Kreu Blog Faqe 96

“Shtetit të Drejtë i duhen politikanë me karakter”. President USA “George W Buch”

0

Shkruan Kujtim Gjuzi

Ju politikanë, ti deputet/e na trego CV dhe ADN
Jetshkrim.
Cv. Coricul Wita.
Emri – Kujtim
Mbiemri – GJUZI
Babai – Bajram.
Nëna – Shadie – Muka ( GJUZI )
Ditë Lindja 01/04/1959 Ora 11:33
Vënd Lindja Tiranë, Spitali Obesetrik – Gjenekologjik.
Mretnesha Geraldina Aponny ( Dhoma speciale )
Kryefamiljar besimi trashgimor në islam – Bektashi me 4 Fëmijët i mbajnë emrat Albanë -Eurokristianë.
Arsimi 8 Vjeçar. “MISTO MAME” Tiranë NM 8.7
Arsimim i Mesëm 4 Vjeçar Elektro -Teknikë NM 8.2
Dhënie teori në kurse për Leje Drejtimi Moto Mjete.
Arsim i Lartë 5 Vite UBT- Ekonomi Biznes Agrar 8.1
Gjuha e Huaj e mbrojtur Italiane Nota 9
Gjuha Greke Autotikdakte.
Leje Drejtimi Mjete Moto Mjete të gjitha Grupet.
Ushtria Janar 1979 – 1981 Toga Xhenjo Reparti N –
Punësimi : Teknik 21/9/1981 – 07/1991 Reparti N
– Administrator Gjuzi Shpk. 03/07/93 – 26/05/2006
– Drejtor Marketig. J/Farma Shpk. 05/06 – 17/2019
Deputet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë Legj:lX
Aktivizim qytetar Politik. Mbështetës Greva Studentëve Liberator 08/12/1990 Ora 21:00
Këshilltar Demokraci Kristian Konservatore Opozit. Bashkia Tiranë Kryetar Kom.Urb. 2000 – 2003
Këshilltar Bashkia Nr : 2 2003 – 2007
Kandidim si Deputet Zona 36 Tirana Balotazh 1997
Kandidim si Deputet Zona 34 Tirana Balotazh 2001
Kandidim si Deputet Prefektura Elbasan 2013 ADK
Kandidim si Deputet Prefektura Durrës 2017 – 2021
Diplomaci force e tradicionale mbi tregun Rajonal.
Trainime publikime artikuj Gazeta dhe intervista në Tv.
Kryetar Jurie në një produkt sportiv Televiziv.
Anëtar në disa Konferenca Ndërkombëtare.
Qëndra Diplomatike Wiena Austri 17 – 21/03/1999
Kryetar i Delekacionit Demokristian – Konservator.
“Hotel Forum”
Konferenca PPE Bukuresht Romania “Hotel Athens” 28 – 31/10/ 1999 dhe PPE 28 -31/08/2001
Konferenca Wienna Austria “Hotel Forum” 17 deri 20/05/2000 Kryetar Delekacioni.
Konfereca këshilltarëve Lokale Selanik – Greqi 2007
Konferenca këshilltarëve Janar 2008 Tivar – Mal i Zl
Konferenca Anti Mafia “Albergo Reggina lsabela” Mbrojtja për Porte, Lumenj, Dete e Oqeane në Ichia – Napoli – Italy 19 -20/09/2019
Tituj :
Dekoruar nga Presidiumi Kuvendit RSH Janar 1985
“Për Trimëri Civile”
NDI 2000 Falenderim zyrtar nga Amerikan lnstitut Demokratik drejtoresh e programit “Politikanët e Rinj” Personalisht zyra e zonjës Glorian Glower.
– Ambasador Për Paqe 2008 Tivar Mal i Zi.
Kryetar i Partisë Kombëtare Konservatore 20/2/17
Vo.
Ju që keni drejtuar shtetin Shqiptar dhe çdokush që kandidon për poste të larta, ju ftoj të bëni ADN
Punoi fotoportretin me flamur Kombëtar Kuq e Zi.
Artisti Avni Delvina nip i kryeministrit Sulejman Bej DELVINA
2020 Urdhër Gjykata e Juridiksionit Tiranë kundër deputetit Kujtim Gjuzi e kam ankimuar dhe e kam konsideruar të pa drejtë, të pa mbështetur në Fakte dhe Prova.

Vetingu i Turpit: Vëzhguesi i ONM Francesco Ciardi kapet në intimitet me përkthyesen. Kështu matet morali i drejtësisë së re?

0

Shkruan Avokat Arben Llangozi

Na thanë: “Keni besim te drejtësia e re! Ajo po pastrohet nga të korruptuarit.”Por ja që “pastërtia morale” e drejtësisë europiane në Shqipëri paska marrë rreze dielli në plazh! Francesco Ciardi, përfaqësues i ONM-së në procesin e vetingut, ai që mbikëqyrte moralin dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve, kapet në video në intimitet me përkthyesen e tij. E ku tjetër? Në Shqipërinë që duan ta mësojnë si bëhet drejtësia!
A janë këta “vëzhguesit” që do të na mësojnë ne ndershmërinë? A mos erdhën për të vlerësuar gjyqtarët apo për të bërë pushime e aventura personale? Ironia është se ndërsa gjyqtarët shqiptarë kalojnë në sitë për çdo cent dhe çdo fjalë të thënë, vëzhguesit ndërkombëtarë bëjnë shfaqje morale në bregdet dhe askush nuk guxon të flasë.
Nëse kjo quhet “drejtësi europiane” apo “amerikane”, atëherë Shqipëria qenka bërë laborator i hipokrizisë ndërkombëtare.
Na thonë të kemi besim në reformë, por si mund të kesh besim kur ata që predikojnë moralin, vetë e shkelin me rërë nën diell?
Ky është vetingu i turpit, ku drejtësia matet me standarde të dyfishta, një për shqiptarët dhe një tjetër për “zotërinjtë e ardhur nga jashtë”.
Në fund, populli e kupton më mirë se kush po reformohet vërtet, drejtësia, apo xhepat dhe morali i atyre që e “drejtojnë” atë.

Të shtëna me armë zjarri para qendrës së votimit në Komoran

0

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar para qendrës së votimit në fshatin Komoran të Drenasit.

Sipas raportimeve nga mediat në Kosovë, nuk ka të lënduar.

Ndërkohë sipas dëshmitarëve, ngjarja nuk ka të bëjë me procesin zgjedhur, dhe se të shtënat me armë zjarri kanë ardhur pas një përplasje mes të rinjve, të cilët fillimisht janë konfrontuar fizikisht me njëri -tjetrin.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka njoftuar se dy persona janë shoqëruar në polici.

Rama kopjon Saliun/ Kryetarja e grave të PS në Mat shpall kandidaturën si e pavarur

0

Kryetarja e Forumit të grave socialiste në Mat, Suzana Pasha Hoti, ka njoftuar se do të garojë në zgjedhjet e pjesshme në këtë qytet, si kandidate e pavarur.

Në një njoftim në Facebook, ajo shprehet ndër të tjera se ka i ka mbështetur dhe i mbështet reformat e ndërmarra nga Kryeministri Edi Rama dhe qeveria socialiste, sepse ato kanë pasur në qendër gruan, qytetarin, zhvillimin, njeriun punëtor dhe profesionistin e ndershëm.

“Kam mbështetur reformat e ndërmarra nga Kryeministri Edi Rama dhe qeveria socialiste, sepse ato kanë pasur në qendër gruan, qytetarin, zhvillimin, njeriun punëtor dhe profesionistin e ndershëm. Por besimi nuk është i pakushtëzuar. Mbështetja nga qeveria duhet të reflektohet edhe në qeverisjen lokale.

Në Mat, kjo mbështetje nuk ndihet siç duhet, dhe kur e them une, tregon që duhet punuar më shumë dhe përfshirë gjithesecili nga ne që zhvillimi i qendrueshëm të jetë prezent te çdo Matjanë”, shprehet ajo

Reagimi i plotë:

Unë jam Suzana Pasha Hoti

Një bijë e Matit me rrënjë me zemër dhe me përgjegjësi qytetare.

Kam lindur, jetuar dhe kontribuar në këtë vend, dhe gjatë gjithë jetës time nuk jam shkëputur kurrë prej Matit dhe Matjanëve tanë të dashur.

Sepse kur je e lidhur me shpirt dhe me zemër me tokën ku je lindur, me Matin dhe Matjanët që ka bërë histori , nuk e braktis dot, por i qëndron pranë në ditë të mira dhe të vështira.

Prej më shumë se 25 vitesh jam në shërbim publik me dashuri dhe profesionalizëm në shërbim të komunitetit Matjanë

Kam qenë pranë njerëzve në punë konkrete, në përfaqësim dhe në përpjekje për të zgjidhur hallet e tyre.

Për 17 vite kam drejtuar organizatën e grave socialiste të Matit – një rol që më ka dhënë mundësinë të dëgjoj, të kuptoj, të reagoj ndaj nevojave të vërteta të komunitetit.

E di mirë sa e vështirë është të punosh fort dhe të mos dëgjohesh.

Prandaj sot nuk kërkoj vetëm një votë.

Kërkoj besim.

Besimin se një zë i drejtë, i vendosur dhe me përvojë mund të përfaqësojë denjësisht qytetarët e Matit

Kërkoj gjithësecilin nga JU të bëhet pjesë reale e një përfaqësimi për një shërbim real dhe të prekshëm ndaj Matjanëve.

Bashkia nuk mund të jetë pronë e një individi, ajo nga vete emri i perket bashkësisë së komunitetit, Matjanëve.

Unë besoj në shtetin social, në forcimin e institucioneve dhe në zhvillimin ekonomik progresiv për tërë shtesat e komunitetit.

Kam mbështetur reformat e ndërmarra nga Kryeministri Edi Rama dhe qeveria socialiste, sepse ato kanë pasur në qendër gruan, qytetarin, zhvillimin, njeriun punëtor dhe profesionistin e ndershëm.

Por besimi nuk është i pakushtëzuar.

Mbështetja nga qeveria duhet të reflektohet edhe në qeverisjen lokale.

Në Mat, kjo mbështetje nuk ndihet siç duhet, dhe kur e them une, tregon që duhet punuar më shumë dhe përfshirë gjithesecili nga ne që zhvillimi i qendrueshëm të jetë prezent te çdo Matjanë.

Në Mat;

Pushteti është përqendruar.

Vendimmarrja është e mbyllur.

Fjala e strukturave, e grave dhe e kontribuuesve nuk dëgjohet.

Në zgjedhjet e fundit, qindra qytetarë zgjodhën të votonin për Partinë Socialiste – por jo për mënyrën si po qeveriset sot në Mat.

Ata nuk refuzuan PS-në dhe Shqipërine Europiane 2030.

Dhe unë qëndroj krah tyre, sepse besoj se një parti e fortë është ajo që dëgjon zërin e anëtarëve të saj, dhe e përmirëson veten nga brenda.

Dokumentacioni im është gati.

Edhe pse proceset institucionale nuk janë mbyllur ende, qëndrimi im është i qartë:

Unë nuk tërhiqem.

Sepse zëri i qytetarëve të lirë nuk mund të tërhiqet, nuk mund të heshtet.

Bashkia Mat nuk është pronë.

Ajo është një institucion që duhet t’u shërbejë të gjithëve:

– Nënave që mbajnë familjet me përkushtim,

– Të rinjve që duan të ndërtojnë një të ardhme këtu,

– Punonjësve që duan të respektohen për punën e tyre,

– Çdo qytetari që kërkon dinjitet, transparencë dhe zhvillim të ndershëm.

Koha e frikës ka mbaruar.

Tani është koha e fjalës së lirë.

Koha e qytetarëve të lirë.

Nëse edhe ti beson se Matit i duhet një zë i ri – me përvojë, integritet dhe përkushtim Qëndro pranë meje

Bashkohu për një Mat te zhvilluar dhe jo te braktisur.

Mati për të gjithë.

Koha për një qeverisje të hapur, të ndershme dhe përfaqësuese ka ardhur.

Trump paralajmëroi Pekinin për tarifa shtesë 100%, Kina akuzon SHBA-të për standarde të dyfishta në tregti

0

Kërcënimi i fundit i Donald Trump për të vendosur një tarifë shtesë prej 100% mbi mallrat kineze është një shembull tipik i standardeve të dyfishta të SHBA-së, kështu është shprehur qeveria e Kinës pas deklaratave të fundit të presidentit amerikan.

Një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë tha gjithashtu se Kina mund të prezantojë “kundërmasat” e saj të paspecifikuara nëse presidenti i SHBA-së e zbaton kërcënimin e tij, duke shtuar se “nuk ka frikë” nga një luftë e mundshme tregtare, raporton BBC.

Dy ditë më parë, Trump iu kundërpërgjigj masës së Pekinit për të shtrënguar rregullat e saj për eksportet e metaleve të rralla, duke akuzuar Kinën se “u bë shumë armiqësore” dhe se po përpiqet ta mbajë botën “rob”.

Ai kërcënoi gjithashtu se do të tërhiqet nga takimi me presidentin e Kinës Xi Jinping, i planifikuar për tu zhvilluar gjatë këtij muaji.

Komentet e Trump të premten tronditën tregjet financiare, me indeksin e aksioneve S&P 500 që u mbyll me 2.7% rënie, rënia e tij më e madhe që nga prilli.
Fjalët e presidentit rigjallëruan frikën e një lufte tregtare midis SHBA-së dhe Kinës.

Në maj, të dyja palët ranë dakord të heqin tarifat treshifrore për mallrat e njëra-tjetrës, gjë që ngriti mundësinë e ndërprerjes së tregtisë midis dy vendeve.

Kjo i la tarifat amerikane mbi mallrat kineze përballë një takse shtesë prej 30% krahasuar me fillimin e vitit, ndërsa mallrat amerikane që hyjnë në Kinë përballen me një tarifë prej 10%.

Fundi i monopatinave? Policia Rrugore aksion në të gjithë vendin

0

Policia Rrugore pritet të nisë pas pak ditësh një aksion të gjerë në të gjithë vendin kundër monopatinave apo atyre që njihen si skuterët elektrikë.

Analizat e sigurisë rrugore, ku këto mjete kanë rezultuar problematike dhe shkak për burim aksidentesh e ngjarjesh rrugore me pasoja, kanë bërë që të nisë puna për hartimin e një plani masash.

Sipas burimeve të Euronews Albania, nga analiza ka rezultuar se një pjesë dërrmuese e këtyre mjeteve, që nuk njihen si të tilla në Kodin Rrugor, përdoren gjerësisht nga të miturit.

Shifrat alarmante nga Spitali i Traumës, ku çdo ditë paraqiten shtetas të dëmtuar nga përdorimi i këtyre mjeteve, kanë shtyrë Policinë e Shtetit të hartojë planin e masave për disiplinimin e tyre ose heqjen nga qarkullimi.

Shumë vende si Franca e Britania e Madhe kanë vendosur rregulla strikte dhe gjoba të larta për këtë fenomen.

Dritëroi i pergjigjet një kritizeri: “O Qatip faqe pa qime, sa di ti, di b…a ime!”

0

Shkruan Xhevdet Shehu

Po si u përgjigjej kritizerëve të tij Dritëroi? Ndonjëherë edhe e merrte mundimin, (bënte ndonjë përjashtim për ndonjë shkrimtar dhe sidomos për ata që i kishte ndihmuar të ngjiteshin e të bënin karrierë në letërsi dhe politikë), por më së shumti i kalonte me shaka ato sulme…

Nuk i vinte fare në kandar kritikat dhe sulmet që i vinin nga njerëz anonimë. Dhe dukej sikur përsëriste atë që kishte thënë te “Zyloja: “Ti thua mendimin tënd, unë tund kokën time…” .

Një i tillë, nga më të egrit, ishte një gazetar i RD-së, i cili për fatin e tij të keq ishte qose, i cili shkruante vazhdimisht dhe me një gjuhë vulgare kundër Dritëroit. Një ditë prej ditësh, ky gazetari qose (të cilin nuk ia mbaj mend saktësisht emrin, ngaqë ishte krejtësisht i patalentuar, ndaj po e quaj me emrin Qatip, për shkak se merrej me shkrime) e takoi shkrimtarin në oborrin e Kuvendit dhe i thotë:

– I ke lexuar Dritëro shkrimet e mia?

– Po, iu përgjigj, Dritëroi. Jam zbavitur me to…

– Mirëpo, nuk ta mban të më përgjigjesh. Nuk bën dot replikë me mua! – ia kthen i ngrefosur gazetari qose.

– Unë replikë me ty? – i thotë Dritëroi. -Nuk më ka shkuar në mend. Po meqë ma kërkove, unë ta jap një përgjigje, por me kusht që ta botosh kështu si po ta them…

– Pa diskutim, ta premtoj këtë… Dhe shkruesi i RD-së nxori me vrap bllokun të mbante shënim.

Dritëroi, pa u menduar gjatë, i dikton këto vargje:

“O Qatip faqe pa qime,

Sa di ti, di bytha ime!”…

Faqe-qosja mbylli bllokun dhe iku i zemëruar.

Natyrisht që këto dy vargje nuk u botuan kurrë në gazetën e tij, por ato morën dhenë dhe kujtohen edhe sot e kësaj dite dhe mendoj se do të kujtohen edhe në të ardhmen.

***

Dritëroi ka qenë një inkurajues i madh i talenteve të reja në letërsi dhe arte. Këta krijues, një pjesë e të cilëve janë emra të njohur, mendoj që për rreth 20 vjet qenia e Dritëroit në krye të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, ka qenë një fat për ta. Ai gëzohej kur ata ecnin përpara dhe e meritonin të quheshin poetë, shkrimtarë dhe artistë dhe nuk ka pritur asnjëherë të shpërblehej për ndihmën që u kishte dhënë…

***

Dritëroi nuk dinte të shtirej. Këtu qëndron dhe “sekreti” që ai vazhdon të jetë i pëlqyer. Si njeri dhe si poet. Naimin e donte shumë, por mendoj se duke ecur në gjurmët e tij, poezia që krijoi e bëri edhe më popullor edhe vetë Naimin. Dritëroi e kishte si një shenjt Naimin. Mendoj se shumica e shqiptarëve mendojnë kështu. Por unë shtoj se, në të njëjtën kohë, është një nga gjestet më fisnikë që një autor i famshëm bën për një autor pararendës.

Gjatë një bisede, nga mesi i viteve ’90-të të shekullit të kaluar, Dritëroi më ka thënë se kur shkruante poemën e tij madhore dhe të papërsëritshme në letrat shqipe “Nënë Shqipëri”, kishte në çdo moment parasysh Naimin,sidomos poemën e famshme “Bagëti e Bujqësia”. Atë dashuri të thellë për këtë vend dhe për këtë popull, për të cilën kemi pasur dhe do të kemi nevojë në jetë të jetëve.

Me që ra fjala, përkthyesi i madh kinez Prof. Çen En Bo, një nga albanologët më të shquar në Pekin, me një kontribut të jashtëzakonshëm në përkthimin e më shumë se 90 autorëve shqiptarëve dhe të katër historive të letërsive shqipe në gjuhën kineze që studiohen në më shumë se 1100 universitete të Kinës, ma ka shkruar me dorën e tij dhe unë e kam botuar në gazetë se, sipas tij, poema “Nënë Shqipëri” është një nga poemat më të mrekullueshme të botës moderne. Në Kinë kjo poemë e përkthyer prej Çenit, ka pasur një jehonë të madhe. Nëse nuk e kanë lexuar 1.5 miliardë kinezë, disa dhjetëra milionë kam bindjen se e kanë lexuar, më ka thënë Prof. Çeni. Por, nga Dritëroi, Prof. Çeni ka botuar edhe një sërë veprash të tjera, romane dhe vëllime poetike…

Këtë bindje e kam krijuar nga takimet me akademikun kinez Çen En Bo, në vitin 2005. Kemi ngrënë një darkë atë vit në një restorant kinez brenda Bar-Lulishte “1 Majit” në Tiranë pranë Urës së Tabakëve, ku ishin të ftuar dhjetë miqtë më të mirë shqiptarë të përkthyesit kinez. Ishte një mbrëmje e paharruar me Prof. Çenin dhe nga dhjetëra fotografi të asaj nate, kam një fotografi të rrallë me Dritëroin dhe Çenin…

Krijimtaria e Dritëroit në aspektin e atdhetarizmit është sa një vazhdimësi natyrale e rilindësit të madh, Naim Frashërit, aq edhe një lartësi e lakmueshme për të gjithë krijuesit e djeshëm, të sotëm dhe të ardhshëm.

