Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill,: Prishtina do të përballet me pasoja

0

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Kosova do të përballet me pasoja, për shkak të veprimeve të Qeverisë.

Hill ka theksuar se i kundërshton veprimet e Kurtit dhe ka paralajmëruar se nuk duhet humbur fokusi, duke pasur referencë dialogun e Brukselit, formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, dhe synimet e rajonit për integrime evropiane.

‘Ne ia kemi bërë shumë të qartë Prishtinës se ne i kundërshtojmë veprimet e Qeverisë Kurti. Sekretari [amerikan i Shtetit, Antony] Blinken, ka qenë, po ashtu, shumë i qartë se do të ketë pasoja në marrëdhëniet me Prishtinën”, ka thënë Hill para gazetarëve në Beograd.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu