Kelmend apo Rrok Lini ne komunen Dajc,Lezhe,ndersa ato emrat e kryetareve qe na i propozoi PD si veshtire qe do te duken ndonjehere ne zyrat e PDK-se.Pra me pak fjale e rendesishme eshte fryma demokristiane sic e quani ju ajo sjell vazhdimisht “numra” ne parlament e qeveri,perndryshe nese nuk egziston kjo fryme numrat nje dite do te perfundojne me perfundimin e mandatit dhe nuk do te egzistojne me.

Sic jeni ne dijeni, tashme PDK mund te perfitoje nga nje pjese e “tortes” se pushtetit. Jane realizuar nje seri emrimesh ne qender dhe ne baze. Cili eshte opinioni juaj, a mendoni se gjithcka eshte e goditur dhe ne linje me parimet demokristiane?

Pergjigje: Kete ceshtje e trajtova edhe me siper.Emrimet kane qene te dy modeleve.Emrime te ardhur nga rradhet e PDK dhe emrime te bera nen presion e te propozuara  nga deputete te vecante. Zoti e befte mire se elektorati shikon dhe eshte ai neser qe do te na votoje ose jo.

 

Ne menyre te cuditshme, ne krye te PDK-se, duke filluar nga kryetari por edhe deputetet, nuk bejne pjese ne garden “e vjeter” demokristiane. A kemi te bejme me nje menjanim te tyre, apo terheqje vetjake pas kushteve te krijuara?

Pergjigje : Nuk e gjykoj me vend menyren e funksionimit te PDK. Kete mendim e kam shprehur edhe ne mbledhjen e kryesise.Partia Demokristiane nuk mund te drejtohet nga “grupi i deputeteve”. Asnje parti ne bote nuk e ka kete menyre drejtimi dhe funksionimi.Partine e drejtojne organet e zgjedhura ne perputhje me statutin.Kryetari e perfaqeson,kryesia, keshilli kombetar dhe kongresi jane organet drejtuese. Deputetet erdhen ne kete parti e cila ka 16 vjet qe funksionon.Ata duhet te beheshin pjese e partise dhe e organeve te saj dhe cdo vendim marrje duhej te diskutohej e te vendosej ne organet e partise. Por meqenese u ndertua arsyetimi qe “pushteti” na vjen prej grupit te deputeteve u deklarua se kete pushtet  deputetet  do ta ndajne mes tyre. Keshtu sa here qe kishte per tu propozuar emri i ndonje drejtuesi mblidhej “grupi i deputeteve” Askush nuk guxoi te protestoje kunder ketij vendimi se grupi i deputeteve pastaj nuk i ofronte post drejtori. Keshtu disa servile qe ndejten afer deputeteve perfituan ndonje karrige drejtori.Kjo beri qe nje pjese e madhe e antareve apo drejtuesve te PDK te mbeten te pakenaqur dhe ftohen lidhjet me drejtuesit e partise.Por deri kur mund te shkoje keshtu kjo situate ne PDK ? Nuk mendoj se do te zgjase per shume kohe.Edhe pse ka kater muaj qe kryesia nuk mblidhet qe nga dita e perfundimit te zgjedhjeve,edhe pse nuk u be asnje analize per rezultatet nje dite do te mblidhen organet drejtuese,keshilli kombetar,do te zhvillohen konferencat e degeve do te behet kongresi i partise dhe gjithshka do normalizohet e do funksionoje konform statutit.

Vitet e fundit, jane verejtur disa rokada ne drejtimin e larte te PDK-se. Ju i late partine z. Nikolle Lesi, ndersa ky i fundit ia la z. Ndoka. A ka qene gjithcka demokratike dhe ne respektim te statutit dhe te ligjeve te funksionimit te partive politike? Ne emer te kujt jane bere keto levizje, te cilat nuk kane kaluar asnjehere pa reagimin e antaresise?

Pergjigje: Shprehja e juaj “Ju i late partine z. Nikolle Lesi” nuk eshte e vertete. Une nuk i kam lene partine z.Lesi.Per hir te se vertetes,kam dashur apo nuk kam dashur une,z.Lesi erdhi ne PDK duke u antaresuar ne degen e Lezhes.Me tej ish kryetari i saj Gjon Gjoka dha doreheqje dhe e coi degen ne konferencen e jashtezakonshme.Konferenca zgjodhi per kryetar te deges Lezhe Nikolle Lesin i cili simbas statutit automatikisht u be dhe antar i Keshillit Kombetar. Keshilli kombetar ne mbledhjen e rradhes kerkoi largim nga detyra te sekretarit te pergjithshem dhe te nenkryetarit dhe zgjodhi per nenkryetar Sokol Frrokun e per Sekretar te Pergjithshem Nikoll Lesin.Gjate ketyre diteve kur po ndodhnin ndryshime ne kupolen e PDK-se nuk mund te le pa permendur edhe nje ngjarje qe veshtire se do te shlyhet nga kujtesa ime.Me 2 Dhjetor 2001 ndodhesha ne Shengjin per nje dreke me Kujtim Gjuzin aso kohe Sekretar Organizativ i PDK, me ish kryetarin e deges Lezhe Gjon Gjoka si dhe me dy drejtuesit lokale te deges se PD-se per Lezhen. Dy kriminele hyne ne restorant pa maska, me fytyre te zbuluar, qe sa hyne ne deren e lokalit nxorren pistoletat, ecen dhjete dymbedhjete metra me pistoleta ne duar dhe sa arriten tek tavolina ku qendronim ne drejtuan pistoletat ne drejtimin tone. Mbushen pistoletat dhe na kercenuan mua dhe z.Gjuzi.Me pas njeri me vendosi pistoleten ne gjoks qe te mos levizja dhe tjetri iu versul ish sekretarit organizativ Gjuzi duke e goditur me qytat e pistoletes dhe duke i shkaktuar plage te renda ne koke. Mbasi kercenuan te gjithe te pranishmit u larguan me shpejtesi nga lokali me nje fuoristrade mitsubishi te bardhe dhe dy vetura.Kjo ngjarje e cila padiskutim lidhej me PDK ende ndodhet e denoncuar ne prokurori e nje dite do zbardhen autoret.Nejse.Mbas dekretit te Presidentit te Republikes per emrimin tim si Ambasador ne Vatikan une dhashe doreheqje me shkrim nga partia per aq kohe sa do te punoja ne sherbimin dipllomatik dhe ne perputhje me statutin ngarkova nenkryetarin z. Sokol Frroku  ta drejtonte PDK deri ne kongres. Si rrodhen ngjarjet me vone i dine me mire se une Sokol Frroku e Nikolle Lesi. Kur u ktheva ne atdhe kryetar te PDK gjeta z.Nard Ndoka.

Shkodra, eshte konsideruar nga ju, si bastioni i Partise Demokristiane. A mendoni se ka marre ate qe ka merituar gjate qeverisjeve te djathta, aq me teper se tashme ne pushtet eshte edhe PDK?

Pergjigje: Jo vetem bastioni por vendi ku u projektua dhe u themelua PDK. Eshte i pashlyer e i paharruar kontributi i Nikolin Pavacit, Ndrek Bazhdarit, Karlo Cefes, Gjergj Livadhit, Skender Fushes, Xhorxh Kacarrozit, Dr.Kol Nukut, Xhulio Zefit, Ndreke Ndocit, Fran Dashit, Kanto Zagorianit, kryetarit tone te pare te komunes Velipoje Mark Matusha, Liliana Rrogullimes,ish nenkryetarit te palodhur Rrok Kurti, penes se Mark Bregut e plot e plot te tjereve demokristiane qe i rujt e i bekofte zoti mbasi i sollen PDK-se ne Shkoder 8000 vota duke e renditur forcen e trete politike.Po cfare moren demokristianet ne shkoder pervecse kenaqesise shpirterore.Asnjehere nuk moren ate qe merituan. Mua me vjen mire qe sot demokristianet shkodrane perfaqesohen ne qeveri me Zvministrin e Jashtem Anton Gurakuqi,ne parlament me deputetin Tom Doshi me te cilet duhet ti forcojne lidhjet dhe bashkpunimin per te pergatitur degen ne zgjedhjet e ardhshme.Shume shpejt do te vi ne Shkoder te takohem me miqte e mi demokristiane me te cilet kam punuar se bashku per ti dhene jete dhe emer PDK-se, atehere kur nuk kishte celulare,televizione,gazeta,makina,por kishte nje ideal te paster,te bardhe e te palekundur demokristian.

Me ardhjen ne krye te PDK-se, z. Ndoka percolli mesazhin e bashkimit te te gjitha fraksioneve demokriatiane, te grupimeve te ndryshme prane ose jashte saj. A eshte arritur ky qellim? Nese jo, cfare e pengon ?

Pergjigje: Ky ka qene nje preokupim i vazhdueshem i yni.Gjate kohes kur PDK drejtohej prej meje u krijua PBDK- nga Emanuel Dungu,me pas PSK-nga Fran Bruka me vone kur isha ambasador me informuan se u krijua dhe  PKD- e drejtuar nga avokat Fran Dashi.Kjo tregon se dicka nuk fonksionon sic duhet.Demokracia brenda rradheve te partise,respektimi me rigorozitet i programit dhe i statutit te partise,vlersimi mbi bazen e kontributeve,e plot elemente te tjere.Nese ne nuk e konsiderojme partine si shtepine tone dhe vehten si banor te kesaj shtepie,por e konsiderojme si pronen e nje individi apo te nje grupi njerezish bejme gjithmone gabim.Partia nuk drejtohet ne formen e monarkise.Mbreti eshte ai qe ndan dhurata.Partia eshte nje demokraci e gjere kontributesh dhe te zgjedhurit ne drejtim te partise vine si rezultat i zgjedhjes nga antaresia e kesaj partie.Ato cdo dite duhet te raportojne perpara antaresise per cdo veprim qe do te kryejne,qofte ky politik apo financiar.Sot PDK financohet nga shteti me mbi 150 milione leke ne vit.Edhe per shpenzimet e tyre kerkohet transparence dhe raportim ne forumet drejtuese te partise madje dhe marrje vendimi per destinacionin e shpenzimeve mbasi keto jane leket e partise.Keto qe permenda jane probleme qe dihen dhe diskutohen.Por me mire se sa te diskutohen klubeve eshte te diskutohen ne forumet e partise.Po keshtu duhet te diskutohet me transparence e brenda forumeve edhe cdo propozim per emrim.

Difekti nuk duhet kerkuar vetem ne qender por edhe ne dege.A bejne mbledhje organet drejtuese te deges? A mblidhet kryesia apo keshilli drejtues i deges ? A diskutohen kandidaturat,po aksionet politike,po aktivitetet, po antaret e rinj,po forumi rinor dhe ai i gruas, po analiza e zgjedhjeve, po pergatitja per zgjedhjet e reja,po kryetari i deges,etj.etj.? Apo mendja e drejtuesve lokale eshte se kush do marre postin e drejtorit ? Po 8000 votues psh.nuk mund te behen 8000 drejtore.

Keshtu qe duke mos gjetur pergjigje per gjithe keto ceshtje e duke u krijuar pakenaqesi krijohet nje parti e re.Me tej behet shume i  veshtire bashkimi. Kryetaret e ketyre partive marrin nje pasaporte sherbimi apo te drejta te tjera dhe nuk duan ti humbasin ato duke u bashkuar me partine meme.

Nje pjese e antaresise demokristiane ne shume rrethe te vendit, ndjehet perhere e me pak e perfaqesuar nga te zgjedhurit apo te emruarit e PDK-se. A mendoni se pushteti po perdoret nga nje grusht i vogel njerezish, per interesa te ngushta?

Pergjigje : E kam sqaruar me lart qe disa deputete po perdorin voten  ne parlament per interesat e tyre. Por keto jane te perkohshem ne PDK deri sa tu mbaroje mandati.Me vone nuk do kene me asnje lidhje me kete parti. Jane edhe nje grusht njerezish te tjere qe i jane afruar PDK-se keto muajt e fundit vetem per perfitime,edhe keto jane te perkohshem e do te largohen.Ne PDK do te qendrojne idealistet, ata jane baza e partise.

Deri tani, brenda PDK-se keni nje rol thuajse honorifik, megjithe kontributin e dhene. A do te kenaqeni me kaq, apo do te kerkoni nje pozicion me dinjitoz? Pse jo, edhe pretendime per nje institucion kushtetues?

Pergjigje: Gjate mandatit tim si Ambasador ne Vatikan kam punuar shume. Punova qe mardheniet midis RSH-se dhe Shtetit te Vatikanit te nisin  rrugen institucionale.Veprimi i pare institucional nisi me  Ratifikimin e Ligjit nr.8902 “ Marreveshtjes ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Selise se Shenjte per Rregullimin e Mardhenieve te ndersjellta” me 23 Maj 2002,shpallur me dekretin nr.3371 date 14.06.2002 si dhe me tej me Ligjin “ Per Procedurat e Njohjes se Zotesise Juridike te Personit Juridik Kishtar te Kishes Katolike ” te propozuar nga Keshilli i Ministrave me vendimin nr.41 date 20.01.2005 miratuar me 31 Mars 2005 nga Kuvendi i Shqiperise.Presidenti Moisiu e vizitoi Vatikanin gjate mandatit tin 5 here,po ashtu 3 here Berisha dy here ne opozite dhe nje here si kryeminister si dhe shume punera te tjera voluminoze disa prej te cilave me eshte dashur qe ti kryej gjate ketyre muajve te fundit edhe vullnetarisht.Kam udhetuar shpesh per ne Rome.Kam patur fatin te jem ambasador i dy papeve; Papa Gjon Palit si dhe Papa Benediktit XVI, e rralle kjo per nje ambasador prane Selise se Shenjte ne Vatikan. Mendoj se ne shtator do ti futem me seriozisht puneve ne Shqiperi.

Po diskutohet gjeresisht per zgjedhjen e presidentit te ri te vendit. PDK nuk ka nje emer te percaktuar qarte. A eshte e drejte nje gje e tille, mbase edhe e pare ne kendveshtrimin e kryeministrave dhe presidenteve qe nga viti 1912 e deri me sot, ku te gjithe jane te besimit islam dhe ortodoks?

Pergjigje: Po.Mendoj se pyetja eshte e drejte.PDK duhet te kishte ndertuar nje strategji te sakte per Presidentin e Republikes dhe nuk duhej te bente deklarata konfuze e spontane.Nje here u deklarua qe PDK do te mbeshtese kandidaturen e Moisiut,pastaj kandidaturen e Topit,behet edhe takimi Nano – Lesi nga ku u deklarua se nuk perjashtohet edhe kandidatura e Nanos e ne fund deklarata surprize e Ndokes per kandidaturen e Spiro Pecit.Une e kam diskutuar me Ndoken dhe Lesin dhe kam shprehur mendimin tim qe edhe PDK duhet te kete nje kandidature alternative.Nuk jam nisur e ndikuar aspak nga fakti qe PR paraqiti si kandidature Godon,PBL paraqiti Lacon etj. Por duke gjykuar ne rradhe te pare per interesat tona kombetare kandidatura me e goditur per President te Shqiperise me eshte dukur Jozefina Topalli.Kete mendim ja kam shprehur edhe zoterinjve qe citova me lart duke i kerkuar qe edhe te bejne nje lob ne parlament pro zonjes Topalli.Po sic edhe del nga intervista “grupi i deputeteve te PDK” nuk ulet me kryesine per te diskutuar e keshtu vendimet dhe veprimet me shume jane individuale qe shprehin interesat e grupeve dhe qarqeve te caktuara jashte PDK por jo ato te PDK.

Aktualisht, PDK ka 8 deputete. Nese do te kete zgjedhje te parakohshme, a do te konfirmohet ky numer, ku pjesa derrmuese jane “plangprishes” nga parti te tjera, edhe te majta?

Pergjigje: PDK ka shume pune perpara.Pozitiv eshte fakti se egziston nje baze mjaft e mire ku mund te mbeshtetesh dhe kjo baze nuk jane “miqte” e “shoket” te cilet te duan per interesa e shpejt te lene ne balte por  idealistet e vertete, ata qe votojne per PDK ne cdo kohe edhe kur ajo eshte ne opozite.Keta quhen e jane demokristiane.Ata te cilet besojne ne vlerat e demokracise kristiane.Ata te cilet besojne se Partia Demokristiane frymezohet nga trashegimia shumevjeçare e mendimit humanist,nga pervoja historike europiane e ne veçanti nga Doktrina Kristiane. Filozofia Kristiane me shume se çdo filozofi tjeter diti t’i rezistoje ndryshimeve sociale,ekonomike e politike duke fituar nje adoptim te admirueshem progresiv dhe gjithmone duke dhene zgjidhje e rezultate pozitive.E bazuar ne moralin e besimit, lirise, humanizmit,  tolerancen, konsensusit, respektit etj,ajo shndrrohet jo vetem ne jeten sociale por edhe ne ate politike si nje rregullator i ndersjellte e universal ne menyre te tille qe etika personale harmonizon interesat e individeve ne nje shoqeri kapitaliste.Partia jone dhe ato qe besojne ne keto vlera do ta pasurojne akoma me shume te ardhmen e popullit tone sepse keto vlera jane te lidhura fort gjate historise ne ndergjegjen e shqiptareve dhe te popujve europiane.Ne duam t’i vendosim keto vlera te medha ne sherbim te individit te lire te ekonomise te tregut dhe demokracise pluraliste. Te mbrosh individin dhe jeten e tij perben nje detyrim si natyral, si moral, ashtu edhe shpirteror.Ne zemer te programit tone ndodhet mbrojtja dhe zhvillimi i lirise, Paqes, Prones dhe Mireqenies se Njeriut,Familjes,Komunes,Rrethit, Prefektures, Shqiperise dhe Europes.

 

ÇELET SHKOLLA SHQIPTARE E POLITIKES

TIRANE Para pak ditësh, në kuadër të aktiviteteve të larmishme që u zhvilluan në Tiranë me rastin Javës Evropiane u bë edhe lancimi i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike të financuar nga Këshilli i Evropës në ambjentet e Kuvendit të Shqipërisë.

Në prani të përfaqësuesve të Trupit Diplomatik, Ambasadorit të Prezencës së OSBE-së, Pavel Hacek, deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë, të Drejtorit të Zyrës së Informacionit të Këshillit të Evropës në Tiranë, Olsi Dekovi si dhe të seleksionuarve të brezit të parë kësaj shkolle, fjalën e hapjes e mbajti Ambasadori i Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Helmuth Lohan.

Në vijim kanë përshëndetur Kreu i Delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksandër Biberaj, Koordinatori i Përgjithshëm i Shkollës së Studimeve Politikës pranë Këshillit të Evropës në Strasburg, François Friederich si dhe Këshilltarja Speciale e Këshillit të Evropës në Shqipëri, Delphine Freymann.

Lançimi i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike u mbyll me një koktej për nder të të ftuarve.

PREZANTIMI

Ndërkohë, një ditë pas ceremonisë së mësipërme ka startuar edhe Kursi i Parë i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike në sallën “Teuta” të Hotel “Tirana International” me temë “Politikat Demokratike”.

Grupin prej 28 personash të seleksionuar nga e gjithë Shqipëria ndërmjet afro 200 kandidaturave e kanë përshëndetur Olsi Dekovi, Drejtor i Zyrës së Informacionit të Këshillit të Evropës në Tiranë i cili ftoi të merrnin fjalën zotërinjtë François Friederich, Koordinator i Përgjithshëm i Shkollës së Studimeve Politikës pranë Këshillit të Evropës dhe Hans de Jonge.

Në fjalën e tij, De Jonge, si një ndër ish-funksionarët veteranë të Këshillit të Evropës me një stazh pune prej afro 4 dekadash u foli të pranishëmve shkurtimisht për historikun e këtij organizmi të rëndësishëm ndërkombëtar si dhe për misionin e tij duke e cilësuar atë si “organizata më e vjetër në botë e cila vijon të jetë akoma aktive.”.

Ndërsa në vijim, duke u ndalur në rajonin e Ballkanit, Hans de Jonge u shpreh:

“Aktualisht Këshilli i Evropës ka të antarësuar gjithsej 46 vende por meqenëse edhe Mali i Zi do të anëtarësohet së shpejti, le të themi që tani se ka 47 vende.”

Nga ana e tij, Koordinatori i Përgjithshëm i Shkollës së Studimeve Politikës pranë Këshillit të Evropës, Françoise Friedrich, informoi shkurtimisht të pranishmit për axhendën e Shkollës së Verës të kësaj shkolle e cila do të zhvillohet së shpejti në Strasburg.

Në vijim, 28 personat e seleksionuar të brezit të parë të kësaj shkolle ndoqën për 3 ditë me radhë leksione dhe patën rastin të pyesnin dhe të bashkëbisedonin me profesorët dhe lektorët më të njohur të shkencave politike të Shqipërisë si Dr. Përparim Kabo, Dr. Ermal Hasimja, MA. Bernard Zeneli, Prof. Gjergj Sinani, Prof. Llambro Fico, Piro Misha etj.Vlen të nënvizohet se Shkolla Shqiptare e Studimeve të Politikës është shkollë e një niveli elitar.Pikërisht në përputhje me këtë synim, organizatorët e saj kanë seleksionuar kandidatë që kanë arritur rezultate të larta në karrierën e tyre të deritanishme.

PAK HISTORI

Shkolla e parë e Studimeve Politike e mbështetur nga Këshilli i Evropës u krijua në Moskë në vitin 1992 për të trainuar brezin e ardhshëm të udhëheqësve politikë, ekonomikë, socialë dhe kulturorë.Kjo shkollë përmban një seri seminaresh, leksionesh dhe konferencash vjetore mbi tema të tilla si integrimi evropian, demokracia, të drejtat e njeriut, shteti ligjor dhe globalizmi.Programi vjetor përfshin aktivitete kombëtare të cilat përmbyllen me një sesion në selinë e Këshillit të Evropës në Strasburg.

Gjuhët e huaja zyrtare në të cilat intervistohen të gjithë aplikantët e kësaj shkolle janë pikërisht ato të Këshillit të Evropës; anglishtja dhe frëngjishtja.

Deri tani janë ngritur shkolla të tilla në Rusi, Gjeorgji, Bullgari, Moldavi, Kosovë/UNMIK, FYROM, Serbi, Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci, Rumani, Armeni, Ukrainë, Azerbaixhan dhe së fundi në Shqipëri.

Ndërkohë, vetë fakti që Mali i Zi konsiderohet “de facto” qysh tani si shteti i 47-të anëtar i Këshillit të Evropës, vetëm një vit pas fitores së Referendumit të Pavarësisë, mund të thuhet me plot gojë se është kandidati potencial i radhës për çeljen edhe aty të kësaj shkolle.

Në brezin e parë të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike janë seleksionuar 4 persona nga qyteti i Shkodrës ndër të cilët njëri është prej kohësh rezident në Tiranë.

ARBEN  LAGRETA

 

SHQIPËRIA NË MES PARTISË NË QEVERI DHE PARTISË SHTET

Që në shtator të vitit 2005, kur Partia Demokratike dhe Aleatët e saj formuan Qeverinë si rezultat i votimeve të 3 korrikut, Shqipëria ende vazhdon të kenë probleme të disakordancës së theksuar në mes ekzekutivit (Qeverisë) dhe shtetit, apo më saktë Institucioneve kryesore të shtetit, si Presidenti, Këshilli i lartë i Drejtësisë, Prokuroria, Gjykatat e institucione të tjera që janë mandatuar para tre korrikut të vitit 2005. Në të gjithë Botën me demokraci të konsoliduar edhe nëse ka ndonjë disakordancë të vogël kjo ndodh për arësye të pamvarësisë së vërtet të institucioneve shtetërore që janë garant i kushtetutës dhe demokracisë, por në një vend si Shqipëria, e cila ende është nën duhmen e mentaliteteve të Partisë – shtet, mentalitete të cilat shpesh janë mbartur jo vetëm nga trashigimtarët e partisë – shtet (Partisë komuniste – Partisë Punës dhe trashigmtares së tyre Partisë Socialiste), por edhe nga parti të reja me orientim antikomunist, vazhdon të sjellë mungesë të theksuar të qeverisjes së këtij vendi. Madje kjo disakordancë në mes Qeverisë dhe Shtetit ka bërë që të mos luftohen sa duhet trafiqet, korrupsioni e deri krimi i organizuar, që po bashkon rishtas ato fije që ishin këputur në fillim të qeverisjes demokratike. Shqiptarët çdo ditë dëgjojnë se Qeveria dhe gjymtyrët e saj denoncojnë ish zyrtarë të cilët kanë abuzuar apo përvetsuar shuma marramendëse Eurosh, dollarësh apo lekësh shqiptare, si dhe mësojnë se arrestohen trafikantë, mafiozë dhe kriminelë (me mantel apo jo politik), dhe për çudi pa vonuar këta elementë të rrezikshëm për shoqërinë, ose nuk hetohen fare ose lirohen dhe në raste të rralla marrin denime qesharake. Përkundër kësaj në mes Qeverisë dhe Shtetit (institucioneve që thamë më lart) ka vetëm deklarata dhe kundërdeklarata të fajsisë për njëri – tjetrin. Mjerisht pushteti i katërt, Mediat ( E shkruara dhe vizive) që duhet të ishin të pa-anshme në misionin e tyre të Shenjtë të informimit publik në shërbim të atdheut e demokracisë, jo vetëm nuk janë shumica të tilla, por në të shumtën e rasteve janë bërë zëdhënëse të krimeve, kriminelëve dhe asaj pjese të opozitës së majtë që i ka mbetur ora para vitit 1992, ndonse sot kanë veshur një kostum alla Europian. Këto Media të blera (apo të lindura) nga Mafia kombëtare e ndërkombëtare me prapavijë politike thuajse totalisht të majtë (Natyrisht shqiptarët e kuptojnë se nuk janë të gjitha Mediat të tilla, dhe kanë filluar t’i dallojnë mirë), sot punojnë me parimin “Qenore”, se QENI LEH ATY KU HANE, dhe kjo lehje u kushton mjaft shtrenjtë shqiptarëve, dhe politikës konfliktuale që mbjell e ndjellë pushteti i katërt apo më saktë harxheti i politikës sollake (Sollake ka jo vetëm kuptimin e majtë, por edhe të mbrapshtë). Vlen të thuhet se siç është qeveria me antarë të PD-së dhe Aleatëve të saj (ligjore), Institucionet e shtetit janë të mbushura me antarë (të fshehtë) apo përkrahës të hapët të Partisë Socialiste dhe partive të tjera të majta, të cilët shpesh nuk ngurojnë të japin vendime në favore të interesave politike e jo ligjore. Për të vertetuar këto mjafton të analizohen emrat e kryetarëve të Gjykatave (por edhe e gjygjtarëve), Kryeprokurorit, Prokurorëve, antarëve të këshillit të lartë të drejtësisë, Institucioneve të tjera të Shtetit e deri të atyre të Presidencës, të cilët janë nga Vatha e vjetër apo e re Komunisto – socialiste, shpesh herë edhe të akuzuar si pjesë e agjenturës së ish sigurimit të shtetit komunist, mafies, trafikantëve dhe organizatave kriminale të njohura kombëtarisht e ndërkombëtarisht.

Gjithsesi kjo ndarje në mes Qeverisë Demokratike dhe Institucioneve të Shtetit, apo më saktë vetë Shtetit ju kushton shumë shtrenjtë Shqiptarëve e Shqipërisë në rrugën e nisur për në Europën e Bashkuar. Ky realitet i hidhur tashma nuk mund të fshihet, pasi është e qartë për të gjithë ATA që kanë sy për të parë, veshë për të dëgjuar dhe mendje për të gjykuar, se Shqipëris dhe Shqiptarët NË KËTO MOMENTE NDODHEN NË MES NJË PARTIE DHE ALEATËVE NË QEVERI, të mandatur nga populli që me 3 korrik 2005, dhe PARTISË (SOCIALISTE) SHTET TË PA MANDATUAR, POR QË MBAN PENG ME FORCË SHTETIN, QË NATYRISHT Partia Demokratike dhe Aleatët duhet ta lirojnë Pengun nga pengmarrësit, me çfarëdo çmimi, pasi liria dhe demokracia e meritojnë…

Ndue Bacaj

 

SHKODRA NË ZGJEDHJET VENDORE A BËRI ZGJEDHJEN E DUHUR PËR 4 VITET E ARDHSHME?

Zgjedhjet e 18 shkurtit ai dhanë Bashkisë Shkodër drejtues të afirmuar për t’u përballur me sfidat që koha e kërkon e me këtë due të them pa mohua punen e parardhsve, por vetëm për ta çuar edhe më përpara e me një dinamikë të re. E mendoj se në punët më prioritare që kërkojn ndryshim për një mirëqeverisje në truallin e bashkisë ku nënkuptojmë rrugët, sheshet e gjelbërimin, ndriçimin deri te pastërtia si dhe menaxhimin e mirë të ujit e dritave. Udhëheqja e Re, drejtuesit kryesorë, këshilltarët e partive të djathta e të majta duhet të bashkëpunojnë për tëmirën e Qytetit të tyre mbasi janë banorë të tij. Duke parë me kënaqësi ndryshimin si në ndërtimin e Rrugëve e trotuarëve të ri, ndërtimin e mirëmbajtjen e lulishteve e rritjen e kapaciteteve në sherbim të qytetarëve, drejtuesit e ri me prioritet duhet të ndërhyjnë sa më parë në trafik ku më duket se është Thembra e Akilit. E për këtë mendoj se ndarja me vija të bardha si dhe caktimi më në harmoni i vendqendrimit të mjeteve të vendosura në anët e rrugëve e ku ka sheshe do të disiplinonin lëvizjet që kanë mbetur në vetërregullim e pse jo edhe duke u garantuar Qytetarëve këtë shërbim të munguar e për të hedh në arkën e Bashkisë disa mijëra lekë mbasi pagesa 1000 lekshe vjetore është tepër simbolike. Rregullimi apo kthimi në stacione, sidomos i mjeteve Furgon duhet rishikuar duke i dhanë zgjidhje sidomos 5 akseve hyrje  – dalje në truallin e Bashkisë, duke filluar me Aksin Qendror që është Ura e Maxharit që është edhe rrugë ndërkombëtare e për të dalë te ura e Bahçallekut që kalon drejt Tiranës. Në Stacionin e Furgonëve që udhëtojnë mesatarisht në mbi 2500 – 3000 qytetarë drejt Kryeqytetit e që për farë të keqe është diku afër Pazarit të Vjetër e afër Gjymrykut të dikurshëm e që në fakt janë zona mundësi dhe ka vende në mos në Qendër afër saj kjo edhe për të balancuar distancat qytetarve mbasi për të udhëtuar drejt Tiranës duhet të paraqitesh në krye të pazarit e kuptohet se vendqëndrimi i ri duhet bërë kundër një pagese. Po kështu edhe në Rus Maxhar linja e Furgonëve që mbulon Malësinë e Madhe është zënë me motokarro, makina stacionere si Auto dyqane e mjete të shërbimeve tjera e udhëtarët që drejtohen për në Malësi të Madhe apo Mal të Zi janë të detyruar të ngasin nëpër rrugica apo mbas pallateve për të zbuluar se ku janë furgonët që bëjnë këto rrugë apo linjë por edhe më keq se mjaft prej tyre paguajnë haraç e kjo vetëm për mungesë stacioni që në fakt e kanë pasë në të djathtë të rrugës nga kryqëzimi deri te Rruga e Dobraçit tash me të xanë me mjetet që thamë më lart ndoshta me bekimin e Bashkisë ose me nënvleftësim që Bashkia i bën padrejtësisht linjës Malësi e Madhe, tashmë e ndarë nga Shkodra por gjithsesi mbetet N/Prefekturë e saj e Shkodra ka detyrim t’i rregullojë këto mjete duke i kthyer në vende qëndrimin e mëparshëm tashma të mohuar e në se Bashkia tregohet bujare e nuk cakton vende qëndrime me vija të verdha si bashkitë si motra mbetet pa çfrytëzua trollin e vet që në fakt është mundësia për të hedhë gjatë gjithë ditës e deri natën vonë disa para deri tani të munguara në arkën e saj. Mirëpo për të rregulluar këto sherbime duhen marrë disa masa tjera edhe këto të mundshme siç janë sistemimi i kazanëve të mbeturinave afër trotuarëve edhe ma mirë ndërtimi i xhepave për vendosjen e tyre në trotuar duke i larguar nga Bulevardi e rrugët kryesore të Qytetit si dhe zmontimin e Rompave që përdoren si skela e mbasi mund të bëhen portative për të kaluar mjetet e furnizimit të dyqaneve apo shërbimeve tjera sidomos me rrugët e ngushta të qytetit e ku kalimi i mjeteve bëhet në dy sense. Problem mbetet edhe Autobuzi Urban në qoftë se udhëton me këto mjete je i detyruar të sillesh nëpër rrotull të Yjenages mbasi nga ish Fermentimi duhet të kthehesh e të dalësh te kryqëzimi i Rusmaxharit atëherë të kthehesh për Bahçallek edhe me këto mjete vonesë e stërmundim edhe këtu Bashkia duhet të vëjë dorë duke e studiuar si dhe hapur duke krijuar mundësinë që këta mjete të shërbimit të domososhëm urban të paktën njanin Sens të kalojn në qendër të qytetit sidomos nga sheshi Parrucë e për të dalë  përkatësisht nga Prefektura Bashkia e Koloseu në kryqëzimin e Universitetit apo siç thuhet te dugajt e reja e në vijim mendojmë se ky ndryshim destinacionit rrit dukshëm fluksin e udhëtarëve duke lënë në prioritet edhe lëvizjen në unazën e qytetit që shpresojmë të përfundojë sa më parë. Vendosja e vijave të kalimit këmbësorëve duhet bërë sa më parë të paktën në kryqëzimet kryesore të qytetit si dhe vënia në punë e semaforëve, vendosja e tabelave dhe e shenjave drejtuese tashmë të munguara duhet të jetë prioritet sidomos i Zyrës Transportit pranë Bashkisë. E mbasi kemi hyrë në sezonin turistik për mjetet autobus, furgon e tjera a e keni menduar sistemimin e tyre që deri para dy a tre vjetëve ka funksionuar mirë mbasi nisja e tyre lehej para teatrit përballë me 5 Heronjtë e edhe para turizmit e në ditët tona duhet bërë natyrisht me një kontrapagesë e tani edhe ato ruajnë mungesën e venqendrimeve që thashë më lart mbasi shpërqëndrimi i të gjithë stacioneve ndodhi në vitin 2001 kur Bashkinë e drejtonte Kryebashkiaku Rusi i cili ishte i detyruar ta bënte një spostim të stacioneve sepse trotuaret e gjysa e rrugëve e më shumë ishin bllokuar nga tregtarët e mallrave të rrugës e ku me mjaft vështirësi arriti të sistemojë deri nga gjysma e vitit 2002 të cilët i vendosi në disa pika tregtare në pjesë të ndryshme të qytetit aty ku edhe sot vazhdojnë të punojnë mirë në dyqanet e tyre me qera ose të blera e mandatin 3-vjeçar i kaluar megjithë ankesat e shoferëve të lartpërmendur të këtyre stacioneve të sforcuara me kërkesa e ankesa e deri në greva atyre ???? nuk u ndigjue zëri i tyre megjithëse të liçensuar e tatimpagues të rregullt. Rrugët e Qytetit kryesoret që përmendëm më lart kanë mjaft probleme por probleme kanë edhe rrugët e dyta a të treta mbasi shumica e tyre janë të bllokuara që 97-tën e deri sot në 2007 ku qytetarve mund t’u kushtojë vonesa e mjeteve emergjencës si ndihma kundër zjarrit, ndihma e shpejtë mjekësore apo ndihma e Policisë, shërbime këto të domosdoshme ditën e natën. E për të çfrytëzuar mirë e me kapacitet të plotë këto Bulevarde e rrugë kryesore nuk duhet harrue edhe mirëmbajtja e tyre sidomos mbasi të kemi të bëjmë me ASFALT duhet ndaluar lagia me ujë mbasi uji është armiku kryesor e në kohë rekord e shkatërron duke lënë pa ujë edhe pjesën kryesore të qytetit e ku për ta çuar në Rezervar duhen miliona kv. Energji Elektrike mall që po e blejmë me çmime mjaft të larta edhe këtë duhet ta ruajmë shumë? Të gjitha këto që thashë më lart në këtë shkrim mund të arrihen me punë dhe përkushtim në se ne ditëm të zgjedhim njerëz të aftë për të drejtuar Bashkinë apo siç thuhet këtë familje të madhe mbi 100.000 antarë atëherë kemi bërë zgjedhjen e duhur. Urojmë që kështu të jetë. Urojmë punë të mbarë Këshillit Shumëpartiak të Bashkisë e Suksese Kryetarit Z. L. Luka.

LEK LUMA

 

DEFAKTORIZIMI I “FRYMES” DEMOKRISTIANE

Pas zgjedhjeve te 18 shkurtit 2007, Partia Demokristiane u rreshtua nder forcat kryesore politike ne vend. Rezultati 4.44% ne shkalle kombetare, duhet te konsiderohet historik. Aq me teper, kur thuajse legjitimoi edhe peshen e Grupit Parlamentar te PDK-se, qe me 8 deputete eshte faktor, por qe konsiderohet si nje bashkim amorf i deputeteve te ardhur nga grupe dhe bindje te ndryshme. E ne fakt, 4.44% mund te përkthehet nese kemi te bejme me zgjedhje parlamentare, me mbi 6 deputete.

Rezultati i PDK-se duhet te konsiderohet shume me i suksesshem se edhe i forcave te tjera politike, edhe ne mazhorancen aktuale. Vertete, Partia Republikane dhe ajo Demokrate e Re, moren rezultate mbi 5%, por nuk duhet harruar se keto subjekte ishin pjestare ne rang ministri ne ekzekutivin shqiptar. Per ta bere me te kuptueshme, pas ketyre logove, fshiheshin armata te medha votuesish qe direkt ose indirekt, ishin ne varesi te dikastereve te drejtuara nga PR dhe PDR. Aq me teper, kur prej rreth 18 muajsh, keto forca politike kishin mundur te gezonin “feta” te tortes se pushtetit, permes emërimeve te qindra antareve dhe drejtuesve nga niveli i ministrave, zevendesministrave, drejtoreve te drejtorive, prefektëve e me poshte. Pra, nje elektorat i konsoliduar por edhe i mikluar materialisht me marrjen dhe gezimin e pushtetit me te gjitha privilegjet e mundshme.

Po si mund te shpjegohet atehere rezultati aq pozitiv i Partise Demokristiane?

Se pari, duhet te shpjegohen rrethanat ne te cilat PDK hyri ne zgjedhjet e 18 shkurtit 2007. Pika me e forte e këtij subjekti, ishte padyshim grupi parlamentar, i cili permes lojes se numrave, arriti ti imponohej mazhorances, ne menyre te veçante me ardhjen ne krye te Nard Ndokes. Filozofia e bashkimit, e cila u implementua me shume sukses, por edhe shpalosja e politikave sociale, te skalitura bukur ne sloganin “Koha per njeri- tjetrin”, krijoi nje profil te veçante per nje force politike shqiptare, larg sloganit absurd te zgjedhjeve te 3 qershorit 2005 “Investime dhe Arrestime”. U arrit thuajse 100% unifikimi i te gjitha fraksioneve dhe grupimeve te rrjedhura ne vite nga PDK-ja dhe rrjedhimisht, edhe i antaresise se shperndare dhe te çoroditur ne skakieren elektorale shqiptare. Gradualisht, ne mbare vendin, nga Vermoshi ne Konispol, filloi te përhapej ajo qe une por edhe shume te tjere e konsiderojme, besoj me te drejte, “Fryma Demokristiane”. Tashme nuk shihej me nese ke qene per vite me rradhe, pjese  nje fraksioni apo grupimi, ke 16 vite ne PDK apo vetem 6 muaj, ke patur tesere te nje partie tjeter apo edhe ish- antar i PPSH-se. Kjo pati te miren por edhe te keqen e vet: ne nje stan u grumbulluan delja por edhe ujku, me pamje te plakur dhe me dhembe te rene, por me nje etje te madhe per t’iu afruar tortes se pushtetit. Ne fakt, disa prej ketyre ujqerve pleq, nuk kursyen as edhe disa qindra mije leke te hedhur ne takime e fushata, duke i konsideruar si investim ne kohe per poste e ofiqe. Filluan tratativat konkrete, madje u nënshkruan marrëveshje bashkëqeverisjeje ne mes PD-se dhe PDK-se, ne mes Berishes dhe Ndokes. Sigurisht, kryeministri por edhe mazhoranca, kërkonin nje testim real te PDK-se ne elektorat dhe sfida ishte 18 qershori. Do te konfirmonte apo jo numrin 8 te deputeteve demokristiane, mbështetja popullore me vota?

Ajo qe ishte mbjelle me shume kujdes, ne emer te nje ideali dhe filozofie te kulluar, ndertimtare e Bashkimit Evropian drejt te cilit udhetojme pafundësisht, dha frutet e veta. Demokristianet fituan mbështetjen popullore, me te madhen qe kane patur ndonjehere ne vitet e demokracise. Keshtu, u hapen dyert e parajses se pushtetit per disa, per te tjere, te pergjegjesive te medha ne qeverisjen e vendit. Ashtu sic pritej, ne rradhet e qeverise shqiptare u futen nje minister, zv.ministra, drejtore drejtorishe. Ne qarqe dhe ne drejtori rajonale, u punësuan prefekte dhe drejtore rajonale. Me ne fund, pas 17 viteve, realisht Demokristianet erdhen ne pushtet, prej nga, nen shembullin e PBDNJ-se, eshte ne favorin e Shqiperise dhe shqiptareve, qe te mos zbresin edhe per shume vite. Gjithnje, nese do te kene mbështetjen popullore.

Cdo e mire, sjell nje te keqe pas! “Fryma” demokristiane, tashme ka filluar te fashitet. Antaresia ne shume komuna e bashki, ndjehet disi e harruar, pse jo e zhgënjyer. Ne dyert e zyrave te pushtetit, nuk jane futur demokristiane, me sakte, pjesa me e madhe e tyre nuk jane demokristiane. Nuk flitet per antaresi apo stazh e militim ne struktura partiake, pasi ne kete rast, do te lindnin probleme qe ne kupolen me te larte te PDK-se dhe Grupit Kuvendor. Thjeshte, nuk jane marre parasysh kontributet, qofte edhe ato profesionale apo qytetare, angazhimi publik ne interes te shoqerise. Cfare eshte edhe me keq, jane kthyer dhe madje rrezikohet ne kthehen ne pushtet, ata te cilet edhe me voten e demokristianeve, u rrezuan me 3 qershor 2005.

Tashme pak kush kujtohet per partine, organizimin e saj, përhapjen e “frymes” demokristiane, e cila ne asnjë menyre, sic kane treguar edhe faktet, nuk identifikohet dhe nuk duhet te identifikohet me besimin fetar. Te gjithe jane te zene me punet e pushtetit aty ku e kane marre ate me emrim apo me zgjedhje dhe aty ku nuk eshte arritur, thuren plane, skenare per te patur ne zotërim nje thele pushteti. Deputetet kane “çifligjet” e tyre te pushtetit, emrojne por edhe shperndajne privilegje duke filluar nga te afermit e tyre, rrethi familjar dhe miqte. Sic eshte e natyrshme, kryetari dhe kryesia, per cdo propozim qe u vjen nga baza, mund edhe te mos kene njohje personale. Ne keto kushte, shpërdorohet edhe besimi ne skemen vertikale te përzgjedhjes nga baza ne qender. E keshtu, shume emërime behen ne baze tarafesh, miqësish, njohjesh, por edhe garancish per “nje hise” kur dikush te ulet ne kolltukun qe prodhon privilegje dhe para.

Tashme realisht PDK ndodhet ne udhëkryq: ne mes defaktorizimit “te frymes” demokriatiane dhe faktorizimit permes pushtetit me te cilin abuzohet ne emer te parimeve demokristiane. Ne kete moment, duhet nje ndërhyrje, pse jo nje tjeter Levizje, per rikthimin e vlerave me te mira, qe realisht nuk kane munguar dhe nuk do te mungojne ne PDK. Pozicioni aktual demokristian mund te konsiderohet edhe “i arte”, duke marre si shembull PR-ne dhe PDR-ne. Mbase ne takimin elektoral te rradhes, mund te kete nje rritje ne elektorat, ne baze te arsyetimit te njohur: shume pushtet- shume vota. Por ne ndryshim nga partite e tjera, PDK arriti te percoje “fryme”, nje koncept i ri per politiken shqiptare, i cili premtonte shume me teper se nje grup deputetesh, qofte edhe prej 10 vetash. Nje “fryme”, e cila realisht mund te na ofronte me shume edhe me Evropen. Megjithate, nuk eshte akoma vone. Dikush duhet te flase, e dikush duhet te veproje! Ky nuk eshte fundi, por fillimi i nje ringritje te faktorit demokristian ne Shqiperi, nese vertete PDK e dëshiron kete! Ne Shqiperi, jane rreth 100 parti politike. Partia Demokristiane nuk duhet te identifikohet thjeshte, “si njera nga ato”.

Nga Blerti DELIJA

 

SI E KAM NJOHUR LULIN E VOCERR

Kam qenë në moshën e voglis 11 vjeç, kur po mbaroja shkollen fillore. Ishte viti 1953. Dëshira ime ishte të vazhdoja shkollen e mesme meqë shkolla 7-vjeçare kishte shum pak në Pukë. Ishte tetori i vitit 1953 kur u hap lajmi se në fshatin Iballe, aty ishte qendra e kësaj krahine, do të vinte Deputeti i kësaj zone për takim me popullin  dhe të gjitha fshatrat përreth shkuan në takim me Deputetin. Edhe unë u nisa me fshatarët e mi. Dikush më tha pse isha nisë, pse nuk kisha qëndrua në shpi. Askush nuk e dinte se pse shkoja edhe unë në takim me Deputetin. Mbas pak kohe ne arritëm. Iballja kishte shumë njerëz të grumbulluar duke brohoritur, duke kënduar e hedh valle siç e kanë zakon malsorët mikpritës. Mirëpo pak pak erdhi Deputeti që pritej kaq me padurim. Nuk munguan brohoritjet, ushtoi jehona në këtë fushë rrethuar nga malet. Populli e priti me gëzim këtë ardhje. Ky burrë i bukur që nuk ta pake rrallë syri në Shqipëri, i veshur ushtarak, ishte gjeneral Gjin Marka Toma. Pasi u përqafua me popull u gjet në tribunen e vogël i shoqëruar nga disa personalitete, por kryesisht nga Sekretari i Komitetit të Partisë, Zenel Islami. Tribuna e vogël ndriçonte nga këta burra. Zani i tyre ushtoi malet nga fjalët që i thanë popullit, i cili brohoriste pa pushim. Mbasi mbaroi metingu Deputeti u takue me dashamirsi me shumë njerëz. Unë po rrija diku afër dhe porsa u afrue unë i dola për afër, ju drejtova mezi nga njerëzit  munda t’i afrohem sepse isha i vogël dhe s’kisha mundësi ta takoj por mezi e preka në mangen e xhaketës ushtarake dhe kështu gjenerali i cili disi e cika në rroben e stolisur me grada dhe shirita të kuq. Ai shikoi anash dhe kur pa që unë isha afër tij më kapi nga dora dhe më afroi afër tij. Mirëpo një djalosh që e shoqëronte dhe nën krah mbante një automatik disi deshti t’më largonte, por Deputeti më solli afër veti dhe më pyeti: “Ej ti çun, ç’kemi, si e kalon me shndet, a mson dhe çfar klase isha. Ai nuk e kuptoi se unë desha të flas.

Me leje shoku Deputet! Fol të lumtë goja, – m’u përgjigj. Unë jam në klasën e katërt. Mbas nji muaji mbyllet shkolla. Të lutem më ndihmo që të shkoj në shkollë tjetër. Atëherë kishte pak kërkesa për të vazhdue shkollë përveç fillores. Ai m’u përgjigj, pra Deputeti: Mirë, të shkojsh, të lumtë, edhe ju djemt e ktyre anve të shkoni mirë. Po unë prap vazhdova. Unë kam një hall shoku Deputet. Urdhëro fol. Pse kam babën në burg politik dhe disa s’po t’i thom. Në këtë kohë Zeneli po bisedonte me njerëz të tjerë që e kishin rrethue me shum dashamirsi. Ai njihej pothuaj me shumicen e tyre, por menjiherë e preu biseden e erdhi tek Gjenerali ku i tha: Shoku Zenel, të lutem ndihmoje ktë djalë, çoje në nji shkollë profesionale. Sekretari i kom. Partisë, Zenel Islami më pyti në ç’fshat banon, i kujt shtëpi je. Mbasi i tregova, ai uli pak sytë për tokë dhe u mendue pak dhe më tha: Do t’ndihmojmë, mos ben merak. Kështu u ndam me këto burra shteti. Të gjithë më shikonin sikur të isha lakuriq dhe u çuditën si guxova me fol me Deputetin. Po ta shikoje të hinte friga nga bukurija, nga veshja e ktij burri. Unë u largova menjiherë i gëzuar sikur të kisha fituar parajsen, bile as fshatarët e mi nuk i prita. Ika për shpi.

Kaluan disa ditë, edhe shkolla u mbyll se atëherë shkollat ishin verore. Fillonin në mars dhe mbaronin nga data 10 nëntor. Në muajin dhetor u nisa për Pukë nëpër pyje dhe gjatë rrugës takova 20 veta dhe ju luta t’më merrnin me vete, pa ju tregue se pse do të shkoja në Pukë dhe kështu ditën e dytë mbrrim në qytet dhe secili shkuam në punët tona. Unë u drejtova te Kom. Partisë. Aty ishte një polic dhe pasi më pyeti se çfarë kisha, unë i tregova due të takoj sek. I. Zenel Islamin. Ai si me tallje më tha a do të pranohesh në parti more xuxar. Me sa duket ishte andej nga jugu. Jo i them, kam një hall. Por ma thuaj mua. Unë heshta. Ai përsëri më tha, fol, pse rrin si mumje. Asnjeren fjalë s’e kuptova. Ik më tha se do t’i zhguli veshët. Unë u frikova sa desha të ik, por mendova gradat dhe trupin e nji Gjenerali. Polici m’u duk si nji mësues i keq që kishim kur isha në klasën e dytë dhe mora zemër prapë  dhe u largova pak. Ai iku për të ndezur nji cingare duhan. Unë u futa në Komitet dhe poshtë shkallëve të katit dytë ishte një tavolinë dhe do parulla ku unë u msheha mrapa tyre dhe po shikoja kur Zeneli po vinte. Dhe pas dy minutash ai erdhi dhe sa u fut mbrenda te dezhuri, që as ai nuk më pa kur u futa te shkallët ai ishte vetë i tretë, unë dola dhe i thashë me leje, shoku sekretar. Por polici më kapi në krah. Po ti nga u fute dhe mbasi unë u tërhoqa duke i shpëtue policit u drejtova tek Zeneli. Ai u tha le të vin tek unë. Pasi më dha dorën u ngjitëm në zyren e tij në katin e dytë. Ai më pyti dhe ju kujtua takimi im në Iballe me Deputetin. Dhe si përfundim i dha porosi një djaloshi që me sa duket punonte në komitet dhe bashkë me mue, mbasi u përshëndetem me sekretarin i cili më uroi u bëfsh djalë i mirë dhe të shkoftë mbarë shkolla u nisëm në kom. ekz, seksioni i Arsimit. Aty ishte shef arsimi Vat Deda dhe ai i dha porosinë e Zenel Islamit. Ai diku shkroi emrin tim e të fshatit. Unë u largova, por nuk u lajmërova sot e asaj dite.

Atëherë unë mbas disa kohësh mora vesh se Zenel Islami kishte shkue në Bashkimin Sovjetik në shkollë. Shpresat e mija humbën për shkollë, por tani mbeti vetëm të shkoja në punë dhe kështu unë shkova në Kryezi në punë. Mirëpo e keqja ime vjen mbrapa meje. Në vitin 1959 u dogj Stabilimenti i Kryeziut dhe mue më hoqën dhe më çuen në pyll sepse isha me përbërje klasore të keqe. Kështu edhe puna me shokë, me bashkëmoshatarët e mi u ba si shkolla. Në vitin 1960 unë shkova në Llixhat e Elbasanit, se në pyll fitova edhe sëmundjen e reumatizmës. Atje u në u shoqërova me një burrë nga Berisha e Pukës dhe u gëzova se isha vetëm. Me datën 28.11.1960 rreth orës 9 erdhi nji veturë dhe ne ishim duke shëtitur në oborrin e hotelit dhe nga vetura doli nji burrë i shkurtër por i pashëm. Por shoku im nga Berisha foli menjiherë: O kush qenka ky, thotë. A e njeh më thotë mue. Unë po shikoja, por i hutue nga shikimi dhe pa i dhanë përgjigje thotë asht Zenel Islami i Pukës. Unë mbeta i ngrirë në kamë dhe sytë m’u mbushen me lot. Po ky i tham asht në B. Sovjetik tash sa vjet. Jo ka ardh. Asht Kryetar i Kom. Ekz. në Elbasan dhe ky i thotë shoqëruesit. Ai doli në katin e tretë të hotelit se atje paskan dhomë për qetësi udhëheqësit e rrethit. Dhe i thotë dy vetë nga Puka don me të takue, janë këtu në Llixha dhe na ftoi. Ne të dy bashkë me shoqëruesin u ngjitëm lart në katin e tretë dhe hymë në dhomën ku ishte Kryetari. Ai u çue në kambë dhe na priti me shumë dashamirsi, bile me atë shokun tim u përqafue. E njihte për afër dhe u gëzua që na takoi. Ky ishte Prendush Gjergji nga Berisha. Kishte qenë kryetar Këshillit të fshatit për 15 vjet dhe njihej mirë me Zenel Islamin. Biseduen njëri me tjetrin gjatë se ishin dashamirë njeni me tjetrin dhe pas pak më tha, më fal djalosh, por më kishte marrë malli për Prendushin, kisha vite pa e pa. Më pyeti si je dhe nga je, nga ç’fshat. Unë i kallxova, mirëpo Prendushi i tregoi i kujt isha, si ma quanin baben. Ai u mendua pak, por i thashë, shoku Kryetar në qoftë se të kujtohet, megjithëse kanë kalue shumë vite jam ai djali që të kam takue në Iballe, kur ishte Deputeti Gjin Marku për çështje shkolle. Po thotë, ti ishe edhe në Pukë me më takue dhe ishe futur nën shkallën e Komitetit dhe qeshën me të madhe kur i tregoi Prendushit si kishte ndodhur. Mandej më pyeti a shkove në shkollë? Jo i thashë. Po nuk të ndihmoi Shefi i Arsimit që i dhashë porosi. Jo i thashë. Përsëri më pyeti se ku punon. I thashë në nji sektor pylli. Kush është përgjegjës sektori. Është Mark Nikolla prej Berishe. Ai pyti shokun tim, Prendushin se kush ishte dhe mbasi i kallxoj ai tha po ata janë djem t’mirë ata vllazen. Bani shumë të fala nga unë Zenel Islami nga Elbasani. Mos harro! Ne u ndamë, u përshndetëm me ta dhe më tha, vazhdoje shkollen me korrespondencë tani je i rritur e jo si atëherë që u fute nën shkallët e Komitetit me u mshefur nga polici me më takue mue. Kështu u ndame dhe mos me u takue më.

Pasi u përshëndetme ai na porositi sa vite që doni të vini këtu në llixhat e Elbasanit që unë të jem këtu të vini kur të doni t’më takoni mue dhe ne u larguem me shumë dashamirësi dhe respekt. Bile Prendushi u mërzit kur u ndame. Sytë ju mbushen me lot dhe Zeneli i tha mos u mërzit në do të takohemi e kam dëshirë të vij në ato fshatra të Pukës sepse kam shumë mall për to. M’u ban të fala shumë personave me emer. Kam mall shumë për Pukën, për njerëzit, për malet, për gurët e tyre. Kam shumë vite pa ardhur në Pukën time, por besoj së shpejti nga vera do të vi. por s’erdhi kurrë asnjëherë. Kështu unë kisha 7 vjet pa e pa dhe ai përsëri më porositi të vazhdoja me korrespondencë shkollën meqë e kishte kuptue se e kisha shumë marak dhe ai s’mundi t’më ndihmojë.

Pasi u ktheva nga Llixha shkova në punë dhe nji natë i shkoj në zyrë përgjegjësit dhe i tham kam disa të fala për t’i thanë. Ai më thirri duke rujt si sekret bisedën, por kur e ndigjoi me vemendje më tha si e paske takue Zenel Islamin, por kur i tregova bisedën që kishim ba ne të dy me të në Elbasan ai u gëzua dhe më pyti imtësisht për bisedën për shndetin e tij dhe i dhashë të falat e tij me vllazen dhe familjarisht. Bile dhe kur u ndamë për s’dyti herë, ai m’u përgjigj, e din se kush asht ai more djalë. Ai është burri ma me shkollë dhe burri që s’ka nxjerrë Puka dhe zor nxjerr ma ma t’mirë. Ai ka qenë disa herë në shpinë time, kam dëshirë ta shof. Ne biseduam prapë me përgjegjësin dhe i tregova si e kisha njohur. Ai më tha do të mbaj porosinë e tij për ty se të falat e dyta kanë qenë për ty që të kem kujdes ktu në punë.

Ishte korriku i vitit 1961 kur po udhëtonim nji grup njerzish për disa halle familjare. Ne u takuam rastësisht në Iballe që po udhëtonim drejt qytetit të Pukës meqenëse nuk kishte makinë ne u nisëm në këmbë, ku për 8 orë e ma shumë nuk arritshim atje. Duke udhtuar në të dalë të fshatit Iballe u grumbulluam tek një lis i madh dhe prisnim njeni tjetrin siç e kan zakon malsorët. Ne u ulëm në ktë lëndinë dhe po pushonim sa të vinin shokët që ishim mbrapa nesh. Pasi u bashkuem dikush tha, ndezim nga nji cingare duhan dhe kemi shumë rrugë për të ecur. Disi ra një heshtje. Vetëm kutitë e duhanit po i vërtitëm mirëpo nji plak i majtur disi foli me nji za të varur: shikoni or burra, do t’ju jap nji lajm të keq me dhimbje të fortë jua them. Të gjithë heshten. Ra nji heshtje vorri. Dikush nuk e ndezi cingaren e duhanit. Pra, filloi plaku, para 5 ditësh ka ndodh nji ngjarje tronditëse për mbarë popullin e Rrethit Pukës. Ata ishin në pritje rrënqethëse të këtij lajmi, pa ditur se ç’po flitej nga goja e plakut. Dikush tha mos bre burrë, çfarë na paska ndodhur. Po ju tregoj. Zenel Islami i Pukës ka qenë me detyrë në Elbasan dhe paska vra veten. Të gjithë u hutuem nga lajmi i hidhur. Nji kushëriri im që ishte me mue tha: unë e kam pasë dashamir, kemi punue bashkë me rininë në fillim në vitet e çlirimit. Të gjithë u prekën në shpirt, dikush qau me lot, kurse unë qava me të madhe sa të gjithë u habitën. Pusho, më thotë kushriri, ti nuk e ke njohur. Pse bërtet? Unë përsëri po qaja me lot pa pushim. Dikush më bërtiti, por plaku më doli zot: mos i folni, qaj biro për Zenelin, qan mbarë populli Pukjan. Edhe të tjerët filluan të qajnë, dikush tha çohemi se jemi vonë. U nisëm. Plakut i bëri përshtypje unë si qava dhe tha, është djalë i shpis mir prandaj qau. Ky nuk e ka njohur Zenelin. Mirëpo në mbramje kur ra nata ne vendosëm të rrimë përjashta meqenëse ishte verë, ishim rreth 20 veta. Ndezme nji zjarr të madh dhe nji burrë më pyti sa u mërzite ti more djalë. Edhe ty të dhimbsen burrat e mirë. Unë ju tregova të gjithë historinë si e kam njohur Zenel Islamin (Lulin) e Migjenit. I shkruaj këto rreshta për të kujtuar këtë burrë Pukjan që kurrë s’ka për të xjerrë trualli i Pukës, burrë besnik intelektual si Zenel Islamin. Populli i Rrethit Pukës s’do ta harrojë vrasjen e komunizmit të këtij burri. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij në zemrat e mendjet e Pukjanëve.

Shan Sokoli

 

A ËSHTË SHQIPËRIA REALISHT PJESË E EUROPËS?

Konica dhe Fishta – Pararendës të Europianizimit të Shqipërisë

Faktikisht, deri më sot jemi europianë vetëm në hartën gjeografike të Europës, ndërsa në parametrat që kushtëzon të qenurit Europian, gjendemi shumë larg. Çuditërish, ky konstatim asht ba para nji shekulli, madje dhanëja e këshillave për t’u ba të ngjashem me Europën janë dhanë para (afro një shekulli) nga dy teorifej, dhe përfaqësues të denjë të racës arbënore. Duke shfletue Librin plot vlerë: “RRËMBIMI I EUROPËS”, vepër e intelektualit të shquem, studiuesit dhe historianit kapacitiv, – Z. Aurel Plasari, ndeshemi me fakte historike, të pa shpallura dhe të mbuluara qellimisht nga “mjegullnaja” gjysëm shekullore.  Janë dy mesazhe që ju dërgohenm shqiptarëve nga dy penda nder ma të “temperuarat” në “langjet” ma esenciale të kulturës dhe atdhetarizmit arbënor, – Konicës dhe Fishtës.

Po e fillojmë me, esteton, kritikun dhe linguistin absolut të Madhin Faik Konica. Ja, mesazhi i Konicës që i dërgon Qeverisë së Vlorës, me dt. 4 Dhetor 1912, ndërsa ish-deputeti i Parlamentit turk Ismail Qemal Bej Vlora, shpallte “mosvarësinë” e Shqipërisë, dhe organizonte Qeverinë e parë (të përkohshme) të shtetit shqiptar. Në emër të Federatës së Shqipëtarëve të Amerikës, Konica, si lider i kësaj Federate shkruante: “Federata Pan – Shqiptare e Amerikës – “VAJRA” i dërgon urime të nxehta ngjarjes që do të mbetet e kujtueshme. Lutemi, me këtë rast, të mos e bëni Shqipërinë një shtet oriental si Shiva, Bukharaja, Afganistani, Tunizija etj.

Mbani për ideal një shtet shqiptarë si Norvegjia, Danimarka, Holanda, Belgjika. Prandaj duam një Princ prej një familjeje mbretërore Europiane, i cili të na lidhë me traditat oksidentale. (Ref. Nosi, materiale, 86). Ky pati qenë një mesazh mjaft i dislokuar prej të parëve shtetarë shqipëtarë mbledhur në atë moment historik në Kuvendin e Vlorës. Por, që mandej qe shpërfillur, ose u mbulue në heshtje. Pyetja lindë vetvetiu. Kuj i prishej puna? “Në përmbledhjet me dokumenta të botuara gjatë periudhës së diktaturës mbi Pavarësinë e Shqipërisë, ose, veprimtarinë e Qeverisë së Vlorës, mesazhi historik i Faik Konicës, është përjashtuar në mënyrë të ngulmët.” (Dr. Aurel Plasari).

Nga ana e tij, prej Kuvendit Françeskan të Shkodrës, ishte Atë Gjergj Fishta ai që u diftonte shqipëtarëve dallimet mes një qytetërimi dhe një tjetri, si dhe mes një kulture dhe një tjetre. Duke u nisur nga fakti që kultura asht – produkt i shpirtit njerëzor, ai diftonte se si këto dallesa nuk mundë të burojnë veçse prej ndryshimeve që ekzistojnë në mendësitë e popujve të ndryshëm. Ai, saksonte konkretisht dallesat mes sistemit kulturor “aziatik” dhe kulturës Europiane, duke ngulmuar në specifikat e saj, sikurse e bante në artikullin me titullin sugjistativ: “Kur do të bashkohen Shqipëtarët”, shkruar 80 – vjet më parë. Me idetë e tij (aq të avancuara) a thue se Fishta paraprinte ideologjinë e Kancelarit Gjerman, – Adenauer, i cili thoshte: “E quanim si qëllim të politikës t’onë të jashtme bashkimin e Europës, sepse, asht mundësia e vetëme për të ruajtur qytetërimin t’onë, Europian dhe Kristian, kundër tërbimit totalitar.”

Jam i mendimit se, ky citat don nji analizë të thellë dhe angazhim serioz, për t’u përballë me standartet tepër të vështira që na ofron Europa, për të qenë realisht pjesë integrale e saj”. (M. B.)

Konstatoj (me keqardhje) dhe qofsha i gabuar në këtë konstatim, por, edhe sot e kësaj dite e shoh se, Konicët, Fishtët, Nolët e Gurakuqët nuk duken gjëkundi në “horizontin” shqipëtar.

Thanja “sentencë” e Konrad Adenaurit duhet të vlejë si një sinjal “alarmit” për Qeverinë, Parlamentin, Presidentin dhe për të gjitha forcat politike në Shqipëri, që të zgjedhim: “Europë apo Azi mbrenda Europës, tashma asht fare e kuptueshme se faktori gjeografik nuk të ban domosdoshmërisht – Europian. Europa na sygjeron vazhdimisht, realizimin e standarteve, e për të qenë sa ma pranë tyne, i kemi marrë mesazhet para një shekulli, nga vetë Shqipëtarët progresistë.

Për të bashkërendue “unitetin” me realitetin gjeografik të Europës do të ishte karakteristik, me sa kuptohet, për “enciklobedistat” e shek. XIV, njeni nder të cilët e përkufizon Europën kështu: “Europa, quhet një e treta pjesë e mbarë botës, dhe emri i sajë i vjen prej Europës, bija e Mbretit – Agenor, Mbret i Libisë. Jupiteri (Zeusi), e rrëmbeu atë dhe e dërgoi në Kretë, duke quajtur të shumtën e vendit me emrin e sajë”. Europa fillon te lumi Tany (Don) dhe shkon për gjatë Oqeanit të Veriut deri në fund të Spanjës. Pjesa Lindore e Jugore vjen prej Detit të quajtur – Pont (Deti i Zi) puqet me detin e Madh (Mesdhe) dhe mbaron në ishujt e Kadisët (Gjibraltarit). Asht e njoftun formula e GOETHES: “Çfarë e bashkon Europen, asht, ,kultura, ndërsa çfarë i ndajnë, janë idetë”. (Gesprahce, 14. Maj 1808), fq. 85.

“Kufijtë e kësaj Europe kanë qenë vendosur në bazë të shpirtit të frymës, dhe jo mbi parime gjeografike. Ndërsa, sipas Poetit Valery: Europa ekziston aty ku zotëron ndikimi i besimit të Krishterë, i botës Latine, dhe i Letërsisë Helene. Pra, as bota greke vetëm, dhe as ajo Latine vetëm, pa Krishtërimin, nuk kanë mundur të konsistojnë Europën.” Ref.: (Novelle Revue Française, nr. 8. 1919).

Pra, sipas – Valery – tri parime mbi të cilat mbështetet Europa: Tradita qytetare që përfshin në sintezë – Edukimin Helen, Të drejtën Romane dhe besimin e Krishterë.

Shartimi i idealit të krishterë mbi konceptin perandorak – roman e ka ndikimin e tij që në periudhën e sundimit të perandorëve August e Tiber, dhe pikërisht mbi këtë koncept filozofik asht vulosur historia e Europës. Sistemi totalitar (që lamë pas) më kot u mundua ta prishë kët “ekuivalencë” në Europën Lindore, dhe u mundua ta prishë këtë “ekuivalencë” në Europën Lindore, dhe veçanërisht në Shqipëri, duke i rrafshue kishat, por fakti që ky shkatërrim u rikoperue, dhe po rikoperohet vazhdimisht, tregon epërsinë e frymës Kristiane që mbizotëron në Europë e ma gjërë. Udhëtimi i Shqipërisë drejt të gjithë komponentëve europiane asht i pa ndalshëm, dhe kjo, për shumë faktorë; në Europë ka emigrue pjesa ma vitale e nacionalitetit t’onë, që don të thotë truni, dhe zemra, dhe pa dyshim kjo “armatë”, një ditë të bukur me ma shum “Diell”, ata do të kthehen të ngarkuar si një “pemë” me fruta. Koncepti dhe botkuptimi europian asht dhe do të jetë i pa shmangshëm për shqiptarët, dhe jam i bindun se, besimet nuk do të bahen asnjëherë barrjerë për të penguar arritjen e standarteve. Historia ka tregue se, ishin ideologjitë e gabueme dhe mungesa e drejtuesve të aftë, ajo, që e la Shqipërinë në prapambetje, dhe jo, besimet e ndryshme.

(vijon në faqen 14)

A është realisht Shqipëria pjesë e Europës?

“EUROPA ASHT SHTEPIA JONË” – thotë Profesori i nderuar Shkodranë – Sami Repishti, dhe askush nuk mundë të vejë në dyshim këtë – Postarat. Asht mjaft inkurajues fakti (ne theksojmë) që në Europë kemi me mijëra studentë që studiojnë ndër universitetet ma presticiozë të Europës, dhe që pa dyshim ata do t’na sjellin Europën këtu. Por, ka shum mundësi që shteti shqiptarë përmes trupit diplomatik të akredituar ndër këto shtete, të ketë ma shum informacion për këto kualitete dhe të krijojë kushte optimale për punësimin e tyne në Shqipëri. Kam ndigjue në një emision televizori një “gafë” që më ka çuditë: një student që kishte studiuar në Universitetin e Padovës në Itali, një zyrtar i një digasteri i kishte ba pyetjen ma absurde: A njihet ky Universitet nga Qeveria dhe shteti Italian! Të ketë nënpunës kaq mediokër në institucionet t’ona, nuk asht vetëm turp, por, ma shum fatkeqësi kombëtare. Për sa kohë që në institucionet t’ona shtetnore do të mbizotërojë, militantizmi, nepotizmi, telanizmi apo krahinorizmi, Europa do të jetë shum ma larg se sa Holu – Luluja…

Me sa duket inteligjenca shqipëtare, me Konicen, Fishten, Gurakuqin, Nolin e Frashënllijtë, aspiraten për ta parë Shqipërinë si pjesë integrale të Europës, e panë edhe në këndvështrimin religjioz, duke njoftë avancimim që ky religjion i kishte dhanë shkencës ndër shekuj, dhe nuk gabonin. Një listë sintetike të këtyne kontributeve në shkenca e dije e ka dhanë të hartuar, – Johann Fuschi: “Në shekullin e VII-të gjejmë rregulltarin Beda, i cili i hapi matematikës rrugë e perspektiva të reja. Në atë kohë qe Virgjili, Kryeipeshkëvi i Salzburgut, i pari që tha se toka duhet të jetë e rrumbullakët dhe se ka antipode në anën tjetër të botës.

Guido d’Arezzoja zbuloi shkallën muzikore dhe ligjësitë e muzikës, si dhe parimet e harmonisë. Djakoni Gioja shpiku busullën që përdorin sot detarët. Alberti i Madh ose konti Bollstadt, domenikan, zbuloi zinkun dhe arsenikun. Sahatin e parë astronomik e ndërtoi Rikard Wallingforti në vitin 1326. Benediktini – Basikus Valentinus përdori i pari kiminë në mjekësi, ndërsa Luca di Borgoja përdori algjebrën. Jezuiti Regiomontana shpiku sistemin metrik. Kanoniku Nikola Kopernic dhe Kardinali Nicola de Gusa thanë para Galileut që rrotullohet toka dhe jo Dielli. Benediktini spanjoll – Poncius shpiku metoden për të arsimue shurdhë – memecët, ndërsa jezuiti Lama, ishte i pari që u mësoi të verbërve të lexonin. Baruch Spinoza, (domenikan), shpiku lentet e syzeve në shek. XVII. Barometrin e shpiku rregulltari Bertold Schvartz.

Në vitin 1720, 60 vjet para vllezërve Montgolfier që bota i mbanë për azornautët e parë, rregulltari Bartolomeo de Gusmano, ndërtoi në Lisbonë balonin e parë dhe realizoi me të fluturimin e parë në prani të familjes mbretërore të Portugalisë. Të parin rrufepritës nuk e ka shpikur Franklini, por rregulltari Prokop Dewis, sikur se prej kohësh asht vertetuar. Baskovici themeloi në Milano të parin observator astronomik. Më i madhi dhe më i njohuni astronom i këtyne kohëve ka qenë pa dyshim, Jezuiti Angelo Secchi. Po ashtu asht e vërtetë, sikur se thuhet në Historiche Zeitschrift, se françeskani Rogerius Bacon pati zbuluar në parim Lokomitiven, avulloren, teleskopin etj.” (Kirche und Kultur, 21).

Të gjitha këto zbulime shkencore dëshmojnë fuqinë e mbrendëshme shtytëse të Krishtërimit drejt qytetërimit modern, dhe që e bajnë këtë Religjion si një komponent shtytës të dinamikës së zhvillimit Europian, dhe si njërën ndër kolonat bazë të Kontinentit. (M. B.)

Ndaj, çdo shqipëtarë duhet të krenohet me atë Elitë intelektualësh që na treguan se e vetmëja rrugë që na siguron një të ardhme të begatë dhe që i përkasim historikisht, gjeografikisht dhe kulturalisht, asht – EUROPA.

MARK BREGU

 

UJNAT E SHÊJTA TË SKODRINON-IT!

Në një Simpozium, që u mbajt me 6 qershor 2007, në “Fshatin e Paqes”, Shoqata e Mbrojtjes Ekologjike dhe Shfryëzimit të Bashkësisë Ujore Shkodër (M.E.SH.B.U.SH), komuniteti qytetar-fshatar, specialistët e hidroenergjitikës, intelektualët më në zë të Shkodrës, kundërshtuan me argumente dhe nuk janë  dakort me “Projektin Qeveritar” aktual, i cili kërkon t’a devijojë dhe t’ia heqë komplet lumin Drin/Drinaza qytetit të Shkodrës, për ndërtimin e H/C të Bushatit. Asistoi edhe i dërguari personal i kryeministrit, dr. Ferid Hoti etj. Si pjesmarrës, në këtë  simpozium dhe  me rastin e “Ditës së Liqenit të Shkodrës” dëshiroj t’i  paraqes lexuesve,  disa mendime.

Të mendojmë edhe për brezat e ardhshëm

Mund t’ju duket sikur s’ka lidhje, por në fakt ka. Shpresoj t’a keni parë një emision televiziv, se si në Seul të Koresë së Jugut, një autostradë gjigande dy katëshe, kishte  varrosur nën të të gjallë një përrua afërsisht sa Lana. Për t’a kthyer qytetin në identitet, me këtë “ish lumë të shenjtë“ u prish, e u pre me sharra e me oksigjen e gjith kjo autostradë. E rilindën lumin me gjelbërim e ujë të pastër nën dritën e diellit. Në luftë me kohën aty punuan edhe arkeologët, të cilët zbuluan dhe restauruan disa mrekullira, ndër të tjera edhe një urë guri mesjetare.

Tashti, le të supozojmë pak çaste sikur “Projekti Qeveritar“, meqë po i vjen edhe “era fonde“, do të zbatohet dhe do të ndërtohet Hidroçentrali i  Bushatit. A mund t’a imagjinoni pastaj se çfarë ndërmarje kolosale do t’i duhej brezave të ardhshëm, për t’ia kthyer në identitet “lumin e shênjtë Drî“ Shkodrës? Dhe për çfarë, për një hidrocentral kaq të vogël! Edhe Shkodra i kishte “Ujnat e Shênjta“, qysh nga lashtësia, kishte edhe një urë të mrekullueshme guri, qysh nga koha romake. Brezat e ardhshëm do të na kritikojnë rreptë.

Po, çfarë përfaqëson ky projekt? “Projekti Qeveritar“, as më pak e as më shumë, është një kockë e stërrjepur, që i hidhet Shkodrës, është një mbeturinë e viteve 70-të të shekullit të kaluar, që mbeti pa u ndërtuar sepse u prish “dashuria e përjetëshme“ shqiptaro-kineze dhe natyrisht mbaruan edhe fondet. Ishte “Projekti“ i mullixhiut, i çobanit, i lundërtarit dhe i “Kryerevollucionarit të Botës“, që do të ngjitej me pamporr me eklluzat imagjinare, nga deti në zemër të gadishullit, që shihte edhe ëndëra në diell se do t’a bombardonte “J’Evropën kurvën e mbarsur dhe të molepsur me revizionizëm dhe imperializëm“ me bomba bërthamore nga tunelet e Gjadrit! Dhe “me nder“ ky “Projekt“ po kërkon përsëri, si njëherë e qëmoti, t’ia heqë lumin Drinin/Drinazën, Shkodrës!

T’ia heqësh, apo t’ia shterrosh Drî-Drînazën, Shkodrës është një demoni, si t’ia presësh damarin kryesor të gjakut, zemrës natyrore e historike Shkodrës. Është një epidemoni, t’a presësh artificialisht (për një hidrocentral kaq të vogël!) sistemin origjinal natyror të qarkullimit të Drinit, nga burimet e Dardanisë, nga burimet liknidet/liqenet Prespa-Ohrida, të lidhur me liqenin Labiatan, deri në derdhjen në Gjirin e Drinit. Po t’a shikosh me hollësi atje ku ka pasur Drina ka pasur edhe iliro-epirotë edhe farefisni të tyre edhe lidhje gjuhësore!

Shkodra ishte pika e mesit e gjith gjiut të Jonit/Adriatikut, sepse Joni dhe Adriatiku janë e njejta gjë, siç shkruante Skylaksi, ishte mesi i Gjiut të Evropës, siç e shkruante një autor tjetër antik! Shkodra dhe tërë prapavija e saj liqenore dhe tokësore duan detin e saj e portet detare të saja. Adriatiku po pret shkodranët… Të heqësh Drinazën dhe ta spostosh si derdhje në gjysmën e Bunës, do të thotë  që Shkodra të mos ketë më shanse për lidhje të lundrueshme direkte me detin! Në qoftë se niveli i ujit ulet rreth 1,5 m atëhere shumica e liqenit të pjesës sonë do të katandiset në një moçalishte.

Drini hidronimi i shênjtë i ilirëve adrianë, i  Shkodrës dhe i shkodrianëve, që ka emërtuar edhe Detin Adriatik  

De facto, ne e kemi edhe sot “lumin e shênjtë Dri“, siç e kanë pasur edhe pararendësit tanë, prej disa mijra vjeçarësh. Por, Drinin e kemi pasur edhe brenda kuptimit te emri i lashtë i qytetit tonë SKODREINON. Dhe jo vetëm kaq, por Drinët ilirë i kanë dhënë emrin detit Adriatik.

Prof. E. Çabej e kishte konstatuar Drishtin, si “qytet me Dri“, meqënëse edhe sllavët e quanin Kirin, që kalon atje poshtë si Drimac. Por, në fakt sllavët, siç e gjejmë më 1337 te “Kronika e Danillos“, e quajtën ashtu  si “ ua“, si një degë e vogël e Drinit të Shkodrës. Si çuditërisht, Çabej, e kishte harruar Shkodrën ku Drini, jo vetëm historikisht, e kishte ndarë qytetin e poshtëm mespërmes, por edhe në kohën e Çabejit, e ndante përgjysëm lagjen e qytetit Bahçallekun! Çabej sëbashku me Xhuvanin, nuk ishin shtyrë më tej se sa analiza e Hanit, i cili shihte një lloj “S“-je disi enigmatike në ballë të fjalës dhe pastaj një etimologji me një etimon të lidhur me fjalën albanishte/shqipe “kodra“. Hani, Albanologu i Madh, e krahasoi SKODRA-n me një qytet KODRIOPO (Kodriopolis) në Friuli.

Xhaxhai im Kol Luka,  e miratonte një ide ku në trupin e emërtimit më të vjetër mbase mund të përfshihej edhe lumi Drini. I ngarkuar  nga A.SH.SH. dhe Instituti Histori-Filologji, Kol Luka ka kryer një seri studimesh “Gjeografija toponomastike e Shkodrës në dy Kadastrat e Shkodrës në shek XV”, ku përfshihet edhe zëri Dri. (Rev. ST. Fil. Nr. 1, 2 , 1976 etj)  Një ide fillestare si një kompozitë Shko+Drini, mua ma ka shënuar me shkrimin e tij i nderuari prof. Zija Shkodra, në vitin 1983 dhe kjo ka qenë diskutuar edhe në redaksinë e rev. “Studime Historike”. (Ruhet edhe kopja origjinale me shkrimin e prof. Z. Shkodra) Në Simpoziumin “Shkodra në Shekuj”, në vitin 1993, prof. dr. David Luka, në studimin “Rreth prejardhjes së emrit Shkodër”, demostroi sipas rregullave shkencore, në masën e një hipoteze, kompozitën foljen “shko” dhe emrin e lumit si Shko+Dri.

Në vitin 2001 dhe 2003, ne demostruam të qartë një ide të hershme tonën se hidronimet ilire si “Dri/Adria” i kishin dhënë emërtimin detit Adria/Adriatik. (Shih revista “Kuvendi”, Miçigan, nëntor 2004, f 134-149, “Deti Adria/Adriatik emërtim i lashtë ilir”, edhe te gaz. 55 etj.)  Mbi bazën e të dhënave të autorëve si Hekateu, Theopompi, Scymni, Skylaksi, Straboni, S. Bizantini etj, dhe të vërtetimit  te Aristoteli, ne e demostruam të plotë se “Adria, krahinë, lum, gji deti, mal, qytet dhe fise, grykëderdhje lumi, banori adriates, “vendi  ku dhitë pillnin nga dy tre keca në vit dhe pulat nga dy vezë në ditë”, ndodhej në bregun ilirik të Adriatikut me një përhapie të gjerë. Ishte ky bazament hidronim ilir, që siç e shprehnin qartë Theopompi dhe Hekateu, i kishte dhënë emërtimin detit Adria/Adriatik, driadave nimfa, antroponimeve si Driant, Driop etj. (Në studimin tonë janë paraqitur edhe referencat e citimet e plota nga autorët antikë)

Të gjitha këto të dhëna rezultonin më të hershme se sa deklarimet dhe pretendimet e   historianit romak Varroni  (shek i p.e.r.) dhe të të gjith historianëve e gjeografëve italianofilë modernë, që e deklaronin si italike origjinën e emërtimit të detit Adriatik, nga një Hatria/Atrio, me dy varjante. Romakët e autorët e tyre deformuan plot emërtime ilire, madje e deformuan  emrin e fisit të adrianëve aq të shpërfytyruar, sa që e bënë  të mos njihej absolutisht se kishte pasur ndonjëherë lidhje me fiset adriane, afër malit Adria! Adrianët e njohur për tregëtinë e skllevërve që i shisnin në tregjet e Italisë, Greqisë dhe Egjiptit u kthyen vetë në skllevër. Romakët ndërhynë edhe në emrin e qytetit tonë. Edhe sllavët kanë bërë plot të tilla lojra me qëllim të qartë. Edhe gjuhëtarë e historianë modernë, si J. Hubschmidt, kanë deklaruar se emri Skodra mund të jetë me një origjinë parailire etj.

Emri i vjetër, i qytetit tonë përbën një kompozitë me tre elemente: a) një “S-Sh” ballore të lashtë, që është një fjalë e shkurtuar; b) një element të vendndodhjes së polisit dhe akropolit në kodra; c) elementin hidronim Drini, i cili e ndante një pjesë të poshtme fushore  të polisit. I pari regjistrim i shkruar grafik, na prezantohet në shek II-III p.e.r., në monedhat me germat greke si ΣΚΟΔΡΙNΩΝ-ΣΚΟΔΡΗIΝΩΝ e pastaj  në ato monedha kemi edhe ndarje si Σ-ΚΟ-ΔΡΙ-ΝΩΝ e pastaj edhe si  ΔΡIΝΩΝ–ΔΡΗIΝΩΝ, madje edhe me një metatezë si ΣΚΟΡΔΙΝΩΝ etj. Helenët,  e vjetër, me rastin e vendosjes së hegjemonisë mbi emporiumet tregëtare, ndoshta e shkruan emrin Skodrinon, siç e gjetën të përmbledhur, duke u bazuar te një formë vendase si Sh’kodrîni, që do të kishte qenë si Sh+kodra+drini, ku kemi një shkurtim nga përplasja e dy “d-ve” dhe duke shtuar një mbaresë tipike helene “on”. Me sa duket mbaresa vendase duhej të kishte qenë “an”, siç te Labiatan etj. “S-SH”, në gjendjen e hipotezave mbase përfaqësonte edhe fjalën “Shkamb” të shkurtuar, fjalë që e gjejmë te lumi Shkumbin/Skampinus ose si te lumi Skamandrios i Trojës. (?) Barleti vetë e quante formacionin shkambkodër. Më pas, ne kemi ngritur edhe një hipotezë tjetër, se mund të kemi kompozitën SHÊN + KODRA + DRî (Në lat. kemi edhe Skodrinense etj) Në këto “Dri-ana” kullosnin edhe drêjtë dhe rridhnin riêdhat, currilat etj. Këtë “Shën”, si fjalë të shkurtuar të reduktuar thjeshtë si S-SH ne e gjejmë te tradita e jonë, tek emërtimet e shênjtorëve kristianë si Sh’mitr, Sh’njon, Sh’njin, Sh’njergj, Shi’lore, Sh’jak, Sh’njalli i Gogve, Sh’llak etj dhe mendojmë se me sa duket ky nocion e derivatet e tij përdoreshin edhe në ilirishten e vjetër, siç psh e gjejmë “Kodra e Shënediellit/Sh’kodërdiilli”, Sh’Mërtaj, Sh’Përdhe; Sh’Diella, Sh’Prenda, Shtunia/Saturni, Shën Dëllia, Shtiken etj, siç edhe kocepti Zot e Zojë që na vijnë nga Zeusi, nga politeizmi. Alfabeti helen dhe romak nuk kanë pasur germë për tingullin “Sh” dhe me sa duket nuk i kanë reflektuar mirë disa shenja të veçanta diakritike për hundoret karaktristike të shkodrianëve veriperendimorë dhe kjo shihet në varjantet shkrimore si -, ku para i-së hundore është futur edhe një H me vlerën fonike të E-së hundore.

Emërtimin KODRA, siç edhe diminutivin KODRINA, krahas  KODRIOPOs së Hanit, ne e gjejmë edhe te KODRION, një qytet të shek III p.e.r. që e ndërtoi Pirroja i Epirit. Kuptimi Kodra, nuk ka lidhje dhe nuk duhet bazuar me konceptimin latin “quadrum=sipërfaqe me katër anë”, por me konceptin autokton. Kodra, përfaqëson një kokë, një masiv relativisht të ngritur dheu, me bimësi, me pyllëzim ose edhe djerrë, pjesërisht  hyn edhe një formacion i përzier dheu e shkëmbi.                (vijon)

Edhe në rumanishten kemi CODRU=si mal i pyllëzuar. Kodri e gjejmë edhe si antroponim mashkullor te legjenda e famshme e Athinës, dhe si antroponim ilir femëror Skodrina, në nekropolin e Durrësit. Vetë lumi Drî  me një êî hundore, simbas linguistëve evropianë dhe prof. Çabejt, përfaqëson një “Drei-Dria-ecje, rrjedhje”, sipas rrënjës sanskritishte indoevropiane dhe tregon emërtimin ilir për lum, sepse siç edhe diktohet lehtë se “lum-i” derivonte nga latinishtia “flumen”. Krahas si Drî, lumi quhet edhe si Drinaz. Këtë formë ne nuk e interpretojmë si ndonjë lloj diminutivi, se ndoshta kjo degë na paska pasur më pak ujë, se kishte shterruar e se kishte shpërthyer fare vonë. Nuk e interpretojmë as me lidhje me formën diminutive sllave Drimac, përkundrazi mendojmë se sllavët kanë bastardhuar edhe formën vendase te krahina Drinana/Tedrina në një Zadrimë, si te Zadari, siç kanë bërë edhe me “Jadranskoe More” nga Deti Adriat/Adriatik, apo siç te Jablanica nga “Mali Albanic” etj.  Jemi të prirur t’a interpretojmë lumin si një Drî+anzë, pra që i shkon qytetit pothuajse anash dhe fushës në dy anë. Dimë se dega e vogël e Lezhës, quhej si Lôdrî, për të cilën mendoj se lidhet si kompozitë si Drini i Lundrës, siç e gjejmë edhe te kompozita Viilû=Vija e Lûndrëz, të cilën noteri venedikas i 1416,  e ka shënuar si “Via di Lundrica”! Po ashtu ky noter shënon edhe “Baladrini” për “Balldrê-Balldrîê. Vetë fjala “lûndra”, që do të thotë “trung i zgavruar” është  shumë e moçme dhe me sa duket ishin ilirët që e çuan këtë terminologji që gjendet edhe në gr. e vjetër, përtej Adriatikut, edhe në abrucishten e vjetër, aty nga shek XII-XI p.e.r. Mendoj se shprehja e Coronnelit te harta e tij, më 1688, “antico alveo del fiume Drinasio”, nuk tregon një shterrje të plotë, një prishje të ballancës në nivelet e shpërndarjes apo ndonjë kalim total të ujit në krahun e lumit fushor Dri të Lezhës. Besoj se ka të bëjë me devijimet tekanjoze të Drinit në hapësirën e gjerë të zhavorishteve të tij, pastaj dihet se në verë niveli i lumit është shumë i pakësuar.

Plini i Ri e shkruante kështu vendndndodhjen e qytetit Skodra: “…mbi brigjet e lumit Drin ndodhet Skodra…” (“Natyralis Historia”, Historiae, III, 22,26) Ndërsa Barleti e shkruante: “Pjesës së poshtme të qytetit i bie mespërmes lumi i Drinit, mbi të cilin ishte ndërtuar një urë e mrekullueshme guri…Shkodra ishte një pjesë në fushë e një pjesë në kodër…ka këtë të veçantë se gjëndet mbi një kodër krejt shkëmb…qysh kur u hodhën themelet e atij qyteti, rrethimi i mureve shtrihej atje poshtë në fushë më tepër se dy mijë hapa në formë katrore… (Rr.Sh. f 39-40; Këto gjurmë ish muresh ne i kemi konstatuar në Dri)

Tit Livi (shek I p.e.r.) dhe Ptolemeu (shek II) shkruajnë se Barbana/Buna derdhet në Dri dhe se “gryka e lumit Drilon” derdhet në detin Adriatik, te gjiri i Drinit etj. Një nga kronikanët turq, sa duket në ndonjë rast shiu e prurjesh “alla Drin”, shkruan: “E ke parë lumin e Drinit? Nga të gjithë lumenjtë e botës ai është më i madhi”, ndërsa një tjetër shkruan: “Nuk është gabim ta krahasosh grykën e liqenit të Shkodrës dhe Bunës me grykën e Bosforit. Vetëm nga të ardhurat e peshkut merren të ardhura të konsiderueshme”. Romakët jo më kot e mbiemërtuan “Liqenin Labiatan”, si Labeatum, me qenë se edhe i afrohej si “Lago Beatum”. Por, realisht, të shênjtë e të kjartë janë ujnat e Liqenit, Drinit, Kirit e Bunës dhe i gjith formacioni ujëmbajtës nëntokësor, për të Tre Shkodrat, MbiShkodra, Shkodra e NënShkodra.

Paradoksi: Guri i Poseidonit që flente “gjumin nënujor”nën diktaturat, tashti në demokraci është dënuar edhe me betonim!     

Jo rastësisht mu aty te kthesa e Drinit, rranzë kalasë, siç edhe në Epidamn/Dyrrah e në Korfuz, ishte edhe tempulli i Poseidonit. Ky ishte “Zoti i Detrave, liqeneve, lumenjve, tërmeteve e kuajve”, që ishte si i barabartë ndër të tre vëllezërit bijtë e Rheas dhe Kronit, por që Zeusi ia bënte gjithmonë me të padrejtë me autokracinë e tij. Asht antikulturë që ky gur ciklopik tempulli, bashkë me një sasi e gjatësi të madhe të tillë muri gurësh si pendë mbrojtëse nga uji, mbetën  nën ujë të pakontrolluar, dhe të pa nxjerrë. A nuk mund të nxirrej ky gur, a sëpaku të kopjohet ky simbol dhe të vendosej në një vend të dukshëm?! Ky  delfin/triton dhe tër/trefurku/Cfurku na del edhe në monedha. Aktualisht është shkatërruar në mënyrë të vajtueshme e gjith zona arkeologjike, bashkë me të gjitha kodrat!

A pritet që Kukuvajka e Trojës t’ia këndojë edhe ku ku-në e fundit shkatërrimit të “Zonës Arkeologjike” dhe Ekologjisë së Shkodrës?!  

Nga qeramikat e Kolonjës, të mijëvjeçarit II-III p.e.r. kemi disa terrakota në forma njerëzore grash me gjinj e krahë të bëshëm, të cilat ngjasojnë me simotrat e gjetura në Troja dhe në Shkodra, në shtresat e lashta. Në muzeun e Shkodrës janë dy trupore të derdhura në bronz, me një teknikë arkaike dhe pa ndonjë bukuri artistike, siç ishte arti antropomorf, të cilat na kujtojnë edhe për rite sakrifikimesh njerëzore dhe ndikimesh me origjinë të lashtë egjiptiane e fenikase.  Këto aplikime sakrifikimesh njerëzore nga ilirët i përmendin burimet e shkruara, por edhe arkeologët i kanë vërtetuar në qytezën e Gajtanit.

E shênjtë asht për çdo shkodran të kulturuar (që kupton dhe që nuk mvaret nga dogmatika  anti ikonave e anti statujave pagane etj), statueta prej bronzi e shek V-VI p.e.r. që paraqet një Zojë, me veshje andrinore me një ojnohe që po hedh venë në një kylix. Po të shikohet me vëmendje veshja e saj, aty do të vërejmë të rafiguruar kultin e gjinjve të nënës tokë, kultin e peshkimit, kultin e prodhimeve të natyrës dhe kultin e drekave/darkave/hêjeve e pijeve me servirje të venës. Kjo “damë antike shqiptare”, siç quhet në Luvër, në fakt është  “Shêjtnoria Zoja Antike SHKODRIANIA”. Është thënë se “qumështi karstik” ka qenë një shtesë si shpikie muratorësh mesjetarë, se ka qenë një lloj kopjimi nga legjenda e murimit të fqinjëve sllavojugorë, se nuk ka dokumenta vazhdimësie etj”. A nuk mundet të kopjohet dhe të zmadhohet kjo “Zojë e Shêjtë” dhe të vendoset diku në qytetin tonë, sa e kemi mbushur me gjithfarë gjigandosaurësh, që tek e fundit as nuk e meritojnë tërë këtë gjigandomani! Natyrisht kur të mos gërmosh, e të shkatërrosh çdo gjë, këtë gjë do të gjesh, siç edhe e kishte shprehur vetë edhe prof. Dh.S.Shuteriqi aty nga viti 1982, se “gërmimet arkeologjike në Shkodër thuajse nuk kanë nisur fare”! Domosdo se nuk kishin si të nisnin, me gjith atë predispozicion antishkodran, kur jo vetëm më 29 nëntor 1944 pyetej se ku ishte ajo “Tambella”…por ende edhe në vitet e 60-ta e dëgjoje këtë trashamani të kultivuar! As “Enverët e Vegjël” e “Elbasanllinjtë e Shkencave” nuk e kishin me sy të mirë Shkodrën dhe shkodranët në përgjithsi, megjithse ata janë imponuar me zotësi dashje pa dashje. Por edhe kur nisën ca gërmime arkeollogjike, dhe filluan të flasin fuqimisht, me nja tre sezone verore gërmimesh, ato iu besuan një bërthame modeste e cila u la pa asnjë lloj ndihme, dhe më në fund pas vitit 1990 “Zona Arkeologjike” degjeneroi në një shkatërrin banal të plotë!

Ngjitur me pendën mbrojtëse të rrymës së Drinit, aty poshtë kështjellës, në një thellësi rreth 2,5 m, kur tashmë aty buronte edhe uji i lumit Drin, u gjetën një sasi e konsiderueshme amforash të mëdha konike, të cilat me vendosje në një stativ, përdoreshin për transport anijesh. Coprat e terrakotave dëshmuan edhe tritonë-delfinë detarë! Pra aty, duhej të kishte qenë ndonjë magazinë dhe ndonjë ish një skelë dhe ishte fare e qartë edhe se kjo shtresë nuk ishte sterili… Por medet se fondet kishin mbaruar! Ad’dio gërmime arkeologjike, futjani dhe flini gjumin letargjik të injorancës, jeni të dënuara o objekte idhujtare!

E shênjtë asht nusia me fëmi për gjiut që sakrifikohet me murosje në mur, “Gjini im u ngurostë e kështjella u forcoftë”, të shênjta janë burburimet e qumështit gëlqeror, si një reaksion kimik në formacionet karstike dhe si një fenomen kapilariteti djersitje e lagështirës. E shêjtë asht edhe mjegulla që naltohet deri në Valdanuz, ku punojshin tre vllaznit dhe një ekzemplar shêjt i vjetër është edhe ai plaku që ruante “sekretin e murimit, për mosrrëzimin e mureve”, që në shtresën e tij mesjetare ishte në epokën e m’kat/gjynahit heretik, mjaft të dënueshëm. Në shek XV, tashma vendin e nuses së lashtë gadishullore e ka zanë “Zoja e Shkodrës, këshilluesja  e mirë planetare”, nana e Jetu Krishtit, të cilën e kishin parë edhe “duke ruajtur muret e fortifikimet”, siç e shkruan Barleti. Një dokument mesjetar shkruan se gjatë një kontrolli që ishte bërë në muret e kishës së Shën Mërisë, e cila ishte kthyer në një teqe dervishësh, pasi hoqën krostën e gëlqeres, ishte konstatuar se aty kishte qenë afresku mural i “Zojës së Shkodrës”. (Shih cit. e më poshtëm) Kjo do të thotë se e famshmia fugure që iku në Itali, në Gjenacan, kishte qenë një riprodhim i një ish afresku mural.

Është e vërtetë se gëlqierja fillimisht nuk ishte përdorur në lidhje llaçi, por prodhimi i saj ka qenë i njohur për suvatime dhe për një shtresë të hollë lidhjeje, të gurëve qiklopikë, qysh nga lashtësia.  Sigurisht njiheshin edhe fenomenet karstike. Futuni te tuneli që del nga ana e Bunës dhe do t’a konstatoni se si  rigojnë dhe  pikojnë akoma shkëmbijtë me “qumështin” gëlqeror. Të gjithë që e kanë pas arritur e dinë se si u prishën edhe disa tyrbe që prodhonin nga ky lloj qumështi dhe madje ka edhe një dokument të viteve 1772-1787 ku shkruhet edhe për një “vend-kulti qumështi: ”Në të tretën derë prej druri përveç disa kockash dhe nofullash të kafshëve të mëdha të therura, duket një kybe/nichia e mbrenda sajë një trajtë varri. Deri ndër ditët tona cirkonte ose rigonte preëj varrit, diçka sikurse qumësht, që si sot gati edhe tre shekuj më parë, ishte mbledhur me veneracion të veçantë dhe shërbente si vetmi shërim, për gra që nuk kishin qumësht gjiri o që kishin sëmndje të gjinjve”. (Gjendet në Dok. e pabotuara të Farlatit, në Bibl. e Seminarit në Padova, Cod. 315, p. 4a.) Dokumentet përmendin se ka pasur aty edhe një tyrbe të “Baba Mujos”, dhe domosdo mendja na shkon te Muji që pinte dhe donte “qumësht orësh”, te reliktet e folklorit “Muja e Fata” etj. Rojhëza/Ohrëza-Fatia, ne na kujton edhe lidhjen me liqenin e Ohrit. “Tri mojrat/motrat e Fatit/Fatijet/Parkat”, na kujtojnë një “Rojzë të Fatit” që muroset. (krhs. me “Êjllit Rojsa” (S-Z) dhe me emërtimin antik bizantin të kështjellës së Kotorrit,  si Roza nga një ish Roihzon/Rizon më i lashtë, që ishte edhe kështjellë, lum edhe vendkulti.) Vendmurosja e saj bahet një vendkulti po ashtu si “Protektoria qumështore e lashtë e Trojës”, është pak a shumë si ajo murrana, bokërrima e Trojës, që në gjuhën e qiellorëve quhej “Varri i Mirinë truphedhur së sakrifikuar”. Ishte një fortesë, por edhe një vend-kulti i shênjtë, ku “kishin mbretëruar me fatbardhësi dy motrat “Roza dhe Fa”.

E jashtzakonshme asht anija ilire me gjarpërin orëmirë, që na tregon për lundrimin në Shkodër, por ka edhe nji gjarpën ekzemplar liqeni i Shkodrës, që ushqehet me peshk, nëqoftëse nuk është zhdukur komplet siç edhe peshku blini. I mrekullueshëm e spektakolar asht i gjith ai  formacion shkambkodër, siç e shënonte Barleti, por siç e shënonin vetë kronikanët turq “rruga atje të çon, por arësyea asht se ata i besojnë asaj kështjelle”. Aty përbri asht “Mali i Larit/Dafinës”, asht liqeni, që kishte blî peshk (gr. e vjetër ), ishte kantjeri i  anijendërtimit  me komandantin e flotës së anijeve karava, vëllai i Gentit që quhej Karavanti. Ruhen disa emërtime të lashta, shumë origjinale siç edhe te greqishtia e vjetër.

Drini/Drinaza, kjo degë kryesore, gjatë gjith historisë mijravjeçare ka kaluar pranë Shkodrës, pavarësisht nga nivelet vjetore të prurjeve e dredhimet majtas-djathtas. Edhe me një shikim të thjeshtë me sy e konstaton nga niveli i prurjeve ranore e xhavoreve, se kjo ka qenë dega ma kryesore e Drinit.

Njihet një thanie e Herodotit, e “Babait të Historisë“, e cila mund të interpretohet  edhe si një lloj parashikimi objektiv, edhe si një lloj profecie: “Ilirët, maqedonasit dhe thrakasit janë popuj të aftë dhe po të kenë një njeri që t’i organizojë ata mund të pushtojnë botën”. “Profecia” padyshim ishte realizuar me Aleksandrin e Madh. Kjo krenari dhe vetëdije e lashtë e gadishullorëve tanë dhe e “gurit të parë të themelit” të një lloj panevropianizmi, vazhdonte ende të ruhej në kohën e Marin Barletit. “Kjo pra, është ajo Maqedonia, që sot në gjuhën popullore quhet Albani, sepse thuajse të gjithë banorët e tij vendi flasin gjuhën albanishte…, kjo pra, ishte ajo Maqedonia, e cila ta them me fjalët e Plinit, dikur pati zotëruar mbarë botën”. (Rr. Sh. bot. shqip, f 34-35)

Jo më kot Aleksandri i Madh i akordoi ilirëve disa Privilegje me një Testament para vdekjes, i cili përdorej edhe si Preambula e “Statuteve të Shkodrës”! Dhe, sado që thuhet se ky është një lloj dokumenti apokrif, siç e kemi argumentuar në një studim, ky dokument i mesjetës së hershme, i kopjuar nga një ish origjinal edhe më i hershëm, gjen një mbështetje të qartë edhe në “Biblën e Vjetër” te libri i Makabeut. Dhe mos harroni, se në dokumentin e Shkodrës  shkruhet e zezë në të bardhë për  kushrininë e afërsinë gjuhësore të popujve ilirikë, që ndihmuan Aleksandrin e Madh. Në një lloj mbledhje të përbotëshme të të katër kordinatave, nga India deri në Gjibraltar e nga jugu arabik e deri te Hiperboreanët veriorë, që u bë në Babiloni nën kryesinë e Aleksandrit të Madh, “Birit të Zeusit”, qyteti i Shkodrës dhe ilirët, ndër të tjerë, përfaqësuan Evropën dhe Evropë aso kohe quhej gadishulli ynë. Ishte shqiponja e zezë vetë Zeusi pellazgjik, ishte shqiponja e “TreGerionëve të Epirit” shqiponja e origjinës tonë të lashtë. Helenët jo vetëm që e degdisën “TreGerionin bazileusin baritor të Epirit, në fund të Botës në Perendim”, por shpikën edhe një legjendë se “tre vëllezërit evropoidë, Iliri, Kelti dhe Gali ishin bijtë e ciklopit Polifem”, i cili sadokudo ishte biri i Poseidonit. Dhe, kush i “mbyll të dy sytë e veshët në lesh”, për këto studime?! Këndo o muzë mninë/mërinë e …

Mbi kthimin në identitet të Stemës heraldike origjinale të Qytet Shtetit Republikan “Komuna e Shkodrës“ dhe Piacës së Shkodrës!

Bashkia Shkodër nuk bën dot as aq shpenzime, sa për një basoreliev të thjeshtë për Stemën Heraldike origjinale të Qytetit Shtetit Republikan “Komuna e Shkodrës“! Jo vetëm, se këtë stemë, që mban aktualisht, ia kanë sjellë me porosi nga lart, por edhe sepse me sa duket, për disa shkodranë historia fillon, kur Gjergj Strazimir Balsha u nënështrua, i dorëzoi Shkodrën dhe i dërgoi një vajzë shumë të bukur në harem Sulltan Muratit I, ndërsa “dhëndërri“, krahas disa veshjeve të shtrenjta orjentale, ia riktheu Shkodrën, sëbashku edhe me një doganë në Vaun e Dejës në “Rrugën Tartareske“ dhe me një tjetër, në Tebunë atje te, “Rruga e Kandarit“. Më 1391-1395-1402 dhe më pas, Gj.S. Balsha dhe i biri Balshai III, siç edhe Konstandin Balsha, ishin rreshtuar me të gjitha forcat, në anën e okupatorëve turq dhe të Shahin Beut, i cili ia kishte mbyllur Shkodrës të gjitha rrugët tregëtare, kriporet, daljen në det etj. Në këto kondita u krijua Komuna Qytetare Republikane e Shkodrës, e cila nënëshkroi edhe një marrëveshje me Shahin Beun e Shkupit, për një pagesë vjetore deri në 2000 dukate në vit etj, për të ruajtur vetqeverisjen, lirinë,  ligjet e veta etj.

Kështu Bashkia, edhe pse i janë paraqitur studime e argumentime të plota dhe një Peticion me firmat e shumë autoriteteve shkencore (si të prof. W. Kamsit, dr. prof. M. Prendushit, dr. prof. D. Luka, dr. prof. A. Osja, dr. Ferid Hoti, A. Luka etj) vazhdon t’a mbajë dhe e ka mjaft për zemër, si “stemë heraldike të qytetit“, një monedhë të feudalëve Balsha dhe të peshkopit të Shën Stefanit të Shkodrës, kur këta në bazë të “Statuteve të Shkodrës“, ishin shpallur edhe si tradhëtarë nga qytetarët dhe Komuna e Shkodrës, siç na i kanë lënë të shkruar edhe dy rilindasit tanë evropianë Marin Barleti dhe Marin Beçikemi.

“Statutet e Shkodrës“ rradhiten nga të parat në Evropë, ku kleri ishte i detyruar të dilte përpara një gjykate laike. Se çfarë ndryshimi kolosal ka stema heraldike origjinale, nga ajo e sajuara nga një monedhë e Balshajve nga padre G. Valentini,  as ka nevojë të zgjatemi këtu.

Dihet, se Fati luajti keq me Ilirinë, Epirin e Albaninë dhe me vetë Shkodrën. Regresi, me pushtimin turko-osman ishte aq katastrofik, saqë Barleti gdhendi disa fjalë lapidare: “Sikur të ngjallej Aleksandri i ndjerë…, sikur të kthehej në këtë jetë Pirroja, me siguri që nuk do t’a njihnin atdheun e tyre, nënën e kryetrimave, do ta braktisnin vendin që e patën lënë vatër të lirisë dhe do ta përbuznin si të svetënuar” (H.S. bot.1967, f 50)

Besoj se sytë në ballë e mendjen në kokë e kemi të gjithë. Po, si nuk iu hap Shkodrës, një dalje e re andej nga fusha e Drinit? Si nuk iu hapën, as në “Projekte” të shek XXI të paktën, nja dy bulevarde moderne me e lidh drejt e për drejt në vij të penit Shkodrën?! Si dreqin me mbetë Shkodra pa lundrimin liqen-lum-det, pse me mbetë edhe pa aeroportin civil të Gjadrit?! Si gjithmonë pa plan, ndërto shkel e shko, me arrna e as sa për 10 vjet prespektivë! A nuk mund të vendoset as “Stema heraldike origjinale” e Qytet-Shtetit Republikan, në Bashki?! Nuk mund të kopjohen as disa basorelieve në gur të “Shkollës së Albanëve/Shkodranëve” në Venedik?! A nuk u ndërtoka dot as një kopje nga Varri i Gentit në Gubio dhe t’a vendosim diku aty te Qafa e Tregut! Aq, antikulturë qenkan shkodranët, sa të mos duan  monumentin mortor për Basileusin Genthi, kur ka aty rrotull gjithfarë tyrbesh me arabeska, aq sa që dr. Moikom Zeqo të propozojë t’a vendosin në atriumin e M.H.K. në Tiranë! Përse, Kisha e “Martirit të parë të Kristianizmit dhe Protektorit të Shkodrës” Shën Stefanit Protomartir, e kthyer si Xhamija e Sulltan Muratit I, Fatihut pas 1479, nuk mund të kthehet në një objekt-pavjon muzeumi shtetëror, për vetë historikun e atij objekti?! Ku ta gjejnë disa vende të tjera t’i kishin këto realitete historike, ne i kemi dhe po duam t’i fshijmë me tul buke! Nuk besoj se ka ndonjë lloj arësye që dikush “në emër të besimtarëve etj”, t’a identifikojë veten, me okupatorët e ndryshëm që me rradhë pushtuan vendin tonë!

Për tabela e fasada boshe, pa asnjë brendi konkrete, për inaugurime, premtime e rrena me okë e për britma populiste s’ka më nevojë askush. Restauronie ma, at Qyqe Piace, ku bajnë ligjin Fiqt e Egër, ku përveç djegies nga vandalët e 13 Marsit 1997, restauratorët  e Monumenteve të Kulturës, na kanë vjedhur edhe grilat e dritareve… Dhe këtu as nuk po ankohemi, as për shtëpitë e tokat e Zëna, as për vendimet gjyqësore etj, etj, miliona e mikiona lekë dame nga shtet-pushteti demokrat-socialist…

Ka ardhur koha të kemi  konsensuse të arsyetueshme dhe progrese të dukshme e afatgjata për vendin tonë!

Agron Luka

Nr. 104 i gazetës në print

0
Condolezza Rice: Albania OK!

nga Sokol Pepushaj

Pak kush shpresonte se dorëheqja e papritur e ministrit të jashtëm Besnik Mustafaj, do mund të kapërcehej pa një faturë, mësëpaku demoralizuese, për diplomacinë shqiptare. Por rimodelimi i vazhdimësisë për vazhdim, përbën një risi filozofike të zhvillimit të iniciativave të qeverisë shqiptare në ridimensionimin e shpejtë e të vrullshëm të ndërmarrjeve vërtet destinuese, ofensive. Podi i diplomacisë në dukje i krisur, u monolitizua që në momentet e para, kur ministri i ri i jashtëm Lulëzim Basha mori përsipër, një rrisk, fillimisht të fragmentizuar, por që shumë shpejt bëri formësim gjenial. Sapo kreu i diplomacisë mori ok-ejin nga presidenti e parlamenti, pa shkuar në zyrë, u nis drejt Brukselit. Hiperbolizimi i kataklizmës që lëshoi opozita, shumë shpejt nuk mori bekimin, as nga vetë ajo, pasi diagnostifikimi dha rezultate perfekte. Tur diplomatik shumë i suksesshëm në shumë vende të Europës Juglindore, me një gjuhë e mesazh relativ, ku ambasadorët e Këshillit Europian, madje edhe Olli Rehn, Havier Salana etj., vlerësuan diplomatin e ri si një “rels” që përballon gjithë rrymat e “strujës”, pa emocione të nxehta edhe përballë serbëve a rusëve.

Analiza, me vetëdije ose jo, kish vënë në pikëpyetje takimin e planifikuar me 8 maj në Washington të kreut të dorëhequr të diplomacisë Mustafaj, me sekretaren Amerikane të Shtetit Kondoliza Rajs. Por “dëshpërimi” u la bukur fort, pas krahëve të thashethemnajave të kulisave politike. Një takim e përfaqësim historik, kapërceu çdo parashikim të zgjidhjes së ekuacionit me shumë të panjohura, duke e “ngjyrosur” fasaden e diplomacisë shqiptare me modele integruese, me modele civilizuese, me modele perëndimore, duke e treguar se aty ku rri urtësia është edhe kryet e vendit. Të gjithë shqiptarët në botë e kanë ndjerë veten shumë mirë nga një përfaqësim dinjitoz, autoritar. Kryediplomati Basha, ndoshta gjetja më e zgjuar e Berishës personalisht, pas lakmive të atij “podiumi”, përmbush deri në infinit vullnetin e një diplomacie potente në mbështje të një pavarësie të kushtëzuar për Kosovën, brenda oazit të patjetërsueshëm, të paraqitur tanimë si zgjidhjen më të sheshuar e peshuar nga Kryenegociatori i Statusit Marti Ahtisari. Qëndrimi rreth pavarësisë së ?nguar e të mohuar të Kosovës, me një anglishte të përsosur të shefit të diplomacisë sonë, ka bërë që Kondoleza Rajs ta vlerësoi në maksimumet e mundshme Shqipërinë, pavarësisht çdo lloj zgjidhjeje që mund të marrë problemi në fjalë që mund të ndikohet edhe nga loja serbe në pak ditë – netë.

Gjithsesi, Shqipëria ka një performancë edhe të parë me lente, simpatike. Në gjuhën e funksionimit të konjukturave dhe përligjjeve teknike per triumfe, merita ka edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme Anton Gurakuqi, me të cilin, si Mustafaj, edhe Basha, alternojnë lobingjet e politikat relative, brenda moralit e interesit diplomatik.

Janë këto qasje të dukshme në turravrapin drejt vullnetit për ta vendosur me dinjitet Shqipërinë në podin që vizita e Presidentit Amerikan Xhorxh Bush me 10 qershor në Shqipëri, të vlerësohet, veç të tjerash edhe si përgjegjësi e madhe, në përmbushje të moralitetit, në kryerjen e shanseve të kombit tonë, për garanci e rrugë të suksesshme, rreshtazi e barabar me aleatët perëndimorë, për një Ballkan të qetë.

Në politikë shanset nuk vijnë vetë. Nëse rrethanat ndihmojnë në krijimin e tyre, bëhen efektmira kur në skalion radhiten atribues e gjenerues.

Pra Shqipëria e kaloi kryqin e kryqëzimit, ku rrethrrotullohej rreth vetes. Është në udhëtim…

 

Aty ku vetmia e prindërve këlthet

Prindërit Radohina, Maria dhe Nikolla, banojnë në një shtëpi të vogël në Bardhaj, fshat pranë Shkodrës, që është në periferi të saj, por për nga mjerimi, duket sikur e ka qytetin mijëra kilometra larg. Bëmë një shëtitje nëpër fshat të shoqëruar nga L.M., që na u lut të mos e identifikonim për shkak se ato gjëra për bashkëfshatarët e tij mund t’i sjellin telashe edhe pse ai nuk përmendi edhe ne nuk po shënojmë askurrgjë fyese në drejtim të tyre.

Fshati Grudë e Re nuk dallon shumë nga fshatrat e tjerë të Shqipërisë, ku mungon lulja e rinisë, ajo forcë që do t’i jepte një kuptim jetës në këto pejzazhe kaq të dashura për të gjithë ne. Shtrëngimet ekonomike i kanë detyruar të rinjtë të marrin rrugët e botës dhe prindërit e tyre jetojnë kështu në pritje të ndihmës financiare, të eurove nga Europa e të dollarëve nga SHBA.

Dhe pas tri-katër dërgimeve, prindërit e dinë që do të vinë vetë ata, djemtë, vajzat e tyre e do të rrinë disa ditë të lumtur rreth sofrës së shtëpisë, duke treguar për Italinë, Greqinë, për Zvicrën dhe brigjet amerikane.

Por ka edhe djem që nuk priten të vijnë. Malli për ta është më i madh, por prindërit e dhembshur i vënë një gur zemrës. Të tillë janë Maria dhe Nikollë Radohina, prindërit e Prekës dhe Gjinit. U bënë pothuaj 10 vjet tashmë, që nga ajo ditë e mallkuar që Prekës 18-vjeçar, gati fëmijë, iu desh përballë ca të pafeve, ca kriminelëve, të mbante anën e motrave, misionareve katolike, që u ndodhën pa mbrotje dhe u dhunuan.

Trokitëm në portë. Atë na e hapi nana e Gjinit dhe Prekës, zonja Maria. I thamë që gazeta do të pasqyrojë vetminë e prindërve në rrethinat e Shkodrës. Na priti mirë e na gostiti. Shtëpia dukej e mbajtur mirë, ani se djemtë më të mëdhenj nuk ndodhen më aty, motrat janë larg aty ku janë martuar dhe djali i fundit është një i mitur që nuk e mbush boshllëkun.

Nikolla është i moshur dhe i sëmurë dhe punët e bujqësisë ai nuk i mbulon dot me fuqitë e tij të pakta. Dhe menjëherë biseda shkon te djemtë e mëdhenj që mungojnë. E tregon për Prekën që nuk dihet se ku është: thonë në Amerikë e thonë në Kanada. Na krijohet përshtypja se ai e di saktë adresën e djemve, por druhet nga ne.

Nëna Marie ankohet se koha e Partisë së Enver Hoxhës nuk ka kaluar tamam, ajo nuk e kupton se si atij që i del krah motrave misionare, nuk i del krah një shtet me ushtri e polici, por e lë djalin e tyre në mëshirën e kriminelëve që e kanë dorën e gjatë, që e kërkojnë djalin ku është e ku nuk është.

E pyesim Nikollën se përse keqbërësit, ata që sulmuan motrat misionare, vazhdojnë ta kërkojnë Prekën. “Po, Preka i kallxoi në polici, e policia i shtini në burg. Mandej ata dolën. Flitet se njeni prej tyne asht vra. Por djali jonë nuk ka dorë në të. Dhe jam i sigurt se askush nuk e ka vra për turpin që bane me ato femna të krishtena”, na thotë ai.

I lëmë Marien dhe Nikollën në vetminë e tyne të shqetësuar dhe shkojmë më tej në fshat duke hedhur hapat mes bahçeve të papunuara ngaqë krahët e punës për to, janë larg, shumë larg, përtej deteve e oqeaneve.

Shumë pleq janë të vetmuar dhe shumë shtëpi po rrënohen sepse të rinjtë e kanë braktisur vendin dhe prindërit e tyre po vdesin.

E, ne largohemi nga Bardhaj duke marrë me vete një trishtim që nuk na ndahet. Dhe pas këtyre vetmive që këlthasin, brenda nesh një pyetje klith akoma më shumë: “Deri kur kështu?”.

Redaksia

 

Saba D’Elia ambasadori i ri i Italise ne Shqiperi

Saba D’ Elia do te jete ambasadori i ri i Italise ne Shqiperi. Ai do te zevendesoje ne kete detyre ambasadorin aktual Atilio Massimo Ianucci, i cili eshte emeruar drejtor i pergjithshem per Azine, Oqeanine dhe Antarktiden ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Italise. Ambasadori i ri i Italise ne Tirane, Saba D’ Elia aktualisht sherben ne shtabin e kordinimit prane Sekretarise se Pergjithshme ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Italise. Me heret, D’ Elia ka qene ambasador i Italise ne Bosnje- Hercegovine. Ai eshte laureuar ne Shkenca Politike prane Universitetit te Romes ne vitin 1971 dhe futet ne karrieren diplomatike ne vitin 1974. Nder postet qe ka mbuluar gjate karrieres se tij, pasi ka sherbyer prane Drejtorise se Pergjithshme te Personelit dhe te Administrimit, ne mes 1976 dhe 1983 eahte Zevendeskonsull i Pare ne Zyrih dhe Sekretar i Pare Tregtar ne Berlinin Lindor (RDGJ). Pasi eshte rikthyer ne ministri, nga 1983 deri me 1985 eshte ne Drejtorine e Pergjithshme  te Ceshtjeve Politike. Ne 1985 eshte shef i Sekretarise se Drejtorise se Pergjithshme te Personelit dhe te Administrimit. Nga 1989 deri ne 1996 eshte Keshilltar dhe me pas Keshilltar i Pare prane Perfaqesise se Perhershme te Italise ne OKB ne Nju Jork dhe sekretar i pare ne oske. I kthyer ne Rome, ne mes 1996 dhe 2000 eshte shef i Sekretarise se Drejtorise se Pergjithshme per Ceshtjet Politike dhe me pas ne Drejtorine e Pergjithshme per vendet e Evropes, nen varesine direkte te Drejtorit te Pergjithshem. Eshte emeruar Minister i Plotfuqishem ne vitin 2000.

Ambasadori i ri i Italise ne Tirane, Saba D’ Elia ka lindur ne Napoli me shkurt 1948.

Blerti DELIJA

 

Përçarja e Partisë Demokratike fuqizon lëvizjen për zhvillimin kombëtar LZHK

Përfaqësues të kryesisë së LZHK vizituan Malësinë e Madhe dhe u takuan me ish zyrtarë dhe përkrahës të Sali Berishës dhe të Partisë Demokratike, që në një mënyrë apo në një tjetër janë zhgënjyer me Partinë Demokratike dhe drejtuesit e saj në Tiranë. Qëllimi i takimit ishte angazhimi dhe riorganizimi i të gjithë kundërshtarëve të Berishës dhe të Kryesisë së PD-së si dhe hartimi i një metingu të madh prefektural.

Mediat nuk ishin të informuara për këtë takim nga që takimi kishte të bënte me disa kundërshtarë direkt të Kryeministrit Sali Berisha. Media mësoi për takimin kur Pjerin Spathari, ish kryetar i komunës Kastrat, u ndalua nga forcat e Shikut pas këtij takimi dhe u mbajt për 10 orë, ku ai bëri të ditur se Shiku e kishte rrahur dhe torturuar atë, dhe siç pohonte ishte e tmerrshme për mua pasi mënyra e të rrahunit, torturave ishin të njëjta me ato që kishte provuar në vitin 1991 ndryshim kishte vetëm ngjyra e burgut dhe pajisjet.

Ai tha se “në këtë takim morën pjesë kryesisht ish-zyrtarë të tjerë të Partisë Demokratike dhe përfaqësues të familjeve të persekutuara nga rregjimi komunist dhe të harruara nga rregjimi i ri berishjan që tani janë haptas kundër Berishëd dhe janë bashkangjitur LZHK-së. Ndalimi që na bëri Shiku, në emër të Berishës, ka fuqizuar bidjet tona se Berisha po na përgjon nga afër na ndjek dhe në mënyrë të organizuar me çdo kusht ai kërkon shkëputjen tonë nga politika, heqjen dorë nga kërkesat tona legjitime ndaj proës dhe fjalës së lirë. Nisur nga ky fakt neve na kërkohet t’i bashkangjitemi LZHK dhe të jemi të organizuar me qëllim që të bëhemi forcë e tretë politike dhe faktor politik në Shqipëri.

Zoti Spathari përmendi dhe tre emra të tjerë që Shiku kishte arrestuar gjatë datës së 02 Majit 2007 në intervalin prej 3-4 orësh mbasi kishte mbaruar takimi që ata ishin Nikoll Volaj, Paulin Prekaj dhe 64 vjeçari Gjon Lumaj. Megjithatë, ai tha se përçarja në Partinë Demokratike ka fuqizuar dhe po vazhdon ta fuqizojn LZHK në kërkim të një force tjetër politike, ndryshe nga PD-ja e tanishme. “Sulmet e Berishës kundër nesh dobsojn Partinë Demokratike dhe fuqizojnë LZHK-në” tha ai. Dhe se ne nuk do të ndalemi tani edhe ma tepër jemi të bindur se PD me në krye Berishen nuk është dhe nuk reformohet por çdo ditë ajo degradon në kundërshtim me moralin e atyre që e aspiruan, e formuan.

Vasel Gilaj

 

Zemra e madhe e Italise per shqiptaret

Italia po pergatitet te cele portat e saja per Shqiperine dhe shqiptaret. Vendi i pertej Adriatikut po ve ne zbatim nje seri procedurash te cilat pervec se i japin dinjitet te huajve, mes te cileve padyshim edhe shqiptareve, krijon hapesira te reja per natyralizimit por edhe bashkimin e familjeve dhe punesimin. Rreth 300 mije shqiptare, pjesa me e madhe te legalizuar ne vendin mikprites, do ta ndjejne veten me shume evropiane, duke iu afruar barazise ne te gjitha drejtimet me italianet, fale nje politike te ndjekur dhe qe do vihet ne zbatim nga qeveria Prodi. Po cilat jane keto lehtesira? Jane te shumte shqiptaret, te cilet iu drejtohen perfaqesive diplomatike italiane ne Tirane apo konsullatat e Shkodres dhe Vlores, per te gjetur nje pune ne Itali. Deri me tani, viza e punes mund te merrej vetem 1 vjecare, dhe mbajtesi i saj, pak para skadimit, duhej te paraqitej prane selive diplomatike per rinovimin e saj. Kjo, duke humbur mjaft kohe te vlefshme dhe para si pasoje e mos paraqitjes ne pune, pa llogaritur edhe qendrimin ne vendlindje gjate kohes qe duhej per marrjen e vizes se re te punes. Tashme, vizat e punes do te jene 3 vjecare dhe nuk mbaron me kaq.

Edhe ne rast te heqjes nga puna, punetoret shqiptare do te kene te drejten edhe te nje vize tjeter 1 vjecare, ne kerkim te risistemimit. Perfitojne lehtesira maksimale, te gjithe punonjesit qe kane nje kualifikim apo edhe nje “talent” sic mund te jene mjeket, infermieret, tekniket e ndertimit, studentet, hidrauliket, juristet etj. Bashkimet familjare tashme do te jene me te lehta. Llogaritja e limitit te te ardhurave do te behet duke u mbeshtetur jo vetem nga pozicioni individual I kerkuesit te nenshtetesise, por edhe ne raport me te ardhurat e te gjithe familjes. Kjo do te mundesoje dhenien e nenshtetesise edhe per grate shqiptare shtepiake, ne rastet kur burri disponon te ardhura te mjaftueshme te dokumentueshme dhe qe plotesojne nevojat familjare. Me heret,  perllogaritja e ketyre te ardhurave, behej vetem ne momentin e aplikimit, ndersa tani edhe gjate kohes se pritjes se pergjigjes, nese do te kete shtim te te ardhurave, ato do te perllogariten, duke lehtesuar marrjen e nenshtetesise. Te paturit e nje residence te qendrueshme ne Itali, qe per jokomunitaret eshte 10 vjet, eshte zbutur si kriter. Mund te tolerohen edhe disa spostime te perkoheshme jashte territorit italian per motive pune, studime, shendetesore, natyrisht duke dokumentuar arsyet dhe periudhen.

Shume shpejt do te reformohet edhe ligji per dhenien e nenshtetesise nga Italia. Tashme vendimi eshte miratuar nga qeveria Prodi dhe do te hyje ne fuqi shume shpejt. Afati per te kerkuar nenshtetesine, nga 10 eshte minimizuar ne 5 vjet, per te gjithe ata emigrante shqiptare qe jetojne ne vendin fqinj. I vetmi kusht eshte qe ne keto 5 vite, emigranti te kete patur qendrim te rregullt ne Itali. Ne rast te kundert, emigrantet nuk mund te marrin nenshtetesine. Edhe per femijet shqiptare, pavaresisht nese kane lindur apo jo ne Itali, pas kalimit te 5 viteve te qendrimit ne kete vend, mjafton qe njeri prej prinderve te kete qendrim te rregullt dhe e perfiton menjehere nenshtetesine. Nje ndryshim rrenjesor, gjithnje ne lidhje me natyralizimin, kesaj here permes marteses, do te hyje shpejt ne fuqi. Shqiptaret qe jane martur me italiane, brenda 6 muajve do te mund te aplikojne per nenshtetesi italiane, ndersa me perpara ka qene nje afat minimal 2 vjecar.

Keto jane ndryshime, te cilat deri ne keto momente, kane hyre ose pritet te miratohen brenda pak diteve. Megjithate, per shqiptaret shume shpejt pritet te kete favorizime te tjera. Kjo jo vetem nga fakti i fqinjesise, lidhjeve dhe marredhenieve te shkelqyera asnjehere te demtuara nder shekuj, por edhe ne prag te ratifikimit te MSA-se me Shqiperine nga Parlamenti Italian brenda muajit qershor. Zyrtare te larte te qeverise dhe te parlamentit italian i kane dhene sigurine e tyre tyre per kete autoriteteve te larta shqiptare, e ne menyre te vecante kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli. Ratifikimi i MSA-se, por edhe lehtesimi i procedurave te marrjes se vizave i miratuar formalisht nga Bashkimi Evropian, do te ndikoje ne nje lehtesim te metejshem te levizjes se shqiptareve drejt Italise. Nder hapat e pare te pritshem, eshte lehtesimi i metejshem i procedurave te miratuara nga Brukseli, por edhe perfshirje e

dokumentit te identifikimit – pasaporte sherbimi, ne levizjen e lire pa vizam sic ndodh aktualisht me pasaporten diplomatike.

Te gjitha keto, jane mundesi te cilat u ofrohen nga shteti italian dhe perfaqesite e tija diplomatike, te gjithe shtetasve shqiptare qe banojne ne Shqiperi apo edhe ne Itali. Ne fakt, ne jemi te bindur se zgjidhja e te gjitha problemeve dhe progresi i Shqiperise dhe i shqiptareve, nuk duhet te kete alternative te vetme emigrimin. Periudha aktuale eshte e perkoheshme dhe jemi te bindur se shume shpejt, Shqiperia do te jete ajo qe do te pranoje ne gjirin e saj force punetore. Per me teper, nje mundesi e tille eshte me reale, kur flamuri blu me 12 yje te verdha i BE-se ka

kohe qe valevitet perkrah atij me shqiponjen e zeze ne nje shqyt te kuq.

Deri atehere, Shqiperia dhe shqiptaret do te falenderojne dhe do te ndjehen borxhli ndaj Italise dhe italianeve, te cilet ne dite te veshtire na kane dhene dhe po na japin nje dore.

Blerti DELIJA

 

 

Dy variante që duhej të zgjedhim për t’u qeverisur

nga Mark Bregu

(Gurakuqin e Konicën, apo Zogun e Hoxhen?)

Sipas mendjes t’ime (ndonse nuk shquhem si analist), politika shqipëtare, në se duam të ndërtojmë një shtet të vërtetë, duhet t’iu referohet katër figurave historike të nalpermenduna. Gurakuqi dhe Konica, paten koncepte e botkuptime të ndryshme por, gjithsesi gjenin pika konvergimi. Ata, si shtresë shoqnore ishin pothuaj të njëjtë, ndërsa në ndërtimin e shtetit dhe formen e qeverisjes, ndryshonin në kahje. Gurakuqi ishte ma pranë majtizmit, ndërsa Konica ishte i djathtë. Ajo që ka shum randësi dhe që (sipas mendjes t’ime) duhet marrë në konsideratë, asht, se, të dy ishin pranë qendrës dhe larg ekstremeve. Ç’do qenje, dhe krijesë njerëzore, ka, dy krahë dhe dy kambë, të djathtën dhe të majtën. Në se njena i mungon, njeri quhet “sahat”. Ajo që drejton gjithë këtë “strukturë”, asht koka, e cila bashkëmendon veprimet e të dy krahëve ose kambëve. Për fatin e keq të shqipëtarëve, ekstremet e të dy krahëve, gjatë përplasjeve, në të gjitha etapat e historisë, goditen “koken”. Dhe asht pikërisht ky faktor që na ka lanë në këtë gjendje, ndër vendet ma të varfëra të botës, kur, ne duhet të ishim ma të pasun se Zvicërra, për vetë faktin se ZOTI na i dhuroi të gjitha resurset (nën dhe mbitokësore). Me sa duket, këtë “çelës”, shqipëtarët akoma nuk e kanë gjetur, ndaj, dhe po ofroj katër përfaqësuese për të zgjedhur modelin. Në se, shqipëtarët duan të jenë shtet Europian, ashtu siç dhe janë –gjeografikisht, duhet të parazgjedhin këto dy modele: Majtizmin – Gurakuqin dhe djathtizmin Konician, (të dyja modele progresiste), që shkojnë drejt QENDRES, ose modelin Enverian (super ekstrem i majtë).

Mendoi se, modeli i parë asht ma progresist dhe ma pranë integrimit, por, gjithësesi mjaft i vështirë me u aplikue, dhe pikërisht se, periudha 15 vjeçare, post – diktatoriale provoi se, ne e kemi tepër të vështirë ta “përtypim” DEMOKRACINË. Një Popull i mësuem nën thundren e të huajve dhe, nën sundimin e monarkëve dhe diktatorëve, e ka mjaft të vështirë demokratizimin. Fakti, që bota demokratike nuk i don monarkët dhe diktatorët, na imponon të zgjedhim modelin, ose t’i rikthehemi izolimit. Jam i bindun se, nëse e majta dhe e djathta shqipëtare do të hecin në gjurmët e këtyre dy konifejve, nuk kanë asnjë nevojë t’kërkojnë modele në Europë.

Jam i bindun se, në kohën kur jetuan këta “burra shteti”, në Europë nuk kishte modele ma të përkryena. Nuk besoj se mundë të ketë ndonjë shqipëtarë që të mos e njohë madhështinë e shpirtit të Gurakuqit.

Ndërsa, Faik Konicen, ndonëse na e “fshehu” diktatura, Ai, gjithësesi mbetet modeli autentik i qytetarit Europian, dhe intelektualit prognesist.

Ndonëse, Konica ishte një Feudal nga prejardhja, mbesa e tij, nuk kërkoi rikthimin e pronave por, vetëm, ndërtimin e një Muzeumi të thjeshtë në emrin e Konicës. Çdo koment tjetër për këta dy shqipëtarë tëmëdhej, do të ishte i tepërt.

Këto dy figura duhet të përjetësohen me buste, në ty krahët e hyrjes së Parlamentit Shqipëtar. (M.B). Vlenë të theksojmë se, rilindasit t’anë të shquem, gjithnjë i u referuan rrugëve të mesme. Do të ishte me shum vlerë, që pas daljes nga nji sistem diktatorial, ku parësore ishte lufta e klasave, mendoi se rrugët e mesme evitojnë përplasjet duke “amortizue” ekstremet.

Së fundi: Në Europë nuk mundë të integrohemi me sllogane, apo me parulla, por vetëm me vepra.

 

 

Hasmëri për motive  banale

Shqipëria postkomuniste sot ka mijëra familje të ngujuara dhe një shifer rekord në gjithë globin të vrasjeve për shkak të gjakmarrjes, por edhe të konflikteve banale. Ligji është vetëm në letër, por jo i zbatueshm përballë Kanunit të lashtë të Lekë Dukagjinit. Një shtetas Kol Shtysi, nga Malësia e Mbishkodres dyshonte se gruaja e tij ka marrdhënie intime me Anton Malaj dhe një “koritje”, sipas tij, “zhbehej” duke vrarë të dyshuarin si të dashur të gruas. Dhe është pikërisht 1 shtatori i vitit 2005, kur Shtysi qëllon me armë zjarri mbi dashnorin sipas tij, të të shoqes. Fatmirësisht, plumbat kanë shpuar makinen, por jo trupin e shtetasit Anton Malaj. Dy plumba bënë dy vrima në makinë dhe i sulmuari detyrohet të jetojë i fshehur në ilegalitet të plotë deri sa gjen mundësinë dhe ikën nga vendi, nga Shqipëria. Familja Malaj tashmë sipas kanunit bie në gjak. Megjithëse asnjë fakt konkret burri i “tradhëtuar” Shtysi nuk ka, përve thashethemnajave, ai mban pushken plot për hakmarrje, për vrasje. Lidhja e Misionarëve të Paqes të Shqipërisë, dega Malësi e Madhe, por edhe pleqësia e fshatit me pjesëtar të largët të fisit kanë bërë disa herë përpjekje për ta sheshuar një konflikt të tillë dhe nuk është arritur asnjë pajtim. Ditët e fundit, pikërisht me 02 maj 2007, Aleksander Malaj, ky djalosh që shihni në fotografinë që po botojmë, vëlla me Anton Malaj, del nga ngujimi për të kontrolluar biznesin e vet të ligjshëm me të cilin mban familjen. Por një pushkë e ngrehur e priste. Qëllohet me armë zjarri. Gjithsesi shpëton dhe i hypën makinës për të shkuar sërish drejt ngujimit. Burimet tona të sigurta mësojnë se meqë nuk gjejnë Antonin, kërkojnë të vrasin të vëllanë, Aleksandrin, i cili sipas tyre ka qenë në dijeni të lidhjes së të vëllait me një dashnore, grua të martuar. Por rastet e konflikteve janë nga më të ndryshmet në Shqipëri. Edhe në qytetin verior Shkodër, fëmijët e një të vrari, janë larguar nga këtu, pasi ashtu sikundër të atin, i pret vrasja. Fjala është për fëmijët e Sefer Bardhit. Ka qenë data 22 gusht 2006, rreth orës 19.00, kur Sefer Bardhi është vrarë me armë zjarri. Policia as sot nuk ka arritur të zbulojë autorin e vrasjes. Ndaj fëmijët e kësa viktime janë të rrezikuar me jetën e vet. Ne e kemi trajtuar edhe aso kohe në shtyp këtë rast, por edhe sot që shteti nuk funksionon dhe hakmarrjet bëhen tërkuze pa fund, jeta e atyre që dikush i piketon për t’i vrarë, është vërtet e rrezikuar. Fëmijët e Seferit sot janë rrugëve të Perëndimit. Në të vërtetën e hidhur jo vetëm njerëzit me konflikte, por askërkush nuk e ndjen veten të sigurt të dalë rrugëve të qyteteve veriore me familjet, pasi shkon një orë natë. Gjithçka mund të ndodhë, siç edhe po ndodh.

Luljeta Ago

 

Jetë në rrezik

Ne, gazetarët si qytetarë të barabartë të këtij vendi, mendojmë dhe vrapojmë për pasqyrimin e realiteteve me qëllimin e vetëm: Sensibilizëm e politikës, pushtetarëve dhe të shoqërisë për refleksion.

Por një ngerç i fortë pengon. Shumë kush e njeh këtë ngerç, e diskuton, e komenton sipas mënyrës së vet por vetëm kaq. Sepse më gjatë nuk mundet. Nuk mundet madje as qeveria, kr/ministri megjithë itensitetin e punës së tyre. Sepse Mafia e rritur (adulte) vepron në shumë drejtime, nga shumë pozicione, madje edhe nga pozicioni më i lartë i shtetit: nga prokurori i përgjithshëm e deri tek presidenti i Republikës. Prandaj më lart citova termin “ngërç” sepse kr/ministri Sali Berisha ka akuzuar hapur shprehimisht që “prokurori i përgjithshëm flen mbi dosjet e krimit”! Dhe kur Parlamenti vendos me shumicën e votave shkarkimin e tij, del në mbrojtje presidenti i Republikës. Vazhdon Mafia punën e saj, bandat e krimit të organizuar punën e tyre, korrupsioni me sistematikën e tij, dhe ligji i pafuqishëm deri në ekstrem për të mos vepruar edhe ndaj mafiozëve grandiozë tashmë të qartë ekspozuar.

Nuk ka më keq se kaq – po më thoshte një plak i mençur, R.D (inicialet e tij, emri, mbiemri) kur shohim që në këto rrethana që jemi nuk kemi asnjë shpresë për siguri dhe ndryshim. Po na largohen në drejtime jashtë shtetit miqtë, komshitë, të afërmit, të rinjtë studentë, intelektualët e së fundi m’u largua edhe nipi im, Dritani. E braktisi vendlindjen sepse u kërcënuan dita-ditës që prej 24 majit të 2006 kur në mbrojtje të jetës së studentes u desh të përleshej me banditët e armatosur. Që prej asak dite kemi kaluar kërcënimet e panumërta për jeten e Dritanit, telefonata anonime, fletushka poshtë derës, shpërthime eksplozivi e deri djegien e shtëpisë së djalit tim (nipit Dritanit). Edhe djegia e shtëpisë së shtetasit Shaqir Ramiz Dibra në 22 mars 2007, ora 02.25 minuta, është një ngjarje tjetër e rëndë.  Nuk e di deri kur, përfundoi plaku, i cili më bëri të mendohem thellë. Sa e sa ngjarje të dhimbshme kam parë e dëgjuar, të cilat kanë përfunduar ose me plagosje, ose me vrasje. Janë aq të shumta, saqë një gazetar i ri, koleg i sapodiplomuar më tha: “Kur shkoj në varreza në një ceremoni mortore, duke shëtitur nëpër parcelat e varrezave, duke parë fotot e tyre e lexuar emrat, më shumë njoh të vdekur se sa të gjallë. Imagjino një 25 vjeçar, njeh më shumë njerëz të vdekur”! Këto rreshta rrënqethëse por realitete të prekshme, duhet të prekin çdo ndërgjegje të pastër politikani, por duket se të tilla kanë mbetur pak ose aspak… Prandaj një shprehje popullore thotë: “Dy duar për një kokë, sejcili të mendojë e të shpëtojë veten kur ndodhet në rrezik” sepse shteti nuk ka forcë të mbrojë jetën fizike të askujt.

REDAKSIA

 

Berisha – Bush, takimi i së vërtetës

Vizita e paralajmëruar me 10 qershor të këtij viti e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhorxh Bush, për Shqipërinë e shqiptarët është me shumë se vlersim e inkurajim në rrugën e demokracisë e reformave. Por në këtë opinion të shkurtër, unë dua të theksoj diçka tjetër, që mediat e shkruara e vizive me shumicë me orientim sollak, jo vetëm që nuk e thonë, por mundohen ta denigrojnë. Shqipërinë gjatë këtyre 17 viteve të pluralizmit e kanë vizituar shumë personalitete të Botës, por tre nga këta janë ato personalitete për të cilët krenohet ky vend thuajse i harruar për rreth një gjysëm shekulli komunizëm. Personaliteti i parë që vizitoi Shqipërinë në vitin 1991 është Xhejms Bejker, Sekretari Amerikan. Në këtë vizitë numri dy i shtetit numër një në Botë konfirmoi qartë mbështetjen ndaj PD-së dheliderit të saj Sali Berisha, ndërsa trashigimtarët komunist që zvarriteshin thuajse nuk i përfilli. Pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike me në krye Sali Berishen me 25 prill të vitit 1993, viziton Shqipërinë, për herë të parë në historinë tonë kreu i Selisë së Shenjtë Papa Gjon Pali i dytë. Gjatë gjithë kohës Papen e shoqërojë Presidenti i asaj kohe dhe kryeministri i sotëm Profesor Doktor Sali Berisha, ndërsa trashigimtarët e komunizmit megjithse kishin ndërruar emër përsëri u anashkaluan. E ndërsa vitet kaluan u deshte të rikthehet në pushtet Partia Demokratike me në krye Zotin Sali Berisha që të konfirmohet vizita e tretë e rëndësishme në Vendin tonë, ajo e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Zotit Xhorxh Bush, vizitë e cila do të realizohet me daten 10 qershor 2007, dhe axhenda kryesore e Presidentit Bush është takimi me kryeministrin e Shqipërisë, ndërsa takimi me Presidentin Moisiu, është më shumë një takim kortezie me një njeri që i kanë mbaruar ditët në pushtet dhe po i mbarojnë ditët edhe në jetë (Pasi Moisiu tashma ka hyrë në pleqëri të thellë). Për ta bërë më të qartë opinionin tonë, ne po kujtojmë se personalitete të tilla Bota kishte edhe gjatë 8 viteve që qeverisën të majtët me në krye Socialistët, por as Papës dhe as Presidentit të Amerikës nuk u shkoi kurrë në mend të vizitojnë Shqipërinë që qeverisej nga trashigimtarët e atyre që për gjysëm shekulli kishin shpallur (në mend të veta) Vatikanin dhe SHBA-në si armiket më të mëdhaja të Shqipërisë e njerzimit… Gjithsesi ne shqiptarët duhet të dimë të dallojmë sinjalin që na japin, dy fronet e Zotit në Tokë, Selia e Shenjtë që bekon shpirtin, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që sjellin mirqenien dhe garantojnë demokracinë. Dhe për këtë të mos harrojmë, se vizitat dhe përkrahja nga këto Frone të Zotit në këtë Botë vijnë tash tre herë vetëm kur ne shqiptarët nuk ngatërrojmë të kaluarën tashma të parfumuar, me të ardhmen origjinale që vjen çdo ditë duke u përmirësuar.

Ndue Bacaj

 

Europa shqiptare përmes Greqisë

Këtu në Greqi jo vetëm që jetojmë prej më shumë se 15 vjetësh, po të gjithë emigrantët e ndjejnë veten mirë. E ndjejnë vërtet mirë, pasi jetojnë, punojnë, lindin e vdesin si njerëz, të pa cënuar nga askush. Greqia dhe asnjë shtet perëndimor nuk të mban me dhunë apo jo, por ama edhe në shtëpinë e tjetrit nuk është logjike të bësh ligjin ti. Rreth 800.000 mijë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi nga një shtet prej 3.7 milion, ku rreth 400.000 mijë në Itali, 100 mijë në USA, 110 mijë në Britani e kështu thuajse në tërë globin, deri në HUNULULU, nuk janë pak, janë vërtet një forcë e madhe.

E bëmë këtë parantezë disi të gjatë për t’u thënë ca politikanëve apo të ashtuquajturve “analistë” që na hiqen si fort atdhedashës duke akuzuar pikërisht Greqinë për një politikë helenizuese. Mirë do ishte që ata antigrekë të mos vijnë fare në Greqi ku jetojnë pa “ndihmën” e tyre, por me djersën e vet dhe hapësirat e një shteti perëndimor 800 mijë shqiptarë, të cilave nuk kanë fytyrë dhe u kërkojnë edhe votën për partitë e tyre sa një kooperativë ruse.

Përkundruall politikave të shteteve të tjera perëndimore me Shqipërinë, Europa shqiptare është pikërisht këtu. Emigrantët kanë jetën e vet, kanë krijuar familjet e veta, pasuritë e veta, të ardhmen e vet, flasin shqip, edhe greqisht, edhe anglisht, edhe italisht, pse jo edhe rusisht. Kulturë është kjo. Regjimi i vizave me Greqinë mësuam këtu në Shqipëri se është lehtësuar, por edhe vizat e regjimit “Shengen” janë liberalizuar. Ambasadori grek Kostandino Kokosis, normalisht që nuk mund të diplomacojë me mendjen e një Sabri Godoje që kur vjen në Greqi si politikan me vota të atyre që nuk i përfaqëson, pra të votuesve shqiptarë, kapardiset moteleve më luksoze. Pse vjen Godo në Greqi, kur fyen Greqinë?

Ndryshe nga GODOT, shqiptarët këtu në Greqi e ndjejnë veten qytetarë të botës. I kanë emocionet të ftohta, duan flamurin e gjuhën shqipe, por edhe të të tjerëve dhe kuptojnë se politikat delikate i bën diplomacia jo ca njerëz që duan të prishin punë me paaftësinë e tyre nëpërmjet pickatjeve mediatike.

Lekë Pepushaj, Greqi

 

Gjakmarrja, perbindeshi qe kercenon familjen Velo

Fenomeni i mesjetar i gjakmarrjes, i cili po shoqeron prej shume shekujsh Shqiperine dhe shqiptaret, ka si anen e tij me negative shtrirjen ne kohe. Nuk ka shume rendesi se ne cfare viti e ka zanafillen gjakmarrja, pasi zbatimi i saj permes hakmarrjes, ecen brez pas brezi. Historia e familjes Velo, eshte nder me dometheneset ne kete drejtim. Ishte viti 1955 kur kjo familje pati nje konflikt te madh me familjen Gjekaj, por sic dihet ne ate kohe, rregjimi komunist nuk e lejonte perdorimin e gjakmarrjes.

Vitet kaluan dhe pas viteve ’90, “lulezoi” edhe gjakmarrja ne Shqiperi. Ngjarja me e rende qe goditi familjen Velo, ishte ajo e 20 tetorit 1999. Ne kafe “Palma” ne Vlore, nje bresheri plumbash jane derdhur mbi Gezim dhe Ardian Velo, te cilet punonin aty. Gezimi dhe Ardiani mbeten te plagosur, por fatmiresisht nuk vdiqen nga plaget e marra. Arsyeja e kesaj ngjarjeje, ishte shume e thjeshte. Sic e thame ne fillim, ne mes familjes Velo dhe asaj Gjekaj qe nga viti 1955 ishte krijuar nje hasmeri, e cila pas viteve ’90 u kthye ne vetegjygjesi permes fenomenit te gjakmarrjes. Me konkretisht, Tonin Gjekaj ishte vrare nga nje antar i fisit Velo dhe mjafton te kesh kete mbiemer dhe ne emer te gjakmarrjes, te gjitha pjestaret e fisit jane te rrezikuar nga plumbat e hakmarrjes. Pajtimi ne mes fiseve Valo dhe Gjekaj, eshte shume i veshtire. Kjo pasi, per te mbyllur gjakmarrjen ne mes tyre dhe te falet gjaku, duhen paguar 200 mije USD. Ne shume raste, gjakmarrja nuk godet me plumba femrat e nje fisi ne hasmeri. Por ekziston nje tjeter praktike edhe me e dhimbshme, rrembimi i vajzave, sic ndodhi edhe me kusheriren e Gezimit dhe Ardianit, Brunildën, e cila u rrembye ne Itali me 15 gusht 1999. Lajmi eshte bere i njohur edhe per policine shqiptare permes Nail Velos. Uniformat blu te Shqiperise, thone se po bashkepunojne me policine italiane, por deri tani pa asnje rezultat. Te kercenuar seriozisht per jeten, ne shenjester te breshrive te hakmarrjes, por edhe nen friken e rrembimit te vajzave dhe grave te familjes (te cilat sipas gjasave, trafikohen si “mish i bardhe”) antaret e familjes Velo dhe pikerisht Hedija 47 vjecare, Ardiani 30 vjecar, Gezimi 28 vjecar dhe Sentiliana 25 vjecare, detyrohen te braktisin vendlindjen, duke marre rruget pa rruge te emigracionit. Ishte kjo nje nga historite me prekese qe kane ne sfond fenomenin e gjakmarrjes, te cilin shteti jo vetem eshte i pafuqishem ta ndaloje, por madje, as edhe te garantoje jeten e familjeve ne hasmeri, te cilat detyrohen te braktisin atdheun.                         

Jetmir Delaj

 

Krijohet Unioni i Bisnesmenëve të Veriut Shqiptar

Paulin Radovani ne krye te sipermarresve

Lind ne Shkoder nje shoqate e fuqishme e bisnesmeneve, te cilet qellim paresor, i kane vene vehtes zhvillimin e Veriut te Shqiperise. Pas nje seri takimesh dhe konsultimesh, eshte themeluar zyrtarisht te marten pasdite ne mjediset e Bankes Italo Shqiptare- BIA-s ne Shkoder, Shoqata e Sipermarresve per Zhvillimin e Veriut te Shqiperise, me qender ne qytetin me te madh verior. Meqenese nismetare te saj kryesore ishin nje grup bisnesmenesh qe zhvillojne aktivitetin ekonomik me kolege italiane, shoqaate do te njihet edhe me emertimin AISNA – Associazione dei Imprenditori per lo Svilupo del Nord Albania. Sic e tregon edhe vete emri, kjo shoqate i ka vene si synim vetes te ndikoje ne zhvillimin e treves sone, duke patur si kufinje gjeografike pak a shume, juridiksionin e Konsullates se Italise ne Shkoder. Shoqata synon organizimin e kerkimeve dhe studimeve te ndryshme, te debateve dhe takimeve mbi temat ekonomike, shoqerore dhe te interesit te pergjithshem, te stimuloje adoptimin e politikave ekonomike dhe industriale, te organizoje takime mes ndermarrjeve- antare per te debatuar mbi temat politike, ekonomike e sociale te nje peshe specifike te madhe, te rregulloje aktivitetin e operatoreve ekonomike dhe te sipermarrjeve antare ne planin ekonomik dhe sindikal ne nivel kombetar, te asistoje, informoje dhe te konsultoje antareve mbi problemet e pergjithshme te ndermarrjeve etj. Sipas themeluesve, krijimi i shoqates eshte pare me interes ne kushtet e reja te krijuara gjate dy viteve te fundit ne rajonin e Veriut. Infrastruktura rrugore eshte permiresuar ne nivele te kenaqeshme dhe puna po vijon.

Pasi eshte bere funksionues aksi shume i rendesishem qe lidh Shkodren me pjesen tjeter te vendit, ai ne drejtim te Malit te Zi permes Muriqanit, do te nderhyhet ne aksin tjeter Shkoder- Hani i Hotit por edhe me ndertimin e Ures se re te Bunes. E njejta gje, mund te thuhet edhe per rruget brenda qytetit te Shkodres, te cilat pritet te perfundojne brenda 6 mujorit te pare te vitit 2007, pas nje fondi rreth 18 milion USD te akorduara nga qeveria shqiptare.  Edhe furnizimi me energji elektrike eshte ne parametra optimale. Tashme prej rreth 2 viteve, ka perfunduar diskriminimi edhe politik qe i behej qytetit me energjine. 24 ore non- stop, furnizohet jo vetem popullata, por cfare eshte me e rendesishme edhe bisnesi shkodran.

Paralelisht, jane rritur edhe arketimet deri ne nivelin 72% si rajon. Por ajo cfare eshte me e rendesishme, ka ndryshuar edhe klima politike, teksa qeveria aktuale eshte shume dashemirese jo vetem ndaj Shkodres por edhe rajonit te veriut ne pergjithesi. Vetem gjate ketyre me pak se dy viteve, jane akorduar mbi 20 milion USD investime ne sektore te ndryshem, shenje e qarte e fundit te diskriniminit qe qeverite e meparshme i benin qytetit te Shkodres por edhe rajonit te Veriut. Ka perenduar nje here e mire koha, kur Shkodra merrte fonde investimesh sa Orikumi! Te gjitha keto, kane sjelle nje tjeter klime me te qete edhe per bisnesin dhe zhvillimin e tij e te qarkut e rajonit ne pergjithesi.

Ne kete klime, nje grup bisnesmenesh, me ne krye Paulin Radovanin, Mario Balen por edhe te tjere, i dhane jete me 15 maj 2007, ne mjediset e BIA-s ne Shkoder, ne pranine edhe te konsullit te Italise ne Shkoder, Stefano Marguccio, Shoqates se Sipermarresve per Zhvillimin e Veriut te Shqiperise. Eshte nje shprese e re qe po lind dhe jo vetem per bisnesin, por edhe rajonin tone, i cili vertete ka nevoje por tashme edhe kushtet, per nje ringritje te fuqishme. E pikerisht kete mision, ka marre persiper kjo shoqate dhe keta bisnesmene, te cilet e ndjejne qe eshte momenti i ringjalljes ekonomike dhe sociale te Shkodres dhe Veriut te neperkembur shqiptar. Konsulli Marguccio, duke qene ne nje fare mase edhe kumbari i kesaj shoqate, ka dhene garanci per nje mbeshtetje pa rezerva te kesaj nisme. Do te jem ne cdo moment ne dispozicionin tuaj, duke iu ofruar mundesi bashkepunim por edhe njohjeje jo vetem ne Itali, por edhe me gjere, ka qene premtimi i dhene nga nr. 1 i diplomacise italiane ne  Veriun e Shqiperise.

Ne ditet e para te muajit qershor, eshte menduar edhe thirrja e nje asambleje te pare te shoqates, ku organizatoret ftojne te gjithe sipermarresit e Veriut te Shqiperise. Nje ze i vetem dhe i bashkuar i sipermarresve veriore, do ti beje ata interlokutore te besueshem dhe te fuqishem me te gjithe organizmat vendas dhe te huaj. Ne mbledhjen themeluese eshte zgjedhur president Paulin Radovani, drejtor ekzekutiv Mario Bala dhe president nderi Alesandro Limata, drejtor i BIA-s ne Shkoder. Nuk mendojme se eshte rastesi zgjedhja e bisnesmenit te mirenjohur Paulin Radovani ne krye te kesaj shoqate qe ka synime madhore per zhvillimin e rajonit te Veriut. Radovani eshte nje nga pioneret e ndertimit te ndermarrjeve kapitaliste ne Shqiperi, por me nje dimension human. Qe ne fillim te viteve ’90, ai krijoi mundesi punesimi brenda dha jashte fabirikave, per mijera familje shkodrane. Duke qene nje interlokutor shume i besueshem i kolegeve kryesisht italiane, Radovani nga viti ne vit, kaloi kufinjte e qytetit dhe te rrethit te Shkodres, duke shtrire investimet e tija ne shkalle qarku. Tashme, Radovani u ka dhene nje shprese konkrete mijera familjeve edhe ne Puke, per ta shtrire aktivitetine dhe ne zona te tjera te Veriut te vendit. Nga ana tjeter, Paulin Radovani ka zgjeruar aktivitetin edhe ne larmi, duke hapur me shume dinjitet dhe profesionalizem edhe Radofarmen”, nje industri farmaceutike, prodhimet e te ciles jane nder te paktat qe ofrojne siguri per shendetin e konsumatoreve. Gjate gjithe aktivitetit te tij publik, Paulin Radovani ka krijuar nje stature te lakmueshme duke u pozicionuar ne favor te zhvillimit te Shkodres dhe rajonit, larg interesave te ngushta. Te gjitha keto cilesi, te cilat nuk mund te paraqesin as edhe 10% te asaj qe perfaqeson per bisnesin por edhe per Shkodren Radovani, kane sjelle zgjedhjen e tij si president i Shoqates se Sipermarresve per Zhvillimin e Veriut te Shqiperise. Pervec faktit te drejtimit te shoqates nga Radovani, qe eshte nje avantazh i padiskutueshem dhe nje garanci per suksesin e saj, organizimi i saj bazohet ne konsulencen dhe mbeshtetjen profesionale te Bankes Italo-Shqiptare dhe drejtorit Alessandro Limata, por mbi te gjitha edhe te konsullates se Italise ne Shkoder dhe konsullit Stefano Marguccio. Me ne fund, qytetit yne dhe rajoni i Veriut te Shqiperise, do te kene nje shprese me shume, e cila lindi dhe do te rritet nga bijte e saj me te mire dhe te zgjedhur, te bashkuar ne Shoqaten e Sipermarresve per Zhvillimin e Veriut te Shqiperise.

Blerti DELIJA

 

Pse e mallkova Enver Hoxhën?

1. Enver Hoxha, si asnjë udhëheqës tjetër i botës komuniste Europiane, e ktheu Shqipërinë në një “kopësht” zoologjik, përmes një izolimi total.

2. Burgosi, internoi, torturoi dhe ekzekutoi “ajken” Nacionalizmit Shqiptarë duke eleminue intelektualët në përgjithësi, dhe në veçanti, në mënyrën ma mizore shpartalloi Klerin Katolik, si të vetmin “bastion” të trashigimisë së kulturës arbënore dhe cilësive dhe virtyteve ma të nalta njerëzore.

3. Kolektivizoi të gjithë bujqësinë Shqipëtare duke i kthye fshatarët në bujkrobër si në kohën e sistemit skllavo – pronarë.

4. Ndërtoi uzina dhe fabrika, me mbeturinat që na sillnin “të ashtuquajtunat” – demokraci – popullore, ndërsa punëtorët dhe specialistat i stimuloi me Fletë Nderi e dekorata duke iu a kthyer gjokset në “kënde emulacioni”, pagat qesharake.

5. Ndertoi hidrocentrale dhe elektrifikoi Shqipërinë, me djersen dhe gjakun e pa paguar asnjë herë, duke mashtruar në mënyrë makiavelike me stimuj “moralë”.

6. Rekrutoi një rrjet spiunazhi me spiunë “ordinierë”, duke i kthyer shqipëtarët në çensorë ndaj njeni – tjetrit, që nga farë e fisi e deri mbrenda familjes, duke “bombardue” kodin moral dhe genin, që përban superstatin njerëzorë.

7. Rrafshoi kishat e xhamijat duke i hjekun Popullit besimin i cili asht baza e edukimit të brezave dhe gjeneratave (trashigue tash 2000 vjet). Ky veprim makaber i dha “frytet” e tij, kur u hapen kufijtë, dhe kur, mbi një milion shqipëtarë i sollën shpinën Atdheut. Pasojat e këtij ç’edukimi dhe keqtrajtimi janë, mbi (4000) të dënuar për krime dhe kontrabandë, që dergjen ndër burgjet e Europës, me mijëra gra dhe vajza shqipëtare që prostituojnë nder semaforet dhe kazinot e botës. Ky asht “Njeriu ynë i ri” që skaliti “dalta” e ma të madhit diktator që ka njohur historia e Popullit Shqiptarë.

8. Vertetë se, Enveri zhduku analfabetizmin dhe i dha shkollë çdo shqipëtarit, por, duke i hequr ZOTIN, i dha shkollen e “djallit”.

9. Ai, “vrau” fjalen dhe mendimin e lirë duke thyer “rekordin” e çdo diktatori, sepse, sipas mendjes së tij, të gjithë duhej të flisnin dhe të mendonin si ai!

10.Per sa ma nalt cituam, mbi varrin e tij do të bjerë mallkimi i mijëra nanave, grave dhe motrave të veshuna me vellon e zezë. Mallkimi i shokëve të tij të luftës, mbi gjakun e të cilëve ndertoi “Tempullin e turpit”.

Për komunistët që derdhin lot mbi varrin e Enverit

Ndonse pas Konferencës (apo mbledhjes së Mukjes), lufta mori karakterin e një lufte civile, gjithësesi hakmarrjen e Enver Hoxhës (ndaj përfaqësuesëve që pati dergue në atë tubim), dhe pikërisht, ndaj Profesor Ymer Dishnica, Ramadan Çitakut, Mustafa Gjinishit e sa e sa të tjerë, i quaj si fillim të asgjësimit të intelektualëve nacionalistë, dhe kjo pa dyshim sipas udhëzimeve të padronëve jugosllavë. Këtë e dijnë mirë veteranët, dhe do të kishte qenë në nderin e tyre një reflektim i sinqertë. Ndonëse personalisht ruaj rrespekt për luftën, dhe dëshmorët, qoftë komunistë apo nacionalistë, të cilët luftuan kundër pushtuesit, ndërsa luftën mes shqiptarësh e quaj të pa prenueshme duke quajtur fajtorë të dyja formacionet, dhe natyrisht, nëse komunistët përqafuan një ideologji të gabuar, akoma më gabim dhe faj bënë ata që bashkëpunuan me okupatorët.

Duke qenë se, periudhën e luftës nuk jam kompetent ta trajtoj, por ngjarjet e viteve të para i kam të rregjistruara në memorje dhe dua t’ju kujtoj nostalgjikëve të Enver Hoxhës se, “peshorja” e historisë e nxjerr kriminel dhe të pa besë, dhe faktet e poshtëshënuara janë sa bindëse aq dhe të pa kontestueshme: Kujtoi shum këngë të kënduara në vitet e para të çlirimit, kushtuar trimave, që luftuan, ku asnjëra nuk i kushtohet Enver Hoxhës.

Kujtoi disa vargje: “Kerset topi tundet dheu/ sulmon kudo – Mehmet Shehu/ Kerset topi e mitralozi/ sulmon kudo – Koçi Xoxi. Kerset topi dhe murtaja/ sulmon kudo – Baba Faja, Kerset topi tundet sheshi/ sulmon kudo – Haxhi Lleshi. Kush lufton malit me borë/ Tuk Jakova me punëtorë. Kush lufton për Shqipërinë, Nako Spiru me rininë. Për Enver Hoxhën thuri një këngë Poeti Hysni Milloshi, të titulluar: “Kasolla e Galigatit”, ku mundë të citojmë vargjet: “S’kishin gjumë malet/ s’kishte gjumë Enveri. Me siguri, Poeti – Milloshi nuk ishte lindur akoma, kur Enver Hoxhen s’e zinte gjumi duke menduar thurjen e kurtheve ndaj shokëve të tij, një pjesë të madhe të të cilëve do t’i trajtojmë më poshtë, dhe që të gjithë kanë qenë në rrangjet ma të nalta: të sistemit totalitar – komunist.

Po e fillojmë me Llazar Fundon: Intelektual i klasit të naltë, shok dhe mik i Fan Nolit (njohës i dhjetë gjuhëve të huaja. 2. Zef Mala, njëri ndër figurat kryesore, kryetar i grupit komunist të Shkodrës. 3. Nako Spiru – Antar i Byrosë Politike, vetëvrarë (1947). 4. Koçi Xoxe, Sekretar i II i K. Q. P dhe Ministër i Brendshëm. 5. Pandi Kristo – A. B. Politike. 6. Manol Konomi – A.K.Q. – Ministër i Drejtësisë. 7. Sejfulla Malëshova – Ministër i Kulturës, Profesor – Social i orëve të para. 8. Tuk Jakova – Sek. i K.Q. – A. B. Politike. 9. Bedri Spahiu – Sek. K.Q., A.B.Politike. 10. Gjovalin Luka, deputet, social – demokrat i orëve të para. 11. Prof. Kolë Prela, Deputet. 12. Gjin Marku (Gjeneral), njeni nder themeluesit e parë të Partisë (A.K.Q.P.) 13. Lirie Gega (A.K.Q.) pushkatue (tuj qenë shtatzanë) – akt makaber. 14. Dali Ndreu (A.K.Q) – Gjeneral. 15. Lirie Belishova – sek. K.Q. antare e B.Politike. 16. Koço Tashko (A.K.Q.) nder themeluesit e Partisë. 17. Teme Sejko (Admiral). 18. Fadil Paçrami (A.K.Q.) 19. Todi Lubonja – (A.K.Q.) Drejtor i T.V.SH. 20. Beqir Balluku – (A.B.P.) Minister i Mbrojtjes. 21. Petrit Dume (K.B.P) ZV.M. i mbrojtjes. 22. Hito Çako – (A.K.Q.) Shef i Degës Politike të Ushtrisë. 23. Sadik Bekteshi, A.K.Q. Gjeneral. 24. Rrahman Perllaku – Gjeneral (A.K.Q.) 25. Abdyl Këllezi (A.B.Politike) 26. Koço Theodhori (A.B.Politike). 27. Mehmet Shehu (A.B.P.) Kryeministër (1954 – 1981) 27 vjet. 28. Kadri Hazbiu (A.B.P.) Ministër i Mbrendshëm. 29. Feqor Shehu (A.K.Q.) Minister i Mbrendshëm 30. Fiqirete Shehu (A.K.Q.), e sa e sa të tjerë. Asnjeni prej tyne nuk munde të quhen heroj, por viktima të sistemit që vetë e ndertuan.

Tepër e vështirë të kenë qenë armiq të gjithë këto kuadro të nalta dhe luftëtarë të vijës së Parë, të gjithë komandantë e komisarë!

Heroj të vërtetë janë vetëm ata të cilët u vranë nga dora e pushtuesve nazifashistë, ku shkëlqen mes tyne, Manush Alimani, (i torturuar në mënyrën ma makaber) nga krimineli nazist – Hans – Dingu.

Së fundi: Vepren e Enver Hoxhës nuk ka avokat në botë që mundë ta marrë në mbrojtje.

Emisioni – “Dritë – hijet e 5 Majit” dhanë në “Top Kanal” me d. 6 Maj – ora 20.30, asht deshmia ma e gjallë që e “veshë” këtë shkrim me një vërtetësi të pa mohueshme. Kush mbron vepren e Enver Hoxhës, mohon gjakun e Mujo Ulqinakut, dhe të të gjithë atyne që dhanë jetën në luftë kundër pushtuesëve nazi-fashistë.

Askush nuk ka të drejtë morale që heroizmin e Mujo Ulqinakut, ti a “faturojë” Mbretit Zog i cili ja mbathi me të “katra” për të shpëtue lëkurën e tij. askush nuk ka të drejtë që heroizmin e Qemal Stafës, që u vra nga pushtuesit italianë, apo të Manush Alimanit (gozhduar) si Krishti në Kryq, t’ia “faturojë” Enver Hoxhës.

Heroizmi dhe Patriotizmi Kombëtarë, nuk kanë asgja të përbashkët me Internacionalizmin Proletarë.

Mark Bregu

 

 

Kur do t’ia kthejnë malsorët borxhin At. Gjergj Fishtës?

Nëse e ka kujt borxh Malësia e Madhe, At Gjergj Fishtës, kjo trevë i ka gjithçka. E themi kështu pasi ishte pikrisht ky poet kombëtar, por edhe nacionalist e politikan i shquar që vepren e tij madhore “Lahuta e Malësisë” ja kushtoi me tërë pathosin shpirtëror trevës sonë, simbol të Shqiptarisë. Lahuta e Malësisë është krahasuar me Iliaden e Homerit, kryevepren botrore që 23 shekujt nuk e zbehen kurrë, ashtu siç nuk do të zbehin në përjetsi Vepren e At Gjergj Fishtës, që është edhe simboli më sinjifikativ i binomit Fe dhe Atdhe… Gjithsesi At Gjergji e kishte kryer “detyrën” e tij, por ne Malsorët ende i mbetemi borxh këtij “Homeri” shqiptar. Nëse gjysëm shekulli komunizëm justifikohet, 17 vite demokraci e pluralizëm jo vetëm nuk justifikohen, por rëndojnë mbi madhështin tonë të shkruar në vargje nga At Gjergji. Është interesant se nga pushteti Lokal në Malësi të Madhe janë dhënë edhe shumë tituj nderi, por asnjë për Atë Gjergj Fishten. Mjerisht më duhet të kujtoj se në vitin 1993 Këshillit Bashkiak Koplik ju Dha rasti që Qendrës Kulturore të miratuar nga Shteti Demokratik t’i jepej emri i Gjergj Fishtës, por reminishencat e të kaluarës, bënë që Qendrës Kulturore t’i jepej emri i anglezes Edit’h Durham, që në fakt ishte i njohur për Malësinë, por jo me ato vlera sa At Gjergji… Sidoqoftë vitet kaluan, dhe pushteti Lokal në Malësi të Madhe (5 komunat dhe Bashkia) ende nuk kanë mundësuar nderimin e poetit kombëtar me ndonjë emërtim Shkolle, Sheshi, rruge apo diçkaje tjetër, por pa harruar se Gjergj Fishta meriton edhe ndonjë bust apo Statujë – monument, që më shumë do të nderonte vetë Malësinë e Madhe, se At Gjergj Fishten, që tashma e nderon Shqipëria Demokratike e më gjërë. Natyrisht ky shkrim nuk ka ndërmend të prish planet e organeve të reja të pushtetit lokal, për të nderuar ata që nderuan treven e Malësisë Madhe, por ka si qëllim ti kujtojë kësaj treve këtë borxh të madh që i ka “Homerit” që përjetsoi historinë tonë në vargje, dhe ne malsorët nuk jemi mësuar të jetojmë me borxhe të cilat rëndojnë mbi madhështinë tonë ndër shekuj…

Vasel Gilaj

 

Antishqiptarizmi i një shqipfolësi

Nga Albert VATAJ

Absurde! Ka plot emërtime të tjera në fjalorin e shqipes së sotme, por falë një kuraje civile dhe gjakftohtësie që motivon pak shqiptar në të sotmen nevracingëritëse vendosa ta pagëzoja vetëm kështu atë që do të zinte vend në gjykimin e një deklarate të çmendur të një njeriu të çmendur, pavarësisht se mbi qafën e tij të trashë rëndon një kravatë e kushtueshme dhe mbi barrën e rëndë të tulit e dhjamit nderet kostumi i një personi publik. Deklarata e turpshme, djallëzore, arkaike, antishqiptare e një kryetari baskie shqiptare, që paguhet nga shteti shqiptar dhe taksapaguesit e këtij shteti, i quajtur Bollano, duhej sot të kish ngritur në këmbë vetë shtetin, opinionin politik të çdo krahu, opinionin shoqëror, intelektual, civil, mediatik, si dhe këdo brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë, që ende ka në deje gjak shqiptari. Në vitin 2007, në mes të Evropës që kërkon të bashkojë kufijtë, të Ballkanit që po kuron plagët e reja, por kryesisht të vjetrat, ato të ndarjeve shoviniste dhe që ka paguar paq për copëtimin, një ekstremist greko-nacionalist i veshur me pushtet shqiptar kërkon në mënyrën më të hapur që Shqipëria të ndahet në pjesë.

Ai flet për një shtet imagjinar, që kurrë nuk ka ekzistuar dhe kurrë nuk është provuar, përveçse në mendjet e sëmura të ekstremistëve perversë grekë dhe të të shiturve perversë shqiptarë. Të parët nuk janë pak, madje janë kudo deri në lobingje amerikane, që helmin e tyre e lëshojnë ngado përmes një rruge që kanë ndjekur tash sa dhjetëra vjet, parasë. Të dytët nuk janë pak gjithashtu, ata nuk e kanë emrin veç “bollano”, por që prej 10 vitesh e më shumë quhen edhe socialistë, edhe demokratë, ose me fjalën popullore: politikanë. Disa të shitur e të blerë me para greke të mjaftueshme për t‘u kthyer në pasunarë dhe për t‘u mbyllur gojën në këmbim. Të tjerë të shitur për një copëz pushtet që gabimisht, tërësisht në mënyrë kompleksuale, mendojnë se u vjen e u ikën prej grekëve. Të gjithë një tufë antishqiptarësh, antipatriotësh, që kurrë nuk e panë atdheun si gjënë kryesore të jetës së tyre, si gjënë më të shtrenjtë se veten, më të shtrenjtë se familjen. Këta janë fytyrat e vërteta të baballarëve dhe bijve të kombit, që kurrë nuk e çojnë në mend që para se t‘i thonë vetes politikanë, duhet t‘i thonë patriotë; që kur betohen para flamurit ta ndiejnë me shpirt dhe zemër; që kur interesat e kombit preken, të lënë çdo mëri vetjake a partiake dhe të bëhen një. Që kur një i marrosur antishqiptar i dhjamur me para greke, plus atyre të taksapaguesve shqiptarë, si Bollano, lëshon deklarata të rrezikshme antikombëtare, të mblidhen të dënojnë një punonjës të shtetit që këta politikanë udhëheqin. Ose të paktën, të distancohen nga kjo deklaratë dhe të lëshojnë alarmin e kombit në rrezik. Sepse kombi shqiptar është i kërcënuar dhe deklarata e një kryetari baskie brenda territorit të Shqipërisë, që më parë falet në Athinë se në Tiranë, nuk është as rastësi, as e papritur. Në fakt, ajo gjen në befasi vetëm pjesën e civilizuar të dy shoqërive greke dhe shqiptare, civilizim që në këtë mijëvjeçar të ri s‘ka lidhje me arkaizmat e shekujve dhe aq më pak i sheh ato të arritshme apo të domosdoshme. Për sa i përket pastaj rrjedhe logjike të ngjarjeve të fundit në Shqipëri dhe raporteve të saj me Greqinë, kjo deklaratë është vetëm një rrjedhojë e natyrshme që herët a vonë do shpërthente. Si mund të shkojnë dëm gjithë ato pensione për ortodoksë e myslimanë shqiptarë (të kulluar shqiptarë), që kanë vite e vite që dalin nga buxheti i Athinës? Ka më shumë se dhjetë vjet që shteti shqiptar, demokrat, socialist, e prapë demokrat, është në dijeni të kësaj metode dhe politike të frikshme që një shtet fqinj aplikon ndaj nesh dhe kurrë nuk ka ngritur të paktën pyetjen: Pse? Për mos shkuar më tej te një studim i hollësishëm, se kush paguhet nga Athina, pse paguhet dhe çfarë do kërkohet në këmbim të kësaj pagese. Politikanët shqiptarë, kur vjen fjala për Greqinë, përpiqen të bëjnë diplomatin, por harrojnë se ka kufij kudo, diplomatikë, politikë, njerëzorë dhe sigurisht kufij gjeografikë. Të cilët, nëse njëra palë i shkel apo tenton dhe përgatit terrenin t‘i shkelë nesër, të gjitha bastet janë “off” dhe diplomacia nuk pi më ujë. Politikanët tanë, këta inferiorë të pakufi, me indiferencën e tyre janë palë në agresion, janë palë në tradhti kombëtare, madje janë pikërisht ata që lejojnë jo vetëm deklarata të rrezikshme të lulëzojnë nga goja e punonjësve të shtetit shqiptar, por madje i japin krahë strategjisë dhe teknikave që mund të na çojnë nesër në një Kosovë të re. Dhe le të ndalemi vetëm një sekondë te Kosova, meqë dhe Bollano ka guximin dhe paturpësinë ta përmendë. Ai tha se është e njëjta gjë, se ata, “autonomët grekë”, nuk po kërkojnë gjë tjetër, veçse atë që kërkon Shqipëria për Kosovën. Në fakt, ka vetëm një ngjashmëri në këtë mes. Atë që po kërkon Greqia, përmes bulonave dhe bollanove, është pikërisht ajo që u realizua gati një shekull më parë, ndarja e një pjese tërësisht shqiptare nga trungu i Shqipërisë. Atëherë ne nuk kishim shtet, të varfër, të dobët, kur fatet na i vendosnin të tjerët, dhe lamë Kosovën të quhej pjesë e Jugosllavisë. Sot, pas 100 vjetësh, më në fund, pas gjakut të derdhur nga mijëra martirë që ruajtën gjuhën dhe zakonet nën dhunë, që mbajtën flamurin nën gji ditë e natë, më në fund historia po vë pikat mbi “i”. Për shkak të gjeopolitikës dhe për shkak të një paradoksi që askush nuk di ta shpjegojë, Kosovës do t‘i jepet pavarësia shpejt, me kusht jo bashkimin me Shqipërinë. Normalja do ishte që Prishtina të ishte një Berlin i dytë, që shteti amë të bashkohej me gjymtyrën e grabitur. Por ja që bota e re ka kushte dhe të dyja palët shqiptare kanë thënë “Po” për një të mirë të madhe, pavarësinë e shumëdëshiruar të kosovarëve. Dhe meqë kjo është dhe dëshira e vetë shqiptarëve në Kosovë, le të bëhet më e mira për ta dhe le të jemi dy shtete shqiptare në Ballkan, sado ridikjuloze të duket kjo. Por të krahasosh përpjekjet dhe dëshirën për pavarësi të Kosovës së vrarë e sakatuar nga serbët, të një pjese të trungut tonë kombëtar që ende s‘e di ku i ka varret e bijve që luftuan për këtë ditë, me fantazitë e çmendura shoviniste të disa grekëve me para, që qëndrojnë në politikë në Athinë, Tiranë, Sarandë apo Uashington, është jashtë çdo logjike dhe sensi normal. Bollanos jo vetëm nuk i dridhet qerpiku të deklarojë agresion ndaj shtetit shqiptar, por paturpësisht fyen Kosovën, duke na fyer të gjithëve, duke na lënduar të gjithëve, duke hapur plagë të vjetra të një kombi të paaftë për të mbrojtur kufijtë e tij dje, por akoma më të paaftë për të mbrojtur veten e tij sot. Figura si ai dhe të tjerë duhet së pari të hasin në pengesa elektorale dhe në bashkimin politik shqiptar pa dallim ngjyre, që lloji i tij sot mos të mbante postet që mban në shtetin shqiptar. E nëse PS-ja dhe PD-ja do kishin parë përtej hundës së tyre, Bollano do ishte thjesht një i paguar i grekëve, një qen që leh kot, sa për të justifikuar pensionin nga Athina, që sigurisht mund ta ketë më të majmë se pleqtë e Palasës, Dhërmiut, Korçës, Sarandës, Peqinit, e dreqi e di se kujt cope tjetër shqiptare. Por sot ai është kryetar bashkie në administratën e shtetit shqiptar, flet në emër të këtij shteti dhe kur ky shtet nuk reagon, kjo do të thotë që jo vetëm i jep të drejtë, por edhe është i dorëzuar para çdo plani të afërm a largët që dëmton rëndë interesat tona kombëtare. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, kur janë këta politikanë drejtues të kombit, që heshtin dhe vetëm heshtin jo vetëm për incidente private në dukje sporadike, ku shqiptarët ose theren ose u këndohen këngë me zorrët që do t‘u bëhen litarë, por edhe kur ndodhin çudira të tilla si hapja e shkollave greke mu në mes të Shqipërisë së Jugut apo Juglindjes. Territore që kurrë nuk kanë qenë greke dhe kurrë s‘kanë për të qenë. Politikanët heshtin kur Greqia në emër të hyrjes në Evropë kërkon të blejë paturpësisht kësaj here jo vetëm me dhrahmi, por me pasaporta autonomie më shumë se gjysmë milioni shqiptarë. Ne të gjithë heshtim të shokuar kur Greqia doli kundërshtarja më e devotshme e pavarësisë së Kosovës. Ne të gjithë e dimë se vota e saj, jo vetëm për Kosovën, por edhe për vetë Shqipërinë e dëshiruar për t‘u angazhuar në organizmat ndërkombëtarë, është një votë kundër qysh në mëngjes. Ne të gjithë heshtim për pronat e ligjshme të çamëve dhe kur politikanët kanë frikë se mos zemërojnë Athinën. Nën hijen e të qenit gjoja diplomat, ata të gjithë kanë harruar detyrën kryesore ndaj atdheut, kanë flakur tutje çdo ndjenjë patriotike, që Zoti e di në e kanë pasur ndonjëherë. Dikur ishte Nano që patriotizmin e këmbeu me buzukë, qejfe dhe hargalisje haremi. Sot është Berisha më i frenuar në këtë drejtim, por i shfrenuar për pushtet, që akoma ka paranojën se në 1997-ën e hoqën grekët nga pushteti, që akoma rron me frikën se ata po të duan ia bëjnë prapë. Ka harruar se, si dje dhe sot, ai ia bën vetes. Antishqiptarizmin e djeshëm, të fshehur nën fuçi nafte kur furnizonte Millosheviçin, e ka kthyer në një antishqiptarizëm të ri, të hapur fare, inferior, që i shtohet paaftësisë dhe dhunës me të cilën bën ligjet dhe shtetin nga brenda. Dhe kjo e dyta, ashtu si dikur, do ta çojë në të njëjtin fund të pashmangshëm, pa qenë nevoja për Athinën, ashtu sikur nuk ka qenë kurrë. Të befason reagimi i opozitës së quajtur ndryshe, me një lider të ri, që duhet të reagonte menjëherë, qoftë edhe si koleg i Bollanos në administratën e shtetit shqiptar. Të befason dhe trishton pa masë reagimi zero i atyre politikanëve të ashtuquajtur të rinj, që nuk lënë debat e ekran televizioni pa na u shfaqur, ndonjëri duke gagaçuar e duke propaganduar politika të reja, që nuk lënë vend pa na tundur diplomën e Perëndimit, jo atë realen e shkollës, por atë medaljen e trimërisë dhe patriotizmit se lanë Perëndimin për atdheun. Aq shumë patriotë janë! Disa prej tyre në fakt e kanë provuar se e lanë vërtet Perëndimin për t‘u pasuruar brenda një viti aq marramendës, sa në Perëndim nuk do ta kishin arritur as në ëndrrën më të çmendur. Dhe paçka se nuk pret gjë nga këta rrjepës të atdheut, qoftë për hir të hipokrizisë që i shoqëron në çdo hap, sot duhet të ngriheshin dhe protestonin, sepse atdheut që “duan” kaq shumë i preken interesat. Shoqëria civile duhet të jetë e gjitha në aksion sot, ashtu sikur ka qenë sa herë që politika nuk është gjëkundi. Dhe me aksion nuk e kam fjalën te djegiet bastarde të flamujve grekë, që është një huq i bartur nga Athina, por e kam fjalën për shfaqjen e civilizimit të vërtetë që rrënjët i ka te patriotizmi dhe jo tek interesat e ngushta politike të momentit. Deri tani, në të vërtetë, sa herë na shqetësojnë fqinjët, sa herë na therin vëllezërit, sa herë na poshtërojnë fëmijët nëpër shkolla, sa herë na këndojnë këngë barbarësh, kemi dëgjuar veç Sabri Godon dhe Pëllumb Xhufin, si dhe partinë e këtij të fundit, LSI-në, të protestojnë dhe reagojnë siç u ka hije jo vetëm politikanëve, por shqiptarëve në radhë të parë. Secilin prej tyre unë e votoj për President menjëherë dhe kjo nuk ka lidhje me valën që ka përfshirë politikën shqiptare të momentit. Nuk është as nacionalizëm ekstrem i llojit grek, është thjesht patriotizëm normal, që as nuk shitet, as nuk blihet.

Është vërtetuar që rastet e thyerjes apo të krisjes së ndërgjegjes kombëtare kanë mprehur vigjilencën kombëtare dhe prania e pasojave të tyre mbi arsyen historike mund të shkaktojë tronditje të reja më të rënda se më parë.“Strategjia” greke e doktrinës për “Vorio-Epirin” ka dështuar. Çfarë kërkojnë segmentet shovene greke të përfaqësuara nga Dulet, Janullatosit, Bollanot&CO të cilët çirren për “Vorio-Epirin” dhe shprehin pretendimet territoriale kundër Shqipërisë? Po iu themi që në fillim, siç ua kemi thënë edhe më parë: Nuk ka “Vorio-Epir”, por ka Epir, i cili ka qenë, është dhe do të jetë histori dhe hapësirë etnike shqiptare. Politika dhe opinioni shkencor shqiptar këtë konstatim historik, ka ardhur koha ta thonë me zë të lartë në gjuhën shqipe.

Përballë një politike të hapur, të mbarsur me nacionalizëm agresiv dhe imponues në çdo rast, në qëndrimin grek gjallojnë çdo ditë e më shumë pretendimet absurde territoriale, të cilave tashmë u ka dalë boja. Qarqet shovene me megafonë të tipit Geixh, Dule, Bollano e një takëm “historianësh”, që guxojnë të dalin në ekranet shqiptare dhe të kërkojnë ballafaqim për gjenezën pellazgo-epiriote-thesprote-shqiptare në misionin e tyre kanë dështuar. Sido që po ndodh, këto zullume politiko-ideologjike me prapavija reaksionare fetare, kurrsesi nuk do të kalojnë në heshtje, edhe kur politika zyrtare në shtetin shqiptar hesht dhe nuk zbaton ligjet kushtetuese të vendit. Historinë nuk mund ta tjetërsojnë as Bollanot & CO, e as një takëm politikanësh shqiptarë, që janë tulatur përpara presioneve politike greke. Krahasueshmëria me rastin e Kosovës, e bën këtë gjakprishur dhe të tjerë pas tij të bëjë një gabim trashanik dhe të zbulojnë në opinion dështimin e strategjisë shovene greke kundër Shqipërisë. Pretendimet territoriale janë një turp politik, për të gjithë ata që shesin moral për demokracinë dhe standardet e saj. Ky mbetet një problem i hapur që kërkon shpjegim, dhe këtë duhet ta bëjnë ata që i fryjnë erërave shovene në rajon. Institucionet zyrtare greke nuk njohin çështjen çame, duke e konsideruar atë “një çështje të mbyllur”, ato bëjnë presion mbi emigracionin shqiptar, duke shfaqur anën më të errët të dominuar prej llumit të shoqërisë greke, nën hundën e tyre zhvillohet veprimtari ultranacionaliste nga qarqe të dyshimta deri paramilitare, të cilat shfaqin hapur pretendimet territoriale mbi “Vorio-Epirin”, si në rastin e fatkeqit Bollano. Në kundërshtim me ligjet shqiptare jepen pensione, serviret fantazma e homogjenitetit dhe dyshtetësisë, bizneset greke u rrëshqasin ligjeve të shtetit shqiptar, hapen shkolla greke të palicencuara, dhunohen simbolet kombëtare, dhunohen të drejtat e njeriut, vriten shqiptarë në mjedise publike dhe në burgje, dhunohet rendi kushtetues, lëshohen kërcënime prej trupave ushtarake, cenohet siguria kombëtare, duke ndërhyrë hapur në punët e brendshme të shtetit shqiptar. Çfarë ka mbetur tjetër për t’u bërë në shpinë të Shqipërisë, zotërinj pushtetarë dhe politikanë? Hipokrizia e politikës greke është kthyer në qëndrim institucional megaloman, me pak shanse për t’u korrigjuar. Zullumet e saj të përfaqësuar me emra pushtetarësh dhe funksionarësh shtetërorë, bien shumë në sy, dhe kjo bën që askush të mos mohojë praninë e „luftës së ftohtë“ midis dy vendeve. Të mos gënjejnë veten as politikanët shqiptarë dhe ata grekë e as misionarët e politikës evropiane, të cilët po e lejojnë këtë situatë, duke i bërë lëshime të pamerituara politikës greke. Por të mos i shmangemi problemit: CD-ja e politikës greke ka një „pasuord“ dhe ky pasuord është i instaluar në skutat politike të Athinës. Ai hapet herë pas here, duke vënë në lëvizje megafonët e tipit Geixh, Bollano, Dule, Joanullatos & CO, struktura të tëra antishqiptare, në mënyrë që politika greke ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar të jetë përherë në sulm. Pse të mos e pranojnë: Politika greke ka dështuar në drejtim të nacionalizmit etniko-fetar kundër Shqipërisë. Po e përsërisim, ka dështuar. Pararojat e saj politike dhe fetare, PBDNJ, “Omonia“, Kisha Ortodokse Greke dhe organizata terroriste „Mavi“, kanë dështuar në misionin e tyre. Këta “ambasadorë të përhershëm” të shtetit grek, janë pjestarë të kongreseve të përvitshme të “Vorio Epirit”. Opinioni shqiptar tashmë i njeh. PBDNJ jep natyrën e një njeriu të trullosur që nuk po gjen vend. Ajo nuk është ndier rehat në politikën shqiptare, duke ndërruar karriget sa andej këndej, për të përfituar maksimalisht në misionin e saj antishqiptar. Për gjuhën e hidhur të Dules me shokë shqiptarët nuk kanë nevojë për përkthyes. Diskretitimi i politikës greke i ka kapërcyer me kohë përmasat e marrëdhënieve dypalëshe dhe “dosja greke“ tashmë është e hapur në dorë të faktorit ndërkombëtar. Dalja e Dules nga koalicioni dhe përgjërimi i tij për “interesat e biznesit shqiptar”, dalja e Bollanos, (priten surpriza të tjera greke në të ardhmen), heshtja e disa subjekteve politike në Shqipëri, janë të lidhura me dy dështime të ndjeshme të politikës greke. Tendenca e turravrapit të qarqeve shovene greke dhe segmenteve dashakeqëse në politikë, për helenizimin e jugut të Shqipërisë, të sinkronizuara me trysninë e ftohtë politike, ekonomike dhe fetare, janë hapësirat që mbajnë sot peng çështjen çame, çështjen e minoritetit dhe emigrantëve shqiptarë dhe vetë marrëdhëniet midis dy shteteve. Nuk po bëjmë ndonjë zbulim të ri sensacional, përveçse i referohemi të vërtetës historike. Së pari, rruga e pakthyeshme e pavarësisë së Kosovës, ku Greqia ka shprehur hapur qëndrimin e saj kundër. Pse nuk e dëshiron Greqia këtë pavarësi? Çfarë pretendon Greqia më tej? Si mund të pranojë Greqia që të ndryshojnë raportet gjeostrategjike në Ballkan me daljen e një shteti të ri shqiptar? Politika greke e di se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, çështja çame dhe e tërë kombësive që jetojnë sot në Greqi do të jetë një çështje e hapur, që do t’i kapërcejë hapësirat absurde të “zgjidhjeve dypalëshe“. Janë të prekshme në jetën politike greke kërkesat e kombësisë maqedonase, bullgare, turke dhe të shumë pakicave të tjera me prejardhje gjenetike. Në kushtet e “rrethimit demokratik“, të cilin Greqia ka kohë që po e ndien, çështja e helenizmit do të sfumohet. Greqia duhet të zhvishet prej tij. Ai është mashtrimi më i madh që po i bëhet historisë së Ballkanit. Së dyti, intrigues mbetet fakti i çështjes së zgjedhjes së Presidentit në Shqipëri. Politikës greke i kanë interesuar liderët shqiptarë, sepse nëpërmjet tyre ajo ka mundur të ruajë interesat e saj në Shqipëri. Nuk është e vështirë të kuptohet që ajo të mos ketë hedhur kartat e saj për kreun e shtetit shqiptar. Zhvillimet politike kohët e fundit dhe kompleksiteti i sajuar, me sa duket, i ka djegur këto karta dhe kundërvënia greke ka filluar të ndihet ndaj politikës shqiptare, pse jo dhe ndaj qeverisjes së partisë në pushtet. Nuk është çështje “daljeje“ nga koalicioni, nuk është çështje e një “Bollanoje“, nuk është çështje prishjesh në bregdetin “minoritar“, por shumë më tepër se kaq. Zhvillimi i ngjarjeve në hapësirën shqiptare dhe maturia shqiptare për të qenë në unison me faktorin politik ndërkombëtar për çështje të rëndësishme, që kanë të bëjnë me çështjen tonë kombëtare e kanë nervozuar politikën greke dhe “pasuordi“ i saj është vënë në lëvizje. Në mënyrë të kamufluar, po dhunohen parimet e sigurisë kombëtare. Kërcënimet dhe rreziqet nuk janë abstrakte, por janë të pranishme dhe veprojnë, duke shkaktuar pasoja të rënda në jetën e vendit. Lufta e ashpër politike e dy partive të mëdha në Shqipëri po krijon hapësira boshe, të cilat po shfrytëzohen nga qarqe reaksionare, me synime të pastra politike, etnike e fetare në dëm të shtetit dhe kombit shqiptar. Incidentet e shumta që kanë ndodhur në këtë periudhë, janë një ogur i keq i asaj që po vepron, i asaj që pretendohet se nuk duket, i asaj që nuk gjen dot justifikim përpara opinionit shqiptar, i krizës politike permanente që kërkojnë shpjegim, i dhunimit të institucioneve të sigurisë që shkaktojnë kaos politik, social dhe ekonomik, i mosfunksionimit të shtetit dhe rendit kushtetues, i frikës nga njerëz që i kanë shitur interesat e tyre matanë kufirit, qëndrime këto që po diskretitojnë politikisht vendin. Ky mund të jetë përfundimi i gjithçkaje që bëhet keq në këtë vend, në fund të fundit, i asaj që nuk u ka pëlqyer dhe nuk do t’u pëlqejë kurrë shqiptarëve. Këto momente, pa dyshim, shkaktojnë tensione politike, por nëse shqiptarëve u kërkohet t’u tregohen gjurmët, ata shikojnë ujkun përballë. Këta precedentë politikë i kapërcejnë kufijtë e konflikteve të brendshme, dhe nëse shqiptarët reagojnë ashpër, shkaktarët duhet të binden se diçka në këto marrëdhënie është mbrapsht. Marrëdhëniet midis dy shteteve janë lënë të ndjekin rrjedhën e tyre, por pa menduar se luhatjet po lënë pasoja shumë të rënda në thellimin e përçarjes dhe të armiqësisë, për të cilat do të duhet shumë kohë që ato të normalizohen. Marifetet politike të politikës greke janë kthyer në një rrezik permanent, duke e krahasuar atë me një njeri që rri me kopaçe në dorë pas dere dhe pret vetëm rastin të të godasë. Çështja e zgjidhjes së konflikteve midis dy shteteve kërkon subkoshiencë politike me standarde qytetare, sepse në të kundërt ato nuk mund të kalojnë kurrsesi pa lënë gjurmë të hidhura në memorien historike të popujve që dëshirojnë të jetojnë në fqinjësi. “Uthulla e fortë prish enën e vet”, kështu thonë shqiptarët. Greqia ka kohë që e ka kamufluar të vërtetën historike të kombeve dhe popujve në Ballkan me globalizimin e helenizimit, i cili nuk ekziston. Grabitja dhe shtrembërimi i historisë është shkaku që frymëzon sot ultranacionalizmin grek dhe nxit qarqet shoviniste për t’i fryrë erës së pretendimeve territoriale. Bota e qytetëruar, nëse do ta shpëtojë Greqinë dhe popullin e saj dhe tërë rajonin ballkanik, duhet të ndikojë fuqimisht në shmangien e konceptit helen dhe të helenizmit. Është ky koncept që motivon sot nacionalizmin agresiv grek dhe qëndrimin antidemokratik të një shteti të ashtuquajtur demokratik.

 

 

Europa nesër

Terrorizmi ne Londer dhe vota kunder Kushtetutes europiane ne France dhe Hollande e kane risjelle moden e europesimizmit. Deshtimi i Samitit te BE-se ne qershor dhe perplasjet e hidhura ndermjet Tony Blair-it dhe Jacques Chirac-ut kane, madje, frymezuar disa per te kumtuar fillimin e fundit te Europes.

Gabojne. Europa nuk ka vdekur dhe as nuk eshte duke. Por ngjarjet e mesfundit paralajmerojne fundin e njerit prej versioneve te integrimit europian-vizionin e nje “unioni gjithnje e me te ngushte” i cili do prodhoka nje shtet federal i cili do behet nje superfuqi e re.

Ky vizion, sidoqofte, nuk ishte ne letra edhe perpara kolpove te melartpermendura. Kur gjashte vendet themeluese filluan zgjerimin me shtete veriore, jugore dhe, tash se fundi, lindore, vizioni i kahershem federal mori fund. Kushtetuta u hartua per ta bere Europen 25 anetareshe me efikase, jo per te prodhuar nje shtet te forte federal.

Retorika e Chirac-ut shpesh perfshin referenca per nje “bote shumepoleshe” ne te cilen SHBA-te nuk jane e vetmja superfuqi. Nje sondazh i koheve te fundit zbuloi se shume europiane e kane humbur joshjen prej Amerikes dhe do te donin qe Europa te luante nje rol me te madh ne politiken boterore. Por, edhe nese Amerika ka humbur nje pjese te “soft power” publiku postindustrial europian nuk e ka vullnetin per te paguar per kete-dy a trefishim te shpenzimeve per politikat mbrojtese te nxjerra prej GDP-se-per te investuar ne fuqi ushtarake qe kerkohet per te balancuar “hard power”.

Edhe keshtu, pamja per Europen nuk eshte dhe aq e erret sa’c kujtojne pesimistet. Fuqia ne boten e sotme politike shperndahet si ne nje loje shahu tre dimensionale e cila luhet vertikalisht ashtu si dhe horizontalisht. Ne maje, sa i takon fuqise ushtarake, Amerika eshte superfuqia e vetme me shtrirje globale. Europa apo Kina nuk kane gjasa per t’ia kaluar Amerikes ne dy dekadat e ardhshme. Ne kete pike bota eshte njepolare.

Ne mestabelen e marrdhenieve ekonomike, bota eshte nderkohe shumepolare. Ketu Europa vepron si union dhe vende te tjera si Japonia dhe Kina luajne role te rendesishme. Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk mund te arrijne marrveshje tregtare apo te permbyllin konfliktet me trustet pa pelqimin e Komisionit Europian. Vetem pak kohe me pare, pasi Organizata Boterore e Tregtise i dha te drejte nje ankimimi europian, Kongresi amerikan u detyrua te rihartonte nje pakete ligjore taksash per shuma miliarda dollareshe. Ky rast nuk pershkruan nje bote njepolare.

Tabela e fundit perfshin marrdheniet transnacionale qe i kalojne kufijte e kontrollit te qeverive-gjithcka prej ilaceve tek semundjet ngjitese, ndryshimi i klimes dhe terrorizmi transnacional. Ne kete tabele pushteti shperndahet kaotikisht ndermjet aktoreve joshteterore. Asnje qeveri nuk mund t’i kontrolloje rrjedhojat pa bashkepunimin e te tjereve. Ketu, Amerika ka nevoje per ndihmen e europianeve dhe nuk ka kuptim po ta konsiderojme kete nje bote njepolare.

Ne kete tabele te fundit masa e bashkepunimit te ngushte mes qytetareve eshte gjithashtu e rendesishme dhe ndihmohet nga shkalla e joshjes se nje vendi apo “soft power”. Ketu, vendet europiane jane te mireintegruara pasi kane tejkaluar shekuj armiqesie duke zhvilluar nje treg te gjere e te suksesshem.

Nje rrezik i dale prej kolpos se tanishme eshte ndalimi i zgjerimit te BE-se. Ne fund te Luftes se Ftohte, vendet europiano lindore nuk u perpoqen te lidhnin aleanca lokale sic kishin bere ne vitet ‘20-te, por i hodhen syte nga Brukseli si magnet i se ardhmes se tyre. Ngashem, vende si Turqia dhe Ukraina i kane pershtatur politikat e tyre per shkak te forces terheqese te Europes. Humbja e “soft power”, shkaktuar nga refuzimi i zgjerimit te metejshem do te qe nje hap  mbrapa per Europen, Ballkanin dhe stabilitetin nderkombetar.

Cili do te jete hapi tjeter i Europes? Njefare terheqjeje keshillimore e 6 vendeve themeluese gje qe do te krijoje nje federate brenda unionit te gjere. Kjo qasje u vjen per shtat atyre qe mendojne se referendumet franceze e hollandeze ishin refuzim i modelit ekonomik liberal britanik.

Por kjo diagnoze eshte e dyshimte pasi sondazhet tregojne se shume prej atyre qe votuan “non” po kundershtonin Shirakun dhe/apo perqindjen e larte te papunesise. Kthimi mbrapa dhe brenda kah gjashteshja origjinale nuk ka te ngjare t’i takoje keto shqetesime dhe eshte nje ogur jo i mire per liberalizimin e tregjeve te punes qe ekonomite europiane duhet te vene ne levizje.

Nje shteg me i mire per BE-ne eshte te tregoje se Europa ende funksionon. Kjo domethene nje kompromis per nje buxhet te ri qe redukton disa prej shpenzimeve ne politiken e perbashket bujqesore dhe jep fonde per integrimin e anetareve te rinj. Gjithashtu, domethene pervijim i rolit te rendesishem qe Europa luan ne politiken e jashtme si p.sh. joshja e Serbise drejt nenshkrimit te marrveshjes mbi statusin e Kosoves, apo vazhdimi i perpjekjeve per te bindur Iranin per te hequr dore nga planet per pasurimin e uraniumit.

E se njejtes rendesi do te jete te shkuarit perpara me bisedimet e raundit te radhes se Organizates Boterore te Tregtise dhe mbajtja e premtimeve sa i takon ndihmes per Afriken. Me kalimin  e kohes pasi gjerat te jene qetesuar mund te jete e udhes arritja e nje marrveshjeje nderqeveritare per te shpleksur rolet e institucioneve gje qe do kishte ndodhur nese kushtetuta e re do qe miratuar.

Nje BE e tille, praktike dhe e efektshme ndoshta nuk do t’i arrije pretendimet pompoze dhe retorike te politikaneve, por nuk do te jete ne shtratin e vdekjes. Ne te kundert, nje Europe e tille ka shume per te perfituar dhe gjithashtu per te ndihmuar pjesen tjeter te botes.

Joseph S. Nye, ish-nensekretar amerikan i mbrojtjes dhe aktualisht profesor ne Harvard University.

 

Qeveria “BERISHA” përballë pushkëve të drurit

Gjatë viteve 2002-2003, kur Qeveria dhe shteti Socialist rriten moshën për të përfituar pensionin e pleqërisë, nga 55 vjeç në 60 vjeç për gratë, dhe nga 60 vjeç në 65 vjeç për burrat ish Opozita e atëhershme sot në pushtet, Partia Demokratike dhe aleatet e saj e kundërshtuan me të madhe, sepse rritja e moshës për pensionistët shqiptarë ishte një absurditet, pasi ata jo vetëm kishin vuajtur duke punuar me orë të gjata, punë të rënda e rëndomta, por mbi të gjitha kishin qenë të kequshqyer, gjë që do të bënte që ket pension ta gëzonin fare pak shqiptarë. Sindikatat udhëhoqen një fushatë firmash që thuhet se i kaloi qindra mijëra, të cilët kërkonin uljen e moshës së pensionit aty ku kishte qenë, ndërsa PD-ja dhe Aleatet e saja ka mbi një vit e gjysëm në pushtet dhe, nuk po thuhet asgjë për këtë ligj absurd të rritjes së moshës së pensionit, ku ja kemi kaluar edhe Italisë e Francës të cilat e kanë moshën e pensionit të pleqërisë 55 vjeç për gratë dhe 60 vjeç për burrat. Dhe përkundër këtij ligji absurd për shumicën e shqiptarëve që jetuan gulaget e kooperativave apo ndërmarrjeve shtetrore e tjerë, qeveria futet në diskutime me armen e dashur të Partisë së Punës, Ushtarakët e formuar në shkollat e Oficerve të cilët mbasi i shërbyen regjimit komunist me besnikëri, dhe pasi janë liruar duke marrë pension të pa merituar, sepse sherbimet e tyre nuk u suallen asnjë të mirë Shqipërisë, mbasi ata nuk mbrojten asgjë me pushkët e tyre në përgjithsi druri, veçse trembënin popullin që të mos protestonte e fliste. Natyrisht ne nuk kemi gjë me ata që i ka kapur reforma, dhe nuk kan asnjëlidhje me strukturat që i shërbyen regjimit famkeq komunist, por ne kemi me vete shtetin e qeverinë që duhet ta dinë ses Ushtarakët duhet të trajtohen si kategorit e tjera, si Agronom, Ekonimist, Zooteknik, Veteriner, mekanik, inxhinier, puntore të prefesioneve të ndryshme që edhe sot për arësye reforme (se ju mbyllen edhe vendet e punës e institucionet) jo vetëm janë të pa pune, por janë edhe pa asnjëlloje ndihme e pensioni të parakoheshem si mijëra ushtarake, ku po të merret parasysh kontributi, mjafton të kujtojmë se plejada e punonjesve civil ishin ata që prodhuan ato produkte të mbajten gjallë frymën e një populli, dhe ushtarakët (natyrisht të lidhurit me strukturat e P. Punes) vetëm se i konsumonin kot ato dhe mbanin zuse një popull të tërë, duke përfshirë edhe kategorit tashma të diskriminuara në krahasim me ushtarakët që kërkojn rritje pensionesh, madje për këtë edhe kërcënojnë. Sidoqoftë ne të tjerët që jemi shumica ende vetëm shikojmë dhe çuditemi me qeverinë demokratike se si vazhdon tu kreh bishtin atyre që duhet tu kreh shpinen…

Ndue Bacaj

 

 

Kela

fobi dhe sindromë e skizofrenisë autolezive të  antishqiptarisë

(vijon nga numri i kaluar)

nga Skender Krosi

Po të shkosh dhe ti lexosh, kam bindjen se do të të vijë për të vjellë kur të shohësh se si janë dukur grekët dhe italianët, (janë të ilustruara edhe me fotografi) por ne nuk mund t’ua mohojmë kulturën që bartnin, le pastaj po të jesh kurreshtare dhe të duash të hulumtosh në idetë kinematografike në ndonjë videotekë të Amerikës do kuptosh se kriminelët dhe mafjozët më të tmerrshëm ishin të origjinës greke dhe italiane. Ato kryenin shpërndarje droge, grabitje, prostitucione dhe vjedhje, me pak fjalë po atë gamë krimesh që kryejnë shqiptarët sot. Të lutem mos më paragjyko se, nuk e thashë unë, por janë të impresionuara në kilometra të tëra celuloze filmike hollivudiane! Nga egërsia dhe shtazëria e këtyre emigrantëve të prejardhur nga djepet e kulturës njerzore, do të ngrihen qimet përpjetë po të kesh fatin ti rishikosh filmat atyre përkushtuar, por askush nuk ua mohon kulturën. E çuditshme, sepse nuk përkon me imazhin e krijuar në trurin tënd imagjinarë, por me keqardhje është e vërtetë edhe kjo e natyrës relative. Pa shkuar mandej në ndonjë biblotekë dhe të shfletosh shtypin e asaj kohe, sidomos kronikat e zeza. Do gjesh krime të shumta të kryer nga emigrantë grekë dhe italian, por çuditërisht mungues shqiptarët gjer në vitet ’90, ndërsa grekë dhe italianë, mbanin vendin “e nderit”. Ndonëse në to do të gjesh dhe gjasën tënde të origjinës. Nëse do të zbrisnim më tej në kohë dhe të shohim në gjysmën e parë të shekullit XX, do të vërenim se Grekët çanin barqe grash shtatzëna shqiptare tek vinin baste si omologët e tyre serb dhe koka shqiptarësh të prera mbushnin rrugët, por dhe kjo bën pjesë në kulturën e një populli. Greqia vatra e kulturës, që digjte të gjallë fëmijë, gra, burra, me të vetmin faj pse ishin të përkatësisë etnike shqiptare, (fshatra të tëra çame të djegura në kohën në fjalë) tashmë bën pjesë në atë që ke për zemër ta përmendësh shpesh Bashkimin europian, si Gjermania civile që zhduku miliona çifutë, si Franca iluministe e gijontinës dhe kolonizatore kanibale e gjysmës së Afrikës, si Spanja katolike që shfarosi rreth gjashtë milion indogjenë të amerikës, si Turqia që po kërkon me ngulm të hyjë dhe besoj se do të hyjë në këtë bordello të quajtur Europë, që shfarosi rreth një milion e gjysëm shqiptarë dhe gati dy milion armen ku ende si ka kërkuar falje zyrtare popullit shqiptarë, kur ndaj armenve ka paguar dhe dëmshpërblim. Po të donim ti përmendnim të gjithë ata shtete e popuj që bazën e tyre të zhvillimit kulturorë e kishin kanibaleske, s’do të na mjaftonin rradhët e këtij shkrimi, por do të na duhej ndonëse të shkruanim një tjetër epos tragjik mbi civilizimin e njeriut tonë të sotëm. Ndoshta ti mandej do të kuptoje alegorinë e iliadës. Ndërsa sado keqdashës dhe antishqiptarë të jemi, nuk do të mundnim ti mvishnim popullit tonë kanibalizmin si bazë për zhvillimin e tij drejt civilizimit të sotëm, ndonse ky është dhe shkaku i vërtetë i prapambetjes që kemi trashëguar.

Sa më thellë të shkojmë në udhën e kohës, duke u kthyer mbrapa, do të shtohej doza e shtazërisë së popullit grek, që mbetet i kulturuar pa pikën e dyshimit, pasi ka ditur të ndërtojë Athinën, Spartën, Kretën, etj, në do po i japim dhe portin antik të Rodit, tek nuk dinte as të numronte (numrat ishin arab) dhe as të shkruante (alfabetin e morën nga semito-arabët). Për të kënaqur dashurinë tënde që të mos zbehet ndaj Greqisë, po i atribuojmë edhe piramidat e egjyptit të lashtë dhe përgjigjen nëse do të mund ti ndërtonte një popull që nuk njihte arithmetikën elementare, le ta japë një psikolog i mirfilltë studiues i intelektit njerzorë, siç e sheh përdor terminologji  greke sepse na është imponuar edhe në të shprehur. Ti nuk do të më kuptoje ndryshe, pa këtë terminologji pëgërse të gjuhës tonë mëvetësore! Po të shtonim këtu se statujat që rrethojnë Akropolin, të atribuara Fidias, që nuk bartin tipare, ose trajta somatike të nënracës greke, do të na duhej të saktësonim, se si pelivanët filogrekë thonë, që populli i sotëm grek nuk është ai i lashtësisë. Mirpo kjo është një thikë me dy tehe të mprehur që fatkeqsisht pret me të dyja, sepse me të drejtë do të thoshim se, populli i sotëm grek nuk na qenka ai, i kulturës së lashtë. Kush ishte ai popull i asaj kuture të lashtë? Megjithatë, pohim shkencorë ky, por gjysmak pasi autorët nuk njohin ose injorojnë rregullat e trashëgimisë gjenetike, ndërsa ti Kela besoj se i di?! Hibridi i kryqëzimit semito-arab me induiranian, na prodhojë atë që po deshe quaje raca, apo etnia greke. Si hibrid besoj se, e di që kur gomari mbars pelën na pjell hibridin mushkë të cilën natyra na e le shterpë për të mos prishur llojet, pasi do të sillte pasoja katastrofike për jetën. Po kështu hibridi grek, pasi të kalojë të gjitha stadet e trashëgimisë (preçizoj që duhet shum kohë nëse e njeh trashgiminë dhe rregullat e saj) do të kthehet në origjinën e tij, ku fatkeqsisht ka dhe spermatozo shqiptarë që ia kemi dhënë falas për të zbardhur fytyrën, si bujarë që jemi, por atje ku do të mungojë do të marrë tipare dhe ngjyrën aziatike të origjinës. Pa kurrfarë rracizmi. Ndonëse për ty është pikëlluese, por përballë forcave të natyrës nuk duhet të tregohemi kokfortë pasi ajo nuk mundet, veç modifikohet por jo pambarimisht sepse do të na çonte në shkatrrim, ndaj egziston kthimi në origjinë ku të rinisë cikli i ri evolutiv. Ky është karakteri i lëvizjes! Gjërat përsëriten në një stad më të evoluar dhe falë kësaj përsëritje ne egzistojmë, si dhe ti!

Diku ti thoje se Kali i Trojës dhe Gjigandi i Rodit, janë e njëjta gjë, duke nxjerrë mendoj pa dashur defiçitin tënd në fushën e historisë, apo arkeologjisë, magjithëse e kisha hamendësuar. Tashmë besoj se, do ta kesh korrigjuar vetë mendimin tënd të gjymtë dhe të cekët, megjithëse unë e kam ruajtur kopjen e gazetës. Dëshëroj vetëm t’ia bëj të qartë lexuesit se, Kali i Trojës, gjer më sot  asnjë zbulim arkeologjik nuk ka nxjerrë në dritë qoftë dhe një copëz dru, që të vërtetonte egzistencën e tij, pasi ai ishte dhe mbetet një simbol alegorik, nga më të realizuarit letrarë. Ti e dashur nuk njeh as simbolikën as alegorinë, në art. Ndërsa për Gjigandin e Rodit, ka mjaft fragmente të gjetura që e vërtetojnë atë dhe vendndodhja është pak larg Trojës. Nuk ka shumë rëndësi pasi dhe lexuesi ndonse i ka më të sakta këto njohuri, por është e rëndësishme të kuptosh se, ngjarjet e përshkruara tek eposi i mrekullueshëm homerian, (atribuim jo i sakt shkencorë), Iliada janë të shek. XV-XIV p.e.s. kur nuk ishte plazmuar ende hibridi grek dhe jo më ta shkruante. Mjaft filogrekë kanë studiuar dhe vënë në dispozicion shuma të mëdha, që specialistë të poezisë të mund të shkruajnë Iliadën siç ka qenë e shkruar, duke alternuar rrokjet e gjata dhe të shkurtra tek krijonin melodinë sepse, nuk njihej as muzika, as rima në poezi dhe ajo ishte e destinuar të këndohej, por çdo përpjekje ka dalë pa rezultat. Përfundimi shkencorë na ka dhënë këtë përgjigje prej pelivani gaztor se, as gjuha e sotme greke nuk është ajo e lashtësisë. (shtimi im; sepse duhet të ishte monosilabike për të krijuar vargje me ritmikën antike) Çuditërisht ne shqiptarët ruajmë ende gjuhën tonë mirfilli mëvetësore, kur kanë kaluar mijra vjet!  At’here kur, siç thamë më lart, populli i sotëm grek nuk na qenka ai i lashtësisë dhe gjuha e shkrimit të eposit kolosal Iliada,( e gjymtuar dhe fshirë në pjesën më të madhe nga vetë grekët) nuk është ajo e lashtësisë, numrat baza e matematikës ishin arab, për ç’kulturë greke flitet?! Megjithatë pedagogjia jonë sterile e varfër nuk e mohon, ndaj dhe unë nuk i kundërvihem. Siç e shikon nuk kam përzemër të injoroj atë që e mirnjohin të tjerët, por le të jenë faktet që të të bëjnë të mbrrish në një përfundim shkencorë të mirfilltë. Nuk kam ndërmendësinë të merrem as me Pellazgë (emër i greqizuar), apo Ilir, siç je marrë ti pasi nuk po bëj apollogjinë e racës së cilës i përkas me nder dhe nuk e mas dashurinë për të, as me bukën e bardhë, as me mbathje të lara, apo të palara, sepse nuk arsyetoj me fundkurrizin, apo barkun.

Tashmë besoj se, do të jetë më e dobishme ti hedhim një sy njeriut si qenie biologjike dhe shoqërore, pasi ai është bartës i kulturës, apo antikulturës terma këto, që ti i përdor në mënyrë spekulative tek krijon aksin e propagandës antishqiptare, zhyer me gazetari mediokre. Njeriu në bazën e tij edukuese ka imitimin. Ai imiton qysh fëmijë dhe mandej flet, imiton lëvizje dhe nis të ecë, imiton mendime dhe formon inteligjencën e tij riprodhuese. Studimi në vetvete është një proçes imitimi i përpunuar, ndaj do të shtoja me tendencë se dhe ne Shqiptarët, do ti imitojmë vendet e kulturuara dhe të siguroj se, do të bëjmë me përpikmëri ato që ka bërë populli grek, apo latin. Nuk duhet të na vijë keq, pasi imitimi do të jetë i plotë edhe pse në një kohë relativish mjaft të shkurtër. Nëse Greqisë dhe Italisë i është dashur gati pesqind vjet universitete, ne do ti djegim këto vite eksperiencash njerzore në një kohë rekord. Unë besoj se, do të na duhen ende pesëdhjetë vjet shkollim, një brez i tërë njerzish, i zëvendësuar, mandej kushedi do të jemi në një nivel. Nuk duhet të na trembi fakti se, do të përsërisim ato krime, atë padije, atë ndyrsi dhe atë egërsi, apo shtazëri njerzore, që kanë bërë Grekët dhe Latinët më parë, pasi është ç’ështje imitimi. E thashë më lart se do ecim në gjurmët e më të kulturuarve. Nëse ato kan shfaqur kanibalizëm primitiv dhe shtazëri, do ti imitojmë, sepse kështu do të mbrrijmë në nivelin e tyre kulturorë, pasi rruga për tek civilizimi qenka e tillë. Ato, besoj se ke bindjen që nuk i kemi nxitur ne! Ndërsa enigma ime dhe për të cilën nisa të shkruaj këtë apollogji të “civilizimit”, tashmë kërkon dritë, që të mund të lexohet e qartësohet. Përse ti krijesë amorfe e një hektoplazme sterile të një gazetarie pa fantazi, shfaq gjith’atë fobi ndaj elementi Shqiptar, tek po ndërton me zell kullën e babelit nga maja e së cilës të ulërishë antishqiptarinë tënde?  Në një kohë që shqiptari nuk po mbush ende barkun me bukë, nuk ka dritë në shek.XXI, nuk ka ujë për tu larë, nuk ka veshje të mira prej mëndafshi apo stofi të çmuar, ha ushqime jashtë standarteve të sotme botrore, jeton mes pluhurit, baltës dhe plehrave, nuk ka shkolla ku të mësojë dhe me përulësi tipike, shtrin kurrizin duke punuar në Greqi, Itali, e gjetkë,… tek pranon fyerje nga më të ndryshme raciste nga ato, që s’janë as racë por hibridizime me destinim kthimi në origjinën afro-aziatike. Në një kohë që, shqiptari dhe qeverisjen e vendit po u a le në dorë atyre që pak a shumë kanë përkatësi etnike, o grekeshqiptare, o turkoshqiptare, o sllavoshqiptare, mjafton ti hedhish një sy vetëm mbiemrave të atyre familjeve, që na kanë udhëhequr a drejtuar e po na drejtojnë, besoj se, do të bindesh për këtë fakt. Mos vallë ky shqiptarë i pa shkolluar, i pangrënë, i palarë dhe i veshur keq, po rrezikon të rrëzojë obeliskun e mitit grek, atë “të vërtetë historike” mbi Greqinë, që studiohet në të gjithë botën me të drejtën e primatit kulturor?! Nëse beson në këtë, at’here do të thosha (si mjek) se, ke patologji neuropsikike, që quhet skizofreni autolezive, progresi i saj do të të çojë në vetvrasje. Gjë që unë nuk ta dëshiroj dhe as ta uroj, pasi të këshilloj kurimin që të jetosh edhe nja pesdhjetë vjet për të patur mundësinë të verifikosh se, në ç’kahje evolutive do të shkojë elementi shqiptarë. Të siguroj se, nuk do të jetë kahje negative dhe nuk do ti duhen katërmbëdhjetë shekuj si Grekëve, apo Latinëve! Ti lemë kohë e dashur Kela, shqiptarit të imitojë dhe ty të mjekohesh. Me keqardhje dhe pa paragjykim unë të uroj shërim, se do t’na duhesh për nxitje, qoftë negative, apo pozitive dhe shpresoj që, gazeta  “Intervistë” për të vërtetuar se është e lirë, gjë të cilën nuk e besoj, ta botojë këtë artikull. Nuk besoj se, isha mediokër, pak tendencioz por do të më ndjesh se, nuk ha ende bukë të bardhë dhe as vesh mbathje të shtrenjta me firma idjotësh, por jetoj atje ku jetojnë vetëm shqiponjat, që dikur Grekët na quanin përbindëshit e maleve ku shtrembëruan emrin malsor, në Malok. Adios Kela! Hasta luego! Jeto ti krijesë afrodiziake që nxit seks mes propagandës dhe gazetarisë së intelektualve, pedagogve tanë pa shtyllë kurrizore, të formuar nga gotat e verës, apo rakisë tek propagandojnë kulturën e lashtë greke, kur një magjyp afroaziatik këndon;

-O Mari, Maria faqet gurabia/ o Mari, Mariana faqet me nishana!-

– Sa kulturë!? Shqiptari i sotëm, ve gotën me raki mbi ballë dhe përdridhet duke kërcyer.

-Do ta kenë bërë grekët më parë!-

 

Aspekte të deformimit dhe shpërbërjes së kërkesave për autonomi të Shqipërisë në vitet 1878-1912  

nga Agron Luka

Roli inicues dhe mbytës i diplomacisë turke dhe personalisht i Halifit Sulltan Abdyl Hamidit për “Lidhjen Shqiptare të Prizrendit”.

Kasta politike e përzgjedhur e feudalëve, që “përfqësonte popullin shqiptar”, e lidhur me  shumë fije me shtetin teokratik turko-osman, duke përfshirë këtu edhe krahun më të avancuar të intiligjencës kulturore të quajtur si “Rilindja Kombëtare”, jo vetëm zyrtarisht, por edhe faktikisht, asnjëherë nuk u shtynë më shumë se sa kuadri i kërkesave të një autonomie kulturore, përzier edhe disa të drejta të kufizuara politike administrative, qysh nga viti 1878 e deri në vitin 1912. Realisht dhe zyrtarisht autonomia, sipas kësaj “pikpamjes shqiptare të 1878”, duhej të fillonte me aprovimin me ndonjë “Dekret Sulltanor”, për bashkimin e katër ose pesë vilajeteve dhe disa sanxhaqeve të tyre, sipas ndarjes administrative turke, në një vilajet të vetëm, të quajtur si “Vilajeti i Shqiperisë”, dhe ky teritor automatikisht do të konsiderohej e nënkuptohej si Shqypenija/Shqiperia/në turqishte Arnavudilia. Brenda kësa hapësire nëpunësit duhej të ishin shqiptarë, gjuha duhej të ishte gjuha shqipe, krahas edhe turqishtes etj.

Pas “Paqes së Shën Stefanit” dhe në kohën kur do të zhvillohej “Kongresi i Berlinit”, më në fund pas gjith atij gjumi të rëndë, edhe Turqia filloi t’a ndiente seriozisht dobësinë dhe rrezikun, por edhe shqiptarëve filloi t’u dilte nargjyleja. Shumica e historianëve seriozë e kanë pranuar se ky tubim më 10 qershor 1878 në Prizrend, nuk ishte thjeshtë spontan dhe i organizuar nga poshtë vetëm nga shqiptarët, por aty kishte një dorë e prezencë të fortë edhe diplomacia turke. Kjo është edhe arësyea që qysh në ditët e para Lidhja, plotësoi kërkesat imediate të interesave turke në gadishullin e Ballkanit. Me kalimin e kohës natyrshëm filloi të distancohej diçka nga interesi thjeshtë shqiptar, të cilin hafijet turke e ndiqnin rigorozisht. Në “Relacionin” e Valiut të Kosovës, dt 14 nëntor 1878 theksohej “se shqipetarët duan të mbrojnë atdheun dhe kombësinë e tyre, por nuk duan të shkëpusin as lidhjet e shtetësinë nga Perandoria Osmane dhe duan të mbeten nën mbrojtjen e kësajkanë për qëllim që me forcat islamike dhe pushtetin e Perandorisë osmane të formohet një fuqi e madhe e përbashkët…”. Po ky “relacion” shpreh mendimin se “kundërshtimi i të gjitha kërkesave të shqiptarëve do të ishte me pasoja të dëmshme”, por nga ana tjetër shpreh edhe frikën se mos shqiptarëve do t’i lezetohej ky predispozicion dhe se “ata mund të ndërmerrnin veprime konkrete për të fituar autonominë ashtu si në ishullin e Kretës”. 

Qysh në fillim, vetë Sulltani e “Porta e Lartë”, Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Jashtme turke, realisht i kishin përcaktuar me imtësi varjantet e mundshme dhe me marifet e deformuan shprehjen nga “Vilajeti i Shqipërisë” në “Vilajeti i Rumelisë”, duke gjetur edhe justifikimin se ky ish vilajet kishte ekzistuar edhe më parë. Në fakt ata përfshinin këtu edhe maqedonasit, vllehët, turqit e sjellur etj. Mund të lexohet i qartë “plani i diplomacisë, shtetit dhe halifit, varjantet dhe dyshimet e mundshme”, në disa “Relacione”, sipas vetë burimeve dokumentare osmane. Së pari kemi “Realacionin”, për “formimin e një vilajeti autonom shqiptar i paraqitur Portës së Lartë”, që mban datën 6 maj 1880, për krijimin e “Vilajetit të Rumelisë”, i cili justifikohet si i dobishëm dhe hidhet në propozimin për aprovim në instancat më të larta. Ky pasohet pastaj me “Relacionin” e Këshillit të Ministrave, drejtuar Sulltanit, dt. 23 maj 1880, që të “formohej një vilajet i vetëm i Rumelisë”; me “Relacionin” dhe “Vendimin e Këshillit të Ministrave për emërimin e Ahmet Ejub Pashës si guvernator i vilajetit të bashkuar shqiptar me emrin “Vilajeti i Rumelisë”, i datës 30 maj 1880. Pra siç konstatohet fare qartë krijimi i këtij vilajeti është pranuar në parim dhe është futur në ekzekutimin praktik. (Shih, “Lidhja shqiptare e Prizrenit në dokumentet osmane 1878-1881”, bot. 1978, dok. nr. 40; nr. 42; nr. 43, nr. 45; nr. 48, dt 23 qershor 1880 etj.)

Mund të konstatohet fare kjartë, se edhe “misioni diplomatik i Abdyl Frashërit dhe Mehmet Vrionit në Evropë”, jo vetëm që bëhej me dijeninë dhe trainimin e diplomacisë osmane, por fillimisht i përmbahet “vijës turke“ si “paprekshmëria e Shqiperisë brenda kuadrit të Perandorisë” (cit.,”Telegram” 8 prill 1879, dok. nr. 12; nr. 15, nr. 16; nr. 17; nr. 18 etj)  Vërtetohet se edhe ndonjë shmangie sa do e vogël, kontrollohej imtësisht jo vetëm nga organet turke, por si të thuash edhe nga vetë telegramet, takimet personale e raporte-mazbatat që dërgonte vetë A. Frashëri…

Pasi e kishte hedhur të keqen katastrofike të “Paqes së Shën Stefanit”, me “Kongresin dhe Traktatin e Berlinit të 1878”, diplomacia turke dhe vetë Sulltan Abdyl Hamidi personalisht, kishin filluar të bënin pazare e tregëti me zonat e pastra etnike shqiptare të veriut, në shkëmbim të hapësirave në jug, të cilat realisht ishin të padominuara nga shqiptarët e nga elementë të tjerë të ndryshëm heterogjenë myslimanë. Në këtë pikë edhe dyshja Frashëri-Vrioni ndeshi në vështirësi ne takimin me ministrin e jashtëm francez. ( cit. Dok. nr. 16, dt. 3 maj 1879; nr. 17, dt 7 maj 1879; nr. 18, dt. 9 maj 1879) I gjithë plani turk, konsistonte për të siguruar një lidhje tokësore të qëndrueshme të shtetit turko-osman, nga Edreneja, nga Selaniku, në lidhjen Egje-Jon dhe në Adriatik, deri në grykë Bunë, duke ia këputur Greqisë lidhjen tokësore me gadishullin ballkanik. Në këtë pikë nevralgjike, e gjith diplomacia osmane dhe vetë Sulltani, synonin të bindnin popullin shqiptar që të nënështrohej se kjo ishte në të mirë të Perandorisë, Vatanit, Dinit dhe shfrytëzuan të gjitha mënyrat më të mundshme. Kështu psh me datën 8 shtator 1880, zhvillohet biseda telegrafike e Valiut të Shkodrës dhe e përfaqësuesve të 14 elementëve të shquar të parisë së  Shkodrës, me ministrin Hasan Hysni Pasha, i cili ishte direkt i ngarkuar me kompetencat e plota nga Halifi Sulltan Abdyl Hamidi, ku i bëhen prezent rekomandimet e urdhërat e Sulltanit, i bëhen   lutje e lajka për të mos bërë asnjë lloj rezistence ndaj dorëzimit të Ulqinit me rrethe në mënyrë që: “të mos bllokonin e digjnin bregdetin e pjesën e brendëshme të Shqipërisë dhe që të mos rrezikonin, sepse do të përvëlonin të gjithë bregdetin e pjesës evropiane adriatike të Perandorisë Osmane”. (Cit. Dok. nr.80)  Tani ishte e nevojshme që edhe e gjithë ish “Lidhja Shqiptare” dhe paraqitjet e saja me degë të veçanta si “Lidhja e Prizrenit”, “Lidhja e Gegnisë”, “Lidhja e Toskërisë”, “Lidhja e Shkodrës”, “Lidhja Mirëbërëse”, “Lidhja e Gjakovës”, “Lidhja e Pejës” etj, të asgjësoheshin komplet, duke mos përjashtuar këtu as masat më ekstreme me arrestime dhe me forca ushtarake, sigurisht duke shmangur sa më shumë konfrontimet. Këto urdhëra pasqyrohen qartë edhe në disa “Relacione” dhe veprime konkrete, ku komandantë të lartë por edhe Sulltani tashti aktivizohet edhe personalisht, jo vetëm me biseda me lidhje telegrafike direkte, por edhe me një “Irade Sulltanore” drejtuar “Gjithë popullsisë së Shqiperisë”, ku krahas këshillimeve me ajete kuronore për bindje absolute ndaj Halifit, akuzojnë shqipëtarët se nuk e kanë kuptuar sa duhet ajetin kuranor nënështrim e bindje ndaj  All’llahut, Profetit Mohammed dhe atyre që kanë pushtet midis jush. Halifi, tashti hiqet sikurse nuk na kishte qenë i bindur për “Viljatin e Rumelisë”, se nuk paska pasur as dijeni të mjaftueshme për kërkesat autonomiste shqiptare, dhe e përfundon Iradenë duke veçuar me kërcënimet se, “emri i 5-10 tradhëtarëve dhe ngatërrestarëve do të përmendet me mallkim deri në ditën e ringjalljes… si babai i të gjithë myslimanëve i ftoj myslimanët shqiptarë t’i kapin dhe t’i dorëzojnë këta tradhëtarë keqbërës me mendime të rrezikshme ndaj qeverisë. Ju siguroj dhe ju kujtoj se në këtë mënyrë do të gëzoni lumturi, paqe e qetësi në të dyja jetët”. (Cit. “Relacion” i Dervish Pashës, drejtuar “Portës së Lartë”, dt. 27 dhjetor 1880, Dok. Nr. 92; Dok. nr. 93, “Thirrje/Irade” e Sulltan Abdyl Hamidit, dhjetor 1880, Dok, nr. 93)  

Tashti, le ta ndjekim paksa në kohë qysh nga 1878, se si na paraqitet kjo puna e “autonomisë” edhe nga historiografia e re shqiptare. Në lidhje me “Lidhjen e Prizrendit” në tekstin e “Historisë së Shqipërisë”, Vëllimi i Dytë, bot. 1965, f  129-130 shkruhet: “Të gjithë delegatët u shprehën për ruajtjen e sovranitetit të Sulltanit mbi Shqipërinë dhe tokat e tjera të kërcënuara, duke parë në të garancinë për ruajtjen e vendit nga copëtimi, për mbrojtjen e tërësisë tokësore”. Më poshtë shkruhet: “Disa pika të Kararnamesë donin t’i jepnin Lidhjes, karakterin e një organizate të mbështetur në parime fetare islamike, të destinuar për ruajtjen e sundimit turk në Ballkan. Këtë qëllim kishin ato Nene të vendimeve, të cilat parashikonin që Lidhja të mbronte me forcat e saj Bosnje-Herzegovinën, të pengonte formimin e shtetit bullgar etj. Për këtë qëllim Lidhja, e cila e quante veten Xhemieti Ihtilati Islamie/Komiteti i Islamëve të Vërtetë, duhej të përfshinte sipas Kararnames, të gjithë shtetasit islamë të perandorisë turko-osmane, pavarësisht nga kombësia e tyre, qofshin ata shqiptarë, boshnjakë, bullgarë etj. Interesat e Portës së Lartë përkonin në këtë pikë me ato të feudalëve të mëdhenj shqipëtarë, për të cilët kuptimi i Shqipërisë shtrihej përtej viseve të banuara nga popullsi shqiptare… për këta feudalë “Tërësi e Shqiperisë” donte të thoshte tërësi e të gjitha viseve ku ata kishin çifliqet e tyre, dmth duke përfshirë edhe Maqedoninë deri në Selanik, Thesalinë, krahinat greke të Vilajetit të Janinës etj”. (Cit. f 131)

Kësisoji, e vërteta historike na paska qenë se “Itifaku i Prizrendit”, fillimisht ishte projektuar dhe ka përfaqësuar pothuajse të gjitha popullsitë myslimane të gadishullit tonë  e më gjerë edhe të Sulltanatit Osman. Po na del se me “copëtimin e vendit”, fillimisht e realisht kuptohej, sëpari copëtimi i tërësisë tokësore të  vatanit osman, të Sulltanatit Turko-Osman e halifatit të tij, pastaj më në plan të dytë ishte  “copëtimi i Shqipërisë”, dmth i asaj Shqipërie që e kishin në mendje feudalët e mëdhenj islamë shqipetarë alias të quajturit edhe si turkoshakët nga shqiptarët progresistë. Në dy dokumentet kryesore zyrtare që hartoi “Xhemieti”, “Kararname” e “Talimat”, as që përmendej kund termi gjeografik-etnik-politik si Shqipëri, nuk flitej askërkund direkt as për çeshtje “indipendence” e as “autonomie” dhe aq më pak për vetcaktimin e kufinjve të Shqipërisë. Njëfarë “lirie relative” për këto u lejua nëpër “misionet diplomatike” të bejlerëve shqiptarë, në telegramet, memorandumet e peticionet  e ndryshme që iu dërguan “Kongresit të Berlinit”, me të cilët Porta e Lartë donte të krijonte edhe një farë shantazhi, ndaj “Kongresit të Berlinit” me disa ushtri redifësh jo vetëm islamësh por edhe kristianësh malësorë që martoheshin me shumë gra etj, me shifra me mbi 100.000 luftëtarë, për të mbrojtur Bosnjë-Hercegovinën, pengimin e luftrave nacional-çlirimtare të fqinjëve tanë, pengimin e formimit të shtetit bullgar etj.

Sipas një botimi françeskan në Shkodër, shkruhet dhe pohohet se, paria Shkodrës, katolike e myslimane, në bashkëpunim edhe me koloninë katolike shkodrane të Triestes e me albanezët e Italisë, i kanë drejtuar Lordit Beaconsfield, kryesuesit të delegacionit anglez në “Kongresin e Berlinit” me 13 qershor 1878, një “Memorandum”, ku qysh në Pikën 1 theksonin: “Indipendenca e Shqypnis përveç se asht n’interesën e shqyptarëve, por edhe ekuilibri i Europës e kërkon qi kjo të  jetë nji shtet i pamvarun për me formue murin mprojtës t’Europës perendimore kundrejt invazionit slav” (“Shqypnija e Shqyptarët”, Shkodër1940, f 25-26; Shih edhe Xh. Belegu, “Lidhja e Prizrenit”, Tiranë 1939, f  24)

Ndërkaq, për të njejtin episod historik, “Historia e Shqipërisë”, shkruante: “Kararnameja, nuk përfaqësonte mendimin patriotik më të përparuar të vendit. Elementët politikisht më të zhvilluar që u ndodhën në Prizrend, ishin të pakët dhe nuk mundën t’ia hiqnin Lidhjes karakterin e një organizate mbi baza fetare islamike në shërbim të Portës së Lartë. Në kushte më të favorshme, nën drejtimin e grupit të patriotëve, në Shkodër lëvizja mori qysh në fillim një rrugë patriotike më konsekuente. Kjo shihej në një Memorandum të nënëshkruar nga 500 vetë që iu drejtua më 13 qershor 1878, në emër të të gjithë shqiptarëve, kryetarit të delegacionit englez në Berlin, kryeministrit dhe lordit Bikonsfielld. Shqipëria…nuk mund të përfaqësohet nga qeveria otomane. Shqipëtari, qoftë katolik, ortodoks apo mysliman, e urren pushtuesin turk po aqë sa urren çdo pushtues të huaj…Ashtu sikurse nuk jemi dhe as nuk duam të jemi turq, po ashtu do të luftojmë me të gjitha forcat tona kundër cilido që do të kërkonte të na bënte sllavë, austriakë ose grekë. Ne s’duam të jemi veçse shqipëtarë”… Pasi i bëntë një kritikë të ashpër politikës ekspansionistë të Rusisë dhe Traktatit të Shën Stefanit, Memorandumi kërkonte që t’i jepej Shqipërisë autonomia, në mbështetje të parimit të kombësisë dhe të caktohej një komision ndërkombëtar i kontrollit që duhej të garantonte zbatimin e reformave në Shqipëri, si në Kretë e Bullgari”. (po aty cit. f 131)

Tani hapni sytë e veshët dhe gjykoni vetë: sa larg është Indipendenca, “ruajtja e ekuilibrit evropian” dhe “muri antisllav”, nga Autonomia dhe “ruajtja e unitetit teritorial e fetar islam me Perandorinë Osmane”! Ku ndodhet i plotë ky dokument dhe a thua ka mbërritur ndonjëherë i protokolluar në Berlin?! Sa larg është një dokument që përfaqësonte katolikët me nja  dy a tre kokrra myslimanësh pa emër, dhe me një “dorë italiane”, me pretendimin e sajuar për “përfaqësimin e të gjithë shqipëtarëve”?!

Duke u kapur nga këto lloje gjethesh e degësh, Mustafa Asim Kruja, do të deklaronte  më 30 maj 1941, para Akademisë Mbretërore të Italisë se, “Lidhja Kombëtare e Prizrenit kishte për objektiv Shqipninë e Madhe, me shpëtue atdheun nga gjymtimet e Kongresit të Berlinit, me i imponue Qeverisë Otomane autonominë mbrenda kufijve administrativë të katër vilajeteve të Janinës, Monastirit, Shkupit dhe Shkodrës, me Ohrin kryeqytet, e ma në fund me pregatitë Kombin për luftën e epërme për pamvarësinë e tij të plotë”. (“Karakteret natyrore dhe historike të Shqipnis së Madhe”, Tiranë 1941, f 3 )

Dhe të gjitha këto thuheshin, kur fare mirë dihej se delegacioni i myslimanëve të Vilajetit të Shkodrës i kryesuar nga valiu turk, u vonua rrugës dhe nuk mbërriti dot me kohë në datën e caktuar në Prizrend, ndërsa “delegacioni katolik” ishte nisur në Prizrend, mbas disa kohësh thjeshtë si një vizitë urimi dhe kortezie, mbasi ishin hartuar dhe marrë të gjitha vendimet, siç i kishte dashur Turqia dhe sejmenët e saj. Por, ka edhe më kontradikta, mëdyshje, interpretime mashtruese etj, dhe më në fund duhet sqaruar edhe se për çfarë lloj “autonomie” mashtruese të “Vilajetit të Rumelisë” bëhej fjalë në premtimet e Halifit. Në botimin e Shkodrës të vitit 1940 shkruhej: “Me 15 qershuer 1878, Lidhja e Prizrenit i dërgoi nji Telegram Portës së Naltë, me anën e të cilit i njohtonte se shyptarët nuk do t’u nënështroheshin vendimeve kundra tanësisë toksore të Shqypnisë, e Qeverija turke e kishte me detyrë t’interesohej për fatin e Shqypnis në Kongresin e Berlinit. Abdyl Frashëri hartoi dy telegrame; njana iu dërgue ambashadorve në Stambollë e tjetra “Kongresit të Berlinit”…U formue n’Prizren nji Komitet Qandruer…Ky Komitet Qandruer caktoi programën e autonomis të kombit shqyptar e i shênjoi kufijt. Programa pershinte kater vilajete: Janinë, Shkodër, Monastir e Kosovë. Këto vilajete do të formojshin nji administratë të vetme me Monastririn si kryeqjytet, tue pasë si gjuhë zyrtare shqypen. Shumë delegetën deshën me shti mbrenda kësaj administrate edhe vilajetin e Salonikut e sanxhakatin e Novipazarit, si krahina të banueme prej njaj shumice të madhe shqyptarësh. Lidhja në Prizren veprojte krejt si nji qeveri kombëtare…Po edhe Sulltani vetë u kishte dhanë urdhën qeveritarve e ushtarëve në Shqypni mos me i u përzie Lidhjes në veprimin e saj. Posë kësaj Sulltani u kishte premtue shqyptarve edhe nji farë autonomije nën syperaninë e tij”. (cit. f 25)

Lexuesi dhe studiuesi mundet të vërejë se si “organizata me karakter islamik” na paraqitet shpesh si kameleone me disa lloje emërtesash, jo vetëm siç e kemi parë si disa tipe Lidhjesh, por herë-herë edhe si “Komiteti Qëndror”, edhe si “Qeveria Kombëtare/Kuverna e Përdorme”,  si “Komiteti i Islamëve të Vërtetë”, se si kjo “qeveri” na i paska dhënë Turqisë të drejtën, tagrin dhe detyrën të na përfaqësojë në Berlin, pa përmendur fare Shqiperinë, se si i vetëpërcaktoi kufinjtë e Shqypenisë/Shqiperisë  Ethnike, të cilat ia kërkonte Evropës etj, etj. Dhe fare mirë dihet se aso kohe nuk kishte asnjë lloj uniteti e drejtësie kolektive evropiane, por kishte një drejtësi kapitaliste e imperialiste, ku fitimtari dhe arbitrat diktonin drejtësinë, përfitonin hapësira teritoriale etj.

 

Dora dhe mendësia e Halifit Abdyl Hamidi edhe më 1912 edhe pas 1912…

Do të konstatohet se edhe në vitet që pasuan u veprua plotësisht brenda kësaj vije e këtij kuadri, madje do të konstatohet se edhe “flamurët, mëvehtësia e mosvartësia” e 28 nëntorit 1912, ndoqën po këto dinakëri e praktika anadollake. “Karta e Mëvehtësisë” (Shumë e çuditëshme dhe e dyshueshme si dhe pse  dhe kush e ka humbur origjinalin unik, po ashtu siç edhe flamurin e A. Kastriotit?!) fillimisht u komentua dhe praktikisht u interpretua si autonomi nën sovranitetin dhe suzeranitetin e Sulltanit, duke luajtur edhe lojra variantesh, derisa të  përfundonte lufta me fitoren ushtarake turke në frontet e Shkodrës dhe Janinës. Me mos realizimin e një Shqiperie të madhe 4 vilajetëshe dhe me unitet territorial me Turqinë, u kalua pastaj edhe në shpërthime regresivizmi për ribashkim me Turqinë, me marëveshje të fshehta, me ringritje të flamurit turk në të gjitha qytetet, deri edhe në Vlorë, shoqëruar edhe me plaçkitje e anarki totale, me një destablizim e rënie totale të shtetit shqiptar.

T’a kalosh edhe sot lumin, vetëm duke thënë thjeshtë me një gjysëm goje se në çeshtjen e kërkesës për indipendencë  “u vonuam”, se mbrenda pak ditësh, në vartësi të disfatatve të frontit turk, kaluam nga platforma tradicionale e autonomisë në atë të indipendencës, se ishim të detyruar të mbështeteshim ende te Turqia për të penguar “copëtimin e tërësisë tokësore të Shqipërisë”, apo se kërkesën për autonomi nën suzeranitetin e sovranitetin e Sulltanit, na e imponuan më 1912 evropianët, është një lloj pikpamje hipokrite shumë e rëndë. (Shih, H.Sh, cit, f  363-365)

E vërteta është se realisht qysh nga 1878 edhe deri më 1910-1912, kërkesa maksimale e kastës politike shqiptare e paraqitur dhe si “dëshirë e mbarë popullit shqiptar” ishte vetëm një lloj autonomie brenda kuadrit të tërësisë tokësore të Turqisë. Kjo autonomi, për shkak të hapje mbylljes e lojrave diplomatike turke, mbetej  pothuajse gjithmonë e pa përcaktuar prerë se deri në çfarë caku kërkohej dhe se cila do të ishte kjo Shqypenija/Shqiperia konkrete që kërkonin shqipetarët. Frika ndaj mallkimit të Halifit, frika ndaj shprehjes së kjartë, përdorimi i shprehjeve  të papreçizuara, dy kuptimëshe etj,  ishte shndruar si një dogmë edhe tek patriotët më të shquar dhe e shoqëroi të gjithë periudhën që nga 1878 e deri më 1912, përfshirë këtu edhe vetë Ismail Qemalin, para e pas 28 nëntorit 1912, me marëveshjet e tij të fshehta.

Qysh herët, nëpër disa libra shkollore, nëpër disa manifeste e nëpër disa vjersha me karakter patriotik, disa personalitete të spikatur të letrave shqipe e të politikës së asaj kohe, kishin përcaktuar një lloj vije me kërkesa kulturore dhe kishin ngulur disa piketa e një vijëzim prezantim Shqiperie (si “Vendi i Shqiponjës”): Prevezë, Tivar, Sanxhak, Novipazari, Kurshumli, Prishtinë, Mitrovicë, Leskovac, Vranje-Pirot, Shkup, Manastir, Follorinë, Kostur, Selanik, Grebene, Thesali, Pindi, Kalariti, Artë, Ambraki, Prevezë me nja njëqind e ca mijë qillometra të katërqipta, e cila Shqiperi për hir të “unitetit tokësor të brendëshëm dhe unitetit tokësor kufitar e fetar me Sulltanatin turko-osman” duhej të qëndronte nën Turqinë! “Të bashkohet i tërë ky vent që përbën “tërësinë tokësore të Shqiperisë” me 5 vilajete Selanik , Manastir, Janinë, Shkodër e Yskyp”…”Selanik e tatëpjetë ka qenë e do të jetë Vent i Tërë i Shqiperisë me ndihmë të Perendisë”…”Qysh prej Tivarit e deri n’Prevezë”…”Për Mbret e troje t’vetat…”…”Asht toka jonë t’parët na e kanë lanë”…

Siç e dëshmon dhe e rrëfen bindshëm Hasan Prishtina, aq e fortë ishte kjo vijë e mosshkëputjes nga Turqia, sa që brenda në Parlamentin turk të vitit 1910, deputetët përparimtarë xhonturq kishin filluar t’i përqeshnin me tallje deputetët shqiptarë filo sulltanistë si “bashkimxhinjtë”. Hasan Prishtina, që ishte fare i vetëdijshëm për nevojën e prezantimit zyrtar të “kufinjve të Shqypenisë”, në ato “Kërkesat e famshme autonomiste me 14 pika” të 1912 (ku kërkonte një lloj “marëveshje për një lloj shteti autonom shqyptar-makedonas”), deklaronte se nuk mund të fliste dhe as të propozonte se cilët mund të ishin kjartësisht “kufinjtë e Shqypnisë”, sepse ndryshe do të vritej nga Riza Beg Gjakova dhe Isa Beg Boletini. Sipas H. Prishtinës, roli që luante në këtë çeshtje mjaft delikate indoktrinimi e fanatizmi fetar islamik dhe sidomos roli personal i halifit islam sulltanit Abdyl Hamidit qysh nga 1878, ka qenë jashtzakonisht i rëndë dhe regresiv. Mjaft i vetëdijshëm për këtë H. Prishtina shkruante: “Ibrahim Pasha…më tha që nuk kishte me i pasë hije Shqypnisë me kërkue ksi pikash, pse populli asht muhamedan… Sidomos filloi me përfitue në ma të mirën mënyrë prej padijes së Riza Beg Gjakovës e të fanatizmit fetar të tij. Riza Beg Gjakova e mandej edhe Isa Beg Boletini filluen me thanë: “Na nuk duem as autonomi edhe nuk mund të dahemi prej osmanlive…shkaku i zvogëlimit të fuqisë ishte ky: Riza Gjakova e Isa Boletini mendojshin me pshtue Sultan Hamidin, qi ishte i burgosun në Salonik…T’ardhmen në Shkup, çashtja e Sultan Hamidit ndër qëllime të Riza Begut e Isa Boletinit u pa shumë kjartaz…Edhe vetë Ibrahim Pasha u frigue keqas prej çashtjes së Sultan Hamidit…me të vërtetë Riza Beg Gjakova dhe Isa Beg Boletini, n’at kohë nuk mendojshin ndonji send tjetër veç me pshtue Sulltan Hamidin prej burgimit. Jo qi nuk u përmendte gja as për autonomi, pse këto ishin fjalë qyftri (gjynahi fetar islam) për Riza Begun e Isa Boletinin.” (“Lufta për Çlirimin Kombëtar në vitet 1878-1912”, H. Prishtina, f 423-437, nxjerrë sipas “Nji shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare të vjetit 1912, bot. i dytë, Bari 1925, f 6-38)

Megjithse faktet flisnin qartë, historiografia e vjetër panvataniste dhe historiografia e re enverhoxhiste e “realizmit socialist”, bëri përpjekjet maksimale për të sajuar e për t’i fryrë më tej se sa realiteti faktik disa “rrymëza e krahë autonomistë” deri edhe në nivelet e indipendencës, duke improvizuar madje edhe beteja legjendare e gjakderdhje kolosale në ndeshjet me ushtritë turke, duke konsideruar si “kryengritje masive popullore për pavarësi” edhe disa kryengritje me karater lokal edhe disa ndeshje brenda kuadrit të grindjeve partiake e civile midis xhon turqve progresistë e pansulltanistëve regresivistë etj. Puna shkoi deri te një deklarim e ekzagjerim  gjigand se gjoja në vitet 1910-1912, sllavët dhe grekët kishin vrarë rreth 250.000 shqiptarë!

Po si mund të flitet aktualisht për “histori reale”, duke dëgjuar e stërdëgjuar vetëm skemat stereotipe, pa asnjë lloj debati e diskutimi, duke dëgjuar vetëm hollimet e stërhollimet dhe montimet e disa “ish personaliteteve e burrave të shtetit shqiptar”, të disa historianëve profesionistë enveristëhoxhistë dhe të disa analistëve të caktuar, nën disa dirigjime të paracaktuara?! Flitet për “Lidhjen e Prizrendit”, për “Pavarësinë e 28 nëntorit 1912”, pa përkthyer e botuar të plotë e të pa fallsifikuar në shqip “Kararnamenë”, “Talimatin”, pa përkthyer e botuar të gjitha korespondencat e marëveshjet e fshehta të I. Qemalit, etj, etj?!

Gjithsesi, shihet kjartë pra se çfarë lënde e mori gati dhe çfarë e përpunoi edhe më tej historiografia enverhoxhiste, çfarë pjese nuk i hynte në punë e duhej maskuar, apo se çfarë pjese duhej zhdukur nga faqia e historisë, duke krijuar kështu edhe një farë konspiracioni të brendëshëm.

Barka  e famshme e shtruar me qilim e Dhimitër Qarrit dhe karroca e famshme e sollën patriotin dhe diplomatin plakun ezmer e mjekërbardhë Ismail Qemal Bej Vlorën më 1908, ku populli i Vlorës i bëri një pritje triumfale “Elçiasë së Hyrrietit”, duke ia ç’mbrehur kuajt nga karroca dhe duke e tërhequr me njerëz. Dhe shyret e hare e madhe dhe rezultati Neni 8 i Kushtetutës: “Të gjithë shtetasit e Turkisë, çdo komit e fejet kjoshin e pa kurrfarë ndryshimi, do të quhen osmanlli” dhe Burhan Edinin si Sulltanin shqiptar! (“Lufta për Çlirimin kombëtar në vitet 1878-1912”, bot. 1962, Dh. Qarri, “Ismail Qemali në Vlorë”, f 486-487; “Mendimi shoqëror e politik i Rilindjes Kombëtare” (Përmbledhje artikujsh nga shtypi), Vëll II, 1908-1910, “Përlindja e Shqypënijes a e Turkis?”, f 124-127 etj)

E njejta barkë e karrocë u përdorën edhe më 1912, për “Plakun e Kaninës, Vlorës dhe të Konjës”, i cili veproi brenda zonës së okupacionit turko-osman, ku u vendos edhe një lloj gjendje dypushteti e bashkëpunimi…

Në shtypin vendas, atë ballkanas, në shtypin evropian e më gjerë, ka fakte që provojnë se shprehja “të gjithë delegatët me një zë  venduan që Shqipëria me sot të bëhet në vehte, e lirë e e mos varme” u interpretua fillimisht edhe si vetqeverim- autonomi. Gazeta “Liri e Shqiperisë” në artikullin redaksional “Çpallja e vetqeverimit të Shqiperisë” shkruante: “Kjo javë na pruri lajmen e gëzueshme çpalljen e autonomisë në Shqiperi. Tejshkrimet thonë se jo vetëm në Durrës dhe Vlorë po nëpër gjithë qytetet e Shqiperisë u çpall autonomia dhe u ngrit flamuri i kombit shqipetar. Këto lajme na gëzojnë shpirtin dhe gëzoin zemrën plot shpresë, se kuptojmë se Shqipetarët e vërtetë të Shqiperisë muhamedan e të krishterë duke parë fuqinë e turqet që po shuhet nuk u hidhëruan aspak po çpallën atë që prej kohësh e dëshëronin”. (H.SH, cit. ne faksimile fig 73, f 364)

Dëshirën autonomiste, të shprehur të shqiptarëve e pranoi dhe e përshëndeti edhe Kongresi i Internacionales Socialiste Evropiane, që mbahej në Bazel të Zvicrës, në fund të nëntorit 1912. Në Manifestin që u hartua me 29 nëntor 1912, shkruhej: “Kongresi e njeh të drejtën e popullit shqiptar për autonomi, por ai me këtë nuk kupton që, nën preteksin e autonomisë, Shqipëria të sakrifikohet për ambiciet austro-hungareze, turke dhe italiane”. Kongresi socialist evropian i hapi derën Shqipërisë që të shikonte në të ardhmen drejt një Federate Demokratike të Ballkanit evropian dhe më vonë do të deklarohej prerazi për të drejtën e shqiptarëve për indipendencë, vetvendosje e unifikim nacional

Realisht përzënien e pushtueseve turq, pastaj edhe të okupatorëve të rinj serbë, malazezë e grekë, vetë indipendencën dhe kufinjtë e Shqipërisë i realizoi dhe i përcaktoi diplomacia evropiane dhe jo deklaratat, proçes-verbalet dhe marëveshjet e fshehta të Ismail Qemalit dhe grupit të tij me komandantët turq, që e kishin lënë indipendencën dhe kufinjtë për minutin e fundit dhe si varjantin e fundit… Nuk ishte më as në dorën e as në tagrin e “Qeverisë së Vlorës” dhe as “Qeverisë së Stambollit” të përcaktonin kufinjtë e Shqiperisë… Në fillim diplomacia evropiane me 17 Dhjetor 1912, vendosi t’a njihte në parim krijimin e shtetit të ri shqiptar dhe më pas të përcaktonte kufinjtë politikë, mbasi vendi ishte i okupuar dhe i përfshirë nga lufta ndërmjet fuqive të bashkuara ballkanike dhe Turqisë. Realisht qëndrimi pasiv dhe madje edhe aktiv i Ismail Qemalit përkrah Turqisë, “kishte çuar në një lloj aleance jo zyrtare të Qeverisë së Vlorës me ushtrinë turke me krykomandë në Berat”. Më 29 janar 1913, Këshilli i Ministrave në Vlorë mori një vendim që me çdo kusht të mbrohej Janina dhe u mobilizua në dërgimin e rezervistëve shqiptarë, ushqimeve dhe armatimeve për ushtrinë turke, po ashtu siç vepronte edhe për frontin e Shkodrës. (H.Sh. cit. f 376)

Realisht, si komanda turke e Janinës e si komanda turke e Shkodrës, nuk e njohën fare as “mëvehtësinë e as flamurin, e as Qeverinë e Vlorës” dhe shpresonin në një fitore ushtarake e rikthim të Turqisë. Në Shkodër valiu administrativ civil dhe komandanti turk Hasan Riza Beu, pak para se qarqet e fshehta xhon turke t’i bënin atentatin, mblodhi parinë myslimane dhe i ofroi një lloj varjanti autonomie, të cilën ata e refuzuan duke thënë se nëqoftëse Turqia do t’i braktiste, ata myslimanët shkodranë do t’i mbështeteshin Austrisë dhe për këtë “Deklaratë” ata hëngrën disa të shara në kulmin e nervozizmit të këtij valiu, që ishte një ushtarak i shquar, por edhe një filosulltanist i shquar kundra xhonturqve dhe një diktator i shquar. Arësyea ishte se ai kishte pregatitur të vinte në jetë një plan dezertimi për të kaluar në zonën austriake të Tivatit. E vërteta historike, nuk mund të mohohet duke ndryshuar përkthimin e librit origjinal, sikurse ka bërë ushtaraku Ali Ohri në përkthimin e tekstit të origjinalit të G. Berrit, “Rrethimi i Shkodrës” dhe duke shtrembëruar të vërtetën ditën për diell! Ti japësh këtij komandanti dekoratën më të lartë “Për veprimtari të shquar patriotike të klasit të parë”, “Qytetarinë e Nderit të Shkodrës” dhe t’ia ringresh monumentet për të katërtën herë me vlerësimet më maksimale edhe më lart se vetë heronjët e vërtetë të pavarësisë së Shqipërisë, duke ia ngecur të gjitha në kurriz antisulltanistit Esat Pashë Toptanit, kësaj i thonë të cungosh historinë me prapaqëllim, madje i thonë edhe t’i bësh një lloj denigrimi edhe meritës së padiskutueshme të diplomacisë evropiane, që me Ultimatum i largoi ushtritë okupatore malazeze e sërbe nga teritori i Shkodrës.

Megjith kontradiktat ndërmjet grupeve e shteteve rivale evropiane, de facto më 29 korrik 1913, Konferenca e Ambasadorëve Evropianë në Londër e njohu Shqipërinë/Albaninë dhe e definoi me kufinj të qartë politikë. Pati largpamës që e pranuan këtë, por pati edhe “heronj me pozë të bukur”, që u zhytën nëpër marëveshje të fshehta e deshën të na linin fare edhe pa Shqipëri. Jashtë shtetit shqiptar në mënyrë absolute të padrejtë mbetën shqiptarët shqipfolës të  krahinës së Kosovës, të Maqedonisë dhe të disa krahinave që iu aneksuan Malit të Zi. Por, kush pyeste për të ashtuquajturën “drejtësi”, kush do t’a pyeste “shpirtin e aspiratën popullore”, kur kasta politike shqiptare panturke ia kishte bërë hysmetin bash të kundërtës, kur luftoi me mish e  me shpirt për të mos u shkëputur nga Turqia dhe kur kurdisi edhe më pas e më pas kushedi se sa e sa intriga e incidente të rënda?!

Kështu pra “feudalët e mëdhenj” dhe rajatë e tyre të 1878-1912…por, ç’të thuash pastaj kur pas kapitullit të shitjes për borxhe të Shqypenisë dhe kundërvënies së Turqisë qemaliste, u duk përsëri dhëndëri Burhan Edin, kur më në fund ia mbërriti edhe kapitulli fashist, kur effendilerët ogllutë, llarët dhe ronxhobonxhot e “Baballarëve të Kombit”,  antizogistët dhe zogistët që u konvertuan brenda natës si fashistë, deshën të bënin realitet me Italinë e pastaj edhe me Gjermaninë, atë që nuk e bënë  dot me Turqinë. Plot gojën filluan të flisnin për një lulishte Shqypenie të Madhe Ethnike, të vllaznuem me italianj, ku do të bëhej realitet edhe ëndra e vjetër “Selanik e tatëpjetë, ka qenë e do të jetë vend i tërë i Shqiperisë”, madje deklaronin plot fodullëk edhe banalitete të tilla se “Shqypetarët janë nji popull 100% konservator e shovinista”!  (vijon)

 

Aromë demokristiane në Malësinë e Madhe

Me fillimin e shekullit të ri Partia Demokristiane në Malësi të Madhe, filloi të rritet e gjejë përkrahje ashtu siç filluan të rriten shpresat e Shqiptarëve për të qenë pjesë e Europës së Bashkuar. Natyrisht ishin Idetë Demokristiane ato që themeluan Europën që kemi sot, ide që edhe në Shqipëri do të jenë primare. Treva jonë prej shekujsh i ka paraprirë qytetërimit që na bashkon me atë pjesë të kontinentit plak që shekujt na ndanë padrejtësisht. Gjithsesi në Malësi të Madhe sot numrohen 600 antarë të PDK, ku në këtë rast nuk ka rëndësi numri, por cilësia e antarësisë që prek të gjitha shtresat e mbi të gjitha familjet themel të trevës sonë, të cilat kanë konrtibuar më të rëndësishëm në qëndresën e mbijetesën tonë. Partia Demokristiane në zgjedhjet politike të vitit 2005 arriti të sigurojë në proporcional 2400 vota, ose 16% të numrit të atyre që votuan, gjë që u vertetua edhe në zgjedhjet lokale të këtij viti (2007). Në votimet e 18 shkurtit Partia Demokristiane ka arritur të fitojë në M. Madhe 10 këshilltarë nga 92 këshilltarë që ka Malësia e Madhe, gjë e cila e ka bërë faktor në qeverisjen vendore, duke u bërë forca e dytë Politike në kualicionin e djathtë. Vlen të theksohet se Demokristianët në Malësi të Madhe drejtojnë Këshillin e Komunës Shkrel, ku kryetar i këtij këshilli është zgjedhur Demokristiani Rrok Gegaj, antar i Këshillit Qarkut Shkodër përsëri është demokristiani Kastratas Aleks Keka, si dhe Nënkryetar i Këshillit të Bashkisë Koplik është zgjedhur Vasel Gilaj. Por më e rëndësishmja është fitorja e kandidatit të Partisë Demokristiane, në garën për Kryetar Komune në Kelmend, të Demokristianit të njohur Zotit Ndue Lelçaj.

Fitorja e kësaj Partie në Malësi të Madhe është arritur, mbi të gjitha edhe për meriten e drejtuesve Lokal, Kryetarit Tonin Marina dhe Sekretarit Pashko Gjekaj. Gjithashtu në këtë fitore kanë një meritë të veçantë drejtuesit e lartë të Partisë Demokristiane shqiptare, si Kryetari Nard Ndoka, deputetët Nikollë Lesi; Pashko Ujka dhe Malsori i nderuar Tom Doshi, e tjerë, të cilët me përfaqësimin e tyre dinjitoz në Parlament dhe Qeveri i kanë rritur vlerën vetvehtes, familjeve të tyre, dhe mbi të gjitha Idealeve Demokristiane që janë e ardhmja Europiane edhe për ne shqiptarët.

Vasel Gilaj

Zëdhënës i PDK, Dega Malësi e Madhe

Nr. 103 i qazetës në print

0

George Bush vjen në Shqipëri

Presidenti i parë amerikan që shkel në Tiranë. Feston pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush, ka planifikuar të vizitojë Shqipërinë më 10 qershor, ku janë programuar takime me Presidentin Alfred Moisiu dhe Kryeministrin Sali Berisha. Lajmi u bë i ditur dje zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë, e cila njoftoi për një udhëtim shumë të madh të Presidentit të SHBA në Evropë, tur i cili nis në Gjermani e përfundon në Bullgari. Gjithçka nga vizita ishte planifikuar prej kohësh dhe detajet do të përcaktoheshin nga takimi që do të zhvillohej në fillim të majit në Uashington mes ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj dhe sekretares amerikane të Shtetit, Kondoleza Rajs.

Por dorëheqja e Mustafajt, vë në pikëpyetje mënyrën e organizimit të vizitës më të bujshme të ndonjë personaliteti të huaj në Tiranë. Sipas njoftimit të shpërndarë mbrëmë nga Shtëpia e Bardhë, Bush do të nisë në fillim të muajit qershor një tur në Evropë, i cili do të fillojë me takimin e G-8-ës, shtatë vendet më të industrializuara të botës, plus Rusinë, që do të mbahet në qytetin Heiligendamm të Gjermanisë. Më 9 qershor, Bush do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Itali, ku do takohet me Presidentin Napolitiano, Kryeministrin Romano Prodi, si dhe do të pritet në një audiencë të veçantë në Vatikan, nga Papa Benedikti XVI. Më pas, më datën 10 qershor, Kreu i Shtëpisë do të vizitojë zyrtarisht Tiranën, ku sipas programit do të takohet me homologun e tij shqiptar, Alfred Moisiu dhe Kryeministrin Sali Berisha. Pas Tiranës, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh W Bush do të niset për një vizitë zyrtare në Bullgari. Udhëtimi evropian i Presidentit amerikan, që zakonisht zhvillohet në fillim të verës, si asnjë herë tjetër do të ketë një ndalesë speciale të tij në kryeqytetin shqiptar. Vizita është përgatitur prej kohësh dhe me shumë kujdes nga Departamenti i Shtetit dhe diplomacia shqiptare, por ajo është mbajtur në sekret të plotë, duke pritur miratimin nga Shtëpia e Bardhë. Dhe lajmi u bë i ditur vetëm dje, në mbrëmje, kur zyra e shtypit e Presidentit Bush, bëri të ditur axhendën evropiane të njeriut më të fuqishëm të botës. Vizita e Bush në Shqipëri, pritej të përcaktohej me detaje, në takimin që është lënë në fillim të muajit maj mes shefit të diplomacisë shqiptare dhe shefes së Departamentit të Shtetit, Kondoleza Rajs. Por largimi i papritur i ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj, i ndërlikon paksa punët. Shqipëria asnjëherë nuk është vizituar nga ndonjë President i SHBA. Në kohën e krizës së Kosovës, në vitin 1999, u bë gati një vizitë e Presidentit të atëhershëm, Bill Klinton, por për arsye sigurie takimi i Klinton me krerët e shtetit shqiptar u zhvillua në Shkup. Edhe pse nuk është përcaktuar në axhendë, turi evropian i Presidentit të SHBA, pritet të ketë edhe një ndalesë shumë të rëndësishme, vizitën në Kosovë. Kjo vizitë pritet të zhvillohet kur të jetë përcaktuar statusi i Kosovës nga OKB, që do të jetë pavarësia e kushtëzuar.

REDAKSIA

Trafiku dhe kostoja e tij

Funksionimi i ethshëm i trafikut të “mishit të bardhë”, nga Shqipëria shpeshherë është bërë shqetësues për vendet e BE-së, e veçmas për Italinë. Mashtruesit e femrave, vajzave të reja kryesisht, janë të lidhura me skafet, me segmentet e trafikut klandestin.

Presioni mafies së trafikut të femrave shpeshherë ka fituar edhe mbi drejtësinë, ku viktimat edhe pasi kanë mundur të shkëputen nga “puna në rrugë” dhe të dorëzohen tek autoritetet policore italiane dhe pasi janë riatdhesuar e bërë kallxim penal për persona konkretë, kanë tërhequr paditë, duke i lënë të lirë tutorët.

Fenomeni në fjalë është i rëndë. Edhe ditët e fundit në portin e Lezhës janë zbuluar dhe kapur katër vajza, të cilat do trafikoheshin në Itali. Ndoshta është edhe ky një opinion i keq që perëndimi nuk e largon lehtë për grupet kriminale shqiptare që vonon edhe integrimin tonë në familjen e madhe europiane. Grupet shqiptare në Itali janë shumë të fuqishme dhe po konkurrojnë ato ruse, irakene, kosovare etj.

Kjo plagë është tepër më e rëndë se ajo e deklaruara, pasi për vetë mentalitetin, ose “koritjen”, shumica nuk publikohen apo denoncohen. Grabitja dhe trafikimi drejt Italisë i dy vajzave 19 dhe 20 vjeçare, M.T. dhe S.L. nga fshati Dajç, ditët e fundit, ka thyer zemrat e familjarëve të tyre. Trafiku i femrave bëhet përmes Vlorës, Durrësit, Lezhës, Sarandës. Pra, mosfitorja e prapaganduar, ose mosmbajtja e fjalës së dhënë para shteteve të BE-së, si një ndër kushtet kyçe për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit nga parlamentet e BE-së, po e vonon Shqipërisë në rrugën e saj. Kështu pra, trafiku i femrave ka edhe një kosto diplomatike. Gjithsesi, ajo ç’ka është tepër shqetësuese është fakti që trafikantët po tregohen potent dhe projektet e tyre realizohen vazhdimisht.

Jetmir Delaj, Jozefin Gilaj

Përgjgje shkrimit të Agron Lukës, botuar në gazetën Shqipëria Etnike, Shkodër

MILITANTIZMI “AKADEMIK” DHE FENOMENI AGRON LUKA

Dr. Etleva Lala – Vatikan

Kritikat, polemika dhe debatet janë të vlefshme në çdo kohë për studiuesin dhe intelektualin, për aq kohë sa qëllimi i tyre është që ta ndihmojë atë për të qenë më i kujdeshëm, më serioz dhe më të vetëdijshëm për punët që bën, për përgjegjësinë që ka, në një shoqëri të shëndoshë, ku shprehja e fjalës dhe mendimit të lirë janë të shenjtë. Shkrimi i Agron Lukës do ishte i mirëseardhur si kritikë e pastër për punën time intelektuale, hulumtuese-kërkimore, studiuese dhe shkencore, nëse nuk do të ngatërronte ashtu siç ka bërë kritikën intelektuale me një tendencë qëllimkeqe të rëndomtë emotive, për të ulur dhe njollosur personalitetin tim, qenien time, punën time si medieviste, studiuese dhe krijuese, për të asfiksuar aktivitetin tim intelektual.

Nuk do të dëshiroja të analizoja këtu rrënjët e një shkrimi të tillë që e mpreh tehun me qëllimin që të godasë personin, qënien humane dhe personalitetin e saj dhe nuk ka aspak synim të ndërtojë, të përmirësojë për të mirën e të gjithëve, sepse ky fenomen ka rrënjë të thella dhe si i tillë është objekt studimi për sociologët, psikologët, që merren me fenomenet që rrjedhin nga sistemet diktatoriale apo post-diktatoriale, dhe ata do të mund të tregojnë më mirë për rolin dhe përdorimin e një “kritike” të tillë si armë asgjesuese të lirisë së mendimit dhe të ushtrimit të aktivitetit intelektual nga sistemet totalitare. Kritika e përdorur si armë kundër personit dhe jo kundër ideve apo mendimeve është një fenomen shumë i përhapur në vendet diktatoriale apo ish-diktatoriale, dhe është për të ardhur keq që vihet re akoma shumë fuqishëm në botën shqiptare, madje padashur edhe nga kundërshtarët e ish-diktaturës.

Ishte shumë interesant shpjegimi i prejardhjes së mbiemrit Lala, edhe pse i bërë me tendencën për të fyer në maksimum. Megjithatë, megjithë përpjekjet për të nxjerrë në pah identitetin e Etleva Lalës nga shpjegimi etimologjik i mbiemrit të saj, autori Agron Luka dështon në gjetjen e identitetit të vërtetë, sepse familja Lala në fjalë nuk bën pjesë në asnjë nga grupet e përmendura në shpjegimet etimologjike të dhëna nga ai. Për ta ilustruar se sa i gabuar është Agron Luka në shpjegimet e veta etimologjike të mbiemrit Lala dhe në hamendësimet e tij për komunizmin e kësaj familje, po përdor në praktikë shprehjen biblike “E vërteta do të të çlirojë.”

Paraardhësit e familjes Etleva Lala ishin intelektualë dhe të kamur shumë më parë se të vinte në fuqi sistemi komunist në Shqipëri. Për shkak të reformave dhe spastrimeve klasore që komunistët bënë në qytetet e mëdha e ndër të tjera edhe në Elbasan pas ardhjes në pushtet të komunizmit, familja Lala u dëbua nga Elbasani dhe pas shumë peripecish ajo u vendos në fshatin e vogël Strikçan të rrethit të Bulqizës, në vitin 1948. Pasuritë e tundshme dhe të patundshme të familjes Lala-Qafmolla në Elbasan u konfiskuan, dhe disa prej objekteve me vlerë etnografike gjenden edhe sot e kësaj dite si eksponate të rralla në Muzeun e Qytetit të Elbasanit.

Sipas logjikës etimologjike të Agron Lukës, dhe ndoshta në bazë të eksperiencave të tij personale, ndër të tjera aludohet hapur për të qenët komunistë të kësaj familje, por mua nuk më duket se ndonjë nga anëtarët e saj të ketë pasur ndonjë arsye për të qenë simpatizant i Enver Hoxhës, “Birosë Politike,” kinezëve, e ndonjë tjetri që përmendet në shkrimin e Agron Lukës.

Kur merret me prejardhjen etimologjike të mbiemrit “Lala”, dhe me atë të fjalëve të tjera, autori Agron Luka, bie në kundërthënie me vetveten duke vërtetuar dashje pa dashje që ashtu si mbiemri “Lala” mund të ketë prejardhje të ndryshme në zona të ndryshme, po ashtu edhe termi “lugat” përveç shpjegimeve etimologjike që mund të japë dikush, mund të ketë ndër të tjera edhe atë që unë e argumentoj me fakte të dokumentuara historike në shkrimin tim. Nëse prejardhjet e ndryshme të mbiemrit “Lala” ky autor i merr si të mirëqena, përse prejardhjen e fjalës “lugat” e ka të vështirë që ta derivojë nga legati Petrus Thomas, e përsëris vetëm nga legati Petrus Thomas, dhe jo nga të gjithë legatët, siç kërkon që ta bëjë baltë Agron Luka? I gjithë shkrimi i Etleva Lalës është rrekur që të nxjerrë në pah faktin që ishte vetëm një person ai që me autoritetin e vet ndikoi në vulgarizimin e fjalës legat dhe në përhapjen e saj në formë të vulgarizuar në trevat shqipare, ku Petrus Thomasi pati një ndikim shumë të madh. Shpjegimet kontekstuale të funksionit të legatit janë vënë vetëm në funksion të nxjerrjes në pah të autoritetit dhe ndikimit që ai si person juridik dhe fizik pati në trojet shqiptare. Natyrisht që Agron Luka nuk mund të flasë për Petrus Thomasin në veçanti, sepse nuk e njeh atë. Në historiografinë shqiptare, ky personalitet është pothuajse i panjohur. Të gjitha faktet që u paraqitën në shkrimin tim ishin nxjerrë nga dorëshkrime, dokumente dhe literaturë në shumë gjuhë të ndryshme (me shumë kënaqësi, një pjesë të fotokopjeve të dorëshkrimeve, si dhe gjithë literaturën bio-bibliografike mund t’ia vëmë në dispozicion të interesuarve, në veçanti edhe Agron Lukës). Mirëpo Agron Luka që nuk d’i të vlerësojë margaritarët (burimet arkivore të pabotuara më parë), as që lodhet të kuptojë që në fund të fundit bëhet fjalë për një personalitet të pastudiuar më parë në historiografinë shqiptare. Meqë nuk mund të mbajë një qëndrim kritik ndaj studimit të bërë për këtë legat të veçantë, ai e mpreh hostenin e tij për të sulmuar në erë, duke përgjithësuar me Petrus Thomasin të gjithë legatët. Nëse Agron Luka apo ndonjë tjetër dëshiron t’i kapë për bishti faktet dhe të ndryshojë raportet ndërmjet tyre duke nxjerrë “bidate të reja” nga ato që ka dashur të thotë shkrimi, fajin për këtë nuk e ka autorja Etleva Lala apo ndonjë tjetër (Bardhyl Demiraj, Robert Elsie), që nuk i kanë bërë me dije “profesorit” Agron Luka që Aktet e Koncilit Kishtar të Tivarit të vitit 1199, Kuvendin e Arbënit, statusin e legatit e funksionet e tyre e të tjera i njohin me themel dhe madje në origjinal (shih studimet e tjera të botuara më parë të Etleva Lalës). Fajin për keqkuptimin e shkrimit me siguri e ka ndonjë “lugat që ishte kundër hënës” dhe u përpoq ta zërë atë natën e 3 marsit 2007.

Arsyeja e vërtetë e këtij shkrimi, në fakt, nuk ishte një reagim personal i momentit kundër Agron Lukës, por më tepër ishte një nxitje e mirëfilltë intelektuale për të piketuar fenomenin që përfaqëson Agron Luka në Shqipëri, fenomen ky që ka dalë shpesh në pah këto vitet e fundit dhe që ka të bëjë kryesisht me një lloj militantizmi ekstrem “akademik” për të mbrojtur me çdo kusht një rrymë, ide apo edhe institucion të caktuar. E quaj militantizëm, sepse nuk lë hapësirë për të ndryshmen. Për të kundërshtuar një shkrim apo një ide me të cilën këta intelektualë militantë nuk janë dakort, ata përdorin të gjitha mënyrat e mundshme, dhe nuk mjaftohen vetëm me hedhjen plotësisht poshtë e si të pavlerë të një shkrimi të caktuar, por i kundërvihen edhe autorit të shkrimit dhe përpiqen ta denigrojnë atë jo vetëm si person, por edhe me nënë e me babë, me rrënjë e me degë. Si pasojë e këtij fenomeni, të përpiqesh të bësh shkencë apo studime shkencore në Shqipëri, duhet para së gjithash ta bësh lëkurën si të derrit, sepse ato që shikon të shkruara për veten dhe familjen tënde nga kundërshtarët e ideve të tua të bëjnë të thuash me vete: “hapu dhé të futem.” Një fenomen i tillë po vihet re shumë shpesh në Shqipëri, aq sa duket se çdo intelektual që dëshiron të afirmohet me punën e tij profesionale, kërkimore-shkencore ose studimore-burimologjike është i detyruar ta kalojë edhe këtë fazë.

Ky “militantizëm akademik” ka në fakt rrënjë të thella. Arsyeja e parë e më emergjente është frika për ekzistencë intelektuale që ka ai brez intelektualësh që nuk është azhornuar me arritjet e fundit në shkencë. Agron Luka e tregon vetë në fillim të shkrimit të tij që nuk e ka idenë se çfarë është Antropologjia Historike, shkencë kjo relativisht e re, por mjaft e përhapur dhe e suksesshme në Evropë dhe Amerikë sidomos vitet e fundit. Si pasojë e kësaj frike, ata u kundërvihen intelektualëve të rinj, apo “neo-doktorucëve” që nuk janë puthadoras të tyre, por që të formuar në universitete dhe në institucione pasuniversitare perëndimore vijnë me ide të reja dhe me formim të ndryshëm nga ai i Agron Lukës e i brezit të tij. Se sa “neo-doktorucë” janë ata, këtë e kanë vlerësuar institucione e universitete që janë me famë botërore për nivelet e tyre akademike, kështu që kot lodhet Agron Luka duke hedhur hije dyshimi mbi profesionalizmin e tyre. Dimensioni i ri i të bërit shkencë i bën të dridhen nga frika intelektualët e tipit Agron Luka.

Frikën për ekzistencë intelektuale ata nuk e shprehin direkt, por duke dalë si mbrojtës të një institucioni, i cili në sytë e tyre duket si i kërcënuar nga debatet e kohëve të fundit. Agron Luka del si mbrojtës i Kishës Katolike, thua se Etleva Lala (që për më tepër është edhe e krishterë), po e kërcënoka atë me shkrimin e saj, apo se Kisha Katolike vërtetë po rrezikoheshka nga situatat e kohëve të fundit. Kisha Katolike ka kaluar stuhi shumë më të mëdha se ky ekstremizmi islamik i kohëve të fundit, dhe gjithçka ka qenë thjesht një lëkundje e lehtë sizmike për të. Nëse duam të flasim më tej për Kishën Katolike, duhet thënë gjithashtu që forca e saj ka qëndruar dhe qëndron pikërisht në faktin që ajo gjithmonë ka ditur dhe di t’i pranojë, të flasë hapur dhe të mos ketë frikë nga të metat e saj, apo nga gabimet që mund të kenë ndodhur në të kaluarën, që ndodhin në të tashmen e që do të ndodhin në të ardhmen. Në fund të fundit, ky ishte mesazhi i Jezusit: që njeriu nuk është i përsosur dhe nuk janë të tilla as veprat e tij. E vetmja rrugë drejt përsosmërisë është vetë Jezusi e kush beson në të ka jetë të përjetshme. Kisha Universale nuk ka pretenduar dhe nuk pretendon të jetë e përsosur, por ajo beson në Jezu Krishtin e thjesht për këtë arsye do të ketë jetë për aq kohë sa ekziston bota. Nga ana tjetër Kisha Universale nuk përfaqësohet nga një person apo një grup personash që dikur apo edhe sot mund të kenë bërë apo bëjnë gabime. Ajo para së gjithash është një trup njerëzor që beson te shpëtimtari i vet, kështu që ajo nuk mund të kërcënohet nga asnjë gjë. Është pikërisht kjo hapje e Kishës Katolike për pranimin e të metave dhe gabimeve çelësi i forcës dhe i jetëgjatësisë së saj, ashtu siç pohojnë edhe teologët e saj, dhe është pikërisht ky çelësi i suksesit të saj edhe në të ardhmen.

Një arsye tjetër është se militantët “akademikë” të tipit Agron Luka e kanë të vështirë të kuptojnë se si mund të flitet hapur për një fenomen që në një kontekst të caktuar mund të konsiderohet si jo shumë pozitiv për idenë që ata “mbrojnë,” sepse ata janë rritur dhe formësuar në periudhën e komunizmit ku sekretet, mbajtja e të fshehtave, prapaskenat, thashethemet e kishin kthyer këtë vend në mbretërinë e tyre të preferuar. Sipas formimit të tyre, çdo gabim apo fenomen negativ duhet mbajtur sekret, sepse po të merret vesh prish imazhin e bukur nga jashtë. Këta “intelektualë” krijojnë dhe kuptojnë sipas skemës bardhë e zi dhe nuk shohin ngjyra të tjera në krijimtarinë intelektuale dhe as në të kaluarën historike.

Megjithatë duhet thënë që fenomeni i mbrojtjes me militantizëm të një ideje dhe përqëndrimi i qëllimshëm i gjithë punës intelektuale për këtë qëllim nuk është vetëm pjellë e sistemit komunist në Shqipëri, por është një fenomen që i ka rrënjët shumë më të thella se kaq, dhe është i përhapur në shkallë të ndryshme në të gjithë Evropën. Zanafillën e ka në Gjermani, gjatë luftës kundër Napoleonit, dhe e ka emrin nacionalizëm. Se çfarë lidhje ka nacionalizmi me militantizmin akademik, dhe si ka degjenuar ai në Ballkan e veçanërisht në Shqipëri këtë do ta shikojmë në vija të përgjithëshme me poshtë, siç e ka përshkruar historiografi i madh i ditëve tona Patrick J. Geary, në veprën e tij The Myth of Nations: The Medieval Origins of Europe. (Princeton dhe Oxford: Princeton University Press, 2003).

Nacionalizmi politik gjerman lindi në epokën e Napoleonit, si përgjigje e pushtimit të territoreve të Rinit dhe e rezistencës popullore ndaj francezëve. Freiherr von Stein, ministri i Prusisë (1804-1808) nxiti poetët dhe shkrimtarët të kontribuonin në krijimin e një imazhi të një Gjermanie të bashkuar kur u dëbuan francezët. Kësaj thirrje iu përgjigjën ndër të tjerë edhe autorë me emër në letërsinë gjermane si Friedrich Gottlieb Klopstock, Herder, Gotthold Ephraim Lessing. Filozofi Johann Gottlieb Fichte ishte ndër intelektualët më të rëndësishëm të kësaj kohe që politizoi kulturën gjermanike duke krijuar një identitet gjerman që i kishte rrënjët në epokën romake, në veprën e Tacitus-it dhe në heroin e parë gjerman Arminius që fitoi betejën kundër ushtrive romake në vitin 9 pas Krishtit. Përpjekje të tilla sporadike do të institucionalizoheshin në vitin 1819 kur Freiherr von Stein themeloi Shoqërinë për Historinë e Vjetër Gjermane (Gesellschaft für ältere deutsche Geschichtskunde), shoqëri kjo e përkrahur edhe nga konsultat e intelektualëve të famshëm si Goethe, Wilhelm von Humboldt, vëllezërit Grimm, Friedrich Carl von Savigny, dhe Karl Friedrich Eichhorn. Ideali i kësaj shoqërie u materializua në korpusin Monumenta Germaniae Historica (Monumente historike të Gjermanisë) që ka qenë dhe mbetet edhe sot e kësaj dite guri i themelit i historiografisë gjermane. Objekt i Monumenta u bënë të gjitha tekstet e shkruara në ose për vendet ku kishte pasur apo kishin sunduar gjermanofolës, dhe metoda e studimit të tyre ishte filologjia. Historianët dhe filologët filluan, pra, që të punonin së bashku për të ndriçuar origjinën e lashtë të kombit të tyre, e më vonë këtyre iu shtuan edhe etno-arkeologët. Që në këtë moment, historiografia dhe nacionalizmi u bënë një e të pandarë.

Standartet gjermane të historiografisë “shkencore” dominuan në mënyrë progresive të gjitha universitetet e shek. XIX në Evropë, dhe madje edhe në Amerikë. Historianë të huaj që mësuan në seminaret gjermane metodat dhe kritikën tekstuale shërbyen si ambasadorë të analizës nacionalistike, kur u kthyen në vendet e tyre. Si rezultat, brenda një kohe të shkurtër, e gjithë Evropa e kishte historiografinë baraz me nacionalizmin dhe të pandarë nga ai. Ishte pikërisht ky lloj nacionalizmi i bërë një me historiografinë ai që u politizua deri në atë pikë në Evropë saqë secili shtet i krijuar apo që po krijohej në Evropë, identitetin e tij e kërkonte pikë së pari në histori dhe në gjuhë. Duke u bërë vegël e politikës, nacionalizmi në Evropë arrin edhe në format e tij ekstreme si në fashizëm, nazizëm (fillimisht në vendet që kishin qenë vatra të nacionalizmit), si dhe në nacionalizmin ballkanas, ku nacionalizmi do të vinte pak më me vonesë për shkak se historianëve dhe gjuhëtarëve të formuar në shkollat gjermane e që shërbenin si ambasadorë të nacionalizmit në këto vende do t’u duhej pak më shumë kohë që ta bënin nacionalizmin popullor nëpërmjet politikës që ua la këtë detyrë shkollave dhe teksteve shkollore. Si rrjedhojë, nacionalizmi në thelb nuk është gjë tjetër veçse një militantizëm që përdor shkencën dhe metodat shkencore në mënyrë të qëllimshme për të vërtetuar një tezë apo hipotezë të caktuar, në rastin konkret atë të identitetit kombëtar, që përbëhet nga gjuha e veçantë e një kombi të dhënë, territori në të cilin ky komb banon dhe mundësisht ka banuar që prej kohërave më të hershme dhe kultura e dalluar e këtij komuniteti që prej kohërave më të lashta.

Ky militantizëm shkencor, d.m.th. përdorimi i qëllimshëm i shkencës dhe metodave shkencore në funksion të një ideje është i aplikueshëm jo vetëm për nacionalizmin, por edhe në fusha të tjera. Kështu, në Shqipërinë postkomuniste, ku si pasojë e dështimit të sistemit komunist i cili në Shqipëri kishte qenë identifikuar me kombin, nacionalizmi shqiptar mbeti pa objekt të mirëfilltë, militantizmi shkencor filloi të përdoret nga klane të ndryshme intelektualësh që u krijuan me shumicë gjatë kësaj periudhe, për të asgjësuar intelektualë që nuk i përkasin klanit të tyre.

Si rrjedhim, Agron Luka, i cili prej nacionalizmit ka marrë vetëm militantizmin “akademik” nuk mund të kuptojë mënyrën e re të të shkruarit të historisë që po përhapet sot progresivisht në Evropë: kthimi në jetë i dokumentit apo fenomenit historik ashtu siç ishte, pa marrë parasysh nëse ai i përshtatet një linje të caktuar apo jo. Sipas kësaj mënyre, çdo dokument apo fenomen duhet të ketë mundësi të tregojë historinë e vet sa më qashtër që të jetë e mundur, na pëlqen ne apo jo kjo histori. Ne thjesht duhet të mësojmë të dëgjojmë zërin e fakteve historike, pavarësisht se ato mund të mos hyjnë në skemën e krijuar prej nesh. Me fjalë të tjera, ne duhet ta lëmë historinë që të na tregojë të vërtetat e saj, dhe jo t’i diktojmë ne asaj se çfarë të na tregojë. Duke qenë se e vërteta, sidomos ajo historike, është e rrëshqitshme dhe shumë e vështirë për t’u kapur, puna e gjithsecilit, sidomos e atyre që duan të merren me histori, është që të përpiqen të përcjellin çfarëdo fije zëri që mund të ketë një fakt historik. Se sa i vërtetë do të jetë ky zë, kjo do të dalë në pah nga ballafaqimet e fakteve të ndryshme që do të prezantohen nga shumë burime dhe vendosja e të gjithave në kontekstin historik. Pra, më e pakta që secili prej nesh mund dhe duhet të bëjë, është të kontribuojë me tolerancë për të ndryshmen.

P.S. Falenderoj pedagogun e universitetit, kolegun Riza Hasa, i cili më informoi për shkrimin e Agron Lukës të botuar te gazeta “Shqipëria Etnike,” gjë që mundësoi edhe këtë shkrim-reagim, sepse nuk do të kisha pasur mundësia të merrja vesh botimin e këtij shkrimi. Kjo është edhe arsyeja pse jam vnuar kaq shumë në përgjigje.

Rebusi presidencial

Ne qershor te ketij viti, Parlamenti Shqiptar duhet te perpiqet te zgjidhe nje tjeter rebus ne kuader te ecejakes 16 vjecare ne shtigjet e demokracise se brishte ne Vendin e Shqiponjave. Ne fakt, eshte vete Kushtetuta ajo qe komplikon gjerat, kushtetute e miratuar ne vitin 1998 nga mazhoranca e atehershme e majte, me bojkotin e gjere te opozites se djathte aso kohe, document themeltar i shtetit qe zbatohet akoma. Akti suprem i nje shteti, pasi përcakton nje mori votimesh ne kuadër te arritjes se numrit 84 te votave te nevojshme per zgjedhjen e kreut te shtetit (me kompetenca shume honorifike!), ne mungese te kuorumit kërkon shpërndarje te Kuvendit dhe me shume se nje raund zgjedhjesh parlamentare, te cilat gjithsesi, kulmojne ne nje zgjedhje (pas sfilitjes rreth 8 mujore!) te presidentit me mazhorancen e thjeshte prej 50%+1 te deputeteve te Parlamentit Shqiptar. Po sjellim ne vëmendje disa nga paragrafet e nenit 87 te Kushtetutes ne lidhje me procedurat e zgjedhjes se Presidentit:

  1.  Kur në votimin e parë nuk arrihet kjo shumicë, brenda 7 ditëve nga kryerja e votimit të parë bëhet një votim i dytë.
  2. Në rast se edhe në votimin e dytë nuk arrihet kjo shumicë, brenda 7 ditëve bëhet një votim i tretë.
  3. Kur ka më shumë se dy kandidatë dhe asnjëri prej tyre nuk ka marrë shumicën e kërkuar, brenda 7 ditëve bëhet një votim i katërt ndërmjet dy kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave.
  4. Në rast se edhe në votimin e katërt asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, bëhet një votim i pestë.
  5. Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, Kuvendi shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen zgjedhjet e reja të përgjithshme.
  6. Kuvendi i ri zgjedh Presidentin sipas procedurës së parashikuar nga paragrafët  1 deri në 7 të këtij neni. Në rast se edhe Kuvendi i ri nuk e zgjedh Presidentin, ai shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen zgjedhje të reja të përgjithshme.

9      Kuvendi pasardhës zgjedh Presidentin e Republikës me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij.

        Ashtu sic kane sqaruar edhe bashkehartuesit e kësaj kushtetute, ne fakt bashkekryetaret Arben Imami dhe Sabri Godo, aktualisht te dy eksponente te spikatur te se Djathtes sot ne pushtet, kushtetuta kërkon te gjeje nje fryme konsensusi, duke vene nje barriere te larte prej 84 deputetesh, qe keto vitet e fundit nuk e zotëron asnjë krah politik ne Kuvend. Teorikisht, askush nuk eshte kunder kësaj fryme, por a eshte logjike qe vendi ti drejtohet dy here brenda rreth 8 muajve zgjedhjeve te përgjithshme parlamentare per shkak te presidentit dhe ne fund, ta zgjedhe ate me mazhorancen e thjeshte? Sigurisht qe jo! Ne keto kushte, del ne skene zgjedhja e presidentit direkt nga populli, nje gje ndoshta mjaft e mire, por qe kërkon detyrimisht ndryshimin e Kushtetutes, por edhe zgjerimin e kompetencave te kreut te shtetit, meqenëse pushteti i tij rrjedh direkt nga sovrani! Por a do te behet edhe zgjedhje e presidentit me 50%+1 te votave te te gjithe shqiptareve qe do marrin pjese ne votim? Nese nuk kerkojme te bejme shpikje “alla- Kushtetutshe shqiptare”, nisur nga eksperienca e vendeve te tjera, keshtu duhet te ndodhe. A nuk do te ishte njelloj qe pas 5 votimeve ne Kuvend, ne kërkim te 84 votave dhe konsensusit te paleve (nese nuk arrihet) te kalohet ne 50%+1 te deputeteve te Parlamentit? A nuk perfaqesojne me delegim, 140 deputetet vullnetin e zgjedhesve shqiptare sipas zonave te ndryshme te Shqiperise? Sigurisht qe po! Por, si gjithmonë, ne shqiptaret duhet te leme “nga nje gozhde” ku te mund ti krijojme probleme vetes (qeverisjes se vendit) por edhe shqiptareve ne pergjithesi. Duhej te parashikohej ne Kushtetute nje instrument, i cili brenda pak viteve, duhej te sfiliste shqiptaret e shkrete dhe klasen politike, prandaj tashme ne prag te zgjedhjes se presidentit te ri, perhere e me shume po dalin ne skene zgjedhjet e parakohshme. Realisht, edhe vete socialistet, teksa ideuan miratimin e kushtetutes ne vitin 1998 permes referendumit popullor, ishin pak euforik. Mesa duket e konceptuan ne kete menyre dokumentin themeltar te shtetit, jo per te kërkuar “konsensus” i cili aso kohe ishte nje “molle e ndaluese” per politiken shqiptare, por me idene e sigurimit pa probleme te nje mazhorance prej 84 deputetesh sa here te ishte nevoja per te zgjedhur nje pasardhës se Mejdanit. Teksa me 71 vota, mund te ndertohet nje qeveri, e cila ne sistemin aktual te Shqiperise, eshte mirëfilli Zot i vendit, pse nje mazhorance e tille, pas 5 votimeve, nuk mund te zgjedhe nje president honorifik sic eshte ai i Shqiperise?

Pas këtij diskutimi retorik, i cili mbase konsumohet ne shume mjedise te politikes se larte shqiptare keto dite, lind natyrshem pyetja: Pse nuk bie ne nje mendje klasa politike ne ndryshimin e këtij kapitulli te politikes, ose te zgjedhjes direkt nga populli te kreut te shtetit? Aktualisht ne pushtet eshte e djathta, e cila nese do te zbatohej skema e mazhorances se thjeshte, pas 5 votimeve, me mazhorance te thjeshte mund te zgjidhte kreun e shtetit nga rradhet e saj. Me vone, nje mazhorance e majte, mund te zgjedhe presidentin me votat qe mund te ndertoje edhe qeverine ne Kuvend. Kohëzgjatja e ndryshme e mandateve (5 vjet presidenti dhe 4 vjet Kuvendi), do te sillte edhe bashkejetesen normale te ketyre dy posteve, e cila indirekt do te konsiderohej edhe si konsensus. Frika e cenimit te institucioneve te pavarura, pervec këtij faktori, do te zgjidhej thjeshte me zbatimin rigoroz te Kushtetutes dhe te ligjeve.

Rebusi presidencial do te behej me veshtire i zgjidhshem, nese do te kalonim tek emrat, por me sistemin aktual zgjedhor. Bamir Topi, eshte nje figure e nderuar e politikes shqiptare, por sigurisht nuk mund te terheqe mbi vete, ne kutite e votimit ne Kuvend, nje numer prej 84 votash te nevojshme per tu zgjedhur. E njëjta gje mund te thuhet per ish- kryeministrin e qeverise se Pajtimit Kombetar, Bashkim Fino, i cili eshte edhe nje amator i futbollit. Deri tani, ne skene kane dale keto dy emra, por edhe ai i Aleksander Bushatit, nje pedagog i nderuar, inxhinier, drejtues i nje firme te suksesshme, i cili del ne skene si i propozuar nga Shoqata e Intelektualeve Katolike te Shqiperise, madje edhe si firmetar i nje “Promemorie”, ne te cilen kërkohen me shume te drejta dhe perfaqesim per katoliket shqiptar. Thjeshte per kete fakt, Bushati e ka shume te veshtire te siguroje votat e nevojshme per president. Dashje pa dashje, pasi te jete sfilitur Shqiperia nga dy pale zgjedhje parlamentare dhe puna te kete vajtur tek 50%+1 e deputeteve, llogarite te cojne serish tek dy emra: Sali Berisha dhe Fatos Nano. I pari, eshte lider i pakontestueshem i te djathtes dhe me kete sistem, do te jete ai presidenti i ri i shqiptareve, meqenëse edhe kushtetuta aktuale nuk e pengon, edhe pse ka qene president i vendit pasi asnjë ligj (as Kushtetuta), nuk ka efekte prapavepruese. E njëjta gje mund te thuhet edhe per Fatos Nanon, i cilie dhe nese nuk do te jete kryetar i PS-se, por do te ruaje te njejten stature politike dhe autoritet karizmatik qe gezon, do te katapultohej drejt presidences nga te majtet qe mund te vijne ne pushtet, thjeshte “per ta hequr qafe”. Pse ku arsyetim ne formen e “qarkut te shkurte”? Megjithe forcen e partive te tjera qe fryhen e shfryhen ne momente te ndryshme politike, pushteti ne te gjitha drejtimet ka buruar dhe do te buroje permes PD-se dhe PS-se, ndryshme permes lidereve respektove Berisha dhe Nano (ne nje menyre apo tjeter) qe edhe per shume vite, do te jene realitet i fuqishem i skenes politike shqiptare.

Blerti DELIJA

 

Prek Radoina merr rruget pa rruge

Pa mbushur ende 15 vjet, i riu nga fshati Thethe i komunes Shale, Dukagjin, Prek Nikoll Radoina, eshte detyruar te braktise prinderit e tij dhe te marre rrugen e emigrimit. Ky i ri inteligjent jetonte ne kushte teper te veshtira familjare, ku misionaret e kishes katolike “Nene Tereza” e ndihmojne per veshmbathje e ushqime. Por shume shpejt ai behet edhe nje vullnetar i dobishem duke ndihmuar murgeshat ne identifikimin e nevojave te popullates, duke i ndihmuar ne udhetime, takime me te rinjte nga nje fshat ne tjetrin ne shperndarjen e Ungjillit. Misionaret e mjbajne afer duke ndihmuar ne te gjithe veprimtarite fetare, ku njerezit e kesaj krahine qe nga viti 1967, me mbylljen e kishave, nuk kishin pare nje misionar te kishes katolike te vinte ketu. Shume shpejt popullesia u angazhua ne meshen e shenjte dhe filluan te ndertonin kishat e rrenuara ku ndertuan edhe nje kuvend prane kishes se Shen Gjonit ne Breg Lumi. Por nje ngjarje qe tronditi te gjithe krahinen ishte nata e 12 dhjetorit 1995, ku nje bande kriminale dhunon ndertesen, keqtrajton dhe grabit misionaret. Ne keto rrethana, te riut Prek Nikoll Radoina, i kercenohet jeta nga persona te maskuar se do te ekzekutohet ne qofte se jep deshmi ne polici. Ne keto kushte emigron jashte vendi. Ndonese policia e shtetit beri hetime, asnjehere nuk i zbuluan autoret e vertete. Misionaret largohen prej aty. Ipeshkvi i Pultit i asaj kohe, imzot Robert ashta, shperndau nje leter baritore duke denuar ate qe kishte ndodhur, si nje gjest shume negativ. Ne rrethana tronditese, Prek Nikoll Radoina lë prinderit e aspiratat   rinore per te shpetuar jeten e tij.

Zef NIKA

 

Në Lekbibaj, ku kanuni është i egër, ku ligji është nul

Lekbibajt e Tropojës shtrihen anës së djathtë të lumit Drin. Në kufi mes Fierzës dhe Dukagjinit. Atje natyra është e egër në dimër dhe shumë e këndshme në verë. Atje njerëzit janë bujar, të dashur, të afrueshëm, por tepër numzli. Kanuni, hakmarrjet, ta ndjekun kudo, edhe përtej varrit, pasi gjaku merrte edhe pas shtatë breznive. Mjafton një zënkë, larg qoftë plagosje vrasje që jeta të kërcënohet seriozisht.

Edhe familja e Jak Bushatit nga Lekbibaj u ba viktimë e një hakmarrjeje që kushedi kur do ketë një fund. Me 22 gusht 2002 vritet me armë zjarri polici Ndokë Nuka. Për vrasjen e tij u akuzuan dy persona: Joland Bushati dhe Abedin Lazri. Megjithëse vrasja në fjalë nuk u vertetua as nga organet e hetuesisë, as të prokurorisë, as të gjyqësorit, të dy të akuzuarit u denuan me nga 20 vjet burg secili. Bashkëpunim si bashkëpunëtor në vrasje! Që në dënim duket se ligji është nul, dënon pr një vrasje dy vetë me të njëjtin denim. Kjo ndoshta për të sheshuar pak hakmarrjen mesjetare të të afërmve të viktimës. Por, pavarësisht dënimit absurd, të gjykatës, kanuni është potent. Të afërmit e Joland Bushatit detyrohen të braktisin vendlindjen dhe të jetojnë në ilegalitet. Me 22 tetor 2006 nga persona të identifikuar, por që mendohet se kanë lidhje me gjakmarrjen, plagoset me armë zjarri Jak Bushati. Ngjarja ndodh jo në Tropojë, por në një qytet tjetër. Gjithashtu, kërkohen të vriten vëllezërit e Jolandit të burgosur pa fakte, të quajtur Jetnor Bushati dhe Jonard Bushati. Pra, këta dy vëllezër dhe i ati Jaku jetojnë me frikën e gjakmarrjes. Të rinjtë Jetnor dhe Jonard kanë marrë rrugat pa rrugë të perëndimit, pasi Kanuni i lashtë i ka dënuar me vdekje, ndoshta edhe në breznitë që vijnë.

Vasel Gilaj

Mimoza Taka

Hata në hipoteka

Gjatë tetë viteve socialistët tjetërsuan pronat: priten kontrolle të imëta

Edhe pse shumë prona në Shqipëri janë tjetërsuar, kjo nuk do të thotë se ato janë ndryshuar përfundimisht. Është e shenjtë prona. Pa këtë shenjtërim sot do ishte shpellinë. Por këtë paralizë, jo kushedi të moçme, 16 vjeçare, qeveria demokratike, me kryeministrin më impulsiv, më të pastër moralisht, me të drejtë njerëzisht e ligjërisht, do e shëndoshë me “ilaçin” ligj, ku të gjitha vendimet e dyshimta të marra deri tashti, në të gjitha Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluejtshme, ose ndryshe Hipotekave, siç i quajmë ndoshta pa të drejtë në Shqipëri, do të rishikohen imtësisht.

Këtu në Tiranë, hipoteka më e madhe në vend ka patur një tërmet të fuqishëm, ku ditët e fundit janë shkarkuar 13 punonjës. Kjo ka ardhur pas një kontrolli jo krejt të plotë të Zyrës së Antikorrupsionit në Kryeministri dhe Ministrisë së Drejtësisë, ku janë konstatuar shkelje ligjore. Edhe Hipotekat e Vlorës, e Korçës dhe të tjera kanë shumë probleme të trashëguara, veçanërisht në viti 1997 deri më 2005, kur socialistët kishin pushtetin e hyqymetin, kur mbi kodikët e moçëm, vunë edhe emra të rrebelimit të vitit të zi 1997.

Ndaj këtij ligji normalisht që po bërtet politika e majtë, por shqiptarët me vullnet të lirë, me votë, dëshmuan se nuk janë “illnuar” me PD-në, por janë të pakënaqur me PS-në. Shifra prej 5.000.000 USD që qeveria ka përcaktuar për kthimin dhe kompensimin e ish pronarëve si dhe politikat konkrete me sipërfaqet që shteti ka në dispozicion për ish pronarët janë një nisje shumë premtuese. Vitin tjetër shifra në para do jetë edhe më e larta. Nga ana tjetër qeveria Berisha nuk e ka të lehtë, pasi me Titujt e Pronësisë është spekulluar. Kështu pra, që pronarët e ligjshëm të fitojnë, dikush edhe duhet të humbë. Pra është ndeshje e ashpër. Ndeshje mes ligjit që synon të ndreqë padrejtësitë dhe mafies që ka tjetërsuar shumë prona, veçmas troje. Edhe në mes të qyteteve. Janë synyar zonat industriale të qyteteve, zonat me prioritet ndërtimet, zonat e lira, shumë pak të populluara deri para 16 vjetësh, zonat e plazheve, të pikave turistike. Janë bllokuar ato troje që gjithkush e di që nuk janë të atyre që i kanë me “qitab të Fatos Nanos”.

Kjo metodë të bën të mendosh mafien me prapavijë politike që ka synim fitimin e shpejtë të parave. Aty ku pronat janë tjetërsuar, vërtet ka rrjedhur shumë valutë. Nga hiçi pra. Nga hiçi e kanë origjinën edhe, medemek pronarët. Nga hieroglifet e pakuptimta, që zor t’u gjesh përkthyes në botë, mund të jenë “deshifruar” shumë “oaze” hipotekore.

Janë jo pak raste kur investitorë perëndimorë që kanë patur qellim investimet tek ne, pasi kanë gjetur parregullsi në trojet ku kanë menduar të vendosin bizneset, i kanë ndërprerë të zhgënjyer. Edhe gjigandë të industrisë italiane. Gjithsesi, politikat e reja të qeverisë shqiptare në një të ardhme shumë të shpejtë, duket do riparojnë gjithçka, duke krijuar klimë të përshtatshme për të gjithë bizneset perëndimore.

Problemet e pronësisë në Shqipëri janë kapërthyer keqas. Duhet një vullnet i fortë për t’i riparuar. Të uzurpohet e shfrytëzohet për kioskë një oborr shkolle, është paradoks, por ama, të shfrytëzohet për ambient lokali, pra rrugë kalimi a shesh parkingu një institucion i rëndësisë së veçantë, si, fjala vjen, Bashki, Prefekturë etj, të vendoset pronar prej koti mbi pronën e tjetrit përmes dokumentave të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluejtshme, është një hata e madhe.

Nderlikimet e pronësisë e kanë bazën pikërisht në rrënjët e mafies politike, rrënjë të cilat edhe ndërkombëtarët kërkojnë ti “thajmë” shpejt.

Sokol Pepushaj

E majta, ne rresht pro te djathtes shkodrane

Ne Tirane, lajmi per mbledhjen e dyte te Keshillit Bashkiak te Shkodres.

Serish, pas mbledhjes se pare te konstituimit me 7 prill 2007, u shenuan risi te kompromiseve jo zyrtare politike, kete here per interesa te ngushta personale te nje individi, bisnesmen i fuqishem verior, me bindje dhe kontribute afer te majtes. Parlamenti i qytetit te Shkodres ka dhene verdiktin e tij per 5 keshilltaret qe do ta perfaqesojne ate ne Keshillin e Qarkut, nje organizem i rendesishem edhe vendimarres ne kuader te decentralizimit te metejshem te pushtetit vendor. Lista e emrave te perzgjedhur nga PD-ja, ishte vertete interesante ku pervec Qashif Hoxhes, person me kredite dhe i njohur ne bazen demokrate te Shkodres, perfshiheshin edhe Sabri Bushati, i cili mesa duket perzgjidhet dhe emerohet me shume si mbiemer se per karrieren apo kontributin politik ne PD, por edhe Gjovalin Kolombi, i cili u emerua fillimisht prefekt i qarkut dhe pas largimit u perfshi ne vendet e para te listes se keshilltareve bashkiake, e tashme propozohet per antar i Keshillit te Qarkut.

Te tre emrat e siperpermendur, kaluan proven e Keshillit Bashkiak te Shkodres, duke qene tashme edhe antare te Keshillit te Qarkut. Qashif Hoxha dhe Sabri Bushati, mund te ndjehen te qete tashme, pasi kane marre perkatesisht 34 dhe 26 vota, ndersa nevojiteshin jo me pak se 23 vota te keshilltareve bashkiake te qytetit. Mbase mund te lindin probleme, gjithnje ne baze te interpretimit te ligjit, per emrin e Gjovalin Kolombit, i cili fitoi te drejten e kalimit si keshilltar ne qark me vetem 9 vota, pa kaluar kuorumin e nevojshem prej 23 votash. Pas zbardhjes se vendimit te Keshillit Bashkiak, nese eshte respektuar ligji dhe aktet e tjera nenligjore, do te vendose institucioni i Prefektit te Qarkut Shkoder.

Eshte me mjaft interes te analizohet numri 34 i votave te marra nga i propozuari i PD-se, qe ne turin e pare. Disa media vendore te Shkodres, bene nje fare analizimi te kesaj teme, por mesa duket u mungonte guximi i duhur per ti vajtur deri ne fund kesaj teme.

Ne Keshillin Bashkiak te Shkodres, me heret, ishin kristalizuar tre blloqe politike. Grupi i Djathte (PR+PDK+PMDL) qe perbehej nga 10 keshilltare, haptas ishte shprehur kunder votimit ne bllok te emrave te propozuar nga PD-ja. Ne mbledhjen e dyte te Parlamentit te Shkodres, PD+ Aleatet e Djathte te Vegjel, nuk ishin me shume se 19 keshilltare, ndersa PS+

Partite e Majta Aleate, vetem 14 vota. Atehere, llogarite matematikore jane shume te thjeshta dhe tregojne se numri 34 i votave, eshte arritur nga nje aleance e cuditshme e votave te te djathteve dhe te majteve, madje keta te fundit, duket se kane votuar ne rresht per te propozuarin e PD-se si antar qarku. Kjo eshte vertetuar indirekt jo vetem nga perllogaritjet e mesiperme, por edhe nga fjalet qe keshilltare te PD-se hapen per koleget e tyre ne kete fryme, madje duke permendur edhe toponimin e nje zone te njohur turistike te Shkodres. Edhe kete fakt, mediat lokale te Shkodres e ceken, por ne mediokritetin e tyre, pse jo edhe nen trysnine e pronareve apo opinioneve, nuk e analizuan deri ne fund.

Cila eshte lidhja ne mes zgjedhjes se antareve te Keshillit te Qarkut nga rradhet e parlamentit te qytetit te Shkodres, me interesat e nje bisnesmeni prane te majtes? Nje bisnemsen shume i fuqishem, ka interesa mjaft te medha ne nje zone turistike te Shkodres, sic e thame dhe deri  me tani, ka ndeshur ne rezistencen e drejtuesve te Keshillit te Qarkut, te cilet e pengojne ne realizimin e synimeve qe i ka vene vetes. Pas zgjedhjeve te 18 shkurtit 2007, u cel nje drite jeshile per te realizuar qellimet e tija. Keshtu, pas shume negociatave, ne Tirane dhe ne Shkoder, u arrit nje kompromis per mbeshtetjen e njerit nga emrat e propozuar nga PD-ja, qe ai te zgjidhej antar i Keshillit te Qarkut, mundesisht ne nje menyre sa me plebishitare, duke nisur sinjale edhe drejt Kryesise se PDSH-se ne Tirane. Kjo, per faktin e thjeshte se, sipas gjasave ose sic ka ndodhur deri me sot, emri i kryetarit te Keshillit te Qarkut, ka dale nga rradhet e Keshillit Bashkiak te Shkodres (personat qe jane zgjedhur si perfaqesues te tij ne te ashtequajturin Parlament rajonal). Nga ana tjeter, Kryetari i Qarkut, eshte jo vetem kryetar i KRRT-se rajonale, por ka edhe nje peshe te madhe ne vendimarrjen e ketij organizmi.

Fillimisht, duhej siguruar nje mbeshtetje e fuqishme politike e cila erdhi nga te Majtet ne Keshillin Bashkiak qe u vune ne rresht, te votonin pro kandidatures se propozuar nga PD-ja, nga nje biznesmen qe duhet te realizoje me cdo kusht qellimet e tija ne nje zone turistike te Shkodres.

Deri tani llogarite duket se kane ecur ne menyre perfekte. PD dha votat e saja per te zgjedhur nenkryetaren e Keshillit Bashkiak te Shkodres nga e Majta, ndersa ky grupim, bashkoi votat me demokratet per te zgjedhur nje keshilltar qarku, kete here ne sherbim te interesave te ngushta te nje individi- bisnesmen. Megjithate, duket se llogarite nuk kane shkuar deri ne fund. Do te jete kryesia e PDSH-se ne Tirane, ajo qe do te percaktoje emrin e kandidatit te saj per kryetar te Keshillit te Qarkut Shkoder.

Mbi te gjitha, nje peshe te madhe do te kete fjala e kryetarit te PDSH-se Sali Berisha, i cili tashme permes burimeve te tija te besueshme, duket se ka marre mesazhet e duhura nga Shkodra. Nje gje nuk eshte e sigurte: a ka ndikim apo mekanizma ky biznesmen i fuqishem, qe te ndikoje edhe ne vendimarrjen e kryesise se PDSH-se dhe te vete kryetarit Berisha? Kjo mbetet per tu pare, sic edhe largpamesia e ketij arsyetimi. Eshte thjeshte ceshtje kohe!

Vasel Gilaj

 

Konsulli italian në Vlorë, Lorenzo Tomassoni, diplomat i dështuar në Shqipëri

– A shiten vizat në konsullaten italiane të Vlorës?

– A u mohohet viza atyre që plotësojnë kushtet?

– A është njerëzore të “vrasësh” një vajzë 23 vjeçe, duke mos i dhënë vizë të ëmës për t’i dhuruar veshkën në Itali?

– A thua plaka do punësohej atje, në rrugë, në semafor?!

Pyetjet janë pyetje dhe ne do rrimë larg komenteve. Ne po, themi se Anelda 23 vjeçare vdiq. Ajo vdiq me emrin e konsullit Lorenzo Tomasoni në gojë. Duke iu lutur Zotit që ta falë çdo skizofreni njerëzore, pasi aq dinë harbutët, burrokratët e letrave pa vlerë.

Është pra fillimi i zakonshëm e një rrëfimi për fatin e mijëra vajzave shqiptare. Anelda që vdiq, shqiptarja me ëndrra edhe më shumë se një konsull prej “guri”, bashkëmoshatare jona, nuk ishte nga ato që rëndom të huajt i quajnë “mish i bardhë”, apo prostituta. Edhe mua në fakt më ka rastisë të jem dikur përballë një konsulli, ku në të vërtetë shpejtoi proçedurat, më priti vetë në sportel, nuk më kërkoi dosje me dokumenta burrokratike, por mbase mosha e re nuk i mbushi mendje se do jem shpejt një gazetare me peshë. Për vete nuk ia kam marrë për keq dhe redaksia më bindi se duhej të bëhesha emër në gazetari që të bindim të huajt se nuk spekullojmë. Por një bashkëmoshatare imja vdiq nga një ligj skizofren apo një konsull skizofren italian, nuk e di. Po, konsulli italian i Vlorës Lorenzo Tomasoni, refuzoi vizën për nënën e 23 vjeçares që do dhuronte veshkën shpëtimtare për vajzën e vet.

Ishte pra veshka, ishin paratë për transplantin. Ishte prenotuar edhe vendi në spitalin Umberto I në Romë. Ishte edhe vertetimi i Rajonit të Balistikës në Itali që merrte përsipër shpenzimet e pas operacionit. Edhe shoqata “Një zemër për Shqipërinë” kishte marrë përsipër shpenzimet e mëpastajme. E konsulli prapë nuk e vuri atë dreq vule, atë dreq firme mbi pasaportën e nënës së kësaj vajze, për t’i shpëtuar jetën. Thuhet nëpër dhëmbë se mungonte një vulë. Po jemi në shekullin e internetit, o konsull katil, pak sekonda të duhen për t’u lidhur me gjithë botën. E pra, Anelda vdiq për një firmë tënden. Mos pate frikë një plakë, nënën e saj që do jepte një veshkë, se po të qëndron atje, në gadishullin Apenin, apo mos e shpëtove Europën nga ekstrakomunitarët? Jo more jo, ajo plakë as do vente për prostitutë, as për punë, do shpëtonte jetën e vajzës së vet.

Normalisht që jam e mbushur me pak mllef, si Oriana Fallaci që ka shkruar shumë herë në faqet e kësaj gazete kur ishte gjallë, por shumë mirë mund të nisë edhe një hetim për vrasje me dashje, ose në rastin më të thjeshtë nga neglizhenca apo pakujdesia. Nëse nuk e njoh ligjin, në emër të moralit, në emër të jetës flas. Se vdiq një vajzë, një 23 vjeçare. Anelda u nis me këmbët e veta drejt Italisë. Brenda saj jetonte shpresa për të shpëtuar jetën, o ju që jeni njerëz! E, erdhi nga atje në një arkivol. Me një ëndërr të realizuar ama: E VESHUR NUSE SË VDEKURI.  Me shumë humanizëm njerëzor, gazeta “Corriere Della Sera”, publikon në gjithë botën ngjarjen tragjike. Dhe kjo hata ngjet, pikërisht kur Shqipëria siglon marrëveshjen e liberalizimit të vizave për disa kategori. Shqipëria arriti që në 10 muaj të ratifikoi marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me 10 vende anëtare të BE-së.

Meqënëse gazeta “Shqipëria Etnike” ka mbi 40.000 lexues në ditë në të gjithë botën në internet dhe, lexohet në tre gjuhë, e vetmja gazetë shqiptare kështu, e dimë se në E-mailin tonë do vijnë mijëra ankesa konkrete, por u kërkojmë ndjesë lexuesve se në këtë shkrim nuk do kemi emra të përvetshëm dhe nuk do merremi me vogëlsira, pasi gjykojmë se viktima dhe xhelatë janë bashkë brend këtyre rreshtave, për të reaguar kundër fatkeqësisë shqiptare të radhës, të nëpërkëmbjes së dinjitetit.

Pasi konsulli i Italisë në Vlorë të lexojë këto radhë, ndoshta të mbushura me ndjenjë mllefi për vdekjen e një vajze 23 vjeçare, me ëndrra të pastra për jetën, do ishte mirë të mos vriste edhe të vëllain, Zanin, pasi të njëjtën kërkesë do i bëjë e ëma, për t’i dhuruar veshkën, meqë ky fat i keq e ka gjetur këtë familje, pasi në Greqi duket se mjekët nuk po e sigurojnë për suksesin e operacionit.

As Farnesina në Romë, as ambasada në Tiranë për hir të “alla lettera”, nuk mund të linin një vajzë të re të vdesë, pasi ai dokumentacion që ju keni në sirtarët e konsullatës nuk i le shteg as një diplomati të dyshoi se një plakë rrin në Itali e nuk kthehet. Se po, po, ky është shqetësimi i përfaqësive diplomatike, në rastin konkret italiane. Të gjitha ato togje me letra (dokumentacione) shërbejnë thjeshtë, për t’i mbushur mendjen një konsulli apo punonjësi të ambasadës që, vizëkërkuesit do të kthehen në vendin e tyre, pa shkelur afatet e kohëqëndrimit. Prandaj edhe Komisioni Europian në Bruksel pranoi që të gjithë shqiptarët që kanë një vizë në pasaportë, do marrin një tjetër më të gjatë se të parën, pa dokumenta burrokratike. Aty nga nëntori.

Një fakt më bën përshtypje tëmadhe. Konsulli Tomasoni duket është njohur më mirë nga kolegët tanë të “Corriere Della Sera” që e dënuan rastin “vrastar”. Ai nuk ka shije të mirë as përtej Adriatikut, aq më tepër për shqiptarët kudo në botë. Për të 14 milionët. As për shkodranët normalisht. Kjo, aq më tepër, kur aktiviteti i Konsullatës Italiane në Shkodër, është katërcipërisht ndryshe nga ai i Konsullatës së Vlorës. Që nga viti 2000 e deri më sot, janë me qindra rastet që Konsullata e Italisë në Shkodër ka punuar me profesionalizëm e humanizëm njerëzor në përshpejtimin e procedurave në rastet e vizitave apo shtrimeve në spitalet italiane. Ka patur një bashkëpunim të shkëlqyer për veçse me institucione, individë, edhe me Karitasin. A nuk zbaton të njëjtat ligje si konsullata e Shkodrës edhe ajo e Vlorës? Ndoshta lepuri fle diku tjetër. Janë të shumtë diplomatët, të cilët, veçanarisht në vende si Shqipëria, ku qytetarët e thjeshtë e kanë akoma ëndërr të ndjejnë “aromën perëndimore”, nuk janë të kënaqur vetëm me rrogën që u jep shteti i tyre. Kjo nuk është akuzë. Janë thjesht fakte të komentuara jo vetëm nga shtypi shqiptar, por edhe ai i huaj, prandaj nuk po zgjatemi, pasi premtuam se këtë radhë nuk do merremi me emra të përvetshëm.

Jeta e çdo njeriu mbrohet me ligj. Është një nga nenet më të rëndësishme të Kushtetutës shqiptare. Edhe të kushtetutave të tjera. Po A KA VLERË TË NJËJTË JETA E NJË VAJZE SHQIPTARE 23 VJEÇARE ME ATË TË NJË KONSULLI ITALIAN NË VLORË? Përgjigja e një pyetjeje të tillë që tingëllon cinike dhe provokuese, është e lehtë, por njëherazi edhe e vështirë, teksa Anelda po kalbet në dheun e zi, ndërsa konsulli po vijon natyrshëm misionin e tij… jo vetëm diplomatik.

Ne nuk dëshirojmë të ketë viktima të tjera në radhë, ne nuk dëshirojmë të hapim gazetën gjithherë me një fenomen, derisa të vëmë në lëvizje parlamentin shqiptar Farnesina-n në Romë, ne nuk dëshirojmë t’i drejtohemi institucionalisht si gazetë të gjithë faktorit ndërkombëtar, por kush na jep garanci që një konsull (i njëjti), nuk do marrë jetën edhe të një tjetër shqiptari? Jemi kalimtarë në këtë botë o konsull.

Se Anelda vdiq. U kthye në atdheun e vet, në arkivol, e veshur si nuse. Ashtu siç kishte ëndërruar të vishej kur të shërohej, pra pasi konsulli t’i jepte një vizë nënës së saj, për të hequr një veshkë nga trupi, për të shpëtuar jetën e vajzës. Këto janë fjalë të thëna nga një kolegu ynë gazetar i “Corriere Della Sera”.

As ne që jemi shqiptar, nuk do i kishim thënë më bukur, në trishtimin e rastit. As ne që jemi shqiptar nuk mund të flasim në mënyrë më njerëzore.

Eh pra, kjo ishte fatkeqësia e “njërës prej atyre”, jo nga ato që perëndimorët bëjnë medemek se po u pëlcet se u mbushën semaforët, por e një vajze të mirë, të edukuar, plot ëndrra e shpresa, që nuk kërkoi më shumë, veçse të jetonte. Dhe jetën e saj e pat në dorë të një vule. Nuk e di se sa vlerë ka të flitet për liberalizim të vizave për shqiptarët, apo edhe për ratifikim të MSA-së? Ç’vlerë paska nënshtetësia shqiptare o popull, ajo pasaportë e kuqe që qysh në ngjyrë shërben si sinjalizim i keq.

Ndoshta janë fjalë jashtë etike, por kur vdes një njeri një konsull nuk vë vulë, ia vlen të dalësh jashtë të famshmes etikë.

Florë Malocaj

 

Fluiditeti i alencave fluide dhe kameleonët e politikës

Askurrë nuk kam besuar tek funksionimi i aleancave para dhe paselektorale. Gjithnjë këto pazare politike nuk kam patur as më të voglen dëshirë për ti parë apo për ti trajtuar vetëm si marrëdhënie ndërmjet biznesmenësh, ndërmjet tregtarësh. A nuk është kështu?  Përgjigjen e kësaj pyetje, të cilën janë në gjendje t’i përkojnë një pjesë e konsiderueshme e popullsisë në atë kontekst që e mendoj edhe unë, nuk kam ndërmend ta artikuloj. Zgjedhjet dhe dëftuesit e këtij testi elektoral, duke qenë shtysa për të nxjerrë mësime, nëse janë pësime, nuk kanë patur komoditetin të trajtohen qartazi kështu, pasi asnjëra palë nuk ka pranuar humbjen. Politika ka vijuar në logjikën rutinore, konform parimit të moralit pa moral. Dhe ja ku behemi para një pamje aspak të panjohur. Atë që nuk bëri dot Partia Demokratike fill pas zgjedhjeve të 18 shkurtit, largimin e Berishës si shkaktar kryesor i humbjes në qytetet e mëdha të Shqipërisë, e kanë në dorë sot ta bëjnë aleatët e koalicionit të djathtë. Më në fund, ata të parët, po e shohin Kryeministrin për çfarë është në të vërtetë, si arsye të vetme pse koalicioni i djathtë e ka të garantuar shpejt humbjen e pushtetit. Në momentet që flasim, mazhoranca parlamentare, jo vetëm ka marrë krisje të mëdha, por mund të quhet aktualisht e zhbërë. Votimi i ligjit të gjobave nuk duhet parë si fillimi i kësaj zhbërje, në fakt, ai është shpërthimi publikisht, i asaj vale pakënaqësie, revolte dhe nevoje për ndryshim, që ka filluar me kohë të gëlojë brenda të djathtës.

E gjitha kjo i dedikohet vetë natyrës autoritare që ka kreu i qeverisë, i cili pas 18 muajsh në pushtet, përpos gafave të shumta në qeverisje, ka gabuar në trajtimin e koalicionit të tij, duke i konsideruar aleatët, njësoj si ushtarët e tij në Partinë Demokratike. Sot nuk kemi thjesht dy parti të fuqishme aleate si PDK dhe PPDNJ, që deklarohen kundra për një ligj të caktuar, por kemi një ndërgjegjësim politik të atyre, që jo vetëm nuk janë dakord të heqin deri në fund vallen pa krye të Berishës, por dhe kanë nuhatjen e duhur politike të kuptojnë se ky është momenti kur Kryeministrit, jo vetëm duhet t‘i thuhet ndal, por dhe lamtumirë. Dhe nuk se jemi në prag të bërjes së ndonjë qeverie të re, që Berisha të mund të joshë kryengritësit me ndonjë post ministror. Aleatët që i kanë dalë kundra, e kanë nga një ministër në qeveri. Shkurt jo gjithmonë pazaret të nxjerrin matanë dhe kjo tregon se një erë e re po fryn në politikën shqiptare. Berisha ka mbetur po ai dhe kjo është arsyeja që nuk kupton shumë se çfarë po ndodh rrotull tij. Edhe pse i rrezikuar dhe kritikuar paq në Kuvend nga brenda koalicionit dhe partisë, edhe pse aleatë kryesorë deri dhe vetë Mediu, kanë dalë kundra politikave dhe ligjeve të tij në Parlament, ai vazhdon t‘i injorojë këto qëndrime dhe t‘i quajë personale. Madje, po mos ishte për ngrohjen globale mund dhe t‘i ngrinte, duke harruar se votat e këtyre aleatëve e bënë Berishën Kryeministër dhe grupin politik që ai përfaqëson, të quhet mazhorancë në Parlament. Pikërisht këta aleatë sot, kanë kuptuar gropën e madhe ku Berisha po i tërheq të gjithë. Kryeministri, vetëm pas 18 muajsh në pushtet ka hapur luftë me të gjitha shtresat e shoqërisë dhe sot, askush nga aleatët, por dhe nga Partia Demokratike, nuk do dëshironte të ishte në këpucët e tij. PPDNJ dhe PDK kanë vendosur të dalin hapur kundra politikave të Berishës dhe ky është një ogur i mirë në Parlament e më tutje tij. Së pari ata, por dhe të tjerë aleatë në qeveri e pushtet, nuk kanë pse mbajnë mbi supe gafat dhe paaftësinë e Kryeministrit për të qeverisur, sepse siç u shpreh vetë Dule, të gjithë në qeveri janë thjesht nëpunës që i binden kreut. Dhe në fakt, të gjitha vendimet, të gjitha shpjegimet, të gjitha iniciativat, nga politika e ndërtimet, deri te sporti e kultura, Berisha i merr tërësisht në kokë të tij, pa u konsultuar me aleatët, për të mos thënë më tej me grupe interesi. Aleatët, paçka se në qeverisje me Berishën, nuk dëshirojnë dhe s‘kanë pse marrin mbi supe koston e politikave të deformuara të një Kryeministri autoritar. Nga ana tjetër, është koha që politika shqiptare mos sundohet veç nga dy parti të mëdha dhe fati i më të vegjëlve të jetë thjesht çështje “Dushku” ose pazari momental. Duket se dhe “Dushku” dhe pazaret, s‘po mbajnë gjatë dhe po shihen gjithnjë e me sy më të keq nga opinioni shoqëror. Po kështu, një sistem i ri zgjedhor i pritshëm, kërkon që partitë e vogla të kenë një profil të tyre, të cilin si majtas dhe djathtas kanë filluar ta krijojnë, kryesisht duke kundërshtuar të mëdhenjtë, por dhe duke u bërë palë në vendime dhe zgjidhje situatash të rëndësishme. Majtas mund të përmendet LSI dhe PSD, ndërsa nga e djathta sot po mundohen të faktorizohen dhe kanë gjithë shanset të jenë faktorë të fuqishëm, PDK dhe PPDNJ. Dhe duke qëndruar tek e djathta dhe votat e aleatëve, shihet lehtësisht se votat e këtyre dy partive, që kanë kundërshtuar ligjin e biznesit dhe të mediave, janë sot mjaftueshëm t‘i shkaktojnë krizë mazhorancës, pa qenë nevoja për të shkuar deri te Presidenti. Me ta bashkohet Topi nga brenda PD-së dhe një grup që ai me siguri e ka me vete, që mund të konsiderohen si fryma ndryshe e Partisë Demokratike. Topi iu përgjigj qetësisht kritikave të hapura të Lesit në Parlament, madje duke e mbështetur atë. Në mos kjo është një lojë, duhet shfrytëzuar nga vetë Topit si një shans i mirë, për të treguar jo vetëm sa ndryshe është nga Berisha, por dhe se ai ka synime të qarta në politikë, që nuk mbarojnë te përmendja e emrit të tij për President. Madje, tani vetë Topi duhet të ketë kuptuar që emri i tij u përdor nga Berisha dhe ishte thjesht një lojë sa për të kaluar dështimin e 18 shkurtit. Nuk dihet nëse i pëlqeu fillimisht Topit kjo ide dhe a e besoi ai Sali Berishën tërësisht, kur i bënte elozhe emrit të tij si President. Por një gjë duket qartë, Topi ka kuptuar që thjesht u përdor dhe që do përdoret paq në të ardhmen, nëse nuk qëndron për veten e tij dhe atë që ai mendon se përfaqëson. Tani i ka të gjitha shanset të bashkohet me aleatët e PD-së që janë kundra politikave të Berishës dhe së bashku të bëjnë atë që PD-ja nuk arriti ta bënte pas 18 shkurtit, largimin e Kryeministrit dështak dhe konfliktual, njëkohësisht dhe kryetar i vjetruar në krye të PD-së. Është pikërisht koha t‘i jepet lamtumira njeriut, që përveç konfliktit, frikës, dhunimit të lirive të individit, biznesit dhe pronës private, ashtu sikur çdo institucioni të pavarur, nuk ka ç‘të japë më në politikë. Dhe për këtë s‘ka nevojë të presim Presidentin, as të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Sot aleatët e mazhorancës, së bashku me PD-istë me në krye Topin, janë në gjendje të kërkojnë dhe realizojnë largimin e kreut të qeverisë dhe ngritjen menjëherë të një qeverie teknike, e cila duhet të marrë përsipër bërjen e reformave në vend. Madje, një qeveri e tillë do krijonte klimën e përshtatshme konsensuale dhe për zgjedhjen e Presidentit. Kjo do ishte një zgjidhje pa kosto tragjike për vendin, i cili nuk është gati të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ashtu sikur as opozita nuk do dëshironte të hynte në një “Shijak” me përmasa kombëtare. Por as pjesës së shëndoshë të mazhorancës nuk do t‘i interesonte një situatë e tillë. Shkurt, për aq kohë sa lokalizohet e keqja brenda një grupimi politik, kjo e keqe duhet larguar. Nuk ka pse përsëritet historia dhe për shkak të karriges së një personi të vetëm, Sali Berishës, vendi të ketë pasoja të padëshiruara. Pasoja që Kryeministri duke ndier fundin e tij, po i kthen me shpejtësi në ligje, duke vazhduar gafat e radhës e duke mos u tërhequr as nga presioni brenda aleancës, as nga ai shoqëror. Ai mbështetet akoma nga Topalli, e cila me pak më shumë mençuri duhej të kishte bërë distancimin me elegancë nga Berisha. Por jo më larg se të enjten, të dy bashkë bënë çorap Komisionin e Medias, vetëm me qëllim miratimin e ligjit për transmetimet dixhitale, që na shpie askund, përveçse në luftën personale të Berishës me median. Lufta që i ka hapur biznesit, shoqërisë civile, medias dhe çdo institucioni tjetër në Shqipëri, duket se është prologu i dyte i përsëritur i një fundi të ri, për një politikan që në fakt i ka mbaruar koha qysh në 1997-ën. Fund që kësaj here duket se po i vjen nga brenda. E që nuk do ishte gjë tjetër veçse një “reality check”, një shprehje e të jetuarit në 2007-ën, ku më në fund erërat e reja të civilizimit po përkëdhelin të djathtën, e bashkë me të gjithë politikën shqiptare.

Albert VATAJ

 

Shumë kosovarë rrezikohen me jetë në Kosovë

Kosova, krahina me mazhorancë shqipfolëse, e cila pritet që të ketë shpejt një status përfundimtar, po kalon një situatë vërtetë kritike. Gjendja është e tillë edhe për faktin se vetë kosovarët, kanë krijuar situata terrori. Janë të shumta rastet që në Kosovë, jo vetëm individë, por edhe familje të tëra janë të rrezikuara me jetë. Kolë Dakaj nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtinë, është një viktimë e pafajshme që vite më parë, familjarisht, ishte detyruar të braktiste Kosovën dhe të marrë udhët e perëndimit për të shpëtuar jetën. Babai i Kolës, ka punuar në shërbim të serbëve dhe akuzohet për vrasje të disa shqiptarëve. Në këto kushte, familja e tij do të pushkatohej dhe në këto kushte, u detyruan të largohen. Në Kosovë, janë me dhjetëra raste, kur pa fakte të vërtetuara janë vrarë nga shqiptarët pikërisht ata shqiptarë që kanë punuar në shërbim të serbëve siç është rasti i Gjon Dragobia, Muhamet Laçi, Enver Luli etj. madje, janë familje të tëra që janë shuar nga kjo hakmarrje e shqiptarëve ndaj shqiptarëve. Në këto kushte Kolë Dakaj rrezikohet me jetë në Kosovë, e cila edhe nëse do të zgjidhet statusi i saj përfundimtar, do tëketë probleme të kësaj natyre, duke u kthyer në një ferr për shumë individë të pafajshëm.

Artur Vashja

A duhet të jetë presidenti i ri katolik?

Tek dëgjojmë lloj e lloj emrash dhe alternativash, se si do të zgjidhet, dhe kush do të jetë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, menjëherë mendja të shkon tek e kaluara historike e drejtuesve të Shqipërisë së paku në një-qind vitet e fundit, pasi një thënie e urtë thotë: “Se nuk mund të shkosh përpara pa e ditur edhe nga vjen”. Pa pasur asnjëlloje paragjykimi apo keqardhje për ekzistencën e tre komuniteteve fetare në vendin tonë, mbasi se kështu i kemi gjetur dhe padyshim që edhe do t’i lëmë, sepse zhvillimi i shoqërisë dihet se nuk vjen me revolucion, por me evolucion. Historia njëqind – vjeçare e Shqipërisë na mëson se të paktën që nga viti 1912 kohë kur ne pretendojmë se kemi themeluar dhe ndërtuar shtetin shqiptar, që kurrsesi ende nuk ekziston deri tani rezulton se Shqipërinë për 95 vite me radhë e kanë drejtuar përfaqësues të komunitetit mysliman dhe atijë ortodoks, emrat e të cilëve pa i thënë me vite janë: Ismail Qemali, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha, Rexhep Mejdani dhe Alfred Moisiu. Është e qartë, dhe dihet se Shqipëria përbëhet nga shumica e popullsisë me përkatësi fetare muslimane, por mbetet ende e paqartë se si ka ndodhur që asnjëherë në shekullin XX e fillimin e atij XXI-të në krye të shtetit shqiptar nuk ka qenë asnjë përfaqësues i komunitetit katolik, edhe pse propogandohen me të madhe mardhëniet e shkëlqyera ndërfetare që ekzistojnë vërtet, dhe kështu duhet të jenë edhe në të ardhmen, por mos të harrojmë se jo pak konstatohet se i ka rënë shumica pakicës dhe jo me votë, por me klane dhe interesa të caktuara dhe njerz të emruar, duke e propaganduar Shqipërinë se vetëm kështu mund të ekzistojnë, ekzistenc e cila ka paguar jo pak haraç në njëqind vitet e fundit.

Këtu nuk themi të mos ekzistojnë përkatësitë fetare, por me të drejtë kërkojmë që një herë në një shekull u takon edhe katolikëve që ta kenë Presidentin në krye të Shtetit. Ne themi se po, mbasi një gjë e tillë Shqipërisë do t’i bënte vetëm mirë. Dikush edhe mund të thotë se nuk duhen parë, dhe se nuk janë parë këto gjëra, por pse atëherë kanë ndodhur, dhe pse vazhdojnë të ndodhin edhe tani. A nuk kemi të bëjmë me  President Ortodoks, Kryeminstër Musliman, dhe Kryetare Kuvendi Katolike, a mos vallë është rastësi? Ne themi se jo. Atëherë, a nuk do të ishte e udhës që në këtë fillim shekulli të ri ani se çfarë ka ndodhur në të kaluarën presidenti të jetë Katolik, Kryeministri musliman dhe kryetari i parlamentit ortodoks. Mendojmë se një veprim ose rotacion i tillë do të ndikonte vetëm për mbarësinë e këtij vendi, dhe se do të na shërbente të gjithëve. Ruajtjes së raporteve, dhe në veçanti integrimit tonë Europian, maksimumi të bëjmë edhe një provë, provë të cilën edhe nëse do të bëhej me referendum, patjetër që shqiptarët do ta miratonin dhe t’i jepnin jetë. Neni 18 i kushtetutës sonë thotë: “Se askush nuk mund të diskreminohet pa drejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare, a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore.” Për më tepër po kushtetuta jonë thotë se këtu fillon e ardhmja, prandaj me plot të drejtë Katolikët shqiptarë nëse nuk do të veprohet kështu duke mos u a dhënë vendin e Presidentit do të thonë “Se këtu mbaron e ardhmja jonë”, dhe këtë nuk e themi për të bërë presion, pasi pakica kurrsesi nuk mund ta bëjë, por me të drejtë të Zotit dhe ligjit u takon që t’u jepet, dhe vetëm një herë në shekull. Duke qenë të bindur se kërkesa është shumë minimale, dhe krejtësisht njerzore, bashkëpunuese dhe integruese me të drejtë lind pyetja, a duhet të jetë presidenti i ri i Shqipërisë Katolik?

Vasel Gilaj

Konsullata Italiane stimulon zhvillimin e punesimit ne Rajonin e Shkodres

Me rastin e Festës së Punëtorëve ACLI (Shoqatat e Krishtera të Punëtorëve Italian) dhe SHIZR (Shoqata për Integrimin e Zonave Rurale), me mbështetjen e Konsullatës Italiane në Shkodër, organizojnë një konferencë me temë: Shkodër – Shqipëri – Italia: Puna si zhvillim i territorit

Konferenca eshte zhvilluar me 28 prill 2007, nga ora 18.00 deri në orën 20.30 në Sallën e Këshillit të Qarkut pranë Prefekturës Shkodër.

Moren pjesë në konferencë: Zëvendës Ministri i Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Koordinatori i Zyrës së ILO (International Labour Organisation ) Tiranë, Presidentët e Sindikatave KSSH e BSPSH, Presidenca e ACLI Kombëtare Presidenca e Patronato ACLI, Presidenti i IPSIA, Presidenti i ACLI Lombardia, Presidenti i ACLI Milano, Shoqata SHIZR, Shoqata Teuleda, përfaqësuesit institucional të qytetit të Shkodrës, sipërmarrës dhe shoqëria civile e Shkodrës.

Konferenca ishte një rast takimi dhe shkëmbimi mes aktorëve të ndryshëm aktivë të botës së punës, të të drejtave dhe të kooperimit.

Senati mënyrë efikase vendimarrëse në strukturën e shtetit shqiptar

Mendoj se në Shqiperi senati do të zgjidhte mirë problemin e përfaqësimit politiko-fetar ndërkrahinor,ndërfetar,do të kufizonte disa padrejtësi në gjithëperfshirje e gjithperfitim që më të theksuara ishin në sistemin e kaluar, veriu perfaqësohej vetëm me një antar në BP në raport krahinor, ndersa në raport fetar njëri komunitet nuk perfaqësohej fare,kjo binte në sy atëbotë, pasojat e së ciles duken mirë edhe sot : në trevat me shumicë katolike si Bregu i Mates (dy komunat: F. Kuqe-Gurez,Shën Koll ), Malësia e Madhe,Dukagjini,Zadrima, Mirdita,Kthella,Kurbini,etj.dallohen per mungesë infrastrukture jo vetem rrugore por sidomos në atë kulturore.Në këto zona të lëna pasdore u investua në prodhimin e lëndeve të para me kosto mjaft të ulët por nuk u kthehej investimi sipas perqindjes së fitimit siç e merrnin bashkkombasit e tjerë, jopaqellim.Në fakt këto zona sot perfaqesojnë edhe zona turistike dhe per çudi investimi nuk fillon këtu,ta zëmë në treva si Gurezi me F.Kuqen apo Alku me Talen që e kanë afer detin por ta zëmë në Lezhë që e ka detin më larg, pasi të kalosh disa kilometra Shëngjinin,por në zonat me resurse të verteta turistike  nuk shihet gjë tjeter në horizont veç një Dielli të bukur në perendim në ditë të veçanta ,ndersa në Dukagjin zorse pas tragjedisë së marsit  të shkelë këmbë turisti.Mendoj se një senat i ngjashem me regjencen e dalë nga kong.Lushnjes-1920 e  10-fishuar simbas inicialeve K .O . M .B . dhe me të drejtë VETO-je, ku çdo inicial i paster apo i perzier perbën edhe një pol politik, do ta bënte Shqiperinë të dashur jo vetem per ata që filluan luftën kunder fashizmit por edhe për ata që filluan luften pë çlirimin nga Turqia.SENATI në Shqiperi, ndryshe nga vendet e tjera kryesore europiane dhe SHBA, duhet të perfqësojë katerinicialshin K.O.M.B. i krijuar nga rilindasit tanë,kjo është dhe politika dhe shqiptarija e tij…

Ndue HOTI

Beteja e territoreve dhe miklimi nga pushteti i parasë

Do të mjaftonte qasja për rregullimet e marrëdhënieve ligjore të biznesit që klasa politike të gjente veten në një tjetër kacafytje idesh dhe kundërshtishë. Poseduesit e pushtetit gjithnjë kanë një mundësi për të vendosur pozita superiore, duke propozuar praktika ligjore dhe mjete të vërë nën fre logjikën e funksionimit të biznesit. Gjithashtu edhe opozita turravrap gjen me dhjetra arsye për ta rreshtuar gjithë potencialin e saj njerëzor në frontin e kundërmësymësit. Me apo pa të drejtë, motivuese ose jo, në emër të modernitetit dhe shmangies së abuzimeve, apo nën yryshin e një hakërrie politike, në tërësi të gjitha përbëjnë një paragjykim, njëanshmëri dhe tendencë për territore influence. Pak ditë më parë, Kryeministri Berisha dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mblodhën biznesmenët e tyre, secili në nga një sallë, në hotel “Tirana”. Themi të tyret, sepse tashmë është bërë publike se cilat biznese mbështesin opozitën e cilat qeverinë. Natyrshëm që edhe tjetër kund botës moderne e demokratike, bizneset mbështesin njërin apo tjetrin krah të politikës, madje hapur fare ata sponsorizojnë aktivitete politike. Në SHBA, p.sh. gara për të mbledhur fonde nga njerëzit e pasur është një fushatë më vete. Parë në këtë këndvështrim, ndarja që i ka bërë politika biznesit nuk paraqet ndonjë gjetje, apo më tepër, ndonjë rrezik.

Por po të konvertohet fenomeni në realitetin shqiptar, ndarja që politika i ka bërë biznesit, në qeveritar dhe opozitar, është një dukuri me përmasa kriminale. Bizneset nuk u shkojnë pas liderëve politikë, sepse mbështesin linjat e tyre politike. Jo, gjysma i lëpihet qeverisë për të përfituar lehtësirat që të jep qyrku qeveritar, ndërsa gjysma tjetër kërkon strehim politik në zyrat e opozitës për t‘u mbrojtur nga sulmet e qeverisë. Në këtë këndvështrim, liderët e politikës, më shumë se të tillë na shfaqen si padronë të biznesit, të cilin e ledhatojnë dhe sulmojnë sipas takatit që u jep pushteti. Sjellja brutale e pushtetit me biznesin e ka ndarë atë në dy pjesë. Që të bësh biznes, duhet të jesh ose socialist dhe të përfitosh ofiqet kur socialistët janë në pushtet, ose demokrat dhe të bësh të njëjtën gjë kur ata sundojnë në këtë vend. Ka dhe një rrugë të mesme, të jesh bandit dhe këtu ka dilema në arsyetim, nëse janë ata që kanë më shumë nevojë për partitë, apo partitë për ta. Kur socialistët erdhën në pushtet në ‘97, sipërmarrjet me teserë të kuqe lulëzuan nxitimthi. Ata e vajisën dhe grasatuan qerren e pushtetit dhe e yshtën karvanin e tyre ku t‘u tekej, duke përfituar lehtësira doganore, tatimore e duke ndërtuar ku të mundnin. Madje, në Tiranë, njëri syresh ndërtoi mu në oborrin e një fakulteti një distributor gjigant karburanti dhe një motel prostitutash, saqë në orët e mësimit, në sallën e leksioneve dëgjoheshin rënkimet erotike të klientëve. Në të njëjtën kohë, shumë biznese me teserë blu u tkurrën në trysninë mekanizmave shtetërorë që bënin “drejtësi”. Në vitin 2005, sapo Berisha mori pushtetin i ra bilbilit dhe shumë anije mbeten në det pa guxuar t‘u afrohen kalatave. Hapur fare, sipërmarrje private që nuk ishin “demokratë” u penalizuan për t‘u hapur tregun sipërmarrjeve që kishin lidhje me qeverinë e re. Të gjithë e mbajmë mend odisenë e OLIM-it, i cili u bllokua për disa muaj derisa kapën tregun kompani të tjera vaji, deri atëherë në minorancë. Në Vlorë vazhdon të jetë ende në det një anije me gaz. Ajo u la aty me një mijë pretendime doganore, pasi duhej të shkarkonte më parë e ta shiste gazin një shoqëri që i përket një personi të afërt me qeverinë. Shoqëritë e ndërtimit dihen publikisht se cilat janë me PD-në e cilat me PS-në dhe në këtë varësi ata shpërblehen ose penalizohen në marrjen e shesheve për ndërtim. Dhe janë pikërisht këto biznese që ushqejnë fushatat luksoze të partive që gëlojnë në vendin më të varfër të Evropës. Ndërsa secila palë merr flamurin e luftës kundër informalitetit kur është në pushtet, ato janë vetë sipërmarrjet më të mëdha informale në vend. Sa para shpenzoi PD për fushatën e shkurtit, po PS? Nuk e dimë! Nuk e dimë, sepse janë këto biznese gjysmë të zeza e gjysmë të bardha që ushqejnë makineritë e tyre politike dhe është kjo makineri që i ka ndarë ata në skuadra që duhet të ndeshen ekonomikisht mes tyre njësoj siç ndeshen partitë. Nga biznesi i madh, ndarja politike vazhdon edhe poshtë, te biznesi i mesëm e ai i vogël, ai që shet qofte e byrekë në një kioskë, ai që shet rroba në një rrugicë, apo kafenetë dhe mejhanet në fshat. Kryetari i komunës i bën gjëmën një dyqanxhiu sot, i cili gjatë fushatës elektorale guxoi të ngjiste në fasadën e dyqanit të tij posterin e kundërshtarit. Edhe ai e përdor taksidarin e fshatit për t‘i treguar tregtarit se herë tjetër duhet të jetë me të. Nën hijen e pashait të madh, beu i vogël është edhe më katil në raportet me biznesin. Ata që u morën me organizimin e fushatave elektorale në Tiranë e dinë se ç‘hoqën për të gjetur zyra me qira në zonat elektorale. Askush nuk pranonte ta jetë dyqanin edhe pse oferta ishte joshëse. Po sikur të fitojë ai tjetri, ku të shkoj? Politika ka mbjellë terror kudo në biznes, administratë e mbarë shoqërinë. Janë ndarë politikisht bizneset, kompanitë, dyqanet, mejhanet, mësuesit, elektricistët, gazetarët, nëpunësit, shoferët e furgonit dhe gjithçka tjetër. Në një vend ku bëhet ç‘do për ta mbajtur pushtetin e ç‘do për ta marrë atë, shoqëria nuk është gjë tjetër, veçse arena ky zhvillohet kjo ndeshje. Jeta jonë është bërë edhe më e vështirë, me e rëndë dhe më e lodhshme. Këtu politizimi ka shkuar deri në palcë. Këtu nuk flitet më as për libra, për filma, për teatër, apo diç tjetër, por vetëm për politikë. Çdo orë të ditës, çdo ditë të javës e çdo javë të muajit.

Albert Vataj

Informacion.. .disinformacion… apo scoop

Ndoshta jemi mësuar që kur ndodh diçka duhet patjetër të shkruajmë mbi të. Duhet të komentojmë ngjarjen në fjalë dhe të përçojmë tek të tjerët një informacion që pa dyshim jo gjithmonë përbën risi. Mbase ato janë thjeshtë ngjarje Mutinë, që u serviren njerëzve nëpërmjet medias së shkruar dhe asaj vizive. Çdo ditë bombardohemi nga media me iformacione të vërteta ose jo. Në të përditshmen tonë lajmë zë një vend shumë të rëndësishëm. Në një kafene, një i moshuar me një kafe përpara dhe me një gazetë në dorë është pamja më normale e realitetit të sotëm. Në të gjitha pikat e shitjes së gazetave, mjafton të hedhim një vështrim dhe dallojmë fare qartë me dhjetëra tituj bombastikë, që të themi të vërtetën askush nuk do të dëshironte të fillonte ditën e tij me të tilla lajme. “Krim brenda familjes”, “Tragjedi automobilistike”, “Vetëvritet adoleshentja”, “Burri vret gruan për motive “xhelozie”, “Kapen nga policia dy të dyshuar për trafik droge”… Tituj të tillë vazhdojnë deri në pafundësi të mbushin faqet e gazetave tona. E ndërkohë më lart thamë që gazeta është shoqëruesja jonë në kafenë e mëngjesit. Por ajo që të bën përshtypje është që të njëjtin lajm e shohim të përpiluar në mënyra të ndryshme. E njëjta ngjarje tregohet me shifra dhe fakte të ndryshme. Numri i viktimave shpesh shtohet apo shkaqet e një tragjedie jepen me variante nga më të ndryshmet si pa të keq. E ndërkohë bëhet fjalë për të njëjtin lajm, të njëjtën histori e cila doemos ka një fakt, një të vërtetë dhe një fund i mirë apo i keq qoftë ai. Po pse vallë ngjarja që në momentin kur ndodh e deri në momentin që duhet të publikohet si lajm duhet të kalojë nëpër disa etapa që po i quajnë “proçese” e ku pikërisht këto proçese e çojnë ngjarjen deri në “deformim” me qëllimin e vetëm për të tërhequr vëmendjen e shqiptarëve, teksa ai vihet si titull kryesor në faqet e para të gazetave, duke krijuar kështu një disinformacion tek të tjerët. Duke kaluar kështu tek politika. Edhe disinformacionet politike përbëjnë një kah tjetër të risisë së ditës. Problemet politike në vend përbëjnë një hapësirë shumë të rëndësishme në lajmin e ditës. Sapo lamë pas zgjedhjet dhe komentet varionin pafundësisht në media të ndryshme ku jo pak herë të bën të dyshosh për vërtetësinë e lajmit cilësdo fushë që i përket. Kjo të lë të kuptosh se të gjitha lajmet jepen duke u nisur nga një këndvështrim vetjak. Sot në media flitet për një informacion të paanshëm për qëllimin e vetëm që t’i serviret popullit tonë asgjë më shumë se e vërteta e pastër, por duket se diçka e tillë mbetet vetëm një teori e të gjitha mediave të shkruara dhe atyre vizive. Një lajm që me gojën plot përgëzon qeverinë aktuale në luftën kundër korrupsionit e nga ana tjetër një tjetër lajm që jep shifra stratosferike për korrupsionin në vend. Kronika në fjalë flet për arritjet e sukseshme dhe afrimi i Shqipërisë për në BE, të lë përshtypjen se vendi ynë vërtetë po pranohet në Europën e Bashkuar. Mjafton të ndërrojmë stacionin ku veshi të dëgjon të kundërtën, se për Shqipërinë nuk ka dritë jeshile për të hyrë në Bashkimin Europian. Nuk di njeriu i shkretë cilin lajmë të besojë?! Tani vendi ynë po bën progres apo regres?!…

Nga njëra anë gjoja Europianët na lavdërojnë për arritjet e standarteve në zgjedhjet e fundit vendore e nga ana tjetër një tjetër media e përgënjeshtron këtë fakt duke vënë të gjitha përgjegjësitë mbi qeverinë aktuale. Tani a duhet të mendojmë se vërtetë këtë radhë ia dolëm që të kishim zgjedhje të lira dhe të ndershme konform rregullave të demokracisë, ashtu siç i do edhe Europa, apo duhet të mendojmë të kundërtën?!…

Kështu si një lojë e pakuptueshme rrjedhin lajmet çdo ditë duke ndikuar në realitetin e sotëm. Ky realitet që siç thamë fillon me shtypin e ditës që në mëngjes herët e për të vijuar gjatë gjithë ditës me edicionet e shumta të lajmeve në stacione të ndryshme televizive dhe radiofonike. Tashmë oraret e lajmeve i kemi mësuar mësuar përmendësh në të gjitha stacionet, dhe ne shqiptarët i dëgjojmë dhe ridëgjojmë shumë herë të njëjtin lajm, ndoshta për të zbuluar se cili është më i besueshmi…

Në këtë realitet të zymtë, kur papunësia kap shifra alarmante, ku ende flitet për gjakmarrje, ku krimi brenda familjes po godet përherë më shumë, ku varfëria po i bën vendin vetes në çdo familje shqiptare, ne duke parë e dëgjuar gjithandej edhe të tilla lajme e bëjnë edhe më absurd këtë realitet. Edhe më monoton se asnjëherë. E ndërsa mendon për të gjitha këto këto, mendja të shkon tek kultura. Po lajmet kulturore?! Çfarë vendi zë kultura në realitetin shqiptar?! Një lajm i tillë a nuk do të shërbente si një butësi pas gjithë atyre lajmeve të kobshme?! Dikush mund të thojë se meqë jeta kulturore në vendin tonë është shumë e plogësht, dhe për këtë ka të drejtë, por a nuk është media ajo që nxit apo ngadalëson një fakt, e në rastin konkret kulturën?!…

Mos vallë në kronikat e lajmeve dhe në faqet e gazetave nuk ka hapsirë të mjaftueshme qoftë edhe për një lajm të vetëm kulturor?! Dikush botoi një libër, dikush çeli një ekspozitë, dikund u zhvillua një koncert… a nuk meritojnë edhe këto informacione të kenë një vend të rëndësishëm në mediat tona?!…

Media shumë herë është quajtur edhe si pushteti i katërt. Kur të gjithë ne e dimë se tre pushtetet po keqpërdoren dita – ditës për të mos thënë po dhunohen nga drejtuesit e tyre nga etja e madhe për pasuri dhe pushtet, po pushteti i katërt, d.m.th. media a po e kryen siç duhet funksionin e tij?!

Nga ajo që shohim çdo ditë dhe nga realiteti që na rrethon, një gjë e tillë vihet pak në dyshim. Nëse një ngjarje e thjeshtë duhet me patjetër të kthehet në risinë e ditës, qoftë edhe duke u shtrembëruar duke shkuar deri në tjetërsim, atëherë ky për dëgjuesin dhe shikuesin nuk mund të quhet asnjëherë informacion por disinformacion. Pse vallë duhet që media të përdoret për të tilla qëllime, kur në fakt ne kemi diçka në dorë për ta ndryshuar një situatë të tillë? Pra le të ndërgjegjësohemi të gjithë në të gjitha mediat e shkruara apo vizive, dhe të përçohet tek të tjerët asgjë më shumë dhe asgjë më pak se sa realitetin dhe vërtetësinë e tij. Që vërtetë pushteti i katërt të kryejë funksionin që i është caktuar të informojë publikun me të vërtetën dhe realen, më politike, sociale, aktualitet etj, duke i vënë vetes synimin e vetëm, që secila ngjarje të përbëjë thjeshtë një lajm e jo një sensacion të ditës.

E gjitha kjo arrihet vetëm me një qëllim: të shkruajmë me paanësi për hir të së vërtetës dhe fjalës së lirë.

Emiranda Lukaj

DE BRICHAMBAUT VIZITON SHKODREN

-Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Marc Perrin de Brichambaut ka zhvilluar dje një takim pune me Kryebashkiakun e Shkodrës Lorenc Luka si duke siguruar mbështetjen e mëtejshme financiare që OSBE do të japë edhe në të ardhmen për çdo projekt të vlefshëm të paraqitur nga pushteti vendor si dhe strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës.  

SHKODER Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Marc Perrin de Brichambaut, në kuadër të vizitës që po zhvillon këto ditë në Shqipëri ka qenë dje i pranishëm edhe në qytetin e Shkodrës gjatë një takimi pune të zhvilluar me Kryebashkiakun e sapozgjedhur të këtij qyteti Lorenc Luka si dhe me drejtuesit e Drejtorisë së Policisë së këtij qarku.

I shoqëruar edhe nga Ambsasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Pavel Hacek, funksionari i lartë i kësaj organizate me seli në Vjenë, Marc Perrin de Brichambaut e ka zhvilluar ndalesën e tij të parë në Zyrën Rajonale të saj në Shkodër me patriotin e tij, francezin Antoine Rozes.

Më pas Brichambaut së bashku me Hacek dhe Rozes janë zhvendosur për një takim të zhvilluar në Këshillin e Qarkun të Shkodrës me Kryetarin e sapozgjedhur të Bashkisë së Shkodrës Lorenc Luka pa praninë e gazetarëve, qëllimi kryesor i të cilit ka qenë bashkëpunimi ndërmjet pushtetit lokal dhe Zyrës Rajonale të OSBE-së.

Menjëherë pas këtij takimi, kryebashkiaku Lorenc Luka u shpreh ndërmjet të tjerash për gazetarët se vizita ishte shumë premtuese sepse projektet e paraqitura nga pushteti lokal i Shkodrës do të gjejnë mbështetjen financiare të OSBE-së.

“Qëllimi i vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së në Shkodër ishte në kontekstin e bashkëpunimit që ne kemi pasur me zyrën e kësaj organizate në Shkodër si dhe për tu informuar për të gjithë ato projekte që janë realizuar deri tani, impakti që ata kanë pasur si dhe për një filozofi të re të bashkëpunimit tonë në të ardhmen.Mendoj se kjo vizitë ishte shumë e rëndësishme dhe shumë premtuese për të ardhmen dhe mbetem me shpresën që ata projekte që ne i kemi paraqitur do të realizohen dhe do të mbështeten financiare.”, tha ndërmjet të tjerash Luka.

Ndërkohë, i pyetur se ku do të konsistojë më konkretisht ky bashkëpunim, Kryebashkiaku i Shkodrës shpjegoi:

“Bashkëpunimet janë në fusha të ndryshme por ato që janë më të rëndësishme janë ata të asistencës teknike praën njësive të pushtetit lokal me ekspertë të ndryshëm si dhe mbështetja e strukturave të Drejtorisë së Policisë të Qarkut të Shkodrës.”

Vlen të theksohet se duke nisur që nga viti 2005 Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka financuar disa projekte mjaft të vlefshme për Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Shkodrës nëpërmjet bashkëpunimit të frytshëm që Zyra Rajonale e saj ka realizuar dhe vijon të zhvillojë me efektivat e policisë së këtij rajoni.Pikërisht në nëntor të vitit 2005, gjatë një takimi pune të zhvilluar në Pikën e kalimit Kufitar të Hanit të Hotit me Zëvendësministrin shqiptar të Punëve të Brëndëshme, Gjergj Lezhja si dhe me Kryetarin e Këshillit të Qarkut të Shkodrës Lorenc Luka, aktualisht kryetar bashkie i qytetit më të madh verior, Ambasadorët e OSBE-së, Francës si dhe të Çekisë në Tiranë dhuruan një sërë mjetesh të kushtueshme logjistike për policinë kufitare të këtij qarku të financuara përkatësisht nga OSBE si dhe qeveritë e Francës dhe të Çekisë.Ky donacion u dha në kuadër të intensifikimit të luftës kundër trafiqeve të paligjëshme dhe për vetë faktin se Qarku i Shkodrës mbulon vijën më të komplikuar kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi e cila është 4-fishe pasi kalon nëpër tokë, detin Adriatik, Liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna duke përbërë kështu një rast unik në Evropë.

Mbështetja e OSBE-së vijoi edhe gjatë vitit 2006 me financimin e ndërtimit të kullave të rojeve në plazhin e Velipojës, të kursit të anglishtes për punonjësit e Policisë Kufitare si dhe në një sërë mjetesh logjistike për Komisariatin e Policisë së Shkodrës si dhe për efektivat e Policisë Kufitare të po këtij qarku.

ARBEN  LAGRETA

Rrisku politik

Nuk asht e thanun që premtimet që jep nji forcë politike gjatë një fushate zgjedhore, të realizohen në masën 100% mbrenda një mandati, por në të njëjtën kohë nuk duhet harrue, se, çdo qytetar që i jep votë besimin asaj force politike, e jep voten me një besim të plotë se i zgjedhuni do të justifikojë besimin e votuesit, dhe pikërisht sepse vetë termi – Besë, asht “lajtmotivi” i të gjithë simbolikës shqipëtare të trashigueme në shekuj. Duke e vrejtë këtë term në të njëjtin kand – vështrim (jam i mendimit se), çdo forcë politike duhet të ndërgjegjësohet se nuk ka Pushtet të përjetshëm. Para një viti, dhe pikërisht me dt. 22 shkurt 2006, kam shkrue nji artikull në gazeten “SHQIPËRIA ETNIKE”, të titulluar: “A DO T’I REALIZOJË BERISHA PREMTIMET QË DHA GJATË FUSHATËS SË KORRIKUT 2005”? Sot, mbasi kanë kaluar afro një muaj nga data e botimit të këtij shkrimi, përsëri i kthehem asaj pyetjeje, duke ballafaque se, çka asht ba deri më sot dhe çka duhet ba për t’i u qëndrue besnik premtimeve të dhëna. (Kjo, natyrisht, parë në optiken e qytetarit të thjeshtë): – Jam i ndërgjegjëshm se, krimi, kontrabanda, korrupsioni dhe prostitucioni nuk mund të zhduken mbrenda nji mandati, madje, as mbrenda disa mandatesh, sepse kjo “smundje”, ka nji përfshirje globale. Por, gjithsesi (sipas mendjes time), në këtë fushë, asht ba nji punë mjaft efikase, gjatë këtij harku kohor të qeverisjes së Qeverisë – Berisha. Jam gjithashtu i bindun se, asnji qeveri nuk mundë ta zhdukë këtë fenomen, pa ndihmen e opozitës, dhe të gjitha forcave politike dhe duke ndërgjegjësue dhe sensibilizue të gjithë shoqërinë qytetare. Askush nuk duhet ta neglizhojë informacionin kur konstaton fenomene të kësaj natyre. Informacione të tilla japin popujt ma të zhvilluem të botës, ky lloj informimi nuk ka asgja të përbashkët me spiunët (ordinier) të sigurimit që përgjonin çdo bisedë, duke mbushur burgjet me njerëz të pafajshëm edhe për një “batutë” humorit që i binte “ndesh” diktaturës.

Por, çfarë mundë të ishte realizue nga premtimet e Berishës? Berisha, pati premtue dyfishimin e pensioneve mbrenda mandatit. Sipas kësaj logjike, në vitin 2006, pensionet duhet të ishin rritë në masën 25%. Por çfarë ndodhi? Ai rriti pensionet e fshatarëve, dhe pensionet e ulta të qytetarëve, duke kryer kështu, dy gabime tëmëdha: E para: fshatarët e kanë përfitue tokën me një herë, pas shpërbamjes së Kooperativave bujqësore, pra ata e kanë nji pronë. Në se, ata nuk kanë kushte dhe mjete me punue tokën, kjo “faturë” i takon Qeverisë për ta “likujdue” dhe kurrësesi, pensionistëve të qytetit të cilët nuk disponojnë asnji të ardhur tjetër. E dyta: Të pretendosh se, duke rritë pensionet minimale të qytetit ke krye nji akt “human”, përsëri edhe ky veprim asht absurd! Pse? Sistemi që lamë pas, ndonëse askujt nuk ja pagoi djersen, gjithësesi pensionet i ndau në kategori, duke vlerësue kontibutet. Në atë kohë pensionet varionin nga 3500 (të vjetra) minimali, në 7000, maksimali. Të “rrafshosh” pensionet don të thotë të Stimulosh Varfërinë, dhe të injorosh, punën e specialistit, dhe shkencëtarit. Konkretisht: – Në kohën që lamë pas, pensioni i një fshesatares së komunales, apo i një sanitares së një Institucioni ishte 3500 lek, kur paga reale gjatë punës kishte qenë 3800 lek. Ndërsa, paga e një specialisti të kategorisë së naltë ishte 6500, pensioni – 4500 lek. Punëtorët dhe specialistat që kanë punue në sektore të vështira kanë arritë deri në 7000 lek pension.

Vetë fakti që, në zgjedhjet e Pushtetit lokal, mazhoranca qeveritare fitoi, në zonat rurale, asht treguesi ma sinjifikativ i stimulimit të fshatit, dhe i humbjes së qyteteve kryesore. Ndonëse, nuk jam aspak xheloz për atë ndihmë që ju dha fshatarve, gjithësesi këtë “stimul” e quaj si një “inkurajim” të dembellekut. Insistoj me të gjithë forcën, që fshatarët të trajtohen me përparësi nga shteti, duke krijue kushte që të punojnë tokën, dhe t’ju bajnë thirrje bijve të tyne, që djersen ta derdhin në tokën e tyne, se mjaft punuen për grekun, madje dhe duke i fyer e përbuzur, deri në ndërrimin e emnave dhe të besimit, (nji akt ky – nga ma barbarët dhe ma shnjerzorët e kohënave moderne).

Berisha: Gjatë Fushatës, premtoi rivlerësimin e letrave me vlerë, duke korigjue gabimin fatal të paraardhësit të tij – Aleksander Meksi, i cili i pati kthyer, në “letra me birë”! këtë premtim të deklaruem gjatë Fushatës – 2005, zoti Berisha e ka përsëritë edhe me dt. 8 Prill 2006, në T.V.SH. ku citon shprehimisht: “87% e letrave me vlerë janë në duar të qytetarëve, ndërsa vetëm 13% e tyne janë vënë në efiçencë. Sasija e këtyne letrave arrinë në një shumë prej (640) milion dollarësh. Kto letra, ku me miliona (ndodhen nder banka të kursimeve), do të vlerësohen duke u ba bashkëpronare në ndërmarrjet e mëdha të cilat do të kalojnë në shoqëri “aksionere”. Pra, rritjen e pensioneve sipas premtimit të dhanë në Korrik 2005, (pa dallim klasifikimesh), dhe vlerësimin real të letrave me vlerë, i quaj të mundshëm, nëse ekziston vullneti i mirë i Qeverisë, duke krijue mundësi dhe hapsina të reja për mbijetesë. Dua t’i kujtoi Qeverisë, dhe zotit Berisha, se kam punue plot 40 vjet, nga të cilat, mbi 20 vjet, në tri hidrocentralet mbi lumin Drin. Kam qenë specialist i kategorisë ma të naltë, dhe kam punue në sektorët ma të vështira, në galeritë e çimentimeve, ku, bashkë me tunelet (bashkë me shokët e mijë) kemi “betonue” edhe mushkëritë. Besoj se, nuk asht aspak njerzore të marr nji person (10000) lek, baraz me nji sanitare spitalit apo me nji batanije. Të krahasohet pensioni i nji specialisti (të punëve të vështira), me (ato që thamë ma sipër) më duket kulmi i absurdit. Të krahasohet pensioni i një makinisti që ka punue me vite të tana mbi levat e Ekskavatorit, me pensionin e banakjerit, që ka “derdhë” djersën mbi levat e “ekspresit”, dhe që ka marrë (trefishin e rrogës së tij), asht, “tragjikomedi”!…

Brezi im asht brezi i sakrificës. Kemi jetue kohën e triskave – 1945 – 1957, kohën e “talonit” famë keq, dhe nuk jemi “dorzue”, se, na ka mbajtë shpresa. Lutemi mos na e vrisni SHPRESEN, si e vetmja “armë” e jona e disponueshme.

Mark Bregu

KESHI KY MASHTRUES I MADH

RIDVAN SHTEGU

Për  Keshin qytetarët  shkodranë kanë patur prej kohësh një mendim aspak të mirë. Kjo jo vetëm për mungesat e theksuara të furnizimit me energji elektrike të tyre, mungesa këto  që shpesh bëheshin me urdhra politikë , por dhe për menaxhimin e dobët e nivelin e lartë të korrupsionit që më shumë se kudo vërehej tek ato që punonin në këtë institucion, duke filluar që nga drejtuesit e deri tek punonjësit e thjeshtë. Është i pranueshëm fakti se Keshi në Shkodër është ndërrmarrja më antipatike dhe më e kritikuar nga komuniteti. E ndonëse ndryshimi i forces politike që drejton vendin , bëri që shumë shkodranë të mendonin se do të përmirësohej dhe puna e atij sektori që lidhet drejtpërdrejt me një nga shërbimet më jetike për të gjithë komunitetitn, siç është Kesh, kjo nuk ndodhi. Në mënyra të tjera, më të kamufluara por dhe me anë të presionit, Keshi në Shkodër , në vitin e fundit , tregoi se nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj qytetarëve shkodranë në përgjithësi, por vetëm ka ndryshuar rrethi i të privilegjuarve, duke ndërruar kah. Dhe tani kemi grupe të caktuara që paguajnë më pak energji elektrike sesa konsumojnë realisht,ose dhe nuk paguajnë fare,  që e kanë këtë shërbim më të shumtë e më cilësor  edhe  kur ka krizë energjitike , që pguajnë ftura qesharake dhe pse në banesat  apo bizneset e tyre, energjia elektrike është ajo që harxhohet më shumë , që lidhin dy a tre linja e ato asnjëherë nuk u këputen apo larg qoftë të jenë në listat e ndërprerjeve që bëhen me aksione të komanduara , që kanlë matësa por ato nuk u lexohen pasi preferencat janë të dukshme. Në të vërtetë , me ardhjen në pushtet të PD , Keshi dhe në Shkodër mprehi shpatën dhe kjo u duk që nga faturimi me urdhër apo porosi të drejtuesve të atyre që mëparë kishin qenë të privilegjuar dhe paguanin ndonjë shumë simbolike. Krahas kësaj , janë konsumatorët e zakonshëm, kryesisht ato familjarë , ato që pane se si “bosët “ e rinj të Keshit , mbushin xhepat me paratë e tyre, duke u faturuar energji elektrike më pak atyre që u japin lekë nën dorë dhe këto kilovat duka ja shtuar të tjerëve fiktivisht , në shumë raste fqinj të të parëve . Ky fenomen është vërejtur nga qytetarët e thjeshtë, në çdo lagje apo thuajse në çdo boks kolektiv apo kabinë të tillë. Por ankesat bijnë përherë në vesh të shurdhër dhe pse qytetarë apo dhe biznesmenë shkodranë, disa herë kanë denoncuar me fakte e emra konkretë , shkelje të tilla. E nuk ka si të ndodhë ndryshe , pasi ato që punojnë në këtë ndërrmarrje , kanë përvojë në përfshirjen korruptive të drejtuesve të tyre , që dhe pse ndryshon kahu politik, nuk i ndryshojnë sekserët apo ato që punojnë për to dhe për vehte. Kohlt  fundit, Keshi në Shkodër u përfshi në një aksion show , ku objekt ishin personat Vip të Shkodrës , që sipas Keshin ishin debitorë të tij. Për hir së të vërtetës , në listen e Keshit , kishtre me të vërtetë Vipa që ishin debitorë, por objekt ishin më së shumti ato që janë  shprehur kundër asaj që po ndodh në drejtimin e vendit apo qytetit. Me praninë vetëm fizike të drejtorit të përgjithshëm Gjergj Bojaxhi, i cili kishte pranuar të luante kështu rolin e një kllouni të telekomanduar për të plotësuar qëllimin e aksionit të veçantë të Keshit  në Shkodër, filloi këputja e energjisë elektrike tek vipat “debitorë” politikë. Dhe si përherë ato që deri para dy vitesh kishin qenë shërbëtorë të drejtuesve të atëhershëm të Keshit , tani bëheshin shërbetorë të bindur të drejtuesve të rinj, madje duke ndëshkuar dhe debitorët e vitit 2004 , e më pare. Tek qytetarët shkodranë , u kuptua qartë se aksioni i Keshit kishte një prapavijë politike , ishte një mashtrim , pasi shumica e atyre që drejtuesizt lokalë të Shkodrës u kujdesën ti publikonin në mediat kombëtare , ishin kundërshtarë të tyre, politikë apo dhe të fushave të tjera . Goditja ndaj disa personave të veçantë , ndërkohë që shkodranët e  dinë mirë se sa debitorë ka ky qytet i varfër që nga viti 2004 e deri tani, më shumë se e qëllimshme , ishte për ti treguar se “shteti “ka në dorë gjithçka. Dhe kjo goditje nuk kurseu as disa prej ish drejtuesve të partisë në pushtet , por që kanë filluar të dalin nga oborri i mëparshëm , shpesh dhe për arsye jot ë ndershme , por që gjithsesi duheshin ndëshkuar . Keshi , përveç se institucioni më i korruptuar dhe më mashtrues në Shkodër , tani është kthyer dhe në një xhandar të politikës , që ndëshkon kundërshtarët e saj, brenda apo jashtë ngjyrimit në pushtet.

Dajat e Sulltan Muratit të Dytë, kërkojnë trojet e Gjergj Kastriotit

Tashma statusi i asaj pjese të rëndësishme të Shqipërisë që e kishte fal Zoti e coptua ropi (njeriu), dhe ka emrin e ri Kosov, ndërsa atë historik Dardani, është fare pranë asajë që i takon prej vitit 1912 – 1913, Pamvarësisë. Në forumet më të larta Europiane e Botërore Pamvarësia është e padiskutueshme, ndonse për t’i krehur ngadal dajat e Sulltan Muratit II, Serbet, Pamvarësisë së Kosovës i kanë shtuar togfjalëshin e mbikqyrur. Serbët për të penguar pamvarësin e Kosovës për rreth një shekull kanë përdorur zjarre, hekur, krime, por edhe fallsifikime nga më kriminalet deri tek ato më qesharaket. Mjerisht një pjesë e Europës gjatë dekadave herë heshte e herë favorizonte serbin dhe tutoren e saj Rusin, gjer që u dhanë zemer për të vazhduar deri në vitin 1999 krimet dhe fallsifikimet e historisë. Vetëm atëherë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një pjesë e Europës së Bashkuar dhanë alarmin e ndalimit të krimeve shtetrore në trajtat e Genocidit që po ndërmerrte makina e fundit koloniale në Europ e Sllobedan Millosheviçit, Europa u kujtua se Populli i Kosovës dhe historia e tijë janë të njëjta me Europën Perëndimore dhe jo me ardhacakët sllav të Uraleve. Është interesant në shkruhet se elita e Europës Bashkuar dhe më gjërë ka filluar të shfletoi faqet e historisë së vërtetë të Dardanisë Ilire dhe më vonë, dhe është mahnitur nga historia e “palexuar” që është munduar ta fallsifikojë Serbia, e cila fallsifikimet e veta është munduar t’ja paraqesë Europës dhe Botës si argumenta historike. Së pari kishat dhe manastiret ortodokse të Kosovës tashma është qartësuar se nuk tregojnë trashigimi Serbe, por shqiptare, pasi këto kisha dhe manastire kanë qenë deri në shekullin XIII totalisht Katolike, dhe pas pushtimeve të Stefan Dushanit disa nga këto u kthyen në objekte kulti Ortodoks, madje nën bizantin edhe popullsia autoktone e Kosovës të ortodoksisë. Beteja e Fush-Kosovës 1389, ishte një betejë e koalicionit Antiturk jo vetëm të Ballkanit, por edhe të Europës së Kohës, dhe nëse bëhet fjalë për pushtues e Perandori Ajo Romake me trashigimtare Italin do të ishte pronaria e Europës Perëndimore, gjë që nuk mund të ndodhë. Pas vitit 1389, Serbia e kohës që sundohej nga Despoti (Serb) Gjergj Brankoviç, në vend që të ishte armik i turqve siç pretendohet sot, u bë miku më i mirë dhe i nënshtruar i Turqëve, pasi djalit të sulltanit të Vrarë (Sulltan Muratit I) i kishte dhënë vajzën e tij Hierinën për grua. Dhe pikërisht, pas kësajë filloi miqësia e pashoqe që e la Despotin serb të sundojë (ndonse i nënshtruar) jo vetëm teritoret e vogla të Serbisë, por edhe të tjera të dhuruara si mik nga pushtuesit turk. Historia e miqsisë të serbëve me Pushtuesit turq ka vazhduar për shumë shekuj, por këtu mjafton të kujtohet vetëm një moment kur ushtritë e krishtera të Europës me në krye mbretin Ladislav dhe trimin legjendar Gjon Huniadin e Hungarisë, në dhjetor 1444 organizojnë një ekspedit luftarake kundër ushtrive të Sulltan Muratit II. Gjergj Kastrioti ishte konfirmuar si komandant e prijës trim, dhe kishte konfirmuar pjesmarrjen e tij në këto luftime që do të bëheshin në Varna, dhe do të sjellte fitoren përfundimtare të ushtrive të krishtera mbi ato Islamo Arabo – Aziatike. Ishte pikrisht dinastia e despotëve të Brankoviçëve të Serbisë, që pengojë këtë fitore që dëmtojë e vonoi historinë e një pjese të Europës, duke përfshirë edhe Shqipërinë Etnike. Për këtë fajtor ishin dajat e Sulltan Muratit II që nuk lejuan kalimin e ushtrisë të Gjergj Kastriotit nëpër tokat serbe për të ndihmuar kualicionin antiotoman, ku si rezultat ushtria e krishterë humbi, dhe hordhit otomane e rimoren vehten, duke sjellë ata shekuj kolonial që i vuajmë edhe sot. Natyrisht Dajat e Sulltan Muratit II, Brankoviçët e Serbisë mundohen sot ta mohojnë këtë, por historia nuk është e shkruar me lapsë plumbi për t’u fshirë, por me gjak të pastër të racës simbol të Europës, Ilirëve të moçem apo shqiptarëve të sotëm, prandaj të gjithë kanë filluar ta kuptojnë se i vetmi “argument” i Serbëve për të penguar pamvarsin e Kosovës është ai që Dajat Serb kërkojnë trojet e Gjergj Kastriotit, që dikur i kishin pushtuar nipat Turq Sulltan Muratët Otoman. Në Shqipëri prej shekujsh ka ekzistuar e drejta Zakonore që Nipat kanë të drejtë të qesin pushkë për Dajat, dhe jo Dajat të kërkojnë plaçkën e dikurshme të Nipave. Sidoqoftë Europa për të realizuar këtë ëndërr serbe i duhet të kthehet jo pak, por mbi 550 vite mbrapa, gjë që nuk do të ndodhë kurrë më, ashtu si Serbët nuk do të kenë asnjë të drejtë kurrë më mbi Kosovën e Gjergj Kastriotit, heroit jo vetëm të Shqiptarëve, por edhe të Europës së Bashkuar së cilës i përket Kosova dhe Shqipëria, padyshim drejt bashkimit që predikon Europa, e jo drejt ndarjes së shohin ëndrra me rus e kinez sllavet e Ballkanit e më gjërë…

Ndue Bacaj

Ky burrë i urtë e me një okë mend

Autori i këtij libri është i njohur në katër cepat ku i shtrin gjymtyrët e veta “guverna” e Kastratit. Ai punoi një jetë të plotë njerzore në zyrat e gjëndjes civile. Vendi i punës e lidhi fort me familje, barqe e fise. Duke patur këtë privilegj, me zellin e pasionin që e karakterizon, përvetësoi mjaft elementë konkretë që përbëjnë etapat e zhvillimit të krahinës. Historia, me sa duket, paska qenë një hobi disi i fshehtë në shijet e këtij burri, ku pashia e urtia alternohen paprajshëm.

Zef Lekaj paraqitet me një natyrë gazmore. I respek-tueshëm deri në veneracion. Tip që të gërric në biseda të këndshme e pashterrim. Bujar deri në kult. I ndjeshëm thuase gjymtyrët i ka prej qelqi. Shfaq durimin për të vjelë prej bashkëbiseduesit ndodhi dhe etyde, për ta pasuruar sa më tepër të jetë e mundur, arsenalin e dijeve të veta.

U shprehëm se njeh shumëkënd dhe e njeh shumëkush në Komunën e Kastratit. Zyra e Gjëndjes Civile ka lëvizuar në kohë të ndryshme sipas stilit të organizimit të territorit nga autoritetet shtetërore. Ka shtegtuar nga Bratoshi, në Zagorë e në Bajzë. Nëpunësi shembullor, korekt deri në detajet më imcake, i ngjiti disa herë lartësitë e Gorajve e të Budishës, për t’u ngjitur në Katundin e Kastratit e për të zbritur në Bajzë, ku më së shumti ka qëndruar Zyra e Gjëndjes Civile. I zellshëm në kryerjen e përpiktë të detyrës shtetërore, Zef Lekaj, është ndër personat e paktë i gjithërespektueshëm, nga banorët e Malësisë së Madhe. Në këtë kësulë gjigante të vendit tim, banorët e sertë e zemërmirë, lidhen ndër vedi nëpërmjet urave nga më të ndryshmet. Ja përse besoj se Zefin e njohin edhe ata që nuk janë ekstrakomunitarë kastratas. Pra njihet në Shkrel po aq sa në Kelmend, në Hot po aq sa në Kastrat, në Zagorë po aq sa në Goraj, e kështu me rradhë.

     Jashtë kostumit të nëpunësit ideal, dallojmë një tjetër tip. Një malësor me virtyte morale të pastërta si bora e Veleçikut. Një trimalosh që nuk ta lëshon rrugën kollaj në të drejtën e vet. Ortak i preferuar në çdo rrem bisede. I njeh caqet e burrërisë e di të pozicionohet në podin që i takon. Njohës i hollë i traditave e folkut të krahinës. Mik i intelektualëve më në zë. Vlerëson tri personalitetet që dolën nga fisi i Kaçajve, Lukën e Madh, Dodën me kolor të pavdekshëm, e Toninin e rrëmujshëm në betejën me vargun. Nuk ngurron të investojë për ta ruajtur staturën e intelektit të vet. Ka nuanca të një humori me shije të hollë. Po ta ngasësh sadopak, shpërthen me yryshin e valëve të Cemit. Unë do ta quaja pa ngurrim një KASTRATAS TË MADH.

Te e vona, Zef Lekaj, hap sirtarin e vegimeve e hulumtimeve të veta, e nxjerr prej andej një turrë me shkrime. Janë krijime modeste të hedhura në letër në kohë të ndryshme. Paska patur një ëndërr të fshehur në sirtar, ky njeri i mirë e i virtytshëm. Në fillim ju hedhim një sy të sipërfaqshëm këtyre shkrimeve të jetueme në kohë reale. Kanë realizëm dhe sharm. Lexohen me ëndje nga malësori i zakonshëm, por edhe nga ai që është vërtetë një prurje. Zefi ngurron t’i dorëzojë për botim. I japim të drejtë. Ka kërkesa për kualitet në krijimtari. Këmbëngulë që kur të vihet në varg me ditunarët e tjerë të krahinës, të mos e prishë rreshtin. Me botimin e këtij libri, ka gjasa t’i bëhet realitet kjo dëshirë sublime. Për shenjtërinë e krijimeve të këtij burri të urtë e me një okë mend, le ta thotë fjalën e vet lexuesi dashamirës e i vëmendshëm.

Dashamir Cacaj, shkrimtar e botues

 

Kastrati im, prejardhja dhe traditat

Kastrati ndodhet në veri të Shqipërisë. Kufizohet, nga verilindja me malin e Veleçikut me lartësi 1726 metra mbi nivelin e detit, si dhe me Komunën e Shkrelit. Në lindje kufizohet me Përroin e Thatë, në juglindje me qytetin e rrethinat e Koplikut dhe në perëndim, me Liqenin e Shkodrës dhe me katundet e Bajrakut të Hotit. Si pykë, futet ndërmjet Hotit e Shkrelit, deri në bjeshkët e Kelmendit e të Bogës.

Kastrati është truall i lashtë, autokton për banorët e tij. Pra popullsia kastratase ka lëvizë herë pas here, po trualli ka mbetë po ai. Toka e Kastratit është përnjimend shqiptare, si për banuesit e hershëm dhe për ata që kanë ardhë më vonë. Kastrati i pjesës së Epërme ka kenë i banuem prej shumë shekujsh prej banorëve të kahmotshëm. Janë shqipfolës por prejkah kanë ardhë nuk dihet. A janë me prejardhje sllave a prej tjetërkah, nuk janë në gjëndje me e skjarue, as banorët e hershëm apo brezat e sotshëm.

Vendasit e parë në Kastrat janë Petroviqët, Totoviqët e Paloviqët. Edhe në ditët tona ekzistojnë si fise e bashkëjetojnë në harmoni me kastratasit që kanë ardhë më vonë. Sipas gojëdhënave të lëna trashigim, rreth vitit 1467, pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, një person i quejtun Dedël – Bredosil, i lindun e i rritun në fshatin Drekal të Kuçit të Malësisë së Madhe, ka vendosë të largohet nga vendi i lindjes, për me jetue dikund tjetër ma mirë. Kështu mori rrugën e teposhtes, udhëtoi natë e ditë papushim, dhe ma në fund me karvanin e tij tek Shtegu i dhëneve që gjindet në rranxë të Veleçikut, asht ndalë aty ku mushka ka zgjedhë me pushue. E vërteta e largimit prej Kuçit nuk dihet me saktësi. Ka fjalë se i asht largue hasmit. E vërtetë asht se ka kenë një fis i egër i krijuem ndër mote në katundin e Berishës.

Dedli pati shtatë djem. Bashkë me ta erdhi e u vendos në shpellën ku pushoi mushka, pra në rranxë të Veleçikut. Djali i madh thirrej Ilia, i dyti Ivan, i treti Pal, i katërti Nar, i pesti Gor, i gjashti Jar dhe i shtati Gjon. Dedli me djem, jetoi shtatë vjet në shpellë. Vendasit e atjeshëm, u janë afrue kësaj familjeje, e duhet thanë se nuk i kanë pritë fort mirë. Çfarë asht ba ma vonë, e dijnë ata vetë. Ka histori e gojëdhana të shumta por unë nuk po zgjatem. Ato që thashë ma sipër janë të vërteta se e dëshmon historia dhe vetë jeta.

Pas shtatë vjet jetese në shpellë, e kanë lëshue shpellën e janë nisë teposhtë për me gjetë ndonjë vend të përshtatshëm për me jetua. Kanë zanë vend tek Burimi i Gurrës, e në të djathtë të saj një kullë prej guri kanë ndërtua. Kanë jetue në këtë vend për shumë vjet, tue ndërtue banesa të reja me gurë të latuem. Aty i kanë edhe vorret të punueme me marak. Aty ndodhet edhe vorri i Dedëlit, të parit të Kastratit, por janë edhe vorret e trashigimtarëve të tij. Kush ka dëshirë me i pa, aty vorret i ka. Mandej njerzit që aty kanë gjetë, disa kanë ikë e dikush ka mbetë. Shumica asht largue e këtë vend e kanë shkretue. Fisi i Dedëlit asht shtua shpejt, e kanë zotnue vendbanimin, tue hapë ara e bashtina, tue mbajtë gjanë e gjallë e tue punua tokat. Ma vonë kanë zbritë në fushën e Bajzës pothuajse të shkretueme për sa i takon banimit.

Dedëli me djemtë t vet, si katolikë që ishin, nisën me ndërtue një kishë në emen të shejtit Shën Mark. Çprej asaj kohe te kjo kishë i luten Zotit, pra në Bratosh. Atje mblidhet gjithë Kastrati, me Vukpalaj e Goraj Budishë.

Shtatë vëllaznit jetuan bashkë deri sa dikush ka vdekë e dikush asht vra, nga luftnat e gjaqet. Kanë mbetë gjallë vetëm tre djemtë e mëdhenj. Ivani, Ilia e Pali kanë mbrritë në moshë të vjetër, ndërkohë kur Nari, Gori, Jari e Gjoni, ishin jetëshkurtën. Por mendohet se Nari e ka lanë një djalë. Po kështu nga një djalë kanë lanë edhe Gori e Jari. Gjoni, ma i vogli, ka vdekë krejt i ri pa lanë fëmijë.

Sipas burimeve të vjeluna, Nari ka jetue bashkë me Palin. Asht kjo arsyeja që pasardhësit kanë ruejtë mbiemnat. Nga Nari janë Narkajt e sotshëm. Ivani kur asht nda, ka shkue me djemtë e vet Leken e Keqin. Me Ilinë pati një deformim. Pasardhësit e quejtën vedin Alia. Kjo ndodhi se ndrroi emnin e besimin. Nga katolik u ba musliman. Me Alinë kanë bashkëjetue Gori e Jeri. Fëmijtë që kanë lanë Gori e Jeri, janë rritë dhe kanë marrë edukatë nga Alia. Secili ka lanë nga një djalë, si Gori, si Jeri. Edhe pse Alia ndrroi fe, nipat e tij nuk pranuen me iu largue fesë së Krishtit. Ata edhe kur janë rritë e janë nda, kanë trashigue për mbiemën, emnin e paraardhësit të tyne.

Gori pati një djalë me emnin Shkurt. Ky pati katër djelm: Gjokë Shkurtin, Deç Shkurtin, Prelë Shkurtin e Per Shkurtin. Që të gjithë këta vëllazen kanë formue katundet e veta në mbiemën të gjyshit. Nga Gor, në Goraj. Me qëllim që ta përjetojshin rracen e tyne, pjesa ma e madhe e fisit zbriti poshtë, nën Majë të Çelës. Pjesa e mbetun ka jetue në Bratosh. Pra emni i fshatit Goraj nuk asht emen sllav, por si rezultat i trashigimisë së Gorit. Këtë emën e ka dhe një fshat në rrethin e Beratit. Pra, kjo asht një dëshmi se sllavët nuk janë as në Berat, dhe as në Kastrat. Ky arsyetim ka vend edhe për fshatin Jeran. Banorët e këtij të fundit janë pasardhësit e Jerit. Kështu mund të flitet edhe për fiset e tjera të Kastratit. E mbështesin këtë logjikë edhe hulumtues së huej si Giorg Hahn në shkrimet e veta. Asht folë se Jera asht motër e Jerit dhe asht martua në Reç. Kur i ka vdekë burri, asht kthye në gjini së bashku me një djalë të lindun me burrin që i pati vdekë. Unë nuk i besoj kësaj gojëdhane. Lexuesit ta vrasin mendjen dhe t’i besojnë arsyes së tyne. Këto ndodhi nuk i kam përjetue por besoj se Kastrati e ka pranue me jetue në truellin e vet, por kurrë nuk e ka vu në krye të vendit fisin e Jerës.

Prelë Toma i Jeranit, ka kenë përfaqësues i Kastratit në Lidhjen e Prizrenit të vitit 1878, së bashku me krenë e bajraktarë të tjerë kastratas. Po të kishte kenë nip bije, nuk besoj se mund të ishte pranue përfaqësimi i tij. Kjo për faktin se krahinës nuk i mungonin burrat e urtë. Edhe në këtë pikë nuk po shkoj ma larg. Por dua me theksue se kur ka ardhë Dedëli në Kastrat, nuk asht folë a ka pasë vajza apo jo. As për vajzën Jerë nuk asht ba fjalë, ndërkohë për djalin Jer, po.

Gazetarja britanike Edit Durham që jetoi në Shqipni njëzet vjet, ka shkrue për Dedëlin e historinë e tij. Ndërkohë për Jerën nuk ka lanë asnjë fjalë të shkrueme.

Për çka po shkruej janë gjana të papame, shumë pak të ndigjueme por fort mirë të arsyetueme. Kam frikë se bien në veshë të shurdhet e se pakkush ka me i besue. Nuk jam në moshë të re kur po i hedh në letër këto shënime. Jam në moshën e pleqnisë së thellë dhe ju garantoj se jam konsultue me burra të moçëm e të urtë të mbarë krahinës së Kastratit, për këtë histori që po iu tregoj për Kastratin tim. Kam ba biseda me Mark Bacin, Lulash Pretashin, Hasan Ramën e të tjerë. Me këta burra të urtë kam jetue në stane për një kohë të giatë, e kam pasë boll kohë me marrë e me dhanë me ta. Në hartimin e kësaj historie të shkurtë, më ka ndihmue edhe jeta jeme praktike, përvoja e hulumtimet e paprajshme. Ndihmë të madhe më ka dhanë vendi i punës. Për 35 vjet pandërprerje kam punuar në Gjendjen Civile, e kam pasë njohje jo vetëm për Kastratin e Shkrelin, por edhe për Bogën, Lohen e Hotin. Më asht dhanë rasti të takohem e të bashkëbisedoj me burra malësie të njoftun. Unë mund të mos e njoh sa duhet bujqësinë e blegtorinë, politikën e urtinë, por historinë e kam pasë për zemër.

Nuk më duket e arsyeshme me u picigjatë në këtë shkrim për Kastratin edhe për segmente të tjera të Malësisë. Dëshëroj me u përqëndrue në fshatin Goraj ku kam lindë, jam rritë dhe edukue, deri sa jam ba 40 vjeç. Edhe ma vonë jetesën dhe punën i kam vazhdue jo fort larg fshatit tim të lindjes, Gorajve. Vendlindjen nuk e kam harrue për asnjë moment. Sepse besoj se ai që harron gjakun e fisin, asht farëtretun, pasi edhe bagëtia që asht shtazë, e mban afër gjakun e vet. Kush ka kenë çoban, e din mirë se ku due me dalë. Provo e hyj në vathën e gjësë së gjallë, e shih me sytë e tu, si rrinë afër e afër nana me bijën e me mbesën. Edhe në kullosë i gjen bashkë sepse i dalin zot të njajtit gjak. As gjaku nuk bahet ujë dhe as i joti nuk bahet i huej. Njeriu jot kah shkon të rrxon, kah vjen të çon.

Fisi Goraj ndodhet në një luginë midis maleve të Stolit e Çelës, në mes të Zagorës e Budishës. Si rrugë kryesore ka nisjen nga Gryka e Shtinit që hyn nga Zagora e të çon në Budishë e Katund të Kastratit. Një rrugë tjetër kamsore e ka tek Qafa e Gëlqeres që të çon në Jeran e në Bajzë. Asht një lug i thatë, me pak toka të pjerrëta, pa ujë e në mëshirë të fatit. Banorët merren me bujqësi, blegtori, pemtari e mbledhin sherbelë. Duhet thanë se vitet e fundit, bimët medicinale janë ba burimi kryesor i të ardhunave financiare për mbijetesë. Tradita flet edhe për kultivimin e vreshtave në Goraj e në rrethina të këtij fshati që e kam për zemër. Asht një toponim me emnin Vneshtë, ku ka pasë hardhi, fiq, dardha e të tjera lloje. Banorët në këtë vend kanë qenë të grupuem. Për me ruejtë prodhimet e veta kanë caktue një roje (budar), i cili ishte pjestar i banorëve të vneshtës. Një kodër kundruell Vneshtës edhe sot thirret Suka e Budarëve. Ky vend asht mbi burimin që thirret Lëmoq. Disa banorë të Gorajve i kanë pasë tokat nën Qafën e Gëlqeres, afër Rranxës së Veshtit e Vukpalajve, afër Lugut të Kalajve, nën Malin e Tatiçit, ku quhet Veshti i Gorajve me një sipërfaqe prej 4 hektarësh. Kjo tokë sot asht djerrinë me pak tokë nëpër të.

Gorajt kanë pasë një popullsi prej 200 frymësh. Por janë rrallue fort tue ra në fushë për një jetesë ma me komoditet. Kanë xanë vend në Rranxë të Veshtit, në Jeran, në qytezën e Bajzës, në Gashaj të Ivanajve, në Dobre të Koplikut, në Çezme, por edhe ma larg, në Lezhë e në Laç të Kurbinit.

Megjithse ishte katund i vogël e i vorfën, Goraj asht dallue për burrni e trimni, nder e besë, mikpritje e respekt. Ashtu si vëllaznitë e tjera të Kastratit, të rinj e të vjetër, kanë ruejtë zakonet e traditat, kanë mikpritë mik e bijë, kanë strehue gjithkend që u ka trokitë në derë. Për komb, flamur e besim kanë dhanë edhe jetën. Përmenden Gjelosh Marashi e Prelë Mark Vuksanaj, dëshmorë të luftimeve me jeniçerët osmanë. Plagë kanë marrë edhe Losh Lek Vuksanaj, Ndoc Preç Prekulaj e të tjerë.

Vendi i thatë u ka dhanë peshqesh banorëve të Gorajve varfërinë e skajshme. Vera ka kenë e thatë vazhdimisht. Ka ndodhë që edhe fara e hedhun ka shkue hurrç. Bukën e gojës e kanë sigurua duke lypë drithë në katundet e Bregut të Matës e ma larg. Këtë odise udhëtimesh e ka përjetue edhe autori i këtyre shënimeve. E kemi coptue me mokër guri drithin sa me e mbajtë shpirtin gjallë. Skrop, hithra të zieme e kaçimaku, ka kenë lista e gjellnave, në vite të veçanta ku zhegu ishte përvëlues. Mungesa e bukës asht kenë motër me mungesën e ujit, për njerzit e për kafshët. Ujët e pijshëm e kanë marrë në Dedaj të Shkrelit, tek Kroni i Ri një orë e gjysë larg, diku afër Rranxës së Veleçikut. Burimi i vetëm Lëmoqi, në qendër të fshatit, mbante pak ujë që shterrej shpejt. Kohët e fundit si pasojë e gërmimeve me gjasë për rregullimin e Kronit, ka humbë rrjedha e vetme e burimit.

Në kohëna të kalueme janë ba përpjekje me krijue ubla. Këto kroje e ruenin për një farë kohe ujët dhe thirreshin Ublat e Gorajve në gjysë të Malit të Çelës, mbi Lugun e Shtinit. Në kohën e verës ublat ruheshin me budar, duke e nda ujët me bujlerë sipas frymëve. Kur këto ubla mbeteshin bosh, bujlerat mbusheshin në Zagorë tek Burimi i Çerres.

Për shkollimin asht ba krejt pak nga organet e qeverisjes. Tek frati i katundit shkruhej një letër që merrte rrugë e lexohej një letër që vinte prej larg. Një shkollë fillore asht hapë vetëm në vitin 1946 në ndërtesën e Pjetër Markut. Ma vonë shkolla vendoset në shtëpinë e Vuksan Tomës. Për dy vjet këtu asht zhvillue dhe kursi i analfabetizmit. Autori i këtyre shenimeve ka kenë në rolin e arsimtarit në këtë rasë, pasi mësuesit ishin me kater klasë fillore e nga qyteti i Shkodrës, e nuk u jepej mundësia me dhanë mësim natën për banorët analfabetë.

Historia e përshkrueme në këtë material modest e pa pretendime, me giasë nuk besohet nga brezi i ri i kastratasve. Por jam i bindun se bashkëkohësit e mij e besojnë, se i kanë përjetue ato ndodhi të vorfnimit masiv e vuejtjeve të panumërueme. Vështërsi ka pasë edhe në sigurimin e ushqimeve për gjanë e gjallë. Bari i livadheve dhe i mezhdave digjej për hanë. Barrët me gjethe frashni, ishin ushqim sa me dalë me lëkurë në Shnjerq. Bagtitë ndodhte e erreshin në mal, e shpesh i merrte dami.

Aliajt e Gorajt kanë jetue bashkë e kanë pasë një vojvodë, Zenel Shabanin e Aliajve, deri njëqind vjet ma parë kur një pjesë e banorëve të Aliajve, kanë zbritë në fushat e Bajzës. Pjesa tjetër ka vazhdue jetesën në Katund të Kastratit dhe ka emnue një vojvodë tjetër prej Gorajve, Vuksan Lekë Gilaj-n. Pas shkëputjes me Aliajt, fshati asht quejtë Goraj – Kurtaj. Kështu ka qëndrue deri në vitin 1953 nën një këshill të përbashkët. Pra, Kurtajt janë Aliaj si fis. Unë mbaj mënd dy shtëpi nga Kurtaj, pra Aliaj, Hasan Rama e Zekë Alija që kanë banue në Goraj poshtë, me të cilat kemi nda të mirën e të keqen. Kemi jetue atëherë e sot si një vëllazni, pavarësisht se ata i përkisnin besimit islam e Gorajt e tjerë të fesë katolike. Nuk ka patur grindje. Kanë kenë bashkë në morte e në dasma.

Lagja Kurtaj pati banorë të fesë muslimane. Në vitin 1953 kanë shkue me Vuçë – Kurtaj, duke krijue një fshat të ri sipas administrimit të kohës. Një pjesë e Gorajve dhe e Kurtajve shkuen me Bratoshin. Këtij të fundit iu hoq Budisha, e cila kaloi me Gorajt. Prej asaj kohe fshati mori emnin Goraj-Budishë. Pra Budisha si fis, janë të Ivanit. Por kastratas janë edhe Gora e Budisha, porse dy vëllaznesh. Nga katundi kanë zbritë si Aliajt, Ivanajt, Vukpalajt e Gorajt. Dikush ma heret e dikush ma vonë. Kur kanë shkua ndër festa, dasma e morte, kastratasve u ka pri Alija e pasardhësit e tij. Kjo për arsye se Alia ka kenë djali ma i madh i Dedëlit. Në rastet kur një i Aliaj ka mungue, atëherë kanë pri Gorajt, si përfaqësues i Alisë, por se ka bashkëjeue me Alinë. Kur ndër festa, morte e dasma ka marrë pjesë nji i Aliaj, Gorajt kanë ndejë mbas Ivanajve e Vukpalajve, si vëlla ma i vogël.

Bjeshkët i kanë pasë të gjithë së bashku. Njisoj si Aliajt, si Ivanajt, si Vukpalajt e si Gorajt. Njisoj bashkë si Kreneshdolin, si Fushën e Zezë, si Drugomirin, si Gropat e Vrrinit, si Boçanin e të tjera bjeshkë. Po ashtu edhe Kastratin e moçëm.

Si çdo popullatë tjetër, edhe Gorajt kanë historinë e vet. Janë të një gjaku me të gjithë Kastratin tjetër. Për Gorajt fola ma tepër se kam njohje ma të madhe. U zgiata se besoj se u duhet lanë diçka e shkrueme brezave për historinë e fshatit Goraj e të krahinës së Kastratit. E theksoj se të parët tanë nuk kanë lanë gja të shkrueme si trashigimi. Nuk ka pasë shkolla, kështu që brezat para meje nuk kanë dijtë shkrim e këndim. Ne kemi trashigue vetëm gojëdhana nga të parët tanë e kurrgja ma tepër.

Le të flasim për barqet e Gorajve që e përbajnë fshatin. Janë katër vëllazën, që njihen si nipat e Gor Dedëlit, të bijt e Shkurtit, djalit të Gorit.

  1. Gjokë Shkurti, i madhi, Gjokajt e sotshëm.
  2. Deç Shkurti, i dyti, Deçajt e sotshëm.
  3. Prelë Shkurti, i treti, Prelajt e sotshëm.
  4. Per Shkurti, i katërti, Perajt e sotshëm.

Me barkun Gjokaj shkojnë familjet me mbiemen Gilaj, Spatharaj e Gjolaj. Për mbiemnin Spatharaj asht marrë nji tokë e tyne afër shpisë së fisit, e cila quhet Spathare. Ndërsa në fisin Deçaj shkojnë Deçajt. Këta e ruajnë edhe sot mbiemnin dhe janë të bijtë e Vuksan Tomës. Kurse mbiemni Ulaj e Prekulaj që mbahen nga Prekë Gjelja e Gjokë Ndoci që jetojnë në Bratosh, ka afërsi gjaku me Tonin Leken e Gjeto Gjeken. Me mbiemnin Veshtja, janë të afërm dhe banojnë në Rranxë të Veshtit.

Atje në Rranxë të Hijes në Bratosh ka pasë lindë edhe Marash Gjekë Mala (Veshtja). Gërmadhat e shtëpisë së vjetër të këtij burri, gjinden edhe sot afër shtëpisë së Prekë Gjeto Ulaj. Ndërsa familjet e tjera që sot e popullojnë Rranxën e Veshtit, janë thirrë dikur Lul Lekaj. Tash edhe ato thirren Veshtja, sipas vendit ku kanë zgjedhë për jetesë. Ata që sot banojnë në Breg të Matës të rrethit të Lezhës, kanë po ashtu mbiemnin Veshtja. Fisi Prelaj e ma vonë Vuksan Prelaj, ata që banojnë sot në Goraj sikurse janë Pjetër Mark Vuksanaj, Tomë Zef Vuksanaj e Mark Lul Vuksanaj, e ruejnë mbiemnin Vuksanaj. Kështu veprojnë edhe të bijtë e Gjeto Tomës e Pjetër Dodës që janë të vendosun në Goraj (Ivanaj). Vuksanajt që banojnë në Dobre, përdorin mbiemnat Gjetja e Gurai, ndonëse janë kushërinj. Ndërsa Vasel Rroku e Tomë Frani, megjithëse janë të Vuksan Prelaj, sot thirren Burgaj. Kanë marrë emnin e një mali që gjindet në Rranxë të Veshtit. Këta janë kushërinj me Vuksanajt që banojnë në Goraj. Stërnipat e Pjetër Markut që sot jetojnë në Qendër të Bajzës si Gjon Rroku, mban mbiemnin Burraj. Unë vetë e mbaj mend deri në pesë brezni që i kam njoftë e kam kuvendë me ta. Ja një rast: Helidon Marash Vuksanaj, Marash Zef Vuksanaj, Zef Lulash Vuksanaj dhe Lulash Pretash Vuksanaj. Nuk i kam njoftë por e kam me vesh, Lulash Pretashi, Pretash Marashi e Marash Nika, asht kushëri me Rrok Niken e Nikë Marashit. Pra Lulash Pretashi i Pretash Marashit dhe Rrok Nika i Nikë Marashit. Kështu edhe Dedë Nika e Gjon Nika.

Fisi Peraj përbahet prej tri breznishë. Këto janë Lekaj, Rudaj, Bakaj. Këto tri brezni ruejnë mbiemnat e të parëve të tyne.

Pra i gjithë fisi Goraj, ma parë i ka mbledhë nji sofër në të gjitha rastet e mira e të liga. Janë thirrë ndërvedi si pjestarë të nji gjaku. Nuk janë martue ndërvedi deri në vitin 1943. Ky vit shenon martesën e parë brenda fisit. Rastet janë shumë të rralla edhe ma vonë. Gorajt i kanë pasë e i kanë vorret bashkë në Goraj te Kisha. Kjo kishë asht ndërtua para 200 vjetësh e shkatrrua në vitet 1942-1943. Kisha asht rindërtua nga italianët në përkushtim të dëshmorit Pretash Prelë Gjolaj me gradën Kapter i Milicisë Shqiptare, i cili mbeti i vramë nga forcat serbo-malazeze, në mbrojtje të kufinit shqiptar.

Këtu mbaron ky përshkrim i thjeshtë për krahinën ku kam lindë, rritë e edukue, e te tanë jetën ia kam kushtue. Me ditë sadopak djelt e mi për prejardhjen e tyne, besoj se veç mirë asht. Ma thotë nji mende se edhe nipat kanë me e çue për mue nji putir me raki, në shenjë kujtimi për gjyshin që i deshti e i hatroi deri atje ku nuk ban ma.

Zef Lekaj

 

Ku bien gjylet e Topit të Berishës

Gjasat se politika shqiptare të motivoje ndonjëherë të vetme në historinë torturuese të postkomunizmit moral, janë si përbetimet jargavitëse të një prostitute se do të jetë besnike. Ambalazhimi tërësor i garniturës politike të emrave për pasuesin e Alfred Moisiut nuk përjashton nga gjithë ajo që Zhgënjimi i radhës nuk më ka përfundur vetëm këtë rast që kulisat e politikës të gjithëkahshme Kur nënkryetari i Partisë Demokratike, Bamir Topi, deklaroi jo ashtu spontanisht para gjithë mediave se projektligji i qeverisë për gjobat dhe për më tepër miratimi i tij në parlament, në orët e vona të natës këtë fillimjavë, ishte një veprim i nxituar dhe i papjekur, ai sigurisht që kishte në mendje dy gjëra, dy motive politike. E para, ajo që në fakt është edhe e shpallur prej Topit, është përpjekja e parë publike e tij për t‘i tërhequr vëmendjen Kryeministrit për problemet e pafund që po kalon mazhoranca prej disa muajsh, si dhe për mënyrën e drejtimit të qeverisë si “pashallëk” nga ministra të veçantë.

E dyta, deklarata “e papritur” e Topit në favor të biznesit sa i takon debateve për ligjin e sapomiratuar në Kuvend, mund të konsiderohet si një mesazh i veçantë drejtuar politikës. Sipas të cilit, nëse Topi do të jetë President, ai nuk do ta dekretojë këtë ligj. Me këtë “qitje të largët”, që projektohet në momentet e prag-fushatës për zgjedhjet presidenciale, Topi kërkon t‘i thotë opozitës në përgjithësi se ai nuk do të mund të dekretonte as ligje të tjera në parlament që mazhoranca do t‘i dekretojë, ashtu siç ka bërë, vetëm me forcën e kartonëve të vet. Ligje të tilla mund të kishin qenë ato për legalizimet, hipotekat dhe pronat, shumë prej cilave nuk janë votuar prej Bamir Topit, ose janë kundërshtuar prej tij në shumë momente. Parë në këtë dritë, mund të thuhet pa frikë se Topi ka nisur “divorcin” e tij politik me Partinë Demokratike të Berishës. Një rrugë ndoshta pa kthim, që do ta çojë atë qoftë përkohësisht në presidencë, apo më e pakta, nëse do të ketë të njëjtën “kryengritje” në sjelljen e tij politike kjo do të mund ta largojë atë në një të ardhme nga pozicionet e larta politike në këtë parti. Me shpërthimin e vet ndaj qeverisë dhe posaçërisht Kryeministrit Berisha, Topi kërkon gjithashtu që të ndalë revanshin që kanë ndërmarrë apo mund të ndërmarrin edhe më tej ndaj pretendimit të tij për President disa parti të koalicionit qeverisës. Të cilat kanë deklaruar mbështetjen e tyre për kandidatura të tjera të së djathtës për President, si zotin Godo p.sh., apo edhe më keq akoma edhe të zotit Nano, siç kanë pohuar p.sh., deputetë të PBDNJ-së. Me paralajmërimin që i bëri seriozisht Berishës në një moment kur mazhoranca të paktën në parlament paraqitet më e përçarë se kurrë në afro 2 vjet, Topi kërkon t‘i thotë Kryeministrit se nuk pranon të bëhet “mish për top” në garën presidenciale. Një garë, për të cilën Partia Demokratike ka shpallur publikisht kandidaturën e tij rreth 2 muaj më parë nëpërmjet zëvendësministrit aktual, Oketa. Zoti Topi, që ka gati 2 vjet që investon politikisht për të kapur presidencën, ndaj dhe për këtë arsye ka refuzuar dy herë rresht përfshirjen e tij në poste të larta në qeveri. Për këtë arsye, në finish të përpjekjeve të tij që përkojnë edhe me një moment shumë të favorshëm personal, pasi ai është aktualisht politikani më i preferuar në publik, Topi nuk mund të lejojë që qoftë Berisha, apo kushdo tjetër në PD dhe mazhorancë, të bëjë pazar në kurriz të interesave dhe ambicieve të tij politike. Qoftë edhe duke u justifikuar me interesin e mosshkuarjes në zgjedhje të parakohshme, çka mund ta bënte që segmente të mazhorancës të mund të përkrahnin Fatos Nanon apo dikë tjetër për në presidencë. Por, përtej asaj që mund të fshihet në kuptimet e deklaratës së fortë të Bamir Topit, pakënaqësia e tij ndaj frymës së bashkëpunimit të partive të koalicionit në Kuvend, ku zoti Topi është nënkryetar i grupit më të madh parlamentar, është evidente. Më se njëherë partitë qeverisëse kanë shfaqur diferencime të dukshme në qëndrimet e tyre në parlament, duke përforcuar gjithnjë e më shumë bindjen se krisjet normale të një bashkëqeverisjeje të brishtë po thellohen përditë e më shumë dhe sa herë që mazhoranca përballet me nisma dhe reforma që kërkojnë jo vetëm votën e të gjithë aleatëve, por edhe mbështetjen e tyre publike. Një mbështetje që jo vetëm ka munguar, por që në disa raste ka qenë në sensin negativ dhe me nota kundërshtuese ndaj qeverisë. Dhe si gjithnjë protagonistë të përplasjeve të tilla parlamentare kanë qenë disa parti qeverisëse, me përjashtim të Xhuvelit gjithmonë të bindur, që për interesa të forcimit të pozitave të tyre në pushtet kanë bërë presione të vazhdueshme ndaj qeverisë dhe zotit Berisha. Parti dhe politikanë që zoti Topi i fshikullon në deklaratën e tij, por jo më shumë sesa Kryeministrin, i cili, për hir të së vërtetës, gjendet në një moment tepër të vështirë, po të përfshish këtu veç problemeve në qeveri dhe kampin e vet, edhe presionet e gjithëçfarëshme për zgjedhjen e Presidentit dhe shmangien e një krizë të rëndë politike në vend. Ndoshta nuk është e njëjta skemë dhe histori politike, por reagimi i Topit, edhe pse ky përsërit shpesh se problemet e koalicionit duhet të diskutohen dhe bëhen prezent në parti më parë sesa në media, ngjan në një farë mase atë të Spartak Ngjelës, vitin e kaluar. Kohë, kur avokati kritikoi ashpër, por në një mënyrë tjetër Kryeministrin Berisha dhe disa projektligje të paraqitura në Parlament. Ndoshta Ngjela dhe Topi, ashtu sikurse edhe reagimet e tyre, nuk kanë asgjë të përbashkët, por ato janë dy raste që nuk mund të anashkalohen sikur nuk ka ndodhur asgjë. Të paktën, shqetësimi i Topit për ngecjen e ingranazhit të koalicionit ndoshta mund t‘i vlejë seriozisht Kryeministrit Berisha, i cili tashmë ndodhet në kohën e zgjedhjeve të shumta e të detyrueshme. Ose të mbështesë për President Topin, bashkëpunëtorin më të vjetër dhe besnik të tij, ose të mos e prishë me aleatët dhe të vijojë me këtë qeveri deri në kalimin e krizës së Presidentit, ose të gjejë një formulë tjetër që nëpërmjet konsultimit me aleatët të kënaqë edhe ambiciet politike të Topit, por edhe tekat politike të tyre. Një zgjedhje-zgjidhje, që shpeshherë ngatërrohet me rivalin presidencial të Topit, Fatos Nanon, votat e të cilit mund të shmangin një krizë presidenciale, por me siguri do të shërbenin si një shtrat për një “divorc” të mëtejshëm të Topit me Partinë Demokratike.

Albert VATAJ

“Trashigimia e Enver Hoxhës” privon shumicën e shqiptarëve nga mediat vizive borgjeze të perëndimit kapitalist

Shumkujt ky titull i këtijë opinioni do t’i duket paradoks pasi në Shqipëri ka rreth 16 vite që regjimi diktatorial i Enver Hoxhës e kompani është rrëzuar, e si rezultat shkimit i Televizorëve perëndimorë nuk ndalohet me ligjë, por edhe nuk mund të dënohet njeri se i shikon ato. Të gjitha këto janë të vërteta, por stacionet prestixhioze të Europës dhe Botës ka rreth një vit që mund të shihen vetëm nëse ke blerë një aparat Dixhitalb, por edhe nëse për këtë aparat blenë kartën e cila kushton mjaft për xhepat e shumicës së shqiptarëve, që janë të papunë, apo ushqehen me ndihma sociale të shtetit. Nëse karta familjare ka një farë çmimi disi më të arsyeshëm, karta e premiumeve të paketës supersport është mjaft e shtrejtë, pasi vetëm për një javë kushton 8000 lekë të vjetra, apo për një muaj 32 mijë lekë. Në fakt fillimisht kjo kartë ishte 5000 lekë në javë, por ju rrit çmimi menjëherë 60% dhe për këtë rritje çmimi (ndonse private) Media heshti, kur nuk heshte në rritje çmimesh shumë më të vogla që bën shteti. Është interesant të thuhet se në vende shumë më të pasura se ne shqiptarët, madje edhe antare të Bashkimit Europian nuk e kanë futur ende teknologjinë e Dixhitaleve për mediat vizive, dhe kjo nuk ka ndodhur jo se nuk kanë gjendjen ekonomike më të mirë se ne, por se vetë shteti, shoqatat dhe organizatat në mbrojtje të qytetarve nuk lejojnë këtë model Censure për të privuar shtresat më në nevojë për të parë pa pagesë dritaret e hapura të kulturës dhe dijes të Europës dhe Botës së zhvilluar. Gjithsesi ne për të motivuar titullin e opinionit tonë, po ju kujtojmë se teknologjia dixhitalb dhe kompania e kësaj Mdie vizive është e instaluar pikrisht në ish Muzeun e diktatorit Enver Hoxha i cili ndalonte me zjarr e hekur shikimin e Televizioneve të Europës e botës që ai i quante Borgjeze e kapitaliste, gjithashtu duke parë prapavijen politike të këtyre mediave vizive që është trashigimi nga e majta komuniste ne shpresojmë se kemi justifikuar titullin e këtij opinioni që nuk ka qëllim t’u prishë qejfin dashamirsve të Dixhitalbit, por ka si qëllim të ngushllojë sado pak pjesën më të madhe të shqiptarëve në nevojë që janë të privuar nga shikimi i stacioneve televizive të Europës e botës së ëndërruar…

Ndue Bacaj

 

Kela – fobi dhe sindromë e skizofrenisë autolezive të  antishqiptarisë

Kela-ky personazh ireal apo real plazmuar në shkronjtoren gazetareske diletante, që shfaqet me tipologji prej militanteje në rubrikën e gazetës  “Intervistë”  të kryeqytetit tonë, tashmë multiracial  e multietnik ku spikat kaotikja në tërë sferën e saj shoqërore e ideopolitike, ka peshën, rëndomsinë e propagandës së mirfilltë antishqiptare tek po gjen mjaft lexues në pseudointelektualizmin tonë kozmopolit varfanjak. Ajo shfaqet herë me gjasë prej intelktualeje, herë me gjasë prej injoranteje, ashtu pra siç mund të jetë e reja dhe i riu ynë, tek merr herë rrol femrorë, herë rrol mashkullorë (si ca specie të ulta detare që janë biseksuale) dhe padyshim e interpreton më së miri rrolin e paracaktuar, shpesh me besim euforik. Natyrisht nuk është gjë e re në fushën e vyer të gazetarisë, por vetëm një imitim qesharak i tendencës gazetareske të viteve të pas luftës së dytë botrore, që u eksportua nga SHBA në Europën perëndimore ku pati mjaft sukses gjer në vitet ’80 të shek. të kaluar, por sot është tejkaluar dhe fatkeqsisht nuk gjen më përndjekës. Në gazetarinë tonë me profesionalizëm të çalë, po gjen tifozë të ekzaltuar dhe po praktikohet tek synon Parnasin e merituar. Lexuesi i sotëm me një nivel mesatarë kulturorë natyrisht e kupton se si ndërtohen intervistat imagjinare me pak fantazi të gazetës së përmendur më lart dhe kam bindjen se i kalon përmes filtrit të arsyes së tij, duke bërë kullimin e mirfilltë të informacionit, nga propaganda. Në se nuk e bën, natyrisht është difekt i lindur mendor i pakthyeshëm i tij dhe mbetet gjithmonë defiçitarë në perceptimin e kryqëzuar. Mjeku i mirë do ti kshillonte të mos kalonte në forcaturë dhe të lexojë sa për të kaluar kohën, pranë filxhanit me kafe që përmban kafeinë, një stimulues i qelizave nervore.

  Kela, ka gjasën e një vajze shqiptare plot urrejtje për përkatësinë e saj etnike dhe e dashuruar me të drejtën e saj të pamohueshme me etnicitetin (nëse do mund ta quanim kështu) grek që i indukton kulturë me bukën e bardhë që i jep të mbushë barkun dhe me mbathjet prej mëndafshi që mund të mbathë. Se sa do të jetë e qëndrueshme dashuria e saj e kushtëzuar nga buka e bardhë dhe mbathjet prej mëndafshi, i takon vetëm asaj ta përcaktojë, pasi është ç’ështje ndjenje edhe pse e nxitur nga stomaku dhe pjesët e fundbarkut, a fundkurrizit të saj?! Ç’ështje stimulimi.

  Me të drejtë kujton se, populli shqiptarë në vitet e totalitarizmit pseudokomunist mund të hante vetëm shtatqind gramë bukë misri dhe mbathjet e palara ishte luks po ti ndrronte në fund të javës. Kujton shkollat dhe institucionet e larta arsimore që janë të një niveli të ulët, sepse asnjë shtet i botës nuk i njeh dipllomat e testimet e tyre dhe ka të drejtë. Na ve përpara pamje nga Shqipria e varfër ku rrugë plot baltë, plehra, ndyrësi dhe vajza lavire që shiten për pesë lekë, siç i thonë. Mandej shton se Greqia po na jep të hamë, pasi atje punojnë qindramijra emigrantë shqiptarë, pa saktësuar se këto emigrantë po japin një kontribut të ndjeshëm shtetit në fjalë, duke e nxjerrë disi nga kriza e pas viteve ‘90. Eshtë me të vërtetë realist përshkrimi i saj dhe unë për ta plotësuar do të shtoj ende gjëra që ajo, ndonse ka harruar ti citojë, pasi s’besoj se nuk i di. Në Tropojë ndodhi një ditë që një shok i çpoi topin një shokut të tij me pistoletë dhe i zoti i topit nxorri pistoletën e tij dhe e vrau. Në lagjen e jashtme të kryeqytetit një djalë njëzetepesë vjeçar mbyti një plakë duke ia përplasur kryet në murë për vetëm tridhjetë euro që kishte patur në çantë. Në Shkodër një baba vrau dhe groposi vajzën e tij, pse e kishte koritur duke u bërë e pandershme dhe kur e intervistuan tha se, kishte bërë mirë, plot vetdije. Në Lushnje vëllai i hapi kafkën me sopatë të vëllait pse pema e tij i hidhte hije mbi dritare. Në Fier burri vrau gruan e re me dy fëmijë në bark. Në Vlorë nipi vrau gjyshen pse nuk i jepte lekë e plot,… e plot të tjera dhe po të kalonim në arenën ndërkombtare natyrisht gama e krimeve të kryera nga shqiptarë do të zgjerohej në mënyrë të ndjeshme. Për ta dhënë të plotë imazhin e shqiptarit do të na duhej të citonim, shitës dhe shpërndarës droge, vjedhës, grabitës, shfrytzues prostitutash e plot të tjera. E dashur dhe e nderuara Kela, po të tentonim të bënim portretin e këtyre kriminelëve do vërenim pa kurrfarë tendence injorimi se janë; Fytyra të palara, me dhëmbë të prishur, flokë të pa krehur dhe shpesh me parazitë morra që i livadhisin duke ia pirë gjakun, nuk kan kryer as arsimin e detyrueshëm tetëvjeçarë, lahen apo s’lahen një herë në muaj tek qelbin si kërrma dhe më e keqja është se, nuk dijnë më tepër se tridhjetë fjalë të gjuhës shqipe për të formuluar mendimin e tyre, por më absurdia është se i gjen kudo, duke dëgjuar këngë sllave, greke, turke dhe gabelejevgjite. Shtoj këtu mandej, ato që janë në Athinë dhe mbrëmjeve presin nëpër lulishte omoseksualët grekë, tek shkojnë të shfryjnë nevojën e tyre fiziologjike për një shpërblim në euro. Në Shqipri, nëpër dasma kërcejnë me orë të tëra të dehur nën ritmin e këngëve si; mari maria faqet gurabia (gabelejevgjite), Jaman aman aman aman, sa të dashkam (turkoshqiptare), Agapimu agapimu(greke), Goce vaj vaj vaj mos më laj lëvere( turkoshqiptare). Por ne kemi nxjerrë këngëtarë dhe kërcimtarë të niveleve të kohës edhe pse nuk kemi edukatë dhe kulturë të mirëmbajtjes së vetvetes, tek paraqitemi të ndyrë, të qelbur, të pa moral e fare të pa ditur. Ndonëse kështu do të vazhdojmë të paraqitemi gjersa do të plasmojmë shijet tona estetike me muzikë, turkojevgjite, sllavemongoloide dhe grekolatine. Ndikimi i kulturave të mësipërme nëpërmjet tingujve joshës muzikor, fatkeqësisht jep këto rezultate, të padëshirueshme nga njeriu i civilizuar. Por ti vajzë e indinjuar dhe me pak materie gri, sepse nuk besoj se në kafkën tënde i kalon të shtatqind gramët, saqë po ta shihte sot një Hamlet do të thoshte me bindje;

– Ja një maskë prej palaçoje e shekullit njëzet e një!-, besoj se do të kuptosh që ky popull që po pjellë të tillë kriminelë dhe injorantë të ndyrë, nuk ka as pesëdhjetë vjet arsim “të lirë”, në një kohë që Greqia jote e dashur, Italia ndonëse e ëndërruar, Franca, Gjermania, Anglia etj… kanë nga pesqind vjet shkolla të lira e të konsoliduara dhe fatkeqsisht në to, ka raste më makabre krimesh. Po të kujtoj se në Greqi djali zhduku dhe i bëri copë-copë të dy prindërit, në Itali një djalë dymbëdhjetëvjeçarë e dogjën në acid kloridrik të gjallë, në Gjermani një i ri futi në kaldajë nënën e tij, në Angli një përdhunues vajzash të mitura i groposte në oborrin e shtëpisë së tij viktimat e shumta e të pafajshme dhe lista e shtazërisë, njerzore në këto vende të kulturës arsimore pesqindvjeçare, a më të hershme do të ishte gati e pafund, sepse ripërtrihet me ngjarje të tjera. Por ne asnjëherë nuk kemi vënë në dyshim kulturën dhe civilizimin e tyre edhe pse i ndërtuar mbi një bazë të dyshueshme kanibaleske primitive. Janë me të vërtetë të kulturuar! Ndihet pra pasoja e pesqindvjetëve arsim, ndërsa tek ne me pesëdhjetë vjetë arsim ndihet mungesa e kulturës. Besoj e vë re se pesdhjeta nuk është e barabartë me pesqindën, por një e dhjeta pjesë?!  Ji e ndërgjegjshme se me gjithë mirëdashjen për Greqinë, nuk do të mund ta linim jashtë këtyre ngjarjeve kanibaleske primitive. Por tani e nderuara zonjushë Kela, që të pëlqen shumë dukja prej të diture, do të më ndjesh por po të fus në një hulli tjetër të palëvruar gjer tash në këtë shkrim, duke lënë me pështirosje dhe me shpresë të fosilizohet, dukurinë shtazarake të njeriut të sotëm, qoftë shqiptare, apo greke. Me mirëdashje!

Në përgjigjet mjeshtërore, ti hektoplazmë e inteligjencës ndërtuar me art mbi bazë logjistike plagjative, që i jepje  “të rinjve që të pyesnin në rubrikën e komunikimit të lirë” të gazetës  “Intervistë”, thoje me të drejtë se, historia e greqisë studiohet që nga Kina, Japonia e SHBA, nga Anglia,  Irlanda dhe gjer në Australi e Afrikën e Jugut, duke shprehur kështu një të vërtetë relative që askush ka të drejtë ta mohojë. Ke harruar se dhe tek ne studjohet, madje edhe pse e pa nevojshme gjuhën greke e kishim dikur të detyrueshme në shkollën tonë të mesme. Prano sot rezultatin e atij arsimimi të detyruar, pasi po jep frytet edhe pse të tharta. Ndërsa unë si tendencioz që jam, sepse në një gen të kromozomit tim  bart mirfilli trashgiminë shqiptare do të thoja, që nënraca hibride greke, pasi dihet shkencërisht që derivon nga kryqëzimi semitoarab me induiranianmesopotam, nuk dinte të numronte dhe as të shkruante, pasi numrat dhe germat i morën prej arabosemitëve. (fakt shkencorë tashmë i ditur prej të gjithë studiuesve, ndonse jo nga injorantët, por ty nuk të konsideroj të tillë) Po të analizojmë popullin grek që kur doli në dritë dhe u duk në trojet e ballkanit rreth shek. VIII-VII p.e.s. që na dha figura të ndritura si, Omeri (edhe pse emrin nuk e ka grek) Platoni, Euripidi, Eskili, Pitagora, Arkimedi etj…etj po të duash po quajmë grekë të gjithë njerzit e shquar nga shek. VIII-VII p.e.s dhe gjer në shek.VII-VIII të e.s. pa patur kurrfarë cmire, pra në një gamë kohore prej katërmbëdhjetë shekujsh. Tashmë besoj se, kam të drejtë të bëj pyetjen, me shpresë që të dishë t’më përgjigjesh; Si ka mundësi që një popull në perudhën e formimit të tij (në fëmijrinë) të na japë kaq shumë figura të ndritura për nga bagazhi intelektiv, pra në katërmbëdhjetë shekujt e hershëm, ndërsa në katërmbëdhjetë shekujt e vonshëm, (në pjekurinë ) pra nga shek. VII-VIII e.s. e gjer më sot, nuk nxorri më në dritë, për t’mos thënë asnjë figurë spikatëse? Përse të ketë stanjuar kështu mendërisht? Përse e dashur ky devolucion kaq eklatant, kur ka patur mundësi të shkollohej dhe të arsimohej, ndërsa ne na ishte mohuar? Si ka mundësi ky regredim i pashembullt në histori se, kahja e evolucionit është progresive, i një populli që na solli kulturë ne të pakulturuarve banorë të hershëm të ballkanit? E nderuara Kela edhe pse ke pak materie gri në kafkën tëndë besoj aziatike, ke aftësi perceptimi, ndaj për të dhënë përgjigje do të të duhet të vesh në dispozicion të informacionit një numër të egzagjeruar  neuronesh ku për ty do të thotë mundim, në mënyrë që ta nxjerrish të përpunuar mirë që mos të biesh poshtë nga dukja mënçurore. Të uroj, pa kurrfarë cmire! Më tej të premtoj se, do të jem tendencioz në gjithë vëzhgimin tim dhe do të mundohem të hedh poshtë gjithë atë pseudokulturë, që ti e ke bërë me hipokrizi si tabu të mendësisë tënde, duke të uruar që të të nxisë në dukje dhe në njohje. Amorfizmi yt është për tu admiruar vajzë a djalë, a biseksuale ç’je?!

Unë do të kërkoj të bëj një udhëtim imagjinarë nga e sotmja tek e shkuara, duke i parë ndodhitë dhe gjërat nën një lente zmadhuese në mënyrë që të mund të zhveshim petkun e gjasës së vërtetë me të cilën rri e pështjellë gënjeshtra dhe paradoksi, tek na e servirin me ngjyra të harreshme. Mandej të ndihmojë ty që të shohësh më qartë për shkak të miopisë që ke e shfaq. Atë që ti me të drejtë e quan histori, pa ditur domethënien e saj sepse është thjesht një interpretim dhe jo shkencë egzakte, mundohu e nderuar ta interpretosh pasi s’të mungojnë aftësitë. Vëzhgimi im ka për qëllim  dhe do të mundohem të të citoj fakte e të ti argumentoj, jo ashtu siç e mendoj unë, që s’jam, ose quamë askushin, por siç e mendon mendja shkencore e kohës tonë, duke kërkuar ti interpretoj në mënyrën sa më origjinale dhe me objektivizëm. Le ti hedhim një sy gjysmës së dytë të shek. XX kur pas luftës së dytë botrore, turma grekësh dhe italianësh të uritur, të palarë, plot smundje parazitare dhe dhëmbë të prishur e të palarë me paradontozë dhe karje, u paraqitën në portat e Amerikës vendit që mirfilli fitoji konfliktin dhe doli më i pasuruar e më autoritari. Zyrat e emigracionit të atyre viteve në SHBA i kanë të evidencuara edhe sot e kësaj dite gjithshka si nga pikpamja etiko-morale ashtu dhe shëndetsore të individëve me përkatësi greke, apo italiane që hynë në territorin e SHBA.

(vijon)

Skender Krosi

 

Miss Italia 2006 në Shkodër

I kthyer ne epiqender te jetes jo vetem ne Shkoder por edhe ne Veriun e Shqiperise, Grand Hotel Europa ka patur mysafire te rradhes Miss Italia 2006, Claudia Andreatti. Vajza me e bukur e Italise, ka zgjedhur Grand Hotel Europen per te kaluar te vetmen nate te qendrimit ne Shqiperi, para se te drejtohet per nje aktivitet ne Malin e Zi. Andreati shoqerohej nga Maurizio Zanier, i cili pervecse pronar i markes se njohur te veshjeve intime Cotonella, eshte edhe sponsor gjeneral prej rreth 15 vitesh i konkursit te bukurise Miss Italia, si dhe nga administratori per Shqiperine i kesaj kompanie, Gjergj Leqejza. Ne ndryshim nga shume Misse, tek Claudia Andreatti te bie ne sy jo vetem thjeshtesia dhe sportiviteti ne veshje, por edhe menyra e komunikimit. Ne fakt, kontratat e lidhura te bukuroshes italiane, ia pengojne dhenien e intervistave pa patur ne trup shiritin e Miss Italise, por ne bisede me te meson shume nga jeta e saj. Claudia ka lindur ne Trento me 29 mars 1987 dhe jeton ne Perxhine Valgasuna. Ajo ka floket gesnjtenje, syte e kalter, eshte e gjate 180 cm dhe i perket shenjes se Dashit. Ka dy vellezer dhe dy motra, me te vegjel se ajo. Aktualisht frekuenton liceun shkencor dhe flet mire anglisht dhe sapo eshte kthyer nga SHBA, me sakte nga Teksasi, ku ka studiuar per nje vit. Ka ndermend te rregjistrohet ne Universitetin e Milanos per te studiuar Marredheniet Publike dhe enderron te hyje ne ate fushe, por do i pelqente te punonte ne televizion edhe si prezantuese. Modeli i saj eshte Simona Ventura. I pelqen te gatuaje strudel, te vallezoje, te beje ski dhe te notoje. Ardhja e Miss Italia 2006 ne Shkoder, eshte vertete nje eveniment qe nuk ndodh shpesh, ndersa Klaudia Andreati eshte pritur edhe nga qytetari i pare i Shkodres, Lorenc Luka. Duke iu pergjigjur interesit te madh te gazetareve, Miss Italia 2006 Claudia Andreatti ka dhene nje conference per shtyp ne mjediset e Grand Hotel Europa se bashku me pronarin e firmes Kotonela, e cila eshte sponsore prej 15 vitesh e konkursit te famshem te bukurise italiane. Jam ndjere si ne nje shtepi te dyte, ka thene Miss Italia 2006 ketu ne Shkoder, pasi te gjithe flasin italisht, jane mjaft mikprites por edhe nga fakti se Cotonella ka nje filial ne kete qytet. Kam ardhur nga aeroporti direct ne mjediset e Grand Hotel Europa ka thene Andreati, dhe nuk kam mundur akoma te njihem mire me qytetin dhe vendin tuaj, por nese do te kisha nje ftese, do te kthehesha me deshire ketu. E pyetur ne lidhje me kushtet e akomodimit ne Grand Hotel Europa, miss Italia 2006 eshte shprehur se “Shume i bukur, vertete nje hotel i bukur, komplimente. Kam mundur te provoj edhe kuzhinen e hotelit, pasi kur erdha isha e uritur. Edhe ajo eshte shume e mire”. Fitimi i titullit, ka thene Andreatti ka ndryshuar shume jeten time. Udhetoj shume dhe marr pjese ne shume evenimente. Planet e mija per te ardhmen, ka vijuar ajo, i perkasin fushes se spektakleve te bukurise, televizionit si prezantuese, por edhe diplomimit ne Universitetin e Milanos. Si te gjithe njerezit, kam deshire te martohem, te kem femije dhe te krijoj familjen time. Shpresoj ti realizoj te gjitha planet. Per nder te vizites se Miss Italia ne Shkoder, ne mjediset e bar- restorant “Idromeno”, Gjergj Leqejza ka dhene edhe nje pritje solemne, ku merrnin pjese autoritete te larta vendore, perfaqesues te medias dhe personalitete te fushave te ndryshme. Sigurisht, konsulli Italian Stefano Marguccio, do te jete ndjere krenar teksa ka prezantuar imazhin e bukurise italiane permes Miss Italia, Claudia Andreatti. Bukuroshja shqiptare, e shoqeruar nga Zanier dhe Leqejza, eshte pritur edhe nga kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha. Bashkebiseduesit kane shprehur deshiren per nje bashkepunim te gjithanshem ne interesin reciprok, ndersa kreu i qeverise ka shprehur gatishmerine per stimulimin e bisnesit jo vetem vendas, por edhe atij te huaj. Ardhja ne Shkoder e vajzes me te bukur te Italise, sigurisht eshte nje eveniment jo vetem per qytetin, por edhe Shqiperine dhe ne keto permasa eshte perjetuar edhe vizita e Miss Italia 2006, Claudia Andreatti ne qytetin me te madh verior.

Esmeralda Delija

 

Pasojat e vitit me te zi ne historine shqiptare

Viti 1997 eshte viti me i zi ne historine e shtetit shqiptar. Falimentimi i firmave piramidale ishte shkendije per ti vene flaken sistemit te atehershem. Si pasoje, u shperthyen depot e armatimit te ushtrise shqiptare dhe brenda disa diteve, kishim nje popull te armatosur. Mosfunksionimi i shtetit ishte premise e nje lufte te mirefillte civile, pasojat e te ciles ndjehen edhe sot e kesaj dite.
Shume njerez te pafajshem u pushkatuan, te tjere u plagosen, u gjymtuan, u dhunuan, u akuzuan dhe u neperkemben. Njeri nder ta eshte edhe Fatjon Çekaj, lindur me 10.01.1979. Megjithese njihej si nje djale pa probleme, policia e akuzon per armembajtje pa leje dhe tentative vrasje ndaj qytetarit H. Mujaxhi. Ne kushte te tilla, duke ndjere vehten te rrezikuar me jete, pasi shume te tjere te akuzuar pa fakte, asokohe jane eleminuar edhe ne mjediset e policise, gjen mundesine dhe braktis Shqiperine. Askush sot nuk di nje adrese te sakte te tij, megjithese mendohet se ka jetuar ne Britanine e Madhe, ne Irlande, ne Belgjike, ne Holande, ne Gjermani, gjithmone duke levizur, duke ndryshuar venbanimin i ndjere i kercenuar per jeten si pasoje e kalvarit te perjetuar ne vendlindje.

Rifat Ymeri

Nr. 102 i qazetës në print

0
Topi në pikën e 11-metërshit politik

A mund ta presë këtë “penallti” Fino?!

Përzgjedhja e Topit është gjëja më e zgjuar që tançka e djathta ka propozuar tash e 15 vite të shkuara në politikën e kartës së përfaqësimit. Emri në fjalë i kandidimit dëshmon një vetëdije dhe pjekuri politike, ndoshta pahiri. Ndoshta edhe për t’ia rrëmbyer në një farë mënyre hisen që i takon opozitës.

Në rast se nuk do të arrihet në një zgjedhje konsensuale, në pamundësi të garantimit të 84 votave të domosdoshme, pra pashmangshmëritë edhe të 2 votave të opozitës, kjo sipas llogarive të Berishës, shqiptarët do ta shohin veten sërish para kutive të votimit.

Pas një zhurme që siluroi duke e vënë në pozita kritike Berishën, dhe krijimit të panoramës së një të ashtuquajture marrëveshje të fshehtë mes tij dhe Nanos, hidhet në treg emri që PD-ja propozon për kandidaturën e Presidentit të Republikës. Ai është Bamir Topi, nënkryetar i demokratëve dhe njëkohësisht kryetar i grupit parlamentar të kësaj partie. Përzgjedhja e Topit është gjëja më e zgjuar që tançka e djathta ka propozuar tash e 15 vite të shkuara në politikën e kartës së përfaqësimit. Emri në fjalë i kandidimit dëshmon një vetëdije dhe pjekuri politike, ndoshta pahiri. Ndoshta edhe për t’ia rrëmbyer në një farë mënyre hisen që i takon opozitës.

Në rast se nuk do të arrihet në një zgjedhje konsensuale, në pamundësi të garantimit të 84 votave të domosdoshme, pra pashmangshmëritë edhe të 2 votave të opozitës, kjo sipas llogarive të Berishës, shqiptarët do ta shohin veten sërish para kutive të votimit.  Opozita që në muajt e kaluar, ende pa pasur një rezultat optimist të arritur më 18 shkurt, u ka fryrë borive të mobilizimit, për ta vënë mazhorancën para krizës së Presidentit. Tash, kur ajo përpiqet ta shohë veten në pozita të favorshme besueshmërie elektorale, ka edhe një arsye më shumë për të shtrënguar radhët, për të bërë dhe pazare për dy votat që do të zgjidhin ose jo këtë “nyjë gordiane”. Gjithsesi, kryeministri Berisha është i mendimit se e djathta duhet të përgatitet edhe për zgjedhje të parakohshme.

Pragu i kërcënuar i zgjedhjeve të parakohshme, i artikuluar edhe nga faktorët ndërkombëtarë, duket se nuk step opozitën para tundimit për të provuar shansin që t’ia rimarrë pushtetin Berishës. Dhe këtë ajo nuk ka hezituar ta bëjë fakt të kryer nëpërmjet krijimit të një “stuhie në gotë”, daljen tek emri konkret për kandidaturën e Presidentit. Nëpërmjet sekretarit për Burimet Njerëzore, Blendi Klosi, ka piketuar ish-kryeministrin e Pajtimit Kombëtar, Bashkim Finon, si rivalin e mundshëm të Topit, dhe njëkohësisht si arsyen tashmë të kalkuluar politike për të pasur zgjedhje të parakohshme. Megjithëse Klosi këtij referimi nominal për rivalitet, duket qartazi ta ketë cituar si kundërpeshë të asaj që ai do ta cilësonte si provokuese, kandidaturën e PD-së, pasi sipas tij, Topi përfaqëson të djathtën ekstreme. Një eksponent tjetër i PS, konkretisht Sekretari Politik, Ben Blushi ka ironizura, duke cilësuar prezantimin e kandidaturës nga PD, si një shaka të Berishës.

Standartizimi politik i postit të Presidentit domosdoshmërisht duhet të qaset në kondicionin e konsensualitetit. Sipas Blushit: “President konsensual do të thotë të ulemi në tavolinë dhe të merremi vesh për një kandidaturë e cila plotëson disa norma politike dhe etike, për të kandiduar për postin e Presidentit”. Propabiliteti, se mundësia e garantimit që kjo klasë politike do të rrok vullnetin për të kalkuluar një gjuhë të përbashkët, qoftë edhe për Presidentin, në rastin konkret është zero. Kjo jo dhe aq se propozimi ka ardhur nga PD, dhe Presidenti i takon opozitës, siç është shprehur demokristiani Lesi, se sa çdo gjë e Berishës kuptohet si një herezi politike dhe popullohet si blasfemi në dogmën e përqafimit të politikës së re.

Bamir Topi, gjithsesi, mbetet një nga kandidaturat më përcaktuese për fatin e së djathtës, megjithëse hierarkia e tij partiake po shëtit në tregun politiko-mediatik si një mur i lartë, i pamundur të kapërcehet. Pozitat në të cilat ndodhet politika, ose më saktë qorrsokaku ku kandidimi demokrat e ka futur atë, është tamam si në një finale ku fatin e ndeshjes e përcakton penalltia e akorduar në sekondat e fundit. Tensioni dhe emocioni janë në pikun e tyre. Polarizimi motivohet përkundër çdo logjike që ofrohet si alternativë. Parë me optikën e besueshmërisë elektorale, nga njëra anë, opozita pretendon të jetë sfida e 18 shkurtit, dhe këtë e mbështet më rrëmbimin e qyteteve të mëdha, ndërkohë që mazhoranca ngrohet te vullneti plebishitar i fitores.

Ende nuk mund të thuhet saktësisht sesi do të përfundojë ky zgrip politik. Kjo pasi edhe aty ky mazhoranca pretendon të përmbush numrin e domosdoshëm të votave, kushtet klimaterike kanë tendencat acarimi të skajshëm duke fikur çdo shpresë ende pa u hedhur hapat e delegimit numerik. Situata ka gjasa të dalë nga kontrolli edhe brenda numëratores së Berishës. Nëse tash për tash, Lesi ka kërkuar vetëm respektimin e parimit të konsensit, që sipas tij mund të jetë i tillë vetëm me një kandidaturë të dalë nga dueti Rama-Meta, ku i dihet se çfarë do t’i shkrepë në 81 kokat e tjera që Berisha i pandeh si stad të pandryshueshëm.

Gjithsesi, deri atëherë mund të ndodhin kaq shumë gjëra, sa do të ishte kokëkrisje të vije piketat, se ku do të hedhësh bazamentin e një përfundimi. Për më tepër, kur deri më tash asnjë rrjedhojë logjike nuk ka ushtruar vullnet mbi faktorizimin e hapave të politikëbërjes, për më tepër, kur bëhet fjalë për pushtet. Çoroditja e klasës politike shqiptare është një tipar që nuk shfaqet vetëm në sipërfaqe, por edhe në fondament. Ajo që mund ta artikulojmë si politika e befasisë, është politikë kafenesh, politikë e çastit, dritëshkurtësie dhe tërsëllimë kokash të nxehta, që kanë qenë përcaktues deri më tash, në atë që beh me zbardhjen e një dite të trazuar shqiptare.

Por ajo që mund të thuhet me saktësi në këtë vorbull mendjesh me produkt të vetëtimshëm, është se opozita kurrsesi nuk do të pajtohet, sikurse është rrekur të dëshmojë, me kandidaturën e PD-së për Presidentin e Republikës, qoftë ky dhe Bamir Topi.

Opozita në veçanti dhe klasa politike shqiptare në përgjithësi, përgjatë gjithë përvojës së saj ka gjykuar zgjedhjet e parakohshme, si mundësia e vetme nga mund të hyhet në produktivitet. Politika kurrë nuk ka gjykuar konditat dhe parametrat ligjorë apo monetarë, dhe gjithë mekanizmin zgjedhor në tërësi, si vullnesë për të vënë nën fre tundimin për pushtet. As tani ajo nuk ka komoditetin e nevojshëm për të gjykuar kthjellët, nëse duhet për hatër të respektimit të disa kushteve, para së cilave e ka vënë faktori ndërkombëtar, e kanë vënë zgjedhjet që lamë pas, i ashtuquajturi “shans i humbur”, sepse ajo e ka dizenjuar veten si mobilizim për luftë dhe rivalin si armik.

Nga Albert VATAJ

 

Kalvari i persekutimeve të familjes Cepa

A është Shqipëria një vend i sigurtë?! A është shteti shqiptar garant i lirive dhe të drejtave të njeriut, barazisë sociale ekonomike dhe politike?! Megjithëse ajo bën pjesë në të gjithë organizmat ndërkombëtare, ka nënshkruar të gjithë karta që rrjedhin nga vendet demokratike dhe së fundi ka nënshkruar dhe marrëveshjen e Asociim Stabilizimit me Bashkimin Evropian, mbetet paradoksale të mendosh se në këtë vend çdokush është i lirë, me shanse të barabarta dhe i mbrojtur nga imuniteti i detyrimeve kushtetuese që bëjnë përgjegjës shtetin në zbatimin dhe respektimin e tyre. Politika është ajo që bën ligjin. Në Shqipëri politika është mafia. Njerëz të pasur që penetrojnë në politikë dhe vendosin veton për gjithçka dhe mbi fatin e gjithkujt. Në politikën shqiptare të dalë nga garnitura e kuzhinës së diktaturës së Enver Hozhës, jo vetëm njerëz të kompromentuar rëndë me krimin, njerëz me precedentë të rëndë penal, por popullohet deri edhe nga njerëz që kanë vrarë me dorën e tyre. Absurde! Ndërsa vendet e civilizuara kërkojnë të përsosin jetën e shtetasve të tyre, në Shqipëri shpëtimi i vetëm është të emigrosh. Kjo zgjidhje e detyruar nga pamundësia për të jetuar me persekutimin, me dhunimin psikik dhe fizik, me eliminimin, ka shtyrë si shumë shqiptarë të tjerë edhe shtetasin Enea Cepa, të lërë vendin e tij, dhe gjithçka që e rriti me djersë dhe e vaditi me gjak. Kalvari i persekutimit të familjes Cepa i ngjan rrugës së mundimshme drejt Golgotës. Vetë Enea dhe bashkëshortja e tij janë dëshmi e gjallë e këtij absurdi shqiptar, këtij monstruoziteti të kthyer në sistem dhe mbi të cilin njerëzit e politikës së vjetër kërkojnë të ruajnë të forta pozitat e tyre. Tamam siç vepruan diktatorët në të gjithë rrjedhojën e tyre të shtetsundimit. Familja Cepa bindjet fetare dhe politike, aderimin në Shoqatën e Ish-Të Përndjekurve Politikë, kontributin në lëvizjen demokratike dhe në forumet drejtuese të Partisë Demokratike që nga krijimi i saj atyre u është dashur t’i paguajnë shumë shtrenjtë. Kjo hakmarrje gati patologjike e komunistëve dhe ish-komunistëve ndaj familjes Cepa ka fillesat e saj që në vitin 1946-1960 kohë kur regjimi i Enver Hoxhës i konfiskon pasurinë të përbërë nga 25 hektarë tokë dhe 500 dru frutorë në fshatin Opar, në rrethin e Korçës. Ky kalvar do të vijojë me burgosjen për agjitacion dhe propagandë kundër regjimit të Enver Hoxhës, të babait të Enea Cepas dhe vëllezërit e tij Renato dhe Dhimitraq, në verën e vitit 1985. Po të njëjtin fat ka patur dhe familja e gruas së Enea Cepas, Suela. Gjyshi i saj ka ndërruar jetë në burgjet e komunizmit nga torturat çnjerëzore ushtruar ndaj tij nga xhelatët e Sigurimit të Shtetit. Si për të mos përfunduar me kaq, nga ky regjim i është mohuar një ndër të drejtat universale, ajo e arsimit. Pas ndryshimeve politike kjo familje u bë ndër përkrahëset më të flakta të demokracisë dhe Partisë Demokratike që në protestën e 12 dhjetorit të vitit 1990, kohë kur mendohej se komunizmi po jepte shpirtë. Në këtë protestë Enea vëllai i tij Renato dhe prindërit Dhionis dhe Kostace u rrahen mizorisht nga forcat speciale të pasuesit të denjë të Enver Hozhës, Ramiz Alisë. Më 20 shkurt 1991 në protestën e zhvilluar në qytetin e Korcës, Enea Cepa goditet në kokë me qytë arme duke marrë plagë të rënda. Fitorja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992, ishte një fitore e madhe, një rilindje për familjen Cepa, e cila e kishte paguar shtrenjtë diktaturën komuniste më të egër në Evropë. Por kjo liri do të ishte ë përkohshme, sepse falangat bolshevike do të rimodelonin luftën e tyre duke e veshur me mantelin e demokracisë. Enea Cepa dhe bashkëshortja e tij, Suela do të kërcënohen me vdekje dhe do të keqtrajtohen nga skuadrat e vdekjes së Fatos Nanos, të birit të një ish-drejtuesi të nomengalturës së Hoxhës, në lagjen e tyre në Korçë më 1 korrik të vitit 1997.  Gjithashtu natën e 8 dhjetorit të vitit 2000 dy oficerë të forcave speciale dhe një eksponent i Shërbimit Informativ Shqiptar me maska në fytyrë  kanë dhunuar privatësinë e familjes Cepa, duke bastisur banesën me pretendimin e një kontrolli rutinë për armë. Në mesnatën e 10-11 dhjetorit 2000 dy SHIK-as kanë shoqëruar bashkëshorten e Enea Cepas, me pretendimin se do ta dërgonin në shtëpi. Rrugës ata i kanë bërë presion psikologjik dhe e kanë kërcënuar se duhet të heq dorë nga Partia Demokratike dhe mbështetja politike ndaj saj. Si për të mos e mbyllur me kaq, ata e kanë marrë zonjën Suela Cepa dhe në një kthinë të Shtëpisë së Pushimit të Punëtorëve në Korçë e kanë ngacmuar fizikisht për ta finalizuar këtë barbari me përdhunimin e saj shtazarak. Duke u larguar ata e kanë lënë gruan, e cila më pas është ajo kthyer në shtëpi me një taksi të rastit.

Pak a shumë ky është fati tragjik i një çifti, i një familjeje, i një dinastie antikomuniste. Në këto kushte kur për asnjë moment nuk ke të garantuar, as jetën, as privatësinë, as pronën, asgjë, si rrugëzgjidhje e vetme është largimi nga ai vend ku ke lindur, e ke dashur, ke rrezikuar që të bëhet parajsa e fëmijëve të tu. Ky është kaluari i Enea Cepas, bashkëshortes së tij, Suela, familjes së tij. Kjo është Golgota shqiptare. Edhe sot sado që politika përpiqet të formojë një realitet virtual për të huajt, realiteti është ai që ka të tilla histori rrëqethëse, tragjike, për të provuar botërisht se askush nuk është i sigurte. Në çdo moment je i kërcënuar. Shteti i gangsterëve të politikës, shteti i Al Kaponeve është ai vend që Enver Hoxha e quajti “Shkëmb graniti në brigjet e Adriatikut, ai vend që pushteti i sotëm e quan shteti i së drejtës, i barazisë, shteti ligjor. Se sa i tillë është e dëshmojnë fatet tragjike që qytetarëve të saj të devotshëm, e dëshmojnë organizmat e huaja të akredituara në Shqipëri, e rrëfejnë raportet dhe vlerësimet negative që fshikullojnë shtetin shqiptar. Kjo është Shqipëria.

 

Esmeralda Delija

Veronikë Pepushaj

 

Italia lehtëson proçedurat për studentët, punëtorët sezonalë dhe bashkimin familjar

15-16 vjet më parë Shqipëria dhe Italia, megjithëse me një bazament historik vëllazëror, ishin diverse. Ishin dy botë.

Sot janë një. Për shqiptarët shteti fqinj është hapësira, e kjo hapësirë është e “stërpikur” ngado me shqiptarizëm. Me një shqiptarizëm që metaforikisht shkruan mesazhe drejt së ardhmes. Një qytetërim, një lëvizje që ecën për ditë e nuk mbaron udha kurrë, është Italia, vendi i dytë në botë pas Greqisë, ku emigrantët tanë jetojnë, punojnë, synojnë.

Është pjesa jugore e Shqipërisë që ka zgjedhur Greqinë, pasi minoriteti grek është i madh. Ndërsa Shqipëria e mesme dhe veçanërisht Veriu, interesat i kanë të lidhura me Italinë. Pra, në këtë inspirim, fjalë të mira meriton Ambasada italiane në Tiranë, konsullata e Vlorës, por vërtet më shumë konsullatës italiane të Shkodrës. Edhe në një kënd tjetër pamjeje. Veriu ka qenë më i vështirë të metodizohet, sepse nevojat kanë qenë më të mëdha. Dhe të kujtojmë pak filozofi. Nevoja tek njeriu, si qenie, kompozon “melodi” të sajat. Por rrethanat dhe puna diplomatike, me maturi e profesionalizëm, sot në veriun shqiptar kanë krijuar klimë në funksion të interesave të qartësisë, të respektimit të evoluimit shoqëror, kulturor, social, ekonomik.

Konsulli Stefano Marguccio po vazhdon mirë punën e dy paraardhësve të tij, Orlandos dhe De Leos. Një staf i papërfolur, funksional, profesional dhe një përkushtim diplomatik në interes të interesit. Brenda hapësirës së Veriut shqiptar, ku është hapësira e konsullatës së Italisë me rezidencë në Shkodër, Marguccio ka krijuar ura lidhëse me gjithë intelektualët, pushtetarët, organizatat e fondacionet, drejtuesit e universitetit, bizneset, e veçmas me kulturën e përfaqësuesit e mediave lokale e kombëtare.

Pra, një bashkëpunim i ngushtë me “ambientin” shoqëror që do të thotë jo vetëm resurse në punë, jo vetëm transparencë e bashkëpunim reciprok, por edhe përkushtim, vullnet.

Janë shumë fushat ku konsullata e Italisë në Shkodër ka ulur “spirancat”, por kësaj here do ndalemi në tre realitete:

Hapësira studentëve shqiptarë drejt Italisë

Rregullisht, megjithëse është herët, tashmë mendojmë se është mirë të publikohen. Provimi i gjuhës është testi kryesor për të fituar të drejtën e regjistrimit në një fakultet në Itali. Ndërkohë provimet e maturës shtetërore, janë në dorë të konsullatës. Pra, kërkohet ose nuk kërkohet rezultati i provimeve të maturës. Për provimet me zgjedhje është i detyrueshëm regjistrimi. Kjo pasi ju keni dhënë më parë provimin e gjuhës italiane pranë konsullatës. Ditën e provimit, paraqitet fatura origjinale e taksës së regjistrimit prej 55 euro. Dokument identiteti, pasaporta, çertefikatë lindjeje me fotografi ose patenta. Me vete kandidati për student duhet të mbajë vetëm një laps të zi. Nuk lejohet të përdoret stilolapsë. Rreptësisht ndalohet celularët, fletoret, librat, etj në ambientet e provimit. Ato do të thotë skualifikim. Pas kalimit të provimit të gjuhës italiane pranë zyrës për studentët, jepet mundësia e regjistrimit në një universitet për degën e synuar. Por edhe pse nuk arrini të kaloni testin e pranimit të degës, me numër të mbyllur, u rezervohet mundësia e regjistrimit në një degë tjetër me hyrje të lirë. Natyrisht kjo, nëse dega disponon vende të lira. Pagesa e taksës universitare, plotësimi i moduleve përkatëse dhe diploma origjinale e maturës plus deklarata e të ardhurave familjare që do të jetë përcaktuese për shumën e pagesës përgjatë vitit shkollor, janë kushte të regjistrimit. Dokumentacioni është i thjeshtë dhe mund tu sqarojnë zyrat noteriale. Por nuk duhet harruar që brenda tetë ditëve studentat që shkojnë në Itali, duhet të paraqiten pranë komisariatit të zonës për t’u paisur me leje qëndrimi.

Studentët e veriut shqiptar i kanë shanset të mëdha. Është shekulli i trurit dhe investimi më i vyer është një kualifikim në Itali. Sot në shtetin fqinj studiojnë rreth 15.000 shqiptarë, të cilët janë pasuri e madhe fillimisht për veten, por edhe për Shqipërinë që synon Europën.

Shqiptarët prioritet për punësim në Itali

Ministerja e Integrimit, Arenca Trashani, thotë se Shqiptarët kanë shanset më të mëdha për t’u punësuar në shtetin fqinj. Kjo falë negociatave dhe mirkuptimit dypalësh. Megjithëse ne si gazetë kemi ndjekur një politikë editoriale që nuk e kemi shikuar si zgjidhjen më të favorshme punësimin jashtë Shqipërisë, por krijimin e klimës për bizneset italiane që të vijnë këtu, kjo është një punë e mirë dhe me interes reciprok. Janë rreth 80.000 punëtorë sezonalë që Italia do të thithë përgjatë këtij viti nga jashtë vendeve të BE-së. Përjashtohen Bullgaria e Rumania, të cilat megjithëse pjesë e kësaj bashkësie, përfshihen në këtë listë. Madje, shqiptarët kanë shanse më shumë se vendet e tjera, pasi rruga është më afër dhe italianët kanë më pak “detyrime” në kontratat e punës. Pasi punëdhënësit kanë plotësuar formularin në zyrën e emigracionit dhe kanë dërguar një kopje pranë konsullatës dhe një kopje të interesuarit, mbetet vetëm kontakti me konsullatën e Italisë në Shkodër, caktimi i një date pritjeje dhe paraqitja e dokumentacionit identifikues dhe ligjor.

Bashkimet familjare të lehta

Tashmë veriorët duke po e kalojnë zonën e “nxehtë” të lëvizjeve. Është meritë e politikanëve diplomatikë që nuk janë tepër të kufizuar. Bashkimet familjare deri më tani të vështira, janë lehtësuar shumë. Tashmë nuk është kusht që prindërit të jenë mbi 65 vjeç, nuk është kusht që prindërit të mos kenë në vendin e origjinës familje.

Dekreti i datës 05.02.2007 i qeverisë italiane, i cili hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare, përcakton se edhe prindërit mund të bëjnë bashkim me fëmijët, duke rrëzuar ligjin e vjetër “Bosi – Fini” që përcaktonte se kërkesa duhej bërë pranë Sportelit Unik të Integrimit. Tashmë kërkesa bëhet pranë konsullatës të vendit të origjinës apo dhe qëndrimit. Edhe bashkimi i bashkëshortëve është lehtësuar.

Kur prindi don të bashkohe me fëmijët kërkohet çertefikata e lindjes, çertefikata familjare, deri më 1974 e trungut, të përkthyera italisht dhe të legalizuara në Ministrinë e Jashtme. Kërkesë është edhe një çertefikatë martese që s’ka nevojë as për përkthim, as për legalizim. Lejeqëndrimet e të gjithë fëmijëve që jetojnë në Itali, ose dokumenta analoge, të përkthyer e të legalizuar në Përfaqësitë Diplomatike / Zyrat Konsullore Italiane.

Ja, pra, sa shumë hapësira i janë çelur këto vite shtetasit shqiptar. Është mira të shfrytëzohen të gjitha shanset, për të interesuarit, aq më tepër që konsullata e Italisë në Shkodër është shumë rigoroze në punën e saj, aq më tepër që dy qeveritë tona kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe që gjithnjë do kenë zhvillim të ri.

Sokol Pepushaj

 

“Fitorja e Pirros” ose e Edwinit

Ne fakt, askush nuk e pranon humbjen edhe pse nga 18 shkurti kane kaluar mese tre jave. Opozita dhe lidere te saj, menjehere pas 18 shkurtit, trumpetuan nje fitore te madhe. Lajmet per nje fitore te trete te Bashkise se Tiranes, i dha zemer me shume Edwinit, por edhe Metes dhe te tjereve, ndersa Gjinushi, i njohur per llogarite e tija matematikore, heshti!

Ne fakt, keto zgjedhje konfirmuan boshtin (e se keqes!) Rama- Meta. Gjinushi- ujku plak i politikes shqiptare, duket se doli apo e nxorren jashte loje. Edhe ne turin e “falenderimeve”, dyshja Rama- Meta thuajse ishte e vetme ne te gjitha takimet. Qartas, aleanca opozitare “Bashke per te ardhmen”, nga keto zgjedhje doli e percare. E pra, therritet me te madhe per “fitoren”. A mundet te percaje nje fitore? Sigurisht qe jo! Por ne fakt, “fitorja e Edwinit” i ngjet me shume “fitores Pirros”, term qe te gjithe e njohim dhe nuk ka nevoje per shume shpjegime.

Me eshte dukur mese profan nje arsyetim publik ne nje media te shkruar i socialdemokratit- socialist te integruar Gaqo Apostoli, i cili jo vetem me eufori, deklaronte se opozita do te qeverise mbi 2.1 milion shqiptare. Kete, Apostoli e lidhte me faktin e fitores se opoites, per postin e kryetareve te Bashkive, ne disa qytete te medha te vendit. Nuk i kam bere llogarite, por mbase ish- zevendesi i matematikanit Gjinushi, ka marre eksperience ne fushen e shifrave. Mbase me dashakeqesi, Apostoli ndalet vetem tek numri i popullsise se qyteteve ku ka fituar opozita e majte. Ose, ai nuk njeh menyren dhe parimet e funksionimit te pushtetit vendor. Te kesh kryetarin e Bashkie apo te Komunes, nuk do te thote se qeveris qytetin apo disa fshatra. Ne fakt, organizmi me i rendesishem dhe vendimmarres per fatet e komuniteteve, jane pikerisht keshillat bashkiake apo komunale, ndersa kryetaret e bashkive apo te komunave, jane ne pozicione ekzekutuese te vendimeve. Me pelqen te flasim me gjuhen e shifrave, jo sipas interesave partiake- politike, por ato te zyrtarizuara nga KQZ-ja ne Tirane. Koalicioni i djathte “Vazhdojme se bashku”, kryeson me rreth 65 mije vota ndaj atij te majte. Vazhdojme me gjuhen e shifrave. 60% e keshillave bashkiake apo komunale, te mazhorance do te udhehiqen nga koalicioni i djathte, ndersa thuajse ne kete perqindje, eshte numri i kryebashkiakeve apo kryekomunareve te fituar nga te djathtet ne keto zgjedhje. Vullneti i popullit, drejtpersedrejti shprehet pikerisht ne konfigurimin e ketyre keshillave dhe nuk e di se ku e bazon Apostoli faktin se 2.1 milion shqiptare do te qeverisen nga e majta opozitare!

Nese nuk eshte nje eufori e momentit, apo interpretim dashakeq me qellim, sic themi ne ne Shkoder, eshte nje “gomarllek” ose ngelje ne klase, edhe ne matamatike, pervec politikes tashme, per Gaqo Apostolet!

Nga ana tjeter, nuk duhet harruar se e majta, qe pas 3 korrikut 2005, e kontestoi pushtetin e marre nga te djathtet, nisur nga fakti se ne proporcional, aleanca pushtetmbajtese e asaj kohe, kishte me shume vota se e djathta pushtetmarrese! Kjo, duke harruar se me kalimin e kohes dhe me levizjet e natyrshme ne kuvend, tashme e djathta ka plot 81 deputete! Nderkohe, pas zgjedhjeve te 18 shkurtit, PS dhe aleatet e saj, nxitojne te harrojne kete kriter, duke u kapur pas termit “bashki te medha” te fituara!

Tingellon cuditshem se e majta opozitare ka fituar zgjedhjet, teksa edhe partia me e madhe e opozites, PS-ja ka njoftuar ndryshime te krereve dhe te strukturave ne thuajse se gjitha deget lokale. Eshte e qarte se skuadra fituese nuk ndryshohet, por faktikisht e majta, nuk ka fituar zgjedhjet ne Shqiperi! Per me teper, ka nje rreshqitje te madhe ne rezultat, krahasuar edhe me zgjedhjet e 3 korrikut 2005, ku nese ishte ne avantazh me 120 mije vota, tashme eshte ne humbje me mese 65 mije vota, pra ne total me thuajse 200 mije vota rrjedhje.

Vetem nje individ si Edwin Rama dhe jo nje politikan i zgjuar me pervoje si Gjinushi, i cili ka zgjedhur heshtjen, mund te kendoje fitore! Per te, mund te jete edhe fitore, pasi u konfirmua per nje mandat te trete si kryetar Bashkie i Tiranes, por PS-ne dhe te majten, eshte nje humbje, humbje shume e thelle, por qe mund te konsiderohet, nese te majtes i vjen per shtat, edhe si fitore, por e Pirros, ose e Edwinit, me aktualitetin e kohes qe jetojme!

Blerti DELIJA

 

Një reformë e nevojshme në shërbimin ambulator të shëndetësisë 

Viti 1992, është viti që do të mbahet mend brez pas brezi nga shqipëtaret, sepse ai shënoi shembjen e komunizmit në Shqipëri, fillimin e reformave që ndoqen njera tjetren, ku një vënd të rëndësishëm zëjnë edhe reformat në shëndetësi, aq të rëndësishme, jo vetëm për zhvillimin me sukses të këtij sektori, por mbi të gjitha për ti shërbyer njeriut,për ta bërë atë ndërgjegjshëm e të emancipuar lidhur me klturën shëndetësore, personalitetin njerezor.

Reformat e para u ndërmoren në fushën e stomatologjisë, farmacisë, që kaluan me shpejtësi në procesin e privatizimit. Është viti 1994-1995 që shënuan ngritjen e ISKSH-së (MF, MP) si i vetmi i këtij lloji i ngritur nga qeveria demokratike, me përkushtim, me besim dhe mbi të gjitha me mjek të apasionuar, të aftë e të njohur si Dr.Agron Belishova të cilit ju besu ngritja e këtij institucioni.

Kjo nisëm u mbështet nga specialistë të fushave të tjera të mjekësisë. Shpejt filloi funksionimi i këtij sherbimi dhe për herë të parë pacientët marrin shërbim falas, mediamente me rimbursim.

U arrit të rimbursohen 300 medikamente. Mbështetja e qeverisë demokratike dhe në veçanti të ish ministrit të shendetësisë M.Cikuli në ato vite, krijuan ambiente pune, besimi që u pasqyruan në projekte dhe programe të reja që do të thellojnë më tej reformen duke sjell mjekun më afër pacientit, por edhe vet pazienti të ishte më aktiv. Janë ngjarjet e vitit 1997-1998 të cilat, siç rrënuan dhe dogjën vëndin sollën edhe rrenime e humbje të mëdha edhe në fushën e shëndetësisë e sidomos të shërbimit shëndetësor ambulant, hospitalor.

Reformat në mjekësi u ndërprenë. Vitet e qeverisjes socialiste po e qonin ISKSH drejt falimentimit gjë që u pasqyru me një defiçit rreth 10 milion dollarë. Askush nuk mbante përgjegjësi por penalizimi kalonte tek shtresat e gjëra të qytetarëve ( pencionistë, invalidë, veteranë, fëmi dhe të gjithë ato që merrnin shërbim nga ky institucion).

Qveria demokratike e dalë pas 3 korrikut 2005, ashtu si në të gjithë jetën ekonomike sociale, kulturore, arsimore, politike etj hapi përsëri rrugë e mundësi për thellimin e mëtejshëm të reformave që kishin filluar me qeverinë e parë demokratike, natyrisht duke i përmirësuar më shumë.

Rifilloi reforma në ISKSH. Ajo filloi tek stafi drejtues, ku vendosën specialist të aftë e të përkushtuar, të ndershëm të cilët, me shembullin e tyre, me punen e tyre konkrete, arritën të ngrejnë ISKSH-në në nivelet e duhura. Dhe rezultatet e para erdhën. U eleminua borgji prej 10 milion dollarësh që ISKSH kishte borgj nga qeveria socialiste. Pamvarësisht se pak me vonesë filloi reforma e shërbimit shëndetsor në ISKSH, Për rritje të mëtejshmë cilësore të reformes një vëmendje e veçantë ju kushtu trainimeve, specializimeve, bashkpunimeve me USAID katedren e fakultetit të mjekësisë, për ti shërbyer sa më mirë pacientëvë që mbulon MF. Mendoj që drejtoritë  e spitaleve rajonale duhet të kenë më shumë kontakte me DR SKSH- në në mënyrë që të ketë harmonizim pune gjë që deri më sot është në nivele jo të pranueshme.  Vetë mjekët specialistë nuk kanë pasur impenjimin e nevojshëm ndaj DRSKSH  në zbatim të kërkesës të ministrit të shëndetësisë nr 2797 dt. 07. 10. 1997 (Detyrime kontraktuale). Duhet thënë që edhe mjekët familjar duhet të jenë më te impenjuar, më kërkues, më bashkpunues me specialistët, më ballafaques për të shmangur rastet abusive, për të bërë që shërbimi ambulator ndaj pacientëvë të jetë sa më cilësor.  MF –MP nuk do të jenë më instrument lojë i atyre që vite më parë me shkresa dhe urdhëresa përdorën Kreun e ISKSH- së siç është rasti i urdhëresës dt 3. 02. 2003 ku thuhet “ Të gjithë të sëmurët, pamvarësisht nga categoria ku bëjnë pjesë, që vuajnë me sëmundje kronike duhet të marrin konfirmim dg pranë KML- ve të rretheve përkatëse”, që do të thotë sorollatje pa fund e pacientëve dhe hapësirë e shtigje të reja për abuzime, përkeqësim të shëndetit të të sëmurëve.

Reformat e misura dhe në vazhdim do të shërbejnë për përmirsimin e një pune jo të mirë 8-vjeçare në shëndetësi, riciklim të mjekut të familjes (rikthim në identitet profesional dhe jo në dispeçer, kopjues të recetave).

Mjeku i familjes do të jetë përcjellës i gjendjes shëndetësore të banorëve që mbulon, të marrë pjesë në përmirësimin e shëndetit, parandalimin, zbulimin, riabilitimin e të sëmurëve, të dëmtuarve, sigurimin shëndetësor preventiv të grupeve të rrezikuara të banorëve.

Kësaj reforme do i paraprij Ministria e Shëndetësisë, ISKSH, D.R.SKSH, QSH dhe deri tek MF-MP.

Këto reforma do të shërbejnë për të forcuar disiplinën finanziare, disiplinën administrative dhe mjekësore.

Kështu do të arrijmë të ulim abuzimet, të trajtohet më mirë i smuri si nga ana cilësore dhe ajo kohore. M.F.P do të jetë më i pavarur nga burokratizmi abuziv më i angazhuar me të sëmurin banorët që mbulon, do të shohë edhe më mirë mjekimin, cilësinë, do të fitojnë të gjithë shtetasit shqipëtarë që marrin shërbim dhe shërbesa nga ky institucion, do ti afrohemi më shumë kërkesave të BE- së.

Reformat në shëndetësi mund të realizohen kur të gjithë forcat demokratike të ecin në sinkron, pasi kampi socialist tregoi, veçmas në zgjedhjat e Shijakut, se është i gatshëm për revansh.

DOKTOR Xhavit Grezza

 

E majta dhe e djathta nga Roma antike deri në ditët tona

Në historinë e shoqërive, por mbi të gjitha të Partive politike dhe shteteve prej shekujve ekziston edhe “Emertesa” të Majta apo të Djathta. Kjo Emertesë ka historinë e saj të trashiguar, e cila është më e hershme se Partia Politike dhe Shtetet me përcaktime të ndryshme si Perandorake, Republikane, Parlamentare, Presidenciale apo Totalitare, të majta ose të djathta e tjerë…

Gjithsesi historia e të majtës dhe të djathtës fillon që herët me përcaktimin e fatit dhe fenomeneve të jetës shoqërore për të ardhmen e shoqërive të kohës që më e larta konsiderohej MONARKIA (primitive) Romake. Pikrisht në këtë shoqëri çdo fillim pranvere, kur fillonin të kalonin mbi Romen e kohës turmat e zogjëve që ktheheshin nga shtegtimi nga vendet e nxehta, mblidhej populli me në krye Priftërinjtë pagan dhe fallxhorët, dhe vrojtonin se nga vinin zogjtë. Nëse Turmat e zogjëve vinin nga e DJATHTA e Romës, njerëzit gëzoheshin, pasi kjo ishte një shenjë e mirë, dhe ky vit mendohej se do të ishte i bollshëm me prodhime, por edhe i qetë nga fenomenet e natyrës dhe luftrat. Nëse Zogjtë vinin nga e MAJTA, njerzit mërziteshin e hidhëroheshin, pasi kjo konsiderohej shenjë e keqe, që sjell fatkeqësi natyrore, luftra, por edhe një varfëri më të madhe. Është interesant të sqarohet se atëherë e majta në horizontin e Romës konsiderohej nga Lindja dhe e Djathta nga Perëndimi… Ky vlerësim për hirë të së vërtetës duhet të tregohet se u përmbys, mbas organizimit modern të Perandorisë Romake, ku e majta konsiderohej me fat dhe e djathta pa fat, por kjo zgjati vetëm deri në ndarjen e perandorisë Romake në dy pjesë (në vitin 395 pas lindjes së Krishtit), në atë të Lindjes (Bizanti) dhe të Perëndimit vetë Roma, e cila pas disa viteve u kujtua se fatkeqësitë i kishin ardhur nga Lindja që konsiderohej si e majta e hershme e saj, madje simbolet e majta u rikonsideruan fatkeqësi përsëri, ndërsa e djathta fat dhe lumturi. Nga Perandoria Romake (e perëndimit), ku dominonte besimi Kristian (Katolik) u zyrtarizua vendosja e bashkëshortes (gruas të kurorëzuar e bekuar) gjithnjë në krahun e Djathtë, pasi ky krah quhej pjellor dhe me fat, ndërsa krahu apo dora e Majtë filloi të quhej e B… apo dora e pastrimit të punëve të ndyra të trupit të njeriut…

Preferencat për fat e mirëqënie me simbole të majta apo të djathta vazhduan për shekuj, por më interesantja mbetet ajo që kur “Lindi” Revolucioni Francez në fundin e shekullit 18-të dhe u mblodh asambleja e dalur nga ky revolucion rreshtimi i përfaqësuesve të Revolucionit është bërë në anën e majtë të sallës, ndërsa përfaqësuesit e Moderuar u rreshtuan në anën e Djathtë të saj… Me lindjen e ideve komuniste e majta u konsiderua si krahu politik i tyre, ku thuhej se e majta përfaqëson shtresat e varfra, pra Klasën puntore apo më saktë proletarët, që tek ne shqiptarët ata që nuk kishin asgjë mbas shpirtit i quanin Horra… Mirpo mbas ardhjes në pushtet të Komunizmit Proletarët ishin ata që bënin ligjin, madje me këtë u lidh ndërtimi dhe ruajtja e sistemit komunisto – socialist, që në terminologjinë e tyre politike thonin se në shtetin e majtë sundon diktatura e proletariatit, domethënë sundon hori me hu në dorë, dhe si për ironi, ky sistem quhej demokraci proletare, pra kupto demokraci Horrash, që siç thoshte ideologjia komuniste proletarët nuk kanë çfarë humb përveç prangave, ndaj edhe ku sundoi ky sistem u mboll mjerimi e degradimi moral e material, pasi proletarit nuk kishin çfarë t’i dhimbsej…

Gjithsesi po nga e majta ekstreme lindi edhe Fashizmi, ku për këtë mjafton të kuptojmë se simbolet e këtij sistemi totalitar në Itali dhe Gjermani e filluan jetën me parti me emertesa të majta si Partia Nacional Socialiste Gjermane apo Italiane e tjerë, por duke ardhur në pushtet ato u vetshpallen parti të Djathta, madje u quajtën edhe parti të ekstremit të djathtë siç u quajtën partitë komuniste të ekstremit të majtë… Se si rrodhën ngjarjet historike në Vendet ku sunduan partitë e majta apo të djathta ekstreme tashma dihen, por kjo ka një të veçantë të madhe që nuk duhet harruar, pasi Partitë e ekstremit të djathtë (Fashiste) janë të ndaluara me ligj, dhe thuajse nuk ekszistojnë edhe për rrjedhojë është e ndaluar dhe e dënueshme edhe propoganda Fashiste, por përkundër kësaj Partitë e ekstremit të majtë – Komuniste apo me emërtime të tjera më moderne nuk janë të ndaluara me ligj si homologet e tyre fashiste madje propoganda komuniste vazhdon të jetë mjaft aktive, e shpesh edhe kërcënuese, gjëra të cilat nuk duhet të harrohen, të paktën nga ne Shqiptarët dhe popuj të tjerë që kishin fatin e zi të sundoheshin nga Ekstremi i majtë komunist…

Ndue Bacaj

 

Kush na i “vorrosi” kangët patriotike, dhe pse!…

(Një Popull që harron të shkuemen, s’ka të ardhme)

Jam i mendimit se, jo gjithçka që u largue në kohën që lamë pas, duhet ta hjedhim në “koshin” e mbeturinave. Asht i vërtetë se arti i realizmit socialist, ishte “hermetik” dhe tepër i politizuem, por, po aq asht e vërtetë se, mbrenda këtij arti, pati edhe mjaft kualitete, dhe cilësorë të cilët arritën (me shum mjeshtri), të gjenin ato rrugë sfidante, për të na dhurue vepra kaq madhore, sa të “zbusnin”, madje edhe të ngushëllonin diktatorin në momente lëkundjesh dhe në çaste depresive. Nji shembull mjaft sinjifikativ asht kanga – “Për ty Atdhe” me tekst dhe muzikë të kompozitorit të Madh dhe të papërsëritshëm – Pjetër Gaci. Ky “himn” i vërtetë, impulsonte diktatorin në momentet e tij ma të vështira, ndonëse, në asnjë rresht të kësaj kange, nuk lakohej emri i Partisë apo i Enverit.

Në qoftë se ky “himn” i kushtohej Atdheut, dhe depërtonte edhe në indet dhe njesitë ma të thella të atij që çdo ditë i burgoste dhe i vriste ma të ndershmit atdhetarë, po te demokratët çfarë efekti duhet të bajë? Ksaj pyetjeje duhet t’i përgjigjen ata që e “burgosën” këtë vepër. Të njëjtën pyetje do t’ju drejtojmë “kompetentëve” edhe për kangën tjetër madhore të të njëjtit autor, “Ushton Gryka e Kaçanikut”.

Kujtoj shumë kangë të këndueme ndër festivalet folklorike, ku, kur, autorët e teksteve kishin “njolla” në biografi, prezantuesi, krijimtarinë ja “delegonte” popullit – Teksti – Populli.

Jam i mendimit se, në këtë rast, mohohet autori, por, jo Vepra, ndërsa, sot, mohohen të dyja! Nuk këndohet kanga “Legjendës” së maleve – Dedë Gjon Lulit, kanga e Dasho Shkrelit e shum të tjera me sens të theksuem patriotik. Pse?!

Me sa duket, AND-eja (që do të aplikohet së shpejti), do të na nxjerrë konformista skajorë, ose në masën mbi 80% “materiali” i importuem. Nuk mund të mburremi me dy apo dhetë figura të shekujve të kaluar, kur ne, nuk jemi as pak të ngjashëm.

Nuk mund të pretendojmë të hyjmë në Europë me “Pasaportën” që “gjindet” në majën e shpatës së Gjergj Kastriotit, apo në Kryqin e Nanë Terezës.

Europa e ka ma të “freskët” të na freskojë “Pasaportën” e atijqë (goditi për vdekje), bashkë qytetarin, në “Qendren e Votimti” në Ndroq (një akt i pa precedent)…

“Asht shum ma e lehtë të jesh diktator, se sa të jesh – Demokrat”.

“Demokrat, s’të ban emni, por të ban Vepra”. Urrejtja që u shfaq gjatë proçesit të këtyne zgjedhjeve, dëshmon se, urrejtja klasore asht evidente. Pa “vra” urrejtjen s’ka demokraci të vërtetë.

Mark Bregu

 

U shpëton plumbave në kufi më 1986, por jo hakmarrjes.

Shqipëria është vendi model i krimeve njerëzore përgjatë diktaturës së egër komuniste. Nga viti 1945 deri më 1990 janë ekzekutuar me vdekje 5-37 meshkuj dhe 450 femra. Në burgjet politike kanë vuajtur dënime të gjata 26.788 meshkuj e 7 femra. Por diktatura ishte aq e pashembullt, ku statistikat tregojnë se vetëm të huaj, kanë vuajtur dënime politike fiks 1215 burra e 38 gra. Pra, me pak fjalë, nuk gjejmë askund në botë një model të tillë kriminal. Vdekja priste më së pari ata që “tradhëtonin” atdheun socialist, duke u përpjekur të kapërcejnë kufirin, drejt vendeve të lirisë. Kështu, gjithë kufiri shqiptar ruhej me ushtarë të armatosur dhe të urdhëruar të hapin zjarr pa paralajmërim kundër cilitdo që tentonte ta kapërcente kufirin. Janë pushkatuar dhe as varri nuk u dihet mijëra shqiptarëve. Shumë pak shpëtonin nga plumbat. Njëri ndër ta është edhe Enrrik Ndue Shabani, i datëlindjes 1.12.1965. Pra ishte djalë i ri, kur me 12 gusht 1986, i papajtuar me regjimin diktatorial vendosi të kalojë kufirin në fshatin Zogaj. Pasi arrin të marrë një motobarkë të policisë, një zot e di se si ka arritur të kalojë në Mal të Zi, në ish Jugosllavinë fqinje. Dhe më pas të shkojë në SHBA. Aso kohe qe bërë bujë e madhe. Qe tronditur edhe Komiteti Qendror i Partisë së Punës. I ati Ndue Shabani familjarisht internohet në fshatin Dush me vendim nr. 16 të datës 22.12.1986 të Komisionit Qendror të Internim Dënimeve pikërisht nga data 22.12 deri me datën 22.06.1989 për çështje politike. Gazeta ka në arshivën e saj një vertetim të Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Administratës, N/Kolonel Plator Bilibashi, lëshuar më 1994 që verteton këtë fakt. Gjithashtu një dokument tjetër zyrtar, i lëshuar nga kryetari i Komunës Rrethinave të Qarkut të Shkodrës Ali Çoku, thotë se Enrrik Shabani me banim në Hot të Ri, gjithmonë ka qenë i persekutuar nga diktatura, pasi gjyshi daja i tij, i quajtur Frano Zef Lekaj ka pasë shërbyer si oficer i regjimit të mbretit Ahmet Zogu. Ai deklaron se vëllai dhe nipi i Franit, Prel Zef Lekaj dhe Zef Prel Lakaj janë arratisur jashtë shtetit gjatë këtij rregjimi diktatorial dhe kanë përfunduar në SHBA.

Se deri ku shkon padrejtësia e verteton deklarimi i ish prokurorit komunist Rrapi Mino që mban datën 2.10.1987 me Nr. 1755/1 në përgjigje të një ankese nga të afërmit e zotit Enrrik Shabani lidhur me heqjen edhe të pensionit. Në dokument shkëpusim “… caktimi i pensionit tuaj në shumën minimale është i drejtë dhe i bazuar në ligjin “Për Sigurimet Shoqërore Shtetërore të R.P.S.SH., Nr. 4171 datë 13.9.1966 e ndryshimeve të bëra më vonë, neni 60/a, germa “b”, sepse internimi juaj është bërë për shkak të veprimtarisë armiqësore, arratisjes jashtë shtetit të djalit tuaj, tradhëtarit Enrrik Shabani.”. Kjo pra ishte përgjigja e prokurorit të përgjithshëm shqiptar Rrapi Mino që i kthen ankesës së babait të Enrrikut, Ndue Shabani në Dush – Gomsiqe, Vau i Dejës, Shkodër. Gjithashtu, vertetimi i datës 23.10.1998 me Nr. 23/10, nënshkruar nga Drejtori i Policisë Shkodër, N/Kolonel Albert Pilo, pranon se “Enrrik Shabani… ka qenë i shpallur në kërkim nga ana e policisë kriminale të organit të policisë së Shkodrës për veprime të konsideruara si të paligjshme (agjitacion e propogandë) në periudhën 1986-1987…” Çudi e vërtetë. Por ne kemi në dojet tona gjithë këto deklarime të vetë titullarëve, të policisë, prokurorisë, etj. etj. Ajo çka është paradoksale është se Enrrik Shabani edhe sot është i kërcënuar me jetë në Shqipërinë postkomuniste. Në këtë Shqipëri që për fat të keq edhe në zgjedhjet e 18 shkurtit, partia socialiste, pra pasardhja e Partisë së Punës, arriti të manipulojë votimet, edhe me reprezalje duke “fituar” de jura të gjitha qytetet e mëdha, si Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë, Fier etj.

Në fakt shumë të tillë ka si personazhi ynë i këtij shkrimi. Dhe do të ketë sa kohë që diktatorët jo vetëm të bëjnë moral e të kenë pushtet, por deri sa shqiptarët të mos e pranojnë kurrsesi padrejtësinë e të integrohemi drejt Europës së qytetëruar.

Jetmir Delaj, Florë Malocaj

 

Edhe kur skërmit dhëmbët racizmi grek, diplomacia shqiptare reflekton pjekuri

“I shikoni ata, i quajnë shqiptarë,

litarë do të bëjmë me zorrët e tyre.

I shikoni ata, quhen turq,

opinga do të bëjmë me lëkurën e tyre”.

Ky është refreni i një marshi ushtarak që premton të motivojë rekrutët e një vendi anëtar të Bashkimit Evropian dhe NATO, një vendi që aspiron të jetë gjeneza e filozofisë së demokracisë. Këto vargje janë kënduar nga njësi të ushtrisë greke gjatë një maratone stërvitore. Jo vetëm kaq, sipas oficerëve grekë, të cilëve u referohet media vendase dhe tash së mbrami edhe media shqiptare, kjo është një shtysë vullneti që ka dhënë rezultate në ushtrinë greke. Deri më tash nuk di që Shqipëria dhe Turqia të kenë një armik kaq të përbetuar dhe kaq të motivuar për urrejtje sa ç’marrin përsipër të dëshmojë ky katërvargësh i një marshi ushtarak grek, bërë i njohur si videoskandal celulari nëpërmjet gazetës vendase “Ta Nea”.

Nota ekstreme raciste janë xhiruar nga një celular, ku shfaqen rekrutë të ushtrisë fqinjë, të cilët gjatë një stërvitje këndojnë këngë antishqiptare dhe antiturke. Fakti për këtë video-skandal dhe për qarkullimin e saj në internet është publikuar nga gazeta vendase “Ta Nea”.  “I shikoni ata, janë shqiptarë, me zorrët e tyre do bëjmë litarë”, “I shikoni ata, janë turq me lëkurën e tyre do bëjmë opinga”. Ky është refreni i një marshi ushtarak për rekrutët grek. Kënga me tonë të theksuar raciste antishqiptare dhe antiturke, këndohet, ndërsa toga ushtarake marshon në mbikëqyrjen e një oficeri grek. Bëhet publik fakti se mediat e Athinës kanë publikuar edhe dëshmitë e shumë oficereve të tjerë grekë, të cilët thonë se në radhët e saj, këngë të tilla janë më se të zakonshme dhe kanë shërbyer për të ngritur moralin e trupave. Por skandali i ka kaluar kornizat e mediatike dhe është kthyer ne debat në Parlamentin e Athinës. Bëhet e ditur se deputeti i PASOK-ut, Mihal Karimatis, e ka quajtur videon një turp për uniformen e ushtrisë greke, dhe ka kërkuar shpjegime nga Ministri i Mbrotjes, i cili nga ana e tij i ka rrëshqitur replikës, duke e quajtur nje sulm politik pa argumente. Qëndrim të ashpër ndaj ekzistencës të këtyre fakteve ka mbajtur dhe televizioni “MEGA”, që në edicionet e lajmeve i ka kujtuar Ministrit të Mbrojtjes, se këto janë argumente më se të mjaftueshme për të vërtetuar përmasat e një skandali brenda ushtrisë greke, që është anëtare e NATO-s. Absurde. Më shumë se e turpshme, provokuese.

Nga pala shqiptare ka qenë i menjëhershëm dhe konciz reagimi. Republikanit Sabri Godo, nëpërmjet një deklarimi e ka cilësuar këtë gjest si një provokim të rëndë. Ai ka nënvizuar, se duhet të ketë një reagim të menjëhershëm nga qeveria shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes. Ai mësohet të jetë shprehur në një të përditshme se “Është një provokim që s’mund të pranohet. Ka edhe gjëra të tjera që mund të trajtohen politikisht dhe të kalojnë në harresë, por në rast se kjo fryme raciste antishqiptare hyn në institucione dhe bëhen marrsh të stërvitjes të ushtrisë greke, atëherë është rasti që qeveria shqiptare t’i drejtojë protestën më të ashpër palës greke”. Sipas tij, një gjë e tillë duhet të bëhet nëpërmjet ministrisë sonë të Mbrojtjes, ku duhet të tregohet qartë nga pala shqiptare se ne jemi gjallë dhe nuk do lëmë askënd të na marrë nëpër këmbë dhe të na poshtërojë. Në vijim të reagimit të tij për këtë skandal, ai është shprehur se një veprim i tillë nuk i shërben klimës së qetë dhe paqes, për të cilën po angazhohet e gjitha politika në tërësi.

Një armaturë e tillë kaq e rëndë urrejtjeje nuk mund ta mbajë askush tjetër vetëm ksenofobia greke dhe politika e racizmit që ka gjalluar dhe është artikuluar në forma dhe me mjete të ndryshme. Por kjo i një himni ushtarak përbën në vetvete një rast të paprecedent. Të patolerueshëm dhe kërcënues. Një zemëratë e tillë plot tërbim e turfullimë do ta kishte zili edhe terroristi më fanatik. Një etje e tillë për gjak nuk justifikon asnjë atribut motivues në shpuzën e një lufte, e jo në kulmin e paqes dhe nga njësi ushtarake e atij vendi që bën pjesë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Kurrsesi nuk do të ishte e përligjur që vargjet e këtij refreni të frymëzojnë një rekrut, të një shteti që ka disa detyrime ndërkombëtare. Ksenofobia greke tash ka mbërritur në infinit. Ajo që quajnë normale oficerët e ushtrisë greke, nuk mund të jetë e tolerueshme as për shtetin grek, as për shtetin shqiptar, sikurse për asnjë kancelari evropiane dhe ndërkombëtare. Këtij “normaliteti” provokues duhet t’i jepet fund, dhe bashkë me të gjithçka tjetër që zien në nacionalizmin fondamentalist grek. Sa më shpejt, aq më mirë, në dobi të aspiratave për një botë në paqe dhe marrëdhënieve reciproke të fqinjësisë së mirë. Kjo për sa i përket pjesës që na takon ne shqiptarëve në fillesat e silurimit në realitetin e politikës shqiptare.

Politika zyrtare e Tiranës, përfshirë kryeministrin, ministrin e jashtëm dhe atë të mbrojtjes, treguan edhe një herë shkallën më të lartë të mundshme të servilizmit kundrejt Athinës, kur refuzuan t’i përgjigjeshin thirrjeve për dënimin e praktikave të urrejtjes të ushtrisë greke, të bëra publike sëfundmi nga media greke. Asnjë zyrtar i lartë nuk përgjigjej, ndonëse gazetarët këmbëngulën të mësonin diçka. Gazeta Ta Nea e Athinës publikoi disa ditë më parë dëshminë e një ish-oficeri të ushtrisë greke, si dhe një video të rregjistruar me telefon celular, ku paraqitej një togë ushtarësh grekë që marshonin duke kënduar një këngë urrejtjeje kundër shqiptarëve dhe turqve.

“Me zorrët e shqiptarëve do të bëjmë lidhëset e këpucëve tona”, – thoshte kënga e ushtarëve grekë. Një video e dytë përmbante këngë antiturke, të cilat janë deri diku të kuptueshme duke parë klimën e tensionit që ka ekzistuar herë pas here mes dy vendeve. Askush tjetër nuk u përgjigj. Burime nga Ministria e Mbrojtjes thanë se ato nuk janë ende të qartë për ngjarjen dhe për këtë arsye, kanë shtyrë vendimin nëse duhet të reagojnë apo jo, për ditët e ardhshme. Shqipëria dhe Greqia kanë një marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtjen dhe rendin publik. Sipas një marrëveshjeje të vitit 1999, forcat e ministrisë së Brendëshme të Shqipërisë dhe ushtria greke, patrullojnë sëbashku kufirin detar. Sipas një marrëveshjeje të vitit 1997, Ushtria Greke ndihmon ushtrinë shqiptare. Në vitin 2004, një marrëveshje tjetër dha akses më të bollshëm për ushtrinë greke në atë shqiptare.

Sakaq në qarqet ligjvënësit shqiptar ky skandal është përcjellë me pjekuri. Ndjehem shumë i inkurajuar nga fakti se asnjëherë në këto 15 vjet, aktet që kanë rënë ndesh në marrëdhëniet e dy vendeve, nuk kanë gjetur mbështetjen e shtypit grek dhe as të opinionit”, është shprehur Besnik Mustafaj. Ai ka sqaruar se janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme diplomatike, për raste të tilla. “I ngarkuari me punë në ambasadën greke në Tiranë, (meqenëse ambasadori grek nuk ndodhet në Shqipëri këto ditë) është thirrur në Ministrinë e Jashtme dhe i janë bërë pyetjet e duhura. Qëllimi ynë i përbashkët është të ndërtojmë marrëdhënie konstruktive dhe të mos biem pre e provokimeve, mësohet të i jetë thënë përfaqësuesit grek.

Ndërsa Kryetari i Komisionit parlamentar të marrëdhënieve me jashtë, Preç Zogaj ka kërkuar që NATO të reagojë lidhur me këtë. meqenëse Greqia dhe Turqia janë anëtare te saj. “Megjithatë nuk duhet ta minimizojmë as ta fryjmë këtë që ndodhi në funksion të marrëdhënieve me vendin fqinjë”, tha Zogaj.

Në tërësi fryma e reagimit ndaj këtij skandali të pashembullt është karakterizuar nga maturia dhe qetësia nga pala shqiptare. Madje mund të shtohet se vetë media greke dhe opozita kanë qenë më të ashpër. Gjithsesi ky skandal nuk është as i pari as i fundit në fillin e hollë të marrëdhënieve Shqipëri-Greqi. Megjithëse vitet e fundit duket se kanë marrë një tregues më pozitiv të reciprocitetit ndërshtetërorë, nuk kanë munguar incidentet që nga vrasja e emigrantëve shqiptarë, dëbimet dhe keqtrajtimet e tyre në pikën e kalimit kufitar, në marrëdhëniet e punës, jetës dhe veprimtarisë në shtetin grek. Gjithnjë klima e bashkëjetesës shqiptaro-greke ka kaluar nëpër disa momente shumë delikate. Ata gjithmonë kanë keqpërdorur autoritetin e të qenit një shtet më i fuqishëm se ne. Dhe ne gjithashtu, gjithnjë kemi përdorur politikën e të nënshtruarit, politikën e servilit, sado që ato që ishin cenuar bënin pjesë në interesat tona.

Një komshi i keq si Greqi, do të vazhdojë të jetë i tillë, për sa kohë që ne do të druhemi të tregojmë dhëmbët, për hatrin e fatit të mbi 500 mijë shqiptarëve që jetojnë e punojnë në shtetin grek. Ata e dinë këtë dhe vijojnë të luajnë pushtin në këto marrëdhënie. Zot na ruaj kush ka mbetur në Greqinë e sotme, në Greqinë e etërve të filozofisë, mendimit dhe demokracisë. Në Greqinë Aristotelit, Sokratit, Plutarkut, Aristofanit, Arkimedit, Homerit e një mozaiku të tërë njerëzish që kanë qenë fillesa e mendimit dhe shkencës, politikës dhe shtetbërjes.

Nga Albert VATAJ

 

 

AADL PREZANTON PROJEKTIN “EURACTION” NE KSHILLIN E EVROPES

Organizata e Agjensive të Demokracisë Lokale (AADL) lançoi para pak ditësh në një Konferencë 2-ditore të mbajtur në Këshillin e Evropës në Strasburg, Programin EURO-Action të mbështetur nga Komisioni Evropian.

Në këtë Konferencë ishin të pranishëm edhe mjaft partnerë të këtij projekti, si nga Kongresi i Autoriteteve Lokalë të Këshillit të Evropës, përfaqësues të institucioneve të ndryshëm evropiane si dhe aktorë të tjerë të interesuar për këtë program.

Një ftesë e papritur dhe e palajmëruar e ardhur nga Kongrsi i Autoriteteve Lokalë të Këshillit të Evropës në kulmin e ngarkesës profesionale, vetëm pak ditë pas zgjedhjeve lokale të 18 shkurtit, për një Konferencë që do të zhvillohej në Strasburg më bëri që për herë të parë të vija në dyshim shkuarjen atje.Vetëm 4 ditë në dispozicion të përgatitjes së formaliteteve të vizës do të ishin të papërfillshme në rast se do të ndiqja procedurën e bezdisshme të kontaktit fillestar telefonik në numrin 0900…

Gjatë gjithë kësaj jave do të më telefononte herë pas here i ngarkuari i Kongresit me Projektin e vendeve të Evropës Juglindore, belgu Lukas Van Damme.

Ashtu bëri edhe të premten. Më 23 shkurt, kur sapo isha kthyer nga Tirana dëgjova përsëri zilen e celularit:

-Hë a i mbarove procedurat e vizës?, më pyeti nga zyra e tij.

-S’është aty problemi.

-Ç’do të thotë kjo?

-Nuk jam shumë i përgatitur për këtë udhëtim.Çdo gjë erdhi kaq shpejt.

-Ashtu? Si është situata atje, konkretisht në Shkodër?

-Si në Shqipërinë postelektorale.S’kam dëshirë të flas për këtë temë në telefon…

-Nga zëri nuk më dukesh në formë.Mos ke ndonjë problem?

-Thjesht jam pak i lodhur nga ngarkesa e këtyre ditëve.

-Një arsye më shumë për të ardhur sepse shkëputja do të relaksojë mirë.Shihemi të hënën në Strasburg.

Biseda kishte marrë fund.Konfirmova përfundimisht rezervimin e udhëtimit dhe në fundjavën që kisha përpara nuk më mbetej tjetër veçse të “shkundesha” nga rutina dhe monotonia e Shkodrës sonë të fjetur.Si përpara një udhëtimi drejt zemrës së evropës Perëndimore.

STRASBURG 

Dita e parë e punimeve u fokusua në mbledhjen e partnerëve të Projektit “Qytete për paqe dhe demokraci” dhe ishte e hapur për publikun.

Drejtoresha e AADL, Antonella Valmorbida, tashmë edhe në rolin e moderatores, pasi u uroi të pranishëmve mirëseardhjen ia kaloi fjalën Shefes së Projektit të AADL, Stefania Toriello.

Axhenda e shkurtër e kësaj mbrëmjeje do të vijonte me diskutime dhe debatetë të pranishëmve të mbledhur në sallën numër 10 të cilat u zhvilluan në gjuhët angleze, frënge dhe italiane.

Paralelisht me këtë kohë u zhvillua edhe një mbledhje tjetër e destinuar vetëm për partnerët e EURO-Action të cilën e moderoi lideri tjetër Italian i projektit të AADL, Marco Boaria.

Punimet e ditës së parë të kësaj konference do të mbylleshin me darkën e përbashkët për të ftuarit në Café Leffe, praën sheshit të stacionit të trenit të Strasburgut.

PROGRAMI EUR-ACTION

Dita e dytë do të rezervonte një ngjeshje më të madhe të punimeve të kësaj konference në të dyja pjesët e ditës.Kësaj radhe të gjithë pjesëmarrësit pa përjashtim ishin të pranishëm, tashmë në një nga sallat kryesore të Këshillit të Evropës, atë me numër 5, pas regjistrimit të tyre.Pata rastin e mirë që të rrija thuajse gjatë gjithë kësaj dite me funksionarin e Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës, belgun Lukas Van Damme, me të cilin isha njohur që në vitin 2005 gjatë një vizite që pat bërë në Shkodër, i shoqëruar ndërmjet të tjerëve edhe me Presidentin Ekzekutiv të AADL, Per Vinthter.

Fjalën e rastit e mbajti vetë Presidenti i AADL, Gianfranco Martini i cili shquhej për kthjelltësi gjykimi dhe mendimi ndonëse kishte mbi supe mëse 80 vjet.

Në emër të Kongresit të Pushteteve Lokalë dhe Rajonalë të Këshillit të Evropës foli Jean-Paul Chauvet.

Për pjesëmarrjen e qytetarisë aktive në Evropë dhe rolin e AADL foli Antonella Valmorbida ndërkohë që për politikat e Komisionit Evropian për qytetarinë active foli përfaqësuesi  këtij institucioni i ardhur nga Parisi, Gerarg Lombard.

Konferenca EUR-Action do të vijonte me diskutimin “Bashkë mundësojmë pjesëmarrjen e njerëzve në ndërtimin e një Evrope të re” të mbajtur nga koordinatori i këtij projekti Lars Bosselmann si dhe me atë të funksionarit të Këshillit të Evropës, Mats Lindberg i cili u ndal në pjesëmarrjen aktive të njerëzve në kontinentin e vjetër si dhe në forume dhe e ardhmja e demokracisë në Evropë.

Në mbyllje të pjesës së parë të ditës së dytë, u kalua në debate dhe diskutime ndërmjet të pranishëmve në sallë të cilat i moderoi Antonella Valmorbida.

VINTHER: “KESHILLI I EVROPES, PARTNERI THEMELOR  I  AADL”

Por pjesa më interesante e kësaj séance do të shënohej me ndërhyrjen e Presidentit Ekzekutiv të AADL, belgut Per Vinther i cili me eksperiencën e tij të gjerë pranë kolektivave lokalë evropianë nëpërmjet pozicionit të tij, sqaroi mjaft pyetje në lidhje me pjesëmarrjen aktive të shtetasve evropianë në kuadër të Programit “EUR-Action”

“Ne i kemi ndihmuar evropianët që ata të kuptojnë mirë Evropën.Ne tashmë kemi mjaft kohë që punojmë me Bashkimin Evropian i cili pëfiton nga rrjeti ynë mëse 200 partnerë, ose thënë ndryshe, qytete, rajone dhe OJF.Ne marrim pjesë në EUR-Action sepse jemi në gjëndje të mobilizojmë aktorët lokalë praën popullatës të cilët nuk kanë rast që të informohen mbi Evropën.Me kolektivat lokale ne u kemi dhënë atyre rastin që të shprehen në debate të ndryshme në lidhje me probleme të tilla të rëndësishme si mjedisi, transporti dhe shërbimet sociale.Pikërisht opinionet dhe propozimet e tyre ne ua përcjellim institucioneve përgjegjëse.shtë një punë në terreni shumë lokale e cila përfitohet nga eksperienca jonë.”, u shpreh ndërmjet të tjerash në përgjigje të interesimit të të pranishëmve Per Vinther.

Në vijim, duke folur për rolin bashkëpunues të Këshillit të Evropës me AADL, Vinther u shpreh:

“Ne dëshirojmë që partnerët ta konsiderojnë si më “të pjekur” imazhin e shoqatës sonë.Këshilli i Evropës dëshiron që ne të investojmë akoma për promovimin e vlerave të mëdha të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut nëpërmjet AADL.Në mënyrë reciproke, ne dëshirojmë që edhe Këshilli i Evropës të tregohet më aktiv në lidhje me promovimin e demokracisë lokale.Ne kemi përforcuar marrdhëniet me BE-në, qeveritë dhe fondacionet private por Këshilli i Evropës mbetet partneri ynë themelor, me imazhin e Kongresit që mblidhet gjithashtu në këshillin tonë administrative.

Ndërsa në mbyllje, duke iu përgjigjur interesimit të të pranishëmve në lidhje me të ardhmen e 12 agjensive ekzistuese të AALD, Presidenti Ekzekutiv i shoqatës në fjalë, Per Vinther theksoi:

Përsa i takon 12 agjensive tona, secila prej tyre është e lirë që të përcaktojë prioritetet.Projekti ynë i ardhshëm me pjesëmarrjen e Bankës së Zhvillimit të Këshillit të Evropës do të jetë për zhvillimin e mikrokreditit dhe të ndihmës së krijimit të ndërmarrjeve të vogla në Ballkan.Kjo është mjaft e rëndësishme në këto rajone ku ka një përqindje të lartë papunësie dhe një mjet efektiv që promovon paqe; kur njerëzit kanë një punë ata janë shumë më mirë të predispozuar që të bëhen demokratë.Për të tjerët ne kemi edhe projekte ndihme për të rinjtë në fushën e agrikulturës ku kemi dërguar kohët e fundit me shoqatën e kolektivave lokale italianë (ANCI) disa programe formimi për përgjegjësit politikë dhe funksionarët lokalë në Ballkan.

PARAQITJA E PROJEKTIT  “EUR-Action”

Pjesa e dytë dhe e fundit e Konferencës EUR-Action rezervoi paraqitjen e Projektit EUR-Action të titulluar “Shtetas aktivë për Evropën” nga Marco Boaria i AADL, i cili u ndal në detaje në lidhje me objektivat dhe metodologjinë.

Më pas ndarja në grupe pune përkatësisht të 3 gjuhëve të përdorura në këtë konferencë do të vijonte në diskutime dhe sugjerime të lira të pjesmarrësve.

I ndodhur në grupin e frëngjshtfolësve pata komoditetin për të mos ndërruar sallë, nisur mesa duket edhe nga grupi më i madh në numër si pasojë edhe e zhvillimit të këtij aktiviteti në Francë.

Vlen të përmendet gjatë diskutimeve edhe ndërhyrja që bëri përfaqësuesi i Paktit të Stabilitetit, serbi Srdjan Cvijic në lidhje me politikën e përzgjedhjes së përfaqësuesve të panelit të organizatës COJEP të cilët moderuan debatin e frëngjishtfolësve.Problemi siç edhe doli nga vetë ai nuk ishte tek organizata në fjalë por në faktin se të dy përfaqësuesit e saj në panel ishin nga Turqia…

Në mbyllje, konkluzionet e kësaj konference u dhanë para të gjithë të pranishëmve nga Antonella Valmorbida dhe përfaqësuesi i bashkisë së Strasburgut Pascal Mangin.

NGA  STRASBURGU

ARBEN  LAGRETA

 

Paulin Radovani, Kryetari qe i duhet Qarkut te Shkodrës

Me zgjedhjen e kryetarit te ri te Bashkisë Shkodër, Lorenc Luka, tashme vëmendja është përqendruar ne zgjedhjen e kryetarit te Qarkut Shkodër, i cili për tre vite është mbuluar nga kryebashkiaku i sapozgjedhur i qytetit me te madh verior. Posti i kryetarit te Qarkut Shkodër, është mjaft i rendesishem, veçanërisht ne kuadër te decentralizimit te mëtejshëm te kompetencave ne favor te pushtetit vendor.

Këshilli i Qarkut pritet te jete tashme, jo vetëm një organ koordinues ne mes njësive vendore dhe qeverise e dikastereve qendrore, por edhe hartues e zbatues i planeve konkrete te zhvillimit si dhe te investimeve ne shume sfera. Ne këto kushte, ka një rëndësi shume te madhe se cili do te jete kryetari i ri i qarkut, cila do te jete statura e tij, kontributi ne zhvillimin e rajonit dhe te minimizimit te problemeve, por sigurisht edhe raportet qe ka apo mund te instaloje me qeverinë, ministrat madje edhe vete kryeministrin e vendit.

Një gjë është e sigurte: kryetari i Qarkut te Shkodrës, do te jete përfaqësues i PD-se! Kjo, pasi ne zgjedhjet e 18 shkurtit, PD-ja dhe koalicioni i djathte, patën një fitore plebishitare dhe si rrjedhoje konfigurimi politik do te jete ne mazhorance te thelle ne favor te këtij spektri. Nuk mendojmë te japim gjykime për listën e këshilltarëve te PD-se ne Këshillin Bashkiak te Shkodrës, prej te cilës me logjike duhet te dale edhe kryetari i ri i qarkut Shkodër, por emrat janë te pakte si kandidatura për kryetar Qarku te Shkodrës. Një pjese e tyre, janë emra te konsumuar dhe pa shume kontribute jo vetëm ne poste qe kane patur, por edhe ne aktivitete private. Aho qe mbetet, përbëhet nga individë, te cilët nuk kane thuajse asnjë eksperience, madhe edhe jetësore dhe profesionale, te mangët. Nuk ka sesi mbi listën e këshilltarëve te PD-se, dora te mos ndalet tek emri i Paulin Radovanit.

Nder te paret qe ne fillim vitet ‘90, ndërtoi makineritë e para te menaxhimit kapitalist te biznesit, sigurisht pas një suksesi te jashtëzakonshëm si ekonomist i afte edhe me herët. Biznesmen por me shpirt human, vit pas viti rriti kapacitetet prodhuese, duke i zbutur ndjeshëm fenomenin e papunësisë ne rajonin e Shkodrës. Biznesi i Radovanit u dëmtua rende nga trazirat e vitit 1997, por serish, ai e ngriti gjithçka thuajse nga “0”. E ne fakt, ofertat nuk i munguan për te zhvendosur biznesin e tij te konsoliduar ne Malin e Zi, vetëm pak km larg Shkodrës. Ai nuk e ndaloi biznesin e tij as edhe kur energjia elektrike ishte jo me shume se 4 ore ne dite dhe kur i duhej te shpenzonte miliona leke për nafte gjeneratorësh. E gjithë kjo sakrifice, për te mos u hequr shpresat mijëra familjeve shkodrane qe siguronin jetesën ne biznesin e Radovanit. Biznesmenit te njohur, i pëlqejnë edhe sfidat, siç është kompania farmaceutike Radofarma, e cila tashme ka krijuar profilin e vet dhe mbi te gjitha, ofron cilësi dhe garanci maksimale për te gjitha prodhimet qe hedh ne treg. E kemi thënë edhe here tjetër, kontributi i Radovanit i ka kaluar kufijtë e qytetit te Shkodrës, tashme duke dhënë kontribut edhe ne zhvillimin e Pukës. Ne nuk po bëjmë asnjë sqarim tjetër, duke ju përcjellë thjeshte opinionet e atyre qe prej vitesh kane bashkëpunuar dhe i kane besuar Paulin Radovanit. Pronari Grupit Italian “Filanto”, Antonio Eduardo Filograno, i cili ishte në Fabrikën “Bertoni” së bashku me një delegacion nga Italia, tha se punëtorët dhe administratorët shqiptarë janë seriozë dhe të përkushtuar . Pronari i grupit italian “Filanto” tha se me ndërmarrjet e tija, të ngritura në Shqipëri, “Filanto” është e pranishme prej 13 vitesh, duke prodhuar fillimisht 10 mijë palë këpucë në ditë dhe duke punësuar më shumë se 1500 punëtorë. Filograno tha se në Shqipëri ka gjetur bashkëpunëtorë seriozë dhe korrektë, me kërkesa të larta profesionale, me të cilët synon të zgjerojë sipërmarrjen e tij në Shqipëri.

Në të njëjtën kohë, bashkëpunimi i kapitalit vendas me kapitalin e huaj, është edhe për vendin një përfitim i madh sepse inkurajon investitorët e tjerë vendas. Bashkimi, kohët e fundit, i dy fabrikave të Filantos, në Tiranë dhe në Shijak, me Fabrikën “Berttoni” të Shkodrës, kanë krijuar Grupin më të madh industrial në Shqipëri, me mbi 3 mijë punëtorë, duke prodhuar për tregun e huaj më shumë se 12 mijë palë këpucë në ditë.

Një individ i suksesshëm gjate gjithë karrierës se tij, me një kontribut te dukshëm ne favor te zhvillimit te rajonit te Shkodrës, i pajisur jo vetëm me njohuritë e nevojshme te profesionit, por edhe te funksionimit dhe menaxhimit te pushtetit vendor, me njohje te gjera dhe te afërta me ministra dhe vete kryeministrin Berisha, janë garanci për staturen e një kryetari te qarkut, i cili realisht i duhet Shkodrës. Do te ishte krejt normale, qe interesat politike, natyrshëm te konvergonin me ato te komunitetit te qarkut te Shkodrës, për te gjetur përmes Paulin Radovanit, zgjidhjen me frytdhënëse për zhvillimin e rajonit tone. Për ne është e thjeshte, siç edhe për shume banore te qarkut Shkodër: Paulin Radovani, është kryetari qe i duhet Qarkut te Shkodrës! Faktikisht, duhet qe edhe vete Radovani te ndërmarrë një sakrifice, duke u shkëputur për 4 vite nga biznesi i tij, për te marre ne dore një “biznes” tjetër, atë te ndryshimit te faqes Qarkut te Shkodrës! Është koha qe politika te mendoje dhe te vendose me mendje njerëzore!

Blerti DELIJA

 

Shteti e partitë në ankand

(Pamflet)

Më në fund zgjedhjet vendore mbaruan. Si në çdo përballje a ndeshje edhe këtu pati fitues e të humbur. Për ironi të fatit, u vu re se, përgjithësisht, jo për të fyer ndokënd, skepteri i fitores iu dha edhe ndonjë njeriu populist e fjalaman që një pjesë e veprimtarisë së tij intelektuale s’e ka kaluar nga pragu i derës së vet e deri në shkollën 8-vjeçare të fshatit a lagjes, po e pati pasur një të tillë…

Falë politikës mbrapshtane që s’pyet as për nder e as për moral, ata fituan si individ, por humbi populli, të paktën moralisht. Humbi dija, shkenca, perspektiva e vendit, të cilën e udhëheq teoria. Drejtuesve prakticentë, që punojnë e veprojnë me instingte, u ka ikur koha në Evropën e qytetëruar ku ëndërrojmë të shkojmë, megjithëse në të jemi si trungje të palatuar. Prakticizmi kishte vlera në sistemin komunist, ku punohej sot për sot, kavardiseshe në vajin tënd, d.m.th. të mos shikoje zhvillimin e botës së ashtuquajtur kapitaliste e revizioniste, sepse ishte mëkat mortar.

Kur nuk ke mundësi të bësh krahasime, atëherë mbetesh më i miri i vetvehtes. D.m.th. se je si puna e bletës që punon hojën e vet në mënyrë të përsosur, por s’di çfarë bën. Instingti të ndihmon të mbijetosh përmes trashëgimisë stërgjyshore, por t’të jep zhvillim.

Dhe shumica e fituesve si kryekomunarë, kryebashkiakë, krye… fituan falë instingteve stërgjyshore të fshihen në subkoshiencën primitive të tyre. Mostrën e tyre, i zgjodhi “populli” liridashës, sepse tek ata panë vetvehten.

Shtetshkreta i kishte marrë masat shumë mirë për zhvillimin normal, të ndershëm a ku di vetë, të zgjedhjeve, por partitë u mastuan e u plandosën pas fitores për vehte, për karrigen, për askënd. Mjeti, sipas makiavelistëve, e justifikon qëllimin. Sipas kësaj teorie të përvetësuar nga politikanët tanë, mjafton të fitosh, s’ka gjë se është si “fitorja e Pirros”, së cilës, shumica e të fituarve, s’ia kanë dëgjuar emrin. Dhe ne, d.m.th. populli, presim të na futin në Evropën e Bashkuar ky sojsorollop fitimtarësh të denjë për kryepleq katundi a çobën dhish.

Pjesmarrës në fushatën parazgjedhore ishin mitingash të papunë, fukarenj e dembelë stambolle, të dëbuar forcërisht si të padëshiruar nga vendet ku kishin emigruar, që presin gojëhapur nga kryebashkiaku e kryekomunari se do u dhurojë punë, shkollë e dije. Jo, jo ta heqin mendjen nga shteti.prandaj them se ata zhgënjehen nga premtimet boshe, se drejtuesi do u ndërtojë kulla të fildishta.

Vetëqeverisja është thembra e Akilit, vetëshkollimi e vetëpërsosja në një shtet ligjor është gjithçka. Të tjerat i bën individi.

Turmat e mësipërme vraponin në sh e të ftohtë drejt KZQV-ve për të marrë vesh haberin e shpalljes së fitimtarit e t’i thërritnin Barabasë, “hosana”. Në duar mbanin pankarta, flamuj të vjetër të diktaturës pa iu vënë oré yllin pesëcepësh të kohës së diktaturës, flamujt e OSBE-së të bracuar pabesisht në zyrat e tyre. I tundnin e shkundnin e qafsillnin marrisht e u shtërngonin hurin forcërisht për t’u përballur me kundërshtarin, vëllain e vet, fqinjin e vet që kishte votuar kundër…

“Ah Evropë, o… e motit”, – do të shfrente dikur i madhi poet kombëtar, Gjergj Fishta.

Njerëz të ndershëm, të qetë, me ndërgjegje deri në adhurim të lirisë, prisnin tanë natën e lume për të marrë vesh lajmin e fitores për më të mirin. Kujtonin të shkretët se të gjithë e kishin hedhur atë fletë të fatit të tyre me përgjegjësi. S’e dinin se të ndershmit, të drejtët e kanë humbur shpresën te politika ndjedhakeqe, s’e kanë çarë kokën për t’u paraqitur fare në QV-në e lagjes a të katundit me përspëktivë për t’u bërë “bashki” me purri në… , sepse i mungon infrastruktura, rruga e asfaltuar, dritat e cunguara, shkollat e shembura e pa mjete mësimore. Bashki kot, si me thënë, lojë fëmijësh, ashtu si vota.

E, të jenë të qetë për mosparaqitjen te kutia e votimit, fleta u ka dalë në numërim, se e ka hedhë mitingashi i paskrupull atje ku ka dashur. I ka thënë kryepartiaku, kryemezini, ish deputeti i pasuksesshëm që tash i kanë ra trutë n’qafë. Për katër vite s’e foli një fjalë në parlament, veç gogësiu nga tejmbushja e stomakut me paratë e të shkretëve taksapagues që vazhdojnë ta ndjekin pa u shkuar mendja se është ai që ka qenë e s’ka si të bëhet ndryshe, në mos më i keq, se ka mësuar hordhiqet e Kuvendit të burrave: me sharje, përplasje, bilbila e ku di vetë.

Po, ti indiferent, rri te shtëpia, shih a të ka pjellë dhija, a t’pikon çatia, se për votën, t’kujdeset shoqëria… Flej mbi dafina, o indiferent edhe për katër vite në pritje të Godos që s’do vijë kurrë.

Në KZQV-në janë rreshtuar GNV (Grupi i Numërimit të Votave) si specat n’spango, përkrah të kollarisurve të shkolluar që u ka hije, të sapokollarisurit që gruaja ua ka kacavarur përdhuni  në qafë. Në një shenj kohe, meqë s’po u dilte llogaria si hesapi, i shkulnin e hidhnin pas shpine duke i mëshuar zërit: “Hangërt ta dreqi këtë lak lope!”. Tani janë më të lirshëm të përlajnë votat e njëri – tjetrit ashtu hajnisht si dikur thesin e misrit në arat e kooperativës, paketat e cigareve në ndërmarrjen shtetërore, tullat e thasët e çimentos në NSHN. Të gjitha do të jenë dhuratë për kryepartiakun e paskrupull, që do të qëndrojë në politikë ashtu si kollarja e numruesit. Do të rreshtohet përkrah këshilltarëve të bashkisë a komunës për të këshilluar kur s’është nevoja e për heshtur kur duhet folë…

Më në fund u shpall fitimtari që iu dha shansi për të drejtuar, për të abuzuar e përfituar. Ai tani e mbrapa do të punojë për vehte e votuesit për të. Ka për t’i rënë ndërmend për zonën që e nxorri fitimtar, sa për pulat që i kanë mbetur zbathur midis oborrit.

Tashti e mbrapa shoqërinë demokratike do ta drejtojnë “fitimtarët”, ata që dolën si produkt i tiranisë së klasave më të ulëta të shoqërisë. Tani ata do të jenë gjithçka. Ata do të sundojnë në emër të shumicës që e ka votuar, pakicën e ndershme që s’ka votuar. Ai, i fituari, do të jetë përkrahës e do t’u shërbejë shtresave shoqërore që qëllimisht i kundërvihen së mirës së përbashkët në emër të bashkësisë, të fisnisë, të poshtërsisë.

Fillë mbasmedjat, të etura për të përfituar, të paktën një herë në katër vite, mësyjnë me aparate elektronike, me kufje të shurdhëta t’u marrin fitimtarëve intervista paranojake, të tallen pafundësisht me ndjenjat e votuesve e jovotuesve, t’u mbushin mendjen njerëzve me spote publicitare të montuara artificialisht me sfonde dalëboje, se kanë votuar për më të mirin, për më të zotin që për katër vite do t’i çojë në Parjsën tokësore aq shumë të ëndërruar.

Broz Simoni

 

Pons Pilatët e politikës

Është bërë rëndom e motivuar politikisht larja e duarve para mëkatit. Tendenca e një tipizimi të Pons Pilatit, këtij monstruoziteti biblik, po shërben si një garanci për pacënueshmëri të përfaqësimit politik, përballë përgjegjësisë. Qartazi kjo filozofi kërkon të nxjerrë duarlarë ata që janë pjesë e çmimit që faturuan zgjedhjet. Personalizimi i fajit kolektiv është më së shumti mungesë vullneti për të pranuar një disfatë politike, si një reflektim për të parë të vërtetën në kokërr të syrit. Nëse në një rast triumfi, të gjithë do të ngisnin të ngrënin trofeun e sfidës, në vetvete mbetet handikap politik, ngurrmi për të pranuar veten në podin e turpit, gjë e cila po bën vaki sot, në kampin e djathtë, aty ku megjithëse po konturohet një lloj hezitimin për ta pranuar humbjen, kryefajtorin e kanë vënë në shënjestër. Dhe ai është Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Megjithëse atij duket se i ka mbetur ta paguaj këtë faturë, nga kontributi për këtë disfatë nuk mund të përjashtojmë edhe një zyrtarë të korruptuar të administratës, apo edhe një elektricist të papërgjegjshëm, i cili lë në terr një lagje të tërë, vetëm se ata nuk janë të gatshëm të paguajnë koston e tij të pijanecit. Sado që radhët e ofensivës kundër Berishës forcohen, kjo nuk përjashton nga përgjegjësia e një rezultati demoralizues strukturat partika të vetë PD, por edhe të aleatëve të saj. Turravrapi për të bërë fajtorin është një tipar dallues i atyre që duan të shohin veten në pozita të shëndosha të Pons Pilatit, pavarësisht se kjo mbetet një praktikë i ikjes nga pjesa yte e përgjegjësisë.

Në kryeherën e saj 18 shkurti, dëshmoi një pjekuria elektorale të admirueshme të shqiptarëve. Gjithashtu, ai që mund të quhet rezultat përfundimtar, e sheh të vendosur në pozita më të shëndosha botëkuptimin e zgjedhësve. Gjithnjë e më pak, politika ka shanse të jetë e suksesshme në qasjet elektorale për të premtuar parajsën. Kjo u dëshmua më 18 shkurt, jo vetëm për humbësit, por edhe për triumfuesit, të cilët duhet ta deshifrojnë larg emocioneve partiake dhe militantiste këtë ndërgjegje të re që po gjallon në vullnetin e sovranit. Ka marrë fund trajtimi i zgjedhësve si një turmë dhe bashkë me këtë, hipnotizimi politik, i cili tashmë i përket së kaluarës. Tashekëndej politika duhet të ketë risi me kahje tek të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga atributet e të qenit përmbushës i vullnetit të zgjedhësve.

Ndërsa rezultati i zgjedhjeve për qeverisjen vendore ende nuk ka marrë bekimin e KQZ, ushtat e përgjegjësisë politike për atë që mund ta quajmë si humbje të partisë-shtet, janë drejtuar të gjitha nga Berisha. Në këta skalion, pothuajse janë rreshtuar të gjithë aleatët e mazhorancës, përfshi dhe eksponentë të rëndësishëm të Partisë Demokratike. Se zgjedhjet e 18 shkurtit janë një disfatë për të djathtën në përgjithësi dhe për qeverisjen e drejtuar nga Sali Berisha, kjo nuk ka asnjë dyshim. Për sa i përket gjetjes së fajtorit, kjo mbetet jo thjeshtë kahja që i japim gishtit tregues. Të gjithë duhet të shohin se çfarë bënë mirë dhe çfarë bënë keq, dhe çfarë nuk bënë. Nuk duhet harruar se një nga shtysat drejt kësaj humbjeje është kriza e rëndë energjetike, e cila u ul këmbëkryq në mes të sofrës elektorale. Ndikimi ishte i menjëhershëm. Sado që qeveria u përpoq të minimizonte këtë tronditje që po pësonte bazamenti i saj politik, përsëri çmimi ishte humbja. Nuk duhet të mos injorojmë dhe shumë faktorë të tjerë që vunë përballë një humbje, të cilën e ka shumë të vështirë ta pranojë mazhoranca. E ashtuquajtura reformë në administratën shtetërore, spastrimi politik i kësaj hallke, politikat e hatërmbetjes në raport me pronarët, ish-të përndjekurit politik, ish-ushtarakët dhe shtresave të tjera sociale, lufta ndaj korrupsionit, cenimi i shumë interesave sunduese të biznesit dhe aksidenti që polli një nivel të ri papunësie, e plotë faktorë të tjerë përbëjnë gjithë atë mozaik të keqqeverisjes që u përkthye në humbje. Natyrisht jo gjithçka në rrugën e instalimit të shtetit ligjor u prit me dashamirësi, sikurse jo gjisekund u trajtua në këtë prizëm formatimi i imazhit të shtetit të së drejtës, i shtetit dhe ligjit, ku të gjithë janë të barabartë. Nuk ka dyshim se është abuzuar dhe se jo gjithçka ka vijuar në linjën e përmbushjes sw detyrimeve elektorale të 3 korriku. As politizimin e luftës së ndryshimeve nuk mund të bëjë përjashtim në këtë larmi treguesish të humbjes së 18 shkurtit. Sikurse duarjashtw nuk e gjen veten dhe aleanca e politikës së paqes, Nano-Berisha.

Për pasojë ai që mbetet më i shënjuari në këto momente ku secili merr pozat e kritikut, është Berisha dhe vetëm Berisha. E konsideroj të natyrshme këtë shënjestër, pasi është vetë i shënjuari ai që ka orientuar të gjithë politikën e triumfuesit dhe disfatistit mbi vetveten. Pavarësisht se pjesë e kësaj përgjegjësia janë të gjithë aktorët, kush më shumë e kush më pak. Por pas akuzave askush nuk duhet të pandeh se del i larë nga kjo histori turpi. Një ndër gabimet e Berishës është se ai pozicionoi figurën dhe personalitetin e Kryeministrit në qendër të fushatës duke e kthyer në lidership të saj, gjë e cila mund të jetë pritur me entuziazëm nga fanatikët, por me një xhelozi nga aleatët, kujtojmë këtu se si e përcjell një nga këto momente kreu demokristian Nard Ndoka, i cili e ka ndjerë veten të shpërfillur karshi rrezatimit emotiv elektoral të Berishës. Ka apo s’ka të drejtë në kësi dritëshkurtësishë politike, këtë e di vetë zotëria në fjalë. Për sa i përket logjikës selektive të pranimit ose jo se ku është humbur dhe ku është fituar, fshat apo qytet, katundarë apo qytetarë, do të preferoja të mbetem jashtë kësaj maskarade, këtij amoraliteti, këtij krimi politik, që në kushtet e një euforie të fituesit nxori kokën e një tendence të kantonizmit elektoral të Shqipërisë. Realisht në këto zgjedhje përgjegjës janë të gjithë humbësit. Fitorja duhet të lexohet si e tërë, dhe humbja gjithashtu. Kurrsesi jo duke bërë rriskime demografike dhe sociale, për më keq, kur këto rëndom përcillen me nota shpërfilljeje. Vota është e barabartë si në mes të Tiranës ashtu edhe në një zonë që pakkush ka dijeni se i përkët territorit të Republikës së Shqipërisë. Ky është një tjetër krim politik, ku marrin pjesë, si ai që e lexon ashtu edhe ai që nënvizon. Tërësia është një detyrim logjik matematik për një përfundimtare, për sa kohë që në këtë vend qytetarët e saj janë fillimisht numër, tekembrama vullnet shumice.

Përfundimisht politika shqiptare po tregon se është ende larg një detyrimi evropian të përmbushjes së disa parametrave. Ani pse elektorati dëshmon të kundërtën, votën e tij si ndëshkim dhe përgjegjësi njëkohësisht. Për sa kohë që Pons Pilatët e klasës politike shqiptare kërkojnë të lajnë duart para mëkatit për të mos u bërë pjesë e tij, kur janë, aq më pak shanse mbeten se ajo do të dijë të lexojë siç duhet rezultatin e zgjedhjeve. Humbës apo fitues janë anët që kupton ajo klasë politike që e vendos veten në pozita armiqësore jo rivaliteti.

Nga Albert VATAJ

 

Sekreti i një ditari të së kaluarës

(vazhdim nga numrat e kaluar)

Por a mund të krijonte një ide të qartë ai për vendin e tij? A mund të mësonte gjithçka mbi origjinën e tij vetëm nëpërmjet fletëve të një ditari shkruar nga i jati vite më parë, ku ky ditar qëndroi i fshehur si një sekret për shumë kohë? Apo të arrinte të përfytyronte gjithçka vetëm duke u mbështetur në copëza informacionesh në internet. A mundej vallë të merrte dhe t’i bashkonte ato copëza për të krijuar një imazh të vetëm për vendin e tij. Kjo i reflektohej si e pamundur, aq më shumë lexonte, aq më shumë bëhej konfuz. Nga njëra anë qëndronte aktualiteti i tij, e përditshmja që e ftonte në rrjedhën e saj ku e priste një jetë e qetë në “Amerikën e tij”. Por jo, ajo nuk ishte “Amerika e tij”. Kështu të paktën kishte menduar ai. Kishte jetuar shumë vite duke menduar se gëzonte statusin e të qenit qytetar amerikan. Por gjithçka, e gjithë jeta e tij ishte ndërtuar mbi një gënjeshtër të rëndë, të paktën për identitetin e tij. Dhe e gjitha kjo për fajin e tij, e ndoshta as për faj të atij që e la të jetonte për kaq kohë me këtë gënjeshtër. E ndërkohë me pak zymtësi e gërryente dëshira për ta parë edhe një herë qoftë në jetën e tij atë vend që e tërhiqte jashtëzakonisht shumë. Ishte pikërisht vendi që e intrigonte aq shumë. Vendi ku babai i tij u lind dhe jetoi deri sa erdhi një ditë që… diçka e fortë kishte ndodhur për ta bërë këtë të fundit të ikte përgjithmonë drejt Amerikës duke e lënë pas Shqipërinë. Një arsye e madhe mund ta kishte detyruar atë të ikte nga ai vend, e një tjetër edhe më e fortë që e bëri të mohonte origjinën e tij për kaq vite. Po pse pikërisht ia kishte fshehur edhe atij?! Mos ndoshta mendonte se nuk do ta kuptonte? Çfarë mund ta çojë një njeri të mohojë rrënjët e tij? Fjalët e ditarit të ngjallnin frikë, dyshim… I kujtohej ende fraza e fundit e një flete të atij ditari: “Duhet të harroj nga kam ardhur për të mirën e fëmijëve të mi”. I dukej sikur kjo e panjohur e intrigonte, e joshte dhe e shtynte që ta njihte, por ai e dinte që kjo e panjohur ishte krejtësisht pjesë e tij. Menjëherë sytë i shkuan tek një glob i vogël vendosur diku në një skaj të tryezës së punës dhe filloi të kërkonte me ngut Shqipërinë. U përqëndrua në kontinentin e Europës, më pas në Ballkan dhe aty nisi të kërkonte… dhe ja ku një vend i vogël, madje shumë i vogël në krahasim me vendet e tjera Ballkanike kishte të shkruar në sipërfaqen e saj Albania. Ky vend kaq i vogël ishte vendi i tij, e jo Amerika e madhe. Sa shumë ndryshonin këto vende?! Sërish në mendje i erdhi refreni i atij ditari “Duhet të harroj nga kam ardhur për të mirën e fëmijëve të mi”. Menjëherë mendja i vajti tek fëmijët e tij. A duhet vallë të përsëriste edhe ai të njëjtin refren?! Po pse do t’i dëmtonte fëmijët e tij nëse pranonte se ishte shqiptar?! Kishte mësuar nëpërmjet internetit se në kohët kur kishte jetuar i jati qeveriste pluralizmi politik. Pra, kohët sot kishin ndryshuar, ishin kohë të tjera, nuk kishte më pse të ndjente frikë. Aq më tepër Shqipëria kërkonte të antarësohej në Bashkimin Europian. Dhe një vend i cili kërkonte të bëhej pjesë e BE-së, një ndër kriteret që duhej të plotësonte ishte sistemi demokratik dhe liberalizimi. Atëherë nuk kishte pse të frikësohej. Atëherë vendosi që e ndiente të nevojshme të qartësonte gjithçka. Do të nisej të nesërmen me acionin e parë për Shqipëri. Më në fund do të njihte vendin e tij. Në fillim vendosi të mos i tregonte askujt. Për të gjithë të tjerët kjo do të ishte thjesht një udhëtim pune, ndërsa për të do të ishte zbulimi i të vërtetës. Një udhëtim i gjatë për në Shqipëri, për në vendin që shumë vite më përpara, i jati kishte braktisur përgjithmonë e që më pas ky vend kishte qenë sekreti i tij për gjithë këto vite. Ngriti receptorin dhe bëri rezervimin. Avioni i ardhshëm, i cili do të udhëtonte për në Rinas, ishte në orën shtatë me orën lokale në Amerikë. Në atë moment ora shënonte katër. Kishte disa orë ende që duhet të kalonin përpara se ai të nisej. Duhej të përgatiste valixhet e më pas duhej të bëhej gati… dhe… Por çfarë duhej të merrte me vete vallë? Ky udhëtim ndryshonte nga të tjerët. Nuk ishte një udhëtim i rëndomtë si ato të punës apo udhëtim pushimesh. Ndërkohë që filloi edhe një herë të kalonte nëpër mend të gjitha ato që i kishin ndodhur që ditën kur rastësisht kishte gjetur atë ditar në gjërat e të atit. Kishin ndodhur aq shumë gjëra në aq pak kohë, e më pas iu kujtua ai kërkim dëshpërues që kishte bërë në internet, ku në të vërtetë nuk ia kishte idenë se çfarë kërkonte, por thjesht kishte klikuar mbi emrin Albania. Më pas para ekranit gjithë ajo mori informacionesh ku të çonin nga një periudhë në tjetrën. Nga lashtësia tek figura e Skënderbeut. Nga regjimi komunist tek varfëria e popullit nga demokracia tek zhvillimi i vendit dhe përpjekjet për të ecur përpara. Figura të njohura të atij vendi ku vetëm njërën njihte mirë. Nënë Tereza, shenjëtorja e madhe. I kujtohej çasti kur për herë të parë ishte ndjer krenar. E më pas gjithë ato figura politike që ai nuk i njihte.

Ishte ende aty në tryezën e punës së tij dhe kishte mbyllur sytë fort duke u munduar të imagjinonte edhe një herë Shqipërinë e tij. As vetë nuk e kishte vënë re që kishte kaluar një orë e plot duke sjellur nëpërmend të gjitha këto gjëra. Vendosi të linte punën. Ndaj doli nga zyra. Tek rrotullonte çelësat seç pati një ndjesi të çuditshme. Papritmas iu duk vetja si një njeri i huaj, gati – gati si një refugjat i ardhur para disa vitesh nga një vend i largët për një jetë më të mirë. Sa herë kishte dëgjuar emrin “refugjat” kishte ndjerë një lloj dhembshurie për ata njerëz, ndërsa sot i dukej vetja i barabartë me to. Vetëm se ai kishte pasur më shumë fat se ata. Ai Shqipërinë nuk e njihte, por historitë e dhimbshme të refugjatëve po. Ndoshta dhimbjen e kishte përjetuar vetëm i jati, dhe kishte qenë pikërisht ai sekret që ia kishte mohuar emrin refugjat edhe atij. Ndoshta ishte pikërisht kjo kuptimi i fjalëve të ditarit të tij. Ora shënonte 7 pa një çerek dhe tashmë ai ndodhej në aeroport, gati për t’u nisur për në zbulim të së vërtetës. Në dorë mbante thjeshtë një valixhe të vogël. I veshur shumë thjeshtë, sepse nuk donte të linte përshtypjen si një vizitor i rëndomtë amerikan, sepse në të vërtetë ai nuk ishte i tillë. Ora 7 pa pesë, tashmë kishte ardhur koha që të nisej në fluturim. Vështroi edhe një herë jashtë nga dritarja e avionit. E dinte që kur të ulej do të gjente një tokë krejtësisht ndryshe. Ndërkohë avioni i nis…

Emiranda Lukaj

 

E majta nuk shëron plagë, ngjit leokoplast

Pas këtyre zgjedhjeve lokale, pas një kapërcylli politik, pas një atmosfere paragjykimi nga e majta për gjoja keqadministrimin e drejtimin e shtetit, por edhe në kushtet kur kanë mbetur pa marrë pjesën e luanit, eksponentë partiakë e gjejnë veten si të përligjur për rrokada jo vetëm qeverisëse, por edhe politike. Askërkund e askurrë deri më sot këto taktika nuk kanë sjellë ndonjë ndryshim të rëndësishëm, për më tepër të kenë krijuar një imazh të ri para ndërkombëtarëve. Lëre më pastaj që s’mund të qeverisin si një qeveri që ka marrë një mandat katër vjeçar nga vota e lirë. Përvoja i mëshon si fillim idesë se një shansi partiak që u jepet eksponentëve të ndryshëm për t’u bërë figura publike. Por qëllimi i socialistëve nuk është kaq i thjeshtë. Ata kërkojnë, me moralin e të pamoralshmit, një rrokadë përbysëse. E, në të tilla raste, në duar të tjera, do kishim vetëm një teposhtë të asaj pune që kishte mundur të ngrihej deri diku dhe që për fare pak kohë dhe në sajë të një kapriçoje politike, gjendet në stadin e një fillimi të ri.

Ja ku shkon në lumë, kohë, mund dhe investim. Kabineti i ri “Berisha”, nuk mund të motivohet nga dekurajimi i rezultatit të 18 shkurtit, siç pretendojnë “të mençurit” që mendojnë se pastruan tetë vjet “pisllëk” me një “leckë” motake. Për të qënë të kalkuluar politikisht, duhet të pohojmë gjithashtu, se nga socialistët kjo pritej, pavarësisht se kush do të ishte përfundimi i rezultatit. Por në kushtet e 18 shkurtit, kur e djathta ka mbi 100.000 vota më shumë se e majta, kur edhe një mëndje dosido bën hesapin se sa deputetë do fitoheshin e humbeshin gjeografikisht e votërisht që, na del se do shkonte dikund tek 88 me 52 për të djathtën, kabineti Berisha s’ka pse të jetë aspak i tunduar, pasi votuesi nuk i ka kërkuar sakrifikim.

Rrokadat politike janë vetëm një leoklopast që i vihet plagës. Në shumicën e rasteve, ne veprojmë në këtë mënyrë, jo se leokloplasti merr përsipër, të shërojë plagë, por për ta mbajtur atë të mbrojtur nga agjentët e jashtëm që e acarojnë, duke e bërë tepër më kritike plagën. Pak a shumë kjo është ajo që kanë presupozuar dhe garantuar rrokadat politike, qoftë edhe pas një fshikulli elektoral, qoftë edhe pas një dështimi a tjetërsysh. 1997-a është një ëndërr e keqe. Qe larguar “Xhaferri” e pat ardhur LUCIFERRI. Apo jo?

Kjo klasë politike, kjo formë e shtetbërjes, nuk iu pëlqen veten socialistëve që në pushtet vijnë për të mos ikur e demokratëve u kërkojnë edhe pse erdhët nga krimet tona, ikni, duke u pozicionuar në një pozitë të re kohe të re. kurrëçkaje tjetër.

Ndryshimet politike, kur ngjasin në mes të mandatit, nuk bëjnë asçka tjetër, veçse vështirësojnë pozitat e shtetit në integrimin drejt Europës, duke kapërthyer shumë hallka, duke paralizuar veprimtarinë e mekanizmit që, më pastaj do të lind pasoja, ku më e ndjeshme në aksidente të tilla, është situata ekonomike dhe sociale. Kaos e shumëçka të keqe, mbetet bereqeti i vetëm i rrokaave politike, vetëm se ashtu duan një tufë të humburish.

Socialistët, të pasuruar dhe të majmur për tetë vjet pushtet, për veten e gjithë ç’mban pema gjenealogjike, për qeverisje shumë të keqe e korrupsion të pashembullt, u detyruan të lënë karriget e beneficet e pushtetit. S’është kështu?

Ata shtetin e qeverisën me plane ambicioze për të përmbushur teka dhe ambicie për përfitim. Shto këtu edhe përbuzjen gjithëpërfshirëse. Kujtesa e njeriut nuk është blic që digjet me tre – katër shkrepje. Kjo dhe vetëm kjo ka qenë filozofia e politikbërjes së të majtëve në këtë vend që edhe ata e quajnë Shqipëri. Kjo, sepse kështu dhe vetëm kështu e kuptojnë dhe trajtojnë politikisht dhe praktikisht shtetin, si një lopë që veç duhet mjelur, edhe pse ushqimin e trajtimin ia ka borxh pala tjetër. Këtë nuk mund ta fshehin as përpjekjet vetëflijuese të Nanos, as kacafytjet elektorale të Milos për hile nga vetë e majta, as bujaria e parelinjve për këtë apo atë kandidat, për këtë apo atë bandë.

E majta ka reflektuar eksperienca të hidhura. As militantët s’kanë arsye t’i besojnë, pasi kur është fjala për t’i trajtuar, ata bëhen thjesht viktima. Janë prerja në kurth politik, janë një masë fajtore e hipnozës. Edhe të vegjëlit e bindjes. Të jemi realistë dhe të paanshëm. Ata janë pjesa më duarjashtë e amoralitetit politik e qeverisës, por votëgabuar, e normalisht më pastaj, viktima të aksidentit politik. Nga përfitues vetë partia e tyre i bën zhdëmtues.

Babezia për territore të pamerituara, nuk tingëllon si zell i disa personazheve që thonë se yshten nga përkushtimi atdhetar, devocioni, atributet humane, për t’i vënë shpatullat murit. Po cilit mur? Murit që vetëm ata e shtyjnë ta rrëzojnë!

Larg qoftë, ky model mund të jetë pjesë e teksteve elektorale, kurrqysh e një partie që përbëhet nga njerëz prej mishi e gjaku, qofshin ata edhe të lindur për karrige në këtë vend. Ai që kemi njohur derimëtash, ësht ai modeli “shpëtimtar” që mobilizohet tërësisht e farefisnisht për të hyrë e për të marrë, gjithçka nga ky vend; edhe kur ka mur, edhe kur murin e rrëzojnë vetë, për të bërë një ledh.

Përfundimisht, në qeverisjen Berisha, ka reflektuar qartë vullnet për reformat, luftës ndaj korrupsionit, pamëshirën e ofensivës ndaj krimit të organizuar, stimulimin e politikave sociale që minimizojnë plagën e varfërisë, rritjen e autoritetit të vendit përmes një politike të jashtme efektive. Kjo qeveri ka tager, ka qasat e një busulle orientimi.

Pra, me pak fjalë, ashtu siç kemi thënë edhe dje dhe, besojmë të kemi arsye të themi edhe nesër, përveç një leokloplasti që fsheh plagën nga agjentët e jashtëm, kurrgjë tjetër nuk merr përsipër e majta.

Askush me emocione të ftohta s’e sheh të keqen tek Berisha e PD-ja, ndoshta as tek Nano. E keqja ka veç një emër: Edi Ramën… Edhe të veshur.                       

Sokol Pepushaj

 

Adrenalinë shqiptare në Sanremo

Edhe Shqipëria e vogël ka artistë të përmasave europiane. Kjo do të thotë se kultura jonë është e pasur dhe, ecën shpejt, pas atyre viteve izolimi që na lanë pas. Është një këngëtare vërtet e re Elsa Lila. Por në skenën më të famshme të kulturës europiane, në teatrin “Ariston” të Sanremos, ajo u paraqit shumë mirë. Kënga e famozit të muzikës italiane Maurizio Fabrizio, iu besua këngëtare së re shqiptare në debutimin e evenimentit të muzikës në Sanremo. Këtu, në teatrin “Ariston” që natën e parë të debutimit, zëri shqiptar, me nota, me ritëm, me ëmbëlsi, me finesë, mbush plot e përplot adrelinë konturet jo vetëm në teatër, jo vetëm në Sanremo, por të gjithë globit, ku debutimi ndiqet me interes. Ne e ndjejmë veten mirë për origjinën shqiptare. Prezantuesi i festivalit të Sanremos, famozi Pippo Baudo, mbas interpretimit të natës së parë të këngës “Sensi i jetës” nga shqiptarja e brishtë, kërkoi që këtë ëmbëlsi, këtë brishtësi të femrës e muzikës shqiptare ta përcillte anë e mbanë botës, përmes zërit të saj. I krijoi hapësira të fliste diçka më shumë dhe, Elsa foli edhe shqip “Ju faleminderit”.

Pra, natën e parë Sanremo e kaloi shumë mirë. Kualifikohet.

Një luk tjetër, një objektiv tjetër do shpaloste natën e dytë shqiptarja në skenë. Sërish salla priste shumë më tepër se natën e parë. Por edhe kaq ishte mjaft. Aty nuk mund të vazhdonte më tej, drejt finales së madhe, një konkurim dinjitoz me duartrokitje. Sërish prezentatori “lëshon” respekt, ndoshta për ta inkurajuar për debutimet e ardhshme. Flet edhe në shqip, duke falenderuar edhe Italinë e artit e të kulturës për eksperiencën që fitoi.

Po, adrelina shqiptare është për të dytën herë në “Ariston” të Sanremos. Duket se që nga debutimi i parë më 2003 e deri sot kjo adrelinë ka mbushur mushkëritë e artdashësve. Dhe i ka mbushur me aroma shqiptare.

Aleksandër Gargjola

Korrespondent i SHE në Itali

 

 

Lugetërit xhindët hije të tërbuarit e luftës që rrezikojnë jetën,

njerëzimin, Tokën dhe Hënën!

Rreth origjinës së Lugetërve që vijnë nga “Lugjet e Ligësisë”

Eklipsi i Hënës, që ndodhi natën e 3 Marsit 2007, ishte një lloj nxitje, për t’ia hyrë këtij shkrim-diskutimi me “studimin shkencor”, “Mitologjia e traditës popullore, sipas burimeve dokumentare”, botuar në gazetën “Shqip”, 12 shkurt 2007, me autore dr. Etleva Lala, e cila studion, e hulumton në Arkivat Sekrete të Vatikanit. Kjo autore, pas shumë “studimeve të imta” ka arritur në konkluzionin final: “Konotacioni negativ i fjalës legat, legati i Papës=lugat është rritur me siguri me konvertimin e shqiptarëve në islamizëm, të cilin legati Peter Thomas i shek XIV e kishte konsideruar si një ndër armiqtë kryesorë. Në Kryqëzatën kundër myslimanëve, ai përdori të gjitha aftësitë e tij diplomatike dhe elokuencën e tij të njohur, për të frymëzuar entuziazëm për luftën e shenjtë”!

Etimologjia e mitologjia shqiptare e “Çunit të Lalës” e shek XX.

Në Shqipëri, midis perversiteteve të shquara brenda epokës moderne të shek XX, një vend të rëndësishëm zunë ato që arritën pikën kulminante me sojliun luftëtarin, “trimin mbi trima”, ideollogun halifin e komunizmit të kazermës orjentale Enver Halil Hoxha, i cili la nam bashkë me “Bironë Politike” dhe çetën e 300 agajve të tij, veçanërisht në “Bajlegun e Madh”, në stallë-kështjellën e lanetëve dhe maluketërve të Jutbinë-Kremlinit, kundra revizionizmit modern, socialimperializmit, që gati-gati ishte edhe më i rrezikshëm se imperializmi amerikan dhe evropian… Këtyre ngjarjeve epokale dhe trimave legjendarë nga “populli” iu ngritën mijra e mijra këngë e valle folklorike, monumente, tyrbe e deri edhe një piramidë egjipti, të cilën paradoksalisht demokratët e kanë shndrruar si “Qendra Ndërkombëtare e Kulturës Pjetër Arbnori”!

Por, aktualisht edhe brenda “kapitalizmit shqiptar” përsëri po bëhet e prodhohet histori dhe heronj  me anën e nëndegës së “antropologjisë historike”. Kohët e fundit, të muajit të Shkurtit të 2007, ia gjetën dermanin edhe Lugatit, marshalla bash si i dërguari, Legati i Papës! Këtë zbulim “me vlera të paçmuara shkencore” sapo e bëri dhe e shpalli pas shumë kërkimeve nëpër varreza të nëndheshme mesjetare, doktoresha Lala.

Mbiemri/patronimi “Lala”, si për koinçidencë, më kujtoi se në Myzeqe, ku qysh 7 vjeç kam qenë i internuar/i dëbuar për motive politiko-ideologjike, fjala “Lalá” përdorej edhe si një emërtim i barazvlershëm për “Babá”. Po ashtu atje përdorej ende me po atë kuptim edhe fjala “Papá”, që me sa duket ka qenë një nga ish emërtimet e vjetra të albanishte-shqipes, e ngjajshme me përdorimet greke e latine, përpara se germën “p” t’a dominonte ajo “b” e turqishtes dhe të kthehej në “baba”, siç i kishte rezultuar prof. E. Çabejit: “Fjala baba, babë, do të vërej shkurt, nuk ka vend për afrim me trakishten. Gegnishte babë, toskërishte. babá, tregon se kjo fjalë u përket huazimeve  turke të shqipes”. (“Stud. rreth Historisë së Gjuhës shqipe”, 1973, f 76-77)

Fjalën “Lalë/Lalá” e gjejmë edhe në Shqipërinë e Mesme edhe në Shqipërinë e Veriut, në përdorimet popullore si “Lala Ndre”; “t’keqen Lala”; “t’a rregullon Lala qejfin ty”, në këngët popullore ashiklie “Oj qenke  veshur moj me jeshile, hajde ja ke Lala e…”, “lala moj të ka xhan aman, aman” apo edhe në toponimi si “Lalëria”, “Gjiri i Lalëzit” etj. Trajta “lalë myzeqeje/lala myzeqar ose laluci” morën paksa edhe si një lloj kuptimi si raja fusharakë të urtë, të butë, të shtruar, dhe jo të rrëmbyer si agallarët trima plaçkitësa. Dhe në këto mendime, mu kujtua edhe një varg nga ajo vjersha e famshme e poetit arbëresh: “Mori bijë bijë e Lalës, moj e bukur e trishtuar, pse më çon në monë e shkuar? Nga këtej historia më kujtoi edhe Llalla Shahinin, ose Lala Isaimi, një renegat-mercenar nga Leskoviku, një udhërrëfyes i shquar i turqve nga labirinthet e Epirit dhe deri në Fushë Kosovë më 1389…

Sigurisht, siç e thotë dr. Lala, ka fjalë unike dhe të çuditëshme që krijohen në popuj të ndryshëm, në lidhje me ngjarje historike që lënë gjurma të mëdha terrori, në gurrën folklorike popullore dhe në leksikun e saj. Por, ka të tilla që krijohen edhe në rrethana të tjera, ku krahas terrorit, përmbajnë edhe kuptime ironike etj. Përshembull shprehja popullore shqiptare “mos na nxirrni bidate të reja”, përgjatë sulltanatit turko-osman, fillimisht ishte si “taksa/bidati i derrit” dhe më vonë mori kuptimin e një “takse shtesë”,  po ashtu siç edhe fjala “raja” që shoqërohej me “xhizjen, taksën e rajallëkut”, me turra regjistrash e fletësh me “xhelepe e qelepirxhihane”, si n’mall e n’gja t’kaurrit.

Në kohën e yshtjes e të tërbimllëkut enverhoxhian, pas të dashurave kineze, u bë shumë i njohur togfjalëshi me ironi tallëse “Çuni i Lalës”, veçanërisht pas prishjes e neveritjes së të dyja palëve nga dashuria e paparë, mitike dhe e përjetëshme sa malet e Korabit, Tomorrit dhe Komolangma Fenit e Tjan Shanit. Historia e mori zanin, me emrin e kryeministrit kinez Çu En Lai me rastin e vizitës së tij në Shqipëri, sapo u puthën buzët  e Çunit me të Enver Hoxhës dhe kur pas kontaktit ato thartira buzësh të rreshkura nuk prodhuan radioaktivitetin e shpërthimin termobërthamor, aq të dëshëruar të ideolog Hoxhës. “Çuni i Lalës”, kishte ardhur në Shqiperi në kërkim të “Princit të humbur në shkretëtirë, të Ju Eç Zhejve/parardhësve të iranianëve”, për të lidhur aleancën e madhe kundra “Djajve të Bardhë/Evropoidëve” dhe e gjeti atë te Hoxha i Shqiperisë, te “Mahdiu i Fundit” nga Hartumi… Ja pra, se si me këtë fushë të linguistikës etimologjike, të mitologjisë historike, të kategorive të ngjajshme homonime, të kakopolifonisë e isopolifonisë histerike muzikore me përzierje britmash njerëzore e imitimesh bagëtish të imta e të trasha, mund të bëhen zbulime të mëdha, aty ku “mungojnë” dokumentet dhe ku “harrohet” pak si shpejt! Më duket se dr. Lala, do bënte mirë të hulumtonte me “antropologjinë historike” edhe në kohën tonë mbi virusin e tërbimit të pickimit të zekthit dhe të mizës së kalit…

Harapi i zi, bajlegaxhia/balozi orjental: “tim për tim ka i vashë me zhdjergun, tim për tim ka i dash me pjekun“…“tim për tim ka i dukatë me mbedhun“…

Nuk do t’ia kisha hyrë këtij shkrimi, po qe se do të bëhej fjalë për ndonjë ata “linguistët si muzikantët popullorë me vesh e me tumullac gjygymi”, ku edhe vetë fjala mite/mythe= përralla në greqishte, na derivonka nga pellazgjishte-shqipia mythi=ajkë mjalti! Por, në rastin e dr. Lalës kemi më shumë se kaq, madje edhe një lloj abuzimi tendencioz! Doktoresha pretendon se me këtë “siguri“, krahas “lugatit“, ka zgjidhur edhe disa fjalë të tjera “tipe” të leksikut shqiptar, të krijuara me lëndë gjuhësore të huaj, në mesjetë “me tmerrin“ që vinte nga ana e Europës Perendimore, kryesisht nga Vatikani, Italia, Franca e nga Spanja, si reflektim i pushtimeve dhe fenomeneve të caktuara historike. Janë fjalë të një fondi tmerri kolektiv, me të cilat dikur trembnin edhe të vegjlit, që na kanë hyrë edhe në instinktin psikologjik e në shprehjet popullore. Nga këto, për të vërtetuar sa më mirë edhe “Zbulesën” e saj, doktoresha jonë ka përzgjedhur vetëm nja dy copë, si përshembull fjalët “bajloz” dhe “katallan”, që sipas autores dhe dijenive të saja të sigurta, derivojnë nga “bailus” dhe nga “catalan”. Autoria mund të zgjidhte përshembull edhe qenie mitologjike e politesite si: “përbindshin/Bindi“, “laçot”, “dreqin/dreqnit”, harapin e zi, gogolin, “Sh’njallin e Gogve” (ky me sa duket është një lloj sekti i kohës së paleokristinizmit të Gogut Magog, që lidhet pastaj edhe me sektet heretike të gogëve bogomilë, që u sollën edhe si “gogollarë“ etj), shtrigat, kokuthët, gjullejt, xhindët e zjarrit, maluketërit, iblisin etj, por ja që ka zgjedhur vetëm dy, sa për të vërtetuar “tezën“ e saj. Le ti shikojmë pra, më përpara, këto dy fjalë dhe pastaj të hidhemi te fjala konkrete “lugat”.

Për fjalën “baloz”, simbas disa studiuesve ka dy hipoteza etimologjike dhe vetkuptohet edhe dy origjina të ndryshme historiko-mitologjike. Dr. Moikom Zeqo, siç edhe disa pararendës, e lidhte fjalën, me titullin hierarkik venedikas “Bajl”, por nuk e mohonte as “Harapin e Detit” me origjinë nga orjenti afrikan, që e kishte propozuar Kol Luka. (M. Zeqo, “Motivi i Detit në Ciklin e Kreshnikëve”, bot. në “Çeshtje të folklorit shqiptar”, 2, 1986, f 326)

Linguisti dhe folkloristi i njohur, Kol Luka, duke u bazuar te “Balada e Gjergj Elez Alisë” dhe te motërzimet e saj shqipe dhe ballkanike, në poezi e në gjinikimet tregimtare, gjente një substrat të hershëm dhe krahasime, që na çonin kronologjikisht sëpaku aty te shek XI dhe mendonte se prioritet duhej t’i jepej këtij “balozi” nga një “harap i zi belaxhi orjental“, që na kishte ardhur “prej detit”. Sipas tij, fjala “bajulus” ishte një lloj rihuazimi në italishte dhe venetishte nga frëngjishtia “bayle, baillif, bailli” = shqip “bailo”, ku për prapashtesën, sipas këndvështrimit fonetik, kishte dy hipoteza Mayer me “oz” të turqishtes dhe Lambertzi e Çabeji me “os” të greqishtes. (K. Luka, “Epet shqiptare dhe frënge në rrafsh krahasimor”, f 408-409, në librin e sipërcituar)

Me sa dimë ne, fjala “bajl”, krahas si titull hierarkik venedikas, ka edhe kuptimin e një të dërguari të posaçëm, si ambasador e si përfaqësues qeveritar venedikas. Por, historikisht dhe në moralin kristian të shek XI-XV të kësaj republikës së parë borgjeze të botës, duket si e pamundur që ky lloj “bajli” të kishte kërkuar “nga një vajzë për shtëpi, për zhdjergien e “natës së parë“ a për harrem”! Ishte kjo një gjë, që nuk e pranonte as morali e as kodi i  kanonikut/kanunit tonë. Jo vetëm historikisht, por as llogjikisht nuk duket  që këtyre ambasadorëve e përfaqësuesve tregëtarë venedikas t’u kishte dalë nami si trima belaxhi në “Log/Fushë të Mejdanit“?! Detyrimisht, ne na duhet të rrëmojmë edhe pak më ndryshe. Sa dimë ne nga historia, të frikshme kanë qenë disa sulme të saraçenëve myslimanë edhe në bregdetin tonë Adriatik e deri në Dalmaci. Shkrimtari dhe perandori bizantin Konstandin Porfyrogjeneti, shkruante: “…në kohën e perandorit Vasil (867-886) erdhën saraçenët arabë prej Afrikës, Soldani, Sava dhe Kalfa me 36 anije dhe pushtuan në Dalmaci kështjellat Butoven, Rosën, kështjellën e poshtme, Kotorrin dhe u bënë zotër të tyre. Pastaj erdhën edhe në kështjellën e Raguzës dhe qëndruan aty 15 muaj. Atëhere raguzianët të detyruar i njoftuan Vasilit, perandorit të pa harruar të bizantinëve duke i shkruar kështu: “Mëshirona neve edhe mos na lër të zhdukemi prej mohuesve të Krishtit”. Perandori i mëshiroi dhe dërgoi patricin Nikita, drugarin e marinës me 100 hellandë (anije lufte). Saraçenët…u larguan…dhe pushtuan kështjellën e Barit”. (K. Bozhori, F. Liço, “Bur. Treg. Bizantine”, 1975, f 21-22)

Edhe “Vazhduesi i Theofanit”, shkruante në këtë temë, për pushtimin kartagjenas, arabo-afrikan të Kotorrit etj, në vitin 840. (Cit. f 26) Ne dimë tashmë edhe për toponime si Harapaj pranë Durrësit, Saraçenopoli pranë Shëngjinit (i regjistruar edhe në Kadastrën venedikas të 1416) , “Prroni i Saraçenit” në Dukagjin etj.

Më hollë, taksën “nga një dukatë për tym”, do të konstatojmë të dokumentuar dhe shprehimisht se, venedikasit ia kishin kopjuar autokratit Gjergj Strazimiroviq Balshiqit, i cili ia kishte vënë nënshtetasve të tij, konkretisht për të paguar tributin haraçin pushtuesve turq, të komanduar nga Lala Shahini me qendër Shkupin. Ishte ky Lala Shahin, i cili ia kishte mbyllur Shkodrës të gjitha rrugët tokësore, detin dhe kryporet etj, dhe për më tepër i kishte detyruar Balshajt t’i dërgonin Sulltanit një vashë të bukur, në harrem dhe ti nënështroheshin edhe duke veshur veshje të shtrenjta orjentale e duke u myslimanizuar. Me këtë motivin e haraçeve, kujtojmë këtu edhe kangën Ali Borxh Alija. Si fakt të dokumentuar historikisht duhet të përmendim djegien, pjekjen dhe shkatërrimin katastrofal që i bënë pushtuesit turq Shkodrës në vitet 1391-1395 e në disa vite në vazhdim, ku veç të tjerash ranë në fushën e nderit disa mijra kalorës, “thuajse e gjith lulja e rinisë shkodrane”, siç shprehej M. Barleti. Mendoj se “Kanga e Gjergj Elez Alisë” e cila është edhe si e shmangur nga Cikli i Kreshnikëve, është pozicionuar tashmë në këtë shtrat të ri, në dimensionin kohor të shek XIV-XV. (“Bur. të Zgj. për Hist. Shqip.”, 1962, vol II,  Dok. Nr. 247 etj; M. Barleti, “Rrethimi i Shkodrës”, ribot. 1982, f 40 etj)

Konkretisht kjo shprehet në vargjet: A dalë zani e paska marrun dhen,/Se i baloz i zi a dalë prej detit. /Trim i prapët e belagji qi ish kanë,/ Ia ka qitun dheut nji rreng të randë:/-Tim për tim kah nji dash të pjekun!/-Tim për tim ka nji vashë me ia djergun!-Ditë për ditë ka nji kreshnik me premun!/-Javë për javë kah nji krahinë me djegun!

Për më tepër tashmë e kemi këtë kronologji edhe me vetë vargun: “M’fal se ndeshkam derën e magjupit!”

Nga sa sipërthamë, unë mendoj si hipotezë, se fjala “balos-baloz”, fillimisht në modën mitologjike, mbase shkonte etimologjikisht me ngjyrën e zezë në të murrme, si fjala “balo” që përdoret tek ne për qentë dhe më në veçanti ende ruhet edhe trajta përbuzëse dhe e sherr-budallait si “Balosh” (s-sh). Edhe në mitologjinë e regjistruar antike greke fjalën “Balio/Baλίος” e gjejmë pikërisht për qen, siç e gjejmë edhe për një nga kuajtë e Akilit. Gjithashtu, me këtë emërtim Akili kishte edhe një pilot detar.  (P. Grimal, “Enciclopedia dei Miti”, 1990, f  86 në zërin përkatës)

Mitologjia fillimisht kishte edhe një harap të zi, antropofag që hante njerëz. Me kalimin e kohës këto qenie do t’i shohim edhe në dyluftimet kalorsiake mesjetare, në log t’burrave (Shih edhe vargun “E jam dredhë n’ket log për me t’kallxue…”, dmth me ba log) me rende armësh etj, sikurse bëhej edhe me kuçedrat e dragojtë. Balozi i Zi, siç kuptohet, nuk ka ndonjë paraqitje me kombinacione kafshësh të ndryshme, si kimerat etj, por ka një përngjasim me një pamje njerëzore të zmadhuar, flet edhe bukur e me ironi, përdor edhe armët njerëzore mëzdrak, topuz etj, kuptohet të zmadhuara edhe këto. Në mesjetë kuptimi i logut t’burrave, me sa duket u përzie edhe me kuptimin e fjalës bajleg-bejleg/mejdanxhi zullumqar si harapi i zi i frikshëm orjental. Le të kujtojmë me këtë rast edhe atë lojë kërcimin e fëmijëve me “harapin e frikshëm”, që shoqërohet me fjalët: “Roza rozina…(A) Asht Harapi i zi këtu e? Jo, jo, jo…tri herë kena me vrapue…”

Edhe për fjalën “katallâ/katallan”, si një qenie mitologjike antropofage, unë nuk mendoj se lidhet gjëkundi historikisht me spanjollët katalanë. Në gjuhën tonë fjala “katallan”, ka kuptimin e “divit, ciklopit Polifem, njeriut gjigand të shpellave me një sy”. Në veri përdoret ende fjala “alamet katani-katane”, për një burrë ose grua gjigande. Në Labëri, i thonë edhe Siqenhënjëri=Sy qen që ha njerëz. (Shih, “Fjalori i Mitologjisë”, bot. 1987, f 131)

“Lugati” dhe legatët=lugetërit e dr. Lalës, që dalin natën nga “Lugina e Lugetërve të Lugjeve të Verdha”!

Mjafton, që dr. Etleva, ta kishte hapur sadopak “Fjalorin e Mitologjisë”, me autor, Todi Dhama, te f 153, te zëri “Lugati” dhe nuk do të kishte pasur nevojë fare as për “ndihmën e konsulencën shkencore fonetike” të lidhjeve e metamorfozave të justifikuara të germave të dr. Bardhul Demiraj dhe as për citimin e “kompetentit” Robert Elsje, të vitit 2006. E pra te “Fjalori i Mitologjisë” lexojmë: “Lugati, figurë e besimit popullor shqiptar, që përfytyrohej si njeri i keq që edhe pasi vdiste ngrihej nga varri çdo natë, me përjashtim të së shtunës dhe vizitonte shtëpitë e të afërmve, të njohurve…Shpesh lugetërit përfytyroheshin të mbështjellë me pëlhurën e vdekjes/qefinin, që sulmonin njerëzit dhe i mbysnin. Njeriu nuk mund t’a kapte lugatin, sepse ai zhdukej në çast si fantazmë. Mendohej se lugati vritej vetëm kur në varrin e tij ndiznin zjarr. Besohej se Lugati ishte kundër Hënës dhe e zinte atë, ndaj fetarët myslimanë shqetësoheshin kur ndodhte eklipsi i Hënës dhe e qëllonin me pushkë. Nga ana tjetër, faleshin nëpër xhami… Lugetërit e mitologjisë shqiptare identifikoheshin me larvët dhe lemurët romakë…”

Autoriteti dhe latinologu i shquar G. Stadtmüller, në “Forschungen zur Albanischen Früchgeschichte” (Cit. sipas përkth. Shqip të A. I.H-Gj. Tiranë, Kap. III, f 106) e përmend këtë “lugat-shauret“, ku citonte Lambertzin dhe Çabejin, duke parë një nënshresë të hershme pagane, pastaj një sipërshtresë kristiane dhe mbi të edhe një mbishtresë islame. Prof. Çabej, kur flet për fjalën “xhind“, shkruan: “Në gjithë Shqipërinë thonë xhind m., xhinde f., xhindi-a, “bota e xhindeve“ xhindos “bëj me xhinde, bëj me inat shumë“, nga turq, cinn “demon“, serb. dzin “vigan, div“, në rumanishte hije, lugat, Majer 81v., çamërisht gjejmë: “O ju, të zestë shashkëndë “të shastisur“, nga turqishtja shashkën, e në një këngë prej Labërie, „Vjen Mushmëndi, po t’i biri “Po vjen turku po t’i bini“; (“Stud. për fonetikën historike të gjuhes shqipe“, 1988, f 236)

Dr. Etleva Lala, po t’a kishte vrarë sapak mendjen dhe të kishte kërkuar në bibliografitë, do t’a kishte gjetur “Lugatin që çohet prej vorrit”, jo vetëm si një lloj fjale eskluzivisht gege verilindore, siç i ka rezultuar asaj, por edhe jugore, konkretisht te ekuivalenti “malukati” te “kokuthi malukati”, te ky lloj “lanet shaureti sherrxhi me qefin”. Mbetet për hetime e preçizime të mëtejshme nëse etimologjia e fjalës “lugat” ka një burim autokton alban antik, apo nëse kemi aty ndonjë huazim të huaj me burim tjetër etimologjik dhe sëfundi mbase kemi edhe ndonjë identifikim me importin e malukatit orjental, siç shkojnë gjind= njerëz, me xhente dhe me xhind.  Të vërejmë se ky xhind nate, malukat/lugat, në gjuetitë e natës gjatë javës, ka liri-dalje ç’do ditë me përjashtim vetëm të “ditës së shtunë”, ditës së shtune të pushimit të çifutëve dhe të Saturnit! Ai i trembet kësaj dite, sepse mosrespektimi i së shtunës ishte një bela e madhe, që i kishte zënë disa gjudhej/çifutë nga All’llahu xh.sh., i cili për ndëshkim i kishte shndrruar/metamorfizuar ata “nga njerëz në majmunë të përbuzur“ ose edhe kur disa nga ata që nuk respektuan “Tryezën e Isait”, Ai i shndrroi “në derra harram”. Më pas Ai e rikujtoi edhe të shkruar këtë “Belanë e së Shtunës“. (Kurani, El Bekare, 65 dhe En Nahl, 124; El Maide, 71)

Fjala “ligsi/ligë/i, e lig”, e cila në shkodranishte ka kuptimin e përgjithshëm për sëmundje/jam i-e sëmurë, ka kuptimin edhe për “l’ngatë”, zgjatje kohore e sëmundjes, rënkim etj, nuk mendoj se është analizuar aq, sa të thuhet me siguri absolute se ka lidhje kuptimore me burim të drejtpërdrejtë nga “lugat-i”. “Liga-ligsina” shkon më shumë me fjalën “flligshti, siç edhe flligshti në gjak”, lidhet edhe me “shlligë”= gjarpër, helm, një helmim nga lloj gjarpëri helmues tokësor e ujor dhe ndoshta shkon  e lidhur edhe me fjalën latine “lignum” si pasojë e një gjuajtje shigjete druri me helm. Po ashtu, në gjuhën tonë është edhe kuptimi për “liksht“, si goditje shumë e fortë që të shkakton plagë, si ligështim, rënie e përgjithshme shëndetsore, morale etj. Kujto edhe vargun: “Lik n’topuz përmjet balozit te i ka ra”. Për mendimin tonë fjalët “ligësinë” dhe “lëngatë“ nuk kanë shanse që të kenë direkt lidhje kuptimore dhe derivuese etimologjike nga e ashtuquajtura fjalë bazë “legat”, siç do dr. Lala. Dhe akoma më absurd duket konkluzioni më i imët me “argumentin historik“ të dr. Lalës, ku “Lugati“, konkretisht ishte “legati Peter Thomas“ i shek XIV, i cili njëkohësisht ishte vetë edhe si “antilugat/anti lëngatë/shëruesi i mortajës-kolerës“ dhe si shenjtori shërues i kësaj sëmundje!

Në gjuhën latinishte,  ne gjejmë një “Leguleius=leguleio, cativo avvocato”, por duhet të vërejmë se këta “avoketërit romakë“, sigurisht me nam të keq edhe në Itali, kanë qenë njerëz të gjallë shumë kohë më përpara se kristianizmi e legatët e Papës dhe jo fantazma e vampirë të shek XIV dhe as bartës e shërues të mortajës. Nuk duket që “lugati“ të ketë lidhje të drejtpërdrejta me fjalën “lëng/lang=likuid”, as me fjalën “Lugë, druri me hangër gjellë“, por ndoshta ka me fjalën “lugje/luginë moçalishte” si “Lugjet e Verdha”, si një lloj burimi i ligë-sëmundjes dhe si vende që të fundosin, të hanë.

Etimologjia e fjalës “Legat” lidhet me fjalën latine “lego=delegare, mandatare come legato” dhe me derivatet të tjera, siç i kemi edhe huazimet alb./shqip “me lidhë/lidhje-ndërlidhës”, që ka dhënë pastaj edhe “Lega/Liga/Lidhja” etj. Nga rrënja e fjala bazë latine, doli edhe fjala “Legata”, si një përfaqësi diplomatike. Historikisht, si ligj, si normë dhe rregull kanonik, sidomos në veri, i gjithë kleri kristian ishte i pa paprekshëm nga gjaqet, nga gjyqet civile e penale zakonore etj, edhe  sikur i gjithë faji fillestar të kishte qenë i tyre. Klerikët ishin në besë të katundit dhe të krahinës dhe jepnin llogari vetëm para gjyqit të papës ose të legatit të tij me letra të posaçme ligjore. Aq më tepër ishin të paprekshëm delegatët/legatët-ndërlidhësit, të dërguarit, mëkëmbësit e Papës së Romës, që në një shumicë rastesh dërgoheshin për  ndërmjetësime gjyqësore etj. Vetëm në “Statutet Qytetare” të Shkodrës, do të shohim më vonë, se nën ndikimet republikane, klerikët mund të merreshin edhe në një gjyq civil laik, për disa kategori shkeljesh.

“Legatët” e Papës, nuk besoj se kanë  ndonjë lloj lidhje me “lugatët” e dr. Lalës, përveç njëfarë ngjajshmërie homonimie. Legatët, që ishin njerëz të gjallë, çonin mesazhe, sillnin mesazhe, raportime etj, dhe nuk njiheshin askërkund si të vdekur të dalë nga varret, si hije, si vrasës pas shpine me thikë nën veladon etj, siç ta zëmë se mori nam të keq, në mesjetë “Urdhëri i Jezuitëve” të Inkuizicionit. Në mesjetën e hershme dhe të mesme, të gjithë klerikët kristianë katolikë, duhej të përgjigjeshin vetëm përpara gjyqit të Papës ose legatit të tij. Shembulli më i qartë për këtë është pikërisht te Dukagjini i Parë. Ky, pa fajin e tij fillestar, vrau peshkopin e Shën Mërisë së Ndërfanit. Krahinarët vendas, i vranë të gjith njerëzit e families, me përjashtim të një fëmije të vogël pasi i hyri dorëzënës një farë fisniku Stefan Progani nga Kallmeti i Lezhës, i cili e rriti, i nxori faljen, i dha për grua të bijën etj. (Shih te “Kujtimet e Maria Muzaka (Dukagjini)” te Gjon Muzaka, “Memorie”, 1996, f  41 etj)

Shohin pra se mbi vetë Dukagjinin e Parë, një kalorës  i shquar i Kryqëzatës, për çlirimim e Vorrit të Krishtit dhe idhtar i kultit  të “Gjakut të Krishtit” (krahaso edhe betimin “Për gjak t’Krishtit”), kanë vepruar automatikisht sëpaku në tre Nene, të Kanonikut antik vendas ekzistues, pikërisht atij që për ironinë e mëvonshme do të merrte edhe vetë emërtimin si “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Në lidhje me këtë i rekomandojmë dr. Etlevës dhe dr. Bardhylit, të lexojnë edhe “Aktet e Koncilit kishtar të Tivarit”, të vitit 1199, ku si Legat të Selisë Apostolike të papës Inocenti III, ishin dy klerikë, se çfarë funksionesh dhe detyrash kryenin legatët (nuncët), se si ishin me imunitet të paprekshëm etj. (“Bur. të Zgj., 1962, cit. f 59-62, dok. Nr. 24, nxjerrë nga Farlati, “Ilyricum Sacrum”, Vëll VII, f 28-29 etj)

Meqënëse jemi te tema e Kryqëzatave, shumë autorë modernë shkruajnë se këto natyrisht ishin të frikshme për orjentin islam, po ashtu siç edhe Islamizatat ishin po aq të frikshme në Evropë. Ata vërejnë se në moralin fetar-feudal, si Kryqëzatat agresore e si Islamizatat agresore ishin të justifikuara, dhe secila palë mendonte se po përdorte për drejtësi edhe “shpatën e shenjtë”. Por me moralin e sotëm të këndvështrimit retrospektiv historik këto “luftra të shenjta”, ishin të pa justifikueshme, sidomos kur bëhej fjalë për rastet e imponimit të fesë me dhunë. Të dy kampet për shekuj me rradhë zhvilluan  ndeshje madhore ballore, akuzonin njeri-tjetrin si të pa fe, akuzonin reciprokisht se kishin ndryshuar e fallsifikuar “literaturat e shenjta hyjnore” etj. Dr. Lala, i “harron” faktet dhe sheh vetëm Perendimin europian si agresor, ndërsa Orjentin Islam e sheh vazhdimisht vetëm si “paqësor natyral dhe në vetëmbrojtje”. Dr.Lala ka “harruar” edhe se raporti i forcave në favor të konvertimit mysliman në vendin tonë nuk u bë brenda një dite dhe   as në shek XIV-XV!

Fillimisht, Kryqëzatat e para nuk duket se ishin aq në ekstrem të frikshme për albanët kristianë, siç i ka rezultuar dr. Lalës. Duhet shënuar se Albania e kohës jo vetëm ishte një plasdarm e një pikë e rëndësishme grumbullimi e tranziti për Kryqëzatat, por  shumë albanë-epirotë morën pjesë masivisht në ato Kryqëzata. Pas disa ndeshjesh frontale, në gjysmën e dytë të shek XIV e përgjatë shek XV, teritori i vendit dhe i gadishullit tonë u bë objekt okupacioni i Islamizatës turko-osmane e cila ishte tashmë direkt agresoria dhe nuk u shkul nga aty për mëse 5 shekuj. Të kujtojmë se “Kryqëzata e Fundit Feudale” e dështuar, pati për “Kryekapedan të Përgjithshëm” Gjergj Kastriotin Skënderbeun, “Kulçedrën dhe Dragoin e Albanisë”. Për kohën e mëvonshme, mjaft të kujtojmë edhe se çfarë kanë bërë Legatët për “Kuvendin e Arbënit” më 1703. Ne nuk shohim gjëkundi asnjë lloj “burimi dokumentar” që njohim, apo që t’a ketë cituar dr. Lala, ku “lugati i mitologjisë shqiptare veriore të ketë derivuar nga legatët=lugetërit e Papës së Romës nga Vatikani, në kronologjinë e shek XIV! 

Më duket por disa neo doktorucë po i kërkojnë arbitrarisht dordolecët “lugetërit e maluketërit e natës të “luftrave të shenjta”, që ringjallen e çohen nga varret nëntokësore” si legatët e Vatikanit! Nuk e besoj as nënkuptimin që papët e sotëm të kenë hedhur benzinë në zjarrin aktual në orjent me “kryqëzata”, përkundrazi më duket se janë rradhitur në anën e progresistëve dhe socialistëve evropianë që kundërshtojnë Agamemnonin e luftës, kundra Protestantizatës e Naftazatës së tij. Luftrave tashmë janë të pakuptimta  e antillogjike mbi tokë, ato rrezikojë totalisht edhe zhdukjen e jetës biologjike mbi planetin Tokë, luftrat duhet të zgjidhen me mjete paqësore e me delegatë bisedimesh në OKB dhe vetëm në OKB dhe jo “me shpatat” e as nëpër labirinthet pentagonale e hekzagonale të luftës!

“Lëngatës=murtaja e zezë”, që hante miliona njerëz dhe që shoqëronte luftën njeriu ka kohë që ia ka gjetur jo vetëm “profecinë”, por edhe shërimin real. Sëmundjet shërohen me shkencën njerëzore të mjekësisë e pak e aspak me nuska e me shenjtorë. Orakulli i lashtë profetizonte: “Do vijë lufta doriane, bashkë me të edhe mortaja ose zia e bukës”! Profecia e bazohej te fjala loimos e limos, që në greqishte shqiptoheshin njëlloj. Është vetë lufta një lugat, “një lugë ferri”, që duhet të zhduket nga faqia e dheut dhe nga mendja dhe praktikat njerëzore me ndonjë marveshje e ligj njerëzor në rrang botëror në OKB! Dhe njerëzit mund t’a bëjnë këtë. Ato kanë bërë gjëra shumë më të mëdha se kaq. Jo më kot filozofi antik Herakliti thoshte: “Njerëzit janë Zota të vdekshëm, ndërsa Zotat janë njerëz të pa vdekshëm”.

Agron Luka

        

Diana Çelepia troket ëmbël në dyert e poezisë

…Po, është e vërtetë që autorja e këtyre vjerrshave Diana Çelepia i ka vënë vehtes objektiva të reja në lidhje me kualitetin e poezisë. Kështu duke trokitur në dyert e çelura të poezisë, por njëherazi duke qenë e bindur që kapërcimi i pragut të kësaj dere, kërkon, jo vetëm dëshira për të shkruar ca vargje poetike, por më së shumti kërkohet që të pasqyrohet shpirti poetik i vetvetes, por edhe i tërë ambjentit që të rrethon. Dhe këtë duke se e ka kuptuar mjaft mirë poetja Diana Çelepia. Ndaj kjo trokitje, kjo ecje e guximshme në kalin e poezisë, poetja duket se i ka kapur mjaft mirë frenat për të orientuar kahjen e kësaj ecjeje. Gjithsesi kjo tanimë është duke pregatitur dhe vëllimin e saj të parë poetik. Shpreh mendimin që përveç dëshirës dhe pasionit për të shkruar poezi, pëveç dëshirës dhe pasionit për t’u rreshtuar në armatën e pa fundme të shkrimtarëve dhe poetëve, kërkohet nga kjo poete, natyrisht jo për të ndalur dëshirën dhe pasionin, por më shumë kujdes si për tematikën, ashtu edhe krijimin e vargut, për t’i dhënë këtij të fundit peshën e kërkuar nga një poezi e arrirë. Gjithsesi edhe një herë ne e urojmë poeten për nismën që ka marrë dhe më së shumti shpresojmë që nesër të kemi edhe një tjetër poete të njohur në veriun shqiptar. Mendojmë se kështu ka për të qënë, pasi poezitë e para kanë shumë poetikë.

Gëzim Vuçaj

 

Para librarisë

Aty në rrugë para librarisë

Thonë që kalon poeti

Por thonë që kalonte dhe princi i dashurisë

Një rrugë e thjeshtë kjo…

Ku kalon i gjithë mileti.

Dhe këtu tek kjo librari

Princi u dorzua

Poeti shkruajti një poezi

Edhe pse nuk më the të dua,

Aty lindi një dashuri.

 

Mos kij frikë

Mos kij frikë

Më mirë tani, se kurrë

Mos kij frik ti erdhe tek unë si kalimtar

Një natë në zemrën time për të bujt

Mos kij frikë…

Si tij ulltarët janë të rrall

Dhe tek unë hyre pa trokitur

Mos kij frikë i dashur.

Tani je banor i përhershëm i zemrën sime

Dhe nuk do të lë lehtë për të ikur…

Fëmijëve të mij

Ju dua o fëmij

Ju dua aqë shumë

Për ju jap gjithçka

Gjithçka që kam unë.

 

Ju jeni rrezja e djellit

Jeni ajri i pastër

Që frymëmarrja më jep

Në çdo lindje të mëngjezit

 

Ju dua, ju dua fëmijët e mij

Se unë pa ju do të isha një hiç

Me ju kam më të madhen pasuri

Tani jam më shumë se diç…

 

Loti

Lotët rrollen nga sytë e mi

Ato ranë mbi fletën e bardhë

Shpirti i m qan me dënesë

Sepse për ty seç kam një mall.

 

Loti rrjell porsi krua

Zemra rreh e ndjell pranver

Je ti që unë të dua

Burim që kurrë nuk shterr.

 

Thirrje

Tym është jeta

cigare dashuria

ajo që mbetet

është: Zjarri që ndezin këto të dyja.

 

Pas një buzëqeshje

Buzëqeshja jote më premtoj lumturi

Dora jote, dorën time shtrëngon

Shikimi yt më jep dashuri,

Trupi yt, trupin tim kërkon.

E gjitha kjo mrekulli

E gjithë kjo dehje

Ka një emër: dashuri

E gjitha pas një buzëqeshje.

 

I thash të dua

I thash: Të dua

Ai më ledhatoi flokët

I thash: Të dua

Ai më puthi buzët

I thash: Të dua…

Ai… më…

Oh… seç ndjeva një dridhje sa

Sikur m’u këputën gjunjët.

 

Një puthje të shërojmë dashurinë e plagosur

Jeta s’është fort e gjatë

E zemra rreh me qetësi

Hije e mëngjezit s’e matë këtë dashuri.

 

Porsi pëllumb i varrosur

Nga një goditje kushedi

Dashurinë tonë të plagosur

Me një puthje e shëron ti.

 

Me 7-8 mars kjo dhuratë e çmuar

Më the je lule e zemrës sime

Puthje më të ëmbël kurrë s’kam provuar

Më mbyt duke më puthur o zemra ime.

 

Kelmendi: Kështjella e pamposhtur e zogjve të Shqipes

Gjithmonë Stuhitë, shtërngatat, rrebeshet e motet e liga godasin së pari e fuqishëm Kështjellat e lisat viganë, e jo shkurret e fijet e barit. Kelmendi si një ndër Kështjellat e para që e kishte falë Zoti në Malësi e Shqipëri, i mbushur me lisat viganë (banorët e mrekullueshëm të kësaj treve) ishte i pari që u ndesh e përballoi me sukses si asnjë pjesë tjetër e Shqipërisë Etnike, rrebeshet e stuhitë që suallën shekujt në përgjithësi nga lindja, herë e verdhë, herë e zezë e së fundi e kuqe… Gjithsesi qëndresa dhe lufta mbrojtëse e Kelmendit kishte qenë aq famëmadhe sa prej kohësh e kishin njohur Kralnit e Europës, të cilat në historitë dhe enciklopeditë e tyre i kishin kushtuar disa rreshta apo faqe Kelmendit, të cilin e quanin, Kështjella e pamposhtur e zogjve të shqipes, ku Besa dhe trimëria nuk vdesin kurrë, madje shpesh në kapërcyejt e shekujve Kelmendasit lidhën aleanca e luftuan së bashku me ushtritë e Europës, kundër armiqve të përbashkët lindor.

Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri përveç pushtimit fashist, krijoi kushte për përhapjen dhe forcimin e ideve komuniste, që u sintetizuan në një parti, të themeluar, organizuar e drejtuar nga emisarët Serbo – Malazez. Natyrisht vetë doktrina komuniste e zbatuar në Bashkimin Sovjetik te Lenin – Stalinit, si dhe era e kësaj doktrine që vinte nga armiqtë shekullorë të Kelmendit, Malësie dhe Shqipërisë, nuk kishin lënë në qetësi mashtruese burrat trima, patriotë e të urtë të Malësisë së Madhe e veçanërisht të Kelmendit… Pikrisht për t’i dalë përpara të keqes fashisto komuniste Malësia e Madhe që me datën 30 maj 1943 në qendrën e atëhershme të Nënprefekturës në Tuz, formon BESLIDHJEN E MALËSISË, ku në këtë kuvend historik me pjesmarrjen e krenve dhe përfaqësuesve të fiseve dallonin edhe trimat Mul Bajraktari, Prek Cali, Llesh Marashi, Gjelosh Luli e tjerë trima me shenjë në Malsi e më gjërë. Kjo Beslidhje kërkonte që Malësia të mos përfshihej as në organizimet fashiste dhe as në ato komuniste. Po në qendër të Tuzit me 19 qershor 1943 u mblodhën përsëri burrat përfaqësues të të gjithë Mbishkodrës. Belidhja pati jehonë edhe efekte përtej kufijve të Malësisë, madje Shkodra me 5 korrik po të vitit 1943 e përkrahu këtë beslidhje, ku në takimin e përfaqësuesve të Shkodrës mori pjesë edhe Prek Cali tjerë… Për zbatimin konkret të Beslidhjes me 12 nëntor 1943 u takuan përsëri krenët e përfaqësuesit e Maleve dhe Rranxave, ku u fol për shkeljen e kësaj beslidhjeje nga disa individë, gjë që ishte bërë disi shkak për luftën e Reçit. Në pranverën e vitit 1944 Beslidhja ishte zgjeruar edhe me malet e krahinat e Dukagjinit, Postribës, Gurit të Zi, Anës Malit, Nënshkodrës e tjerë. Me 13 maj të vitit 1944 Shkodra shpall Beslidhjen e vet, që në histori shkruhet Lidhja e Shkodrës, ku në këtë lidhje marrin pjesë paria Shkodrane, Malësore dhe më gjërë, si dhe vetë ish kryetari i konferencës së Pezës, patrioti Ndoc Çobaj, i zhgënjyer nga nacional-çlirimtarët komunist, që në vend të luftës kundër fashizmit, luftonin kundër nacionalistëve të vërtetë. Beslidhjet në përgjithsi kishin në themel veprimtarinë antikomuniste, pasi komunizmi rrezikonte trojet tona t’i falte nën shkja. Është interesant të thuhet se me 28 nëntor kur iku ushtria gjermane nga trojet tona, krerët e Malësisë riformuluan Beslidhjen, duke e quajtur Beslidhja e re, e cila kishte si synim mbrojtjen nga mbrapshtitë e komunizmit që po vinte. Malsorët e Kelmendasit si pjesë e tyre e parandienin rrezikun e sundimit komunist, dhe për këtë Prijësi legjendar, piramida e gjallë e kufijve Prek Cali ndër të tjera do të thoshte: “Unë nuk jam për t’u vrarë vëllau me vëlla, por nuk mund të lidhim besë me ata që bëjnë krushqi me armikun tonë të përjetshëm, me serb e malazez, të cilët gjatë gjithë kohës na kan vrarë e plaçkitur e sot nuk mund të ulemi me hanger bukë e gjak me ta”. Kelmendasit gjatë tërë kohës nuk kishin krijuar asnjë parti politike, përveçse me organizimet e tyre dhe të malsorve kishin krijuar çetat malsore që ruanin rendin e qetësinë në trojet e tyre. Malazezët duke njohur Kelmendin dhe banorët e tij që ishin kthyer në një kështjellë gjigande ku kishin thyer kokat ushtri të tëra otomane, por edhe serbo – malazeze, duket se mësuan vasalët e tyre komunist, që të dërgonin batalione partizane me partizan në Podgoricë, gjoja në ndihmë për çlirimin e popujve jugosllavë që vëllazëruar nga lufta me shqiptarët, dhe pasi të instruktoheshin nga emisarët Malalzez të niseshin së bashku me një ushtri malazeze për të sulmuar nga mbrapa Kelmendin. Synimi ishte i qartë, grabitja e Vermoshit të ëndërruar nga Malazezët, por më parë duhej të shkatërroheshin Piramidat e kufirit, e një ndër këto piramida ishte piramida e gjallë e kufijve Prek Cali, i cili megjithse e kuptonte rrezikun u çon fjalë Partizanëve që të mos tentojnë të pushtojnë e dhunojnë Kelmendin, pasi një luftë e tillë vllavrasje do të ishte me pasoja për të gjithë, por ne e njohim atë që sundon kalanë, por ai duhet të bisedojë paqësisht me kelmendasit e Malsorët të cilët do ta njohin, por për këtë duhet të ulen e bisedojnë vetëm me shqiptarët e jo emisarë Serbo – malazez që ju a kanë edhe ju me hile. Kelmendi është i çliruar, dhe nuk ka as italian e as gjerman… Megjithë dëshirën e madhe të Kelmendasve për të mos u ndeshur me armë me partizanët, kjo nuk ishte e mundur, pasi që në fillim të vitit 1945 brigada e parë partizane, kryesisht me partizan Toskë, e ndihmuar nga brigada jugosllave Ozna Brigada filluan ekspeditat kundër të gjithë atyre burrave nacinalistë e me zë të Malsisë. Proven e parë komunistët shqiptarë si vasalë të atyre sllav e dhanë në tubimin famkeq të fushës së Tuzit, kur pranuan urdhërin Malazez që kufiri i vitit 1913 të rikonfirmohet, pasi ky kufi ishte prishur gjatë luftës antifashiste. Kelmendasit në këto kohë si gjithnjë ishin pushkë e ngrehur, ku për këtë që në fund të dhjetorit ishin mbledhur dhe dhanë besën që të qëndronin ndaj invazioneve komuniste, përfaqësues të bajraqeve të Selces, Nikçit e Vuklit, ku edhe ishin solidarizuar me vendimin historik të Kastratësve, Hotnëve, Shkrelasve e tjerë për të filluar pushkën me klyshat e kuq të moskovit. Për këtë eveniment të rëndësishëm të kundërshtimit të komunizmit me armë si çdo pushtues tjetër, thuhet se kishin realizuar edhe një takim të fshehtë trimat Prek Cali e Dedë Gjon Bajraktari nga Kelmendi, Gjelosh Luli e Zef Luk Nika prej Hotit, Pjeter Gjok Bajraktari, Llesh Marashi e Nikoll Preka nga Shkreli, Gjon Martin Lulati e Mirot Palok Kokaj nga Kastrati e tjerë. Komunistët filluan provokimet në Kelmend në ditët e 15-18 janarit të vitit 1945, ku këto provokime u kthyen në beteja që në histori njihen si lufta e Tamares, që në fillim grumbulloi rreth 200 trima nga Nikçi, Vukli e Broja, por që pa vonuar u përhap në tërë Kelmend, duke marrë trajtat e një kushtrimi lufte e cila zgjati jo pak por deri me 14 shkurt, ku gjatë kësaj kohe Ekspeditat e partizanëve komunist e paguan mjaft shtrejt, siç e kishin paguar ushtritë e komanduara nga Vuçi Pasha i Anadollit e tjerë, duke humbur plot 53 partizan si dhe plagosur dhjetra të tjerë… Megjithë dëshirën e kelmendasve për ndalimin e kësaj lufte vëllavrasëse, partizanët komunistë nuk e ndalen turrin por shtuan zullumin, pasi forca të shumta erdhën nga Mali i Zi dhe forca të tjera nga Shkodra pasi kryengritja e Malësisë së Madhe ishte shuar edhe në Kastrat, Shkrel e tjerë. Dallohen për krime partizanët e Brigadës së Parë dhe ata të Brigadës 23-të të komanduara nga Zoj Themeli, dhe të udhëruara dhe ideuara nga Shefqet Peçi e Mehmet Shehu… Për të kujtuar sado pak këto krime njerzore që u vjen era Genocid unë po riprodhoj disa rreshta të një autori që ka jetuar për shumë vite në këto troje dhe me ndihmën e vetë kelmendësve ka ndërtuar një pjesë të kësaj qëndrese historike…”Gjatë luftimeve u vranë Zhuk Toma nga Broja, Kolec Uci nga Vishnjeva e Gucisë dhe Luc Gjoni nga Vukli. Flaka e shtëpive të djegura shkrumoi të gjallë Luk Tomen nga Vishnjeva dhe Dedë Gjon Bajraktarin nga Vukli, me bajonetë ja nxorren sytë dhe e varrosen të gjallë Fran Zef Ucin. Nga shkëmbi hodhën Rrok Zefin dhe e varrosen në një varr të përbashkët në kodren e Kuklit (Kozhnjes) me dy djem të rinj, Ujk Niken dhe Fran Alin. Të gjallë varrosen Luc Gjok Bajraktarin e Luc Gjon Rapuken. Masakruan mizorisht Gjergj Qosen nga Broja, Losh Fran Bracajn nga Vukli e tjerë e tjerë. Kjo masaker vazhdoi edhe pas dorzimit në besë (tek komunistët e pa besë) të trimit Prek Cali nga shpella ku ishte strehuar (Shpella e Tartashices, sot shpella e Prel Calit), dhe këtë e bëri me kusht që të mos dëmtoheshin shokët e tjerë të rezistencës. Pushkatuan gjatë rrugës për në Shkodër, Trimat si Zana, Gjek Selcen, Ded Gjon Deden, Gjergj Tul Tomen dhe tre djemt e Mar Bikut (Ujken, Nduen e Marashin). Pushkatuan në Shkodër, në Zall të Kirit më 25 mars 1945 të marrurin në besë, piramidën e gjallë të Kufijve, pengesën e pakalueshme të synimeve shovene sllave, për të grabitur Vermoshin e më gjërë, hijeshinë e racës sonë Ilire, martirin e demokracisë PREK CALIN, së bashku me 13 burra të tjerë duke përfshirë edhe Dedë Lulash Smajlin, si dhe dy Kelmendësit që jetonin në Mal të Kolajve, Dul e Maliq Bajrami…

Gjatë kryerjes së dënimeve në burgjet komuniste varen pa gjygj trimat Mark Gjeloshi nga Broja, Gjelosh Franin nga Nikçi e Dedë Gjeloshin nga Vukli. Vrasjet, burgimet e tmerret pa fund me gjygj e pa gjygj vazhduan për rreth 46 vite, madje dora gjakatare e komunizmit arriti të godasë edhe në tempullin e lirisë e demokracisë së botës në SH.B.A. Ku në janar të vitit 1990 kriminelët e kuq vrasin me aksident me makinë djalin e Selces Nik Mermaçajn, me të vetmin faj se nuk donte atdheun e tij të robëruar nga komunistët dhe për këtë kishte protestuar me shqiptarët e tjerë para ambasadës sonë në Nju-Jork. Me 14 qershor po të vitit 1990 djajtë e kuq i marrin jeten 17 vjeçarit nga Selca (me banim në Shkodër), se donte të fluturonte si zog i lirë si shokët e tij në Perëndim: pa tela me gjemba e burgje të tmerrshme ku i kishin mbyllur për shumë vite babain e tij. Vargu i martirëve antikomunist është i gjatë, dhe këtë e tregon ky memorial në qendër të komunës (Tamare) ku ka të përjetsuar emrat 74 martirëve të lirisë e demokracisë së paralajmëruar, edhe pse me jeten e tyre. Memoriali është një simbol në dukje i heshtur, por që flet shumë, pasi këtu të ngurosur nuk janë vetëm ëndërrat e idealet e lirisë, por është edhe rruga Europerëndimore të cilën kemi vonuar ta gjejmë, jo pak, por rreth gjysëm shekulli. Këta 74 shpirtra të shenjtëruar në penteonin e lavdishëm të Atdheut na kujtojnë që të jemi vigjilent, se komunizmi është si Kulçedra e ëndërrave të trishtueshme, që edhe pse e bënë copa – copa, po të mos rrish duke e copëtuar vazhdimisht, çdo copë kur të gjejë terren mund të bëhet një kulçeder, e pastaj ruajna Zot po të shtohen të tjera, pasi kemi tepër këto të coptuara e bashkuara te opozita e majtë. Por për ta realizuar ëndërrën tonë Europerëndimore kemi nevojë që të kemi sa më pak kulçedra të kuqe apo të kuqrremta, të cilat po t’u shtihen ëndërr fëmijëve tanë do të na u prishin ëndërrën e madhe drejt Europës së Bashkuar. Sot ne na mjafton vota për Kandidatë e PD-së dhe Aleancën e Madhe, dhe kulçedra e kuqe nuk do të na shtihet as ëndërr ma, por nëse gabojmë edhe njëherë rrezikohet që kulçedrat të na hanë Zhgjanderr… Natyrisht kjo nuk do të ndodhë…

Lavdi e nderim të përjetshëm martirëve të Rezidencës, apo luftës së Kelmendit…            

Ndue Bacaj

 

Raporti Amerikan i shtetit per shqiperine

Republika e Shqipërisë është një demokraci parlamentare me një popullsi prej afro 3.6 milionë njerëz. Autoritetin legjislativ e ka Kuvendi Popullor me një dhomë (parlamenti), i cili zgjedh si kryeministrin ashtu edhe presidentin. Kryeministri kryeson qeverinë, ndërkohë që presidenca është një pozicion kryesisht ceremonial me pushtet të kufizuar ekzekutiv. Zgjedhjet parlamentare të Korrikut 2005 nuk përmbushën plotësisht standardet ndërkombëtare, por përgjithësisht u konsideruan një hap përpara në zhvillimin demokratik të vendit. Edhe pse me vonesë, në shtator ndodhi një tranzicion paqësor i pushtetit. Autoritetet civile përgjithësisht mbajtën kontroll efektiv mbi forcat e sigurisë.

Qeveria përgjithësisht i respektoi të drejtat e njeriut të qytetarëve të saj; megjithatë, pati probleme thelbësore në një numër fushash. Arrestimet dhe kushtet e paraburgimit vazhduan të ishin një fushë shqetësimi i madh me raportime për raste abuzimi, dhune, dhe kushtesh çnjerëzore. Korrupsioni dhe mosndëshkimi i policisë vazhduan të mbeteshin problem. Pati vrasje shoqërore dhe një atmosferë frike në disa zona për shkak të gjakmarrjes tradicionale. Dhuna dhe diskriminimi shoqëror kundër grave dhe fëmijëve ishin problem, ashtu si edhe trafikimi i personave. Diskriminimi shoqëror kundër homoseksualëve, romëve, dhe egjiptianëve të Ballkanit gjithashtu vazhdoi.

RESPEKTI PËR TË DREJTAT E NJERIUT

1 – Respekt për Integritetin e Personit, përfshin lirinë nga:

Privimi Arbitrar apo i Jashtëligjshëm i Jetës

Nuk pati raportime se qeveria apo agjentët e saj kryen vrasje arbitrare apo të jashtëligjshme; megjithatë, vendi vazhdoi të përjetonte nivele të larta vrasjesh shoqërore. Shumë vrasje erdhën si rezultat i veprimeve individuale apo klanore të lidhura me “gjakmarrjen” tradicionale apo me konfliktet me bandave kriminale. Sipas ministrisë së brendshme, të paktën pesë persona u vranë gjatë vitit në gjakmarrje të bazuara mbi Kodin mesjetar të Lekë Dukagjinit (kanuni). Afërsisht gjashtë persona u vranë për hakmarrje. Komiteti i Pajtimit Kombëtar (KPK), një organizatë joqeveritare, vlerësoi se në mbarë vendin pati 78 vdekje nga hakmarrja.

Sipas KPK, afro 860 familje efektivisht ishin vetëizoluar gjatë vitit për shkak të gjakmarrjes. Mosmarrëveshjet mbi pronën ishin shkaku për katër të pestat e gjakmarrjeve të deklaruara formalisht, ndërsa pjesa tjetër lidheshin me çështje nderi apo shkelje të banesës (p.sh., vjedhja, hyrja në prone, etj.). KPK vlerësoi se pati disa qindra gjakmarrje shtesë që buronin nga trafikimi, të cilat në mënyrë tipike nuk janë të deklaruara formalisht jashtë turpit. Nga 738 familjet e raportuara si efektivisht të vetëizoluara në vitin 2005, 166 u larguan nga vendi, përfshi 93 familje që kërkuan azil formal politik në vende të tjera.

KPK pretendoi që frika nga hakmarrja ndaloi afro 182 fëmijë të ndiqnin shkollën, 86 nga të cilët ishin të kufizuar brenda shtëpive të tyre në mënyrë të përhershme. Tradicionalisht, sipas kanunit, i cili u praktikua sidomos në pjesën veriore të vendit, vetëm meshkujt e rritur janë shënjestra të pranueshme në gjakmarrje. Megjithatë, gratë dhe fëmijët shpesh u vranë apo plagosën në sulme ngaqë kanuni nuk u respektua plotësisht. Sipas Fondacionit për Zgjidhjen e Konflikteve dhe Pajtimin e Mosmarrëveshjeve, fenomeni i gjakmarrjes u intensifikua në pjesën veriore të vendit si rezultat i migrimit të rritur brenda vendit. Fshatarët nga malet, të cilët kishin më shumë gjasa të ndiqnin kanunin, migruan në zona më fushore, qytete e qyteza dhe shumë ndërtuan shtëpi mbi toka të pretenduara, duke shkaktuar gjakmarrje.

Vrasja e vitit 2004 e Emin Spahisë, kreu i OJQ-së Lidhja e Misionarëve të Paqes, e cila punonte ekskluzivisht mbi çështje të gjakmarrjes ishte ende e hapur. Një i dyshuar u arrestua por nuk është akuzuar ende formalisht.

Në Maj 2005, parlamenti miratoi një ligj që ngrinte një këshill bashkërendimi, kryesuar nga presidenti, për të zhvilluar një strategji kombëtare kundër gjakmarrjes dhe për të bashkërenduar veprimtaritë e agjencive qeveritare. Gjatë vitit, këshilli nuk ishte aktiv. Gjykata e krimeve të rënda trajtoi çështje të gjakmarrjes. Sipas Kodit Penal, vrasja e paramenduar, kur kryhet për hakmarrje apo gjakmarrje, ndëshkohet me 20 vjet burgim.

Zhdukja

Nuk pati raportime për zhdukje të motivuara politikisht.

c. Tortura dhe Trajtime a Ndëshkime të Tjera të Egra, Çnjerëzore apo Degraduese

Kushtetuta dhe ligji i ndalojnë veprime të tilla; megjithatë, policia dhe rojet e burgjeve disa here rrahën dhe abuzuan të dyshuarit dhe të ndaluarit. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) dhe Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut (GSHDNJ) vazhduan të raportonin se policia anembanë vendit përdori forcë të tepërt apo trajtime çnjerëzore. Sipas GSHDNJ, pjesa më e madhe e keqtrajtimeve ndodhën në kohën e arrestimit apo ndalimit fillestar. Romët, egjiptianët ballkanikë dhe homoseksualët ishin veçanërisht të prekshëm kundrejt abuzimit të policisë (shih Seksioni 5).

Në korrik, Komiteti për Parandalimin e Torturës (KPT) i Këshillit të Europës nxori një raport bazuar mbi inspektimet e tij të vitit 2005 në burgjet dhe qendrat e paraburgimit të vendit. Raporti dha hollësi mbi trajtim çnjerëzor dhe abuzim të përhapur gjerësisht të të burgosurve dhe të paraburgosurve. Gjatë vitit pati raportime se policia në pjesë të ndryshme të vendit, të tilla si Korça dhe Vlora, rrahu dhe keqtrajtoi persona gjatë arrestimit apo gjatë kohës në paraburgim.

Në maj 2005, Besnik Kosturi bëri kallëzim kundër një oficeri të policisë kriminale të Korçës, Oltion Agolli, për keqtrajtim. Oficeri sipas raportimeve e rrahu Kosturin se ky refuzoi të jepte informacion mbi një çështje të hapur. Ekspertët mjekësorë verifikuan abuzimin dhe oficeri u pezullua. Çështja iu dërgua zyrës së prokurorit të Korçës, e cila refuzoi të niste procedim formal për shkak të mungesës së provave.

Në maj, Zyra e Kontrollit të Brendshëm të Policisë në Vlorë mblodhi informacion mbi çështjen e Arben Belaj kundër Dritan Veizaj, një anëtar i forcave speciale të Vlorës, sepse pretendohej se kishte rrahur Belajn. Informacioni iu përcoll Prokurorisë Ushtarake të Rrethit të Vlorës dhe Veizaj u pezullua nga detyrat e tij në pritje të rezultatit përfundimtar të gjyqit.

Prokuroria Ushtarake e Rrethit të Shkodrës hetoi çështjen e vitit 2005 të Frendi Ndoci kundër Pjerin Lazrit dhe oficerëve të tjerë të policisë së Shkodrës për rrahjen e tij në komisariatin e policisë. Lazri u gjet fajtor dhe u gjobit afërsisht 830 USD (80,000 lekë).

Në disa raste, policia abuzoi të ndaluarit minorenë. Sipas Qendrës së të Drejtave të Fëmijëve të Shqipërisë (CRCA), policia disa herë përdori kërcënime, dhunë dhe tortura për të nxjerrë informacione nga minorenët. Në qershor, Amarildo Perfundi, një nxënës 18-vjeçar në shkollë të mesme nga Korça u ndalua për t’u pyetur në lidhje me një vjedhje. Shpejt pas lëshimit, Përfundi kreu vetëvrasje. Një numër organizatash të të drejtave të njeriut në vend kritikuan policinë për trajtimin e çështjes, duke cituar traumë psikologjike dhe abuzim nga ana e policisë. Avokati i Popullit hetoi dhe zbuloi që policia nuk kishte ndjekur procedurat ligjore për arrestimin, ndalimin dhe marrjen në pyetje. Avokati i Popullit arriti në përfundimin që trauma psikologjike që kishte përjetuar Përfundi e çoi në vetëvrasje. Me rekomandimin e Avokatit të Popullit, dy oficerët e përfshirë, Altin Gusho dhe Gëzim Mullai, u pushuan sepse dështuan në ndjekjen e procedurave korrekte. Çështja iu përcoll prokurorisë së rrethit për hetim dhe ndjekje penale të mundshme. Prokurori gjeti se nuk kishte fakte të mjaftueshme për të ngritur akuzë kundër Gushos dhe çështja më pas u mbyll. Akuza formale janë ngritur kundër Mullait.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, nuk pati raportime se policia rrahu protestues. Megjithatë, organizata aktiviste qytetare Mjaft! Raportoi që policia qëndroi pranë pa ndërmarrë veprime, ndërkohë që një përkrahës i qeverisë sulmoi fizikisht një pjesëmarrës të Mjaft! në një protestë.

Kushtet e burgjeve dhe qendrave të paraburgimit

Ministria e Drejtësisë operoi të gjitha burgjet dhe disa qendra të paraburgimit. Shumica e mjediseve të paraburgimit ishin të bashkëvendosura në komisariatet e policisë dhe administroheshin nga Ministria e Brendshme. Raporti i KPT në korrik deklaroi që kushtet brenda burgjeve dhe qendrave të paraburgimit mbetën të këqia dhe karakterizoheshin nga kushte të rrënuara, mbipopullim, cilësi e ulët ushqimi, abuzim fizik i të ndaluarve, dhe mungesë e kujdesit mjekësor. Drejtoria e Burgjeve e Ministrisë së Drejtësisë deklaroi që shumë prej problemeve të ngritura në raportin e KPT janë korrigjuar në burgjet dhe qendrat e paraburgimit që administronte ajo. KSHH konfirmoi që kushtet në mjediset e paraburgimit të administruara nga Ministria e Drejtësisë po përmirësoheshin qëndrueshëm, por që pak ose aspak përparim ishte bërë në mjediset e paraburgimit të administruara nga Ministria e Brendshme, e cila mbante 80 përqind të të gjithë të ndaluarve. Një projekt për të mbyllur të gjitha mjediset e Ministrisë së Brendshme dhe për t’i kaluar të gjithë të ndaluarit në mjedise të administruara nga Ministria e Drejtësisë ka qenë në vazhdim qysh nga viti 2003.

GSHDNJ dhe KSHH veçuan mjediset e administruara nga Ministria e Brendshme si shkelëset më skandaloze të të drejtave të njeriut. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, qeveria nuk kishte plane për të rehabilituar mjedise të administruara nga Ministria e Brendshme përpara mbylljes së tyre eventuale dhe zëvendësimit me mjedise të administruara nga Ministria e Drejtësisë. Përveç infrastrukturës nën standarde, KSHH raportoi që mjediset e administruara nga Ministria e Brendshme funksiononin sipas rregulloreve të brendshme që nuk respektonin të drejtat e të ndaluarve për kujdes shëndetësor, higjienë të përshtatshme, dhe akses ndaj ajrit të pastër, argëtimit dhe medias.

Deri në fund të vitit, pati katër mjedise të administruara nga Ministria e Drejtësisë në ndërtim, përfshi një mjedis për shëndetin mendor në Durrës.

Në shtator, KSHH raportoi që të ndaluarit në mjedisin e paraburgimit administruar nga Ministria e Brendshme në Berat kryen një grevë dhe i vunë zjarrin veshjeve të krevateve për të protestuar kundër trajtimit dhe kushteve të këqija. Si rezultat, KSHH i rekomandoi qeverisë që trajtimi i të gjithë të paraburgosurve në vend duhej të qeverisej nga rregullorja e vitit 2005 e Ministrisë së Drejtësisë dhe që rregullorja më e ashpër e vitit 1999 e Ministrisë së Brendshme duhej braktisur. Sipas KSHH, rregullorja e Ministrisë së Brendshme jo vetëm që është e vjetëruar, por edhe përmbajnë dispozita që janë në kundërshtim me ligjet për të drejtat dhe trajtimin e të burgosurve.

Mbipopullimi mbeti një problem serioz në burgje dhe qendra paraburgimi. Drejtori i burgjeve raportoi që, deri në dhjetor, në burgje të parashikuara për 2,718 persona mbaheshin 3,060 persona, dhe 752 persona mbaheshin në qendra paraburgimi të parashikuara për 671 persona. Sipas drejtorit të burgjeve, të gjithë 50 kriminelët e dënuar që në vitin 2005 kryenin dënimet në qendra paraburgimi ishin transferuar në burgje. Ky numër nuk përfshinte 40 deri 50 të burgosurit e dënuar që mund të jenë në qendra të paraburgimit në çdo kohë në pritje të transferimit në burgje.

Kushtet e paraburgimit në burgun e Lezhës administruar nga Ministria e Drejtësisë, një prej më të mëdhave në vend, u përmirësuan në mënyrë thelbësore gjatë vitit. Me mbështetje të donatorëve të huaj, kushtet fizike u përmirësuan dhe rojet e administratorët e burgut përftuan trainime mbi të drejtat e njeriut.

Cilësia e dobët dhe pamjaftueshmëria e ushqimit vazhdoi të ishte shqetësim, sidomos për të burgosur që nuk kishin të afërm afër që t’u sillnin ushqime. Në shtator 2005, zyra e avokatit të popullit inspektoi mjediset e paraburgimit në Komisariatin Katër në Tiranë dhe mjedise të tjera paraburgimi në rrethe të tjera dhe vendosi që tetë shtetas kinezë (gjashtë burra dhe dy gra ndaluar për mbajtje dokumentesh të jashtëligjshme) dhe të ndaluar të tjerë nuk po ushqeheshin. Avokati i popullit kërkoi që zyra e kryeministrit dhe ministritë e brendshme dhe të drejtësisë të ndërmerrnin masa të menjëhershme për të ndihmuar të ndaluarit dhe situate u korrigjua. Gjithashtu, shtetasve kinezë iu dha mundësia të flisnin në telefon me të afërmit.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, 80 gra vuanin dënimet në Burgun 325 për gratë në Tiranë dhe 47 gra në paraburgim. Në burgun 325 u ngrit një infermieri dhe në shtator në të strehoheshin dy fëmijë.

Të dënuarit dhe të ndalurit minorenë ishin të ndarë nga të rriturit. Nuk pati çështje të raportuara abuzimi seksual të minorenëve. Të gjithë minorenët e dënuar mbaheshin në krahun për të rinjtë të burgut të Vaqarrit ku merrnin arsim bazë. CRCA raportoi që minorenët ende përdornin të njëjtat mjedise argëtimi dhe higjenike si edhe të rriturit, megjithëse në kohë të ndryshme. Drejtori i burgjeve pranoi që abuzimi fizik i të burgosurve dhe korrupsioni mes rojeve dhe zyrtarëve të burgjeve ishte një problem madhor. Gjatë vitit 178 roje dhe zyrtarë u shkarkuan për korrupsion apo abuzim dhe u ngritën akuza për pesë zyrtarë të lartë burgjesh për korrupsion. Qeveria lejoi vëzhgues ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut të vizitonin si qendrat e paraburgimit ashtu edhe burgjet; nuk pati raportime për refuzime për të lejuar akses për inspektime nga vëzhgues të pavarur vendas të të drejtave të njeriut.

Arrestimi dhe ndalimi arbitrar

Kushtetuta dhe ligji ndalojnë arrestimin dhe ndalimin arbitrar; megjithatë, pati raportime që policia me raste arrestoi dhe ndaloi persona në mënyrë arbitrare.

 

Roli Policisë dhe Aparatit të Sigurisë

Në vitin 2005, Ministria e Rendit Publik dhe Ministria e Qeverisjes Vendore u bashkuan si Ministria e Brendshme. Njësitë vendore të policisë i raportonin Ministrisë së Brendshme dhe ishin forca kryesore përgjegjëse për sigurinë e brendshme. Ushtria ka një njësi speciale komando me 90 persona, e cila funksionon në një rol anti-terrorist nën ministrin e mbrojtjes. Ligji e lejon ministrin e brendshëm të kërkojë autoritetin mbi këtë njësi gjatë krizave të brendshme. Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) është përgjegjës për mbledhjen e informacionit të brendshëm dhe të jashtëm, si edhe për kundërzbulimin. Policia e Shtetit e Shqipërisë kishte në punë rreth 12,000 oficerë.

Paraqitja e përgjithshme e zbatimit të ligjit mbeti e dobët. Sjellja joprofesionale dhe korrupsioni mbetën pengesa madhore për zhvillimin e një force policie civile efektive. Sipas Ministrisë së Brendshme, vetëm 40 përqind e oficerëve të policisë përftuan trainim përtej atij bazë, pavarësisht nga asistenca prej qeverive të huaja.

Korrupsioni mbeti problem mes forcave të policisë, dhe pagat e ulëta dhe korrupsioni i përhapur gjerësisht në shoqëri e bënë problemin të vështirë për t’u luftuar. Zyra e Kontrollit të Brendshëm e Ministrisë së Brendshme u angazhua për parandalimin, zbulimin dhe dokumentimin e korrupsionit dhe veprave të tjera penale kryer nga policia.

Mes janarit 2005 dhe tetorit, Zyra e Kontrollit të Brendshëm mori 127 ankesa nga publiku dhe kreu 132 hetime. Nga këto, akuzat kundër dy oficerëve u rrëzuan si të pabaza. Në 35 raste të tjera, nuk pati të dhëna të mjaftueshme që autoritetet të arrestonin oficerët e dyshuar për kryerjen e veprave penale. Një total prej 98 oficerësh policie (përfshi 37 me grada të mesme në të larta) u akuzuan për kundravajtje, përfshi falsifikimin dhe lëshimin e jashtëligjshëm të dokumenteve të udhëtimit dhe ndihmën për kalimin e paligjshëm të kufirit. Afro 70 oficerë u pushuan gjatë periudhës për sjellje joprofesionale, përfshi korrupsionin.

Mosndëshkimi mbeti problem edhe pse në rënie. Në vitin 2005, avokati i popullit mori 30 ankesa kundër oficerëve të policisë për përdorim të forcës së tepërt apo keqtrajtim. Nga këto, avokati i popullit vendosi që katër ishin të vlefshme dhe pjesa tjetër u rrëzuan si të pabaza. Rekomandimet e avokatit të popullit u pranuan dhe prokuroria ngriti akuza kundër katër oficerëve të policisë.

Pjesë nga Raporti i Departamentit të Shtetit mbi Praktikat e të Drejtave të Njeriut për vitin 2006

Arrestimi dhe Ndalimi

Me ligj, një oficer policie apo prokuror mund të urdhërojë ndalimin e një të dyshuari. Kushtetuta kërkon që personat e ndaluar duhet të informohen menjëherë për akuzat kundër tyre dhe për të drejtat e tyre, dhe një prokuror duhet njoftuar menjëherë pas ndalimit të një të dyshuari nga policia. Policia përgjithësisht i ndoqi këto kërkesa në praktikë. Brenda 48 orësh nga arrestimi apo ndalimi, i dyshuari duhet të dalë përpara një gjykatësi. Gjykatësi ka edhe 48 orë të tjera në dispozicion për të vendosur nëse i dyshuari duhet të qëndrojë i ndaluar. Në disa raste, personat e ndaluar u mbajtën në paraburgim përtej 48 orëve pa një vendim gjykate nëse prokurori kishte të dhëna të mjaftueshme. Një gjykatë mund të urdhërojë ndalimin në çështje veçanërisht serioze që mund të paraqesin rrezik për shoqërinë. Një mënyrë alternative është vendosja e një të dyshuari në arrest shtëpie. Mund të kërkohet garanci nëse gjykatësi beson që i akuzuari mund të mos paraqitet në gjyq.

Këshillimi ligjor duhet ofruar falas nëse i pandehuri nuk mund të përballojë një avokat privat; megjithatë, kjo e drejtë nuk njihej gjerësisht dhe shpesh policia dështoi t’i informonte të dyshuarit për të. Aksesi ndaj informacionit ligjor mbeti i vështirë për qytetarët, sidomos në zona fshatare apo ato pa akses në internet. Megjithatë, për segmentin e kufizuar të popullsisë që kishte akses në internet, praktikisht të gjitha ligjet ishin në dispozicion në internet falas dhe pati një numër OJQ-sh që ofronin këshillim ligjor falas për ata që kishin nevojë, edhe pse vendosja e OJQ-ve nuk ishte e lehtë për t’u gjetur. Në contrast me vitin e mëparshëm, nuk pati raportime për persona të ndaluar në mënyrë të jashtëligjshme dhe të pamundur për të kontaktuar një avokat privat. Në disa raste, të ndaluarit u pyetën pa praninë e avokatëve. Shërbimet ligjore të ofruar nga shoqata e avokatëve të shtetit konsideroheshin të pamjaftueshme, të korruptuara, dhe, me raste, me mungesë profesionalizmi.

Gjatë vitit, avokati i popullit mori dy ankesa për arrestim arbitrar dhe ndalim të jashtëligjshëm prej policisë, por deklaroi që asnjë prej tyre nuk qëndronte. Ndërkohë që nuk pati raportime të tjera për arrestime dhe ndalime arbitrare nga policia, disa OJQ besonin se ishte ende problem. GSHDNJ raportoi që në përpjekje për të forcuar statistikat, shumë arrestime ndodhën gjatë vitit ose në mungesë të një fletë-arresti të vlefshëm ose me fletë-arresti bazuar mbi të dhëna të rreme. Për shembull, GSHDNJ citoi rastin e katër transvestitëve të arrestuar në gusht sepse pretendohej të ishin përfshirë në prostitucion (shih seksionin 5). Policia e publikoi këtë rast si pjesë e përpjekjeve të saj për të luftuar krimet e rënda.

Ligji kërkon plotësimin e hetimeve para gjyqit brenda tre muajsh; megjithatë, një prokuror mund ta zgjasë këtë periudhë edhe me shtesa të tjera tre-mujore në raste veçanërisht të vështira. Ndërkohë që ligji siguron që maksimumi i kohëzgjatjes së paraburgimit nuk duhet të kalojë dy vjetët, paraburgimet e gjata shpesh ndodhnin si rezultat i hetimeve të vonuara. Në vitin 2005, GSHDNJ raportoi që Elton Gerdhuqi ishte ndaluar në komisariatin e policisë së Vlorës në vitin 2000 dhe gjykata e Vlorës ende nuk kishte marrë një vendim mbi çështjen. Deri në fund të vitit, të gjithë 49 të burgosurit e mbajtur në paraburgim pas gjyqeve të tyre ishin transferuar në burgje.

Mohimi i Gjyqit të Drejtë Publik

Kushtetuta dhe ligji sigurojnë një gjyqësor të pavarur; megjithatë, presioni politik, kërcënimet, korrupsioni i shumëpërhapur dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte në mënyrë të pavarur dhe eficiente. Presidenti kryeson Këshillin e Lartë të Drejtësisë (KLD), i cili ka autoritetin të emërojë, disiplinojë, dhe shkarkojë gjykatës të gjykatave të rretheve dhe apelit. Gjykatësit që shkarkohen kanë të drejtën të apelojnë në gjykatën e lartë. Këshilli përfshin ministrin e drejtësisë, kreun e Gjykatës së Lartë, nëntë gjykatës të të gjitha niveleve të përzgjedhur nga Konferenca Kombëtare Gjyqësore, dhe tre anëtarë të përzgjedhur nga parlamenti. Në korrik, Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë shumicën e dispozitave të një ligji të vitit 2005 që kërkonte të ndryshonte funksionimin e KLD-së me arsyetimin që do të kompromentonin pavarësinë e gjyqësorit. Qeveria argumentoi që ndryshime të tilla ishin të nevojshme për të eliminuar konflikte potenciale interesi mes anëtarëve të këshillit.

Gjatë vitit, u bë përparim në largimin e gjykatësve të korruptuar nga gjykatat. Gjatë vitit, Ministria e Drejtësisë rekomandoi që pesë gjykatës të sanksionoheshin për korrupsion apo inkompetencë. KLD votoi për largimin e një gjyqtari nga detyra dhe katër të tjerët u disiplinuan. Hetimet vazhdonin kundër 10 gjykatësve të tjerë.

Partitë e koalicionit qeverisës në parlament e akuzoi prokurorin e përgjithshëm për inkompetencë dhe korrupsion dhe rekomandoi që presidenti ta shkarkonte. Opozita e pa këtë si një sulm të qeverisë kundër pavarësisë së prokurorisë së përgjithshme. Në fund, Presidenti refuzoi të vepronte sipas rekomandimit të parlamentit dhe citoi nevojën për të ruajtur pavarësinë e prokurorisë. Më pas, Gjykata Kushtetuese vendosi që komisioni parlamentar i mbledhur për të hetuar prokurorin e përgjithshëm ishte jokushtetues dhe nuk kishte fuqinë ligjore për të shqyrtuar vendimet e prokurorit.

Policia, prokurorët dhe gjyqësori vazhduan të fajësonin njëri-tjetrin për dështime që lejonin kriminelët të shmangnin burgosjen. Për shembull, gjykatat akuzonin prokurorët dhe policinë se dështonin të kryenin hetime solide dhe të mblidhnin të dhënat e nevojshme për ndjekur penalisht kriminelët në mënyrë të suksesshme, ndërsa policia deklaronte që korrupsioni dhe ryshfeti kishin njollosur gjykatat. Policia gjyqësore ishte përgjegjëse, nën drejtimin e prokurorëve, për zhvillimin e hetimeve të kryera fillimisht nga policia.

Sistemi gjyqësor përbëhet nga gjykatat e rretheve, gjashtë gjykata apeli, gjykata e krimeve të rënda, gjykatat ushtarake, gjykatat ushtarake të apelit, një gjykatë e lartë dhe një gjykatë kushtetuese e veçantë dhe e pavarur. Gjykata e lartë shqyrton apelet si nga gjykatat e rretheve ashtu edhe nga gjykatat e apelit, ndërkohë që gjykata kushtetuese në radhë të parë shqyrton ato çështje që kanë të bëjnë me interpretim kushtetues dhe konflikte mes degëve të qeverisjes dhe çështje të individëve që pretendojnë mohimin e procesit të drejtë. Gjykata e krimeve të rënda dhe gjykata e apelit e krimeve të rënda përqendrohen mbi luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit dhe krime të tjera të tender, si dhe mbi përmirësimin e cilësisë së gjykimit.

Procedurat e Gjyqeve

Kushtetuta dhe ligji garantojnë të drejtën për një gjyq të shpejtë; megjithatë, burimet e kufizuara materiale, mungesa e hapësirës, dhe mbingarkesa e çështjeve në shumë raste penguan sistemin e gjykatave të gjykonte çështjet në kohën e duhur. Çështje të mbartura ishin diçka tipike dhe çonin në mbajtjen e të dyshuarve në paraburgim më gjatë se kufijtë ligjorë. Të pandehurit, dëshmitarët dhe të tjerët që nuk flasin shqip kanë të drejtën e shërbimeve të një përkthyesi. Të pandehurit kanë të drejtën për një avokat mbrojtës dhe, sipas ligjit, qeveria ofron avokatë mbrojtës për të pandehur të varfër, megjithëse cilësia e përfaqësimit varionte. Të pandehurit kanë të drejtën të apelojnë vendimet brenda 10 ditësh në Gjykatën e Apelit. Të pandehurit ligjërisht prezumohen të pafajshëm derisa të dënohen.

Gjatë vitit, katër gjyqe u zhvilluan në mungesë, në krahasim me 98 gjyqe të tilla gjatë vitit 2005.

Sistemi i gjykimit nuk parashikon gjyqe me juri. Prokurorët dhe avokatët mbrojtës paraqesin çështjet përpara një paneli prej tre gjykatësish dhe të pandehurit kanë të drejtën për të gjitha të dhënat që paraqiten para gjykatësit. Vendi nuk ka një sistem drejtësie për të miturit dhe çështjet e fëmijëve shpesh paraqiten përpara gjykatësve që nuk janë trainuar në drejtësinë për të miturit. Sipas CRCA, dënimet e gjata të dhëna për minorenët shpesh ishin për shkak të mungesës së trainimeve të tilla. Megjithëse të ndara nga gjykatat civile, gjykatat ushtarake janë nën gjykatat e rretheve. Ato punësojnë gjykatës dhe prokurorë nga gjykatat civile për çështje ushtarake por nuk gjykojnë civilë.

Kthimi i Pronës

Në korrik, parlamenti amendoi ligjin e vitit 2004 për kthimin dhe kompensimin e pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist. Ligji zgjeroi kufirin e 148 akrave në 247 akra për kthimin e pronës, shkriu Komitetin Shtetëror për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave dhe e zëvendësoi atë me një agjenci të emëruar nga këshilli i ministrave. Gjatë vitit, qeveria vendosi një fond pre tri milionë dollarësh (300 milionë lekë) për t’u ofruar kompensim pretenduesve. Raporti Vjetor për Veprimtarinë e zyrës së avokatit të popullit raportoi që në vitin 2005, kishte trajtuar një total prej 41 ankesash të lidhura me kompensimin e pronës dhe dhe që numri i këtyre ankesave ishte 40 përqind më i lartë në krahasim me vitin e mëparshëm. Nga këto, 10 u zgjidhën në favor të pretenduesve dhe pjesa tjetër iu përcoll gjykatave.

Ndërhyrjet arbitrare në privatësi, familje, banesë dhe korrespondencë

Kushtetuta dhe ligji i ndalojnë veprime të tilla; megjithatë, në disa raste, qeveria i shkeli këto të drejta. Në korrik, shtëpitë e 45 familjeve rome u shkatërruan në Elbasan kur zyrtarët e qytetit vendosën t’i zhvendosnin në një pjesë tjetër të qytetit. Në vitin 2005, 18 familje rome u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre në Tiranë sepse bllokonin një plan rregullues territori të bashkisë vendore.

Respekti për liritë civile, përfshi:

Liria e Fjalës dhe Shtypit

Kushtetuta dhe ligji sigurojnë lirinë e fjalës dhe të shtypit dhe qeveria në përgjithësi i respektoi këto të drejta në praktikë. Ndërkohë që media ishte aktive dhe kryesisht e papenguar, pati probleme serioze me përdorimin e medias për qëllime politike. Politizimi i medias mbeti një çështje që përbënte shqetësim dhe në periudhën përpara zgjedhjeve vendore të planifikuara për në Janar 2007, u duk se ishte në rritje në tremujorin e fundit të vitit. Polarizimi i organeve të medias në kampe kundërshtare është bërë më i theksuar. Botuesit dhe pronarët e gazetave vazhduan të diktonin artikuj për t’u shërbyer interesave të tyre ekonomike dhe politike dhe disa here bllokuan artikuj që binin në kundërshtim me ato interesa. Gazetarët vazhduan të praktikonin autocensurën dhe pati pak transparencë në financimin e medias.

Në përgjithësi, individët mund ta kritikonin lirisht qeverinë dhe veprimet e saj në median e shkruar dhe elektronike. Megjithatë, në maj, lëvizja aktiviste Mjaft! Raportoi që policia pengoi përpjekjet e saj për të shpërndarë një poster që kritikonte kryeministrin. Pasi afro 1,000 postera u vendosën në qytetin e Tiranës, forcat e policisë sipas raportimeve i zhvendosën posterat dhe konfiskuan pjesën e mbetur prej 4,000 që nuk ishin vendosur. Nuk pati raportime që zyrtarët të përdornin apo kërcënonin të përdornin padi për shpifje për të kufizuar diskutimin e lirë politik.

Media e shkruar e pavarur ishte aktive, por shtrëngohej nga profesionalizmi i kufizuar, mungesa e financimeve dhe presioni politik. Partitë politike, sindikatat dhe shoqëritë e grupet e ndryshme botuan gazetat apo revistat e tyre të pavarura nga ndikimi i qeverisë. Në dispozicion ishin afro 200 botime, përfshi gazeta, revista të përditshme e të përjavshme, buletine e pamflete. Një gazetë e përditshme kombëtare madhore “Shqip”  filloi botimin në pranverë, ndërkohë që dy të tjera, “Dita” dhe “Express”, u mbyllën.

Sipas të dhënave zyrtare, ekzistonin 64 stacione televizive dhe 44 stacione radiofonike, por numri faktik raportohej të ishte më i madh. Ndërkohë që stacionet funksiononin të lira nga ndikimi i drejtpërdrejtë qeveritar, shumica e pronarëve besonin që përmbajtja e transmetimeve të tyre mund të ndikonte veprimet qeveritare ndaj bizneseve të tyre të tjera.

Radio dhe Televizioni Publik Shqiptar (RTVSH) operonte një kanal televiziv kombëtar dhe një radiostacion kombëtar. RTSH ia përkushtoi shumicën e pasqyrimit qeverisë dhe partisë në pushtet. Me ligj, qeveria siguron 50 të buxhetit të stacionit. Gjatë vitit, Kiço Blushi, kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH dha dorëheqjen në shenjë proteste ndaj shtyrjes nga parlamenti për të shkarkuar drejtorin e televizionit Artur Zheji. Blushi pretendoi që RTSH ishte ende peng i politikës dhe qeverisë, duke dështuar kështu në përmbushjen e misionit të vet publik. Në maj, parlamenti amendoi Ligjin për Median Elektronike, duke ristrukturuar Këshillin Drejtues të RTSH dhe Këshillin Kombëtar të Radio Televizionit, i cili është përgjegjës për licencimin, rregullimin, dhe duke shkarkuar anëtarët e mëparshëm të këshillit. Opozita akuzoi që ligji i ri ishte një manovër politike që synonte të dobësonte pavarësinë e dy organeve rregullatore duke i shtyrë ato në favor të qeverisë. Amendamentet gjithashtu kërkonin emërimin e profesionistëve të medias dhe përfaqësues të shoqërisë civile në vend të përfaqësuesve të partive politike.

Në kontrast me vitin 2005, pati vetëm një raportim se policia apo zyrtarë të tjerë abuzuan fizikisht gazetarët. Në shkurt, një gazetar televiziv akuzoi oficerin e policisë Kastriot Çaushi të Komisariatit të Policisë Lushnje dhe anëtarë të Gardës së Republikës se kishin përdorur forcën për të penguar gazetarët të intervistonin Presidentin. Gazetari pati dëmtime të lehta nga incidenti.

Në vitin 2005, zyrat e gazetës më të madhe “Shekulli” u dëmtuan kur një eksploziv u hodh në ballkon. Pati dëmtime të zyrës, megjithëse nuk pati dëmtime të ndonjë personi. Një zëdhënës i gazetës raportoi që çështja ishte mbyllur pa paraqitjen e akuzave formale.

Kërcënimet politike të medias vazhduan. Gazetarët vazhduan të ankoheshin se botuesit dhe redaktorët censuronin punën e tyre ose drejtpërdrejt ose tërthorazi në përgjigje të presioneve politike dhe ekonomike. Shumë gazetarë u ankuan që mungesa e kontratave të punës shpesh pengonte aftësinë e tyre për të raportuar në mënyrë objektive. Në shtator, Këshilli i Ministrave miratoi një rezolutë për të nxjerrë televizionin “Top Channel”, një stacion shumë të rëndësishëm televiziv, nga një ndërtesë prone shtetërore në qendër të Tiranës. Qeveria tha se synonte ta përdorte hapësirën për të promovuar artin dhe kulturën. Duke cituar një kontratë qeraje afatgjatë me Ministrinë e Ekonomisë, kompania akuzoi që lëvizja ishte një përpjekje për t’i bërë presion stacionit për përmbajtjen e tij redaksionale. Në fund të vitit, çështja vazhdonte. Shpifja është një kundravajtje që mund të dënohet me një dënim me burg deri në dy vjet dhe një gjobë. Në krahasim me vitin e mëparshëm, gjatë vitit nuk pati raportime për çështje padish për shpifje kundër medias.

Nr. 101 i gazetës në print

0
Nga Sokol Pepushaj

Fushata elektorale në Shkodër, ndryshe nga ajo e Tiranës, nuk është dhe aq e nxehtë. Kjo për shumë arsye. Së pari, qyteti verior gjithmonë ka qenë vend ëndrrash, por asnjëherë shkëlqimi për komunistët. As për pasardhësit gjenetikë të tyre, socialistët. Së dyti, mashtrimi nuk gjen terren gjenerimi në këtë vend plot kulturë e dije. Së treti, Shkodra është një qytet që sheh përditë socialistët që janë lëshuar lokaleve, duke u kapardisur, duke bërë plane edhe përçarjesh nga më injorantet, duke premtuar poste e vende pune, në rast “mrekullie” të fitores së Bashkisë. Këta që nuk kanë ide e projekte as në kokë, as në letër, vlerësohen se kanë të gjitha nasijetet e ish-sekretarëve të byrosë së partisë së punës, dikur.

Gjithsesi, për të qënë objektivë, duhet thënë se edhe kandidati i PS-së për kryebashkiak të Shkodrës, është tepër i papërshtatshëm. Ai është emigrant në Tiranë prej 29 vjetësh dhe, logjikisht rikthimi i tij në Shkodër është një dështim i plotë. Në perceptimin e një logjike të mirë njerëzore, raste të tilla mund të thuhet se përsëriten vijimësisht, nëse dikush u hap udhë. Dhe fatkeqësisht, një përfaqësim o dështak, o devijues përpiqet të ridjellë PS-ja e Shkodrës pas 16 viteve të mosprodhimit të asnjë risie.

Është kjo forma pa format që ofron vullnet pikërisht nga pavullneti, gjithsesi të bindur në atë përvojë të kahershme përgjatë viteve.

E nëse nga njëra anë kemi përpjekje për viktimizim politik, nga ana tjetër e “Bashkimit të madh për fitore”, kandidati Lorenc Luka, një personalitet që as kundërshtarët nuk kanë shans t’i gjejnë të meta, duket se është zgjidhja më i mirë deri sot, përmes këtyre zgjedhjeve. 18 shkurti pra, ka shansin jo vetëm të rritë kredibilitetin e Shkodrës, por edhe të vendosë balancat politike aq të nevojshme mes pushtetit politik dhe atij lokal. Kryeminsitri premtoi të dielën në Shkodër. Kryeministri Sali Berisha, i cili të paktën s’ka veshur kostume turpi si ata që kishim për tetë vite në drejtim, prezantoi program të zbatueshëm. E parë në të gjitha prizmat, Shkodra ka nevojë për një qeverisje pa konflikte mes pushtetit vendor e atij qendror.

Ndkimi përmes modeleve të fallcitetit, i atij që edhe ata që nuk e duan, e pranojnë si kryetar, pra Edi Ramës, shton rrugët premtuese që opozita të ofrojë më shumë varfëri, terror, njerëz të paaftë e kapadainj në postet e pavarësisë së ekzekutivit, pushtetin vendor.

Gjithsesi, pushti i pavarur synohet të jetë në varësi direkte të partisë socialiste që fill pas zgjedhjeve të nisin edhe protestat për të kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kur flasin sot me zë jo të vogël, çdo bëjnë nesër nësa riciklohen në pushtetin vendor? Ata, si një trup i vetëm, si dikur nën thirrjen e Enverit, do dalin me veglat e punës në duar rrugëve të Shqipërisë; me gurë, shishe, flamuj të kuq, portretin e Edi Ramës dhe do lëndojnë jetën e gjithë shqiptarëve.

Ky quhet rang. Sidoqoftë, përderisa mendohet për dy rryma, votuesi është mirë të vlerësojë të mirat e të masë të këqiat. Por, kur nga të mirat zbret të këqiat e rezultati del minus, atëherë duhet vënë gishti mbi kokë. Duhet votuar pala tjetër, ajo që edhe nëse ka mbi shpinë një çantë me gabime, nuk ka të paktën një thes plot e përplot me krime.

Politika e majtë në Shkodër, të paktën deri më sot, gjithmonë ka vepruar sipas parimit racional, ndërveprimit të mashtrimit. Një fakt kokëfortë: Arkitekti Zef Çuni, i cili ishte pretendent për kryebashkiak i PS-së, më i votuari në shoqërinë civile, por jo në PS, u rendit i 42-ti në listën e këshillit bashkiak. Dhe duke qenë ndër më të mirët socialistë, si intelektual, specialist, njeri, familjar. Është dashur ndërhyrja e Sekretarit të PS-së Pandeli Majko për të bërë zhvendosjen. Dhe PS-ja e Shkodrës mashtroi me këtë rast qendrën në Tiranë, duke u justifikukar se e ka vendosur të 42-in sipas rendit (an)alfabetik, kur në listë edhe germa M ishte vendosur para germës D.

Pra, nëse është kohë mashtrimi, është dita edhe për t’i thënë jo mashtrimit e mashtruesve.

 

Harakiri i ultranacionalizmit serb dhe shansi i Kosovës

Nga Albert Vataj

Fitorja e Partisë Radikale ultranacionaliste e Serbisë, konfirmuar nga rezultatet paraprake që flasin për një shifër që mbetet në kuotën e 28%, qartazi dëshmon një vetëvrasje të shanseve të ish-Jugosllavisë së mbetur për integrimin evropian dhe davaritjes së reve të izolimit. Vorbulla e fanatizmit së Serbisë së Madhe, duke turfulluar rishtaz më vullnetin e orës së mbetur të shumicës serbe, largon për më tej brigjet e Evropës. Një popull i dërmuar nga lufta dhe i kataklizmuar nga një ekonomi që mbijeton në kushtet e një embargoje rraskapitëse, dëshmoi se e kishte më të shenjtë nacionalizmin se ngritjen e siparit të një ardhmërie, që duhej të formatohej në këto zgjedhje me një bitisje të asaj të kaluare që i kushtoi shtrenjtë. Sinjalet e Perëndimit kanë qenë të përsëritura dhe të kalkuluar krajtazi për atë çfarë i kanoset kësaj kafshate të mbetur të perandorisë ortodokse në Ballkan. Ditë të pamundura shpalos ky verdikt për Serbinë. Kancelaritë evropiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe faktori ndërkombëtarë në tërësi, do ta kenë më të lehtë tashmë për të vendosur për statusin përfundimtar të Kosovës. Në kushtet kur ultranacionalizmi serb gëlon ende në mendësinë populiste, të të tashmes dhe të ardhmes së këtij vendi, perspektiva e aderimit në privilegjet e integrimit marrin një goditje të ashpër. Mbetja në lëvozhgën e një nacionalizmi ekstrem për popullin serb mbetet dëshmi e një zelli të pamotivuar dhe dashakeq. Fanatizmi për të kaluarën do ta lërë këtë popull në një staniacion rraskapitës, duke shuar çdo shpresë për një të sotme dhe të ardhme larg falangave të politikës së Millosheviçit. Adhurimi për mendësisë së perënduar, hë për hë fik shanset, jo vetëm për integrimin por dhe çdo pretendimi për atë Serbi kaq të lakmuar brenda kufijve territorial të Kosovës. Faktori ndërkombëtarë do ta ketë më të lehtë për të dhënë verdiktin e tij përfundimtar për të ardhmen e Kosovës. Ajo nuk do yshtet më nga një detyrim apo ngasje ndaj Beogradit, për ta parë këtë të fundit si të privilegjuar. Edhe aleatja e saj strategjike, Rusia, do ta ketë të vështirë të ndikojë energjikisht për ta afruar Serbinë pranë pretendimeve të saja në Kosovë, megjithëse ajo ngulmon “për forcë zakoni” të mbetet aleatë e boshti sllavo-orotodoks. Ajo që është sinjifikative, dhe tek e cila kosovarët duhet të shpresojnë, mbi të drejtat e tyre legjitime për vetëvendosje, është afati i paracaktuar i kopsitjes së paketave që do të propozohen nga grupi negociator. Nuk mund të jetë i rastësishëm fakti se paketa e kryenegociatorit Martti Ahtisaari udhëtoi për në Beograd dhe Prishtinë pas zgjedhjeve në Serbi. Natyrisht pas takimit më 26 janar me Grupin e Kontaktit në Vjenë. Shumë pika mbi “i” kanë qenë përcaktuese nga rezultati i këtyre zgjedhjeve, anipse ato u pagëzuan nga ndërkombëtarët si zgjedhje brenda standardeve.

Humbja e properëndimorëve duhet të lexohet nga faktori kosovar, si një e drejtë suplementare për të ngulmuar dhe për të përfituar në kuadrin e statusit përfundimtar gjithçka që ajo ka parashtruar. Nga ana tjetër në copëzën e mbetur të ish-Jugosllavisë së Millosheviçit kazani sapo ka filluar të ziej. Riciklimi i izolimit, shtytja drejt një afati shtesë të sanksioneve, stopimi i hapave të integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, mbase do të jenë ngacmues në procesin e negociatave për krijimin e qeverisë së re, të pamundur nga rezultati që ultranacionalizmi zgrapsi nga vota e 22 janarit.

Gjithsesi këto zgjedhje përveçse një vetëvrasje e të tashmes, janë një mungesë vullneti për të rrokur të ardhmen e Serbisë. Humbja e çdo pretendimi për Kosovën ka marrë një shkas të dorës së parë dhe që do të plazmohet në atë që do të jetë paketa e statusit. Serbi humbi gjithçka me këtë fitore të ultranacionalizmit dhe riciklimit të zellit popullor për epokën e perënduar të Millosheviçit. Kjo është një harakiri për shanset e saj, për sot e për mot.

 

 

A mund të integrohet Shqipëria në BE kështu?!

Ligjet mesjetare të Kanunit, Shqipëria postkomuniste akoma nuk i ka ndryshuar. Përditë e përnatë gjakmarrje, mëritë e vjetra dhe të reja po marrin jetë njerëzish. Kjo çka është tragjike dhe që Shqipërinë po e largon nga integrimi në strukturat euro-atlantike është fakti se janë mijëra njerëz të pafajshëm që janë pushkatuar në këto 16 vitet e fundit në emër të Kanunit, të atij ligji të shekullit të 15-të, hartuar nga Lekë Dukagjini.

Veriu i Shqipërisë është shumë i lënduar nga ky fenomen. Edhe sot në Shkodër është një lagje e tërë me të ngujuar, të cilët janë të organizuar dhe mbrohen privatisht nga pushka e gjakmarrjes e vendin e quajtur Livade, është lagjia e tyre dhe shteti nuk ka forca të normalizojë gjendjen. Një ndër këto viktima të pafajshme të hakmarrjes është edhe Erion Jakup Rroji, i datëlindjes 23 korrik 1982. E publikuam datëlindjen e tij për të treguar se sa i pafajshëm është ky i ri, pasi ngjarja për të cilën kanuni e dënon me vdekje i përket vitit të largët 1962, pra 20 vjet para se ai të lindë. Gjyshi i tij, Hamit Rroji, në vitin 1962, në pije e sipër, në një konflikt të çastit, ish ngatërruar me Sami Trushin. Samiu kishte nxjerrë thikën për ta therur. Shansi e ka ndihmuar dhe atentatori i vrasjes është rrëzuar dhe thika i është ngulur atij. Ai ka vdekur. Dëshmitarët okularë të aso kohe kanë ndikuar që Hamit Rroji të marrë pafajësinë. Por vitet kalojnë dhe me rrëzimin e diktaturës komuniste në vitin 1990, fisi Trushi, kërkon të hakmerret tek fisi Rroji. Jakup Rroji familjarisht detyrohet të jetojë në ilegalitet. Më i rrezikuari është djaloshi Erion Rroji, i cili detyrohet të largohet nga Shqipëria, pasi sipas kanunit e pret plumbi. Pra, ai është i pafajshëm, pasi jo vetëm ka lindur 20 vjet pas konfliktit, por edhe se gjyshi i tij nuk ka patur asnjë faj, pasi vrasja e atij për të cilin bëhet fjalë është vërtetuar 45 më parë, si vetëvrasje në përpjekje e sipër për krim, pikërisht prej gjyshit të tij. Hakmarrja ka degjeneruar saqë në vitin 1996 edhe motra e tij Olsa Rroji është qëlluar me breshëri automatiku tek hotel “Rozafa”, por që fatmirësisht plumbat nuk kanë qëlluar në shenjë. Ndoshta edhe për shansin se ka patur shumë kalimtarë në lëvizje. Gjithsesi edhe vajza është detyruar të braktisë vendin e saj. Është kjo një pamje tepër e zymtë e realitetit shqiptar, i cili duket se nuk ka shanse për t’u ndrequr, sakohë që gjakmarrja është e ngritur edhe institucionalisht, pasi ende shteti njeh shoqatat e pajtimit të gjaqeve, të cilat për hir të së vërtetës meritojnë fjalë të mira, pasi kanë arritur edhe të pajtojnë konflikte, të cilat publikohen si suksese në mediat e shkruara e vizive. Po a mund të ecë Shqipëria drejt BE-së me fenomene të tilla mesjetare?!

 

Florë Malocaj

 

QATO: “RAMA, 2,6 MILIONE DOLLARE ABUZIMI ME TAKSISTET”

TIRANE “Kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama nuk e ka mbajtur premtimin e dhënë në mandatin e tij të dytë për hapjen e vendeve të reja të punës.Përkundrazi, nga mosdhënia e licensave për 1200 të vetpunësuar si taksistë gjatë 5 viteve të fundit, buxheti i bashkisë së Tiranës ka humbur mëse 2.6 milionë dollarë.”

Eshtë shprehur kështu dje ndërmjet të tjerash për gazetën “Shqipëria Etnike” Presidenti i BSPSH-së dhe i Sindikatës së Pavarur të Transporteve Gëzim Qato.

I pyetur në lidhje me arsyetimin e këtij konstatimi, Qato ka pohuar se për këto akuza disponon materiale zyrtare nga bashkia e Tiranës dhe Ministria e Transporteve, me firmën dhe vulën e Ramës dhe ish-Ministrit Spartak Poçi. Duke u ndalur më konkretisht, kreu i BSPSH-së shpjegon:

“Që nga viti 1991 deri në vitin 2003 ka qenë në fuqi një urdhëresë e cila lejonte një automjet taksi që për cdo dy mijë banorë.Me ardhjen në krye të Ministrisë së Transporteve të zotit Spartak Poçi, në vitin 2003 është nxjerrë një urdhër zyrtar drejtuar qarqeve dhe bashkive të republikës në të cilin thuhet se për çdo një mijë banor lejohet përdorimi i një automjet taksi.Ky urdhër me firmën e Poçit hynte në fuqi menjëherë.Por nga ana tjetër kreu aktual i bashkisë së Tiranës Edi Rama nuk e ka zbatuar këtë urdhëresë megjithëse nga ana e qytetarëve të kësaj bashkise ka pasur mjaft kërkesa që ata të vetëpunësoheshin si taksistë kundrejt detyrimeve shtetërore me taksat vjetore.”

Gjithnjë sipas Qatos, “Tirana si bashki ka 518 mijë banorë dhe do t’i takonte të kishte 518 taksi plus 35 për qind të këtij numri që e përfiton si kryeqytet, gjithnjë në bazë të urdhrit të Poçit.Por kreu i bashkisë Rama u ka dhënë të drejtën e vetpunësimit si taksitë për Tiranën vetëm 460 taksistëve kur duhej që të liçensonte rreth 700 të tillëve në rast se do të zbatohej urdhri i mësipërm.Me këtë metodë, Edi Rama nuk ka mbajtur premtimin para elektoratit të vet.”

Ndërsa në mbyllje të prononcimit të tij, kreu i BSPSH-së Gëzim Qato sqaron edhe humbjen që buxheti i bashkisë së Tiranës ka pësuar nga mosvjelja e taksave vjetore të taksistëve të paliçensuar:

“Për të marrë liçensën si taksist duhej që të derdhej në bashki shuma prej 2200 dollarëve si detyrim vjetor ndërkohë që vetëm në një vit nuk u është dhënë licensa 240 qytetarëve tiranas.Atëherë në bazë të një matematike të thjeshtë, ky defiçit i shumëfishuar për 5 vjet me radhë nga Rama si pasojë e mosdhënies së liçensës së taksive ndaj tyre ka çuar edhe në mosderdhjen në buxhetin e bashkisë të shumës prej 2 million e 640 mijë dollarësh amerikanë e cila do të përfitohej nga detyrimi vjetor i mësipërm i çdo shoferi taksist.”

Arben Lagreta

 

Albanisë luftë i shpallë Turkia, hapë ditarin historia

Fillimi i mbarë gjysma e punës, thotë një fjalë e vjetër popullore. Kështu pra, Janari i 2007-ës nisi mbarë, jo pse   mbrenda një mbasdite ndryshuan disa nene  kushtetuese, por për  për diçka shumë domethënëse siç ishte  takimi i fundit i historianëve rreth epokës së artë biblike të shqiptarëve e heroit të tyre Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Plus kësaj edhe gjuha e përdoruar nga media shqiptare ku si asnjëherë ishte perfekte, dashamirëse e nostalgjike, për këtë hero nacional që ka qënë, është e do të jetë vula identifikues si ndaj ndërkombëtarëve për edhe për brezat e ardhshëm. Dhe, më falni, këtu nuk mund të rri indiferent, dëshiroj t’i them nja dy fjalë.

Meritën kryesore e kanë historianët shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë së bashku me të gjitha partitë e politikanët e tyre, ku në një moment të artë për çeshtjen shqiptare, thirrën me skenë këtë personalitet hero të papërsëritshëm për historinë tonë.

Së pari, statuja e Gjergjit të Madh u vendos në Prishtinë e pastaj në Shkup, në qytetin që ai ëndërronte të mbretëronte apo përkthyer në gjuhën e sotmë si Kryeqytetin e shteti shqiptar (Alban) me rreth 100.000 km katror por fatkeqsisht kjo ide ra me vdekjen e tij ku siç dihet shqiptarët mbetën të vetëm përballë ushtrisë më të fortë e të tmerrshme osmane. Siç më sugjeron një mik historian, Skënderbeu ishte aq i aftë, sa që ai ishte piketuar të ishte një perandor i ri i Bizantit. Dhe këtë, historiografi i parë i albanologjisë, meshtari shkodran Marin Barleti e shkruante kështu: “Por, e vërteta është se Papa Piu II, dhuratat shumë më të mëdha dhe shumë më të çmuara ia dhuroi së pari Princit të Albanisë. Dhe me të vërtetë, ai e mbushi dhe e ngarkoi atë jo vetëm me ar dhe argjend e me sende e me të mira të tjera të përkohëshme, por e nderoi edhe me privilegje shumë të mëdha dhe me të mira të tjera shpirtërore, duke i dhënë fjalën se, kur të hidhej në Epir e në Maqedoni bashkë me një fushatë dhe ushtri të krishterë kundër turqve, gjë që ish zotuar se do t’a bënte brenda një kohe të shkurtër, jo vetëm që do t’i vinte kurorën e do t’a bënte Mbret të Epirit, të Maqedonisë, të Trakës dhe të të gjithë Romës së Re.  (“H.S. bot. 1968, f 418)

Po theksojmë se më 1271, një tjetër Papë i kishte vënë kurorën e “Rex Albaniae”, Karlit I Anzhu dhe tashti kjo kurorë së bashku edhe me atë të Konstandinopolit dhe pothuajse të një pjese të madhe të gadishullit tonë do t’i akordohej Gjergjit të Madh të Shqipërisë. Me këtë rast ishin pregatitur edhe simbolikat heraldike të këtij evenimenti. Por, Shqipëria ra, por Shqiptaria e shqiptarët mbijetuan e kjo sot është evidente që për perëndimorët kjo quhet një mrekulli.

A e njohim ne shqiptarët sa duhet Gjergjin e Madh Skënderbe? Besoj se jo. Kjo për faktin se duke nisë nga ajo ç’ka u prezantua vjet dhe tani si të Tiranë, Prishtinë e Shkup, historianët jo për fajin e tyre por për mungesë fondesh që shteti apo bisnesi shqiptar nuk i ka ofruar për të gjetur dokumente autentike të kohës së Skënderbeut, ku duhet theksuar ekzistojnë me bollëk si në Itali, Turqi, Austri, Germani, Danimarkë, Greqi, Serbi, Sloveni, Kroaci, Francë, Spanjë, Rusi dhe deri edhe në Amerikën e largët. Se kush ka qënë Gjergji i Madh e princat e tjerë shqiptarë  mund të shihen vetëm dokumentet e armiqve të tij, që ekzistojnë në Turqi, e do mahnitena se si në ato dokumente flitet edhe për trimërinë e tij e ushtrisë shqiptare. Fakt është se ato pak dokumente të publikuara për betejën e Shkodrës, vlersimi ndaj trimerisë së shkodranëve flitet më superlativa, edhe ndaj Skëndërbeut si simbol qëndrese për qytetarët shkodranë e ata shqiptarë më tërësi.

Kurse për dokumentet veprat në Europë dihet se për europianët ai ishte një mit e një njeri jo si të tjerët por një udhëheqës me një ushtri të paisur me frymën e shenjtë. Po të hulumtohet seriozisht, do të dalë se për heroin e tyre nacional të paarritshëm, Gjergj Kastrioti Skënderbe apo siç u thërriste Gjergji i Madh, shqiptarët do të ndodhen edhe përpara shumë surprizave të panjohura më parë, sepse ai ishte sa luftëtar, sa burrë shteti e aq edhe rilindas i shquar europian edhe në fushën e kulturës. Veçanërisht strategjia luftarake e Gjergjit të Madh ka qënë objekt studimi nga shumë gjeneralë të famshëm, udheheqes të ndryshëm dhe nga filozofë të mëdhenj, në lidhje edhe me eksperiencat e luftërave europiane e deri edhe ato të luftës së parë botërore e luftës së dytë botërore. Madje Gjergji ynë ka tërhequr vëmendjen edhe të ekspertëve ushtarakë dhe të diplomacisë moderne.  Duke mos pretenduar se thashë diçka të veçantë nga të tjerët, thjesht desha të nënvizoj një çeshtje që pak e aspak është trajtuar nga media. Në një bisedë të të ndjerit z.Pjetër Arbnori me z. Klinton, presidentin e SHBA, ky i fundit i thotë se atë çka ka bërë Gjergji i Madh. Kastrioti, po të jetë nevoja do t’a bëjnë edhe SHBA në Kosovë e ashtu ndodhi. Pra kjo bisedë tregon se betejat heroike të shqiptarve ishin pjesë studimi në Pentagon, siç janë ato të Aleksandrit të Madh, të  grekëve, romakëve, të Pirros së Madh e të Hanibalit të Madh etj.

Po e mbylli me një kërkesë dashamirëse për ministrinë e mbrojtjes gjeneralët shqiptarë, që mbasi të studiojnë deri në imtësi armët luftarake ushtrinë e strategjinë perfekte të epokës Skënderbegiane, të  botojnë një libër, në rrallë të parë për shkollën Skënderbej, pastaj edhe për ne duke e hedhur ne treg.

 

Nikolin Pemaj, Avokat.

Ish sekretar i Pjeter Arbnorit

1992-2005

 

Filozofia e politikës së paqes, mbi një fushë të minuar

Zhurma nervacingëritëse që provokoi takimi Nano-Berisha tejkaloi premisat pozitive për një këndvështrim të ri të politikës shqiptare, një tjetër kahje që propozohej turravrapit që kishte marrë në këto momente kur i gjithë faktori ndërkombëtar kishte drejtuar projektorët e vëzhgimit tekkëndej. Mendimi i të shumëve për takimin Nano-Berisha i ngjan një fushe të minuar. Filozofia e politikës së paqes së ofruar prej tyre u shtyp nga pesha e rëndë e paragjykimit që gjallon ndër shqiptarë, si pasojë e të drejtës që i është diktuar atyre nga vetë politika e konfliktualitetit, armiqësisë dhe kacafytjes. Kumtimi i takimit Nano-Berisha ishte dhe dëshmoi për një erë të re të politikëbërjes në Shqipëri. Vendosja e volitshme në kohë dhe hapësirë i këtij mentaliteti të ri, u bë mbartës i një mundësisë për të bërë politikë ndryshe nga si derimësot kuptohej ky mekanizëm. Interesat fondamentale të shanseve të vendit, në rendjen e vështirë drejtë integrimit evropian, dhe qorrsokaku i raundeve të pamundura të kompromisit, ku e kishte degdisur klasa politike vendin dhe interesat e palëve, në pragun e atyre zgjedhjeve që u etiketuan nga ndërkombëtarët si test për Shqipërinë, u bënë shtysë e atij takimi. “De jure” ai mbeti një dorështërngim befasues dhe i shumëpërfolur, sikurse dhe i paragjykuar në mazhorancën e atyre që morën pozat e gjykatësit. “De facto”, ishte pika e kthesës së theqafjes që kishte shtegtuar politika e konfiktualitetit imazhin e vendit tonë dhe gjithçka që gjallonte në varësi të politikës.

Tançka ka hyrë në vorbullën e debatit për takimin Nano-Berisha përcillet si një paragjykum me penelata të theksuara gri në të zezë. Më të zellshmit na e veshën këtë me një mantel stërr zi, duke na e servirur si një kob që sipas tyre kërcënonte kolonat e moralit mbi të cilën ngrihej ngrehina e politikës. Në miniaturë nuk munguan edhe zëri i kthjellët i arsyes që kanë mundur ta shohë në dritë këtë panoramë të politikës shqiptare. Ajo që të drobit në këtë kohë stresi, rraskapitjeje, shpresëhumbjeje, çoroditje, që ka ngërthyer jëtën tonë të vështirë, është një dëshirë gati patologjike, jo vetëm për ta parë në terr këtë takim, por edhe për ta lexuar keq produktin e tij.

Berisha u takua me Nanon me ftesën e të parit i yshtun nga obligimi për ta ndalur teposhten që thikej para galopit politik. Kjo nuk ishte një herezi politike. Ata nuk bënë asnjë krim, përkundrazi dëshmuan se ka ende kapacitete rigjeneruese pozitive që premtojnë standarde bashkëkohore dhe realiste të politikëbërjes. Duam s’duam ne që mendojmë se Nano-Berisha përbëjnë tashmë një të kaluar politike prej të cilës duhet shkëputur përgjithnjë, ata janë faktor, mbeten personazhet nga më të spikatura dhe më afatgjata të politikës shqiptare. Karizma dhe potenciali i tyre popullor nuk janë shkase për t’i parë ata me sy mbyllur, për më tepër për t’i pohuar gjithashtu symbyllurazi duke kërkuar si udhërrëfyes në këtë paragjykim tançka e zezë zien brenda nesh vetëm për faktin se ata i kemi parë si armiq, dhe nuk duhet të ketë gjasa të perceptohen ndryshe. Kjo kohëndalje është një absurd që gjeneron botëkuptimin e moçalit në politikën shqiptare dhe sipas kësaj logjike çdonjëri që guxon të dalë jashtë kësaj “Status quo”-je, qofshin këto dhe personazhe sipërore politike, përbëjnë shkas për herezi.

Dritëshkurtësia, cinizmi, mllefi, kanë orientuar me një turravrap ndërkryes shumë vëzhgues të takimit ndërmjet ish-kryeministrit Fatos Nano dhe Kryeministrit Sali Berisha. Ky takim sa befasues aq dhe i shumëdiskutuar u kthye në një sheshpërshesh diskutimesh dhe debatesh pafund. Dikush u ndal tek amoraliteti i këtij morali. Shumë e panë si një Pazar për Presidentin e ardhshëm të Republikës. Në një shoqëri demokratike, në një mundësi të mbretërimit të fjalës së lirë, pakkush nuk kishte takatin të thoshte mendimin e tij sipas oreksit. Pjesa sunduese e përfundimeve të gjithë kësaj morie orientoheshin saktësisht në fotografimin e objektivit që kishin zgjedhor në kushtet e një errësire gjykimi. Në kësi rastesh është tepër e rëndësishme këndi i vendosjes për të realizuar një pamje të saktë. Për fatin e keq, jo pak prej kësaj armate kishin zgjedhur pikën e papërshtatshme për ta kundruar dhe kumtuar këtë takim të një rëndësie të veçante në jetën politike shqiptare. Pozicionimi i tyre në anën e pasme të takimit, mbarsi mendjet e tendosura për të nxjerrë një përfundim që përveçse dritëshkurtër, ishin dhe dashakeq. Ngasur nga dëshira për ta parë këtë takim nga ana e errët e tij, ata sejdisën helm dhe vrer për atë që për një mendje të kthjellët do të ishte si pika e kthesës në theqafjen që kishte marrë realiteti i politikës parazgjedhore. Nuk ka dyshim se ky takim ishte oksigjeni i një frymëmarrje të thellë që do të ngopte mushkëritë e politikës, rezultatet e së cilës do të plazmoheshin një ditë pas, me nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet të gjithë krerëve të partive politike parlamentare nën hyqmin e Presidentit të Republikës Alfred Moisiu.

Ajo që të shokon në këta radhë pafund, e mori shkrimesh është se sipas shumë prej tyre ky takim ishte një herezi, një turp politik, gjallim i politikës së vjetër, e përplot paragjykime të tjera të larmishme. Madje u trumbetua si fatalitet i politikës.

E drejta për ta kuptuar kështu këtë takim është një e drejtë personale, por kur ajo ofrohet si predikim atëherë kthehet në një kërcënim i pashkas e i paqenë. E drejta e atyre për të menduar keq nuk duhet të jetë domosdo detyrim për të tjerët për ta kuptuar keq. Vallë a duhet të gjykojmë më ftohtë për të përcaktuar më qartë.

Duhet kujtojmë se janë takuar kryetar shtetesh, mbi supet e të cilëve rëndonin qindra viktima, dhe nuk janë paragjykuar, se kanë ecur mbi gjakun e të vrarëve apo për shitje interesash. Ka patur shtrëngim duarsh ndërmjet burra të shteteve me një armiqësi shekullore, e s’ia kishte kush ngenë për gërr-mërr. Historia është dëshmitare e shumë takimeve që kanë shënuar kthesa të rëndësishme në fatet e popujve. Megjithëse takimi Berisha-Nano nuk ngjante me një panoramik të ngjashëm samëlart citova, gjithsesi, për kohën dhe momentin ishte historik. Dëshira e keqe për ta lexuar keq këtë takim të shpie tek e keqja që duke na u bërë edukatë ka ushqyer në tërësi politikën shqiptare me frymën e konfliktualitetit, përplasjeve dhe kacafytjes. Ndër ne ka pak, të cilët kanë nge ta kuptojnë politikën larg një fushëbetëje, jashtë trysnisë së përleshjes dhëmb për dhëmb, të spostuar nga bashkëjetesa politike, kryesisht kur fatet e kombit janë në zgrip. Dëshira e mirë për ta parë si diçka pozitive takimin Berisha-Nano, e cila edhe u konkretizua, pavarësisht se la në miniaturë protagonistët, natyrshëm që na ysht drejt një filozofimi më pacifist të gjithçkaje, anipse edhe politike. Pavarësisht se është vetë politika ajo që ka ushqyr ndër njerëz veten e saj si një betejë, madje ka kërkuar edhe jetën e tyre si sakrificë për t’u kurorëzuar fitues i luftës (kujtojmë ngjarjet e vitit 1997), pse të mos e kapim këtë takim si shkas që ta kuptojmë atë si një orientim të ri, në një moment shumë delikat, ku parapërgatitja për zgjedhje e kishte futur vendin. Domethënia e këtij takimi mbetet mishërimi i një mundësie ndryshe të politikëbërjes në Shqipëri. Deri më tash konfliktualiteti ka shoqëruar në gjithë kaluarin e vet veprimtarinë e klasës politike, në atë që vijojmë ta quajmë tranzicion i pafundmë. Si Nano ashtu edhe Berisha, hodhën në tregun kartën e politikës së dakordësisë, kompromisit, bashkëpunimit dhe të një opozitëbërjeje konstruktive, të gjitha këto në shërbim të hapave të mbetur për integrimin në familjen evropiane, pjesë e së cilës jemi, por që vetë absurdi politik qartazi kërkon ta mohojë. Ajo që duhet të shpresojmë është se sa e gatshme është politika për ta rrokur këtë filozofi bashkohore të politikëbërjes. Se sa e predispozuar është ajo të hedh pas krahëve të kaluaren dhe të kundrohet përpara. Fatkeqësisht terreni që gjeti kjo frymë e predikuar e Nanos dhe Berishës ishte tejet armiqësor, ç’ka lë pak për të shpresuar se një ditë politikanët të mos i shohim si një apendiks të vetëdijes sonë qytetare evropiane por si një pjesë organike e saj. Shtrimi i kësaj fushe të minuar në këtë kurajo politike për të vepruar konform rregullave të qarta të lojës, dhe për të përdorur mjete të pranuara në luftën politike, mbars me pesimizëm këtë logjikë ndryshe. Ky zell për ta mohuar paqen politike është jo vetëm një taban kërcenues për kthimin në normalitet të gjithëasaj që kemi soditur si kacafytje, duke u ofruar si kohërencë lë në tentativë atë që u përpoqën ta injektojnë si civilizim politik, domosdoshmërinë e adaptimit të politikës së interesave kombëtare mbi ato personale.

Albert VATAJ

 

Lufta kundër terroristëve nuk mund të fitohet vetëm ushtarakisht

Shtypi i sotëm gjerman fokusohet tek demonstratat e shumta që po zhvillohen në SHBA-s kundër luftës në Irak, si edhe vendimi i qeverisë gjermane për të dërguar aeroplanë ushtarakë tornados në Afganistan.

Gazeta «Abendzeitung» nga Mynihu komenton mbi demonstratat në SHBA-s kundër luftës në Irak:

“Në SHBAs ka muaj tashmë që po zhvillohen demonstrata kundër luftës në Irak. Por i ri është dimensoni i këtyre demonstratave. Strategët e Shtëpisë së Bardhë mendojnë se deri në verë të këtij viti, përpara Kapitolit do të mblidhen mbi 500.000 njerëz. I ri është gjithashtu fakti se për herë të parë kundërshtarët e luftës po mbështeten nga një fuqi politike. Për herë të parë Bushi ka të gjithë Kongresin amerikan kundër tij. Demonstruesit në Uashington i bëjnë edhe Kongresit thirrje që të marrë vendime sa më parë. Kongresi duhet të veprojë tani dhe t´i tregojë më në fund Bushit vendin. Deputeti demokratik John Conyers tha atë që mendojnë të gjithë: Bushi mund të pushojë nga puna udhëheqës ushtarakë dhe ministra, kur ata i thonë se lufta në Irak është një gabim. Por ne nuk mund të na pushojë dot nga puna.”

Gazeta «Mannheimer Morgen» shkruan:

“Ata që kërkojnë tërheqjen e menjëhershme të trupave ushtarake në Irak janë edne një pakicë. Por duket sikur kjo pakicë po rritet nga dita në ditë. Për qeverinë e Bushit dhe Kongresin, të cilët po përpiqen me mjete të ndryshme që të mos i tërheqin shumë shpejt trupat nga Iraku, në mënyrë që gjendaj atje të stabilizohet sa më pak, nuk ka mbetur më shumë kohë. Në rast se në të ardhmen e afërt nuk do të shënohen suksese, atëherë protestat kundër luftës do të marrin një dimesnon krjet tjetër politik.”

Gazeta «General-Anzeiger» nga Boni shkruan:

“Një kandidat i vërtetë që e kundërshton luftën do nga rradhët e demokratëve, do të ketë vërtet shanse të mira në zgjedhjet e vitit 2008. Ata që kërkojnë tërheqjen e menjëhershme të trupave në Irak janë ende një pakicë. “Ktheni ushtarët tanë në shtëpi”, ishte deri më sot parrulla e dëshpëruar e disa demonstruesve të pakët. Por shumë shpjet këto parrulla mund të kthehen në një kërkesë politike, nga e cila nuk mund të tërhiqet më askush në SHBA-s, as politikanët e as qeveria apo opozita. Viti i pestë i luftës, i cili fillon me dërgimin e trupave të reja në Irak, nuk do të përfundojë pa tërheqjen e trupave të para amerikane që atje.”

Në lidhje me vendimin e qeverisë gjermane për dërgimin e aeroplanëve ushtarakë në Afganistan, gazeta “Mittelbayerische Zeitung» nga Regensburgu shkruan:

“Të mendosh se koalicioni i madh në Berlin do të vendosë pas shumë vështirësi që t´i dërgojë aeroplanët ushtarakë në Afganistan, nuk është e drejtë. Bundesveri gjerman nevojitet për një eskalim të ri ushtarak në këtë vend. Këto aeroplanë ushtarakë do të përdoren për të gjetur në pranverë vendet ku fshihen talibanët. Por lufta kundër terroristëve islamikë, të cilët vazhdojnë të qëllojnë pa skrupuj, nuk mund të fitohet vetëm në mënyrë ushtarake. Këtu kemi nevojë për një sërë lidhjesh politike dhe diplomatike. SHBA-s kanë nevojë për partnerë, që të mos pësojnë të njejtin fat si në Vietnam .”

Dhe së fundi në gazetën «Lübecker Nachrichten» lexojmë:

“Qeveria gjermane duhet të jetë e kujdesshme, që të mos bëhet qesharake në sy të NATO-s, ndërkohë që të gjitha shtetet anatre të kësaj organizate po humbasin durimin. Fundja vendimi për të dërguar aeroplanët ushtarakë në Afganistan është marrë me kohë në mënyrë jozyrtare nga Berlini. Dhe shumica e deputetëve në parlament do të votojnë gjithashtu në favor të qeverisë. vetëm opozita vazhdon të kundërshtojë vetëm për inerci e jo se ka vërtet argumete të bindshme kundër dërgimit të aeroplanëve ushtarakë të tipit tornados në Afganistan.”

Sonila Harasani

 

Premisat per nje shoqeri politike

Shpesh herë dëgjojmë të flitet për mosfunksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri dhe si rrjedhim, shohim edhe se vëmendja përqendrohet menjëherë te funksionimi i rregullt i zgjedhjeve, te lufta kundër korrupsionit, te lufta kundër ekonomisë informale etj., si kushte të domosdoshme që të funksionojë demokracia. Por, duke u kushtuar mjaft vëmendje këtyre faktorëve duket se është lënë në harresë një faktor tjetër mjaft i rëndësishëm për demokratizimin e institucioneve, që është, kultura politike e shoqërisë. Jo se mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nuk ka rëndësi për demokratizimin e institucioneve apo, aq më tepër, lufta kundër korrupsionit e ekonomisë informale, Përkundrazi. Ato janë sinjalizuesit bazë që tregojnë nëse funksionojnë institucionet demokratike, apo jo. Por edhe institucionet demokratike, që të funksionojnë ashtu siç duhet, kanë nevojë për një shoqëri demokratike.

Që institucionet demokratike të kenë baza të forta, thekson studiuesi i madh i demokracisë, Dahl, duhet që të veprojnë në një shoqëri, e cila të ketë të ngulura në kulturën politike të saj idealet dhe vlerat e demokracisë. Madje, një nga arsyet kryesore, pse institucionet demokratike funksionojnë më mirë në disa shtete sesa në disa shtete të tjera është pikërisht fakti se demokracia i ka rrënjët të ngulura më mirë në kulturën politike të shoqërisë së këtyre vendeve. Pikërisht, për sa i përket demokratizimit kultura politike e shoqërisë shqiptare duket se është disi larg. Megjithëse kanë kaluar gati 14 vjet nga përmbysja e regjimit totalitarist, shumë koncepte të demokracisë që janë baza e kulturës politike në shoqërinë evropiane drejt së cilës duam të shkojmë, vazhdojnë të qëndrojnë ende larg mentalitetit të shoqërisë shqiptare.

Mjafton të shohësh frymën e intolerancës që mbizotëron në përgjithësi në shoqërinë tonë dhe e kupton që demokracia akoma nuk i ka ngulur rrënjët ashtu siç duhet. Madje, pothuajse të gjithë jemi dëshmitarë që në disa zona të Shqipërisë vlerat e demokracisë ndeshen ende me koncepte mesjetare që mbahen gjallë, megjithëse jemi në shekullin XXI. Në një kohë që filozofia e demokracisë, por dhe ajo e integrimit kërkon qytetarë që të mendojnë dhe të kërkojnë me forcë që çdo zgjidhje politike duhet të dalë brenda parametrave të demokracisë dhe procedurave demokratike, në Shqipëri shumë të rrallë janë ata që e mendojnë një gjë të tillë. Kjo mungesë e demokracisë brenda kulturës së shoqërisë sonë mendoj se nuk vjen vetëm si rrjedhim i së trashëguarës, por dhe si rrjedhim i një mungese të vëmendjes sot. Në qoftë se politika shqiptare apo organizata të ndryshme janë përpjekur dhe përpiqen me reforma të ndryshme institucionale me qëllim për demokratizimin e mëtejshëm të këtyre institucioneve, për demokratizimin dhe emancipimin e kulturës politike të shoqërisë tonë duket se nuk është bërë dhe aq.

Kultura politike e shoqërisë tonë ka nevojë për një vëmendje më të madhe. Por, kjo vëmendje nuk duhet kërkuar thjesht te shteti shqiptar apo te qeveria shqiptare, por dhe tek shumë organizata e shoqata të ndryshme që veprojnë në vendin tonë e sidomos, tek ato shoqata e organizata të cilat merren më drejtpërdrejt me problemet e demokratizimit. Sot në Shqipëri veprojnë shumë organizata apo shoqata të ndryshme të këtij lloji, por këto shumë pak janë marrë me problemin e kulturës politike të shoqërisë tonë. Megjithëse dihet që kultura politike është diçka e trashëguar dhe që të formohet një kulturë e re duhet të kalojnë disa breza. Mendoj përsëri që shoqëria shqiptare ka shanse të mira për ta zhvilluar dhe forcuar më tej demokracinë. Për këtë do të ishte e nevojshme thjesht një vëmendje më e madhe dhe një angazhim më i drejtpërdrejtë i të gjithë aktorëve që luajnë rol në procesin e demokratizimit.

Pasi, pavarësisht problemeve të ndryshme, një pjesë e mirë e shqiptarëve duket se janë ndërgjegjësuar disi dhe e kanë kuptuar, duke parë edhe të shkuarën e tyre, që asgjë e mirë nuk vjen nga intoleranca. Por, një ndërgjegjësim i tillë duhet të shtrihet edhe më gjerë. Ideja që toleranca dhe mirëkuptimi janë baza e progresit të shoqërisë duhet të shtrihet dhe në pjesën tjetër të shoqërisë shqiptare, e cila, fatkeqësisht, ndodhet në zonat e thella rurale ku dhe kontakti me pjesën tjetër të shoqërisë është më i vështirë. Shumë prej këtyre shoqatave apo organizatave që përmenda më sipër, vetëm sa kanë bërë një përshkrim të thjeshtë të problemeve që lidhen me demokracinë në këto zona. Do të ishte më frytdhënëse, mendoj, sikur këto të zbrisnin në terren dhe të jepnin ndonjë ide konkrete për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Gjithashtu, nuk duhet harruar dhe që një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë shqiptare jeton prej kohësh në ShBA dhe në vende të ndryshme të Evropës Perëndimore. Madje, shumë të rinj studiojnë në universitete prestigjioze të këtyre shteteve, duke u edukuar kështu me një mentalitet të ri, me mentalitetin e Evropës, në gjirin e së cilës ne duam të integrohemi. Një kujdes dhe një vëmendje më e madhe në kulturën politike të shoqërisë, si dhe një “shfrytëzim” më i mirë i kësaj pjese të shoqërisë që jeton në vendet perëndimore do të ishte mjaft domethënës, mendoj, për të forcuar dhe për të vazhduar më me sukses demokratizimin dhe integrimin.

Marion Gajda

Student i shkencave politike Itali

 

KESH kërkon “Thembrën e Akilit”

Krizës së rëndë energjetike, së cilës ka gjasa t’i bëjë derman edhe kësaj here vetëm Zoti, si për qesëndi kanë ardhur t’i bëjnë karshillëk novacionet dhe idetë revolucionare që gëlojnë në mendjet e ndritura të “dikasterit të territ”. Korporata Elektroenergjetike me tërësinë e ideve që hedh në tregun “qirindritës” është kthyer në një laborator eksperimental. E thënë më ashiqare, konsumatorin dhe pasurinë e dhuruar nga djersa e papaguar e qirakëve të Enver Hoxhës, i ka kthyer në një kavie. Udha për të gjetur “Thembrën e Akilit” nuk është as pëshpëritje homerike para dyluftimit epik, por as rrokaqiejt e mendimeve të tarifimeve fasho-orarë që shpik tash së fundi KESH. Ndërtimi i filozofisë së energjisë si mall dhe konsumatorit si blerës, është ndër të vetmet zanafilla nga duhet nisur. Çdo qasje për ta parë këto marrëdhënie me optikën e politikës do ta përkeqësonte deri në kufinjtë e pamundësisë prurësin e të vetmit shpëtim nga krizat energjitike.  Përpjekjet e vazhdueshme tasheandej e tashekëndëj në këtë sektor kaq strategjik për ekonominë dhe shumë jetik për qytetarët, janë kthyer në një lojë. Loja ka nxjerrë lojën dhe sërish ka lojë. Ky laborator në axhendën e eksperimentimeve fillimisht i jep prioritet aplikimit të matësve të rinj, më pas atyre matësve me kartë. Këto të fundit u instaluan në disa qytete të vendit dhe nuk bëhet e ditur se çfarë u bë me to. Së mbrami KESH ka nxjerrë një marifet tjetër, studimin për matjen e konsumit të energjisë elektrike mbi bazën e fasho-orareve, që do të thotë, se për orët e ditës çmimi është më i lartë nga sa mendohet për konsumin e orëve të natës. Megjithëse specialistët e KESH janë të mendimit se nuk ka ndonjë ndryshim të konsiderueshëm të konsumit pjesëndarës ditë-natë, ata mbeten tek ajo se do pasohet me avantazhe. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të KESH: “Përparësitë që do të japë matja e konsumit të energjisë elektrike mbi bazën e fasho-orareve, do të jetë mundësia e përdorimit me një tarifë të diferencuar, sidomos në fundjavë dhe natën do të krijojë mundësinë e balancimit të kostove brenda përbrenda KESH-it, e cila do të spostojë ngarkesën, sidomos të biznesit në periudhën kur energjia kushton më lirë”. Nuk kanë munguar skeptikët e këtij projekti. Borizani i kampit socialist, ndryshe ish-drejtuesi i Korporatës  Elektroenergjetike, Andis Harasani, është i mendimit se ky projekt është i pamundur për t’u zbatuar, sipas tij do të hidhen poshtë gjithë sistemin e matjes së energjisë elektrike, do të dalin jashtë funksionimit 800 mijë matës të rinj dhe njëkohësisht humbja do të jetë e konsiderueshme. Idetë dhe revolucionarizimit në KESH nuk kanë asnjë emër tjetër, vetëm fshehje nga mosfunksionimi i hallkave të tij. Është e vërtetë që novacionet janë perspektivë e përsosmërisë së funksionimit të strukturave që vënë në lëvizje një mekanizëm të tërë. Por a duhet një kohë e ndërmjetme, që quhet kohë testi. Apo nga njëri eksperiment vijmë në tjetrin shkojmë. Në kushtet e një prodhimi që varët nga Zoti, të një sistemi shpërndarës tejet e të amortizuar, të një administrate me përgjegjësi minimale për detyrën, të një politizimi polarizues marrafrymës, të një konsumatori që vjedh, këto eksperimente janë një luks me kosto të lartë. Dhe këtë kosto natyrisht as nuk e pagoi Harasani, as Beli, por ajo minorancë qytetarësh që kanë vendosur në pozita korrekte veten e tyre në marrëdhënie me shtetin dhe të gjithë përbërësve të tij. Ky turravrap i KESH për të gjetur “Thembrën e Akilit”, veçse një pamundësi është një “hedhje hi syve” të atyre që vuajnë krizën e rëndë energjetike. Nuk mbeten zgjidhje asnjë nga mjetet e lartpërmendura, as rritja e çmimit të energjisë, as matësit e rinj, as ato me kartë, sikurse as tarifimi mbi bazën e fasho-orareve. Tjetërkund fle lepuri zotërinj të KESH apo edhe më lart. Energjia është një produkt, kush e blen duhet ta paguaj, ndryshe ai mbetet pa të. Për zbatimin e kësaj nuk duhet të na ndal as preferencat politike fushatore, as klasifikimet e shoqërisë,  as toleromi i shtetit ndaj shtetit për detyrimet. Një tarifim i saktë, një politikë efikase i mbledhjes së të ardhurave për energjinë e konsumuar, ngritjen e një hierarkie monetare për përmbushjen e parametrave teknikë sipas standardeve bashkëkohore për shpërndarjen dhe tarifimin, këto përbëjnë “Thembrën e Akilit”. Hallakatja ndër dyer të tjera është tentativë dashakeqe dhe shtirje në sytë e qytetarëve. Me kamuflim dhe barriera të larta koperturash vetëm sa rritet kostoja, nuk ofrohet zgjidhja.

Blerti Delija,

Sokol Pepushaj

Nje, dy dhe tre-shtetesia ose europianizmi

Nga Astrit Lulushi, SHBA

Pa dyshtetesine, historise boterore, madje edhe letersise, sot do ti mungonin disa prej faqeve me interesante. Lexuesit nuk do te shijonin kryevepra te tilla te Shekspirit, si Qezari dhe Kleopatra, pasi pa konceptin e dyshtetesise (dyarkise), kjo ngjarje nuk do te kishte ndodhur, Mark Antoni ndoshta nuk do te kishte hyre ne histori, hunda e Kleopatres nuk do te ishte bere simbol i bukurise e flirtit, dhe letersise shqipe do t’i mungonin perkthimet shekspiriane te Fan Nolit.

Perfshirja e Egjiptit ne perandorine Romake u krye nepermjet nje akti teper te pazakonte. Grindjet midis Ptolemeut dhe Kleopatres (vella e moter) per kontrollin e perandorise, bene qe kjo e fundit te kerkonte ndihmen e Romes. Ngjarjet qe pasuan bene qe nenshtetasit e Egjiptit te gezonin edhe qytetarine e Romes. Ky eshte shembulli klasik.(Mommsen)

Shembulli tjeter eshte ai i Ilirise se pushtuar nga Roma, por me te drejte qytetarie, ne saje te se ciles shume ilire arriten te beheshin edhe perandore. Ndryshe eshte shembulli i perandorise Osmane, e cila i kthente te pushtuarit ne vasale, dhe vetem nese keta ndërronin fene mund te perparonin ne hierarkine perandorake. Ndarjet arbitrare administrative, bazuar ne ekonomi e jo ne etniciti, bene qe kufijte mes kombeve thuajse te zbeheshin dhe me shperberjen e perandorise Osmane, askush nuk e kishte te qarte se ku duhej te fillonin e mbaronin kufijte e vendit te ardhshem. Shperberja e perandorise, proces qe filloi ne shekullin e 19 e perfundoi ne fillim te shekullit 20, beri qe cdo shtet i ri ne Ballkan, Greqia, Serbia, Mali i zi, Maqedonia e Shqiperia te kishin brenda kufijve te tyre pakica te vendeve fqinje.(Jacques) Keshtu mund te shpjegohet edhe perse cdo vend evropiano-lindor vazhdon te aspiroje, hapur ose jo, pretendime ndaj territoreve te vendit tjeter fqinj.

Por sundimi i gjate i perandorise Osmane la prapa edhe nje ndarje tjeter duke krijuar dy botekuptime te ndryshme rreth dyshtetesise; konceptin perendimor dhe ate lindor. Kur behet fjale per dyshtetesine ne perendim, ekspertet kane parasysh vendin e origjines dhe vendin e dergimit te emigranteve ne vendin tjeter, i cili ndonjehere quhet vendi marres. Mbi keto baza eshte dyshtetesia qe njihet sot ne vende te tilla si Amerike, Britani, Kanada, Gjermani, France e qe ne shume vende te tjera vazhdon te debatohet.(H. Forbes) Te njohur me konceptin perendimor jane vecanerisht shqiptaret. Megjithese statistika te hapura mungojne, qe nga fundi i shekullit te 19 e ne vazhdim, per arsye qe dihen, qindra mijera shqiptare kane lene trojet e veta duke u vendosur ne perendim ku gezojne edhe te drejten e dyshtetesise.

Por shperberja e Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavise, beri qe debati rreth dyshtetesise te merrte drejtimin e krijuar pas shperberjes se perandorise Osmane dhe te perandorise Austro-Hungareze, e cila doli e humbur nga Lufta e Pare Boterore. Dhe ne debatet e ringjallura eshte fjala jo per dyshtetesine e emigranteve qe synojne te integrohen ne vendet ku jane vendosur, por per pakica etnike (minoritete) qe ende aspirojne autonomine, ndarjen dhe bashkimin me shtetin ame, sic eshte rasti i moldovasve rumune apo ruseve te Ukraines.(Brusina) Nje fakt qe tregon se ndjenja te tilla nuk jane shuar, ishte edhe referendumi hungarez i vitit 2004 mbi dhenien e shtetesise pakicave hungareze ne Rumani. Hungaria si vend anetar i Bashkimit Evropian, u ofronte pakicave hungareze ne Rumani shansin per tu bere edhe shtetas hungareze e te Bashkimit Evropian. Referendumi u kundershtua nga Rumania, pasi si vend jashte Bashkimit Evropian, ajo shqetesohej se kandidatura e saj do te lihej ne harrese.(Weinstein) Fakti qe Rumania pritet te anetaresohet ne BE nga viti 2007, tregon se protesta e moderuar e terthorte e Bukureshtit i sherbeu Bashkimit Evropian si barometer per te matur deshiren dhe pjekurine e nje vendi kandidat per anetaresim ne BE. Dhe ndoshta jo pa qellim, mosmiratimi i dyshtetesise ne referendum, u cilesua nga Bashkimi Evropian si nje fitore e vogel e europianizmit.

Kohet e fundit qeveria e Athines shpalli se do t’u jape shtetesine dhjetra mijera shtetasve shqiptare me prejardhje greke. Shume vete ne Greqi e shikojne kete si nje hap te gabuar te qeverise greke, pasi minoritaret te shtyre nga nevojat ekonomike, tani do te vershojne ne Greqi duke lene vendbanimet e tyre ne Shqiperine jugore dhe se shpejti atje nuk do te mbetet ndonje grek. Por perkrahesit e vendimit te Athines thone se shume prej minoritareve ka kohe qe ndodhen ne Greqi per pune, prandaj nuk ka kuptim qe te mos u jepet shtetesia. Te tjere thone se dy-shtetesia mund te jete nje manover elektorale e politikaneve ne pushtet ne Athine.(Tsitselikis)

Edhe mes shqiptareve, vendimi per dhenien e  dyshtetesise minoritareve greke eshte pritur me reagime te ndryshme. Disa mendojne se dyshtetesia mund te perdoret nga Athina si pyke per te nderhyre ne politikat e Shqiperise rreth te drejtave te pakicave, si ne ceshtjen e shkollave apo perdorimit te flamurit grek. Te tjere mendojne se ashtu si Rumania , Shqiperia duhet t’a shfrytezoje kete rast per t’i kerkuar Bashkimit Evropian, ne menyre diplomatike, qe te pershpejtoje procesin e anetarsimit te vendit ne BE.

Por perparesite qe duken qarte nga dhenia e dyshtetesise eshte, se ajo pritet te rrise krenarine kombetare te minoritetit grek dhe, se duke marre nje shtetesi te tille greket e Shqiperise jane banoret e pare te ketij vendi qe do behen automatikisht edhe shtetas te Bashkimit Evropian, anetare e te cilit Greqia eshte qe prej 1 janarit te vitit 1981.

 

Dritë mbi të vërtetën

Kol Miria

Me dhimbje në zemër dhe në shpirt vendosa të shkruaj sërish për vuajtjet dhe padrejtësitë që i janë bërë dhe po i bëhen popullit ndër vite.

Unë me këtë shkrim dua të përcjell tek masa e madhe e lexuesve dashamirës dhe vullnetmirë ndaj vendit të tyre se që sot e kësaj dite diktaturës sllavo-komuniste po i dëgjohen gërhamat e fundit të saj.

Ky është mesazhi që Europa jep në Këshillin e saj lidhur me krimet e komunizmit në Shqipëri.

Diktatura komuniste në Shqipëri është tkurrur dukshëm. Sëmundja i ka depërtuar në damarët e gjakut dhe gradualisht po i bren dhe kockat. Këto ngjarje janë momentet e kthesës historike për të ndërtuar një shoqëri të pastër që shqiptarët të kenë një Atdhe, një histori dhe një palë heronj. Siç dihet në asnjë vend të botës të zhvilluar demokratike nuk ka dy palë heronj për një komb.

Natyrshëm lind pyetja:

Kush mban përgjegjësi përpara historisë për përhapjen e ideve komuniste në Shqipëri?

Si fillim po paraqes në mënyrë paralele 2 figura historike që i përkasin periudhës së viteve 1920-1939, atë të Luigj Gurakuqit dhe Ahmet Zogut. Disa lexues mund të pyesin përse nuk vendos Fan Nolin në vend të Luigj Gurakuqit? Përgjigjen e kësaj pyetjeje mund ta jap shkurtazi:

Noli ka një pjesë të vogël në historinë e Shqiptare për arsye se ka jetuar shumë pak në Shqipëri (vetëm 4 vjetë nga vitet 1920-=1924) dhe pjesën tjetër të kohës e ka kaluar si emigrant jashtë Shqipërisë dhe si rezultat në ngjarjet më kulmore të asaj periudhe nuk ka qenë prezent.

Nga ana e formimit kulturor, njohja dhe zotërimi i gjuhëve të huaja, historian, shkrimtar dhe më shumë si përkthyes i ka shokët e rradhë. Ndërsa si politikan mund të quhet një deshtak pro sllavo – komunist.

Le të kthehemi sërish tek 2 personalitetet e lartpërmendur.

Zogu dhe Gurakuqi si bashkëpunëtorë, pjesëmarrës në ngjarjet me rëndësi historike që nga viti 1912 në Vlorë dhe 1920 në Kongresin e Lushnjës. Pas Kongresit të Lushnjës këto 2 figura politike nuk i shohim më si bashkëpunëtorë të një qëllimi politik, por si dy rivalë me pikpamje të ndryshme politike, me vizione të ndryshme politike.

Zogu me prejardhje nga krentë e Parisë së Matit si bajraktar i kësaj krahine, ndërsa Gurakuqi nga ana tjetër anonte nga e majta e Lindjes komuniste.

Fan Noli e quante Gurakuqin “Pionerin e Shoqërisë aksidentale”, pra të shoqërisë së Lindjes që nënkupton Shoqërinë Komuniste.

Rastësisht më ra në dorë një dokument që verteton më së miri të vërtetën e figurës së Gurakuqit dhe qëndrimin e tij politik.

Dokumenti në fjalë ka këtë titull:

“Kleri katolik shqiptar dhe parimet e demokracisë perëndimore”, fq. 23 ku në vijim për Gurakuqin sqaron “Një komunizëm që kishte fillue me livrue simbas urdhnave të Kominternit vegël e të cilit ishte një tjetër figurë e ndritshme e botës shqiptare, e dalë prej kolegjit Saverian, e pra prej mësimeve të Jezuitëve, ka qenë ajo e Luigj Gurakuqit që Fan Noli e ka cilësuar pionieri i qytetarisë aksidentale në Shqipëri. Rrjedhimi i këtij formimi është edhe qëndrimi që ky mbante në rrafshin e marrëdhënieve ndërkrahinore e fetare. Gurakuqi ishte ai që ka punuar më gjatë dhe më shumë për të mbjellë farën e komunizmit  në Shqipëri. Te Luigj Gurakuqi janë vërejtë e qitë në pah prej të gjithë bashkëpunëtorëve, miqve dhe studentëve të jetës dhe të veprës së tij.

Kaq kam mundësi të nxjerr prej këtij dokumenti.

Në vijim me rastin e vdekjes së Leninit opozita kundra Ahmet Zogut e kryesuar nga Fan Noli dhe Luigj Gurakuqi kanë mbajtur 1 minutë zi në Parlamentin Shqiptar. Kësaj i thonë të mbash zi për një kriminel të mbarë njerëzimit. E bija e Stalinit shkruan nga Amerika se Lenini dhe babai im vranë 48 milion rus në revolucionin e Tetorit të vitit 1917. Pjesa më e madhe e të vrarëve kanë qenë nacionalista të djathtë, pjesa më e vyer e kombit të madh rus. E bija e Stalinit në vijim shton: “Të vrarët në revolucion i kanë transportuar me trena pune në cepe të ndryshme të Rusisë dhe në fund i kanë djegur me vajguri.

Unë do të përpiqem të paraqes pikat kulmore të ngjarjeve historike të padala në dritë deri më sot.

Ja deri në çfarë përmasash kanë arritur këta burra shteti, të shkolluar ndër universitetet e perëndimit; gjatë një debati parlamentar pozitë-opozitë njëri nga deputetët e pozitës e quan një deputet tjetër të opozitës Lenin dhe përnjëherë janë ngritur në këmbë të gjithë opozitarët në mbrojtje të Leninit duke argumentuar se emri i Leninit nuk duhet të merret në gojë kot dhe se Lenini do të mbetet një njeri i MADH. (Marrë nga Prof. Luigj Matijasati)

Në pranverë të vitit 1924 opozita humbet zgjedhjet parlamentare. Në Qershor të po atij viti fillojnë organizimin me armë grupe të caktuara me ndihmën e Kominternit se parimi bazë i komunistave është marrja e Pushtetit me dhunë dhe me gjak dhe mbrojtja e pushtetit po me gjak.

Menjëherë filluan kryengritjen e armatosur kundra shtetit të ri të sapoformuar me mund e sakrifica të shumta. Shteti i parë pas 500 vjetësh që pushtimit osman.

Këta zotëri revolucionarë nuk kishin shpenzuar as pesë lekë për formimin e këtij shteti shumë të pritur prej pjesës më të madhe të shqiptarëve. Siç dihet shtetin e formuan të pasurit si: krentë, bejlerët, bajraktarët etj. Gjykova si të arsyeshme të nxjerr në dritë ashtu siç është e vërteta historike pa hequr pikë as presje. E rëndova pak shkrimin dhe për këtë i kërkoj ndjesë lexuesit, por kam paraqitur vetëm pjesën më kryesore mjaft shkurtazi.

Me datë 10 Qershor të vitit 1924 forcat kryengritëse hynë në Tiranë. Qeveria u tërhoq dhe revolucionarët morën pushtetin. Kryengritësit të quajtur revolucionarë të parevolucion mbasi derdhën shumë gjak morën pushtetin me grykën e pushkës, identike siç ndodhi në vitin 1944 po ashtu në vitin 1997.

Kjo kryengritje kundër shtetit shqiptar dhe shumë e përfolur prej pushtetit komunist dhe e cilësuar si një revolucion përparimtar, u quajt nga Europa perëndimore asgjë më tepër përveçse një kryengritje e armatosur dhe një pushtet i marrë me dhunë dhe aspak legjitim. Është fakt se pushtetarët e dalë nga një grusht shteti nuk gjetën mbështetje dhe as përkrahje nga perëndimi por vetëm nga Rusia komuniste. Rusia ishte mikja dhe aleatja e revolucionarëve të Qershorit të vitit 1924. Për ta vertetuar këtë revolucionarët tanë u ftuan për vizitë në Moskë të cilën e mirëpritën dhe nuk ngurruan të shkojnë dhe me këtë rast lidhën marrëdhënie diplomatike mes Shqipërisë dhe Rusisë.

Ky ishte suksesi më i madh për ta. Këta burra revolucionarë mbollën erë dhe mbarë kombi shqiptar korri furtunën prej vitit 1944 deri në vitin 1990.

Lexuesi duhet ta dijë se heronjtë dhe patriotët e shpallur prej pushtetit komunist janë heronj të paheroizëm dhe patriotë të pa patriotizëm.

Historia e popullit shqiptar që ekziston sot nuk është asgjë më tepër veçse një histori terësisht e deformuar nga politika që i ngjan shumë historisë së Partisë Komuniste.

Këta historianë, servila të realizmit socialist nuk dinë historinë e prejardhjes së tyre familjare jo më të dinë historinë e popullit shqiptar. Kjo tokë që i thonë Shqipëri kudo që shkel këmba e njeriut gjëmon nga padrejtësitë që i janë bërë, armiq janë shpallur figurat e mëdha të kombit, heronj janë shpallë të gjithë ata që kanë patur pikpamje të majta revolucionare. Me plot gojën mund të themi se udhëheqësit e kryengritjes së Qershorit të vitit 1924 ishin promotori i lëvizjes komuniste në Shqipëri.

Pas Nolit dhe Gurakuqit vijnë bashkëpunëtorët e tyre, siç janë Ali Këlmendi (ky u kthy nga Moska pasi ishte përgaditur në vitin 1930 pikërisht kur Fan Noli i mërguar po e linte jetën politike në Shqipëri për t’ja lënë vendin dhe misionin e tij politik të riut Ali Këlmendit), Llazër Funda, Sejfulla Malishova, Asim Vokshi, Avni Rustemi, Pandi Kristo, Petro Marko, Zef Mala, Gjovalin Luka etj. etj. si këta. Madje një pjesë e tyre u bënë anëtarë të Partisë Komuniste bolshevike ruse dhe një ndër ta ishte edhe Sejfulla Malishova, ish sekretar personal i Fan Nolit, pra ishte Fan Noli i Madh i Shqiptarëve!

Atë që se arriti me anë të politikës së dhunshme të tij u përpoq ta realizojë me anë të pendës. Kjo shprehet qartë në një nga poezitë e tij e titulluar “Anës Lumenjëve” ku shkruan:

“Katundar e Punëtor

Që nga Shkodra gjer në Vlorë

Ky ilaç e ky kushtrim

Më bën djalë e më bën trim

Më jep zemër e më jep shpresë

Anës Elbës anës Presë.”

Kjo është një thirrje për luftë revolucionare ose një kushtrim për të rrokë armët kundra shqiptarëve.

Në një tjetër poezi të tij e titulluar “Flamuri në fund të saj thotë flamur për vegjli. Me të vërtetë flamuri është simbol i kombit, por atë e mbrojtën burra trima e nacionalista, patriotë të vërtetë që luftuan brez pas brezi e djalë pas djali me pushtuesit e atdheut. Kombi e flamuri rrjedhin prej idealit nacionalist që do të thotë prej patriotizmit. Siç dihet Noli vetë duke mos qenë pjesë e këtij ideali i drejtohet masës së gjërë revolucionare për luftë kundra shqiptarëve, luftë vëllavrasjeje. Le të kthehemi tek pushteti i tyre jetëshkurtër (6-mujor) sapo u ulën në kolltuqet e përgaditur prej të tjerëve formuan qeverinë e re e dalë prej këtij revolucioni.

Së pari montuan një gjyq fallco dhe dënuan me vdekje në mungesë kryemnistrin Ahmet Zogun, burrin më të madh të shtetit Shqiptar pas Gjergj Kastriotit. Fiset i bashkoi dhe i bëri komb dhe kombin e bëri shtet. Nuk dua të zgjatem shumë në këtë pikë, veçse e them me plot gojën që akoma Shqipëria nuk ka arritur të bëjë një shtet si në vitet 1920-1939. 70 vjet u bënë dhe përmasat e atij shteti nuk u arritën. Vetëm një aspekt po përmendi:

Me një pasaportë ke ka shëtitur dhe ke punuar në të gjithë Europën aty ku ke dashur. Në fakt ne ishim pjesë e Europës dhe botës së qytetëruar por rrugaçët dhe proletarët revolucionarë që i përgaditi Noli i Madh dhe Gurakuqi na çuan këtu ku jemi sot.

Në përmbajtje revolucioni i vitit 1924 është i barabartë me kryengritjen e Haxhi Qamilit. Diametralisht janë të kundërt në aspektin që ai i Qershorit të vitit 1924 ka qenë me pikpamje komuniste, kurse ai i Haxhi Qamilit me pikpamje xhon Turke, i përkrahur nga Anadolli. Ky është ndryshimi i vetëm mes këtyre kryengritësve dhe duhet shtuar se padyshim që të dy janë antikombëtar. Kryengritja e Haxhi Qamilit kishte përmasa më të vogla se revolucioni i Qershorit. Me forcat e tij rebele pasi pushtoi shumë krahina e qytete të Shqipërisë së mesme arriti në Durrës, dhe menjëherë pasi shkeli me të dyja këmbët flamurin kombëtar, vendosi flamurin e pushtuesit shekullor turk.

Esat Toptani me forcat e tija ushtarake e shpartalloi me të shpejtë Haxhi Qamilin së bashku me forcat e tija dhe vendosi flamurin shqiptar në vend të flamurit turk. Ky është një akt shumë patriotik dhe akoma nuk e kuptoj pse mbahet i fshehur sot e kësaj dite dhe kujt i intereson që ta mbulojë hija e harresës këtë vepër patriotike të Esat Toptanit.

Pavarësisht rrjellojës së ngjarjeve të mëvonshme dhe qëndrimit të tij politik prapë se prapë e them se ka bërë një akt burrëror. Esat Toptani e dënoi Haxhi Qamilin së bashku me 2 bashkëpunëtorë të tij me vdekje në litar.

Ja si shprehet udhëheqësi komunist Enver Hoxha për kryengritjen e Haxhi Qamilit në Sekretariatin e Komitetit Qëndror të P.P.SH.-së:

“Lëvizja fshatare e Shqipërisë së mesme ishte një lëvizje sociale, me një pikpamje shumë përparimtare. Kjo lëvizje vuri në krye të saj njeriun më të aftin, më besnikun dhe mbi të gjitha patriotin e flaktë Haxhi Qamilin.”

Unë dua që lexuesi të mos çuditet, sado i çuditshëm të jetë ky fakt. Enver Hoxha gjithçka mund të ketë qenë vetëm shqiptar jo. Dhunuesit e kombit i quajti dhe i shpalli patriotë dhe heronj, ndërsa figurat e mëdha të kombit armiq dhe tradhëtar. Kjo është fatkeqësia më e madhe e historisë sonë!

Historia jonë nuk është asgjë tjetër përveçse një batakçillëk i madh, për ta thënë qartazi historllëk dhe jo historisë. Atë Zef Pëllumbi në librin e tij të titulluar “Rrno për me tregue” nuk e paraqet në shkrimet e tija Esat Toptanin aspak tradhëtar. Me sa duket sipas shkrimeve të të nderuarit Pater Zef Pëllumbit, vrasja e Esat Toptanit në Paris nga Avni Rustemi është e dyshimtë. Fran Shullani nga Dukagjini, një burrë i moshuar dhe mjaft i zgjuar më ka thënë në një kafe në Shkodër në vitin 2005 se kur është vra Avni Rustemi në kafe në Tiranë, vrasësi përpara se ta vriste i ka thënë këlysh i Stalinit dhe pastaj i ka re me revole. Po sipas Shullanit vrasësi ka qenë nga Kurbini. Avni Rustemi është më se e vërtetë se ka qenë Bolshevik i flaktë, bashkëpunëtor i Gurakuqit dhe i Nolit.

Siç dihet fillimi i kryengritjes së Qershorit mori shkas me vrasjen e Avni Rustemit, ku Fishta i madh mbajti një fjalim para trupit të tij të pajetë që në fakt është diçka normale për një klerik duke ditur që ishte një detyrë morale dhe fetare e tij. Por disa kalemgjinj të realizmit socialist si psh: prof. Çefa nga Shkodra dëshiron të njollosë figurën monumentale të Fishtës duke e quajtur Avni Rustemin “Shpresa e bardhë e Atdheut” kur dihet që Fishta nuk kishin asgjë të përbashkët me revolucionarët pro-sllav të Qershorit të 24-ës.

Avni Rustemi është ai që ka organizuar edhe atentatin kundër Ahmet Zogut në vitin 1924. përveç kësaj Avni Rustemi ka qenë ai i cili e ka bindur të riun nga Mati Beqir Valterin për të kryer atentatin kundër Ahmet Zogut.

Gjatë kohës që Ahmet Zogu po ngjiste shkallët e Parlamentit Shqiptar (në atë kohë Zogu ishte kryeministër), Beqir Valteri shpraz revolverin e tij përmbi trupin e Ahmet Zogut duke e qëlluar me 2 plumba në trup dhe u largua. Por për çudi Ahmet Zogu i shpëtoi këtij atentati dhe ashtu i gjakosur hyn në sallën e Parlamentit. Gjatë kësaj kohe opozita largohet nga Salla e Parlamentit e turpëruar. Ajo ç’ka është më e çuditshmja është fakti se Ahmet Zogu ia fal jetën Beqir Valterit duke e dënuar vetëm 3 vjet burg, nga këto kreu 1 vit e gjyëm burgim

Pas qeverisë jetëshkurtër të Nolit, Ahmet Zogu kthehet sërish me forcat e tij të ligjshme të mirëorganizuara dhe me 24 Dhjetor të vitit 1924 arrin të rrëzojë qeverinë e Nolit. Qeveria e Nolit u largua në drejtim të Italisë. Me 7 Janar të vitit 1925 qeveria e Zogut mori votbesimin në Parlament dhe menjëherë kryeministri Zog shpall amnisti për opozitarët e larguar jashtë atdheut në mënyrë që ata të kthehen në vendin e tyre dhe t’i shërbejnë kombit të tyre.

Disa nga opozitarët u kthyen si:

Gjergj Fishta (që dhe u shpall nga shteti poet Kombëtar), Ndre Mjeda, Hilë Mosi (që u bë Ministër), Mirash Ivanaj (edhe ky u bë ministër) dhe asnjëri prej tyre nuk u dënua asnjë ditë.

Opozitarët që nuk u kthyen ishin: Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Mustafa Kruja etj. Madje ky i fundit u bë kryeminstër në kohën kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë.

Kur opozita e majtë e kryesuar nga Fan Noli erdhi në pushtet e dënoi me vdekje Ahmet Zogun ndërsa Ahmet Zogu kur erdhi në pushtet i fali të gjithë madje edhe ata që konsumuan krim mbi të. Forcat e mbretërisë italiane të përgatitura për fillimin e Luftës së II-të Botërore, të bashkuara fashizëm dhe nanizëm, me 7 Prill 1939 fillojnë ofensivën ushtarake kundra Shqipërisë së vogël.

Mbreti Zog dhe qeveria e tij i bënë një qëndresë të vogël  kësaj force madhore dhe me vendim të Parlamentit Mbreti Zog u largua me suitën e tij duke lënë një kontigjent të vogël në Shqipëri.

Ahmet Zogu iku prej 9 milion bajonetave të fashizmit sepse nuk e pa të arsyeshme që rreth 1 milion shqiptarë t’i vinte përballë 9 milion bajonetave të një ushtrije tepër të modernizuar.

Por le të kthehemi edhe një herë aty ku e filluam, paralelizmi mes 2 personaliteteve mes atij të Ahmet Zogut dhe Luigj Gurakuqit në mënyrë që edhe lexuesi të ketë mundësi të gjykojë drejt.

Komunizmi e ka nderuar figurën e Luigj Gurakuqit me titullin “Hero Populli” titulli më i lartë pas atij “Hero kombëtar”, ndërsa figurën e Ahmet Zogut e ka quajtur “Armik i kombit”.

Po të njëjtën gjë bëri edhe Franca ndaj Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore.

Le të bëjmë analizën përfundimtare të këtyre 2 figurave:

Luigj Gurakuqi iku nga Shqipëria pas rënies së revolucionit dhe u shpall “Hero Populli” pra iku prej shqiptarëve heroj.

Ahmet Zogu iku nga Shqipëria për të mos e larë me gjak popullin e tij dhe ai nuk kishte si të vepronte ndryshe sepse ishte babai i kombit. Në këtë mënyrë ai shmangu një rezistencë të padobishme dhe e destinuar për dështim.

Tani lind pyetja kush e meriton të jetë “Hero Populli” Luigj Gurakuqi apo Ahmet Zogu?

Këtë përgjigje më mirë se askush tjetër duhet ta gjejnë ata që pretendojnë se bëjnë historinë e Shqipërisë pa dashur të anashkaloj në këtë mes edhe lexuesin e vëmendshëm dhe të revoltuar për shkeljet që i janë bërë kombit shqiptar.

Siç ka thënë edhe Harel se: “E vërteta është e vështirë të pranohet. Për një popull më parë se të hedhë themelet e sigurta të të qenurit komb, për të ardhmen e tij, duhet të pranojë me kurajo të vërtetën sido që të jetë ajo”.

Mendimet e mësipërme nuk janë mendime personale por janë fakte të dokumentuara historike të periudhës së viteve që nga 1920-a, 1924, 1939, 1941, 1943, 1944.

Nuk është aspak e tepër të them se nga konkluzioni i përgjithshëm del e qartë se shqiptarët nuk kanë patur miq nga aleatët e mëdhenj por armiku më i madh i shqiptarëve kanë qenë sllavët dhe në veçanti Jugosllavia dhe politika e saj shoviniste dhe shërbëtorët e tyre, komunistët shqiptarë të paatdhe.

Pas Luftës së Dytë Botërore u pa qartazi nga opinioni i mirëinformuar botëror se komunizmi përbën një rrezik tepër serioz për mbarë njerëzimin dhe lufta kundra komunizmit nuk do të quhej luftë antikomuniste por luftë pronjerëzore sepse komunizmi për vetë natyrën e tij është antinjerëzor.

Prandaj e them se komunizmi në Shqipëri ishte krejt i veçantë nga vendet e tjera komuniste një përzierje sllavo-bizantine-aziatike. Kjo përzierje e çoj Shqipërinë në kohërat më të errëta e më të dhunshme e padyshim është pushtuesi ma i ndyrë që ka parë fytyra njerëzore përmbi tokë. E them hapur me plot gojën se duhet të mbajnë përgjegjësi përpara historisë ata që përhapen këtë ideologji shkatërrimtare me pasoja katastrofike për mbarë kombin shqiptar dhe ma shumë ata që e vunë në zbatim dhe e mbrojtën. Shqipëria e lirë është ëndërr e nacionalistëve patriotë, por fatkeqësisht u bë pre e komunistave ruso-sllav.

Do ta citoj një shkrim të një diplomati anglez Reginald Hibbert në librin e tij titulluar “Fitorja e Hidhur” në faqen 28 shprehet për Luftën Nacionalçlirimtare të Shqipërisë:

Në vitin 1924 Qeveria Sovjetike nuk vonoi të shprehte mirënjohjen dhe bashkëpunimin për qeverinë jetëshkurtër, liberale dhe të majtë të Fan Nolit në Shqipëri, dhe qeveria e Stalinit me të shpejtë nis misionarët e tij diplomatik por për fat të keq të kësaj qeverie në fund të Dhjetorit të 1924-ës, Ahmet Zogu, 29 vjeç, tashmë një nga krerët e njohur të veriut dhe në tërë Gegërinë dhe që gëzonte mbështetjen e familjeve kryesore të Shqipërisë i dha fund periudhës së parë të turbullirave në shtetin e ri. Ato veprimtari nga të cilat në fund të fundit do të linte lëvizja komuniste e modelit sllav në Shqipëri duhet të bëheshin ilegalisht dhe patjetër jashtë shtetit sepse brenda shtetit ishte krejt e pamundur. Të mërguarit formuan komitetin Nacionalçlirimtar (KONARE) në Gjenevë, Francë, Vienë. U themelua shoqata për të përkrahur çështjen revolucionare. Me 1925 KONARE zgjodhi nja 2 dyzina të rinjsh shqiptarë që të shkonin për t’u përgaditur në Moskë dhe nga viti 1928 ajo ishte një organizatë e kontrolluar nga Kominterni dhe e financuar nga Moska. Dhe kështu u formuan celulat e para marksiste-komuniste Brenda Shqipërisë… Konferenca e 8-të e komunistave të Ballkanit me të cilin shpirti lëvizës ishte Gjergj Dimitrovi dhe grupi i tij. Në pamundësi për të ardhur në Shqipëri që të ngrinin në Parti Komuniste dhe për këtë u formua një grup komunistash në Shqipëri, me sa duket Shqiptari më i rëndësishëm që u rrit në Komintern ka qenë Ali Këlmendi i cili kishte qenë anëtar dhe përkrahës i grupit të Nolit në fillim të viteve 1920.

Në vitet 1930 Kelmendi kthehet nga Moska dhe Fan Noli e dorëzon në duar të sigurta misionin e tij politik, një komunisti të formuar tashmë, të përgaditur më së miri, i cili i hyri punës për të ngritur e nxitur celulat e I-ra në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Kaq kam nxjerrë nga libërshkruesi anglez Hibbert.

Ky shkrim ka për qëllim të mirëinformojë lexuesin shqiptar për përhapjen e ideologjisë komuniste në Shqipëri gjatë periudhës kohore 1920-1940. Siç shkruan historia jonë, këta heronj e patriotë të lartpërmendur me pikpamje të majtasocialkomuniste për veprat dhe punën e madhe që kanë bërë në shërbim të kombit shqiptar mund të përshkruhen me 2 ose 3 faqe letër, ndërsa për dëmet dhe të këqijat që i sollën kombit shqiptar, me përhapjen e kësaj ideologjie vdekjeprurëse, fare lehtë mund të shkruash një roman afro 500 faqesh. Unë kam shkruar vetëm anën sipërfaqësore dhe nuk po hyj në ato fusha mjerimi të pafund që i sollën mbarë trojeve shqiptare, pasardhësit e këtyre revolucionarëve që nga vitit 1944-1990 dhe përsëri në 1997-ën. Kjo tregon qartazi dhe hapur se komunistët që krijuan Partinë e tyre me datë 8 Nëntor 1941, nuk ishin një krijim i momentit, siç krijohen kërpudhat pas shiut, por vinin nga përpjekje të shumta dhe ideologji me mbështetje sllave shumë vite përpara themelimit të Partisë së tyre.

Mbështetur në shkrimin e Dr. Luigji Martinit në librin e tij të kushtuar Prek Colite në vijim komunizmi nuk donte të luftonte okupatorin, por donte të bënte revolucion komunist me gënjeshtrën e Luftës Nacionalçlirimtare dhe në vijim libërshkruesi “Komunizmi në Shqipëri është pjellë e serbomalazezëve”. Për të patur të plotë aspektin e forcave politike gjatë luftës antifashiste nuk duhet lënë jashtë një numër i madh prijësash ushtarak dhe popullor, udhëheqës çetash dhe krensh fisnore me prirje të theksuara nacionaliste. Siç ishte ushtaraku general Preng Pervizi, Mujo Ulqinaku dhe në vazhdim major Abaz Kupi Ekademisti ferik Sata, major Ndrec Preng Marku, Gasper Pali, Spiro Zhej, Muharrem Bajraktari e të tjerë. Historiagrafija zyrtare socialiste Shqiptare e anashkalon këtë fakt duke ia atribue gjithë meritat ushëheqjes komuniste. Shumë historianë qofshin Jugosllavë dhe Shqiptarë në mërgim thonë se Jugosllavët ishin themeluesit kryesorë të Partisë Komuniste Shqiptare. Stovro Skendo thotë se Miladin Popoviqi dhe D. Mugosha ishin dërguar në Shqipëri për organizimin dhe themelimin e Partisë Komuniste dhe përzgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Qendror dhe në fakt ata u bënë udhëheqësit e vërtetë të P.K.SH. Bile ai shkon deri atje sa thotë Partia Komuniste Shqiptare nuk ishte gjë tjetër veçse një degë e Partisë Komuniste Jugosllave. Ndërhyrjet jugosllave shfaqeshin deri në absurditet në Konferencën e Parë të vendit të Partisë Komuniste Shqiptare e cila u mbajt me 17-22 Mars 1943. Ja çfarë dëshmon Pandi Kristo ish anëtar i Byrosë Politike të P.K.SH, spari dua të theksoj një fakt që është i njohur nga të gjithë partia e jonë, në mbledhjen e saj themeluese nuk zgjodhi sekretar të përgjithshëm, madje as sekretar organizativ, por ndau detyrat për të 7-anëtarët e Komitetit Qendror të përkohshëm. Nuk do të ishte e tepërt të përmendim që detyrat që iu ngarkuan Enver Hoxhës nuk ishin as ma shumë as ma pak veçse thjesht mbajtës protokolli të mbledhjes veçse ishte adjutantelleku hap pas hapi mbas kurrizit të Miladin Popoviçit dhe D. Mugoshës. Ajo që ishte ma e habitshmja dhe ma e pranueshmja në punimet e kësaj konference është se kur u proçedua për të kaluar në zgjedhjet e reja Enver Hoxha bëri një propozim që i habiti të gjithë sepse ai propozoi që në postin e sekretarit të përgjithshëm të PKSH-së të ishte Josif Broz Tito. Sado i çuditshëm të duket ky propozim ky është një fakt. L. Martini. Po të gjykojmë me kanarin e arsyes njerëzore dhe krejt i paanshëm del se Enver Hoxhad ka qenë një zvarranik të cilit i mungonte kolona vertebrale, supertradhëtari i krejt trojeve shqiptare.

Këto rreshta janë jashtë libërshkruesit, të mos largohem nga tema dhe po filloj po le të shkoj edhe ma tej dhe le t’i referohemi fakteve të tyre historike ku tregohet qartë se Enver Hoxha nuk ishte asgjë më tepër veçse një vegël qorre në duart e Jugosllavëve.

Dr. Luim: Ja se ç’thotë Bllozho Juvanoviqi i dërguari i Titos në mbledhjen e partizanëve malazezë e mbajtur në Kopilja me datë 23 Maj 1942: Partinë Komuniste të Shqipërisë e kemi në dorë të jugosllavëve, të malazezëve dhe i kemi atje organizatorët tanë. Në Kosovë jemi ndeshur me mjaft pengesa nga nacionalizmi shqiptar ja kemi dalë me i organizue partizanët shqiptar si jugosllav dhe këtë gjë e kemi garantuar me ndihmën e komunistave të Shqipërisë për të larguar vështirësitë tona atje në Serbinë tonë të vjetër.

Por për çdo gjë i kemi hedhur bazat me mënyrë që çdo pikë ujë të shkojë në mullirin e Jugosllavisë së madhe. Përsa i përket Kosovës dhe pakicave Shqiptare nuk bisedojmë aspak me komunistat shqiptar sepse i kemi në dorë ne Jugosllavët. Siç e tregojnë të gjithë ata që kanë qenë pjesmarrës në ato konferenca e mbledhje e kanë dëshmuar hapur se Miladin Popoviqi e gjeti njeriun e përshtatshëm shërbëtorin e zellshëm të politikës Jugosllave Enver Hoxhën dhe bashkëpunëtorët e tij. Ndërhyrjet Jugosllave me agjentin e tyre Enver Hoxhën komunistat shqiptar dhe pasuesit e tyre u bënë për herë e ma të egër ndaj çështjes së nacionalizmit për një Shqipëri etnike të lirë të pavarur prej sllavëve. Këto ndërhyrje tash na e drejtuan tehun e saj kundra shqiptarëve, ku në fakt kësaj çështje më delikate tradicionale për një bashkim kombëtar i është vënë vula ma e zezë e të gjitha kohërave që në mbledhjen themeluese të PKSH-së me 8 Nëntor 1941. Kjo Parti e formuar dhe e përgaditur në ekupaturat e Moskës e të Beogradit nuk e njohu idealin kombëtar përveçse idealin e partisë dhe kjo tregohet qartë ku Enver Hoxha me shokë të tij vendosi Partinë përmbi të gjithë që normalisht nënkupton Partinë edhe mbi Shqipërinë. Një pjesë e komunistëve u pajtuan me bazën ideologjike dhe organizative të Partisë të importuar nga emisionarët Jugosllavë të kryesuar nga Miladin Popoviqi dhe D. Mugosha.

Ndodh rrallë për të mos thënë kurrë që në asnjë vend të botës demokratike që antivlera të quhet vlerë, tradhëtarët dhe kriminelët heronj, pushtimi, dhunimi, robëria çlirim.

Për ta bërë më të qartë po citojmë fjalën e fundit të pikës 4 të bazave organizative të Partisë të përcaktuara ekzakt në revolucionin e themelimit të PKSH që me 8-nëntor 1941, ku shprehet:

Në asnjë rrethanë nuk lejohet të harrohet rreziku që vjen nga ndikimi i nacionalizmit. Pra nacionalizmi shqiptar tashmë i ishte bërë gjyqi. Ata burra që koha i kishte evidentuar si kundërshtarë të papajtueshëm të politikës aneksioniste serbo – malazeze, për komunistët shqiptarë ishin armiq të brendshëm.

Siç e kam theksuar edhe në shkrimet e mësipërme se idetë komuniste në Shqipëri ishin të importuara nga jashtë vendit. Këto ide ishin në kundërshtim të hapur me karakterin nacionalist patriotik.

Komunistëve iu interesonte doktrina marksiste – leniniste dhe jo atdheu. Me atdheun ishin përjetësisht të ndarë dhe armiq të betuar të tij, sepse interesat e pushtetit i vendosën përmbi interesat e atdheut.

Komunistët nuk e njohën Mbledhjen e Mukjes dhe jo vetëm që nuk e njohën, por vunë edhe gjithë arsenalin e tyre ushtarak e politik kundër kësaj mbledhjeje, ku në fakt kjo mbledhje kishte karakter thellësisht nacionalist dhe patriotik dhe thelbi i asaj mbledhjeje ishte të ruheshin dhe të mbroheshin kufijtë etnikë të trojeve shqiptare duke krijuar Komitetin e Shpëtimit Kombëtar që Lufta i kishte bashkuar dhe i kishte bërë të njohur ndërkombtarisht. Pas kësaj mbledhjeje, me karakter dhe përmbajtje kombëtare, një pjesë e këtyre krenëve e paguan shtrenjtë duke derdhur gjakun e tyre për një Shqipëri të lirë dhe etnike.

Këtu filloi përballja më e madhe në historinë gojore dhe asaj të shkruar të popullit shqiptar, lufta vllavrasëse mes patriotëve dhe tradhëtarëve.

Komunistët dolën hapur kundër Shqipërisë etnike duke bërë propogandën e tyre mashtruese: të luftojmë përkrah vëllezërve jugosllav. Këta nuk ishin asgjë tjetër veçse shërbëtorët e zellshëm të sllavëve.

Këta ishin jargu dhe mbetja e kombit dhe s’mund të kishe asnjë pikë referimi apo marrëveshje me ta, se zotërit e tyre ishin jugosllavët dhe jo shqiptarët!

Kjo ishte damka më e zezë dhe më e paimagjinueshme e të gjithë shqiptarëve.

Komunistët Shqiptarë të drejtuar nga dora e huaj filluan vrasjet e fshehta dhe krijuar grupin e zjarrit. Enver Hoxha luante çdo ditë shah me Miladin Popoviçin dhe D. Mugoshën por gurët e shahut ishin njerëz,  pjesa më vitale e kombit shqiptar. Çdo marrëveshje e bashkëpunim me këta grumbullmbledhës ishte vetëm një tradhëti kombëtare. Dihej prej të gjithë opinionit të mirëinformuar se nazismi gjerman ishte drejt ikjes, sepse ata e kishin humbur luftën dhe vendin e tij dalngadalë po e zinte okupatori sllavo-komunist, pushtuesi më i rëndë dhe më çnjerëzor. Shekuj dhe mijëvjeçar do të kalojnë dhe pushtimi 50 vjeçar komunist nuk do të harrohet.

Gjithçka në këtë botë harrohet, tretet, humbet në kujtesën njerëzore, vetëm gjaku i derdhur nga dora tradhëtare nuk humbet kurrë. Vijnë verërat e nxehta dhe nuk e thajnë, vijnë dimrat e stuhishëm dhe nuk e lajnë.

Është detyrë urgjente dhe më shumë njerëzore të bësh gjithçka që është e mundur në shërbim të së vërtetës.

Dhe shkas u bë për të shkruar nga ana ime një thënie e një dijetari grek ku shprehet:

Kush tregon për një krim ose një padrejtësi tregon kulturën e tij:

Në rastin tonë nuk bëhet fjalë për një krim ndaj një individi por për një krim ndaj një populli të tërë dhe si i tillë meriton një ndërshkim shumë më të madh. Këtë barr të rëndë e të turpshme duhet ta marrin përsipër ata që e bënë dhunimin e genocidin dhe ndihmësit e tyre dhe jo ata që luftuan deri në vdekje për të qenë të lirë e të bashkuar me idealin ndërkombëtar.

Nigeriani Sole Seuinko shprehet: Një shoqëri që toleron masakrimet e të pafajshmëve apo instiktet vrastare duke i konsideruar këto të fundit një mënyrë legjitime për të reaguar, është një shoqëri e prishur deri në atë masë sa mundësitë për t’u ndrequr janë gadi zero.

E tillë ka qenë shoqërija jonë për 50 vjet diktaturë dhe më e keqja është se ne akoma sot vazhdojmë t’i tolerojmë dhunimet dhe padrejtësitë që ka bërë komunizmi në Shqipëri. Dhe kjo është një ndër arsyet që unë kam vendosur të nxjerr në dritë të vërteta që për vite me radhë kanë qenë të shtypura dhe të ndrydhura nga makineria e rëndë komuniste.

Si mund t’ia fshehë kombit Ramiz Alia gjakun e derdhur të 8000 shqiptarëve në Grykën e Tivarit i cili jua serviri në “pjatë” jugosllavëve për interesa të pushtetit; apo edhe kjo mund të quhet legjitime!

Këta 8000 burra e gra i dërguan gjoja në luftë kundër pushtuesit nazifashist për t’i tradhëtuar pastaj dhe për t’i vrarë të gjithë. E gjithë kjo vetëm se këta burra ishin nacionalista të flaktë, antikomunista dhe që nuk donin bashkim-vëllazërim me Jugosllavinë. Dhe më shumë se gjysmën e tyre i kanë mbytur me çekiç në mënyrë që të mos hargjonin fishekët me ta.

Shihet qartë se këta burra e gra, djem e vajza në sajë të këtij nacionalizmi tradicional kanë qëndruar me shekuj të paasimiluar dhe kanë ruajtur gjuhën, kulturën, flamurin doket, zakonet dhe thelbi i kësaj qëndrese i ruajtur brez pas brezi e ka burimin tek patriotizmi.

Komunistët të drejtuar prej inspektorëve jugosllavë dhe pafytyrësia e tyre fund e krye, antishqiptar, gënjyen me mashtrimet e tyre popullin dhe rininë plot zjarr në zemër për idealet e shenjta të atdheut.

Në këtë pikë kulmore të së vërtetës historike lexuesi i arsyeshëm dhe i paanshëm duhet t’i vendosë mirë peshat dhe kundërpeshat dhe mundësisht të marrë parasysh edhe mikropeshat në kandarin e arsyes njerëzore, sepse këta 8000 burra e gra ishin shqiptar, trima, nacionalista, të betuar në nder të atdheut e në flamur të Skënderbeut.

Komunistët nuk e njohën aspak idealin e atdheut vetëm idealin e doktrinës. Këta sahanlëpirës e dhanë konçensione vendin e tyre për pushtet derdhën lumej gjaku e lotësh për të përjetësuar pushtetin e tyre. Në këtë ngjarje dhe sa e sa të tjera të trishtueshme, shumica e shqiptarëve u ndodhën në mes kudhrës dhe çekanit ku i priste drapri i vdekjes dhe pushtimi i kombit prej shqipfolsavef komunistë. Një dijetar Rus ka thënë:

Ai që kujton të kaluarën ju verboftë njeni sy, Ai që harron të kaluarën ju verbofshin të dy sytë.

 

Kolë Miria

Politika, Golgota e fateve të shqiptarëve

Nga Albert VATAJ

 

I yshtur prej një dyndjeje mllefi dhe zemërimi nga gjithçka ngjet në të sotmen “rrah e krah” shqipfolëse, ndal të shohë politikën si Golgotë. Ajo ka uzurpuar gjithçka shqiptare, ndryshe nga sa ka mundur të tentojë dhe të arrijë në vendet e tjera, qofshin këta edhe në pozita gjeografike, historike dhe politike me vendin tonë. Kjo është për fatin tonë të keq, një gabim gjenetik që beh papritur, duke të rrëmbyer gjithçka, për ta bërë atë një rrugë drejt Golgotës.

Dozat e theksuara të politizimit, pa droje mund t’i kundrosh si një kërcënim të patëdytë në fatet e Shqipërisë dhe dertet e shqiptarëve. Çoroditje, kohëvrasje, nervabrejtje, shpresëhumbje, turitje kolektive, Kudo dhe në çdo gjë është politika. Kurdo dhe për çdo gjë, askush nuk ka forcë vendimmarrjeje, vetëm ajo. Në jetën familjare e gjithsekund tjetër, për çdo gjë dhe në çdo gjë, ajo që promovon jo vetëm praninë e saj, por edhe sundimin, është politika. Në një shoqëri kaq të mbarsur politikisht, duhet domosdo të kërkosh për të gjetur shkaktarin, zanafillën e Golgotës popullore, të cilën do ta kesh të lehtë ta pikasësh sapo të shkelësh butonin e televizorit, në një të përlarë shtypit të përditshëm, në një sajdisje për kafe e në kryeherën e tançkasë tjetër. Ama politike është tamam si një nënë e mirë që nuk i largohet foshnjës së saj për asnjë çast.

Lum e në lum si ne për këtë amë.

E ndërsa mendon se e gjithë jeta jote është politikë, fare pak ka gjasa të ngjasë të kërkosh një kurs të ri për trajektoren e jetës tënde, jashtë unazës së saj. Dhe kur ajo është një kryqëzuese fatesh! Kjo është fatale. Është e tillë, por nuk vlerësohet si e tillë. Në të kryqëzohen fate shenjtorësh dhe fate batakçinjsh, fate njerëzish të urtë e maskarenjsh, fate hallexhinjsh e mashtruesish, fate të mjerësh e të babëziturish, fate të përdalash e nënash të devotshme. Atje kryqëzohen të gjithë në emër të adhurimit, të vetmes mëvetësi që e bëjmë ajër, ujë, bukë e veshë e mathë.

Në të kryqëzohet e gjithë shoqëria shqiptare. Kryqëzuesit janë politikanë, janë Pons Pilat që nuk kanë dert të lajnë duart kurrqysh në tançka josh absurdin e politikbërjes. Ata thjesht vendosin për fatet tona dhe vetëm kaq. Ata vendosin dhe gjithseqysh t’u bjerë të tjerëve, kjo për ata s’ka dert. Mjafton që tançka që duan të bëjnë, duhet të bëhet. Se kush e paguan, kjo është një llogari që kurrë politika shqiptare nuk e ka bërë. Nuk do të na vinte në ndihmesë asnjë emër për t’i vënë targën këtij gjykimi, pasi tek sekush dhe prej sekujt të kësaj armate vjen lajtmotivi, politikë allashqiptar. Megjithëse teoricienë dhe filozofë nuk kanë qenë familjarë me përcaktimin frazeologjik të politikës në tërësinë e saj, si mjet pushteti, duke e cilësuar në përqindje të konsiderueshme negativisht, kanë lënë hapësira shprese dhe interpretimi. Megjithëse i kanë hequr tërë moralin, asaj i kanë mbartur një lloj morali në morinë mbytëse të amoralitetit ku ajo gëlon.

Ata janë kudo ku përmbyset. Ajo ndërsehet porsi një bishë e tërbuar në këtë jetë në zgrip. Janë interesat personale politike, të cilat duke u mbarsur pa karar me politizim ekstrem, e kthejnë çdo manovër në një vrastar fatesh, në një fushë të minuar në të cilën pretendojmë të hedhim binarët e integrimit evropian. Pakkush mund të besojë se orvatjet e dështuara për një marrëveshje politike shtytin për një afat të papërcaktuar joshjen e faktorit ndërkombëtar për interesat e vendit tonë. Nëse një kryepartiak skërmit dhëmbët në një tavolinë bashkëpunimi, një kafshim i athtë ka zatëtun fatet tona të integrimit rrah e krah nga flitet shqip.

Shembulli më fatal i gjithë këtij zeheri të kumtuar është ajo që quhet marrëveshja për zgjedhjet vendore, e cila po i bën karshillëk edhe ditëve të para të fushatës zgjedhore kampeve. Përvoja e negociatave të mundimshme për ndryshimet në Kushtetutë, Kodin Zgjedhor dëshmojnë katërcipërisht fatalitetin që kaplon vendin nga agravimi i skajshëm i krizës, që u sundua më shumë se nga politizimi ekstrem, nga polarizimi i diktuar i interesave personale. Ajo që dhimbshëm të vë ballas asaj që perceptohet rrallë nga shqisat e një elektorati të tendosur politikisht, të një populli me personalitet të nëpërkëmbur nga politika, është fyerja. Pakkush ndjehej komod në rolin e protagonistit të një atmosferë sarkastike, ku luhej tragjikomedia e kompromisit. Talljet jargavitëse që rrjedhin nga përpjekjet pafundësisht të gjata, për gjoja standarde, siluronin më shumë atë që përpëlitej jashtë atyre sallave hijerënda, sesa vetë gatuesit e kësaj çorbe. Pavarësisht se pas deklaratave stampë për garantim të standardeve, zgjedhje të lira dhe të ndershme, respektim i vullnetit të votëbesuesit, fshihej kriza personale, ajo që pati faturën e saj ishte kriza politike, kriza institucionale, kriza e shtetit të ligjit. Të gjitha në këtë ndeshje demash pësuan një krisje të pariparueshme. Kjo, pavarësisht se pakkush u kujtua të mylmente deklaratat e mbarsura politike, por jo ta orendiste si kryeproblemin, kryefjalën e gjitha atyre qasjeve të dyshuara politike për kompromis. Shteti ra, institucionet u dorëzuan, Kushtetuta u nëpërkëmb, institucioni i Presidentit, edhe pse ishte ai që i vuri kapakun gjithë kësaj maskarade politike. Po a e vuri kush ujin në zjarr të mësonte se nuk ka gjasa t’i ndodh diçka më përçudme një shteti në një shoqëri demokratike.

Politika mbetet një Golgotë e fateve të shqiptarëve. Ajo ka qenë, është dhe do të jetë. Kjo s’është profeci, kjo s’është yshtje për të cenuar shenjtërinë e Golgotës, sikurse nuk mbetet e tejkëqyrur shumë larg nga përcaktimi që qaset të vulosë të sotmen shqiptare.

 

 

“Sekreti i Atlantidës në Shpellën e Nereut në Detin Jon“!

(Sipas mitologjisë së lashtë të gadishullit tonë, “Plaku i Detit” Nereu, që jetonte bashkë me të bijat nereidat e oqeanidat, në një shpellë nënujore të Detit Jon, e dinte “Sekretin e rrugës për te Atlanti dhe Atlantida, në fund të Tokës në Perendim” dhe ishte ai që ia tregoi këtë rrugë eksploratorit Herakli! Rizbulimi me fantazi i Kontinentit Atlantida në shek II.)

 

nga Agron Luka

(vijon)

Disa i vinin një kufi gjithësisë, ndërsa të tjerët e shihnin si të pa kufizuar. Një palë thoshin se ka një numër të madh botësh dhe i shanin ata që thoshin se ka vetëm një botë…Sa për perenditë, as që është nevoja të flas, sepse disa e përfytyronin Zotin në formën e një numri… disa më në fund i dëbonin të gjithë perenditë e tjera dhe ia jepnin qeverisjen e botës një Hyjnie të vetme…disa të tjerë njihnin shumë zota dhe i ndanin këta në kategori, duke e quajtur njerin Zot të Parë dhe duke u caktuar të tjerëve vende të dyta e të treta sipas shkallës së hyjnisë së tyre. Veç kësaj disa mendonin se Perendia nuk ka as trup, as formë, kurse të tjerët përkundrazi, thoshin se ka trup. Jo të gjithë filozofët ishin të mendimit se perënditë përzihen në punët e njerzve; disa i lironin zotat nga çdo lloj kujdesi, ashtu siç jemi mësuar ne t’i lirojmë pleqtë nga detyrat shoqërore…një pakicë shkonin edhe më tej dhe as që besonin të ketë perëndi, por e linin botën në mëshirën e fatit, pa prijës e pa sundimtar…Epikurianët nuk e mohonin ekzistencën e perendive, por mendonin se ato rrinë në hapësirën midis yjeve dhe nuk përzihen në punët e tokës…filozofët arsyetojnë pse hëna nganjëherë merr formën e një gjysëm rrethi dhe pse formën e një drapri. Disa filozofë thonë se hëna është e banuar, disa të tjerë se është një paqyrë e varur mbi det…Këto kohët e fundit thonë se edhe drita e hënës është e vjedhur, sepse vjen nga lart nga dielli…se vetë dielli është një lëmsh i zjarrtë prej metali të shkrirë…”

(shih, Lukiani, “Vepra të Zgjedhura”, përkth. shqip, 1979, f 36-40 etj)

Lukiani përmblidhte këtu shumë poetë e shkrimtarë, dijetarë e filozofë. Ai i kritikonte disa filozofë sepse ata nuk shpjegonin dot as lëvizjen etj. Me fantazi, madje edhe me një dozë ironie, “Volteri dhe Zhul Verni i antikitetit”, Lukiani kishte shkruar edhe për “Rizbulimin e kontinentit Atlantida, në anën e kundërt të kontinentit tuaj sferik“, duke nënkuptuar kryesisht Platonin. Ai kishte shkruar edhe për fluturime në Hënë, në Qiell e nëpër tërë Galaksinë e banuar nga qenie njerëzore dhe nga gjithfarë qeniesh të tjera. Meqënëse paraqet mjaft interes dhe është e domosdoshme për shkrimin tonë, duke kërkuar pak ndjesë për citimin e gjatë, po e citoj me përzgjedhje: “…Shumë autorë po gënjejnë…Injoranca ka fituar qytetarinë e nderit… Unë për vete mendoj se ky shkrim i imi ka për të qenë një lexim ç’lodhës, i bukur e i këndëshëm, këtu lexuesin do ta tërheqin jo vetëm veçantia e përmbajtjes dhe bukuria e idesë fillestare, jo vetëm larmia e trillimeve të paraqitura me një gjuhë bindëse e plot vërtetësi, por edhe fakti se çdo njeri nga tregimet përmban një aluzion të hollë për disa poetë, historianë dhe filozofë të lashtë, që kanë shkruar aq e aq gjëra të jashtzakonshme e të paqena;…unë nuk iu vë shumë faj atyre që tregojnë të tilla përralla, sepse kam pasur rastin fatlum të shoh se me trillime merren edhe njerëz, të cilët siç thonë vetë, ia kushtojnë kohën vetëm filozofisë…unë dua t’a përdor trillimin në një mënyrë më fisnike…E vërtetë këtu është vetëm kjo, që gjithçka që do të tregoj këtu nuk i përgjigjet aspak të vërtetës…pra do të shkruaj për gjëra që jo vetëm s’janë, por as që mund të jenë…

5. Mbasi u nisa me anije, kalova “Shtyllat e Herakliut” (mitologjia e fenikasve lundërtarë më përpara i kishte quajtur si “Shtyllat e Melkartit”. A.L) dhe, me ndihmën e erës së mbarë, dola në Oqeanin Perendimor (këtu, Oqeani Atlantik. A.L.). Shkak për t’i hyrë këtij udhëtimi qenë pjesërisht kureshtja , pjesërisht dashuria e flaktë për çdo gjë të jashtzakonshme si dhe dëshira për të parë se ku mbaronte Oqeani e ç’lloj njerëzish rronin matanë. Prandaj, pasi ngarkova një sasi të madhe ushqimesh dhe uji, mblodha pesëdhjetë veta që afroheshin në mendime me mua, grumbullova gjithfarë armësh, pajtova timonierin më të mirë dhe e paisa anijen time – anije e lehtë dhe e shpejtë – me çdo gjë që nevoitej për një lundrim të gjatë e të rrezikshëm.

(Në të njejtën temë, pak më poshtë, por, në sferat qiellore Lukiani shprehet: “…Pas tij gjendet ujëdhesa e Kalipsosë. Pasi të kalosh tërë këta ishuj, do të arrish në një kontinent të madh, që është në anën e përkundërt të kontinentit ku jetoni ju. Atje ti do të heqësh shumë të zeza; do të shtegëtosh midis gjithfarë popujve dhe, mbasi të jetosh ca kohë në mes të njerëzve të egër, do të sosësh më në fund në kontinentin tjetër…)

6. Tërë ditën dhe natën lundruam me erë të mbarë dhe, për sa kohë që dukej së largu toka, velëzuam qetë-qetë. Mirëpo të nesërmen, pasi lindi dielli, u ngrit një erë e marrë, deti zuri të trazohej, pllakosi errësira dhe ne nuk mundëm kurrsesi t’i ulnim velat. Të mbetur në mëshirë të erërave, kaluam mes rreziqeve plot shtatëdhjetë e nëntë ditë, kurse të tetëdhjetën, me të dalë dielli, pamë jo larg nesh një ishull të lartë, të veshur krejt me pyll…kur u ngritëm zgjodhëm tridhjetë veta për të ruajtur anijen, kurse njëzet  të tjerët i mora me vete për të parë ishullin.

7. Pasi bëmë nja tre stade udhë, nga bregdeti në pyll, pamë një shtyllë bronzi me një mbishkrim, që ishte pothuajse i shuar dhe që thoshte: “Deri këtu arritën Herakliu dhe Dionisi”. Atje afër mbi disa shkëmbinj pamë edhe dy gjurmë këmbësh, njera me madhësi sa një pletër e  Herakliut dhe tjetra më e vogël e Dionisit…

8. Sa kaluam lumin në va…hasëm në disa qenie njerëzore, disa gra amazona gjysëm njerëz gjysëm hardhia…ato na përshëndetën…disa prej tyre flisnin lidisht, të tjera indisht, kurse shumica greqisht…

9. Rreth mesditës, shpërtheu befas një tufan që e ngriti anijen tonë përpjetë nja tri mijë stade, duke e sjellë rrotull pezull në ajër. Era rrihte velat e anijes dhe duke i fryrë ato, na shtyu tej e më tej.

10. Plot shtatë dit e shtatë net lundruam në ajër, të tetën ditë pamë në ajër një tokë të madhe, që dukej si ndonjë ishull vezullues në formë sfere dhe që lëshonte një dritë të fortë. …Poshtë pamë një sferë tjetër, ku kishte qytetet dhe lumenj, dete, pyje dhe male. Atëherë e morëm me mend se përfund nesh ndodhej ajo Toka ku ne banojmë.

11.  Vendosëm të shkonim më tej… kur pamë disa kuaj-skifterë-shqiponja…pasi na kapën na shpunë te Mbreti. Kur, na pa dhe na njohu siç duket nga mënyra e veshjes, na pyeti: “Grekë jeni ju o të huaj”? Ne iu përgjigjëm me “po” dhe ia treguam tërë punën…dhe ai na tregoi historinë e vet… Dhe ky vend, – tha ai – nuk është tjetër veçse Hëna, e cila ju ndrin juve që banoni atje poshtë”…

12. “ Po të më ecë fati në luftën që do t’u hap banorëve të Diellit dhe mbretit të saj Faetonit (Dielli është i banuar siç është edhe Hëna), do të rroni tek unë me tërë të mirat. …Nesër do t’ia nisim fushatës…

14. …erdhën edhe forca aleate për të dyja palët…

16. …Faetonit i erdhën për ndihmë banorët e Siriusit…u vonuan hobetarët e Kashtës së Kumtrit dhe Re Centaurët…

19. Mbretëria e Diellit e fitoi luftën…ata vendosën të ndërtonin një mur në ajër me qëllim që asnjë rreze dielli të mos binte në Hënë, ky mur i dyfishtë përbëhej prej reshë…Kështu Hëna u errësua në një natë të përhershme…

20. “Banorët e Diellit bashkë me aleatët e vet vendosën të bëjnë paqe me banuesit e Hënës dhe aleatët me këto kushte: …ta shembin murin që i pengonte dritën Hënës…

22. Tani dua të flas, për gjithçka të re dhe të jashtzakonshme që pamë në Hënë…Së pari fëmijët atje lindnin jo nga gratë, por nga burrat. Martesat bëheshin midis burrave dhe fjala “grua” nuk njihej fare. Deri në moshën 25 vjeç banori i Hënës ishte si grua dhe e çonin te burri, kurse pas kësaj moshe ai merrte vetë për grua një burrë. Fëmijët ata i rritnin jo në bark, por në pulpë…

23. Kur plaket njeriu, nuk vdes, por tretet si tymi, bëhet ajër…

26. Në pallatin e mbretit pashë edhe një send tjetër të çuditshëm: një pus jo shumë të thellë, mbuluar me një pasqyrë të madhe. Po të zbresësh në këtë pus mund të dëgjosh gjithçka flitet në tokën tonë. Dhe po të vështrosh në atë pasqyrë, do të shohësh gjithë qytetet dhe popujt, sikur t’i kishe përpara syve. (Vini re: një lloj përgjuesi, një çimkë metagalaktike dhe një lloj teleskopi filmues A.L.) Unë pashë me të vërtetë të afërmit e mij dhe tërë atdheun; nëse më kanë parë edhe ata nuk mund të them asgjë me siguri. Kush të mos besojë, le të vejë vetë atje t’a verifikojë …

45. Pas një farë kohe, në ujë u dukën peshq dhe përreth nesh zunë të fluturonin zogj – shenja këto që tregonin se aty afër kishte tokë…

47. …Të nesërmen kur zbardhi dita , pamë Tokë dhe atëhere menduam se ky do të ishte kontinenti, që ndodhej në anën e përkundërt të kontinentit tonë…

Nuk ka asnjë dyshim se Lukiani i kishte njohur shkrimet e dijetarëve gjenialë helenë dhe më konkretisht disa nga shkrimet e Platonit, Talesit dhe Eratostenit. Eratosteni (shek III p.e.r.), mbi bazën e gjatësisë Aleksandri-Asuan që ishte një rrugë lumore e Nilit e matur, mbi bazën e këndit të rrezes diellore në një pus në Aleksandri (në Asuan në ekuator, në mesditë, rrezja binte pingul mbi pus) dhe të formulave të gjeometrisë euklidiane të harkut dhe të kordës, përcaktoi perimetrin e globit tokësor, me një gabim preçizioni shumë të vogël, duke pasur parasysh edhe metodën primitive nga këndvështrimi i sotëm modern, por që ishte supergjeniale për atë kohë!

Ndërkaq, ironia e fatit dhe e koinçidencës luajti me vetë fantazistin Lukian. Rezultoi se fantazia e tij, për një tokë kontinent në hemisferën perendimore, ishte vërtetë një realitet tokësor dhe ju ndërkohë mendoni pak sikur ai të kishte shkruar me idenë e parashikuesit dhe të mashtruesit! Lukiani, me fantazi  rizbuloi jo vetëm i Atlantidën, por u nis nga ai kontinent edhe për në Hënë. Ai  Zhyl Verni antik, ishte i pari që dashje pa dashje e profetizoi nisjen për në Hënë nga ai kontinent me anijen Apollo dhe aritjen në Hënë me modulin “Shqiponja”…

 

INTELEKTUALI  DHE  SHOQËRIA  NJERËZORE

Në jeten tonë të përditshme përdoret shpesh fjala  “ intelektual”, sidomos në ditët e sotme. Duke diskutuar në rrethe shoqërore, apo në biseda me miqë e dashamirë, abuzohet shumë me këtë fjalë, duke cilësuar në  mënyrën më të padrejtë  “intelektual” një shok, një mik, apo thjeshtë një njeri që nuk e meriton këtë cilësim. Sipas meje “intelektual” mund të quhet një studiues që ka përgatitje të veçantë në një, ose shumë fusha të shkencës, të teknikës, të kulturës dhe një formim të gjërë arsimor, i cili merret kryesisht me punë mendore, pra që është i aftë  të merret me krijimtari në fushën e artit dhe letërsisë, apo me studime në fushat e shkencave shoqërore apo natyrore.

Intelektuali duhet të jetë në gjendje të deduktojë në problemet e jetës së përditshme apo në shkenca si dhe të ketë aftësi për të bërë analiza në fusha të ndryshme të artit, letërsisë, shkencës dhe të jetës së përditshme.

Intelektuali duhet të reflektojë thellë në botën e tij të brendshme si edhe në universin që e rrethon. Njeriu vjen në këtë jetë pa dëshirën e tij  dhe largohet nga ekzistenca, përsëri pa dëshirën e tij. Njeriu gjendet i vetëm në këtë univers pa ditur asgjë nga bota që e rrethon. I ndodhur në këtë pozicion ai kërkon të dij çdo gjë në këtë botë, rreth mistereve dhe enigmave  të kësaj gjithësie. Ai përpiqet të reflektojë sa më thellë, pasi është e vetmja qenie më arsye, të cilen Krijuesi i Gjithësisë e veçoi nga të gjitha krijesat tjera, duke e përsosur me sistemin e arsyetimit dhe të reflektimit të thellë në arsyen e krijimit të kësaj bote. Duke menduar e reflektuar në këtë pikë më kujtohet një sentencë e Ajnshtajnit:  “…Secili nga ne është në këtë jetë i përkohshëm; se me çfarë qellimi, nuk e dimë, megjithëse nganjëherë na duket sikur e  ndjejmë…”

Njeriu gjendet përballë Universit, që në brendësinë  e tij përfshihet një mister që ai nuk do të arrijë ta zbulojë kurrë. Gjëja më e bukur në brendësi të shpirtit të njeriut është përjetimi i këtij misteri. Intelektuali jeton me këtë ndjenjë themelore në shpirt, për të gjeneruar ne vazhdimësi të jetës me krijimtarinë, si formë të reflektimit të thellë shpirtëror dhe me zbulime të reja shkencore.

Intelektuali duhet të jetë gjithnjë në kërkim, në çdo çast, diten apo naten, në veprimtarinë e përditshme, apo në meditimet e thella në orët e vona të natës. Truri i intelektualit nuk duhet të pushojë kurrë së punuari, së kërkuari, së hulumtuari. Ai duhet gjithnjë të meditojë për misteret e kësaj bote, për bashkëveprimet njerëzore me mjediset natyrore ku ai jeton dhe reflekton këtë harmoni që ka krijuar Zoti i Gjithësisë.

Intelektuali duhet të jetë një besimtar i mirë, pasi gjithë ky univers është i ndërtuar mbi bazen e një rendi, e një rregulli, mbi ligje e ligjësi të përpikta. Pikërisht kjo përsosmëri përben krijimtarinë e Krijuesit të Gjithësisë. Përsëri në lidhje me këtë fakt po i referohem Ajnshtajnit, shkencëtarit më të madh të të gjitha kohërave  :  “……Njohja e ekzistencës së diçkaje, pa qenë e mundur të futemi në brendësinë e saj, e manifestimit të arsyes më të thellë dhe bukurisë më vezulluese, të cilat arsyeja jonë mund t’i kapë vetëm në format më të thjeshta, është kjo njohuri dhe ky emocion që përbëjnë qëndrimin e vërtetë besimtar; në këtë këndveshtrim dhe vetëm në këtë, unë jam një njeri shumë besimtar…”

Intelektuali duhet të karakterizohet nga një karakter i fortë dhe i vendosur për t’i çuar punët deri në fund. Ai duhet të ndertojë në mendjen e tij projekte që përputhen me synimet që i ka venë vetës për të arritur dhe pasi i ka ndërtuar këto projekte si koncepte, si ide në trurin e tij, atëherë duhet të kalojë menjëherë në zbatimin praktik të këtyre projekteve për t’i finalizuar këto në rezultate konkrete.

Në marrëdhëniet me njerëzit, intelektuali duhet të jetë i thjeshtë, sepse thjeshtësia paraqet bukuri, respekt njerëzor. Ai duhet të jetë i komunikueshëm në shoqëri, i dashur, me moral të lartë, i kulturuar, sepse të gjitha këto paraqesin virtyte njerëzore..Virtyti e afron njeriun me veti hyjnore, pra në personin e tij duket dora e Krijuesit të Gjithësisë.

Intelektuali duhet të ketë atelien e tij, vendin ku ai mediton dhe krijon, ku kryen studime e hulumtime  gjatë gjithë jetës. Unë nuk mund ta mendoj një intelektual, i cili nuk posedon një bibliotekë të tijën, sado e vogël apo e thjeshtë të jetë ajo. Ai duhet të ketë në këtë dhomë-studio edhe një kompjuter, përveç bibliotekës, i cili do t’i vijë në ndihmë qoftë për informacion që mund të marrë nepërmjet internetit, qoftë duke hedhur në monitor meditimet dhe krijimtarinë e tij në momente krijimi apo studimi.

Në çdo moment njeriu ruan në memborjen e tij njohuritë dhe eksperiencën e brezave që iken, përfiton njohuri të reja gjatë jetës së tij në shkollë e auditore universitare, apo në institucione të ndryshme dhe këto njohuri i përcjellë tek brezat e rinj. Në këtë mënyrë intelektuali është bartës i kësaj dija në kohë dhe  hapsirë. Pra intelektuali jeton jo vetëm për vete por edhe për të tjerët, është pjesë dhe nevojë e shoqërisë njerëzore. Ai duhet të ketë më shumë detyra ndaj shoqërisë njerëzore dhe më pak të drejta, duke nënkuptuar se ai duhet t’i japi shoqërisë më shumë se sa të marrë prej saj. Në këtë kuptim intelektuali është më shumë prodhues për shoqërinë njerëzore se sa konsumator i saj. Efektiviteti i punës së tij duhet të jetë i dukshëm dhe i prekshëm nga shoqëria. Ai duhet të shërbejë si shembulli më pozitiv, si pikë referimi për brezat e rinj për të influencuar në rritjen e numrit të intelektualëve të rinj.

Intelektuali duhet të jetë gjithmonë në kërkim të së drejtës, të  së vërtetës. Ai duhet të karakterizohet  nga ndershmëria në jetë e shoqëri, në punën e tij. Shpirti i tij duhet të jetë në luftë të papajtueshme me padrejtësitë, me korrupsionin, në mbiçmimin ose në nënvleftësimin e vlerave  njerëzore. Ai duhet t’i vlerësojë njerëzit që e rrethojnë, t’i respektojnë ata, t’u dëgjojnë fjalen e tyre dhe të marri çdo vlerë të tyre duke i falënderuar për kontributin njerëzor.Intelektuali në një rreth intelektualësh apo njerëzish të thjeshtë duhet të dëgjojë shumë dhe të flasi sa më pak sepse kështu ai rritë vlerat e tij. Biseda e një intelektuali duhet të gjenerojë ose krijimtari në fushën e artit e të letërsisë ose një informacion shkencor që t’i shërbejë sa më mirë shoqërisë, e cila e dëgjon me kënaqësi  atë.

Fjala e intelektualit duhet të dali nga thellësitë e shpirtit të tij dhe të ngjitë mirë në shpirtin e dëgjuesve, duke e bërë pjesë organike të qenies së tyre. Ajo duhet të peshojë rëndë aty ku bie dhe të qëndrojë për një kohë sa më të gjatë në jetën dhe shpirtin e dëgjuesve. Fjala e tij duhet të shërbejë si një shkëndijë, si një dritë që rrezaton shpirtërat njerëzorë. Ajo duhet të futet deri në skutat më të errëta të shpirtit njerëzor për t’i sjellë atij ndriçim dhe frymëzim në punën krijuese.

Me qenë se njeriu ka nevojë që të dijë sa më shumë rreth mjedisit në të cilin jeton, Zoti e ka pajisë atë me organe shqisore marrëse dhe dhënëse si sytë, veshët, hunda, të cilat i shërbejnë për të marrë informacion dhe vetëm goja është organ për dhënjen e informacoinit. Në këtë kuptim njeriu duhet dhe ka nevojë të dëgjojë sa më shumë dhe të flasë sa më pak. Njeriun e shtynë kureshtja për të ditur sa më shumë rreth këtij Universi. Qëndrojmë para një luleje dhe mrekullohemi me konstruktin e ndërtimit të saj. Kurora e saj me ngjyra dhe aromë  për të tërhequr insektet, thekët, si organe seksuale mashkullore në periferi dhe pistili si organ seksual femëror në qendër, që kundrohet aq ëmbëlsisht nga organi seksual mashkullor, na bëjnë të mendojmë për këtë harmoni që ka krijuar Zoti i Gjithësisë. Ai ka harmonizuar e përsosur çdo krijesë të tij.

Intelektuali është gjithmonë cilësi ndërsa shoqëria njerëzore është sasi. Po ta marrim në këtë kuptim ndryshimet sasiore kanë sjellë kurdoherë  në ndryshime cilësore. Kështu shoqëria njerëzore, në procesin e zhvillimit të saj ka prodhuar intelektualë, të cilët kanë shërbyer si promotorë të zhvillimit të saj. Intelektuali, në kuptimin e mirëfilltë të kësaj fjale, është ajka e shoqërisë njerëzore dhe si e tillë ajo ka dalë gjithmonë në krye të kësaj shoqërie, duke i ndriçuar rrugen, duke i treguar progresin.

Intelektuali është në gjendje të shohë me sytë e imagjinatës në thellësi të mistereve të botës që na rrethon. Ai futet deri tek grimcat më të vogla materiale që janë atomet, të cilat ai shkencërisht i sheh, i ndanë dhe i analizon. Ai është në gjendje të dallojë energjinë potenciale dhe kinetike të atomeve, e cila ruhet përjetësisht nga Krijuesi.

Njeriu vjen në këtë ekzistencë por nuk e di se si u projektua dhe se si u muar vendimi,… por sa duket ishtë një natë e qetë kur u krye akti seksual mes prindërve të tij. Ne atë çast u bë bashkimi i dy qelizave seksuale, vezës dhe spermatozoidit duke dhënë kështu një qelizë të quejtur zigotë dhe të pajisur me informacion gjenetik. Në këtë informacion, të quejtur AND, u projektua historia dhe të gjitha funksionet jetësore deri në fund të jetës, të këtij njeriu në miniaturë. Njeriu nuk mund dhe nuk duhet të bëhet mohues i këtij fakti, kur u muer  vendimi për ardhjen e tij në jetë.

Intelektuali e njeh këtë informacion të quejtur ADN, i cili projekton ndërtimin e qelizave, indeve, organeve dhe gjithë organizmin e njeriut.Pra brenda kësaj ADN-je gjendet gjithë historia e jetës së njeriut, e cila u realizue me vullnetin e Krijuesit të Gjithësisë. Inteligjenca njerëzore nuk është në gjendje të realizojë një projekt të tillë, por është në gjendje të gjykojë se këtë e realizon vetëm Inteligjenca Absolute, pra Inteligjenca Hyjnore. Në qoftëse intelektuali nuk e kupton këtë fshehtësi të fuqisë Absolute, ai nuk mund të quhet intelektual. Njëhsimi i ndërtimit në parim i një atomi me ndërtimin e një qelize, e një planeti, e një sistemi diellor, e një galaktike dhe e gjithë Universit, të cilat në qendër ruajnë pjesët më të rëndësishme të tyre dhe në periferi kontrollojnë pjesët më pak të rëndësishme; tregojnë se ka një Projektues të Përgjithshëm, i cili drejton dhe kontrollon Universin.

Kur kemi provuar në laborator të sintetizojmë një molekul nga bashkimi i dy pjesëve hidrogjen me një pjesë oksigjen, kemi parë se çfarë energjie çlirohet në momentin e bashkimit të këtyre dy elementëve. Gjykoni se ç’energji është çliruar në sistemin diellor për të krijuar ujin dhe atmosferen e planetit tonë ?! Nuk po futemi për të gjykuar më në thellësi  në krijimin e sistemeve diellore, galaktikave  etj. Mos i gjithë ky proces ishte një rastësi ?! Vetëm një i pa ditur mund ta mendojë si rastësi. Çdo gjë është drejtuar dhe organizuar nga ligje dhe ligjësi të krijuara nga Zoti i Gjithësisë. Po të mendojmë ndryshe  do të gabojmë rëndë. Mendoni, përfytyroni dhe meditoni thellë një Univers të tillë, një organizëm gjigand që duket sikur merr frymë, sikurë e imagjinojmë dhe e shohim frymëmarrjen e tij. Ky organizëm gjigand është gjallë dhe në një harmoni të përsosur dëgjohet melodia e tij, kompozimi, që Zoti i Gjithësisë e përsosi si një ekuilibër të tillë. Ajo molekula e ADN-së në kromozomet e bërthamës së qelizës është mrekullia më e madhe  që realizon mbi gjashtë miliardë njerëz të ndryshëm nga njeri-tjetri. A nuk mendojnë më thellë jobesimtërët ?! Ai çelës që nuk e shohim me sy, pasi është një molekulë mikroskopike, është në gjendje të projektojë një sy, një vesh, një gojë, një dorë, një sistem të qarkullimit të  gjakut, një funksion të sistemit nervor, një… pafundësi. Në këtë kuptim mund të themi se njeriu po arriti të njohë vetveten, ai ka njohur Zotin e tij.

Intelektuali shikon me sytë e imagjinatës,  ndjenë me ndjenjat e shpirtit se brenda kësaj Gjithësie ekziston një Rregullator që ve në lëvizje çdo gjë në ekzistencë, nga njësia më e vogël materiale, që është atomi, deri tek galaktikat. Gjatë meditimit në vetmi, intelektualit i inspirohet diçka e fshehtë që vjen nga Zoti, i cili i tregon të Vërteten. Ai e ndjenë në shpirt këtë, Zemra me të rrahurat e saj e kupton se diku në një zonë të fshehtë, që njeriu nuk e shikon por e kupton, ekziston Ai që i jep shpirt gjithë këtij Universi.

Intelektuali, duke qenë  pjellë e shoqërisë njerëzore dhe udhërrëfyese e saj, ai duhet të jetë në anën e lirisë,  të të pambrojturve, të të diskriminuarve, të të vegjëlve. Ai duhet të jetë në kërkim  të së Vërtetës, të së Drejtës dhe si i tillë ai nuk duhet ta pushojë  kurrë luftën për liri e drejtësi, kjo edhe sikur ta paguaj me çmimin më të lartë. Duke pasur parasysh se sot pushtetarët nuk po mbrojnë interesat e të varfërve, e të vegjëlve, më një fjalë interesat e qytetarëve të tyre, intelektuali është dhe duhet të jetë gjithmonë në opozitë me  ata që e mbajnë pushtetin për interesat të veta. Po të shikojmë  nga historia e zhvillimit të shoqërisë njerëzore do të kuptojmë se intelektuali pushtetin e tij e ushtron në një vepër artistike, në romane, në poema, në poezi, në vepra muzikore, në çdo aktivitet të tij.

Shpirti i intelektualit nuk duron asnjëherë padrejtësi, pabarazi, shtypjë, përçmim, dhunë, grabitje etjerë, që i bëhet shoqërisë nga ata që gjenden në majen e piramidës së shtetit. Shpirti i tij është nën një trysni. Ai është i brengosur, dhe duke e vuajtur këtë brengë fillon gërryerjen nga brenda në formën e një revolte. Pra intelektuali në çdo kohë është avokat mbrojtës i shoqërisë njerëzore. Të gjithë njerëzit para Zotit janë të barabartë, atëherë pse kjo shtresë e privilegjuar që ndodhet në pushtet sot e mohojnë këtë të drejtë Hyjnore ?!

Varfëria më e madhe e njeriut është ajo mendore, është varfëria në dije. Dijen nuk ia privoi Zoti asnjë njeriu. Të gjithë e gëzojnë këtë të drejtë për t’u pajisë me te, por jo të gjithëve ju krijua mundësia për ta kërkuar dijen. Çdo njeri është i pajisur nga Zoti me një dije fillestare që ruhet thellë në subkoshiencen e tij. Gjatë jetës kjo dije shtohet duke studiuar në fe, në shkenca natyrore e shoqërore. Intelektualit ju krijua kjo mundësi, falë edhe vullnetit e këmbënguljes së tij  për t’u thelluar në dije.Intelektuali e ndihmon shoqërinë  njerëzore  duke e udhëzuar me veprat e tij, për ta kërkuar këtë të drejtë të mohuar nga pushtetarët. Gjithë jetën intelektuali është në kërkim të gjetjes së rrugëve për mbrojtjen e padrejtësive, në kërkim të gjetjes së rrugëve për rritjen e mirëqenies së qytetarëve, në kërkim të gjetjes së rrugëve  për përmirësimin e jetës shpirtërore dhe shoqërore të shoqërisë, në kërkim të dijes.

Meqenëse Universi është i mbushur me mistere dhe enigma që njeriu nuk do të arrijë kurrë t’i kuptojë e t’i hulumtojë deri në fund, ai mbetet gjithmonë në kërkim të këtyre mistereve për të marrë sa më shumë njohuri mbi këtë univers që na rrethon. Më kot nuk thonte Lui Kervran, biolog francez, se njeriun është i pa ditur në këtë univers. Ai e shpreh këtë mosnjohje kështu : “Ne ecim mbi fakte dhe nuk i shikojmë sepse jemi qorra. Fakti na thërret : “Ja ku jam!” por ne nuk e dëgjojmë  sepse jemi të shurdhër.Çdo gjë ekziston në natyrë por njohja njerëzore është e pakët. “ Njohja e këtij universi është detyrë parësore e çdo intelektuali, duke mos përjashtuar në këtë të drejtë gjithë shoqërinë njerëzore.

Parimi i organizimit të qenieve të gjalla si edhe i të gjitha ngjarjeve e fenomeneve të natyrës dhe shoqërisë njerëzore është se : “Ajo çka ndodh në sipërfaqe rregullohet nga ajo që fshihet në thellësi.” Pra organet apo ngjarjet e dukshme, sundohen nga funksionet e padukshme. Është diçka në thellësi të fenomeneve dhe të bërthamve, të cilat  “urdhërojnë” dhe  “japin drejtimin”  e veprimtarisë jetësore çdo pjese të dukshme që ne e perceptojmë me organet e shqisave. Një natë me Hënë ne meditojmë mbi Universin, mbi Tokën, Hënën, Diellin, yjet, sistemet diellore, galaktikat dhe mahnitemi me organizimin, drejtimin, rregullin dhe rendin që ka vendosur në ekuilibër çdo gjë në Ekzistencë. Çdo njeri, çdo intelektual menjëherë do të gjykojë se Rregullator i çdo fenomeni dhe ekuilibri që zhvillohet në univers është Ai që fshihet në thellësi, Krijuesi dhe Organizuesi i Universit, Zoti ynë. Është obligim i çdo intelektuali që, ato, të cilat i di, t’i përçojë deri tek njeriu më i thjeshtë i shoqërisë njerëzore.

Në librin “Prej dyshimit deri në besim “ të doktor Mustafa Mahmud, filozof dhe dijetar egjiptian ka një thënie filozofike : “…Njeriu, me dashuri është krijuar, për dashuri është krijuar dhe për dashuri është denuar…..I Hyjnuar dhe i Lartësuar je Ti… Ti je Mëshirues dhe i Urtë. Ti na krijove !”

Po të reflektojmë thellë në këtë sentencë  filozofike mund të gjykojmë se njeriu nuk erdhi mbi këtë tokë pa një qëllim. Ai erdhi me një mision të veçantë mbi këtë planet, si zevendës i Zotit mbi tokë. Zoti i dha atributet e Tij që ta studiojë dhe ta ndryshojë botën në të cilen jeton, ta njohin Zotin e tij, ta falënderojë për dhuratën  më të çmuar që i dha, jeten e tij, të ruaj paqen dhe qetësinë mbi planet duke shtuar dashurinë dhe respektin për Zotin e tij dhe për njeriun, krijesen më e përsosur në të gjitha krijesat e tjera. Dhe dashuria mes njeri-tjetrit rritet duke ruajtur e respektuar vlerat e njeri-tjetrit. Çdo njeri në vetvete duhet të luftojë  për heqjen e veseve, të mos  i nënçmojë të tjerët, të mos i përbuzi, të heqë urrejtjen, ambicjen, egon e sëmurë, intrigen, e sa e sa vese të tjera të cilat  janë të dëmshme për çdo njeri, për çdo intelektual. Po të zhvishemi nga këto të meta patjetër do të fitojmë veti hyjnore, duke e pasuruar shpirtin tonë. Respekti ndaj njeri-tjetrit është jo vetëm virtyt njerëzor, por edhe hynor, sepse një ditë ne të gjitha këto do t’i lëmë  mbi këtë tokë : familjen, pasurinë, jetën tonë  dhe do të marrim me vete vetëm vepren tonë, e mirë apo të keqe qoftë ajo. Atëherë le të marrim me vete sa më shumë vepra të mira, të cilat do të na shërbejnë në Gjykimin e Madh.

Riza Spahija

 

Shpatat e thyera përgjatë shekujve

Nga Mark Bregu

Në librin “Nikaj – Mertur” të autorëve Dedë Progni e Zef Doda, ndeshemi me stoicizmin e pa parë të misionrëve të Klerit Katolik Shqipëtar, dhe kjo, jo vetëm në misionin e tyne fetarë por, ajo që vlenë të theksohet asht, kontributi i tyne i jashtë zakonshëm në mbrojtjen e vlerave etnokultunore të Nacionalitetit t’onë dhe lufta kundër çdo pushtuesi, me të njëjtin intensitet, si kundër turqëve ashtu edhe kundër serbo – malazezëve. Zona Nikaj – Mertur, ku autorët e (naltpërmendun) i kanë fokusue ngjarjet, për mes një studimi të mirëfillët historik, na shfaqë me të gjithë madhështinë, eposin e trimënisë në mbrojtjen e trollit Arbënor, dhe në të njëjtin kontekst, dashtuninë për Fenë e të parëve, të trashigueme në shekuj. Kjo “dhuratë” që na e sjellin në “skenën” e kujtesës këta studiues të zellshëm, na ban të ndihemi krenarë edhe neve pasardhësve, dhe na shtron detyrën që t’i ruajm këto vlera brilante. Trimnia, besa, bujaria dhe besimi në Jezu Krishtin, i ruajten shkëmbijtë e Nikaj – Merturit, dhe malësisë së Veriut në përgjithësi pa u “shkërmoqë” nga “eurozioni” i kohnave. Ky ballafaqim historik (të cilin do ta trajtojmë ma poshtë), duhet t’iu vlejë si një “leksion” të gjtihë atyne shkrimëtarëve dhe studiusëve të cilët, (jo pa qëllim) duan të minimizojnë rrezistencën stoike të malësorëve të Veriut në mbrojtjen e Atdheut dhe të Fesë. Të njëjtën përgjigje duhet të marrin (përmes këtij libri), të gjithë ata të cilët ndërrimin e fesë e quajtën një akt të vullnetshëm! Autorët e Librit, sygjerojnë, me prova dhe fakte të kontestueshme: Historia e Kishës së Nikaj – Mërturit asht e lidhun ngusht me klerikët françeskanë, të cilët me një perkushtim shembullor e me sakrifica të pa numërta, i kthyen kishat në vatra të edukimit fetarë dhe Atdhetarë. Fretnit ishin ata shërbëtorë të devotshëm të fesë e të shqiptarizmit që u gjenden pranë malësorëve në kohët ma të vështira të historisë së tyne. Ata u munduen me mish e me shpirt, për të ringritë kishat e shkatërruara nga “llava” osmane, e për t’i vënë ato në shërbim të popullit besimtarë. Pa dritën e Zotit, (e cila përcillej përmes këtyne apostujve), nuk mundë të zbuteshin zemrat dhe të ndërgjegjësoheshin mendjet njerëzore, në atë atmosferë të errët, nën nji pushtues, (“sa barbar aq dhe injorant”) M. B.

Predikimet fetare me mësimet e Doktrinës së Krishterë që jepnin etënit Françeskanë, fjala e tyne e thjeshtë, e âmbël, e zgjuar dhe bindëse, mbajti në besimin e shejtë katolik, atë krishtërim të trashiguem brez mbas brezi për mes dallgëve të historisë”, e cila u tregu e pa “kursyer” kundër krenarisë së malësorëve.

Në kohën kur turqit lëshonin terbimin e pa permbajtun kunër krishtërimit, shkatërronin kishat dhe diskriminonin besimtarët katolikë, detyronin ndërrimin e fesë, dhe në të kundërt frymëzonin anarkinë e egër, misionarët apostolikë ishin ata shërbëtorë të Zotit, që u ngjitën meleve tek malësorët e Nikaj – Merturit, Shalës e Shoshit etj, për t’u forcue besimin në Zotin e në Krishtin. Ndër të parët misionarë që morën rrugën për në malet e Pultit, ishin guximatarët e predikuesit e pa lodhun, ku vlenë të evidentohet i pa lodhuni – Ipezhg’vi i Lezhës, Benedikt Orsini. Ky, në vitin 1628, u gjend pranë besimtarëve në Bukmir, Xhan, Pog, Kir, e deri në Brisë, Salcë, Palç, Nikaj, Bjakë e Gashë, ku çoi meshë e krezmoi afro 3267 vetë. Ky ishte misionari i parë katolik, që nga hyrja e turkut, që kreu shërbesa fetare; meshë, rrëfime e krezmime në Nikaj – Mërtur. Pas këtij të tjerë misionarë apostolikë, françeskanë të devotshëm, do të gjindeshin pranë malësorëve, duke ngritur kisha e famulli, duke mëshue e predikue. Dom. Shtjefen Jubani, famulltar i Bjokës qysh në vitin 1694, Vikar Apostolik i Gashit e i krejt Pultit, shkriu jeten në sherbim të Nikaj – Merturit. Ky, për afro 40 vjet me radhë, sakrifikoi gjithçka nga mendja dhe zemra e tij, për binomin Fe – Atdhe.

Frang Bardhi, Pjeter Mazrreku, Gjec Bardhi, Shtjefen Gaspëri, Pjeter Bogdani, Lekë Bardhi, Gjon Logoreci, etj. lanë gjurmë të pa shlyeshme në historinë e Kishës, Nikaj – Merturit.

Fretënit studiuen historinë, gjuhen, doket e zakonet, Folklorin e kangët e malësisë. Me mendjen e ndritun prej shkencëtari dhe me shpirt e zemër shqipëtari u lanë brezave hulumtimet e studimet, veprat e tyne madhore, pa të cilat historia do të ishte e mangët. Fretënit ishin të mëdhej në shpirt e në zemer e veprime. Ata s’e ndanë kurrë dashurinë deri në flijim për Fenë e të parëve t’anë të krishterë dhe Atdheun që aq shum e deshten, e me të cilat u ushqye e u mbajt i pa zgjidhun zingjiri i breznive deri në ditët e sotme. Vepren madhore të françeskanëve e përvetësuen dhe e aplikuen me perkushtim “Nikaj Merturi dhe të gjitha zonat e thella malore me doke e gjak Arbënori”. Ato nuk mundi t’i asgjësojë as shpata osmane, as diktatura komuniste, me “emisarët” e saj, anti Fe e anti – Krisht, mjaft e ngjashme me pushtuesit osmanë!

Lufta që u zhvillue kundër Klerit Katolik, kundër Kishës Katolike, (madje dhe dhunimi i kryqave nder varreza), asht veprimi mâ arbitrarë dhe ma vandal që aplikoi pushtuesi – barbar osman, dhe vetëpushtimi komunist shqipëtar! Ngashmëria në mes të këtyre pushtimeve, (asht e mrenda shkrueme), në dhunimin e Vorrit të Pjeter Bokdanit, (nga turqit), dhe të Atë – Gjergj Fishtës, nga bashkëatdhetarët (pa Atdhe)… Por, ja, që mâ në fund erdhi dita kur kumonaret e kishave kanë “pushtue” hapësinat Qiellore tue shpernda anë e kand Shqipnisë tingujt e dashurisë dhe shpresës, dhe duke ringjallë apostujt që ndërruan jetë me emnin e Jezu Krishtit, tue fitue pavdekësinë, me një heroizëm të dyfishtë “Për Fe e Atdhe”. Fretënit shqiptarë përsëri mledhin grigjën e tyne pranë tempujve të shejtë, duke i u mëtue dashurinë për fenë dhe Atdheun.

Etënit Françeskanë, përveç Kryqit e Pendës, perdorën, me shum mjeshtëri dhe efikasitet edhe pushkën. Ata, me nji gatishmëri dhe guxim të pa shembullt, ju pergjigjen zanit të Atdheut, duke zdeshun zhgunin dhe konopin e Fratit, dhe në vend të zhgunit, veshen petkat e malësorit, ndërsa në vend të konopit, rrethin e fishekëve dhe bekimin e Zotit, duke na kujtue kohën e “Artë” të Gjergj Kastriotit. Fatkeqësisht, propoganda pesëdhjetë vjeçare, u mundua t’i mbulojë me “perden e zezë” të urrejtjes që kishte ndaj “superstatit” moral të klerikëve. Por, Dielli nuk mbulohet me shoshë, thotë Populli. Për të ndriçue, sa ma siper cituam, po iu referohemi fakteve, duke kalue në retrospektivë, dhe pikërisht në ngjarjet e vitit (1915): Ngjarjet janë zhvillue në zonat e Nikaj Merturit dhe të Gegëhysenit, krahina këto që ju përkasin dy besimeve të ndryshme, por që kanë të përbashkët, besën, bujarinë, trimëninë e mbi gjithçka – Atdhetarinë. Për të përforcue këtë ligjëratë, po citojmë vargjet e popullit të cilat rrjedhin të pastra si burimi i Valbonës: “zbresin shkinat gur mbas guri/ Mitroloz po qet Merturi./ Po bajnë shkinat haj medet/ Qysh na qiten fare krejt”. Ndërsa trimëneshës nga Gegëhyseni që luftoi për krah burrave të këtij fshati, Populli i këndoi: “Luftë po ban prej majes thepit/ Cucë Avdylja e Gegëhysenit/ Pa u shembë maja e Hones/ S’ja l’shojmë vendin Cernagores.” Uniteti i Nikaj Merturit, me Gashin Krasniqen dhe të gjithë malësinë e Gjakovës, u manifestue fuqishëm në vitin 1909 në Qafen e Morinës dhe në Qafen e Prushit, ku strategu Popullor – Bajram Curri, udhëhiqte 30.000 trupa ë luftë kundër Turkut. Ky solidaritet shembullor na shfaqet (me të gjithë madhështinë), edhe në Qafen e Kalçit, në luftë kundër Serbo-malazezëve. Në këtë betejë shquhet “zhguni” françeskan.

Këtu shfaqet me të gjithë madhështinë, shpirti liridashës i klerikëve françeskanë, kundër pushtuesëve malazezë. Në këtë betejë ku, bashkë me forcat e Shalës dhe të Nikaj Merturit, u shquan si organizatorë dhe luftëtarë me armë në dorë, famullitarët, – Pader – Leonard Shajakaj dhe Pader Berndardin Llupi. Ky i fundit i “harruar” nga historiografia, asht përjetësue në vargje, të cilat, epika e maleve i ka përcjellë bashkë me ujin kristal të bjeshkëve: “Çka kish thanë ai Krajl Nikolla/ N’Curraj t’Eper nuk mund dola/ N’Curraj t’Eper s’muj me hi/ E kin pasë ka i drangue per shpi./ E kin pasë një Frat zotni./ M’a ka hjekë zhgunin e zi./ M’i ka veshë petkat malci./ Merr manzerre merr allti./ Treqind djelmëve m’u ka pri/ Qafen e Kolçit ma ka msy.” Asht provue katercipërisht se, françeskanët Shqipëtarë kanë qenë dhe mbeten, “superstati” kulturor dhe Atdhetarë, pararojë në çdo sakrificë deri në sublime. Dhe pa dyshim, klerikët katolikë në përgjithësi kanë meritë të dyfishtë në edukimin e brezave, ku, bashkë me “osten” e kungimit, ju mëkuan dhe dashurinë për Atdheun. Ata, ishin kundër çdo pushtuesi, pavarësisht se të cilit besim i përkisnin këta pushtues. Ata luftuan, me Kryq, me Pendë dhe me pushkë, si, kundër turkut ashtu edhe kundër Serbo-Malazezëve. Me të njëjtin intensitet luftuan, si, kundër Fashizmit, ashtu edhe kundër komunizmit ateist, ose siç e quanin ata (komunizmi i pa t’en Zonë). Ata, ishin kundër çdo despotizmi dhe çdo diktature. Varja në litarë e Dom. Gazullit, nga rregjimi satrap i Ahmet Zogut, dhe pushkatimi masiv i priftërinjve nga diktatura komuniste e Enver Hoxhës, asht akuza ma e randë ndaj këtyne despotëve mbeturina të llavës – bizantino – osmane.

“Françeskanët shqipëtarë, dhe Kleri Katolik në përgjithësi, janë dhe do të mbeten kurdoherë “KUNORË E ARTË”, dhe “DIELL” i Lirisë që do të ndriçojnë në shekuj mbi Atdheun e “GJERGJ KASTRIOTIT” dhe të “NANË TEREZËS” – (M.B).

 

 

Universaliteti i letërsisë kadareane dhe fushata e mjerë kundër tij

E gjithë kjo fushatë kundër autorit të përmasave ndërkombëtare, s’ka si të shpjegohet ndryshe, përveç shenjë e varfërisë intelektuale, fenomen që ka përfshirë jetën tonë kombëtare.

 

Ndue Ukaj

 

1.

Fushata kundër shkrimtarit Ismail Kadare, është aq absurde, sa një ngjashmëri, jo analoge në përmasat dhe semantikën, por në modelin, mund t’ia gjejmë tek romani brilant i Franc Kafkës, “Procesi”, në të cilin roman personazhi Jozefi K. papritur i nënshtrohet një mori akuzash, hetimesh, gjykimesh dhe në fund, një ekzekutimi absurd. I gjithë ky rrëfim, është konstruktuar me trajta të fuqishme groteske. Në romanin në fjalë, fabula konstruktohet në relacion me personazhin Jozefit K., i cili paradoksalisht gjendet para një akuzë, të cilën e shpërfillë, ngase në dukje të parë është e pakuptimtë, absurde, por që përfundon me një akt tragjikë: vrasjen, madje pa mundur as të mësoj “fajin” e këtij dënimi absurd. Në aspektin e “gjykimit” për letërsinë, ky roman me trajtat shumëformëshme të diskursit, mbetet modeli interesant për të analizuar “gjyqin” që i bëhet shkrimit artistik. Jozefi K. vdiq si një qen, por shpirti i tij i përjetësuar në art, jo. Ai rron, i fuqishëm e përjetësisht. Kjo është fuqia magjike e letërsisë. Ky është misteri i letërsisë. Kjo formë e përfundimit në roman le shumë mundësi interpretimi, prej atyre që mund ta konceptojnë artin dhe krijuesit e tyre si të persekutuar nga gjyqe absurde, deri tek ato që çështjen e ndërlidhin me një religjion të caktuar, që në substrat ka shumë shtresa empirike! Në të vërtetë, letërsia dhe autorët e mëdhenj, shpeshherë janë gjendur dhe gjenden para gjyqeve të caktuara. Por bota e madhe e letërsisë është triumfuese, edhe nëse autorët në situata të caktuara gjinden të dënuar. Shembuj të kësaj natyre në botën e madhe të artit letrar kemi shumë. Kemi shumë autorë të mëdhenj të ndjekur, gjykuar, akuzuar e dënuar, nga sajesa fare absurde. Me një precedent të këtillë ballafaqohet sot edhe letërsia e shkrimtarit të madh Ismial Kadares.

2.

Dijetari francezë i letërsisë Roland Barthes në esuen e famshëm “Vdekja e autorit”, duke diskutuar relacionin mes tekstit dhe autorit, përveç tjerash shkruan: “Prej momentit kur një fakt tregohet me qëllim jo kalimtar, domethënë jashtë çdo funksioni tjetër përveç vetë ushtrimit të simbolit, kemi këtu shkëputje, zëri humb origjinën, autori i qaset vdekjes së vet, domethënë fillon shkrimi”.

Fuqia e letërsisë është e pazëvendësueshme, ajo tejkalon gjitha format tjera të shkrimit, sepse në vetvete ka fuqinë e shpirtit, përfton përjetësinë ngase në esencë ka tharmin mbinatyrshmërisë, të origjinës homerike të artit letrar. Andaj, letërsisë më së paku i vyen shkrimi apologjet, sepse në vete ka statusin e fuqishëm, krejt origjinal dhe autonom, deri në fund të pacenueshëm. Në këtë këndvështrim, as autorit nuk i vyen apologjeti, edhe përkundër asaj që e thotë studiuesi amerikan Northrep Frajo se artet janë memece, ndërsa kritika mund të flasë. Është mendim i pranuar nga gjitha teoritë letrare, se produkt i shkrimtarit është teksti letrar, shumëllojshmëria e tij semantike e stilistike, trajtat e ndryshme estetike e ndërthurjet ligjërimore, shtresat empirike dhe ato fiksionale, të cilat formësojnë estetikën e letërsisë. Tjetër gjë nuk mbetet nga autori. Andaj edhe kërkimet përtej letërsisë së tij, janë farsa absurde. Tashmë, gjykimet të cilat nisen nga biografizma e metoda të përafërta letrare janë të stërtejkaluara. Prandaj, çdo tendencë për të kërkuar përtej tekstit, është e pakuptimtë, dhe si e tillë pa ndonjë funksion e domethënie të vlefshme estetike-letrare, sepse funksioni i kritikës është të hedh dritë në raport me objektin e saj (veprat letrare), e jo mbi sekuencat tjera të biografisë së autorit, çfarë do qofshin ato. Vetëm teksti është veshja e autorit, është shënjuesi i të shënjuarit (autorit), andaj çdo tendencë për t’u marr me autorin, për ta shkëputur atë nga teksti, s’është gjë tjetër përpos shmangie e qëllimshme nga objekti themelor i profesionit të tij: arti i shkrimit letrar.

3.

Në letërsi dhe kulturë, por edhe në sferat tjera të dijeve, kritika shtreson elementet bazike për ndërtimin dhe seleksionim i vlerave; kritika është ndërmjetësuese dhe si e tillë është konceptuar nga antikiteti; kritika bën artet të flasin, ngase, po e përsërisim atë që e shkruan studiuesi i madh amerikan Fraji, se artet janë memece. Pra, kritika, nëse ndërlidhet me esencialitetin e qenies së letërsisë dhe fenomeneve letrare, është dëshmia më e mirë mendjes së emancipuar, e vetëdijes së kultivuar të një kulturore, si fushë e gjerë, dhe letërsisë, në mënyrë specifike.

4.

Në botën e madhe të letërsisë, kemi përvojat e ndryshme, kur autorët janë ndjekur, gjykuar, dënuar, por nuk mbahet mend, të ketë ndodh një vepër e vlerës së lartë letrare, të jetë shuar, harruar në kohë. Madje, edhe sot kemi raste të tilla; shkrimtari Selman Ruzhdi është modeli më interesant në këtë kontekst. Ndërsa në kulturën letrare shqipe, shembuj të tillë kemi mjaftë, mbase, letërsia shqipe është nyja më tragjike, ku autorët kanë pësuar; shembuj të kësaj natyre, na dalin qysh tek autorët e vjetër, Pjetër Budi i vrarë, Pjetër Bogdani i zhvarrosur, pastaj autorët e mëdhenj te mëvonshëm, si: Gjergj Fishta, Fan Noli, Faik Konica, Ernest Koliqi, Martin Camaj etj., Të gjithë këta dhe një regjistër i tërë, në forma të ndryshme, janë dhunuar. E gjithë kjo s’ka prodhuar asgjë tjetër, përpos një kapitull të shëmtuar: sot letërsia e këtyre autorëve qëndron në panteonin më të lartë të vlerave letrare të letërsisë shqiptare, ndërkaq ideologjitë tendencioze që anatemuan ata, mbahen mënd si reminishenca të tmerrshme, të kujtuara vetëm për të keq. Letërsia shqipe, e sapodalur nga periudha e ekskomunikmeve dhe ndëshkimeve letrare, nga absurdet çoroditës, kur, madje për lexim të një vepre letrare, siç ishte Lahutës së Malcis e Gjergj Fishtës, apo edhe përmendja e emrit, sanksionohej me vepër penale, dënohej me burg.

Ndërkaq sot, nga disa nostalgjik trumbetohen teori të ngjashme, të përjashtimit.

Dihet se Fishta ka përjetuar çmendurinë e afetarizmit, por në këtë marrëzi shoqërore, të shoqëruar nga kritika, ai sforcon mitin e fatit tragjik të autorit dhe i jep, në të njëjtën kohë status të pavdekësisë veprës së tij letrare, që gjallon fuqishëm nëpër kohë. Megjithëse, edhe përkundër një aparature të tërë shtetërore, përkrahur nga superfuqia e kohës, ajo e ish Bashkimit Sovjetik, vepra e Fishtës ka gjetur lexuesin e vet, ka luajtur funksionin e vetë dhe është bërë paradigme letrare, ngase është e artikuluar nga shpirti, ka në vete të sajuar shpirtin dhe ndërgjegjen e kombit, andaj hedhja në lumë e eshtrave të tij, vetëm sa ka shtuar peshën e veprës së tij.

Por ç’po ndodh tash me fushatën kundër personalitetit dhe veprës letrare të Kadaresë, në kontekstin një procesi të gjithanshëm politik e kulturor, nëpër të cilin po kalon shoqëria shqiptare?

Së pari, kjo që ngjet ndaj Kadaresë s’ka të bëjë fare me kritikë të mirëfilltë letrare dhe s’ka të bëjë fare me letërsinë e tij.

Ismail Kadare dhe korpusi i tij, nëse do të analizonim kontekstin e përgjithshëm të kulturës shoqërore e letrar, është vënë preh e fenomenit të glorifikimeve dhe përbuzjeve ekstreme, duke përjetuar iracionalitetin e absurdin e një debati të orkestruar, të pavlerë; me metoda e motive tejet të ulëta dhe të bëra nga shije mediokre. E gjithë kjo fushatë kundër autorit të përmasave ndërkombëtare, s’ka si të shpjegohet ndryshe, përveç shenjë e varfërisë intelektuale, fenomen që ka përfshirë jetën tonë kombëtare. Është groteske të shihet si ngazëllehet opinioni ynë, kur hapën tema të nxehta, atëherë kafeve të shumta, kuluareve të caktuara, (vijon f.15)

(vijon nga f.14) përflitet, shpifet e përhapen thashetheme nga më të ndryshmet. Shtoja kësaj edhe mentalitetin grumbullor të shoqërisë sonë, që mbetet, ende larg së qenit e formësuar në individualitet, çështja në fjalë pasqyron shpirtngushtësinë e një klase të caktuar intelektuale, që po formësohet me sharje ose himne, e aspak me parime, vlera estetike dhe qasje objektive.

5.

Në jetën publike shqiptare, filozofia e mbrapsht e brohoritjeve dhe duartrokitjeve, disi nuk mund të ndahet nga pandemi i kontekstit që na ligjëron shkrimtari dhe dijetari Fan Noli, kontekst që ka një ndërlidhje semantike me ligjërimin biblik, ku theksohet fuqishëm fatkeqësia e mohimit të profetit. Ky fenomen mbetet tejet kompleks në realitetin shqiptar, dhe si i këtillë me pasoj, të cilat drejtpërdrejtë prekin demokracinë dhe vlerat sublime të demokracisë, kulturën, letërsinë, për t’u bërë diga, pengesë e prosperimit të kombit. Në të vërtetë, kjo filozofi e mohimit të njerëzve tanë, ka tendenca të merr trajta çoroditëse, te një mendësie primitive, ngritur edhe në hierarkitë më të larta në opinionin shqiptar. Kjo formë e të menduar, fragmenton kombin, tërësinë kulturore dhe hedh gurë në rrugën që po trasohet, për t’u integruar njëherë ndërmjet veti, pastaj në botën perëndimore. Kjo formë e ligjërimit publik, tendencat për të denigruar një autor, me të cilin mund të pasqyrohemi më së miri në botën e kulturës, jo vetëm që pengon emancipimin e kombit, por edhe promovon anën e kundërt të emancipimit: zhytjen në errësirë dhe paragjykime, në përçarje e urrejtje. Në rastin më konkret më së paku dëmton veprën e Kadaresë, korpusin e tij të gjerë letrar e artistik, kjo ofensivë denigruese dëmton kulturën shqiptare.

6.

”Sado e ndryshme të jetë Shqipëria nga Suedia, apo Franca, ajo ka nxjerrë në dritë një gjeni. Kadareja njihet në të gjithë planetin; të kurorëzosh Kadarenë nuk do të thotë ta emanciposh atë: do të thotë emancipoheni vetë ju”-ju shkruante Alain Bosquet në letrën drejtuar jurisë së Çmimit Nobel, në Stokholm të Suedisë. E morëm referencën e sipërshkruar të Bosquet për të kontekstualizuar autorin dhe veprën e tij, në kontekstin e debatit të ”ashpër”, të pakuptimtë dhe aspak letrar, që ka shpërthyer në kulturën e shkrimit shqip tek ne. Studiuesi francez Alain Bosquet në referencën e sipërtheksuar na jep disa dimensione specifike të peshës së artit letrar të Kadaresë; ai është autor universal dhe këtë universalitet e ka si rezultat i të qenit gjeni në letërsi; Kadare është autor që njihet në gjithë planetin dhe ka rrëmbyer zemra të shumta artëdashëse, andaj të kurorëzosh Kadarenë nuk emancipon atë, por emancipohen receptuesit, audienca e gjerë dhe e gjithanshme letrare.

Kadare, i dalur nga geni i ynë, shpërtheu në botën e letërsisë, në saje të artit të tij brilant e të mbrehtë, duke u pranuar nga receptuesit e shumtë ane e kënd botës së madhe të quajtur letërsi, jo pse ai ishte disident, jo pse ai mbronte identitetin europian të shqiptarëve, jo pse ai ka “denoncuar” dikë, jo pse ai është ngritur nga shteti stalinist i kohës, por pse ai shkruan mirë, pse bën art të bukur; mbase shkruan aq mirë, sa të rralla janë krahasimet. Dhe kaq. Pse atëherë aq shumë spekulohet për të? Një gjë duhet kuptohet nga gjihtë: në kulturën letrare perëndimore, nuk mund të përkthehesh nëse nuk shkruan mirë, nëse nuk je shkrimtar i mirë e universal. Duke qenë vete dëshmitar i fuqisë së veprës së Kadaresë në Suedi, ajo që ngjet rreth tij më duket më shumë se neveritëse. E gjithë kjo fushatë, nëse mund të quhet e tillë, nuk është asgjë tjetër përpos barometër i të menduarit primitiv, i zilisë dhe urrejtjes që ka mbërthyer segmente të caktuara të shoqërisë sonë, që në subkoshiencë kundërmojnë qelbësirat e ideologjive totalitare, që s’njohin demokracinë, përpos njëmendësinë politike, turkofile e staliniste.

Letërsia e Ismail Kadaresë është e madhe. E konstruktuar nëpërmes inevncionit dhe pasionit të thellë për artin letrar, ajo pulson nga imagjinata e fuqishme, stili i larmishëm e dramatik i rrëfimit. Me këtë potencë artistike, Kadare është pranuar ane e kënd rruzullit të botës si autor i një korpusi të gjerë veprash e sporavash letrare. Përgjithësisht, letërsinë e tij e karakterizon një botë e dendur, e ndërtuar me larushinë orale dhe sistemin e përpunuar të legjendave, të cilat autori i vesh me përmasat e ligjërimit homerik, me vibrimet e ligjërimit shekspirian, me magjinë e rrëfimit markesian, për të hyrë kështu në panteonin e vlerave letrare të botës së letërsisë. Kjo botë e letërsisë, tek Kadare është shume e pasur, ndërtohet përmes një diskursi estetik të nivelit të lartë; në të hibridizohen trajta e empiri, të cilat përbashkohen në shtratin e narrativiteti të veçantë; atij të përveçëm: kadarean. Pa asnjë mëdyshje, vlerat e letërsisë së Kadaresë, këtij gjeniu narrativ tejkalojnë përmasat kombëtare, rajonale, evropiane dhe hyjnë denjësisht në dimensionet e letërsisë botërore. Ajo çka e bën këtë letërsi të madhe e universale, mbetet pasioni i thellë që ndeshet kudo për letërsinë, i brumosur me traditën homerike të rrëfimit letrar, të cilat autori din t’i përpunoj e distribuoj si një mjeshtër i rryer.

Tendencat për të përbaltësuar autorin e përmasave globale, kjo formë e të bërit kritikë, është neveritëse. Ajo është fushata e egër, mediokre në esencë, por qëllimkeqe. Po e përfundojmë me mendimin e Roland Barthes në eseun e “Vdekja e autorit” se “shkrimi është shkatërrim i gjitha zerva, i çdo origjine”.

 

 

Grindjet e brendshme dhe ato pak te brendshme

Nga Astrit Lulushi, SHBA

Lufta e brendshme eshte ndoshta nje karakteristike e perbashket mes njeriut e shimpanzese, paraardhesi me i afert i njeriut te sotem. Gjithashtu, kur nje grup njerezish eshte i lidhur ngushte, si ne rastin e familjes, fisit, kombit, grindjet behen kronike.

Te gjitha shoqerite njerezore, te kaluara e te tashme jane te prirura te mendojne se kane “nje armik”, nje koncept te ndarjes “ne’ dhe “ata”, dhe ky efekt thuhet se eshte vecanerisht i forte ne shoqeri, ku ka ekzistuar apo ekziston mendesia e ndarjes ne fise e grupe.(Wrangham)

Per shembull, mes klaneve skoceze, nje Makdonald e urrente nje Kempbell pa ndonje arsye shume kohe perpara se te ndodhte masakra e Glencoes, qe ka hyre ne histori si shkaktari i grindjes. Klanet sot jane pajtuar, por kjo nuk i ndalon pasardhesit e tyre ne periferi te Glaskout te shprehin te njejten besnikeri klanore per skuadrat e futbollit Ranger apo Celtik.(Riddley)

Ne Shqiperine e para luftes grindjet ishin mes grupeve; Zogistet urrenin Komunistet dhe Ballistet urrenin Zogistet e Komunistet bashke, perpara se te ballafaqoheshin haptazi me dhune. Shkaqe paraprake, pervec rivaliteteve edhe mund te kene ekzistuar.

Ne Shqiperine komuniste ndarjet ishin brenda grupit (partise); Hoxha kunder  Xoxes, Shehu kunder Hoxhes, Hazbiu kunder Ballukut, qe grindeshin dhe urrenin njeri tjetrin shume kohe perpara se njeri te eleminonte tjetrin.  Ketu duket se cdo person brenda grupit mendonte se personi tjeter ishte rival, kundershtar, “armik”, efekt i konceptit te ndarjes “une’ dhe “ai”

Ne periudhen pas komuniste, grindjet mes grupeve jane mbizoteruese; Demokratet urrejne socialistet e anasjelltas. Keto dy forca kryesore urrejne edhe cdo parti tjeter qe shoqerohet me grupimin e kundert me ta. Cdo grup, cilido qofte, po te jete rival, automatikisht eshte kundershtar. Ketu duket se cdo grup priret te mendoje se grupi tjeter eshte rival, kundershtar, “armik”, efekt i konceptit te ndarjes “ne’ dhe “ata”

Ne fakt  aq i gdhendur eshte koncepti “ne” dhe “ata’, sa qe njeriu eshte i prirur te hidhet kunder grupit tjeter vetem per te fituar emer, grade e pozite. Ne librin e tij “Chimpanzee Politics”, autori de Waal thote se tek shimpanzea mbizoteron koncepti i ndarjes “une” dhe “ai” dhe nje shimpanze perpiqet te siguroje nje status me te larte ne grup duke luftuar jo kunder grupeve te tjera por brenda grupit te vet, kunder nje shimpanzeu tjeter qe ai e shikon si rival, kundershtar, “armik”. Me kete sociologet e sotem provojne se koncepti “une” e “ai” eshte nje instinkt me i hereshem se ai i konceptit “ne” dhe “ata”, duke u pajtuar keshtu pjeserisht me nje teori afro 100 vjecare ne fushen e psiko-analitikes.

Ne vitin 1914, pas vezhgimit te shume rasteve klinike, Sigmud Frojdi doli me propozimin se shume impulse negative jane instinkte qe nga kohet me primitive, por qe njeriu i qyteteruar eshte mesuar t’i mbaje te ndrydhura.. Si te tilla, ato mezi presin per t’u cliruar dhe kete mundesi duket se ia japin grindjet dhe luftërat gjate te cilave eshte provuar se njeriu nxjerr ne pah anet e tij me negative. Sipas Frojdit, konfliktet  kane qene e do te jene pjese e perseritur e historise njerezore dhe sa me i zhvilluar njerezimi, aq me te shpeshta e me shkatërrimtare luftërat. Arsyetimi i Frojdit eshte se dituria, si veti jo e lindur por e pervetesuar, eshte e brishte, e varur, e kushtezuara dhe kjo e ben ate nje loder, vegel me te cilen luajne impulset dhe emocionet.

Nr. 100 i gazetës në print

0
“Shqipëria etnike” hyri në vitin e shtatë të botimit

Gazeta “Shqipëria etnike” me dinjitet hyn në vitin e shtatë të botimit. “Bashkimi shpirtëror i gjithë shqiptarëve” ishte substanca që kjo gazetë do kishte në fillim shekullin e paqes me plagët e mijëvjeçarit të luftrave në trup. E dinim se është një ndërmarrje e vështirë për vetë mentalitetin, veçmas të lexuesit që nën një titull të tillë gazete, fillimisht priste të shkruante për luftëra, beteja, fitore e pabesi.

Dhe me profesionalizëm, stafi i kësaj gazete, tashmë të njohur e të respektuar në katër anët e globit, të botuar në shqip, anglisht e italisht, arriti të ulë tytat e nxehta të debatit. Gjithsesi gazetarët e bashkëpunëtorët ishin përballë qytave shpeshherë. Të atyre qytave e kokave të nxehta që nuk arritën të përdhosin as misionin fisnik të gazetës, as pagëzimin e këtij mijëvjeçari të ri, “Mijëvjeçari i Paqes”.

Kjo gazetë kishte në thelb lirinë dhe të drejtën njerëzore. Përgjatë gjashtë viteve nuk pati as edhe një herë çensurim ndërgjegjeje, sikundër nuk u botua as edhe një shkrim i paverifikuar ose nën një emër pseudonim që redaksia nuk e njihte mirë. E drejta e fjalës nuk iu mohua askërkujt, por ama gjithmonë kemi patur dhe do kemi parimin se e drejta e fjalës nuk është e drejtë absolute. Kështu, janë me mijëra shkrimet edhe që nuk kanë parë dritën e botimit. Jemi përpjekur dhe do përpiqemi t’i shërbejmë të mirës, paqes, integrimit në strukturat euro-atlantike.

Ne, në të vërtetë i kemi thënë gjërat me guxim, ku edhe pak ditë para hedhjes në erë të Dy Kullave Binjake me 11 shtator 2001, kemi patur një shkrim, ku në analizën tonë vinim përballë dy frontet: terrorizmin dhe perëndimin. Kemi patur kurajon me qindra herë të analizojmë, komentojmë, investigojmë edhe substancat e qenieve njerëzore, të drogës, armëve, shitjen e vizave nëpër ambasada e konsullata, saqë një përfaqësues diplomatik i një shteti perëndimor pat ndërprerë mandatin në mes në Shqipëri në vitin 2003, pas publikimit në çdo numër gazete të punës së dobët dhe kundër interesave të shtetit shqiptar. Të gjithë shqiptarët kanë parë se si gazeta jonë, vërtet e pavarur, vërtet tribuna e mendimit të lirë intelektual shqiptar, por edhe e shumë vendeve perëndimore, ka denoncuar hapur veprimtarinë e shumë bosëve të krimit e terrorit, nga të cilat edhe jemi kërcënuar me jetë. Madje, një rast tepër i rëndë ka qenë një mesazh përmes postës elektronike të gazetës, në emër të Osama Bin Ladenit, mesazh i cili kaloi në vemendjen e një shërbimi të specializuar amerikan. Është fjala për një mbështetje që perëndimi ka dhënë për shqiptarët këto vite, pasi populli ynë në të vërtetë, pavarësisht zelleve sparodike terroriste, askurrë nuk ka dashur të besojë tek angazhime lindore komuniste, aq më keq terroriste. Kjo ndoshta për fatin se shqiptarëve më shumë se çdo populli në Europë iu desh ta paguajë shtrenjtë, preventivin e fatit, ose të paaftësisë gjeneruese.

Gazeta jonë pra, është ndeshur edhe me indiferenca e kundërshtitë, sidomos kur i ka hapur hapësirë mendimit të Oriana Falaçit apo shumë personaliteteve të shquara të letrave. Për pasojat që rezonojnë gjatë relaksit të qëllimit të mirë, i kemi pranuar. Edhe kur kemi goditur konstruktorët e platformës së terrorizmit, trashëguesit e tyre kanë vikatur se i fyem. Kjo nuk është e vërtetë, pasi ajo për të cilën mund të flasim edhe pa u menduar dhe të sigurohemi se kemi thënë në një mënyrë të vërtetën, janë liritë e të drejtat e njeriut. Këto pra janë obligime ndërkombëtare dhe respektohen.

Ne e kemi vlerësuar se sa të vështirë e kanë kultura të veçanta të dallojnë se ku fillon liria dhe ku evidentohet shkelja e lirisë së tjetrit. Është thjesht çështje koncepti dhe ndjeshmërie. Për ditët e sotme kjo do hynte tek lukset. Normalisht, nuk mund të jetë injorancë, por shprehje e mosnjohjes së mënysë perëndimore, ku të gjithë në aparencë pranojmë se sa e duam.

Pra, gazeta hyn në vitin e shtatë të botimit. Si deri më sot ajo do jetë e hapur, me frymë lirie, demokracie, logjike. Nga kjo gazetë kanë dalë dhjetëra gazetarë që sot punojnë në media të ndryshme, edhe perëndimore. Kjo gazetë do jetë një shkollë edhe për shumë shumë të tjerë.

Kemi bërë ca rrugë, kemi përpara tepër më shumë.

Sokol Pepushaj

 

Valixhja diplomatike e Konsullatës Italiane në Shkodër

Celja e konsullates se Italise ne Shkoder, shenoi dallendyshen e pare te rikthimit te selive diplomatike perendimore ne kryeqendren e Veriut, pas nje izolimi mese 50 vjecar te vendit tone. Ishte viti 2000 kur u njoftua hapja e Konsullates se Italise ne Shkoder, nje qytet i cili, nder shekuj, ka sherbyer si nje ure e forcimit te marredhenieve ne mes Shqiperise dhe Gadishullit Apenin.

Konsullata gjeti nje shtrat te ngrohte per rifillimin e “nje dashurie te vjeter”, e cila ne fakt edhe gjate diktatures komuniste, nuk ishte nderprere asnjehere. Kanalet televizive shteterore te RAI-it, me njemije e nje menyra, me shume veshtiresi dhe “sajesa antenash”, kishin fituar “te drejten e qytetarise” shkodrane. Festivali i San Remos, mendoj se ndiqej me te njejtin interes dhe kersheri si edhe ne Rome. E njejta gje mund te thuhet per sportin italian, ne menyre te vecante, futbollin “calcio”-n e Serie A. Ne fakt, Shkodra perfitonte nga nje repetitor qe ishte vendosur aso kohe ne afersi te malit te Taraboshit, nga ana jugosllave.

Ne vitin 2000, behej fjale per nje rikthim te njeres nga 7 konsullatat, qe ne kohe te ndryshme, njeheresh e kthenin Shkodren ne nje qender te preferuar edhe per diplomacite e huaja jo vetem fqinje, por edhe perendimore.

Stefano Deleo, do te rregjistronte emrin e tij si i pari konsull i Italise se pas viteve ’90 ne qytetin e lashte, filoitalian ne gen, te Shkodres. Sigurisht, si cdo seli tjeter diplomatike, edhe ajo italiane, do te kishte probleme, vecanarisht ne lidhjen e kontakteve me kategori dhe shtresa te ndryshme. Por duke perfituar nga sa thame me siper, Deleo dhe stafi i tij, nuk paten shume pune ne kete drejtim. Pas autoriteteve vendore, institucioneve te ndryshme vendore, Deleo i kushtoi nje rendesi jo te vogel, edhe raportit me mediat, pa bere dallime, si ato vendore, ashtu edhe korrespondentet e mediave qendrore ne Veri. Edhe ne aktivitetin e nje selie diplomatike, sidomos ne hapat e pare te nje rikthimi pas shume dekadash, do te kete ulje- ngritje. Pergjithesisht, duhet pranuar se Deleo ishte i suksesshem ne detyre, kjo fale edhe bashkepunimit me mediat, duke i mbajtur te informuara, por edhe duke i afruar edhe ne takime miqesore, brenda e jashte konsullates. Ne perfundim te aktivitetit te tij ne Shkoder, Deleo, nje diplomat nga Veriu i Italise, u largua duke marre me vete edhe titullin “Qytetar Nderi”. Pervec perpjekjeve te tija, ne akordimin e ketij titulli nga Keshilli Bashkiak i Shkodres, nje rol jo te vogel luajti edhe pasqyrimi, ne disa raste edhe amplifikimi, qe mediat e gazetaret i bene punes se tij.

Roberto Orlando, tashme nje jugor italian nga Lece, do te ishte i dyti qe do ta merrte drejtimin e Konsullates se Italise ne Shkoder. Ai vinte nga detyra e sekretarit te pare te Ambasades se Italise ne Tirane, i ngarkuar me marredheniet me Shtypin. Nje artist ne shpirt, i prezantuar edhe si violinist, i kushtoi nje rendesi te vecante prezantimit te pare, duke perzgjedhur gazetaret, edhe ne takime te vecanta, por edhe duke i ftuar ne grup per nje kafe miqesore. Strategjia diplomatike e Orlandos, ishte sa e thjeshte aq edhe efikase. Duke mbajtur vazhdimisht te informuar per cdo aktivitet te konsullates mediat dhe permes tyre publikun, krijoi nje transparence maksimale me qytetaret dhe institucionet e interesuara. Ne raportet jo vetem me mediat, pushtetin vendor, intelektuale dhe figura te njohura, por edhe me qytetare te thjeshte, Orlando dhe stafi i tij, thyen mjaft tabu, duke sjelle risi te mirefillta ne aktivitetin diplomatik. Selia diplomatike, celej jo vetem ne raste festash kombetare te Shqiperise apo te Italise, por edhe kur kishte nje aktivitet kulturor, apo edhe nje kampionat Evropian apo Boteror futbolli, sigurisht kur luante Italia e tij. Per te gjitha keto, fale bashkepunimit me mediat dhe kontributit te patjetersueshem te tyre, Orlando mund te cilesohet si konsulli me i suksesshem ne Shkoder, por njekohesisht u largua nga qyteti duke marre titullin e merituar “Qytetar Nderi”.

32- vjecari Stafano Marguccio, eshte tashme prej disa muajsh, konsull i Italise ne Shkoder. Nje verior italian nga Toskana, shume i lidhur me familjen e tij te re (bashkeshortja dhe nje vajze disa muajshe) por edhe me prinderit, do te perfaqesoje vijimesine e valixhes diplomatike italiane ne Veriun e Shqiperise. Shpesh here, krejt i vetem dhe ne kembe, konsulli Marguccio eshte pare te shetise rrugeve te qytetit, te takohet me te njohur dhe madje te pije kafe ne disa lokale te caktuara. Nuk eshte aspak rastesi qe urimet e para per detyren e re, atij i erdhen pikerisht nga Unioni i Gazetareve te Veriut dhe gazeta “Shqiperia Etnike”. Ne kufinjte e lejuar profesionale, ne cdo moment dhe rrethane, konsullata ka gjetur mbeshtetje tek te gjitha mediat dhe gazetaret pa perjashtim. Nga ana tjeter, asnje gazetar, i cili ka paraqitur dokumentacionin e nevojshem ne konsullate, nuk eshte kthyer asnjehere mbrapsht. Njekohesisht, asnjehere, asnje gazetar nuk ka shkelur afatet kohore te shfrytezimit te vizave. Ne kete drejtim, duket se edhe konsulli Marguccio, aq me teper nje drejtues sindikalist ne Ministrine e Jashte te Italise, ku ka punuar para se te emerohej ne Shkoder, do te deshironte te vijonte marredheniet, duke qene strikt ne respektimin dhe zbatimin e kritereve qe ne keto raste, jane te percaktuara nfa Farnesina dhe Ambasada e Italise ne Tirane.

Ne kete fryme, mendojme se nuk ishte rastesi, qe nje nga takimet e para te planifikuara ne formen e prezantimit, nga Marguccio ishte planifikuar me mediat dhe gazetaret. Ne ditet e para te nentorit te kaluar, gazetaret kryesore te Veriut, specifikisht te Shkodres, moren ftesen per nje takim ne mjediset e Konsullates, dhe te gjithe e pranuan me kenaqesi. Pjesmarres ne nje nga seminaret e organizuara ne Shkoder, gazetaret planifikuan dite me pare qe te mos pengoheshin per te vleresuar ardhjen e konsullit te ri te Italise. Cuditerisht, rreth 2 ore para takimit, Marguccio, permes sekretares se tij, i njoftoi gazetaret se takimi anullohet pasi “ishte thirrur me urgjence ne Ambasaden e Tiranes”. Mbase mund te ishte normale, dhe gazetaret sigurisht e mirekuptuan. Pritej nje tjeter takim, i cili deri tani akoma nuk eshte njoftuar. Nderkohe, Marguccio ka zhvillur shume takime me disa kategori shoqerore, drejtues vendore, ne hapesiren gjeografike qe ka juridiksion selia diplomatike italiane ne Veriun e vendit tone.

Deri me tani, mediat apo edhe gazetare te vecante, nuk jane njoftuar per ndonje takim, qofte edhe kortezia, per nje kafe njohjeje. Megjithese, realisht presim nje agjende te aktivitetit te konsullates, synime dhe objektiva reale, tashme qe viti 2007 ka kaluar 15 ditet e para te jetes. Njekohesisht, behet fjale per nje vit, i cili mund te sjelle shume zhvillime per shqiptaret, levizjen e lire te tyre, indirekt edhe per selite diplomatike perendimore, e ne vecanti per Konsullaten e Italise ne Shkoder. Sic dihet, Shqiperia po negocion nje lehtesim te rregjimit te vizave per kategori te vecanta, ku do te perfshihen edhe gazetaret, per nje lehtesim te procedurave per marrjen e vizes Shengen, por edhe me gjere. Persona, te cilet kane marre nje vize Shengen dhe e kane respektuar afatin e perdorimit te saj, mund te ripajisen me nje tjeter vize, me afat me te gjate se paraardhesja, pa patur nevoje per te paraqitur nje “mal me dokumenta”, ne kete rast, fare te panevojshme.

Ne kete kuader, valixhja diplomatike e Konsullates se Italise ne Shkoder, duhet te hapet, per te shpalosur objektivat per kategori te ndryshme si bisnesi, intelektualet, pushtetaret vendore, personalitetet, studentet etj. Kjo mund te arrihet permes komunikimit dhe bashkepunimit me mediat dhe gazetaret, e permes tyre me publikun e interesuar. Stafi i konsullates, edhe ai shqiptar, pertej zerave te ndryshem qe kane qarkulluar dhe do te qarkullojne ne kohe te ndryshme te aktivitetit te selise diplomatike, ka nje rendsi te vecante. Megjithate, jo vetem konsulli Marguccio, por edhe te tjere diplomate te nivelit me te ulet, nuk duhet te bazohen verberisht ne ate qe u serviret, qofte edhe nga njerezit e tyre me te afert. Miopia, eshte semundja qe fitohet edhe pa deshire, ne raste te tilla dhe ne nuk do ia urojme askujt, e cila mund te shoqerohet edhe me dashakeqesi te qellimte per interesa te ngushta dhe ne dem te komunitetit e konsullates.

Me fillimin e vitit te ri, mediat e gazetaret, e permes tyre edhe publiku, jane te interesuar te mesojne dicka, pas hapjes se valixhes diplomatike te Konsullates se Italise ne Shkoder, e cila fatkeqesisht apo edhe fatmiresisht, eshte akoma dallendyshja e pare e selive diplomatike ne Veriun e Shqiperise.

 

Blerti Delija

 

Ruaje Zot Shqypnin nga Shqyptaret

Nga Albert VATAJ

Aktualiteti i kësaj shprehjeje frazeologjike të Homerit të letrave shqiptare, At Gjergj Fishta e gjejmë të mishëruar në tërësinë e jetës politike shqiptare. Kriza që ka kapluar vendin që në mesin e vitit që lamë pas, për tu ashpërsuar në kacarritjet e para të vitit 2007, e skapulluar pas qasjesh të pafundme të ndërkombëtarëve dhe faktorëve të tjerë jokokënxehte, në gjenezën e saj ofron si të vetmin shkaktar interesat politike të palëve. Kokfortësia, meskinitetet dhe fodullëku nga njëra anë, përpjekja për të shfaqur panoramën e një tolerance nga ana tjetër, bashkudhëtuan nëpër një terren tepër të thyer. Tërësia e gjithëkësaj dukurie politikëbërjeje që karakterizoi disa muaj radhazi atë që mund ta quajmë situatë parazgjedhore nuk ishte asçka  që binte ndesh me moralin e kahershëm të politikës shqiptare.  Kjo edhe pse në korin e saj ka tashmë zëra të ashtuquajtur të rinj, por që nuk kanë mundur të jenë si të tillë edhe pas nuk janë zbythur nga fronti i luftës së deklaratave ndaj politikës së vjetër. E parë më këtë sy, gjithçka që mishëron klasën politike nuk promovon në asnjë hap dhe në kurrnji etapë fajtorë nominal, pavarësisht se më mënynë e akuzave lista e emrave ka qenë e gjatë. Duke u kthyer në retrospektivë, i payshtur nga nacionalizma të vockla dhe pa patur gajle nga të vërtetat e thëna nga pak burra dheu të këtij vendi, vëmë re se kaplimi i kësaj të keqeje shqiptare ka udhëtuar kaherë në realitetin shqiptar, për të mbetur i pacenuar edhe sot e kësaj dite, sikur të ishte një visar i çmuar. Asnjë traditë shqiptare nuk ka mbetur më autentike se sa ajo e konfliktualitetit politik dhe mungesës së frymës së përfaqësimit të interesave kombetare.

E këta fytyrëlyrosur e barkalecët e sotëm nuk ka gjasa të jenë diçka tjetër. Kush ua la paqen politike, mirëkuptimin dhe bashkëjetesën, që ata ta kishin si trashëgimi dhe t’i shërbenin asaj si një fëmije hekakeq, për ta rritur e për ta bërë të zotin e vetes e të këtij vendi. Interesat e palëve kanë qënë në Lidhjen e Lezhës, për dreq po i njëjti harxh u nda edhe në tavolinën e Presidentit të Republikës.

Duke dashur të risjell gjithë atë zallamahi që u bë për certifikatat mund të them se kapsllëku politik erdhi nga babëzia e palëve për terren politik, për pushtet vetoje e çmos tjetër, që ka të bëjë vetëm me: se mos pritej një pelë e të mos merrnim një felë. Loja e ndyrë që kapërtheu vendin nëpërmjet një krize të riciklueshme u mbars më shumë me përpjekje për ta degdisur vendin në një hendek pa rrugëdalje, se sa për të garantuar standarde për zgjedhje të lira dhe të ndershme, trumbeta të cilave i frynë  derisa shkoj zëri në qiell. Moti, KQZ, Kodi Zgjedhor, certifikatat ishin vetëm koperturë e gjithë atij meraku që kishin persona të veçantë dhe palë politike për të shtyrë sa të ishte e mundur përballjen fatale me vullnetin e zgjedhësve shqiptar. Shumëçka që dallgëdisi këtë të sotme pakrye kishte zanafillën muaj më parë, kohë kur opozita propozoi para shqiptarëve rikthimin e vitit 1997, sikur të ishte ky vit jo çmenduria jonë kolektive që na ktheu në tribu, por moti i bekuar nga vetë Zoti. Këta derbederë pasi panë se elektorati ua kishte kthyer kurrizin e qasej të shihte jetën e vet të vështirë ndërruar tabjat dhe shpikën mangësitë që kërcënonin standardin evropian të zgjedhjeve për t’i patur si ngasje për nji dimension të ri elektoral.  Vetëm zgjedhjet dhe rezultati i tyre do të jetë dëshmia e qartë, nëse kjo vërtetë ka shërbyer si ngasje apo si nervacingëritje. Ajo që mund të shquajmë këtë dekik është se të dy palët kanë bjerrur goxha në elektoratin e tyre, tregues të cilin do ta diftojë pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të fundshkurtit. Hamendjet tregojnë se kjo zvargie e pakuptimtë, kjo kacafytje politike e paprinciptë, kanë kultivuar në kushte mrekulluese indiferentizmin ndaj institucioneve të shtetit, ndaj politikës në tërësi dhe në kryeherën e tanëçkaje, ndaj zgjedhjeve.

Me kompromisin hekakeq të arritur ka pak gjasa që armëpushimi të mbretërojë në sarajet e politikës shqiptare, sikundër nuk kam asnjë mëdyshje se “Shqypnin” vijojnë ta kenë halë në sy “shqyptarët”.

Arsyet e parashtruara si kushte nga opozita edhe pse tek-tuk kanë gjetur dashamirësinë e shumicës për të qenë e gatshme për të lëshuar pe, ata nuk kanë ushqyer mundësinë e zgjidhjes së kolapsit politik. Përkundrazi, ajo i ka dhënë zemër palës që e gjen veten të përkëdhelur, e cila vijimisht ka sajuar varjante kompromisi, të atilla sa nuk lënë asnjë mundësi që të merren në konsideratë nga “të urtit”. Shumica, faqëz këtyre kushteve e ka gjetur veten të pafuqishme të bëjë dorëlëshuarin, duke bërë që politika ta shohë veten të mbërthyer në një darë pamundësie për kompromis. Kësaj nuk i ka shërbyer as formatimi befasues politik i duetit Berisha-Nano. Përkundrazi vetëm sa ka ndezur inatet e atyre që gjykojnë se duke mos qenë palë, jo vetëm po shkeleshin interesat e tyre, por po ndjeheshin dhe të injoruar. Megjithëse formati Berisha-Nano nuk ofruan veto, por përpjekje për të gjetur një rrugëzgjidhje.

Miklimi nga kërkesa e të pamundurës e ka kthyer konen e politikës në një qen bastard. Certifikatat duket se është kërkesa e vetme rreth së cilës opozita kapet për shkumë si i mbyturi, me shpresën për të shpëtuar. Edhe nëse shumica do të bëjë gajret e ta kapërdijë këtë kafshatë, kurrsesi kjo nuk mund të shërbejë një të nesërme paqeruajtjeje. Nga sirtarët e dushkëgjinjëve do të ngasin për tu afishuar sebepe të tejra, të qëndisura me qesëndi “standardesh”. E sakaq përsëri beteja politike do të vijojë, duke ndryshuar vetëm taktikën.

Duke i dhënë karakter pafundësie kësaj krize, politika shqiptare në përgjithësi dhe ajo opozitare në veçanti do bëjnë të palodhurin për të dërmuar nervat e shqiptarëve, të cilët ferrin e dritave e këmbejnë me purgatorin politik. “Ruaje Zot Shqypnin nga Shqyptaret” tha Fishta, “…e keqja e shqiptarëve janë vetë shqiptarët” mendonte Konica. Tërësia e gjithëkësaj na ngushëllon me të menduarin se fajësinë e tankëasaj që po ngjet nuk është as Berisha, as Nano, as Rama, as Meta, as Gjinushi, askush. Faji ynë është gjenetik. Gjithnjë ky vend e ka gjetur veten të kërcënuar, e ka pësuar dhe me pak durim mund ta kuptosh se e gjithë kjo ka ardhur nga mungesa e përfaqësimit, të cilin shpresojmë ta gjejmë sot kur Fishta aktualizohet e Konica luan profetin. Gjithsesi shpresa vdes e fundit. Le të shpresojmë se jemi ende pa mbërritur në këtë deregje.

INTELEKTUALI  DHE  SHOQËRIA  NJERËZORE

Në jeten tonë të përditshme përdoret shpesh fjala  “ intelektual”, sidomos në ditët e sotme. Duke diskutuar në rrethe shoqërore, apo në biseda me miqë e dashamirë, abuzohet shumë me këtë fjalë, duke cilësuar në  mënyrën më të padrejtë  “intelektual” një shok, një mik, apo thjeshtë një njeri që nuk e meriton këtë cilësim. Sipas meje “intelektual” mund të quhet një studiues që ka përgatitje të veçantë në një, ose shumë fusha të shkencës, të teknikës, të kulturës dhe një formim të gjërë arsimor, i cili merret kryesisht me punë mendore, pra që është i aftë  të merret me krijimtari në fushën e artit dhe letërsisë, apo me studime në fushat e shkencave shoqërore apo natyrore.

Intelektuali duhet të jetë në gjendje të deduktojë në problemet e jetës së përditshme apo në shkenca si dhe të ketë aftësi për të bërë analiza në fusha të ndryshme të artit, letërsisë, shkencës dhe të jetës së përditshme.

Intelektuali duhet të reflektojë thellë në botën e tij të brendshme si edhe në universin që e rrethon. Njeriu vjen në këtë jetë pa dëshirën e tij  dhe largohet nga ekzistenca, përsëri pa dëshirën e tij. Njeriu gjendet i vetëm në këtë univers pa ditur asgjë nga bota që e rrethon. I ndodhur në këtë pozicion ai kërkon të dij çdo gjë në këtë botë, rreth mistereve dhe enigmave  të kësaj gjithësie. Ai përpiqet të reflektojë sa më thellë, pasi është e vetmja qenie më arsye, të cilen Krijuesi i Gjithësisë e veçoi nga të gjitha krijesat tjera, duke e përsosur me sistemin e arsyetimit dhe të reflektimit të thellë në arsyen e krijimit të kësaj bote. Duke menduar e reflektuar në këtë pikë më kujtohet një sentencë e Ajnshtajnit:  “…Secili nga ne është në këtë jetë i përkohshëm; se me çfarë qellimi, nuk e dimë, megjithëse nganjëherë na duket sikur e  ndjejmë…”

Njeriu gjendet përballë Universit, që në brendësinë  e tij përfshihet një mister që ai nuk do të arrijë ta zbulojë kurrë. Gjëja më e bukur në brendësi të shpirtit të njeriut është përjetimi i këtij misteri. Intelektuali jeton me këtë ndjenjë themelore në shpirt, për të gjeneruar ne vazhdimësi të jetës me krijimtarinë, si formë të reflektimit të thellë shpirtëror dhe me zbulime të reja shkencore.

Intelektuali duhet të jetë gjithnjë në kërkim, në çdo çast, diten apo naten, në veprimtarinë e përditshme, apo në meditimet e thella në orët e vona të natës. Truri i intelektualit nuk duhet të pushojë kurrë së punuari, së kërkuari, së hulumtuari. Ai duhet gjithnjë të meditojë për misteret e kësaj bote, për bashkëveprimet njerëzore me mjediset natyrore ku ai jeton dhe reflekton këtë harmoni që ka krijuar Zoti i Gjithësisë.

Intelektuali duhet të jetë një besimtar i mirë, pasi gjithë ky univers është i ndërtuar mbi bazen e një rendi, e një rregulli, mbi ligje e ligjësi të përpikta. Pikërisht kjo përsosmëri përben krijimtarinë e Krijuesit të Gjithësisë. Përsëri në lidhje me këtë fakt po i referohem Ajnshtajnit, shkencëtarit më të madh të të gjitha kohërave  :  “……Njohja e ekzistencës së diçkaje, pa qenë e mundur të futemi në brendësinë e saj, e manifestimit të arsyes më të thellë dhe bukurisë më vezulluese, të cilat arsyeja jonë mund t’i kapë vetëm në format më të thjeshta, është kjo njohuri dhe ky emocion që përbëjnë qëndrimin e vërtetë besimtar; në këtë këndveshtrim dhe vetëm në këtë, unë jam një njeri shumë besimtar…”

Intelektuali duhet të karakterizohet nga një karakter i fortë dhe i vendosur për t’i çuar punët deri në fund. Ai duhet të ndertojë në mendjen e tij projekte që përputhen me synimet që i ka venë vetës për të arritur dhe pasi i ka ndërtuar këto projekte si koncepte, si ide në trurin e tij, atëherë duhet të kalojë menjëherë në zbatimin praktik të këtyre projekteve për t’i finalizuar këto në rezultate konkrete.

Në marrëdhëniet me njerëzit, intelektuali duhet të jetë i thjeshtë, sepse thjeshtësia paraqet bukuri, respekt njerëzor. Ai duhet të jetë i komunikueshëm në shoqëri, i dashur, me moral të lartë, i kulturuar, sepse të gjitha këto paraqesin virtyte njerëzore..Virtyti e afron njeriun me veti hyjnore, pra në personin e tij duket dora e Krijuesit të Gjithësisë.

Intelektuali duhet të ketë atelien e tij, vendin ku ai mediton dhe krijon, ku kryen studime e hulumtime  gjatë gjithë jetës. Unë nuk mund ta mendoj një intelektual, i cili nuk posedon një bibliotekë të tijën, sado e vogël apo e thjeshtë të jetë ajo. Ai duhet të ketë në këtë dhomë-studio edhe një kompjuter, përveç bibliotekës, i cili do t’i vijë në ndihmë qoftë për informacion që mund të marrë nepërmjet internetit, qoftë duke hedhur në monitor meditimet dhe krijimtarinë e tij në momente krijimi apo studimi.

Në çdo moment njeriu ruan në memborjen e tij njohuritë dhe eksperiencën e brezave që iken, përfiton njohuri të reja gjatë jetës së tij në shkollë e auditore universitare, apo në institucione të ndryshme dhe këto njohuri i përcjellë tek brezat e rinj. Në këtë mënyrë intelektuali është bartës i kësaj dija në kohë dhe  hapsirë. Pra intelektuali jeton jo vetëm për vete por edhe për të tjerët, është pjesë dhe nevojë e shoqërisë njerëzore. Ai duhet të ketë më shumë detyra ndaj shoqërisë njerëzore dhe më pak të drejta, duke nënkuptuar se ai duhet t’i japi shoqërisë më shumë se sa të marrë prej saj. Në këtë kuptim intelektuali është më shumë prodhues për shoqërinë njerëzore se sa konsumator i saj. Efektiviteti i punës së tij duhet të jetë i dukshëm dhe i prekshëm nga shoqëria. Ai duhet të shërbejë si shembulli më pozitiv, si pikë referimi për brezat e rinj për të influencuar në rritjen e numrit të intelektualëve të rinj.

Intelektuali duhet të jetë gjithmonë në kërkim të së drejtës, të  së vërtetës. Ai duhet të karakterizohet  nga ndershmëria në jetë e shoqëri, në punën e tij. Shpirti i tij duhet të jetë në luftë të papajtueshme me padrejtësitë, me korrupsionin, në mbiçmimin ose në nënvleftësimin e vlerave  njerëzore. Ai duhet t’i vlerësojë njerëzit që e rrethojnë, t’i respektojnë ata, t’u dëgjojnë fjalen e tyre dhe të marri çdo vlerë të tyre duke i falënderuar për kontributin njerëzor.Intelektuali në një rreth intelektualësh apo njerëzish të thjeshtë duhet të dëgjojë shumë dhe të flasi sa më pak sepse kështu ai rritë vlerat e tij. Biseda e një intelektuali duhet të gjenerojë ose krijimtari në fushën e artit e të letërsisë ose një informacion shkencor që t’i shërbejë sa më mirë shoqërisë, e cila e dëgjon me kënaqësi  atë.

Fjala e intelektualit duhet të dali nga thellësitë e shpirtit të tij dhe të ngjitë mirë në shpirtin e dëgjuesve, duke e bërë pjesë organike të qenies së tyre. Ajo duhet të peshojë rëndë aty ku bie dhe të qëndrojë për një kohë sa më të gjatë në jetën dhe shpirtin e dëgjuesve. Fjala e tij duhet të shërbejë si një shkëndijë, si një dritë që rrezaton shpirtërat njerëzorë. Ajo duhet të futet deri në skutat më të errëta të shpirtit njerëzor për t’i sjellë atij ndriçim dhe frymëzim në punën krijuese.

Me qenë se njeriu ka nevojë që të dijë sa më shumë rreth mjedisit në të cilin jeton, Zoti e ka pajisë atë me organe shqisore marrëse dhe dhënëse si sytë, veshët, hunda, të cilat i shërbejnë për të marrë informacion dhe vetëm goja është organ për dhënjen e informacoinit. Në këtë kuptim njeriu duhet dhe ka nevojë të dëgjojë sa më shumë dhe të flasë sa më pak. Njeriun e shtynë kureshtja për të ditur sa më shumë rreth këtij Universi. Qëndrojmë para një luleje dhe mrekullohemi me konstruktin e ndërtimit të saj. Kurora e saj me ngjyra dhe aromë  për të tërhequr insektet, thekët, si organe seksuale mashkullore në periferi dhe pistili si organ seksual femëror në qendër, që kundrohet aq ëmbëlsisht nga organi seksual mashkullor, na bëjnë të mendojmë për këtë harmoni që ka krijuar Zoti i Gjithësisë. Ai ka harmonizuar e përsosur çdo krijesë të tij.

Intelektuali është gjithmonë cilësi ndërsa shoqëria njerëzore është sasi. Po ta marrim në këtë kuptim ndryshimet sasiore kanë sjellë kurdoherë  në ndryshime cilësore. Kështu shoqëria njerëzore, në procesin e zhvillimit të saj ka prodhuar intelektualë, të cilët kanë shërbyer si promotorë të zhvillimit të saj. Intelektuali, në kuptimin e mirëfilltë të kësaj fjale, është ajka e shoqërisë njerëzore dhe si e tillë ajo ka dalë gjithmonë në krye të kësaj shoqërie, duke i ndriçuar rrugen, duke i treguar progresin.

Intelektuali është në gjendje të shohë me sytë e imagjinatës në thellësi të mistereve të botës që na rrethon. Ai futet deri tek grimcat më të vogla materiale që janë atomet, të cilat ai shkencërisht i sheh, i ndanë dhe i analizon. Ai është në gjendje të dallojë energjinë potenciale dhe kinetike të atomeve, e cila ruhet përjetësisht nga Krijuesi.

Njeriu vjen në këtë ekzistencë por nuk e di se si u projektua dhe se si u muar vendimi,… por sa duket ishtë një natë e qetë kur u krye akti seksual mes prindërve të tij. Ne atë çast u bë bashkimi i dy qelizave seksuale, vezës dhe spermatozoidit duke dhënë kështu një qelizë të quejtur zigotë dhe të pajisur me informacion gjenetik. Në këtë informacion, të quejtur AND, u projektua historia dhe të gjitha funksionet jetësore deri në fund të jetës, të këtij njeriu në miniaturë. Njeriu nuk mund dhe nuk duhet të bëhet mohues i këtij fakti, kur u muer  vendimi për ardhjen e tij në jetë.

Intelektuali e njeh këtë informacion të quejtur ADN, i cili projekton ndërtimin e qelizave, indeve, organeve dhe gjithë organizmin e njeriut.Pra brenda kësaj ADN-je gjendet gjithë historia e jetës së njeriut, e cila u realizue me vullnetin e Krijuesit të Gjithësisë. Inteligjenca njerëzore nuk është në gjendje të realizojë një projekt të tillë, …

Riza Spahija (vijon)

Sekreti i një ditari të së kaluarës

Kishte lindur në Amerikë, këtë e dinte shumë mirë. Dinte gjithashtu se prindërit e tij ishin emigrantë Europianë, të ardhur shumë përpara në Amerikë. E ëma ishte italiane, kurse i ati… Ai nuk e dinte se nga cili shtet i Europës ishte i ati. Ky i fundit ia kishte mohuar gjithmonë t’i tregonte se nga ishte me të vërtetë. Gjithnjë i ishte shmangur një bisedet të tillë. Madje kishte arritur deri aty, sa ai duhej të mos pyeste më se nga e kishte origjinën dhe se duhej të mjaftohej me faktin se ai tashmë ishte amerikan sepse kishte lindur në Amerikë. Por ai e dinte mirë që një gjë e tillë nuk ishte e vërteta. Po pse i ati t’ia fshihte një gjë të tillë?! Ç’mund ta shtyjë një person deri aty sa të mohojë origjinën e vet?!… Kjo gjë e çudiste tej mase. Tani babai i tij nuk jeton më. Ai nuk mund të bënte më indiferentin në këtë histori, duhej të zbulonte origjinën e tij me çdo kusht. Atë origjinë që babai ia kishte mohuar në mënyrën më absurde, pa i dhënë asnjëherë një arsye të vetme. E brente ndërgjegja dhe kurshtja për ta zbuluar një gjë të tillë, por nuk dinte se si do t’ia bënte.

Një ditë tek po rrëmonte në gjërat e të atit, mes sendeve të tij, ndodhej edhe një ditar i vjetër. Ishte ditari i babait të tij. Shfletoi faqen e parë dhe lexoi:

“Sot më 1950 po e lë vendin tim përgjithmonë. Po largohem që këtu jo me dëshirën time, por e kam të pamundur të jetoj edhe një ditë më shumë në këtë vend. Më zë frymën ky ajër që thith çdo ditë. Më vret ky realitet absurd e unë nuk kam më fuqi të mbijetoj e aq më tepër të luftoj. Frika më është kthyer në ushqim. Ndoshta ngaqë nuk kemi me se të ushqehemi, na ushqejnë me frikë, tmerr dhe shtypje. Asnjëherë në jetën time nuk ia provova shijen lirisë. Frika për të folur, për t’u veshur, për të ecur… frikë për të jetuar. Këtu duket sikur edhe ajrin ta ndajnë me racion, ashtu siç bëjnë në të gjitha gjërat. E djeshmja, e sotmja dhe e nesërmja të duken njëlloj. Ne jetojmë pa pritur asgjë nga e ardhmja. Jetojmë nën hekurat e diktaturës komuniste. Jetojmë në një vend ku vetëm për një fjalë që mund të thuash të quajnë armik të popullit dhe të fusin brenda kot. Jetojmë nën hijen dhe fjalën e të madhit Shtet, i cili sapo tha mbrëmë në lajme se vendi ynë po lulëzon gjithnjë e më shumë. Po, me të vërtetë komunizmi po lulëzon, po vendi jo. Vendi zvarritet me njërën këmbë në tokë e me tjetrën në varr dhe askush nuk ka guximin të flasë apo të ngre krye, sepse e di se ç’të pret. E di ç’do t’i ndodhë familjes sime pasi unë të iki, të arratisem nga këtu. Do t’i burgosin, do t’i internojnë e ndoshta do t’i vrasin. Për këtë ju kërkoj falje, por nuk mundem më. Në të gjith këto shpresoj të marrin “dënimin” më të lehtë. E ndërsa mua do të më shpallin armik të popullit, do të më diskretitojnë e do të më përndjekin. Ndoshta do të më vrasin, por më mirë një fund i tmerrshëm, se sa një tmerr pa fund. Sigurimi i Shtetit do të më përndjekë për të më eleminuar, mua armikun e popullit siç do të më quajnë, por mua tani nuk më bëhet vonë. Do të vdes, por do të vdes i lirë të paktën. Unë sot po e lë përgjithmonë vendin tim, Shqipërinë!”

Për një çast u drodh në zemër nga çfarë lexoi më lart. Tashmë ai e mësoi prejardhjen e tij, ai ishte shqiptar. Pasi e mori veten, ndërroi faqen dhe vijoi:

“Mbërrita gjallë në tokën e premtuar. Por gjithsesi duhet të jem i kujdesshëm, sepse Sigurimi i Shtetit mund të më gjejë dhe mund të më vrasë. Ende jeta ime është e pasigurtë, por në fund jam i lirë.”

Më poshtë shkruhej: “Sot mora vesh diçka të tmerrshme. Dy muaj në Amerikë dhe familjen time m’a shkatërruan. Na shpallën armiq të popullit. Babain e kanë arrestuar, ndërsa nënën internuar. Tashmë nuk kam më familje. Ja dhe ku komunizmi tregoi edhe një herë tjetër fytyrën e tij të vërtetë. Ndihem në faj dhe ndjej dhembje që vrava pikërisht njerëzit e mi dhe që nuk mund as t’i varros, por nuk kisha si të bëja ndryshe. E dija që do të ndodhte diçka e tillë, por nuk mendoja se do të ishin aq të pashpirt. Tani urrej më shumë se kurrë “komunizmin”. Dua të filloj nga fillimi dhe të harroj nga kam ardhur. Nesër fëmijët e mi nuk do ta mësojnë kurrë se nga janë. Të paktën ata do të arrij t’i shpëtoj nga ai realitet i çmendur që më shkatërroi jetën. Asnjëherë nuk do të dinë se janë shqiptarë. Fundja pse ta marrin vesh?! Unë dua të harroj nga kam ardhur për hir të fëmijëve.”

O Zot, mendoi me vete. Ç’është kjo çmenduri. Kjo çmenduri ishte historia e tmerrshme e babait të tij. Ai ishte një shqiptar. Këtë nuk mund ta besonte. Ai e dinte se ç’do të thoshte fjala komunizëm, nga sa kishte lexuar, por domethënia e vërtetë e kësaj fjale ishte pasqyruar më së miri në fletët e atij ditari. Tani e kuptoi pse babai nuk i kishte folur asnjëherë për origjinën e tij, për familjen e tij, për asgjë. Tani i kuptonte shumë mirë të gjitha, dhe ndjehej fajtor. Gjatë gjithë këtyre viteve heshtjeje ky sekret mizor kishte qenë dhimbja e babait të tij. Dhimbje e ndarë vetëm me fletët e këtij ditari. Ai kishte jetuar për shumë kohë vetëm me frikën se mund ta përndiqnin deri në Amerikë dhe ta vrisnin, kishte jetuar me dhimbjen se nuk kishte më familje, por disi kishte mbijetuar. Dhe këtë e kishte bërë për një të ardhme ndryshe. Ende nuk arrinte ta besonte. Po sot Shqipëria si ishte? Kishte dëgjuar shumë pak për këtë vend, që ishte vendi i tij, ose më mirë aspak. Kishte dëgjuar se ishte një vend i varfër. Kishte dëgjuar se shqiptarët ishin shpërndarë në çdo kënd të botës… por asgjë nuk e kishte të qartë. Duhej të mësonte më shumë mbi Shqipërinë sot, mbi historinë e saj. Deri tani kishte mësuar vetëm mbi periudhën e Shqipërisë komuniste. Atë tashmë e dinte. Dhe duke njohur vetëm atë realitet Shqipëria i kishte lënë një shije të hidhur. Po nuk kishte si të ekzistonte vetëm një realitet i tillë. Sot në vend nuk kishte komunizëm. Po si ishte atëherë. Hapi menjëherë internetin dhe filloi të lexonte disa informacione mbi këtë vend, mbi Shqipërinë e tij.

“Shqipëria është një vend që për 500 vjet me radhë qëndroi nën pushtimin osman dhe u bë lakmi edhe për perandori e vende të tjera. Shqipëria është vendi që ka përjetuar për 50 vjet rresht komunizëm brutal dhe të pashpirt.”

Kjo ishte e vërtetë. Deri tani vetëm këtë pjesë të hidhur të historisë së vendit të tij kishte arritur ta zbulonte. “Skënderbeu është një figurë e shquar e Shqipërisë . Ai ka luftuar…” dhe në fotografi pa portretin madhështor të Skënderbeut. Për herë të parë, ndoshta në mënyrë të pavetëdijshme u ndje krenare.

“Nënë Tereza kjo misionare e paqes ishte nga Shqipëria. Sot shumë sheshe e vende mbajnë emrin e saj”. Këtë e dinte se Nënë Tereza ishte shqiptare.

“Kanuni luan rolin e ligjit në disa zona të caktuara.” Gjithçka që thuhej më poshtë ishte e pakuptueshme. E çuditshme ishte edhe ekzistenca e kanunit në vetvete. Nuk po arrinte ta konceptonte diçka të tillë.

“Sot Shqipëria një vend demokratik, kërkon që të bëjë përpara. Dëshiron antarësim me të drejta të plota në familjen e madhe Europiane. Por me gjithë përpjekjet e deritanishme ky vend ende nuk ka arritur të përmbushë standartet e kërkuara.”

“Fatos Nano e Sali Berisha qeverisën vendin për…”, e ndërkohë aty pa në foto Fatos Nanon dhe Sali Berishën. Këto do të jenë edhe qeveritarët e vendit tim, – mendoi. Më pas seç lexoi ca gjëra të tjera për politikën në vend. Vendosi të mbyllte internetin. Tashmë kishte mësuar shumë gjëra për Shqipërinë. Por kishte shumë të tjera për të zbuluar. Nuk mundej që të thuhej gjithçka për Shqipërinë në ato faqe të internetit. Duhej ta prekte atë realitet që ta ndjente dhe ta njihte më mirë. Ajo çfarë kishte lexuar ishte vetëm Shqipëria e tij në vija të përgjithshme. Por e rëndësishme ishte se ai tashmë kishte zbuluar origjinën e mohuar gjatë kësaj kohe ndoshta me të drejtë nga i ati. Tashmë ai e dinte se në damarët e tij rridhte gjak shqiptari.

Emiranda Lukaj

Si e shiti Kryetari i Partisë së Legalitetit për Zhvillim Lëvizjen Kombëtare, për interesat e veta?

Ekrem Spahia duhet të japë dorëheqjen!

Gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005, Sali Berisha shpenzoi shumë kohë duke kritikuar Lëvizjen për Zhvillim Kombëtare (LZHK), si agjentë të Partisë Socialiste. Ai i kritikoi sepse u druhej. Ai dinte gjithçka për ta. Ai e dinte se mbështetësit e LZHK-së janë familjet e të përndjekurve politikë. Ai e dinte se LZHK-ja ka shumë mbështetje nga diaspora, sidomos nga bashkësia shqiptare në Nju Jork, aty ku LZHK-ja ka organizuar mbledhje fondesh dhe ku ka degën më të madhe të saj, përveç selisë qendrore në Tiranë. Edhe Dashamir Shehu, edhe Ekrem Spahia vizituan degën e Nju Jorkut, ku takuan udhëheqjen e kësaj dege dhe bashkësinë, si dhe udhëtuan për në Uashington në përpjekje për të siguruar mbështetje për forcën e re politike që ishte formuar.

Megjithatë, LZHK-ja, që ishte një prej partive të vogla të djathta, ashtu si edhe Balli Kombëtar, Legaliteti, Konservatorët, të Përndjekurit Politikë etj., humbi keqas. Unë mbështeta LZHK-në, sidomos Partinë e Legalitetit dhe përpjekjet e tyre për të ndryshuar spektrin politik në Shqipëri. Unë besoja, dhe besoj ende, se ata, LZHK-ja ka një program të mirë, një mision të mirë, një platformë të mrekullueshm dhe do të kishte sjellë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. Prandaj, duke i besuar gjithë këto, punova me gjithë zemër për të sjellë ndryshimin.

Lind pyetja, si ishte e mundur që Berisha të kishte kaq shumë informacion rreth LZHK-së? Unë kam zbuluar se kryetari i partisë sime, Partisë së Legalitetit, Ekrem Spahia dhe disa miq të tij, si Ahmet Hoti dhe Hakik Mena nga dega e Nju Jorkut, kishin vepruar pas shpine për të shkatërruar këtë Lëvizje, veçanërisht degën e saj në Nju Jork, duke i dhënë informacione të rëndësishme Berishës, i cili më pas i përdori për të sulmuar LZHK-në.

Në maj të vitit 2006, unë bëra një takim në zyrat e Partisë së Legalitetit në Tiranë, ku një grup grashë nga e gjithë Shqipëria ishte mbledhur për të diskutuar gjendjen e vajzave dhe grave të reja të përfshira në politikë dhe që po dëmtoheshin nga kundërshtarët e tyre dhe dështimi i qeverisë në mbrojtjen e tyre. Ajo që rastësisht gjeta në zyrën e tij më tronditi. Gjeta një dokument që nuk duhej ta shija. Në këtë dokument vura re sa vijon: adresën e LZHK-së në Nju Jork, numrin e tyre të telefonit, shënime të bëra me dorë nga z. Hoti dhe z. Mena, foto nga takimet e tyre dhe udhëzime të dhëna nga z. Spahia këtyre dy të fundit se si ta shkatërronin LZHK-në në Nju Jork dhe në Shqipëri. Pashë në letër të firmosur nga Arjan Boriçi, Skënder Shkurti e Niko Kirka, ku Berisha barazohej me Hoxhën, Alinë dhe Nanon, si ai që përndoqi popullin shqiptar. Kjo letër i ishte dërguar me postë nga Nju Jorku z. Spahia në Shqipëri. Në fund, pashë një letër, ku ishte shkruar se Berisha kishte kërkuar dhe autorizuar shkatërrimin e LZHK-së si një forcë që ai e mbante një rrezik të vërtetë dhe të menjëhershëm. Ajo që pashë më trembi, më zemëroi dhe më hutoi.

Nuk ishte për t’u çuditur se kur delegacioni nga Nju Jorku erdhi në Shqipëri, as z. Spahia, as ndonjëri nga përfaqësuesit e LZHK-së në Shqipëri, e as ndokush nga media nuk i priti në aeroport. Spahia bëri të mundur që mbërritja e tyre nga SHBA të mos bënte jehonë.

Mbas fitores së Berishës, z. Spahia është i vetmi nga LZHK-ja të cilit iu ofrua një pozitë nga Berisha. Ai i ka shërbyer Berishës që nga viti 1990. Ai nuk është besnik ndaj Legalitetit apo LZHK-zë. Ai është besnik ndaj punëdhënësit të tij, Berishës. Prandaj, ai duhet të japë dorëheqjen nga Legaliteti dhe LZHK-ja, përpara se të na shkaktojë më tepër dëme të gjithëve ne.

Irma Gjerga,

Partia e Legalitetit, Durrës

Vendet që vranë diktatorët në BE, Ata qi i falen jashtë…

Dita e parë e Bashkimit Europian filloi jeten me dy antare të reja, me Bullgarin dhe Rumanin, pranimi i të cilave bëri që numri i antarve të BE shkojë në 27, ku ky supershtet arriti shifrat rekord me një sipërfaqe prej 4.2 milion km. katror dhe një popullsi rreth 487 milion banorë. Natyrisht shumica e këtyre vendeve që përbëjnë bashkimin më të madh Politik dhe ekonomik në Europ, vijnë nga sistemet demokratike të Europës Perëndimore, dhe rreth 25% nga vendet e Europës ish Komuniste. Gjithashtu rreth 95% e popullsisë së Bashkimit Europian i përket besimit Kristian (Katolik, Ortodoks, Protestantë e tjerë). Ne shqiptarve me këtë organizëm të Europës Demokratike na lidhë historia e mbi të gjitha sakrificat e martirizimi ndër shekuj në mbrojtje të qytetërimit e besimit të këtyre vendeve në shekujt e ligshtë të historisë, pa mohuar se ne Shqiptarët jemi edhe populli themel i kontinentit plakë, që në agimin e jetës në këto troje. Natyrisht duke pasur parasyshë këto Shqipërisë i takonte të parës të ulej në sofren e Europës Bashkuar, ku për këtë mjafton të kujtojmë se ne na takonte përpara Lituanis, Estonis Letonisë, Bullgarisë e mbi të gjitha Rumanisë, e cila ka qenë Nënkampionia e Diktaturës Komuniste (pasi mjerisht ne ishim Kampionët e shkeljes të drejtave të njeriut mbi të gjitha). Ne për të arsytuar mos pranimin tonë menduam të marrim si shembull tre argumenta:

–    Së pari, gjendjen ekonomike të dobët, kjo në fakt bie poshtë, pasi të paktën

tre shtetet e para të shenuara më sipër janë me standarte ekonomike shumë më të ulta se ne.

–    Së dyti thuhet se ne duke qenë me shumicë të besimit musliman, nuk na pranon shumica Europerëndimore, kjo me pak argumenta bie poshtë, pasi Muslimanët shqiptarë i përkasin qytetërimit Europian dhe këtë e tregon vetë fakti se gjatë viteve të pluralizmit këta shqiptarë janë integruar mrekullisht në jetën e vendeve ku kanë emigruar. Gjithashtu kujtojmë se vetë Franca ka rreth tre herë më shumë musliman se Shqipëria, gati po kaq Gjermania e tjera shtete të Bashkimit Europian. Ndërsa ne vijmë tek argumenti i tretë, i cili tregon se ne shqiptarët jami treguar mjaft tolerant në lidhje me dënimin e diktatorëve të gjallë apo të vdekur, si dhe veglave të tyre që i suallën Shqipërisë atë mjerim që e trashigojmë sot. Rumania ekzekutoi çiftin diktatorial Çeushesku, madje me një ekzekutim gati mafioz, pa asnjë element qytetarie, ndërsa në Shqipëri edhe nëse e dënuan, muaren vegla të diktaturës komuniste jo vetëm u liruan, por edhe u dëmshpërblyen. Të gjitha këto na bëjnë të mendojmë se si është e mundur që Bashkimi Europian të pranojë në gjirin e vet jo një vend si ne që kemi kultivua tolerancën e faljen në ekstrem, por një vend që jo vetëm nuk ka toleruar, por ka vrarë diktatorët… Ne në këtë opinion të shkurt mendojmë se toleranca jonë për diktatorët dhe pinjollët e tyre është kuptuar si dobësi nga trashigimtarët e komunizmit, që edhe sot janë pengesat kryesore që na lënë jashtë sofrës së Bashkimit Europian, i cili mjerisht tolerancën tonë duke se e ka vlersuar edhe ai si dobsi, apo diçka tjetër… Gjithsesi ne shpresojmë dhe besojmë…

Ndue Bacaj

Në udhëkryqet e historisë…

A asht Shqipnia vendi i shanseve të humbuna?

Për ta zbërthyer në detaje këtë trajtesë do të duhej një kohë relativisht e gjatë dhe një studim serioz, por gjithsesi, në mënyrën time, me aq njohuni të disponueshme që zotnoj, do të përpiqem të jap kontributin tim modest me dëshirën e mirë me e njoftë lexuesin me ato shanse të cilat i kemi humbur gjatë historisë tonë të dhimbshme dhe kjo kryesisht për gabimet dhe fajet e atyne që na drejtuan. Me sa kam dijeni deri më sot, vetëm Faik Konica dhe At Gjergj Fishta u treguan “të pamëshirshëm” ndaj atyne që e neglizhuan apo e sabotuan oksidentalizimin e Shqipnisë dhe vetëm “fishkulli” i tyne qëlloi me forcë mbi kurrizin e bartësve të “bacilit” osmano-aziatik. Jemi mësue të ndigjojmë dhe të përdorim (vend e pa vend) shprehjen e Fishtës “moj Evropë, moj kurvë e motit”. Vallë a qëndron kjo thanje, në çdo “stinë” të motit? Sipas meje, jo. Nuk besoj se mori “bekimin” e Evropës Dhimitër Fari, kur tradhëtoi Mbretneshën famëmadhe të Ilirisë, Teutën, duke iu hapun rrugën pushtuesve romakë. Nuk e “pyeti” Evropën Karl Topia kur kërkoi ndihmën e turqve dhe i solli nga Maqedonia për të luftue kundër Principatës “supreme” të Balshajve. Ishte periudha ma e artë, mbas rënjes së perandorëve serbë të Stefan Dushanit, kur Balshajt, për afro 31 vjet i zgjeruan kufijtë duke rikthye tokat e Perandorisë Ilire (në kufijtë e saj të vjetër) me një sipërfaqe prej 100.000 km2. Vallë, a nuk asht ky një “shans” i humbun? Evropa, padyshim, ka gjynahet e saj, sa të hershme, por edhe të vona. Konkretisht, si Budi, ashtu edhe Bogdani, ma shumë se një herë i apeluan Europës për ndihma në luftën kundër pushtuesve osmanë. Fitorja e koalicionit kristian në portat e Vjenës që mbrohej nga gjenerali polak, Gjon Subievski, inkurajoi priftin filozof dhe patriot, Pjetër Bogdani për të udhëhequr kryengritjet antiosmane në Arbëri. Por, Porta e Lartë, në mënyrë të rrufeshme mobilizoi 100.000 forca tartare për të shuar kryengritjet dhe me një urrejtje të papërmbajtun të shkaktuar nga disfatat që pësoi në portat e Vjenës, iu vërsul Ballkanit. Dhe, padyshim, pasojat e këtij ndëshkimi, ma tepër se kushdo tjetër, i mbajtën në kurriz shqiptarët. Përveç masakrave dhe terrorit, mbi 300.000 shqiptarë u detyruan të kthejnë në fenë e pushtuesit. Një dhunë e terror i tillë nuk kishte ndodhë ndonjëher në Shqipni që në kohën e pushtimit të Krujës mbas vdekjes së Gjergj Kastriotit. Dihet historikisht se mbas vdekjes së Kryetrimit të Arbërit, asnjë prijës tjetër nuk arriti t’i bashkojë principatat, ndonëse u zhvilluan mbi 100 kryengritje antiosmane, për të dalë nga zgjedha turko-aziatike. Këtë dhimbje e përjetuan edhe popujt e tjerë të Ballkanit, por islamizimi u bë në mënyrë shumë më të kufizuar dhe për këtë ekzistojnë shumë faktorë. Në radhë të parë, klasa feudale ndër këto vende qe më aktive dhe nuk i tradhëtoi interesat nacionale ashtu siç bënë feudalët shqiptarë, të cilët, në mbrojtjen e interesave të tyre, u hodhën si “lavire” në prehërin e pushtuesve tue tradhëtue atdheun dhe bashkë me të edhe fenë e krishtenë 1500-vjeçare. Padyshim që lufta 25-vjeçare nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit dhe 25 beteja të fitueme kundër dy sulltanëve ma të fuqishëm të Perandorisë Osmane, e kishin ngritë urrejtjen ndaj Arbërisë në kuotat maksimale. Edhe mbas Lidhjes së Prizrenit, shqiptarët nuk arritën të bahen pjesë e koalicionit të shteteve të Ballkanit në luftën kundër Turqisë, edhe kur ajo ndodhej në “grahmat” e fundit, sepse nji pjesë e ndjeshme e feudalëve shqiptarë deshën të “mbyten” në “xheminë” turke që po fundosej. A nuk asht edhe ky rast një “shans” i humbun? Edhe mbas Shpalljes së Pavarësisë, kur fuqitë e mëdha na sollën Princin Gjerman, Wilhelm Vidin për të na drejtue shtetin, u ngritën mbeturinat aziatike me në krye Haxhi Qamilin dhe duke shkelë mbi flamurin e Arbë, ngritën në Durrës flamurin e “babës” (me hyllë e hanë)! A nuk asht ky nji shans i humbun? Pushtimi i Italisë Fashiste, përveç dhunimit të lirisë na la në “derë” edhe një “kopil” tjetër tue na ba pjesë si aleate në pushtimin e Greqisë. Qëndrimi i ushtrisë shqiptare, e cila drejtohej nga gjenerali patriot Prenk Pervizi, ishte pasiv në këtë luftë, falë autoritetit të këtij patrioti, i cili mbasi hyni në tokën greke, dha urdhën që ushtarët shqiptarë, të mos qëllojnë mbi popullsinë (madje) as mbi ushtrinë greke. Të njëjtin veprim (me urdhërin e tij) ka kryer edhe batalioni “Tomorri”, i cili drejtohej nga Major Spiro Moisiu. Por për fat të keq, trupat e milicisë fashiste që drejtoheshin nga Major Frrok (mbiemni s’po më kujtohet), u tregue mjaft aktiv, duke damkosë flamurin shqiptar që mbante në “devizë” bashkë me “sopatën e Liktorit”. Pasojat e këtij veprimi e dhanë “frytin” e tyne kur përfaqësuesi grek në Londër, duke tregue për luftën që Greqia kishte ba kundër fashizmit dhe nazizmit, ndër të tjera akuzoi edhe Shqipërinë si bashkëpunëtore të fashizmit në luftë Italo-Greke dhe nuk duhet mohue se ndikimi i Anglisë në “Jaltë” u bë shkak që Shqipëria të kalonte në sferën e Lindjes nën ndikimin sovjetik. A nuk është ky një shans i humbun? Në vitin 1968, Shqipëria shkëputet nga “Traktati i Varshavës”, por “sulltani” i kuq, Enver Hoxha, nuk e shfrytëzon këtë rast me u lidhë me Perëndimin. A nuk asht ky nji “shans” i humbun? Në vitin 1987, gjermani i madh, Jozef Shtraus, i zgjat dorën e miqësisë Shqipërisë, por Ramiz Alia e refuzon këtë ofertë. A nuk asht edhe ky nji “shans” i humbun?!

Sot na ofrohen shanset për t’u inkuadrue në NATO dhe në BE. Shanset duken të mira dhe sipas mendjes time politika e jashtme funksionon në efiçencë të plotë, duke na ringjallë shpresat.

Grindjet e brendshme dhe “lidhjet e shkurta” mes institucioneve dhe forcave politike duhet të normalizohen në mënyrë të domosdoshme, në të kundërt do të mbesim përjetësisht “vendi i shanseve të humbuna”. Urojmë që kjo të mos ndodhë ma asnjiherë. Ashtu qoftë!

Mark Bregu

MASAKRA që tronditi botën

Sheradin BERISHA

14 Janar 2007

„Nga ajo që pash nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit (!) …kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time…“ – kështu pat deklaruar para gazetarëve ambasadori amerikan William Woker, ish-shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, më 16 janar 1999, vetëm një ditë pas vrasjes dhe masakrimit të 45 civilëve shqiptarë në fshatin Reçak të Shtimes.

Në orët e hershme të mëngjesit të datës 15 janar 1999, ashtu siç ishte planifikuar në Beograd, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, militare dhe paramilitare serbe të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara.

Sipas dëshmitarëve që kanë mbijetuar krimin, aty rreth orës 6.30 minuta forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të  granatojnë fshatin, prej vendeve të quajtura „Pishat“, „Gështenjat“, „Rrasa e Çallakut“ dhe nga „Çesta“ përmbi Reçak. Pas ndërprejes së granatimeve forcat kriminale serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet shtëpi për shtëpi. Në këto momente mjaftë të rënda, fshatarët janë përpjekur të largohen nga fshati apo të gjejn një vendstrehim më të sigurt, por rrethimi i hekurt e ka bërë të pamundur një gjë të tillë. Forcat policore serbe që ishin futur përmes rrugës kryesore të fshatit kishin arrestuar në oborrin e shtëpisë (afër xhamisë) Banush Azem Kamberin, ndërsa familja e tij pak kohë më herët kishte braktisur shtëpinë. Forcat kriminale, Banushin pasi e maltretojnë fizikisht e ekzekutojnë me rafale automatiku në oborrin e fqinjit të tij Rashit Rashiti. Këta barbarë të mesjetës, nuk e lënë me kaq, pas ekzekutimit Banushit ia këpusin edhe kokën, e cila nuk është gjetur në vendin e krimit.

Formacionet kriminale, në të cilat ishin përfshirë edhe serbë lokalë, në këtë operacion shfarosës nuk lanë vend në fshat pa kontrolluar, djegur e shkatërruar. Drama me tmerruese në këtë ditë për banorët e Reçakut u zhvillua në shtëpinë e Sadik Osmanit. Qysh në orët e para të mëngjesit ishin tubuar shumë familje në podrumin e shtëpisë dhe në ahurin e lopëve të tij për t´u mbrojtur nga granatimet e artilerisë së rëndë serbe. Kriminelët pasi kishin hetuar strehimin e banorëve të fshatit në këtë shtëpi, fillimisht nga largësia prej shtëpisë së Ragip Jahir Bajramit dhe shitores së Lutës gjuajnë me armë të kalibreve të ndryshme dhe në këtë moment vrasin plakun Nazmi Nuha dhe më pastaj hidhen në sulm, rrethojnë shtëpinë e Sadikut dhe futen në oborr.

Dëshmitarët Ramë Nesret Shabani dhe Sadie Ramadani, për këtë ngjarje tragjike rikujtojnë:“ Rreth orës 8:30, jemi tubuar në bodrum të shtëpisë së Sadik Osmanit, për t´u mbrojtur nga granatimet. Aty kanë qenë rreth 30 gra me fëmijë, kurse prej meshkujve ishin Sadik Osmani, Ramë Nesret Shabani, Mufail Hajrizi, Burim Osmani dhe disa djemë të rinj. Ndërsa burrat tjerë, rreth 30 veta, kanë qenë të vendosur në ahurin e Sadik Osmanit. Fillimisht policia serbe i ka nxjerrë jashtë nga ahuri burrat dhe mandej ka ardhur një polic i maskuar dhe ka hapur derën e bodrumit, ka këqyr brenda dhe ka dalë jashtë. Ndërkohë, ka ardhur komandanti i policisë së Shtimes dhe e ka pyetur policin e maskuar:“Çka ka këtu brenda?“.Polici i përgjigjet:“Gra dhe fëmijë“. Komandanti ia kthen:“Pse po gënjen? Këtu paska edhe burra“. Na ka nxjerrë në oborr dhe na ka marrë letërnjoftimet… ndërsa gratë dhe fëmijtë i kanë mbyllur në bodrum më çelës.

Ndërkaq dëshmitari Biall Sadri Avdiu, që ka qenë i strehuar në ahurin e lopëve thotë:” Dy tre policë  e çelën derën e ahurit…dhe thanë:”Ima ovde mnogo irredentista, majko im jebem” (Këtu ka shumë irrredentistë, he nënën ja u qivsha). Na urdhëruan të dalim përjashtë me duart përpjet, dhe kur dolëm përjashtë ata kishin qenë shumë 30 – 40 policë të renditur prej kodre, krejt të armatosur deri në dhëmbë e të mëdhenj, disa me masaka e disa pa to”. I kanë tubuar në oborr dhe ia kanë marrë letërnjoftimet e dokumentet tjera.

Në oborrin e Sadikut në këtë moment kritik ishin këta mashkuj:” Hakip Imer Hakipi, Ahmet Izet Jakupi, Esheref Halim Jakupi, Lutfi Hasan Bilalli, Sadik Xhemë Osmani, Jashar Milaim Salihu, Njazi Sherif Zymberi, Shyqeri Ismajl Syla, Haqif Hysenaj nga fshati Petrovë, Muhamet Faik Syla, Fatmir Faik Ramadani, Murtez Ramiz Imeri, Mehmet Qerim Jakupi, Muhamet Hafiz Mustafa, Shukri Milaim Salihu, Sheremet Shyqeri Syla, Mufail Mehdi Hajrizi, Bujar Hanafi Hajrizi, Salih Faik Ramadani, Nexhat Faik Ramadani, Xheladin Ahmet Jakupi, Raif Milaim Salihu, Ragip Jahir Bajrami, Bajrush Nesret Shabani, Bilall Bilalli, Ramë Nesret Shabani, dhe Nesret Shabani.

Sipas këtyre dëshmitarëve që kanë mbetur gjallë, kriminelët serbë pasi i kanë legjitimuar burrat e zënë, i kanë shtri për toke dhe kanë filluar t´i rrahin mizorisht duke përdorur kondakët e armëve, shqelmat, dru, zinxhirë dhe gjësende tjera të forta. Gjatë rrahjeve në oborrin e Sadikut , dëgjohej gjëma dhe britmat e burrave, ndërsa në bodrum qanin e lemeritnin gratë e fëmijtë e mbyllur në çelës.

Pas kësaj drame tmerruese, kriminelët sipas skenarit të përgatitur më herët kalojnë në fazën e dytë të veprimit. Dëshmitarët gjatë rrahjeve brutale në oborrin e shtëpisë së Sadik Osmanit kanë dëgjuar një komunikim me radiolidhje të drejtuesve të këtij  oprecioni. Pas një orë e gjysmë rrahjesh për vdekje, diku në mesditë këta burra i marrin dhe në kolon për një i nisin në drejtim të malit dhe te”Gropa e Bebushit” ndalohen nga njësitë tjera kriminale serbe, me të cilët pak kohë më parë nga oborri i Sadikut  është biseduar në radiolidhje.

Pikërisht në rrugicën e Gropës së Bebushit ashtu siç kanë qenë duke ecur në kolonë, njësitë kriminale serbe me rafale automatiku nga afërsia i ekzekutojnë pamëshirshëm 24 burra, ndërsa me këtë rast meqë ishin të fundit në kolonë arrijnë të shpëtojnë: Ramë Shabani, Bilall Bilalli, Nesret Shabani, Ali Qazimi dhe Imer Imeri.

 

KUSH U VRA E U MASAKRUA MË 15 JANAR NË REÇAK

Më 15 Janar 1999, (në këtë ditë të kobshme), në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.

1.Lute ASLLANI

2.Banush AZEMI

3.Ragip BAJRAMI

4.Halim BEQIRI

5.Rizah BEQIRI

6.Zenel BEQIRI

7.Lutfi BILALLI

8.Ajet EMINI

9.Bujar HAJRIZI

10.Myfail HAJRIZI

11.Skënder HALILI

12.Haqif HYSENAJ

13.Hajriz IBRAHIMI

14.Hakip IMERI

15.Murtez IMERI

16.Nazmi IMERI

17.Mehë ISMAJLI

18.Muhamet ISMAJI

19.Ahmet JAKUPI

20.Eshref JAKUPI

21.Hajriz JAKUPI

22.Mehmet JAKUPI

23.Xhelal JAKUPI

24.Jashar JASHARI

25.Raif JASHARI

26.Shukri JASHARI

27.Fatmir LIMANI

28.Nexhat LIMANI

29.Salif LIMANI

30.Bajram MEHMETI

31.Hanumshah MEHMETI

32.Arif METUSHI

33.Haki METUSHI

34.Ahmet MUSTAFA

35.Asllan MUSTAFA

36.Muhamet MUSTAFA

37.Sadik OSMANI

38.Jashar SALIHU

39.Shukri SALIHU

40.Bajrush SHABANI

41.Ahmet SMAJLAJ

42.Sheremet SYLA

43.Shyqëri SYLA

44.Bajram XHELADINI

45.Njazi ZYMERI

Të nesërmen, më 16 janar aty rreth orës 13:30 minuta në Reçak do të shkojë ish-shefi i misionit të OSBE-së z. William Woker, për të parë nga afër këtë ngjarje të tmerrshme. z.Woker pasi vizitojë fshatin u ngjitë lartë te Gropa e Bebushit  dhe derisa po i afrohej luginës së ngushtë i tmerruar pa kufomat e tre  mashkujve të moshuar dhe në këto momente deklaroi: “Për nga pamja  duket si ekzekutim. Duket se njerëzit pa kurrfarë vlere për jetët e njerëzve kanë vrarë këta njerëz, që mua me duken si bujq, si punëtorë, si fshatarë, që definitivisht nuk kanë merituar të vdesin kështu..“ Më pas z. Woker vazhdoi ngjitjen drejt luginës së vdekjes, ku po qëndronin të shtrirë me duar të shtanguara e trupa të sakatosura kufomat tjera të civilëve të ekezekutuar. „T´i shohësh kufomat kështu me fytyra të shkatërruara, që si duket janë bërë nga armët që janë mbajtur afër kokave të tyre, t´i shohësh 15 në një gropë, dhe në një mënyrë të ekzekutuar, mendoj se më nevojiten disa minuta para se të përcaktohem se çka dua të them“, pohoi z.Woker. Dhe, z. Woker në konferencën me gazetarë pa ngurrim do të deklarojë:“ Nga ajo që pash nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit (!) …kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time…“.

Nga data 15 deri më 19 janar 1999 në Reçak dhe në rrethinë  është zhvilluar një luftë e përgjakshme. Njësitë e UÇK-së gjatë këtyre ditëve zhvilluan disa beteja me forcat kriminale serbe për ta mbrojtur  popullatën e gjithë rajonit nga operacionet shfarosëse. Dhe në këtë luftë të pabarabartë ranë dëshmorë këta luftëtarë të lirisë:

Ahmet Kaçiku 1964 – 1999

Ali Beqa 1973 – 1999

Ismail Luma 1975 – 1999

Mehmet Mustafa 1938 – 1999

Sadik Mujota 1939 – 1999

Shaqir Berisha 1969 – 1999

Kadri Syla 1967 – 1999

Nazim Kokollari 1974 – 1999

Vezir Jashari 1975 – 1999

Skënder Qarri 1975 – 1999

Enver Rashiti 1974 – 1999

Lutfi Bilalli 1957 – 1999

Sadik Osmani 1957 – 1999

Nexhat Ramadani 1978– 1999

Ragip Bajrami 1978 – 1999

 

KUSH MORI PJESË NË MASAKRËN E REÇAKUT

Në masakrën e Reçakut morën pjesë njësitë speciale të policisë dhe forca të shumta paramilitare serbe, ku ishin të përfshirë edhe serbët lokalë, punëtorë të Kuvendit Komunal të Shtimes, të postës, të pylltarisë etj

Më 10 qershor 2005 Lëvizja KAN tani „Vetëvendosje“, së bashku me familjarët e Reçakut kanë identifikuar shumë kriminelë serbë që morën pjesë në masakrimin e banorëve të Reçakut dhe këtë fakt e kanë bërë publike përmes një çarçafi të vendosur pëpara selisë së UNMIK-ut, në të cilin ishin shkruar emrat e kriminelëve.

Në këtë çarçaf ishin shkruar emrat e këtyre kriminelëve:

1.BOZHIDAR MARINKOVIQ

2.ÇEDOMIR AKSIQ

3.ZHIVORAD STOJÇETOVIQ

4.BOGDAN NOJIQ

5.JOVICA STOJKOVIQ

6.MOMIR RISTIQ

7.ZVONKO RISTIQ

8.LJUBOMIR NOJIQ

9.NENAD MARINKOVIQ

10.PAVLE MARINKOVIQ

11.ZORAN NEDELKOVIQ

12.SLLAVISHA MARINKOVIQ

13.VOJISLLAV JANIÇIJEVIQ

14.MILIVOJE ÇANOVIQ

15.JOVICA JOVANOVIQ

16.STOJAN AKSIQ

17.MILORAD KOSTIQ

18.DRAGISHA KOSTIQ

19.DRAGAN TASIQ (…)

Ndonëse janë publikuar emrat e këtyre kriminelëve, deri më sot askush nga përgjegjësit e sigurisë në Kosovë,(policia e UNMIK-ut, KFOR-i, SHPK-ja…) as  institucionet tjera ndërkombëtare (UNMIK-u…) por as lidershipi politik e institucional i Kosovës (pozita e opozita) duket se nuk kanë treguar interesim, për më tepër janë treguar skajshmërisht neglizhent dhe të papërgjegjshëm për këtë çështje.

Nga gjithë kjo sa u tha, një gjë është e sigurt, bota e di se në Reçak dhe kudo në Kosovë janë bërë krime të tmerrshme, prandaj pa vënien e drejtësisë në vend nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në as në Kosovë as në Ballkan.

 

 

Dita fatlume që ndau historin edhe për ne shqiptarët…

Nëse ka momente fatlume që historia mijëra-vjeçare e kësajë Bote duhet ti përkujtojnë e festojnë, ato momente janë padyshim Nata e 24 dhjetorit dhe dita pas-ardhëse e 25 dhjetorit, të cilat Bota i përmbledhë me fjalen Krishtlindja. Bota e qytetruar Krishtlindjen e kremton jo vetëm si festë fetare të Kristianëve, por edhe si moment historik që ndau një herë e përgjithmon kohen e kësaj Bote në Dyshë, ku që nga ajo kohë e sot, por edhe nesër e pasnesër sa të kenë këmbë njeriu mbi Dhe, Matja e Kohës mbaron me Krishtin, dhe nga Krishti fillon.

E ndërsa Krishtlindja si eveniment që bashkoi hyjnoren me njerzoren festohet me 24 në darkë dhe 25 dhjetor diten, ne menduam të evokojmë një histori të shkurtë të kësajë nate dhe dite fatlume që krijuesi i gjithësisë bani Emer të shpëtoi krijesat e veta mbi këtë tokë, duke u kumtuar lajmin e mirë të lindjes së Mesisë së paralajmruar, i cili në emer të Zotit do të ndihmonte njerzit të shkëputeshin nga rruga e mëkateve të besimit pa Zot te Paganizmin, dhe të besonin tek drita e vërtet, tek ai që u kishte falë mishin e shpirtin, tek Zoti Ynë në Qiell, tek rruga e pa gabueme e besimit për një jetë dinjitoze civilizimi e zhvillimi, ku njeriu ta ndiente vehten siç ishte në fakt, Shembelltyra fatlume e planetit tokë.

Lindja e Mesisë kishte rreth 4000 vite që jo vetëm ishte paralajmëruar, por Bota e priste me padurim. Profet të shumtë kumtonin lajmin e mirë nga njëri shekull në tjetrin, por lajmi vonoi jo për dëshirë të Krijuesit, por për fajin e Botës mëkatare që besonte në krijesa shumë më inferiore se vet njerzit, e ku ky besim kishte një emer Paganizem. Natyrisht Profecia vonoi, por nuk harroi. Nëntë muaj para se Virgjëresha, Zonja Marie të sillte në jetë me frymen e Zotit Jezusin, vetë Engjëlli Gabriel u bë lajmëtar i Zotit, kur i tha kësajë virgjëreshe, se ti do të lindësh një fëmijë edhe pse nuk njeh asnjë burrë, dhe kjo krijesë do të jenë Mesia i paralajmruar, me emrin e parë Emanuel, “Zoti është me ne”, dhe që në histori tashmë njihet me emrin në përjetsi Jezu Krisht. Nëntë muaj pas këtij lajmi në qytetin e vogël, por të Shenjtë të Betlehemit, dhe vetëm 9 km larg nga pallati i mbretit Herod të Izraelit, në kushtet e një shpelle me emrin e qytetit, një krijesë e bukur u shkëput nga trupi i virgjëreshës Marie, ku kjo krijes sapo pa driten, apo më saktë errësiren e kësaj bote, jo vetëm se ishte mesnata që po ndante datat 24 dhe 25 dhjetor, por se kjo errësirë jete kishte mbuluar njerzimin e shoqërit e asaj kohe, për fajin e tyre, ku veset sundonin moralin, Jezusi i vogël qau, madje qau jo si një fëmijë i sapolindur, por qau si një krijes e rritur e me ndërgjegje, qau për boten halleshume, për mëkatet ku ishin zhytë krijesat e Zotit në qiell, qau për rrugen e vështirë të një jete të re, plot mëshirë e mirsi, që ky i dërguar i Zotit do të kumtonte para Botës… edhe me sakrificen më sublime të jetës toksore, duke u kryqëzuar nga Ponc Pilati në Kryq, por edhe duke dëshmua ringjalljen, dhe njëkohësisht si Kryqin ku e gozhdojnë, se në personin e tijë bashkohen Hyjnorja me toksoren… Lajmi i lindjes së Mesisë Paralajmruar ishte një kumt i mirë edhe për Jozefin, ish të fejuarin e Maries, që Zoti e kishte ndaluar të mendonte keq për virgjëreshën Maria, si dhe një gëzim i pa masë i Gjon Pagëzuesit, që më vonë do të pagëzonte me ujin e lumit Jordan vetë Jezusin…

Se çfarë solli në këtë Botë Jezu Krishti dhe doktrina e tijë Kristiane, këtë e ka fiksuar historia rreth dy-mijë vjeçare e civilizimit, zhvillimit e besimit në jeten e krijuesin që na e ka falë këtë. Mrekullit e predikimit me frymën e Zotit, mrekullitë e shërimit, e mëshirës, të ringjalljes dhe fitimit të Botës amshueme, të bazuara të gjitha këto në filiozofin e Faljes që shpirti i Zotit i dërgojë tek ne me anen e birit tijë Hirplotë Jezusit kanë bërë, që gjithë këto mrekulli e mirsi të transmetohen nga njëri brez në tjetrin, si dhe të shkruhen në mijëra libra, ku mbi të gjitha qëndron si busull e pa gabueshme Bibla e Shenjtë. Për të vertetuar këto mjafton të hedhim një sy mbi Boten Europerëndimore, zhvillimin e qytetrimin e sajë, ku menjëherë të shkon mendja se këto vende kurrë nuk do të kishin mundur të ndërtojnë një mrekulli të tillë vetëm me punën e njeriut, pa pasur ndihmen e Zotit në Qiell, ndihmë që e përhapi dhe e përhap tek ne Besimi te Jezu Krishti, i cili nga Qielli ku është ngjitur pranë të lumit Zot bekon krijesat dhe punën e tyre, shpesh herë edhe mëkatare, që më shumë vazhdon t’i falë e mëshirojë se t’i ndëshkojë, edhe pse në shekullin e 21-të një diçka e tillë do të ishte e nevojshme”… Sidoqoftë ne shqiptarët, edhe pse sot jemi të hallakatur si asnjë popull tjetër i Europës kemi një histori të madhe që lindi dhe u rrit së bashku me Besimin Kristian. Ne kemi martirët e parë të Kristianizmit, që u sakrifikuan për besim e tempuj për Jezusin që në fundin e shekullit parë dhe fillimin e të dytit, madje këta martirë janë nga Dardania e asajë Kohe dhe Kosova e sotme, dhe vendi i sakrifikimit është vetëm 7 km nga Prishtina e sotme, dhe kishte emrin Ulpiana. Martirët ishin të parët në Ballkan dhe ndër të parët në tërë popujt e Europës së asajë kohe, dhe këta dy martirë të Shenjtëruar ishin ndërtues dhe kishin emrat Flori dhe Luani të cilët kanë datat përkujtimore (si shumë martirë e shenjëtorë të tjerë shqiptarë) në kalendarin katolik… E vargu i martirve e Shenjtorve me origjin Ilire është shumë i madh, sa vetë historia e këtijë Besimi. Në themelet e Besimit kristian qëndron kontributi i Perandorit nga Nishi i Kosovës (sot i grabitur nga fqinjët) me emrin Kostandini Madh, nëna e të cilit ishte Elena, e cila mbas kërkimeve me vullnetin e Zotit arrin të zbuloj Kryqin Origjinal të Jezu Krishtit në Jeruzalem, gjë që e shenjtëroi duke e bërë Shen Elena. Vetë Kostandini i Madh kur ishte perandor i Romës nxorri dekretin e parë në vitin 311 për të mos përndjekur të Krishterët, madje në vitin 313 ky perandor Shqiptar nxjerrë të famshmin Ediktin e Milanos, ku besimi Kristian e njeh si Fe zyrtare të Perandorisë. Për t’u a bërë më të lehtë rrugën e lutjeve Kristianëve të perandorisë në vitin 321, ditën e Diel e shpallë ditë pushimi për besimtarët… Madje edhe Koncili i Nikesë që forcoi e pastroi disi shpirtin Kristian, kishte ndihmesën e këtij Shqiptari të pa-harruar… Hymni i pamort i Kishës Katolike Të Deum (Ty Hyj të Lavdrojmë) është vepër e Ipeshkvit Niket Dandani, nga Kosova… Shen Jeronini, teolog dhe dijetar i pashoq, që përktheu Biblen nga Hebraishtja në Latinisht është prej mishi e gjaku Ilirë, pra Shqiptar. Katër Papë që drejtuan Selin e Shenjtë janë Shqiptarë, si Papa Eluteri, Shen Gaji, Papa Gjoni i IV-të dhe i katërti, dhe ndoshta më i madhi Papa Klementi i XI-të. Gjergj Kastrioti për rreth 25 vite ishte shpata mbrojtëse jo vetëm e Arbërisë, por edhe e Europës Kristiane e cila dridhej para fuqisë të Perandorisë Otomane… e kjo vazhdoi pa u ndalur deri në fundin e Shekullit XX-të, kur një shqiptare tjetër, Nënë Tereza, do të bëhej shëmbëlltyra e mirsisë, mëshirës, por edhe dermani për të vazhduar jeten e mijëra e miliona fatkeq që kishin humbur shpresen tek kjo botë halleshume. Vepra e Nënë Terezës, tashma e Shën Terezës, e pranuan edhe nga Kisha Katolike e më gjërë ishte një mrekulli që mund të shfaqej vetëm me ndihmën e Jezusit në Qiell, ku të gjitha këto vepra mëshire e bamirsie Nënë Tereza deri sa ndërroi jetë ja kushtonte Jezu Krishtit meshir-plotë. Mjerisht shpërblimi për ne Shqiptarët kishte qenë i vogël edhe pse kishin kontributin e mbi të gjitha sakrificen e Madhe për vehte, Europen dhe besimin e saj Kristian, e ndoshta ky shpërblim do të vijë dikur, pasi e meritojmë edhe nëse kemi pasur apo kemi mëkate, që duhet t’i lajmë me dëshirën dhe vullnetin tonë, por edhe me ndihmën e Atij që Po i festojmë Datlindjen, Jezu Krishtit, për të cilin ne duhet të ndezim qira, të flasim uratë, të lutemi me përshpirtje e ngazëllim, duke qëndruar e pritur zgjuar në mesnatën që ndau 24 me 25 dhjetorin, dhe njëkohësisht ndau historinë, duke na falur ne mëkatarve të kësajë toke Mesin e paralajmruar, shelbuesin tonë Krishtin, e ndërsa në këto momente ne jemi mësuar t’i quajmë Krishtlindja apo më popullorçe Kshnellat, dhe natyrisht këtë Krishtlindje dhe lajmin e mirë të Jezusit në mes nesh është mirë ta presim në Kishat tona duke u lutur, e kërkuar falje e mëshirë para Zotit e birit tijë Krishtit mëshir-plotë, për të cilin kemi nevojë ne për Atë e jo Ai për ne… Gjithsesi historia e festimit të Krishtlindjes filloi të institucionalizohet që në vitin 138 nga Peshkopi Telesforo, por Krishtlindja në atë kohë nuk festohej nga të gjithë popujt në një datë, ku për t’u fiksuar kjo ditë u deshte të vinte viti 357, dhe Papa Likerio të celebroi datën e 25 dhjetorit si ditën e Krishtlindjes. Festimet fillonin që natën e 24 dhjetorit, duke bërë rindërtimin e skenës mistike të vendit ku lindi Jezusi në Shpellën e Betlehemit, ndërsa Pema e Krishtlindjes e fitoi qytetarin dalngadal ndër shekujt që pasuan deri në ditët e sotme, por tashma kjo pemë më shumë i përket vitit të ri se festimit të mrekullueshëmë të Krishtlindjes… apo ditës që ndau historin…

 

Ndue Bacaj

 

A mund te perseritet fenomeni “bahriboriçi” ne Shkoder?

Fillimisht e ndjeme per detyre ti kerkojme ndjese ish- kryetarit te Bashkise, Bahri Borici, por te gjithe haptas apo nen ze, e kemi pranuar se humbja e PD-se ne Shkoder ne vitin 1996, erdhi si pasoje e nje fenomeni qe tashme quhet “bahriboriçi”.

Ne fakt, ne pragzgjedhjet vendore 2007, jane disa reminishenca qe te kujtojne detaje te zgjedhjeve vendore 1996, sic ka edhe shume zhvillime qe mund te parandalojne skemen e nje dekade me pare.

Si ne vitin 1996, pushtetin qendror e ka Partia Demokratike dhe si ne te njejten periudhe, pushteti vendor drejtohet prej saj. Ne vitin 1996, PD-ja kishte vetem 4 vite qe qeveriste qytetin e vendin, ndersa sot demokratet kane 6 vjet ne udheheqje te Bashkise (Rusi- Haxhi) dhe dicka me pak se 2 ne riudheheqje te vendit, pas 8 viteve ne opozite.

Ne vitin 1996, PD-ja e Shkodres ishte ne lulezimine  kulmit te unitetit ne rradhet e saja, ndersa sot, pa dashur te futemi thelle ne analiza, hatermbetjet jane evidente, te pakten nga eskponente te rendesishem, gjithnje ne perceptimin e mediave. Nga ana tjeter, demokratet e mbetur ne opozite per 8 vite ne pushtetin qendror, kane nje etje te madhe per karrike me rikthimin ne pushtet.

Tashme, te ulemi me kembe ne toke dhe te flasim hapur! Ne vitin 1996, kandidati demokrat Artur Luka, ishte nder te paktit emra qe iu derguan Tiranes per shqyrtim. Ndersa pas nje dekade, per postin e kryebashkiakut te Shkodres, PD-ja dergoi ne Kryesine e larte, mese 40 emra kandidatesh.

Nje tjeter Luka, por me emer Lorenc eshte kandidati i perzgjedhur per kryetar Bashkie nga PD-ja ne Shkoder. Askush nuk ka dyshim, se pervec mbiemrit, personat ndryshojne ndjeshem ne kohe nga njeri- tjetri. Eksperienca e Arturit ne vitin 1996, jo vetem ne politike por edhe ne menaxhimin e pushtetit, ishte shume me e paket se ajo e Lorencit sot. Ky i fundit, vjen ne kete kandidim si nje figure qendrore e PD-se, te cilen e ka drejtuar si kryetar, por edhe si kryetar i Keshillit te Qarkut Shkoder dhe per shume vite si keshilltar bashkiak. Megjithate, akoma nuk kemi dale tek thelbi i ceshtjes, e cila diskutohet qe nga baza deri ne kupole, jo vetem tek PD-ja, por edhe tek PS-ja dhe qe lidhet me perkatesine fetare te kesaj kandidature. E ketu, dashja pa dashje, deri me tani, ne loje eshte Partia Socialiste dhe kandidati Namik Kopliku, i nje tjeter besimi me Lorenc Luken.

Nuk mund te mohohet se PS-ja, pertej “zgjedhjes me sita te ndryshme” te kandidatit, te mos kete bere edhe nje perllogaritje te vogel qe lidhet pikerisht me perkatesine fetare te individit- kandidat. Pas mandatit te Boricit dhe dy mandateve demokrate Rusi dhe Haxhi, natyrshem do te mendoje nje emer me nje tjeter perkatesi fetare. E njejta logjike, duket se eshte perdorur edhe ne perzgjedhjen e bere nga PD-ja ne qender, edhe pse nuk mund te anashkalohet fakti i kontributeve dhe i statures se krijuar nder vite nga kandidati Luka.

Ketu na kthehet ne mendje viti 1996 dhe fenomeni “bahriboriçi”. Fillimisht nen ze, por me pas edhe haptas, segmente te PD-se se asaj kohe (1996), akuzuan si “kolone te peste” brenda rradheve te saja, demokrate qe gjykuan ne baze te perkatesise fetare te kandidatit. Madje, nje fryme e tille, e cila tashme eshte evidente edhe ne keto pragzgjedhje, filloi te instalohet ne PD qe nga ajo kohe. Kontestimet e hapura edhe te perfaqesuesve te institucioneve fetare apo prane tyre, per emrime ne poste te ndryshme te individeve te vetem nje besimi, jane bere publike me kohe.

Ne kete atmosfere, me reminishenca te vitit 1996, po pergatitet nje perballje elektorale e rradhes PS- PD me emra konkrete: Namik Kopliku kunder Lorenc Lukes. Ne pamje te pare, fitorja e kandidatit te PD-se, duket e thjeshte ne nje qytet me bindje te thella “demokratikase”, por edhe mese i ndjeshem (dhe me fakte!) ndaj ceshtjes se besimit fetar te kandidateve. Edhe pse 1996-a eshte jo shume larg, tashme skema qe mund edhe te perseritet, nuk do te sillte ne krye te Bashkise nje te djathte (sic ishte rasti i DBSH-se me Bahri Boricin), por nje te majte socialist.

Megjithate, ne loje eshte edhe sistemi i zgjedhjeve, i cili teorikisht duhet te pengoje renien e Bashkise se Shkodres ne duart e nje socialisti. Ne ndryshim nga viti 1996, kur per te perzgjedhur kryetarin, duhej nje tur i dyte qe justifikohej me pragun 50%+1 te votave, ne zgjedhjet e pritshme fiton thjeshte ai qe eshte renditur i pari, pavaresisht nga perqindja e marre nga elektorati. Ketu, i favorizuar eshte pa me te voglin dyshim kandidati i PD-se. Kjo duke gjykuar edhe mbi vitin e “cudise” 1996, ku ne turin e pare, pavaresisht se nuk mori mbi 50% te votave, kandidati demokrat Luka, mori shume me teper vota kryetari i ardhshem (me balotazh) i Bashkise Borici. Aleanca e turit te dyte, me shume ne baze te besimit te kandidateve se te bindjeve politike, eshte veshtire te stigmatizohet ne nje tur te vetem zgjedhor, sic parashikohet te ndodhe edhe ne zgjedhjet vendore 2007.

Pertej ketyre arsyetimeve, deri diku logjike, asnjehere ndodhja e nje ngjarjeje, mund te pranohet apo te mohohet kategorikisht 100%. Prandaj, pyetja shtrohet logjikisht: A mund te perseritet fenomeni “bahriboriçi” ne Shkoder, qe do te thote pervec te tjerave, kalimi i drejtimit te Bashkise nga PD-ja tek PS-ja, per hir te besimit te ndryshem te kandidateve!?

Blerti DELIJA

“Sekreti i Atlantidës në Shpellën e Nereut në Detin Jon“!

nga Agron Luka

Llogjika të shtyn të mendosh se këto ide, sado realizime dëshirash njerëzore me fantazi, bazoheshin jo vetëm te toka e sheshtë me katër kordinata, por diku-diku edhe te toka glob. (Apollodori, “Biblotheca“. Lib. II, 114 etj; shih më hollësisht  Grimal, cit. f 231-232 dhe f 442-443 etj.).

Një informatë interesante jep edhe  Diodori i Siçilisë, i cili shkruante se, Pirrua i Epirit, mbasi i kishte mundur kartagjenasit duke ua marrë pothuajse të gjitha portet e Siçilisë, kishte grumbulluar një flotë të madhe. Pirrua, nënvizonte Diodori, synonte të hidhej nga Siçlia për të pushtuar Libinë, duke “ndjekur gjurmët e Herakliut”. (Exerpt. Hoeschel, f 497-499, cit, sip. “Ilirët dhe Iliria në autorët antikë”, 1965, f  146-147) E njejta thënie “për ndjekjen e gjurmëve të Herakliut“ ishte përdorur edhe për Aleksandrin e Madh, por në drejtimin e kundërt nga lindja. Në dokumentin e zbuluar në “Statutet e Shkodrës“, në vitin 1997, “Testamenti dhe Privilegjet dhe Aleksandrit të Madh dhënë popujve ilirikë“, na del shprehja: “Aleksandri i Madh, biri i Zeusit, Zot i Tokës prej ku lind e ku perendon e nga veriu në jug“ etj. (Shih shkrimin tonë botuar i shkurtuar nga red. ”Koha Jonë“, dt. 18-19 shtator 2006 etj)  E këtu na duhet të shënojmë se dinastia e parardhësve të Aleksandrit të Madh e mbante veten me prejardhje nga Herakliu. Në një rast Aleksandri u mburr disi se ja kishte kaluar deri edhe Herakliut, me arritjen e tij në Indi. Dhe ishte e kuptueshme simpatia dhe mburrja me Herakliun, në gadishullin tonë, me këtë eksplorator tokësor, navigator detar dhe fluturues ajror, me këtë ndërtues qytetesh dhe muresh fortifikuese, me këtë mbrojtës të njerëzimit, i cili në një varg rastesh theu edhe dogmat e tabutë e lashta.

Herodoti, i pari shkruante se në Afrikën veriperendimore ndodhen malet Atlas. Por, informatat më të rëndësishme e befasuese vijnë nga Platoni, i cili i referohej Solonit, i cili ishte bazuar në një informatë me prejardhje nga një prej priftërinjve të Egjiptit, që jetonte në Sais në deltën e Nilit. Platoni shkruante se ai ishull gjigand Atlantida, përtej “Shtyllave të Herakliut” në Oqeanin Atlantik, ishte fundosur/gojë gëlltitur nga oqeani, nga një shpërthim kataklizëm vullkanik rreth nëntë mijë vjet më parë se koha e tij. Ky ishull na ishte nën dominimin e Poseidonit, Hyu i Detit dhe i Tërmeteve. Siç, mund të kuptohet, “Fundet e Tokës”, rezultonin vazhdimisht më tutje, kur njerzit arrin deri atje, dhe kështu ngjau me sa duket edhe me “perendimin e diellit në fund të tokës”, i cili u shty edhe përtej brigjeve afrikane në Oqeanin Atlantik. Sipas përshkrimeve të Platonit, ishull-kontinenti gjigand i Atlantidës na kishte pasuri të mëdha bujqësore e blegtorale dhe sidomos pasuri mineralogjike, si ar dhe në një lloj metali “orikalku” i cili shkëlqente si zjarr, kishte një qytet përrallor të rrethuar me mure të larë me ar, me tynele nëntokësore, me kanale të lundrueshme, ku vlonte tregëtia. Atlasi ishte mbreti i këtij vendi, një njeri i ditur me njohuri astronomike etj. Nisur nga fakti se kjo informatë vinte nga Egjipti, shumë studiues mendojnë se ndoshta detarët egjiptianë dhe fenikas kishin arritur ndonjë farë komunikimi e dijenie për brigjet e kontinentit amerikan dhe qytetërimin e atjeshëm. Nga mitologjia dhe nga navigimet e fenikasve sot njihet se ata lundërtarë të famshëm e kishin pagëzuar më përpara ngushticën e Gjibraltarit si “Shtyllat e Melkartit” dhe se ata kishin lundruar thellë edhe përtej këtyre shtyllave, përgjatë brigjeve afrikane. Zbulimet më të fundit arkeologjike kanë nxjerrë ekzistencën reale të ish kolonive fenikase në brigjet e Gjibraltarit, si stacione lundrimi, pas më pas. Kështu pra mendohet se edhe vetë Platoni mund të ketë ekzagjeruar me atë datimin e para 9 mijë vjetëve, sepse një informacion i tillë ishte thuajse e pamundur të ruhej i transmetuar gojarisht qysh nga koha kur nuk ekzistonte as shkrimi e as vetë civilizimi egjiptian. Studiuesit kanë vërtetuar se çfarëdo kataklizme nuk mund t’a fundoste e t’a zhdukte komplet një ishull të atillë gjigand, pavarësisht se mund të ketë pasur një kataklizmë vullkanike në një zonë të caktuar.

Modeli i sferës qiellore na del sëpari në mitologjinë e objektet egjiptiane, ku një dem me brirë të artë mban midis tyre një glob dielli të artë. Po kjo ide mitologjike na del edhe në legjendën e Evropës, ku Kadmi fenikas i ardhur në gadishullin tonë, në kërkim të së  motrës Evropë, duhej të ndiqte gjurmët e një lope që mbante një gjysëm hënë midis brirëve etj. Modeli i parë studimor i sferës qiellore qe bërë nga Talesi, kurse i sferës tokësore nga Krateti. Sipas autorit antik Pausania, shek II, skulptori antik Theokleu me të birin kishin realizuar një grup skulpturor me motivin e Herakliut dhe Atlasit. Ai shkruante:  “Thesaurët e tretë e të katërt janë dhuruar nga epidamnasit dhe byzantasit; ai i të parëve ka botën e mbajtur nga Atlasi dhe Herakliu dhe pemën e Hesperideve, mollën dhe gjarpërin e përdredhur rreth saj. Të gjitha këto janë punuar prej kedri, nga Theokleu i biri i Hegylit. Që botën e bëri bashkë me të birin e tregon mbishkrimi që gjendet aty…” (“Descripto Graeciae”, VI, 19; cit. “Ilirët dhe Iliria…”, f 246-247)

Sigurisht se kjo mitologji dhe “Bota qiellore sferike” njihej e studiohej edhe në shkollat e qyteteve tona antike.

“Rizbulimi” i Atlantidës në shek II! Trillim-Ironia dhe Lojë-Ironia e Koinçidencës: Kontinenti i Atlantidës/Amerika ekzistonte!

Shkrimtari grek Lukiani (shek II), i cilësuar si “Volteri dhe Zhyl Verni i antikitetit”, duke sintetizuar një paraqitje të dijetarëve e filozofëve helenë, që shkonin shumë kohë para Erës së Re, shkruante: “Duke vënë re gjithfarë dukurish të jetës unë arrita të kuptoja…vendosa t’i ngrija sytë dhe të soditja mbarë rruzullimin. Në fillim e ndjeva veten ngushtë, sepse nuk merrja vesh çfarë është ajo që filozofët e quajnë kozmos: në ç’mënyrë ishte krijuar ky kozmos dhe kush ishte krijuesi i tij. Nuk dija gjithashtu ku e kishte ai zanafillën e vet dhe cili ishte qëllimi i tij i fundit. Zura të vrojtoja botën pjesë-pjesë, por kjo më bëri ta vrisja mendjen edhe më shumë, sepse shihja yjet e shpërndarë kuturu nëpër qiell, shihja diellin, dhe atëherë digjesha nga dëshira për të marrë vesh se ç’janë tërë këto…rrufeja që përshkon retë, gjëmimi që shpërthen me aq forcë, shiu, dëbora dhe breshëri – të gjitha këto ishin për mua një enigmë e pazgjidhëshme. …vendosa t’i drejtohesha filozofëve…pagova një shumë të mirë të hollash të mbaroja kursin e filozofisë…ata ma mbushën kokën çdo ditë me teori të ndryshme, si atë mbi shkaqet e para e shkaqet e fundit, atomet, zbrazëtirat, elementet, idetë etj….ata njerëz të ditur grindeshin me njëri-tjetrin lidhur me doktrinat e veta dhe kishin pikëpamje të ndryshme për të njëjtin send!…Shpesh herë ata nuk ishin në gjendje të thoshin se sa stade është larg Megara nga Athina, e prapëseprapë dinin me saktësi ç’largësi ndan hënën nga dielli; guxonin ta masnin atë me kut, përcaktonin trashësinë e ajrit, thellësinë e detit, periferinë e tokës, perimetrin, vizatonin rrathë, ndërtonin trekëndësha mbi katërkëndëshat, studionin gjithfarë sferash, bile edhe vetë qiellin. …Para së gjithash, tek ata vërehet një ndryshim i plotë mendimesh lidhur me botën (universin): disa thonë se bota nuk është krijuar e as ka për t’u prishur ndonjëherë, kurse të tjerët guxojnë të flasin për krijuesin dhe për mënyrën se si është ndërtuar ajo. Këta të fundit më habitnin më shumë se kushdo, për arësye se pranonin një Zot si krijues të gjithësisë, por nuk thoshin as nga kishte ardhur ky Zot, as se ku ndodhej ai, kur e krijoi botën, sepse nuk është e mundur të mendohet koha dhe hapësira para se të lindte gjithësia. …Pa le pastaj sikur të dëgjoje ç’thoshin për idetë dhe elementet jo trupore, ose ato teoritë e tyre për fundësinë dhe pafundësinë!

(vijon)

 

Drane Xhaji: Kinematografia ishte dashuria ime e parë që përfundoi me një puthje!

Shqipëria Etnike:Muza juaj tipike femërore më shtije në mendime se ju  ndoshta do t’i përkisnit më tepër kinematografisë se sa estradës.Mos vallë keni ngatruar urban kur  filluat udhën e vështirë të  artit?

Drane Xhaji :Të bëhesha aktore kinematografie ka qënë një nga ëndrrat e mia më të hershme.Isha veç  16 vjeç kur interpretova në filmin”Thirrja” në rolin e heroines nënën Licë, përkrah Ndrekë Lucës, Vitore Ninos, Viktor Burçetit, etj, rol që u mirprit dhe u vlerësua pozitivisht nga bukpjekësit e kinemasë së atyre viteve.Përgëzimet e Roza Angnostit, Vitore Ninos, Bardhyl Martinit etj ishin shumë të sinqerta dhe inkurajuiese  për mua që sapo kasha hedhur hapin e parë në vrapimin me pëngesa në rrugën e gjatë  të artit.

ShqipëriaEtnike:Pas atij deputimi të suksesshëm përse nuk vazhduat më tej?

Drane Xhaji:Më janë ofruar edhe tre role të para, madje fitova edhe kinoprovën dhe kur  mendoja se do të shkoja në xhirim , më kanë zbritur pa dëshirën time nga urbani i kinematografisë.Në kinema  hyra nga porta ,por mentaliteti dhe kushtet familjare më imponuan të dal nga dritarja.Kështu që konstatimi juaj qëndron Kinematografia ishte dashuria ime e parë që përfundoi vetëm me një puthje!

Shqipëria Etnike:Kur jeni ngjitur për herë të parë në skenë?

Drane Xhaji:Kam qënë vetëm 15 vjeçe kur fitova çmimin e parë në një konkurs kombëtar të recitusve të poezisë,po atë vit prezantova festivalin e ushtarit në Shkodër,aty ishte një nga operatorët më të mirë të kinematografisë Bardhyl Martini i cili më propozoi të luaja një rol në film.Në teatrin e estradës kam ardhur rastësisht, pas filmit  mora pjesë në një dramë , gjatë kësaj kohe u dha një variete dhe më morën si drejtuese shfaqje.Qysh atë ditë e deri më sot punoj si aktore humori  mëgjithëse fillimisht më dukej jashtë vetës sime.

Shqipëria Etnike:Cila ishte kjo premjerë e parë?

Drane Xhaji:“Të lumshin duart” me regjizor Paulin Sejkun,u prita shumë ngrohtë nga publiku pata shumë emocione pozitive.

Dukagjini:Kur keni marrë apo dhënë puthjen e parë?

Drane Xhaji:Një gazetë serjoze me karakter historiko-shkëncor nuk ka pse të merret me intimitete erotike.Shkruani një herë  historinë e Dukagjinit pastaj historitë e tjera ….

Shqipëria Etnike :I keni numëruar ndonjë herë rolet që keni realizuar?

Drane Xhaji:Jo nuk më ka shkuar ndonjë herë ndërmënd, sepse janë role të para e të dyta, të vogla e të mëdha të vjetër e të rinj , por po  të llogaritësh 25 vjet aktivitet, me nga 4 premiera në vit dhe në një premjerë më takon  të luaj normalisht më shumë se 4 role, del vetë numri i saktë

Dukagjini:Cilat janë rolet më të dashura për ju?

Drane Xhaji:Rolet të gjitha i kam dashuruar pa përjashtim. Kam një jetë të tërë që dashuroj në të gjitha zhaneret e humorit.Kam luajtur role vajzash elegante, plakash të rraskapitura, grashë shtëpijake e  llafazane, studente, sportiste, lavire, madje edhe rolin e djalit gjahtar i studenteve  të Luigj Gurakuqit.Do të veçoja ato role që i kanë bërë më përshtypje publikut si në telekomeditë “Pak fresk është sonte”,”Fjalë Kryqi”, në komedinë “Nën hijen e një dege” apo skeçet  “Sinjorina italjane”, “Mikrobusi i policisë”,”Mis Shoshi”,“Pënsionistët”,”Motrat e Mbretit”,”Dhëndri nga Amerika”,”A ta mbysim dajën” etj

Shqipëria EtnikeA është vështirë të kalosh nga një rol a karakter në një tjetër?

Drane Xhaji:Është shumë e vështirë qoftë nga ana vizuale por edhe nga ana shpirtërore, duhet të transformohesh komplet brënda 5 minutash pas (dy këngësh)  nga vajzë  15 vjeçare  në grua 40 apo e moshuar 65 vjeçare duke ndryshue gjithçka  që nga luku deri tek shpirti i rolit

Shqipëria Etnikei:Suksesin tuaj  ia dedikoni portretit tuaj të bukur apo punës dhe talentit?

Shqipëria Etnike:Bukurinë lum kush e ka,por bukura aq sa është e mirë ,është edhe bela.Artiste aq më tepër në estradë të bën talenti puna dhe vetëm puna.

Shqipria Etnikedi:Si u prit një vajzoke e re në shtëpinë e madhe të humorit shkodran,a ju kanë mbështetur ustallarët e vjetër të atij konaku?

Drane Xhaji:Ka qënë fat dhe kurorzimi i një ëndrre të bukur për mua të punoj për 18- vjet me të papërseritshmin Tano Banushin, ishte fat   të punja me të mëdhenjt  Hasan Smaja e Paulin Preka,me të mirnjohirit  Zef Deda,Gezim Kruja ,Zyliha Miloti, Katrina Biga, me të ndjerën Jolanda Shala me Mondin Besen etj.

Shqipëria Etnike :Je ndier e përkëdhelur në përzgjedhjen e roleve apo jo?

Drane Xhaji:Asnjëherë nuk e kam pasë atë previlegj të zgjedh këtë rol se më pëlqen mua dhe pikë.Unë gjithmonë kam luajtur ato role  që më kanë ofruar dhe kurrë nuk kam pasë luksin e refozimit

Shqipëria Etnike:Ju ka ndodhur ndonjëherë  që gjatë interpërtimit t’ia fusni kot?

Drane Xhaj:Nuk më ka ndodhur ndonjëherë t’ia fus kot por të shtoj nga vetja ime po, sepse jemi pjestarë të një realiteti ,të një shoqërie komike shqiptare dhe shumë tipa që takojmë në jetën e përditshme janë pjesë e roleve tona .Aktori i mirë gjithmonë fut diçka nga vetja e tij duke e pasuruar rolin që intërpërton.

Shqipëria Etnike :A ju kanë indentifikuar ndonjëherë me rolet?

Drane Xhaji:Jo vetëm një herë,por madje  shpesh herë, kjo është kënaqësia dhe suksesi më i mirë  për çdo  aktor

Shqipëria Etnike :Na rrefe pak për përvojën tuja në televizion gjatë viteve 1999-2005?

Drane Xhaji :Ka qënë një përvojë e re interesante kam punuar si folëse, gazetare realizuese dhe drejtuese e emisioneve kulturore në televizjonin “Antena Nord”.Kam realizuar një maratonë të gjatë prej 23 emisionesh për vlerat e këngës popullore shkodrane me këngëtaret(Bik Ndoja,Xhevdet Hafizi, Shyqyri Alushi,Violeta Zefi,Shpresa Rranxi,Mukades Çanga , Bujar Qamili )etj.Kam ralizuar dhe drejtuar emisionin ftesë në studjo me përsonalitetet më të shquara të kulturës dhe artit  shkodranë , kam realizuar dy dokumentarë televiziv, njëri kushtuar fëmijëve të braktisur “Mos u vrisni ëndrrat” dhe  tjetri i titulluar “Nderi dhe lavdia e sportit shqiptar”kushtuar ish kapitenit të kombëtarës shqiptare shkodranit Rudi Vata.I mirpritur dhe me shumë audjencë ka qënë emisioni “Fllings” me poezi muzikë dhe romancë erotike.

Shqipëria Etnike:Ku jeni ndierë më  mirë në teatër apo në televizion?

Drane Xhaji:Janë si nëna dhe e bija është zor që t’i duash te dyja!

Teatri është shtepia ku jam rritur dhe  bërë  me emër,qënja në estradë më jep sadisfaksion të veçantë, teatri është jeta ime dhe dashuria e dashurive të mija .

Shqipëria Etnike:Në studimin tim më rezultoni me origjinë të kahershme dukagjinse.Doni ta zbuloni vete apo tua zbuloj unë fillin tuaj të  moçëm gjenetik?

Shqipëria Etnike:Unë asnjëherë nuk kam përdorë ferçe.Kam lindur në Rus katolik nga dy prindër punëtorë.Xhaji është emri i fisit tim që gjendet në Shkrel me prejardhje nga Xhani i Pultit.Të njëjtën pytje më ka bërë edhe artisti i famshëm Ndrekë Luca kur po xhironim së bashku tek filmi “Thirrja”.Kur iu rrëfeva më tha: Qënkemi nga e njëjta mahallë moj vajzë!Unë ty të paskam motrën !Ai kështu më thëriste mua me pëkëdheli vazhdimisht gjatë xhirimit edhe më vonë duke më dashtë më ngrohtësinë dhe dashmirsinë e një prindi shembullor,dashamirsi që më jepte krahë, pasi përpara Ndrekës më dukej vetja e vockël  sa një kukull

Shqipëria Etnike:Ju pra keni mbajtur mbiemrin e babes?

Drane Xhaji:Po me këtë mbiemër u bëra e njohur, dhe këtë mbiemër mbajta  edhe me pëlqimin e bashkëshortit  Sandri

Shqipëria Etnike:Kjo intërvistë vjen disa kohë me vonesë për lexuesit e gazetës sonë për shkak te vdekjes së bashkëshortit tuaj,prandaj  më lejoni që të  shpreh ngushllimet më të sinqerta, për këtë humbje të dhimbshme që pësuat:

Drane Xhaji:Ju falenderoj përzemërsisht qoftë për intërvistën por veçanarisht për ngushllimin që shprehët për vdekjen e bashkëshortit tim të dashur.Unë Sandrin e kisha më tepër se burrë pasi e konsideroja si shok e mik të shtrejtë të jetës me të cilin jemi mirëkuptuar vazhdimisht .Duke qënë intelektual i formuar mirë me dy shkolla të larta(matematikë dhe ekonomi biznes) ai më ka mbështetë dhe inkurajuar në karrjerën time artistike dhe për këtë i jam mirnjohëse.Unë e kuptoj se për  mentalitetin tonë tradicional nuk është e lehtë që të jesh burri i një gruaje artiste.Më vjen shumë keq së shkoi shumë shpejt në mënyrë të papritur në jetën e pasosur kur kisha  shumë nevoje ta kisha në krah ,prandaj e përjetoj me shumë dhimbje mungesën e tij.

Shqipëria Etnike:Si jeni ndjer në daljen e parë në skenë pas vdekjes së bashkshortit ?

Drane Xhaji: Recitali i mikës sime  dhe këngëtarës së mirnjohur Mukades Çanga ka qënë dalja ime e parë në skenën e Teatrit Migjeni pas vdekës së tim shoqi(Ndërsa në publik ka qënë aktiviteti i Shoqatës Dukagjini kur Profesor Kolë Prelën mori titullin Qytetar Nderi i Shkodrës).Publiku shkodranë është i mrekullushëm,ai e kuptoi shumë mirë gjëndjen time emocionale duartrokitjet  dhe ovacionet e tij të ngrohta ishin dhurata më e shkëlqyer për mua,dhuratë  që nuk do t’i harroj asnjëherë.Unë e dua shumë spektatorin e shkëlqyer shkodranë, ai është oksigjeni i jetës sime skenike.

Shqipëria Etnike:Çfarë është humori për ju?

Drane Xhaji:Njeriu që nuk qeshë është si dita pa diell,gazin na ka dhuruar Zoti për të mbytë marazin,vuajtjet  dhe hidhërimet e jetës.Të qeshurit për mua ngjason me një muzikë të mrekullushme.Humori i afron njerzit, i ndihmon për të kuptuar më mirë njëri- tjetrin,ashtu si muzika që është universale.Ndjenja e përbashkët e humorit shpesh bëhet shkak për një miqësi të fortë.Jeta ime pa humorin do të ishte një mërzi e pa durushme

Shqipëria Etnike:Si ndiheni brënda këtij profesioni në kushtet e sotme?

Drane Xhaji:Aktrimi është një profesion sa i bukur aq edhe i vështirë.Për të qënë aktore duhet të jesh një njeri i formuar shumë mirë.Këtu kam parasysh anën humane,morale, karakterin.Aktori duhet të jetë një njeri sa  i ndjeshëm aq edhe i fortë.

Shqipëria Etnike i:Mos vallë është plakur  Estrada e Shkodrës, pasi ka rënë dukshëm aktiviteti dhe shkëlqimi i saj?

Drane Xhaji:Estrada është në vështërsi pasi shumë pak investohet për kulturën ,defakto ne paguhemi sa një  pensionist mesatar.Në jemi po ata aktorë që kemi qënë, por nga ana tjetër ndihet shumë mungesa e shkrimtarve humorist që duhet të bluajn miellin e estradës

Shqipëria Etnike:Cila është arma jote më e fortë:

Drane Xhaji:Arma ime më e fortë është brëndia e shpirtit , vullneti dhe karakteri i fortë

Shqipëria Etnike;Po bukurinë ku e le?

Drane Xhaji:Të faliminderit ky kompliment nuk më ka munguar asnjëherë, komplimenti është kënaqësi e veçantë për çdo femër.Një femër është e vdekur  vetëm atëherë kur nuk merr komplimente.

Shqipëria Etnike:A ke përjetuar ndonjëherë ndjenjën e zilisë:

Drane Xhaji : Unë jam njeri,zilia është njerzore,atë e kam provuar shumë herë, sepse kam respekt për njerzit që kam zili(Zili pozitive)

Shqipëria Etnike:Çfarë janë pasqyra dhe femra?

Drane Xhaji:Pasqyra dhe femra janë lesbike.Pasqyra u sherben grave që të zbukurohen për t’i pëlqyer një mashkulli, që të zbukurohen për arsye estetike, për tu treguar të kujdesshme për paraqitjen e jashme apo për tu bërë të bukura për qefin e tyre .

Shqipëria Etnike:Sikur të ishit 18 vjeçare me çfarë do të merreshit në jetë?

Drane Xhaji:Sikur të isha edhe një herë 20 vjeç po të imitoja shokun Enver do të merresha me matematikë , po do të imitoja  të rejat e sotme do të merresha me muzikë dhe duke zbuluar linjat  e mija do të lija pa punë këngëtaret profesioniste , ose do të bëhesha deputete milonjere për një vit.

Shqipëria Etnike:Cilët nga politikanët vipa adhuron ?

Drane Xhaji:Të gjithë jemi dehur të paktën një herë  kush më pak e kush më  shumë prej politikës ,politika jonë nuk ka vipa ,por rrypa.

Shqipëria Etnike:Cilat janë hobet e Drane Xhajt:

Drane Xhaji:Qyshë në  gjimnaz kisha pasion,gjuhët e huaja muzikën, më pëlqen kinematografia, shetitjet e largëta sidomos në mal ,më pëlqejnë lulet fustanet,parfurmet,kapelet, vera  dhe  kafshët. Kam pasë një qen të mrekullushëm (Xhoj) të cilin e kisha xhan më ngordhi i shkreti prandaj e kujtoj me  nostalgji pasi shpesh e merrja me vete  edhe në çfaqje edhe në ekran .

Shqipëria Etnike:Cilën kafshë urreni më shumë?

Drane Xhaji:Kafshën me fytyrën e njeriut hipokrit.

Shqipëria Etnike:Ç’mendim keni për burrat dhe gratë?

Dranë Xhaji:Burrat dhe burrëria kanë vdekë, këta meshkuj  që kanë mbetë të gjithë njësoj janë.Për gratë dhe paranë pajtohëm me titullin e librit tuaj “Bota sillet rreth grave”, meshkujt janë skllever të grave dhe lekut?Sot mbizotrojnë femrat matrialiste qe pëlqejnë gjithfarë majmuni mjafto që të kenë makina të bukura, para e pushtet.

Shqipëria Etnike:A janë burra shteti  Nano dhe Berisha?

Drane Xhaji:Sikur shteti të ishte femër | Nano do ishte burrë me zemër,|sikur shteti të ishte  kale| I Hipë Saliu e s’zbret i gjallë:

BISEDOI PRELË MILANI

 

“Dashuri, vuajtje dhe shpresë”

Promovimi i romanit “Dashuri, vuajtje dhe shpresë” u organizua këto ditë në qytetin e Shkodrës në prani të miqve, shokëve shkrimtarë. Krahas promovimit të romanit, për shkrimtarin Nikë Bunjaj pati edhe një gëzim tjetër siç ishte ai i dorëzimit të titullit “Qytetar Nderi”, akorduar nga Këshilli i Komunës së vendlindjes së tij, Kelmend, me këtë motivacion: “Për kontributin e shquar në fushën e arsimit, letërsisë dhe shkencës”, si dhe vlerësimet e marra në promovimet e librave të tij, si romane, monografi, vëllime me poezi, tregime dhe në fushën e publicistikës, duke marrë dhe çmime të ndryshme vlerësimi si brenda dhe jashtë shtetit.

Gjithashtu, fondi i krijuar nga krijimtaria e tij është një shtysë e fuqishme për marrjen e këtij vendimi.

Me romanin “Dashuri, vuajtje dhe shpresë”, të shkrimtarit tashmë të mirënjohur Nikë Bunjaj, i cili është bërë i njohu jo vetëm për lexuesin shqiptar, por edhe matanë kufijve tanë dhe sidomos për romanet “Agjenturat dhe agjentët”, “Zemra e nënës”, “Deri kur…?”, “Emigracioni dhe emigrantët” dhe deri te romani i fundit “Dashuri, vuajtje dhe shpresë”, apo për monografitë “Heroi që lindi në çerdhen e lirisë”, “Nora e Kelmendit” e deri te “Mbretëresha me zemër e shpirt shqiptar”, na jepet një pamje e bukur.

Ndalemi te romani i fundit “Dashuri, vuajtje dhe shpresë”, ku besojmë se është një nga romanet më të suksesshme të shkrimtarit Nikë Bunjaj. Ato nuk kanë të bëjnë vetëm me mënyrën e bukur artistikisht të të shkruarit, por edhe për shumë të tjera, si p.sh. përdorimi i gjuhës së thjeshtë për lexuesin, për dhemshurinë ndaj njerëzve dhe shumë njerëzor të të shkruarit, por duhet kërkuar edhe tek gjuha e pastër me materialin jetësor e aktual të romanit gjatë kohës së tejzgjatur të tranzicionit në Shqipëri, ku më shumë se gjysma e popullsisë aktive mbeti mjerisht pa punë, pa shpresë.

Një pjesë e madhe e rinisë që mbaron shkollën e lartë, i bashkoet ushtrisë së të papunëve. Po kështu edhe një pjesë e intelektualëve deri të njohur, të quajtur “truri i kombit”, u detyruan edhe ata, në rrugë legale dhe ilegale, të emigrojnë nëpër kontinentet e ndryshme.

Në roman, në çdo faqe që shfleton të bie në sy historia e dy personazheve realë kryesorë, që në të njëjtën kohë janë edhe personazhet pozitivë të romanit, ku merr patjetër dhe vlerë simbolike dhe zgjon interesin e përgjithshëm.

Pyetjes se ç’do të bëhej me shtresat e varfëra e të mesme duke përfshirë edhe intelektualët në vorbullën e tronditjeve deri edhe psiqike që shkaktoi tranzicioni i tejzgjatur që me ndryshimin e sistemeve e në vazhdim, shkrimtari në këtë roman i ka dhënë përgjigjen e duhur politikës shqiptare. Partitë politike që shpejtuan të lindin pas kohës së tranzicionit, si kërpudhat pas shiut, të cilat nuk i shërbejnë sa e si duhet elektoratit që përfaqësojnë e sidomos shtresave që përfaqësojnë dhe që gjenden në nevojë. Shqipëria nuk kishte nevojë me tre milion e gjysëm banorë të ketë rreth njëqind parti e shoqata të majta e të djathta, të qendrës e të bishtit! Ato, gjatë kohës krijuan rrëmuja e përçarje deri në kontradikta joantagoniste, por në disa raste edhe kontradikta antagoniste që u pasuan edhe me luftë civile.

Filozofia e shkrimtarit Nikë Bunjaj, një bashkëpunëtor i rregullt i gazetës “Shqipëria Etnike”, ka një karakteristikë të veçantë për mendimin demokratik europian për fazën e tranzicionit duke nxjerrë në pah realisht edhe gabimet e politikës shqiptare për këtë periudhë kohore.

Nikë Bunjaj është nga të paktët shkrimtarë që ka ditur të shkruajë me realizëm të hollë e plasticitet të pashoq vuajtjet e shumicës së shtresave të popullsisë në nevojë të kësaj periudhe të tranzicionit në Shqipëri. Tabloja që na jep nëpërmjet personazheve shkrimtari Nikë Bunjaj në këtë drejtim në vija të përgjithshme, është e plotë, e fuqishme dhe superiore, sepese na shpalos para syve te lexuesit kontradiktat antagoniste dhe joantagoniste në tranzicion të mbarë shoqërisë shqiptare dhe tregon realisht rrugët përfundimtare të së keqes. Pa një kuptim të tillë të problemeve të mprehta sociale dhe pa një bindje të thellë nuk mund të arrihet në rrugën e zgjidhjes së drejtë të tyre.

Shkrimtari në këtë roman tregon shumë rreziqe që po sillen rrotull si re të zeza shoqërisë shqiptare: papunësia, korrupsioni, trafiqet e qenieve njerëzore, droga, kriminaliteti i paparë ndonjëherë gjer në familje etj., etj. Këto erdhën edhe nëpërmjet një rruge tjetër të gabuar si rezultat i moskuptimit të drejtë midis individit dhe shoqërisë, midis lirisë e demokracisë, nga mungesa e objektivitetit politik në këtë periudhë krize dhe për të gjitha këto faturën e pagoi dhe po e paguan populli…

Morinë e njerëzve të varfër pa punë e pa shpresë, siç na paraqitet në roman nëpërmjet personazheve reale pozitive e negative që përpliten në kthetrat e krizës i peshku në zall. Shkrimtari e sheh çdo ditë, çdo orë e minut dhe jeton me këtë gjendje të rëndë të tyre, brenda së cilës jeton edhe ai vetë… Por, vështrimi i tij ngulitet midis kontradiktave që ai ka vendosur në qendër të romanit, është i mprehtë dhe i thellë. Ai i shikon ato në zhvillim e sipër, në dëshpërimin e tyre, por edhe në shpresat e tyre që gëlojnë dhe pa të cilat ato nuk mund të jetojnë më tej. Shkrimtari i shikon ato me syrin kritik, i shikon me rreptësi, por nga ana tjetër edhe me një dashuri të thellë. Ndaj shprehim me plot bindje mendimin se Nikë Bunjaj është një shkrimtar realist aq i fuqishëm saqë, në të shkruar e sipër të këtij romani i ka ndodhur një dukuri e tillë: e shoqja e heroit të tij kryesor e varfanjakut Kastriot Arbëria, pra Eva, vjen e bëhet heroina e vërtetë e romanit dhe kuptohet se shkrimtari është i dashuruar pas këtij personazhi, pas kësaj figure të krijuar prej atij vetë, pas kësaj gruaje kaq të pastër, të bukur, fisnike e kaq të çiltër. Këto dukuri kanë një shpjegim të thjeshtë: proza realiste e shkrimtarit Nikë Bunjaj e ka ngritur atë grua në pjedestalin që meriton, sepse ajo, që në barrën e rëndë të krizës duhet të heqë e të vuajë dyfish më shumë, herë si bashkëshorte dhe si nënë që është, një rezistencë të fuqishme e më të natyrshme të cilët dallgët e pandërprera tallaziten dhe përplasin sa andej këtej edhe e shushasin fare bashkëshortin e saj Kastriotin, herë me punë e herë pa punë. Kastrioti, kur largohet nga një qytet i vogël ku punoi për disa kohë, mbetet pa punë dhe kthehet përsëri në vendlindjen e tij, në Tiranë, tashmë i martuar ku e strehon e ëma prej disa kohësh, por edhe ajo kërkon të zhvasë të birin me nuse të cilëve u liron një dhomë, por u kërkon për t’i paguar qeranë rregullisht çdo muaj.

Eva i gjendet kurdoherë pranë të shoqit, e dashuron jashtëzakonisht shumë, e ngushëllon, i jep kurajo, i jep shpresë të shoqit të saj ekonomist, herë me punë e herë pa punë. Vetëm në sajë të forcës shpirtërore dhe vullnetit e shpresës së kësaj bije shqiptare me origjinë punëtore nga qyteti i Shkodrës, arrin të shpëtojë burrin e saj të dashur nga streset e jashtëzakonshme të krizës. Kastriot Arbëria arrin të shkundet nga dëshpërimi i pashpresë në tëcilin ishte kredhur kokë e këmbë dhe nga i cili si shumë të tjerë mund të merrte fund…

Në roman ka jo shumë personazhe të dorës së dytë, këto janë në pjesën më të shumtë pronarë të firmave të huaja dhe vendase, të cilët i karakterizon një linjë e përbashkët: lakmia për t’u pasuruar, vënia përfund e çdo gjëje njerëzore për hir të fitimit tepër të madh…!, nga njëra anë dhe qëndrimi i ftohtë dhe mospërfillës ndaj argatëve të tij, pra i njerëzve të varfër e në nevojë e që marrin bukën me listë për të ushqyer familjen. Kundër këtyre, Kastrioti zjen, i pavetëdijshëm, pa qartësinë e nevojshme për të gjetur rrugëdalje.

Autori na jep të qartë shkallën e formimit të ndërgjegjes së nëpunësit të sotëm të kategorisë së Kastriot Arbërisë në raport me njerëzit e sferës së lartë nga njëra anë dhe të shtresave në nevojë nga ana tjetër, ku këta të fundit nuk duhet t’i lejojnë pronarët të luajnë me fatet e tyre dhe të qëndrojnë të lidhur fort me njëri-tjetrin, ashtu siç thotë baba i Evës, për të kërkuar kurdoherë të drejtat e tyre kurdoherë në rrugë demokratike. Dhe këtë arrin ta kuptojë dalëngadalë nga fundi i romanit vetë Kastrioti: “Ne s’jemi asgjë. Ne jemi të vetëm… dhe të tjerët që janë si ne, janë të vetëm… Të ishim të paktën punëtorë. Ata i thonë njëri-tjetrit shokë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin”.

Kastrioti, për nga natyra e tij si nënpunës edhe të drejtën e vet e kërkon me lutje dhe me të përulur… Në roman, personazhet e shtresës së lartë të popullsisë së sotme shqiptare rezulton se pjesa më e madhe e tyre u pasuruan brenda dy-tre vitesh me gjakun dhe djersën e shumicës së popullsisë shqiptare e cila vuajti për një gjysëm shekulli për ta krijuar dhe rritur ekonominë kombëtare të përbashkët… E, megjithatë, ata që e krijuan dhe e rritën dhe me ndryshimin e sistemeve, ata morën si “shpërblim” disa “letra me vlerë”, që në fakt ishin krejt pa vlerë…, duke mos patur asnjë mundësi për t’i përdorur asgjëkundi! Ja, pra, këtu përfundoi mundi dhe djersa e pesëdhjetë viteve të shtresës më të ndërgjegjshme të popullit shqiptar. “Çdo gjë drejt zeros…”.

Në romanin “Dashuri, vuajtje dhe shpresë”, hyn edhe njëherë në krijimtarinë e shkrimtarit Nikë Bunjaj, motivi i shkëputjes së individit nga shoqëria, motivi i luftës për lumturi individuale në kontradikta me njerëzit e shtresës së lartë që i merrte nëpër këmbë ata duke punuar shumica nëpër punë të zeza me pagë tepër qesharake dhe pa sigurim.

Dy heronjtë kryesorë të romanit dështojnë për një kohë nga lufta e tyre. Mbi kokat e tyre qëndron gjithnjë si “shpata e Demokleut” ankthi i papunësisë, i varfërisë, kriminalitetit, trafiqeve të qenies njerëzore, drogës, sëmundjeve të rënda vdekjeprurëse etj., etj.

Titulli i romanit është një lajtmotiv që shpreh këtë ankth të vazhdueshëm edhe për të nesërmen.

Në qoftë se merret parasysh atmosfera e turbullt e viteve të tranzicionit të tejzgjatur në Shqipëri, ku akoma s’po dihet se ku do të jetë stacioni i fundit…, titulli i romanit merr një kuptim jo vetëm shoqëror dhe etik, por edhe politik. Fundi i romanit është kuptimplotë. Të dy të rinjtë, të martuar, por pa punë, pa shtëpi, pa shpresë, detyrohen të marrin rrugën e mërgimit, por me shpresë, se një ditë do të trokasin në portën e atdheut të tyre të dashur dhe të ndërtojnë aty jetën…

 

Jozefin Gilaj

Jetmir Delaj

Mrekullia shkodrane “Grand Hotel EUROPA”

Ne diten e perurimit, 16 dhjetor 2006, refreni me i perdorur nga te gjithe pjesmarresit ne perurim ishte se ““Grand Hotel EUROPA” ishte dicka per te cilen kishte nevoje realisht jo vetem Shkodra, por edhe Veriu i Shqiperise”. Eshte e veshtire te besh komente apo edhe reklame (krejtesisht e panevojshme!) pas nje postulati te tille, i cili tregon kjarte madheshtine e nje investimi kolosal jo vetem financiar (7.5 milion euro) por edhe shume te nevojshem per turizmin dhe emrin e Shkodres.

Nje arsye me shume per te ardhur ne qytetin me te madh verior, i cili pervec madheshtise se kalase “Rozafa”, do te gezoje tashme edhe mrekulline me emrin “Grand Hotel EUROPA”.

Jane te shumte te huajt, te cilet kane frekuentuar dhe kane dashur te vizitojne qytetin dhe pyetja e pare ka qene ne lidhje me mjediset akomoduese. Ne fakt, qyteti ofronte fare pak, krahasuar jo vetem me Tiranen, por edhe me rajone te tjera. Turistet dhe vizitoret kryesisht te huaj, te cilet jane mesuar me standarte perendimore, kerkojne qe te kene brenda nje mjedisi barin, restorantin, diskon, pub-in, saunen, pishinen, sallen e forces, sallat e takimeve e mbledhjeve, zyren e sherbimeve per bisnesin dhe sigurisht hotelin. A i ofronte deri tani, te gjitha keto sherbime te nevojshme, nje mjedis i vetem ne qytetin e Shkodres? Sigurisht qe jo, deri ne momentin kur hapi dyert e tija “Grand Hotel EUROPA”. Shumecka eshte permbledhur me shije edhe me emrin e zgjedhur, te kontinetit me te vjeter dhe te perparuar te globit.

Kjo mrekulli shkodrane, pervec te tjerave eshte pritur mjaft mire edhe nga shkodranet e verioret. Treguesi me i qarte eshte frekuentimi ne mase i mjediseve shume komode, luksoze dhe eficente te “Grand Hotel EUROPA”. Bari i hollit te hotelit, Red Bar ne katin e 7-te, Pub-i dhe restoranti, jane te frekuentuar maksimalisht, ne cdo ore te dites dhe madje, njerezit ne shume raste presin edhe ne rradhe per te shijuar kete mrekulli shkodrane.

Standartet e sherbimeve jane ne nivelet optimale, por mesa duket, siguria, qetesia dhe larmia e mjediseve, grishin klientet te drejtohen ne mase tek “Grand Hotel EUROPA”, duke kthyer ne epiqender te jetes se tyre te perditshme. Sapo futesh ne deren kryesore, sherbimi i sigurise te krijon nje gjendje shpirterore shume te mire, premise per te frekuentuar mjediset e bollshme qe te presin.

Te shumta jane edhe festat, ne kuptimin e plote dhe te mirefillte te fjales, qe “Grand Hotel EUROPA” organizon here pas here me emrat me te njohur te kenges dhe te spektaklit. E shkodranet, te etur prej vitesh per mjedise dhe atmosfere te tille, mbushin mjediset festive  qe tashme nuk eshte nevoja ti kerkoni me ne Tirane, pasi ato kane fituar te drejten e qytetarise tek “Grand Hotel EUROPA” ne Shkoder.

Mjaft interesant eshte edhe impenjimi jo vetem i menaxherit me pervoje nga Austria, te cilit i eshte besuar hoteli, por edhe i vete pronareve Agron dhe Belma Çela. Jane ata qe mbikqyrin cdo aktivitet, cdo proces te punes dhe aktivitetit te hotelit, per te qene te sigurte se klientet gjejne maksimumin e cilesise se sherbimeve te akomodimit dhe te argetimit. Gjithcka eshte dhe duhet te jete ne funksion te klienteles se “Grand Hotel EUROPA”, eshte kjo motoja e punes ne kete mrekulli shkodrane.

Por nuk eshte vetem kjo dhurata qe familja Çela i ka bere qytetit te Shkodres e Veriut te vendit. Shume shpejt, hapesiren televizive do ta pushtoje edhe nje tjeter mrekulli, TV1 CHANNEL, me ne fund, nje televizion i vertete, sic e meriton Veriu i Shqiperise. Dhe ketu, eshte nje investim mjaft i madh, perseri ne sherbim te qytetit dhe te rajonit, i cili do te behet shpejt nje realitet i prekshem dhe i perjetueshem per te gjithe.

Ka vetem nje muaj qe “Grand Hotel EUROPA” ka celur dyert per klientet vendas dhe te huaj. Ne vetem pak kohe, eshte kthyer ne qender te interesimit edhe per organizimin e takimeve te ndryshme dhe aktiviteteve me pjesmarrjen edhe te personaliteteve me te larta te vendit. Eshte nje kohe e shkurter jete, por nje premise e mire per nje vijimesi me ritme te larta per “Grand Hotel EUROPA”, vertete nje mrekulli shkodrane, per te cilen te gjithe kishim nevoje!

Sokol PEPUSHAJ

 

 

Mali i Zi: Pse e braktisi vendlindjen Ðon Junçaj?!

Kauza e diktaturës në Mal të Zi ka qenë dhe është si një bindje. Pra, diktatura edhe pas shumë dhunimesh, shkeljes flagrante të të drejtave të njeriut, hakmarrjeve, nuk përmirësoi asgjë në strukturën e vet. Më të goditurit janë shqiptarët në Mal të Zi. Ndoshta edhe për arsyen që s’është arsye se identifikohen me shqiptarët e Kosovës.

Kështu edhe Ðon Martin Junçaj, lindur me 16.09.1979 në Bozhaj, Tuz, të Malit të Zi, u bë viktimë e një terrori që do t’i merrte edhe jetën, nëse nuk do të merrte rrugët e perëndimit.

Më 1999, kur gjakatari i Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, sulmoi ushtarakisht Kosovën dhe shënoi masakrën më të zezë në historinë e e këtij rajoni, Ðon Junçaj kërkohet të mobilizohet ushtar për të luftuar kundër popullit të Kosovës. Ishte i ri, vetëm 20 vjeç, rridhte nga një familje me taban fetar katolik, nga një familje e persekutuar nga regjimi diktatorial ku gjyshi i tij Nua Vuksan Junçaj kishte qenë i burgosur politik nga viti 1949 deri më 1953, nuk dinte ç’është pushka, ç’është lufta, por dinte që Bibla thotë nuk duhet të vrasësh njeri kot, por dinte se vinte nga një fis që kish provuar dhunë. Kështu, nuk u rreshtua nën armë, për të vrarë njerëz të pafajshëm dhe iku nga vendlindja. Shokë të tij që kapeshin nga serbët dhe nuk i ishin përgjigjur thirrjes për ushtar, janë pushkatuar nga regjimi i Beogradit. Madje shumë edhe janë pa varre, të humbur pa adresë. Ky pati një shans që iku.

E njihte fort mirë hakmarrjen djaloshi. Azhat e tij ishin detyruar të largohen dekada më parë nga Tuzi. Vetëm i ati Martini jetoi në Mal të Zi, ku edhe i biri Ðon Junçaj u bë disa herë si pikë, ku kërkohej hakmarrje ndaj këtij fisi duke kërkuar ta eleminojnë fizikisht.

Edhe sdi besimtar katolik, Ðon Junçaj ka qenë në shënjestër të terrorizmit që është sot i fuqishëm në segmentin Kosovë – Mali i Zi – Shqipëri – Maqedoni. Grupe terroriste islamike e kanë kërcënuar me telefon e letra anonime në tetor 1999, pak kohë para se të largohej nga vendlindja.

Burime të besueshme bëjnë me dije se edhe sot ai kërkohet, se edhe sot jetën e ka të rrezikuar. Fatkeqësi është se terrorizmi ka terren për dogma të një elite ideologjike që është reflektuar deri me shembjen e kryqit të Bushatit në shtetin fqinj të Malit të Zi, Shqipërinë.

Janë shumë ata që rrezikohen nga fenomeni terror.

Florë Malocaj

Artur Vashja

Zvicra nuk lejon Danimarkën të dërgojë armët e saj në Ukrainë

0

Qeveria zvicerane ka vënë veton ndaj kërkesës së Danimarkës për të furnizuar Ukrainën me automjete të blinduara të prodhimit zviceran, duke përmendur politikën e saj të neutralitetit. Kështu të paktën njoftoi media zviceriane SRF të mërkurën.

Kopenhagen planifikonte t’i dhuronte Ukrainës transportuesit e blinduar Piranha III për përdorim në konfliktin me Rusinë. Por Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike, e hodhi poshtë kërkesën për dërgimin e rreth 20 automjeteve të tilla në Kiev.

Danimarka më parë ishte zotuar të mos rieksportonte armë të prodhimit zviceran në vende të tjera pa miratimin e Bernës.

Edhe Zvicra ka braktisur pjesërisht politikën e saj të gjatë të neutralitetit për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë për ofensivën ushtarake kundër Ukrainës, përsëri argumenton se neutraliteti i saj nuk lejon sigurimin e armëve për përdorim në zonat e konfliktit.

Sipas raportit të SRF, Këshilli Federal i Zvicrës mund të ndryshojë qëndrimin e tij për këtë çështje këtë të premte ose të premten e ardhshme, me një numër deputetësh që thonë se ka një farë lirie në Aktin e Materialit të Luftës të vendit. Sipas mendimit të tyre, legjislacioni mund ta lejojë Bernën të lejojë vendet e tjera të rieksportojnë armët e tyre në zonat e konfliktit në rrethana të caktuara. Megjithatë, disa analistë nuk janë dakord.

Sali Berisha qan sepse ka humbur një mik

0

Sali Berisha ka marrë pjesë ditën e sotme në homazhet në ndër të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në një spital në Gjermani.

Berisha i përlotur me dhimbje të madhe i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të gjithë shqiptarëve për këtë humbje të madhe.
“Pikëllim. Për të ndarë me Odetën, Ersin dhe Fionën zinë e kësaj gjëmë të madhe që iu ka rënë atyre. Miqve të tyre, të afërmve, por edhe mbarë qytetarëve shqiptarë të cilët kanë parë të Bujar Nishani një qytetar shembullor, familja një prind të shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba fisnik. Shtetit shqiptar, një nga shtetarët më dinjitoz në tërë historinë e tij”, tha Berisha….!!!

POSTIMET E FUNDIT