Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendour që koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ mes kryedemokratit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të ketë numërues të votave për zgjedhjet e 14 majit vetëm në tavolinat e numërimit me numër tek. Në shortin e hedhur sot në KQZ, u vendos që në tavolinat e numërimit me numër tek, do të jenë dy përfaqësues të Partisë Socialiste, një për Partinë Demokratike dhe një për Partinë e Lirisë. Partisë së Lirisë i ranë tavolinat e numërimit me numër tek, ndërsa partia që mori anëtarin e katërt ishte Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet që i ranë tavolinat me numër çift.
Rrjedhimisht në të gjithë vendin numëruesit do të ndahen:
Tavolinat me numër tek:
2 përfaqësues të Partisë Socialiste
1 përfaqësues i Partisë Demokratike
1 përfaqësues i Partisë së Lirisë
Tavolinat me numër çift
2 përfaqësues të Partisë Socialiste
1 përfaqësues i Partisë Demokratike
1 përfaqësues i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet
“Shorti reflekton pasjen e anëtarëve të grupit të numërimit për çdo vendnumërim votash në tavolina teke ose çift. Është Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Ja dhe Partia e Lirisë. Atëherë rezultati, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të ketë tavolinën me numrin çift, ndërsa Partia e Lirisë tek tavolinat me numrin tek. Ka ndonjë diskutim? Mirë atëherë e miratojmë,”- tha Celibashi.