Shkruan Zef Ndreka
Ilir Meta apo Metaj, dje rregjistroi në KQZ partinë familjare të tij PL-në. Me shumë hile, me këtë veprim ai, po mundohet të marrë rolin e liderit jo vetëm të partisë së tij, por edhe të një pjese të PD-së që mbështesin Foltorën e Berishës. Në këtë kuptim, Meta nuk i ndahet vesit të tij, hajdutit. Me ketë regjistrim, Meta vjedh aksione në PD. N
ga sot, Berisha dhe vullnetarët e tij mbeten pa vulë e pa logo. Foltorës i mbetet ose të shkrihet ose ti bashkëngjitet PL-së. Këtë e bëri fakt Metaj, me apo pa bekimin e Berishës. Në qoftë se nuk kanë rënë dakort, është prerje në besë.
Në qoftë se janë dakorsuar, kjo është edhe më kriminale për PD-në dhe demokratët. Transferimi i votave majtas, tregon misionin e hershëm të Berishës. Lindin pyetjet: -Po kandidatët e Foltorës të dalur nga primarët e tyre, çfarë do bëjnë? – Me çfarë sigle do të kandidojnë?! – A do të pranojnë të garojnë me siglën e partisë të spiunit Metaj?! – Apo do të tërhiqen dhe të lënë të lirë demokratët? – A do të munden demokratët të votojnë Partinë e Lirisë?! Ja pra, Meta si mjeshtër politikë, gjeti momentin në minutat e fundit për të “prerë” në besë Berishën dhe demokratët e foltorës! Kjo na tregon se vetëm besë në politikë nuk mund të ketë dhe nuk ka. Këtë, në fakt, e di dhe e ka përdorur mirë Berisha, që po korr atë që ka mbjellë prej 32-vitësh…
Promoted Content