Kreu Hapësirë Përballë Gjykatës së Historisë dhe Ngadhënjimit të Pashmangshëm të Shqiptarizmit!

Përballë Gjykatës së Historisë dhe Ngadhënjimit të Pashmangshëm të Shqiptarizmit!

0
6

Shkruan Azgan Haklaj

Mirë se vini çlirimtarë!
​Kanë rënë gjashtë stinë padrejtësie mbi muret e ftohta të paraburgimit në Hagë, ku mbahen peng themeluesit e lirisë sonë, titanët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjashtë vjet burgim politik për krerët e kthesës më të madhe historike të kombit, të cilët u ulën në bankën e të akuzuarve si dalëzotës të popullit të Kosovës, si dorzanë të kauzës së UÇK-së, si zëdhënës të lirisë, si apostuj të së vërtetës historike dhe hyjnore, të cilët mbajtën mbi supe kryqin e rëndë të sakrificës sonë kristiane shekullore.

Sot, një komb i tërë prej miliona shqiptarësh, nga trojet tona etnike e deri në diasporë, është ngritur në këmbë në pritje të një vendimi që përcakton fatet epokale.
Ky nuk është thjesht një vendim gjykate; është kordoni i hekurt që duhet t’i ndajë epokat përgjithmonë, duke vënë murin e pathyeshëm të së vërtetës shqiptare përballë mbeturinave të pansllavizmit dhe aliazheve të tyre të errëta.
​Demaskimi i laboratorëve sllavë dhe dosjeve të fabrikuara!
​Kjo ngrehinë artificiale juridike, e ngritur mbi baltë dhe interesa të errëta gjeopolitike, nuk është veçse një përpjekje e dëshpëruar për të barazuar viktimën me agresorin, xhelatin me lirinë.
​Akuzat nuk qëndrojnë:
Ato janë thjesht një flluskë e rreme e ngritur mbi sajesa.
Aktakuzat që mbajnë padrejtësisht të izoluar çlirimtarët tanë janë pjellë e laboratorëve të shërbimeve secrete serbo-sllave.
Ato gjetën ushqim te baltosjet e servirura në librat e ish-kryeprokurores Carla Del Ponte, si “Gjuetia: Unë dhe kriminelët e luftës” dhe u kurorëzuan në kallëzimet e fabrikuara të raportit famëkeq të Dick Marty-t në Këshillin e Evropës.
​Por asnjë shkresë e porositur dhe asnjë skenar i gatshëm i Beogradit dhe Rusisë nuk mund ta njollosë epopenë më të pastër kombëtare të shekullit XX.
Lufta jonë çlirimtare ishte britma e drejtë e një populli për mbijetesë dhe bashkim, një gurthemel i granitit mbi të cilin ngrihet dinjiteti ynë kombëtar.
​Ora e madhe e drejtësisë:
Ngadhënjimi i UÇK-së dhe i Kombit!
​Ajo që presim sot nuk është thjesht një akt pafajësie për heronjtë tanë të gjallë, por vulosja përfundimtare e fitores së historisë sonë.
Ky gjyq është testi i madh ku drejtësia ndërkombëtare duhet të përulet përballë gjakut të derdhur për liri, duke hedhur poshtë me neveri çdo aludim dhe trillim shovinist.
​Në këtë udhëkryq të madh të historisë, zëri i kombit tonë është bërë një grusht i vetëm çeliku.
​16-të shtatori është dita historike e bashkimit, pa dallim besimi, krahine apo ideje, është dta e triumfit të së vërtetës dhe kauzës së UÇK- së,
është është dita e ngadhënjimit të Kombit Shqiptar!
​Ka filluar numërimi mbrapsht i ditëve të fundit të padrejtësisë!
Është vendosur ora e pritjes së madhe; tik-taku i saj rreh në akord të plotë me ritmin e pulsit të shqiptarizmit dhe me zemrën e çdo shqiptari që frymon.
Një komb i tërë është ngrit’ me sytë nga e vërteta, në pritje të triumfit të madh dhe të kthimit triumfal të çlirimtarëve tanë në tokën e shenjtë të Kosovës.
Mirë se vini çlirimtarë!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu