Gazetari Everest Dedaj ka komentuar mbledhjen me dyer të mbyllura të Asamblesë së PS-së.
I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se kreu i qeverisë Edi Rama ‘goditi’ ata që kanë probleme me SPAK duke theksuar se kjo e fundit është kthyer një problem real për PS-në.
“Rama zgjidhi asamblenë për të ju thënë të vetëve, për të ju treguar që unë jam partia, unë jam shteti, unë jam partia dhe unë funksionoj dhe pa ju. Mund të funksionojë dhe pa ju. Ajo që është më e rëndësishme dhe që unë e shoh si një mesazh të drejtpërdrejt është fakti se pse çuditërisht të gjithë ata persona të cilët dhe në media rrodhën si informacion të kritikuar janë persona që kanë drejtpërdrejt kanë probleme me SPAK. Duket që SPAK është një problem real për PS. Kjo duket dhe nga fakti që po ngrihet një strukturë në parlament për të kontrolluar institucionet e pavarura dhe për të kontrolluar institucionet e drejtësisë”, tha ai.