Kreu Aktualitet Parlamenti i Shqipërisë, versioni i ri: Mbledhje Bordi e Partisë!

Parlamenti i Shqipërisë, versioni i ri: Mbledhje Bordi e Partisë!

0
16

Neni 1… kalojmë në votim, miratohet!
Neni 2… mmmm… miratohet!
Neni 3… ëëëëë… miratohet!
Neni 4… e keni lexuar? S’ka rëndësi, miratohet! Janë projektligjet e partisë dhe duhen miratuar!
Diskutim? Debat? Interpelancë? Pyetje?
Opozita kundërshton… Por Niko është i fokusuar te ritmi i seancës, si përgjegjësi i repartit për realizimin e normës.
Me këtë shpejtësi votimi, jeni vërtet parlament kukullash.
A është ky përfaqësimi që meritojnë qytetarët?
Zoti Peleshi, kjo është seancë parlamentare apo procedurë automatike miratimi?
Për çfarë janë zgjedhur deputetët, për të shqyrtuar ligjet apo thjesht për të ngritur dorën me komandë?
E keni kthyer parlamentin në noter të qeverisë, ku demokracia është një formalitet dhe nenet kalojnë më shpejt se sa lexohen.
Jeni kthyer në një mazhorancë robotike: një komandë, një votë, zero debat.
Një sugjerim: herën tjetër, për të kursyer kohë, sillini më mirë projektligjet të votuara që në mëngjes dhe deputetët le të vijnë vetëm për kafe.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu