Ilir Meta në protestën e opozitës: Edi Rama nuk i shpëton burgut dhe sekuestros

0

Në protestën e sotme të opozitës ka marrë pjesë dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Meta tha nga podiumi se Kryeministri i vendit Edi Rama nuk i shpëton dot llogaridhënies për korrupsionin në nivele ndërkombëtare.

Ai theksoi se ka nisur numërimi mbrapsht për largimin përfundimtar të kësaj qeverie të cilën e cilëson “regjim anti-kombëtar”.

“Të nderuar qytetarë të Tiranës dhe në të gjithë Shqipërinë. Kjo protestë historike dhe madhështore është prova e dinjitetit më të lartë qytetar e patriotik, një rezistencë pa kthim me këtë regjim të kalbur e armik të interesit kombëtar. Struci i Rilindjes që është fshehur nga frika e tmerrshme që ka nga përballja me të vërtetën dhe popullin. Në 10 vite e përdori pushtetin vetëm për të kapur pushtetin dhe është i gatshëm të kënaqë çdo mafioz vetëm të shtyjë disa ditë më shumë në pushtet.

Llogaridhënies nuk i shpëton dot edhe pse ka braktisur Kuvendin prej 3 javësh. Do japë llogari për shkatërrimin e Parlamentit dhe për bllokimin e të gjitha iniciativave dhe projektligjeve të opozitës që janë paraqitur në Kuvend. Rama kërkon të shtojë korrupsionin e tij, do japë llogari dhe për bllokimin e komisioneve hetimore, për përjashtimet staliniste të deputetëve të opozitës dhe nga e drejta e tyre që të përfaqësojnë qytetarët. Do japë llogari deri në fund për pengmarrjen e integrimit europian sepse ai i është vënë kundër haptaz shtetit ligjor. E zëvendësoi procesin e integrimit europian me korrupsion ndërkombëtar, siç e di e gjithë bota. Shqiptarët protestojnë sot për dramat familjare. Ky është rezultat i reformave të Ramaformës që janë korrupsion i gjallë.

Numërimi mbrapsht për largimin përfundimtar të së keqes së përbashkët ka filluar, shqiptarët nuk e presin shpëtimin nga askush tjetër perveçse nga dashuria për atdheun e familjen e tyre. Rama është tashmë një subjekt për drejtësinë për vjedhjet me miliarda euro dhe offshore-t e tij. Edi Rama është përgjegjësi kryesor për shpopullimin e Shqipërisë por edhe mbipopullimin e burgjeve, sepse për të rinjtë ai ka dhënë dy alternativa, ose largimin nga vendi ose përfshirjen në aktivite kriminale”, tha Meta.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu