Për miqtë e pabesë

Date:

Share post:

Shkruan Leonardo Nika
Për miqtë e pabesë
Para syve na përqafojnë
Pas shpine në pabesi na sulmojnë
Po ku je mor miku im
Vjen me dhe vrap me nxitim
Sa më kishte marrë malli për tju parë
Fillon gjasme duke qarë
Të thotë nuk harrohet buka e vjetër
Por brënda vetës fshehin diçka tjetër
Dy metra thikën e kanë në xhep
Veç po s’të panë në ndonjë cep
Dëgjoni këto që po ju them
Tani marrin jetën se kanë problem
Pikërisht këto miq që ju besoni
Janë maskuar mos harroni
Janë aktorë në opinion
Që as zoti s’i kupton
Janë mizorë me shpirt banditi
Mallkuar toka që i rriti
Janë banditë që nuk bëjnë zhurmë
Janë të kujdesshëm kur rrinë në turmë
Flasin bukur por me rrena
Por këto shquhen për prapaskena
Por këto i bëjnë hesapet pa hanxhinë
Se nuk e njohin perendinë
Personat në fjalë kanë harruar
E kush mbeti pa u ndëshkuar
Dikush më herët e dikush më vonë
Zoti këto monstra i dënonë
Do të përfundojnë nëpër spitale
Këto që kanë bërë veç skandale
Me sëmundje të pashërueshme
Asgjë për to nuk është e ngushëllushme
U shkaktuan të tjerëve lot
Se menduan se nuk kishte zot
Por ja që zoti ekziston
20 qershor 2024

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

spot_img

Related articles

Protesta, ekstremizëm apo përplasje qytetërimesh?

Shkruan Zef Ndreka Çdo protestë, është normale që mund të kërkojë ndryshim qeverie, të kërkojë drejtësi sociale, të kërkojë...

Kryebashkiaku përpara dilemës…

Shkruan Zef Ndreka -a mund të kthehet Erion Veliaj nga një i pandehur në një bashkëpunëtor të drejtësisë? - a...

KUR MEDIAT USHQEHEN ME THËRRIMET E KASTËS POLITIKE, KUSH SHQETËSOHET ENDE PËR QYTETARËT?

Nga Ermira Kondo Gazetare e pavarur, studiuese e filologjisë dhe mbrojtëse e të drejtave të njeriut. --- Si po shndërrohet Erion...

Referendumi i Berishës për Berishën

Shkruan Zef Ndreka - Pse gjithë kjo akrobaci politike, kur nuk bëhet dot referendumi në PD, por propozohet referendum...