***

Dritëroi ka qenë dhe mbetet një nga shkrimtarët më të angazhuar në politikë.

“Shkrimtari duhet të jetë i angazhuar, më ka thënë. Ku ka njerëz më të mençur dhe më idealistë se shkrimtarët. Mendon ti se ata kokëtulët që nuk lidhin dot dy llafe janë më të mençur dhe më idealistë se ne?…”

Angazhimin e tij Dritëroi e ka shpërfaqur haptas, si një nga figurat kryesore të Partisë Socialiste, ashtu dhe me krijimtarinë e tij. Pas vitit 1990 ai ka botuar shumë libra me poezi, romane dhe prozë, por unë mendoj se krijimtaria e tij publicistike është nga më të mirat e kësaj periudhe. Është një model i përballjes, argumentimit dhe debatit të qytetëruar. Përmbledhja voluminoze “Teshtimat e lirisë” është një manual për krijuesit dhe gazetarët, si dhe një model qëndrueshmërie. Dritëroi ishte konsekuent, i qëndrueshëm, por edhe paraprirës i situatave.

Një shembull për të vërtetuar këtë është sjellja e tij në kongresin e 10-të të PPSH-së.

Gati gjashtë muaj para afatit, u thirr Kongresi i 10-të i Partisë së Punës. Pikërisht atëherë, në ditët e para dhe të nxehta të qershorit 1991 u hodh një hap i rëndësishëm, por jo përfundimtar, për t’u shkëputur nga trashëgimia e së kaluarës komuniste. I paharrueshëm është diskutimi që mbajti në atë kongres shkrimtari Dritëro Agolli, i cili hodhi i pari idenë e reformimit të thellë të Partisë. Dritëro Agolli bëri të pabërën deri atëherë brenda asaj partie: Ai kritikoi Enver Hoxhën!Dhe kjo ishte një blasfemi e vërtetë. Shkrimtari vuri gishtin në plagë dhe salla u hodh përpjetë nga dhimbja, e tronditur tej mase. Diskutimi i Dritëro Agollit ra si bombë. Por, pas disa hezitimesh dhe diskutimesh të gjata, të gjithë erdhën në mendjen e shkrimtarit, i cili dukej se shihte shumë më larg se gjithë ata delegatë që mbushnin sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve dhe që lehtësisht mund të ngjireshin duke brohoritur për Enver Hoxhën.

Dritëro Agolli u zgjodh anëtar i udhëheqjes më të lartë të Partisë së porsaformuar. Ishte një zgjedhje e mençur që u bë, ndoshta pa dashjen e shkrimtarit. Nuk ishte ai që kishte nevojë për emrin e Partisë Socialiste. Përkundrazi, PS kishte nevojë për emrin e madh të shkrimtarit, për popullaritetin e tij të pashoq.

***

Në vitin 1997 Dritëroi u vu pa asnjë hezitim në krah të popullit të grabitur pamëshirshëm dhe denoncoi dhunën e regjimit despotik të Sali Berishës. Ai u kthye në një tribun popullor ndërsa shkroi poezi, shkrime e dha intervista të shumta ku dënohej ajo dhunë e pashembullt. Dhe dihet se pas një rebelimi popullor, regjimi i Berishës ra me zgjedhjet e fundqershorit, por Berisha ende nuk ishte larguar si president. Pas nja dy javësh ai bashkime një grup deputetësh dhe drejtuesish të Partisë Socialiste shkoi në Mallakastër ku çdo vit përkujtohet Besëlidhja e Mallakastrës e vitit 1943. Ishte hera e parë që nga koha e luftës që banorët e zonës kishin shkuar të armatosur në festën e Besëlidhjes. Në një moment ia dhanë fjalën Dritëroit. Dhe ai me atë sinqeritetin dhe natyrshmërinë që e karakterizonte, në një moment, duke iu drejtuar popullit, tha këtë shprehje lapidare:

“Nëqoftëse Saliun e rrëzuat me pushkë, këta (dhe tregoi ata që kishte në krah) i godisni me top në rast se ju tradhtojnë si Saliu!”

***

Por Dritëroi nuk ishte dogmatik. Besonte në idealet, por në të gjitha sjelljet dhe veprat e tij, mbeti Dritëro. Ishte dhe një tolerant i madh. Me atë tolerancë të skajshme edhe ndaj kundërshtarëve, edhe miqve që më pas i dilnin kundërshtarë, Dritëroi mbeti i papërsëritshëm. Sepse ka ndodhur që i kanë dalë edhe kundërshtarë dhe ai i ka falur. Dritëroi dinte të falte, madje edhe i justifikonte disa…

Për këtë cilësi të tij flet edhe ky fakt që ma ka treguar vetë Dritëroi gjatë një bisede në shtëpinë e tij.

Në Sankt-Petersburg ku kreu studimet e larta, Dritëroi kishte pasur një shok, me të cilin pinte ndonjë gotë pas leksioneve, në orët e lira. Miqëson me këtë shok të viteve të rinisë (të cilit po i përmend vetëm germat e fundit të emrit e mbiemrit I.E.) e ruajti edhe kur Dritëroi ishte Kryetar i Lidhjes, edhe kur u bë anëtar i Komitetit Qendror deri sa ai, pra shoku, u nda nga jeta. E thërriste e pinin ndonjë gotë sërish, si dikur. Gjatë pijes Dritëroi shprehte ndonjë pakënaqësi dhe shpesh kritikonte… Një ditë e thërrasin në Komitetin Qendror Dritëroin e i thonë: Ke thënë kështu e ashtu… Ishte një paralajmërim. Vret mendjen Dritëroi dhe e gjen: “Këto muhabete i kam bërë me filanin. Qenka spiun…” tha me vete. I mbajti mëri ca kohë, pastaj e thërret sërish për të pirë ndonjë gotë. Sapo u ulën i thotë: Shiko, ti bëj detyrën se për atë paguhesh, por mos i shkruaj të gjitha në një raportim. Bëji fjala vjen në dy apo tre raporte që të vazhdosh të marrësh rrogën…

Pastaj hëngrën një drekë së bashku. Dhe ai ish-shoku i tij vazhdonte të merrte rrogën duge bërë raporte të fshehta.

***

Komunikimi i im i fundit me Dritëroin ka qenë data 19 korrik 2016. Të nesërmen do të votohej në Kuvend reforma për drejtësinë. E ndiej veten me fat si gazetar, përveç shumë takimeve që kam pasur me të, shumë intervistave që kam mundur t’i marr në kohë të ndryshme, arrita t’i marr dhe një deklarim të fundit (që nuk e mendova se do të ishte komunikimi i fundit) këtij shkrimtari të madh që njëkohësisht është tejet domethënës për karakterin dhe integritetin moral dhe njerëzor të shkrimtarit.

… Më kërkoi Sadija në telefon.

– Dritëroi do të flasë me ty, – më tha.

Dhe folëm gjatë atë ditë. Më jehon edhe sot e kësaj dite në vesh ai zë i ngrohtë dhe shumë i njohur për mua. Në esencë të fjalëve që më tha ishin ato që do të botoheshin të nesërmen në hapje të gazetës ‘DITA’ nën titullin “Apeli i Dritëroit”.

E bëj këtë apel, më tha shkrimtari i shquar, pasi “O sot o kurrë, kjo reformë në drejtësi duhet votuar”.

“Kam dëgjuar se mbi 90 për qind e popullit e do këtë reformë dhe e mbështet atë. Unë e besoj këtë shifër që jepet. E kur ke popullin me vete beteja është e fituar. Është revolucion. Është i drejtë krahasimi i kësaj reforme me revolucionin” .

Dritëroi tha se kanë folur deri më tani vetëm partitë politike, por pak është dëgjuar zëri i intelektualëve. Ai kërkoi që apelin e tij drejtuar deputetëve ta mbështesnin edhe intelektualë të tjerë, akademikë, shkrimtarë e artistë, personalitete të shquara të fushave të ndryshme. Dhe kështu u bë. Në listën që mbështesnin apelin e Dritëroit ishin personalitet më të njohura të vendit, ish-presidentë e ish-kryetarë Kuvendi, shkrimtarë, poetë e intelektualë të shquar.

Nga ajo mbrëmje, ruaj edhe një kujtim tjetër të çmuar. Ndërsa ishin bërë rreth 25 personalitete që mbështesnin apelin e Dritëroit, drejtuesit e gazetës më thanë nëse mund t’i telefonoja shkrimtarit Ismail Kadare, i cili ishte me pushime te Mali i Robit në Golem.

Po, u thashë. Pasi ia thashë thelbin e çështjes dhe rëndësinë e apelit që bënte Dritëroi, Ismaili më pyeti se kush ishin ata që e mbështesnin. I thashë një shtatë a tetë emra. Nuk priti që të vazhdoja më tutje. Po, tha, shkruaje edhe emrin tim. Por… Këtu bëri një pauzë.” Si do t’i vendosësh emrat?,më tha. Se nesër do të dalin probleme… Unë mendoj që të parin vendos emrin e Dritëroit. Emrin tim mos e vendos pranë Dritëroit, se ne jemi bërë si rryka me pykën në të gjitha ngjarjet që ndodhin. Më mirë emrat pas Dritëroit vendosi sipas rendit alfabetik. Kështu që nuk ka pse të zemërohet askush…”

Unë nuk e dëgjova deri në fund këshillën e Ismailit. Në listën që u botua të nesërmen, pasi kisha bërë një “kompromis”, duke vendosur në fillim emrat e ish-Presidentëve dhe ish-Kryetarëve të Kuvendit, Kadareja renditej i gjashti a i shtati. Pastaj vinin të tjerët…

Si për të vërtetuar parandjenjën e Ismailit, një nga ata që mbështetën Dritëroin, u ankua të nesërmen për vendin që ishte vendosur në listë… “Duhej të isha vendosur më lart, në mos në krye…”, kishte thënë.

***

Dritëroi nuk mbajti kurrë një telefon celular, pavarësisht se e arriti këtë kohë. Sadija e ka mbajtur dhe ka një telefon të tillë, pa e ndryshuar asnjëherë numrin. Ata që donin ta merrnin në telefon e dinin se aty ku ishte Sadija, ishte dhe Dritëroi.

Kështu kemi komunikuar së paku njëzet vitet e fundit me shkrimtarin.

Në muajin gusht të 2014-s Dritëroi me Sadijen kishin shkuar në Pogradec, ku shkonin thuajse çdo vit për pushime.

Te kafeneja e famshme që mban emrin e tij, pyeta Artanin, të birin, se si është Dritëroi. Kam qysh dje që nuk kam folur, më tha. Merre e pyete vetë, të marr vesh edhe unë si janë.

E mora në telefon dhe e pyeta se si ishte me shëndet e si po ia kalonte me pushimet atje buzë liqenit të famshëm.

“Normal, më tha Dritëroi. Ja ashtu, si kallamat. Përkulem dhe ngrihem. Po të kisha qenë lis, do isha rrëzuar e nuk do isha ngritur më…”

Është një nga përgjigjet më befasuese që kam dëgjuar në jetën time, por edhe më artistike. Në natyrën e Dritëroit. Me rastin e ditëlindjes së Dritëroit atë vit gjeta rastin dhe e botova këtë dialog në “DITA”.

Në të vërtetë ai mbeti një lis i madh në letrat shqipe. Një lis që i pëlqenin edhe kallamat.

***

Dritëro Agolli në jetën frymore arriti moshën e Leon Tolstoit dhe të Viktor Hygoit. I përmend këta dy emra shkrimtarësh të mëdhenj botërorë, pasi për letërsinë tonë edhe Dritëroi ynë, si dhe shumë pak emra të tjerë në letërsinë shqipe, është i tillë. Fama e tij e justifikon një krahasim të tillë. Për vlerat që solli në letërsinë shqipe. Ai është një shkrimtar me një krijimtari të madhe dhe mjaft i dashur në masën e lexuesve që do të udhëtojë nëpër kohëra.

Andi Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin!

0

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për reagimet e publikut pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ku vrasësi u glorifikua gjerësisht në rrjetet sociale.

Bushati tha se vrasësit e vërtetë të gjyqtarit janë Donald Lu dhe Romana Vlahutin, pra “arkitektët” e reformës në drejtësi, që sot “kanë ikur në drejtim të paditur”.

“Kush është psikoza kolektive e sotme? Po të bëhej një sondazh i rregullt në Shqipëri dhe të pyesësh merr dot drejtësi në gjykatë? Unë kam marrë drejtësi në 4-5 çështje të miat, quhem te njerëzit e privilegjuar. Por qytetari i thjeshtë, është i bindur, edhe ai që humbet me të padrejtë, thotë pala tjetër bleu gjyqtarin. Në këtë kuptim, korraca më e mirë nuk është as të mos i shajë Rama me Berishën dhe as ti mbrojnë me polici. Korraca më e mirë është ndershmëria dhe ata ia kanë hequr vetes.

Vrasësi nuk është ai që është në burg, por kanë ikur në drejtim të paditur, kanë emër vrasësit, Romana Vlahutin dhe Donald Lu.

Gjithë psikoza kolektive bën që edhe kur ti humbet gjyqin me të drejtë, ke sensin e padrejtësisë që të është injektuar. Prandaj e pyeta gazetarin, ishte gjë themelore për procesin kjo? Por ai njeriu që ka shkrepur armën, “Avni Rustemi” i kohëve moderne, ka qenë i bindur që pala tjetër mi ka marrë gjyqtarët. Nuk ka rëndësi ka apo jo të drejtë. Bindja e secilit që i drejtohet gjykatës, është mos ka pala tjetër më shumë para? Asnjëri nuk thotë kam te drejtë dhe do të fitoj. Kjo është vrasja e vërtetë.

U shkrep arma sot apo para 5 vjetësh? Nuk janë vrarë ata se shau Rama gjyqtarin. Shiko në Francë sa po flet Sarkozy. Nuk është nga deklaratat politike. Është shkallmim i besimit të qytetarëve që në gjykatat tona nuk gjen të drejtën. Si gjyqtarët kam frikë se do e hajë edhe ndonjë nga ne gazetarët”, tha ndër të tjera Bushati.

Shqipëria përballet sonte me Serbinë, asnjë tifoz i joni nuk do jetë në stadium

0

Shqipëria përballet sot me Serbinë për kualifikueset e Botërorit 2026. Një fitore e Kombëtares do të kalonte kuqezinjtë vendin e dytë që të çon në Play Off”-et e Botërorit 2026. Sfida në orën 20:45 dhe kuqezinjtë këtë herë luajnë në tokën serbe.

Por sfida mes dy ekipeve përveç rëndësisë në aspektin sportiv, mban dhe peshën e kujtimeve të përplasjes kaotike të vitit 2014 në Beograd.

Përballja e sotme rikthen në vëmendje incidentin e mbi dhjetë viteve më parë, ku ndeshja mes dy kombëtareve u ndërpre në fund të pjesës së parë, për shkak të futjes së tifozëve serbë në fushë dhe përleshjes me lojtarët shqiptarë. Një dron me flamurin shqiptar dhe portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit ‘ndezi’ atmosferën.
Frika se incidenti mund të përsëritet egziston edhe sonte.

Për shkak të tensioneve politike dhe frikës nga incidentet, takimi nuk do të luhet në Beograd, por në Leskovac, ndërsa Federata Serbe nuk ka nxjerrë asnjë biletë në shitje. Të gjithë 6,500 spektatorët që do të jenë në tribuna janë përzgjedhur me ftesa, kryesisht nga akademitë e futbollit. Serbia gjithashtu është e detyruar ta zhvillojë ndeshjen me reduktim prej 20% të kapacitetit të stadiumit, si pjesë e një dënimi të mëparshëm.

Sipas marrëveshjes mes dy federatave, asnjë tifoz shqiptar nuk do të jetë i pranishëm në stadium, një rregull që vlen edhe për ndeshjen e kthimit në Shqipëri.

Rama po planifikon largimin nga politika?! Kryeministri i rikthehet pikturës, ja lëvizjet në Gjermani

0

Kryeministri Edi Rama mesa duket ka nisur përgatitjet se për jetën e tij pas politikës. Shpesh në intervista të ndryshme, Rama ka deklaruar se viti 2030 do të jetë i fundit për të në politikë, megjithëse kjo deklaratë është marrë jgithmonë më pikëpyetje.

Por duket se tashmë Rama synon që të merret me profesionin e tij të vjetër, artin. Ditën e djeshme galeria prestigjioze “Societe” në Berlin ka njoftuar se tashmë përfaqëson Ramën si artist, duke i hapur atij rrugën drejt ekspozitave ndërkombëtare.

ART News raporton se kjo kontratë shënon një hap të rëndësishëm drejt një rikthimi më të plotë të Ramës në botën e artit. Në fokus të bashkëpunimit me galerinë janë veprat e tij në qeramikë dhe punimet abstrakte mbi letra, shpesh të realizuara mbi dokumente të ricikluara zyrtare.

Artikulli i plotë:

Galeria Société në Berlin Tashmë Përfaqëson Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë prej më shumë se një dekade, nuk është aspak i panjohur për botën e artit. Ai ka studiuar në Akademinë e Arteve në Tiranën e tij të lindjes, ku ka qenë edhe pedagog. Në vitet ’90, ka punuar si artist në Paris, përpara se të rikthehej në Shqipëri në vitin 1998 për të shërbyer si ministër i Kulturës. Në vitin 2000 u zgjodh kryetar bashkie i Tiranës, ndërsa në vitin 2013 u bë kryeministër i vendit.

Megjithatë, njoftimi se galeria e njohur e artit bashkëkohor “Société” do të përfaqësojë Ramën si artist, ishte një surprizë për shumëkënd, madje edhe për vetë njohësit e artit tek “ARTnews”! Rama i bashkohet një grupi ndërkombëtar artistësh në përfaqësimin e “Société”, mes të cilëve Trisha Baga, Lu Yang dhe Petra Cortright.

Vitin e kaluar, galeria Marian Goodman ekspozoi punët e tij në hapësirën e saj në Paris: skulptura qeramike me ngjyra të forta që ngjasojnë me forma të nxjerra nga një shkëmb koralesh, si dhe vepra abstrakte në letër, shumë prej tyre të realizuara mbi faqe kalendarësh dhe letër-muri artistike.

Një profil i Ramës i publikuar në “Financial Times” në vitin 2016 përmendte se, gjatë një vizite të Angela Merkel-it, atëherë kancelare e Gjermanisë, gjesti i parë i Ramës ishte ta prezantonte me një grup artistësh bashkëkohorë europianë, të cilët ndodheshin në Tiranë për hapjen e Qendrës për Hapje dhe Dialog. Artikulli i “FT” është i mbushur me anekdota të këndshme që lidhen me artin: zyra e Ramës është plot me kuti lapsash me ngjyra; letër-muri shumëngjyrëshe e mbuluar me vizatimet e tij të përditshme; dhe ai e mësoi “fuqinë magjike të artit” që në fëmijëri, përmes një rotacioni të shpeshtë të pikturave në kuzhinën e gjyshes së tij.

Në galerinë “Société”, Rama do të prezantojë më shumë nga punët e tij në qeramikë dhe në letër, shpesh të realizuara gjatë takimeve apo telefonatave, mbi dokumente zyrtare të ricikluara, të cilat ai i ka krijuar përgjatë dekadës së fundit. Galeria ende nuk ka njoftuar një datë për ekspozitën e parë të Ramës.

POSTIMET E FUNDIT