Kreu Aktualitet Ambasadori amerikan Eric Wendt dhe dy senatorë në SPAK, takim me Klodian...

Ambasadori amerikan Eric Wendt dhe dy senatorë në SPAK, takim me Klodian Brahon dhe kreun e BKH-së

0
25

Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt, i shoqëruar nga senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, zhvilloi këtë të shtunë një takim në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Ata u pritën nga kreu i SPAK-ut, Klodian Braho, dhe drejtuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Joni Keta.

Senatorët Shaheen dhe Durbin ndodhen këto ditë në Shqipëri, ku kanë marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga Këshilli i Atlantikut. Gjatë vizitës, ata janë takuar edhe me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, në kuadër të takimeve me përfaqësues të institucioneve shqiptare.

Vizita vjen pak ditë pasi ambasadori amerikan Eric Wendt zhvilloi një tjetër takim me kreun e SPAK-ut, ku theksoi se lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm përbën një ndër prioritetet kryesore të Presidentit amerikan Donald Trump.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu