Kush janë 5 ministrat që do të largohen nga detyra? Priten ndryshime të mëdha në qeveri…

0

Ndryshime të mëdha pritet të bëhen në qeveri, kjo sipas gazetarit Lavdrim Lita i cili ka diskutuar situatën politike pas zgjedhjeve lokale të 14 Majit duke folur në Euronews Albania.

Lita vlerësoi rikthimin e Lulzim Bashës në skenën politike, si një person që ka mbështetës në radhët e strukturave të Partisë Demokratike. Gjithashtu ai parlajmëroi dhe ndryshime në kabinetin qeveritar.

Gazetari u shpreh se me ardhjen e ambasadorit të ri amerikan pas dy muajsh, pritet të rifreskohet dhe qeveria me ndryshimin e 5 ministrave.

Sipas tij do të ndryshohen ata ministra për të cilët kryeministri Rama nuk është i kënaqur me ritmin e punëve. Mes ministrave në fjalë gazetari përmendi ministren e Financave dhe ministrin e Brendshëm.

Me ambasadorin e ri që do të vijë pas dy muajsh në Tiranë mund të kemi dhe zhvillime të reja në raport me pozicionin e qeverisë.

Edhe vetë qeveria po përgatitet për ndryshime. Po flitet se janë 5 ministra që do të largohen. E kuptojnë që administrate është shkrehur dhe pritet një impuls i ri që të çojë punën përpara dhe këto dy vite. Edhe vetë Edi Rama është i pakënaqur me performancën e disa ministrive, duke filluar nga Ministria e Financave, tek ajo e Brendshme dhe disa ministri të tjera. Për të këto ministri janë bërë të lodhshme dhe nuk e kanë kapur ritmin e kërkuar prej tij”, tha Lita.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu