Kreu Blog Faqe 95

Vrasës i gjykatësi apo “Hero i luftës Antikorrupsion” në drejt[si?!

0

Shkruan Pirro Prifti

Shumë keqardhje për vrasjen e Gjyqtarit Kalaja dhe ngushëllime për familjen e tij . Sidoqoftë ka një por dhe disa pikpyetje se përse u vra gjyqtari, i cili nuk është gjyqtari i parë që është vrarë gjatë këtyre viteve të tranzicionit demokratik tnë Shqipëri. Shkaku u kësaj vrasjeje është vetë sistemi gjyqësor i lindur `prematur` i krijuar që pas viteve `92 me gjyqtarët e plepave dhe prokurorë të ardhur nga hetuesia e PPSH, por edhe nga reforma e cunguar në drejtësi e realizuar nga PS me ndihmën e SHBA dhe pjesërisht të BE, të cilët nëpërmjet vettingut, përjashtuan me të drejtë gjyqtarë dhe prokurorë dhe i larguan nga sistemi i drejtësisë, por ata që u larguan nuk u hyri gjëmb në këmbë dhe u punësuan si pedagogë apo avokatë sikur nuk kishte ndodhur ndonjë hata, pra, reforma mbeti e paplotë. Sidoqoftë diçka ka lëvizur dhe ka përmirësime, por në Shqipëri duhet patjetër ndonjë hata që pushteti i drejtësisë, pushteti egzekutiv, pushteti legjislativ, dhe pushteti i ashtuquajtur i katër -Mediat, të lëvizin me nxitim së pari për të justifikuar gabimet në mbrojtje të gjyqtarëve dhe ky justifikim nga pushteti gjyqësor, nga egzekutivi i cili derdhi lot krokodili sepse edhe ai është përgjëgjës për mos rregullimin e saktë, ashtu si tek SPAK i mbrojtjes së trupës gjykuese, por ajo që tërheq vëmëndjen më shumë, janë mediat pro opozitës që heshtin kur kryetari i opozitës nongratta nuk ka ngushëlluar deri tani familjen e gjyqtarit, dhe më e rëndësishmja janë komentet negative ndaj vrasjes së gjyqtarit, pra në favor të vrasësit?!! Kjo në fillim të bën një përshtypje aspak të mirë sidomos kur bëhet fjalë për një vrasje, sepse në përgjithësi dënohet jo vetëm nga ligji por edhe nga opinioni publik vrasësi. Komentet sado negative flasin për diçka tjetër në parim, dhe pikërisht për atë që reforma në drejtësi nuk ka realizuar- luftën ndaj korrupsionit dhe mitmarrjes nga gjyqtarët por edhe nga prokuroët, dhe dhënia e vendimeve gjyqësore në favor të atij që jep më shumë para gjyqtarit. Pa i hyrë në hise të ndjerit gjyqtar për të cilin përshtypjet kanë qënë nga më të mirat (sigurisht pas vdekjes), argumentet qëndrojnë tek problemi në parim: përse drejtësia shqiptare, nuk është reformuar dhe nuk jep drejtësi por në shumë raste vonon drejtësinë dhe siç thuhet me nje fjalë të urtë `drejtësi e vonuar -drejtësi e mohuar`, por edhe vendimet gjyqësore janë shpësh kontradiktore nga një shkallë dhe në tjetrën si në rastin e vrasësit Shkambi gjë që shkaktoi këtë vrasje e cila si e tillë pavarësisht ndjesës nga familja e vrasësit duhet dënuar rreptësisht.

Dihet që Reforma në Drejtësi nuk ka qënë e plotë në këto drejtime:

I kanë lënë gjykatësit dhe prokurorët pa një sistem kontrolli ndaj tyre, ose e thënë më thjesht këta nuk kontrollohen nga askush pavarësisht se KLP dhe KLGJ varen nga Parlamenti i cili gjithashut përbëhet nga element partiakë dhe jo profesionistë; pra parlamenti i ri duhet të krijoje një system që kontrollon -kontrollorët pa dëmtuar pavarësinë e sistemit gjyqësor, ndryshe do të ndodhë siç po ndodh- vetëgjyqësi nga padrejtësitë gjyqësore!

Së dyti zgjatjet shumë vjeçare të gjyqeve për pronësinë kanë bërë që lindin këto konflikte vdekjeprurëse në Shqipëri.

Dihet që PPSH e shkaktoi këtë rropulli kur bëri kalimin nga diktatura në demokraci duke u përpjekur të shmangë gjakderdhjen momentale, por zgjidhjet e gabuara, vendosja e individëve partiakë të asaj kohe në drejtim të partive të reja, futja e ish spiunëve dhe bashkëpuntorëve të sigurimit së bashku me sigurimsat dha këtë rezultat që Shqipëria edhe sot e kësaj dite nuk po stabilizohet dhe nëse nuk do të ishte SHBA dhe BE, ne Shqipëri do të ndodhnin gjithmonë katrahura si ajo e `97, por kanë ndodhur katrahura të vogla si në 2007, 2011, e plot konflikte politike të rënda. Meqënëse Ligji 7501 i bërë që në vitin 1991 për tokën duke quajtur pronarët e vërtetë të tokave me emrin e padrejtë `ish-pronarë`, ka shkaktuar për pronën private kaq shumë ngatërresa, dudke quajtur vjedhësit e pronës private si `pronarë të rinj`, ai duhet abroguar. Me kujtohet kur Camdesy drejtori i atëhershëm i Bankës Botërore i tha Berishës në 1993 që `mos hapni probleme të reja me pronën`, qeveria e tij bëri të kundërtën duke shkaktuar shumë probleme madje dhe vrasje dhe largime nga të familjeve nga pronat etj deri në ditët e sotme. Edhe ligji i ri për pronën ligji nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, ka vështirësi për tu implementuar sepse shteti akoma nuk lejon pronat që kanë pronarët ti ri-marrin, me pretekstin se duhet kalojë nëpërmjet gjyqeve ??!! Derisa të mos rregullohet ndarja e pronës në dobi të pronarëve të vërtetë që i kanë ato toka me tapi pas formimit të shtetit shqiptar, do të ketë për fat të keq konflikte, vetëgjyqësi, vrasje, emigracion. Deri më sot janë vrarë për çështje pronësie mbi 10,500 njerëz. E parë në këtë vështrim për fat të keq vrasja e gjyqtarit është parë nga rrjetet sociale në Shqipëri si një akt heroic (?!) sepse gjyqtarin e vrarë e kanë parë në kontekstin e një sistemi gjyqësor të korruptuar dhe jo si një akt individual vetegjyqësie. Prandaj shteti shqiptar të tre pushtetet duhet ti japin fund kësaj zallamahie të pronës private ku të mos ketë më ish pronarë por pronarë legjitime, dhe as pronarë të rinj, por të shihet nëse ka shkelje të vërteta ligjore dhe ata që janë denuar apo larguar të mbajnë përgjegjësi e të dënohen sipas ligjeve në mënyrë që të shmangen gjak derdhjet e panevojshme. Shpresojmë që qeverisja e sotme nëpërmjet Pushtetit legjislativ të plotësojë mangësite ligjore dhe të largojë njerëzit që kanë shkelur ligjin dhe jo vetëm ti largojë por ata duhet të mbajnë përgjegjësi.

Nga vetja juaj, vetëm vetja mund t’ju shpëtojë

0

Shkruan Albert Vataj

Nëse një ditë kupton se disa gjëra në jetën tënde nuk janë në drejtimin e duhur, disa të tjera kanë nevojë urgjente për të ndryshuar, sapo ke filluar të të ndryshosh. Ndoshta leximi i qartë i situatës në të cilën ndodhesh, dhe marrja e përgjegjësive për të vepruar, është hapi i parë. Dhe, hapat e parë janë ato përcaktuesit, ato që të udhëprijnë te përpjekja, te besimi se mund t’ia dalësh.
Jepini fund së mbështeturi diku, së pranuari ndihmën e dikujt, së lejuari të jetë dikush që të drejton rrugën tënde, apo të bëhesh pjesë e një tufe, t’i nënshtrohesh logjikës së të bërit të gjërave sepse kështu e bëjnë të gjithë, të ecësh nëpër një rrugë që nuk të çon askund, i bindur se me patjetër në fundin e saj është një destinacion për ty.
Një ditë do të mbetesh pa këtë, dhe vetëm kur të rrëzohesh dhe të duhet të ngrihesh vetë, do ta kuptosh se askush nuk do të jetë aty të të japë dorën, nëse nuk është besimi yt ai që nuk të ndihmon ta bësh këtë.
Asnjë vullnet tjetër nuk është ai i fortë, aq i besueshëm dhe aq përcaktues, veç vetes tënde.
Nëse ju abuzoni me kohën që shpenzoni duke mos bërë asgjë, nuk e vrisni mëndjen për shpenzimet pa kriter, e teproni në sjellje me miqtë, nuk përpiqeni ta vendosni veten në pozitat e marrjes së përgjegjësive për të përmbushur një detyrim, s’është problem asnjë moszgjidhje problemi, etj., etj, pse u dashka që një ditë kur ju ta kuptoni se gjithçka në jetën tënde është keq, të akuzoni dikë, apo të kërkoni dikujt të vijë të shpëtojë veten tuaj.
A nuk do të ishte veprim i duhur të provoni vetë t’ia dilni, sepse askush nuk do të mund t’u nxjerrë nga ku vetja ju ka hedhur, edhe pse ai/ajo mund të dëshirojë.
Ndoshta nuk është tamam rruga që keni bërë për të ikur nga vetja ajo që të kthen, por duke u përpjekur do të mund ta kuptosh se është e njëjta, por me një ndryshim është një rrugë në një shteg të thepisur, që të duhet të ngjitesh. Mundësia për të rënë më thellë dhe më keq është po kaq e mundur sa për të dalë.
Nëse humbim kohë për të kërkuar shkaktarët dhe arsyet që na gremisi kaq keq, vetëm sa i’a pamundësojmë vetes shanset për të shpëtuar veten.
Ndoshta, “Dua ta bëj” nuk mjafton, por vetëm nga aty mund të nisesh.
Përpiqu të kuptosh se disa gjëra në jetë janë më të thjeshta se ç’duken për t’u bërë, por janë kaq të ndërlikuara që t’i zhbësh. Mos gabo që një ditë të bukur të aderosh në një grup fanatikësh fetar me shpresën se Zoti është duke të të pritur të tregojë se ç’duhet të bësh. Apo t’u besoni mediumeve dhe frymëzimeve pozitiviste, se si mund të triumfosh në jetë, se si mund të bëhesh i pasur, e më the e të thashë.
Dokrra!
Është më shumë se humbje kohe, është pështjellim i rrugës për të dalë nga ku vetja të ka gremisur.
Një dorë që zgjatet të të jep ndihmë, më shumë se të nxjerrë ku ke rënë, të tregon se duhet të dalësh. Gjithsesi, aq nuk mjafton!

Myftiu i Shkodrës: Çdo projekt mbi pronë të grabitur ka mallkimet e Zotit, në qëndër të qytetit ku po ndërtohet, toka është e jona!

0
Në ligjëratën e ditës së xhuma, më 10 tetor 2025, që Imam Muhamed B. Sytari, mbajti në xhaminë e Parrucës, në vazhdën e komentimit të ajetit 21 të sures ‘Er-Rum’, u ndal përsëri te fesadi i madh, që ka mbuluar vendin tonë në raport me grabitjen pronës së tjetrit, veçanërisht pronës vakëf të muslimanëve.
Myftiu Sytari, ndër të tjera tha: “Gjatë javëve të kaluara kemi ndjekur me shqetësim situatën që është kthyer tashmë në një praktikë të përsëritur ndër vite në vendin tonë: shkeljen e të drejtave të komuniteteve fetare — në rastin tonë, të komunitetit tonë — lidhur me çështjen e pronave.
Kur një komunitet përballet me një fushatë sistematike, kjo do të thotë se ai po lufton me një sëmundje të thellë, një sëmundje që ende nuk është shëruar, e ndoshta është bërë e pashërueshme. Si pasojë, ne po shohim përhapjen e gangrenës së këtij fenomeni në shoqërinë shqiptare: përhapjen e zullumit, nxitjen e urrejtjes, përhapjen e të keqes dhe pranimin e masave ekstreme si të drejta..!?
Dhe ju e dini mirë, se ne gjithmonë nxisim që njeriu i mirë dhe besimtari i devotshëm të mos dorëzohet kurrë përballë stuhive të mohimit dhe shejtanit të mallkuar.
Asnjëherë besimtari nuk duhet ta mendojë ikjen, apo braktisjen e vendit të tij, vetëm pse po përballet me padrejtësi apo sprova. Sepse nëse ti ikën nga rruga e Zotit, ata që përhapin prishjen, gjynahet dhe shthurjen, do ta arrijnë qëllimin e tyre!
Ata duan që vendi ynë, toka jonë, të kthehet në një pjesë të sundimit të së keqes absolute.
Por besimtari i sinqertë nuk dorëzohet. Ai qëndron me durim, me iman dhe me shpresë tek Allahu, derisa drita e së vërtetës të mbizotërojë.
Në këtë kontekst, siç e kam përmendur edhe javën e kaluar, dhe më herët, po e përsëris sërish: po përballemi me një fushatë të madhe grabitjeje dhe shkeljeje të së drejtës sonë legjitime mbi Xhaminë e Madhe.
Së fundmi, kemi parë me tronditje sesi në atë hapësirë është prezantuar një tjetër projekt, i cili – në mënyrë të çuditshme dhe të paturpshme – është paraqitur pa praninë e xhamisë së madhe, madje duke u shfaqur sikur xhamia të mos ekzistonte më në horizont.
Kjo tregon qartë sa i madh është fesadi, sa e thellë është ligësia, dhe sa të guximshëm janë bërë ata që e përhapin këtë padrejtësi në vendin tonë.
Shteti duhet të ndërhyjë urgjentisht! Sepse kjo situatë po e çon shoqërinë drejt përplasjes dhe konfliktit.
Këto veprime po prishin ekuilibrat fetarë, ekuilibrat kombëtarë dhe po hapin rrugën drejt një anarshie sociale që askush nuk do ta dëshironte.
Është e papranueshme që në qytetin e Shkodrës të prezantohet një projekt ku në hartë fshihet Xhamia e Madhe, simboli historik dhe shpirtëror i myslimanëve të këtij qyteti, aq më shumë që vetë ky projekt ngrihet 100% mbi pronën e grabitur vakëf.
Prandaj, është detyrë e shtetit dhe e çdo institucioni përgjegjës të ndalë menjëherë këtë padrejtësi..!
Pa u zgjidhur problemi i pronave në këtë vend, nuk ka standarde qytetëruese!
Nuk ka standarde qytetëruese kur shkelet e drejta flagrante e të zotit të pronës! Nuk ka standarde qytetëruese që të thuash se ka drejtësi, kur njerëzit vriten për një pëllëmbë tokë. Sepse ai që duhet të vendosë të drejtat në vend, ose bëhet palë me shejtanin, ose është bërë vetë iblis, ose nuk e ka mendjen fare se çfarë po ndodh…!
Gjatë dersit të tij, Myftiu u ndal edhe te problematik e shumta të vakëfeve të ndryshme të Myftinisë Shkodër, sidomos brenda zonë së qytetit, ku përmendi zaptimet e vakëfit në Kiras, në Rus, tek Bypassi, tek zona e Tabakut, në Perash, grabitjen e vakëfit të xhamisë së Garucit, etj. Shkodra Blog

Anna-Majlinda Spiro flautistja virtuoze, pedagogia dhe studjuesja e fushës etnologjike gjuhësore.

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Me datë 17. Tetor. 2025, ditën e premte zhvillohet në Muzeun Historik Shkodër performancë: ‘Piktura dhe muzika në Muzeum’. Në këtë aktivitet do të zhvillohet: ‘Ekspozitë personale e piktorit Ahmet Malevija me temë: ‘Dialog me ngjyrat, nëpërmjet ekspresionizmit dhe abstraktes’ me kuratore, Profesoreshë Ermira Jahja dhe Koncert i flautistes Majlinda Spiro me titull: ‘Magjia e tingujve të flautit në muzeum’ dhe muzikantëve shkodran. Në këtë aktivitet Zonja Majlinda Spiro do të lozi për spektatorët shkodran: Bach-‘Sonata A minor, per flaut solo’. Debussy-‘Sirinx’ per Flaut solo dhe skica nga kompozitori, muzikologu dhe akademiku shqiptar Vasil S.Tole ‘Skica per flaut solo’.

Zonja Spiro, krahas aktiviteve pedagogjike dhe koncertore në Shqipëri, Francë dhe në nivele të larta në Greqi, ka marrë pjesë në ekspedita kërkimore etnologjike gjuhësore me ekipe kërkimore ndërkombëtare. Ajo është diplomuar gjithashtu edhe në Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit (1989) në degën e Mësuesisë.
Majlinda Spiro ose Anna-Majlinda Spiro (lindur më 1968, në Fier, Shqipëri) është flautiste shqiptare dhe studiuese e muzikës.
Majlinda Spiro studioi flaut në Shkollën e Mesme Artistike “Onufri” të Elbasanit (1978-1986). Debutimin artistik e bëri në fillim të studimeve të saj duke luajtur solo për flaut dhe orkestër në TVSH (1982). Më 1993 u pranua me konkurs në Konservatorin e Athinës, ku studioi me bursë në klasën e flautit me profesorë Urs Rüttiman (Zvicër) dhe Dimitris Fotopoulos (Greqi). Për rezultatet e larta në flaut fitoi ‘Çmimin e Konservatorit të Athinës’. Më 1997 mbrojti diplomën me notën shkëlqyeshëm me votim unanim. Pas përfundimit të studimeve 
ka ndjekur disa kurse speciale për flaut, ndër të cilët kursin special të flautistit të njohur francez Alain Marion.
Anna-Majlinda Spiro është shpallur profesore e flautit nga Ministria e Kulturës e Greqisë dhe ka dhënë mësim si profesoreshë në Konservatorin Kombëtar të Greqisë si dhe në shkolla të tjera muzike të Greqisë. Ajo ka qenë profesoreshë e ftuar në Konservatorin e Iraklios (Kretë) (1999-2000). Në vitet akademike 2010-2014 ka qenë pedagoge e ftuar në Universitetin e Arteve, Tiranë.
Majlinda Spiro-themeluese e Shoqatës së Flautistëve Shqiptarë
Anna-Majlinda Spiro themeloi më 2013 Shoqatën e Flautistëve Shqiptarë me synimin për të koordinuar përpjekjet për përvijimin dhe konsolodimin e shkollës shqiptare të flautit. Në të njëjtin vit ajo organizoi një master class për flaut me studentë e flautistë nga Shqipëria dhe Kosova.
Përveç repertorit klasik, Anna-Majlinda Spiro ka interpretuar edhe muzikë tradicionale popullore. Ajo ka qenë për vite me radhë pjesëtare e Ansamblit Muzikor “Isuf Myzyri” (Elbasan, Shqipëri) dhe e Ansamblit të Muzikës Tradicionale Greke të Aristidhis Moskos (Athinë, Greqi), me të cilat ka realizuar mjaft regjistrime muzikore. Anna-Majlinda Spiro është diplomuar edhe në Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit (sot Universiteti “Aleksandër Xhuvani”) (1989) në degën e Mësuesisë. Ajo ka marrë pjesë nëpër ekspedita kërkimore etnologjike gjuhësore me ekipe kërkimore ndërkombëtare, si dhe ka kumtuar në konferenca ndërkombëtare në Shqipëri. Flautistja Majlinda Spiro luan me një teknikë të lartë në instrumentin e flautit, tingull shumë të mirë dhe ka formim të lartë muzikor. Ajo ka interpretuar veprat më të njohura të repertorit të instrumentit të flautit, duke filluar nga baroku, klasikja, impresionizmi, vepra me autorë bashkëkohorë dhe kompozitorë të njohur shqiptar.
I uroj Zonjës Spiro, suksese në koncertin e saj në në Muzeun Historik Shkodër.

“Armët heshtën sot në Tokën e Shenjtë”, Trump i flet parlamentit izraelit (Video)

0

Parlamenti izraelit ka mirëpritur ditën e sotme Presidentin e SHBA-së, Donald Trump me duartrokitje.
Dhjetëra pjesëmarrës në parlament, përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog, duartrokitën udhëheqësin amerikan ndërsa ai hyri në sallë.

Gjatë fjalës së Donald Trump në parlamentin izraelit, një person, i cili mbante një letër në duar, është nxjerrë me dhunë nga ambientet e parlamenti.

Ngjarja ndodhi teksa ishte duke folur presidenti Donald Trump, por është ende e paqartë se çfarë ishte duke thënë dhe çfarë po synonte personi që u nxor menjëherë jashtë nga siguria.

"Armët heshtën sot në Tokën e Shenjtë", Trump

Konkretisht, me hyrjen e presidentit amerikan në sallën plenare të Knessetit, deputetët dhe të pranishmit u ngritën në këmbë dhe e duartrokitën pa pushim.

Ndërsa ceremonia vazhdonte, emrat e anëtarëve të qeverisë amerikane që shoqëronin Trumpin u lexuan një nga një, duke provokuar një valë të re duartrokitjesh nga të pranishmit.

“Është një nder i madh, një vend shumë i bukur këtu. Jemi këtu sot, një ditë gëzimi dhe shprese. Pas dy vitesh errësirë ​​dhe robëri, 20 pengje janë kthyer në shtëpi”, tha presidenti amerikan, duke marrë fjalën. “Armët heshtin”, theksoi ai, duke shtuar se rajoni tani është “në paqe” dhe shpresojmë se do të mbetet i tillë “përgjithmonë”. “Ky nuk është vetëm fundi i luftës, por fundi i një epoke terrorizmi. Ky është fillimi i një uniteti të madh dhe harmonie të qëndrueshme për Izraelin dhe të gjitha kombet e një rajoni që së shpejti do të jetë vërtet i mrekullueshëm. Unë e besoj këtë me gjithë zemër. Ky është agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re “.

Teksa përgëzoi Netanjahun dhe negociatorin Witkoff për lidershipin, Trump u shpreh se nga sot armët heshtën në tokën e shenjtë dhe një e ardhme e re ka nisur për të gjithë rajonin.

“Faleminderit të gjithëve është një nder i madh. Jemi mbledhur këtu në këtë ditë të madhe. Pas 2 viteve errësirë, 20 pengje po kthehen në familjet e tyre. 28 të tjerë do të kthehen për t’u prehur në tokën e tyre. Sot armët kanë heshtur dhe dielli e gjeti në paqe tokën e shenjtë. Ky nuk është fundi i luftës, por edhe fundi i terrorit. Falënderoj kryeministri Netanjahu, një burrë trim, pa të paqja nuk do të ishte e mundur. Nuk është aq e lehtë të flasësh me të, por prandaj është aq madhështor.

Faleminderit Bibi ke bërë një punë të madhe. Faleminderit dhe të gjitha vendeve të tjera arabe që u angazhuan për lirimin e pengjeve. Gjenerata do ta mbajnë këtë moment, si momenti kur gjithçka ndryshoi dhe ndryshoi për mirë. Shumë njerëz na thonin që po humbnim kohë kot, por nuk doli kështu. Një falënderim për Steve Ëitkoff. Ai u zgjodh nga unë, nuk e kishte bërë më përpara këtë gjë. Ishte një biznesmen i madh, që negocion, por ai është njeri i madh. Të gjithë e respektojnë”, tha Trump.

“Sirenat kanë pushuar”, Trump fjalim në Parlamentin izraelit: Fundi i luftës dhe terrorit!

0

Në një klimë emocionesh të thella dhe me shpresa për një paqe të përgjithshme në Lindjen e Mesme, sytë e të gjithë planetit sot, janë përqendruar te Izraeli, ku u liruan pengjet e Hamasit , si pjesë e zbatimit të fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.

Presidenti i SHBA Donald Trump mbajti fjalën e tij në Parlamentin izraelit.

Trump u shpreh se arritja e marrëveshjes nuk shënon vetëm fundin e luftës dhe terrorit, por edhe nisjen e një periudhe shprese jo vetëm për Izraelin por për rajonin.

Presidenti amerikan shtoi se 20 pengje janë kthyer sot në shtëpitë e tyre.

“Nder i madh të mblidhemi në një ditë gëzimi, një ditë ku falenderojmë Zotin. Pas 2 vitesh të tmerrshme, 20 pengje me kurajë u kthyen pranë familjeve. 20 anëtarët të familjeve po kthehen në shtëpi, gjatë kësaj periudhe me luftë sot qiejt janë të qetë, sirenat kanë pushuar dhe toka e Izraelit dhe rajonit është në paqe falë Zotit. Ky nuk është vetëm fundi i luftës, por undi i një epoke terrori dhe fillimi i një kohe shprese për Izraelin dhe gjithë rajonin”, u shpreh Trump.

Presidenti Trump niset drejt Lindjes së Mesme: Lufta mbaroi! Të gjithë janë dakord me marrëveshjen

0

Ai do ta vizitojë fillimisht Izraelin e më pas do të shkojë në Egjipt për një samit të liderëve botërorë mbi luftën në Gazë.

“Lufta mbaroi”, tha Trump, raportoi “BBC”.

Trump tha se “të gjithë janë dakord me marrëveshjen” e tij për t’i dhënë fund luftës në Gazë.

“Të gjithë janë të lumtur dhe mendoj se do të mbetet kështu”, tha presidenti amerikan.

Zgjedhjet komunale në Kosovë, sinjal politik për Vetëvendosjen

0

Shkruan Zef Ndreka

Nga natën vonë deri më tani në orët e para të mengjesit, dolën në pah nga raportimet e para të mediave dhe analistëve rezultatët e zgjedhjeve vendore në Kosovë.
Këto zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 në Kosovë, sollën një tablo të qartë
Shumica e komunave shkojnë në balotazh, ndërsa trendi politik tregon një rënje të dukshme të Vetëvendosjes dhe një rikthim të LDK-së e PDK-së në shumë zona.
Ligji elektoral e bën të vështirë fitoren në raundin e parë, ku kërkohet mbi 50 % e votave, por përtej teknikës, mesazhi politik është i qartë.
Pas më shumë se katër vitesh në pushtet, VV e Albin Kurtit po humbet terren në nivel lokal, aty ku matet drejtpërdrejt ndikimi mbi jetën e qytetarëve.
Në Prishtinë, LDK kryeson ndjeshëm, në Prizren PDK duket më e fortë, ndërsa në disa komuna të vogla është rikthyer AAK me fitore të pastër.
Kjo shpërndarje tregon një ekuilibër të ri të forcave tradicionale, ndërsa Vetëvendosje që dikur shihej si frymë ndryshimi po perceptohet më shumë si pushtet i zakonshëm.
Cilat janë mesazhet që dolën nga këto zgjedhje?
– Zhgënjim i heshtur me qeverisjen qendrore.
Prej 2021, pritshmëritë për reformë, drejtësi e punësim nuk u përkthyen në rezultate konkrete.
– Rikthimi i strukturave lokale tradicionale.
LDK, PDK e AAK ruajtën bazat e tyre, duke treguar se organizimi në terren mbetet vendimtar.
– VV ka humbur kontaktin me bazën.
Ndërsa Albin Kurti fokusohet në politikën e madhe kombëtare dhe raportet me Serbinë, niveli lokal është lënë në hije.
Kështu, balotazhi do të përcaktojë fytyrën përfundimtare të hartës politike të Kosovës, por mesazhi i parë tashmë është dhënë.
Populli nuk i jep më pushtetit asnjë pune boshe.
Kjo mund të konsiderohet një këmbanë për reflektim, jo vetëm për Vetëvendosjen, por për të gjitha partitë, që pushteti lokal nuk fitohet me retorikë, por me besim të fituar çdo ditë në terren.

Profesor Arben Basha: ‘Instrumenti i kontrabasit ka qënë dhe është jo vetëm shoqërues e funksional, por edhe solistik

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Profesor Arben BASHA ka një C.V. shumë të pasur pedagogjike, artistike, kërkimore dhe intelektuale. Profesor Basha është muzikant me formim të lartë artistik, intelektual. Profesor Basha është pedagog, artist mendje hapur, për studentët dhe kolegët në karrierën akademike dhe artistike.
Që në fëmijëri ka treguar aftësi shumë të mira muzikore, ndjeshmëri artistike dhe ka kaluar me sukses të gjitha etapat për formimin artistik dhe pedagogjik.

Në shkollën fillore ka luajtur në isntrumentin e pianos, që ka ndikuar shumë në formimin e tij si instrumentist dhe pedagog i suksseshmëm në planin artistik, pedagogjik dhe akademik. Profesor Arben Bash ka lindur në Shkodër në vitin 1964. Studimet e para muzikore i fillon për piano në moshën 7-vjeçare pranë liceut artistik “Prenkë Jakova” , Shkodër dhe në shkollën e mesme, kalon në instrumentin e kontrabasit. Në vitin1987 përfundon studimet në Institutin e Lartë të Arteve të Tiranës, (sot Universiteti i Arteve), në klasën e Prof. Filip Koleka. Fill mbas diplomimit emërohet asistent pedagog i klasës së kontrabasit pranë këtij institucioni,.Këtë angazhim në mësimdhënie vazhdon ta kryej akoma edhe sot. Ka një eksperiencë pedagogjike prej 36 vitesh dhe një numër prej 60 studentësh të diplomuar. Është hartues dhe përpunues i programeve pedagogjike për instrumentin e kontrabasit pranë fakultetit të muzikës në Universitetin e Arteve në Tiranës. Ka realizuar transkriptime dhe përshtatje për kontrabas e piano, vepra të kompozitorëve Shqiptarë dhe të huaj Në vazhdim të kompletimit të studimeve të tij, kryen disa kurse dhe work-shops, ku mund të veçojmë: specializim për muzikë dhome në Suedi (1993), leksione intensive nga Prof. J. Marc Rollez, titullar i Konservatorit Superior të Parisit (Francë -1995), specializim metodologjik në konservatorin “N. Piccini” në Bari (Itali – 2001).
Krahas ngarkesës pedagogjike, ai ka qënë pjesemarrës aktiv i jetës koncertore me Orkestrat e Harqeve të Universitetit të Arteve të Tiranës, Orkestrën Simfonike të RTVSH, Orkestrën Simfonike të TKOB të Tiranës, Orkestrën Simfonike të Universitetit Bilkent të Ankarasë-Turqi (për sezonin 1993-1994), Orkestrën Simfonike e Filarmonike të Universitetit të Arteve të Tiranës, Orkestrën Filarmonike të Prishtines si dhe me shumë formacione të ndryshme muzikore.
Këndvështrimi i Profesor Arbenit për instrumentin e kontrabasit
Këndvështrimi i tij për instrumentin e kontrabasit ka qënë dhe është jo vetëm shoqërues e funksional, por edhe solistik. Ai ka meritën kryesore te promovimit të kontrabasit si instrument solist në Shqipëri. Është realizues i koncertit të parë recital për instrumentin e kontrabasit në Shqiperi, (kontrabas e piano) në sallën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve – Tiranë në vitin 1986. Gjithashtu ai ka koncertuar në publik disa nga veprat kryesore të literaturës së instrumentit të kontrabasit si: Suita e parë e Bach-ut, sonatat: Scubert (Arpeggione), De fech e Marcello; koncertet: C.Saent-Sans (me piano) si dhe K. V. Dittersdorf e D.Dragonetti me Orkestrën e Akademisë së Arteve dhe nga G.Bottesini, Grand Duo Concertante dhe S. Koussevitzky me Orkestrën e RTSH drejtuar nga dirigjentët Bujar Llapaj, Alqi Lepuri Oleg Arapi, Eno Koco. Shumë nga këto interpretime janë regjistruar dhe gjënden në fondin e RTV-Shqiptar.
Botimet:
-Në vitin 2018 boton librat : “ Kontrabasi në veprat shqiptare” dhe
“Fragmente orkestrale për kontrabas nga repertori simfonik dhe operistik ”
volumi I, II, III.
Aktualisht është titullar i klasës së kontrabasit në Universitetin e Arteve te Tiranës dhe mban titullin “Profesor”.
1.A ka ndiku instrumenti i pianos në lojën në kontrabas, dora e djathtë dhe dora e majtë në piano?
1.Po, ndihma e pianos ka qenë prezente në kompleks, por unë kam ndërruar opinionin, se duhet me ardhë nga instrumentët e harqeve, për të vazhduar me hark e jo nga tastiera, piano.
2. A të kanë zgjedhur mësuesi i instrumentit në kontrabas apo e ke zgjedhë vetë?
2.Ishte sugjerimi i mësuesve, veçanërisht i mësues Rafaelit, për të më kaluar për kontrabas.
3. Kontrabasi kërkon një përqendrim mendor të veçantë, cila është idea e jote?
3.Sigurisht, nga pikpamja edhe fizike e instrumentit, duhet një menaxhim, kontroll më i plotë, fizik, mendor dhe emocional. Sidomos si solist. Mbas një përpjekje timen, pesonale dhe institucionale, është arritur që kontrabasi të shtrihet në 7 vjet studime parauniversitare, pra ka një vit që është miratuar, që fillon në klasën e 6-të.
4. Si e shikon te ardhmen e instrumentit të kontrabasit në Shqipëri, në cilën klasë duhet filluar?
4. Perspektiva, pavarësisht situatës jo të mirë të shkollave muzikore europiane, kontrabasi për fatin e tij, si instrument shumë përfshirës, në lloje orkestrash, formacionesh, gjinish, stilesh, zhanresh, do të jetë prezent dhe me perspektiva konkrete. Ky është dhe inkurajimi im, motoja ime me studentët.

POSTIMET E FUNDIT