Zani Çaushi drejt lirimit? Gjykata e Korçës merr kompetencat për të shqyrtuar kërkesën

0

Gjykata e Lartë ka vendosur që Gjykata e Korçës ka kompetencat për të shqyrtuar kërkesën e Zani Çaushit i cili kërkon ulje të dënimit.

Raportohet se Çaushi i ishte drejtuar me kërkesë Gjykatës së Lartë për zgjidhjen e kompetencës mes Gjykatës së Matit dhe asaj të Korçës.

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, togat e zeza në Korçë duhet të shtyrtojnë kërkesën e Çaushit.

Ai ndodhet në burgun e Drenovës.

Myrteza Çaushi kërkon që të njihet ulja e dënimit me argumentin se ka bërë 25 vite burg dhe duhet që të lirohet pasi ligji i kohës i njeh te drejtën që edhe pse i dënuar me burgim të përjetshëm ka të drejtë të kërkojë lirinë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu