Kreu Aktualitet Paratë vuuuu këtej/ 50 milionë euro për votimin elektronik, PS kërkon marrëveshje...

Paratë vuuuu këtej/ 50 milionë euro për votimin elektronik, PS kërkon marrëveshje me demokratët

0
24

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ditën e sotme në Kuvend ka deklaraur qeveria është e gatshme të financojë me mbi 50 milionë euro zbatimin e votimit elektronik në të gjithë vendin, nëse arrihet konsensus politik me opozitën.

“Qeveria ka shprehur gatishmërinë për të financuar me një vlerë mbi 50 milionë euro që votimi në Shqipëri të realizohet në mënyrë elektronike. Nëse ka vullnet, ne mund ta realizojmë për zgjedhjet e përgjithshme”, deklaroi ai.

Gjatë shqyrtimit të raportit të veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2025, Gjiknuri u shpreh se votimi elektronik mund të realizohet që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nëse ekziston vullneti i nevojshëm politik.

Ai bëri të ditur gjithashtu se Komisioni i Reformës Zgjedhore pritet të kërkojë shtyrjen e afatit të punës, për shkak të vështirësive në komunikimin politik mes palëve. Sipas Gjiknurit, komisioni ka bërë përparim në aspektin teknik, por mbeten ende çështje për t’u adresuar, mes tyre financimi i partive politike dhe disa dispozita të Kodit Zgjedhor.

Deputeti theksoi se zgjatja e afatit do t’u japë palëve më shumë kohë për të arritur një marrëveshje mbi ndryshimet e nevojshme në legjislacionin zgjedhor.

“Komisioni i Reformës Zgjedhore besoj se në seancën tjetër do të kërkojë shtyrjen e afatit. Ka kryer një punë relativisht të mirë, por ka pasur vështirësi në komunikimin politik. Ta shtyjmë edhe për disa muaj që të adresojmë çështjet e mbetura, si ligji për financimin e partive dhe përbërja e komisionit zgjedhor”, u shpreh Gjiknuri.

Sipas Gjiknurit, ekzekutivi ka shprehur prej kohësh gatishmërinë për të mbështetur financiarisht këtë proces.
Ai reagoi edhe ndaj debatit për përdorimin e teknologjisë në procesin zgjedhor, duke vlerësuar se numërimi elektronik është kritikuar padrejtësisht.

“Numërimi elektronik ka rënë pre e një histerie, edhe pse vetë palët kishin kërkuar më shumë teknologji në zgjedhje. E vetmja mënyrë për të zgjidhur konfliktet është zgjedhja dhe pa një reformë që adreson rekomandimet e OSBE-së nuk ka zgjidhje tjetër”, tha ai.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu