Policia reagon për atentatin në Vlorë: Viktima një 22-vjeçar, ngjarja ende e paqartë

0

Policia reagon për atentatin në Vlorë: Viktima një 22-vjeçar, ngjarja ende e paqartë Policia ka reaguar zyrtarisht për atentatin që ka ndodhur sot në Vlorë. Sipas uniformave blu është qëlluar në rrethana të paqarta një 22-vjeçar.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi Gëzim Sinomataj, 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve. Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu