Sali Berisha deklaron se protestuesit një ditë mund të futen në sallën e parlamentit

0

Kryetari i PD-së Sali Berisha u shpreh pas përfundimit të seancës plenare se protestuesit mund të futen në sallën e Kuvendit.

Në një deklaratër për gazetarër, Berisha i cilësoi protestuesit heronj.

“Opozita ja ku e ka popullin dhe do flasë. Jam shumë i kënaqur dhe janë heronj të vërtetë. Do futen në sallë sapo të munden, ne jemi paqësore, mund të futen dhe të rrinë në grevë urie aty. Kjo që dëgjuam sonte është për Guiness. Si ka mundësi që ajo të bëjë një deklaratë të tillë për mikun e Edi Ramës. Rama i përdor për zhurmë. Të enjtën do të vijë prapë. Kërkon Edi Rama ta kalojë çështjen si turist seksi në Shqipëri po nuk e pranoj kurrë si të tillë. Vula e PD është e PD nuk mund të jetë e kujt tjetër”, tha Berisha.

Më tej, ai iu bashkua protestës para parlamentit, ku mbajti edhe një fjalim.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu