Kreu Politikë Si do të ndërtohet pushteti pas zgjedhjeve në Kosovë?!

Si do të ndërtohet pushteti pas zgjedhjeve në Kosovë?!

0
6

Shkruan Zef Ndreka

Kjo është pyetja që shtrohet tani, pas përcaktimit të datës së zgjedhjeve të parakohëshme në Kosove, për shkak të krizës politike të mos zgjedhjes së Presidentit.
Sigurisht, parë nga larg dhe pa anëshmëri, kjo pyetje përban thelbin real që lidhet me stabilitetin e mëtejshëm dhe jo me atë që kush i fiton zgjedhjet.
Kriza politike në Kosove, nisi nga marrëdhënia e Vjosa Osmanit me Albin Kurtin , por edhe sepse Lëvizja Vetëvendosje ka pasur luhatje në politikën e saj. Tashmë shohim një ndarje të qartë frontale mes tyre me raporte e tensione të herëpashershme.
Disa herë, edhe për shkak të Kodit Zgjedhor, Kosova për pak vite kaloi disa herë në zgjedhje të parakohëshme, gjithnjë duke i rënë në qafë stabilitetit të nevojshëm që kërkohet.
Por të kalojmë tek problemi, tek pyetja që kemi ngritur në krye të shkrimit. Për ta analizuar atë që pritet të ndërtohet pas zgjedhjeve, duhet të theksojmë se nuk ka rëndësi aspak kush do jetë fituesi. Sepse edhe nëse Lëvizja Vetëvendosje fiton sërish, nëse nuk arrin shumicë të qëndrueshme, do të kemi të njëjtin cikël të kaluar më parë, tensione me opozitën,
bllokime në Kuvend si dhe përplasje me aleatët ndërkombëtarë.
Nga ana tjetër, nëse opozita p.sh. Partia Demokratike e Kosovës ose Lidhja Demokratike e Kosovës fitojnë, por pa legjitimitet të fortë elektoral, rrezikon të duket si qeveri kompromisi pa energji reformuese. Kështu do të kemi një Kosovë të futur në një spirale pa zgjidhje.
Lind pyetja:
Çfarë do të sillte një stabilitet real?
Që të kemi një stabiliteti real në Kosovë kërkohet fitore e qartë e zgjedhjeve, duke ju larguar fragmentimit ekstrem. Duhet që një parti të dalë bindshëm e para (jo domosdoshmërisht me shumicë absolute, por me diferencë të dukshme. Më pas, duhet një koalicion funksional për të mos dështuar, me
marrëveshje programore si dialogu me Serbinë, me marrëdhënie të forta me BE e SHBA, si dhe
zhvillim ekonomik.
Duhet një ripozicionim i qartë ndaj ndërkombëtarëve ku rruga drejt Bashkimit Evropian të Kosovës, të mos mbetet tek retorika patriotike, por të kërkojë koordinim dhe pragmatizëm.
Për të ruajtur stabilitet, partitë politike pas zgjedhjeve duhet të ndryshojnë stilin dhe të tregojnë më shumë fleksibilitet, sidomos Kurti, i cili duhet të ulë tensionet me aleatët dhe të hap rrugë kompromisesh.
Stabiliteti do të ishte i mundur në Kosovë nqs
opozita fiton zgjedhjet dhe bashkohet realisht, duke shmangur luftën e brendshme për pushtet dhe duke ofruar alternativa të qarta. Fjala këtu është për PDK, LDK, AAK-në.
Por nuk përjashtohet edhe mundësia e një rezultat të fragmentuar siç ka ndodhur, me skenarë përsëritje krizash. Kjo mundësi, do të sillte qeveri të brishta, zgjedhje të shpeshta dhe ngadalsim drejt BE-së.
Pra, do të ishte shumë e rëndësishme që fituesi i zgjedhjeve në Kosovë të ketë mandat të qartë duke ndërtuar koalicione të qëndrueshëme, si të ndjekë politikë më pragmatike ndërkombëtare.
Por nqs këto do të mungojnë, qoftë edhe një fitore e madhe e ndonjë partie politike do të mund të prodhojë paqëndrueshmëri.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu