Telefonata e FSHZH për vajzën e Linda Ramës: – E keni gati tenderin 440 milionë lekë për stadiumin e Durrësit

0

Kjo kontratë është Loti i Parë në vlerën 10% për masterplanin, por sipas vendimit të Agjencisë së Planifikimit të Territorit më 15 mars 2023, edhe krejt kontrata për ndërtimin e stadiumit të Durrësit me vlerë afro 30 milionë Euro pa TVSH, i është dhënë kompanisë “51N4E” dhe filialit të saj “I ri Sh.p.k”, të dyja të lidhura me vajzën e familjes kryeministrore

Qysh më 23 mars 2023, “Pamfleti” paralajmëroi se Agjencia e Planifikimit të Territorit me kryetar kryeministrin Edi Rama, ka bërë gati çekun afro 30 milionë Euro për kompaninë  “51N4E Sh.p.k” ku punon vajza e Linda Ramës, për projektimin dhe rikonstruksionin e stadiumit të Durrësit.

Tashmë kjo qokë ka nisur të realizohet, publikuar më 30 tetor 2023 në Buletinin e Prokurimit Publik, ku Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ka njoftuar se kompania “51N4E Sh.p.k” do bëjë master-planin e kompleksit sportiv të stadiumit “Niko Dovana” dhe zhvillimin e zonës multifunksionale përreth kompleksit të këtij stadiumi në Durrës.

Pas akuzave në media e në parlament, se ky projekt stadiumi është sajuar e paracaktuar për ta marrë Rea Xhillari, vajza e gruas së tij, kryeministri Edi Rama e quajti shpifje dhe deklaroi se do jepet me tender të hapur, ku mund të garojë çdo kompani.

Por dokumenti zyrtar i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, dëshmon se Loti i Parë me vlerë 440 milionë lekë, për master-planin e stadiumit të Durrësit, i është dhënë kompanisë belge ku punon vajza e Linda Ramës e ku flitet se është ortake.

Telefonata e FSHZH për vajzën e Linda Ramës: -  E keni gati

Në shkelje të plotë të ligjit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ia ka dhënë pa bërë tender të hapur, duke përdorur marifetin e procedurës “Me negocim” pa shpallje tenderi paraprakisht, kur ky nuk është financim emergjencash për përballim zjarri, përmbytjesh e tërmeti.

Dhënia e një projekti me negocim, është njoftim i një kompanie që kryeministri, ministri, drejtori apo kryetari i bashkisë dëshiron t’i japë një punë apo shërbim me fonde publike, pa bërë tender me garë të hapur ofertash financiare.

Kështu veproi dhe drejtori Dritan Agolli i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, duke mos bërë tender, por duke i telefonuar kompanisë “51N4E Sh.p.k” ku punon vajza e Linda Ramës: – Alo! E ke gati tenderin 440 milionë lekë për stadiumin e Durrësit, hajde firmosë kontratën.

Saktësojmë se kjo kontratë është Loti i Parë në vlerën 10% për master-planin, por sipas vendimit të Agjencisë së Planifikimit të Territorit më 15 mars 2023, krejt kontrata për ndërtimin e stadiumit të Durrësit me vlerë afro 30 milionë Euro pa TVSH, i është dhënë kompanisë “51N4E” dhe filialit të saj “I ri Sh.p.k”, të dyja të lidhura me vajzën familjes kryeministrore./Pamfleti

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu