Kreu Blog Faqe 99

Arti që lidh zemra e shpirtra

0

Shkruan Zef Ndreka

Një shkëmbim i rrallë, i thellë dhe i bukur mes dy shpirtnave artistë, rreth një pikture të Mjeshtrit të Madh, piktorit Pashk Përvathi, me artistën shkodrane Justina Aliaj.
Justina, me fjalën e saj të ngrohtë dhe të ndritshme, i jep zë ndjenjës dhe e kthen pikturën në poezi.
Pashku, me ngjyrën dhe formën e tij të guximshme, e shndërron telajon në tingull e frymë.
Ky dialog dëshmon se arti nuk është veç një akt krijimi, por edhe një bashkëbisedim i përhershëm, mes atij që e shfaq dhe atij që e përjeton.
Ju të dy, secili në mënyrën e vet, e keni kthyer artin në urë që lidh zemra e shpirtra.
Justina Aliaj:
“Miku jem i dashtun e sa fort i taletuem Pashk.
Ti i ‘tingellon’ me dashje ngjyrat.
Fort fort guxim.
Nji pjekuni e nalt artistike e ytja. Sepse na e ke ‘imponu’ artin se si e sheh ti, se si e don ti, se si e koncepton ti artin magjik te te pikturuemit.
Dhe ka aq shume mundim e veshtirsi me i terheq shikuesit, vizitoret ATY ku don ti. Asht nji sakrifice qe jo rralle ndodhe, se ne fillimet e veta, artistit i duhet te leshoje pak ‘pe’ nga vetja, nga ai qe asht, ne fakt, deri sa ia ‘rremben’ zemrat me bukurine e punimeve te tua. Jashtezakonisht te bukur.
Tashma, ( e ndoshta shume kohe perpara), ti nuk ke asnji rezerve a luhatje per tu shfaq ashtu si ti e koncepton e fantazon, vetvetja!
Sa bukur.
Je unik.
Urime i dashtun Pashk”.
Pashk Përvathi:
“Justina Aliaj Mikja ime e dashtun!
Fjalët e tua më prekën thellë. Të falënderoj nga zemra për vlerësimin, ngrohtësinë dhe dashninë që më dhuron përmes këtij komenti.
Unë gjithmonë kam mendue se arti nuk lind vetëm nga dora apo syri, por nga një përpjekje e gjatë për me ia dhanë shpirtin ngjyrës, me ia dhanë frymën telajos. Nese kjo arrin me i prek shikuesit, me i ba me u ndal pak e me ndie diçka përtej pamjes, atëherë unë ndihem i plotësuem.
Justina e dashtun!
Mirënjohje të pafund për fjalët, përzemërsinë dhe respektin tand. Ju jeni një dëshmi e bukur se arti nuk merr vlerë vetëm nga dora që e krijon, por edhe nga zemrat që e pranojnë”.

Opozita shqiptare mbështet artistin dhe arkitektin Florian Binaj si kandidaturë e pavarur për Bashkinë e Tiranës!

0

Kreu i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Partia Demokratike do të mbështesë kandidatin Florian Binaj për Tiranën.

“Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës, dhe mbarë Shqipërisë, se midis kandidaturave shumë të mira që kanë ardhur direkt nga drejtues dhe personalitete të PD, tashmë të bëra publike, për të cilat unë kam vlerësimin më të madh, kandidaturave realisht të personaliteteve të pavarura nga fusha të ndryshme, nga Shqipëria dhe nga diaspora, PD duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjen me të keqen e këtij vendi, që është Edi Rama, informon se grupi i mandatuar nga PD do u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë, komunikatorin e talentuar, e lindur, zotin Florjan Binaj”, deklaroi Berisha.

I pyetur sa i pavarur është Binaj tani që punon te Syri Televizion, Berisha u përgjigj:”Aq i pavarur sa ishte te ABC News, se e hoqi Rama…”.

Aktori i humorit Florjan Binaj ditën e djeshme ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Në një deklaratë publike të shpërndarë në rrjetet sociale, Binaj tha se vendimi i tij vjen si një thirrje për ndryshim dhe për t’i rikthyer qytetarëve besimin tek institucionet lokale.

Binaj i fton qytetarët, intelektualët, të majtë e të djathtë, si dhe partitë politike që sipas tij “duan realisht ndryshimin”, të mbështesin nismën e tij.Binaj hyn në këtë garë duke pasur përballë kandidaten e Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu si dhe Arlind Qorin nga Lëvizja Bashkë.

“Të dashur mikesha dhe miq, qytetarë të ndershëm punëshumë e fjalëpakë të kryeqytetit të Shqipërisë. Si një artist i përfshirë në çështje publike me interes Kombëtar prej 22 vitesh, si një kryefamiljar, i rritur në një kryeqytet i cili ka shkatërruar shumëçka në emër të zhvillimit dhe që shumë pak gjëra kanë mbetur ende pa u bërë ish, nisur nga nevoja e menjëhershme për të pasur në drejtim të kryeqytetit një figurë e cila nuk është gjymtyrë e asnjë partie pasi e kemi parë në 34 vite që kjo mënyrë jo e drejtpërdrejtë nuk ka qënë frytëdhënëse në përmirësimin e cilësisë së jetës tonë. Na duhet një drejtues qytetar i zgjedhur nga qytetarët për qytetarët sepse asnjë nga ne nuk mund të presë më edhe 34 vite të tjera.

Prandaj kam vendosur, të shpall kandidaturën time për Kryetar Bashkie të Tiranës duke dhënë gjithë veten time për të përfaqsuar sa më denjësisht çdo qytetare dhe qytetar, me apo pa parti, elektoratin gri por pa i ndarë njerëzit në krahë, por si të barabartë, sepse asnjë qytet dhe aq më tepër kryeqyteti, nuk mund ti shërbejë vetëm palës politike që e drejton. Unë besoj se kontributi im do i shërbejë edhe pse gjysëm mandati, shpresës dhe bashkimit, përmirësimit të jetës të të gjithë kryeqytetasve.

Uroj dhe shpresoj që të gjitha partitë politike qe duan vërtet ndryshimin pavarësisht ngjyrave të bashkohen me këtë nismë dhe të kenë besim tek qytetarët ashtu siç qytetarët kanë pasur besim tek ta.Qëllimi im është, që së bashku, ta nxjerrim bashkinë nga gjëndja në të cilën ndodhet për shkak të politikës dhe t’jua rikthejmë atë qytetarëve si një shtëpi për të gjithë ne. Të rikthejmë besimin tek institucioni i bashkisë në shërbim të komunitetit!

Ftoj të gjithë qytetarët, intelektualët të majtë dhe të djathtë të na bashkohen.

Faleminderit.”, tha Binaj.

Konservatorët nuk janë në koalicion me Partinë Demokratike

0

Republika e Shqiperisë.
“Partia Kombëtare Konservatore Albania”
Akademia Konservatore Kombëtare.
Njoftim Zyrtar.
Partia Demokratike e Shqipërisë ka vendosur në mënyrë unanime në kryesinë e saj të mos konsultohet me Partinë Konservatore Kombëtare Albania sepse sipas tyre:

Ne jemi subjekt joparlametar?!
Ne Konservatorët nuk i njohëm të parët zgjedhjet 11 Maj 2025
PD nuk i njeh zgkedhket por njeh KRSH pra do të nxjerrë kandidat PD me konsultime vetem me Parti që vete PD i konsideron Parlamentare të listës PD
Për pasojë të moskonsiderimit politik opozitar.
“PKKA”
Nuk është në koalicion me Partinë Demokratike.
Konservatorët do mbështesin këto personalitete akademike, qytetare dhe politike zgjedhje 9 Tetor.
1 – Prof. Dr. Kolonel Elmas LECI
2 – Prof. Dr. Met SPAHIU
3 – Agron HAXHIMALI
4 – Kujtim GJUZI
Vo.
Nesër e Martë 7 Tetor “#PKKA” do rregjistrohet për të konkuruar e vetme ose me parti joparlamentare opozitare në zgjedhjet e pjesëshme 09/11/25 për 6 Bashki.
“PKKA”

Përgatiti.
Sekretar, këshilltar i zgjedhur Bashkia Kurbin zoti Sefedin Likaj në departametin e Pushtetit vendor.
Tiranë – Shqipëri.
06/10/2025

Dorëhiqet kryeministri i Francës, 24 orë pas formimit të qeverisë

0

I pritur këtë mëngjes në Pallatin Élysée, Sébastien Lecornu i paraqiti dorëheqjen e tij Emmanuel Macron, i cili e pranoi atë.

Sébastien Lecornu bëhet kryeministri me mandatin më të shkurtër në histori.

Sebastien Le Corneille , i cili u emërua më 9 shtator është kritikuar ashpër nga kundërshtarët e tij dhe nga e djathta pasi njoftoi një pjesë të qeverisë së tij të dielën në mbrëmje. Ai duhej të mbante deklaratën e tij politike në Asamblenë Kombëtare të martën.

Në një intervistë me BFM-TV menjëherë pas njoftimit të dorëheqjes së Sébastien Lecorni, presidenti i Koalicionit Kombëtar, Jordan Bardella, vlerësoi se “kryeministri i përkohshëm nuk kishte hapësirë ​​për manovrim”.

“Me siguri Emmanuel Macron ishte ai që mblodhi qeverinë”, vlerësoi ai, duke siguruar se “ai nuk kuptonte asgjë për situatën në të cilën ndodhemi”

4 emrat zyrtarë që konkurojnë për kreun e SPAK

0

Shkruan Elton Qyno

Tre ditë nga mbarimi i afatit zyrtar të dorëzimit të dosjeve të kandidatëve për kreun e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, janë mësuar 4 emrat e parë dhe me sa duket të fundit, që do ballafaqojnë CV-të e tyre në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

I pari që ka dorëzuar platformën në KLP dhe tashmë është zyrtare rezuton të jetë prokurori dhe njëherësh shefi i seksionit kundër korrupsionit dhe “Shpërdorimit të detyrës” në SPAK, Klodian Braho.

Ky i fundit ka dorëzuar dokumentat qysh prej ditës së Premte. Ndërsa pritet që sot dhe në dy ditët në vijim të dorëzojnë kandidaturat tre prokurorët e tjerë të SPAK, si Adnand Xholi, i cili aktualisht mban postin e zv/drejtuesit të prokurorisë.

Në vijim të shpalljes së kandidaturës përmes dorëzimit të platformës janë dhe dy prokurorët e tjerë, Elvin Gokaj që shërben pranë seksionit kundër korrupsionit dhe Doloreza Musabelliuqë është pjesë e seksionit kundër krimit të organizuar në SPAK.

Aktualisht këta të 4 prokurorët janë kandidatët potencialë, ndërkohë nuk dihet nëse deri në datën 8 Tetor 2025, lista do pasurohet me emra të tjerë kandidatësh.

Për herë të parë në këto zgjedhje për të marrë postin e kreut të SPAK, po garon një prokurore femër, pasi në dy garat e mëparshme kanë dominuar vetëm meshkujt.

Kush është Doloreza Musabelliu?

Për të gjithë ata që nuk e njohin sot Doloreza Musabelliu, ajo mban një peshë të kunsiderueshme të çështjeve penale që janë të natyrës së Krimit të Organizuar në SPAK.

Dhjetëra procedime penale, e mbi të gjitha të parën “Organizatë Kriminale” që SPAK e hetoi dhe çoi në gjyq, siç është dosja e klanit “Çopja” në Elbasan, e ka hetuar pikërisht Doloreza Musabelliu.

Për të vijuar me dosjen penale dhe mjaft voluminoze të “Plumbit të Artë”, ku përveç hetimit tashmë kjo prokurore po përballon thuajse e vetme dhe fazën e komplikuar të gjykimit të mbi 13 të pandehurve, mes të cilëve Nuredin Dumani, Erjon Alibej, Skerdi Tasi, e shumë të tjerë.

Doloreza Musabelliu, 44 vjeç, është nga Poliçani i Skraparit. Është një nga Magjistratet e diplomuara shkëlqyeshëm dhe për shkak të rezultateve të larta u emërua menjëherë prokurore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Sapo mori detyrën e prokurores, mes viteve 2006 deri në 2007, Doloreza Musabelliu, ka drejtuar një nga operacionet më të bujshme të kohës së Krimeve të Rënda, duke arrestuar në atë periudhë anëtarë të grupit të Emiljano Shullazit, Artan Shabanin, Selfo Drizën, Ermal Gogun, Erges Ymerin, Ervin Ferhatin dhe vetë Shullazin.

Emra këta që deri në atë kohë konsideroheshin të paprekshëm, por që falë hetimeve u dënuam me masa dënimi më shumë se 7 vjet burgim për akuzë e trafikut të heroinës dhe mbajtje pa lejë të armëve.

Prokurorja ka hetuar për korrupsion ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha, italianin Guido Guidi, piloti që ngeci në Ishëm, ndërsa pati në dorë dosjen “Toyota Yaris” me miliona euro të konfiskuara dhe kaluara buxhetit të shtetit.

Së fundmi Musabelliu është prokurorja që sipas dëshmisë së Artan Tafanit është ndjekur nga grupi i Laert Haxhiut për tu eleminuar, pasi shkak ka qenë hetimi i saj për masakrën e Lushnjes ndaj Orges Bilbilit dhe Laert Haxhisë.

Ky është rasti i parë në 6 vite të ekzistencës së SPAK që një grup Kriminal, angazhohet për të eleminuar një prokurore. Rasti i cili më pas, solli ndryshimin e rregjimit të sigurisë, ku SPAK dhe prokurorët veç efektivëve të repartit policor “RESI” u rrethuan nga efektivët e Gardës së Republikës.

Kush është Klodian Braho?

Ndërkohë kandidati tjetër me origjinë nga Skrapari është Klodian Braho, i cili pas ardhjes së Altin Dumanit në krye të SPAK, u emërua shef i seksionit kundër korrupsionit në këtë prokurori.

Thuhet se Braho, është i parapëlqyeri i Altin Dumanit dhe besohet në indicie të ndryshme se ky i fundit po lobon (Ndikon) në zyra të ndryshme për të emëruar Klodian Brahon në krye të SPAK.

Braho, karrierën e nisi në prokurorinë e Beratit, më pas në Vlorë dhe mandej me vendim të kryeprokurorit të asaj kohe, Adriatik Llalla, Braho u transferua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke qëndruar e punuar pranë seksionit kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit.

Mirëpo “nderin” që ja bëri Llalla duke e transferuar nga Vlora në Tiranë, Braho, në SPAK ja shpërbleu me një përndjekje disa vjeçare, me një dënim të formës së prerë me dy vite burgim dhe sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë.

Për shkak të kësaj përndjekje, ish-kryeprokurori Llalla mori rrugët e emigrimit në Itali, duke fituar tashmë dhe statusin e azilantit politik. Ndërsa Klodi, ka dërguar një letërporosi në Itali me qëllim ekstradimin e Llallës në Shqipëri.

Klodian Braho, është një nga prokurorët që së bashku me mikun e tij të vjetër, Aurel Zarka, kanë hetuar dhe gjykuar kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, dosje e cila çoi në rrëzimin nga “froni” i Gjikës.

Por dy miqtë e vjetër që dikur në prokurorinë e Vlorës konsideroheshin, si dy “yjet” në ngritje, sot po jetojnë dy botë të ndryshme nga njëri-tjetri.

Kjo pasi në 24 Korrik 2024, njëri nga miqtë Klodian Braho, firmosi për arrestimin e mikut tjetër, Aurel Zarka, teksa ky i fundit ishte në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës.

Dy shokët që dikur ndanin bashkë bankën e akuzës, dosjet i bënin bashkë, pretencën e bënin bashkë, kafet i ndanin bashkë, pushimet i bënin bashkë, prej korrikut 2024 u ndanë në dy botë të ndryshme.

Ku aktualisht, njëri Aurel Zarka ndodhet i izoluar në paraburgimin e Durrësit, ndërsa tjetri Klodian Braho, ka hedhur kandidaturën dhe shpreson fort për të qënë kreu i ardhshëm i prokurorisë së posaçme SPAK.

Ka shumë gjasa që mes sukseseve në CV-në e tij paraqitur anëtarëve të KLP-së, Klodian Braho, të ketë radhitur dhe këtë dosje penale si sukses ndaj goditjes së korrupsionit në Drejtësi.

Ndërkohë në një çështje tjetër prokurori Klodian Braho, pas një periudhe hetimore mundi të rrëzojë mitin e Drejtorave të Bashkisë së Tiranës, duke shkërmoqur imazhin e një institucioni të sukseshëm që kishte arritur të ndërtonte propaganda e Erion Veliaj.

Braho, depërtoi me sukses në aferën korruptive të njohur ndryshe si skema “5D” që tregonte veprimet abuzive me fondet publike që kryenin drejtorat e bashkisë Tiranë.

Njëherësh Braho, urdhëroi arrestimin e disa zyrtarëve dhe personave të tjerë biznesmenë që kryen procedurat e ndërtimin të inceneratorit të Elbasanit.

Pas këtyre veprimeve ai u përball me një fushatë të egër mediatike, e cila u vanit me kalimin e kohës.

Kush është Elvin Gokaj?

Kandidati tjetër që synon të marë postin e drejtimit të SPAK është prokurori Elvin Gokaj. Ky kandidat ndryshe nga të tjerët, në thuajse gjithë karrierën e tij, ka shërbyer për vite me rradhë si drejtues të prokurorive në rrethet Fier, Elbasan, Kurbin, Prokurori Apeli Shkodër dhe Prokurori Apeli Durrës.

Pesë prokurori të drejtuara në vite të ndryshme dhe periudha tepër të vështira. Plus ka shërbyer dhe si zv/drejtues në prokurorinë e Sarandës. Një CV-i mjaft e përsosur për të treguar një eksperiencë lidershipi.

Në korrik të vitit 2019, Komisioni i Vetingut (shkalla e parë), pezulloi një vit nga detyra prokurorin Elvin Gokaj, me kushtin e ndjekjes së trajnimit të detyrueshëm pranë Shkollës së Magjistraturës.

Ky ishte vendimi i parë në zbatim të nenit Ë të Kushtetutës që parashikon masë disiplinore për kriterin e aftësive profesionale. Ndërkaq, Komisioneri Publik i kërkoi KPA shkarkimin e Gokajt nga detyra për një balancë negative prej 6 mijë eurosh.

Në nëntor të vitit 2020, Kolegji i Posaçëm i Apelit vendosi të rikthejë në detyrë prokurorin Elvin Gokajn, duke rrëzuar si Komisionerin Publik, ashtu edhe Komisionin e “Vetingut”.

Sipas KPA-së, Elvin Gokaj ishte i aftë profesionalisht, jo i korruptueshëm, pasuria e tij ishtë në përputhje me ligjin, ndërsa pastërtia e figurës së prokurorit nuk u vu asnjëherë në dyshim.

Në dhjetor të vitit 2021, Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi Elvin Gokajn prokuror në SPAK. Që prej asaj dite e deri më sot Gokaj në dosjet e tij, nuk ka të rregjistruar asnjë fajësi.

Aktualisht ka në gjykim dosjen e kryebashkiakut të Tropojës Rexhë Byberi dhe dosjen e ish-zv/kryeministrit të Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

Elvin Gokaj e ka nisur karrierën si prokuror në Burrel, ku ka hetuar dhe kopsitur disa dosje të rënda dhe të rëndësishme të viteve 1997-1998, periudhë kjo kur Burreli, ziente nga seritë e vrasjeve për shkak të hasmërisë mes dy bandave farefisnore “Dedja” dhe “Kola”.

Në atë periudhë të përgjakshme, prokurorit Gokaj dhe gjithë prokurorëve që ushtronin detyrën në Burrel, i duhej të qëndronin në zyrë me automatikë kallashnikovi, pasi bandat në Burrel kishin marrë edhe komisariatin.

Edhe pse situata ka qënë në kufijtë e dramatikes për të bërë detyrën shtetërore, sot shumë dosje hetimore dhe dënimi i anëtarëve të këtyre bandave, mbajnë firmën e Elvin Gokajt dhe dy prokurorëve të tjerë që vepronin në atë periudhë në Burrel.

Kush është Adnan Xholi?

Statura tjetër e kandidatit të katërt për të qënë kreu i SPAK, është pikërisht ajo e Adnand Xholit, aktualisht mban postin e zv/drejtuesit të SPAK dhe shef i seksionit të krimit të organizuar.

Xholi, konsiderohet si një nga prokurorët që ka konsensusin e brendshëm të shumicës së prokurorëve të SPAK, për të qënë në krye të institucionit.

Kjo është gara e dytë që ai zhvillon në KLP për të marë postin e drejtuesit të SPAK, pasi në garën e parë ai rezultoi humbës përballë kandidaturës së Altin Dumanit që u mbështet fuqimisht nga qeveria dhe ambasadat e huaja.

Adnand Xholi, ka një CV të pasur në rol drejtuesi dhe organizativi të një institucioni, pasi ka drejtuar prokurorinë e Gjirokastrës, prokurorinë e Lezhës, Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Drejtorinë e Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ndërkohë mjaft dosje të rëndësishme tek Krimet e Rënda dhe në SPAK janë hetuar dhe gjykuar prej tij, si dosjet e vjetra që sollën identifikimin e vrasjes së policëve të shtetit në ngjarjet e rënda të “Qafë-Gjashtës”, Bandën e Cërrikut, vrasjen e Ibrahim Bashës në Lazarat, hetimin e Arben Tollisë së famshëm, hetimin e rastit të goditjes me plumba të prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja dhe shumë çështje të tjera deri tek e fundit e vëllezërve Ndreaj nga Burreli.

Dy dosje penale në SPAK që janë të vetmet e realizuara me metoda proaktive, dhe që flasin për trafik droge dhe ngritjen e laboratorëve të kokainës në Shqipëri, janë hetuar nga prokurori Adnand Xholi.

Konservatorët janë kundër kandidaturave të Fondacionit Soros për të drejtuar Bashkinë Tiranë

0

Republika e Shqipërisë.
Partia Kombëtare Konservatore Albania.
Deklaratë Publike.
Ne konservatorët ndalim si për…
Kandidatë të Fondacionit Aleks George Soro Davos që duan dhe po ushtrojnë presion mbi opozitën për të rimarrë sërish bashkinë Tirana 2025 – 2031
1 – Ermal Hasimja, Edlira Çepani ( Bogdani ) Florian Haçkaj, Florian Binaj, Arlind Qorri e plot Sorra e Zorra të tjera që për fat të keq janë jo vetëm në Partinë Demokratike.
2 – Partia Kombëtare Konservatore Albania ju deklaron publikisht se ;
– Do vendosë të dalë në zgjedhje e vetme, me kandidatin e saj nëse ;
PD vendos kandidat apo kandidate me suport të Fondacionit Aleks George SORO DAVOS
Fondacioni i shoqërisë së Shqyer Globale AGSD është konsideruar nga presidenti 47 amerikan Donald J Trump si organizatë Majtiste Kriminale.
Vo.
Mos harro diplomacinë e forcës 5G
Erjon Veliaj u arrestua nën presidencën amerikane konservatore jo në atë Demokrate.
Kryesia “PKKA”
Tirana – Albania.

“Ahengu Shkodran” rikthehet në pedonalen e Shkodrës, dimensioni psikologjik dhe roli i Maestro Ilir Zoga!

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Qendra Kulturore “Pjetër Gaci” dhe Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me ‘COD’ – Center for Openness and Dialogue, sollën në pedonalen e Shkodrës një mbrëmje të veçantë kushtuar traditës muzikore shkodrane. Më 29 shtator, në pedonalen e qytetit (Jubant), u përcoll atmosfera e ngrohtë e ahengut shkodran, një trashëgimi muzikore që brez pas brezi ka shoqëruar gëzimet dhe festat e qytetit të Shkodrës. Ahengu shkodran është një aktivitet që ruan e promovon identitetin kulturor të Shkodrës, duke e bërë atë pjesë të gjallë të jetës së sotme. Ahengu i Shkodrës është një nga format më të pasura të muzikës qytetare shqiptare, i lidhur ngushtë me traditën, jetën shoqërore dhe identitetin kulturor të Shkodrës. Ai është një kombinim i muzikës, këngës, instrumenteve tradicionale (mandolina, primi, saze, violinë, klarinetë, fizarmonikë, dajre), si dhe një mënyre të të kënduarit me shumë emocion dhe mjeshtëri.

Natyrë psikologjike dhe semiotike muzikore e Ahengut të Shkodrës

Dimensioni psikologjik i ahengut. Ahengu i Shkodrës nuk është vetëm muzikë, por një përjetim emocional kolektiv. Këngët shpesh shprehin nostalgji, mall, dashuri, humor, dhimbje. Ato krijojnë një katarsis psikologjik tek dëgjuesi dhe interpretuesi. Ahengu lidhet fort me identitetin qytetar shkodran, duke u bërë një “pasqyrë emocionale” e komunitetit. Në një tryezë ahengu, kënga nuk këndohet thjesht për të argëtuar, por për të ndarë ndjesi mes njerëzve. Çdo këngë është një gjendje shpirtërore që udhëton nga interpretuesi tek dëgjuesi. Ahengu krijon një ndjenjë çlirimi dhe bashkimi. Në kontekste historike të vështira, ai ka shërbyer si formë rezistence kulturore dhe shpirtërore. Nga këndvështrimi semiotik, ahengu është një sistem shenjash ku çdo element mbart kuptim. Fjalët janë shenja që mbartin mesazhe emocionale e shoqërore. Një varg humoristik mund të kritikojë realitetin, ndërsa një varg lirik sjell një mesazh dashurie universale Intonacioni i lartë apo i ulët, ornamentika e zërit dhe improvizimet janë shenja që komunikojnë emocione të koduara, gëzim, trishtim, ironi. Instrumentet si fizarmonika, violina, kitarra, klarineta, dajre, mandolin, primi, saze nuk janë thjesht instrumentet muzikor, por shenja të një identiteti të përbashkët kulturor. Tingulli i tyre bëhet simbol i Shkodrës. Ahengu i kënduar në dasma, gosti apo mbrëmje private merr kuptim ndryshe nga ai në skenë. Pra, situata është shenjë vetë, që i jep kuptim interpretimit.

Kur të gjithë këndojnë refrenin bashkë, kjo është një shenjë e fuqishme e bashkësisë dhe solidaritetit. Psikologjia dhe semiotika në aheng nuk qëndrojnë të ndara: Një shenjë muzikore (p.sh. një intonacion i lartë i violinës) shkakton një gjendje emocionale (trishtim ose mall). Një tekst humoristik (shenja verbale) gjeneron një efekt psikologjik kolektiv, të qeshura, relaksim, afrim mes pjesëmarrësve. Vetë struktura e ahengut (improvizim, ndërveprim mes këngëtarit dhe publikut) është një mekanizëm semiotik që nxit përjetime psikologjike të forta.

Një rëndësi të veçantë për ruajtjen, promovimin, përpunimin e ahengut të Shkodrës, ka sot edhe drejtuesi i orkestrës së Teatrit ‘Migjeni’, maestro Ilir Zoga, krahas drejtuesve organizativ, artistik, instrumentistëve dhe këngëtarëve të brezit të vjetër dhe të rinj. Duhet përmendur edhe kontributi i grupit ‘Karajfilat që ka Shkodra’ dhe së fundi edhe fëmijët e qendrës kulturore ‘Kujtim Alija’. Në këtë opinion po botoj edhe një intervistë të Maestro Ilir Zoga:

-Cilat janë lidhjet tuaja me Ahengun shkodran?

-Kam marrë pjesë në gëzime familjare, dasma që në moshën 13 vjeç.

-Në cilin vit keni filluar ta drejtoni këtë aktivitet për ahengun e Shkodrës?

-Në vitin 2012, që 13 vjet përpara.

-Cfarë ishte qëllimi i ‘Ahengut 2025’?

-Promovimi kryesisht i këngëve që janë pak të harruara, që nuk janë në ‘tregun e përditshëm në skenë, media dhe risjellja e këtyre këngëve për publikun shkodran.

-Cilat ishin risitë, këngët e reja të këtij aktiviteti?

Risia ishte se në këtë aktivitet morën pjesë fëmijët e qendrës kulturore ‘Kujtim Alija’ dhe pjesmarrja e disa këngëtarëve të rinj të talentuar.

-A i këndojnë këngëtarët e rinj shkodran, me dëshirë këngët e ahengut?

-Këngëtarët e rinj shkodranë i këndojnë këngët e ahengut shkodran, me shumë qejf, dëshirë e pasion në skenë dhe gëzime familjare.

-Si mendoni, si do të jetë e ardhmja e kësaj pasurie lokale e kombëtare, ahengut shkodran?

Nëse me kujdes do të fusim risitë, këngët që janë kënduar dhe ato që nuk janë promovuar për publikun risitë, do të ketë jetëgjatësi.

-A mendoni se ahengu shkodran, duhet të jetë pjesë e trashigimisë botërore, UNESKOS?

Për mendim tim është një proçes i vonuar. Ahengu duhet të jetë pjesë e UNESKOS, për shumë arësye, mesazhit artistik që transmeton, traditës muzikore, larmisë që sjell për publikun, melodisë, ritmikës dhe ndikimit që ka tek publiku. Shumë turistë nga vende të ndryshme të botës, edhe specialistë të muzikës, por edhe shumë shqiptarë që jetojnë në Europë dhe SH.B.A. prej vitesh, e dëgjojnë, këndojnë ahengun shkodran me shumë dashuri dhe pasion.

Sa për informacion për lexuesin pretendohet se ‘ahengu shkodran’, ka mbi 2000 këngë që duhet të studjohen, këndohen dhe ruhen me forma digitale.

“Ahengu Shkodran” si pjesë e shumë e rëndësishme e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare mbetet gjithmonë gjallë, sepse ka bartësit e tij, ka vetë popullin e Shkodrës që e do dhe e trashëgon, jo vetëm nëpërmjet aktiviteteve të tilla, por edhe në jetën e tij të përditshme, në dasma e gëzime. Ahengu i Shkodrës është një univers shenjash dhe emocionesh. Në aspektin psikologjik, ai është një mjet i fuqishëm i përjetimit dhe çlirimit emocional, një hapësirë ku ndjenjat personale shndërrohen në përjetim kolektiv. Në aspektin semiotik, ai është një gjuhë e dytë, një sistem i ndërlikuar shenjash muzikore, poetike dhe rituale që bartin kuptime kulturore e shoqërore. Kjo e bën ahengun jo vetëm një zhanër muzikor, por një kod kulturor të qytetit të Shkodrës dhe të gjithë shqiptarëve.

Po botoj disa ide për prezantimin dhe ruajtjen e tij në shekullin e XXI-të:

1. Dokumentimi dhe arkivimi

Regjistrimi audio-vizual i ahengut në forma autentike, me këngëtarë e instrumentistë të brezit të vjetër. Botimi i antologjive me tekste dhe partitura.

2. Përcjellja te brezat e rinj

Krijimi i kurseve ose klubeve muzikore për të rinjtë që duan të mësojnë ahengun. Integrimi në shkollat artistike të Shkodrës, në Universitetin ‘Luigj Gurakuqi’ në degën e Albanologjisë si pjesë e kurrikulës së muzikës tradicionale.

3. Prezantimi në platforma moderne

Publikimi i këngëve të ahengut në YouTube, Spotify, e rrjete sociale, që brezi i ri të lidhet më lehtë me këtë muzikë. Përzierja e ahengut me elementë modernë të muzikës (jazz, world music) pa humbur thelbin.

4. Festivale dhe koncerte

Organizimi i festivaleve periodike të ahengut në Shkodër dhe qytete të tjera. Përfshirja në festivalet ndërkombëtare të muzikës tradicionale për ta bërë të njohur jashtë Shqipërisë.

5. Mbrojtja si trashëgimi kulturore

Mund të kërkohet njohja e Ahengut të Shkodrës si pjesë e trashëgimisë shpirtërore nga UNESCO, siç është bërë me iso-polifoninë, xhubletën dhe vallen e Tropojës.

Ruajtja e ahengut në shekullin XXI-të nuk nënkupton izolim, por adaptim kreativ dhe dokumentim të kujdesshëm, duke e mbajtur gjallë si një pasuri identitare të Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë.
Ti dërgove

Ilirian Celibashi në festë, 3 milion euro për zgjedhjet në 6 bashki

0

Në Shqipëri, edhe zgjedhjet e pjesshme janë arsye për “festë” nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Ai doli sot para mediave me një buzëqeshje burokratike për të njoftuar se votimet e 9 nëntorit në vetëm 6 bashki do të kushtojnë 306 milionë lekë ,rreth 3 milionë euro.
Një shifër që duket më e përshtatshme për organizimin e një kampionati europian, sesa për disa kuti votimi në Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik.
Ironia e madhe
Celibashi foli për 1428 qendra votimi, 992 mijë zgjedhës dhe identifikim elektronik si justifikim për koston, por harron të thotë se një pjesë e mirë e këtyre milionave shkojnë në tenderat e KQZ-së, të akuzuar shpesh për favorizime klienteliste.
Kujtojmë rastin e Renis Tershanës, aksioner i Kredins Bank, që përmes kompanive të lidhura ka përfituar kontrata të majme nga KQZ-ja nën drejtimin e Celibashit.
Pra, zgjedhjet kushtojnë shtrenjtë jo vetëm sepse “janë proces delikat”, por sepse për çdo kuti votimi duhet të mbushen më parë xhepat e miqve të pushtetit.

Fatos Lubonja një kandidaturë e mirë për Bashkinë e Tiranës

0

Shkruan Alfred Lela

Gara për bashkinë e Tiranës nuk është, në fakt, për qeverisjen e qytetit, dhe as një sfidë për të treguar se, kush ka alernativën më të mirë në këtë degë të pushtetit lokal në Shqipëri, më të madhen në vend.

Është një garë për të demontuar Edi Ramën, sepse është një sfidë kundër tij, kundër mbipushtetit, diktaturës autokratike, epshit prej kafshe politike për të kontrolluar çdo kënd të çdo pushteti në vend.

Kush e sheh këtë si një garë të pastrimit, trafikut, karrikeve në trotuare, e pesë me hiçeve të tjerë, nuk bën gjë tjetër veçse e lejon Edi Ramën që ta shtrijë më tej edhe putrën edhe filozofinë e tij mbi kryeqytetin dhe Shqipërinë.

Është, pra, një betejë e filozofisë politike dhe urbane, e polity më shumë se policy, e political design më shumë se urban design.

Pasë thënë këtë, pa dashur me fyer askënd, nuk është betejë për asnjë prej emrave të paraqitur deri më tash.

Sepse, të gjithë kandidatët që kanë shprehur dëshirë, vetësakrificë apo dhe ata që janë tërhequr, nuk do të ndesheshin me Ogerta Manastirliun, por me Edi Ramën.

Në këtë kuptim, Partisë Demokratike i duhet të kthehet aty ku ka qenë njëherë. Në vitin 2003, kur përballë Ramës vetë, kandidoi Spartak Ngjelën, asokohe një nga njerëzit pranë Berishës, por jo një ‘besnik’, dhe një prej elokuentëve të opozitës. Jo tek Avokati, të kuptohemi, por te një i ngjashëm në profil publik, që e lufton Ramën nëpërmjet Edi Ramës, nga skutat e tij të ndërgjegjes e nënndërgjegjes, të së shkuarës dhe të së tashmes.

Këtë profil, më mirë se askush, e plotëson Fatos Lubonja.

Lubonja është, sigurisht, më shumë se kaq. Në një Shoqëri të Rrafshët, të cilën Edi Rama ka luftuar shumë për të montuar në Shqipëri, ai është një prej shumë pak relieveve të mbetura.

Ai ka burgun, rezistencën dhe mbijetesën kundër diktaturës në kurrikulën e jetës, ka betejën e ‘97 ës kundër Sali Berishës dhe të djathtës, dhe ka thuajse 2 dekada që lufton arketipin autoritarist të Edi Ramës, dikur mik i tij.

Në këtë kuptim, ai është një kandidat i rezistencës transversale dhe i qytetit horizontal, dhe Partia Demokratike, nëse don të jetë e ndershme me veten, nuk ka të ngjashëm në gjirin e vet.

Kandidatura e Lubonjës nuk është një përballja me Manastirliun, por kundër-kandidatura e Ramës. Lubonja e mund Ramën, sepse ai mund t’i bëjë publikut me dije, me anë të thellësisë dhe vërtetësisë së kontrastit, se kush është në të vërtetë Edi Rama.

Të tjerët do të përpihen nga vakuumi i poshtërsisë së ngritur nga vetë Rama dhe makina e tij propagandistike ‘ne nuk jemi më të mirët, por nuk ka më të mirë se ne’, apo ‘jemi të gjithë njëlloj, por të paktën unë jam argëtues’.

Partia Demokratike, me Lubonjën, del nga radhët e veta, por futet në qytet. I kam të qarta qindra buzët e rrudhura në pakënaqësi nga demokratët, por konteksti politik është i tillë, saqë paradigma nuk mund të jetë tjetër veçse ‘nëse nuk fiton dot PD, gjëja e dytë më e mirë është që dikush të mundë Edi Ramën’.

Sa i takon komunikimit publik, që është edhe shqetësimi i të nënshkruarit, Lubonja nuk ka nevojë të paketohet, të brandohet, të komunikohet. Ai është një zë publik i besuar, që tingëllon edhe për të majtët, edhe për gritë, edhe për demokratët, me të cilët prej një dekade ai ndan betejën anti-Ramë.

Në kushtet fatale të kohës së shkurtër për këtë përballje, kjo vlen sa nuk thuhet.

Lubonja është kandidati i duhur, edhe se gjendja e qeverisë dhe PS në Tiranë, pas burgosjes së Veliajt, pas 5D, pas inceneratorëve, është pikërisht ajo që ai ka përshkruar për vite me radhë. Teoria e tij e vjetër ‘e 2 bandave’, ku kishte parasysh dy partitë e mëdha, ka rënë, sepse tashmë ka vetëm 1 Bandë. Si qytetar dhe intelektual, është detyra dhe nderi i tij, që të angazhohet kundër Unibandës në pushtet.

Edhe nëse nuk e fiton bashkinë, kontrasti që ai do të sigurojë do të jetë portreti më i saktë i Edi Ramës dhe një telegram për fundin e pushtetit të tij.

Nuk kërkohet, pra, një ogert apo ogertë për Ogertën e Ramës, por një anti-Ramë, dikush që e bën duelin të duket i barabartë dhe i fitueshëm.

Opozitës, në Tiranë, i duhet një duel, jo një lojë luftash në grup.

POSTIMET E FUNDIT