Shpërthen avokati: Hetoni njeriun që paguhet edhe si gazetar, edhe si punonjës i KLSH-së!

0

Këtë të enjte në media u publikua dhe më pas u bë viral një audiopërgjim i pseudo-gazetarit gjobaxhi Adriatik Doçi.

Në përgjimin e publikuar nga portali PublikTV.Live, Doçi tregon mënyrën se si i vendos gjoba biznesmenëve, prokurorëve, gjyqtarëve, poltikanëve apo edhe ministrave të ndryshëm, të qeverisë së Edi Ramës.

Gazetari gjobaxhi nuk ka kursyer asgjë në “rrëfimin” e tij te gazetarja e PublikTV.Live, duke treguar edhe listën e çmimeve të gjobave që ai i ka vendosur pronarëve të bizneseve dhe jo vetëm.

Lidhur me këtë ka reaguar avokati i njohur Genc Gjokutaj, i cili i kujton prokurorëve se nesër është ditë pune për ta, duke nënkuptuar nisjen e hetimeve ndaj këtij pseudo-gazetari që paguhet edhe si gazetar, edhe si punonjës i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Paradite kallëzues në SPAK, pasdite gjobëvënës! Shpifës 24 orë! Ndërkohë paguhet edhe si gazetar, edhe si punonjës i KLSH-së!

Quhet Adriatik Doçi!

Çështja është penale! Me dhjetëra viktima materialisht dhe moralisht!

Zotërinj Prokurorë! Nesër është ditë pune! Procesi nuk mban “Ramazan”!”, shprehet permes rrjeteve sociale avokati Genc Gjokutaj.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu