Shkruan Qamil Gjyrezii
Me datën 16 Shkurt zhvillova një Master-klas në liceun artistik ‘Jordan Misja’ Tiranë, me veglat e tunxhit. Qëllimi i këtij aktiviteti teoriko-praktik ishte rritja e interesit për instrumentët e tunxhit, trombë, trombon, korrno, për nxënësit dhe komunitetin e prindërve. Instrumentët e tunxhit kanë një rëndësi të vecantë për edukimin dhe formimin e artistëve të rinj. Para një muaji vizitova liceun artistik ‘Jordan Misja’ në Tiranë, që drejtohet me pasion dhe profesionalizëm nga artistja dhe intelektualja Zonja Etleva (Këllici) Kolënikaj.

Të gjithë sektorët e kësaj shkolle arti me shumë vlera, kanë një histori të vecantë në 77 vite, por sot do të shkruaj një opinion për sektorin e tunxhit, klasën e trombonit, me të cilën zhvillova një prezantim ‘Piskologjia e lojës në trombës dhe trombonit’, me mbështetjen e Zonjës Kolënikaj dhe do të bashkëpunoj për të ardhmen për zhvillimin e veglave të tunxhit. Veglat e frymës kanë një rëndësi të vecantë për edukimin dhe formimin e muzikantëve të rinj. Tromboni është një instrument muzikor në familjen e tunxhit. Ashtu si me të gjitha instrumentet e tunxhit, tingulli ne trombon prodhohet kur buzët vibruese të instrumentistit, krijojnë kolona ajrit nëpërmjet instrumentit, me vibrime të ajrit. Pothuajse të gjithë trombonët përdorin një mekanizëm rrëshqitës, slitën për të ndryshuar lartësinë, në vend të valvulave të përdorura nga instrumentet e tjerë prej tunxhi. Ka edhe trombonë me pistona ose valvula. Fjala “trombone” rrjedh nga italishtja trombë, kështu që emri do të thotë “trombë e madhe”. Ertit Adami ka mbaruar Akademinë e arteve dhe prej shumë vitesh punon me përkushtim artistik dhe intelektual si profesor Trombonit në liceun artistik ‘Jordan Misja’, qe është ‘ikona e artit shqiptarë’, krahas shumë shkollash artistike në Shqipëri.

Sektori i tunxhit në liceun artistik ‘Jordan Misja’ ka një histori të mrekullueshme dhe Profesor Ertriti dhe mësuesit e tjerë të tunxhit dhe fiatit klarinetës do ta cojnë përpara këtë traditë me përkushtimin e kontributin e tyre. Ertrit Adamin e kam takuar që kur ishte student dhe në fillimet e tija si profesor i Trombonit. Ertriti është pasardhës e një familje të shquar artitësh që kanë dhënë kontribut në fushën e muzikës në Shqipëri. Profesor Ertriti është një muzikant, profesor që flet pak, por transmeton shumë ide dhe ka një kontribut të madh në vite për klasën e trombonit në ‘Liceun Jordan Misja’. Me anë të një komunikikimi shumë miqësorë, Ertriti i mëson nxënësat e tij me shumë pasion dhe profesionalizëm. Ertriti lot me një tingull të butë dhe me dritë në instrumentin e Trombonit, që e transmeton në mësimdhënien me nxënësat e tij. Profesor Ertriti lot me një një tingëllimë të vërtetë trombonistike, por shumë elegante e aftë të lozi në piano, forte dhe muzikalisht, teknikisht, autorë dhe zhanrre artit shumë mirë, kryesxd 78isht klasike dhe Jazz. Ertriti përdorë metodat bashkëkohore për instrumentin e trombonit dhe ka edhe një formim digital me nivel të lartë, që i shërben muzikantëve të ardhshëm. Ertriti ka zhvilluar disa koncerte me profesorë dhe nxënës në Shqipëri dhe jashtë vendit.

I shkruajta pak reshta për profesor Ertrit Adamin, mbasi profesorët dhe instrumentistët e tunxhit duhet të promovohen, në një situatë jo shumë të mirë për nga interesimi i fëmijëve dhe prindërve për të luajtur në një instrument tunxhi, por që do të ketë të ardhme! Si përfundim nuk do të lë pa përmendur në këtë ese të shkurtër profesor Prokop Nishkun, krijuesi i klasës së trombës në Liceun artistik ‘Jordan Misja’ dhe Profesor Lekë Gjergjin që ka një kontribut të madh vitet e fundit, për mësimin e instrumentistëve të rinj të tunxhit. Sot liceun artistik ‘Jordan Misja’ e drejton gjithashtu një muzikante, intelektuale dhe pianiste shumë e mirë Zonja Etleva (Këllici) Kolënikaj, e cila ka vendosur që me energji pozitive, përkushtim ta cojë përpara historinë e mrekullueshme të Liceut Jordan Misja, për të ardhemn e artit! Në të ardhmen mendoj se duhet të bëhet një aktivitet promovues, në qendër të Tiranës, për instrumentëet e tunxhit dhe besoj do të ketë mbështetje e Kryetarit të Bashkisë, Veliaj! Në të ardhmen do të shkruaj një punë të vecantë për kontributin e Zonjës Kolenikaj dhe stafit artistik edukativ që ajo drejton!
Promoted Content