Kreu Editorial “Vallja” e flamingove shqiptare më e bukur se koncerti i Kanye West-t...

“Vallja” e flamingove shqiptare më e bukur se koncerti i Kanye West-t fashist, paguar me paratë e taksave tona

0
1
Screenshot

Shkruan Taulant Koplikaj

Televizioni ABC, nje nga megafonet me te zellshem prane qeverise, gjeti sot momentin te krahasoje protesten e qytetarëve te lire me koncertin e Kanye West, duke ironizuar numrin e protestuesve. Nje “rastesi” interesante, sidomos pasi artisti zhvilloi nje vizite ne zyren e Kryeministrit dhe e gjithe makineria propagandistike e shtetit u vu ne sherbim te promovimit te ketij eventi.
Ne te vertete, sonte, rilindja nuk po na tregon se sa i madh eshte Kanye West. Madje as qe iu intereson performanca e tij. As kenget nuk ia dine. (Perveç Zeqinese dhe Sares, kuptohet).
Qellimi eshte krejt tjeter. Te na mbushin mendjen se sa te vegjel jane ata qe protestojne ne shesh perballe te rinjve qe shkojne ne koncerte dhe bejne nje jete normale ne “kryeqytetin e Europes”.
Por kjo nuk e qeteson aspak Ramen, sepse ajo “pakice” njerezish qe mediat e tij e nxjerrin ne foton e ores 19.00 perpara kryeministrise, per te eshte shqetesimi me i madh, aq sa angazhoi te gjithe aparatin shteteror, mediat e oborrit, e deri tek Lucat e tij te cilet kane blere blloqe te tera me bileta per te mbushur medoemos stadiumin portativ per te cilin nga xhepat tane u dhane 4,3 milion Euro.
Dhe ndersa militantet e Rilindjes, perfshi dhe 70 vjecaret mundohen te na shpjegojne se çfare mrekullie kulturore ka zbritur sonte ne Tirane, te cdo shqiptar normal eshte shtuar zemerimi per kete angazhim ne permasa te paimagjinueshme te shtetit ne sherbim te nje kengetari.
Me qellim te vetem, shuarjen e cdo zeri kunder.
Por dicka nuk e kane llogaritur mire.
Nuri Beu nuk mund te paguaje çdo javë çingije per te prishur marshimin e flamingove neper Tirane, qe vazhdon çdo nate pa nderprerje.
Per te zezë të Ramës dhe Lucave te tij.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu