Viti që po mbyllet na la shumë konflikte

0
Shkruan Zef Ndreka
Edhe dy ditë dhe ikën ky vit, ku shumë njerëz në këtë botë por edhe në Shqipëri presin me padurim të ndërrohet sa më shpejt, edhe pse minutat e fundit ecin njëlloj si më parë.
Edhe ky vit që po lëmë pas ka lënë shumë trishtime e konflikte jo vetëm në vendin tonë, por në gjithë botën.
Mjafton të kujtojmë luftën e pa drejtë që vazhdon në Ukrainë më Rusinë, atë në Israel më Hamasin dhe Palestinën, konfliktet në rajonin tonë të Serbisë më Kosovën. Të gjitha të ndezura, dhe pak shpresë të ndalojnë!
Uroj që ky vit ti marrë me vete të gjitha trishtimet dhe konfliktet, të gjitha zhgënjimet, duke shpresuar për një vit të ri plot gëzime e lumturi për të gjithë.
Ardhtë viti i ri me më shumë paqe e dashuri në shpirt për të gjithë. Me më shumë harmoni e mirkuptim dhe me më shumë mundësi e fat për çdo njërin!
Gëzuar 2024!
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu