Kreu Aktualitet Senatorja amerikane i bën thirrje qeverisë Rama: Ndaloni forcën e tepruar policore...

Senatorja amerikane i bën thirrje qeverisë Rama: Ndaloni forcën e tepruar policore dhe luftoni korrupsionin

0
17

Protestat e tensionuara në Shqipëri kanë sjellë reagime edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Senatorja amerikane Elissa Slotkin ka kërkuar respektimin e së drejtës për protestë paqësore, mbrojtjen e qytetarëve nga përdorimi i tepruar i forcës policore dhe masa konkrete kundër korrupsionit.

Senatorja demokrate nga shteti i Michiganit, Elissa Slotkin, ka reaguar përmes një postimi në platformën X lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri, ku protestat janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit.

Në reagimin e saj, Slotkin ka theksuar se qytetarët shqiptarë kanë të drejtën demokratike të shprehin pakënaqësitë e tyre përmes protestave paqësore dhe t’u kërkojnë llogari përfaqësuesve të zgjedhur.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu