Të friksuarit

0

Shkruan Zef Ndreka

Na u shfaqën të frikësuar! Për të ardhur keq, por jo për të na u dhimbsur. Na u shfaqën histerikë deri në maksimum, dhe pikërisht sot, bash në përvjetorin e lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti. Në vend që të shihnim respekt e kujtim për të, pra për figurën më të madhe dhe babait e kombit shqiptar, në vend që ti shikonim të përulur sot duke vendosur kurorë me lule për respekt të kësaj figure jo vetëm kombëtare, këtij burri që formoi shtetin e parë të Arbërisë, sot pra, pikërisht sot dy përsona pa fe e pa iman dhuruan një “spektakël” të ndyrë.

Në të gjitha mënyrat, planet dhe drejtimet. Sot pamë dy lepuj të zi, ose dy korba në komisionin e Medias në sallën e Kryesisë së Kuvendit Shqiptar. Shikoni video-n e meposhtme, dhe çdo fjalë është e tepërt. Mjafton kjo, dhe gjithë bota e shikon qartë që shqiptarët mbetën të ndarë në qëndrime si gjithmonë. Përherë historia na ka mësuar: Këtu trathtarët quhen heronj! Dhe heronjt quhen tradhëtarë! Edhe Gjergji i Madh në Turqi, quhej kaçak! Ndërsa në Romë, “Atlet i Krishtit”! Pra sot, në ditën e lindjes së Gjergjit të Kastriotëve, pamë dy meshkuj të frikësuar, mbuluar nga histeritë që i mundojnë. Ajo çfarë shihni në video, vërteton më së miri fjalën e urtë Boviliane: “Nuk ka grua më histerike se sa një burrë i frikësuar!” Sot i pamë dopio: dy “gra histerike” apo dy meshkuj të frikësuar nga fjala e lirë dhe nga fati i tyre. Do të ishte shumë pak, të përjashtoheshin vetëm dy muaj nga parlamenti…

 

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu