Kreu Blog Faqe 93

Edhe Behgjet Pacolli nën hetim nga Prokuroria e Tiranës

0

Prokuroria e Tiranës ka strukturuar një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeroportit të Vlorës. Hetimi është regjistruar për 3 individë: biznesmenin Behgjet Pacolli me të vëllanë Emin Pacolli, si dhe shtetasin Nelson Çela, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër Mabco Construction S.A. Shtetasi Nelson Çela u thirr sot paradite në Prokurorinë e Tiranës; ai dha një deponim, ndërsa fill më pas nënshkroi edhe dorëheqjen si administrator i kompanisë në pronësi të Pacollit. Të tre ata janë zyrtarisht nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve.

Procedimi penal kundër zotit Pacolli dhe dy të tjerëve mban nr. 64/06 dhe ka nisur në shtator, pasi një kallëzues me vlerë u vu në lëvizje nga shërbimet inteligjente partnere; një anëtar i strukturës hetimore besohet se ka marrë “clearance” nga FBI.

Kjo histori, në dukje si përplasje korruptive (Balluku–Pacolli), mbart një shqetësim edhe më të fortë se korrupsioni, pasi ka indicie se Pacolli është duke lidhur ujdi shumë larg për të vënë kolateral aeroportin e Vlorës. Veprimet e tij kanë lënë gjurmë pranë Astanas, Kazakistan.

Shqetësimi është se akrobacitë korruptive të zyrtarëve të Tiranës e kanë çuar lojën shumë më larg se korrupsioni: Aeroporti i Vlorës është kapacitet strategjik logjistik në Mesdhe, ndërsa mënyra si ka vepruar Pacolli ka ngritur shqetësime se ai mund të jetë duke krijuar korridor për interesa strategjike ruse në Shqipëri.

Por le ta nisim këtë histori nga fillimi.
Një ditë të bukur, Behgjet Pacolli u fotografua si pa dashje te avllia e Kryeministrisë. Spekulimi shkoi deri aty sa një pjesë e mediave raportoi se ai mund të ishte kandidat i Ramës për poste ministrore.

Në fakt jo vetëm që nuk ishte i tillë, por atë fotografinë “si pa dashje” e kërkoi Rama të shkrepej, pas një bisede tepër të tensionuar me Pacollin në zyrën e kryeministrit.

Në këtë takim zoti Pacolli bëri një lëvizje të paimagjinueshme, ai i deklaroi kryeministrit:
“Unë do të mbaj 98 për qind të aksioneve të aeroportit dhe nuk kam pasur asnjë dijeni për matrapazllëqet që ka bërë administratori im Valon Lluka me zyrtarët e tu. 40 për qind të aksioneve të kompanisë turke që u largua, unë i kam blerë me kontratë dhe nuk i kam detyrime kujt. Valon Lluka s’do të jetë më administrator im, pasi ai me zyrtarët e tu e kanë bërë këtë korrupsion”, – mësohet t’i ketë thënë Pacolli kryeministrit të Shqipërisë, ndërsa ky i fundit, pikërisht në atë moment, kuptoi se në çfarë telashesh mund të ishte.

Pasioni për pikturën dhe podcastet e të dielave zor se i linin kohë kryeministrit Rama të nuhaste atë që kishte muaj duke u gatuar.

Pacolli pretendon se ka pasur një aferë dhe ujdi korruptive ndërmjet zonjës Balluku dhe ish-administratorit të tij Valon Lluka, për të cilën zoti Pacolli thotë se nuk dinte gjë prej gjëje, duke luajtur kartën e një burri në moshë, të çiltër dhe deri diku naiv.

Ndërkohë, partneri i tij në koncension “2A Group” rezulton se ka investuar më shumë se Pacolli, ndërsa të dy kanë marrë një kredi në shumën e 56 milionë eurove në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT).

Ndërmjet kompanisë së Pacollit “Mabco” dhe partnerit “2A Group” të Imer Ademit ka disa kontrata noteriale që bëjnë fjalë pikërisht për kalimin e aksioneve, por BKT deri në këto momente rezulton se po mbështet hapur inkursionin e zotit Pacolli dhe nuk po i kryen procedurat paraprake që lejojnë regjistrimin e kontratave të mëparshme në QKB.

Janë ende të panjohura motivet pse BKT po e mbështet kaq hapur zotin Pacolli, por është fakt që zoti Pacolli ka kryer një veprim që ka ngritur dyshime tepër të forta, jo për korrupsion kësaj here, por për inkursion të interesave strategjike të Rusisë në Shqipëri.

Është një deduksion logjik ai që ka vënë në lëvizje partnerët amerikanë.

Supozojmë një moment për lehtësi arsyetimi se zoti Pacolli është një burrë i moshuar, i çiltër e naiv, dhe se “shtriga” Belinda Balluku, së bashku me ish-administratorin e tij Valon Lluka, kanë bërë ujdi e korrupsion pa dijeninë e këtij burri kaq të ndershëm.

Në këtë skenar pyetja që shtrohet është:

Ku e gjen forcën zoti Pacolli të sfidojë këtë klan të presupozuar si të korruptuar në territorin e vet?

Nëse zoti Pacolli është një biznesmen i rëndomtë që sheh hallin e punëve të veta, ashtu si me stil naiv, si mundet ai të shkojë në zyrën e kryeministrit (që presupozohët bosi i bosëve mbi territorin) dhe të mos synojë fare asnjë negociatë apo shteg për zgjidhje, por të shkojë dhe ta vendosë kryeministrin para faktit të kryer në territorin e vet?

Për të abstraguar më tej, na vlen të shohim profilin si biznesmen të zotit Pacolli. Rezulton se nga hetimet e largëta të vitit 1997 të ish-prokurores Carla Del Ponte, Pacolli drejtonte në Zvicër një kompani me gjithsej 5 veta staf në punë, zyra e tij ishte më e vogël se një redaksi portali online, por nga ana tjetër në kompaninë e tij “Mabetex” faturoheshin kontrata miliardëshe nga Kazakistani dhe Kremlini. Kartat e tij të kreditit përdoreshin edhe nga vajza e presidentit të Rusisë Boris Jelcin.

Fillimet e biznesit zoti Pacolli i kishte falë një lidhjeje personale të tij me Pavel Borodinin, person kyç në “rrethin e tenisit” të Jelcinit. Borodini i hapi rrugën zotit Pacolli të privatizonte si fillim fabrika tekstilesh, ndërsa në Moskë është sekret i hapur se Pacolli deri vonë ka lëvizur paratë e Borodinit. Fiks të njëjtat pretendime ngrinte edhe ish-prokurorja Carla Del Ponte në Zvicër.

Ky koncentrat i CV-së së zotit Pacolli nuk flet aspak për një biznesmen që s’bën kompromise me pushtetin politik, se të ishte ndryshe, vajza e Jelcinit do përdorte kartën e kreditit të Valon Llukës dhe jo të Behgjet Pacollit.

Pra nuk kemi aspak të bëjmë me një burrë të moshuar parimor dhe paksa naiv; përkundrazi, kemi të bëjmë me një biznesmen i cili që prej ditës së parë është i formatuar dhe i kultivuar si dordolec i politikës dhe i pushtetit – si prestanome.

Dhe në kushtet kur një biznesmen prestanome dhe i shtrirë barkas para pushtetit politik sfidon hapur një pushtet në territorin e vet, ka vetëm dy opsione logjike:

a) Pacolli ka lajthitur

b) Dikush tjetër po e mbron Pacollin

Zakonisht të lajthiturit janë të painteresuar për shifrat dhe tepër të lidhur me aspekte emocionale ose estetike. Janë profil gati-gati identik me atë të kryeministrit të Shqipërisë.

Pacolli shfaqet tepër i qetë dhe i kalkuluar; ai s’ka bërë asnjë gabim me shifrat e veta dhe s’ka përjetuar emocionalisht asgjë nga sikleti ku ka futur të vetët dhe qeverinë shqiptare, çka të çon rrjedhimisht në bindjen se dikush tjetër po e mbron Pacollin. Dikush tjetër e komandon atë si dordolec.

Nuk është aspak e vështirë të bësh identikitin e këtij faktori për sa kohë CV-ja e zotit Pacolli kumbon fort jo vetëm si dordolec i Jelcinit apo Borodinit, por edhe si akrobat që muajin e fundit po bën hapa konkretë për të lidhur ujdi në Kazakistan për shitjen e gjysmës së paketës së aksioneve që ai posedon.

Një tjetër fakt interesant është se procedimi në Tiranë ndaj zotit Pacolli nuk është kurdisur në SPAK, por në Prokurorinë e Tiranës. Kjo mund të ketë ardhur ndoshta edhe për shkak se administrata e re e State Department (OPDAT) mund të ketë dijeni ekskluzive mbi pamundësinë absolute të kreut të SPAK Altin Dumani për të çuar përpara hetime ku mund të bëhet pis zonja Balluku.

E megjithatë, loja që ka hapur Pacolli në Tiranë është përtej cilësdo skeme korruptive apo zyrtari shqiptar, sepse Pacolli ka lënë zbuluar një aset gjeostrategjik si Aeroporti i Vlorës, ku minimalisht pronari i ri potencial me fijet në Kremlin zbarkon aty shpejt e shpejt disa radarë anti-dron ose sisteme interceptimi që ndryshojnë ekuilibrat e forcës në Mesdhe. Hashtag.al

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, Kurti: Edi Rama erdhi me helikopter për të bindur palët të themelohej gjykata

0

Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë do të mbahet të premten, më 17 shtator, në orën 17:00, një protestë gjithëkombëtare në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Lidhur me këtë, Lëvizja Vetëvendosje e kryesuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me protestën që do të mbahet ditën e nesërme, ku qytetarët do të dalin në rrugë dhe do të kërkojnë drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Teksa bën një rezyme të ngjarjeve që çuan deri në themelimin e Gjykatës Speciale, Vetëvendosje shkruan se shumë nga politikanët që janë sot kundër saj, kanë qenë lobuesit më të mëdhenj që ajo të krijohej duke përmendur këtu dhe kryeministrin Edi Rama.

“Kujtojmë se Gjykata Speciale nuk erdhi vetvetiu, por nisi që në vitin 2008 nga një rezolutë e propozuar në Këshillin e Evropës nga kryesuesi i deputetëve të Federatës Ruse në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Konstantin Kosachev, por që u miratua si rezolutë me propozim të senatorit Dick Marty në vitin 2011.

Mirëpo, për ecjen tonë të sinqertë përpara si shtet e si komb duhet me patjetër të reflektojmë mbi qëndrimet tona karshi kësaj Gjykate në kohën kur u themelua. Reflektimi nuk është gabim, por në këtë drejtim shumë nga ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj. Para se të protestojnë, këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën.

Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate”, shkruhet mes të tjerash në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje, që kërkon po ashtu ndihmë nga Shqipëria që këtë çështje ta ngrejë dhe në institucionet ndërkombëtare.

Sipas LVV-së, Shqipëria, si shtet anëtar i OKB-së, NATO-s dhe Këshillit të Evropës, ka mundësinë që këtë çështje ta ngritë në forume ndërkombëtare, dhe ironizon se protesta në sheshin “Skënderbe” nuk zëvendëson përgjegjësitë institucionale.

“Në anën tjetër, institucionet e Shqipërisë kanë përgjegjësi që këtë çështje ta ngrejnë aty ku flitet dhe vendoset për drejtësi, e jo në sheshin ‘Skënderbe’ në Tiranë”, përfundon reagimi i LVV-së.

Kryeministri Rama, në forumet ndërkombëtar ku po merr pjesë e kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se me të Kosovës po i bëhet një padrejtësi e madhe.

Deri me tani ai për këtë padrejtësi ka folur Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Asamblenë e Këshillit të Evropës dhe në samte të ndryshme të liderëve evropian.

Në adresimin e tij, Rama ka kërkuar nga Këshilli i Evropës që ta largojë raportin e Dick Martyt, i cili pretendon për trafikim organesh nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Ai ka kërkuar që Këshilli i Evropës ta “tërheq mbrapsht raportin kundër UÇK-së për trafik organesh”.

Mos vallë vrasja e Mersos shkodran është i vetmi Krisht që meritojmë si shoqëri, sidomos sistemi sadist i drejtësisë?!!

0

Shkruan Ndoj Mhilli

Së pari gjejmë rastin ti shprehim ngushllimet më të sinqerta familjes së gjykatësit të ndjer Astrit Kalaja. Gjithashtu, nëse familjarët i ngushëllon ndopak, ata duhet të dini se një valë komentesh negative në rrjete sociale nuk janë kundër të ndjerit Astrit Kalaja, të cilin shqiptarët nuk e njohin personalisht, por kundër sistemit të drejtësisë dhe bëmave sadiste, anti-njerëzore të tij gjatë këtyre 34 viteve pseudo-demokraci.

Vrasja e të ndjerit, gjyqtarit Astrit Kalaja nga Elvis Shkëmbi, mjerisht na ndërmend personazhin e Mersos së Kamysë. Fabula me pak fjalë është kjo: Merso te romani I Huaji i Kamysë vret për shkak se, një njeri me ngjyrë, tek sa po ecte në breg të detit, papritmas nxjerr një thikë, mbi tehun e saj bien rrezet e diellit, të cilat me reflektimin e tyre e vërbojnë, turbullojnë e shastisin Merson. Ky i fundit në atë çast nxjerr armën dhe vret algjerianin. Në gjykat, në vend që të mbronte veten, ai nuk bëzanë, nuk merrë as mundimin më të vogël të mbrohet. Andaj edhe Kamy shkruan se, ky është i vetmi Krisht që meritojmë. Në fakt vrasja që kryen Merso është një vrasje absurde në pamje të parë, siç është edhe kjo e Elvis Shkëmbit. Mirëpo, Merso në thelb nuk vret individin, por sistemin dhe shoqërinë. Akti i tij është simbolik. Kësisoj, edhe personazhi i ferrit dhe çmendinës sonë Elvisi, nuk ikën nga vendi i krimit, por njësoj si Merso, ai pret policinë të vij ta arrestoj; Elvisi vret padrejtësinë dhe i jep një grushtë të fortë në surrat sistemit dhe shoqërisë shqiptare, por në thelb ai nuk vrau individin, gjykatësin e ndjerë, por korrupsionin, lodhjen, sfilititjen, burokracinë, bjerrjen e jetës, talljen, sadizmin, dhe masakrimin e shqiptarve nga sistemi gjyqësorë dhe të gjitha hallkat e strukturës së shtetit shqiptar. Pikërisht kjo përbën thembrën e Aklit: frikë dhe lemeri për sistemin e drejtësisë dhe klasën tonë politke – sistemin. Shtet i cili në mënyrë sadiste dhe çnjerëzore sorollat, sfilitë, tallë, burgosë, vret, bën vrasës, masakron e genocidon qyetarët e vet gjatë gjithë ekzistencës së tij, që nga argati i sllavëve Esat Pash Toptani, Ahmet Zogu, Nexhmije Hoxha- Enver Hoxhs e deri më sot. Kësisoj, mos vallë, mjerisht, i vetmi Krisht që meriton shoqria shqiptare e rënë në sadizëm, është Elvis Shkëmbi?!
Albert Kamy te i Huaji, ku personazh kryesorë është Merso, shkruan: “dy rrugë janë për t’u larguar nga kjo botë të vrasësh ose të jesh i vrarë”. Në thelb edhe Elvisi dje në të njëjtën kohë ka vra Astritin por edhe veten. Ai si pasoj e revoltës ndaj drejtësisë ka vra ditët më të bukura të jetës së tij: rininë. Këtë a ja ktheni dot më atij, pas 20 vitesh burg??? A e ktheni dot në jetë Astritin me ekzekutimin edhe të një të riu? Joooooo! Meqenëse të gjithë jemi fajtorë në këtë krim, më shumë se askush të pashpirtët e drejtësisë – sadistët, gjyqtarët, prokurorët, policët, mjekët, profesorët dhe politikanët, që masakrojnë qytetarët me padrejtësitë dhe korrupsionin buçitës të tyre, mos ndoshta është më mirë të gjehen zgjidhje dhe të vendoset paqe shoqërore, duke kursyer edhe një jetë tjetër, se një na iku, atë nuk e kthejm dot më, çfarë do që të bëjmë?!

Kësisoj, ju bëj thirrje mendjeve tuaja të sëmura, të liga dhe që gjallojnë e gëlojnë në mëri, zili, urrejtje dhe ligësi sadiste, mos ua bëni qejfin atyre që ka 34 vite që shkaktojnë gjakderdhje në këtë vend. Mos i ngazëlleni shpirtrat e tyre satanik të zhytur në krime, pusi, ligësi, vdekje, rrënim, pabesi, shtrigëri, magji, rite satanike, prostitucion dhe inkriminim të rinisë shqiptare. Pra mos u nisni me idenë për të vrarë në gjykatë pa plumba por me ligj edhe një njeri tjetër. Jeni ju fajtorët dhe vrasësit faktik dhe prandaj po të ekzistonte drejtësia e vërtetë dhe po të ishin shqiptarët popull me integritet dhe dinjitet ju do duhej edhe ta lironit nga burgu se dënimet kapitale dhe shembullore të ftyrave tuaja kriminale harroni. Në të kundërt shqiptarët do të ngriheshin si nepalezët. Fryma ekziston me sa shihet në komente. Shqiptarët nuk janë të ligj, as sadist që kënaqen nga vrasja e një njeriu, ata janë të keqtrajtuar, të dhunuar, sfilitur dhe genociduar nga e gjithë struktura shtetërore. Askush nuk kënaqet, askush nuk gëzohet nga vdekja e një njeriu, as vet Elvisi. Në të vërtetë sadistët e vërtetë të shoqrisë shqiptare jeni ju të sistemit të drejtësisë dhe klasës politike 34 vjeçare, që kënaqeni duke shkaktuar vuajtje, varfëri, mjerim, vrasje, krime, prostitucion mbi shoqrinë shqiptare. Nëse ka një fjali epike që ju përkufizon katërcipërisht: ajo është: ju jeni të pashpritë dhe sadist. E gjejmë me vend të shpjegojmë këtu se çfarë do të thotë leksema sadist? Në fjalorin e gjuhës shqipe disa nga shpjegimet që jepen për këtë fjalë janë “ai që ndjen kënaqësi kur shkakton mundime dhe vuajtje të mëdha të tjerëve; kriminel i pamëshirshëm, njeri mizor”. Të gjitha këto veti dhe cilësi satanike ju i keni, sepse ju ndjeni kënaqësi kur dhunoni, përbuzni, sfilitni e masakroni shqiptarët; jeni të pashpirtë dhe mizor. Pra ju, sistemi, gjithë struktura shtetërore shqiptare është sadiste, satanike dhe kundër-njerëzore e kundër-shqiptare.
Në këtë vazhdë më ndërmendet se, në protestë të studentëve u mblodhëm disa të rinj për të themeluar një lëvizje rinore, njëri nga të pranishmit filloj të stigmatizonte shqiptarët sepse studentët kishin shgarravitë e keqpqrdorë bankat dhe karriget. Pasi foli ai, – i thash, miku im shpirti i shqiptarve është i shgarravitur njësoj si ato tavolina. Pra, kjo dëshmon se shpriti i shqiptarve i ngjanë asaj tavoline të shgarravitur, i keqtrajtuar dhe i dhunuar.


Ngjarja është një këmban alarmi, është vetëm fillimi, nëse nuk mateni shumë në gjykata që të jepni drejtësi kam frikë se kjo ngjarje fatkeqe është vetëm shëkndija e parë e hedhjes, shkërmoçjes së zgjedhës së skllavërisë shekullore nga jeta e bota shqiptare. Po vazhduat me sadizmin tuaj, shqiptarët tashmë kanë vendos edhe të ju vrasin dhe s’ka siguri në botë që ju mbronë. Në këto kushte duhet të falim, rikuperojmë dhe shërojmë e jo të rrënojmë. Mjaft më këmi vrarë, masakruar e rrënuar për 34 vite jetën e secilit prej nesh, ku si pasoj kemi krijuar një ferr dhe një çmendinë ku të gjithë me një kënaqësi sadiste prej të çmendurish në dukje, por sataniste në thelb, lëndojmë e hamë krenat njëri-tjetrit, duke të krijuar imazhet e ferrit dantesk. Kësisoj i bëj thirrje shoqërisë shqiptare: Le të dalim nga ferri, le të dalim nga ligësia dhe çmendina e pashoqe 28 mijë kilometërshe, e të shkojmë drejtë dritës, zhvillimit perendimor dhe shpëtimit. Le të jetojmë e shijojmë jetën tonë, ama le të lëm dhe të tjerët ta jetojnë e shijojnë atë. Ndërkaq, le ti gëzohemi jetës dhe dashurisë e jo urrejtjes dhe ligësisë. Koha për rend, ligj, liri, drejtësi, demokraci, vërtetësi, mirësi, zhvillim dhe prosperitet, e jo për varfëri, sfilitje, persekutim, mjerim, padrejtësi, urrejtje, mizori, pashpirtësi, mëri dhe hakmarrje, ku burgu nuk duhet të ekzistoj.
Sistemi me veglat e veta të PD-së dhe PS-së, në protestë të studentve kishte filmuar disa të rinjë duke bërë dashuri, seks në një sallë. Simbas skenarit të tyre, ata kërcënonin se këto video seksi do të dilnin në publik, nëse nuk mbyllni protestën. Simbas skenarit partiak vajzat u tronditën, turma u përça. Ata hapën diskutimin për të ikë nga godina e Juridikut në Tiranë dhe filluan të dilnin, duke u justifikuar se kur të dalë videoja familjet nuk do t’i linin më aty. Unë mora fjalën dhe ju thash më dëgjoni pak ju lutem! Mos kini frikë, le ta nxjerrin videon se unë do ju mbroj. Po si thanë ata? Unë do ju them shqiptarve dhe familjeve tuaja se Shqipërinë nuk e ka shkatërruar e rrënuar dashuria, por urrejtja. Dashuroni sa më shumë dhe urreni sa më pak! Kjo fjali vlenë edhe tani dhe ndoshta do të vlej për shekuj të tërë. Kësisoj, u qetësuan dhe u kthyen përsëri në godinë, protestë. Skenari i veglave të partisë, studentëve anti-shqiptar dështoj.
Pafatësia e politikanve, gjyqtarve, prokurorve – sistemit të drejtësisë dhe shtetit shqiptar për të parandaluar, dhënë zgjidhje, sjellë zhvillim e rritje ekonomike, prosperitet, demokraci dhe liri, shndërrohet herë mbas here me ashpërsime ligjore sadiste – të pashpirta, kriminale dhe mizore. Jo more mjeranë të paditur dhe sadistë, duhet të investojmë në parandalim dhe kjo bëhet që te reformimi i thellë i sitstemit arsimor, që nuk nxjerrë juristë por hora dhe lavire të korruptuara, që paguajnë profesorët për të marrë provimet ose çojnë këmbët në makinat dhe hotelet luksoze të banditëve me tituj akademik a sekserve dhe kriminelve të tyre për të marrë provimet dhe bërë karrierë në gjyqësor apo universitete. Në këto kushte vallë si prisni që nga këta student drejtësie të lind derjtësia? Ata janë korruptuar moralisht që në gjenezë, në auditoret e universitetit. Kësisoj nga këta, ky brez, mund të lind vetem korrupsioni dhe sadizmi që është ushtruar mbi ta. Vallë a ka ngjarë ndonjëherë në histori që nga e keqja të lind e mira?!! Atëhere si prisni që nga këta student e jurist të lind e mira – drejtësia: rendi dhe ligji?? Vetëm një budalla ka pritshmëri të tilla. Shqiptarët me dy pika mend në krye jo e jo!
Elvisi nuk është vrasës i regjur, siç rrekeni ta paraqisni dhe do ta bënit, madje do ta masakronit, po mos të kishit frikë reagimin agresiv të shqiptarve, që në masë dërrmuese janë kundër jush, jo Astrit Kalasë, sepse ai është e qartë si drita e diellit se nuk ka shti në thelb ndaj gjykatësit të ndjerë – individit por ndaj sistemit anti-njerëzor, sadist dhe satanik të drejtësisë së bandave, kuçkave, horave dhe lavire të këtij sistemi dhe shtetit shqiptar që felt shqip, por vepron turqisht, iranianisht, serbisht, rusisht, greqisht, arabisht etj., etj.. Prandaj edhe shqiptarët e përgëzojnë. Ky popull nuk është aq budalla sa ç’e pandehni ju maskarenj, sadistë dhe kriminel shovinistë e fashistë të këtij sistemi! Mjerisht vrasësi i vërtetë nuk është Elvis Shkëmbi por e gjithë shoqëria shqiptare me heshtjen dhe mosveprimet e saj. Në një mënyrë a një tjetër të gjithë jemi mëkatar dhe vrasës në këtë shoqëri. Viktima dhe fajtor, dhunues, persecutor, sadist dhe bashkëvuajtës. Tragji-komedi alla shqiptare. Askush nuk mund të pretendoj pafajësi për aq kohë sa heshtë e nuk regaon kundër së keqes cila do qoftë ajo.
Ndërkohë, shqiptarët duhet të dinë dhe të vetëdijësohen se, përgjakja e shqiptarve gjatë 112 viteve shtet sidomos që nga Zogu dhe viti 1945 deri më sot nuk është rastësi por strategji qibrieloviçe, sllavo-otomane kundër-shqiptare. Kushdo që mendon ndryshe ose është i paditur, ose budalla, ose argat e spiju i këtyre segmenteve që jetësojnë në Shqipëri strategji kundër-shqiptare me pakte që fillojnë që herët, kur Serbia ndalontë ushtritë e Gjergj Kastriotit t’u shkonin në ndihmë austro-hungarezve, e më vonë me mallkimin dhe ndalimin e gjuhës shqipe nga Pernadoria Osmane dhe Kisha Ortodokse greko-sllave.
Ndërkohë, çuditërisht para pak ditësh një politikanë shqiptar ka dhënë një paralajmrim kujdes se do të vriten prokuror e gjyqtar. Nuk gjykoj se deklarata e tij është rastësore. Diçka me siguri ai ka dëgjuar në koridoret e politikës shqiptare e bandave të tyre të liga, të pabesa e gjakatare. Kësisoj, gjërat mund të jenë të ndërlidhura dhe duhet të hetohen nga SPAK-u. Disi i çuditshëm është fakti se pse Shkëmbi vendosi aty-për aty të vriste në mes të gjykatës kur ai mund të vriste dhe jashtë saj, aq më tepër kur vendimi nuk nuk ndryshonte pronësinë, thelbin e çështjes?! Ne gjykojmë se dy janë arsyet ose padrejtësia ka qenë shumë e madhe, e padurueshme dhe sfilitëse për shkak të një procesi disa vjeçar, i cili thuhet se i ka zhytur në fajde dhe borxhe, duke paguar drejtësinë, gjykatësit, përmbaruesit dhe policët, ose dikush e ka mbështet e nxitë autorin të kryej aktin pikërisht aty. Sigurisht jo xhaxhai. Me qëllim që t’i jap një mesazh SPAK-ut. Megjithatë, nëse kemi të bëjmë me rastin e parë, Elvisi ka vra njësoj si Qerim Delia, zyrtarin osman, apo Dodë Tahiri, gjermanët në Kafe të Madhe. Pra simbas Kanunit. Gjë që shkon përshtatet edhe me mënyrën burrërore të dorëzimit të tij por edhe me qëndimin e tij stoik. O budallenj a keni pa ndonjëherë malësor me sy?!! Ata nuk përkulen as kërkojnë mëshirë, as para konopit/litarit, as pushkatimit, këtë e dëshmon historia. Elvisi ka atë qëndrim që nuk ka lidhje fare me mos ndjerjen e fajit a ndjesisë së faljes dhe mëshirës. O psikopetër është qëndrimi stoik i malësorit krenarë që e ka nda mendjen me vdekë.
Megjithatë, nëse kemi të bëjmë me rastin e dytë, atëherë kemi të bëjmë me vrasje të mirëstudiuar dhe mirëorganizuar nga falangat kundër-shqiptare për t’i dhënë një mesazh SPAK-ut dhe sistemit të ri të drejtësisë se, nëse guxoni të arrestoni ne politikanëve, gjykatësve, prokurorve etj., që masakrojmë këtë vend njësoj si pushtuesit, meqenëse janë spijuj të tyre, në shërbim të axhendave sllavo-turko-greko-iraniane-arabe: ne do të ju vrasim në gjykatë. Jashtë saj iu vrasim pa pikë problemi ju dhe familjarët tuaj. Në funksion të kësaj teze shkon futja e armës në mënyrë të çuditshme brenda gjykatës, aq më tepër kur gjyqtari paska qenë i vetëdishëm se, para ka një seancë gjyqësore tepër të vështirë. Gjithashtu, edhe fakti se roja paska qenë i smurë dhe ka kërkuar leje pikërisht atë ditë. Mirëpo, po pse pikërish atë ditë???!! Në këtë rast hipotetik, bashkëpuntorët janë brenda në gjykatë dhe në politikë. Atëherë kush janë ata? Veglat e klasës politike 34 vjeçare. Agjencitë ligjzbatuese duhet ta hetojnë këtë hipotezë me shumë kujdes, kthjelltësi e zgjuarësi.
Shqiptarët duhet të dinë se, pa dhënë urdhër politikanët që qëndronjë në krye të piramidës së krimit/bandave të tyre asnjë rrugaç, bandit, kriminel e vrasës me pagesë nuk vret në këtë vend. Në Shqipëri asgjë nuk ndodh pa dorën e tyre të ligë, sadiste, kriminale dhe anti-humane. Në këtë vazhdë, natyrshëm lind pyetja: si hyri arma në gjykatë? Pse zgjodhi të vras në gjykatë e jo jashtë saj? Krimi dhe politika janë një në këtë vend, ata japin urdhër vrasësve të tyre me pagesë se kë të vrasin e si, e kur të vrasin. Pa dhënë urdhër ata, asnjë bandit nuk vret. Prandaj gjatë 34 viteve nuk kemi një politikan kundër-shqiptar të vrarë apo vrasës me pagesë të arrestuar deri sa doli në skenë SPAK-u. Kjo sepse krimi dhe ata janë një. Kriminelët dhe bandat janë thjeshtë vegla dhe argatë, servilë e spijuj në duart e tyre. Ndërsa sistemi i drejtësisë mashë në duart e sistemit dhe politikës sadiste, thellësisht, djallëzisht kundër-shqiptare.
Ndërkohë, prokuroria duhet të hetoj shumë pistën e luftës për prona mes bandave e strukturave kriminale në Shkodër që nxisin konfliktet e gjakderdhjet. Këta të partive politike kanë zaptuar prona e pronarë, i kërcënojnë e mbajnë nën kërcënime pronarët e trojeve në të gjithë Shqipërinë, nëpërmjet bandave të tyre. Fusin disa argat e spijuj të tyre nëpër lagje e zona, blejnë një hyrje, marrin disa firma të disa banorve të varfër, duke ju dhënë lekë, fajde e borxhe, i marrin peng dhe pengojnë zhvillimin e zones, jetës dhe pronës së qytetarvë shqiptar. Raste të tilla në të gjithë Shqipërinë ka pafundësisht. Pronat kudo në Shqipëri janë xanë e zaptuar nga tre banda anti-shqiptare PD, PS dhe LSI. Kam fikë se dhe në rastin fatkeq të Shkodrës kemi të bëjmë me element e dukuri të tillë. Megjithatë SPAK-u as prokuroria nuk i di këto. Në fakt këto i dinë edhe fëmijët e shkollës 9 vjeçare. Atëhere le të punësojmë ata në SPAK, sepse janë më të aftë dhe më të informuar për situatën në terren – realitetin e trishtë dhe të frikshëm shqiptar.
Ky problem e përplasje nihet me kohë e me vakt në Shkodër, majde Bashkia e Shkodrës, diku para 10 viteve, ka ndërtuar aty te rrethrrotullimi i Kasnecëve disa pallate me ngjyrë të verdhë për t’ua dhënë këtyre banorve dhe të pastrehëve të tjerë. Mirepo, apartamentet iu janë dhënë argatëve dhe spijve të fashizmit dhe PD-së e jo të pastrehëve. Këtë duhet ta hetoj pak SKAPI, SPUKU a SPAKU, quajnei si të doni.
Gjenerata Z diçka do të prodhoj, në kushtet e një shtypje dhe uzurpimi të gjithanshëm të hapsirave jetike të saj nga gjenerata X. Gjenerata që ka prodhuar më shumë krime, vrasje, burgosje sesa vetë ajo nacional-çlirimtare, pseudo-komuniste, në fakt fashisto-komuniste. Gjatë 34 viteve, siç ua kam thënë dikur edhe në protestë të studentëve shqiptarëve, kemi më shumë vrasje krime, prostituim, drogë e rrënim sesa në periudhën e dikaturës komuniste. Gjatë kësaj periudhe kemi 5000 të vrarë e të pushkatuar, ndërsa gjatë 34 viteve kemi 11 mijë të vrarë. Gjithashtu, sot kemi trefishin e nurmit të të burgosurve krahasuar me periudhën e zezë të diktaturës moniste. Shifrat janë të frikshme, aq sa, fatkeqësisht, detyrohemi të bëjmë karahasime që në kushte normale nuk do duhej kurrë të bëheshin, madje as të çoheshin nëpër mend. Mirëpo edhe më e frikshme është kur fjalë të tilla vinin nga një njëri që ka vuajtur nën putrën, dhunën dhe diktaturën komuisto-fashiste, Dom Simon Jubani, në bisedë e sipër, në atë kohë isha adoleshent, më pati thënë: Bir sot jemi më keq se në kohë të komunizmit. Sot kemi shumë më shumë vrasje, sot kemi një rini që dergjet burgjeve, sot kemi vajzat shqiptare që mbushin semaforet e Evropës k…, sot kemi vrasje në familje, mbytje të rinjve nëpër gomone, sot kemi dhe prostitucion. Në kohë të komunizmit ishte shumë keq, ama askush nuk i nxirrte në semafor bijat dhe motrat tona, rinia nuk mbytej në gomone e nuk vritej si sot – thoshte i persekutuari i Kishës Katolike në demokraci. Dritë i bëftë shpirti! Presekutimi i tij absurd, në të gjallë të tij nën diktaturë ishte shtri edhe në demokraci, tashmë nga kleri katolik dhe sistemi fashist. Ai e çoj jetën nën kryç derisa u shua nën presekutimin fashisto-komuist.
Nga ana tjetër vet drejtësia do të bie në padrejtësi me dënimin e kapital të Elvisit, sepse në fakt po bëhet përsëri padrejtësi. Për shkak se, vrasësi i vërtetë nuk është ai, por sistemi, gjykatës, prokuror, politikanë, gjithë struktura shtetërore shqiptare që për 113 vite shtet nuk ka dënjuar as mëtuar të vendos njëherë drejtësi në këtë vend, përkundrazi në mënyrë të qëllimshme dhe sadiste ka jetësuar padrejtësi, dhunë e krime pafund kundër qytetarëve shqiptar. Mjerisht këtu kemi të bëjmë me një situatë tragji-komike, për shkak se kufijtë mes drejtësisë dhe pardrejtësisë janë shumë të turbullt. Opinion publik në vend që të dënoj Elvisin e do atë, disa e quajn hero.
Në të tilla rrethana të gjithë këta prostitutat politiek që dalin në media së bashku me politikanët, si Ulsi Manja etj., që kërkojnë dënime shembullore e ekstreme ndaj qytetarve të tyre, më ngjajnë tamam me Pilatin dhe Herodin, të cilët kryqëzonin e vrisnin këdo që ju dilte përpara në shërbim të sistemit dhe pushtetit të tyre kriminal, diktatorial dhe anti-njerëzor. Megjithatë këta nuk bëjnë asgjë përveçse dëshmojnë padijen e tyre, ligësinë, sadizmin, urrejtjen kundër popullit të tyre, si dhe ngushtësinë mendore e shpirtëtrore që është e ububushme, e hatashme e dhimbshme, e frikshme dhe e neveritshme. Sidoqoftë, për këta mjeranë kam disa pyetje: vallë a do të ngjallej i ndjeri sikur Elvisin ta dënonim për jetë, ta dënonim me vdekje e pushkatim? Jooo! Thjeshtë shoqria shqiptare do të humbiste njëkohësisht dy individ, pra edhe Elvisin. Këta gjykatës dhe politikanë që nuk e kanë fare problem të dënojnë qytetarët e tyre me burgime të përjetshme, kur në fakt duhet të kujdesen për ta, si të ishin duke ngrënë ndonjë drekë të shishme në Bora-Bora me dashnorë a dashnore, janë për t’u çuar në burgim të përjetshëm ata të parët. Në këtë hulli mendimi kam disa pyetja për këta trapa me tituj akademik e diploma të blera: a ngjallet i vdekuri pas vendimit të tyre mesjetar e skolastik për të vra edhe një tjetër jetë? Jooo! A përmirësohet ai dhe shoqëria shqiptare me këtë vendim? Jooooo! A përbën rrezik për shoqrinë ky i dënua për jetë, Elvisi? Joo! Në të kundërt nuk do të ishte vetëdorzuar, përkundrazi do të kishte shkaktuar një masakër aty në gjykatë dhe jashtë saj. Nëse ai nuk përbën rrezik për shoqrinë, atëhere vendimet tuaja të hatashme, sadiste dhe lopësore 34 vjeçare duhet të rishihihen dhe rrëzohen. Zgjidhja nuk janë ashpërsimet e dënimit, por dhenia e mundësive dhe shanceve të barabarta të gjithë qytetarëve shqiptar. Luftimi dhe eleminimi, i varfërisë, mjerimit, padrejtësisë, burokracisë, sfilitjes dhe korrupsionit në këtë vend, parandalimi, si dhe dhënia e drejtësisë në mënyrë të barabartë për të gjithë pavarsisht titujve, pushtetit dhe pasurisë që zotërojnë.
Mjerë për këtë vend se në duar të çfarë horash, rrugaçësh, kriminelësh, dhe politikanësh – sadistësh të pashpirtë ka ra! Ata me diploma sa një çethë e tituj shkencorë duhet të dënohen e çohen në burg të parët dhe të nxirren ata që janë në burgje për faj e padrejtësi të këtyre kriminelve me diploma e tituj shkencor. Pra, po qe puna se duhet të dënohet dikush me dënim për jetë, me vdekje dhe pushkatim, atëherë ata që duhet të dënohen të parët janë gjyqtarët, hetuesit, prokurorët, avoketrit, policët, doktorët, profesorët, ministart dhe sidomos çdo politikan që ka qeverisë si pushtues e sadist këtë vend gjatë këtyre 34 viteve rrënimtare. Në të tilla rrethana nëse Elvis Shkëmbi nuk është pjesë e ndonjë grupi kriminal, dhe nuk është nxitur nga ndonjë kahje kriminale politike, moralisht, se ligji mbron djallin, na mëson Migjeni i madh, duhet të lirohet (dënohet minimalisht) nga burgu ose në të kundërt jeni në padrejtësi flagrante – në hakmarrje dhe sadizëm.
Në gjykimin tonë vrasjen nuk e ka kryer Elvisi, por sistemi i drejtëisë, klasa politike dhe gjithë struktura shtetërore, që masakron shqiptarët, sipas strategjive të mirëmenduara dhe të jetësuara me përpikmëri nga Serbia , Greqia, Turiqa, Irani, Rusia, Arabia etj., në këtë vend. Në Shqipërinë tonë të mjerë për 112 viteve shtet nuk ka pas as nuk ka drejtësi. Në rrethana të tilla, atëherë drejtësinë e vendosë vetëgjyqësia, meqenëse në kohët e sotme nuk i drejtohemi perëndisë së lashtësisë Nemesit/nemës për drejtësi e as Kanunit, të cilin shqiptarët e trajtojnë me përbuzje e anatemime, duke fsheh në jo pak raste rracizmin dhe sulmet psikopatike, të maskuara me mjeshtri dhe dredhi, ndaj shqiptarëve më qëndrestarë, që kanë mbrojtë këtë vend me gjak kundër çdo pushtuesi të krishter a mysliman qoftë ai, dhe të pastër që ka ky komb: malësorve katolik, ku kjo ligjësi ka mbijetuar fatkeqësisht. Megjithatë pushtuesve osman e sllav ua ka lidhë këmbët më shumë se çdo fe në luften e tyre për islamizimi, ortodoksizimin dhe asimilimin e shqiptarve në serb e turq. Të mbrujtur e frymëzuar 34 vite nga segmente neo-otomane, sllave, greke, iraniane – kundër-shqiptare. Pikërisht për të krijuar këtë boshllëk, padrejtësi, në emër të modernizimit të vendit u sulmuan me çdo mjet zakonet, tardita, Kanuni dhe kultura shqiptare. Kësisoj, nga ligjësia Kanunore kemi kaluar te padrejtësia ligjore – anarkia juridike dhe kulturore, që te Loja e Mbasdrekës së Martin Camajt kthehet në kasaphanë. Kjo sepse qëllimisht kemi harruar dhe përbuzur psikologjinë, kulturën dhe arketipin e shqiptarit ndër shekuj. Martini në mënyrë profetike si demirurg ka paralajmruar atë që do të ndodhë kur të përzihen së bashku praktika ligjore dhe kanunore, e ku si ligji e si kanuni nuk do të kenë fuqi veprues për shkak të këtij ndërkëmbimi mes tyre, kapërcimi historik nga Kanuni te Ligji. Lexojeni se ju bën mirë për shëndetin mendorë o trutharë, shpirtëligj, sadistë e vullnetkëqinjë! Megjithatë më shumë jepte drejtësi mbledhja dhe pleqnimi i burrave të fisëm e të drejtë nga familjet dhe fiset më të mira sesa japin të gjitha gjykatat moderne shqiptare sot. E dini pse? Sepse ata kishin dinjitet, burrëri, fisnikëri dhe drejtësi, ndërsa ju sot nuk i keni. Ju sot keni, arrogancë, ligësi, urrejtje, mllef, korrupsion, kurvëri, cinizëm, pordhacëri, mungesë të plotë integriteti, burokraci neveritëse, sfilitje dhe sadizëm kundër shqiptarve. Ju jeni Zotat e Olimpit, ndërsa ata janë skllevërit, që ju keni të drejtë ti rrihni, dënoni, keqtrajtoni, tallni, dhunoni dhe vrisni kur e si të dëshironi ju. Në fakt ju jeni anti-shqiptar, hora, lavire dhe kriminel shërbëtorë të botës së krimit dhe politikës 34 vjeçare kundër-shqiptare. Sigurisht jo të gjithë. Prandaj dhe nuk dilni dot në protesta ju të sistemi të drejtësisë, sepse e dini se do të ketë qytetarë që do ju gjuajnë me mbeturina, gurë e pështyma. Gjë që do të ishte më e rëndë se vdekja për cinizmin dhe krenarin tuaj fyese ndaj çdo shqiptari. Madje me pak shtysë perendimore do të ndodhte ajo që ndodhi në Nepal. Por, për vetëmbrojtje duke mos dashur të analizoni shkaqet e vërteta që bien mbi ju o të pa Zot e të pa fe, suleni në shenjë hakmmarje ndaj një familje duke arrestuar këdo që guxon të flasë. Pikërisht ky është problemi dhe shkaktari i vrasjes. Fjala gjykatë nuk shqetëson asnjeri, atë e bëjnë individët jo muret dhe luksi i juaj i shfrenuar kriminal, i ngjashëm me atë të karteleve meksikane dhe bordellove të Amsterdamit.
Vrasja fatkeqe e gjykatësit të ndjerë nuk është sulm, vrasje ndaj individit, Astritit, por është një grusht i fortë migjenian në surratin e shtetit shqiptar dhe gjeneratës sadiste X, që heshtë, për më zi rrënon qëllimisht Shqipërinë dhe shqiptarët gjatë 34 viteve. Me sa duket nga masakrimi i të tjerve ndjejnë eksitim, orgazëm dhe kënaqësi sadiste. Gjeneratës më kundër-shqiptare dhe kundër-njerëzore që ka njhour historia kombëtare shqiptare që nga lashtësia, antikiteti pëllazgo-ilir deri më sot. Gjeneratë fashiste, që për nga ligësia dhe masakrimi i shqiptareve ja kalon edhe pushtusve otomano-sllav. Mos vallë të gjithë janë klysh dhe kopilat e Ramizit dhe Nexhmijes???!! Mos vallë të gjithë janë ushqyer në gjinjtë e saj gjakatar e sadist turko-sllav?!! Sadizmi është ajo që i përfaqëson dhe përcakton këta të smurë psiqik. Ne duhet të hapim urgjentisht një spital si te novela e klasikut baraziljanit, Machadeo de Assis, Psikiatri për kurimin e sadistëve tanë kundër-shqiptar otomano-sllavo-grek.
Kësisoj, me sa duket, nëse nuk janë të përfshirë segmentet kriminale që përmendëm, për herë të parë një shqiptar, një malësor vendosi me i dhënë një grusht të fortë në surrat sistemit sadist, çnjerëzor kundër-shqiptar të drejtësisë serbo-turko-ruso-iraniane-arabe dhe llumit fashist gjermano-francezo-italian. Mos vallë shqiptarët u zgjuan nga letargjia shekullore dhe nuk do të prehen më të qetë nën thundrën e skllavërinë e këtij sistemi dhe kaste politike kundër-shqiptare sadiste?!!
Nuk ka qenie njerëzore me dy pika mend në krye, që nuk ndjenë dhimbje dhe keqardhje për të ndjerin, aq më tepër kur mund të ketë marrë vendimin e duhur dhe s’ka pikë faji. Në parim ne nuk kemi të drejtë as të gjykojmë e as të paragjykojmë. Ama një gjë është e vërtetë si një e një bëjnë dy se, ky shtet, ky sistem drejtësie serbo-turko-greko-iranian dhe fashist – sadist i ka masakruar qytetarët shqiptar në të gjitha dyert e gjykatave, duke i sorollat, përçmuar e tallë, sa nga shkalla e parë tek e fundit, e duke ju dhënë drejtësi më të fortëve, horave dhe kriminelve të këtij sistemi sadist. Sidoqoftë, ata që hartojnë ligje në këtë vend, pushteti legjislativ dhe pushteti ekzekutiv nuk regaojnë kur ua themi me artikuj se në këtë vend ka 112 vite shtet që nuk bëhet as nuk vendoset drejtësi. Kësisoj, kjo është thellësisht një vrasje shtetërore e jo një vrasje individuale. Vet shteti shqiptar për 34 vite vret e pret e masakron shqiptarët edhe më zi sesa pushtuesit shekullor. Dihet janë vegla dhe spijuj të tyre. Vrasësit janë po ata që ka 8 shekuj që na masakrojnë shqiptarët. Atëhere pse populli nuk paska të drejtë të sulmoj, atakoj e vrasë, përdhunuesit, sadistët, genociduesit dhe vrasësit e tij?!! E gjithë drejta e Zotit është me popullin e përdhunuar shqiptar ndër shekuj. Prandaj gazetarucët, prostitutat politike, shfaqen sikur janë të shqetësuar se na ra sistemi i drejtësisë, se është sulmuar drejtësia, mjerë viktima Astriti dhe familja e tij, se sistemi i flliqtë i drejtësisë shqiptare nuk bie pa rënë klasa politike anti-shqiptare sadiste dhe e pashpirtë.
Ndërkohë, të dashur shqiptar duhet të dini dhe te vetëdijësoheni se këto sorollatje nëpër gjykata, sa nga shkalla e parë tek e fundit, sa nga Gjykata e Apelit te Gjykata e Lartë, janë të jetësuara në mënyrë të mirëmenduar dhe strategjike, në mënyrë që të shkatërrojnë Shqipërinë dhe kombin shqiptar, në mënyrë që t’u bjënë të vriteni me njëri-tjetrin, në mënyrë që të zhgënjeheni, të vetvriteni, të përfundoni në psikiatri, të vrisni të tjerët dhe si përfundim të lodheni nga rrënimi e të largoheni natën për hënë nga atdheu i juaj. Mjerisht kemi të bëjmë me genocid, që parashihet edhe nga konventat ndërkombëtare. Klasa politike duhet dhe mund të përballet me këto konventa të të drejtave të njeriut. Më besoni asgjë nuk është rastësore. Ngjarjet dhe bëmat dëshmojnë se janë të mirëmenduara dhe të jetësuar në mënyrë strategjike dhe tepër djallëzore nga fuqi kundër-shqiptare turko-sllavo-greke. Sadizmi i tyre e vërteton këtë katërcipërisht. Mark Tuin, thotë se, një mal me prova po ti sjellësh budallait ai parp se prap nuk bindet. Mirëpo, ju shqiptar të dashur besoj se nuk jeni budallenj! E aq më tepër nuk do të mashtroheni nga religjionet për t’u shërby këtyre klikave që veprojnë kundër jetës sauj, familjes sauj dhe të çdo shqiptari.

II

Në mënyrë groteske shumë analistë e politikanë flasin dhe e drejtojnë gishtin te viktima e drejtësisë, më saktë te viktima e drejtesisë dhe politikës Elvis Shkëmbi ose te siguria në gjykata, duke anashkaluar qëllimisht thelbin e problemit: sistemin e korruptuar, kriminal, sadist dhe kundër-njerëzorë të drejtësisë. Problemin e shfaqur dhunshëm nëpërmjet vrasjes e zgjidh vetëm vendosja e drejtësisë në këtë vend. Gjykatësit duhet të mendojnë përpara se të gjykojnë. Ata duhet të japin me çdo kusht e çmim drejtësi e jo të bëjnë lojra proceduriale, sadizëm dhe padrejtësi siç kanë bërë 34 vite. Në të kundërt të lënë vendin e punës siç kemi bërë edhe ne, kur e kemi parë se nuk shtyhet dot me këtë sistem kundër-shqiptar. Mirëpo, këtu mesa duket kemi të bëjme me solidaritet mes juristëve, sikurse çdo profesion, strukturë shtetërore në këtë vend, ata kanë caktuar fushën e vet të dominancës – domenin e vet kriminal. Pra tokën e xanun. Aty pa qenë vegël, argat, dashnore e spiju i tyre nuk mund të hy askush. Kësisoj, është urgjente dhe jetike reformimi i thellë i të gjithë sistemit gjyqsor, si dhe forcimi i menjëhershëm i SPAK-ut, i cili po vegjeton dhe nuk po vepron kundër kësaj elite kundër-shqiptare sadiste, që ka zaptuar çdo aspekt të jetës së një populli të vuajtur dhe keqtrajtuar gjatë 8 shekujve të fundit, në fakt që me rrënimin e Ilirisë nga Teuta dhe dashnori i saj Dhimitër Fari, të cilët pasi vranë me helm në verë perandorin e Gadishullit Ilirik, dorëzuan tradhëtisht (Dhimitër Fari) në duar të pëllazgo-ilirëve të Gadishulli Apenin, Ilirinë e këndej detit.
Koha nuk pret për shkak se, Shqipëria është e zhytur në krim dhe korrupsion, ajo ka degraduar në plotëninë e saj si shoqëri. Edhe kjo ngjarje kam bindjen se lind e vjen si pasojë e mos veprimeve të SPAK-ut, i cili nuk ka mendere me arrestu politikanë, sidomos opozitarë sadist të korruptuar dhe të përfshirë në gjithfarësoj krimi në këtë vend. Gjë që dihet tashmë. Mirëpo, ata të paktën gjatë këtyre viteve duhet të kishin arrestuar dhe dënuar, gjyqatrë, prokurorë, policë, kryepolicë, profesorë, avoketër, nënpunës civilë, drejtorë dhe doktor, të cilët janë sjellë me shqiptarët më ligësishtë sesa administarta osmane. Për të gjitha këto krime jo domosdoshmërisht i ka urdhëruar klasa politike. Megjithatë, gjykoj se është koha që SPAK-u të ngrihet urgjentisht në nivelin e duhur të përgjegjësisë shtetërore dhe kombëtare që ka, ose t’u hiqen menjëherë rrogat e majme që i kanë zili edhe nënpunës të sistemit të drejtësisë evropinae, angleze a amerikane, si dhe të kryhen menjëherë arrestimet e urdhëruara nga SHBA brenda kësaj strukture. Spakistët paguhen me rroga të majme jo se kanë ndonjë lodhje të tmerrshme fizike, se nuk janë hamej porti, por për sfidat dhe rrezikshmërinë që paraqet ai vend pune. Kësisoj, o shërbeni me përkushtim Shqipërisë dhe kombit shqiptar, ose jepni dorëheqje, ose do të dënoheni si bashkëpuntorë të krimit të organizuar kundër-shqiptar. Këtu nuk mund të lihet pa përmend fakti se, me dhjetra e qindra maskarenj e sadist të sistemit të drejtësisë janë larguar nga puna për korrupsion dhe bashkëpunim me krimin e organizuar si pasoj e vetingut, ama gjatë gjithë këtyre viteve SPAK-u nuk ka arrestuar asnjë prej tyre. Përkundrazi politika, çuditërisht opozita, filloj t’i ricikloj disa sish si deputet. Në rrethana të tilla i bie se kjo strukturë nuk kryen detyrën dhe punën për të cilën paguhet me rroga të majme nga taksapaguesit shqiptar. Atëhere ka dy rrugë: njëra të mbështetet e fuqizohet me urgjencë, tjetra t’i mbyllet dera dhe të arrestohen. Natyrshëm lind pyetja pse kjo struktur nuk ka arrestuar asnjë gjyqtar, prokuror dhe avokat? Mos vallë ka përkrahje në krim brenda solidaritetit profesionale?!! Pra mbështetje, përkrahje profesionale – tokë e xanun. A po mos vallë janë të gjithë sadist dhe kanë nevojë të kurohen në psikatri?!!
Për ata që stigmatizojnë shqiptarët për lumin e komenteve të tyre që mbeshtesin vrasësisn, Elvisin, shqiptarët nuk janë budallenj o mjeranë sistemi. Aty ndesh frymë zhgënjimi, sfilitjeje, dëshpërimi, revolte dhe urrejtje kundër padrejtësive të sistemit gjyqësor dhe funksionarve të shtetit shqiptar, i cili keqtrajton, masakron e genocidon shqiptarët gjatë gjithë ekzistencës së tij. Veni gishtin kokës të gjithë ose në të kundërt kam frikë se këtë ngjarje do ta harrojmë shpejtë nga përsëritja e ngjarjeve të ngjashme. Shqiptarët nuk do ta ulin kryet ndaj sadizmit tuaj.
Këta soj analistësh akuzojnë dhe theksojnë se siguria në gjykata është problemi, duke shmang qëllimisht problemin e vërtetë, mungesën e drejtësisë, dhe degjenerimin e plotë të sistemit të drejtësisë nga të gjithë gjyqtarët, juristët dhe avoketrit e Shqipërisë, si dhe kasta politike shekullore kundër-njerëzore dhe kundër-shqiptare sadiste.
Gjykatësit kanë shkaktura në Shqipëri me dhjetra dhe mira viktima, me dhjetra njerëz kanë përfunduar nëpër spitale e psikiatri, disa të tjerë janë vetvrarë, e do të tjerë kanë vra të tjerët në revoltë e sipër, dëshpërim. Mirëpo për këto viktima që ka shkaktuar ky sistem satanik sadist dhe këta gjykatës, prokuror, avoketër dhe policë kriminel, të lidhur ngusht me botën e krimit, të korruptuar deri në palcë, nuk mëtojnë të flasin asnjë nga këto prostitutat politiko-mediatike. Madje kanë heshtur gjatë 34 viteve. More servile, sadist për këta kush do të vendso drejtësi, për këto viktima përse nuk flet njeri? Kush do ta zgjoj për ta heshtjen e varrit, kush do ta godasë me grusht të fortë malin që nuk bëzanë, kush do të flas për ta? Njerëz si Elvisi. Apo ju si shushunja që pini gjakun e këtij populli prej 34 vitesh keni frikë se shqiptarët u zgjuan dhe kjo vrasje mund të shndërrohet në simbol të revoltës së popullit shqiptar kundër spijujve, argatve të këtij sistemi sllavo-turko-grek – drejtësisë dhe atyre që e kanë pjellë atë, politikanëve të UDB-së, Turqisë, Greqisë, Iranit, Arabisë, Rusisë, Gjermanisë, Italisë, Francës – llumit fashist të këtyre shteteve perendimore. Pra vetë shtetit shqiptar dhe sistemit ku ju ngopeni me gjakun e shqiptarve të thjeshtë. Mjaft më sadist!
Më mundon një pyetje: vallë a do të kishte kaq reagim po të ishte vra një qytetar i thjeshtë? Joo! Para pak ditëve një vajzë vrau veten në Gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz, mirëpo askush nuk foli, pati heshtje varri. Vitet e fundit disa fëmij e adoleshent janë vrarë a vetvrarë, mirëpo për ta nuk pati një ceremoni shtetërore, politikanët dhe gjyqtarët a intelektualët, ne kemi pseudo-intelektual për hirë të së vërtetës, nuk shkuan për ngushëllime, nuk vepruan por heshtën. Madje hetuesit, prokurorët dhe sistemi i drejtësisë nuk ka dënjuar as të jap drejtësi, të veproj, të marrë masa, të parandaloj krimet. A nuk është kjo e çuditshme, absurde dhe tragji-komike!?! Pse gjithë ky reagim shtetëror për këtë vrasje kur për fëmijët e vrarë thuajse kanë heshtur? Martini i gjorë që u vra në dyertë e shkollës pret drejtësi! Mos vallë ata e ndjejnë se shoqria shqiptare po zgjohet dhe radhën mund ta kenë ata – sadistët?!! Ata regojnë me dhunë e fyrje kundër popullit të tyre pikërisht se kanë frikë se mund të ndodh ajo që ka ngjarë në Nepal. Uroj shumë që të ngjajë edhe në katundin tonë! Ata tashmë janë ndarë me popullin e tyre njësoj si në Romën e lashtë, ku princër, mbretër, plebej e senatorët emronin, quanin me përbuzje vulg popullin e tyre. Madje shpikën një gjuhë elite – latinishten për t’u larguar e dalluar me popullin e tyre. Këta janë shumë herë më keq se ata në këtë kahje/aspekt. Sidoqoftë edhe kjo dukuri çoj në Rënien e Romës, se faktori i parë ishte krishtërimi. Mos vallë edhe Roma e tyre përbuzëse ndaj qytetarëve po ju shembet poshtë këmbve njësoj si elitës romake?!! Me gjasa po! Dashtë Zoti që po, se mjaftë vuajtën qytearët e këtij vendi nën thudrën e pushtuesve sllavo-otoman sadist. Ata e dinë e ndjejnë se kjo vrasje në thelb është vrasja simbolike e tyre dhe sistemit të tyre çnjerëzor dhe kundër-shqiptar sadist. Pra një grusht i fortë migjenian në zemër të malit që nuk bëzanë.
Megjithatë kujdes të dashur shqiptar se kjo fatkeqësi, humbja e jetës së Astrit Klasë dhe Elvis shkëmbit (metaforikisht dhe ekzistencialisht) mund të shndërrohet në dobi për vendin, duke e vendos në presion sistemin e drejtësisë, klasën politike, shtetin dhe sistemin – pushtetin gjyqësor dhe pushtetin legjislativ, që të reformohet thellë dhe të veprojë në shërbim të së mirë së përbashkët kombëtare ose mund të përdoret nga falangat kundër-shqiptare si sulm kundër drejtësisë së re – SPAK-ut për ta rrëzuar atë. Ne na duhet reformimi i thellë i strukturës shtetërore dhe vendosja e rendit, ligjit dhe drejtësisë në këtë vend, jo rrëzimi i sistemit të drejtësisë dhe shtetit. Në anarki, pashpirtësi dhe sadizëm jemi gjatë 34 viteve. Ne duhet të kalojmë te ligji, redi, lira, atdhedashuria, demokracia dhe jo te anarkia. Kujdes se nëse vrasim luanët tanë, siç kemi bërë gjithmonë si popull, atëhere do të na shqyejnë hjenat e armiqëve të kombit shqiptar.
Ndërkohë, shumëkush habitet e nemitet nga fakti që ka kaq shumë solidaritet dhe mbështeje nga 80% e popullsisë për Elvis Shkëmbin. Ata dredhisht ngrenë pyetjen çfarë po ndodh? Shqiptarët janë të zhytur në urrejtje? Atyre duhet t’u shpjegojmë se, arsyeja pse ka shumë komente ku autori i vrasjes shihet si hero është se ky popull është masakruar në dyert e gjykatave dhe institucioneve shqiptare. Ata janë të bindur se Elvisit i është bërë padrejtësi, sepse këtë gjë e kanë provuar në kurrizë të vet. Në fakt është e vërtetë që i është bërë padrejtësi, prandaj fusni kryet poshtë si struci. Nga ana tjetër i janë zhvatë me dhjetar mijëra euro nga gjykatës, prokuror, avoketër, përmbarues, e policë të korruptuar, duke e zhytur familjen në fajde, borxhe dhe mjerim. Shumica dërrmuese e shqiptarve janë ndesh me padrejtësi të llahtarshme, pashpirtësi dhe sadizëm në gjykata dhe kudo në institucionet e shtetit shqiptar. Shqiptarët nuk besojnë te drejtësia dhe shteti shqiptar, sepse janë trajtuar në mënyre përbuzëse dhe sadiste në dyert e çdo institucioni të këtij shteti pushtuesish sadist gjatë 100 viteve pseudo-shtet. Shqiptarët nuk janë budallenj siç i pandehni ju, mirëpo ata thjeshtë nuk janë aq trima sa duhet që të vrasin pushtuesit, anti-shqiptarët, shqipot, tradhëtarët që flasin shqip, që i qeverisin prej 34 vitesh, më sakt prej 100 vitesh shtet. Tragjedia që është shkaktuar edhe mbi familjen Shkëmbi është shumë e madhe, është e ububushme, e dhimbshme, e pshtirë dhe e neveritshme. Shkurt sadizëm. Këtë e ka provuar në kurriz të tij çdo shqiptar. Prandaj edhe e mbështesin fuqishëm Elvisin, jo si vrasës por si çlirimtar nga zingjirët e padrejtësisë dhe skllavërisë.
Drejtësia dhe sistemi i drejtësisë në Shqipëri është lojë fjalësh, procedurë e jo mëtim për të dhënë drejtësi. Ajo në vetvete ka qëllim, objektiv dhe strategji të mos jap kurrë drejtësi, të zhgënjej e masakroj qytetarët dhe shqiptarët, duke i persekutuar me një sadizëm të pashoq.. Ne na duhet një sistem anglosakson drejtësie e jo një sistem ekstremist majtistë, fashist evropian. Ne duhet të bëjmë gjyqe ku të marrin pjesë në dhënien e vendimit edhe bashkësia qytetare dhe intelektuale, megjithëse mjerisht ne s’kemi intelektual por pseudo-intelektual sadist, që duhen kuruar në psikiatri. Ne jemi të sëmurë njësoj si qytetarët dhe elita e novelës Psikiatri. Vetëm në spitale dhe burgje ka dërman për këto soj mbetjesh pushtuesish shekullor. Mjerisht më shumë drejtësi kemi pas në kohën kur në trojet tona zbatohej Kanuni se në ditët e sotme. Ata nuk shiteshin e bliheshin si sot. Dhe për hirë të vërtetës edhe kur ka ndodhë kanë qenë raste shumë-shumë të pakta, ndërsa sot ndodh haptazi pa pikë turpi në dyert e çdo gjykate në Shqipëri. Sot drejtësia është procedurë, lojë fjalësh, dredhi, bishtënime, kush është më i zoti e më kopili të gjej shtigje që të ja hedh ligjit/drejtësisë dhe të tjerve, ama nuk ka kurrfarë lidhje me nocionin drejtësi dhe të vërtetën. Gjykatësi para se të jap një vendim duhet të di të vërtetën, dhe nëse vendimi i tij nuk është në përputhje me të vërtetën, atëhere ajo nuk është drejtësi por padrejtësi, sadizëm. O gjysmakë drejtësia është barazi me të vërtetën që nga Sokrati e këndej. Mirëpo ju nuk keni kurrfarë lidhje mendore as shpirtërore me fjalën drejtësi as me të vërtetën. Tashmë është koha që të përzgjidhen individët e drejtësisë, jo të gjithë njerëzit me diploma juridiku mund të bëhen gjyqtar. Gjyqtar duhet të bëhen ata që janë intelektual dhe vërehet e hetohet gjatë studimeve se kanë prirje, etje dhe dëshirë të zjarrët të vendosin drejtësi. Karakteristik e shenjës dioniziake të peshores. Nëse nuk ekziston vullneti i mirë për të dhënë drejtësi, atëhere ai dhe ajo nuk mund të jenë gjykatës. Gjykatat në shkallë botërore janë bërë han pa derë: hy e del kush mundet si në një nevojtore publike. Perendimi i ka jetësur ëndrrat e Sokratit e Platonit prandaj janë aty ku janë. Njeriu i lig, sadist nëse e lypë nevoja shemb edhe kishën e Shna Ndout. Shkurtë e shqip, ai nuk jep mirësi as drejtësi. Përkundrazi mbjellë e shpërndanë ligësi, padrejtësi, shtypje, dhunë e sadizëm mbi të tjerët. Ndërkaq, sadizmi ka masakruar me mijëra shqiptar gjatë diktaturës komunisto-fashiste në burgje e kampe përqëndrimi. Mos vallë jemi shoqëri sadiste dhe satanike???? Koha për reflektim dhe shërim mbarë kombëtar! Novela Psikiatri duhet lexohet e ndoshta jetësohet në shoqrin tonë të sëmurë!
Për të gjithë këta mjeranët që nuk bëjnë analiza konkrete dhe të dobishme për shoqrinë shqiptare por fokusohen qëllimisht te siguria, pse u vra e si u vra, duhet të kemi mëshirë për injornacën e tyre të ububushme e llahtaruese. Gjykatësi mund të vritet në rrugë, në shtëpi, në makinë, në hotel me ndonjë dashnore njomzake e kudo tjetër. Mafiozët italian në amerikë thoshin se, nëse dikush e ka vendos të të vrasë vërtet, atëhere mos u ruaj kot se nuk ka siguri në botë që të mbron. Kësisoj nuk ka siguri në botë që të mbron nga vrasja, është vra Gjon Kenedi presidenti i SHBA-së, janë vra papë, princër e mbretër. Dilni të lirë, se, nëse vërtet e ka vendos dikush t’u vrasë, s’ka sikguri në botë që ju mbron a shpëton. Siguria të mbronë nga ndonjë konflikt i rastit, nga ndonjë sulm i ndonjë barboni apo pijaneci a të droguari por jo nga trimat e vërtetë a kriminelët. Ata e gjejnë momentin dhe shtegun se si e se kur. Këtë e dëshmon historia. Megjithatë siguria në gjykata duhet patjetër. Ajo duhet të garantohet një orë e më parë nga shteti.
Në këtë kontekst Ministerja e Brendshme duhet të di se ka një Komision Sigurie të Objekteve që jep vendimet për mbrojtjen e institucioneve në bazë të VKM-së dhe ligjit, si dhe simbas kërkesave të institucioneve. KLGJ dhe të gjitha gjykatat dhe institucionet e Republikës së Shqipërisë u dërgohet një formular, ku vet ata shprehin nëse duan roje sigurie të trajnuar nga Illyrian Guard apo nga vet institucioni i tyre. Pra ka tre lloj kategorish për sigurinë e objeketeve A – me kamera, B – me roje sigurie të pajtuar/trajnuar nga vet institucioni dhe C – me roje sigurie të trajnuar nga Illyrian Guard, që ndërkëmbehen, AB, dhe AC. Ministria e Brendshme, komisioni në fjalë, ua lë në dorë institucioneve përgjegjëse kategoritë që propozojnë ato, sigurisht që një formular vlerësimi e bën edhe Policia e Shtetit. Ama vlerësohet e konsiderohet edhe kërkesa e tyre në formularët e vlerësimit të institucioneve. Me fjalë të tjera fajtore janë vet institucionet që kërkojnë kategorinë B.
Gjyqtarët janë shumë të tronditur nga ngjarja sikurse është çdo njeri, madje dhe vetë Elvisë Shkëmbi. Kush është ai njeri me 16 vite shkollë që do të vrasë dikë kotë së koti?! Natyrshëm lind edhe një pyetje kush është sadist, gjyqatrët dhe prokurorët apo Elvis Shkëmbi? Janë gjyqtarët, prokurorët, klasa politike dhe gjithë struktura e shtetit shqiptar që dhunon qëllimisht qytetarët e tij. Sigurisht që edhe Elvisi ka ndërmarrë një akt ekstrem që nuk duhej ta kishte bërë. Mirëpo me sa duket drejtë aktit e ka shtyrë sistemi, shteti dhe shoqria që nuk bëzanë. Shqiptar të dashur ju duhet të dini se ne jemi ende nën pushtim sllavo-otomano-grek. Mirëpo problem është fakti se ju të sistemit të drejtësisë, pse nuk flisni për të gjithë ata shqiptarë që janë me mijëra që keni vra ju me vendimet tuaja nëpër gjykatat sadiste anti-shqiptare??? Pse nuk flisni për të gjithë ato vrasje e krime që nuk janë zbuluar kurrë përkundrazi janë mbrojtë e fsheh nga sistemi i drejtësisë, prokuroria, hetuesia, policia, politika etj., ???? Nënat presin dënimin e vrasësve të bijëve të tyre. Pse keni heshtë për gjithë atë rrëmet padrejtësish gjatë 34 viteve?? Pse heshtni për të gjithë ato zemra të lënduara e të vrarara në dyert e gjykatave? Apo ju flisni vetëm kur cënohen interest tuaja dhe të sistemit kundër-njerëzor të drejtësisë, ama për qytetarët nuk keni as pikën më të vogël të ndjesisë njerëzore dhe humanizmit. Turp! Turp të keni për masakrat, sadizmin, që keni shkaktuar me vendimet tuaja mbi çdo shqiptar të varfër e të ndershëm të këtij vendi! Në dyert tuaja kanë marrë drejtësi vetëm miqtë tuaj, të pasurit, horat dhe kriminelët, llumi i Shqipërisë që lëngon. Prandaj sot shqiptarët me të drejtë shpallin hero Elvis Shkëmbin, i cili në fakt është viktimë e vendimeve, sorollatjeve, talljeve, dëshpërimit, sadizmit dhe korrupsionit tuaj. Kjo familje janë zhytur deri në fyt nëpër fajde dhe borxhe, duke paguar sa në një gjykatë në një tjetër për të marrë drejtësi. Ja këto janë arsyet dhe shkaqet e aktit ekstrem të vrasjes. Mirëpo për këto nuk flisni dot sepse ju nuk keni as dinjitet, as integritet profesional e njerëzor. Kësisoj, në burg duhet të jenë gjyqtarët, prokurorët, policët e politikanët sadist, e jo viktimat e tyre: qytetarët. Mirëpo ky rastë fatkeq është identik me atë që përshkruan Migjeni te Modha e Ndaluar ku, shkruan se, “djallin e mbronë ligji”, pra padrejtësinë shoqërore, varfërinë, mjerimin, dhunën, sadizmin, tradhëtinë kombëtare dhe shtetin që i shakton ato i mbron në mënyrë të padrejtë ligji. Shqiptarët duhet të dinë se ligji bëhet për të sunduar të dobtit e jo për t’u dhënë drejtësi atyre. Pra për të mbrojtë pushtetin e pushtuesve nga populli.
Sokol Sadushi në intervistë tha se kemi nevoj për siguri që të japim drejtësi. Zotëri 34 vite keni patur siguri mjaftueshëm sa për të dhënë drejtësi, mirëpo nuk e keni dhënë as nuk do ta jepni për sa kohë i gjithë sistemi i drejtësisë nuk pastrohet nga i gjithë llumi sadist kundër-shqiptar që ka brenda tij. Llum sistemi me veprimtair kundër-shqiptare strategjike e jo rastësore. Gjykatës dhe prokuror me cinizmin tuaj, arrogancën tuaj, me padrejtësitë tuaja, me sadizmin tuaj psikopatik, keni shkaktuar me mijëra viktime gjatë viteve, shumë të tjerë kanë përfunudar në depresion, burgje, vetvrasje, vrasje e krime si pasoj e veprimeve dhe vendimeve tuaja. Medet, shumë jetë e familje të shkatërruara nga sadizmi juaj! Mirëpo ata nuk kanë gojë të flasin, disa syresh janë në varre, e do të tjerë ua mbyllin gojën mediat tuaja – të kastës politike rrënimtare sadiste. Sidoqoftë, ne do të flasim për ta. Mediave kundër-shqiptare, që ja kanë mbyllë gojën zërit ndryshe, zërit të shpëtimit, do t’u mbyllet goja përjetësisht. Gjithashtu, zoti Sadushi – ju gjykatës mos jepni vendime të padrejta dhe e keni sigurinë të garantuar; edhe njeriu më kriminel kur sheh se është vendos drejtësi, heshtë para vendimit, qoftë ai edhe kundër tij. Sistemi i drejtësisë i ka kaluar të gjitha vijat e kuqe gjatë 34 viteve, tashmë është koha që dikush t’u ndaloj në çmendurinë tuaj sadiste dhe kundër-njerëzore e kundër-shqiptare. Mjerisht, SPAK-u nuk po e kryen këtë detyrë të shenjtë kombëtare. Ju të sistemit të drejtësisë jeni të irrituar se keni menduar e besuar se ju veglat e këtij sistemi do të mbani përjetësisht pushtetin dhe atë do jua kaloni kopilave tuaj. Mirëpo kjo nuk do të ndodh, mjaftoj vetingu që ju ta kuptonit se nuk jeni zota të Olimpit, por vdekatar si çdo njeri tjetër mbi këtë tokë, e se pushteti nuk do të lejohet të trashëgohet.
Zgjidhja e situatës së krijaur, është reformimi i thellë dhe pastrami i gjithë sistemit të drejtësisë nga të gjitha burimet njerëzore që janë vegla, argat e spijuj të këtij sistemi sllavo-turko-greko-iraniano-arab, dhe llumi fashist perendimorë. Në dyert e gjykatave asnjë shqipar nuk ka marrë drejtësi, pork përkundrazi i është përplasë në surrat, cinizmi juaj i pshtirë, arrogance juaj, korrupsioni juaj, pordhacëritë tuaja, burokracitë tuaja, sadizmi juaj, tallja dhe sorollatja juaj e qytearve sa në një shkallë gjyakte në një tjetër. Ju nuk keni dhënë drejtësi gjatë 34 viteve përkundrazi këni bërë padrejtësi më shumë sesa vet administrata e Perandorisë Osmane. Madje, në këto kushte që keni krijuar, jam i lemeritur si ka mundësi që shqiptarët nuk kanë ngrit krye e të vrasin dhunuesit anti-shqiptar para kësaj dite. Mos vallë është koha për nepalizim?! Koha është, mirëpo ky popull i gjorë është po aq argat, spijuj e skllav i këtij sistemi sa ju. Në të kundërt ju do iknit nga sytë këmbët.
Ndërkaq, si ka mundësi që për 34 vite asnjë gjykatës, a intelektual nuk ka folë për padrejtësitë dhe krimet genocidale sadiste që ka bërë drejtësia mbi çdo shqiptar të ndërshëm?! Prandaj edhe sot i gjithë opininoni publik është kundër jush, sistemit të drejtësisë e jo viktimës, z. Kalaja, si dhe gjithë llumit të sistemit të drtejtësisë. Nga ana tjetër si ka mundësi që asnjë nga intelektualët në fakt pseudo-intelektualët se intelektual nuk ka ky vend gjatë 34 viteve, nuk ka fol për padrejtësitë e ububushme, llahtaruese kundër-njerëzore që bën sistemi i drejtësië dhe klasa politike rrënimtare 34 vjeçare. Kësisoj, me të drejtë Danta Aligeri, masoni, që i bëftë shpirti dritë, shkruan “vendet më të errëta në ferr janë të rezervuara për ata që qëndrojnë neutral në kohëra krizash morale”.
Berisha tashmë del me tezën se duhet të rrëzohet drejtësia sepse atë e ka bërë Sorosi. Atëhere kam një pyetje për të, pse tre kandidaturat tuaja për Bashkinë e Tiranës janë që të tre të dalë nga kërthiza e Sorosit, pra edhe Binaj dhe Llapushi juaj? Shqiptarët duhet të dinë se Soros është shumë i fuqishëm por jo aq budalla sa të shpall nongrata veglat dhe kukullat e tij në klasën politike shqiptare 34 vjeçare. Gjithashtu, meqenëse shkaktari i rrënimit të drejtësisë qenka Soros, atëhere pse PD, kandidon Florjan Binaj një sorosjanë?????? Shqiptar të dashur mos e hani më sapuini për djathë. Florjan Binaj nuk ka një ditë të jetës së tij aktivitet kundër klasës politike, ai ka ardhur në protestat e thirrura nga unë, të ngritura nga ne nëpërmjet artikujve, për rritjen e çmimeve dhe zhvatjen e shqiptarve, bashkë me Llapajn, për të përfituar dhe mbyllur protestën, por nuk kanë qenë kurrë as thirrësit as organizuesit e saj. Ata kanë ardhur për ta shtën në dorë, shkatrruar dhe shitur atë protestë për rritjen e çmive në shërbim të sistemit. Gjë që e bënë me mjeshtri dhe ja dolën me ndihmën e mediave, të cilat thirrnin ato në studio e jo ne ngritësit e problemit dhe thirrësit e vërtetë të protestës. Sidoqoftë, më mirë një i ri sesa një mbeturinë e vjetër 34 vjeçare e cilit do kah politik qoftë ai. Ata janë të majtë e të djathtë i njëjti llum.
Ndërsa, Elisa Spiropalit që u hakërrehet shqiptarve më duhet ti them se nëse shqiptarët të kanë xanë diellin ju, sistemit dhe kastës rrënimtare politike 34 vjeçare sadiste, atëhere ikni, shporruni dhe lëruani Shqipërinë shqiptarve se, siç me të drejtë thotë populli më mirë djepi bosh se dreqi n’të. Sidoqoftë ju të klasës politike keni nevojë për shqiptarët e jo e kundërta. Shqipëria bën shumë-shumë më mirë pa të gjithë ju. Ajo shpëton ditën që ju politikanët ta lini të qetë!
Ftyra e vërtetë e shoqërisë shqiptare nuk janë qyterarët e thjeshtë, por ju politikanët, gjyqtarët, prokurorët, hetuesit, policët, mjekët, infermierët, administrata publike, kriminelët tuaj, vrasësit tuaj me pagesë, korrupsioni juaj, shteti juaj, sadizmi juaj, ligësia juaj kundër-shqiptare. Ata janë skllevrit ju padronët. Shqipërinë nuk e kanë penguar të hy në BE shqiptarët e thjeshtë dhe të ndershëm, por ju politikanët, sistemi që zgjodhën shqiptarët dhe gjithë struktura shtetërore që nuk punon për shtetin shqiptar por për armiqtë e tij shekullor. Shqiptarët nuk takohen me përfaqësuesit e BE-së, ju takoheni. Klasa politike bashkë me gjithë strukturën shtetërore e ka penguar qëllimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE, sepse e dini se atë ditë nuk mund të vidhni, dhunoni e masakroni Shqipërinë dhe kombin shqiptar siç keni bërë 34 vite. Pastaj nepalezët dhe francezët që bëhen të dhunshëm kur ju shkelen të drejta na qenkërkan të paftyrë. Turp të kenë! Ata duhet të ndëshkohen me dënime shembullore ulsjane! Në fakt të pa ftyrë, të pa Zot e të pa fe, jemi ne shqiptarët që nuk veprojmë si ata.
At Zef Pllumi thotë se “duhet ndërruar truni këtij populli. Prandaj mendimi im asht që pa iu ndërru truni këtij populli – e truni ndërrohet në shkolla kryesisht – dhe pa u formue një çetë intelektualësh me pikëpamje perendimore, ne nuk kemi kurrseis si menojmë me hy në Evropë”.
Kësisoj, siç shkruan ai “asht i mjerë ai popull që nuk ja del me zotnue bijtë e vet të këqij”. Në këto shekujt e fundit ne nuk ja kemi dalë ti ndalojmë sepse këta bij të këqij, sadist, na vranë në pabesi elitën kombëtare – rilindasit dhe të gjithë atdhetarët e mëdhej dhe intelektualet në shërbim të Serbisë, Tuqisë, Rusisë dhe Greqisë. Megjithatë është koha që t’i ndalojmë me çdo çmim ose çmimi që do të paguaj Shqipëria dhe kombi shqiptar është i tmerrshëm, i dhimbshëm dhe i frikshëm. Pasojat: padrejtësia, argatëria, spijunlleku anti-shqiptar, varfëria, mjerimi, krimi, droga, prostitucioni, vrasjet, prapambetja, asimilimi, shpopullimi, degradimi, sfilitja, sadizmi, degjenerimi dhe rrënimi i gjithëanshëm i kombit shqiptar. Shqiptar të dashur, siç thotë Hipokrati “ndihmoni ose të paktën mos dëmtoni”. Koha të ndihmoni bijtë tuaj më të mirë ose së paku mos i sulmoni si hjena pas shpine, në pabesi e pusi!
Nga ana tjetër edhe më i frikshëm, i turpshëm, zhgënjyes dhe i neveritshëm është fakti se, gjyqtarë, prokurorë, avoketër, gazetarë, opinionistë dhe politikanë vazhdojnë të qëndrojnë në pozitat e tyre mbrojtëse, duke akuzuar njëri-tjetrin dhe popullin, në vend që të shtrojnë nevojën e undëshme për reformim të menjëhershëm dhe të thellë të sistemit gjyqësor, si dhe spastrim të pamëshirshëm të tij nga bandit, sadist dhe klika kundër-shqiptare e kundër-njerëzore.
Dëgjova disa gjyqtarë, avoketër e prokuror se fajin për gjithë këtë mëri, zemërim dhe urrejtje të popullit ndaj tyre ua kanë mediat dhe politikanët. Këta rreken si i mbyturi që të mbytë, ti ikin thelbit: padrejtësive, korrupsionit, sadizmit, vrasjeve, dhunës, sfilitjeve, vetvrasjeve, vrasjes së shpresë së shqiptarve, lëngimin e zemrës së nënave shqiptare nga padrejtësitë e tyre çnjerëzore. Fajin e keni ju e jo shqiptarët e gjorë, kjo për faktin se ju nuk keni integritet dhe dinjitet profesional e njerëzor, sepse po të kishit 80% e shqiptarve do të ishin me ju e jo kundër jush. Mbase do të ishin edhe në protesta kundër vrasjes. Gjithë kjo mëri e urrejtje ndaj jush nuk ka shpjegim as logjikë apo mundësi tjetër shkencore përveç asaj që u tha, ku 80% e shqiptarve mbështesin Elvis Shkëmbin, jo për aktin, por sepse janë të bindur se i është bërë padrejtësi. Kriminel jeni ju e jo shqiptarët. Sadistët jeni ju e jo shqiptarët. Ata që duhet të dënohen me burgim të përjetshëm jeni ju e jo shqiptarët, me krimin fleni e bashkëpunoni ju e jo 80% e shqiptarve të mjerë.
Solidariteti shtetëror kundër qytetarve të vet është i çuditshëm, i flliqtë dhe i neveritshëm. Këtu mjerisht kemi të bëjmë me solidaritet shtetëror sadist kundër qyterave dhe popullit të tij. Tashmë populli dhe shteti janë në luftë për mbijetesë me njëri-tjetrin, sikur shtetarët të ishin pushtues. Në fakt akoma jemi nën pushtim. Këtë dukuri do ta emroja si solidariteti shtetëror sadist i pakicës kundër shumicës. Mirëpo, fatkeqësisht ky popull është aq pa dinjitet sa në zgjedhje, te kutia e votimit prap se prap këta pushtues voton. Natyrshëm lind pyetja, kush do të fitoj në këtë përballje shteti a populli?! Po qe se kanë urtësi, guxim e kurajo nepaleze, populli.
Mos vallë Princ Vidi kishte të drejtë kur thoshte se, “u largova nga Shqipëria sepse kuptova, që të çmendurit vetëm një i çmendur, ka aftësinë për ti udhëhequr dhe unë s’jamë i tillë!”???
Akti vdekjesjellës i Elvis Shkëmbit dhe vdekja e Astrit Kalasë nuk duhet të shkojnë mëkot. Është koha që shqiptarët të dalin në protesta kundër sistemit të drejtësisë dhe klasës politike që janë vrasësit e vërtetë.

Bajramme dosje në SPAK kërcënon Gjykatës Kushtetuese: Shpallni moskompetencën për çështjen e Erion Veliajt! Anuloni bllokimin e procesit të zgjedhjeve në Tiranë

0

Në këtë letrën e dërguar nga Sekretarja e Përgjithashme Valbona Lusha, Presidenca i kërkon Gjykatës Kushtetuese të heqë pezullimin e dekretit në fillim të seancës së 31 tetorit, duke argumentuar se pezullimi ka penguar zhvillimin e zgjedhjeve të reja në Bashkinë Tiranë.

Të rrëzojë kërkesën e Veliajt, duke e cilësuar atë si të pabazuar në nenin 115 të Kushtetutës dhe të urdhërojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të nisë përgatitjet për zgjedhjet e reja në Bashkinë Tiranë, në një datë që do të caktohet nga Gjykata Kushtetuese, por jo më herët se 30 ditë pas hyrjes në fuqi të vendimit përfundimtar.

Institucioni i Presidentit të Republikës, në cilësinë e palës së interesuar, i kërkon Gjykatës Kushtetuese:

Të deklarojë në fillim të seancës së shqyrtimit të datës 31.10.2025 moskompetencën lidhur me dekretin nr. 350, datë 1.10.2025;
Të vendosë në fillim të seancës së shqyrtimit të datës 31.10.2025 heqjen e pezullimit për dekretin nr. 350, datë 1.10.2025;
Të vendosë në përfundim të seancës rrëzimin e kërkesës së Kryetarit të shkarkuar të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, si të pabazuar në nenin 115 të Kushtetutës;
Për shkak se pezullimi ka pamundësuar zhvillimin e zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë në datën e dekretuar nga Presidenti i Republikës, të urdhërojë në përfundim të seancës KQZ-në për përgatitjen e zgjedhjeve për këtë bashki në datën që do të përcaktojë Gjykata Kushtetuese, datë e cila nuk duhet të jetë më e hershme se 30 ditë nga hyrja në fuqi e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Në vlerësimin tonë si palë e interesuar, vetëm një procedim i tillë mund të rikthejë kushtetutshmërinë e këtij procesi ankimor, të cenuar në mënyrë arbitrare nga vetë Gjykata Kushtetuese.

Letra e plotë

PARASHTRIME TË INSTITUCIONIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

I. ÇËSHTJE THELBËSORE

1. Si duhet të jenë Kushtetuta dhe ligji, që pretendimet e kërkuesit të quhen ligjshme?

Sipas përfytyrimit të kërkuesit

Neni 115 i Kushtetutës

1. Organi i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore mund të shpërndahet ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve.

2. Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të 2. ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet.

3. Në rastin e mosushtrimit të së drejtës së ankimit brenda 15 ditëve, ose në rastin e lënies në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve në njësinë vendore përkatëse.

Siç janë në FUQI dhe janë ZBATUAR

Neni 115 i Kushtetutës

1. Organi i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore mund të shpërndahet ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve.

2. Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet.

3. Në rastin e mosushtrimit të së drejtës së ankimit brenda 15 ditëve, ose në rastin e lënies në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve në njësinë vendore përkatëse.

Neni 62 i ligjit nr. 139/2015

Sipas përfytyrimit të kërkuesit

Shkarkimi i kryetarit të bashkisë Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur:

a) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve;

b) (kërkuesi e quan këtë dispozitë antikushtetuese);

c) (kërkuesi e quan këtë dispozitë antikushtetuese).

Siç janë në FUQI dhe janë ZBATUAR

Shkarkimi i kryetarit të bashkisë Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur:

a) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve;

b) dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata;

c) propozohet për shkarkim nga Këshilli Bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.

President Donald Trump trondit Lindjen e Mesme: Do t’ju sulmojnë nëse nuk çarmatoseni

0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një ultimatum të prerë, i cili shënon fazën e ardhshme—dhe potencialisht më të rrezikshme—të marrëveshjes së armëpushimit që synon t’i japë fund luftës në Gaza. Në një deklaratë të bërë gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump paralajmëroi Hamasin se duhet të çarmatoset vullnetarisht ose të përballet me çarmatimin e detyruar nga forcat e SHBA-së dhe aleatëve.

Ultimatumi dhe Implikimet e Tij

Presidenti Trump ishte i qartë në mesazhin e tij, duke e përsëritur dy herë: “Ata thanë se do të çarmatoseshin, dhe nëse nuk çarmatosen, ne do t’i çarmatosim.” Kjo kërcënon drejtpërdrejt bazën e pushtetit dhe identitetin e Hamasit si një forcë politike dhe ushtarake.

Kur u pyet nga gazetarët për mënyrën se si do të kryhej ky veprim i pazakontë i ndërhyrjes së drejtpërdrejtë, Trump refuzoi të jepte detaje, duke theksuar se kërcënimi duhet të merret seriozisht. “Nuk duhet t’ua shpjegoj këtë. Ata e dinë që unë nuk po luaj lojëra,” tha ai. Kjo mungesë detajesh synon të mbajë Hamasin dhe vëzhguesit ndërkombëtarë në ankth për natyrën e saktë të veprimit të SHBA-së.

Afati kohor: “Shpejt dhe ndoshta me dhunë”

Aspekti më shqetësues i deklaratës së Presidentit ishte paralajmërimi se çarmatimi mund të ndodhë “shpejt dhe ndoshta me dhunë.” Kjo frazë nënvizon rrezikun e rikthimit të dhunës në Rripin e Gazës, pikërisht pasi faza e parë e marrëveshjes së armëpushimit solli një lehtësim të tensionit me shkëmbimin e pengjeve.

Lidhur me afatin kohor, Trump tha se do të ishte “një periudhë e arsyeshme kohore. Mjaft shpejt,” por sërish pa dhënë një datë fikse. Kjo strategji e ‘paqartësisë së qëllimshme’ rrit presionin mbi udhëheqësit e Hamasit për të marrë një vendim sa më parë.

Çarmatimi si Kusht Qendror i Paqes

Kërkesa për çarmatosjen e Hamasit është një element thelbësor i Planit 20-pikësh të Paqes të Trumpit, i cili u pranua me kushte nga Hamasi për të filluar armëpushimin. Ndërsa Hamasi pranoi lirimin e pengjeve dhe disa faza të tërheqjes së Izraelit, dorëzimi i armëve ka qenë historikisht një vijë e kuqe për grupin.

Plani i SHBA-së parashikon shkatërrimin e të gjithë infrastrukturës ushtarake të Hamasit, përfshirë tunelet dhe objektet e prodhimit të armëve. Ai gjithashtu sugjeron një proces demilitarizimi nën mbikëqyrjen e monitoruesve ndërkombëtarë, të mbështetur nga një program ndërkombëtar për blerjen e armëve.

Deklarata e Trumpit e bën të qartë se administrata e tij nuk do të tolerojë një zbatim të pjesshëm të marrëveshjes dhe se çarmatimi është i panegociueshëm për të garantuar sigurinë e Izraelit dhe për të ndërtuar një administratë tranzitore palestineze të udhëhequr nga teknokratë, siç parashikohet në fazën e dytë të planit. Mosveprimi i Hamasit rrezikon të sjellë një veprim ushtarak, ndoshta të drejtuar nga SHBA-ja, për të detyruar zbatimin e kushteve.

Opozita kërkon shkarkimin: e Presidenit Bajram Begaj: I ka dhënë të gjitha prokurimet publike të Presidencës kompanisë ku punon djali i tij

0

PD ka depozitur në Kuvend kërkesën për shkarkimin nga detyra të presidentit Bajram Begaj.

Në një dalje për mediat, kreu i grupit të demokratëve, Gazment Bardhi ka renditur disa nga shkeljet që ka bërë Begaj.
“Presidenti ka konsumuar 7 shkelje Kushtetuese të rënda. Konkretisht, shkelje të rënda dhe të përsëritura të Kushtetutës nga ana e Presidentit, janë dekretimi antikushtetues i zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Ka ndërhyrë në mënyrë brutale tek kompetencat e pushtetit vendor. Në 35 vite demokraci, është zhveshur gjykata Kushtetuese. Presidenti i Republikës Bajram Begaj në këtë shkelje të evidentuar nga ne, ka kryer shkelje të Kushtetës. Ai ka futur në ngërç kushtetues, zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës, duke shkaktuar konfuzion të zgjedhësit. Ka marrë kompetencat e gjyqësorit, duke përdorur juridiksionin. Ka shfaqur anësi dhe duke lejuar ushtrimin e pushteteve. Ka prishur ekuilibrin e kontrolleve të pushtetit. Ka ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në autonominë kushtetuese Ka uzurpuar kompetencat e Gjykatës Kushtetuese.”, tha Bardhi.

Një tjetët shkelje e evidentuar qartë nga përfaqësuesit e opozitës është se Begaj i ka dhënë të gjithë prokurimet e Institucionit të Presidentit kompanisë ku punon djali i tij.

Shkelja nr. 7 – Përfitimet personale dhe të birit në shkelje flagrante të Kushtetutës

Në kundërshtim me nenet 11, 86, 88 dhe 89 të Kushtetutës ka krijuar një gjendje permanente konflikti interesi, që cenon konkurencën e lirë në treg, duke i dhënë përfitimin e të gjitha pokurimeve publike të Institucionit të Presidentit në fushën përkatëse kompanisë private ku është punësuar djali i tij pas emërimit të z. Bajram Begaj si President i Republikës.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës, për shkak se:

Ka vijuar të ushtrojë detyra publike në Akademinë e Forcave të Armatosura dhe veprimtari private në Spitalin Acibadem në kundërshtim me detyrimin e tij kushtetues për të hequr dorë nga çdo lloj detyre publike apo veprimtarie private, duke u fokusuar plotësisht në detyrën më të lartë shtetërore, atë të Presidentit të Republikës;
Ka cënuar parimin e konkurrencës së lirë, në drejtim të barazisë së pjesëmarrësve në kontrata publike, duke i akorduar kompanisë private, ku rezulton i punësuar i biri, të gjitha prokurimet publike në fushën e sigurimeve në kushtet e konfliktit faktik të interesit;
Ka cënuar rëndë besimin e publikut të figura e Presidentit të Republikës, për shkak se gjenerimi i të ardhurave nga detyra të tjera publike dhe veprimtari private nga vetë Bajram Begaj, si dhe gjenerimi i të ardhurave nga i biri (person i lidhur) nga një kompani private në marrëdhënie kontraktuale me Institucionin e Presidentit të Republikës, krijojnë perceptimin tek qytetarët e përdorimit të funksionit publik për përfitime personale.

Për këtë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe Ligjit, e paprecedentë për një President Republikës, kam autorizuar ekipin ligjor të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, që të përgatisë kallëzim penal, i cili do të dorëzohet brenda kësaj jave në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi ekziston dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në prova, se jemi në kushtet e konsumimit të të paktën dy veprave penale, në bashkëpunim, përkatësisht “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera publik” dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, të parashikuara nga nenet 25, 258 dhe 260 të Kodit Penal.

“Altin Dumani bastard si Aranit Çela, injorant, i turpshëm, deshën të rrahin tek SPAK”

0

Injorant, i turpshëm, bastard. Ishin disa nga përcaktimet që kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri kreut të SPAK-it, Altin Dumani, një ditë pasi ky i fundit raportoi mbi gjashtë orë në Komisionin e Ligjeve në Kuvend.

Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha u ndal te deklaratat e Dumanit për ditën kur mbështetës të Erion Veliajt rrethuan SPAK-un gjatë caktimit të masës së arrestit për ish-kryebashkiakun.

“Më falni ë, e kanë rrethuar dhe desh e kanë rrahur dhe kanë bërë shumë gabim. E tha vetë. E rrethoi shteti atë, nuk kemi bërë protesta ne, kurrë. Dhe opozita mund të bëjë protesta, po unë nuk jam për protesta. Problemi i drejtësisë është ky, që kur është krijuar shteti, këtij sistemi i jepet pushtet për ta ushtruar.
Nuk është i zgjedhur, por është në ujdinë për ekzistencën e shtetit që ka ligjet, që duhet të ketë edhe sistemin e mbikëqyrjes.

Opozita ka të drejtë të protestojë, por as ka protestuar dhe as do protestojë. Kam bërë konferenca shtypi aty vetëm për t’u thënë të vërtetat shqiptarëve”, tha Berisha.
“Desh i shtruan në dru, e tha vetë dje, dhe shërbëtori i tyre, po kujt i thotë, me se i justifikon ai, të na thotë pak, dosjen 339 dhe 184? A ka krim më të shëmtuar se ky të mbyllësh ato dosje? I pavarur ky. Ti je një armik i egër i pluralizmit politik në Shqipëri. Je një bastard, një Aranit Çelë në llojin tënd”.

Sipas tij “Prisni një minutë, kemi arrestuar apo kemi bërë 35 zyrtarë. Ndalemi pak. Tre liderët e partive kryesore opozitare. Asnjë zyrtar të partisë së krimit. Erion Veliajn e arrestuat për llogari të Edi Ramës.

Atë e ka marrë vesh tani çdo njeri. Dhe nuk kanë turp dhe dalin e flasin. Megjithëse shpesh dje ai u bë gati të largohej se nuk i përballonte dot të vërtetat. Ky injorant, i turpshëm. Dhe ankohet se është quajtur kryetar i një organizate kriminale”.

Po të kërkoja me ngulm

0

Shkruan Leo Nika

Po të kërkoja me ngulm

E dashura ime u ktheve
Përmes qiellit dhe reve
Zemra po më rreh papushim
Për ty për ty shpirti im

Zënkat e vjetra do ti lë pas
Nuk dua më të të humbas
Ti e di se sa të dua
Do ti sjellë yjet në këmbët e tua

Malli për ty më kish marë
Ti për mua je margaritarë
Tani nuk vuaj më trishtimi
Zemra po kërcen nga gëzimi

Po shijoj buzët e tua
Tani jeta ime u zbukurua
Jetë nga jeta ime do të dhuroj
S’e kaq shumë të dashuroj

Jetës time i dhe kuptim
Më nxorre nga gjithë i mjerim
Do të ndjek në shi e fortunë
Ashtu siç erdhe dhe ti tek unë

Sonte me yjet po vallëzojmë
S’e njëri tjetrin po dashurojmë
E kemi kaq të fortë dashurinë
Sa e zgjuam nga gjumi dhe perendinë

O ylli jetës sime
Je futur thellë në zemrën time
Ndjej për ty kaq shumë dashuri
Ndaj po sillem si një fëmi

Tani nuk rroj më në mjerim
Kam një trëndafil në shpirtin tim
Ty do ta dhuroj
Trupin tënd me yje do ta zbukuroj

Një tomografi e politikës së sotme shqiptare

0

Një falënderim të veçantë për Fran Laskën, për kritikën dhe reflektimin ndaj librave te mi të botuara vitet e fundit për politikën shqiptare.
E falenderoj për kontributin e tij në pasurimin e mendimit publik dhe kulturës qytetare, për seriozitetin, përkushtimin dhe maturinë që përcjell në këtë shënim të tij mbi “Një tomografi e politikës së sotme shqiptare”!
Fran Laska si rrallë tjetër, është dëshmi e rrallë e fjalës së ndershme në këtë kohë.
Një Tomografi e Politikës së Sotme Shqiptare.
(Lexim kritik e reflektiv mbi librin e Zef Ndrekës (botuar nga “Geer”, Tiranë).
* Fjala e matur në kohën e zhurmës.
Në një shoqëri ku fjala shpesh humbet mes zhurmës së interesave, dhe politika është kthyer në arenë për pushtet më shumë se për përgjegjësi, dalja e librit “Një tomografi e politikës së sotme shqiptare” e Zef Ndrekës është një ngjarje e heshtur, por e rëndësishme. Autori nuk flet për të bindur, por për të ndriçuar. Ai nuk rrëfen për të dënuar, por për të kuptuar. Dhe ky qëndrim, në vetvete, është një akt moral e intelektual që i jep librit vlerë të qëndrueshme.
Kuptimi i “Tomografisë”
Fjala “tomografi” është çelësi i gjithë librit. E marrë nga leksiku mjekësor, ajo përkthehet në fushën e analizës politike si një mënyrë për të parë përtej sipërfaqes. Në mjekësi, tomografia zbulon shtresat e brendshme të trupit përmes ndriçimit të imtë. Në këtë libër, Ndreka e përdor si metaforë të mendimit analitik, një përpjekje për të depërtuar në trupin e politikës shqiptare dhe për të gjetur shkaqet e brendshme të sëmundjes së saj. Në vend që të ndalet në ngjarje, ai analizon mekanizma; në vend që të kërkojë fajtorë, kërkon shkaqe. Ky lloj mendimi është i rrallë në një shoqëri ku analiza shpesh ngatërrohet me opinionin, dhe ku diagnoza zëvendësohet nga akuza.
* Trupi i politikës shqiptare.
Në këtë “tomografi”, autori na paraqet trupin e politikës shqiptare si një organizëm që vuan nga sëmundje të brendshme kronike: mungesa e moralit, mungesa e meritokracisë dhe prishja e raporteve me qytetarin. Autori merret me personalitete, me dukuri: me mënyrën si funksionon pushteti, si deformohet fjala publike dhe si humbet kuptimi i institucioneve. Sipas tij, politika është shkëputur nga qytetari dhe etika ajo që dikur duhej të ishte një instrument për të mirën e përbashkët, është shndërruar në sistem vetëruajtjeje për grupime të caktuara. Kështu, trupi i shtetit nuk ushqehet më nga ndërgjegjja publike, por nga interesi privat.
* Simptomat e krizës.
Autori i përkufizon me qartësi simptomat kryesore të kësaj gjendjeje: Kriza e përfaqësimit, ku partitë nuk përfaqësojnë më ide, por klientela. Mungesa e debatit të sinqertë, ku fjala e lirë është zëvendësuar nga retorika boshe. Rënia e etikës publike, ku pushteti është bërë qëllim në vetvete. Amullia qytetare, ku populli është shndërruar në spektator të vetë fatit të tij. Në këtë pjesë, “tomografia” bëhet pasqyrë morale: ajo tregon sëmundjen e brendshme që nuk shërohet me fjalë, por me ndryshim kulture. Ndreka na kujton se kriza e politikës është pasojë e krizës së mendimit, e prandaj shërimi i parë duhet të nisë nga fjala dhe arsyeja.
* Fjala si diagnozë.
Në çdo faqe, vërehet përkushtimi i autorit ndaj fjalës së matur dhe të ndershme. Ai nuk përdor hiperbola, as mllef, por arsyetim. Kjo e bën librin e tij të ngjajë me një diagnozë të mjekut të ndërgjegjes, që e di se shërimi kërkon qetësi dhe saktësi, jo britma. Në këtë kuptim, Ndreka është shembull i mendimit të qetë, që në Shqipëri shpesh mungon. Ai i mëson lexuesit se e vërteta nuk ka nevojë të bërtitet, mjafton të thuhet drejt.
* Përgjegjësia intelektuale
Një nga shtyllat themelore të librit është ideja e përgjegjësisë intelektuale. Zef Ndreka e sheh veten, dhe çdo autor që shkruan për shoqërinë, si pjesë të një misioni të heshtur: të mbajë të gjallë mendimin e lirë. Në një kohë kur shumë heshtin, dhe të tjerë shiten për duartrokitje, autori zgjedh të flasë me dinjitet e përkushtim. Ai na kujton se fjala e lirë nuk është luks, por nevojë për frymëmarrje. Në këtë kuptim, libri i tij është më shumë se një analizë politike, është një dëshmi për forcën e mendimit dhe rolin e ndërgjegjes qytetare.
* Nga diagnoza te shërimi.
Pas analizës së gjatë dhe të qetë, autori e mbyll veprën me një reflektim të thellë: shërimi i politikës shqiptare nuk mund të vijë nga pushteti, por nga vetë shoqëria. Vetëm kur qytetari të rifitojë ndjenjën e përgjegjësisë, kur fjala e lirë të bëhet sërish e ndershme dhe institucioni të rifitojë besimin, mund të flitet për një trup të shëndetshëm demokratik. Në këtë kuptim, “tomografia” e Ndrekës nuk është thjesht një analizë është një udhëzim për shërim moral. Ajo fton lexuesin të mos qëndrojë spektator, por të bëhet pjesë e procesit të vetëdijes.
Në mbyllje do të thoja:
* Drita që vjen nga mendimi.
Në fund, lexuesi mbetet me përshtypjen e një libri që nuk bën zhurmë, por bën dritë. “Një tomografi e politikës së sotme shqiptare” është një akt dashurie ndaj së vërtetës dhe vendit, një ftesë për kthimin te fjala e ndershme dhe mendimi i thellë. Në një kohë kur shumë flasin për të sunduar, Zef Ndreka shkruan për të kuptuar. Dhe kjo e bën veprën e tij të vlefshme e të qëndrueshme në kujtesën publike.: Tomografia e ngjarjeve të fundit, politika në kohë reale. Në këtë vëllim të gjashtë, Zef Ndreka shkon më tej se në botimet e mëparshme. Ai nuk ndalet vetëm në analizën e fenomeneve të përgjithshme, por prek me vëmendje edhe pulsimin e ditës politike shqiptare, duke përfshirë ngjarjet më të afërta, nga vendimi për zgjedhjet e pjesshme lokale, te dekretet e fundit të Presidentit të Republikës, që kanë ndikuar në dinamikën e përplasjes mes institucioneve. Këtu, “tomografia” e tij merr një dimension të ri: ajo nuk është më vetëm retrospektive, por “real-kohe”. Autori shfaqet si një vëzhgues i kujdesshëm dhe i pavarur i zhvillimeve, që arrin të ruajë qetësinë analitike edhe kur ngjarjet janë të nxehta. Ai nuk e sheh politikën si kronikë, por si proces që zbulon sëmundjet e vetvetes me të njëjtat simptoma që i ka trajtuar ndër vite: mungesën e kulturës institucionale, dobësimin e dialogut dhe instrumentalizimin e ligjit sipas interesit të ditës. Në këtë pjesë, Zef Ndreka na kujton se krizat politike në Shqipëri nuk lindin papritur, por janë pasojë e një sëmundjeje të gjatë, të pashëruar, që përsëritet sa herë mungon përgjegjësia morale dhe respekti për rregullin kushtetues. Ai e sheh politikën shqiptare si një trup që reagon ndaj krizës, por nuk e shëron dot, sepse mungon trajtimi i shkakut, ndërtimi i besimit publik dhe i kulturës demokratike. Autori, me gjuhën e matur që e karakterizon, nuk bie në tundimin e polemikës, por e përdor analizën si mënyrë për të ruajtur dinjitetin e mendimit. Ai e trajton dekretin presidencial jo si akt politik, por si pasqyrë të marrëdhënies së tensionuar mes institucioneve, ku ligji shpesh interpretohet si armë, e jo si kornizë bashkëjetese. Në këtë kuptim, vëllimi i gjashtë i “Tomografisë” është më aktual se kurrë: është një reflektim mbi realitetin e sotëm, ku ngjarjet ndryshojnë shpejt, por defektet mbeten të njëjta. Ndreka dëshmon se analiza nuk është thjesht përshkrim i së djeshmes, por kujdes për të tashmen dhe thirrje për ndërgjegje në të ardhmen. Në fund të këtij vëllimi, autori arrin në një përfundim të heshtur, por të thellë: “Politika që nuk dëgjon zërin e arsyes, dënon vetveten me përsëritje.” Ky përfundim i mbyll librin, si një diagnostikë e përditësuar, që nuk kërkon të shkundë me zhurmë, por të zgjojë me mendim. Nga Fran Laska

Edhe juristja Eni Çobani ka maskuar provat dhe faktet e pronës së familjes Shkambi në SHkodër

0

Shkruan Av. Pal Shkambi

Juristja Eni Çobani mashtron hapur publikun, duke maskuar provat dhe faktet për pronën truall të trashëgimtarëve të subjektit Shkambi, duke mbrojtur segmentin e mafies shtetrore, në emisionin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.
Së pari, dua t’u rishpreh përsëri ngushllimet më të sinqerta familjes Kalaja, të gjithë të afërmve, miqve dhe kolegëve për humbjen e të dashurit të tyre.
Publiku pret nga shteti zgjidhjen e konfliktit të sajuar mes palëve, që vetë segmente të shtetit e kishin sajuar në 33 vite, i cili bëri kurban gjyqtarin. Për çudi hallkat e shtetit po bëjnë sehir për konfliktin e rrezikshëm që vazhdon të ushqehet, kjo është histori e dhimbshme që provon dështimin e sistemit. Kjo histori pronash, nuk është vetëm e trungut Shkambi, por është e të gjithë shqiptarëve për 35 vite me rradhë.
Fjala e Ramiz Alisë përpara Byrosë Politike në vitin 1989
“Të sekuestruarve dhe të shpronsuarve do t’u japim nga një letër në dorë, që” t’u njihet prona”, por asnjëherë nuk do t’u japim pronën e tyre, dhe në forma të ndryshme, do t’i ngatrrojmë me njëri -tjetrin. Ata do të kalojnë nëpër gjykata ku do të zbatohet rrotacioni, nga gjykata e shkallës së parë në të dytën dhe për “defekte teknike” do të kthehen përsëri në të parën.”
1.“Në emisionin “E Diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea fillimisht i shprehu ngushëllime familjes Kalaja, ndërsa pyeti Eni Çobanin se çfarë e çoi familjen Shkambi deri në këtë akt ekstrem.”
“Çobani filloi shpjegimin duke treguar zanafillën e problemit: “Ku fillon historia?
Me këshillin bashkiak të qytetit Shkodër të vitit 1992 ku i jepen disa ambiente të Shkollës së Ulët të Ndërtimit këtyre qytetarëve të cilët banojnë akoma sot në këtë ndërtim.
Ajo shtoi se kontrata e qirasë e lidhur atëherë ishte vetëm për “6 muaj deri në 12 muaj por, i kemi akoma sot, pas 33 vitesh.”
Juristja Eni Çobani në emisionin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, të datës 12. 10. 2025, bëri mashtrimin më të turpshëm të rradhës përpara opinionit publik, duke deformuar dhe manipuluar publikisht provat dhe faktet për pronën truall të trashëgimtarëve të subjektit Shkambi të trashëguar nga trashëgimlënësi Binak Pjetri (Shkambi).
1. E Vërteta e Av. Pal Shkambi, mbrojtës i trojeve të Binak Pjetri (Shkambi)
Në vitin 1992, Bashkia Shkodër u kishte dhënë disa ambiente të Shkollës së Ulët të Ndërtimit këtyre të pastrehëve për një periudhë 6-12 muaj, të cilët banojnë akoma edhe sot në këtë ndërtesë.
Njëri nga pronarët e ligjshëm Gjon Shkambi për fat të keq, ka qenë pikërisht një vit më parë në këtë emision, më 6 tetor 2024, konçidon fiks një vit ma parë.
Konflikti që precipitoi deri në këtë ngjarje të dhimbshme, është trajtuar nga vetë Eni Çobani në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan më 6 dhe 20 tetor 2024 të vitit të kaluar nga vet ajo, përpara gjithë opinionit publik.
Ngjarja, gjëma që thotë ajo: “mund të them, ndodhi më 6 tetor 2025. Ishim në kërkim të së vërtetës. Sigurisht një ngjarje e papritur, nuk e imagjinuam që do të shkojmë deri këtu dhe na i la gjërat përgjysmë.” Thotë ajo.
Ajo me djallëzitë e saj mjegulloi edhe më tej publikun dhe aktivizoi vazhdimsinë e konfliktit, duke u përpjekur ta degjenerojë totalisht problemin, ashtu siç vepron me të gjithë shqiptarët e margjenalizuar për çështjet e tyre, për t’i çuar drejt tragjedisë.
Nga njëra anë thotë; “Koha është shumë e çuditshme, 6 muaj deri në 12 muaj. Këta banorë brenda një viti duhet të largoheshin. Mbaronte pikërisht kontrata e qirasë. Por kontrata për banorët ishte vetëm 12 muaj dhe nuk dihet ende mbi ç’baza ata vijojnë të qëndrojnë në godinë.
Gjon Shkambi rezulton të jetë pronari me certifikatë ligjore që nuk u ekzekutua kurrë. Vendimmarrja e fundit e Astrit Kalasë bëri që çështja të rikthehej në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër duke çuar në atentatin e kryer nga Elvis Shkambi.”
“Në fund të rubrikës ku tha se “o Gjon Shkambi është pronar, ose banorët janë të ligjshëm në godinën ku rrinë dhe këtë përfundim do ta japë sërish shteti.” Sot e kësaj dite, bashkia Shkodër thotë se ka njerëz që banojnë në një godinë shtetërore dhe duhet t’u marrë qira, por kjo nuk dihet nëse ndodh.”
Juristja Eni Çobani i ndërsen palët kundër njëra- tjetrës
2. Të pavërtetat e Juristes Eni Çobani në emisionin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, të datës 12. 10. 2025,
“Në vijim, #Çobani detajoi procesin e pronësisë:
#Përpjekjet për pronësi (1994-2002): Ajo shpjegoi se në vitin 1994, gjyshi i Elvisit, #Binak #Shkambi #Pjetraj, u njoh pronar me vërtetim të faktit juridik nga Gjykata e Shkodrës. Në vitin 1996, Komisioni i Kthimit të Pronave i njohu familjes 18 mijë e ca metra katrorë (nga 66 mijë që pretendonin). Në vitin 2002, Mark Shkambi (babai i Gjonit) fitoi përfundimisht të drejtën e parablerjes për objektet shtetërore, dhe ky vendim nuk u apelua.”
2. E Vërteta e Av. Pal Shkambi, mbrojtës i trojeve të Binak Pjetri (Shkambi)
I vetmi trashëgimtar i trungut familjar i autorizuar për të fituar trojet e Binak Pjetri (Shkambi), që nga viti 1992, që filloi kalvari 33 vjeçar jam unë Av. Pal Shkambi, dhe askush tjetër, meqenëse kisha filluar studimet në fakultetin e drejtësisë.
Në vitin 1993, në qendër të Shkodrës është organizuar greva e urisë nga shoqata e Ish pronarëve, kjo grevë urie ka zgjatur plot 22 ditë, i ngujuar isha në qendër të Shkodrës.
Nga viti 1992- 1996 kam bërë me dhjetra gjyqe me gjyqtarë të ndryshëm në të gjitha shkallët e gjyqësorit, nga gjykata e shkallës së parë në Gjykatën e Apelit e është rikthyer sipas porosisë së katovices për gjykim në shkallë të parë përsëri, ky cikël është përsërit disa herë.
Theksoj se i vetmi trashëgimtar i autorizuar nga të gjithë fisi për trojet e Binak Pjetrit (Shkambi)isha vetëm unë Pal Shkambi, për t,u përball me drejtësinë në gjyq për trojet e Binak Pjetrit, jam marr vetë unë dhe askush tjetër dhe të gjitha përgjegjësitë dhe përballjet me drejtësinë janë vetëm të miat. Trojet e Binak Pjetrit i kam fituar në të gjitha shkallët e gjyqësorit në Gjykatën e Rrethit Shkodër me dt.31/10/1994, në Gjykatën e Apelit Tiranë me dt. 21/12/1994, në Gjykatën e Lartë të Tiranës (KML) me dt. 01/ 12/1995.
Me legjitimimin e pronës truall në të gjithë nivelet e pushtetit gjyqësor kam paraqit dosjen me dokumeta në Komisinin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave pranë Bashkisë Shkodër dhe me datë 05-07 1996, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave i përbërë Kryetar – Artan Rroji. N/Kryetar – Astrit Bushati, Anëtare – Aishe Ahmetaga, Genta Bushati, Guljem Serreqi, Mikel Mushani, Gjovalin Prela, Bernard Ashiku.
U mblodh sot me dt. 05. 07. 1996 dhe mori në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga trashëgimtarët e Binak Pjetri(Shkambi), sipas ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave të ish pronarëve Nr. 7698 dt. 15/04/1993. Nga shqyrtimi i dosjes Nr. 1315 i pronësisë të Binak Pjetri.
1. Sipas vendimit të Gjykatës Nr.3061 dt.31 10.1994, vërtetohet fakti juridik i pronësisë se Binak Pjetri mbi një sip. prej 60 000m2 të ndodhur në Lagjen “ Shkodër Skenderbeg” Shkodër me kufitarë: Veri prona e Ndrek Kurbinit, Jug me Fabrikën e Verës pronë e Kakarriqve, dhe me pronën e Col Shpendit, në lindje me pendën e Kirit, dhe në perëndim me rrugën nacionale.
2.Sipas vendimit të datës 27.12.1958, lëshuar nga seksionii i kadastrës me 06.01.1994, vërehet se Z. Binak Pjetrit i është marrë toka nga Nd. Metalike….
3. Sipas dëshmisë së trashëgimisë nr. 464 dt. 15.12.1993 rezulton se trashëgimtarë ligjor të Z. Binak dhe Syk Shkambit ( Pjetrit) janë:
1. Ded Binak Shkambi 2/6 pjese 3. Marash Kol Shkambi 1/6 pjesë
2. Martin Kol Shkambi 1/6 pjese 4. Mark Gjergj Shkambi 2/6 pjese
Dokumetacioni është i plotë dhe në përputhje me ligjin.
Grupi i ekspertëve ka kontrolluar në vend pronën dhe vëren se:
Prona sot është e zënë me objekte ndërmarrjesh e sheshe funksionale si dhe me shkollën e rezervave…
Për sa më sipër komisioni Bazuar në Ligjin Nr. 7698 dt. 15/04/1993 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”
Vendosi:
Në favor të Z Ded Binak Shkambi, Martin Kol Shkambi, Marash Kol Shkambi, Mark Gjergj Shkambi të njohë në pronësi (sipas Vendimit të Gjykatës Nr.3061 dt.31.10 1994) 60 000m2 dhe të trajtojë për kthim dhe parablerje 15 000m2, bazuar në nenin 5 paragrafi 2, pra prona prej 60dynym Sipërfaqja prej 15 dynym trajtohet dhe sipërfaqja prej 45 dynym nuk trajtohet për efekt të ligjit.
Konkretisht në pikën1 të vendimit të KKKP:
Në favor të Mark Gjergj Shkambit në zbatim të nenit 16 dhe 21 sip. 4053m2 ( Katër mijë e pesëdhjetë e tre e zënë me sip. prej 1307m2 nga 4 objekte me sip. prej 2746 m2 është territori i këtyre objekteve të shkollës rezerva dhe konviktit.
3. Të pavërtetat e Juristes Eni Çobani në emisionin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, të datës 12. 10. 2025
#Blerja e objektit dhe #ekzekutimi: Në vitin 2012, Gjon Shkambi bleu godinën me çmimin “160 milionë të vjetra” nga Ministria e Financave dhe Bashkia Shkodër dhe mori certifikatën ligjore të pronarit, e cila megjithatë “nuk u vu kurrë në ekzekutim”.
3. E Vërteta e Av. Pal Shkambi, mbrojtës i trojeve të Binak Pjetri (Shkambi)
Mark Gjergj Shkambi u bë pronar i truallit nga KKKP Shkodër që nga dt. 05. 07.1996, me vendimin e KKKP Shkodër, vërehet se: Në favor të Mark Gjergj Shkambit në zbatim të nenit 16 dhe 21 sip. 4053m2 ( Katër mijë e pesëdhjetë e tre e zënë me sip. Prej 1307m2 nga 4 objekte me sip. Prej 2746 m2 është territori i këtyre objekteve të shkollës rezerva dhe konviktit, e si pasojë të gjithë trashëgimtarët e tij, djem dhe nipa.
Theksoj se: Elvis Shkambi është i biri i Gjeloshit, Gjeloshi është i biri i Markut, Marku është i biri i Gjergjit dhe Gergji është i biri i Binak Pjetrit (Shkambi), pra Elvisi dhe Gjoni janë pronarë të ligjshëm të truallit që nga data 05. 07. 1996.
4. Të pavërtetat e Juristes Eni Çobani në emisionin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, të datës 12. 10. 2025
“#Kthesa fatale (2021-2025): Vëmendja u kthye te gjyqtari Astrit Kalaja. Çobani theksoi se në vitin 2021, i ndjeri z. Astrit Kalaja si relator në Gjykatën e Apelit, rrëzoi kërkesën e Pal Shkëmbit (xhaxhait të Gjonit) dhe “nuk ka njohur përfundimisht familjen Shkëmbi” për themelin e pronës. “
4. E Vërteta e Av. Pal Shkambi, mbrojtës i trojeve të Binak Pjetri (Shkambi)
E nderuar juriste Çobani! Të lutem referoju dokumentit të KKKP-së Shkodër.
Në favor të Z Ded Binak Shkambi, Martin Kol Shkambi, Marash Kol Shkambi, Mark Gjergj Shkambi të njohë në pronësi (sipas Vendimit të Gjykatës Nr.3061 dt.31.10 1994) 60 000m2 dhe të trajtojë për kthim dhe parablerje 15 000m2, bazuar në nenin 5 paragrafi 2, pra prona prej 60dynym Sipërfaqja prej 15 dynym trajtohet dhe sipërfaqja prej 45 dynym nuk trajtohet për efekt të ligjit Nr. 7698 të dt.15.04.1993.
Në vitin 1992, trashëgimtarët e të ndjerit Binak Pjetrit i janë drejtuar Gjykatës së Rrethit Shkodër, me përfaqësues me prokur të posaçme nga Pal Shkambi, me anë të një padie nëpërmjet të cilës i kërkojnë gjykatës vërtetimin e faktit juridik të pronësisë se Binak Pjetri, ka patur një sipërfaqe trualli të ndodhur në lagjen “Skenderbeg” të qytetit të Shkodrës, kërkesë kjo që bëhet për efekt të ligjit Nr. 7698 të dt.15.04.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave.”
Në shqyrtimin e seancës gjyqësore kanë qënë të paditur:
1. Dega e Financave të Bashkisë Shkodër e cila është përfaqësuar me prokurë nga Astrit Bushati – Jurist.
2. Zyra e Kadastrës së Rrethit Shkodër, përfaqësuar nga Bepin Pistulli.
3. Prokuroria pranë Gjykatës Shkodër, me pjesëmarrjen e prokurorit Z. Hajdar Cakoni.
Pala paditëse ka paraqit përpara Gjykatës së Rrethit Shkodër provat dhe faktet të pakontestueshe. Gjatë hetimit gjyqësor rezultoi se Binak Pjetra në vitin 1958 me anë të një lutje me nr.2/1030 ka kërkuar ti hiqet barra e detyrimeve finaciare, pasi toka që ka patur në pronësi i është shtetëzuar nga Kooperativa Metalike dhe N. SH Komunale “Muhamet Gjollesha”.
Këtë lutje e ka shoqëruar edhe me dy vërtetime nga Kooperativa e Artizanatit të Kombinimeve. Këtë fakt e tregon një dokument i lëshuar nga zyra e Kadastrës e dt. 06/01//1994 dhe që përbën një fillim prove me shkresë.
Kjo lutje është pranuar përpara gjykatës dhe të pranishmëve edhe nga dy anëtarët e këtij komisioni që kanë shqyrtuar lutjen, Z. Rrok Brozi dhe Z. Njazi Dizdari , janë pyetur në cilësinë e dëshmitarëve dhe kanë vërtetuar një fakt të tillë, janë shprehur në përputhje me kërkes padinë, duke vërtetuar pretendimet e paditësit. Përpara gjykatës janë paraqit shumë prova dhe fakte të tjera . Për këto arsye konform nenit 131-132 të K.Pr.C Gjykata me datë 31/10/1994 Vendosi:
Vërtetimin e faktit juridik të pronësisë së Binak Pjetri mbi një siperfaqe 60.000m2 të ndodhur në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër dhe që kufizohet nga veriu me pronën e Ndrek Kurbinit, në jug me fabrikën e verës pronë e Kakarriqve dhe me pronën e Col Shpendit, në lindje me pendën e Kirit, dhe në perëndim me rrugën nacionale për në fshatin Bardhaj.
Kundër vendimit kanë bërë ankim për në Gjykatën e Apelit Tiranë, pala e paditur dhe kjo Gjykatë me vendimin Nr. 5232, datë 21.12.1994 ka vendosur:
Lënien në fuqi të vendimit Nr. 3061, datë 31.10. 1994 të Gjykatës së Rrethit Shkodër.
Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit ka ushtruar KML Kryetari i Gjykatës së Kasacionit dhe kjo Gjykatë me vendimin e saj Nr.1853 datë 01.12.1995 ka vendsur: Lënien në fuqi të vendimit 5242 datë 21.12. 1994 të Gjykatës së Apelit Tiranë.
Komisioni i kthimit dhe kompensimit të pronave pranë bashkisë Shkodër, me kërkesë të trashëgimtarëve të subjektit Binak Pjetri (Shkambi) me datë 05.07.1996, ka marrë në shqyrtim kërkesën e paraqitur sipas ligjit Nr 7698 dt.15.04.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave.”
Më këto deklarime të saj del qartë se Juristja Eni Çobani ose është e papërgjegjshme ose është manipulatore.
Në vitin 2008 trashëgimtarët e subjektit Shkambi i janë drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër bazuar në ligjin nr. 9235 datë 29.07.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” truall me sipërfaqe 45000 m2, pronë e njohur por e patrajtuar për efekt të ligjit, Nr. 7698 të dt.15.04.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave.”
Gjykata e rrethit Gjyqësor Shkodër, me datë 26.09 2008, Vendosi: Për caktimin e detyrave ekspertëve Z. David Franja dhe Z.Simon Poja.
1.Të përcaktohet Sipërfaqja e njohur, por e patrajtuar nga pala e paditur me vendimin nr.1158 me datë 05.07.1996, duke pasqyruar në skicë, në hartë, të gjitha objektet që ndodhen mbi këtë sipërfaqe sipas verefikimeve në vend dhe në hartat e ZVRPP Shkodër.
2.Duke iu referuar gjendjes juridike e zënë apo e lirë,sipas verefikimeve ZVRPP Shkodër të përcaktohet sipërfaqja e shesheve funksionale që zënë objektet e rregjistruara në këtë zyrë.
3. Në emër të kujt figurojnë të regjistruara pasuritë e paluajtshme që ngrihen mbi sipërfaqen e truallit prej 45 dynym të patrajtuara nga pala e paditur në verefikimet që do bëhen në hartat që ndodhen brenda dosjes gjyqësore dhe nëse është e mundur edhe në hartat e ZVRPP Shkodër.
4. Të përcaktohen sipërfaqet e lira që ngelen pas përcaktimit të objekteve dhe sipërfaqeve të shesheve funksionale të parregjistruara në ZVRPP Shkodër, që verifikohet pas kthimit të përgjigjeve të dy pyetjeve të mësipërme.
5. Nëse ka rrugë brenda kësaj sipërfaqeje të bëra me vend dhe në hartat që ndodhen në ZVRPP Shkodër.
6. Nëse po, cili është destinacioni funksional i tyre.
7. Ky vendim hartohet në tre kopje për ekspertët, për t’u njohur palët dhe e fundit për t’u bërë pjesë e dosjes gjyqësore.
8. Palët prezent morën dijeni.
9. Seanca e ardhshme gjyqesore me datë 23.10.2008, ditë e Enjte ora 9.30 me vendimin e saj datë 26.09 2008
E nderuar juriste Eni Çobani! U siguroj se ekspertët Z. David Franja dhe Z.Simon Poja iu përgjigjën të gjitha pyetjeve të ngarkuara nga gjykata dhe i realizuan detyrat e tye brenda ligjit, duke i dorëzuar aktet e ekspertimit në kohën e caktuar nga gjykata.
Nëse je e interesuar mund t’u vë në dispozicion aktet e ekspertizës.
Lind pyetja për ju Znj. Eni! Pse gjykata nuk e trajtoi këtë pronë të njohur,pasi e mori ekspertizën sipas vendimit të saj? Mos morën urdhër nga lart, apo nuk i korruptova?
Kjo gjykatë e ka mbajtur 4 katër vite këtë çështje pa vendim përfundimtar, duke ndryshuar trupin gjykues, deri në Maj të vitit 2011, dmth rreth 4 vite.
Me datë 06.06.2011, jam ankuar në Gjykatën e Apelit Shkodër, dhe këtë çështje e ka patur Gjyqtarja Marina Rraboshta e cila ishte e komanduar nga Znj. Jozefina Topalli dhe e mbajti mbi 5-6 vjet stok, pastaj dosja kaloi tek gjyqtari Astrit Kalaja.
Jam i kalitur me durim se kam 30 vjet shkollë dy të mesme dhe tre të larta, Jurist, Ekonomist dhe Psikolog Klinik dhe kam rezistuar kalvarin 33 vjeçar pas dyerve të gjykatave për të drejtat e trungut, kështu që unë pres vetëm bindjen e brendshme të Gjykatave.
Tani çështja ndodhet në gjykatën e Lartë, ku janë edhe të gjithë dokumetat, besoj se e fitoj, por jam i motivuar ta vazhdoj deri në fund të drejtat e trungut tim. E nderuar Eni! Alibia e juaj nuk qëndron aspak.
5.Të pavërtetat e Juristes Eni Çobani në emisionin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, të datës 12. 10. 2025
#Kontradiktat me dokumentet: Juristja zbuloi një detaj tronditës: “Dokumentet sot të familjes Shkambi janë djegur! Janë zhdukur! Nuk gjenden!” Ajo shtoi se “Pala e banorëve të godinës” pretendon se dokumentet janë falsifikuar, ndërsa ajo vetë ka kërkuar dokumentacionin në Arkivin Qendror Shqiptar ku “nuk rezulton, nuk njihet emri Binak Shkamb Pjetraj.”
5. E Vërteta e Av. Pal Shkambi, mbrojtës i trojeve të Binak Pjetri (Shkambi)
Grabitësit përvetësues në bashkëpunim me njëri- tjetrin dhe të mbështetur nga mafia politike kanë grabitur pronën tonë me të gjitha format dhe mënyrat e padrejta, duke na akuzuar ne pronarër e ligjshm pa asnjë provë apo fakt.
Në vendimin nr. 64(1682) të datës 07. 05. 2014, me palë të interesuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër përfaqësuar nga Prokuror Fatmir Lushi e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Bëj me dije mbarë opinionin publik se personat që kanë privatizuar objektet në trojet tona dhe personat e strehuar në objektin në fjalë të kushërive, kanë bërë kallëzime që nga viti 2012 e në vazhdim në grup në bashkëpunim me njëri – tjetrin përpara Drejtorisë së Policisë të Qarkut Shkodër dhe përpara Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, e cila ka bërë hetime të thelluara, por nuk kanë paraqit asnjë provë dhe fakt, real.
Në këto rrethana Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka vendosur rrëzimin e këkesës së përfaqësuesit të kërkuesve, Rakip Kurtaj, duke lënë në fuqi vendimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për pushimin e procedimit Penal nr.1267 të vitit 2012.
Sipas juristes Eni Çobani në emisionin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan: Trashëgimtarëve të subjektit Shkambi u janë djeg dokumentat kur është djegur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe nuk kanë të depozituar në asnjë insitucin shtetëror dokumenta që provojnë pronësinë e tyre. Kjo deklaratë është sa e papërgjegjshme, aq e pavërtetë pasi nuk është faji i jonë apo i shtetasve për të siguruar dokumentat në institucionet e shtetit, por është shteti përgjegjës për të siguruar institucionet Kushtetuese.
Shteti Shqiptar duhet të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale dhe publike përgjegjësit e këtyre veprimeve të zhdukjes së dokumentave në çfarëdo aspekti qofshin ato, ky fenomen nuk është rastësor, por është i gjithë shoqërisë tonë, gjë për të cilën shoqëria shqiptare është kaq shumë e dëshpëruar.
Jam më se i bindur se dokumetacioni i pronësisë të trungut Shkambi, ndodhet në shumë institucione të shtetit Shqiptar, konkretisht:
1. Në Gjykatën e Lartë të Tiranës, dosja është e plotë për trajtim të sip. truall të njohur nga gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor deri dhe gjykata e Lartë, por edhe Komisioni i Kthimit dhe i Kompensimit të Pronave Shkodër, Theksoj se dokumetacioni është i plotë.
2. Në Komisionin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë (KKKP), dosja është absolutisht e plotë me të gjitha provat dhe faktet, është depozituar që në vitin 2006 për trajtim të pjesës së patrajtuar.
3.Në Inspektoriatin e Lartë të Kontrollit dhe Konfliktit të Interesit, janë të gjithë dokumentat dosja është e depozituar në Gusht 2017, me rastin e zgjedhjes time në Organet e Vetingut nga ONM dhe votuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
4. Të gjitha dokumetacionet që janë përdorur për njohjen dhe trajtimin e truallit pronë për pronësi e trashëgimtarëve të subjektit Binak Pjetri(Shkambi) i disponoj edhe unë si i vetmi përfaqësues i trashëgimtarëve të subjektit Shkambi.
6. Të pavërtetat e Juristes Eni Çobani në emisionin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, të datës 12. 10. 2025
#Vendimmarrja e fundit e Astrit Kalasë bëri që çështja të rikthehej sërish për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër, një situatë që, sipas Çobanit, “çoi në atë humbje logjike të një djali 30-vjeçar sikundër ishte Elvis Shkambi”.
6. E Vërteta e Av. Pal Shkambi, mbrojtës i trojeve të Binak Pjetri (Shkambi)
E nderuar Eni!, Siç e keni theksuar dhe ju, Gjon dhe Elvis Shkambi, janë marrë vetëm me privatizimin e shkollës së rezervave dhe konviktit. Ata kanë hap çështje gjyqësore vetëm për lirimin e sendit, (të shkollës së rezervave dhe konviktit), që janë pronarë të ligjshëm, meqenëse e kanë privatizuar me të drejtë parablerje që në vitin 2012, dhe disponojnë dhe vërtetimin e pronësisë.
Me pronësinë e tokës, nuk është marrë askush tjetër, i vetmi trashëgimtar që është marrë me pronësinë e truallit të Binak Pjetrit (Shkambi) jam unë Av. Pal Shkambi, bile dhe në disa raste që kanë tentuar t’ua marrin me dokumenta të fallcifikuara dhe mbivendosje, konkretisht në çështjen e Mark Shkambit me çështjen e vendimit nr. 127 datë 04.04.2005, përfaqësuar nga Av. Pal Shkambi, është provuar çdo gjë manipulative dhe kanë kërkuar falje.
Kam patur edhe raste të tjera me palë grabitëse të ndjerin Gjergj Deda ish shefi i Krimeve Shkodër dhe ish Oficerin e Doganave Pjetër Logareci, të cilët më kanë akuzuar tek krimet e larta dhe Prokuroria e Rrethit dhe i kam fituar çështjet deri edhe në gjykatë të lartë.
Këtë pronë Binak Pjetri ia ka ble Mbretit ZOG me napolona Ari, rreth vitit 1935, në kohën kur ai ka filluar me mbledh arin, Binak Pjetri njihej me Mbretin ZOG.
Kam ba pafundësisht gjyqe në të gjitha nivelet e gjyqësorit për këto prona edhe pse ka patur ndërhyrje pafund, deri edhe në gjykatën e Lartë, gjatë interesimit tim i kam gjetur tre deputet për të nderhyrë në çështjen time, në fund të fundit të gjitha i kam fituar.
Për pronat e Binak Pjetrit është i informuar i gjithë populli i Shkodrës, Dukagjinit deri në Kosovë, se dera e Binak Pjetrit ka kenë e hapur për gjithkënd.
Trojet e Binak Pjetrit janë të pacenuara asnjë centimeter ashtu siç i ka njohur gjithë pushteti gjyqësor deri dhe gjykata e Lartë, i ka trajtuar KKKP Shkodër, të cilët janë dyert e para të Shkodrës, por posedojnë objektet në kundërshtim me ligjin të mbështetur nga segmentet kriminale.
Në vitin 2004 ndryshoi ligji Nr. 7698 dt. 15/04/1993 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave të Ish Pronarëve” me Ligjin Nr. 9235 datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave të Ish Pronarve, gjoja në favor të ish pronarve. Meqenëse ndryshoi ligji me datë 06. 5.2008, trashëgimtarët e subjektit Shkambi i janë drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër të përfaqësuar nga unë Av. Pal Shkambi, për kthimi dhe kompensimin e pronës truall të njohur por të patrajtuar për efekt të ligjit Nr. 7694 dt. 15/04/1993 sipërfaqe prej 45000 m2, pronë e njohur por e patrajtuar.
7. Të pavërtetat e Juristes Eni Çobani në emisionin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, të datës 12. 10. 2025
“#Çobani e përmbylli shpjegimin e saj me një apel ndaj institucioneve: “o Gjon Shkambi është pronar, ose banorët janë të ligjshëm në godinën ku rrinë dhe këtë përfundim do ta japë sërish shteti!”
Ajo ngriti pyetjen e fundit: “Kemi një bashki e cila akoma sot pretendon që ka njerëz në një godinë shtetërore, duhet t’u marrë qira dhe unë nuk e di ata njerëz paguajnë qira apo jo.”
7.Të pavërtetat e Juristes Eni Çobani në emisionin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, të datës 12. 10. 2025
Në këtë rast lind pyetja për Eni Çobanin:
A mund t’u marrë Bashkia Shkodër qira të strehuarve provizor, kur Bashkia ia ka shitur objektin pronarit legjitim të tokës Gjon Shkambit që nga viti 2012 ?
Kur Bashkia ia ka shitur objektin pronarit legjitim të tokës Gjon Shkambit që nga viti 2012, a ka detyrim ligjor Bashkia Shkodër t’ia kthejë (sendin) objektin e rezervave.
Eni! Pra, për një gjë të shitur, a mund të marrësh qira?
Ish Kryetari i Bashkisë Shkodër Z. Lorenc Luka duhet të përgjigjet përpara organeve kompetente penalisht në bazë të ligjit për shpërdorim detyre, për pasojat e tragjedisë që passolli, i cili me veprimet dhe mosveprimet e tij, çoi në këtë ngjarje tragjike.
Kalvari 33 vjeçar i gjyqeve të pavend për pronat legjitime të regjistruara çoi në ngjarjen e dhimbshme, duke krijuar rrethana të një gjendjeje të dëshpëruar të autorit që e ka kryer krimin në një tronditje së lartë psiqike duke humbur vetëdijen.
Këta të strehuar në vitin 1992 nga Bashkia Shkodër, për 6 muaj i kemi edhe sot në këto ambjente të cilët kanë mbështetje nga segmenti mafie, mirëpo përgjegjshmëria e shtetit duhet të lirojë sa më parë pronën legjitime familjes Shkambi.
I gjithë publiku është i tronditur për këto padrejtësi edhe trashëgimtarët Shkambi presin patjetër reagimin e kryetarit të sotëm të Bashkisë Shkodër Z. Benet Beci, për të përmbushur kontratën e hershme të Bashkisë Shkodër në mes palëve.
Bashkia Shkodër me kryetar Z. Benet Beci, besoj se duhet të angazhohet menjëherë për lirimin e objektit të pronarit të ligjshëm Z.Gjon Shkambi, bazuar në kontratën e shit- blerjes të vitit 2012 mes Bashkisë Shkodër dhe pronarit të ligjshëm të truallit e objektit Z. Gjon Shkambi, bazuar edhe në zbatimin e vendimeve të Gjykatave të herëpashershme, të cilat kanë urdhëruar zyrën e përmbarimit për lirimin e objektit.
Zoti pastë mëshirë për popullin Shqiptar! Amen

POSTIMET E FUNDIT