Kreu Blog Faqe 94

President Donald Trump trondit Lindjen e Mesme: Do t’ju sulmojnë nëse nuk çarmatoseni

0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një ultimatum të prerë, i cili shënon fazën e ardhshme—dhe potencialisht më të rrezikshme—të marrëveshjes së armëpushimit që synon t’i japë fund luftës në Gaza. Në një deklaratë të bërë gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump paralajmëroi Hamasin se duhet të çarmatoset vullnetarisht ose të përballet me çarmatimin e detyruar nga forcat e SHBA-së dhe aleatëve.

Ultimatumi dhe Implikimet e Tij

Presidenti Trump ishte i qartë në mesazhin e tij, duke e përsëritur dy herë: “Ata thanë se do të çarmatoseshin, dhe nëse nuk çarmatosen, ne do t’i çarmatosim.” Kjo kërcënon drejtpërdrejt bazën e pushtetit dhe identitetin e Hamasit si një forcë politike dhe ushtarake.

Kur u pyet nga gazetarët për mënyrën se si do të kryhej ky veprim i pazakontë i ndërhyrjes së drejtpërdrejtë, Trump refuzoi të jepte detaje, duke theksuar se kërcënimi duhet të merret seriozisht. “Nuk duhet t’ua shpjegoj këtë. Ata e dinë që unë nuk po luaj lojëra,” tha ai. Kjo mungesë detajesh synon të mbajë Hamasin dhe vëzhguesit ndërkombëtarë në ankth për natyrën e saktë të veprimit të SHBA-së.

Afati kohor: “Shpejt dhe ndoshta me dhunë”

Aspekti më shqetësues i deklaratës së Presidentit ishte paralajmërimi se çarmatimi mund të ndodhë “shpejt dhe ndoshta me dhunë.” Kjo frazë nënvizon rrezikun e rikthimit të dhunës në Rripin e Gazës, pikërisht pasi faza e parë e marrëveshjes së armëpushimit solli një lehtësim të tensionit me shkëmbimin e pengjeve.

Lidhur me afatin kohor, Trump tha se do të ishte “një periudhë e arsyeshme kohore. Mjaft shpejt,” por sërish pa dhënë një datë fikse. Kjo strategji e ‘paqartësisë së qëllimshme’ rrit presionin mbi udhëheqësit e Hamasit për të marrë një vendim sa më parë.

Çarmatimi si Kusht Qendror i Paqes

Kërkesa për çarmatosjen e Hamasit është një element thelbësor i Planit 20-pikësh të Paqes të Trumpit, i cili u pranua me kushte nga Hamasi për të filluar armëpushimin. Ndërsa Hamasi pranoi lirimin e pengjeve dhe disa faza të tërheqjes së Izraelit, dorëzimi i armëve ka qenë historikisht një vijë e kuqe për grupin.

Plani i SHBA-së parashikon shkatërrimin e të gjithë infrastrukturës ushtarake të Hamasit, përfshirë tunelet dhe objektet e prodhimit të armëve. Ai gjithashtu sugjeron një proces demilitarizimi nën mbikëqyrjen e monitoruesve ndërkombëtarë, të mbështetur nga një program ndërkombëtar për blerjen e armëve.

Deklarata e Trumpit e bën të qartë se administrata e tij nuk do të tolerojë një zbatim të pjesshëm të marrëveshjes dhe se çarmatimi është i panegociueshëm për të garantuar sigurinë e Izraelit dhe për të ndërtuar një administratë tranzitore palestineze të udhëhequr nga teknokratë, siç parashikohet në fazën e dytë të planit. Mosveprimi i Hamasit rrezikon të sjellë një veprim ushtarak, ndoshta të drejtuar nga SHBA-ja, për të detyruar zbatimin e kushteve.

Opozita kërkon shkarkimin: e Presidenit Bajram Begaj: I ka dhënë të gjitha prokurimet publike të Presidencës kompanisë ku punon djali i tij

0

PD ka depozitur në Kuvend kërkesën për shkarkimin nga detyra të presidentit Bajram Begaj.

Në një dalje për mediat, kreu i grupit të demokratëve, Gazment Bardhi ka renditur disa nga shkeljet që ka bërë Begaj.
“Presidenti ka konsumuar 7 shkelje Kushtetuese të rënda. Konkretisht, shkelje të rënda dhe të përsëritura të Kushtetutës nga ana e Presidentit, janë dekretimi antikushtetues i zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Ka ndërhyrë në mënyrë brutale tek kompetencat e pushtetit vendor. Në 35 vite demokraci, është zhveshur gjykata Kushtetuese. Presidenti i Republikës Bajram Begaj në këtë shkelje të evidentuar nga ne, ka kryer shkelje të Kushtetës. Ai ka futur në ngërç kushtetues, zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës, duke shkaktuar konfuzion të zgjedhësit. Ka marrë kompetencat e gjyqësorit, duke përdorur juridiksionin. Ka shfaqur anësi dhe duke lejuar ushtrimin e pushteteve. Ka prishur ekuilibrin e kontrolleve të pushtetit. Ka ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në autonominë kushtetuese Ka uzurpuar kompetencat e Gjykatës Kushtetuese.”, tha Bardhi.

Një tjetët shkelje e evidentuar qartë nga përfaqësuesit e opozitës është se Begaj i ka dhënë të gjithë prokurimet e Institucionit të Presidentit kompanisë ku punon djali i tij.

Shkelja nr. 7 – Përfitimet personale dhe të birit në shkelje flagrante të Kushtetutës

Në kundërshtim me nenet 11, 86, 88 dhe 89 të Kushtetutës ka krijuar një gjendje permanente konflikti interesi, që cenon konkurencën e lirë në treg, duke i dhënë përfitimin e të gjitha pokurimeve publike të Institucionit të Presidentit në fushën përkatëse kompanisë private ku është punësuar djali i tij pas emërimit të z. Bajram Begaj si President i Republikës.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës, për shkak se:

Ka vijuar të ushtrojë detyra publike në Akademinë e Forcave të Armatosura dhe veprimtari private në Spitalin Acibadem në kundërshtim me detyrimin e tij kushtetues për të hequr dorë nga çdo lloj detyre publike apo veprimtarie private, duke u fokusuar plotësisht në detyrën më të lartë shtetërore, atë të Presidentit të Republikës;
Ka cënuar parimin e konkurrencës së lirë, në drejtim të barazisë së pjesëmarrësve në kontrata publike, duke i akorduar kompanisë private, ku rezulton i punësuar i biri, të gjitha prokurimet publike në fushën e sigurimeve në kushtet e konfliktit faktik të interesit;
Ka cënuar rëndë besimin e publikut të figura e Presidentit të Republikës, për shkak se gjenerimi i të ardhurave nga detyra të tjera publike dhe veprimtari private nga vetë Bajram Begaj, si dhe gjenerimi i të ardhurave nga i biri (person i lidhur) nga një kompani private në marrëdhënie kontraktuale me Institucionin e Presidentit të Republikës, krijojnë perceptimin tek qytetarët e përdorimit të funksionit publik për përfitime personale.

Për këtë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe Ligjit, e paprecedentë për një President Republikës, kam autorizuar ekipin ligjor të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, që të përgatisë kallëzim penal, i cili do të dorëzohet brenda kësaj jave në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi ekziston dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në prova, se jemi në kushtet e konsumimit të të paktën dy veprave penale, në bashkëpunim, përkatësisht “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera publik” dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, të parashikuara nga nenet 25, 258 dhe 260 të Kodit Penal.

“Altin Dumani bastard si Aranit Çela, injorant, i turpshëm, deshën të rrahin tek SPAK”

0

Injorant, i turpshëm, bastard. Ishin disa nga përcaktimet që kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri kreut të SPAK-it, Altin Dumani, një ditë pasi ky i fundit raportoi mbi gjashtë orë në Komisionin e Ligjeve në Kuvend.

Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha u ndal te deklaratat e Dumanit për ditën kur mbështetës të Erion Veliajt rrethuan SPAK-un gjatë caktimit të masës së arrestit për ish-kryebashkiakun.

“Më falni ë, e kanë rrethuar dhe desh e kanë rrahur dhe kanë bërë shumë gabim. E tha vetë. E rrethoi shteti atë, nuk kemi bërë protesta ne, kurrë. Dhe opozita mund të bëjë protesta, po unë nuk jam për protesta. Problemi i drejtësisë është ky, që kur është krijuar shteti, këtij sistemi i jepet pushtet për ta ushtruar.
Nuk është i zgjedhur, por është në ujdinë për ekzistencën e shtetit që ka ligjet, që duhet të ketë edhe sistemin e mbikëqyrjes.

Opozita ka të drejtë të protestojë, por as ka protestuar dhe as do protestojë. Kam bërë konferenca shtypi aty vetëm për t’u thënë të vërtetat shqiptarëve”, tha Berisha.
“Desh i shtruan në dru, e tha vetë dje, dhe shërbëtori i tyre, po kujt i thotë, me se i justifikon ai, të na thotë pak, dosjen 339 dhe 184? A ka krim më të shëmtuar se ky të mbyllësh ato dosje? I pavarur ky. Ti je një armik i egër i pluralizmit politik në Shqipëri. Je një bastard, një Aranit Çelë në llojin tënd”.

Sipas tij “Prisni një minutë, kemi arrestuar apo kemi bërë 35 zyrtarë. Ndalemi pak. Tre liderët e partive kryesore opozitare. Asnjë zyrtar të partisë së krimit. Erion Veliajn e arrestuat për llogari të Edi Ramës.

Atë e ka marrë vesh tani çdo njeri. Dhe nuk kanë turp dhe dalin e flasin. Megjithëse shpesh dje ai u bë gati të largohej se nuk i përballonte dot të vërtetat. Ky injorant, i turpshëm. Dhe ankohet se është quajtur kryetar i një organizate kriminale”.

Po të kërkoja me ngulm

0

Shkruan Leo Nika

Po të kërkoja me ngulm

E dashura ime u ktheve
Përmes qiellit dhe reve
Zemra po më rreh papushim
Për ty për ty shpirti im

Zënkat e vjetra do ti lë pas
Nuk dua më të të humbas
Ti e di se sa të dua
Do ti sjellë yjet në këmbët e tua

Malli për ty më kish marë
Ti për mua je margaritarë
Tani nuk vuaj më trishtimi
Zemra po kërcen nga gëzimi

Po shijoj buzët e tua
Tani jeta ime u zbukurua
Jetë nga jeta ime do të dhuroj
S’e kaq shumë të dashuroj

Jetës time i dhe kuptim
Më nxorre nga gjithë i mjerim
Do të ndjek në shi e fortunë
Ashtu siç erdhe dhe ti tek unë

Sonte me yjet po vallëzojmë
S’e njëri tjetrin po dashurojmë
E kemi kaq të fortë dashurinë
Sa e zgjuam nga gjumi dhe perendinë

O ylli jetës sime
Je futur thellë në zemrën time
Ndjej për ty kaq shumë dashuri
Ndaj po sillem si një fëmi

Tani nuk rroj më në mjerim
Kam një trëndafil në shpirtin tim
Ty do ta dhuroj
Trupin tënd me yje do ta zbukuroj

Një tomografi e politikës së sotme shqiptare

0

Një falënderim të veçantë për Fran Laskën, për kritikën dhe reflektimin ndaj librave te mi të botuara vitet e fundit për politikën shqiptare.
E falenderoj për kontributin e tij në pasurimin e mendimit publik dhe kulturës qytetare, për seriozitetin, përkushtimin dhe maturinë që përcjell në këtë shënim të tij mbi “Një tomografi e politikës së sotme shqiptare”!
Fran Laska si rrallë tjetër, është dëshmi e rrallë e fjalës së ndershme në këtë kohë.
Një Tomografi e Politikës së Sotme Shqiptare.
(Lexim kritik e reflektiv mbi librin e Zef Ndrekës (botuar nga “Geer”, Tiranë).
* Fjala e matur në kohën e zhurmës.
Në një shoqëri ku fjala shpesh humbet mes zhurmës së interesave, dhe politika është kthyer në arenë për pushtet më shumë se për përgjegjësi, dalja e librit “Një tomografi e politikës së sotme shqiptare” e Zef Ndrekës është një ngjarje e heshtur, por e rëndësishme. Autori nuk flet për të bindur, por për të ndriçuar. Ai nuk rrëfen për të dënuar, por për të kuptuar. Dhe ky qëndrim, në vetvete, është një akt moral e intelektual që i jep librit vlerë të qëndrueshme.
Kuptimi i “Tomografisë”
Fjala “tomografi” është çelësi i gjithë librit. E marrë nga leksiku mjekësor, ajo përkthehet në fushën e analizës politike si një mënyrë për të parë përtej sipërfaqes. Në mjekësi, tomografia zbulon shtresat e brendshme të trupit përmes ndriçimit të imtë. Në këtë libër, Ndreka e përdor si metaforë të mendimit analitik, një përpjekje për të depërtuar në trupin e politikës shqiptare dhe për të gjetur shkaqet e brendshme të sëmundjes së saj. Në vend që të ndalet në ngjarje, ai analizon mekanizma; në vend që të kërkojë fajtorë, kërkon shkaqe. Ky lloj mendimi është i rrallë në një shoqëri ku analiza shpesh ngatërrohet me opinionin, dhe ku diagnoza zëvendësohet nga akuza.
* Trupi i politikës shqiptare.
Në këtë “tomografi”, autori na paraqet trupin e politikës shqiptare si një organizëm që vuan nga sëmundje të brendshme kronike: mungesa e moralit, mungesa e meritokracisë dhe prishja e raporteve me qytetarin. Autori merret me personalitete, me dukuri: me mënyrën si funksionon pushteti, si deformohet fjala publike dhe si humbet kuptimi i institucioneve. Sipas tij, politika është shkëputur nga qytetari dhe etika ajo që dikur duhej të ishte një instrument për të mirën e përbashkët, është shndërruar në sistem vetëruajtjeje për grupime të caktuara. Kështu, trupi i shtetit nuk ushqehet më nga ndërgjegjja publike, por nga interesi privat.
* Simptomat e krizës.
Autori i përkufizon me qartësi simptomat kryesore të kësaj gjendjeje: Kriza e përfaqësimit, ku partitë nuk përfaqësojnë më ide, por klientela. Mungesa e debatit të sinqertë, ku fjala e lirë është zëvendësuar nga retorika boshe. Rënia e etikës publike, ku pushteti është bërë qëllim në vetvete. Amullia qytetare, ku populli është shndërruar në spektator të vetë fatit të tij. Në këtë pjesë, “tomografia” bëhet pasqyrë morale: ajo tregon sëmundjen e brendshme që nuk shërohet me fjalë, por me ndryshim kulture. Ndreka na kujton se kriza e politikës është pasojë e krizës së mendimit, e prandaj shërimi i parë duhet të nisë nga fjala dhe arsyeja.
* Fjala si diagnozë.
Në çdo faqe, vërehet përkushtimi i autorit ndaj fjalës së matur dhe të ndershme. Ai nuk përdor hiperbola, as mllef, por arsyetim. Kjo e bën librin e tij të ngjajë me një diagnozë të mjekut të ndërgjegjes, që e di se shërimi kërkon qetësi dhe saktësi, jo britma. Në këtë kuptim, Ndreka është shembull i mendimit të qetë, që në Shqipëri shpesh mungon. Ai i mëson lexuesit se e vërteta nuk ka nevojë të bërtitet, mjafton të thuhet drejt.
* Përgjegjësia intelektuale
Një nga shtyllat themelore të librit është ideja e përgjegjësisë intelektuale. Zef Ndreka e sheh veten, dhe çdo autor që shkruan për shoqërinë, si pjesë të një misioni të heshtur: të mbajë të gjallë mendimin e lirë. Në një kohë kur shumë heshtin, dhe të tjerë shiten për duartrokitje, autori zgjedh të flasë me dinjitet e përkushtim. Ai na kujton se fjala e lirë nuk është luks, por nevojë për frymëmarrje. Në këtë kuptim, libri i tij është më shumë se një analizë politike, është një dëshmi për forcën e mendimit dhe rolin e ndërgjegjes qytetare.
* Nga diagnoza te shërimi.
Pas analizës së gjatë dhe të qetë, autori e mbyll veprën me një reflektim të thellë: shërimi i politikës shqiptare nuk mund të vijë nga pushteti, por nga vetë shoqëria. Vetëm kur qytetari të rifitojë ndjenjën e përgjegjësisë, kur fjala e lirë të bëhet sërish e ndershme dhe institucioni të rifitojë besimin, mund të flitet për një trup të shëndetshëm demokratik. Në këtë kuptim, “tomografia” e Ndrekës nuk është thjesht një analizë është një udhëzim për shërim moral. Ajo fton lexuesin të mos qëndrojë spektator, por të bëhet pjesë e procesit të vetëdijes.
Në mbyllje do të thoja:
* Drita që vjen nga mendimi.
Në fund, lexuesi mbetet me përshtypjen e një libri që nuk bën zhurmë, por bën dritë. “Një tomografi e politikës së sotme shqiptare” është një akt dashurie ndaj së vërtetës dhe vendit, një ftesë për kthimin te fjala e ndershme dhe mendimi i thellë. Në një kohë kur shumë flasin për të sunduar, Zef Ndreka shkruan për të kuptuar. Dhe kjo e bën veprën e tij të vlefshme e të qëndrueshme në kujtesën publike.: Tomografia e ngjarjeve të fundit, politika në kohë reale. Në këtë vëllim të gjashtë, Zef Ndreka shkon më tej se në botimet e mëparshme. Ai nuk ndalet vetëm në analizën e fenomeneve të përgjithshme, por prek me vëmendje edhe pulsimin e ditës politike shqiptare, duke përfshirë ngjarjet më të afërta, nga vendimi për zgjedhjet e pjesshme lokale, te dekretet e fundit të Presidentit të Republikës, që kanë ndikuar në dinamikën e përplasjes mes institucioneve. Këtu, “tomografia” e tij merr një dimension të ri: ajo nuk është më vetëm retrospektive, por “real-kohe”. Autori shfaqet si një vëzhgues i kujdesshëm dhe i pavarur i zhvillimeve, që arrin të ruajë qetësinë analitike edhe kur ngjarjet janë të nxehta. Ai nuk e sheh politikën si kronikë, por si proces që zbulon sëmundjet e vetvetes me të njëjtat simptoma që i ka trajtuar ndër vite: mungesën e kulturës institucionale, dobësimin e dialogut dhe instrumentalizimin e ligjit sipas interesit të ditës. Në këtë pjesë, Zef Ndreka na kujton se krizat politike në Shqipëri nuk lindin papritur, por janë pasojë e një sëmundjeje të gjatë, të pashëruar, që përsëritet sa herë mungon përgjegjësia morale dhe respekti për rregullin kushtetues. Ai e sheh politikën shqiptare si një trup që reagon ndaj krizës, por nuk e shëron dot, sepse mungon trajtimi i shkakut, ndërtimi i besimit publik dhe i kulturës demokratike. Autori, me gjuhën e matur që e karakterizon, nuk bie në tundimin e polemikës, por e përdor analizën si mënyrë për të ruajtur dinjitetin e mendimit. Ai e trajton dekretin presidencial jo si akt politik, por si pasqyrë të marrëdhënies së tensionuar mes institucioneve, ku ligji shpesh interpretohet si armë, e jo si kornizë bashkëjetese. Në këtë kuptim, vëllimi i gjashtë i “Tomografisë” është më aktual se kurrë: është një reflektim mbi realitetin e sotëm, ku ngjarjet ndryshojnë shpejt, por defektet mbeten të njëjta. Ndreka dëshmon se analiza nuk është thjesht përshkrim i së djeshmes, por kujdes për të tashmen dhe thirrje për ndërgjegje në të ardhmen. Në fund të këtij vëllimi, autori arrin në një përfundim të heshtur, por të thellë: “Politika që nuk dëgjon zërin e arsyes, dënon vetveten me përsëritje.” Ky përfundim i mbyll librin, si një diagnostikë e përditësuar, që nuk kërkon të shkundë me zhurmë, por të zgjojë me mendim. Nga Fran Laska

Edhe juristja Eni Çobani ka maskuar provat dhe faktet e pronës së familjes Shkambi në SHkodër

0

Shkruan Av. Pal Shkambi

Juristja Eni Çobani mashtron hapur publikun, duke maskuar provat dhe faktet për pronën truall të trashëgimtarëve të subjektit Shkambi, duke mbrojtur segmentin e mafies shtetrore, në emisionin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.
Së pari, dua t’u rishpreh përsëri ngushllimet më të sinqerta familjes Kalaja, të gjithë të afërmve, miqve dhe kolegëve për humbjen e të dashurit të tyre.
Publiku pret nga shteti zgjidhjen e konfliktit të sajuar mes palëve, që vetë segmente të shtetit e kishin sajuar në 33 vite, i cili bëri kurban gjyqtarin. Për çudi hallkat e shtetit po bëjnë sehir për konfliktin e rrezikshëm që vazhdon të ushqehet, kjo është histori e dhimbshme që provon dështimin e sistemit. Kjo histori pronash, nuk është vetëm e trungut Shkambi, por është e të gjithë shqiptarëve për 35 vite me rradhë.
Fjala e Ramiz Alisë përpara Byrosë Politike në vitin 1989
“Të sekuestruarve dhe të shpronsuarve do t’u japim nga një letër në dorë, që” t’u njihet prona”, por asnjëherë nuk do t’u japim pronën e tyre, dhe në forma të ndryshme, do t’i ngatrrojmë me njëri -tjetrin. Ata do të kalojnë nëpër gjykata ku do të zbatohet rrotacioni, nga gjykata e shkallës së parë në të dytën dhe për “defekte teknike” do të kthehen përsëri në të parën.”
1.“Në emisionin “E Diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea fillimisht i shprehu ngushëllime familjes Kalaja, ndërsa pyeti Eni Çobanin se çfarë e çoi familjen Shkambi deri në këtë akt ekstrem.”
“Çobani filloi shpjegimin duke treguar zanafillën e problemit: “Ku fillon historia?
Me këshillin bashkiak të qytetit Shkodër të vitit 1992 ku i jepen disa ambiente të Shkollës së Ulët të Ndërtimit këtyre qytetarëve të cilët banojnë akoma sot në këtë ndërtim.
Ajo shtoi se kontrata e qirasë e lidhur atëherë ishte vetëm për “6 muaj deri në 12 muaj por, i kemi akoma sot, pas 33 vitesh.”
Juristja Eni Çobani në emisionin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, të datës 12. 10. 2025, bëri mashtrimin më të turpshëm të rradhës përpara opinionit publik, duke deformuar dhe manipuluar publikisht provat dhe faktet për pronën truall të trashëgimtarëve të subjektit Shkambi të trashëguar nga trashëgimlënësi Binak Pjetri (Shkambi).
1. E Vërteta e Av. Pal Shkambi, mbrojtës i trojeve të Binak Pjetri (Shkambi)
Në vitin 1992, Bashkia Shkodër u kishte dhënë disa ambiente të Shkollës së Ulët të Ndërtimit këtyre të pastrehëve për një periudhë 6-12 muaj, të cilët banojnë akoma edhe sot në këtë ndërtesë.
Njëri nga pronarët e ligjshëm Gjon Shkambi për fat të keq, ka qenë pikërisht një vit më parë në këtë emision, më 6 tetor 2024, konçidon fiks një vit ma parë.
Konflikti që precipitoi deri në këtë ngjarje të dhimbshme, është trajtuar nga vetë Eni Çobani në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan më 6 dhe 20 tetor 2024 të vitit të kaluar nga vet ajo, përpara gjithë opinionit publik.
Ngjarja, gjëma që thotë ajo: “mund të them, ndodhi më 6 tetor 2025. Ishim në kërkim të së vërtetës. Sigurisht një ngjarje e papritur, nuk e imagjinuam që do të shkojmë deri këtu dhe na i la gjërat përgjysmë.” Thotë ajo.
Ajo me djallëzitë e saj mjegulloi edhe më tej publikun dhe aktivizoi vazhdimsinë e konfliktit, duke u përpjekur ta degjenerojë totalisht problemin, ashtu siç vepron me të gjithë shqiptarët e margjenalizuar për çështjet e tyre, për t’i çuar drejt tragjedisë.
Nga njëra anë thotë; “Koha është shumë e çuditshme, 6 muaj deri në 12 muaj. Këta banorë brenda një viti duhet të largoheshin. Mbaronte pikërisht kontrata e qirasë. Por kontrata për banorët ishte vetëm 12 muaj dhe nuk dihet ende mbi ç’baza ata vijojnë të qëndrojnë në godinë.
Gjon Shkambi rezulton të jetë pronari me certifikatë ligjore që nuk u ekzekutua kurrë. Vendimmarrja e fundit e Astrit Kalasë bëri që çështja të rikthehej në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër duke çuar në atentatin e kryer nga Elvis Shkambi.”
“Në fund të rubrikës ku tha se “o Gjon Shkambi është pronar, ose banorët janë të ligjshëm në godinën ku rrinë dhe këtë përfundim do ta japë sërish shteti.” Sot e kësaj dite, bashkia Shkodër thotë se ka njerëz që banojnë në një godinë shtetërore dhe duhet t’u marrë qira, por kjo nuk dihet nëse ndodh.”
Juristja Eni Çobani i ndërsen palët kundër njëra- tjetrës
2. Të pavërtetat e Juristes Eni Çobani në emisionin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, të datës 12. 10. 2025,
“Në vijim, #Çobani detajoi procesin e pronësisë:
#Përpjekjet për pronësi (1994-2002): Ajo shpjegoi se në vitin 1994, gjyshi i Elvisit, #Binak #Shkambi #Pjetraj, u njoh pronar me vërtetim të faktit juridik nga Gjykata e Shkodrës. Në vitin 1996, Komisioni i Kthimit të Pronave i njohu familjes 18 mijë e ca metra katrorë (nga 66 mijë që pretendonin). Në vitin 2002, Mark Shkambi (babai i Gjonit) fitoi përfundimisht të drejtën e parablerjes për objektet shtetërore, dhe ky vendim nuk u apelua.”
2. E Vërteta e Av. Pal Shkambi, mbrojtës i trojeve të Binak Pjetri (Shkambi)
I vetmi trashëgimtar i trungut familjar i autorizuar për të fituar trojet e Binak Pjetri (Shkambi), që nga viti 1992, që filloi kalvari 33 vjeçar jam unë Av. Pal Shkambi, dhe askush tjetër, meqenëse kisha filluar studimet në fakultetin e drejtësisë.
Në vitin 1993, në qendër të Shkodrës është organizuar greva e urisë nga shoqata e Ish pronarëve, kjo grevë urie ka zgjatur plot 22 ditë, i ngujuar isha në qendër të Shkodrës.
Nga viti 1992- 1996 kam bërë me dhjetra gjyqe me gjyqtarë të ndryshëm në të gjitha shkallët e gjyqësorit, nga gjykata e shkallës së parë në Gjykatën e Apelit e është rikthyer sipas porosisë së katovices për gjykim në shkallë të parë përsëri, ky cikël është përsërit disa herë.
Theksoj se i vetmi trashëgimtar i autorizuar nga të gjithë fisi për trojet e Binak Pjetrit (Shkambi)isha vetëm unë Pal Shkambi, për t,u përball me drejtësinë në gjyq për trojet e Binak Pjetrit, jam marr vetë unë dhe askush tjetër dhe të gjitha përgjegjësitë dhe përballjet me drejtësinë janë vetëm të miat. Trojet e Binak Pjetrit i kam fituar në të gjitha shkallët e gjyqësorit në Gjykatën e Rrethit Shkodër me dt.31/10/1994, në Gjykatën e Apelit Tiranë me dt. 21/12/1994, në Gjykatën e Lartë të Tiranës (KML) me dt. 01/ 12/1995.
Me legjitimimin e pronës truall në të gjithë nivelet e pushtetit gjyqësor kam paraqit dosjen me dokumeta në Komisinin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave pranë Bashkisë Shkodër dhe me datë 05-07 1996, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave i përbërë Kryetar – Artan Rroji. N/Kryetar – Astrit Bushati, Anëtare – Aishe Ahmetaga, Genta Bushati, Guljem Serreqi, Mikel Mushani, Gjovalin Prela, Bernard Ashiku.
U mblodh sot me dt. 05. 07. 1996 dhe mori në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga trashëgimtarët e Binak Pjetri(Shkambi), sipas ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave të ish pronarëve Nr. 7698 dt. 15/04/1993. Nga shqyrtimi i dosjes Nr. 1315 i pronësisë të Binak Pjetri.
1. Sipas vendimit të Gjykatës Nr.3061 dt.31 10.1994, vërtetohet fakti juridik i pronësisë se Binak Pjetri mbi një sip. prej 60 000m2 të ndodhur në Lagjen “ Shkodër Skenderbeg” Shkodër me kufitarë: Veri prona e Ndrek Kurbinit, Jug me Fabrikën e Verës pronë e Kakarriqve, dhe me pronën e Col Shpendit, në lindje me pendën e Kirit, dhe në perëndim me rrugën nacionale.
2.Sipas vendimit të datës 27.12.1958, lëshuar nga seksionii i kadastrës me 06.01.1994, vërehet se Z. Binak Pjetrit i është marrë toka nga Nd. Metalike….
3. Sipas dëshmisë së trashëgimisë nr. 464 dt. 15.12.1993 rezulton se trashëgimtarë ligjor të Z. Binak dhe Syk Shkambit ( Pjetrit) janë:
1. Ded Binak Shkambi 2/6 pjese 3. Marash Kol Shkambi 1/6 pjesë
2. Martin Kol Shkambi 1/6 pjese 4. Mark Gjergj Shkambi 2/6 pjese
Dokumetacioni është i plotë dhe në përputhje me ligjin.
Grupi i ekspertëve ka kontrolluar në vend pronën dhe vëren se:
Prona sot është e zënë me objekte ndërmarrjesh e sheshe funksionale si dhe me shkollën e rezervave…
Për sa më sipër komisioni Bazuar në Ligjin Nr. 7698 dt. 15/04/1993 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”
Vendosi:
Në favor të Z Ded Binak Shkambi, Martin Kol Shkambi, Marash Kol Shkambi, Mark Gjergj Shkambi të njohë në pronësi (sipas Vendimit të Gjykatës Nr.3061 dt.31.10 1994) 60 000m2 dhe të trajtojë për kthim dhe parablerje 15 000m2, bazuar në nenin 5 paragrafi 2, pra prona prej 60dynym Sipërfaqja prej 15 dynym trajtohet dhe sipërfaqja prej 45 dynym nuk trajtohet për efekt të ligjit.
Konkretisht në pikën1 të vendimit të KKKP:
Në favor të Mark Gjergj Shkambit në zbatim të nenit 16 dhe 21 sip. 4053m2 ( Katër mijë e pesëdhjetë e tre e zënë me sip. prej 1307m2 nga 4 objekte me sip. prej 2746 m2 është territori i këtyre objekteve të shkollës rezerva dhe konviktit.
3. Të pavërtetat e Juristes Eni Çobani në emisionin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, të datës 12. 10. 2025
#Blerja e objektit dhe #ekzekutimi: Në vitin 2012, Gjon Shkambi bleu godinën me çmimin “160 milionë të vjetra” nga Ministria e Financave dhe Bashkia Shkodër dhe mori certifikatën ligjore të pronarit, e cila megjithatë “nuk u vu kurrë në ekzekutim”.
3. E Vërteta e Av. Pal Shkambi, mbrojtës i trojeve të Binak Pjetri (Shkambi)
Mark Gjergj Shkambi u bë pronar i truallit nga KKKP Shkodër që nga dt. 05. 07.1996, me vendimin e KKKP Shkodër, vërehet se: Në favor të Mark Gjergj Shkambit në zbatim të nenit 16 dhe 21 sip. 4053m2 ( Katër mijë e pesëdhjetë e tre e zënë me sip. Prej 1307m2 nga 4 objekte me sip. Prej 2746 m2 është territori i këtyre objekteve të shkollës rezerva dhe konviktit, e si pasojë të gjithë trashëgimtarët e tij, djem dhe nipa.
Theksoj se: Elvis Shkambi është i biri i Gjeloshit, Gjeloshi është i biri i Markut, Marku është i biri i Gjergjit dhe Gergji është i biri i Binak Pjetrit (Shkambi), pra Elvisi dhe Gjoni janë pronarë të ligjshëm të truallit që nga data 05. 07. 1996.
4. Të pavërtetat e Juristes Eni Çobani në emisionin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, të datës 12. 10. 2025
“#Kthesa fatale (2021-2025): Vëmendja u kthye te gjyqtari Astrit Kalaja. Çobani theksoi se në vitin 2021, i ndjeri z. Astrit Kalaja si relator në Gjykatën e Apelit, rrëzoi kërkesën e Pal Shkëmbit (xhaxhait të Gjonit) dhe “nuk ka njohur përfundimisht familjen Shkëmbi” për themelin e pronës. “
4. E Vërteta e Av. Pal Shkambi, mbrojtës i trojeve të Binak Pjetri (Shkambi)
E nderuar juriste Çobani! Të lutem referoju dokumentit të KKKP-së Shkodër.
Në favor të Z Ded Binak Shkambi, Martin Kol Shkambi, Marash Kol Shkambi, Mark Gjergj Shkambi të njohë në pronësi (sipas Vendimit të Gjykatës Nr.3061 dt.31.10 1994) 60 000m2 dhe të trajtojë për kthim dhe parablerje 15 000m2, bazuar në nenin 5 paragrafi 2, pra prona prej 60dynym Sipërfaqja prej 15 dynym trajtohet dhe sipërfaqja prej 45 dynym nuk trajtohet për efekt të ligjit Nr. 7698 të dt.15.04.1993.
Në vitin 1992, trashëgimtarët e të ndjerit Binak Pjetrit i janë drejtuar Gjykatës së Rrethit Shkodër, me përfaqësues me prokur të posaçme nga Pal Shkambi, me anë të një padie nëpërmjet të cilës i kërkojnë gjykatës vërtetimin e faktit juridik të pronësisë se Binak Pjetri, ka patur një sipërfaqe trualli të ndodhur në lagjen “Skenderbeg” të qytetit të Shkodrës, kërkesë kjo që bëhet për efekt të ligjit Nr. 7698 të dt.15.04.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave.”
Në shqyrtimin e seancës gjyqësore kanë qënë të paditur:
1. Dega e Financave të Bashkisë Shkodër e cila është përfaqësuar me prokurë nga Astrit Bushati – Jurist.
2. Zyra e Kadastrës së Rrethit Shkodër, përfaqësuar nga Bepin Pistulli.
3. Prokuroria pranë Gjykatës Shkodër, me pjesëmarrjen e prokurorit Z. Hajdar Cakoni.
Pala paditëse ka paraqit përpara Gjykatës së Rrethit Shkodër provat dhe faktet të pakontestueshe. Gjatë hetimit gjyqësor rezultoi se Binak Pjetra në vitin 1958 me anë të një lutje me nr.2/1030 ka kërkuar ti hiqet barra e detyrimeve finaciare, pasi toka që ka patur në pronësi i është shtetëzuar nga Kooperativa Metalike dhe N. SH Komunale “Muhamet Gjollesha”.
Këtë lutje e ka shoqëruar edhe me dy vërtetime nga Kooperativa e Artizanatit të Kombinimeve. Këtë fakt e tregon një dokument i lëshuar nga zyra e Kadastrës e dt. 06/01//1994 dhe që përbën një fillim prove me shkresë.
Kjo lutje është pranuar përpara gjykatës dhe të pranishmëve edhe nga dy anëtarët e këtij komisioni që kanë shqyrtuar lutjen, Z. Rrok Brozi dhe Z. Njazi Dizdari , janë pyetur në cilësinë e dëshmitarëve dhe kanë vërtetuar një fakt të tillë, janë shprehur në përputhje me kërkes padinë, duke vërtetuar pretendimet e paditësit. Përpara gjykatës janë paraqit shumë prova dhe fakte të tjera . Për këto arsye konform nenit 131-132 të K.Pr.C Gjykata me datë 31/10/1994 Vendosi:
Vërtetimin e faktit juridik të pronësisë së Binak Pjetri mbi një siperfaqe 60.000m2 të ndodhur në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër dhe që kufizohet nga veriu me pronën e Ndrek Kurbinit, në jug me fabrikën e verës pronë e Kakarriqve dhe me pronën e Col Shpendit, në lindje me pendën e Kirit, dhe në perëndim me rrugën nacionale për në fshatin Bardhaj.
Kundër vendimit kanë bërë ankim për në Gjykatën e Apelit Tiranë, pala e paditur dhe kjo Gjykatë me vendimin Nr. 5232, datë 21.12.1994 ka vendosur:
Lënien në fuqi të vendimit Nr. 3061, datë 31.10. 1994 të Gjykatës së Rrethit Shkodër.
Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit ka ushtruar KML Kryetari i Gjykatës së Kasacionit dhe kjo Gjykatë me vendimin e saj Nr.1853 datë 01.12.1995 ka vendsur: Lënien në fuqi të vendimit 5242 datë 21.12. 1994 të Gjykatës së Apelit Tiranë.
Komisioni i kthimit dhe kompensimit të pronave pranë bashkisë Shkodër, me kërkesë të trashëgimtarëve të subjektit Binak Pjetri (Shkambi) me datë 05.07.1996, ka marrë në shqyrtim kërkesën e paraqitur sipas ligjit Nr 7698 dt.15.04.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave.”
Më këto deklarime të saj del qartë se Juristja Eni Çobani ose është e papërgjegjshme ose është manipulatore.
Në vitin 2008 trashëgimtarët e subjektit Shkambi i janë drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër bazuar në ligjin nr. 9235 datë 29.07.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” truall me sipërfaqe 45000 m2, pronë e njohur por e patrajtuar për efekt të ligjit, Nr. 7698 të dt.15.04.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave.”
Gjykata e rrethit Gjyqësor Shkodër, me datë 26.09 2008, Vendosi: Për caktimin e detyrave ekspertëve Z. David Franja dhe Z.Simon Poja.
1.Të përcaktohet Sipërfaqja e njohur, por e patrajtuar nga pala e paditur me vendimin nr.1158 me datë 05.07.1996, duke pasqyruar në skicë, në hartë, të gjitha objektet që ndodhen mbi këtë sipërfaqe sipas verefikimeve në vend dhe në hartat e ZVRPP Shkodër.
2.Duke iu referuar gjendjes juridike e zënë apo e lirë,sipas verefikimeve ZVRPP Shkodër të përcaktohet sipërfaqja e shesheve funksionale që zënë objektet e rregjistruara në këtë zyrë.
3. Në emër të kujt figurojnë të regjistruara pasuritë e paluajtshme që ngrihen mbi sipërfaqen e truallit prej 45 dynym të patrajtuara nga pala e paditur në verefikimet që do bëhen në hartat që ndodhen brenda dosjes gjyqësore dhe nëse është e mundur edhe në hartat e ZVRPP Shkodër.
4. Të përcaktohen sipërfaqet e lira që ngelen pas përcaktimit të objekteve dhe sipërfaqeve të shesheve funksionale të parregjistruara në ZVRPP Shkodër, që verifikohet pas kthimit të përgjigjeve të dy pyetjeve të mësipërme.
5. Nëse ka rrugë brenda kësaj sipërfaqeje të bëra me vend dhe në hartat që ndodhen në ZVRPP Shkodër.
6. Nëse po, cili është destinacioni funksional i tyre.
7. Ky vendim hartohet në tre kopje për ekspertët, për t’u njohur palët dhe e fundit për t’u bërë pjesë e dosjes gjyqësore.
8. Palët prezent morën dijeni.
9. Seanca e ardhshme gjyqesore me datë 23.10.2008, ditë e Enjte ora 9.30 me vendimin e saj datë 26.09 2008
E nderuar juriste Eni Çobani! U siguroj se ekspertët Z. David Franja dhe Z.Simon Poja iu përgjigjën të gjitha pyetjeve të ngarkuara nga gjykata dhe i realizuan detyrat e tye brenda ligjit, duke i dorëzuar aktet e ekspertimit në kohën e caktuar nga gjykata.
Nëse je e interesuar mund t’u vë në dispozicion aktet e ekspertizës.
Lind pyetja për ju Znj. Eni! Pse gjykata nuk e trajtoi këtë pronë të njohur,pasi e mori ekspertizën sipas vendimit të saj? Mos morën urdhër nga lart, apo nuk i korruptova?
Kjo gjykatë e ka mbajtur 4 katër vite këtë çështje pa vendim përfundimtar, duke ndryshuar trupin gjykues, deri në Maj të vitit 2011, dmth rreth 4 vite.
Me datë 06.06.2011, jam ankuar në Gjykatën e Apelit Shkodër, dhe këtë çështje e ka patur Gjyqtarja Marina Rraboshta e cila ishte e komanduar nga Znj. Jozefina Topalli dhe e mbajti mbi 5-6 vjet stok, pastaj dosja kaloi tek gjyqtari Astrit Kalaja.
Jam i kalitur me durim se kam 30 vjet shkollë dy të mesme dhe tre të larta, Jurist, Ekonomist dhe Psikolog Klinik dhe kam rezistuar kalvarin 33 vjeçar pas dyerve të gjykatave për të drejtat e trungut, kështu që unë pres vetëm bindjen e brendshme të Gjykatave.
Tani çështja ndodhet në gjykatën e Lartë, ku janë edhe të gjithë dokumetat, besoj se e fitoj, por jam i motivuar ta vazhdoj deri në fund të drejtat e trungut tim. E nderuar Eni! Alibia e juaj nuk qëndron aspak.
5.Të pavërtetat e Juristes Eni Çobani në emisionin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, të datës 12. 10. 2025
#Kontradiktat me dokumentet: Juristja zbuloi një detaj tronditës: “Dokumentet sot të familjes Shkambi janë djegur! Janë zhdukur! Nuk gjenden!” Ajo shtoi se “Pala e banorëve të godinës” pretendon se dokumentet janë falsifikuar, ndërsa ajo vetë ka kërkuar dokumentacionin në Arkivin Qendror Shqiptar ku “nuk rezulton, nuk njihet emri Binak Shkamb Pjetraj.”
5. E Vërteta e Av. Pal Shkambi, mbrojtës i trojeve të Binak Pjetri (Shkambi)
Grabitësit përvetësues në bashkëpunim me njëri- tjetrin dhe të mbështetur nga mafia politike kanë grabitur pronën tonë me të gjitha format dhe mënyrat e padrejta, duke na akuzuar ne pronarër e ligjshm pa asnjë provë apo fakt.
Në vendimin nr. 64(1682) të datës 07. 05. 2014, me palë të interesuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër përfaqësuar nga Prokuror Fatmir Lushi e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Bëj me dije mbarë opinionin publik se personat që kanë privatizuar objektet në trojet tona dhe personat e strehuar në objektin në fjalë të kushërive, kanë bërë kallëzime që nga viti 2012 e në vazhdim në grup në bashkëpunim me njëri – tjetrin përpara Drejtorisë së Policisë të Qarkut Shkodër dhe përpara Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, e cila ka bërë hetime të thelluara, por nuk kanë paraqit asnjë provë dhe fakt, real.
Në këto rrethana Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka vendosur rrëzimin e këkesës së përfaqësuesit të kërkuesve, Rakip Kurtaj, duke lënë në fuqi vendimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për pushimin e procedimit Penal nr.1267 të vitit 2012.
Sipas juristes Eni Çobani në emisionin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan: Trashëgimtarëve të subjektit Shkambi u janë djeg dokumentat kur është djegur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe nuk kanë të depozituar në asnjë insitucin shtetëror dokumenta që provojnë pronësinë e tyre. Kjo deklaratë është sa e papërgjegjshme, aq e pavërtetë pasi nuk është faji i jonë apo i shtetasve për të siguruar dokumentat në institucionet e shtetit, por është shteti përgjegjës për të siguruar institucionet Kushtetuese.
Shteti Shqiptar duhet të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale dhe publike përgjegjësit e këtyre veprimeve të zhdukjes së dokumentave në çfarëdo aspekti qofshin ato, ky fenomen nuk është rastësor, por është i gjithë shoqërisë tonë, gjë për të cilën shoqëria shqiptare është kaq shumë e dëshpëruar.
Jam më se i bindur se dokumetacioni i pronësisë të trungut Shkambi, ndodhet në shumë institucione të shtetit Shqiptar, konkretisht:
1. Në Gjykatën e Lartë të Tiranës, dosja është e plotë për trajtim të sip. truall të njohur nga gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor deri dhe gjykata e Lartë, por edhe Komisioni i Kthimit dhe i Kompensimit të Pronave Shkodër, Theksoj se dokumetacioni është i plotë.
2. Në Komisionin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë (KKKP), dosja është absolutisht e plotë me të gjitha provat dhe faktet, është depozituar që në vitin 2006 për trajtim të pjesës së patrajtuar.
3.Në Inspektoriatin e Lartë të Kontrollit dhe Konfliktit të Interesit, janë të gjithë dokumentat dosja është e depozituar në Gusht 2017, me rastin e zgjedhjes time në Organet e Vetingut nga ONM dhe votuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
4. Të gjitha dokumetacionet që janë përdorur për njohjen dhe trajtimin e truallit pronë për pronësi e trashëgimtarëve të subjektit Binak Pjetri(Shkambi) i disponoj edhe unë si i vetmi përfaqësues i trashëgimtarëve të subjektit Shkambi.
6. Të pavërtetat e Juristes Eni Çobani në emisionin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, të datës 12. 10. 2025
#Vendimmarrja e fundit e Astrit Kalasë bëri që çështja të rikthehej sërish për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër, një situatë që, sipas Çobanit, “çoi në atë humbje logjike të një djali 30-vjeçar sikundër ishte Elvis Shkambi”.
6. E Vërteta e Av. Pal Shkambi, mbrojtës i trojeve të Binak Pjetri (Shkambi)
E nderuar Eni!, Siç e keni theksuar dhe ju, Gjon dhe Elvis Shkambi, janë marrë vetëm me privatizimin e shkollës së rezervave dhe konviktit. Ata kanë hap çështje gjyqësore vetëm për lirimin e sendit, (të shkollës së rezervave dhe konviktit), që janë pronarë të ligjshëm, meqenëse e kanë privatizuar me të drejtë parablerje që në vitin 2012, dhe disponojnë dhe vërtetimin e pronësisë.
Me pronësinë e tokës, nuk është marrë askush tjetër, i vetmi trashëgimtar që është marrë me pronësinë e truallit të Binak Pjetrit (Shkambi) jam unë Av. Pal Shkambi, bile dhe në disa raste që kanë tentuar t’ua marrin me dokumenta të fallcifikuara dhe mbivendosje, konkretisht në çështjen e Mark Shkambit me çështjen e vendimit nr. 127 datë 04.04.2005, përfaqësuar nga Av. Pal Shkambi, është provuar çdo gjë manipulative dhe kanë kërkuar falje.
Kam patur edhe raste të tjera me palë grabitëse të ndjerin Gjergj Deda ish shefi i Krimeve Shkodër dhe ish Oficerin e Doganave Pjetër Logareci, të cilët më kanë akuzuar tek krimet e larta dhe Prokuroria e Rrethit dhe i kam fituar çështjet deri edhe në gjykatë të lartë.
Këtë pronë Binak Pjetri ia ka ble Mbretit ZOG me napolona Ari, rreth vitit 1935, në kohën kur ai ka filluar me mbledh arin, Binak Pjetri njihej me Mbretin ZOG.
Kam ba pafundësisht gjyqe në të gjitha nivelet e gjyqësorit për këto prona edhe pse ka patur ndërhyrje pafund, deri edhe në gjykatën e Lartë, gjatë interesimit tim i kam gjetur tre deputet për të nderhyrë në çështjen time, në fund të fundit të gjitha i kam fituar.
Për pronat e Binak Pjetrit është i informuar i gjithë populli i Shkodrës, Dukagjinit deri në Kosovë, se dera e Binak Pjetrit ka kenë e hapur për gjithkënd.
Trojet e Binak Pjetrit janë të pacenuara asnjë centimeter ashtu siç i ka njohur gjithë pushteti gjyqësor deri dhe gjykata e Lartë, i ka trajtuar KKKP Shkodër, të cilët janë dyert e para të Shkodrës, por posedojnë objektet në kundërshtim me ligjin të mbështetur nga segmentet kriminale.
Në vitin 2004 ndryshoi ligji Nr. 7698 dt. 15/04/1993 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave të Ish Pronarëve” me Ligjin Nr. 9235 datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave të Ish Pronarve, gjoja në favor të ish pronarve. Meqenëse ndryshoi ligji me datë 06. 5.2008, trashëgimtarët e subjektit Shkambi i janë drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër të përfaqësuar nga unë Av. Pal Shkambi, për kthimi dhe kompensimin e pronës truall të njohur por të patrajtuar për efekt të ligjit Nr. 7694 dt. 15/04/1993 sipërfaqe prej 45000 m2, pronë e njohur por e patrajtuar.
7. Të pavërtetat e Juristes Eni Çobani në emisionin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, të datës 12. 10. 2025
“#Çobani e përmbylli shpjegimin e saj me një apel ndaj institucioneve: “o Gjon Shkambi është pronar, ose banorët janë të ligjshëm në godinën ku rrinë dhe këtë përfundim do ta japë sërish shteti!”
Ajo ngriti pyetjen e fundit: “Kemi një bashki e cila akoma sot pretendon që ka njerëz në një godinë shtetërore, duhet t’u marrë qira dhe unë nuk e di ata njerëz paguajnë qira apo jo.”
7.Të pavërtetat e Juristes Eni Çobani në emisionin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, të datës 12. 10. 2025
Në këtë rast lind pyetja për Eni Çobanin:
A mund t’u marrë Bashkia Shkodër qira të strehuarve provizor, kur Bashkia ia ka shitur objektin pronarit legjitim të tokës Gjon Shkambit që nga viti 2012 ?
Kur Bashkia ia ka shitur objektin pronarit legjitim të tokës Gjon Shkambit që nga viti 2012, a ka detyrim ligjor Bashkia Shkodër t’ia kthejë (sendin) objektin e rezervave.
Eni! Pra, për një gjë të shitur, a mund të marrësh qira?
Ish Kryetari i Bashkisë Shkodër Z. Lorenc Luka duhet të përgjigjet përpara organeve kompetente penalisht në bazë të ligjit për shpërdorim detyre, për pasojat e tragjedisë që passolli, i cili me veprimet dhe mosveprimet e tij, çoi në këtë ngjarje tragjike.
Kalvari 33 vjeçar i gjyqeve të pavend për pronat legjitime të regjistruara çoi në ngjarjen e dhimbshme, duke krijuar rrethana të një gjendjeje të dëshpëruar të autorit që e ka kryer krimin në një tronditje së lartë psiqike duke humbur vetëdijen.
Këta të strehuar në vitin 1992 nga Bashkia Shkodër, për 6 muaj i kemi edhe sot në këto ambjente të cilët kanë mbështetje nga segmenti mafie, mirëpo përgjegjshmëria e shtetit duhet të lirojë sa më parë pronën legjitime familjes Shkambi.
I gjithë publiku është i tronditur për këto padrejtësi edhe trashëgimtarët Shkambi presin patjetër reagimin e kryetarit të sotëm të Bashkisë Shkodër Z. Benet Beci, për të përmbushur kontratën e hershme të Bashkisë Shkodër në mes palëve.
Bashkia Shkodër me kryetar Z. Benet Beci, besoj se duhet të angazhohet menjëherë për lirimin e objektit të pronarit të ligjshëm Z.Gjon Shkambi, bazuar në kontratën e shit- blerjes të vitit 2012 mes Bashkisë Shkodër dhe pronarit të ligjshëm të truallit e objektit Z. Gjon Shkambi, bazuar edhe në zbatimin e vendimeve të Gjykatave të herëpashershme, të cilat kanë urdhëruar zyrën e përmbarimit për lirimin e objektit.
Zoti pastë mëshirë për popullin Shqiptar! Amen

Sekuestrimi i motomjeteve, qytetarët protestojnë sot para Policisë Rrugore

0

Organizata Drejtësi Sociale ka njoftuar zhvillimin e një proteste përpara Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë, në zonën e Kinostudios, ditën e sotme në orën 10:00. Qëllimi i protestës është kundërshtimi i veprimeve të Policisë së Shtetit në lidhje me sekuestrimin e motomjeteve, kryesisht monopatinave elektrike, të cilat sipas organizatës janë konfiskuar në mënyrë të paligjshme dhe pa një bazë zyrtare ligjore.

Sipas organizatës, qindra qytetarë janë prekur nga ky aksion, pasi motomjetet e tyre janë sekuestruar mbi bazën e një urdhri të shpërndarë vetëm në rrjetet sociale, pa një dokument zyrtar nga Ministria e Brendshme. Kjo situatë ka shkaktuar jo vetëm kosto financiare të pajustifikuara për qytetarët, por edhe një shkelje të së drejtës për pronën private, duke nxitur reagimin e organizatave të shoqërisë civile.

Protesta e paralajmëruar synon të kërkojë transparencë dhe përgjegjësi nga autoritetet për këtë aksion, të cilin organizata e konsideron të paligjshëm. Qytetarët e prekur janë ftuar të bashkohen për të kërkuar kthimin e mjeteve të tyre dhe për të denoncuar atë që konsiderohet si një shkelje e rëndë ndaj të drejtave të tyre.

Altin Dumani i ashpër me politikën: Boll me presione politike, po cenoni integritetin e prokurorëve

0

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani, ka folur pa ekuivok për sfidat serioze që përballet institucioni që ai drejton. Në një deklaratë të fortë, ai nënvizoi rrezikun e presioneve të jashtme nga politika, mediat dhe krimi i organizuar, të cilat sipas tij cenojnë integritetin e prokurorëve dhe funksionimin kushtetues të SPAK.

“Doja të theksoja presionin e jashtëm nga aktorë politikë, mediatikë dhe krimi i organizuar, gjë që rrezikon integritetin institucional dhe të prokurorëve. Kjo kërkon një reagim të koordinuar institucional për mbrojtjen e pavarësisë kushtetuese të SPAK”, theksoi Dumani.
Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për mungesën e një kuadri të qartë ligjor mbi statusin e prokurorëve pas përfundimit të mandatit të tyre, gjë që sipas tij krijon pasiguri dhe mund të ndërpresë hetimet e ndjeshme në vijim. Mungesa e këshilltarëve ligjorë, mbështetja e pamjaftueshme analitike dhe referimet minimale nga institucionet publike për rastet e korrupsionit janë disa prej problematikave të tjera që u përmendën.

“Ka një heshtje të pajustifikuar nga shumë institucione që duhet të ishin partnerë të drejtësisë. Referimet për raste korrupsioni janë minimale. Ky është një problem politik dhe institucional”, u shpreh Dumani.

Ai shtoi se SPAK është në pritje të finalizimit të sistemit elektronik të administrimit të çështjeve, me ndihmën e BE-së, dhe theksoi domosdoshmërinë e ngritjes së një njësie të veçantë analize për të përballuar hetimet komplekse dhe për të përmbushur detyrimet ndërkombëtare.
Në fund të fjalës së tij, Dumani kujtoi se në dhjetor SPAK mbush 6 vite dhe se është koha për ta forcuar më tej institucionin, jo vetëm në burime njerëzore dhe teknike, por edhe me mbrojtje ligjore dhe politike të qartë.

Problematikat e renditura nga Dumani

-Presioni i jashtëm ndaj SPAK nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatikë, i cili cenon pavarësinë e tij kushtetuese dhe efektivitetin në hetime. Ndërhyrjet e jashtme rrezikojnë gjithashtu integritetin e prokurorëve dhe të procesit hetimor. Për të garantuar pavarësinë e SPAK-ut, si dhe mbështetje për prokurorët në çështje të ndjeshme, nevojitet një reagim më i koordinuar dhe në kohë i të gjitha institucioneve, të cilat kanë përgjegjësinë e mbrojtjes së integritetit të SPAK.

– Vijimi i mungesës së përcaktimit të qartë ligjor në lidhje me statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre. SPAK konstaton se, kjo problematikë nuk është adresuar ende dhe thekson se mos përcaktimi i qartë i këtij statusi mund të cenojë vijimësinë e ruajtjes së standardeve të larta profesionale të hetimit, të kërkuara nga publiku, Kuvendi, Këshilli i Ministrave dhe institucionet ndërkombëtare. Siç është nënvizuar edhe në raportin vjetor të SPAK për vitin 2023, nga mungesa e një statusi të qartë për prokurorët e veçantë do të cenohej gjithashtu dhe vazhdimësia e hetimeve të rëndësishme të kryera nga SPAK.

-Vijimi i mos adresimit të akordimit të këshilltarëve ligjor pranë Prokurorisë së Posaçme. Cilësojmë në mënyrë të përsëritur se mungesa e këtij standardi burimi njerëzor është një vështirësi cilësinë e hetimit dhe përqasjes së SPAK në ndjekjen e çështjeve në të gjitha shkallët e gjykimit dhe në Gjykatën Kushtetuese.

-Vijon ende të ngelet problematike numri i ulët i referimeve nga institucionet publike, përfshirë Policinë e Shtetit, në lidhje me veprat penale në kuadër të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

-Përfundimi i ngritjes së sistemit të administrimit të çështjeve (Case Management System) mbetet një prioritet për Prokurorinë e Posaçme. Sistemi ka një ndërtim modular dhe në dhjetor 2024 ka përfunduar zhvillimi/ndërtimi i moduleve. Për shkak të përfundimit të projektit të mbështetur nga ICITAP, ky proces është parashikuar të përmbyllet brenda vitit 2025 me fonde të BE-së.

-Ngritja e njësisë së analizës së SPAK që do të shërbejë për të mbështetur hetimet komplekse, mbetet e rrezik, dhe raportimet në lidhje me negociatat me Eurojust, Moneyval dhe raportimet në kuadër të strategjive kombëtare të ndryshme, ngelet sfidë. Po bashkëpunojmë me ekspertë ndërkombëtarë për të përshtatur një model sipas kërkesave dhe funksionimit të SPAK.

VIDEO- “Do ta shohësh çfarë do të ndodhë”- Daily Mail: Pas talljes së Ramës dhe Macron me Donald Trump, Presidenti amerikan paralajmëron homologun francez!

0

Bëhet fjalë për momentin kur Edi Rama zgjodhi të bënte shaka me lapsusin e Trump, i cili deklaronte se i kishte dhënë fund luftës mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, duke ngatërruar vendin tonë me Armeninë.

Por ditën e djeshme në samitin e Gazës në Egjipt, Daily Mail, pretendon se në sajë të ekspertëve të leximit të buzëve është zbërthyer biseda mes Trump dhe Macron, duke zbuluar mes dy liderëve është folur pikërisht për këtë episod.

Analiza e një lexuese buzësh, Nicola Hickling, e cituar nga Daily Mail, pretendon se biseda ishte më shumë se një përshëndetje formale. Sipas saj, Trump i tha Macronit: Gëzohem që të shoh, pra u dakorduat?”, ndërsa Macron dëgjohet duke u përgjigjur në mënyrë të paqartë. Në vijim, sipas leximit të buzëve, Trump pyet: A je i sinqertë?, dhe Macron përgjigjet sigurisht.

Dialogu:

Trump: Gëzohem shumë që të shoh! Pra ti je dakord?

Macron kthen kokën nga ana tjetër dhe i jep një përgjigje që nuk mund të lexohet.

Trump: Je i sinqertë?

Macron: Sigurisht.

Presidenti amerikan më pas i shtrëngoi fort dorën Macron-it përpara se të përgjigjej: Në rregull, tani dua të di pse më lëndove. E di tashmë.

Trump: Po bëj paqe. Hajde tani. Unë lëndoj vetëm ata që lëndojnë të tjerët

Macron: E kuptoj. Do ta shohim këtë.

Trump: Do ta shohësh çfarë do të ndodhë. Do të shihemi pas pak.

POSTIMET E FUNDIT