SPAK-u. “skllav” i Edi Ramës

0

SPAK hesht prej një viti/ PD me fakte e prova: ‘Eco Park’, një aferë me urdhër të Edi Ramës.
Nesër mbush plot një vit që nga dita kur kemi bërë kallëzimin penal për aferën e ‘Eco Park’, e cila mban firmën e Edi Ramës. SPAK, prej më shumë se një viti, ka faktet mbi tryezë sesi Edi Rama në bashkëpunim me kompaninë e inceneratorit Tiranë, inceneratori nuk ekziston, prej gjashtë muaj përpara se të hapë procedura tenderuese për mbylljen e venddepozimit ekzistues të mbejtjeve të ngurta, ‘Eco Park’ Durrës, kontaktoi Kasanova Hernandes, për të zhvilluar projektin arkitekturor në Porto Romano.
Më pas, në tetor të vitit 2019, AKUM, i drejtuar nga Alqi Bllako shpall tenderin me vlerë 1.9 miliardë lekë në dhjetor të vitit 2019. Pak muaj më pas, Anila Denaj, asokohe minister e financave, dërgon shkresën pranë AKUM, dhe i kërkon që të anulohe procedura pasi fondet do të përdoreshin për tërmetin e datës 26 nëntor. Anulimi i procedurës, publikohet në buletinin e datës 16 dhjetor, dhe po në të njëjtën datë Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të Komitetit të Emergjencave urdhëron që mbetjet interte të tërmetit, të depozitohen në Porto Romano dhe AKUM tashmë të hape me procedurë të përshpejtuar tenderin për ndërtimin e Eco Park. Në datën 27 dhjetor, lidhet kontrata me subjektet ‘DEAMRE’ dhe ‘ VIKTORIA INVEST’.
E bëmë këtë kronologji, pasi datat janë shumë të rëndësishme në këtë aferë për të kuptuar se e gjitha ka ndodhur me firmën dhe urdhrin e Edi Ramës. Sot, SYRI TV ka publikuar një video inkriminuese që mban datën 7 dhjetor 2019. Prandaj dhe kronologjia ka rëndësi.
Në këtë video Edi Rama viziton kantierin, tashmë të hapur në Porto Romano ku kanë filluar depozitimet e mbetjevetë tërmetit e mbi të gjitha, në video Rama komunikon me Elton Buallin, i cili është drejtues i kompanisë së inceneratorit të Tiranës. Rama në këtë takim me zë dhe figurë, i urdhëron punonjësit e inceneratorit që të zbatojnë punimet sipas projektit dhe se Eco Park, duhet të mbaronte në datën 1 Qershor 2021 denoncoi nder te tjera deputetii PD Oerd Bylykbashi

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu