GJKKO ka shtyrë sërish seancën për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun. Në seancë u përsërit sërish kërkesa e familjarëve të viktimave për të qenë palë në proces, kërkesë që u pranua. Ndërsa risi gjatë seancës ka qenë kërkesa e një prej të plagosurve gjatë tragjedisë së Gërdecit.
GJKKO mori vendimin për të njoftuar të gjithë 290 personat e dëmtuar të cilët do të marrin pjesë në seancën e rradhës.