Avokati Spartak Ngjela ka komentuar aktualitetin në vend dhe ka analizuar atentatet pa autor që kanë ndodhur kohët e fundit në kryeqytet.
I ftuar në “News 24” Ngjela tha se fakti që dy atentatet e fundit në vend janë ende pa autorë, sipas tij tregon se vendi nuk është më i sigurt. Ai shtoi se një situatë e tillë vjen si rezultat i korrupsionit në drejtësi.
“Të zbuloj si e kemi ne të argumentuar në të drejtën penale: U vra njëri në qytet nuk u zbulua, u vra i dyti nuk u zbulua autori sërish. Pas kësaj i gjithë qyteti nuk është i sigurt. Këto vinë nga korrupsioni, korrupsioni më i madh është blerja që i ka bërë krimi hetimit, qoftë dhe gjykatësit apo prokurorit! Kryeministri të bashkëpunoj me ndërkombëtarët pasi hetimi në Shqipëri si profesion nuk është në nivele të larta”, tha Ngjela.