Ahkruan Zef Ndreka
PD-ja nuk ka rrugë tjetër për të ecur përpara përkrah miqve tanë euroatlantikë. Të gjitha rrugët e tjera janë të zëna. I ka zënë apo bllokuar SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Europa. Nqs Partia Demokratike nuk distancohet hapur përmes liderëve të sajë me deklaratë të qartë dhe prerë kundër Berishës dhe berishizmit, futet vetë në rrugën e bllokuar nga USA-të. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpallur non grata dhe kufomë politike Berishën dhe ndjekësit e tij.
Çdo gjë është e qartë tani për shqiptarët dhe mbështetësit e Berishës. Paradoksi sot është: si është e mundur që qëndrimi zyrtarë i kryesisë aktuale të PD-së mbështesin kandidatët e Foltorës dhe të Ilir Metaj?! Si është e mundur të pranojnë trafikimin e votave nga PD-ja drejt koalicionit të turpit Berisha-Metaj e kompani?! A e kuptojnë këto se vëzhgohet çdo lëvizje dhe vëndim që shkon hapur kundër interesave të Integrimit të vëndit?! Përse e krijuan këtë kakofoni në gjirin e PD-së, përse u dorëzuan presionin të gjithanshëm të mediave dhe të Berishës.
Drejtuesit e PD-së, përse dolën kundër vëndimit të 4 Nëntorit të kolegjit të kryetarëve të mbledhur në Fier?! Përse nuk u zëvëndësuan ose kuptuan në kryesi vëndet vakante të krijuara nga përjashtimet nga PD-ja të anëtarëve që shkuan tek Foltorja dhe shkatërruan Selinë e PD-së?! Ditët e fundit, çdo gjë po kthjellohet. Do vij dita pas 14 Majit, të analizohet humbja e qëllimshme që do pasojë PD-ja. Dëmi që i është shkaktuar qëllimshëm PD-së nga disa dinozaur as burra as gra është i pallogaritshëm për opozitën shqiptare dhe pluralizmin shqiptarë. PD-ja është në momentet më të mira të katharsit, dhe nuk duhet kurrsesi të dobesohet , të elwminohet apo të asimilohet nga minuesit e demokracisë dhe bashkëpunëtorët e tyre, kollona drejtuese në PD.
PD-ja nuk do mund të mbetet peng i askujt. As e kërcenimeve e shantazheve të pështirë që vijnë nga kampi foltorist. PD-ja duhet të mblidhet urgjent me të gjitha organet drejtuese të saj. Aty, të ndahet mirë shapi nga sheqeri. Shapi, të lirohet e të shkojë lirshëm nga foltorja. Shapi në PD, nuk duhet të prishe as imazhin as miqësisë me partnerët ndërkombëtare. Pasi të mbarojnë plotësisht katharsi në PD, është detyrë e saj të përcaktoje qartë programin e ri politik dhe distancimin përfundimtarë nga berishizmi si rrymë, si ideologji, si rrumpallë politike.