Shitja e katër hidrocentraleve, është fatkeqësi kombëtare. Flet inxhinier Emin Musliu!

0

Emin Musliu, inxhinieri i dritës, ose siç e quajti Rudina Xhunga në emisionin Shqip, njeri nga djemtë e dritës të skuadrës së kapiten Radovickës, është sot 92 vjeç, por foli në DritareTV me pasionin, dashurinë, përgjegjësinë dhe krenarinë për rrugët e dritës që ndërtoi nga ‘49-’90 dhe pa t’ia shesin, poshtërisht privatit, siç u shpreh ai.

Ish-drejtori i Institutit të Studimeve dhe projektimeve të Hidrocentraleve dhe linjave të tensionit të lartë, të stacioneve dhe portave detare, njeriu i skuadrës që ndriçoi Shqipërinë, në një rrëfim të gjatë në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV flet me trishtim për shitjen e hidrocentraleve. Për inxhinier Musliun, shitja e hidrocentraleve të Ulzës, Shkopetit, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, të cilat ka drejtuar punimet, ishte fatkeqësia më e madhe që i ka ndodhur popullit shqiptar.

Pas ‘90-ës u shkatërrua gjithçka, thotë inxhinieri, askush nuk na pyeti ne, ishte sikur ne të mos ekzistonin. Por ata nuk e dinin që pas atyre hidrocentraleve ishin mijëra shqiptarë që derdhën djersë, punëtorë, projektues, inxhiniere, shkencëtarë, që e nisëm nga hiçi, si unë 19 vjeç në Hidrocentralin e Selitës, që më pas studiuam, mësuam, punuam dhe sakrifikuam, vetëm me qëllimin për të ndriçuar Shqipërinë. Ky ka qenë qëllimi i jetës sime, thotë z. Musliu në Shqip nga Rudina Xhunga.

“Ia dhanë turqve edhe Bistricën edhe Ulzën edhe Shkopetin. Aty kemi derdhur djersë pafund që u bënë ato vepra të shkëlqyeshme. Poshterisi. Pas ’90 u shkatërrua çdo gjë, është fatkeqësia më e madhe që i ka ndodhur këtij populli. Pse të prishësh atë që e ke krijuar traditë. Në vend që ta çosh përpara, e çon mbrapa. Neve nuk ekzistonim, nuk na pyeti njeri dhe kjo është fatkeqësi e madhe. 

Kishim një institut dhe ndërmarrje të shkëlqyer për linjën e tensionit të lartë dhe hidrocentralet dhe i prishën. Tirana ishte vetëm me llampa me vajguri, me pishë, me qiri, kështu ndriçohej. Deri në vitin ’51 kështu ishte dhe nuk kishte as ujë as energji. Ne 7 nëntor 51 inauguruam hidrocentralin e Selitës. Ne mbrëmje, të gjithë duke pritur para bashkisë, ndërsa u ndez llampa e parë. Ishim 60 vjet pas Evropës. Vend pa drita. I sollëm dhe pastaj nuk reshtëm se ndërtuari hidrocentrale. Shitja e hidrocentraleve është e poshtër. Është e rëndë. Është fatkeqësi.

Unë kam qenë Drejtor i Përgjithshëm i hidrocentraleve të Ulzës edhe në Bistricën 1 dhe 2, Fierzës. Njerëzit nuk e dinë në hyrje të tunelit të Bistricës ne kemi vendosur 250 m tubacion metalik nga frika se mos binin tërmete sepse prishte dhe bllokonte gjërat. Janë bërë gjërat në mënyrë të mrekullueshme. Sot s’kemi asnjë institut hidrocentrali, është turp i madh. Gjithçka në atë kohë u bë në mënyrë të shkëlqyer, por pas ’90 u shkatërrua çdo gjë”, tha inxhinier Emin Musliu.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu