Ushtarë të KFOR-it të shtrirë në tokë, zjarr e tym, pamje nga përplasjet në veri të Kosovës

0

Këtë pasdite janë regjistruar sërish tensione para ndërtesës së komunës së Zveçanit, ku po mbahet një protestë.

Është dashur ndërhyrja e trupave të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të shpërndarë protestuesit serbë.

Siç shihet nga pamjet e publikuara nga REL, zona është përfshirë nga gaz lotsjellës, zjarr dhe shtëllunga tymi, ndërkohë që dëgjohen edhe sirena dhe shpërthime.

Protestuesit hodhën në drejtim të KFOR-it gurë, shishe dhe bomba molotovi. Nga mjetet shpërthyese që u hodhën u dogj një makinë.

Si pasojë janë plagosur disa pjesëtarë të KFOR-it, ndërsa një pjesë e madhe e protestuesve serbë u shpërndanë pas ndërhyrjes.

Megjithatë, një kordon i KFOR-it, i pajisur për situata tensioni, vazhdon të mbetet në gatishmëri para ndërtesës së komunës.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu