O(H)POZITA
Kaosi që ka përfshirë aktualisht opozitën shqiptare, veçmas pas krizës politike që shoqëroi gjithë procesin për zgjedhjen e Presidentit të vendit, është një nga shërbimet më të këqija dhe më të papërgjegjshme që po iu bëhet qytetarëve, publikut shqiptar në tërësi. Fryma e përçarjes, mungesa e alternativave të qarta, e orientimit politik, rrëfen për epërsi të padiskutueshme dhe për një fitore të qartë të interesave sporadike, individuale, a të grupeve, mbi detyrimet reale demokratike. Çdo ditë, çdo çast, ofron as më shumë e as më pak, një panoramë eklektike pantomimash dhe sjelljesh banale, panoramë në të cilën fjalive të bukura iu shkrihet sakaq kallaji. Këto ditë, një pjesë e kësaj opozite të përçarë është hedhur në veprime konkrete, për të sensibilizuar qytetarët dhe institucionet në lidhje me krizën energjetike dhe atë të ujit. LSI, pas Kombinatit, u përpoq të organizonte një tjetër protestë, gjithë po në temën e dritave dhe të ujit, edhe në qytetin e Elbasanit. Është paralajmëruar se do të vazhdohet me të tilla protesta edhe në qytete të tjera. “Vetmia” e LSI-së e vizaton më së bukuri gjendjen e pakuptimtë dhe të turbullt në të cilën ndodhet krejt e majta shqiptare. Nga ana e socialdemokratëve, partnerëve të tyre të koalicionit opozitar, këto lëvizje të Lëvizjes Socialiste për Integrim u cilësuan të parëndësishme, të pavend, njëlloj përpëlitjeje për të rënë në sy dhe për të tërhequr vëmendjen e elektoratit. Nuk vonoi ndërkaq edhe përgjigjja flakë për flakë nga drejtuesit kryesorë të LSI-së. Kryetari i saj, Ilir Meta, e sulmoi ashpër PSD-në dhe kryetarin e saj, Gjinushin, duke përdorur termat dëshpërim dhe dështim; kurse drejtuesi i PDS-së, partisë tjetër opozitare, Paskal Milo, shkoi edhe më tej kur foli për ekstremizëm dhe frymë përçarëse. Është interesante të vërehet se si drejtuesit e së majtës gjejnë tek njëri-tjetri “mbështetësin e Berishës”, atë që po i zgjat jetën shumicës. Edhe në këtë temë, ka njëlloj “risie”. Nga kampi i PAD-së, pavarësisht kujdesit për të vlerësuar protestat e LSI-së, nuk kanë munguar deklaratat në mbështetje të shumicës, si dhe flirtet (njëherë për njëherë “pindarike”) me PD-në; zoti Ceka ka lënë të nënkuptohet se “në pritje të ndryshimeve në këtë parti dhe në emër të reformave”, PAD dhe ai mund të rishikonin pozitat e veta opozitare. Ndërkaq PS, më e madhja parti opozitare, pas mbledhjes së Asamblesë, ka premtuar një rifillim të dialogut me qytetarët… në shtator. Në të njëjtën kohë, flitet për vazhdimin e ndryshimeve dhe për mënyrën se si do të ngrihen asambletë në rrethe, në komuna. Një rrugë – për hir të së vërtetës – mjaft e gjatë, ndërkohë që publiku ka pritur prej forcës më të madhe opozitare, të bëjë detyrën e vet kryesore; këtu nuk është fjala për zhurmë dhe për formalitete, por për t’i qëndruar pushtetit aktual me (po themi) idetë socialiste dhe alternativat në emër të integrimit të vendit. Pa shumë mundim mund të konstatohet se PS nuk ka mundur dot të zgjedhë siç duhet midis reformimit dhe opozitës. Përveçse ka marrë shumë kohë nga ajo që do të duhej t’iu kushtohej problematikave qytetare, reformimi i PS-së ka ngjallur edhe reagime të herëpashershme të kundërshtarëve brenda saj; në fakt, “kundërshtime” është një fjalë tepër e butë. Edhe pse nga drejtuesit aktualë karakterizohet si një proces demokratik dhe që “iu paraprin fitoreve” të PS-së dhe opozitës në tërësi, reformimi në fjalë ka inkurajuar pothuaj njëlloj opozite brenda opozitës. Janë të njohura tashmë përplasjet, debatet, deklaratat, por edhe veprimet konkrete të përkrahësve të ish-kryetarit Fatos Nano; ato kulmuan në votimin kundër vendimit politik të opozitës dhe që në fakt siguruan zgjedhjen e zotit Bamir Topi në postin e Presidentit të vendit. Ndërkohë, në muajin shtator, është paralajmëruar një lëvizje e re nga ana e ish-Kryetarit socialist, Fatos Nano dhe mbështetësve të tij. Sido që ta vërtisësh argumentin, opozita shqiptare gjendet në njëlloj qorrsokaku. Dhe kriza e saj nuk është ndonjë gjë e re, e papritur, e pakonstatuar. Kjo krizë ka filluar qëkurse PS dhe aleatët e saj ishin në qeverisje; ajo u thellua më 3 korrik, por nuk iu shpëtoi goditjeve edhe në 18 shkurt, kur në zgjedhjet vendore të majtët humbën një sërë komunash dhe bashkish, të cilësuara si domene të tyre. Nuk mund të anashkalohet edhe fakti që në të dyja rastet e tjera zgjedhore, (zgjedhjet e pjesshme parlamentare, më të fundit në Pogradec) opozita ka humbur dhe jo në çdo rast për shkak të “represionit të shtetit”. Këto ditë, Kryeministri Berisha formuloi disa kritika në lidhje me ngadalësinë e reformave dhe rrugën e përshkuar drejt BE-së. Si gjithnjë, ai nuk gjen të meta serioze në qeverisjen e koalicionit që drejton; me gjithë krizën energjetike dhe atë të mungesë së ujit, me gjithë dendësinë e zjarreve dhe dëmet që i janë shkaktuar biznesit e vendit në përgjithësi nga rrethana të tilla. Më tej, me gjithë këmbënguljen e partnerëve të BE-së, kjo shumicë nuk gjen asnjë problem edhe në sjelljen e saj me pronarët dhe kaosin e mbivendosjen e pronave e anashkalon. Ajo s’ka qenë në gjendje këtë herë të ndajë as ato 5 milionë dollarët që janë bërë tashmë legjendë. E megjithatë, opozita e përçarë dhe pa predispozicion, hesht. Heshtja e institucionit të opozitës, për këto dhe shumë probleme të tjera, është një nga arsyet pse zoti Kryeministër dhe shumica që qeveris vendin nuk janë të prirur për të verifikuar hapat e deritanishëm dhe (krahas disa arritjeve) hallet e mëdha që po përjeton ekonomia shqiptare, qytetarët shqiptarë. Dikur flitej në Shqipëri për “qeveri-hije”; ky institucion demokratik, opozitar, si rregull ka treguar me shifra dhe me fakte se çfarë nuk është bërë mirë, çfarë nuk është bërë fare, e kështu me radhë. Tani opozita merret vetëm me vetveten. Ajo “reformohet”, (ka nja dy vjet që bën këtë punë dhe s’ka përfunduar ende); ajo ndjek me përparësi vetëm proceset pastërtish politike, të tjerat nuk i interesojnë; ajo ngrihet të mbrojë institucionet, por i ngatërron ato me (vetëm) një emër, atë të Kryeprokurorit. Opozita ka rënë në gjunjë dhe këtu nuk është fjala për disa kryetarë partish, për disa drejtues politikë që punët e tyre vetjake i kanë mbroth. Opozita ka rënë në gjunjë si institucion, si një nga institucionet kryesore të demokracisë. Kriza e saj është pjesë e krizës politike dhe e kaosit që ka karakterizuar herë pas here zhvillimet në këtë vend. Është e trishtueshme të konstatosh se si një qeverisje vuan nga megalomania dhe ka harruar një sërë premtimesh, të bëra në ditë po kaq të nxehta sa këto të sotmet. Por është ca më e trishtuar se kaq, të kesh një opozitë që nuk del dot nga qerthulli i inateve dhe që proceset e brendshme (tejet) burokratike kërkon t’i shesë si shpikje. Kjo ndodh në një kohë që qytetarët, publiku në tërësi, presin reagime të vërteta, alternativa, zgjidhje. Nga: VANGJUSH SARO
CAF JONUZ CULAJ – MANDELA I MALËSISË Me 17 korrik të këtij viti (2007) Malësia e Madhe, Shkodra e më gjërë përcolli me nderime e respekt për ne banesën e fundit njerin ndër nacionalistët, patriotët e antikomunistët më të mëdhenjë që ka njohur historia e saj e gjysmës së dytë të shekullit XX, përcolli Caj Jonuz Culajn, i cili për qëndresën e tij në mbrojtje të lirisë e demokracisë, thirrej nga treva që e lindi e rriti (Malësia e Madhe) si Krushku i Lirisë apo Mandela i Malësisë. Caf Jonuzi vdiq më 16 korrik në fshatin Reç, pra aty ku kishte lindur plot 81 vite më parë (1926). Caf Jonuzi si çdo njeri kur lind, kishte ardhur në këtë botë duke qarë, por e qara për lirinë, demokracinë, Malësinë e Shqipërinë që e kishte pushtuar lëngata e kuqe, komunizmi, nuk kishte pushuar thuajse për rreth gjysëm shekulli diktature, ku ky patriot e antikomunist i klasit të parë e kishte kryer detyrën duke luftuar ideologjikisht me sistemin sllavo – komunist pa ju dridhur zemra e shpirti, dhe për këtë siç dihet u arrestua e dënua me burgime të gjata e të rënda, madje rreth gjysmën e jetës nën komunizëm Caf Jonuzi e kaloi në burgjet e tmerrshme të këtij dreq sistemi. Por megjithë dënimet e rënda e burgimet e gjata ky burrë i madh nga idealet dhe nga fiziku vigan i malsorit të vërtetë, nuk u lëkund kurrë, por qëndroi si simbol i luftës e sakrificave që kërkon liria e demokracia, pa të cilat njeriu nuk është njeri i vërtetë. Caf Jonuz Culaj kishte lindur në fshatin patriotik të Reçit të Malësisë së Madhe, në një familje nacionaliste e të njohur të trevës sonë, ku edhe përfitoi edukatën e parë, si një trim malësor që në çdo kohë e rrethanë duhej t’i dilte për – zot vendit të vet. Caf Jonuzi në vitet e adoleshencës së tij kishte patur fatin e mirë që në fshatin Reç kishte ardhur për të shërbyer Fetari dhe Atdhetari i klasit të parë Dom Luigj Pici, i cili si klerik kishte një shkollim e kulturë Shqiptare perëndimore, të cilën si patriot i vërtetë donte që këtë kulturë e dije tu’a jepte fëmijëve dhe banorëve të Reçit e Malësisë. Një ndër këta fatlum që mësuan shkrim e këndim, por edhe kulturë e dije me thagme nacionaliste nga Dom Luigji kishte qenë edhe Caf Jonuz Culaj. Është me vlera të thuhet se Dom Luigj Pici ndonse ishte klerik i besimit Katolik, dijen dhe kulturen e tij e kishte vënë në shërbim të të gjithë banorëve të Reçit e më gjërë, si tek ata katolikë dhe tek ata muslimanë, pasi ai i konsideronte të gjithë vëllezër të një gjaku e kombi, si dhe bijë të një Zoti të vetëm që na kishte falur. Caf Jonuzi këto vlera të Atdhetarit klerik i ka vënë vazhdimisht në dukje, madje me pushkatimin e Dom Luigj Picit dhe nacionalistëve të tjerë nga komunistët e pa fe dhe Atdhe, Caf Jonuzi krijoi bindjen e plotë se “nacional – çlirimtare” komunist nuk ishin asgjë tjetër veçse pushtues e shkatërrues të vlerave të kombit tonë. Gjithsesi Caf Jonuzi që në moshë të re u rreshtua në krahë të luftrave antifashiste, ku në betejën kundër pushtuesve italianë në fund-gushtin e vitit 1943 në Reç ai ishte luftëtar aktiv, mision që e vazhdoi deri në çlirimin e Shqipërisë, me besim se kështu po i shërbente Atdheut e Kombit. Madje deri në vitin 1946 Caf Jonuzi kishte qenë edhe drejtues i rinisë antifashiste të Malësisë së Madhe, detyrë që e kishte kryer me trimëri e mençuri të pashoqe. Në shumë aksione antifashiste Caf Jonuzi kishte si udhëheqës moral e material vet Priftin Patriot e antifashist Dom Luigj Picin, të cilin për disa kohë e kishin zgjedhur edhe si kryetar të (nacioanal – çlirimtares) Qarkut Shkodër… Siç thamë më sipër, mbas pushkatimit të Dom Luigjit dhe nacionalistëve të tjerë, Caf Jonuzi pësoi një zhgënjim të madh ndaj shtetit që po instalohej e si rezultat vigjilentët komunistë filluan ta ndiqnin e survejonin gjatë deri sa në vitin 1954 arrestohet e dënohet me 20 vjet heqje lirie me akuzen e tmerrshme “Tradhti ndaj Atdheut”, dhe propogandë e agjitacion kundër pushtetit komunist. Në burgjet e vdekjes Caf Jonuzi kaloi plot 13 vite, por mbijetoi. Mbas lirimit, përsëri ky patriot e antikomunist nuk ishte i lirë, ai survejohej vazhdimisht nga vigjilentët e Partisë së Punës, të cilët edhe në një punë të rëndë që e kishin dërguar (puntor në ndërtim) arritën që në vitin 1970 ta fajësonin e arrestojnë për të dytën herë. Tashma akuza që i bëhej Caf Jonuzit ishte diçka interesante, sepse në opinion thuhej se Cafi kishte krijuar Partinë Agrare, e cila do t’i merrte pushtetin Enverit e Partisë. Në fakt Caf Jonuzi me disa shokë të tij antikomunistë kishte përgatitur thjeshtë një program liberal që do të largonte disi fshatarët nga skllavëria dërrmuese e kooperativizmit e kolektivizimit. Ky patriot përsëri u dënua me akuzen standarte që dënoheshin të gjithë antikomunistët: “Propagandë e Agjitacion kundër pushtetit komunist, me pasoja të rrezikshme për përmbysjen e tij”. Kësaj here bëri plot 9 vite burg për këtë akuzë, duke e çuar në 22 vite gjithsej vuajtjet e tij në këto burgje që siç thoshte Katerinë Fon Kol në fundvitet 1990, ishin më të tmerrshme se ato të Aushvicit, Mat’hauzenit e kampe të tjera naziste. Caf Jonuzi në të gjitha hetuesitë e gjygjet komuniste u tregua qëndrestar i pashoq, madje edhe duke pohuar me stoicizëm se kishte qenë dhe ishte një antikomunist i palëkundur deri në vdekje. Falë besimit tek Zoti e Liria Caf Jonuzi mbijetoi dhe shijoi shumë vite të pluralizmit, demokracisë (fund-viti 1990 e fillim – viti 1991) e vazhdimisht Caf Jonuzi ka qenë ndër të parët mbështetës të proçeseve demokratike, duke dhënë një kontribut të vyer edhe në fushën e publicistikës (nëpër organe të ndryshme shtypi), ku shkrimet e tij kishin në themel të vërtetën, tolerancën dhe interesat demokratike të të ardhmes Europiane. Caf Jonuzi ka shkruar me mjeshtri edhe një libër me titullin domethënës “Krushqit e Lirisë”, në të cilin portretizon patriotë e nacionalistë bashkëvuajtës të sistemit diktatorial, të cilët shkuan drejt vdekjes apo vuajtjeve pa u ligshtuar, pasi siç thoshte ai ishin Krushq që shkonin të merrnin nusen Liri. Që nga viti 2001 e deri sa vdiq shoqata e ish të Persekutuarve Politik, Dega Shkodër (pasi ai atje jetonte) e kishte zgjedhur kryetar të saj, detyrë të cilën deri sa mbylli sytë e kreu me nder e përkushtim, shoqatë e cila numëron 2100 anëtarë, me 601 të pushkatuar, 2820 të burgosur, 3000 familje të internuara. Caf Jonuzi u nderua e respektua sa ishte gjallë, por edhe në ditën e varrimit, ku muarën pjesë jo vetëm autoritete lokale të Malësisë së Madhe, por edhe më gjërë si Prefekti i Qarkut Shkodër Z. Maxhid Cungu, kryetari i Bashkisë Shkodër Lorenc Luka, Kryetari i Shoqatës të persekutuarve politik të Vlorës dhe deri përfaqësuesi më i lartë i Shoqatës antikomuniste të ish persekutuarve politik të Shqipërisë zoti Adem Allci e tjerë. Pushteti vendor, dhe konkretisht komuna Shkrel ka premtuar se së shpejti këtij Krushku të Lirisë, Mandelës së Malësisë, Caf Jonuzit t’i jepet titulli i lartë “Qytetar Nderi i Komunës”. Vlerësim që e meriton plotësisht, por edhe nderon vetë komunën, bir i së cilës ishte. Faleminderit Caf Jonuzi! Vasel Gilaj
CAF JONUZI MERITON TË PËRJETËSOHET NË MONUMENT Qysh në vitet e para të lëvizjes demokratike në Shkodër, në mitingjet kundër diktaturës komuniste, në mbledhjet e shoqatës të ish-të përndjekurve politikë, më bjen në sy një figurë burri kreshnik malesh. Thuajse gjithmonë ka ndejt në bjeshkët e malësisë. Ashtu siç ishte figura e tij e pastër dhe shumë tërheqëse, shumë më e ndritur e plot burrni ishte zemra e vullneti i tij për mbarë shoqërinë. Këto fjalë i meriton miku im Caf Jonuzi. Në shumë takime me të përndjekurit politikë, fjala e tij zinte vend, kishte peshë. Gjithmonë i qetë dhe i matur, duke dhënë vazhdimisht mesazhin e bashkimit. Goja e tij nuk dinte të nxirrte fjalë të pamatura mirë, ishte shumë korrekt në punë, shumë i pritur dhe mirënjohës për shoqërinë, dinte të respektonte qoftë zyrtarin e çdo rangu, por gjithashtu shumë i pritur dhe për hallexhiun. Megjithëse vitet e burgut dhe mosha e madhe kishin bërë punën e tyre, nuk u përkul kurrë, njëlloj si lisat e alpeve tona përballë suferinave. Gjithmonë i gatshëm për të shërbyer për të mirën e shoqërisë. Merrte pjesë në çdo miting të organizuar nga shoqata, në çdo ceremoni, qoftë gëzimi apo hidhërimi me bashkëvuajtësit , më shumë me kë njihte. Përveç kësaj ka marrë pjesë në shumë takime dhe mbledhje të misionit të pajtimit mbarëkombëtar, ku ishte edhe anëtar i kësaj kryesie. Është shquar në disa pajtime gjaqesh e konfliktesh, ku fjala e tij ka zënë vend. Më bisedonte disa herë për vuajtjet e tij në burgjet e komunizmit duke më folur me urtësi e pa mllefe, më bisedonte për burrat e Dukagjinit me të cilët kishte kaluar një pjesë të jetës nëpër burgje, si p.sh. për Kol Nduen e Pecajve të Shalës, për Zef Balen e Pjollit, për Gjelosh Noshin e Mërturit e shumë burra të tjerë. Ishte fjalëëmbël. Dinte ta latonte mendimin me daltën e mençurisë. Qysh në vitet e para të çlirimit ishte njohur me Gjelosh Bajraktarin e Shoshit, me profesor Kol Preln dhe më tregonte shumë gjëra për idetë dhe parashikimet e tyre, më bisedonte për shumë priftërinj e hoxhallarë me të cilët kishte kaluar të gjithë rininë e tij nëpër burgjet famëkeqe të komunizmit. Pra ky ishte Caf Jonuzi që sa më shumë na mungon, më shumë na bën të mendojmë, ta respektojmë, pse jo edhe ta propozojmë ta ngrejmë këtë figurë në një monument në këtë qytet ku diktatura ka pushkatuar vetëm klerikë, 62. Me vdekjen e tij shoqata e të ish-përndjekurve politikë Shkodër, humbi kryetarin e saj të nderuar, ne shokun e mikun e pazëvendësueshëm. Misioni i pajtimit mbarëkombëtar humbi misionarin e palodhur, anëtarin e nderuar të kësaj kryesie. Reçi humbi birin e tij, qëndrestarin trim, përballuesin e çdo diktature, burrin e urtë dhe zemërgjanë. Shkodra e Shqipëria humbi Anteun e vërtetë që merrte gjithmonë forcë, kur këmbët i kishte në tokë, pasi hekurat e egra të Luciferrit komunist ia privuan për dekada edhe këtë. Një figurë si Caf Jonuzi meriton çdo nderim. E ndjej obligim të jem i pari unë t’i bëj thirrje ndërgjegjes së Këshillit Bashkiak për ta përjetësuar në monument. Lin Dedë Guri
NËPËR ZEMRA JETON N’SHEKUJ Në bjeshkët e Reçit ka vetue Flakë e shkendija ka lëshue Caf Jonuzi ka nrrue Gjikujt zemra iu idhnue
Djal vigan të rriti Reçi, S’e pat fat me të mbajt për veti, Në moshë shum t’re tu u shkollue Sigurimi mbas tu lshue E në burgje të ka ngujue Kurr nji herë s’mund t’ka poshtnue Shumë vjet kan kalue Nusja e nana pa të takue
Njizet vjet me pas ken dasëm Tu shetit në Reç e Razem Jo n’Burrel, Spaç e Reps Sot të pushon trupi në Reç Ku ke lan burrni e besë.
Sado koha që të kalojë Reçi kurr s’do të harrojë Nëpër zemra jeton n’shekuj Zoti t’thirri, por s’ke vdekur. Lind Dedë Guri
FLUKSI I EMIGRANTËVE RRIT AKSIDENTET RRUGORE Rrugët e këqija pa sinjalistikë, mungesa e energjisë elektrike, fluksi i madh i automjeteve gjatë kësaj vere si rezultat i ardhjes me pushime të emigrantëve, kanë bërëqë aksidentet e rënda rrugore të jenë të shumta. Ka rreth një muaj që mesatarisht vdesin dy persona, plagosen rreth shtatë njerëz në ditë dhe shumë konflikte të tjera banale hapin zënka që përfundojnë në pasoja të rrezikshme të jetës. Kështu, një karrambol i dy automjeteve në aksin rrugor më problematik në Shqipëri, Fushë Krujë – Lezhë, me datën 12 qershor, ka bërë që një i ri 20 vjeçar, nga fshati Kalivaç i qytetit të Lezhës, të humbë pa shenjë pa nishan. Është fjala për shtetasin Petrit M. Zefi, lindur me 01 mars 1987. Konflikti banal që bëri të jetojë i fshehur apo edhe të jetë larguar jashtë Shqipërisë ky i ri që shihni në fotografi, ka ardhur si rezultat i përplasjes së automjetit të tij me një automjet tjetër. Sipas dy dëshmitarëve okular në vendngjarje, të cilët s’pranuan të prezantohen me emra nga frika e hakmarrjes, më 12 qershor, në të errur të ditës, në aksin rrugor Fushë Krujë – Lezhë, veturën tip Golf që drejtonte Petrit M. Zefi, e parakalon në mënyrë të gabuar një automjet tip Benz me targa të Tiranës, për të cilin dy dëshmitarët e ngjarjes shprehen për gazetën se në targat e tij dukeshin vrima të zeza që flisnin se ishte targë fallco. Si rrjedhojë e atij parakalimi të gabuar, dy automjetet përplasen dhe dëmtohen në llamarinat e jashtme. Drejtuesi i Benz-it, megjithëse fajtor, ka dalë nga makina dhe ka qëlluar me një levë hekuri drejtuesin e Golf-it, duke i kërkuar edhe 30.000 euro. Pas dhunës fizike, drejtuesit të automjetit Golf, i është thënë se do t’i vriten edhe pjesëtarët e familjes, nëse ai nuk përgjigjet për shumën e parave. Policia nuk ka ndodhur në vendngjarje dhe dy personat janë ndarë privatisht me dhunë e sharje nga më banalet. Por ky rast ka qenë i keq për 20 vjeçarin Petrit Zefi, i cili nga frika e hakmarrjes ka braktisur automjetin, ka bërë një telefon në familje duke thënë se ka bërë një aksident automobilistik, i cili i ka qëlluar me një njeri të keq që i rrezikon jetën, prandaj nuk mund të kthehet në shtëpi. Kështu, që nga ajo ditë, djaloshi ka mbyllur telefonin dhe fati i tij nuk dihet. Zog Hysanaj
BIE “MURI KINEZ” I EDWIN RAMËS Shteti shqiptar për herë të parë drejtohet vetëm nga sojli shqiptare – Me zgjedhjen e zotit Bamir Topi President i Shqipërisë, tre kolonat themel të Shtetit kanë në krye të tyre, jo vetëm tre shqiptarë, por tre përfaqësues të fiseve më sojli që njeh historia shq iptare ndër shekuj. Së pari: Presidenti i sapo zgjedhur i Shqipërisë, Profesor Doktor Bamir Topi, është jo vetëm një shqiptar autokton i kryeqytetit, por është edhe një pinjoll i njërës ndër Familjet më të njohura e më famëmëdhaja të shqiptarisë, i asaj të Topiajve, e cila të paktën që nga viti 1938 e vazhdim ka bërë emër për të mirën e trojeve shqiptare dhe njëkohësisht Europerëndimore, me të cilat kjo familje ishte e lidhur. Karl Topia, Tanush Topia, Gjergj Aranit Komnen Topia e tjerë janë disa nga ato simbole që historia jonë nuk i harron kurrë. Kjo familje patriotike e me influencë jo vetëm luftoi përkrah Gjergj Kastriotit Skënderbeut, kundër invazioneve Otomane, kur Araniti i kësaj dere u bë hero kombëtar, por edhe miku i heroit tonë kombëtar, pasi gruaja e Skënderbeut Andronika (Donika) ishte vajza e tij. gjithsesi historia e zotrimeve të familjes së Topiajve fillon që nga Kruja, Durrësi, Tirana, Elbasani, Berati e deri në Vlorë. Natyrisht pas pushtimit Otoman edhe kjo familje famëmadhe, si shumë të tjera u vendos përballë kushteve të mbijetesës, duke ju cunguar pronat e fuqia, dhe rreth tre shekuj më parë, një pjesë e kësaj familjeje (ajo që banonte në zonat fushore) u detyrua të ndërrojë edhe besimin (nga katolike në muslimane), si dhe për t’ju përshtatur besimit të ri iu deformua disi edhe mbiemri nga Topiajt në Topaj e deri Topi, mbiemër që e mban pinjolli i “fundit” i kësaj familje themel të Shqiptarisë që ne kemi nderin ta kemi President të Republikës. Se kush është Bamir Topi sot këtë e sheh kushdo që e ndien vehten shqiptar të vërtetë, pasi ai zotëron intiligjencën, urtësinë, guximin, tolerancën, vizionin, si dhe bukurinë, madhështinë e hijeshinë tipike të racës sonë Ilire, që e fali Zoti të parën mbi këto troje të bekuara të Europës, që në agimin e jetës. Natyrisht triumfi i këtij shqiptari sojli nuk ishte i lehtë, pasi pushtime, sundime e adhurime të Huaja kanë lënë farën e tyre të keqe edhe në trojet tona, që fatësisht Shqiptarët këtë herë i mposhtën si asnjëherë tjetër. E ndërsa Europa e Bota demokratike do të kenë tek Bamir Topi përfaqësuesin tipik të Shqiptarisë dhe Europës autoktone, kjo është bërë e mundur edhe nga dy drejtues të rëndësishëm të Shtetit shqiptar, që pastërtia dhe fisnikëria e racës së tyre Ilire i ndihmoi që Presidenti të mos zgjidhej një anonim, hibritizim apo dreqnim, po një pinjoll i fisëm i racës sonë. E para është kryetarja e Parlamentit, zonja e parë e demokracisë Shqiptare, e fismja Jozefina Topalli. Kjo bijë e denjë e Shkodërloces, e kryeqytetit të Ilirisë e Gegnisë, kjo bijë e mrekullueshme e familjes apo fisit famëmadh të Çobajve, e kësaj familjeje që ndër shekuj kishte bërë emër të mirë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në kancelaritë e Kralnive të Europës e më gjërë. Fatësisht zonja Jozefina u lidh dhe martua me një familje tjetër të nderuar e të njohur të Shkodrës e Shqipërisë, me atë të Topallajve, duke mos i dhënë asnjë mundësi “natyrës” që t’u prish gjakun “BLU”. Edhe kjo zonjë e nderuar nuk është e hijshme vetëm me punën e saj, por edhe me fizikun e saj, tipik të një gruaje të mrekullueshme, pasardhëse e mbretëreshës Teuta… E ndërsa për nga renditja institucionale Kryeministri vjen i treti, për nga roli Profesor doktor Sali Berisha në këto vite të pluralizmit e demokracisë ka qenë i pari. Ai është jo vetëm lideri historik i Partisë Demokratike, por edhe “Uragani” që nuk mundën ta ndalojnë as pengesat socialiste e komuniste, me emra të rinj, madje as “MURI KINEZ”, që u munduan të ndërtojnë për 8 vite qeverisje të majtët shqiptarë të rikthyer në pushtet me një revolucion tipik bolshevik. Pa dyshim Sali Berisha kishte rolin kryesor për ta bërë vendin tonë me President, madje me një president tipik shqiptar autokton, duke shmangur rrugën pa krye ku kërkonte ta çonte Shqipërinë ajo pjesë e të majtës që drejtohet prej kamikazëve të kuq, Gjinushi, Rama e Kompani të cilët dëshirojnë një Shqipëri larg NATO-s e larg Bashkimit Europian. Sali Berisha, edhe ky një pinjoll tipik shqiptar, që rrjedh nga njëri prej fiseve më të mëdha e të njohura në tërë Shqipërinë e Veriut, pra nga Fisi Berisha, i cili që në shekullin e XIII, zënë një vend të rëndësishëm në historinë fatlume të trojeve tona. Është pikërisht gjaku i pa-prishur i fisit të njohur BERISHA, ai që rrjedh në venat e Kryeministrit tonë Profesor Doktor Sali Berisha, të cilit vetë krijuesi i ka dhënë jo vetëm madhështinë e mendimit e fjalës, por edhe atë Fizik, gjë që e bën edhe këtë drejtues të Shqipërisë një pinjoll të denjë të racës sonë Ilire, themel të Europës së sotme. Natyrisht në një opinion të tillë të shkurtër ne nuk kemi mundësi të zgjatemi me referenca të shumta nga historia e servirur nga abanologë, studiues, historianë e shkencëtarë të huaj e vendas, por duhet t’i besojmë historisë e cila fatësisht për herë të parë na ka ndihmuar që në krye të tre Kolonave të Republikës së Shqipërisë (dhe Shqiptarisë…), të kemi tre shqiptarë autokton, përfaqësues të tri familjeve apo fiseve nga më fisnike të mbarë kombit tonë… Gjë e cila do të na hapë më mirë ato dyer që Europa apo Bota demokratike ende i mban disi të mbyllura… Ndue Bacaj
KAVAJË: VIKTIMË E TRAFIKUT Profesioni më i lashtë dhe më fitimprurës në botë, prostitucioni, ka marrë hapa galopante vitet e fundit në Shqipëri. Policia shqiptare ka zbuluar e kapur dhjetëra e dhjetëra baza në dy vitet e fundit. Por problematik është mashtrimi i femrave nga trafikantët, të cilët duke shfrytëzuar varfërinë dhe mosnjohjen sa duhet të jetës nga ana e femrave, pasu u premtojnë martesë, i marrin dhe i trafikojnë rrugëve të Perëndimit. Kështu ka ngjarë edhe me Mimoza Minaj, një vajzë e urtë nga Golemi i Kavajës. Një trafikant, P. Kostreni, sapo kanë shkuar në Itali, e ka nxjerrë në rrugë. Të prostituojë. Tutori ka patur edhe femra të tjera atje, por bukuria e shqiptares Mimoza Minaj, që e kish mashtruar për ta marrë si bashkëshorte, do t’i nxirrte fitime të majme. Përballë kësaj të papriture, vajza nga Kavaja është shokuar. Ka kundërshtuar me forcë. Por me forcë, me dhunë fizike e psikologjike, duke i thënë se do të vras gjithë njerëzit atje në Shqipëri, Kostreni është “tërbuar” përballë reagimit të saj. Falë shansit, vajza ka arritur të ikë nga kthetrat e tij prej kafshe dhe sot nuk dihet adresa e saj. Të kthehet në Shqipëri, sigurisht ajo ka frikë se e gjen, ta denoncojë në Itali, po ashtu, pasi personi në fjalë, sipas burimeve të rezervuara të policisë shqiptare është autor i shumë trafikimeve të tilla. Mësojmë se ka trafikuar femrat S. Idrizi, L. Kallami, P. Dekavelli. Normalisht edhe shumë të tjerë që policija shqiptare nuk ka arritur të investigojë. Angjela Limani
ITALIA I HAP DYERT E INTEGRIMIT EVROPIAN SHQIPERISE Historikisht, Italia ka qene nje nga vendet tradicionale me te cilat Shqiperia ka ndertuar raporte te gjithanshme. Vecanerisht pas vitit 1912 dhe 1920, kur mund te thuhet se “situata e mosbashkepunimit” u zbut krejtesisht, jane me mijera shqiptaret dhe italianet qe lidhen ura bashkepunimi ne shume sfera ne mes tyre dhe rrjedhimisht, edhe ne mes dy vendeve qe i ndan nje det por i bashkojne shume gjera. Historia tregon se nje klase e mirefillte e intelektualeve te asaj kohe, por edhe te atyre qe kontribuan per ndertimin e shtetit shqiptar ne dekada, u shkolluan dhe u specializuan ne universitetet e mirenjohura italiane. Njekohesisht, jo vetem per afersine gjeografike por edhe per vokacionin reciprok, tregtia ne te dy anet e Adriatikut, edhe sot e kesaj dite mund te merret si etalon. Lufta e dyte boterore dhe ambicjet e cmendura te Fashizmit, te cilat me shume se askush i denoncuan dhe i luftuan vete italianet, te cilet nuk ngurruan te ekzekutonin as edhe vete Musolinin, nuk i prishi keto raporte. Madje as edhe diktatura thuajse mese 45 vjecare komuniste. Dore me dore, shqiptare dhe italiane, u pushkatuan, u plagosen, u masakruan, u torturuan nga diktatura komuniste shqiptare e Enver Hoxhes. Nje ganxhe e forte e ruajtjes dhe forcimit te marredhenieve te gjithanshme, ishin edhe lidhjet martesore shqiptaro- italiane, te cilat i rezistuan kohes, madje deri ne agimet e demokracise se re shqiptare pas viteve 90. Ne kete shtrat te ruajtur ngrohte dhe me fanatizem, nuk ishte rastesi qe gjeten strehe, ushqim, mbeshtetje dhe integrim mijera shqiptare qe serish, jo rastesisht, iu drejtuan ne mase Italise, e cila i mikpriti. Greqia ishte me prane, por edhe sot e kesaj dite, emigracioni shqiptar atje nuk mund te krahasohet ne asnje drejtim me ate italian, vecanerisht ne lidhje me dinjitetin njerezor. Nuk eshte rastesi qe ne Shqiperi, e ne menyre te vecante ne Shkoder, gjuha italiane mund te fitoje edhe zyrtarisht te drejten e gjuhes se dyte zyrtare pas asaj shqiptare. E keshtu, jemi ne vitin 2007. Dy vjet me pare, ne 12 maj 2005 Shqiperia nenshkroi Marreveshjen e Stabilizim- Asociimit me Bashkimin Evropian. Pas asaj date, duhet qe 27 vende ta ratifikojne ate ne qeverite dhe ne vendet respektive qe ajo te hyje ne fuqi. Deri me 3 gusht 2007, marreveshja eshte nenshkruar nga 10 vende. Pikerisht ne kete date, edhe Italia vendi natyral mik i Shqiperise, ratifikoi dhe ekzekutoi Marreveshjen e Stabilizim- Asociimit me mes Komunitetit Evropian dhe Republikes se Shqiperise. Ne fakt, eshte qeveria italiane e kryesuar nga Romano Prodi qe ratifikoi dhe ekzekutoi MSA-ne. Me pas duhet qe edhe parlamenti italian ti jape perfundimisht viston ketij vendimi te rendesishem dhe historik per vendin tone. Megjithate, ky eshte thjeshte nje formalitet, pas miratimit unanim nga qeveria italiane. Nje fakt i vecante, eshte edhe vemendja qe kabineti Prodi i ka kushtuar ketij momenti. Edhe pse ka patur 14 pika te rendit te dites, projekt- ligji qe lidhej me Shqiperine, eshte renditur i treti ne rradhe, duke treguar edhe rendesine qe i eshte dhene atij. Per Shqiperine dhe shqiptaret, mbledhja e 62- te e qeverise italiane, do te shenohet ne historine e datave vertete te rendesishme ne rrugen tone drejt perafrimit me Bashkimin Evropian, ku Italia padyshim, eshte nje nga vendet me peshen specifike me te madhe. Duket mbase e pabasueshme, por nje jave pas ketij vendimi te qeverise italiane, eshte rritur ndjeshem edhe numri i shtetasve italiane qe po vizitojne vendin tone dhe Shkodren ne vecanti. Per hir te realitetit, duhet pranuar se deri para pak vitesh, vetem italiane te interesuar per bisnes apo edhe aktivitet humanitar, vizitonin me e shumti vendin tone. Tashme realiteti ka ndryshuar dhe jane me qindra, mbase mijera italianet qe se bashku me emigrantet shqiptare, kerkojne te vizitojne Shqiperine. Pertej faktit se imazhi i vendit tone eshte permiresuar ndjeshem, pertej faktit se Shqiperia ka bere dhe po ben progres ne shume fusha qe e afrojne me vendet e BE-se, nje ndikim jo te vogel ka patur edhe ratifikimi e ekzekutimi i MSA-se nga qeveria italiane e Romano Prodit. E sigurisht, nuk duhet harruar edhe nje faktor shume, shume i rendesishem, i cili per nga rendesia edhe e ketij momenti, duhet rreshtuar ne krye: Konsullata e Italise ne Shkoder! Selia diplomatika ka patur dhe ka nje ndikim te madh ne percjelljen e nje imazhi real per Shqiperine, Veriun e vendit dhe Shkodren ne vecanti edhe pertej Adriatikut. Konsullata e Italise ne Shkoder, sigurisht nuk ka, nuk mund dhe nuk duhet te kete si funksion te saj edhe primar, thjeshte leshimin e vizave te ndryshme per te mundesuar levizjen e shqiptareve drejt Italise. Faktikisht, edhe kete selia diplomatike italiane e Shkodres, e ka realizuar ne menyre te perkryer, duke i paraprire ne menyre perfekte edhe vendimit te rendesishem te dates 3 gusht 2007 nga qeveria Prodi. Konsullata e Shkodres ka qene dhe eshte, dhe besojme se do te vijoje te njejten rruge, duke qene nje ambasador shume i mire i Shqiperise dhe shqiptareve, Shkodres e shkodraneve pertej Adriatikut e me gjere. Nuk eshte rastesi qe konsujt italian ne Shkoder, Deleo dhe Orlando jane larguar si “Qytetare Nderi”, rruge qe mesa duket do ta vazhdoje edhe konsulli shume serioz dhe simpatik Stefano Marguccio. Edhe pse i ri ne moshe, por me nje eksperience te admirueshme diplomatike, Marguccio ka ndertuar tashme ura mjaft te mira bashkepunimi dhe frytet e punes do te duken shume shpejt. Gjithsesi, nje prove te rendesishme, ate te studenteve shqiptare qe duan te studiojne ne Itali, administrata Marguccio e ka kaluar me shume profesionalizem, perkushtim dhe transparence maksimale. Cdo lajm i mire, nxit emocione dhe refleksione te gjata. Edhe vendimi i qeverise italiane ne mbledhjen nr. 62, na nxiti te hedhim keto rreshta ne letren e bardhe. Shkodranet jane ndjere dhe do te ndjehen gjithmone prane Italise dhe italianeve, por tashme duket se edhe ato pak distanca po zhduken dhe mesa duket edhe Adriatiku “po thahet” duke mundesuar kalimin pa me te voglin problem. Nga vjeshta e ketij viti, shqiptaret e shkodranet, do te ndjehen me shume evropiane, ne kuptimin e plote te fjales, pas levizjes se lire te disa kategorive te caktuara, me vone edhe e te gjithe banoreve qe me krenari quhen Bijte e Shqipes. Nje merite reale dhe me madhe, ka serish nje italian. Ai quhet Franko Fratini, Komisioneri Evropian per Ceshtjet e Drejtesise. Blerti DELIJA
“COTONELLA” PUNESON NE SHKODER 2000 KINEZE Shqiperia, me nenshkrimin e MSA-se me BE-ne dhe fillimin e ratifikimit te saj nga 27 vendet antare, ka filluar te ndjehet dhe njekohesisht te jete Evrope. Tashme te gjitha standartet aktuale, do te fillojne ti pershtaten jo vetem legjislacionit te BE-se, por edhe qytetareve te tij. Qeveria shqiptare ne kete kuader ka ndermarre edhe mjaft reforma ekonomike, mes te cilave ridimensionimin e pages minimale ne te gjithe sektoret. Nje hap i tille i natyrshem dhe normal i qeverise Berisha, nuk eshte mirepritur nga Shoqata e Fasonisteve Shqiptare. Rreth 400 bisnese, te cilat kane deklaruar si te punesuar 100.000 punetore, kane kercenuar mbylljen e bisneseve te tyre ne Shqiperi, apo edhe transferimin ne parajsa fiskale apo edhe me nivel shume te ulet te pageses, te pakontrolluar nga shteti. Nje deklarim i tille, eshet disi i cuditshem, jo per nga numri i te punesuarve, por nga kontributi qe ata duhet te japin vetem per kontributet shoqerore. Nese ne muaj per cdo punonjes (punedhenes+ punemarres) derdhin shifren minimale 5.000 leke te reja, shifra do te ishte vertete marramendese: 500.000.000 leke te reja, apo rreth 5,5 milion dollare! Realiteti eshte krejt ndryshe: Fasonistet publikojne shifra shume te larta te te punesuarve ne 400 laboratoret e tyre thjeshte per presion ndaj shteti, por nuk sigurojne te punesuarit duke minimizuar kontributin e tyre ne sigurimet shoqerore. Megjithate, te pakten nje nga firmat e njohura ne Shqiperi, “Cotonella”, ka vendosur te gjeje nje tjeter zgjidhje. Nuk do te largohen nga vendi yne laboratoret, pasi kostoja do te ishte shume e larte, e aq me teper, edhe ne vende te tjera, do te duhej “te lyenin” rrota, sic kane bere dhe po bejne edhe ne Shqiperi. Ne keto kushte, zgjidhja eshte me e thjeshte dhe me me pak shpenzime. 2000 kineze, pritet te punesohen ne laboratoret “Cotonella” ne te gjithe vendin, sapo kjo firme te transferohet me qender ne Shqiperi, e me specifikisht ne Shkoder. Llogarite jane shume te qarta. Nenshkruhet nje marreveshje fiktive punesimi ne autoritetet kineze ne Kine, te cilat jane te interesuara te eksportojne krahe pune, vecanerisht ne Evrope. Nje pjese te udhetimit, punonjesve potenciale te “Cotonella”- s ia paguajne autoritetet kineze, ndersa pjesen tjeter e perballojne vete: po punesohen dhe madje ne mes te Evropes! Persa i takon kushteve qe kerkojne 2000 punonjes kinez qe do te vijne ne Shkoder apo gjetke, jane mese minimale dhe shteti i tyre nuk eshte shume i interesuar ti mbroje: ne 1,5 miliarde banore, te heqesh nga lista e ushqyerjes 2000 vete dhe vetem ne Shqiperi, nuk eshet gje e vogel. Pa harruar edhe miqesine tradicionale shume vjecare ne kohen e komunizmit, ku edhe aktualisht shume i konsiderojne kinezet vellezer. E me mberritjen ne Shkoder, 2000 punonjes kineze jane mjaft te kenaqur nese: u garantohet ushqim 1-2 ne dite, mundesisht oriz i zier jo me yndyre; u garantohet uje i pijshem dhe ne raste te vecante pija e tyre tradicionale e nxjerre nga orizi (pervec cajit) si dhe u sajohet nje kapanon derrase per te kaluar naten, pasi per pushim nuk behet fjale- punojne pa shkeputje deri ne 16 ore ne 24! Sipas parashikimeve, kostoja e nje punonjesi te kesaj kategorie, me te gjitha shpenzimet e parashikuara, arrin 1,5 deri ne 2 euro ne dite! Atehere, pse nevojiten punetore shqiptare, te cilet minimalisht kerkojne 120- 130 euro ne dite, duan 8 – oresh, dite pushimi, 15- ditesh, sigurime shoqerore, shperblime e dhurata ne raste festash?! Pas pak javesh, mos u habisni kur ne rruget e Shkodres te shtohen shume “fytyrat e verdha”. Merita eshte e “Cotonella”- s, e cila eshte e interesuar me se shumti me rritjen e normes se fitimit. Shkodraneve u mbetet te emigrojne, sigurisht jo drejt Kines, por vendeve te tjera te zhvilluara, si Italia, prej nga ku per ironi te faktit eshte zhvendosur drejt Shqiperise edhe “Cotonella”. F.Kulli
PAULIN RADOVANI, MUNDESI INTEGRIMI DHE PUNESIMI NE KIRAS Pas viteve ’90, qyteti i Shkodres eshte zgjeruar ndjeshem, jo vetem duke krijuar lagje te tera te reja, por edhe duke rritur shume densitetin e popullsise ne lagjet ekzistuese. Nga rreth 70 mije banore qe numeronte ne agimet e demokracise, aktualisht qyteti thuajse ka dyfishuar popullsine, ku te rregjistruar rezultojne mbi 127 mije banore. Per hir te realitetit, kjo levizje e pakontrolluar demografike, ka sjelle mjaft probleme, sic jane mundesite e pakta qe ofron Bashkia e Shkodres per integrimin e tyre ne te gjitha drejtimet, por mbi te gjitha, per mundesite e pakta te punesimit te tere kesaj armate njerezish. Roli i individit, vecanerisht atij qe ka materializuar pervec koncepteve te ekonomise se tregut, edhe ndjenjen e humanizmit dhe te perkushtimit per komunitetin, ne keto kushte qe kalon qyteti i Shkodres, eshte jetik. Kemi shkruar shume here per bisnesmenin- pioner te ekonomise se tregut ne Shqiperi, Paulin Radovani, pa arritur te themi asnjehere sa dhe si duhet, ate qe bart ne vetvete nje figure shumeplaneshe me kontribute te gjithnashme per qytetin e rajonin. Humazmi i tij, eshte i njohur tashme nga mijera familje te rajonit te Shkodres, te cilat kane gjetur jo thjeshte nje mundesi per te siguruar standartet e jeteses, por nje shprese! Ky eshte edhe rasti i investimit me te ri te Paulin Radovanit, i cili ne nje fare menyre, ka marre persiper shume sfida, ka marre persiper te realizoje ate, qe per dekada me rradhe, askush, as edhe vete shteti, nuk ka mundur. Ne Kiras, nje nga zonat me mikpritese te qytetareve te rinj te Shkodres, eshte krijuar nje komunitet fisnik, por edhe me mjaft probleme, sic eshte edhe gjakmarrja. Madje, tashme ka filluar te njihet edhe nje “Lagje e Gjakut”, ku njerezit thjeshte mbijetojne, ku mungojne thuajse te gjitha kushtet me elementare te infrastruktures, ku jetesa veshtiresohet ndjeshem nga pamundesia e daljes nga ngujimi i mijera burra dhe dhe te rinjeve, te etshem per te dhene kontribut per mbajtjen e familjes. Ka disa dite dhe jave, qe shpresa e tyre jo vetem eshte ngjallur, por tashme te gjithe po e shohin me sy realitetin, i cili mban emrin e Paulin Radovanit. Por perpara se te arrijme ne kete pike, duhet te kujtojme nje fakt tjeter, nje premtim te dhene me shume buje dhe te pambajtur ne kete lagje. Ndertimi i nje fabrike per te puensaur njerez, ishte premtuar para disa viteve gjate qeverisjes socialiste, nga nje ish- pushtetar i larte lokal, kandidat per kryetar bashkie dhe deputet, madje ne prani te bashkeshortes se ish- kryeministrit te asaj kohe, Xhoana Nano. Ishte thjeshte nje flluske sapuni, apo demagogji e rradhes per qellime thjeshte elektorale, madje duke u tallur haptas edhe me mijera familje te asaj zone…. Ne Shkoder eshte edhe nje bisnesmen, Paulin Radovani. Duke i njohur nga afer problemet e kesaj zone, vendos te jape me shume se nje kontribut qytetar, humanitar dhe njerezor. Kontributi i tij nuk mund te konsiderohet modest: behet fjale per celjen e nje fabrike, e cila do te punesoje rreth 150 punetore, pra do te siguroje jetesen e po kaq familjeve. Jane me shume se nje arsyet qe e kane shtyre Radovanin te ndermarre kete sfide te re, por qe sigurisht do te jete ne vazhden e sukseseve te deritanishme te arrituta me mund dhe djerse, por edhe shume perkushtim e humanizem. Ata pak banore qe me shume peripeci, kane mundur te sigurojne nje vend pune, duhet te levizin cdo dite, ne diell e ne shi, dimer e vere, nga lagja e tyre, deri tek zona Industriale, me shume se 2 km larg. Tashme, ata do ta kene vendin e punes prane shtepise, aq me shume, se do te kene nje fabrike qe do te jete e gjitha e tyre. Nga ana tjeter, radovani po perpiqet qe te kete edhe procese pune te qepjes me dore. Kjo do te mundesoje qe personat qe nuk mund te dalin nga shtepite e tyre per arsyet qe thame me lart, te kene mundesi te sigurojne jetesen e familjeve te tyre duke punuar brenda banesave. Fjala “intergim” eshte nje fjale e madhe, me te cilen nuk duhet abuzuar. Por Radovani po e kthen ne realitet. Pervec fabrikes, ne kete zone do te nderhyhet edhe ne infrastrukture, ku ne bashkepunim me Bashkine, eshte menduar asfaltimi i rruges deri ne hyrje te fabrikes. Fabrika e re, do te kete nje lidhje te vecante dhe direkte me nje firme ne Vareze te Italise, duke qene thuajse autonome nga pjesa tjeter e firmes se Radovanit. Specialistet italian, do te jene te perhershem ne kete fabrike, duke dhene kontributin e tyre te gjithanshem. Bisnesmeni human, ka menduar qe edhe stafi drejtues i fabrikes, te jene banore te kesaj lagjeje. Suksesi i kesaj ndermarrjeje, eshte i garantuar dhe shume shpejt, fabrika e pare do te pasohet nga nje tjeter ne mjediset e ish- Zooteknikes. Radovani ka ndertuar partneritete reciproke te shkelqyera me te gjithe faktoret. Forca e tij qendron ne respektimin e ligjit. Ai eshte nder te vetmit bisnesmene ne Shkoder, qe siguron te gjithe punonjesit e tij dhe kjo eshte vertetuar dhe vertetohet nga raportet e organizmave te specializuar, madje edhe ditet e fundit. Ai eshte nje nga klientet me potenciale dhe me te rregullt te KESH-it dhe per kete arsye, drejtuesit e filialit te Shkodres i kane ofruar nje bashkepunim te shkelqyer edhe per te vene ne eficence fabriken e re te Kirasit. Ne perurimin e fabrikes se re, e cila i jep figures se Radovanit nje dimension me te thelle njerezor, do te jete i pranishem edhe presidenti i Republikes, Bamir Topi, si shenje e vleresimit per individin por edhe nismat e tija. Ne ditet e para te shtatorit, fabrika do te filloje nga puna, duke ngjallur shpresat e nje komuniteti te tere. Ne fakt, tashme per gazeten “Shqiperia Etnike”, eshte nje detyrim qytetar per te evidentuar ndermarrje te tilla, te cilat deri tani kane vetem emrin e Radovanit. Eshte nje shembull qe duhet te ndiqet edhe nga te tjere, por qe fatkeqesisht e kane me shume mendjen tek fitimi i lehte dhe i shpejte se sa tek hapja e mundesive te reja per njerez me probleme specifike, sic jane nje pjese ne lagjen Kiras. Edhe strukturat e shtetit, te cilat monitorojne dhe duhet te monitorojne aktivitete te tilla, duhet te bejne jo favorizime ndaj bisneseve me sfond social, por te mos i pengojne apo te fusin “shkopinj te rrota”. Radovani ka tashme disa ndermarrje, te cilat punojne edhe me nje risk social, me materiale te porositesit, ku numri i punetoreve eshte shume i larte, por edhe fitimi shume i ulet. Pavaresisht nga kontratat apo edhe sezonet e ndryshme te porosive, punonjesit duhet te paguhen, tu paguhen sigurime shoqerore etj. Ndryshe eshte me firma te tjera, te cilat kane fare pak punonjes, shume pak prej te cileve te siguruar, por fitimet jane kolosale. Per te gjitha keto, vemendja e shtetit, fytyra e tij sociale, duhet te perqendrohet, duhet te fokusohet ne mbeshtetjen dhe perkrahjen e bisneseve te tilla. Jane keto bisnese fytyra qe duhet te kene te gjitha ndermarrjet ne ekonomine e tregut dhe shembulli ne Shkoder e ne Shqiperi, ekziston. Ai quhet Paulin Radovani!
STRASBURG, ZHVILLOHET UNIVERSITETI I DEMOKRACISE Në seancën e lançimit të këtij univerisiteti, ishte i pranishëm edhe delegacioni shqiptar i brezit të parë të Shkollës së Studimeve Politike të Tiranës.Vlen të përmendet puna e mirë organizative e drejtuesve të bordit të kësaj shkolle me drejtor Olsi Dekovin si dhe ajo e stafit pedagogjik të shkencave politike të cilët referuan në modulin e parë të kësaj shkolle para dy muajsh në Tiranë STRASBURG Para pak ditësh zhvilloi punimet në selinë e Këshillit të Evropës në Strasburg java e Universitetit të Verës për Demokraci në të cilin u trainuan rreth 600 pjesmarrësve të vendeve të Evropës Lindore të Shkollave të Studimeve Politike. Fjalën e mirëseardhjes e mbajti Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës Terry Davis, i cili, ndërmjet të tjerash theksoi “Universiteti i verës ka mbledhur sivjet 15 shkolla politike në Evropë dhe formon njerëzit e politikës së ardhëshme.Këshilli i Evropës përqëndrohet kryesisht në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të demokracisë.Ne jemi këtu për t”ju ndihmuar.” Gjithashtu kanë përshëndetur në vijim të pranishmit edhe Përfaqësuesja e Përhershme e Komisionit Evropian në Këshillin e Evropës, Luisella Pavan-Ëoolfe si dhe Komisioneri për të drejtat e njeriut pranë këtij institucioni, Thomas Hammarberg. Ndërsa, në kuadër të marrjes së drejtimit të rradhës nga ana e Serbisë të Këshillit të Evropës, përshëndeti edhe Presidenti serb Boris Tadiç.Ky i fundit, ashtu siç pritej, mbrojti tezën e njohur, atë të një zgjidhjeje kompromisi për çështjen e statusit të Kosovës me arsyetimin e përsëritur, atë të ruajtjes së sovranitetit territorial të vendit të tij, duke u justifikuar me thënien se “kështu do të vepronte presidenti i çdo vendi evropian”. Dita e parë do të mbyllej me foton tradicionale të përbashkët të të gjithë pjesmarrësve me drejtuesit e Këshillit të Evropës në hyrjen kryesore të godinës së këtij institucioni. Gjatë javës në vijim, të pranishmit patën rastin të ndiqnin referimet e mjaft autoriteteve të njohur evropianë të fushave të ndryshme si Drejtorin e Institutit Francez të Marrdhënieve Ndërkombëtare Christophe Bertossi, Presidenten e Konferencës së OJF-ve pranë Këshillit të Evropës, Annelise Oeschger, Presidentin e Qendrës së Trainimit të Gazetarëve në Paris, Henri Pigeat, lektorët e Qendrës së Studimeve Ndërkombëtare, Françoise Bafoil dhe Catherine Perron, nga Universiteti Panteon-Sorbonë, Laure Neymayer, lektorët shqiptarë Pirro Misha dhe Gjergj Sinani si dhe mjaft personalitete të tjerë të fushave nga më të ndryshmet nga kontinenti evropian. Delegacionit shqiptar iu rezervua një pritje e veçantë edhe përfaqësuesi shqiptar në Pallatin e Drejtësisë, juristi Kristaq Traja si dhe nga Ambasadorja e Shqipërisë e atashuar pranë Këshillit të Evropës, Margarita Gega. Gjatë ditëve të këtij aktiviteti kanë përshëndetur në sallën kryesore plenare të Këshillit të evropës edhe figura të tjera të rëndësishme të arenës ndërkombëtare si Presidenti i Fondacionit “Soros”, George Soros, Presidenti i Fondacionit “Robert Schuman”, Jean-Dominique Giuliani si dhe fituesi i Çmimit “Saharov” për të drejtat e njeriut në vitin 2006, Aleksandër Milinkeviç. Gjatë javës së Universitetit të Verës për Demokraci të zhvilluar në Strasburg vlen të theksohet edhe puna voluminoze e përballuar me sukses nga Koordinatori i Projektit pranë Drejtorisë Politike dhe Shkollave të Studimeve Politike në Këshillin e Evropës, François Friederich, i cili ishte i pranishëm edhe në Tiranë gjatë procesit të përzgjedhjes së 28 kandidatëve shqiptarë të brezit të parë të kësaj shkolle në muajin prill të këtij viti. Ndërsa në mbyllje të këtij aktiviteti, organizatorët shpërndanë edhe çertifikatat e pjesmarrësve të Universitetit të Verës për Demokraci nga Evropa Lindore. ARBEN LAGRETA
DASEM SHQIPTARO- AMERIKANE NE SHKODER Irida me Paulon edhe pse me banim ne SHBA, kane zgjedhur vendlindjen per te nisur udhetimin e tyre drejt lumturise se perbashket Perpos elementeve, ciletdo qofshin ata, qe shpirtezohen ne krejt jeten e ciftit, pikerisht diten e dasmes, ne konfiguracionin e shpirtit, ritet, doket zakonet “e veshin” diten e marteses me nje dritez hyjnore. Dasmat gjithehere jane shfaqur, shfaqen e do te shfaqen ne harmoni te kultures, gjendjes, kohes. Por dasma, objekt i ketij reportazhi, kishte brenda gjithcka, edhe shushurimen e ujvares (shatervanit), edhe traditat shqiptare, edhe pak adrenaline amerikane, pse jo edhe perjetime te brishta, njelloj si ne lirika e balada. Para momentit te kurores ne altarin e kishes, as natyra s’ bezan. Gjithcka eshte e ciftit te cilin e pret nje rrugice e gjate jete. Ne perjetimet mitike edhe Zanat e Malit e Shtojzovallet, ndalin hapin, nuk kalojne as pragun e deres. Dasma per te cilen po flasim, motivoi nje fizionomi me vacenti jo vetem autentike. Nen peshen e mallit…. Per Tonin Kimcen qe prej vitesh jeton ne SHBA, nuk kish si te ndodhte ndryshe. Dasmen e vajzes se vet Irida me mire se ne Amerike, e beri aty ku lindi, shqiptoi fjalen “nane”, u edukua, madje edhe shkroi ne shume organe shtypi artikuj te shumte. Eshte pra kolegu yne qe kapercen Atlantikun me ate cka nuk i mungon askurre, peshen e mallit e ku permes dasmes se vajzes Irida me Paulo Duhanin, hedh ne token e bekuar shqiptare nje “melodi” te mocme, shume te mocme, por njekohesisht edhe te re, te kohes, lidhjen e kurores se shenjte te vajzes ne token ku i linden edhe katragjysherit. Me emocione te shumta dhe krejt normale, ne Shkodren e ngritur mbi trupin e sakrificen e nje nuseje, te Rozafes qe u muros per ti dhene jete kalase qe ndertohej diten e shembej naten, te ciles do ti dhuronte edhe emrin. Sot vertete eshte gjysem e pasur, por kurrsesi gjysem e varfer, Tonin Kimca erdhi per te trokitur gotat, jo vetem te nje dasme, por te shumeckaje me teper. Se gezimi ka permasa qe nuk i perfshin ne rreshtat e nje shkrimi. Aq me teper ne Shkodren qe eshte me e bukura! S’ ka drita, por nuk ka as terr… Keto dite, dielli I nxehte pjek buken, por ama ne spitale nuk shtrohen shkodranet. Qytetit ne keto kohe krize, i mungojne dritat, por ama terr nuk ka. Nuk ankohen shume njerezit kendej! Edhe pamundesite kthehen ne mundesi, gezimi ka gjithehere konak, optimizmi dhe fati ne rrethana te reja, jane pjese e verioreve. Aq me teper, Irida dhe Paulo perbejne nje fotomotiv jo vetem me pamjen e tyre, por edhe me ate cfare kane arritur. Irida ka shkuar ne SHBA ne vitin 1995, ne moshe shume te re, permes nje lotarie bashke me familjen e saj. Atje ka vazhduar shkollen katolike private “St Rephael” e me pas ate te mesme “Amety” ne CT. Aktualisht eshte studente e shkelqyer per mesuesi ne shkollen e larte “Sorthen CT”. Nje njohje qe ne femijeri me bashkeshortin e saj, i cili edhe ai shkoi ne vendin e lirise dhe demokracise njerezore me ane te lotarise. Paulo, me ambicjet e nje djali te vendosur, ku Amerika te jep cdo gje qe ti mund te marresh, por ama s’ te fal nje cent, ne 5 vjet arrin te bleje edhe shtepi private. Bisnes personal dhe pune te dyte, nje fejese te mire me nje vajze shqiptare nga nje familje pigment i traditave e kultures, nje deshire per te kurorezuar martesen ne Shqiperi, ka lene pas ne keto pak vite Paulo Duhani. Dasma…. Gjithcka eshte perzgjedhur me kujdes dhe vemendje te vecante, deri ne detaje. Shija e Irides por edhe sugjerimet e Paulos, vemendja e Tonin, bashkshortes se tij dhe vellezerve Kimca, kane krijuar nje mjedis unikal. Lokali eshte luksoz. Emri eshte shume domethenes “Dy luanet”: Shqiperia dhe Amerika ne Shkoder ne themel te nje dasme! Menyja eshte e pasur. Kuzhinieret kane punuar me shume profesionalizem dhe cdo gje eshte me bollek. Vellezerit Tonini, Ceku, Ardi e Ndreka kane meriten e merakut per gjithcka. Nje dasem si motit! 400 dasmore gezojne e defrejne nen tingujt e muzikes se interpretuar nga motrat e mirenjohura Irma dhe Eranda Libohova, dy nga me te medhate e artit shqiptar. Krijohet nje atmosfere e ngrohte qe duhet permendur, nuk e ke shijuar askerkund deri me sot. Te gjithe duan qe kjo dasem te zgjase pambarimisht, pafundesisht! Nje kolegu yne, Pellumb Sulo, gazetar kete po e thote ne nje forme tjeter: “Shume njerez ne Shkoder kane para me shumice, por si kjo dasem nuk kam pare ne jete. As kamerat besoj se kane rregjistruar. Jo vetem kamera ime…”. Muzika eshte vertete e bukur. Kenge dasme, te tradites, por edhe tinguj amerikane, ndoshta per te nderuar edhe ate shtet me zemren me te madhe, me demokracine me te kulluar nen shembullin e te cilit kane ecur dhe duhet te ecin shume kombe, edhe ai shqiptar. Veshjet e te pranishmeve, jane shume serioze dhe te miremenduara. Vlera historike, kulturore, burimore dhe tradicionale, misherohen te gjalla ne kostumet e te gjithe cifteve qe shoqerojne Iriden dhe Paulon. Femrat jane veshur me fustan te kuq, te kombinuara me veshje te tjera me ngjyre te zeze, duke krijuar imazhin mitik te Zanave te Malit! Meshkujt, i qendrojne besnike ngjyrave kombetare shqiptare: kostume me ngjyre te zeze, kravata te kuqe ne sfondin e bardhe te kemishave. Edhe rregjisore te famshem nuk do te kishin tubuar kaq shume adrenaline kombetare shqiptare brenda nje hapesire te shkurter kohore. Askund! Jane ngjyrat e flamurit tone kombetar, shqiponjes se zeze dykrenore ne shqytin e kuq, ato qe i paraprijne si gjithmone karvaneve te dasmoreve, betejave dhe gezimeve, por qe sot e sheh me tipare te misheruara magjishem ne veshje dasmoresh. Endrra e “princeshes” Irida dhe “princit” te saj te kalter Paulo, vishet nga nje tis i bardhe bore, I nje dite te paharruar jo vetem ne jeten e tyre, por edhe te pranishmeve ne kete dasem kombetare! Fustani i bardhe i nuserise, eshte nje nga te vecantat e kesaj dasme. Eshte nje prodhim unikal, te cilin e veshe per here te pare Irida dhe askush tjeter nuk mund ta kete, qofte edhe per nje here te vetme! Tashme, fustani i nuserise, i porositur vetem per Iriden ne Amerike nga firma prestixhoze “Ann Bacha”, eshte zbukuruar dhe me gure te cmuar, duke i rritur vezullimin. Edhe torta eshte ne lartesine e duhur te dasmes, ne kuptimin e plote te fjales: 75 centimeter e larte! Kjo dasem, ky gezim qe kalon kufinjte e dy familjeve, dy fiseve qe lidhin ne kurore femijet e tyre, te ben te meditosh, te shkosh larg ne rrjedhen e mendimeve, deri ne shpirtin e tradites. Dasmoret kendojne te gjithe, por per cudi zhurma nuk ndjehet. Vallet i japin hijeshi dasmes, por edhe vallezimi i ciftit nen tingujt e pershtatshem na tregon se edhe Shkodra eshte dhe duhet te jete pjese e natyrshme e kultures perendimore. Gjithcka shkrihet natyrshem me ambjentin, me harene, lirshmerine dhe familjaritetin e krijuar nga dasmoret. Duket se njihen te gjithe jo prej vitesh, por prej shekujsh. Cifti sigurisht, eshte epiqendra e nje amfiteatri, i ngritur nga njerez mbi supe njerezore qe ngrejne ne lartesite e qiellit te lumturise Iriden dhe Paulon. Nje dite e paharruar dhe jo vetem per ciftin! Traditat gershetohen bukur me te rene, por ruhet gjithcka. Katedralja e Shen Shtjefnit ne Shkoder, kisha katolike me e madhja ne Ballkan, ishte planifikuar te deshmonte para Zotit lidhjen ne mes Irides dhe Paulos. Eshte nje nga simbolet me te spikatura te shqiptarizmit dhe Irida, edhe pse e rritur ne SHBA, deshiron qe ne albumin e saj te kete edhe nje foto ne afersi te tempullit hyjnor. Themelimi i Katedrales madheshtore i perket vitit 1858. Guri i themelit u vendos nga nje qytetar i besimit islam, Daut Borici, ndersa edhe besimtaret muslimane kontribuan financiarisht per ta ndertuar. Keto dite, qe i paraprine edhe dasmes, Katedralja ishte ne restaurim dhe cifti zgjodhi kishen e ngrohte familjare te Don Boskos, per tu betuar para Zotit se do te jene sebashku ne kete udhetim “deri sa vdekja ti ndaje”. Edhe ketu, eshte treguar nje vemendje e vecante. Gjithcka eshte stolisur me shume kujdes, aroma e luleve origjinale, shijohet me endje nga te gjithe te pranishmit. Irida i dorezohet ne altar Paulos, sipas tradites me te mire katolike, nga babai i vajzes Tonini. Rrugetimi i ciftit drejt jetes se perbashket bashkeshortore, perpara njerezve por edhe Hyjit, ka filluar…. Flamuri shqiptar dhe ai amerikan krah per krah… Nje varg i gjate makinash sterpike me gezim dasme rruget e qytetit 2400 vjecar. Ato shoqerojne makinen luksoze te nuses dhe dhenderrit. Flamuri shqiptar dhe ai amerikan, i paraprijne varganit. Sa bukur rrine prane e prane, njelloj si ne afganistan, si en Irak, si kudo tashme edhe ne kete dasem shqiptare por edhe me ngjyrime amerikane. Nese keto flamuj kerkojne te valeviten lirshem ne Shqiperi, ne kete dasem jane me shume se krenare. Ne kohen e Balshajve, Shkodra ka qene kryeqytet, nje lloj si Nju Jorku para Filadelfias e Filadelfia para Uashingtonit, i cili u shpall kryeqytet me 1790 per nder te presidentit te pare amerikan Xhorxh Uashington, sipas planit te arkitektit francez Pierre L’ nfant. Ne celuloid fiksohen me kujdes te gjitha momentet. Kujtim Dracini dhe Cesk Shllaku kujdesen per filmimet ne kamera, ndersa Nenshati i njohur kujdeset per fotografite. Por nuk jane vetem ata qe fiksojne gjithcka! Jane me qindra dasmore qe kerkojne te rreshtojne ne kujtimet e tyre me te bukura, foto te kesaj dasme, te kesaj feste te madhe kombetare qe traditen e ka perforcuar edhe me traditen e re amerikane. E pas kesaj shetitjeje vertete te bukur, cifti dhe dasmoret i drejtohen Kishes se Zojes se Shkodres. Gjithcka ketu eshte e natyrshme, gjithcka origjinale qe nga stolite dhe gjendja emocionale e dasmoreve. Ne mjediset e kesaj kishe, eshte nje riprodhim i afreskut mistik dhe te magjishem, historia e te cilit eshte percjelle gjate shekujve goje me goje. Është ajo figure që sot ndodhet në Gjenacan të Italisë. Historia e saj, është vetë historia e katolicizmit ndër shqiptarë, katoliçizëm i cili, me vdekjen e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, më 1468, nisi udhën e vet të kryqit. Në sa një pjesë e madhe e banorëve, gjatë pesë shekujve të robërisë, do të shtrëngohej të ndërronte fe e një pjesë tjetër do të merrte rrugët e mërgimit, vetëm një pakicë do të mbetej besnike, duke vuajtur porsi gjarpëri nën gur për shekuj e shekuj. E pikërisht në këtë kohë, me 25 prill të vitit 1467, kur një ushtri e re e madhe e sulltanit u dynd mbi Shkodër, sipas gojëdhënës, figurja e Zojës u shkëput nga muri i Shenjtërores rrëzë Kështjellës së Rozafës, për të mos u dhunuar nga hordhitë anadollake. E mbartur nga ëngjëjt, mbështjellë prej një reje – vijon gojëdhëna- u ndalua në Gjenacan, afër Romës. Gojëdhëna tregon edhe se Figuren e mrekullueshme e përcollën dy shkodranë, rojtarë të shenjtërores, e ndërsa ecnin me sytë lart, pa u kujtuar as ata vetë, e kaluan në këmbë detin Adriatik. Si arritën në Romë, figurja u zhduk nga sytë e tyre. Por nuk vonoi e në të gjithë Italinë u hap zëri se një figure e mrekullueshme kishte zënë vend në muret e Shenjtërores së Gjenacanit, ku me ndërmjetësinë e saj po kryheshin mrekulli të panumërta. Që asokohe nisën shtegtimet e besimtarëve drejt Gjenacanit, e Zoja jonë e Këshillit të Mirë, Pajtorja e shqiptarëve, nisi të nderohej edhe në Itali, Gjermani, Austri e më vonë edhe në kontinente të tjera, me të njëjtën figure, që vijon të nderohet në Gjenacan. Pas meshes ne Kishen e Zojes se Shkodres, sipas tradites por edhe kultures se re te fituar ne vendin e lirise absolute, nusja ndahet nga njerezit e saj. Cifti hipen ne makinen luksoze ku dy flamuj shqiptar dhe amerikan, valeviten dhe marrin rrugen. Rrugen drejt lumturise qe i pret…. Iriden dhe Paulon.
PSE SULMOHET PROF. DR. GJOVALIN KOLOMBI Menjëherë sapo i nderuari dhe përfaqësuesi tipik i qytetarisë Shkodrane, ish Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, ish Prefekti dhe Profesor Doktor Gjovalin Kolombi u zgjodh kryetar i Këshillit Qarkut Shkodrës, një zgjedhje mjaft dinjitoze, jo vetëm nga vendimi politik i marrë nga kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë, por edhe se ka marrë 95% të votave të Këshilltarëve. Çuditërisht ndonjë gazetaruc, nëse është shkodran, kuptohet me porosi të dikujt, pasi së paku në mediat vizive të Shkodrës duhet pranuar fakti se vetëm gazetar shkodran dhe qytetari shkodran nuk ka, sulmuan zotin Kolombi gjoja për pa aftësi dhe mos kontribute, vërtet për të ardhur keq mbasi është tërësisht një tjetër e vërtetë, se Kolombi nuk u sulmua për këto shpifje, pasi askush nuk ka folur keq për Profesorin, as si pedagog, as si Profesor, as si Rektor, as si Prefekt dhe mbi të gjitha as si njeri, biles as kur Gjovalin Kolombi u propozua për president të republikës. Sulmi dashakeq, përçarës dhe i qëllimshëm ka për bazë ndasitë fetare… Po po ta themi hapur ndaj edhe Kolombi u sulmua shpejt e shpejt, dhe me aksion si dikur, që dikush ta merrte këtë flamur të turpshëm, dhe kur menjëherë pas zgjedhjes së Kolombit në krye të Këshillit të Qarkut të Shkodrës që nuk e luan as Topi President, për të cilin askush nuk tha përse u zgjodh musliman, madje askush nuk pyeti edhe atëherë kur Kolombi u zëvendësua si Prefekt nga i respektuari Maxhid Cungu, dhe që ka qenë lëvizje e pastër fetare për të ruajtur raportet, dhe shumë mirë u bë, prandaj të nderuar “gazetarë”, edhe pse pa një “pasaportë” të tillë miqësisht po ju këshillojmë të hiqni dorë nga këto mentalitete, mbasi këto raporte në Shkodër janë ruajtur e ruhen mjaft mirë. Njerzit vlersohen nga puna e jo nga përkatësitë fetare. Vasel Gilaj
KUJTESE: DREJTESIA VONON POR NUK HARRON! Nje nga synimet qe qeveria Berisha i ka vene vetes me ardhjen ne pushtet pas 3 korrikut 2005, ishte lufta pa kompromis ndaj krimit te cfaredo lloji qofte. Nje nga premtimet qe i dha elektoratit dhe qe ndikoi per fitoren e te djathtes ne zgjedhjet parlamentare, ishte pikerisht lufta e hapur ndaj ketij fenomeni- gangrene e shoqerise shqiptare ne vite. E ne fakt, te gjithe jemi deshmitare te rezultateve konkrete ne kete iniciative ambicioze, por edhe te veshtire per tu realizuar, ne nje vend ku segmente te caktuara politike, te lidhura me krimin, i japin eksponenteve te vecante suport. Jo vetem kaq! Edhe segmente te caktuara te sistemit te drejtesise, madje edhe hierarke te larte te tij, kane qene dhe fatkqesisht do te jene per disa kohe, tutore dhe mbrojtes te grupeve me famekeqe kriminale. Megjithate, shtatori ngjall shpresa per nje reforme reale dhe te thelle ne kete sistem, i cili faktikisht nuk duhet ndertuar me emra te pervecem, por qe drejtuesve u duhen caktuar mandate kohore te kufizuara, per ti hequr nga duart monopolin e te qenit te perjetshem. Me ardhjen ne krye te shtetit te presidentit Bamir Topi, por edhe me angazhimin publik te shprehur nga te gjithe drejtuesit e larte te politikes shqiptare, drejtesia shqiptare, mbase ka mundesite reale te drejtohet ne kuptimin e plote te fjales. Nje nga plaget me te thella te hapura ne trupin e Shqiperise, eshte masakra e Cerrikut e 22 majit 1997, por edhe sulmi ndaj nderteses se SHIK-ut me 28 shkurt 1997. Sigurisht, edhe pas 10 viteve, dhimbja me e madhe eshte per humbjen e jeteve njerezore: 6 gardiste te vdekur dhe 8 te plagosur ne Cerrik, 2 shikas te vdekur dhe 5 te plagosur ne Vlore. Por shume e rendesishme eshte se u godit ashper shteti, strukturat e tija, te cilat arriten ti mbijetojne sulmit te kombinuar dhe te mireorganizuar gjate nje revolucioni komunist te armatosur! Drejtesia vonon per nje arsye apo tjeter, por nuk harron! Aq me shume, kur nje nga te plagosurit, eshte edhe inendrejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Agron Koliqi, nje nga specialistet me te mire te zbulimit te krimeve te vjetra. Koliqi ne emer te ndertimit te nje shteti te ngritur jo mbi urrejtjen apo hakmarrjen e drejtperdrejte apo te verber, mund “te mbylle” nje sy per gjakun qe i derdhen ate dite. Por kurre ai nuk mund te shkele mbi gjakun e shokeve te tij, te cilet u flijuan ne krye te detyres se shenjte: bllokimin e nje revolucioni antikushtetues, apo te nje grushti shteti qe u ligjerua me ardhjen ne pushtet te te majteve me 1997! Tashme, drejtesia dhe strukturat e specializuara te shtetit, kane filluar aktivitetin e tyre profesional per zbardhjen e ketyre ngjarjeve. Nuk eshte e rendesishme nese do te denohen njerez, aq me teper kur denimi me vdekje eshte hequr apo edhe nese do te ishte ne fuqi, nuk do te kthente ne jete heronjte e masakruar. E rendesishme eshte te vihet ne vend dinjiteti i shtetit, koncepti i te cilit nuk njeh kohe por as edhe limite ne zbatimin e ligjit dhe ndeshkimin e fajtoreve. Kane kaluar 10 vite, jo edeh aq shume qe jane konsumuar keto masakra, por gazeta “Shqiperia Etnike” i rikthene edhe njehere, shkurtimisht, per te treguar se nuk duhet harruar, aq me pak gjaku i deshmoreve te rene ne mbrojtje te shtetit, demokracise dhe vlerave me te mira njerezore!|
MASAKRA E CERRIKUT Ne daten 22 maj 1997, trupat e blinduara te Gardes u urdheruan per t’u nisur drejt qytetit te Elbasanit ne ndihme te forcave te policise per te vendosur rendin dhe qetesine ne kete qytet. Sipas burimeve te Gardes, nje dite me pas keto trupa levizen drejt qytetit te vogel te Cerrikut, per shkak se komisariati i policise se ketij qyteti ishte sulmuar nga persona te armatosur. Ne oren 8.30 te mengjesit, kur autoblindi i pare i autokolones se forcave te Gardes ka hyre ne qytet, ai eshte gjendur nen bresherine e armeve. Autoblindi eshte qelluar edhe me predha kundertank, duke marre flake. Nga kjo tragjedi gjeten vdekjen 6 gardiste dhe u plagosen 8 te tjere. Dy nga gardistet e vrare gjeten vdekjen, pasi u dogjen ne autoblindin qe kishte marre flake. Vrasja e dy punonjesve te SHIK-ut ne Vlore Ngjarja makabre ku gjetën vdekjen dy ish-punonjësit e Shërbimit Informativ Shtetëror, Leke Qoku dhe Besnik Hidri u shënua më 28 shkurt 1997, kur dhjetëra makina mbërritën përpara ndërtesës ku ishte Shërbimi Informativ Kombëtar dhe filluan sulmin. Në popull ishte hapur fjalë se civilë të Shërbimit Sekret SHIK do të sulmonin dhe nxirrnin me forcë studentët nga greva e urisë. Më tej ishin hapur fjalë se SHIK-u kishte vrarë disa njerëz të pafajshëm. Loja bëhej e tillë që turma të sulmonte pikërisht ngrehinën e fundit të shtetit në këtë qytet, që ishte godina e Shërbimit Informativ. Qëllimi, duket se arrihet. Turma e armatosur me mjete rrethanore, mbase edhe me armë, sulmon godinën dhe pas një rezistence të dobët arrin ta pushtojë. Nga sulmi i demonstruesve mbetën të plagosur pesë punonjës të SHIK-ut, të cilët ndodheshin në katin e dytë të godinës. Të mbijetuarit mundën të largoheshin duke u hedhur nga pjesa e prapme e ndërtesës, ku për fat të mirë do të pësonin vetëm ndonjë gërvishtje të lehtë. Ndërsa dy prej punonjësve të SHIK-ut, Lekë Qoku dhe Besnik Hidri, nuk do të mund të dilnin të gjallë. Tragjik do të ishte fundi për Qokun, i cili ndodhej në katin e parë të institucionit ku punonte. Pasi e plagosën, demostruesit e morën peng dhe pasi e masakruan, e dërguan para studentëve grevistë. Viktimë do të mbetej dhe Hidri, i cili edhe pse i masakruar nga goditje të ndryshme në trup, arrin të shkojë deri tek baza detare, rreth 20-30 metra larg godinës, ku i ndihmuar nga ushtarakët e kësaj baze, u vendos në Pashaliman. Prej andej u transportua me helikopter për në Spitalin Ushtarak, por nuk mundi të mbijetojë. Si pasojë e plagëve të marra, Hidri gjeti vdekjen gjashtë orë pas plagosjes, ku sapo kishte mbërritur në derën e spitalit. Blerti DELIJA
SHKODËR: NË PODIUME PUSHTETESH PAAFTËSIA BËN EPOKË Me zgjedhjen në krye të Qarkut të Shkodrës të Gjovalin Kolombit, epoka munstruoze e paaftësisë institucionale arriti kulmin. Thuhet kjo mbi bazën e gjykimit jo vetëm të rreth pesë muajve vakancë të këtij posti shumë të rëndësishëm për kryeqendrën e Veriut shqiptar dhe, ku gjithherë në tavolina kafenesh, emri i tij ka qenë engletisja, por ma fort të peshores së parlamentit të Shkodrës, pra këshillit bashkiak që në fund të muajit shkurt votoi pesë këshilltarët për në Këshillin e Qarkut, nga të cilët do dilte kryetari i tij. Sa për kujtesë e aparencë, Qashif Hoxha pat arritur të marrë 34 vota. Po kështu edhe Mustafë Lici. Edhe Sabri Bushati e pat kaluar kuorumin, duke marrë 26 vota. Namik Kamberi, mgjithse një figurë shumë e njohur në Shkodër, duke qenë se nuk arriti të marrë kryesimin e Këshillit Bashkiak të qytetit, normalisht pas qëllimeve të programuara që ndoqën njëra – tjetrën, tentoi Këshillin e Qarkut, ku edhe mori votat e kolegëve. Gjovalin Kolombi, kryetari tashmë i Qarkut të Shkodrës, siç duket nga vlerësimi i mangësive të prekshme, në pozicionin e prefektit, nga i cili mbartej, të realizuar me ndjenjë detyre që pakkush di ta gjykojë, nëse nuk është mosha ajo që fsheh misterin, nuk pat arritur as të kalojë kuorumin e nevojshëm. Ligji pa interpretim, se ky i fundit nuk diskutohet, thotë se duhen të paktën 23 vota nga 45 këshilltarë për të kaluar në këshillin e qarkut. Folëm edhe ne me gjuhën e interpretimit, me sintaksën e tij, pasi në të vërtetë kërkon 50 plus një të votave. Nëse nacionalizmi s’do të ishte kaq i tejskajshëm, kaq thelbësor, kaq origjinal sa e sheh edhe i verbëri, Qashif Hoxha si një personalitet tashmë i njohur jo vetëm politik, por edhe sistematik, në figurë, ndjenjë e detyrë, i votuar nga parlamenti i qytetit, do ishte në krye të Këshillit të Qarkut. Paradoksi tjetër është se nga Tirana kanë ardhur katër emra për t’u votuar në Këshillin e Qarkut. Qashif Hoxha, Namik Kamberi, Gjovalin Kolombi dhe Sabri Bushati. Por, çuditërisht, pak minuta para votimit, Kolombi ka konkuruar i vetëm dhe normalisht është votuar nga kryekomunarët me 53 vota pro dhe 4 kundër, ndërkohë që tetë copë kanë munguar. Kryekomunarët nuk pyetën shumë siç pyet botërisht kolegu ynë Ylli Rakipi: Kush do të jetë ky Gjovalin Kolombi që e njoh veç nga mbiemri i Kristoforit, por e votuan! Megjithatë nuk është hera e parë që Shkodra ka në podiume drejtues jo vetëm emra që nuk gëzojnë zemra, por edhe përçmues ndaj shoqërisë. Thembra e Akilit janë lejet e ndërtimit dhe duket se është normale që në krye të qarkut të jenë persona që dinë të marrin urdhëra, persona me substancë steoritipike të përcaktimit në kundërshti me imazhin zhvillimor sidomos në qendrat e plazhit të Velipojës apo lejeve të tjera. Gjithsesi, pa gjykuar askërkënd, duam të themi se konstrukti i djathtë i Shkodrës, s’është mirë të përdoret si laborator për përfshirje monotone në poste modele të personave që qysh në nisje, ndajnë komunitetin me veten, me progresin dhe nyjen Gordiani ka kapërthejnë. S’mjafton të kesh emër sa për engletisje tavolinash, por energji që alternativat ekonomike e politike ta gjejnë rrugën për në Shkodër. Albert Vataj
PËRKUJTOJMË MIKUN E GAZETËS SONË PJETËR ARBNORI Me 8 korrik 2007 u mbush plot një vit që pushoi së rrahuri zemra e madhe e pishtarit drit-pashuar të demokracisë shqiptare, zotit Pjetër Arbnori. Pushoi së rrahuri ajo zemër fisnike që për dekada nuk mundën ta ndalojnë dënimet e burgimet e gjata dhe as persekutimet më mizore të diktaturës komuniste, me të cilat luftoi 28 vite rresht, duke u ndeshur si dragoi me kulçedrën e kuqe, e cila nuk mundi as ta mposhtnin e as ta hanë, përkundrazi kulçedra u rrëzua dhe dragoi Pjetër Arbnori mbijetoi, duke realizuar ëndrrat e lirisë e demokracisë për të cilat u sakrifikua gjatë. Përvjetori i parë i ndarjes nga kjo jetë i demokratit, shkrimtarit e veprimtarit të shquar Pjetër Arbnori është disi i veçantë, sepse ai u nda nga kjo jetë atëherë kur duhej të jetonte dhe duhej të merrte atë që i takonte nga kjo jetë të cilës i kishte dhënë më shumë se asnjë shqiptar tjetër në fund-vitet e shekullit XX dhe fillimet e atij të XXI, dhe i ksihte marrë fare pak. Pjetër Arbnori kishte lindur në qytetin e Durrësit nga prindërit Shkodran Gjystina e Filip Toma në vitin 1935. Pjetër Arbnori në moshë të re, por ideale të mëdha në zemër e mendje arrin të mbarojë shkëlqyeshëm (me medalje) shkollën e mesme, por pa ju dhënë e drejta për momentin të vazhdojë të lartën. Gjithsesi vitet kaluan dhe Pjetër Arbnori arrin të përfundojë në kohë rekord (me korespondencë) dhe shkëlqyeshëm fakultetin e Filologjisë në Tiranë. Në vitin 1960 emrohet mësues letërsie, por zemra dhe shpirti i këtij mësuesi ishin të lënduara nga diktatura komuniste që çdo ditë dënonte, persekutonte, pushkatonte e burgoste shqiptarë nga më fisnikët e patriotët. Pjetër Arbnori me shokë të tij antikomunistë krijuan në ilegalitet një organizatë social – demokrate, programin e së cilës e kishte përgatitur ky vetë, si dhe ndihmonte shokët e tij në shpërndarjen e trakteve antikomuniste. Në pranverën e vitit 1961 arrestohet dhe pas dy vite hetuesi dhe gjygje e dënojnë me vdekje, dënim që ia kthejnë në 25 vite burg, por që edhe në atë ferr dënohet edhe me 10 vite të tjera, pasi edhe në burgje propogandonte lirinë e demokracinë. Megjithse në kushte të vështira në burgje filloi të shkruajë e përgadisë ato libra që i realizoi në demokraci, dhe që janë një pasuri e madhe, letrare, historike e mbi të gjitha humane, pasi tregojnë vlerat e një shpirti që ndonëse vuan vetë, nuk dëshiron të vuajnë të tjerët, madje librat nuk japin mesazhin e urrejtjes as për ata aktor e regjizorë që bënë të vuajnë Pjetër Arbnori e mijëra shqiptarë të tjerë, por përkundrazi japin mesazhin e paqes, tolerancës e mëshirës… Disa nga 14 librat e tij të shkruara (novela, romane, studime e intervista e tjerë) nga viti 1992 e deri kur ndërroi jetë janë: “Kur dynden Vikingët”, “Mugujt e Mesjetës”, “Bukuroshja me Hijen”, “E Bardha dhe e Zeza”, “E panjohura – Vdekja e Gebelsit”, “Shtëpia e mbetur përgjysëm”, “Vorbulla”, “Letër nga Burgu”, “Nga jeta në burgjet komuniste”, “Brajtoni një vetëtimë e largët”, “Lufta për të mbetur njeri” etj… Në vitin 1989 Pjetër Arbnori pasi ishte liruar nga burgu, si armik i regjimit dërgohet të punojë në punë të rëndomta, por nuk përkulet përsëri. Pa kaluar veçse një vit nga burgu i vogël i vogël i Burrelit në atë të madhin Shqipëri socialiste, si një ylber shumë ngjyrësh lart në qiell, por që pa vonuar do të uleshin në tokë, për t’i prekur e shijuar vet zoti Arbnori dhe Shqiptarët. Natyrisht ndër të parët që e kuptuan këtë ishte ky Pishtar drit – shumë i lirisë e demokracisë. Me 14 janar 1990 mori pjesë në demonstratën antikomuniste për rrëzimin e bustit të Stalinit. Me 12 dhjetor 1990 në Tiranë në emër të Shkodrës, Pjetër Arbnori, në tribunën themeluese të PDSH u dorzon zotërinjve Sali Berishës dhe Azem Hajdarit mesazhin e Shkodrës demokratike, të nesërmen me 13 dhjetor hidhet në erë busti i diktatorit Enver Hoxha në Shkodër. Me 3 janar 1991 në mitingun e Shkodrës Pjetër Arbnori shpall krijimin e Partisë Demokratike të Shkodrës, por këtë fat e kishte edhe Malësia e Madhe me 21 janar në mitingun e Bajzës… Nga viti 1991 e vazhdimisht ishte antar i kryesisë së PDSH. 5 herë rresht ishte deputet e Kuvendit Popullor i zgjedhur direkt nga populli (1991-2005). Në vitet 1991-1996 është zgjedhur Kryetar i Parlamentit Shqiptar, ku do të mbahet mend gjatë për drejtimin e tij ligjor, edhe mbi të gjitha për tolerancën dhe shpirtmadhësinë e treguar ndaj komunistëve apo bijve të tyre deputetë, të cilët kishin qenë aktorët dhe autorët e tragjedisë të vetë Arbnorit dhe Shqiptarëve. Nga viti 2000 ka qenë kryetar i forumit të Drejtave të Njeriut kundër dhunës policore, si dhe që nga viti 2004 është zgjedhur edhe President i Institutit të kërkimeve politike “De Gasperi”. Veprimtaria e Demokratit të orëve të para Pjetër Arbnori u vlerësua kombëtarisht e ndërkombëtarisht, sa ishte gjallë dhe pas vdekjes. U dekorua me titullin Adademik, nga Akademia Ndërkombëtare e Nju Jorkut, nga Instituti Biografik Amerikan, nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me titullin “Pishtar i Demokracisë”, nga Asambleja parlamentare e vendeve frëngjishtfolëse ju dha titulli “Oficer i madh i urdhërit të Plejadës”. Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova i ka dhënë medalionin e argjendtë “Nënë Tereza”, dhe prerjen e artë Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Papa Gjonpali II i jep Medaljen e Argjendë të Familjes. Bashkia Vau Dejës titullin “Qytetar Nderi”, Bashkia e Shkodrës “Krenaria e Shkodrës”, Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës i jepet emri i Pjetër Arbnorit. Përsëri Shkodra me datën 7 korrik me rastin e përvjetorit të parë të vdekjes i jep Titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Shkodrës etj. Pjetër Arbnori është shquar jo vetëm si shkrimtar, demokrat e politikan, por edhe si përkthyes i shumë librave nga Anglishtja, Frangjishtja e tjerë. Gjithashtu emri dhe vepra e Pjetër Arbnorit i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe Europës, duke u quajtur “Mandela” i Shqipërisë; Ballkanit e më gjërë, dhe si rezultat është takuar me shumë personalitete të Botës si me Papa Gjonpalin e II, Presidentin Amerikan Bill Klinton, Nënë Terezën, Presidentin dhe desidentin çek antikomunistin Vaclav Havel, me Kryeministrin e Turqisë Demirel, me kryeministrin e Greqisë Micotaqis, me Presidentin e Senatit Francez Rene Monri, me Mbretin e Spanjës Huan Karlos, me Presidentin e Gjermanisë Herzog, me politikanin e famshëm Izraelit Shimon Perez, me Kryetarin e Autoritetit Palestinez Jaser Arafat, me Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, e tjera personalitete politike, shtetërore si dhe nga fusha të tjera të artit e kulturës e tjerë. Përmasat e këtij burri të mençur e patriot sa vinin e rriteshin. Në vitin e zi 1997 Pjetër Arbnori ishte ndër të paktit Demokrat apo politikan të djathtë që e kishte rrugën të hapur në të gjitha skajet e Shqipërisë. Në gusht të këtij viti, Pjetër Arbnori vendosi të vesakrifikohet, duke hyrë në një grevë urie vetëm për të mbrojtur të drejtat e Opozitës të atëhershme (PD dhe aleatëve të djathtë) me akses fjalën e lirë në masmediat televizive të kontrolluara dhunshëm nga shteti socialist. Një personalitet si Pjetër Arbnori alarmoi botën demokratike e cila detyroi komunistët e rinj të bëjnë lëshime. Pjetër Arbnori edhe pas kësaj punoi natë e ditë për alternativat e Partisë demokratike, të elektoratit që i besoi votat, si dhe në krijimin e imazhit të mirë në kancelaritë e Europës së Bashkuar, Amerikës e më gjërë. Mjerisht politika shqiptare kishte fare pak Pjetër Arbnorë. Në zgjedhjet e tre korrikut të vitit 2005 Pishtari i pashuar i Demokracisë Shqiptare, vjen kandidat për deputet në zonën nr. 1 të Malësisë së Madhe. Këtu mendohej një fitore e padiskutueshme, pasi Malësia e Madhe dhe Pjetër Arbnori ishin dy simbole lirie e demokracie, që historia e persekutimit të diktaturës komuniste nuk i kishte mposhtur ndër dekada lufte e përpjekjesh e jo më do t’i thyente në pluralizëm e demokraci… Mjerisht nuk ndodhi kështu, Malësia e Madhe pasi kishte qëndruar 60 viteve në luftë (me komunizmin), dorëzohet në paqe, madje duke tradhtuar vehten dhe bashkësimbolin e saj Pjetër Arbnori. Kjo humbje është borxhi më i madh që Malësia e ka Demokracisë e simbolit të saj zotit Arbnori, i cili natyrisht këtë humbje (jo të tij si deputet), por të bastionit të Demokracisë Malësisë Madhe e kishte peng në zemër dhe e mori me vete edhe kur ndërroi jetë me 8 korrik 2006. Malësia e Madhe me 18 shkurt 2007 në zgjedhjet lokale amanetin e lënë përgjysëm të Pjetër Arbnorit e çoi në vend disi, duke e mundur Partinë socialiste me rezultatin e thellë 6 me 0… dhe duke u treguar forcave të majta se 3 korriku 2005 ishte humbje e një beteje, por jo e luftës. Për Pjetër Arbnorin do të shkruhet, do të organizohen tubime përkujtimore, do të jepen dekorata dhe vlersime, siç ndodhi me datën 7 korrik 2007, kur Bashkia Shkodër e nderon birin e saj me titullin e lartë “Qytetar Nderi”. Këto nderime e dekorime vërtet ja kemi borxh Pishtarit të pashuar të Lirisë e Demokracisë, por këto nderojnë jo vetëm Pjetër Arbnorin e veprën e tij, por nderojnë edhe ne, pasi një pishtar i vërtetë drit-pashuar sa më shumë që të përkujtohet, vlersohet e nderohet aq më shumë na ndriçon rrugën tonë për në Europën e Bashkuar së cilës i përkasim dhe ëndërronte prej dekadash demokrati Pjetër Arbnori. Arbnori ishte edhe një mik i afërt i gazetës “Shqipëria etnike”. Ka ndihmuar me përvojën e tij letrare e politike. Nëse një gazetar kishte një problem sado të vogël, ai hapte në sekonda telefonin, dëgjonte me vëmendje dhe në moment ndërhynte me autoritetin e vëndosmërinë e tij. Gazeta jonë e ka dekoruar me diplomën “Mik i Gazetarëve”. Ndue Bacaj
SHKODRES IU SHUA NJE METEOR!Artisti i Popullit Lec Shllaku i cili te dielen e kaluar (5 gusht 2007) u përcoll për në banesëne fundit , është padyshim një nga figurat kryesore të teatrit shqiptar e veçanarisht atij shkodran. Regjizor i talentuar, aktor i spikatur. Lec Shllaku pati si të përbashkët të gjithë aktivitetit të tij pasionin për artin e kulturën, punën e palodhur. Kjo vërtetohet me faktin se as në vitet e pleqërisë ai nuk rreshti së punuari. Me një përkushtim e passion të madhe. Lec Shllaku u muar me shkrimin e historisë së teatrit shkodran, është autor imonografive kushtuar figurave të tilla të kulturës e skenës si Zef Jubani, Loro Kovaçi, Palokë Kurti etj., ndërsa ka lënë prapa dhe një trashëgimni me vlera në fushën e krijimtarisë artistike si autor i disa vëllmeve me proezi e prozë, madje duke lëvruar dhe lloje të gjata të këtyre gjinive si poema “Norja e Nika” apo romani i fundit “Historia e një plage”. I njohur jo vetem ne fushen e teatrit dhe te kinematografise, por edhe ne ate te letrave, “Artisti i Popullit”, Lec Shllaku, ka shkuar shume para ne kohe, ne Shqiperine e pas luftes, per ta bere ate subjekt te librit te tij me te fundit, “Historia e nje plage”. Lec Shllaku lindi në Shkodër më 3 nëntor 1921 . Pa mbushur 4 vjeç atij i vdes babai dhe së bashku me nënën dhe dy vëllezërit e tij rriten në shtëpinë e dajës. Këtu ai edukohet me dashurinë për skenën, bejtet, karnavalet, ndërsa frekuneton teartin e kohës në Shkodër. Arsimohet në shkollën e fretënve e më pas në gjimnazin klasik “Illirikum”, ndërsa vitin e fundit në gjimnazin “28 nentori” për të vazhduar studimet e larta në Institutin Pedagogjik të Shkodrës e më pas në universitetin e Tiranës për Gjuhë- letësi. Debutimin e tij të parë në skene e ka në moshën 12 vjeçare, si aktor këngëtar, në vitin 1933. Para vitit 1944, Lec Shllaku aktivizohet në shfaqje të ndryshme të shoqërive kulturore në Shkodër. Me mbarimin e luftës aktivizohet në shtëpinë e kulturës si aktor, ndërsa shkruan e vë në skenë vetë dramën “Djersë e gjak”. Shkruan e vë në skenë disa drama, kurse prej 1949-’50 punon në Teatrin qendror të ushtrisë. Prej vitit 1951 deri në 1960 punon pranë teatrit të Shkodrës, ku bashkëpunon me aktorët e mirënjohur Zef Jubani, Tinka Kurti, Antonjeta Fishta, Lec Bushati,Vitore Nino, Preng Lëkunda, Adem Kastrati. Fryt i këtij bashkëpunimi gjenial është edhe vënia në skenë e “Kopracit” me aktorin Zef Jubani në rolin kryesor, në vitin 1952. Në vitin 1962 ai dërgohet në Elbasan ku krijon teatrin “Skampa” dhe ushtron një aktivitet të dendur si regjizor për 10 vjet. Lec Shllaku është aktivizuar dhe në disa filma si tek “Skenderbeu” në rolin e Gjon Kastriotit , tek filmi “Plumba perandorit” në rolin e gjykatësit, tek filmi “Yjet e netëve të Gjata” në rolin e oficierit gjerman , tek “Qortimet e vjeshtës” në rolin e priftit etj. Në vitet ’90ai ka marrë pjesë edhe te filmi “Larg barbarëve”, ku ka interpretuar në gjuhën frënge ,rolin e përkthyesit Jusuf Vrioni. Pas vitit 1990 ai vazhdon aktivitetin e tij duke shkruar letërsi e monografi si dramën operistike “Hajria”, monografinë për artistët e popullit Zef Jubani e Loro Kovaçi, poemen “Norja e Nika” (25 mijë vargje), dhe studimin “Maska shkodrane”, ku ka hulumtuar lindjen e rrugëtimin e komedisë shkodrane etj. Lec Shllaku, është cilësuar nje personalitet i skenes dhe letrave shqipe, i cili ka dhene nje kontribut te shquar ne themelimin e teatrit profesionist te Shkodres, te asaj te Ushtrise, Teatrit “Skampa” ne Elbasan. Lec Shllaku eshte vleresuar me titullin e larte “Artist i Popullit”.Humbja e Lec Shllakut, nje prej meteoreve me te spikatur te Shkodres e Shqiperise, eshte nje humbje e madhe per familjen, te afermit, dinastine Shllaku, por edhe komunitetin e artisteve dhe te gjithe njerezit vullnetmire. Me kete rast, redaksia e gazetes “Shqiperia Etnike”, i percjell ngushellimet me te sinqerta te gjithe te afermeve, familjareve, miqve dhe te njohurve te Shllakut te madh. Vecanerisht, djemve te tij, Primos dhe Brunos, vazhdues te denje te dimensionit te krijuar nga Ati i tyre i madh, per te cilin jo vetem ata, por edhe Shkodra e Shqiperia duhet te krenohen.Pushofsh ne paqe o Lec Shllaku! Amen! Nga Anila DUSHI
GJAKMARRJA DHE HAKMARRJA DY “PLAGË” QË DUAN SHËRUAR Dy fenomenet e lartpërmendura nuk janë “shfaqje” e re pr shoqërinë shqipëtare por, (për fatin tonë të keq) ato vijnë si një element i trashëguar që nga thellësitë e shekujve, dhe që po “udhëtojnë” edhe në ditët tona, pothuaj me të njëjtin hap dhe me të njëjtin intensitet! Më parë se të flasim për punën e palodhur dhe fisnike të veprimtarisë së Misionit të Pajtimit mbarë kombëtar “Nënë Tereza” (të cilin ka vite që e drejtoj), mendova të kalojmë në retrospektivë, për të parë se si u zhvillua ky fenomen gjatë rrjedhjes së shekujve. Vlen të theksojmë në këtë trajtesë se , këtu përveç gjakmarrjes kemi dhe hakmarrjen, dhe që janë trajtuar nga autorë të ndryshëm, qoftë shqipëtarë, por dhe të huaj, natyrisht edhe në mënyra të ndryshme, për arsye të vetë përmbajtjes që ato paraqesin apo mënyrës së aplikimit të tyre. Njëri prej shkrimtarëve tanë më të shquar Ismail Kadare këtë fenomen e quan, jo vetëm shqipëtar por një dukuri universale: “një pjellë e njerëzve me ndërgjegje tragjike, e cila shfaqet që në (Eposin homerik), dhe si e tillë ajo ka qëndruar më gjatë tek disa popuj (të ashtuquajtur) të “vonuar”, në mes të cilëve, ai përfshin edhe shqiptarët”. Ky, pa dyshim, është një pohim i saktë, por që nuk ka asnjë gjasim me “gjakmarrjen” hamletiane, me të cilën bën analogji shkrimtari ynë i shquar. Këtë “tezë”, historiani (Akademik) – Kristo Frashëri e quan të diskutueshme, dhe në të njëjtën kohë konstaton: – Dy arsye kokëforta, që përjashtojnë lidhjen midis “gjak marrjes, dhe hakmarrjes”, hamletiane dhe gjakmarrjes shqiptare, qoftë në parim, qoftë në praktikë, janë si vijon: Para së gjithash, në të “Drejtën Zakonore Shqiptare”, gjakmarrja nuk funksiononte mbrenda përmbrenda familjes, më saktë, mbrenda anëtarëve të një gjaku, (siç ndodh me Hamletin). Xhaxhai është vëllai i babait, pra është i një gjaku me të. Prandaj, si pjesëtarë të një gjaku, kur vrasja ndodhte në mes tyre, nuk kishte kush të merrte shpagimj. Në këtë rast, vrasja mbrenda familjes sillte vetëm shpagim ose dënim, por, jo gjakmarrje. Sipas Kanunit Shqipëtar, në të tilla raste, shpagimin ose dënimin e kryente duke vrarë “vrasësin”, kolektivisht, fisi ose katundi. Si vepër kolektive fshatare ose fisnore, ajo vishej me cilësinë e Pushtetit Ligjor të autoritetit shtetëror, dënimet e të cilit nuk shkaktojnë as hakmarrje, as gjakmarrje. Për fat të keq, këto dy “nocione” shpeshherë, keq interpretohen. Hakmarrja mbështetet mbi parimin: më “fyeve”, të “fyeva”, ose “më vrave”, të “vrava”, në këtë mënyrë fenomeni mbyllet, mbasi të dyja palët janë barabar. Përkundrazi, gjakmarrja, përcaktohet si, “zakon” i të drejtës zakonore shqiptare, sipas të cilit, për të marrë hakun e një të vrarit, duhet vrarë një prej anëtarëve të fisit të vrasësit”. Por, edhe ky përcaktim nuk është plotësisht i saktë. Para së gjithash, gjakmarrja shqipëtare nuk mbyllet si hakmarrja me shpagim – një për një. “Gjakmarrja shqiptare”, hap ciklin e vrasjeve, mbasi çdo vrasje nuk konsiderohet vetëm si shpagim, por në të njëjtën kohë, edhe si akt që kërkon përsëri shpagim. Si rrjedhim, “gjakmarrja shqipëtare”, në të kaluarën, aty ku mungonte autoriteti i ligjit shtetëror, ka vazhduar për disa breza. Në kujtesën e malësorëve të veriut, janë rregjistruar raste ku gjakmarrja ka vazhduar deri në dymbëdhjetë breza. Cikli i gjakmarrjeve ndërpritej përkohësisht vetëm kur paraqitej ndonjë rrezik i jashtëm apo ndonjë eveniment madhor që rrezikonte të dyja palët. Një shembull mjaft sinjifikativ, kemi “Lidhjen e Prizrenit” (1878-1881), kur gjakmarrja u ndërpre për aq kohë sa mori fund veprimtaria e saj. Cikli mbyllej vetëm me të ashtuquajturin “Pajtim gjaku”, një “institucion” ky, të cilin, kushtet aktuale na imponojnë ta aplikojmë edhe sot, (në kushtet aktuale), kur shteti shqipëtar, akoma nuk i ka konsoliduar institucionet e tij… Nga kjo pikëpamje, dy kanë qenë parimet që përcaktonin shtrirjen e gjakmarrjes, njëri i shprehur me “formulën”, “gjaku shkon për gisht”, dhe tjetri “gjaku shkon për fis”. Me variantin e parë, ngushtohej dhe mbyllej cikli i vrasjeve, me vrasjen e dorasit që kishte kryer vrasjen. Ndërsa me variantin e dytë – “gjaku shkon për fis”, zgjerohej “poligoni” i vrasjeve. Varianti – “gjaku shkon për gisht”, u aplikua me shumë sukses nga – Gjergj Kastrioti (Skënderbeu). Ndërsa, si variant, të “gjaku shkon për fis”, kemi Lekë Dukagjinin. “Në takimin që u bë, sipas traditës në “Kuvendin e Dheut” në Lurë, Leka, mbrojti Kanunin e Lashtë, se, gjaku shkon për fis. Kurse Gjergj Kastrioti mbrojti variantin e tij të (sipërpërmendur), duke theksuar se, hakmarrja duhet të rëndonte vetëm mbi vrasësin”. Kjo retrospektivë që vjen nga thellësitë e shekujve, është aplikuar me shumë sukses (para disa dekadash), tek shqipëtarët e Malit të Zi, nga fisi i Hotit, dhe në zonën e Malësisë së Madhe, para disa vitesh, duke dhënë rezultate të kënaqshme. Flamurtari absolut në Pajtimin e gjaqeve, në mbarë Kombin tonë, mbetet i pavdekshmi, – Profesor, Anton Çeta, duke dhënë shembullin më të lartë të dashurisë dhe humanizmit. Ai, si asnjë tjetër, dijti t’i pajtojë shqipëtarët, duke përdorë me shumë efiçencë dhe efikasitet, drejtuesit e religjioneve të të dyja besimeve, priftërinjtë dhe hoxhallarët, ku, përveç pajtimit të gjaqeve, “farkëtohej” dhe harmonia ndërfetare. Mbi “shinat” e këtij “kollosi” i cili arriti të pajtojë qindra gjaqe e konflikte, ecën me guxim dhe Misioni i Pajtimit mbarë Kombëtar – “Nënë Tereza”. Siç theksuam më lart, t’ju referohemi këtyre fenomeneve, sot në shekullin XXI, është vërtetë një paradoks, i cili duhet të bëhet një problem “emblematik” për organet përkatëse dhe për të gjitha hallkat e Qeverisë dhe të shtetit shqiptar, për të aplikuar dhe zbatuar ligje të rrepta ndaj këtij fenomeni anakronik, i cili përveç marrjes së dhjetëra dhe qindra jetëve, po mbyll në “karentinë” me qindra familje pa kursyer as fëmijët, duke ju privuar dhe të drejtën për t’u arsimuar. Ky fenomen e ka obliguar dhe e obligon “Misionin e Pajtimit mbarë Kombëtar – Nënë Tereza” në “udhëtimin” e tij, sa fisnik aq dhe human, rezultatet e të cilit do t’i rendisim më poshtë, (që nga themelimi i tij e në vazhdim”, duke shpresuar për një mbështetje më të fuqishme, nga të gjitha organizmat shtetërore, qeveritare dhe deri tek shoqatat dhe donacionet vendase apo të huaja, kryesisht për të ndihmuar materialisht të ngujuarit, dhe për të mundësuar nxjerrjen e fëmijëve nga ngujimi. “Misioni i Pajtimit mbarë Kombëtar – Nënë Tereza”, i krijuar mbi bazën e shëndoshë të “Besës Shqiptare dhe humanizmit Kristian” e ka shtrirë veprimtarinë e tij, jo vetëm brenda territorit shqiptar, por në mbarë hapësirën ku banojnë shqiptarët, madje duke kaluar dhe Atlantikun, në SHBA e gjetkë, duke shuar konflikte dhe pajtuar gjaqe. Misionarët tanë të përkushtuar, shpeshherë dhe në kushte tepër të vështira, u janë ngjitur maleve, mes borës dhe tufanit duke udhëtuar në këmbë, me orë dhe ditë të tëra, për të pajtuar gjaqe ose për të zgjidhur konflikte, si masë parandaluese, për të shpëtuar jetë njerëzish, nga gryka vrastare e pushkës, gjithnjë në emër të Besës dhe humanizmit, dhe rezultatet kanë qenë mjaft të kënaqshme, dhe kjo për vetë faktin, se, në shpirtin e madh të malësorit, përveç urrejtjes (ndaj atij që e quan armik), është kultivuar dhe mëshira dhe falja. Portreti i shejtë i NËNË TEREZËS, i ka bërë të gjunjëzohen shumë burra (nga të gjitha besimet), dhe të japin verdiktin e faljes, duke krijuar skena mjaft emocionale, dhe duke na e lehtësuar detyrën në misionin tonë, dhe shembuj të tillë kemi mjaft. Fakti, që gjatë viteve të demokracisë janë pajtuar (2820) familje në Shqipëri, dhe (72) familje në diasporë, qoftë në Europë apo në Amerikë, është një faktor mjaft pozitiv. Ajo që është vërtetë e “dhimbëshme”, është ngujimi i (722) familjeve, i (46) para ushtarakëve, duke ju bërë të pamundur kryerjen e shërbimit ushtarak. Ngujimi i (1380) familjeve, përbën një faktor mjaft negativ, dhe pa precendent në këtë fillim shekulli, kur shoqëria shqipëtare aspiron fuqishëm për t’u integruar në të gjitha organizmat Euro – Atllantike. Është vërtetë një dhimbje mbarë kombëtare kur konstatojmë se, gjatë një harku kohor – 16 vjeçar, gjakmarrja dhe hakmarrja kanë marrë rreth 1800 jetë njerëzish. Një faktor mjaft negativ në çështjen e gjakmarrjes dhe hakmarrjes, është dhe disekuilibri i politikës shqipëtare, i cili manifestohet në çdo seancë të Parlamentit Shqipëtar, duke krijuar artificialisht, konflikte mes simpatizantëve të partive të ndryshme, dhe kryesisht mes militantëve të pa formuar politikisht. Mendojmë gjithashtu se, Qeveria duhet të jetë më aktive dhe më pranë Misionit tonë, në parandalimin e këtij fenomeni. Vlen të theksojmë se Misioni ynë, në plan të parë, ka parandalimin e këtij fenomeni dhe që, qëndron përkrah formave më bindëse, dhe se, asnjëherë nuk ka tentuar as nuk ka tentuar dhe as nuk tenton të spekullojë në emër të “Kanunit”, dhe që, Kanunin e quan “arkaik” dhe jashtë kohe. Ai, duhet të mbetet si një “relike”, që i shërben me shumë efikasitet kohës kur u aplikua, (në kushtet kur ne ishim të pushtuar nga osmanët, për afro pesë shekuj). Jam i mendimit se, pajtimi duhet të fillojë (siç e thamë më lart), te klasa politike shqipëtare e cila duhet të gjejë “formulën” e bashkëpunimit mes partive, dhe të mos e kthejë Parlamentin në një Kuvend “grindavecësh”, ku fyerjet arrijnë deri në përleshje mes njëri-tjetrit duke krijuar skena të pahijshme. Partitë politike duhet të japin një shembull të mirë duke vënë mbi të gjitha ideologjitë, interesin Kombëtar. Jemi të mendimit se, më parë se të pretendojmë për t’u integruar në strukturat Euro-Atlantike, duhet të vetëintegrohemi. Misioni i Pajtimit mbarë kombëtar – “NËNË TEREZA”, do të jetë pararendës në shuarjen e konflikteve dhe në parandalimin e tyre duke lehtësuar kështu mundësinë dhe politikanëve që të jenë më paqësorë dhe më tolerantë ndaja njeri – tjetrit. Shpresojmë se, Qeveria dhe të gjitha strukturat e shtetit dhe institucionet do të na gjenden pranë në realizimin me sukses të misionit tonë sa fisnik aq dhe human. Gjin Mekshi: Kryetar i “Misionit të Pajtimit mbarë Kombëtar” – “Nënë Tereza”
VALENTIN PERVIZI THYEN REKORDIN E ULIKSIT E PENELOPËS Valentin Pervizi u lind në Skuraj të Kurbinit në një familje me tradita të shquara patriotike (në familjen e Pervizit) e permendun që në kohën e Gjergj Kastriot (Skënderbeut), që nxori Gjin Pjetër Pervizin, udhëheqës i Lëvizjes kryengritëse të Kurbinit kundër Perandorisë turke, (1897 – 1912), e ngritës i Flamurit Kombëtar në Milot, me 28 Nandor (1912). Bir i Gjeneralit Prenk Pervizi, njerit ndër ushtarakët më kapacitivë dhe më të përkushtuar të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare që i shërbeu Atdheut që nga viti 1918 – 1939, kur Atdheu u pushtua nga Italia fashiste. Valentin Pervizi, kreu shkollën fillore dhe Gjimnazin në Torino (Lanzo Porinese), gjatë viteve 1926-1936. Gjatë viteve (1936-1939) – kryen shkollën ushtarake të Romës. Në Muajt Prill – Maj (1939), asht pjesëmarrës në kundërshtimin ndaj pushtimit fashist të nxënësve shqipëtarë. (Studentëve të shkollës ushtarake). Mbahen të mbyllun dhe të çveshun nga uniformat e armët konvencionale. Bën pjesë në Komitetin Drejtues bashkë me Asim Zenelin (Hero i Popullit), Lekë Vojvoden, Abdyl Këllezin, Hamit Tagen, Abdi Matin, Xhevat Hysen, që nuk pranojnë të bëjnë betimin, dhe varrin vendim me short të fshehun për eleminimin e atyne personave qëi kishin dërgue telegrame mirëseardhje e përgëzuese “Mbretit Duçes dhe Qeverisë fashiste italiane të kohës. Në vitet (1939-1941) kryen Akademinë e Kalorësisë në Modena dhe gradohet N/Toger. Në vitin 1941-1942, kryen kursin për mjetet blinduese në një divizion të blinduem që vendoset në rrethinat e Romës, për mbrojtjen e kryeqytetit. Nga muaji shtator (1943) deri në Maj (1944), kur kapitullon Italia fashiste, (pra, mbas kapitullimit fashist), ushtria italiane i u kundërvihet forcave gjermane. Zhvillohet beteja e Tivolit afër Romës, Valentini gjendet në zonën Montorsi, ku në pozicionin e tij arrin të “gozhdojë” me sukses sulmin e gjermanëve duke u shkaktue dëme të mëdha në mjete e një njerëz. Beteja zgjati afër 20 ditë. Badaglio pëson kapitullimin e dytë. Divizioni italian dorëzohet në nderin e armëve. Oficerët mbahen në një kamp gjerman, për t’u transferue në kampet e Gjermanisë. Valentini arratiset bashkë me dy oficera italianë dhe fshihet në Bolonga te familja e gruas, klandestin e dezertor. I shpëton arrestimit të milicisë fashiste dhe një bombardimi të randë që godet banesën e tyne. Vendos të kthehet në Atdhe. Bashkë me një shok shkolle, pas tre muajsh udhëtimi, Vjenë, Budapest, Beograd, Prizren, ma në fund arrin në Shkodër në fillim të shtatorit 1944 me dokumenta të fallsifikuara. Baba i tij gjindej në mal me misionin anglez. Familja e fshehur. Shtëpija në Laç e bombarduar prej gjermanëve, dhe djegur prej partizanëve. Në këto kushte, Valentini strehohet për pak kohë te shoku i vet – Lekë Vojvoda në Shalë. Në Dhetor detyrohet të zbresë në Shkodër me gjith gruan e tij italiane, e cila e shoqëroi kudo hap mbas hapi. Po në këtë muaj arrestohet për emnin, si bir i Prenk Pervizit. Mehmet Shehu kishte vendosur shtetrrethimin në Shkodër pas trazinave të Koplikut dhe të Postribës. E shoqja e Valentinit paraqitet tek Mehmet Shehu për t’i kërkue lirimin e burrit krejtësisht të pafajshëm. Por, Mehmeti, kur e merr vesh se për cilin ishte fjala, i përgjigjet me arrogancë cinike: “Zonjë, në vend që t’na falnderoni që e kemi lanë gjallë, na kërkoni lirimin e tij!” Me pllakosjen e Valentinit në burgun e Shkodrës, e shoqja detyrohet të riatdhesohet me grupet italiane sepse e gjithë familja gjindej në internim në Berat, me shpresë se një ditë gjendja do të normalizohej. Nga Dhjetori i vitit 1944, Valentin Pervizi përjeton një kalvar dënimesh, burgjesh e kampesh që zgjati plot 45 vjet! Shkodër, Berat, Kuçovë, Porto Palermo, Tepelenë, Radohimë (Fier), Kuç i Vlorë e Gradishtë e Lushnjës, që arrin deri në vitin 1989, kur Qeveria komuniste bani lirimin e të internuarve. Gjatë këtyre viteve, e shoqja kishte ba disa ndërhyrje pranë Ambasadës italiane në Tiranë për të patur lajme nga i shoqi, sepse letërkëmbimi nuk ekzistonte fare. Në Tetor të vitit 1967 Ambasadori, Nombert Lehmon shkruan: “….me vazhdimin e rregjimit komunist në Shqipëri, mendohet se do të jetë shum e vështirë, që Valentin pervizi i konsideruar “armik i popullit” të mundë të fitojë lirinë!” Ditën që rrëzohet monumenti i diktatorit, Valentini arrin të kalojë në Itali ku mundi të bashkohet me të shoqen pas 47 vjetëve, (Stërthyen rekordin e Penelopës dhe Uliksit) sa që nuk mund të njihnin njeni – tjetrin në Aeroport! Këto janë fragmente rrënqethëse të tragjedisë që solli sistemi komunist në Shqipëri, pasojat e të cilit do të duhen edhe disa dekada, që të shuhen, por që nuk do të harrohen në shekuj, si periudha ma e vështirë, ma barbare dhe ma shnjerëzore që kalue Populli ynë fatkeq gjatë gjithë historisë së tij. As një pushtues nuk mundë të krahasohet, me vetëpushtimin komunist, me ideologjinë ma të përbindshme, që nuk njihte as rregullat ma elementare të etikës qytetare, që mohonte të drejtat e njeriut në mënyrën ma flagrante. Me datën 15 Maj 1999 në orën gjashtë të mëngjesit pushon ajo zemër e madhe në spitalin Malpinghi të Bolonjës në Itali. U varros në vorrezat e këtij qyteti, duke lanë amanetin që eshtënat e tij të rikthehen në Atdhe, për të gjetur prehjen e fundit në trojet e vjetra të të parëve, atje në Skuraj, pranë atyne (15) viktimave të diktaturës, Gjyshes, nanës, vllait, kushurinjve dhe mbesave (në qoftë se do t’u gjenden varret) sepse të gjithë vdiqën ndër burgjet dhe kampet e diktaturës. Familja Pervizi, si shumë familje të tjera, pësoi një persekutim nga ma mizorët. Iu dogjën katër shtëpi, (dy të tyre dhe dy të kushurinjve). Ndër 15 viktima, shtatë prej tyre burra, u vranë në përpjekje, gjatë viteve (1944 – 1952). Gjyshja e Valentinit, Mrika, vdiq në Tepelenë në moshen 90 vjeçare, një grue burrneshë që kishte marrë pjesë aktive në luftë kundër pushtuesit turk, me Gjin Pjetër Pervizin, (shok dhe mik) i Luigj Gurakuqit, Bajram Currit dhe Dom Nikoll Kaçorrit (1900-1912). Kalvari i vuajtjeve të fisit të madh të Pervizëve të Kurbinit, duhet të bjer si një ndeshkim mbi “arkitektët) e krimit që me aq zellë e përkushtim projektuan luftën famëkeqe të klasave. Familja e madhe e Pervizëve me një trashigimi të thellë patriotizmi dhe Atdhedashurie, duhet të vlejë si një shembull për çdo Shqiptar me gjak Arbënori, dhe si një njollë turpi për atë sistem i cili asgjësoi pa mëshirë, ajken e kulturës dhe të qëndrestorëve që cilët i kishin shpalosur vlerat gjatë gjithë rrjedhës së historisë që në periudhën e artë Kastriotiane. Shqiptari i Madh – Valentin Pervizi, nuk asht vetëm “sfidant” i Uliksit të lashtë të Greqisë, por, ndër sfidantët më të mëdhenj të asaj diktature që martirizoi pjesën më të madhe të shqipëtarëve, duke iu privue çdo të drejtë njerëzore, dhe mbi të gjitha, atë që është gjëja më e shtrenjtë – LIRINË. Le të mbesë vepra e Valentin Pervizit, si një “mesazh” i heroizmit dhe Atdhedashurisë për të gjithë brezat që do të vijnë, dhe, si një ndëshkim, për sistemin totalitar që kurrë ma të mos përsëritet, në tokën e shejtë të Gjergj Kastriotit e Nënë Terezës. Asnjë “frymë” hakmarrjeje nuk e përshkon “ODISENË” e familjes famë madhe të Pervizëve. Ky, dhe shumë episode të tjera tragjike që pësoi ky Fis, na bëjnë thirrje për ndërtimin e një shoqërie qytetare të vërtetë pa mëri e urrejtje, me vështrim nga e ardhmja, dhe pa dyshim dhe ky shkrim mbetet pjesë e këtij Mesazhi me frymë kristiane, ku, falja është “Lajtmotivi”. Duhet sqarue se këtë “Mesazh” nuk e jap në emnin tim, sepse unë nuk e kam përjetue, as burgun dhe as internimin. Këtë mesazh e jap në emën të vllait të (të ndjerit Valentin), të shkrimtarit dhe atdhetarit të Madh zotit – Lekë Pervizi, i cili sot ndodhet në Bruksel të Belgjikës, dhe që drejton me shum kompetencë – Revistën “Kuq e Zi”. Zoti Lekë Pervizi ndonëse edhe Ai, përjetoi të njëjtin kalvar si vllezërit e tij, Ganci dhe Valentini, asnjëherë nuk e shpreh “dufin” e hakmarrjes, por me shpirtin e tij të Madh – Kristian, jep mesazhe paqësore, dhe këshilla që tragjedia 45 vjeçare të mos përsëritet më kurrë në tokën e bekuar arbënore. Së fundi: tragjedia e Valentin Pervizit dhe e Pervizëve në përgjithësi, duhet të bjerë si akuzë e fuqishme mbi sistemin diktatorial që kaluam me qëllim që ajo “tragjedi” të mos përsëritet më kurrë, mbi tokën e Kastriotit dhe të Nënë Terezës, dy përfaqësuesve më të denjë të racës arbënore. ODISEJA e Uliksit, dhe kthimit të tijnë Itakë pas njëzet vjetësh, asht “pikë” ujit në oqean, para OSISESË së (të ndjerit) Valentin Pervizi dhe “Penelopës” italiane, besnike deri në momentin e fundit të jetës së bashkëshortit të saj, “Super” Uliksit – Valentin Pervizi. P. S.: “Evidentimi i figurave nacionaliste dhe pasqyrimi i aktivitetit të tyre nën dritën e fakteve ka qenë kurdoherë Prioritar për Gazetën, (vërtetë precioze dhe të pa anëshme) “SHQIPËRIA ETNIKE”, për Drejtorin, K/Redaktorin, dhe të gjithë stafin e saj, të cilët kanë përcjellë me profesionalizëm dhe me pa anësi, ngjarjet dhe evenimentet e kohës”. Mark Bregu |