Si erdhi, shkoi…

0
Shkruan Eliona Kodra Shkreli
Kryeministra Rama vizitoi dje Shkodrën, si gjithmonë nën masa të rrepta sigurie, nuk e di se kush mund të përbënte rrezik për jetën e tij në një kohë që ata që mund të konsiderohen të rrezikshëm, i dhanë fitoren e grabitur të Shkodrës.
Erdhi e u soll rrumbullak nëpër Shkodër, pau shumë gjëra por s’dha asnjë premtim konkret. E filloi ditën me një mbledhje të kotë, sa për të justifikuar ardhjen dhe për të propaganduar ‘dashurinë’ e madhe dhe ‘vëmendjen’ maksimale që ka për këtë qytet.
Nuk tha asgjë, nuk premtoi asgjë, foli mbi projekte kuturu’, për realizime të shpejta, ndërkohë që për rrugën Shirokë-Zogaj mbeti si guak (dhe kjo do i ketë kushtuar jo pak kryebashkiakut të Tij, pas kuintave). Erdhi me duar bosh e shkoi me duar bosh…Nuk la asnjë shije optimizmi përveçse kaos trafiku dhe gjurulldi lëvizjeje.
Me duar ndër xhepa e me barrnavekët e tij, i rrethuar nga ata që i promovon e pastaj i lëshon pasi kanë bërë namin në korrupsion, Edi Rama kreu detyrën e vizitës së rradhës në Shkodër, sa për të kryer detyrën se gjoja interesi i tij për kryeqendrën e Veriut është maksimal.
Asnjë premtim për autostradën Shkodër Tiranë apo anasjelltas, hyrja e Shkodrës ndryshon projektet sipas mëndjeve të specialistëve të Tij. E vetmja gjë që di të bëjë më mirë është premtimi se shumë objekte do të shëmben, sepse Edi Rama di vetëm të shembë dhe jo të ndërtojë.
Përmendi planet e Tij dhe vizionin për Shkodrën, rivitalizime apo rijetësime, plane e projekte që mbeten të shkruara në mendje, pasi në letra nuk janë akoma të hedhura.
Asnjë premtim, thjesht disa fjalë boshe që i dëgjojmë e i ridëgjojmë si refren ngulitës sa herë që latmadhëria vjen në kryeqytetin verior. Foli për rrugën e Dukagjinit, me një krenari të pashoqe, duke u munduar të bindë shkodranët se ai është besëmbajtur dhe mban premtimet që bën…Por mjafton vetëm të shohësh fotot e videot që denoncohen nëpër rrjetet sociale për të kuptuar se sa korruptiv dhe I rrejshëm është investimi atje…
Si erdhi, shkoi….
Shkodra vijoi të jetë e njëjta, pa pikë ndjeshmërie se kryeministri e ka vizituar. E priti dhe e përcolli ftohtë, nuk mori asnjë shije sepse nuk i dha’ asgjë për të provuar. Shkodra nuk don fjalë zoti kryeministër, don vepra sepse ka 12 vite që e mbush me rrena të parealizuara dhe e ardhmja s’premton më shumë se kaq…

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu